“Bota serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë rikujton aspiratat e politikës zyrtare serbe që pati rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.
Në anën tjetër, nga Beogradi thonë se elita politike që udhëheq me vendin nga viti 2012 nuk ka aspirata territoriale ndaj fqinjëve, por vetëm tregon kujdes ndaj qytetarëve me kombësi serbe në shtetet që kanë dalë nga rënia e Jugosllavisë.
Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit vlerëson:
“Më duket se ky është një vazhdim i projektit të ‘Serbisë së madhe’ të Sllobodan Millosheviqit, mbase tash me mjete paqësore dhe artikulim të vizionit të presidentit Aleksandar Vuçiq, si udhëheqës i të gjithë serbëve”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.
“Ideja themelore është që përderisa ‘Serbia e madhe’ mbetet një ëndërr, “Bota serbe” mund ta zëvëndësojë atë, ose serbët duhet të presin një ose dy dekada derisa të mund të jetojnë në një shtet të vetëm, por që gjithmonë do ta mbajnë të bashkuar ‘shpirtin’ serb. Duke pasur parasysh atë që ndodhi në vitet 1990, është e qartë se kjo gjithmonë do t’i bëjë fqinjët e Serbisë jashtëzakonisht nervozë, dhe për këtë kanë arsye, sepse ajo është një ide destabilizuese””, thotë Vogel.
Deri më tani, fqinjët e Serbisë nuk kanë artikuluar një përgjigje të përbashkët. Nuk ka deri më tash shenja se ata kanë kërkuar zyrtarisht reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Por, deri më tani, sinjali më i qartë se diçka e tillë mund të ndodhë ka ardhur nga Kroacia.
Millanoviq në veprim
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, më 16 shtator 2021, deklaroi se është detyrë e tij që t’u tregojë partnerëve perëndimor për kërcënimet nga ideja e “Botës serbe”. Ai këto komente i bëri gjatë takimit në Zagreb me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili tha se ky koncept është eufemizëm për politikën e ‘Serbisë së madhe’. Millanoviq tha se detyra e tij është të paraqesë këtë në forumet ndërkombëtare.
“Sidomos në të ardhmen, detyra ime do të jetë të tërheq vëmendjen e bashkëbiseduesve të mi të nivelit të lartë në Perëndim, sepse unë e shoh Malin e Zi në Perëndim, për këto gjëra për të cilat ata dinë pak dhe nuk ju interesojnë. Kur shohin ndikimin e disa fuqive të huaja në kufijtë e tyre, nuk e shohin atë në Mal të Zi. Nuk është se ata bëjnë sikur nuk e shohin. Do të doja që dikush t’ua tregonte dhe t’ua tërhiqte vëmendjen. Kjo është puna ime”, pati thënë ai.
Nuk dihet se si partnerët perëndimorë reaguan ndaj pikëpamjeve të Millanoviqit, ashtu siç nuk e komentuan konceptin që vjen nga Serbia, dhe i cili ka nxitur nervozizëm në rajon.
Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, dhe presidenti malazez, Millo Gjukanoviq, gjatë një vizite në Cetinje në qershor të vitit 2019
Megjithatë nga ana e zyrtarëve kroatë “Bota serbe” nuk shihet vetëm në kontekstin e një ideje, efektiviteti i së cilës varet nga aftësitë e autoriteteve në Beograd.
Në raportin vjetor të publikuar më 27 shtator 2021, Agjencia e Inteligjencës në Kroaci thekson se ky është një koncept i mbështetur nga Rusia për të destabilizuar më shumë Ballkanin Perëndimor.
“Në kontekstin rajonal, disa bartës të politikave shtetërore në Serbi promovojnë konceptin e botës serbe si një popull i vetëm politik serb, domethënë një bashkësi e vetme politike dhe shtetërore e të gjithë serbëve në Evropën Juglindore, në të cilën të gjithë serbët duhet të ndjekin një drejtim politik, atë të Beogradit zyrtar. Promovimi i ideve të tilla nga udhëheqësit serbë destabilizojnë më shumë marrëdhëniet e ndjeshme ndëretnike dhe ndër-shtetërore në Evropën Juglindore, veçanërisht ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi”, thuhet në raportin e agjencisë kroate.
Në rajon, jo të gjithë e kanë kuptuar se kufijtë nuk mund të ndryshohen dhe se ende ekzistojnë projekte për krijimin e shteteve të mëdha, thotë ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq.
“Kemi pasur 100.000 të vdekur dhe kufiri nuk ka ndryshuar asnjë centimetër. Kemi një kthim të atyre mesazheve të ‘Botës serbe’ të cilat Ilija Garashanin (diplomat dhe kryeministër i Serbisë në dy periudha në mesin e shekullit XIX) i dërgoi si ‘bashkim i vendeve kudo ku jetojnë serbët’. Pastaj Stevan Moljeviq, anëtar i shtabit të Drazha Mihailloviqit (udhëheqës i guerilëve çetnikë nga Lufta e Dytë Botërore), i cili paraqiti idetë për zgjerimin e kufijve serbë. Përsëri kemi këto lloj përpjekje, sepse disa, assesi nuk mund të binden se kufijtë` nuk mund të ndryshohen”, tha Mesiq në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
A është ideator Vullini?
I pari që e ka përdorur termin “Bota serbe” nga ana e zyrtarëve shtetërorë serbë ka qenë Aleksandar Vullin, derisa ishte ministër i Mbrojtjes i Serbisë.
“Vuçiq duhet të krijojë botën serbe. Beogradi duhet t’i mbledhë të gjithë serbët brenda dhe rreth vetes, dhe presidenti i Serbisë është presidenti i të gjithë serbëve”, tha Vullin më 26 shtator të vitit 2020.
Gjatë një interviste në televizionin serb Happy, Vullin e sqaroi më shumë idenë e tij. Në atë kohë, nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, ai tha se rrethanat gjeopolitike aktuale nuk janë të atilla që mundësojnë bashkimin e të gjitha zonave ku jetojnë serbët, por, siç tha, ai beson se kjo do të ndodhë në dhjetë, njëzet ose pesëdhjetë vjet.
“Kudo që ata jetojnë, në Serbi, Mal të Zi, Republika Sërpska. Kujdesi për të gjithë popullin serb duhet të bëhet nga një qendër, që është Beogradi, dhe unë nuk shoh se çfarë është e diskutueshme këtu”, pati thënë Vullin.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk sheh asgjë të diskutueshme në këtë ide. Ai i ka quajtur reagimet negative ndaj Vullinit si një fushatë kundër Serbisë.
Aleksandar Vullin, ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë
Sipas tij, politika zyrtare shtetërore, thotë se kufijtë e Serbisë janë të pacenueshëm dhe se Beogradi nuk merret me kufijtë e të tjerëve.
Për ndryshimin e kufijve, Vullin kishte folur me rastin e publikimit të një dokumenti “non-paper” në prill të vitit 2021, i cili propozoi bashkimin me Serbinë të entitetit të Republika Sërpskës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Portali slloven, Uncensored, publikoi një dokument diplomatik jozyrtar, të cilin, siç thanë ata, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e kishte dërguar në Bruksel, dhe në të cilin ai paraqiti ide për rishikimin e kufijve në Ballkan.
