VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Beniamin Bakalli flet nga Spaçi: Komunizmi po instalohet në Shqipëri dhe ne duhet të veprojmë

By | September 9, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Lili 2 years ago Reply

    Na humbi ideali per te cilen shpresuam.kemi humbur rrugen.

Komentet

Banka Botërore: Hartat ekzistuese kadastrale në Shqipëri – mospërputhje të mëdha me situatën në terren

Studimi më i fundit i financuar nga BB, për hipotekat dhe kadastrat në Shqipëri zbuloi se hartat ekzistuese kadastrale në ZRPP kanë një tendencë të lartë të mos jenë në përputhje me situatën në terren.

Një prej problematikave që haset më shpesh është se njësitë e pasurive të paluajtshme (parcelat dhe ndërtesat kadastrale) në shumë raste janë të pozicionuara gabimisht. Me kalimin e kohës, për shkak të ndryshimeve në specifikime dhe në sistemet e referencës, problematika është rritur.

Një tjetër problem është se, në shumë raste, ka kopje të ndryshme të së njëjtës fletë harte dhe shpesh është e paqartë se cila hartë është më aktuale ose e sakta. Vendimet shpesh merren duke përdorur njohjet mbi të shkuarën e personit ose pronës.

Për më tepër, në zyrat e hipotekave të dhënat mbi parcelat nuk mungojnë por nuk dihet më saktësi statusi i pronësisë së tyre.

Spas studimit, situata është përgjithësisht më e ngatërruar ne zonat urbane, sidomos në Tiranë dhe rreth saj dhe në disa prej zonave bregdetare më të mëdha ku ka shumë ndërtime informale.

Rastet e gjetura ilustrojnë disa lloje të mospërputhjesh kur krahasohen parcelat kadastrale ose blloqe parcelash, me ortofotot e vitit 2007.

Në përfundimet e studimit të BB vihet re se përgjegjës për gabimet janë punonjësit aktualë deh ish punonjësit në zyrat hipotekore.

Gabimet më së shumti janë akumuluar për shkak mospërputhjeve që vijnë edhe nga mungesa e dokumentacionit.

Gabimet në regjistrimet e pronave përgjithësisht reflektojnë kufijtë të gabuar, madhësinë e parcelës dhe dokumentet e pronësisë.

Gabimet zakonisht zbulohen në kohën kur bëhet një transaksion në njësinë përkatëse të pasurive të paluajtshme. Deri në kohën kur bëhet një transaksion, pronari i pronës ose pronarët ngjitur të pronave nuk kanë njohuri për gabimet që lidhen me pasurinë.

Burimi: Monitor

Tragjedi në Tiranë, bie skela nga pallati, vdesin dy punëtorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku skela e një pallati në rikonstruksion është shembur, për pasojë ka humbur jetën një punonjës dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”.

Në pallatin me rreth 10 kate po bëheshin rikonstruksione në fasadën e tij ku në momentin e punës është shkëputur skela në dy prej kateve të godinës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy punonjës dhe janë mbetur të plagosur 2 të tjerë. Të plagosurit janë Genti Bardhi 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e ‘Elbasanit’ pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjmë me dije se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë: O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç”, njofton policia.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën, e ndërsa mendohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike.

Guri prehistorik në Mirditë do të zhvendoset në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë

Guri i gjetur rreth dy javë më parë në Fan të Mirditës, do të merret në mbrojtje dhe të vendoset në Muzeun Historik Kombëtar.

Një grup specialistësh dhe përfaqësues të ministrisë së Mjedisit kanë lidhur edhe një kontratë dakordësie me banorët e zonës ku u gjet guri prehistorik.

“Kushte atmosferike do të ndikonin. Guri kur është gjetur por ka patur krisje. Pasi shkruam një kontratë me ministrin dhe ta takonim do ti kërkojmë që fshati të shpallet turistik dhe të vihet dorë për relievin që janë mahnitur  të gjithë. Edhe pse me breng. Është një zonë fantastike, kur të shohin me sytë e tyre duhet mbrojtur nga shtetit.” ka deklaruar një nga banorët e zonës.

