VOAL

VOAL

Çfarë ka bërë deri tash dhe çfarë do të bëjë nesër PAAC…? – Nga Skënder Karaçica

July 10, 2021

Komentet

Satireskë – NË MUAJIN MARS SHTATËMBEDHJETË Nga Arbëresha

Në muajin mars, shtatembedhjete
U nisen kokat me u zatete
Thashe do te jene nja 100 e pesdhjete
Kishin pas kene pak mbi njezete

Kesaj rradhe thane ne Boston
Duhet me shkue don a s’don
Te takojme peshkopin me veladon
Se kur te vdesim ndoshta na bekon

Nisen me turr tan paria
Nga keshilli e nga kryesia
Sa me avion sa me taksija
Hajt he burre se s’po na fiket shpija

Harxhojne pare te gjithe prej xhepit
U bane telef pa pare te shkretit
Veç prej hallit jo prej lezetit
Veç Elmia i merr prej buxhetit

Hajt te mblidhena thane edhe nji here,
Si ne Florida tjetren here
Lane kambet, lesht’ e mendere
Si gabeli dere me dere

Se me shkue ne Vater thone s’guxojme
Se shkon Nazua e i terbon
Shkon Agustini e i filmon
Mark Mernaçi shurren ua çon

Se me kta thone shifena ne gjykate
Shkojme sa jena e rrejme nga pak
100 mije avokatit nen jake
Se masandej “se hame ma thate”

Ju prin kapedan Elmija
Mendje madh, ma e madhe hija
I kam me vedi diplomat e mija
Veç me kallxoni ku shkruhet PHDija

Une jam biznesmen, profesion picar
Kur me del koha baj edhe kuhar
Kpucet kur m’çahen i çoj ne kpuctar
Me mbesin ne qafe kur me thone lopçar

Mberrin Alfonsi shkurtabik
Prej ne koçik edhe nje perçik
Gjeneralit rrugen me ja hape
Prej ne breke te kryet sa nji qebape

Kam ba burg thote jam persekutue
Per çka kam vjell pak me kane denue
Në tavoline po na i hape letrat
Ju te dy anash rueni xhepat

I treti Kolec Pishtari
Në krye te keshillit rrin ma i pari
I skuqet veshi, hunda e sqepari
Shtrydhet fort kur flet vajhalli

Vjen Bashkimi avokat i pare
S’gjen ma te mire, pa ken druvar
Në shpine Kanunoret lidh me litar
Po i mungon veç edhe nje samar

Doktor Pashku fjalen e merr
Ani se jam servil dhe due karriere
Pa mue ktu ju tan jeni ne terr
Pa mue Vatra mbet si “qeni ne qerr”

Une thote Edi shkoj kah shumica
Ka fryn era shkon dhe batica
Nata e ngrysi te opozita
Kryetar dege e zuni dita

Tash ma i fundit po mbrrin Malota
Der ne gju po i rrin mallota
Lui lui lui spushon tuej ba gallata
Sla gja pa thane per ne shkerllata

Po thone shoke ktu jem bashkue
Do mjerana me i perjashtue
Dhe disa te tjere me i denigrue
Njat ma gjatin me e pushkatue

Boll kan jetu me faqe te bardhe
Burra te ndershem, zonja me nam
Duhet me i ule tash, në krye ne me dale
Kshtu na mesoi Partia nane

5 minuta sa ka fillue debati
Vjen emaili nga shalgjati
Mosni burra bani paqe
Se spo ju mbet as fytyre as faqe

Asht Valentini me shkop ne dore
Here si trim here si paqesor
Spo e len mizen me kalue
Thote prej jush Vatren me e pshtue

Tash jane mbledh me ba hesapin
Ke te denojme e ke te falim
Kane nxjerre lapsin, kane mpreh shpaten
Edhe nji here per situaten

Sa here shkojne në Vater tek shpija
Nji dry tjeter ka vu Elmija
Hej kto jane, thote sarajet e mija
Pa shkue vatranet mbrrin policija

Ju zogj te malit kah po shkoni
Nji amanet Nolit m’ja çoni
Se Vatra jote dhe e Faik begut
Tash ka ra me dore te grekut

Filogrek e shkja ule kamekryq
Mu ne Vater e s’lozin hiç
Theofanis me te madhin kryq
Dhe nji nip i Ratko Gjokiç

Ah moj Vater moj mizore
Shume na u duke e pak na dole
Mbush me doktoruca e xhepista
Me Titista, socialista e LSIsta.

O ju vatrane e veterane
O ju ndera e Shqipnise nane
Mbani radhet ane e ane
Prej ne Presheve deri në Qafe-Thane

Grek as shkja rrug’ mos i lshoni
Ruajeni Vatren mos e dorezoni
Asht la me gjak shqiptar, m’besoni
Amanet na e lane Konica e Noli

Arberesha
18 Mars 2024

Idriz Lamaj: Gjatë sistemit komunist ngjarjet historike janë trajtuar sipas interesave politike dhe ideologjike – Intervistoi Marjana Bulku

Atdheu im i lindjes nxën vend tek unë, aq sa nxën vend nderi dhe dinjiteti im

 

Idriz Lamaj vjen si një individualitet i spikatur në këtë publikim. Ai êshtë studjues dhe publikues me një stil të veçantë në fushën e historisë. Aftësitë gazetareske dhe përvoja e tij në këtë fushë skalitin profilin e një gazetari intelektual dhe patriot që le gjurmë në historinë e gazetarisë shqiptaro-amerikane si zë i të vërtetës dhe i arsyjes.

Marjana Bulku: Ju e braktisët fizikisht Shqipërinë komuniste duke tentuar të mbërrini tek disa liri, si ka qenë ky shtegëtim për ju?
Idriz Lamaj: Ju falemnderit që më ktheni nëpër atë shtegtim. Kur im at është arratisur nga Shqipëria në vitin 1951, unë kam qenë vetëm tre vjeç. Dera e jonë, siç thonë të parët tonë ka qenë një familje e nderuar nacionaliste. Gjatë Luftës së II-të Botërore, baba dhe axhallarët e mi si shumë malësorë të tjerë, kanë mbrojtur e janë përpjekur me sakrifica për bashkimin e trojeve tona etnike. Pas ardhjes së komunizmit në fuqi, njëri prej axhallarëve të mij ka qëndruar maleve të Shqipërisë me çetat antikomuniste deri nga fundi i vitit 1949. Prindërit e mi janë arratisur nga Shqipëria në Jugosllavi vetëm për të shpetuar kokën, ashtu siç janë arratisur mijëra familje të tjera për të shpëtuar nga tmerret e regjimit komunist. Unë e kam mbaruar shkollën e mesme në drejtimin pedagogjik në Pejë, në Kosovë. Pastaj më vonë jam arratisur nga Jugosllavia drejt Italisë ku kam kaluar disa muaj në kampet e refugjatëve atje. Përsëri kam kaluar kufirin ilegalisht dhe kam shkuar në Francë ku jam regjistruar në shkollë në Paris. Nga fundi i vitit 1967- të kam përfunduar këtu në New York, me garanci të Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Këtu fillova një jetë të re ku përfshihej puna dhe edukim pa u ndarë njërën nga tjetra. Pas 45 -vjet pune të panderprerë kam dalur në pension. Ky ka qenë shtegtimi im, pa përfshirë barrën e rëndë të rrëfimeve emocionale që i tejkalojnë lodhjet fizike shumë herë.