Dokumenti, sipas këtij mediumi, parashihte aneksimin e një pjese të Bosnje dhe Hercegovinës nga ana e Kroacisë. Gjithashtu, dokumenti thoshte që entiteti Republika Sërpska do t’i përkiste Serbisë, ndërsa Kosova do të bashkohej me Shqipërinë.
Jansha mohoi se ekziston një dokument i tillë.
Nën presionin e kritikave, më 19 tetor, Vullin e mori komplet “përgjegjësinë” për krijimin e idesë së “Botës serbe”. Gjatë një fjalimi në Parlamentin serb, ai tha se Aleksandar Vuçiq nuk kishte të bënte me të.
“E dini se kush ka problem me botën serbe? Vetëm ata në vendet e të cilëve serbët vuajnë nga diskriminimi. Këtu (në Serbi v.j), hungarezët nuk kanë asnjë problem, pakica serbe atje (Hungari) respektohet dhe zhvillohet”, ka thënë Vullin.
Çfarë ka thënë Edi Rama?
Aleksandar Vullin në diskutimet për botën serbe nuk e ka kursyer as Shqipërinë, pavarësisht se kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, janë iniciatorë të nismës “Ballkani i Hapur” që parasheh krijimin e zonës për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Duke reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se qëllimi i karrierës së tij politike ishte “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, Vullin tha më 10 tetor, se uniteti serb është pengesa e vetme për ‘Shqipërinë e madhe’.
“Kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se detyra e karrierës së tij politike është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin. Hesht edhe UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën në bazë të Rezolutës 1244, dhe as BE-ja nuk i lëshon ato deklaratat e famshme përmes së cilave u bën thirrje të dyja palëve të përmbahen”, tha Vulin, raportoi agjencia Tanjug.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Deklarata e Vullinit ishte përgjigje ndaj qëndrimit të Ramës të shprehur dy ditë më parë në televizionin shqiptar TV Klan.
I pyetur nëse planifikon të bëhet president i Kosovës dhe Shqipërisë, Rama tha se nuk e ka në plan këtë, pasi donte të kishte një jetë të tretë të fokusuar te të dashurit e tij. Por, ai tregoi aspiratën e tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Kur u pyet nga gazetari se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, shoqërohet me një lidership, Rama tha: “Por, kjo nuk është projekt personal. Kjo është aspiratë. Nuk ka asgjë që nuk ka lidhje me personalen te secili person, por tjetër është një projekt personal dhe tjetër është që personi yt të jetë në dispozicion të një aspirate që është më shumë sesa personale”.
Edi Rama ka qenë në krye të Qeverisë shqiptare që nga viti 2013. Ai aktualisht është në mandatin e tij të tretë. Por, fuqia e tij politike në atë vend nuk mund të krahasohet me atë të Vuçiqit në Serbi.
Konkretisht, Partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiqit gëzon mbështetjen e të paktën 180 nga 250 deputetët e Parlamentit të Serbisë, ndërsa socialistët e Ramës gëzojnë mbështetjen e 74 nga 140 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë.
Si e sheh Mali i Zi konceptin e “Botës serbe”
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e vlerësoi “botën serbe” si një kërcënim të qartë.
Pozicioni i tij është dobësuar pasi në zgjedhjet e vitit të kaluar, Partia Demokratike e Socialistëve, të cilën ai e udhëheq, u rrëzua nga pushteti pas 30 vjetësh.
Fuqia e Lëvizjes kombëtare serbe në këtë vend, në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë më Kishën Ortodokse Serbe është parë gjatë vitit 2020.
Në atë kohë, rezistenca e fuqishme e përbashkët ndaj planeve të Qeverisë së Gjukanoviqit për të zbatuar rregulla të reja mbi pronën e bashkësive fetare ishte një nga proceset kryesore politike që i parapriu ndryshimit të Qeverisë në Mal të Zi.
Gjukanoviq po përgatitet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, dhe nacionalizmin serb e sheh si një ndër sfidat më të vështira.
“Qëndrimi i Serbisë ndaj Malit të Zi në këtë kohë është i ngjashëm me qëndrimin e Serbisë ndaj vendeve fqinje gjatë viteve 1990″, tha Gjukanoviq më 4 qershor 2021, gjatë takimit me dy anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq.
“Përmes maskës se duhet kujdesur për të drejtat, të supozuara se janë të rrezikuara, të popullit serb në shtete fqinje, sovraniteti i këtyre vendeve është në thelb i rrezikuar. Kjo ndodhi në vitet 1990 dhe të gjithë e dimë epilogun”, tha Gjukanoviq.
Konstrukti i konceptit të “Botës serbe” u formësua në kuadër të bashkëpunimit politik dhe të sigurisë mes Serbisë dhe Rusisë, thotë Qendra për Forenzikë Digjitale në raportin “Roli i Rusisë në Ballkan: rasti i Malit të Zi”.
“Bota serbe” është një modifikim i idesë së Serbisë së Madhe, realizimi i së cilës mund të çojë në destabilizimin e rajonit dhe të ndërlikojë situatën e sigurisë, shkruan studimi.
Aty thuhet se ky koncept nënkupton revizionizëm historik, mohim të identitetit kombëtar të popujve të caktuar në fqinjësi dhe një retorikë se serbët jashtë Serbisë janë të rrezikuar, me ambicie që për çështjet e tyre të vendosë Beogradi.
“Ideja e Serbisë së Madhe ishte një nga shkaqet kryesore të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe konflikteve të përgjakshme etnike që ndodhën në vitet 1990″, thuhet në studim.
Në Mal të Zi, koncepti “Bota serbe” mbështetet nga partia në pushtet, Fronti Demokratik (DF). Ata formuan qeverinë me demokratët dhe lëvizjen qytetare URA pas zgjedhjeve të gushtit të vitit 2020.
“Serbëve përtej kufirit u pëlqen ideja e ‘Botës serbe’, dhe ne tashmë jemi duke punuar në realizimin e saj”, tha për N1 në muajin qershor një nga drejtuesit e Fontit Demokratik, Andrija Mandiq.
“Bota serbe” thellon ndarjet në Bosnje dhe Hercegovinë
Ndaj deklaratës së Vullinit se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë një ‘Botë serbe’, të bashkojë serbët kudo që ata jetojnë,” u përgjigjën zyrtarët e Bosnje dhe Hercegovinës.
Ministrja e Jashtme e Bosnjës, Bisera Turkoviq, tha se ajo priste që presidenti Vuçiq të distancohej menjëherë nga deklaratat e Vullinit, përndryshe, siç tha ajo, heshtja do të konfirmonte se politika zyrtare e Serbisë është të prishë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit me qëllim të aneksimit të pjesëve të Bosnje dhe Hercegovinës.
Deklarata e Vullinit është një shkelje flagrante e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, destabilizim i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe një kërcënim për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, të cilët u mbrojtën nga agresioni dhe gjenocidi 26 vjet më parë, tha Turkoviq.
Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i vlerësoi deklaratat e Vullinit si hegjemoniste, ndërsa zëvendëspresidenti i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millan Dunoviq, tha se përpjekja për të ringjallur Serbinë e madhe nuk kontribuon në të mirë të marrëdhënieve fqinjësore.
“Ministër Vullin, më lejoni t’ju them, si një serb, serbit tjetër – me mua nuk mund ta ndani bukën, dhe sigurisht jo me Bosnje dhe Hercegovinën”, tha Daunoviq.
“Bota serbe” shihet ndryshe në entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës – Republika Sërpskën. Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, thotë se nuk ekziston ndonjë projekt që bën thirrje për Serbinë e madhe.
“Projekti ynë është të forcojmë Republika Sërpskën në atë masë sa të jemi një shtet i pavarur në këtë rajon. Tregimi për ‘Botën serbe’ është një histori për vlerat që njerëzit kanë, dhe ato janë vlerat që lidhen me besimin dhe identitetin tonë”, ka thënë Dodik.
Dodik mban lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë. Ai përgjatë viteve ka mbajtur të njëjtën retorike dhe Beogradi zyrtar nuk e ka kundërshtuar asnjëherë.
Gjatë vizitës së tij të fundit në kryeqytetin serb, ku mori pjesë në Samitin e të Painkuadruarve më 11 tetor, Dodik u ul nën simbolin e shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës pasi është anëtar i presidencës së këtij vendi.
Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik
Premtimet e tij për të ndarë entitetin e Republika Sërpskës nga Bosnje dhe Hercegovina e kanë një histori të gjatë. Kushtetuta e këtij vendi nuk e mundëson këtë, prandaj prania e tij në samit nxiti vëmendjen se kë në fakt e përfaqëson ai.
Serbia dhe Republika Sërpska, gjithashtu, refuzojnë të njohin gjenocidin e kryer në vitin 1995 nga forcat serbe në Srebrenicë. Uniteti në mohimin e krimit që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli si gjenocid më 2007 nuk përmendet në promovimin e konceptit të “Botës serbe” të përkrahur nga të dyja palët.
Në pritje të përfundimit të negociatave Kosovë-Serbi
Mbi dhjetë vjet, Kosova dhe Serbia po zhvillojnë negociata për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Delegacionet shumë shpesh diskutojnë edhe për zgidhjen e krizave dhe incidenteve urgjente që ndodhin në veri të Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe. Për këto vende është përmendur edhe njohja reciproke si zgjidhje përfundimtare për mbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Të paktën kështu sugjeroi kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, në Beograd më 13 shtator. “Disa çështje do të zgjidhen në fund të një procesi. Të gjithë e dinë se disa vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën. Çështja duhet të zgjidhet. Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para se të zgjidhen gjërat e tjera dhe pastaj i gjithë procesi”, tha Merkel.
Në reagimet nga Kosova për konceptin e “Botës serbe”, u tha se nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve.
Nga zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, u tha se kthimi në atë diskurs kërcënues është një tregues se Serbia nuk është ende në gjendje të “shkëputet nga politika gjenocidale e regjimit të Millosheviqit”.
“Kjo deklaratë nuk përbën asgjë të re. Deklaratat serbomëdha janë vetëm vazhdim i diskursit të viteve ’90, të kohës të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, të cilat prodhuan luftëra dhe pasojat e të cilave ende po i bartim. Kjo retorikë duhet gjykuar edhe nga autoritetet e BE-së, pjesë e së cilës synon të bëhet Serbia. Një deklarim i tillë, gjithashtu është në kundërshtim të plotë me qëndrimet e administratës së presidentit Biden për mosndryshimin e kufijve të shteteve në rajon”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, beson se problemi i Serbisë ka të bëjë me të kaluarën dhe se presidenti i Serbisë nuk po distancohet nga ata që ishin në pushtet në vitet 1990.
“Unë mendoj se ne kemi dhjetë vjet dialog në Bruksel pa një marrëveshje përfundimtare sepse ka rezistencë problematike në ballafaqimin me të kaluarën”, tha Kurti pas një raundi të dështuar të bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel më 19 korrik 2021.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Apel kundër rritjes së nacionalizmit në Ballkan
Rreth 250 intelektualë nga rajoni në fillim të muajit maj iu shkruan BE-së, SHBA-së dhe NATO-s një letër duke paralajmëruar pasojat e ringjalljes së nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor, të cilat, sipas tyre mund të çojnë në dhunë.
“Nacionalizmi në rritje, idetë për rishikimin e kufijve dhe tensionet në Ballkanin Perëndimor të kujtojnë në mënyrë të pashmangshme vitet ’90 dhe çdo relativizim i seriozitetit të situatës do të ishte i gabuar dhe i rrezikshëm”, thanë nënshkruesit e apelit.
Midis atyre që e nënshkruan letrën ishin Lulzim Peci – drejtor i Institutit të Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, historiania serbe, Latinka Peroviq, Rade Bojoviq nga Iniciativa Qytetare Malazeze 21, Daniel Server nga Universiteti Johns Hopkins, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit, Bodo Weber i Këshillit për Politikat e Demokratizimit dhe personalitete tjera.
Vuçiq nuk e përmend “botën serbe” në Bruksel
Një zyrtar i BE-së, gjatë një bisede për Radion Evropa e Lirë, thotë se në pikëpamjet që paraqet, të paktën në Bruksel, presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk e përmend “Botën serbe” si qëndrim. Pozicioni i Brukselit është i qartë, shton ky bashkëbisedues, ngritja e çështjes serbe ka pasur pasoja në të kaluarën e afërt në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, dhe ka sjellë vuajtje për vetë serbët në Serbi. “Pra, është e qartë pse kjo irriton fqinjët”, thotë bashkëbiseduesi.
Ai, gjithashtu, thekson se një koncept i ngjashëm u përdor gjatë pushtimeve ruse në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.
E gjithë kjo tregon se këto janë ide të rrezikshme, të cilat mund të shkojnë shumë larg nëse shkëputen nga çështja e edukimit të trashëgimisë gjuhësore ose kulturore, thotë zyrtari.
Cili është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar?
Kur e pyetën se si Shtetet e Bashkuara e shohin konceptin e “Botës serbe” dhe nismat e fundit të presidentit Vuçiq dhe zyrtarëve të tjerë për të promovuar identitetin dhe “unitetin” serb, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se “nuk ekziston asnjë konflikt, apo kundërshtim në atë që njerëzit të festojnë kulturën e tyre dhe jetojnë në një vend tjetër”.
“Këtu në SHBA ne festojmë traditat kulturore të njëri-tjetrit. Problemi lind kur kjo shndërrohet në një përparësi ushtarako-politike. Ne absolutisht besojmë se qytetarët e etnive të ndryshme, që jetojnë në një vend tjetër, janë qytetarë të vendit ku jetojnë dhe kanë përgjegjësi ndaj atij vendi. Vende të tjera nga jashtë duhet ta kenë këtë të qartë, pavarësisht ku gjenden këto etni, në Kosovë, Maqedoni e Veriut, apo Mal të Zi. Është një çështje që krijon shumë pështjellim për njerëzit në rajon. Por, ne besojmë se Ballkani, si një rajon shumetnik i botës, ka shumë për të festuar në aspektin kulturor, tha Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Ndërsa, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha Radios Evropa e Lirë se “në parim, gjuha dhe retorika e provokimit janë në kundërshtim me vlerat e BE -së, dhe nuk ka vend për këtë në BE”.
