VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Bill Clinton mbetet shpëtimtari i kombit shqiptar, për të cilin respekti dhe admirimi do të mbesin sa të jetë jeta mbi k’të dhe – Nga Jahja LLUKA

By | June 12, 2019

Komentet

E fundit: Këshilli i Evropës anulon vëzhguesit për zgjedhjet e 30 qershorit

Një email që po qarkullon në mediat tregon se Këshilli i Evropës ka anuluar delegacionin e vëzhguesve për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit në Shqipëri

Në email thuhet se anulimi është bërë për shkak të mungesës së sigurisë në disa zona.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të emailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin.

Njoftimi ne anglisht

Dear colleagues,

Following the email hereunder, where we invite you to a meeting with a delegation from the Congress of Local and Regional Authorities of the Council of Europe, please be informed that the leadership of the Congress (the President in consultation with the two Presidents of the Chambers, in accordance with Congress rules) has decided not to deploy a Congress Election Observation Delegation to Albania due to the continued uncertainty concerning the organisation of the local elections in Albania on 30 June and possible security risks in certain deployment areas.

We apologise for any inconvenience the short-term cancelation may have caused and thank you for your readiness to exchange ëith the Congress.

Itali, seancë në parlament për krimet e dhunës seksuale të luftës në Kosovë

Sot në Romë, Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ish-presidentja Atifete Jahjaga në përbërje të të cilit do të jenë deputetët Mexhide Mjaku-Topalli e Saranda Bugujevci dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, do të dëshmojnë në Parlamentin italian.

Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Deputetëve dhe Komisioni Parlamentar i Hetimeve mbi Feminicidin (vrasjen e grave) si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, në Senatin italian do të zhvillojnë seanca dëgjimore për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Seancat do të kryesohen nga Senatorja Valeria Valente, Kryetare e Komisionit Parlamentar te Hetimeve mbi Femicidin, si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore dhe nga Marta Grande, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme e Dhomës së Deputetëve.

“Luftë civile dhe vëllavrasje”/ Ish-deputeti i PD, reagon sërish: Nuk tërhiqem! Zgjedhje ku vota vidhet e grabitet nuk mund të ketë

Ish-kreu i PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi, i cili u ndalua nga policia pas deklaratës “Le të ketë vëllavrasje më 30 qershor” tha se nuk tërhiqet nga ajo që ka thënë.

 

I ftuar në “Dritare me Rudinën” në News 24, Bylykbashi u shpreh se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë.

“Dy oficerë më kanë ndaluar për thirrjen time. Unë nuk i heq asnjë presje për atë që kam thënë. Por unë dua ta shpjegoj mirë atë deklaratë. Përpara se të jemi aktivistë politikë, jemi qytetarë. Unë mendoj se një shqiptar që ka interes më shumë se gardhi i shtëpisë së vet, absolutisht ne jemi një vend që duhet shqetësim.

Në një demokraci funksionale, duhet të ketë zgjedhje të lira. Nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje. Nisur nga kjo që po ndodh në këtë vend, ku shqiptari nuk provohet të votojë i lirë, duke ia deformuar votën, unë mendoj se edhe një qytetar i thjeshtë duhet të jetë i shqetësuar me këtë që po ndodh. Unë mendoj se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë, zgjedhje ku vota vidhet e grabitet nga pushteti s’mund të ketë asesi”, tha Bylykbashi.

Ish-kryetari i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi është shoqëruar në Polici në lidhje me deklaratën e një dite më parë ku tha se nëse demokracia ka nevojë për trupat e shqiptarëve, ai së bashku me mbështetësit e selisë blu dhe qytetarët do të jetë gati në çdo kohë për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se të dielën mund të këtë edhe përplasje civile, ndërsa theksoi se PD-ja është e gatshme të përballet me “dhunuesit” e demokracisë.

