Pas takimit entuziast në Lazarat, kryetari demokrat, Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat. Ai premtoi se do ketë hetim për këtë gjë dhe ndëshkim.
“Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga një vizitë, nga vizita ime në Lazarat. Çfarë konstatova aty?
Në bisedimet e shkurtra, konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat. Krime të vërteta me operacionin e tyre anti-drogë. Bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar të vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjeçar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit t’i shkrehin breshëritë pse bënte detyrën.
Një terrorizëm të tillë Lazarati nuk e ka parë kurrë në jetën e tij. Unë i garantoj banorët se shumë shpejt do organizoj skuadra dhe grupe hetime për të mbledhur dhe evidentuar këto krime.
Edi Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për këto krime. Ne mbetemi parti e zbatimit të ligjit, por nuk mund të pranojmë kurrë brutalitete ndaj personave pa asnjë lidhje me operacionin e tyre,” tha Berisha.
“Vizitova Derviçanin, Dropullin. Po shkretohej minoriteti. Ajo zonë ka pesë ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë. Çdo ditë ato përballen me probleme të mëdha të energjisë sepse nuk u dërgohet korrenti 20 kilovolt. U thashë se Edi Rama mund të vijë dhe të thotë disa fjalë greqisht, por ai është hipokrit, një armik i lirive të tyre.
Ndaj u bëj thirrje që të lidhemi me një zotim solemn. Sot armik i qenies së tyre është sekti i Rilindjes, që i vjedh, i plaçkit dhe i keqtrajton ata çdo ditë. Falenderoj edhe njëherë të gjithë mikpritësit e mi, kthehem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre,” theksoi kreu demokrat. syri.net
Komentet