VOAL

VOAL

Berisha jep alarmin, zbulon prapaskenat e një marrëveshjeje Rama-Vuçiç kundër Kosovës

November 22, 2019
7 Comments
  • author avatar
    Ismet 3 years ago Reply

    Berisha per Kosoven nuk ka goje te flasi. I shiti arme Milishevicit dhe ishte i padeshiruar ne Kosove. Me pas beri kompromuse me Hashim Thaçin e tani na hiqet si patriot.

  • author avatar
    Dashamir 3 years ago Reply

Komentet

Leave a Reply to Dashamir Cancel reply

Marrëveshja e detit me Greqinë, Berisha: Rama e shiti! S’ka vend në botë që toleron një tradhtar si ai

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si tradhtarin e kombit. I ndalur tek çështja e detit me Greqinë, Berisha tha se kryeministri Rama është ai që shiti detin.

“Marrëveshja e detit e firmosur në 2009, nuk mund të them se ishte e përsosur por një ekspertizë serioze ndërkombëtare shprehet se linja të përcaktuara do të dërgojë në gjykatë. U vendos një kusht me kusht që Greqia të mos kalojë në 12 milje dhe Greqia ishte me 6 milje, Greqia pranoi të shkojë në gjykatë me marrëveshjen e 6 miljeve sepse e pa që qeveria shqiptare bëri përpjekje për zgjidhje të problemit Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshje, por kjo marrëveshje kishte një shans që ishte ligji ndërkombëtar. Këto verbërisht e ç’bënë gjithë këtë punë që ishte bërë. Filluan marrëveshjen nga e para me Kotsias dhe pas 34-vitesh negociata kur do firmosnin marrëveshje të re, ishte në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese dhe i thanë palës greke që tani na del gjykata. Në këtë rast Greqia përdori të drejtën që nuk mund t’i mohohej,. Në ligjin ndërkombëtar ka të drejtë 12  milje, Edi Rama e njohu këtë të drejtë, Edi Rama shiti detin. Kishte vetëm një shpresë aty, që ky ishte një proces në marrëveshje e sipër dhe rregullat e lojë i ndryshon në proces e sipër. Nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshje të 2009, as për marrëveshje që negocioi me Kotsia, por për të përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër, dhuratë plotësisht e Edi Ramës, për shkak të largimit të tij nga gjykimi i marrëveshje së 2009. Marrëveshje 2009 po shkonte në Gjykatë dhe ky zotëri tani ka bërë çdo hap në kundërshtim më Gjykatën Kushtetuese. Për këtë nuk ekziston as gjykatë dhe as gjë tjetër. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetën. Në marrëveshjen  e 2009 që të gjitha zonat e gazit dhe naftës që binin në ujërat territoriale të Shqipërisë. Në marrëveshjen që do firmoset me 12 milje shuma është mld euro. Ky është aspekti i Edi Ramës me interesin kombëtar. Nuk ka vend në botë që toleron një tradhtar si ky përveç Shqipërisë. Qëndrimi i tij tjetër është ai më cinik më shkatërrimtar, i vjedhjes dhe mashtrimit të përditshëm. Ju e patë se si u tret, si brima para diellit, shteti digjital i Shqipërisë”, tha Berisha.

(Balkanweb)

“Tërhiquni nga vendimi dhe hapni shkollën”, nxënëset e “Mehmet Akif” protestë për 60 minuta para Kryeministrisë, dorëzojnë peticionin me mbi 10 mijë firma

Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe banderola në duar, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” i janë drejtuar Kryeministrisë, për të çuar zërin e tyre të protestës poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe thirrje si; “mbyll një derë shkollë, hap një derë burgu’ apo ‘Po godisni brezin e ardhshëm’, protestueset ecën përgjatë rrugës së Durrësit, dhe u stacionuan për rreth 60 minuta para Kryeministrisë, duke kundërshtuar kështu vendimin për mbylljen e kolegjit. Ata dorëzuan dhe peticionin me 10 mijë firma pranë Kryeministrisë, ndërsa paralajmëruan se do të vijojnë të protestojnë nëse qeveria nuk tërhiqet.

Më herët ato ishin në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif”/ “Merruni me pronarët”, protestueset në mes të shiut i kthehen Ramës: Dilni nga zyra dhe na jepni përgjigje!

Mes shiut, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, ku po protestojnë para Kryeministrisë, që të dalë nga zyra dhe t’i japë atyre një përgjigje se pse u mbyll shkolla.