“Udhëheqja e liderëve duhet të jetë shembull në zgjedhjen për të punuar së bashku dhe për të promovuar një klimë të besimit, respektit dhe mirëkuptimit reciprok dhe një atmosferë të favorshme për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”, tha Stano.
Në një samit në Bërdo pranë Kranjit në Slloveni udhëheqësit e BE-së kanë riafirmuar angazhimin e tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Për më tepër, nevojiten përpjekje vendimtare për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal, si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dhe çështjet dypalëshe të së kaluarës”, thuhej në deklaratën e udhëheqësve të BE-së pas takimit.
Bashkimi Evropian, gjithashtu, rikujtoi se deri më tani është investitori dhe donatori më i rëndësishëm në rajon.
GDP-ja është shkurtesë për bruto prodhimin e brendshëm
Kaosi i djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë vijon të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media gjermane BILD i ka kushtuar hapësirë zhvillimeve në Tiranë, duke raportuar për përplasjet politike dhe akuzat e forta të opozitës ndaj zv/kryeministres, e cila akuzohet nga SPAK për përfshirje në afera korruptive me tenderat.
Sipas BILD, seanca parlamentare u shoqërua me protesta brenda Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës shpalosën pankarta, thirrje, ndezën flakadanë dhe bllokuan punimet e seancës.
Prokuroria e Posaçme kërkon heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.
Jehona e djeshme ka mbërritur edhe në botën arabe. Media AlArabya në gjuhën angleze ka pasqyruar me video përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë.
Ka një moment kur një popull nuk duron më. Ka një pikë ku durimi kthehet në shpërthim, zemërimi në vendim, dhe heshtja në revoltë morale. Shqipëria sot është pikërisht aty.
Belinda Balluku. Mirlinda Karçanaj. Linda Rama.
Tre emra që nuk janë më thjesht pjesë e qeverisë — janë simboli i një shteti të përdhunuar, një republike të poshtëruar dhe një shoqërie të vjedhur deri në kockë.
Të treja në qendër të dyshimeve më të rënda që ky vend ka parë këto 35 vite. Të treja të mbrojtura me thonj e me dhëmbë nga një kryeministër që po fundoset bashkë me to.
Belinda – fytyra arrogante e abuzimit
Me tenderat që rëndojnë sa një tunel i Llogarës i mbushur me beton të vjedhur, me pushtetin që e ushtronte si pronë personale, me arrogancën që e kalonte kufirin e shantazhit moral ndaj të gjithëve — Belinda Balluku është përfaqësimi më brutal i një qeverie që nuk njeh turp, kufi, as përgjegjësi.
Dhe sot Rama lufton si i marrë për ta mbrojtur.
A e kupton sa rëndojnë këto dosje? A e kupton se kjo nuk është më politikë, por në zemër të shtetit? Apo thjesht ka frikë se rrëzimi i saj është zinxhir që ia çon SPAK-un në zyrë?
Mirlinda – skema e fshehtë e teknokracisë së vjedhjes
Karçanaj nuk ishte thjesht drejtoreshë. Ishte portë hyrëse për një sistem ku çdo tender kalonte si lumë ari drejt duarve të kompanive të preferuara. Tender pas tenderi, miliona pas milionësh, gjithçka e veshur me petkun e teknologjisë moderne, kur në fakt ishte teknologjia e grabitjes moderne.
Sot në arrest shtëpie. Por pas saj qëndron një mur i tërë sekretesh, marrëveshjesh, firmash, porosish.
Mur që Rama po përpiqet me çdo mënyrë ta mbajë në këmbë.
Linda – heshtja që peshon më shumë se çdo dosje
Nuk ka dosje të hapur ndaj saj. Por çdo shqiptar e di peshën e influencës së saj. Çdo shqiptar e di rolin e zonjës së parë në një pushtet që s’ka pasur asnjëherë frikë nga etika dhe transparenca.
Linda është hija që nuk e prek askush, muri i padukshëm që SPAK-u e shikon, e ndjen, por ende nuk e sheh në letër.
Dhe kjo është vetë problemi: në Shqipëri jo gjithçka shkruhet, jo gjithçka hetohet, jo gjithçka lejohet. Por e vërteta e ka një zakon: rrëzon çdo mur, qoftë edhe të paprekshëm.
Rama – kapobanda që nuk lejon më as drejtësinë të marrë frymë
Sot kryeministri nuk vepron më si udhëheqës. Vepron si njeriu që mbron kështjellën e fundit të klanit të tij. Shan SPAK-un. Akuzon gjykatat. Shantazhon parlamentin. Shton roje, ul trimërinë dhe ngre zërin. Sepse nuk ka më asnjë aleat të sinqertë — vetëm frikën.
Frikën se goditja ndaj njërës prej tyre është goditja finale ndaj tij vetë. Tre gra, një kryeministër – dhe një popull që po acarohet çdo ditë.
Shqiptarët janë lodhur. Janë varfëruar. U është vjedhur koha, shpresa, drita, fëmijët që ikin me gomone, dhe të ardhmen që u dogj si dokument i vjetër në zyrat e pushtetit.
Nuk është më çështje ideologjie. As politike. As partie. Është çështje gjaku, morali, ekzistence.
A duhet t’i shkojë drejtësia deri në fund? Jo vetëm duhet — është detyrim kombëtar. Të shkojë deri në fund të çdo kontrate. Çdo dokumenti. Çdo tenderi. Çdo telefonate. Çdo kompanie. Çdo urdhri politik.
Me të njëjtën forcë që u vodh vendi, me të njëjtën ashpërsi duhet të vijë drejtësia.
Ka ardhur ora që banda e grabitjes të shembet. Të gjitha. Pa përjashtim.**
Nuk ka më Belinda. Nuk ka më Mirlinda. Nuk ka më Linda. As Rama nuk del më i larë nga ky llum.
Sepse kur një shtet grabitet për vite, drejtësia nuk është më një opsion — është hakmarrja morale e gjithë një populli.
Vijon prej orës 10:30 mbledhja e Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunetit zv/kryeministres Belinda Balluku që do i hapë rrugë arrestimit të saj.
Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta ka zbuluar detaje nga mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura. Mësohet se mbledhja ështe ende te procedurat, pasi kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi insiston që mbledhja të jetë e hapur për median dhe publikun’ gjithashtu “ka kërkuar që të marrin pjesë të gjithë deputetët’ , por PS refuzon.
Gjithashtu Bardhi ka kërkuar të vihen ne dispozicion provat e USB, – e cila është kyçur në kasafortën e protokollit me argumentin se materialet janë sekret hetimor,- .pasi deri tani nuk janë vënë dhe po mbahen të fshehta nga maxhoranca.