M. Bulku: Gazetaria juaj sjell një dimension shumë të veçantë; sjell faktin, sa ju ka ndihmuar kjo në atë që ju jeni racional dhe tejet objektiv?
Idriz Lamaj: Falemnderit për këtë lloj vlerësimi! Nëse mund të quhem ashtu si thoni Ju – racional dhe objektiv, atëherë pas mendimit tim mund të kenë ndikuar: Metoda e studimeve, puna shumë- vjeçare për Komitetin “ Shqipëria e Lirë ”, bashkëpunimi i ngushtë me kolegët e punës dhe me shumë miq e shokë të tjerë, shqiptarë dhe të huaj. Këtu do vej vetëm një gjë në dukje – Komiteti “Shqipëria e Lirë” është shikuar si një qeveri shqiptare në mërgim. Është formuar dhe drejtuar prej personaliteteve të shquara të mërgatës politike shqiptare;si Mitat Frashëri, Hasan Dosti dhe Rexhep Krasniqi. Është mbështetur politikisht dhe financiarisht nga qeveria amerikane prej vitit 1950 deri në vitin 1992. Ajo ka pasur zyrat dhe shtypin e vet. Ai Komitet ka sjellë në Shtetet e Bashkuara afër 15. 000 emigrantë shqiptar që kishin mbetur nëpër kampet e refugjatëve në disa shtete europiane – perendimore. Mijëra dosje të emigracionit në fjalë të cilët kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara me garanci të Komitetit “Shqipëria e Lirë”, ia kam dhuruar bibliotekës të Vatrës. Në qershor të vitit 2019 i kam dhuruar Arkivit të Kosovës afër 15. 000 dokumente të atij Komiteti. Për këtë çështje kanë shkruar autoritetet drejtuese të këtij insitituti të njohur të Kosovës të cilët kanë ardhur këtu në New York dhe kanë fotokopjuar dokumentat. Për atë zyrë kam punuar më shumë se 20 -vjet. Jam marrë me përgatitjen e gazetës “Shqiptari i Lirë”, por edhe me analiza e raporte të tjera të cilat i kërkonte koha.

M. Bulku:Do të ishte me interes të na përshkruani pak nga përvoja e juaj si gazetar i “Zërit të Amerikës” çfarë do të thoshte kjo eksperiencë për ju?
Idriz lamaj: “Zëri i Amerikës” është një institucion i veçantë, ashtu siç janë të gjitha institucionet e qeverisë federale amerikane, serioze në mbilartësi ndërkombëtare. Si gazetar shumë- vjeçar në seksionin e gjuhës shqipe kam mësuar shumë gjëra:
-Të përqendrohesh në thelbin e çështjes.
-Të shkruash për subjektin që ke para sa më shkurt.
– Në secilin shkrim i rëndësishëm ose i parëndësishëm, të mbështetesh të paktën në dy-tre burime të ndryshme.
Ky mësim, në punën e përditëshme më ka bë rigoroz,kursimtar, të tërhequr nga shpjegimet e hollësishme, të cilat mund të krijojnë konfuzione në shkrimet gazetarike. Të gjitha këto, dhe ndoshta shumë mësime të tjera, me kanë ndihmuar në fushën stundimeve krahasuese (Comparitive Studies), disiplinë që shërben shumë në fushën e studimeve historike. Prandaj, shkrimi, studimi, analiza apo lajmi, pa marrë parasysh, të pelqen apo jo, duhet të jetë sa më korrekt. Ky qendrim, nuk vlen vetëm për çështjen e transmetimit ose ekspozimit të të vërtetës, si lajm ose shkrim, por ka vlerë të veçantë për dinjitetin e përsonit që shkruan, si njeri dhe si studiues. Në “Zërin e Amerikës” kam pas fatin të punoj me një njeri shumë të veçantë, me z. Elez Biberaj. Ai vazhdimisht linte në tavolinën time të punës, shkrime, editoriale dhe analiza që kishin të bënin me problemet e Europës Lindore. Ajo ishte fusha e ime që më pëlqente dhe ku ndjeja se kisha një pregatitje serioze.

M. Bulku:Angazhimi juaj në shtypin e kohës sjell në sytë tanë profilin e një historiani rigoroz, i përpiktë që krijon besueshmëri tek lexuesi, cili është komenti juaj për historinë shqiptare, a është shkruar rigorozisht ajo?
Idriz Lamaj: Dihet se gjatë regjimit komunist në Shqipëri janë botuar tonelata “studime historike”, gjoja të mbështetura në lëndën arkivore. Ato lloj “studimesh” edhe 30 -vjet pas rënies së komunizmit po japin rezultatet e veta deformuese. Në çerek shekullin e fundit afër tri dekada pas rënies së komunizmit janë botuar dhe po botohen punime të ndryshme, vepra të ashtuquajtura “shkencore”, të cilat i japin rezultatet e veta duke u bazuar gjoja në lëndën arkivore. Në ato vepra keqtrajtohen faktet historike, lënda arkivore keqpërdoret ose interpretohet në formë e cila i konvenon njërit ose tjetrit, duke i ikur kështu të vërtetës shkencore. Publikuesit e tillë të “veprave shkencore historike” u takojnë veprimtarive të ndryshme dhe njohurive të ndyshme e më së paku studimeve shkencore historike. Ata në mënyra joprofesionale dhe joshkencore i shfrytëzojnë dhe i interpretojnë “burimet arkivore”, e sidomos ata kanë shumë pak ose aspak njohuri të arkivistikës. Ka edhe raste që disa autorë të veprave të tilla nuk ngurojnë të përvetësojnë mendimin e huaj – shkrimet e huaja, apo trillojnë burimet.

Mendoj se e vetmja mundësi për trajtimin e drejtë të zhvillimeve historike shqiptare është:së pari grumbullimi dhe botimi i arkivave prestigjioze për sjelljen e realitetit historik në dritë i cili është deformuar me kohë nga sistemi komunist dhe thjeshtë të gjitha ngjarjet historike janë trajtuar sipas interesave politike dhe ideologjike.

Për këtë çështje do të sjell vetëm dy shembuj tragjikomik: 1. Po lexuat me vemendje studimin historik prej 650 faqesh, të botuar në Tiranë në vitin 1978, të shkruar nga njëri prej historinëve më të njohur të asaj kohe: PAVARËSIA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA E FUQIVE TË MËDHA 1912-14., në 27- të faqet e para të këtij teksti, (emrin e autorit e keni të shkruar me shkronja të mëdha në kopërtinë), 18 herë iu referohet “të dhënave” të shokut Enver Hoxha. Merre me mend të dhënat e shokut Enver për zhvillimet historike në kohën e shpalljes të pavarësisë shqiptare. Së dyti sa i përket historiografisë tonë pas Luftës së Dytë Botërore, deri në vitin 1960, lexoni vetëm dy gazeta të asaj kohe;“Bashkimin” dhe “Zërin e Popullit”. Në këto dy gazeta do të shihni, se, Shqipëria ka qenë thjeshtë një republikë jugosllave dhe menjëherë “pas prishjes” me Jugosllavinë, thjeshtë një republikë sovjetike. Për të vërtetuar këtë tragjikomedi të historiografisë tonë dje dhe sot besoj se në këtë rast nuk nevojitej asnjë dokumentim tjetër krahasues.

