Policia e Tiranës ka publikuar bilancin e arrestimeve pas protestës së djeshme tek selia e PD.
Policia bën të ditur se ka marrë nën hetim Gazment Bardhin për përdorimin e gazit dhe dhunës ndaj demokratëve.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 34 shtetas, procedohen penalisht 18 shtetas të tjerë.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara
Zbulohen emrat e personave të arrestuar dhe atyre që u proceduan në gjendje të lirë pas protestës së djeshme tek PD. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se janë 34 persona të arrestuar, 18 të tjerë të proceduar penalisht. Nuk i kanë shpëtuar ndjekjes penale as deputetët Flamur Noka e Gazment Bardhi, njëri i rreshtuar nga Berisha e tjetri nga Basha. Mes personave të arrestuar është dhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.
11 persona janë arrestuar e ndaluar me akuzën e “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”: Oltion Zenelaj, Albi Peti, Arian Mezini, Ardian Myrto, Ylli Gosturani, Armando Alldervishi, Vendim Demaj, Afrim Deda, Sokol Ndreu, Orian Meta dhe Stivi Luku.
U arrestuan dhe ndaluan për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, kryer në bashkëpunim, shtetasit: Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura, Xhevahir Georgiev, Alban Zaimi, Arkimed Lushaj, Hajredin Gjura, Denis Luku, Valdrin Dervishaj, Arben Dervishaj, Orges Dervishaj, Qendrim Dervishaj, Arben Dervishaj, Selman Krasniqi, Albano Sotolaj, Ber Begeja, Duleman Marku, Mirash Rrathtori, Emiliano Çekini, Gjon Pepaj, Klavdo Çekini, Armando Çardaku, Agustin Pali,
Të proceduar në gjendje të lirë:
Gazment Bardhi për veprat penale ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive’ dhe ‘Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme’; Flamur Noka, , për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit; u proceduan penalisht për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive’, shtetasit: Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe Gjok Nikolli.
Komentet