Kërkesa e Bardhit është kundërshtuar nga Taulant Balla me argumentin se “mbledhja duhet bërë me dyer të mbyllura sepse duhet ruajtur sekreti hetimor. Në mbledhje duhet të jenë të pranishëm vetëm anëtarët e Këshillit të Mandateve”
Kush është i pranishëm në Këshillin e Mandateve?
SPAK përfaqësohet nga 3 prokurorë – kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, I cili ka firmosur dhe masën e sigurisë ‘pezullim nga detyra’ dhe ‘ndalim për lëvizje jashtë Shqipërisë’.
Vetë zv/kryeministrja nuk ndodhet në Kryesinë e Kuvendit por ka pranuar të përfaqësohet nga avokati I saj Ardian Kalija, vetë Balluku shkoi në ambientet e Kryeministrisë ku po mbahet mbledhja e qeverisë.
Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit të Ballukut, por nuk mori në shqyrtim ankesën për pezullimin nga detyra, derisa të shprehet gjykata Kushtetueses për ankimin e kryeministrit Rama.
Gjykata Kushtetuese e ktheu Ballukun në detyrë, deri më shqyrtimin e ankimit të qeverisë, që kërkon zgjidhjen e kompetencave me GJKKO-në.
Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Dy ditë më parë SPAK i tha Kuvendit se e ka nën hetim edhe për 6 procedura të tjera në ndërtimin e kësaj vepre publike.
“Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen”, “Pa drejtësi nuk ka BE”, “Jo shtetit që të merr peng” janë disa nga pankartat që aktivistë të Shoqërisë Civile mbajnë para kryesisë së Kuvendit, teksa po protestojnë kundër të pandehurës Belinda Balluku.
Brenda kryesisë po vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zëvendës kryeministres të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
Po ashtu, po proteston gjithashtu edhe Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia. GSH
Kreu i Mundësia, Agron Shehaj teksa qëndron pas derës në një prej sallave ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet kërkesa e SPAK për Belinda Ballukun, theksoi se ende nuk është marrë një vendim.
“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD
Ela
~2 Minuten
“Dorëzoni Belindën”, “Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen”, “Pa drejtësi nuk ka BE”, “Jo shtetit që të merr peng” janë disa nga pankartat që protestuesit e partisë Mundësia mbajnë para kryesisë së Kuvendit, teksa po protestojnë kundër të pandehurës Belinda Balluku.
“Burg, burg. Duam drejtësi”, dëgjohet teksa brohoret turma e protestuesve.
Brenda kryesisë po vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zëvendës kryeministres të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
Agron Shehaj së bashku me Erald Kaprin nuk janë lejuar që të futen në mbledhjen e Këshillit për Imunitetin. Sipas Shehajt, ky është një pazar që bëjnë dy forcat politike, ndërsa situatën e krijuar e konsideroi si çmenduri.
“Kjo është çmenduria, ne do vazhdojmë do luftojmë. Këta e kanë paralajmëruar, Edi Rama do të marrë në mbrojtje Belinda Ballukun”, tha Shehaj.
Shehaj pati edhe një përballje me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi: “Pse më shtyni? Sepse preka kryetarin. Me dhunë. Vazhdon avazi PS-PD, vazhdon pazari PS-PD”./Boldnews.al
Shoqëria Civile ka dalë në protestë paraditen e kësaj të premte para Kuvendit, aty ku pritet të shqyrtohet imuniteti i Belida Ballukut, dhe autorizimi për arrestimin e saj.
Aktivistët me pankarta në duar kërkojnë drejtësi dhe dënimin e duhur për zyrtaren e korruptuar të qeverisë Rama.
“Drejtësi deri në fund”, “Peshku qelbet nga koka”, “Në mbrojtje të drejtësisë, drejtësi deri në fund” janë disa nga pankartat e tyre.
Një tjetër protestë ka nisur nga “Mundësia” e Agron Shehajt. Me pankarta në duar përfaqësuesit e partisë janë mbledhur para Kuvendit dhe kërkojnë të hiqet imuniteti i Ballukut dhe të lejohet arrestimi i saj nga SPAK.
Ndërkohë janë regjistruar edhe tensione mes deputetëve të kësaj partie dhe Gardës së Republikës. Raportohet se Agron Shehaj dhe Erald Kapri janë futur brenda ambienteve të Kuvendit dhe kanë kërkuar të jenë të pranishëm në mbledhjen për Ballukun, por janë penguar nga Garda.
“Duan të mbajnë fshehur gjithçka dhe të nxjerrin vetëm çfarë duan ata. Ne do të ngulim këmbë sepse është e parashikuar nga rregullorja. Mbyllën edhe derën këtu. Kemi bërë kërkesë bashkë me deputetin Kapri për të marr pjesë. Por këta nuk duan t’ia dinë. Ky është skandal i vërtetë. Kanë marrë urdhër nga Rama që të mos na lejojnë të hymë. Ne i kemi dërguar një shkresë kryetarit të Kuvendit, Peleshi ku i kemi kërkuar që të jemi pjesëmarrës në mbledhje. Deri tani, ende nuk kemi marrë një përgjigje nga ana e tij dhe po mbahemi jashtë”, është shprehur Shehaj.
Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur pak më herët te Kuvendi, ndërkohë të pranishëm nga prokurorët do të jenë Dritan Prenci, Dorina Bejko, dy prokurorët e çështjes si dhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho./bn
Nis mbledhja e Këshillit te Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Mbledhja pritet të nisë në orën 10:30. Ndërkohë, në sallë do të jenë të pranishëm 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Po ashtu raportohet se në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mbahet dhe mbledhja, është paraqitur dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Nuk dihet nëse Balluku do të jetë e pranishme në sallë apo jo, ndërsa mund të përfaqësohet dhe nga avokatja e saj, që në këtë rast është motra e saj, Pemela Qirko.
Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë./Bw
Tre prokurorë të SPAK, Klodian Braho, Dritan Prenci dhe Enkeleda Bejko
Tre prokurorë të SPAK, Klodian Braho, Dritan Prenci dhe Enkeleda Bejko kanë mbërritur në Kuvend ku pritet të nisë punimet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetet ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit të Ballukut, që do të pasohet me procedurat për lejimin e arrestimit të saj.
E pranishme në godinën e kryesisë së Kuvendit ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve ndodhet dhe Belinda Balluku.
Në Kryesinë e Kuvendit është i pranishëm dhe avokati i Ballukut Ardian Kalija.
Nga ana tjetër, në godinën përballë kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit qeveritar
Të premten e 12 dhjetorit Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votas të rikthejë në zyrën e saj të punës zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila u pezullua nga detyra dhe i’u ndalua dalja jashtë vendit, me kërkesë të SPAK, që e mori të pandehur në muajin nëntor për shkelje të barazisë në dy tendera me vlerë 210 milionë euro.
Pak ditë pas kësaj vendimarrjeje të Kushtetueses, më 16 dhjetor, SPAK dërgoi në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të lejuar arrestimin e Ballukut, nën akuzë për manipulimin e një sërë tenderash të Unazës së re me vlerë dhjetëra miliona euro.