Nipi Zach Gershman: Norman ra në dashuri me Shqipërinë dhe “Besën” shqiptare

es, nipi i producentit dhe fotografit të famshëm amerikano-hebre, Norman Gershman, autor i dokumentarit “BESA – THE PROMISE”, tha për gazetën online “Izraeli Sot”, se gjyshi i tij “ra në dashuri më Shqipërinë dhe shqiptarët”, qysh në momentin e parë ku ai dëgjoi për historitë e pabesueshme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit.

 

 

“Puna e Norman në Shqipëri përcakton trashëgiminë e tij. Ai me të vërtetë besonte se njerëzimi ynë, të gjithë ne, do të triumfonim mbi fanatizmin dhe urrejtjen. “Besa” ilustron këtë besim. “Njerëzit e Drejtë” (titull që jepet nga Yad Vashem) që ai ka fotografuar në Shqipëri, dhe historitë e tyre, jetojnë tek ekspozita ‘Norman’ dhe në zemrat tona”, tha Zach për “Izraeli Sot” në një komunikim nga Shtetet e Bashkuara.

 

 

Norman Gershman është autor i dokumentarit “BESA – THE PROMISE”, përmes të cilit bota njohu kontributin e madh të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Norman Gershman kishte vizituar Muzeun e Holokaustit në Uashington dhe kishte vënë re një hapësirë të vogël të bardhë në hartën e Evropës, ku dukej se hebrenjtë nuk ishin persekutuar.

I magjepsur nga kjo histori, Gershman erdhi në Tiranë për të dokumentuar historinë e patreguar të burrave dhe grave që kishin shpëtuar jetët e pothuajse 2,000 hebrenjve të cilët kishin mbërritur në Shqipëri gjatë luftës për t’i shpëtuar persekutimit.

 

 

“Norman me të vërtetë e ndryshoi botën. Jeta dhe puna e tij preku mijëra, dhe madje edhe në miratimin e tij, unë ende po zbuloj ndikimin që kishte. Ai gjithmonë e pa të mirën në gjithçka dhe kërkoi të ndriçonte atë mirësi të lindur përmes fotografisë së tij. Ai bëri shenjën e tij në botë, në miqtë dhe familjen e tij, dhe në nipin e tij më të madh. Ne do ta ndjejmë mungesën e tij”, theksoi Zach Norman.

Norman Gershman erdhi në Shqipëri dhe u ndihmua maksimalisht nga kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof.Dr. Pertit Zorba dhe ish-Konsulli i Nderit të Izraelit në Shqipëri (në atë kohë), Dr. Bardhyl Canaj, aktualisht Ambasador i Shqipërisë në Izrael.

Artan Fuga: Më 30 qershor rrezikojmë një konflikt social me përmasa të gjera!

Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se në 30 qershor i druhet një konflikti social.

Fuga: Të dyja palët politike janë në atë që quhet pasiguri juridike. Sepse mbështetn në dy baza juridike që janë kontradiktore me njera-tjetrën.

Zakonisht thuhet se kjo pasiguri juridike dhe ky paradoks juridik nga pikëpamja sociale sjell konflikt social.

Ne jemi dhe rrezikojmë një konflikt social me përmasa shumë të gjera. Sot unë i qëndroj një ligji që në statistikë dhe shkendca sociale është ligjit i Meet Calfit, i cili thotë në qoftë se supozohet teorikisht një gjë e keqe mund të ndodhë, ajo gjë mund të ndodhë.

Shkresat ndaj KQZ për numrin e deputetëve, Presidenti Meta flet për shpërndarjen e Parlamentit

Kreu i Shtetit ka folur sot për vendimin e përfolur se do të shpërndajë parlamentin për shkak se nga zëvendësimi i deputetëve, institucioni i Legjislativit ka mbetur pa 140 mandate.

Por Meta ka thënë se ai do të ndërmarrë çdo veprim me qetësi dhe me shumë përgjegjshmëri.