Ky zbulimi i rrallë, ka emocionuar së tepërmi banorët e kësaj zone, të cilët e kundërshtuan idenë e lëvizjes së gurit nga vendi ku u zbulua fillimisht por tashmë duket se gjërat janë ndryshe.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë Gjerg,j Marku thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike. Sipas tij objekti pritet të hapë një dritare të re në historinë e kësaj treve dhe me një vëzhgim të parë ai shprehet se ato mund të jenë pintograme.

(Video) Basha nxjerr videon me emrat: Krahasuar me Ramën, Valdrin Pjetri, kriminel i rangut të tretë

 

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është kriminel i rangut të tretë”. Keshtu ka  deklaruar sot kreu i PD-se, Lulzim Basha, teksa e cileson Ramen, si nje rrezik për çdo familje.

 

basha seliq

Në një video bashkëngjitur statusit te postuar sot ne faqen e tij ne Facebook, Basha sjell në vëmendje kryebashkiakët socialistë dhe deputetët e PS që kanë pasur probleme me ligjin dhe fshehjen e të shkuarës, nga Mark Frroku dhe Saimir Tahiri dhe nga Elvis Roshi te Vangjush Dako.

REAGIM I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.”

 

#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk

Dënimi në Itali – PD i kërkoi verifikimin për Valdrin Pjetrin, vjen përgjigja e Prokurorisë

Prokuroria e Pergjithshme i ka kthyer pergjigje Partise Demokratike pasi kjo e fundit disa dite me pare iu drejtua me nje kerkese per verifikimin e figures se Valdrin Pjetrit, kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, i cili te enjten e 15 gushtit dha doreheqjen.

PERGJIGJA E PROKURORISE

 

Lënda: Kthim përgjigje

SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE Z. Gazmend BARDHI

Në përgjigje të kërkesës suaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019, mbi proçedurën e verifikimit të subjektit Valdrin Pjetri, kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, ju informojmë se:

Më datë 05.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën tuaj për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Brenda njëzetekatër orëve, ka filluar procedura e verifikimit.

Më datë 06.08.2019, me administrimin e formularit të vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Konkretisht:

Më datë 06.08.2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda).

Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Për sa i përket proçedurës së verifikimit jashtë territorit të Shqipërisë, më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.

Në vijim të kësaj proçedure, më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian, të vëna në dispozicion me shkresën tuaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019.

Për sa më sipër ju sqarojmë, se në zbatim të afateve të parashikuara në Kreun 5, pika 9, të Vendimit nr 17, të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” do t’ju komunikojmë rezultatin e verifikimit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

PROKURORI I PËRGJITHSHËM
ARTA MARKU
Në mungesë dhe me urdhër
Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë
dhe e Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen
Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike

ADNAN XHOLI

Dritan Demiraj: “Talenti” Valdrin dhe Mimi! – Kush është ish-ministrja që promovoi Valdrin Pjetrin

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka zbardhur më shumë nga e shkuara e Valdrin Pjetrit, i cili më 30 qershor u shpall fitues i Bashkisë Shkodër. Sipas Demirajt, qeveria që “e lëshoi” pas denoncimit të PD (publikoi letrat e dënimit të tij në Itali), vite më parë e ka promovuar përmes Mimi Kodhelit, në kohën kur sapo ajo mori postin e Ministres së Mbrojtjes.

“Sapo u ul në karrigen e Ministrisë së Mbrojtjes, emëroi në detyrat më të rëndësishme ku manipulohej, vidhej dhe grabiteshin pronat e Ushtrisë, “mjeshtrin” Valdrin! Madje duke i besuar postin e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave, më pas në vitin 2015-2018 e emëron Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes, një nga drejtoritë ku 70% e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes Menaxhohej nga ky “talent”, ku kishte në vartësi Drejtori të rëndësishme atë të Prokurimeve, Pronave, Financës, shitjeve të Armatim dhe Municione etj…”, shkruan ish ministri.

 

Reagimi i plotë:

“Talenti” Valdrin dhe Mimi!