Një prej nxënëseve pohoi se kryeministri duhet të përgjigjet se çfarë kushtesh nuk plotëson kolegji. Mes të tjerash ajo komentoi dhe reagimin e Ramës, duke shtuar se ato nuk merren me çështje ligjore.

“Ministre dhe zoti Kryeministër ne jemi këtu si nxënës dhe për të drejtat tona, ndaj dilni dhe përgjigjuni protestuesve këtu se pse nuk i plotëson shkolla jonë standardet. Pasi nga çështja ligjore do merremi në gjykatë.”, tha një prej protestuesve.

Ndërkohë nëna e një vajze që studion në këtë shkollë tha se ata duan që të vazhdojë mësimi.

“Unë e vlerësoj vëmendjen e shtetit, kjo ishte zgjedhja jonë. Nëse ka gjëra që mund të rregullohen, të rregullohen dhe mos t’u ndërpritet arsimi fëmijëve. Ne kemi zgjedhur atë shkollë, shpresoj të merret një vendim i drejtë. Duam të vazhdojmë mësimin, të mos ndërpritet dhe pikërisht në atë shkollë që kemi zgjedhur.”, pohoi nëna e një protestueseje.

REAGIMI I RAMES
Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.
(BalkanWeb)

Arrestohet në Kolumbi “Gucci”, një nga shqiptarët më të kërkuar në Evropë, ja për çfarë akuzohet (Emri)

Arrestohet një shqiptar i shumëkërkuar në Kolumbi. Nga fundi i vitit 2020, hetuesit e Policisë Dijin morën informacione për Denis Klironomi që njihej me nofkën ‘Gucci’, një trafikant i njohur droge në bregun verior të Kolumbisë, gjoja nga Republika e Kosovës, i cili rezultoi të ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë.

​​‘Gucci’, një nga më të kërkuarit në Shqipëri dhe Evropë, kërkohej nga Interpoli, tha kolonele Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

Whatsapp Image 2022 09 26 At 08.12.22

Një grup i posaçëm hetuesish nisi ndjekjen, por sa herë i afroheshin gjurmëve të kriminelit, ai zhdukej sepse “çdo muaj ndryshonte vendbanimin. Ka qenë kështu për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla”, zbuloi një hetues i Policisë Dijin.

Për një javë, shqiptari me pseudonimin ‘Gucci’ nuk doli as në dritare, derisa më në fund arritën ta regjistronin dhe një tatuazh në krahun e majtë e lejoi atë të identifikohej.

Por kur u kap, sipas hetuesit të Dijin, ai u tha uniformave “se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Përveç kësaj, ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, të cilëve iu tha të paguanin çfarëdo shume parash që të mos e ekstradojnë”.

Koloneli Salazar shpjegoi se ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohet për trafik të drogës, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.bw

15 vjet nga ndarja e françeskanit At Zef Pllumi nga jeta

VOA/Pëllumb Sulo

Në mjediset e bibliotekës së françeskanëve “At Gjergj Fishta”, në kuvendin e françeskanëve në Shkodër, kujdestari i kësaj biblioteke, At Viktor Demaj, gjendet i rrethuar mes librave, dorëshkrimeve dhe fotove të fratit fançeskan At Zef Pllumi, i cili u nda nga jeta tokësore 15 vite më parë, në moshën 83 vjeçare.

At Viktor Demaj thotë se, këtë përvjetor e kremtojmë duke rishiku jetën dhe veprën e tij, kryesisht veprën monumentale, trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”. Ai shton se të gjithë duhet të reflektojnë rreth kësaj vepre, jo vetëm në aspektin letrar e historik të saj, por edhe në aspektin filozofik, në mënyrë që të bëhemi më të përgjegjshëm.

Bahen shumë pyetje brenda kësaj vepre; si asht e mujtun që njeriu me i ba një të keqe tjetrit, me arritë me ba ato veprime, që nuk mund t’i kryj asnjë qenie e gjallë në këtë univers. Ajo ç’ka në të vertetë At Zef Pllumi na fton me reflektu asht pikërisht kjo; me u ba të vetëdijshëm, të përgjegjshëm. Unë kishe me shtu edhe me u ba solidar me ato viktima të asaj kohe. Edhe pse ka kalu një periudhë 30 vjeçare, prapseprapë ato viktima të komunizmit, të asaj kohe, kanë nevojë për një ndjenjë përgjegjësie, kërkimi faljet.