Përveç dy hetimeve të mëparshme për tunelin e Llogarasë dhe një lot të Unazës së Madhe, SPAK njoftoi se Balluku ka marrë cilësinë e personit në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi lidhur me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, tendera të zhvilluar në shtator të vitit 2021 dhe një koncesion./sn
Korporata e Investimeve Shqiptare, një strukturë e krijuar për të menaxhuar zhvillimin e pronave publike, edhe gjatë vitit 2024 ka patur një skemë shpenzimesh që ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Ndonëse me staf të kufizuar dhe pa realizuar fitim gjatë viteve të saj të ekzistencës, që nga viti 2019, edhe përgjatë vitit të kaluar, shoqëria ka regjistruar qindra milionë lekë në shpërblime, paga dhe pagesa për ekspertë të jashtëm, shpenzime që mbeten të larta për një ent publik që nuk gjeneron ende të ardhura të konsiderueshme nga aktiviteti i vet.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm për ekspertët e jashtëm të angazhuar në Komisionin e Efiçencës së Përdorimit të Pronës (KEPP), Korporata ka shpenzuar 15.5 milionë lekë gjatë vitit 2024. Këta ekspertë përzgjidhen nëpërmjet një procesi formal, përmes rregullores së miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës, ndërsa shpërblimet ndryshojnë sipas kontratës, nga çmime të përcaktuara, te pagesa mbi objektiva apo sipas periudhave. Megjithëse fleksibiliteti i kontratave argumentohet si mjet për të siguruar ekspertizë cilësore, mbetet e paqartë se cilat projekte konkrete kanë justifikuar këtë nivel shpenzimesh dhe sa prej tyre kanë sjellë rezultate të matshme.
Madje, procesi i përzgjedhjes së ekspertëve mbetet pjesërisht i centralizuar: kur KEPP nuk është ngritur ende, vendimmarrja i kalon drejtpërdrejt Drejtorit Ekzekutiv. Kjo i jep një individi kompetenca të gjera në kontraktimin e shërbimeve të paguara nga fondet publike.
Në një tjetër linjë financiare të ndjeshme, Korporata ka shpenzuar rreth 25 milionë lekë për shpërblime ndaj anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Bordit Këshillimor dhe personelit kyç vetëm gjatë vitit 2024. Për një ent me numër të vogël punonjësish, rreth 17, kjo shumë paraqet një nivel të lartë përfitimesh që ngre pyetje mbi ekonomicitetin dhe proporcionalitetin e kostove.
Në dokumentet e brendshme të Korporatës, thuhet se ekzistojnë mekanizma për identifikimin e marrëdhënieve me palë të lidhura, por nuk ekziston një politikë e veçantë për punonjësit kyç, duke e lënë të hapur çështjen se sa të standardizuara janë praktikat e kompensimit në nivelet më të larta të administratës. Kontratat individuale mbeten dokumenti i vetëm referues, duke e bërë transparencën e brendshme relative dhe të kufizuar.
Ndërkohë, pavarësisht këtyre shpenzimeve të konsiderueshme, Korporata nuk ka realizuar fitim për vitin 2024 dhe, rrjedhimisht, nuk paguan tatim mbi fitimin. Kjo situatë krijon kontrast me praktikat në treg, ku kompensimet e larta zakonisht lidhen me performancë dhe rezultate konkrete financiare.
Në mungesë të fitimit, të ardhurat që financojnë këto shpërblime vijnë kryesisht nga fondet publike. Kjo e bën edhe më të domosdoshme transparencën mbi metodologjinë e përzgjedhjes së ekspertëve, kriteret e pagave dhe shpërblimeve për organet drejtuese, si dhe efektin real të këtyre shpenzimeve në misionin e Korporatës.
Kjo situatë ngre disa pyetje të natyrshme publike: A është e justifikuar kjo shkallë shpenzimesh për një ent që funksionon me staf të vogël dhe pa performancë financiare? Cilat janë rezultatet konkrete të punës së KEPP dhe bordeve këshillimore që të argumentojnë shpërblimet e larta? A është marrë në konsideratë raporti mes kostove dhe kontributit real në projektet e menaxhuara?
Në një kohë kur qeveria predikon kujdes në përdorimin e fondeve publike dhe efikasitet institucional, rasti i Korporatës së Investimeve Shqiptare rihap debatin mbi mënyrën se si shpërndahen shpërblimet, sa efektive janë strukturat këshillimore dhe sa e justifikueshme është rritja e kostove administrative për një organizatë që nuk gjeneron fitime.
Shpenzimet totale për personelin për vitin 2024 ishin 65.1 milionë lekë, ndërkohë që kostot e tjera ishin 31.3 milionë lekë, përfshirë këtu 15.5 milionë të paguara për konsulentët e jashtëm dhe 5.7 milionë të paguara për udhëtime dhe akomodime. /ekofin.al
Pas 3 vite qëndrim në postin e kreut të SPAK, Altin Dumani, vendosi ditën e djeshme të braktisë përfundimisht zyrën me kolltukë të zinj, duke u zhvendosur në një zyrë tjetër.
Siç mëson gazetari Elton Qyno, Dumani, është vendosur në zyrën që ka mbajtur për 6 vite me radhë Klodian Braho, duke u vendosur në anën tjetër korridorit të SPAK, larg zyrës së shefit.
Ditën e djeshme Dumani, zhvendosi në këtë zyrë aktet hetimore të dosjeve penale, duke çuar vijimin e punës si prokuror i thjeshtë, deri në një moment të dytë, kur Klodian Braho, të marrë vendimin për një riorganizim të shefave të 3 sektorëve drejtuese në SPAK, ku do qartësojë nëse Dumani do jetë shef sektori ose do vijojë të qëndrojë prokuror i thjeshtë.
Tashmë Altin Dumani, do qëndrojë në korridorin ku shërbejnë dhe prokurorët e tjerë si Arben Kraja titullari i parë i SPAK, miku i tij Adnand Xholi,(por ka zëra se nuk flasin më), shoku i Universitetit të Shkodrës, Elvin Gogaj, Enkeleda Millonai, Alfred Shehu, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra.
AdChoices
WERBUNG
Tashmë shumë nga procedimet e hetuara, Dumani, do ti duhet ti ndjekë dhe në fazën e gjykimit në gjykatë, aty ku bëhet përballja e provave mes palëve në proces. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar zhvillimin e ceremonisë së kalimit të detyrës nga kreu aktual, Altin Dumani, te Klodian Braho që do të zhvillohet në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.
Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.