Zgjedhjet janë një barometër se sa mirë funksionon një demokraci, nëse pretendohet se Shqipëria ka demokraci, por realiteti tregon se nuk ekziston një gjë e tillë dhe vendi po shkon drejt një diktature të re të kamufluar. Kjo diktaturë e re apo autokraci është ndërtuar rreth një individi biologjikisht me simtoma psikonarkomani dhe i shoqëruar me “sektin Pink “ e hanëmet e “Harremit” të Ripjelljes! Ky konglomerat politik, ka lënë me dhjetra raste “shtatëzënë” ish-Partinë Socialiste, duke bërë “aborte” të njëpasnjëshme të detyruara nga skandale të pafundme, ku “Poturaxhiut” po i grisen poturet si brekët e Shukriut!

Rama mban fantazitë e pushtetit të pakufizuar, duke ecur me logjikën e mbijetesës politike duke paguar mercenar elektoral (banda kriminale dhe propagandistike), mercenar politik në sistemin e drejtësisë, policisë dhe strukturave të tjera të sigurisë. Secili prej këtyre mercenarëve elektoral, kërkon shumë më tepër para dhe ofiqe të pamerituara sesa kërkon një votues në një demokraci.

Kjo qeverisje ka krijuar vetëm kaos institucional, politik dhe drama sociale që do të jenë shumë të vështira për tu harruar. Shqipëria me tërësinë e institucioneve që drejtohen nga banda kriminale e “rilindjes” vetëm shtet nuk mund të quhet!

Qeverisja e “ripjelljes” vazhdon të pjellë vetëm hajdut, narkotrafikant, mashtruesa, narçist, nihilist, injorant, komik, hipokrit, poturaxhi duke humbur dinjitetin njerëzor dhe kombëtar! Rasti i fundit i denoncuar si dhe dhjetra skandale të mëparshme nga Opozita dhe Lideri i saj zoti Lulzim Basha, është rasti i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike promovohet në detyrat më të larta të institucioneve të mbrojtjes, sigurisë si dhe së fundi të “vetë emërohej”, Kryetar i Bashkisë të Shkodrës si Kryeqëndra e Veriut të Shqipërisë.

Por, Kryetrafikanti “Poturaxhi” në momentet kur nuk ka asnjë alibi tjetër për të mbrojtur bashkëpuntorët e tij, të cilët kanë dalë “cullak” dhe rrezikojnë pushtetin e tij thekson: “Nuk kanë më punë me PS ata, ne jemi me ligjin, jemi me shtetin”, ato janë një “dru i shtrembër” si rasti i Tahirit, Roshit, Shukriut, Ndokës, Frrokun, Prenga, Bushin, Imerajn, Dakos e shumë të tjerëve dhe së fundi Valdrin Pjetrin dhe shumë të tjerë që do ti dalin në vazhdim!

Natyrshëm lind pyetja, po kush i promovoi këto “talente narko-kriminal”në politikë dhe drejtim të institucioneve të rëndësishme të vendit?!
Përgjigja është e thjesht në gjykimin tim, ato që kanë simpati, nevojë, shije dhe interes grabitje pushteti dhe pasurie të Shqipërisë dhe shqiptarëve si psh: Poturaxhiu, Mrika&Co. Rasti i Valdrin Pjetrit, është më sinjifikativi se si mund të bësh karrierë nga bota e narkotrafikut në nivelet më të larta të institucioneve të shtetit dhe aq më keq në ato të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kumbari për promovimin e këtij “talenti” është padyshim Mimi Kodhjeli, e cila sapo u ul në karrigen e Ministrisë së Mbrojtjes, emëroi në detyrat më të rëndësishme ku manipulohej, vidhej dhe grabiteshin pronat e Ushtrisë, “mjeshtrin” Valdrin! Madje duke i besuar postin e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave, më pas në vitin 2015-2018 e emëron Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes, një nga drejtoritë ku 70% e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes Menaxhohej nga ky “talent”, ku kishte në vartësi Drejtori të rëndësishme atë të Prokurimeve, Pronave, Financës, shitjeve të Armatim dhe Municione etj….

