Shqipëria me shpejti rrufeje do të pësojë ndryshime të mëdha demografike, dhe shqiptarët (ata që mbesin) do të bëhen minoritet në vendin e vet; pasi vendasit do të zëvendësohen me shpejtësi nga të ardhurit.
Fjalët apo shkarravitjet në letër kanë pak vlerë në krahasim me atë që në të vërtetë arrihet nga rezultati.
Një narko-shtet që, nëpërmjet varfërisë (dhe jo vetëm), i detyron banorët të largohen nga vendi.
Një “shtet mafioz” nënkupton një vend ku qeveria dhe krimi i organizuar janë thellësisht të ndërthurur, duke e bërë në thelb vetë shtetin një ndërmarrje kriminale, të karakterizuar nga kapja e shtetit, korrupsioni, kontrolli i shoqërisë dhe sundimi nga elitat që përdorin rrjetet kriminale për pushtet dhe fitim, siç shihet në narko-shtetin e “piktorit” , Shqipërinë e 13 viteve të fundit.
Është një sistem ku ligjet i shërbejnë elitës kriminale, zyrtarët shpesh punojnë me ose janë kriminelë, dhe dhuna policore ruan kontrollin.
Shqipëria nën regjimin kriminel të drogës është bërë një anije që ndodhet shumë më poshtë në det se më parë, por unë nuk bëj pjesë te ata që besojnë se Shqipëria është plotësisht e vdekur, por ne me forcë dhe jo
më me fjalë – duhet patjetër ta përmbysim regjimin mafioz antishqiptar për të shpëtuar vendin dhe popullin. Para së gjithash, trojet shqiptare medoemos duhet të drejtohen nga shqiptarë, në rregull?
Burrat shqipfolës të feminizuar janë i vetmi grup në histori që është idealizuar në pafuqi.
A nuk kishte ndonjë patriot më të madh, më të mirë dhe më të drejtë që mund ta rrëzonte kryekriminelin përtokë, ta kapte për zverku dhe ta dërgonte te djalli në ferr, aty ku i takon të jetë, burgim të
përjetshëm?!
Asgjë nuk dhemb aq ashpër sa maja e një mendimi të ri.
Mendimi i fortë ka krahë pulëbardhe, as oqeani nuk mund ta ndalojë.
Është një mëkat i madh të nënvlerësosh dhe të vrasësh një mendim të bukur dhe konstruktiv. Si mund ta dijë dikush se cili është qëllimi pas fjalimit tënd të përditshëm nëse nuk është i dukshëm?
Ai është tradhtari më i madh dhe krimineli më i rrezikshëm në historinë e Shqipërisë.
Kreu i organizatës kriminale, karteleve të drogës. Një kërcënim i madh për vendin dhe Kombin shqiptar. Një djall i tmerrshëm që është mjeshtër në fushën e tij (hajdut, mashtrues, manipulues…). Armiku
përfundimtar i shqiptarëve dhe udhëheqësi i fuqive të ndyra në Shqipëri. Një shtypës i kombit tim.
Skllevërit më të lumtur që nuk ngrihen ta përmbysin, por përhapin përçarje mes veti, janë indiferent, simpatizojnë apo e përmbajnë kryekriminelin, janë armiqtë më të betuar të jetës dhe lirisë së tyre.
13.02.2026
______________________________
Disa rreshta (nga Ditari im luftarak:
“Dera e pestë e ferrit”… Diku në
Evropë (Shkurt 1995):
(…) Ne po luftojmë kundër barbarëve që kanë kryer gjenocid edhe mbi
shqiptarët që nga viti 1844.
Forcat barbare po përdorin civilët si mburoja njerëzore.
Armiku ka bombarduar me terror popullsinë civile që nga fillimi i luftës.
Ata e bëjnë këtë çdo natë. Dhe me mënyrën se si sulmojnë frontin, me përdorimin e artilerisë dhe duke shembur fshatrat para se të jenë në gjendje t’i marrin ato.
Mes barërave të këqija që rrethonin ndërtesën, një shteg i ngushtë dhe me pluhur gjarpëronte midis murit dhe një gardhi. Hithra thumbuese rriteshin deri në gjoks, dhe lëkundeshin drejt nesh në erë.
Pas ndërtesës, hapësira e ngushtë papritmas u zgjerua në një fushë të shkretë. Ne ecëm përmes një sipërfaqeje të madhe betoni dhe barërash të këqija që rriteshin nëpër çarje. Dielli po shkëlqente dhe një zog
po këndonte diku lart në kashtë. Ishte plotësisht bosh, nuk shihej asnjë shpirt.
– Dhe ku po shkojmë?
I mbrojta sytë nga dielli dhe shikova përreth, drejt pemëve që ai kishte përshkruar, dhe pastaj e pashë atë, një spërkatje ngjyre në një peizazh gri, kafe dhe jeshil.
– Atje. E sheh atë?
Ishte një copë pëlhure kuq e zi, si një flamur kombëtar shqiptar, dhe ndërsa u afruam, ajo valëviti drejt nesh sikur të ishte gjallë. Unë tashmë mund ta shihja se çfarë ishte, por ishte ende një tronditje ta shihja. Lotët më mbushën sytë dhe filluan të rrjedhin para se të mund t’i ndaloja. Ishte sikur të shihja një mik të vjetër dhe një makth.
– Çfarë është ajo?
– Kjo është bluza e shokut tim më të mirë, njërit prej vëllezërve të mi në fushëbetejë, që humbi jetën në luftë një muaj më parë kundër armikut tonë të përjetshëm…
Poshtë saj bluza ishte e lidhur me një lopatë të vjetër e të ndryshkur, e cila ishte ngulur në tokën shkëmbore. Në fund të hendekut, u habita nga një lëvizje, ndërsa një tufë flokësh e errët valëvitej në rrym. Në fillim dukej artificiale, pothuajse si jutë e grisur e ashpër dhe me lëkurë si kanavacë e vjetër. Dhe pastaj papritmas pamja e të gjitha kockave të bardha e të thyera, dhe nuk kishte më rrëmujë.
– O Zot, o Zot.
Zëvendësi im- toger, filloi të bërtiste për përforcime, ndërsa unë u ula në gjunjë midis tokës së thatë dhe gurëve dhe i lashë gishtat të rrëshqisnin mbi butësinë e materialit, duke kërkuar ngushëllim.
– Mendoj se është këtu…
E përgatita mitralozin për betejë dhe u dha urdhër për sulm…
Çdo lot luftëtari që bie, ujit farën e forcës…