Në vendet perëndimore, me demokraci të konsoliduara, liberale, me pronë private kuptojnë fuqinë për të zotëruar pasuri të paluajtshme e të luajtshme nga ana e një personi fizik apo juridik, fuqi kjo e njohur juridikisht dhe që përjashton çdo ndërhyrje nga ana e shtetit apo të huajve në trashëgiminë e individit. Prona private tregon për dashurinë e drejtësinë ndaj vetes dhe i garanton njeriut pavarësinë, lirinë e zotërimit dhe autonominë, duke qëndruar kështu në lidhje të ngushtë me dinjitetin dhe të drejtat e tjera të personit njerëzor. Në këto 35 vjet shtet, të ashtuquajtur demokratik, Shqipëria i ngjan një anije pa vela, që e përplasin dallgët sa majtas djathtas, por as një herë nuk e nxjerrin në bregun e shpresës. Më shumë se kushdo tjetër, pushteti “Demokratik” gjatë qeverisjes 35- vjeçare ka përdorur arrogancën, arbitraritetin, padrejtësinë, në kurriz të persekutuarve dhe pronarëve legjitim të pambrojtur. Sa herë ka ndryshuar pushteti, lideri që ka ardhur në pushtet ka linçuar si një himn triumfal para shqiptarëve, se nuk e ndryshoj Ligjin famëkeq 7501, që ka skllavëruar pronarët legjitim. Ky angazhim skifterësh grabitqar të pushtetarëve, është bërë lajtmotivi i qeverisjes së korrupsionit, jo vetëm të pasurive të pronarëve individë, por edhe të pasurisë kombëtare, si miniera, pyje, kullota, hidrocentrale etj..
Kombi nuk ka nevojë të bëhet i egër, për të qenë i qëndrueshëm”, na mëson Franklin Ruzvelt. Kushdo që merr pushtetin dhe nuk di të qeverisë, bëhet uzurpator dhe pronar i gjithë pronave. Këtë fatkeqësi po e përjeton Shqipëria, ku pas vitit 1991, erdhën në pushtet revolucionar të Partisë së Punës, që ishin jo vetëm të paditur, të çoroditur, pa eksperiencë për të qeverisur ekonominë e tregut, por edhe aventurierë karrieristë të uritur e të etur për të sunduar me dorë të hekurt. Aftësia për të mohuar, dënuar e privuar pronarin nga prona personale është sjellje tipike e diktatorëve. Shteti, nëpërmjet pushtetit të tij absolut, pushtoi pronat e pronarëve dhe u shpall vetëpronar, duke ua shpërndarë fshatarëve me ligjin 7501, ose pronat e fermave rreth qyteteve ua dhuroi të zbriturve nga malësitë e veriut e të jugut si t’i kishte pronat e veta. Në një vend që sundon një njeri, nuk mund të ketë kurrë demokraci. Sundimtarët harrojnë premtimet dhe gënjeshtrat e tyre elektorale, por populli nuk harron kurrë. Qeveritë e dhunshme, kundër të drejtave të pronarëve dhe në dëm të popullit të vet, të mos harrojnë se një ditë do kenë një fund tragjik, kushdo qofshin ata… “Pushteti legjislativ është zemra e shtetit, pushteti ekzekutiv, truri i tij”, – thotë ZH. Zhakë Ruso. Kur kombinohen mirë këto dy fuqi për të mirën e përbashkët, suksesi është i garantuar.
Kuvendi i “Dukati”, të bashkërenduara edhe me simotrat e tyre që vuajnë nga e njëjta “sëmundje”, duhet të ndërgjegjësojnë dhe të motivojnë çdo individ, se pa vajtur prona tek i zoti nuk mund të ketë liri, demokraci, mirëqenie e miqësi midis palëve. Duhet t’i vrasë ndërgjegjja të gjithë ata që shfrytëzojnë pronën e tjetrit, që e kanë marrë nëpërmjet sekserit të paprecedent në këto 35 vjet, që e ka emrin: “Pushteti i pushtimit të pronave të pronarëve legjitim”. Prona nuk është kontribut i një apo më shumë individësh të sotëm. Ajo është pasuri e trashëguar në breza. Ligji absurd 7501 është ligji varrmihës i demokracisë, së bashku me heqjen e ligjit të dënimit me vdekje përbëjnë dy fatkeqësitë e demokracisë shqiptare, që po e mbajnë peng kombin dhe sjellin për ditë krime dhe mort. Pa u çliruar nga këta dy vargonj të kobshëm, populli do të jetë vazhdimisht në robëri.
DREJTËSIA DHE DASHURIA SHOQËRORE
Morali dhe virtyti i dukatasve, tragjasiotëve dhe radhimjotëve duhet të trokasë në ndërgjegjen e tyre dhe të dalin e të ngrihen mbi interesat e tyre vetjake për të gjetur një konsensus me pronarët e vërtetë që i quajnë “ish”, që në fshatrat tanë, kjo pasthirrmë përdorej kur trembin pulat. Konfliktet, kapërcehen me anë të mirëkuptimit dhe pajtimit. Është koha që individët brenda komunitetit të gjejnë gjuhën e përbashkët, nëpërmjet një gjykimi me mençuri të problemeve delikate. Të tregohen të virtytshëm. Virtyti është shëndeti i shpirtit dhe kështu do ta ndiejnë veten më të qetë, të çliruar nga një padrejtësi që e mbajnë mbi supe për hir të pushtetit, pushtues të pronave. Drejtësia e sotme është dashuria e djeshme dhe dashuria e sotme, është drejtësia e nesërme. Drejtësia është një virtyt dhe qëndrim moral, në saj të të cilit i njihet tjetrit e drejta me vullnet konstant. Ai që praktikon drejtësinë nuk kërkon të drejtën e vet, por atë të tjetrit. Pushteti pushtues i pronave, jo rastësisht, por që të mbahet mend e vërteta duhet mos harrohet, se dhe hileja e padrejtësia që prodhoi pushteti në këto 35 vjet, propagandohet zhurmshëm, si një risi e demokracisë.
Ky është një mentalitet provincial, xhunglash, tribush. Harrojnë këta “profet” të demokracisë, se prona s’është e atyre që u shkolluan, apo u larguan nga fshati, por e trashëguar në breza. Krahinorët e Dukatit s’ia kanë për nder e s’ka pse të ketë mirënjohje për atë sistem, përsa i përket shkollimit, përkundrazi na është shumë borxhli shteti, si krahinë. E vërteta sa do të goditet, ajo nuk shembet, se është e patundur si shkëmbi. Ai që nuk e njeh të vërtetën me gjithë shkëlqimin e saj dhe mundohet ta mohojë e errësojë, është i marrë. Ndërsa, ai që e njeh dhe e quan gënjeshtër, është kriminel dhe një ditë do ndeshet me drejtësinë shoqërore, në mos ligjore. Të vërtetën, nuk e pëlqejnë njerëzit e liq, hileqarët, hajdutët, grabitqarët, që mohojnë identitetin e pronës. E vërteta, mund të përkulet nga korrentet e kohës, por nuk thyhet kurrë nga ciklonet e pushtetit. Dukatasit, tragjasiotët dhe radhimjotët, si njerëz të një gjaku, me mençurinë dhe maturinë e tyre, duhet të reflektojnë ndaj këtij ligji obskurantist (7501), nisur nga një thënie e Senekës, të riut, se “ka ligje të pashkruara, që janë më të fortë se të shkruarit”.