Hipokrizia e Mimit duke u shpallur në mediat publike si “puritane”, por nuk mund të fsheh dot ligësinë e saj si bashkëpuntore e ngushtë e krimit dhe e trafikut (tashmë e vërtetuar dhe nga agjensitë e huaja). Ishte ky drejtor dhe jarani Arian Kraja, që menaxhuan të gjithë tenderat e denoncuar nga Unë dhe Opozita, sic ishte ai i Radarëve, blerja e mjeteve për Policinë Ushtarake, blerje dhe shitje të armatimit, tjetërsim i shumë pronave të Ministrisë së Mbrojtjes që ishin në vende mjaft të lakmueshme në bregdetin e Jugut, bashkëpunimin me element narkotrafikant për të mos vënë në funksionim ashtu sic duhet sistemin e radarëve, ku për cdo vonesë shpërbleheshin nga përfituesit “talenti” dhe promovuesit e tyre, marrja deri në 10000 Euro për nje gradë koloneli, 4000 Euro për të shkuar në mision në Afganistan (Arjan Kraja), tenderi i karburantit të helikopterëve të Farkës, etj!

Gjithashtu, është e pafalshme dhe Prokuroria duhet të bëjë hetime serioze për personat përgjegjës (që nga Ministria e Mbrojtjes që është Autoritet Ministri që kërkon pajisje për këtë dokument), për shkeljen e procedurave dhe pajisjen me certifikat të sigurisë “Për përdorimin e Informacionit të Klasifikuar ‘Sekret Shtetëror’”, ku një element narkotrafikant përdorë informacionin “sekret shtetëror dhe atë të NATO-s”, rast ky i pa precedent në asnje vend anëtar të NATO-s.

Për ty Lartgjatësi Poturaxhi, Mrika &Co, Drini është lumi më i madh dhe i rrëmbyeshëm që fshin, mbyt dhe dërgon çdo mbetje, pisllëk në det, ka ardhur momenti që “Val-Drini”, t’ju mbysë dhe largoj të gjithë shpurrën politike të “Rripjelljes” për ta humbur njëherë e mirë “farën politike” të këtij sekti kancerogjen!

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, reagon Basha

Pas njoftimit te Valdrin Pjetrit se do te dorehiqet nga marrja e detyres se Kryetarit te Bashkise se Shkodres, ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha.

Ne nje postim ne Twitter Basha shprehet se politikës iu largua një kriminel, por se asgje nuk ndryshon deri sa te largojne Edi Ramen.

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan Basha.

Jep dorëheqjen Valdrin Pjetri: Një ngjarje krejt banale para 17 vitesh, akuzat kanë shkaktuar dhimbje tek familjarët e mi

Valdrin Pjetri ka dhene doreheqjen nga marrja e detyres si Kryetar Bashkie ne Shkoder, post te cilin e fitoi me 30 qershor.

Ne nje postim ne Facebook, ai ka njoftuar vendimin per tu tërhequr, pas akuzave qe PD prej disa ditesh ka ngritur ne drejtim te tij, lidhur me nje denimin ne shtetin italian te cilin ai nuk e beri me dije.

“Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem”, shkruan Pjetri.

“I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër”, njofton ai ne nje postim ne Facebook.

Postimi i Pjetrit ne Facebook:

Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi….

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.

Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !

“Drafti për shpifjen”, gazetarët dhe OSBE-ja kundër kthimit të AMA-s në gjykatë

Mimoza Picari

Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve, shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre dhe Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europe po kundërshtojnë me forcë projektin e qeverisë për shpifjen.

Kritikat kryesore lidhen me atributet e reja të Autoritetit të mediave audiovizive, që merr rolin e gjykatës.

Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojnë që mediat online në rast shkelje mund t’i drejtohen gjykatës, vetëm pasi të kenë paguar gjobën e vendosur nga Këshilli i ankesave në AMA.

Për portalet me burime të kufizuara financiare kjo do të thotë mbyllje e tyre pasi edhe ankimimi në gjykatë, për një vendim në favor të tyre, është një rrugë e gjatë, nisur nga mbingarkesa e Gjykatave administrative.

Autoritetet thonë se drafti për shpifjen synon të rregullojë hapësirën online, dhe se gjatë diskutimeve në komisione parlamentare në vjeshtë ai mund të përmirësohet.