 

“Presidenti i Republikës do bëj çdo veprim me shumë qetësi, me shumë përgjegjshmëri edhe do t’i shërbej mbrojtës së republikës dhe interesave të saj. Shpresoj ta bëjnë këtë të gjitha institucionet dhe qytetarët se bashku”, tha Meta.

Më tej kreu i shtetit e ka quajtur KQZ-në si organizatë socialiste, e cila nuk ka tagër që të vendos për datën e zgjedhjeve.

“Jo rastësisht përdora termin organizatë socialiste, Presidenti nuk mund të hyjë në debat me një organizatë socialiste apo demokrate. Vetëm Presidenti vendos për datën e zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Meta.

Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit, imagjinare

Gresa Kraja

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përsëriti vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve që të reflektojnë.

“Kjo vendimmarrje, përveç të tjerave, synon t’iu krijojë palëve një mundësi reflektimi dhe hapësirë për të dialoguar për zgjidhje në funksion të interesit kombëtar dhe agjendës së përbashkët evropiane të Shqipërisë”, tha Meta në një konferencë për media.

Ai tha se data 30 qershor nuk ekziston më ligjërisht për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato janë imagjinare.

Konferenca e presidentit Meta vjen pasi një ditë më parë Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë e njohu datën 30 qershor si ditë të zgjedhjeve, pasi të pesë anëtarët e tij e rrëzuan kërkesën e një partie të vogël për t’u çregjistruar nga listat zgjedhore.

Meta tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i lidhur me Partinë Socialiste në pushtet dhe se ka vendosur të zhvillojë një proces të paligjshëm.

“Vendimi i marrë dje nga Kolegji Zgjedhor ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese, aleate e Partisë Socialiste, dhe Organizatës Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ka vendosur të zhvillojë një proces të paligjshëm më 30 qershor”, tha Meta.

Presidenti tha se ky organ nuk ka kompetenca të vlerësojë vlefshmërinë kushtetuese të vendimit të tij.

“Në këtë proces, Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë e dekretit të presidentit të Republikës, pasi një gjë të tillë nuk ia njeh Kushtetuta. Institucioni i Presidentit nuk është thirrur nga kjo gjykatë zgjedhore si palë në proces”, tha Meta.

Shqipëria, tash e sa kohë, është përfshirë nga një krizë politike.

Opozita, me muaj, proteston kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama dhe është zotuar se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Edhe pse zgjedhjet janë anuluar nga presidenti Meta, një vendim i tillë nuk po përfillet nga Partia Socialiste, lider i së cilës është Rama.

Kriporja e Ulqinit shpallet park natyror

Ali Salaj

Kuvendi Komunal i Ulqinit, të hënën shpalli Kriporen e njohur të këtij qyteti park natyror. Vendimi u mirëprit nga qytetarët, pasi me këtë vendim mbrohet tjetërsimi i kësaj hapësire të veçantë natyrore.

Kriporja e Ulqinit cilësohet ndër ekosistemet më të njohura në Adriatik. Ajo është zona e parë me rëndësi ndërkombëtare për zogjtë në Mal të Zi, si dhe “Strehim Emerald” i Konventës së Berlinit.

Kriporja pritet që së shpejti të bëhet pjesë e listës Ramsar, si kënetë me rëndësi ndërkombëtare.

Kriporja e Ulqinit e ngrit në vitin 1926 nga italianët dhe ka një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë që është lagunë dhe ndodhet në deltën e lumit Buna. Aty ka edhe një pasuri të madhe shpendësh. Ujërat e ëmbla të lumit ndahen nga uji i kripur i detit Adriatik nëpërmjet kanaleve.

Si shumë pasuri të tjera, Kriporja e Ulqinit ka qenë pasuri shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2003 është privatizuar, sepse ndërmarrja falimentoi.

Privatizuesi e bleu për 800 mijë euro. Çmimi i tokës u vendos 5 cent metri katror duke u cilësuar si aferë korruptive e politikës në Mal të Zi.

