VOAL

VOAL

BE parashikon kosto disa herë më të ulëta se koncesionet e qeverisë për autostradën Adriatiko-Joniane

August 18, 2022
blank

Komentet

blank

FOTOLAJM- Tom Doshi shfaqet në ambientet e Kryeministrisë

Mesditën e sotme është parë në ambientet e Kryeminitrisë Tom Doshi. Ish kreu i PSD-së është fotografuar duke folur në telefon.

Nuk dihet ende nëse ish-deputeti ka zhvilluar ndonjë takim me zyrtarë në ambientet e Kryeministrisë. Doshi u shpall non grata nga SHBA dhe prej atëherë dorëzoi mandatin e deputetit që fitoi në Shkodër dhe shkëputi zyrtarisht marrëdhëniet me Edi Ramën. Gjithsesi deputetët e PSD-së votojnë gjithmonë pro qeverisë dhe miqësia e tij me Ramën duket se ende vazhdon.bw

blank

VOA- Rama largon Ahmetajn dhe nga drejtimi i qarkut të Vlorës

VOA

Në Shqipëri, disa lëvizje në nivelet e drejtuesve politikë të qarqeve të Partisë socialiste, të kryera nga mbledhja e kryesisë së saj të martën, lanë jashtë, edhe funksioneve në parti, ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj.

Atij i ishte besuar deri tani drejtimi i qarkut të Vlorës, pozicion të cilin e mori Blendi Klosi. Ndryshime pati dhe në qarkun e Shkodrës, ku ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali u zëvendësua nga një tjetër ministre Shteti, ajo për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali. Ndërsa në Kukës, Safet Gjici, do të zëvendësohet nga zoti Pandeli Majko, të cilin në zgjedhjet e një viti më parë, kryetari socialist Edi Rama, njëheraz kryeministër, e la jashtë zonës së sigurt për deputet.

Zoti Rama, i argumentoi lëvizjet me “ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme sa i përket interesit publik. Nuk janë ndryshime qeverie, janë ndryshime organizative”. I pyetur posaçërisht për zotin Ahmetaj, deri para pak muajsh i përkëdheluri i tij në qeveri, ai tha se “nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Të gjithë jemi shërbëtorë të këtij misioni dhe secili ka rolin e vet, ka pozicionin e vet. Kjo është një skuadër dhe çdo suadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij, se po të ishin të gjithë njëlloj atëherë nuk do ishte skuadër”.

Edhe kur e largoi nga qeveria, më 25 korrik, zoti Rama nuk dha publikisht ndonjë shpjegim bindës, ndonëse në mbledhjen e fundit të kabinetit, ia kishte bërë të ditur atij vendimin duke përdorur tone të ashpra. Në atë kohë ai e motivoi lëvizjen e numrit 2 të qeverisë, me faktin se Rindërtimi nuk është më prioriteti i qeverisë, duke qenë se ndodhet në fazë përmbyllëse. “Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zëvendës-kryeministrit të fokusohet në këto fusha”, kishte deklaruar zoti Rama, ndërsa bëri të ditur emërimin në këtë post të ministres së energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ahmetaj, ka qenë një prej figurave ndoshta më jetëgjatë si pjesë e qeverive socialiste që nga 2013. Ai ka mbuluar funksione të ndryshme nga ministri i Ekonomisë, te ai i Financave, me një ndërprerje në vitin 2019, kur ju rikthye jetës parlamentare, për t’u përfshirë sërish në kabinetin qeveritar pas tërmetit të nëntorit të po atij viti. Emri i tij, ka qenë ndër më të lakuarit nga opozita për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.

blank

Budina: SPAK, i kapur nga mafia në shërbim të pushtetit mafioz të Ramës

Aktori dhe regjisori Edmond Budina është i bindur se edhe SPAK-u është i kapur nga mafia, ashtu sikur i gjithë pushteti i Edi Ramës. Përballë gazetarit Flavio Qarri sot në “Kafe Shqeto”, Budina e shprehu qartë se ku e mbështet këtë mendim që i përforcohet akoma më shumë dita –ditës kur sheh se kanë kaluar dy vjet që kur gjykata duhet të kishte marrë vendim për shembjen që iu bë Teatrit Kombëtar.

“Ka një koinçidencë të çuditshme për 17 majin. E dini ju që Teatri Kombëtar kishte gjithsej 17 lozha?! U shemb në 17 maj.  Shfaqja e parë e Teatrit Kombëtar është dhënë më 17 maj.  17 kanë qenë edhe të dënuarit me vdekje, që u dënuan në atë sallë. Është një koinçidencë, është një çmenduri.” 

“Unë personalisht, – tha Budina, –  kam dyshimin e mbase mund t’ju duket një çikë e fortë kjo, se edhe SPAK-u është i kapur nga mafia! Pa dyshim është i kapur nga mafia, përderisa nuk reagon dhe është në shërbim të një pushteti mafioz siç është pushteti i Edi Ramës. Për mua është e padyshimtë kjo gjë.