M. Bulku:Për ata që pak ju njohin ne duam një përmbledhje konçize të studimeve dhe veprave tuaja pasi kam bindjen se ato janë një material shumë i vlefshëm historiografik.
Idriz lamaj: Shkrmet e mia që mund të kenë ndonjë vlerë, janë të shpërndara nëpër revista e gazeta të mërgatës, të botuara midis viteve 1968 – 1990 në periudhën kur unë kam përgatitur gazetën“Shqiptari i Lirë”, organ Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Këtë gazetë e kemi përgatitur me Profesor Krasniqin, i cili ka qenë Kryetar i Komitetit. Pregatitja e kësaj gazete synonte ti vinte në ndihmë edhe botuesve të gazetave dhe të revistave të tjera të mërgatës nacionaliste; natyrisht edhe ata na kanë ndihmuar ne pa asnjë rezervë reciprokisht. Prandaj, shkrimet e mia origjinale në gazetën e Komitetit dhe në revista e gazeta të tjera të mërgatës, janë me qindra, ndoshta dhe më shumë. Kam shkruar dhe botuar pandërprerje, për më shumë se 20 vjet (1968-1992). Shkrimet e mia të asaj kohe janë të shpërndara në dhjetra gazeta e revista të asaj përiudhe, të cilat për fat të keq nuk ekzistojnē më. Sa iu përket shkrimeve të fushës së studimeve historike të përmbledhura si botime në vete, po sjell katër- pesë prej tyre: 1). ALBANIAN AND YUGOSLAV PARTY AND STATE RELATIONSHIP – MARRËDHËNIET PARTIAKE SHTETËRORE SHQIPËRI-JUGOSLLAVI). Një përmbledhje të këtij studimi prej 132 fq. në gjuhën angleze të cilin e kam shkruar kur isha student dhe që është përkthyer në gjuhën shqipe dhe botuar si nënfletë e gazetës “Shqiptari i Lirë”, në vitin 1977. 2). ALBANIAN – MONTENEGRIAN CONFLICT MOVER PLAVA AND GUCIA, 1879 – 1880. (DOKUMENTE ANGLEZE MBI KONFLIKTIN SHQIPTARO – MALAZEZ RRETH PLAVËS DHE GUCISË, 1879-1880). 3). KOMITETI KOMBËTAR “SHQIPËRIA E LIRË” 1949 – 1956. 4). XHAFER DEVA NË DRITËN E LETRAVE TË VETA. 5). VATRA DHE VATRANËT. Gjënden të shpërndara edhe shumë studime e shkrime të fushave të ndryshme që kanë një lloj vlere, të cilat po të mblidhen dhe botohen do të përbënin disa vëllime. Vetëm për pesë vjet (1987-1992), në valët e shkurta të “Zërit të Amerikës”, në rubrikën javore “Shqiptarët e Amerikës”, janë transmetuar më shumë se 1000 fq. shkrime të mia të ndryshme, origjinale. Kam publikuar si botim më vete, shkrimet letrare të Adem Demaçit: GJARPRIJT E GJAKUT DHE NOVELA TJERA, kur ai ishte në burg dhe emri i tij urrehej në Prishtinën dhe Tiranën politike. Studimin e Prof. Hasan Kaleshit: DR. IBRAHIM TEMO FRYMËZUES REVOLUCIONAR DHE MENDIMTAR NGA STRUGA. Prof. Kaleshin e kam pas mik, para se të ndërronte jetë, ia kishte dërguar këtë studim profesor Martin Camajt, me porosi t’ma dërgonte. Kam shkruar dhe botuar “MEVLUDIN” më të ri në gjuhën shqipe, si vepër origjinale; vepër shkrimi i të cilës më është “imponuar” nga Imam Vehbi Ismail, për të cilin kam pas shumë respekt. Kam botuar dy veprat e Prof. Rexhep Krasniqit: KOMITETI “SHQIPËRIA E LIRË” DHE SHKRIME TË TJERA, dhe, “ KONGRESI I BERLINIT E VERILINDJA E SHQIPNIS”, teza e tij e doktoraturës, kur prof. Krasniqi ishte në moshë të thyer i cili kishte kaluar 90- vjet. Veprën e Kapidan Ndue Gjon Markut: “MIRDITA – DERA E GJOMARKUT- KANUNI”. Kapidani në atë kohë kishte kaluar 90- vjet. Janë edhe disa botime të tjera që i përkasin fushës të letërsisë, si “Rrugëve të mërgimit,”, të cilave asnjëherë nuk iu kam dhënë rëndësi.

M. Bulku: Nëse sot do ushtronit sërish rolin e gazetarit të “Zërit të Amerikës”, cili do ishte lajmi i parë i kronikave tuaja?
Idriz Lamaj: Do hapja një dritare komunikimi të përditëshëm me studentët e shkollave të mesme dhe të larta në Shqipëri dhe në vendet tona tjera etnike. Jehona e zërit të tyre do dëgjohej pa ndërprerje. Do të krijoja një lidhje të hekurtë midis tyre. Ata do të degjonin zërin e njëri-tjetrit më shumë se zërin tim. Komunikimii sotëm me face-book dhe e-mail më duket komunikim i heshtur, komunikim i pavlerë, kur kemi parasysh problemet e gjithanëshme që kanë kapërdi masat e gjëra të popullit tonë në Shqipëri dhe në trojet tona etnike. Fatkeqsishtë, shtypi, televizioni dhe mjetet tjera të komunikimit janë vënë tërësisht në sherbim të interesave politike dhe përfitimeve përsonale. Zëri i studentëve nuk dëgjohet fare. Kronika e ime e vetme do ishte;” zëri i studentëve tonë në atdhe”.

M. Bulku: Çfarë vendi ze tek ju Atdheu zoti Idriz?
Idriz Lamaj: Unë jam malësor i thjeshtë,i rritur dhe plakur tashmë rrugëve të mërgimit. Atdheu im i lindjes nxën vend tek unë, aq sa nxën vend nderi dhe dinjiteti im. Çfarë vendi nxën atdheu, të secili mërgimtar?! Kjo gjëndet më së miri në poezinë e Ernest Koliqit “ Shqipnin e mora me vete”.

 

Fati i kryetarit të Vatrës nuk është fati i Vatrës (Ne lidhje me mbledhjen e Vatraneve sot në Boston) Nga Valentin Lumaj

Mirëmëngjes ju “anëtarë të kryesisë dhe të këshillit” te Vatrës. Uroj të keni rruguar mirë!

Dje 63 vatranë, në fakt shumë të tjerë janë mërzitur që nuk janë shtuar në listë, vendosën mosnjohjen e strukturave të Vatrës. S’kishte si të ndodhte ndryshe :

Nëse maja e piramidës, kryetari i Vatrës, si struktura e vetme e zgjedhur, nuk ka mandat për të drejtuar, e gjithë piramida bie.

Sot ne të gjithe, përveç egoizmit tuaj mesjetar, jemi asgjë më shume se anëtarë të thjeshtë dhe të barabartë. Elmi Berisha e ngriti keshtjellën e tij në rërë, pa bazament, me fjalë të medha boshe, me premtime të pambajtura, sikurse ishin premtimet e tij publike ndaj vendlindjes së tij për 1.1 miliard dollar investime. Vetëm këtë fakt të kapim na mjafton ta kuptojmë ketë njeri. I dyshuar për edukimin e tij, edhe sikur të mos kishte fakte, unë do ta dyshoja edukimin e tij, nveli i tij lë për të dëshiruar. I dyshuar dhe i faktuar për votat e munguara te mandatit të tij 4-vjeçar. Përse nuk nxorri ai vetë kurrë një raport zgjedhor te tijin, tu thotë vatranëve, ja votat e mija.

