Dokumenti zyrtar përmban një sërë rekomandimesh të forta të partnerëve perëndimorë për gjendjen në Shqipëri dhe shpreh mbështetje të pakushtëzuar për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.
Unioni Ndërkombëtar Demokrat (IDU) miratoi një rezolutë të posaçme në mbledhjen e tij ekzekutive të zhvilluar një ditë më parë në Uashington, ku trajtoi situatën e rëndë politike në Shqipëri. Dokumenti zyrtar përmban një sërë rekomandimesh të forta të partnerëve perëndimorë për gjendjen në Shqipëri dhe shpreh mbështetje të pakushtëzuar për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.
Sipas rezolutës, IDU u kërkon Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës të aplikojnë një regjim më të rreptë kushtëzimi për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, duke u bazuar në standarde të qarta dhe meritë.
Organizata thekson nevojën për ngritjen e një mekanizmi ndërkombëtar të pavarur që do të monitorojë proceset zgjedhore, funksionimin e drejtësisë dhe gjendjen e medias në vend, për shkak të shqetësimeve të thella mbi kapjen e institucioneve.
Një tjetër element kyç i rezolutës është kërkesa për vendosjen e sanksioneve të targetuara kundër zyrtarëve dhe strukturave të lidhura me korrupsionin, krimin e organizuar dhe persekutimin politik. IDU nënvizon domosdoshmërinë e reformave për çmontimin e rrjeteve kriminale, rikthimin e pavarësisë së gjyqësorit, forcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe garantimin e lirisë së medias.
“IDU i bën thirrje BE-së, SHBA-së dhe Këshillit të Evropës të zbatojnë kushtëzim strikt mbi bazën e meritës në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe kërkon krijimin e një mekanizmi të pavarur ndërkombëtar për monitorimin e zgjedhjeve, drejtësisë dhe medias;
IDU kërkon sanksione të targetuara ndaj zyrtarëve dhe entiteteve të lidhura me korrupsion, krim të organizuar dhe persekutimin politik dhe mbështet reformat për çmontimin e rrjeteve kriminale, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit, rikthimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe mbrojtjen e lirisë së medias;
IDU Rikonfirmon se bashkimi i pushtetit politik, drejtësisë dhe krimit të organizuar paraqet një kërcënim serioz për demokracinë dhe sigurinë në Europë;
Paralajmëron se Shqipëria rrezikon të zhytet në një regjim të përhershëm narko-autoritar;
I bën thirrje anëtarëve të IDU-së të mbeten vigjilentë dhe të mbështesin forcat demokratike shqiptare në mbrojtje të lirisë, pluralizmit dhe vlerave evropiane,” thuhet në rezolutë./Syri.net




Urime e per shume vjet kjofshi te lumtun!
Shume shndet e gjithe te mirat !
Me shume respekt…
GËZUAR VITIN E RI 2023!
Nga Albert Habazaj, Vlorë
Gonxhes, pa çelur, i vola freskinë:
ëmbëlsinë ia preva nga hojet mjaltit.
Zemra qesh e më bëhet mandolin.
Urimi bëhet notë e pentagramit…
Adhurueshëm spërkat me dritë Vlore,
romantikën e ndritshme me flatra lulebore.
Vala, si pulëbardhë, Adriatikut e Jonit,
i merr me vete dëshirëmirat e Vitit,
Të vesuara freskët me aromën e limonit,
i zbukuron hijshëm gjelbërorja e ullirit.
Në buzë të detit bëhem lirikë për ju
e nis me valët mesazhin e dritës së re.
Rezonancë bën diellin urimi im kështu,
i Vitit të Ri Dymijë e njëzet e tre.
Gezuar qofshi Elida dhe Skender!
Mbaresi paci ne 2023!