Kriporja e Ulqinit është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili financoi edhe studimin për mbrojtjen dhe përmirësimin e kripores. Po ashtu Bashkimi Evropian ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim me kapitullin 27 të marrëveshjes, kapitull që i kushtohet parkut natyror të Ulqinit.

Haradinaj i jep titullin “Gjergj Kastrioti” Bylbyl Breçanit

KOSOVË

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka ndarë medaljen ““Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” Bylbyl Breçanit nga Tropoja.

Haradinaj shton se është përjetësisht mirënjohës ndaj malësorëve të Malësisë së Gjakovës që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.

Postimi i Haradinaj:

Shqiptarët kanë luftuar për të drejtën e tyre si një trup unik në të gjitha etapat e historisë sonë. Në nderim të sakrificës për liri, në 20-vjetorin e rënies, kam ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për Heroin e Kosovës, Bylbyl Breçani, nga Tropoja, post mortem. Përjetësisht mirënjohës për kontributin e pashembullt të Malësisë së Gjakovës, në luftën tonë për liri.

RH

Intervista – Ker Lindsay: Procesi i dialogut Kosovë – Serbi, në kaos

Milosh Teodoroviq

Profesori i Shkencave Politike në Universitetin “Saint Mary” të Londrës, James Ker Lindsay, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se nuk ekziston asnjë plan për daljen nga kriza të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tij, procesi tash është në kaos, dhe Shtetet e Bashkuara si dhe Bashkimi Evropian do të duhej të punojnë së bashku për gjetjen e një zgjidhjeje.

Radio Evropa e Lirë: Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se anulimi i Samitit të Parisit është dëshmi se roli i SHBA-së është kyç për vazhdimin e dialogut duke shtuar se nuk është e mundur asgjë të bëhet pa mbështetjen e SHBA-së. A pajtoheni me këtë vlerësim?

James Ker Lindsay: Po, dhe jo. Po, sepse ne gjatë dekadës së kaluar vet e kemi krijuar këtë situatë, kur Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian e morën rolin e liderit në këtë proces. Por, prap se prap mendoj se ekzistojnë dallime midis mënyrës se si Komisioni Evropian ka dashur të udhëheqë këtë proces, dhe se si në anën tjetër Berlini ka dashur ta udhëheqë atë.

Është e qartë se në prag të përfundimit të mandatit të Komisionit, Berlini ka dashur të marrë udhëheqjen e këtij procesi (dialogut Kosovë-Serbi) dhe bëri gabim në mënyrën se si e bëri këtë. Mendoj se këtu ekziston edhe problemi tjetër; kredibiliteti i Francës në Ballkanin Perëndimor në këtë moment është i vogël, pasi Franca është në krye të një blloku vendesh që kundërshtojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Si Franca ashtu edhe Gjermania mendojnë se do të jenë në gjendje të anashkalojnë Komisionin Evropian që ka qenë përgjegjës lidhur me negociatat për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Si mund të udhëheqin, Franca ose Gjermania kur njëra prej tyre, po përpiqet t’ia mbyllë mundësitë Ballkanit Perëndimor dhe të bllokojë anëtarësimin e vendeve të tij në BE.

Natyrisht se ky nuk është një kombinim i mirë dhe kontribon që SHBA-ja të fitojë autoritet më të madh në bisedime. Prishtina dhe Beogradi, për shumë arsye, më përpara do të preferonin përfshirjen e SHBA-së në bisedime sesa të Gjermanisë. Natyrisht se problemi qëndron në faktin se përbërja e re e Komisionit Evropian do të formohet në vjeshtë, dhe është pikëpyetje nëse do të mund t’i bind përsëri palët për rëndësinë e rolit që ka.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se për të dyja palët, Prishtinën dhe Beogradin, Uashingtoni është partner më i dëshirueshëm sesa Bashkimi Evropian?