Kur i thashë mbas kuvendit të 2022 arkitektit të Kanunores, Bashkim Musabelliut se kryetari nuk i ka marrë votat dhe këshilli është emeruar në kundërshtim me kanunoren që vetë kishtë propozuar, më tha se “kisha të drejte, por ketë rradhe kështu do ta vazhdojme, herën tjetër do ta bëjmë më mirë”. Apo jo Bashkim?! Po pse kështu drejtohet. Megjithëse edhe kryetari e di se nuk i ka votat, hap gjyqe kundër vatranëve të ndershëm. Kurrë nuk ka ndodhur kjo më parë.

Elmi Berisha hap gjyqe me vatranë se do të shpenzojë ca $$$ por jo se ka të drejtë.

Ka frigë nga anëtarët e Vatrës që drejton dhe nuk mblidhet në shtëpinë e Vatrës, por nga ana tjetër kyç dyert dhe nuk lejon as të tjerët të mblidhen aty. Shkon në gjykatë dhe gënjen se nëse në shtëpinë e Vatrës bëhet mbledhje, “situate do të ekskladojë në konflikte” apo aty do të ketë gjakderdhje. Cili vatran e beson këtë. Më thoni ju, ka ndonjë vatran që e beson. Mos thoni gjë, por mendojeni vetë se si po operohet organizata. Pra nëse ju besoni se asgjë nuk do të kishte ndodhur, atëherë ai gjyq ka qenë një gjyq fiasco, vetëm për të ndaluar 145 persona të lajmëruar për të marrë pjesë në mbledhje. 4 vetë ishim nga Michigani që kishim blerë biletat, paguar për car rental dhe hotelet. Imagjinoj ndonje të nënqeshet për këtë apo të gëzohen se arritën një fitore në gjykatë, vetëm një idiot gëzohet nga fitoret nga këto gjyqe, sepse askush nuk fiton asgjë, është Vatra që humbet.

Tani për mbledhjen tuaj.

Unë e përshendes këtë mbledhje, gëzohem sa herë shqiptarët mblidhen për qëllime të mira. Por vetëm për qëllime të mira ama. Nëse mblidheni për të konfirmuar axhendën e kryetarit dhe nenkryetarit, për të përgojuar, dënuar dhe shkatërruar karaktere njerëzish të pafajshëm, pra jeni ushtarë dhe jo njerëz të lirë, atëherë mos e paçi hallall shqiptarinë që kemi bashkë.

Ju kerkoj ndjesë për pasionin e fjalëve, por unë kam besim tek ju vatranë patriotë, se do ta shfrytëzoni këtë mbledhje në të mirë të Vatrës, në favor të paqes, në favor të bashkimit me miqtë tuaj në anën tjetër, me ata miq që kur erdhet në Vatër ju thatë, “Mirë se ju kemi gjetur”. Kurse sot ka gjasa që tju thoni “tashti dilni jashtë”. Duhet të jesh serb a grek të veprosh kështu. Sepse kështu vepruan serbët dhe grekët në tokat tona në kosovë Mal të zi, Maqedoni e Cameri. Erdhen si miq, pastaj na debuan. Një njeri që ka gjak shqiptari, kurrë nuk sidhet kështu më sivëllaun e tij. Prandaj mendohuni mirë për veprat tuaja.

Nëse jeni të bindur se kryetari I ka marrë votat për mandatin e tij, nëse besoni se Elmia i ka dhuruar Kosovës 1.1 Miliard dollare, nëse besoni se Elmia ka studiuar në 10 universitete sikurse ka deklaruar, nëse besoni se Alfonsi është dënuar për politikë dhe jo për vjedhje, nëse ju pëlqejnë truqet dhe marifetet si fjalori i tij denigrues, nëse mendoni se At Theofanis i Kishes greke është e ardhmja drejtuese e Vatrës, nëse besoni se vatranët emblematikë të Vatrës janë tradhëtarë të atdheut, atëherë vazhdoni në rrugën tuaj, mbroni atë që besoni dhe mos u tërhiqni deri në fitoren tuaj.

Por nëse keni pak dyshim per keto, nëse nuk mendoni ashtu, nëse mendoni se ajo nuk është rruga e fitores e as e paqes, atëherë shfrytëzojeni këtë rast sot që të bëheni promovues të paqes, bëhuni bij të dritës dhe jo bij të territ. Fryni erës së bashkimit dhe jo të ndarjes. Nëse dikush kërkon ndarjen në mes shqiptarëve, ju mos pranoni, kërkoni bashkimin. Nëse dikush vrapon mbas fitoreve të vogla, ju ndaluni dhe kapni momentin që ju jep koha, bëhuni nismëtarë të fitoreve të mëdha, fitore që përfshin të gjithë. 63 vatranë kanë kërkuar një Kuvend të Paqes, ata kërkojnë paqe, bëhuni edhe ju pjesë e paqes. Përse jo? Paqe për të gjithë në një Kuvend gjithpërfshirës. Cili prej jush nuk e do paqen? Nuk janë gjyqet faktor i paqes e as i krenarisë. Gjyqet janë turpi i atyre që na i sollën mes nesh. Gjyqet jnë për fatin e dy-tre personave. Fati i tyre nuk duhet të jetë fati juaj dhe fati i Vatrës.

Në emër të atyre 63 vatranëve ju bëj një lutje, nje kërkesë në mënyrën më njerëzore e të paqshme, propozoni dhe hidhni në votë kërkesën tonë për një Kuvend të paqes. Sikurse ne, vëllezërit tuaj morëm një vendim për paqe, merrni edhe ju nje vendim për paqe. Le të krijohet një grup i përbashkët dhe të shtrojë rrugën e këtij Kuvendi të paqes, si e vetmja zgjidhje që sjell fitore për të gjithë.

Valentin Lumaj

Lek Mirakaj: Sot me dt 17 Mars 2024 uzurpuesit e Vatres do mbledhin ple(h)niumin e partise

Z.Lek Mirakaj, Vatran Veteran prej 1992 kur u vendos në SHBA direkt nga internimi ku diktatura komuniste bashkë me familjen e kishte degdisur aty prej kur ai ishte vetëm 2 vjeçar, katër breza të internuar! Në internim kishin lindur edhe fëmijët e tij. Familja Mirakaj ka vuajtur vrasje, burgje, hetuesi, internime  950 vjet. Dhe sot Z.Lek Mirakaj ka vënë alarmin për situatën e degraduar në Vatër. Në fakt Z.Lek Mirakaj ka kohë që ka vënë alarmin si shumë e shumë Vatranë të tjerë të nderuar kur shohin kapjen nga një bandë uzurpuese ilegjitime e këtij institucion të trashëguar nga Konica, Noli dhe gjithë ajka e elitës shqiptare në mërgim, pjesa e së cilës që u kthye në Atdhe përfundoi në burgje dhe përpara skuadrave të pushkatimit të regjimit mizor diktatorial.