Për interesa meskine të një klase politike, janë prodhuar ligje të këqija dhe ligje të mira. Që në kohën e Firdusit të lashtësisë, një shtet i mirë quhesh kur ka tre komponentë: ligje të mira, infrastrukturë të mirë dhe njerëz të mirë. E kjo e fundit është përcaktuese. E tek neve, pikërisht asnjëra s’është në nivelin e një demokracie funksionuese. Por zakoni, tradita, eksperienca në marrëdhëniet mes njerëzve të një komuniteti solid, diktojnë nevojën që të gjejnë mekanizma komplementare që rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.
KRIZA E LIGJIT DHE GJYQI I NDËRGJEGJES
Problemi i pronave është një problem i trazuar, që duhet shkulluar me mëndje të kthjellët, me gjykim me të njëjtin metër, si për pronarin legjitim ashtu edhe për atë që ka fituar pronë me ligjin 7501. Në këtë rast, duhet të funksionojë gjyqi i ndërgjegjes për secilin pronar, për të mos i lënë vend gjyqit të pushtetit, apo të arrogancës provinciale. Për të arritur një qëllim fisnik, duhet të mbretërojë arsyeja e njerëzve të mençur të atij komuniteti, larg pasioneve, ambicieve, egos personale dhe ligësisë keqdashëse, ndaj njëri-tjetrit. Krahina e Dukatit, duke qëndruar larg smirës dhe zilisë, duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, për të bërë korrektimin e ligjit në favor të dy palëve, siç kanë vepruar 2/3 e vendit, nga Shqipëria e Mesme, në Veri. Në rast se prona do trajtohet në këto standarde që ka sot, ky është një dhunim që u bëhet pronarëve nga shteti. Për 35 vjet, pronari nuk është shpërblyer për asnjë pjesë simbolike të pronës dhe as pretendohet të fitojë në të ardhmen, në një kohë që pronën e tij, e shfrytëzon pronari i emëruar nga shteti. Drejtësinë, Dukati, Tragjasi apo Radhima nuk e kanë kërkuar apo lypur kurrë nga të tjerët, por e kanë gjetur tek vetja.
Ciceroni thotë se: “Ekzistojnë dy norma të drejtësisë, të mos dëmtosh asnjeri dhe t’i sjellësh dobi shoqërisë”. Do rekomandoja komunitetet e interesit, të ballafaqohen me këto dy sentenca të Ciceronit, për të qenë të qetë në jetën tyre dhe ti japin jetës kuptimin e një lumturie të merituar, të ngritur mbi virtytin e ndershmërisë. Problem i pronave, duhet të marrë një zgjidhje oportune, se sa më shumë i largohet në distancë padrejtësive të pushtetit, aq më helmues bëhet jo vetëm për pronarët, por edhe për vetë pushtetin. Një komb i madh, apo komunitet i vogël qoftë (siç janë fshatrat e krahinës së Dukati), klima e paqëtimit, tregon për madhështinë e njerëzve të mençur, të mirë, të ditur, të kulturuar e qytetëruar, që me gjeninë e tyre gjenetike, familjare, fisnore, tradicionale, zakonore, dinë të vendosin ura komunikimi midis njerëzve, që nuk i çimenton dot as djallëzia, dinakëria dhe hipokrizia e çdo pushteti, që fabrikon ligjet më famëkeqe, siç është edhe ligji 7501.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar mbrëmë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke ngritur dyshime serioze për prishje provash, vetëm një ditë para mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Sipas Berishës, Balluku është filmuar duke dalë nga ambientet e Kryeministrisë në orën 22:36, ndonëse ndaj saj rëndojnë hetime penale nga SPAK.
“Lubi Balluku sonte deri në 22:36 në zyrë duke prishur prova! Krim në vazhdim!”, shkruan Berisha në reagimin e tij publik, duke e cilësuar situatën si një akt të rëndë dhe alarmant.
Kreu i PD-së ngre dyshime se zv.kryeministrja vijon të ketë akses në zyra dhe dokumente shtetërore, ndërkohë që ndaj saj po zhvillohet një hetim penal nga Prokuroria e Posaçme.
Dosja në fjalë po hetohet nga SPAK, ndërsa nesër pritet që çështja të diskutohet në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, ku do të shqyrtohet kërkesa për heqjen e imunitetit. Panorama
Media prestigjioze britanike, “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull tensioneve të krijuara mes opozitës dhe mazhorancës në seancën e sotme plenare (18 dhjetor) në Kuvend si edhe faktit se zv/kryeministrja Belinda Balluku po mban postin edhe pse SPAK kërkon autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e saj.
Artikulli i The Telegraph
Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga kaosi të enjten, pasi deputetë të opozitës ndezën flakadanë dhe hodhën ujë, në një përplasje të ashpër lidhur me akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.
Deputetët u përleshën me gardën, hodhën shishe në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë, duke ndërprerë seancën parlamentare në Tiranë.
Ata kërkuan transparencë mbi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Znj. Balluku, aleatja më e afërt në kabinet e kryeministrit Edi Rama, akuzohet se ka ndërhyrë në procesin e prokurimeve publike në disa projekte të mëdha infrastrukturore. Këto përfshijnë Unazën e Madhe të Tiranës dhe një projekt tuneli me vlerë 190 milionë euro.
Ajo i hodhi poshtë akuzat muajin e kaluar, duke i cilësuar si “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, ndërsa u shpreh e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë.
Pavarësisht se ndaj saj është lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, znj. Balluku vijon të mbajë detyrën. SPAK i ka kërkuar Kuvendit t’i heqë imunitetin dhe të lejojë arrestimin e saj. Një votim pritet të mbahet të premten. Partia Socialiste e kryeministrit Rama ka shumicën në Kuvend, me 83 nga 140 mandate.
Kryeministri Rama ka mbrojtur zv/kryeministren e tij, duke deklaruar se ajo po i nënshtrohet presionit “antikushtetues dhe antidemokratik”.
Partia Demokratike e opozitës ka akuzuar Partinë Socialiste në pushtet për manipulim zgjedhor dhe për minimin e demokracisë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u bëri thirrje deputetëve të “respektojnë institucionin e parlamentit”, duke shtuar: “Nuk mund ta shkatërrojmë shtetin në këtë mënyrë.”
Deputetët e opozitës shpalosën pankarta ku krahasonin kryeministrin Rama me diktatorin panamez Manuel Noriega, duke e quajtur atë “Noriega i Europës”.
Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, akuzoi kryeministrin se po “i jep mbrojtje politike zv/kryeministres së tij”.
Znj. Balluku, ministre e Energjisë që prej vitit 2019 dhe zv/kryeministre që nga viti 2022, është zyrtarja më e lartë shtetërore e akuzuar ndonjëherë nga Prokuroria e Posaçme.
Shqipëria konsiderohet një nga vendet më të avancuara në Ballkanin Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Europian, por organizatat ndërkombëtare vëzhguese theksojnë se vendi vijon të përballet me korrupsion të përhapur dhe përqendrim të pushtetit nga Partia Socialiste, e cila është në qeveri që prej vitit 2013. gsh
Komentet