James Ker Lindsay: Kështu është tani për tani. Por nuk do të duhej të ishte kështu. Roli kyç duhet të jetë i Bashkimit Evropian, por BE-ja nuk duhet të jetë e pafuqishme. Një nga arsyet për këtë është se jemi në fund të mandatit të Komisionit Evropian. Opinionet janë thellësisht të ndara në lidhje me çështjen se në çfarë situate është dialogu dhe cili duhet të jetë fokusi.

Pra, Shtetet e Bashkuara kanë marrë rolin udhëheqës, por natyrisht se kjo duhej t’i takonte Bashkimit Evropian. Ky është një proces që duhet ta udhëheqte Bashkimi Evropian. Pra, në fund të ditës, situata që kemi është një kaos. E gjithë kjo histori më të vërtetë është udhëhequr keq. Mendoj se kjo është pikërisht ajo që ndodh kur keni një lojtar kyç në gjendje të dobët, për shkak të rrjedhës së natyrshme të politikës. Përfaqësueses së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, i kalon mandati, në vjeshtë do të kemi udhëheqjen e re të Komisionit Evropian. Pra, arsyeja e pafuqisë paraqitet gjithmonë kur jemi në fund të mandatit të Komisionit Evropian.

Gjermania dhe Franca do të duhej të thoshin “shikoni përderisa këtu është Komisioni Evropian, ai ka autoritetin dhe në e mbështesim”, por ato nuk po e bëjnë këtë pikërisht për arsyet e lartëpërmendura. Në vend të kësaj, të dyja vendet po paraqesin inciciativa vetanake. Mendoj se kjo është shumë keq. Ato do të duhej të kishin agjendë të përbashkët kur është fjala për Ballkanin Perëndimor. Megjithatë aktualisht, Gjermania duket se më shumë dëshiron të tregojë se është e bashkuar në një qëndrim me Francën, sesa po mendon në mënyrë strategjike se çfarë është mirë për Ballkanin Perëndimor. E tërë kjo situatë duket pak qesharake.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se roli i SHBA-së në dialogun Kosovë- Serbi në këtë moment është konstruktiv?

James Ker Lindsay: Kësaj nuk mund t’i përgjigjem me një fjali pasi varet nga shumë gjëra tjera. Për momentin kemi një situatë shumë komplekse. Mendoj se SHBA-ja mund të jetë jashtëzakonisht konstruktive dhe mund të luajë rol pozitiv. E vetmja gjë që aktualisht mund të bëhet në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit është se bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje.

Për momentin këtë nuk po e shohim, pasi po shohim ndasitë brenda BE-së , shohim mosmarrëveshje brenda aktorëve kryesorë, BE-së, SHBA-së dhe Francës. Gjermania dhe Britania e Madhe janë në pozicion të njëjtë i cili është ndryshe nga ai që mbajnë Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq Franca e ka pozicionin e saj. Shtetet e Bashkuara plotësisht mund të bëhen faktor jetik, por për momentin kemi kaos. Në fakt, Shtetet e Bashkuara, janë bërë pjesë e problemit sepse ne kemi një tendencë për të anashkaluar BE-në dhe që roli kyç t’i kalohet SHBA-së. Por, ne e dimë se Bashkimi Evropian është bartës i rolit më të rëndësishëm në gjithë këtë proces. Pra, nëse BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara punojnë së bashku – po, Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol konstruktiv.

Nëse SHBA-ja luan lojën e saj, mendoj se do të shohim se pjesëmarrësit e procesit do të luajnë lojrat e tyre me SHBA-në, siç po luajnë tani me BE-në.

Radio Evropa e Lirë: A mund të konkludohet se presioni ndaj Prishtinës dhe Beogradit ka qenë si rrjedhojë e vullnetit të mirë të Berlinit dhe Parisit për të çuar përpara dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?

James Ker Lindsay: Të kthehemi në temë, nuk ka qenë e qartë cili ka qenë qëllimi i takimit të Berlinit, dhe çfarë kanë shpresuar të arrijnë me atë takim. Disa thonë se takimi është mbajtur për t’i vënë pikën temës për shkëmbimin e territoreve, dhe disa të tjerë thonë se pikërisht kjo edhe ka ndodhur.