Vepra e At Zef Pllumit, thotë At Viktor Demaj, i ngjan një universi kulturor me peshë në kulturën kombëtare. Ajo është botuar tashmë në tërësinë e saj, por At Viktor Demaj thotë se ka ende dorëshkrime të shkurtëra apo artikuj të mbetur pa përfunduar, ngjarje që nuk ka arritur t’i tregojë deri në fund, materiale këto që mund t’i shërbejnë jo vetëm lexuesit, por edhe studiuesve.

E lexojmë veprën e tij në të gjitha aspektet; poezinë, studimet mbi folklorin, themelimin e revistës “Hylli i Dritës”, botimin e “Ditarit”, ai filloi me botu ditarin e At Pal Dodajt, fillimin e botimeve të kolanës së shkrimtarëve françeskanë. Pra, mund ta shikojmë në një lloj universi kulturor i cili ban pjesë në ato personalitete të mëdhaja të kombit tonë. Për këtë arsye asht mirë që, këto personalitete të lexohen, të kujtohen, të shpallen, të mësohen edhe breznitë e reja me këtë kontribut që kanë dhanë”.

At Zef Pllumi përjetoi thellë peshën e regjimit komunist. U dënua dy herë dhe kaloi gati 30 vite të jetës në burgjet e diktaturës. Ishte françeskani i fundit që arriti t’i mbijetojë ferrit komunist për të rrëfyer mbi jetën e tij dhe persekucionin ndaj klerit dhe shqiptarëve.

Vuajtja e tij burgjeve, persekutimi që pësoi, e kanë modifiku edhe karakterin e tij. Unë dhe françeskanët e tjerë ishim djem të rinj në ato kohë kur ai kaloi vitet e fundit pranë kuvendit françeskan. Sigurisht, kishim kontakte dhe marrëdhënie pothuajse përditë dhe na bante përshtypje ai vështrimi i tij shumë i thellë, ato sytë e tij të mëdhej kallxonin shumë”.

Duke iu rikthyer veprës kryesore të fratit françeskan At Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”, At Viktor Demaj thotë se kjo vepër përcjell mesazhe universale, për të gjitha kombet, ç’ka përkon edhe me situatën globale dhe agresionin rus në Ukainë.

Asht nji vepër që, jo vetëm na shërben ne, por i shërben edhe kombeve të tjera se si duhet të kemi kujdes nga totalitarizmat, nga ato ide politike që kthehen në ide vrastare. Ne mund të kemi ide të ndryshme politike, po nuk kena pse me u vra me njeni-tjetrin, me marrë pushtetin dhe me eleminu tjetrin. Secili ka idetë e veta, ka personalitetin e vet, identitetin e vet, dhe jep kontributin e vet me krijimtarinë e tij, me mendimin e tij. Ktë na fton At Zef Pllumi”.

Mbyllja e kolegjit turk, nxënësit protestojnë të hënën para Ministrisë së Arsimit

Gjimnazistët e kolegjit turk, “Mehmet Akif” do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar vendimin për mbylljen e këtij institucioni arsimor.

Protesta do të zhvillohet ditën e nesërme më 26 shtator, në orën 10:00. Pas ministrisë së Arsimit, ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Tre ditë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”.

Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.

Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve.

Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit.syri.net

‘Çmenden’ çmimet e pronave në Vlorë, bum kërkesash nga rusët

Shumë shtetas rusë, të cilët po largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të vendimit të Putinit për mobilizim ushtarak, po gjejnë strehë në vendin tonë. Rusët janë të përqendruar në zonat bregdetare, kryesisht në Vlorë. Pas kërkesave të shumta për shtëpi, në qytetin bregdetar çmimet e apartamenteve janë rritur më shumë se 30% 

SYRI TV

Shumë shtetas rusë, të cilët janë larguar nga vendi për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, kanë pasur kërkesa të shumta nga për të blerë apartamente në qytetin e Vlorës. Kjo është shoqëruar me një rritje të çmimit të apartamenteve deri në 30%. Agjentët imobiliarë thonë se sipas legjislacionit ata mund të pajisen me leje qëndrimi afatgjatë në vendin tonë, nëse kanë çertifikatë pronësie të një apartamenti në Shqipëri. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, duket se nuk është mirëpritur nga shumë shtetas rusë, të cilët kanë zgjedhur të largohen nga vendi.