Ja çfarë shkruan Z.Lek Mirakaj:

“Sot me dt 17 Mars 2024 uzurpuesit e Vatres do mbledhin ple(h)niumin e partise.

Ta quejsh organizate patriotike e jo fitimprurese nuk ashte korrekte.

Nen shembullin e partise socialiste, mbledhjen do e bejne larg selise nga friga se ne seli mund te penetrohen nga elementi armik antiparti.

Mbledhjet e rradhes ndoshta mund te planifikohet ne Alaska ne nje kohe sa me te afert ,

por jo me shpejt se dy vjeçari i nevojshem per perpunimin e direktivave qe do dalin nga ple(h)numi i dites sotme historike.

Suksese ne misionin mire paguem te shkatërrimit te nje vjetersije,

keshtu e kanë emertu uzurpuesit Vatren e Nolit e Konices.

Vatra do mbijetojë.”

Deklaratë për mediat 16 Mars 2024 – Apel opinionit publik: Të shpëtojmë Vatrën nga tjetërsimi!

 

 

D E K L A R A T Ë

Për mediat dhe opinionin publik
16 Mars 2024

Ne anëtarët e Federatës Pan-Shqiptre Vatra të nënshkruar më poshtë, duke e ndier peshën e përgjegjësisë tonë për ruajtjen e Vatrës nga tjetërsimi dhe mbrojtjen e saj nga keqbërësit, nëpërmjet kësaj deklarate i drejtohemi opinionit publik shqiptar për ndihmë dhe mbështetje në misionin tonë human dhe qytetar. Më poshtë është një analizë gjendjes kaotike të krijuar në Vatër, identifikikimi shkaqeve të kësaj gjendjeje, si dhe zgjidhjet efikase dhe të përhershme.

Mbas një debati të lirë dhe konstruktiv me anëtarët e Vatrës, mbasi kemi dëgjuar dëshmitë e delegatëve të Kuvendit 26 Shkurt 2022, mbasi kemi analizuar pamjet filmike nga ky kuvend dhe shkeljet ligjore në dy vitete fundit kemi arritur në përfundimin se:

• Kanunorja e propozuar për miratim në Kuvendin e Vatrës të datës 26 Shkurt 2022, ju dha delegatëve për studim në hapje të Kuvendit. Për pasojë, delegatët nuk kishin kohë të mjaftueshme për një studim të thellë dhe të qartë të neneve të saj

• Asnjë nga delegatët që mbajtën vota të deleguara nuk patën prokurë të posaçme që garanton vullnetin e delegatit dërgues. Për pasojë vihet në dyshim vullneti i delegatit dhe kredebilitetit i votave.

• Nuk u arrit shqyrtimi i plotë nen-për-nen i Kanunores së re. Për pasojë, nenet e miratuara dhe ato të pashqyrtuara nuk kanë harmoni dhe krijojnë konflike kuptimore serioze, duke e bërë Kanunoren e publikuar të pavlefshme ligjërisht.

• Neni i propozuar, që do të garantonte një një mandat 4-vjeçar për kryetarin e Vatrës, mori 16 nga 27 vota, pra më pak se 2/3 siç e parashikon Kanunorja e vitit 1926, mbi të cilën u mbajt Kuvendi. Për pasojë, mandati i Kyetarit të Vatrës është një vit, sikurse e parashikon Kanunorja, pra kryetari i Vatrës aktualisht po operon jashtë mandatit që i jep statuti.

• Gjatë procesit të votimit ka pasur ndërhyrje, manipulime dhe kërcënime ndaj delegatëve të pranishëm. Për pasojë votat nuk ishin të lira, delegatët nën presion ndërruan votën e tyre në rastet e përsëritjes së votimeve.

• Për arsye të kohës, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë (plotësojë) Këshillin e Vatrës sipas Kanunores. Shumica e anëtarëve të Keshillit janë nominuar nga kryetari i Vatrës në shkelje flagrante të Kanunores dhe në konflikt interesi me Kryesinë e Vatrës. Për pasojë, Këshilli i Vatrës është ilegjitim dhe të gjitha vendimet e marra apo që mund të merren janë NUL dhe të pavlefshme.

• Kryetari i Kuvendit, pati deklaruar me kohë që Kuvendi i shkurtit 2022 nuk i përfundoi punimet, dhe një grup vatranësh patën kërkuar një seancë shtsesë. Kërkesa nuk u mor kurrë parasysh nga kryetari i Vatrës. Edhe në dijeni të problematikave të ngritura, kryetari i Vatrës Elmi Berisha vazhdoi të shkelë Kanunoren me vullnetin e tij duke emëruar strukturat e Vatrës. Për pasojë, u mohua e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe e drejta e votës e anëtarëve të Vatrës

• Kryetari i Vatrës ka deklaruar se ka fituar një mandat 4-vjeçar, por në asnjë rast nuk ka paraqitur ndonjëë raport zgjedhir, shpjeguar apo faktuar me prova se si dhe sa vota ka marrë. Për pasojë, vatranët dhe publiku kanë shfaqur dhe shprehur mosbesim dhe akuza ndaj legjititmitetit të tij.

• Ka indicje të forta se kryetari Berisha ka mashtruar në lidhje me edukimin e tij. Të paktën tre universitete që kryetari Berisha ka deklaruar verbalisht apo me shkrim se ka ndjekur studimet, kanë mohuar, pra kanë deklaruar zyrtarisht se Elmi Berisha nuk ka studjuar kurrë në këto universitete. Kjo e ka vënë në pikëpyetje kredibilitetin e tij edhe si kryetar i Vatrës. Deklarimet e tj të e rreme janë bërë përpara se ai të zgjidhej kryetar i Vatrës.

• Nënkryetari i Vatrës, Alfons Grishaj, në mënyrë të vazhdueshme ka publikuar shkrime denigruese ndaj vatranëve duke përdorur fjalor të padenjë për një funksionar të Vatrës. Për pasojë, anëtarë të publikut dhe gazetarë kanë përqeshur Vatrën dhe reputacioni i saj është dëmtuar në publik.

• Nënkryetari i Vatrës, Alfons Grishaj ka kërcënuar me jetë dhe Kanun në mënyrë të përsëritur vatranë të pafajshëm. Për pasojë disa vatranë janë larguar nga Vatra, të tjerë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të frikësuar nga kërcënimet e tij.

• Ka indicje të forta që nënkryetari i Vatrës, z. Alfons Grishaj është dënuar dhe burgosur dy herë për vjedhje të pasurisë së qytetarëve të Shkodrës, Shqipëri dhe jo për politikë sikurse kishte deklaruar më parë. Po ashtu, ka indicje se nënkryetari i Vatrës, Grishaj ka lidhje të ngushta familjare dhe bashkëpunim me kryekriminelin dhe mafjozin serb, Ratko Gjokiç. Për pasojë brenda anëtarësisë së Vatrës është krijuar një revoltë e brendshme dhe vatranët kërkojnë shpjegime.

• Kryesia e Vatrës ka shpallur si të përjashtuar disa vatranë, por që në asnjë rast, nuk është zbatuar procesi i detyrueshëm sipas Kanunores për masa disiplinore, që fillon nga dega. Kryesia e vatrës nuk ka pasur tagrin e nevojshem për të marrë akte të tilla duke përvetësuar atributet e Këshillit të Vatrës. Për pasojë përjashtimet janë nul dhe vatranët e shpallur të përjashtuar janë anëtarë me të drejta të plota.