Problemi qëndron aty se nuk janë paraqitur teori të reja për të dalur nga kriza. Nëse nuk dëshironi të flisni për shkëmbimin e territoreve, atëherë cila është alternativa? Çfarë po vendosni në tryezën e diskutimin që do të mundësonte lëvizjen përpara? Askush nuk paraqiti diçka të tillë dhe mendoj se kjo gjithashtu është pjesë e problemit. Askush nuk paraqiti ndonjë zgjidhje të mundshme apo ide të reja. Vetëm u tha se, mirë kjo nuk ka pëlqen, le ta ndalojmë, mirëpo çështja është se cili është plani që gjërat të lëvizin përpara. Me sa po e shoh unë, nuk ekziston asnjë plan i tillë.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

VATRA u bën thirrje palëve në Shqipëri të ulen në bisedime

Organizata shqiptaro-amerikane VATRA u bëri thirrje palëve politike në Shqipëri që të ulen në bisedime t’i ofrojnë popullit një zgjidhje afatgjatë, që të mund të sigurojë jo vetëm standardet demokratike të vendit, por edhe një paqe dhe unifikim shoqëror

Me anë të një deklarate, Federata Panshqiptare e Amerikës shpreh shqetësimin për situatën në Shqipëri të cilën e cilëson si të paprecedentë dhe thotë se është thellësisht e dhimbshme, që edhe pas afro tre dekadash pluralizëm, evidentohen probleme të thella lidhur me proceset zgjedhore, ndërhyrja në të cilët është tërësisht e dënueshme.

“Konflikti civil, i cili po hedh shtat dita-ditës nuk duhet lejuar dhe qeveria ka përgjegjësinë kryesore të gjejë rrugët për shuarjen e tij. Ashpërsimi i mosmarrëveshjeve politike shoqërohet fatkeqësisht me ndasi të mëdha shoqërore, gjë e cila dëmton objektivat evropiane të vendit”, thuhet në deklaratë.

VATRA nxit palët të ulen në tryezën e bisedimeve, duke shpresuar që platforma e bisedimeve do të jetë serioze dhe jo thjesht kalimtare dhe njëkohësisht shpreh keqardhjen për humbjen e kohës, nga e cila sipas saj, humbet Shqipëria dhe populli.

75-vjetori i Genocidit grek, Shpëtim Idrizi: Jetojmë në Shqipëri, por gjithmonë do të themi “Pritna nëna jonë Çamëri”

Shoqata Çamëria dhe PDIU kanë zhvilluar pelegrinazh në Varrezat e Kllogjerit, në Konispol, në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Mijëra shqiptarë të Çamërisë, por edhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe në Varrezat e Kllogjerit, në vendin ku humbën jetën më shumë se 2900 çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre. Në këtë pelegrinazh ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, kryetari i Shoqatës Çamëria Dritan Sejko, Aqif Rakipi, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda, deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu dhe kryetari i Shoqatës Çamëria në Kosovë, Nexhmi Muqiqi.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh se shqiptarët e Çamërisë nuk kanë harruar Genocidin që ndodhi ndaj tyre, prandaj edhe sot janë akoma më të fortë. Z.Idrizi theksoi se shqiptarët e Çamërisë jetojnë në Shqipëri, por mendjen dhe zemrën e kanë në Çamëri