Alvaro Dalipi, drejtues i një agjencie imobiliare në Vlorë, tregon se gjatë muajve të fundit ka pasur kërkesa të larta nga shtetasit rusë, për të blerë apartamente në qytetin e Vlorës. Dalipi thotë se legjislacioni shqiptar u krijon lehtësira shtetasve rusë për t’u pajisur me leje qëndrimi afatgjatë në vendin tonë, nëse ata kanë një çertifikatë pronësie të një apartamenti në Shqipëri. Alvaro Dalipi tregon se veç rusëve, kërkesa të larta për blerje apartamentesh ka dhe nga shtetasit bjellorusë, ukrainas apo dhe italianë.

Ndërkohë, kërkesat e larta nga të huajt, kanë rritur deri në 30 përqind çmimin e apartamenteve në Vlorë. Këtë e dëshmon kreu i dhomës së industrisë në Vlorë, Arben Breshani, i cili shprehet se nga 600 deri në 800 euro që ishte metri i katrorit një vit më parë, tashmë ka kapur shifrën 1000 deri në 1500 euro metri/katror.

Zonat më të shtrenjta në Vlorë janë ato përgjatë Lungomares, qendra apo dhe zona e bulevardit Vlorë-Skelë, ku çmimet mund të shkojnë edhe në 2000 euro metri i katrorit.

‘Skavica’, Berisha thirrje dibranëve: Mos lejoni që Rama të zhdukë nga harta 40 fshatra, mobilizim popullor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët dibranë dhe jo vetëm nuk duhet të lejojnë që të jetësohet projekti për Skavicën në këtë zonë.

Në një komunikim online me qytetarët, Berisha theksoi se Rama tenton të zhdukë nga harta e vendit 40 fshatra të Dibrës së Poshtme, ndaj edhe sipas tij duhet mobilizim popullor.

“Institucionet në këtë vend janë në dorë të një njeri. Shqipëria është diktaturë e një partie. Çdo pushtet në këtë vend është apo buron nga Partia Socialiste. Kjo ide është për fat të keq fiktive. Kundërshtimi është popullor. Qytetarët e Dibrës dhe mbarë Shqipërisë s’duhet të lejojë Edi Ramën që të zhdukë nga harta e vendit rreth 40 fshatra, pjesën më pjellore të Dibrës. De-facto asgjësimin e Dibrës së poshtme. Mobilizimi popullor është zgjidhja.”, tha Berisha.bw

PD: Gjimnazistët mbeten pa shkollë, Bashkia e Tiranës është përgjegjëse

Partia Demokratike denoncoi sot se katër muaj pas afatit të përfundimit të punimeve, shkolla ‘Besnik Sykja’ mbetet ende e parikonstruktuar.

Deputetja Ina Zhupa tha se Bashkia e Tiranëës është përgjegjëse, pasi ka lënë në harresë gjimnazistët.

DEKLARATA E PLOTE

Viti i ri shkollor nuk nisi normalisht për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Besnik Sykja” në Tiranë.

Kjo është një nga shkollat e shumta, të cilat Parti Demokratike i ka denoncuar me fakte dhe prova këto ditë se si nuk po zhvillohet mësimi normalisht dhe se si nuk janë plotësuar standardet, afatet, detyrimet kontraktore që ka Ministria  e Arsimit, Bashkia Tiranë, por i gjithë shteti shqiptar në lidhje me shkollimin dhe arsimimin e fëmijëve, nxënësve, gjimnazistëve të kryeqytetit.

Mbrapa meje ndodhet tabela e punimeve për rikonstruksionin e shkollës “Besnik Sykja”.

Nga vetë tabela, nga ajo që thotë vetë Bashkia Tiranë, por edhe kontraktori, kjo kontratë e punimeve duhet të kishte përfunduar në datën 04.05.2022. Ne ndodhemi në shtator të vitit 2022 dhe është shumë larg i të quajturit i përfunduar.

Përkundrazi oborri i kësaj shkolle është plotë me inerte dhe e largët duket data në të cilën do të mund të kthehen gjimnazistët për të kryer shkollën e tyre në godinën e Besnik Sykjes.

Kjo është një harresë, kjo është një indiferencë, kjo është një mos përgjegjshmëri  e institucioneve shtetërore për detyrat që kanë për t’ju ofruar shërbimin mësimor gjimnazistëve dhe mësuesve të shkollës “Besnik Sykja”.