• Kryesia e Vatrës nuk ka paraqitur asnjë raport financiar për më se dy vjet. Një grup vatranësh kanë kërkuar një Audit financiar të pavarur, por që nuk është pranuar nga Kryetari Berisha. Për pasojë, Vatra ka humbur besimin tek anëtarët dhe donatorët.

• Degët e reja të Vatrës janë krijuara në konflikt të pastër interesi nga kryesia e Vatrës duke nominuar kryetarët e degëve pa pasur zgjedhje, anëtarësi apo Kuvend të degës. Për pasojë legjitmiteti i degëve të reja është i dyshimtë.

• Emërimi i peshkopit të kishës Greke pa asnjë kontribut në Vatër, në postin e nënkryetarit të Këshillit të Vatrës, mbasi ky ishte liruar nga Kisha e Shën Gjergjit dhe pasi humbi thellë në degën e Bostonit, mungesa e komunikimit miqësor dhe konstant midis Vatrës dhe Kishës së Shëngjergjit, si entitete këto të dyja të Fan Nolit, ka krijuar në Vatër dhe komunitet opinionin se Vatra është nën influencën e shërbimeve greke në Amerikë. Për pasojë, trashëgimia patriotike dhe nacionaliste e Nolit dhe Konicës është në pikëpyetje.

Aktet joligjore të renditura më sipër gjatë Kuvendit të Shkurtit 2022 dhe statusi i papërfunduar i tij, e bëjnë këtë Kuvend dhe aktet e marra prej tij të pavlefsheme. Ndërsa aktet anarshiste të dy viteve të fundit, janë vetëm maja e piramidës së falsitetit dhe paligjshmërisë që ka zaptuar Vatrën. Prandaj, të bindur se reagimi ynë vatran dhe qytetar është veprimi më i duhur për të cilin ka nevojë Vatra, NE anëtarët e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, sot me datë 16 Mars 2024, vendosëm:

1. Mosnjohjen e kryetarit, kryesisë dhe strukturavë të Federatës Vatra
2. Të kërkojmë heqjen nga listat e anëtarësisë së Vatrës të nën-Kryetarit Alfons Grishaj
3. Thirrjen sa më parë të një Kuvendit të jashtëzakonshëm të Paqes së Vatrës,

Në përfundim, NE anëtarët e Federatës Vatra, mbështesim pa asnjë ekuivok motrën dhe vëllezërit tanë vatranë, Nazo Veliu, Mark Mërnaçi dhe Agustin Mirakaj në betejën e tyre ligjore me uzurpuesit e Federatës Vatra.

New York më 16 Mars 2024

Lista deri tani e anëtarëve të Federatës Vatrës ne mbështetje të deklaratës:

 

1. Ervin Dine
2. Idriz Lamaj
3. Sergio Bitici
4. Ramiz Mujaj
5. Ibrahim Kolari
6. Prend Qetta
7. Aleks Menracaj
8. Cezar Ndreu
9. Elton Mara
10. Lek Mirakaj
11. Agim Mujaj
12. Hilmi Mujaj
13. Idris Celaj
14. Muhamet Omari
15. Klarenc Novaku
16. Valentin Lumaj
17. Luvigj Sterbyqi
18. Gjovalin Gjelaj
19. Medi Hoxha
20. Shaqir Gjonbalaj
21. Lavdrim Cami
22. Muharrem Bajraktari
23. Artur Bajraktari
24. Bestar Mujaj
25. Franka Veli
26. Veis Belliu
27. Ilirjan Blloshmi
28. Ahmet Gjuta
29. Shpetim Ndreu
30. Bashkim Sina
31. Kafile SIna
32. Markela Sina
33. Marjana Bulku
34. Ela Dine
35. Dave Mirakaj
36. Kejvi Mirakaj
37. Hamit Rapaj
38. Viktor Vorfi
39. Marin Prendi
40. Ilir Gjini
41. Mikel Ndoci
42. Myftar Gjuta
43. Damjan Previzi
44. Tomorr Gjuta
45. Toni Herri
46. Gazment Toska
47. Kristian Radi
48. Spartak Plaku
49. Klajdi Rapaj
50. Nick Pocesta
51. Prend Marku
52. Alban Bici
53. Robert Gjergji
54. Anton Vorfi
55. Robert Gjergji
56. Henri Hoda
57. Eno Nishe
58. Ton Marku
59. Prend Marku
60. Artan Veli

Ervin Dine : N J O F T I M – Mbledhja e Vatranëve të Shtunën më 16 Mars në Selinë e Vatrës nuk do të mbahet

N J O F T I M – Mbledhja e Vatranëve e lajmëruar për të Shtunën më 16 Mars në Selinë e Vatrës nuk do të mbahet

Për Vatranet dhe opinionin publik

Ju njoftojmë se mbledhja e vatranëve e lajmëruar për ditën e Shtunë me 16 Mars 2024 në Selinë e Vatrës nuk do të zhvillohet.

Lidershipi i Vatrës, tmerruar nga pjesëmarrja dhe suksesi ikësaj mbledhje dhe vendimet që do të merreshin aty , kanë applikuar dje në gjykatë me urgjencë për ta bllokuar mbledhjen e vatranëve me spekulimin se “nëse të shtunën në Selinë e Vatrës bëhet mbledhje, atje do të ketë gjakderdhje”, por pa paraqitur asnjë evidencë apo fakt. Gjykata, mbas kësaj dëshmije paranojake ka dhënë urdhër të përkohshëm, që deri me datën 5 Prill, të mos mbahen mbledhje në Selinë e Vatrës dhe ne i bindemi vendimit të gjykatës.

Ndërsa lidershipi pa mandat i Vatrës ka marrë arratinë për të bërë mbledhje në Boston të Dielën , 17 Mars ndërkohë që ka 4 vjet që nuk bën mbjedhje në shtëpinë e Vatrës, Vatranët Veteranë, të ndershëm dhe patriotë janë të vendosur që të mos tërhiqen por të vazhdojnë ta mbrojnë Vatrën nga keqbërësit dhunues deri sa Vatra të kthehet në binarët e saj kushtetues.

Me respekt
Ervin Dine

A N N O U N C E M E N T
For Vatra members and the public
We announce that the Vatra members meeting planned to be held on Saturday March 16, 2024 at Vatra’s Residence will not take place.
Vatra’s leadership, terrified by the potential of this meeting and the large participation of Vatra members and decisions to come out of it, applied for an emergency restraining order to a NY court to block our meeting. They claim that, “If the Saturday Vatra members meeting would take place, there is going to be a bloodshed”. With no semblance of any evidence. After this statement, the court issued a temporarily order that no meeting to be held at Vatra residence until April 5, 2024. We fully obey the court’s order.
While Vatra’s leadership has disappeared and has not held a meeting in Vatra’s residence for the past 4 years, they are planning to hold a meeting in Boston on Sunday. The honorable Vatra veteran member and patriots are committed to no withdrawal but to protect Vatra from wrongdoers until such time that Vatra gets back to its statutory legal basis.
Respectfully,
Ervin Dine

 

Dokument: Godina e Vatres u ble ne vitin 1996. Celebrimi i blerjes “Benas“ se Vatres u be nga nje grup i kryesisë se Vatres Nga Ramiz Muja

Per here te pare Vatra pati bler godinen apo (Benan )e vet. Ashtu e quanin Vatranet e vjeter Shtepinë e Vatres që e u ble pas 84 viteve ne New York.