“Fatkeqësia më e madhe për ne do të ishte harresa, sepse nuk ka komunitet të madh apo të vogël. Nuk ka popull të vogël apo të madh. Ka komunitet, i cili ose dorëzohet para padrejtësisë, nuk lufton dhe është i destinuar të zhduket, ose ka si ne shqiptarët e Çamërisë që ky 75-vjetor tregon se jo vetëm nuk jemi asimiluar, por kemi 75 vjet që luftojmë dhe do të luftojmë, deri sa të ngelet çami i fundit i gjallë. Kjo është forca e komunitetit tonë, që duket sikur padrejtësia ka ndodhur dje. Harresa është me e keqe se sa morti, prandaj tani që ka kaluar 75 vjet, duket sikur krimi shtetëror grek ndaj një popullsie të pambrojtur, ka ndodhur dje. Prindërit tanë, gjyshërit tanë, nuk lejuan kurrësesi që ne të na pllakoste harresa. Duhet të plotësojmë amanetin e të parëve, drejtësi për Çamërinë. Ne punojmë dhe jetojmë në Shqipëri, por ne e dimë shumë mirë që kokën e kemi në Çamëri, aty ku janë shtëpitë, trojet dhe tokat tona, që presin të zotët e tyre. Edhe prindërit dhe gjyshërit tanë kur ikën nga Çamëria, kokën e mbajtën pas. Nuk thanë dhe nuk themi kurrrë “Lamtumirë Çamëri”. Jo! Ne gjithmonë do të themi “Pritna nëna jonë Çamëri”, se i ke të zotët në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që rreh zemër shqiptari. Kur të parët tanë, prindërit dhe gjyshërit u nisën dhe morën rrugën për në Shqipëri, të detyruar nga Genocidi, ata gjatë gjithë kohës e mbanin kokën pas. Kush ka shkuar në Çamëri ka parë që ajo tokë është e etur për të parët e saj. Kush ka shkuar në Çamëri ka parë shtëpi të rrënuara, toka të lëna pa punuar, ullinj shekullor që presin të zotët e tyre. Çdonjëri prej nesh që ka shkuar në Çamëri, ka kërkuar shtëpinë etij, ashtu siç ja ka treguar nana apo gjyshi dhe i kemi gjetur, sepse ato janë shtëpitë tona”, – tha z.Idrizi.

Pamje nga 75-vjetori i genocidit grek

Kreu i PDIU-së i kërkoi Kryeministrit që të kalonte nga Varrezat e Kllogjerit për të vendosur një lule. Gjithashtu z.Idrizi kujtoi edhe një fabul me shqiponjën dhe kërmillin.

“Ndërsa ne jemi mbledhur këtu në Kllogjer të Konispolit, prijësi i Rilindasve është duke bërë tubim në Bashkinë e Konispolit. Natyrshëm çdonjëri nga ne do thoshte: Pse nuk kaloi këtu që të hidhte edhe ai një tufë me lule? Për shumë arsye nuk kaloi. E para, sepse Shoqata Çamëria dhe PDIU i kanë kërkuar që këto varreza historike dhe monumentale, të merrnin zyrtarisht statusin e Varrezave Historike. Minimalisht me të njëjtin status që u bënë varrezat e turpit të ushtarëve grek. Sigurisht duke harruar edhe kërkesën që ne shqiptarët e Çamërisë të kishim varreza për ata që u vranë në trojet e tyre, nëÇamëri.

Kam për t’ju drejtuar vëllezërve të mi çamë të Konispolit. Sepse teksa ne jemi këtu, ata janë duke parë se si kryetari i Rilindjes garon me vetveten. Vazhdoni bëni tubimet, priteni, por mos harroni që projekti i Rilindjes ishte që të mos ekzistonte Bashkia e Konispolit. Këtë bashki donin ta bashkonin me Finiqin, bashkinë e minoritetit. Sot e keni kollaj të prisni prijësin e Rilindjes në Konispol, sepse keni djemtë e Çamërisë që e mundësuan që Bashkia e Konispolit të ekzistonte dhe kjo ndodhi fal nesh.

Megjithëse ju po prisni prijësin e Rilindjes, ne 100 herë do ta bënim në Parlament presionin që të ekzistonte Bashkia e Konispolit. Ne do ikim, Rilindja do ikë, por Bashkia e Çamërisë, Bashkia e Konispolit, do të ekzistojë në jetë të jetëve dhe për këtë ne jemi krenar.