Ata sot e zhvillojnë shkollën me turne, duke shkuar në një shkollë tjetër në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

Në mënyrë të tillë ne kemi shkaktuar, Ministria e Arsimi, Bashkia Tiranë ka shkaktuar një kauzë në sistemin arsimor duke bërë që shumë shkolla të Tiranës vetëm nga indiferenca dhe papërgjegjshmëria e tyre të kryejnë mësimin me 2 apo me 3 turne.

Ky është sistemi arsimor që kemi sot, fjalët e propagandës që flasin për digjitalizim, për ndërkombëtarizim, për shkolla me teknologji të fundit janë jashtëzakonisht shumë larg realitetit të këtyre shkollave të shembura dhe të mësimit me turne që zhvillohet në shkollat e kryeqytetit.

Arsimi është në rrezik, shqiptarët janë në rrezik dhe zgjedhin çdo ditë e më shumë të largohen nga vendi.

syri.net

Akuza e fortë e Berishës: Sulmi kibernetik nga hakera rusë e serbë. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi dje se sulmi kibernetik në vend ka ardhur nga hakera serbë dhe rusë.

Sipas tij edhe Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë.

Sali Berisha: Dua të informoj shqiptarët nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë pjesëmarrës hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.  Kjo është e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i Zi gjithashtu është nën sulm, edhe Maqedonia. Nuk kam të dhëna për këto dy të fundit që të jenë sulmuar nga Shqipëria. Kjo do të thotë një penetrim të plotë të hakerave serbë ose rusë. Specialistë të kësaj fushe kanë deklaruar se sulmet kanë ardhur nga rajoni. Rama do ti mbyllë të gjitha me Ajatollahët. Aleatët duhet të dinë të vërtetën. Databaza e policisë shkencore që ka shenjat e gishtave, grupet e gjakut, nuk ka asnjë lidhje me portalet, ka lidhje direkte me ndërhyrje të hakerave të qeverisë që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin.

Janë me dhjetëra orë komunikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale, në Shqipëri, në Dubai, në Amerikën Latine, në Meksikë dhe kudo. Unë mund tu deklaroj se personalisht Edi Rama është sipas të gjitha indicieve ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar.bw

Berisha telekonferencë me Antonio Tajanin dhe Paolo Barellin: Shqiptarët mbështesin ‘Forza Italia’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një telekonferencë me Antonio Tajanin, koordinator kombëtar i ‘Forza Italia’, dhe Paolo Barelli, president i deputetëve të partisë së ‘Forza Italia’.

Gjatë bisedës, Berisha është shprehur se ‘miqësia me Presidentin Berlusconi mbetet ende e fortë. Komuniteti shqiptar do të votojë ‘Forza Italia-n’ për vizionin pro-evropian dhe të moderuar që përfaqëson’.

Komunikatë për shtyp e Forca Italia

ZGJEDHJET: KOMUNITETI ITALO-SHQIPTAR PËRKRAH FORZA ITALIA

Komuniteti shqiptar i Italisë është përkrah Forza Italias sepse konsiderohet një parti e ndjeshme ndaj problemeve sociale, e vëmendshme ndaj minoriteteve, e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave dhe në zbatim të ligjit.

Ky është, në mënyrë të përmbledhur, mesazhi i Sali Berishës, ish-president i Republikës së Shqipërisë, kryeministër dhe lider historik i qendrës së djathtë, për të gjithë ndjekësit e tij që jetojnë në Itali. 

Berisha foli në një telekonferencë me Antonio Tajanin, koordinator kombëtar i Forca Italia, dhe Paolo Barelli, president i deputetëve të partisë. 

Në takim morën pjesë përfaqësuesit kryesorë të komunitetit shqiptar.  Gjatë takimit, Berisha shprehu afërsinë dhe mbështetjen e ti për Forza Italia dhe gjithë koalicionin e qendrës së djathtë, me rastin e kësaj ngjarje të rëndësishme dhe delikate elektorale.

‘Miqësia me Presidentin Berlusconi – tha Berisha – dhe shpërndarja e programeve të Forza Italia janë të vjetra dhe të forta edhe sot e kësaj dite.

Për këtë arsye ftoj – saktësoi ai – komunitetin tonë të madh, ku bëjnë pjesë shumë qytetarë italo-shqiptarë, për të votuar me bindje Forza Italia për vizionin pro-evropian dhe të moderuar që përfaqëson’.