Godina e Vatres u ble ne vitin 1996. Celebrimi i blerjes “Benas“ se Vatres u be nga nje grup i kryesisë se Vatres.

Me rastin e blerjes se godines se organizates me te vjeter dhe me jete gjate ne SH.B.A për here te pare pas 84 viteve ekzistence. Me parë Vatra nuk kishte godine te veten.

Ne Boston aty ku u krijua Vatra ishte nje kafe ku mbledheshin Vatranët qe sot gjendet vetem nje pllake qe shenon se aty eshte mledh Vatra Ishte dhe restauranti i te famshmit ish antar nderi Antoni Athanas pronari i “ Antoni Pier 4” Si dhe Kisha e Shen Gjergjit e krijuar me inisiativen e Fan Stelian Nolit.

Pra ne vitin 1996 me inisiativen e ishkryetarit te Vatres Ing .Agim Karagjozit iu dha detyre djalit te Agim Karagjozit i cili ishte nje biznisman i njohur ne New York ne ate kohe i cili blinte edhe nga 50 shtepi ne nje pazar nga shtepitë e humbura nga pronaret te cilat i konfiskonte banka .

Me nje dialog mes Vatraneve u ra dakort qe nga tri fondet e Vatres qe ekzistonin nder vite te tubuar ne Vater nga Vatranet qe nga koha e Vatranve te vjeter .

1- Ishte fondi i studentve qe nga vitet 1920 ta dhe ai fond ishte percaktuar qe kurrë te mos prekej shuma themelore, por vetem interesi vjetor per bursa Studentesh. Me gjithë qe u bisedua mundesia qe edhe ato mjete nese gjendet forme nga avokatura te perdoreshin por pasi u shoshit ne detale u muar vesh qe dhe te gjith nenshkruesit e atij fondi kishin vdekur dhe u la i pa prekur.

Keshtu qe ishin dy fonde tjera 2-fonde tjera. 1.Fondi permanent qe kishte 50mijë $

2-fondi i nderteses qe kishte 40mi $ dhe ate e kishte krijuar ish kryetari i Vatres ing Agim Karagjozi per mes fushatash nder vite .

Zudi Karagjozit ju tregua shuma e fondeve ekzistuese dhe ne baze te shumes ai e ofroj kete godine qe sot eshte seli e Vatres dhe pagesa u be 100% pa kredi me kash = 90mijë $.ne vitin 1996.

Ne Foto : I pari ne te majt Zef Balaj, ne rend lart Agim Rexhaj, i cili per disa vite ishte nenkryetar i Vatres; Lumo Cungu, Ing Agim Karagjozi ish kryetar i Vatres, Zef Sheri, Ing Hajdar Tonuzi ish Arkatar i Vatres dhe shume i saktë per shume vite, une Ramiz Mujaj antar i Këshillit te Vatres per disa dekada dhe tani Sekretar i Këshillit te Pergjithshem i Vatres.

Ulur ne te majtë shkrimtari Naum Prifti, vllau i Vatranit shekullor Piter Prifti ish sekretari i Vatres, Mirditori Vatran i devotshem per gjysem shekulli Zef Perndocaj.

Muzli Mulosmanaj nje Vatran nga dera e Mulosmanve nga malesia e Tropojes dhe historiani poeti dhe ish kryeredaktori i gazetes Dielli per disa vite Anton Qefa .

Tani Vatranë te gjallë qe posedojnë kopjen e tapise se Benas se Vatres jane Agim Rexhaj, Naum Prifti (tashmë edhe ai ka ndëruar jetë – shënim i redaksisë), Tonin Mirakaj dhe Ramiz Mujaj.

 

Fjalimi i Z. Agim Rexhaj Nderi i Kombit, President Nderi i Federates Pan Shqiptare te Amerikes VATRA

 

Te dashur motra dhe vllezer Vatranë.

Kemi ardhur sot tek ky vend ku pushon trupi i të ndjerit, Imzot Fan Nolit, themelues i Kishës Autoqefale, Te pavarur Orthodokse Shqiptare.

Kemi ardhur nga Nju Jorku një grup vatranësh dhe bashkëatdhetarësh për të nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e të madhit Peshkop, enciklopedistit shqiptar, bashkëthemeluesit të VATRËS në këtë 59-vjetor të ndarjes së tij nga jeta tokësore.

Si shumë herë të tjera që kemi udhëtuar për të njëjtën arsye, edhe sivjet, jemi mbledhur për të falënderuar për kontributin e madh dhe të pakrahasueshëm në dobi të çështjes kombëtare.

Këtu pranë ndodhet edhe varri i të ndjerit At Artur Liolin, jam i sigurt se nëse do të ishte Ai, do të na bashkohej edhe ai me ne këtu. Kështu qe po citoj edhe dicka qe Ai e ka thënë në 30 vjetorin e vdekjes së Nolit, më 13 Mars 1995 ku ishim prezent shumë Vatranë, në krye me Kryetarin Ing. Agim Karagjozin.

“Pranvera ishte stina e tij: Kur mimoza duke çelur lufton flokëboren. Në një Mars të kaluar nisi misionin. Në Mars u dorëzua Prift. Në Mars hodhi themelet e kishës së Bostonit dhe pas një jete plot veprimtari në muajin Mars dha shpirt. E tani, 30 vjet pas vdekjes së Tij, lufta e puna e Tij, zgjuarësia dhe besimi i Tij, vepra dhe jeta e Tij mbeten të paharruara e të pavdekshme: Mësim për brezat e ardhshëm.”

Emri i Imzot Nolit është gur-themeli në Kështjellën e Shqiptarizmit në Amerikë; Noli është edhe tek Kisha, edhe tek Dielli, edhe tek vetë VATRA.

I dashur Imzot Noli, Unë, betohem që si Vatran, këtu tek varri yt që rrugën tënde do të ndjek dhe nuk do ta braktis kurrë marrëdhënien me Kishën e Shen Gjergjit, atë Kishë që ti e krijove.

I përjetshëm qofte kujtimi i jetës dhe veprës së Fan Nolit. I dashur Imzot, faleminderit për çka i ke dhënë kombit. Zoti të bekoftë! Shpirti yt pushoftë në Paqe!

Agim Rexhaj Boston, 13 Mars 2024

Shoqëria Atdhetare Besa Besën: ERDHËN VATRANËT BESNIK TË NOLIT Mbahu Nëno, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë

Shoqëria Atdhetare Besa Besën është në St. George Albanian Orthodox Cathedral Boston.

“Pata kënaqësinë të pres sot një grup Vatranësh i cili udhëhiqej nga Presidenti i Nderit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra z.Agim Rexha si dhe Sekretarja e Vatrës znj.Nazo Veliu,të cilët kishin ardhur nga New York për të bërë homazhe dhe nderime me rastin e 59_të vjetorit të largimit nga kjo jetë të shqiptarit të madh Fan Stilian Nolit.

Vizita nisi në kultin ku Fan Noli shërbeu gjatë gjithë jetës së tij ashtu si dhe njihet “Kisha e Shën Gjergjit”(Kisha e Nolit),aty ky Vatranët ndihen krenar,krenar pasi kanë zgjedhur të hecin në rrugën e Nolit,udhëheqësit shqiptar, kryeministër, shkrimtar, akademik, diplomat, politikan, historian,orator si dhe themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe bashkthemelues i Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Amerikë.