Qeveria pas shumë debatesh ka dërguar në Kuvend draftin antishpifje që parashikon ndërhyrje në tre ligje dhe në një vendim të këshillit të ministrave. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar në bisedime janë përfshirë disa organizata mediatike, Autoriteti i mediave audiovizive, ai i komunikimeve elektronike, dhe përfaqësues të OSBE. Qeveria është tërhequr disa herë nga draftet e saj duke i ripunuar, por edhe drafti final e ka lënë të pakënaqur përfaqësinë mediatike. Autoritetet thonë se kjo nisëm synon të vendosë rregull në hapësirën online dhe nuk ndërhyn në median tradicionale.

“Kjo vjen edhe si tendencë ndërkombëtare. Përgjithësisht hapësira online po konsumon shumë nga jeta e qytetarëve dhe është e rëndësishme që siç ata mbrohen në jetën e përditshme të mbrohen dhe nga hapësira online”- shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Drafti antishpfije krijon atë që unë e quaj AMA gjykatën, që do të thotë që ngre një institucion që të dënon pa gjyq”thotë Elvin Luku, drejtues i Medialook.

“Një akt i tillë jo vetëm që e provokon të drejtën dhe parimet themelore të gazetarisë në pavarësinë e vet, por në një pikpamje ekskludon dhe të drejtën e çdo personi që penalizohet sipas këtij projektligji, për ta dërguar atë në gjykatë”- pohon Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të gazetarëve shqiptarë.

Zv.Ministrja e drejtësisë shpjegon rolin e AMA në draftligj, duke vecuar disa elementë që sipas ekspertëve të fushës janë atribute të gjyqësorit.

“Vetëm nëse portali refuzon ta heqë matërialin që bazohet në fakte të paqena, atëherë individi ka të drejtën të shkojë tek AMA. Dhe AMA sërish e fton portalin ose subjektin tjetër mediatik, që të paraqesë argumentat e kundërta duke i lënë 48 orë kohë. Është munduar ligji të krijojë atë që konsiderohet kontradiktoritet mbi faktet” shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Qytetarët kanë të drejtë ta mbrojnë dinjitetin, por kjo duhet të shkojë përmes një proçesi gjyqësor. Një trupë administrative si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatën”argumenton Besar Likmeta, gazetar i BIRN.

Qeveria ka hartuar disa variante të draftit antishpifje dhe në asnjë rast nuk ka marrë miratimin final të komunitetit të gazetarëve të BE, dhe OSBE. Edhe variant i ripunuar i saj që është dërguar në Kuvend ka ngjallur sërish shqetësime. OSBE shprehu rezerva që projektligji i jep rolin e gjykatave agjensive rregulluese AMA dhe AKEP.

“Përpara se OSBE të përgatiste raportin final, qeveria me një VKM, e injoroi opinionin e OSBE dhe e dërgoi draftin në Kuvend për shqyrtim dhe miratim”- thotë Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.

“Projektligji u jep shumë kompetenca agjenesive rregullese AMA dhe AKEP, që janë mbikqyrës të sistemit të transmetimeve. Ato nuk duhet të marrin rolin e gjykatësit për rastet e shpifjes përshembull, ose për raste të tjera që u takojnë gjykatave t’i zgjidhin”- u shpreh për Zërin e Amerikës Harlem Desir, përfaqësues i OSBE për lirinë e shtypit.

“Unë besoj se qeveria nuk mund të vazhdojë me kokëfortësi të mbrojë draftet në gjendjen aktuale”– shprehu bindjen Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.

“A mund të përmirësohet ligji? Patjetër që në kuvend deputetet mund të ndërhyjnë nëse vënë re se ky propozim mund të përmirësohet diku. Është një ftesë për të gjithë gazetarët, dhe për të gjithë ata që mund të kontribuojnë për ta përmirësuar dhe për të patur një rregullim më të mirë të fushës”sqaron Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Jo vetëm që do të këtë një asistencë dhe monitorim më të posaçëm për ndërhyrjet e mundshme në projektligjin aktual, por dhe interesim për rregullime specifike që janë propozuar nga grupet e interest”- thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.

Një prej shqetësimeve të shoqatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve, lidhet me aplikimin e gjobave të njëjta si për subjekte mediatike të mëdha ashtu dhe për portalet me burime financiare të kufizuara.

“Penalitetet që parashikohen që fillojnë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë të reja, janë penalitete që në shumicën e rasteve nuk mund të përballohen financiarisht nga gazetarët”thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.