Tajani dhe Barelli falënderuan për ndjeshmërinë e treguar ndaj çështjeve që kanë qenë gjithmonë të dashura për lëvizjen blu, duke shtuar se gatishmëria e Berishës konfirmon bashkëpunimin tashmë të krijuar me drejtuesit e territorit.

Presidenti Berlusconi përmes Tajanit falënderoi mikun e tij Berisha për fjalët, duke besuar së shpejti në një takim që do të vulosë ndarjen e synimeve të përbashkëta në një të ardhme të afërt.

syri.net

Mbyllja e shkollave të Gylenit, si e kundërshtoi Ditmir Bushati ‘live’ kërkesën e homologut turk në Tiranë në 2018

Vendimi i djeshëm i qeverisë shqiptare për të mbyllur kopshtin e “Turgut Ozal” dhe shkollën e vajzave “Mehmet Akif” është një kërkesë e hershme e qeverisë turke, por që fillimisht hasi në kundërshtimin e ish ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, ish ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në 19 tetor 2018 i kërkoi Bushati tqë të largojë “terroristët turq”, që, sipas tij, kanë hyrë nëpër institucionet shqiptare. Ai tha se Shqipëria duhet të mbyllë të gjithë institucionet të cilat kanë lidhje me organizatën e FETO-s.

“Ne kërkojmë eliminimin e veprimtarisë kundër shtetit turk që zhvillohet këtu. Miqve tanë shqiptarë i kemi dhënë listën me emra, kemi kërkuar ekstradimin e tyre edhe në mënyrë zyrtare. Ne nuk do të mbanim kurrë terroristë shqiptarë në Turqi, kështu që të njëjtën gjë pres që të bëjë edhe Shqipëria. Falë guximit dhe urtësisë së Presidentit të Turqisë u bllokua grushti i shtetit. Ata kanë përdorur shumë mirë sistemin arsimor dhe kanë hyrë në institucione. Sigurisht, kjo është organizatë e rrezikshme, e dimë se këtu kemi anëtarë të FETO-s. Në dëshirojmë dhe presim të mbyllen institucionet anti-turke në Shqipëri. Kjo organizatë është një kërcënim tepër serioz edhe për Shqipërinë dhe ata mund të bëjnë çdo gjë”, tha Çavusoglu.

Por në të njëjtin moment ai hasi në kundërshtimin e hapur të ish ministrit të jashtëm Bushati.

“Është ai qëndrim i njohur që ka të bëjë me ADN e kombit shqiptar, me parimin e laicitetit që ishte parim udhërrëfyes i rilindasve tanë, i etërve themelues të shtetit shqiptar. Do të ishte absurde që të mendohej që shteti shqiptar të mund të përfshihet në çështjet fetare, e jo më vend i huaj, qoftë edhe një vend mik siç është Turqia”, deklaroi Bushati.bw

 

Ambasadorja e BE: Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave

Luftën kundër trafikimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit janë kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, ndërkohë që ka nisur rrugën e anëtarësimit në BE, pas çeljes së negociatave.

Këto kushte i bëri të ditur sot ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann. Në prezantimin e projektit të Bashkimit Europian EU4LEA, për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, ambasadorja tha se çelja e negociatave ka sjellë një rrugë maratonë dhe se duhet bashkëpunim.

Hohmann e cilësoi kusht të rëndësishëm daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, ndërkohë që do të nisë procesi i plotësimit të kapitujve. Po ashtu ajo veçoi se do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve.

Së katërti; do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore.

Së pesti; zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta.

Ne duam që Shqipëria të dalë e suksesshme në këtë përpjekje, prandaj jemi këtu. Ky projekt për zbatimin e ligjit është këtu. Sipas këtij projekti shtete anëtare janë të gatshme për të bashkuar forcën që të japin ekspertizën e duhur. Duhet të punojmë së bashku për një Shqipëri më të sigurt.

 Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Ne do të vazhdojmë të mbështetemi te angazhimi juaj i plotë. Në një botë që është gjithnjë edhe më e turbullt bashkëpunimi në fushën e drejtësisë duhet të jetë më i fortë. Kjo kërkon edhe një dialog të fortë në nivelin politik.

Në 3 dhe 4 nëntor Tirana do të mirëpresë takimin ministerial mes BE dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ajo.Lapsi


Send this to a friend