Më pas nën kujdesin e Drejtoreshës së Biblotekës së Nolit znj.Neka Doko ju drejtuan Biblotekës Noliane ku u njohën me punën dhe arkivat e rralla që datojnë që nga vitet 1908.

Po ashtu në këtë ditë studjuesi dhe vatrani i palodhur z.Idriz Lamaj i dhuroi biblotekës një korrespodencë orgjinale të Fan Nolit dërguar Peter Kolonjës e cila datonte në vitin 1943.

Vatranët pastaj u nisën drejt vendit ku prehet Noli, koha sot ishte me diell si bekim për bijtë dhe mbartësit e lavdisë, lulesh dhe flamurit kombëtar u mbajtë një minutë heshtje, aty z.Rexha bëri një betim me dorën mbi varrin e Nolit duke thënë.”I dashur Imzot Noli, Unë, betohem që si Vatran, këtu tek varri yt që rrugën tënde do të ndjek dhe nuk do ta braktis kurrë marrëdhënien me Kishën e Shën Gjergjit, atë Kishë që ti e krijove”.

Çaste dhe momente të paharruara do të mbeten këto,kjo e sotmja tregojë edhe njëher se Noli mbetet i pavdekshëm, pasi ka akoma bijë dhe bija që në dejet e tyre u rrjedh gjak i pastër shqiptari.

Lavdi jetës dhe veprës së Fan Stilian Nolit.

Rroftë Vatra 🇦🇱🤝🇺🇸

Boston,Massachusetts

03.13.2024

Foto histori Vatra – Nga Arkivi i Ramiz Mujaj: Delegacioni i Vatrës qershor 1998: Po përcillnim vullnetarët e parë në Luftën e Kosovës

Ne qershor te vitit 1998 Delegacioni i Vatres i perberë prej 17 -18 vetesh shkuam me mision shume domethenës.

Po sa kish filluar lufta e Kosoves.

Ketu ne kete foto jane vullnetaret e parë qe ne po i percillnim per luften e Kosoves .

Ketu ne kete foto jane 6 veta qe po shkonin ne lufte.

Biseduam gjere e gjatë me ta ne tragetin qe po udhetonte per ne qytetin Bajram Currit.

Kishte me dhjetera vullnetarë qe bartnin arme ne supe per t’i çuar ne Kosove.

Nder Vatranet ne foto ishim kryetari i Vatres Agim Karagjozi pas tij Nenkryetari Agim Rexhaj afer une Ramiz Mujaj ne fund lart Nënkryetari i Vatrës Dr Gjon Buçaj dhe ulur Historiani Z.Idriz Lamaj.

 

 

Prezantim libri në 24 Mars 2024 në Boston – Jewishboston: Lulja e Vlorës: Të rritesh hebreje në Shqipërinë Komuniste Nga Andrew Lapin

24 mars 2024 Boston falas

Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit, në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Mërisë, Vatra Adult Day Care, MAASBESA dhe Harvard Albanian Studies ka nderin të mirëpresë Dr. Anna Kohen për të prezantuar librin e saj të ri, “Lulja e Vlorës: të rritesha hebreje në Shqipërinë Komuniste .”

Bashkohuni me ne për këtë ngjarje unike kur Dr. Kohen, një hebreje romaniote me rrënjë në Janinë (Greqi), do të tregojë historinë magjepsëse se si familja e saj u shpëtua nga nazistët nga shqiptarët myslimanë që rrezikuan me vetëmohim gjithçka.

Librin mbulon ngjarjet prej vitit 1938 deri në ditët e sotme.

“Lulja e Vlorës” është një rrëfim pasionant i Dr.Anna Kohen i jetë së familjes romaniote-hebreje të në Shqipëri dhe se si ata u shpëtuan nga nazistët.

Me të mbërritur në Vlorën piktoreske, familja e saj iu bashkua një komuniteti të vogël tregtarësh greko-romanioto-hebrenj pak para Luftës së Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata u strehuan nga familjet shqiptare myslimane.

Pjestarë nga familja e saj që mbeti në Greqi u vranë pothuaj të gjithë në kampet e vdekjes.

“Lulja e Vlorës” fokusohet më pas në traditat romaniote të familjes së Dr. Kohen, të cilat ata duhej t’i kremtonin në fshehtësi për shkak të ndalimit të fesë nga diktaturat shqiptare. Të mbetur pa shtetësi, pasi nuk kishin asnjë dokument dhe nuk dëshironin të anëtarësoheshin në Partinë Komuniste, familja kishte një skemë të guximshme për t’u larguar nga Shqipëria për në Perëndim, pikërisht nën sytë e policisë sekrete.

Historia e Holokaustit në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri, është ende shumë pak e njohur edhe për studiuesit. Prandaj Lulja e Vlorës është një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar histori të fuqishme personale të të mbijetuarve të Holokaustit në Shqipëri, një vend multifetar ku kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se më parë.

Nga viti 1937-1944, mijëra refugjatë hebrenj evropianë nga Evropa Perëndimore dhe Lindore udhëtuan drejt Shqipërisë, vendi më i varfër në Evropë, duke kërkuar strehim dhe mbrojtje nga persekutimi nazist dhe kampet e shfarosjes. Të gjithë ata u shpëtuan falë mbrojtjes së ofruar nga autoritetet lokale dhe popullata, myslimanë dhe të krishterë.

Pas araqitjes së librit do të ketë pyetje dhe përgjigje nga autorja. Po ashtu do të jenë të disponueshme kopje me autografe të librit të Dr. Kohen.

When
Sunday, March 24, 2024, 12:00 pm – 2:00 pm
Where
St. George Albanian Orthodox Cathedral
523 E Broadway
Boston, MA 02127
https://www.jewishboston.com/events/flower-of-vlora-growing-up-jewish-in-communist-albania/?fbclid=IwAR2Z6LuV9yQSr41raVr-lybzz4Fv1sOqKn3TN5j92HDzgiGp0954W8PrLDU

Nga Znj. Nazo Veliu: Më 16 Mars 2024 shpallim Mbledhje të jashtëzakonshme të anëtarëve e strukturave të Vatrës

NJOFTIM

Ne, anetaret e Federates Pan-Shqiptare Vatra, te shqetesuar per fatet e Vatres historike,

ku te gjitha strukturat e organizates jane ilegjitime,

ku Kryesia e Vatres operon jashte mandatit qe i garanton Kanunorja,

duke e ndier pergjegjesinë tone si vatrane per ta ruajtur dhe mbrojtur Vatren nga degradimi i metejshem,

te bindur ne misionin tone legjitim adhe me detyren e rikthimit te legjitimitetit te institucioneve te Vatres:

SHPALLLIM MBLEDHJE TE JASHTEZAKONSHME TE ANTAREVE DHE STRUKTURAVE TE SAJ,

Me daten 16 MARS 2024, në oren 11AM, ne Seline e Vatres.

Ftojme te gjithe vatranet dhe mediat qe te marrin pjese.

KOHA NUK PRET

SEKRETARJA LEGJITIME E FEDERATES PAN-SHQIPTARE TE AMERIKES VATRA

Znj. Nazo Veliu


Send this to a friend