Gjithë këto ditë më është kujtuar një fabul. Shqiponja është një shpend krenar, ne e kemi simbol në flamurin tonë. Shqiponja pa një ndër majat më të larta të maleve dhe u nis për të fluturuar aty. Shkoi në majë të malit dhe kur sheh aty një kërmill. Po ti o kërmill këtu, i tha.

Ja ashtu, i tha kermilli, duke u zvarritur dhe duke u lëpirë arrita dhe unë me ty në këtë majë. Sigurisht që ka plot që mund të kenë menduar se mund të arrijnë majat duke u lëpirë, por dinjitetin çdo çam e ka këtu në Kllogjer, në këto varreza, në Shoqatën Çamëria dhe në shtëpinë e vet, PDIU-në. Mund të kenë çdo gjë, por vetëm dinjitet nuk kanë”, – u shpreh Shpëtim Idrizi.

Aqif Rakipi tha se PDIU është e vetmja parti që nuk ka bërë pazare, ndërkohë që ironizoi kryeministrin Rama se nuk do fitojë 61 bashki, por 63.

“Ne jemi këtu sot për të kujtuar shqiptarët e Çamërisë që kanë humbur jetën nga Genocidi grek. Çështja jonë është e gjithë Shqipërisë dhe këtë e tregojnë edhe shqiptarët që janë të pranishëm ngado, edhe nga Kosova. Ne si çam duhet të jemi si Shqiponja dhe jo si kërmilli, sepse shqiponjë jemi edhe vet. E kemi treguar veten që kemi qënë shqiponja edhe në Parlamentin e Shqipërisë, ku me forcë morëm Rezolutën për Çamërinë. Keni dëgjuar për një“çerr” në Tiranë. Një“çerr” që e gjeti Rama duke shitur fiq dhe e bëri kryetar bashkie. Ky “çerr” e di si është, si ai kërmilli që lëpihet dhe zvarritet, prandaj edhe arriti aty. Ky na akuzon ne që kemi bërë pazare. PDIU ka bërë vetëm një pazar me të, që një shesh në Tiranë të merrte emrin “Çamëria”. Dua t’ju them dhe diçka se shoh kryeministrin duke bërë fushatë në gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk ka për të fituar 61 bashki miqtë e mi, ai do të fitojë 63 bashki”, u shpreh Aqif Rakipi.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së,Mesila Doda theksoi se askush nuk do të mund të bëjë pazare me trojet e shqiptarëve.

“Atdheu është një, nga Preveza deri në Mollën e Kuqe. Iduam njëlloj të gjitha pjesët e një atdheu. Por fatkeqësisht atdheu ynë është copëtuar.Kemi parë këto kohë pazare për kufinjtë e Kosovës. U them vetëm diçka. Larg duart nga trojet tona. Këtyre “atdhetarëve” u them të heqin taksën e rrugës së kombit.Ata nuk punojnë as për shtet as për Komb, vetëm për pushtet. E kanë përdorur çështjen çame, a thua se e duan më shumë Çamërinë’, – tha znj. Doda.

Ndërsa kryetari i Shoqatës Çamëria Dritan Sejko, u shpreh se shqiptarët e Çamërisë kanë vetëm një ëndërr, të rikthehen në Çamëri.

“Ky 75-vjetor na tregon se Çamërinë nuk e kemi harruar, përkundrazi, është shumë afër dita jonë kur ne do të shkojmë në trojet tona. Genocidi vrau një pjesë të popullsisë tonë, por ne jemi akoma dhe më të fortë dhe vetëm me një ëndërr: “Të rikthehemi në Çamëri dhe kjo do të ndodhë”, – theksoi z.Sejko.

I pranishëm në këtë pelegrinazh ishte edhe kryetari i Shoqatës Çamëria në Kosovë, Nexhmi Muqiqi, i cili tha se shqiptarët kudo ku jetojnë, nuk e harrojnë Çamërinë.