“Gjobat jo vetëm janë të larta, por dhe joproporcionale.Nuk mund të dënosh në të njëjtën formë si nje televizion që ka audiencë të lartë dhe buxhet të konsoliduar dhe një portal të ri që mund të ketë një ose dy vjet ekperiencë”- argumenton Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.

“Një nga aspektet ishte pikërisht diferencimi i sanksioneve në bazë të shkeljeve. Ne këtë e kemi pasqyruar dhe në ligj duke bërë një përshkallëzim të sanskioneve. Bllokimi bëhet vetëm për ato që konsiderohen raste të rënda, siç janë përhapja e materialave pornografike për të mitur ose publikimi i materialeve terroriste, apo nxitje të rasteve terroriste”- thotë Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

Përfaqësuesit e shoqatave të mediave vërejnë me shqetësim në draftin e qeverisë faktin se gjoba paguhet pas vendimit të këshillit të ankesave në AMA dhe më pas mund ta ankimosh atë në gjykatë. Për ta kjo do të thotë mbyllje e portalit, kur dihet tashmë se dhe rruga drejt vendimit final në gjykatë është e gjatë. E megjthatë autoritetet mendojnë se reforma në drejtësi do të shmangë zvarritjen e procesve në Gjykatën administrative. Por AMA vihet në qendër të kritikave të gazetarëve edhe për pavarësinë e saj.

“Dhe kontenstimi bëhet pikërisht dhe për mënyrën se si është ndërtuar AMA dhe si zgjidhen anëtarët e bordit, ku 3 propozohen nga opozita 3 nga mazhoranca dhe kryetari zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pra praktikisht mazhoranca ka shumicën dhe në bordin e AMA”pohon Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.

“E njëjta gjë vlen dhe për median tradicionale aktualisht, e kontrollon po AMA. I njëjti merak mund të ishte ngritur shumë kohë më parë, për të bërë ndryshimet tek këshilli i ankesave”- thotë Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Nëse ne i japim të drejtën një trupë administrative të zëvendësojë gjykatën kjo do të ndikojë në lirinë e medias në Shqipëri, do detyrojë gazetarët të vetëçensurohen”- pohon Besar Likmeta, gazetar i BIRN.

Në Shqipëri veprojnë mbi 800 portale online, dhe deri tani janë regjistruar mbi 270. Qeveria e sheh si domosdoshmëri formalizimin e ketij tregu për disa arsye.

“Konkretisht një nga problemet jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë vendit me portalet, është që portale anonime mund të cënojnë dinjitetin, jetën dhe privacinë e personave të caktuar. Dhe nëse këto protale nuk janë të regjistruar është e pamundur që t’i drejtohesh gjykatës” – pohon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Projektligji në mënyrë të vecantë, nuk merr në konsideratë dhe injoron aspektet vetërregulluese dhe të drejtën për ekzekutime vetërregulluese nga vetë komuniteti I gazetarëve profesionistë”- thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.

Pas 5 vitesh që kur propozoi rikthimin e kriminalizimit të shpifjes qeveria ja doli të dërgojë në kuvend mes kritikash të shumta një draft antishpifje për hapësirën online. E megjithëse ai përmban si penalizim vetëm gjobë dhe jo burg, kundërshtarët shohin mjaft probleme në këtë projektligj që nëse miratohet pa ndryshime sic thonë ata mund të kthehet në një rrezik për lirinë e shprehjes.

Digjen dhjetëra hektarë pyje në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik

Temperaturat e larta të ditëve të fundit në vend kanë shkaktuar zjarret e para në pyje e kullota. Me dhjetëra hektarë pyje janë djegur në parkun kombëtar Korab-Koritnik në Kukës ku ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Po ashtu edhe në Kolonjë raportohet se janë djegur me dhjetëra hektarë pyje e kullota.

Me dhjetëra hektarë pyje janë djegur në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik. Mësohet se zjarri ka rënë mbrëmjen e së martës në njësinë administrative Zapod, në një nga zonat e mbrojtura.

Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë efektivët e shërbimit zjarrfikës të bashkisë, agjencia kombëtare e zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar për disa orë për izolimin e zjarrit.

Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, grupeve të punës u është dashur të ecin në këmbë për disa orë ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit ishte i vështirë.

Megjithatë pas ndërhyrjes vatrat e zjarrit u izoluan duke shpëtuar kështu nga djegia sipërfaqet e Parkut Kombëtar, i cili ka shumë vlera për rajonin e Kukësit.

Si pasojë e temperaturave të larta të ditëve të fundit në territorin e bashkisë së Kukësit ka pasur edhe dy raste të tjera të rënies së zjarreve në pyje dhe kullota.

Bashkia Kukës ka ripërsëritur thirrjen për banorët e çdo zone që të njoftojnë në kohë për çdo rast të rënies së zjarreve.

Një tjetër zjarr është regjistruar dhe në fshatin Boshaj të Kolonjës. Flakët kanë përfshirë bimësinë e ulët si dushku dhe pisha.

Raportohet se deri tani janë djegur rreth 15 ha pyje dhe kullota. Forca të pyjores dhe zjarrfikëses tashmë janë në vendngjarje, por terreni i thyer e vështirëson ndërhyrjen.

Basha nxjerr emrat përveç Valdrin Pjetrit, 17 kryebashkiakë dhe deputetë të Ramës të lidhur me krimin

Lideri i PD Lulzim Basha tha sot se kryeministri Edi Rama e dinte shume mire se kush ishte Valdrin Pjetri, qe ai e kandidoi per kryetar bashkie ne Shkoder me 30 qershor, por sipas Bashes, i duhej per te garantuar trafikun e droges dhe qenieve njerezore ne rruget qe kalojne permes Shkodres. Teksa ka renditur emrat e kryebashkiakeve te tjere socialiste te zgjedhur nga Rama qe jane me rekorde kriminale sipas Bashes.

 

Fjala e Bashës:

Lista e zezë e Bashës me 17 kryebashkiakë dhe deputetë të Edi Ramës të lidhur me krimin. Në listë edhe Olsi Rama për lidhjet me trafikun e drogës.

Tani Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart. Në të vërtetë Pjetri dhe rasti i tij do të ishte i parëndësishëm, nëse e vërteta do të ishte siç thonë mercenarët e Edi Ramës. Por e vërteta është ndryshe.

E para, rasti i Valdrinit nuk është rast i shkëputur. Sot, një pjesë e mirë e të gjithë kryebashkiakëve, që Edi Rama u imponoi me dhunë shqiptarëve janë me të shkuar kriminale ose me lidhje të tanishme kriminale.

Pjerin Ndreu në Lezhë një njeri nga lista e zezë a ambasdës ameriane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës.

Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim e krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës

Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak.

Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhbasha selie i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.

Dionis Ymeraj në Dibër është gjithashtu njeri me të shkuar kriminale. I pushuar për korrupsion dhe nën hetim për korrupsion, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër, përfaqësues i bandës së Ymer Lalës

Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht, kur ishte deputet, për përfitimet e paligjshme në konflit interesi për objektet me qera e me kontrata, por as nuk u përjashtua, as u dënua, por u kandidua.

Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në falgarncë bga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanais.

Në krye të pushtetit lokal Rama po mundohet të imponojë sot përfaqësues të krimit dhe të pakicës kudo në Shqipëri

Edi Rama dhe mercenarët e tij në media dhe kudo, që sot po përpiqen t’i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit duke larë duart, nuk patën asnjë fjalë për të thënë për Vangjush Dakon.

E ndaluan edhe SHBA-të të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk thanë asnjë fjalë dhe nuk shkruan asnjë rresht.

Për Damian Gjiknurin e kapur në korrupsion dhe në tentativë për të pastruar para në SHBA, të kapur në dosjen e 184 si koka e operacionit për shoitblerjen e voitave me bandën e Ymer Lalës, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë koment

Për Jurgis Cyrbjen, përfaqësuesin e bandës së Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht.

Nuk ka thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësuesin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve

As për Rrahman Rrajan, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe evidentuar në bashkëpunim me bandit për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë.

As për bandën e Xibrakës, bandën e fabrikës së kokainës, ku kanë dalë nga burgu autorët kryesorë. Pse kanë dalë?

Kush nuk e mban mend më Estref Halili nga Kolonja e Lushnëjës u shty drejt vetëvrasjes në paraburgimin e stërzgjatur për një cigare hashash, ndërkohë që kreëtr e bandës së kokainës u shoqëruan nga policia drejt arratisë dhe ata që u kapën tashmë janë liruar.

E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi rama, se kështu mbron të vëllain e tij Olsin e përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë

E vërteta është se lidhja e Edi Ramës me krimin është një lidhje e përhershme.

Rasti i Valdin Pjetrit, KQZ e Prokuroria asnjë verifikim për kandidatët e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuar të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit të cilin vetë ato u angazhuan tre muaj para zgjedhjeve për ta respektuar.

Report Tv ka siguruar marrëveshjen të cilën më 12 mars 2019, tre muaj para zgjedhjeve të 30 qershorit Klement Zguri dhe Arta Marku firmosën duke marrë përsipër të verifikonin në mënyrë të thelluar çdo kandidat në garë për zgjedhjet lokale.

Verifikim i cili do të paraprinte një ndalesë të rastit të Valdrin Pjetrit, kryebashkiakut të Shkodrës i cili rezultoi sipas dokumenteve të Partisë Demokratike se ka fshehur një arrestim e më pas dënim me burg e gjobë për shpërndarje narkotikësh në Itali.

Por çfarë është kjo marrëveshje?

Siç thuhet në gërmën (ç) të pikës (I) në këtë marrëveshje, KQZ angazhohet t’i dërgojë Prokurorisë brenda afateve formularët e dekriminalizimit për të kryer verifikim të thelluar.

Nga ana tjetër Prokuroria angazhohet të kryej këtë verifikim sa më parë dhe të informojë publikun për rezultatet.

Një tjetër angazhim që marrin përsipër këto dy institucione është edhe ngritja e aplikacioneve kompjuterike të përbashkëta për të ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast të krimeve elektorale apo informacioneve për efekt të dekriminalizimit.

Edhe kjo pikë ka qenë krejt formale pasi si para edhe pas zgjedhjeve një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk është promovuar apo të funksionojë qoftë edhe në portalet zyrtare si atë të KQZ apo Prokurorisë.

Pas kësaj marrëveshje është kërkuar informacion zyrtar me e-mail pranë Prokurorisë së Përgjithshme, me pyetjet:

Është person në hetim nga prokuroria shqiptare ndonjë nga këta shtetas? Duke listuar listën me kandidatët zyrtarë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ka nisur ndonjë verifikim për efekt të dekriminalizimit sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ?

Në këtë listë është edhe emri i Valdrin Pjetrit, kryebashkiakut të Shkodrës për të cilin tashmë Prokuroria e Përgjithshme pranon se ka nisur një verifikim por pas denoncimit të PD.

Ajo çka nga pikëpyetje është fakti se përse prokuroria një proces që kërkon jo më shumë se pak minuta deri në 24 orë, ka mbi dy muaj që ende se ka kryer.

Katër muaj nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të mjaftonte për të verifikuar të shkuarën e çdo kandidati, minimalisht në Europol, Interpol, apo edhe shtetet ku ata kishin qëndruar si student, emigrant apo pushime ndër vite.

Por kjo nuk ka ndodhur, edhe pse ishin më pak se sa 70 kandidat përfshi 61 të Partisë Socialiste, ata të bindjes demokratike apo edhe të pavarur.

Paçka insistimit për të marrë një përgjigje sipas ligjit për të drejtën e informimit ende Prokuroria e Përgjithshme dhe sektori i dekriminalizimit drejtuar prej prokurorit Arben Kraja ende nuk është përgjigjur duke shkelur çdo afat ligjor.

Çdo verifikim i tillë edhe sipas ligjit të dekriminalizimit do t’i shërbente qytetarëve për të mos votuar persona me precedent penal në të shkuarën apo edhe vetë partive për të larguar nga radhët e tyre persona të tillë.

Por institucionet shqiptare të cilat i detyron ligji dhe paguhen me taksat e publikut, jo vetëm se kanë kryer një gjë të tillë por edhe pasi ligjit i kanë shtuar një marrëveshje, sërish gjithçka ka qenë fiktive.