Ata janë në funksion të mafies. Le të thonë çfarë të duan! Është e pamundur që të arrish të shkelësh ligjet e këtij vendi, kanë kaluar mbi dy vjet që ata duhet të jepnin vendimin apo të merrnin një masë, që të fillonin hetimet, ta kalonin në gjyq, po ata janë gjithmonë në heshtje. Kjo tregon që ata janë palë me pushtetin, janë palë me mafien. Aty ka ndërhyrë mafia dhe kjo është e padiskutueshme!

Padyshim që është një pengesë, se nuk po e çojnë më tutje. Por duhet të dinë një gjë, se ne si qytetarë të këtij vendi, jemi të vendosur që ta çojmë këtë çështje deri në fund. Ne nuk do të lodhemi.

Mbase ata e zvarrisin me mendimin që do të vijë një ditë që këta do të lodhen, do të ikin, do të shpërndahen … dhe të bëjnë atë që duan. E këtu dalim në atë çmendurinë tjetër të Kryeministrit që para disa ditësh, në një intervistë në një gazetë gjermane tha se do të ndërtohen shtatë kulla nga të pasurit e atij vendi sepse … të pasurit e atij vendi paguajnë më shumë taksa se të tjerët!!!

Domethënë, Teatrin Kombëtar ai e ka prishur për të ndërtuar kullat! E tha me gojën e tij! Ky fakt duhet ta çojë direkt në SPAK! SPAK-u duhet të ndërhyjë direkt, jo të rrijë e të flejë e t’i bëjë qokën e radhës, Kryeministrit. Ky fakt tregon se ata nuk e kanë ndër mend fare ta ndërtojnë Teatrin Kombëtar. Atyre nuk u intereson fare Teatri Kombëtar.

 

Më vjen keq me kolegët e mi që rrinë dhe heshtin, ata që nënshkruan menjëherë shembjen se “nuk kishte nevojtore”, Teatri Kombëtar. Ku janë ata të thonë tashti se ç’janë këto shtatë kulla që Kryeministri do të ndërtojë në atë shesh?! Ku është sipërfaqja e Teatrit, ku është Teatri Eksperimental?! Ku është Teatri Kombëtar?! Pse nuk shfrytëzohet e gjithë ajo hapësirë për teatër, po rrinë e flenë dhe i bëjnë qokën e radhës, Kryeministrit?!

Këtu është një ndërthurje mafioze e fortë që nuk di ç’të them.

Ne jemi të bindur që këtë çështje do ta çojmë deri në fund. Se sa do të fitojmë atë nuk e dimë, por ne duam të japim edhe këtë shembull: nëse qytetari insiston në të drejtën e tij, një ditë do t’ia arrijë. Në mos sot, nesër, dikush do të dënohet për këtë dhe ta flenë mendjen mirë, nuk do të jetë gjithmonë në pushtet Edi Rama. Dhe ato dosjet në SPAK, janë atje: në mos sot, nesër do të hapen, dikush do të paguajë për to dhe të paguajë nga xhepi i vet, t’i sekuestrohet pasuria  për atë dëm që ka bërë.

Ne do të vazhdojmë atë që kemi bërë, që dimë të bëjë, të protestojmë! Do të vazhdojmë me protesta. Do të kërkojmë të gjitha aleancat e mundshme që mund të bashkohen, edhe partitë politike opozitare; do ta vazhdojmë këtë luftë me njerëzit. Ju e shikoni, njerëzit janë të dëshpëruar jo vetëm nga politika që çdo ditë e më tepër iu rëndon mbi supe, çmimet etj. etj. por edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ka shumë njerëz që thonë “mirë e prishët në mënyrën më barbare të turpshme në 4 të mëngjesit, por pse s’e ndërtoni, ç’bëni”?!

Ne jemi të vendosur dhe natyrisht do ta përshkallëzojmë protestën para SPAK-ut, padyshim që do ta bëjmë.”/SYRI.NET

blank

Orë fiktive pune brenda burgut të Fierit, si iu ul dënimi ‘Cikjes’, krahut të djathtë të Tan Kateshit, kapobandës së Elbasanit më ’97

Zbardhen detaje nga dosja penale e punonjësve të burgut të Fierit, të cilët akuzohen për abuzim me detyrën, pasi kanë favorizuar të burgosur.

Dje 18 punonjës të IEVP së Fierit iu caktua masa ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që në dosjen e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala renditen dhe abuzimet që ata kanë kryer.

Mes emrave të të dënuarve që ka përfituar lehtësim dhe ulje të dënimit të tij është dhe Taulant Balliu, një emër i përfolur i drejtësisë shqiptare. Taulant Balliu i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, ka qenë krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit.

Në dosjen penale të hetuar nga prokurori Bledar Valikaj, të dënuarit Balliu ka rezultuar se për këtë të dënuar janë verifikuar 130 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Tetor, Nëntor, Dhjetor viti 2019 dhe Janar, Shkurt viti 2020.

“Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.68 prot datë 26.02.2018, i cili fillon me datën 04.07.2019 dhe përfundon me datë 05.09.2020 dhe rezulton se i dënuari Taulant Balliu, ka dalë në punë 60 e konvertuar në ulje dënimi 9 ditë konkretisht;

Për muajin Tetor 2019, ka dalë për punë në datat 2, 3, 14 (gjithsej 3 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Nentor 2019, ka dalë për punë në datat 21, 26, 28, 29, 30 (gjithsej 5 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Dhjetor 2019 ka dalë për punë në datat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 21, 24, 26 (gjithsej 22 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Janar 2020, ka dalë për punë në datat 8, 10, 11, 13, 14, 22, 24, 27, 28, 29 (gjithsej 10 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Shkurt 2020 ka dalë për punë në datat 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10, 11, 12, 14, 17, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 27, 28, 29 (gjithsej 20 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhrit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.”, thuhet në dosje.

Sipas hetimeve, personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Çështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shëndetësor Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Ndërkohë, personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP.

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 19.5 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 9 ditë ulje dënimi nga puna.

KUSH ESHTE TAULANT BALLIU

Taulant Balliu gjatë trazirave është mbajtur si një prej ekzekutorëve kryesor të bandës, të përbërë nga 30 persona, 11 prej të cilëve të vrarë. Tashmë Balliu, krahu i djathtë i Tan Kateshit i është përkushtuar fesë islame prej shumë vitesh.

(BalkanWeb)

blank

Bllokohet marrëveshja për deportimin e shqiptarëve- Britania: Vendi i tyre nuk është i sigurt

Marrëveshja e nënshkruar në gusht të vitit të kaluar mes Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish-sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Priti Patel, për kthimin e atyre që mbërrijnë ilegalisht në Shqipëri, nuk do të zbatohet për shqiptarët që aplikojnë për azil.

Marrëveshja parashikonte se Mbretëria e Bashkuar do të kthente me procedurë të përshpejtuar azilkërkuesit që shkelnin brenda territorit të saj.

Por autoritetet britanike kanë konfirmuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve në kërkim të largimit për të qëndruar në shtetin anglez nuk do të preken nga marrëveshja mes dy qeverive.

“Marrëveshja parashikonte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”, tha Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais.

Zyra e marrjes së kërkesave për azil ka pohuar se emigrantët nga Shqipëria që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe me gomone kishin bërë një sërë ndalesash para se të mbërrinin në destinacion. syri.net

blank

“Një histori e përmbledhur e Shqipërisë”, publikohet në shqip studimi i Fischer dhe Shmitt

VOA

Studiuesit e njohur Bernd J. Fischer dhe Oliver Jens Shmitt publikuan në Tiranë librin e tyre “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë”, në gjuhën shqipe, përkthyer në gjuhën shqipe nga botimi anglisht “A Concise History of Albania”.

Gjatë një takimi mes kolegësh historianë shqiptarë, drejtues dhe autorë të njohur të Institutit të Historisë, ata diskutuan mbi sfidat dhe këndvështrimet e larmishme, që autorët kanë mbi ngjarjet e Shqipërisë në shekujt XIX dhe XX, nga Pavarësia prej Perandorisë Otomane, te ngritja dhe rrëzimi i diktaturës komuniste, si dhe deri në ditët e sotme.

Autorët shpjeguan përmbajtjen e librit në dy pjesë nga osmanizimi i popullit shqiptar pas pushtimit ottoman dhe deri në deri rrëzimin e regjimit komunist.

Bashkautori i librit, Oliver Shmitt, thotë se ky libër u përgatit për lexues të huaj, që nuk e njohin Shqipërinë, por që dëshirjnë të kenë një vështrim të përgjithshëm për historinë e saj.

Për fat të keq, Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të mbetet një vend i panjohur në botë, thotë ai, dhe kjo është një vështirësi e madhe për studiuesit e historisë, që i drejtohen lexuesit të painformuar.

“Ne merremi me historinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë prej një lloj dashurie, që kemi për këtë vend, për këtë kulturë dhe këtë shoqëri. Qëllimi i këtyre librave është që shqiptarët dhe Shqipëria të bëhen më të njohur jashtë vendit. Ndërkohë, është i nevojshëm zhvillimi i një diskutimi mes historianëve mbi çështjet më të debatueshme të historisë, si dhe mbi dallimet mes autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj” – thotë zoti Shmitt.

Një nga pjesët me shumë interes në libër janë ngjarjet e Shqipërisë në shekullin nga shpallja e pavarësisë prej perandorisë osmane në Vlorë nga Ismail Qemali dhe patriotë të tjerë, vitet e qeverimit të Esad Toptanit dhe Ahmet Zogut dhe deri në dekadat e diktaturës komuniste.

Bashkautori i librit, Bernd Fischer, thotë se ende duhen studiuar në thellësi ngjarjet e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë Luftës së Ftohtë, ku një ndikim të fortë kishte kreu i regjimit komunist Enver Hoxha.

“Mendoj se pa Enver Hoxhën Shqipëria mund të zhvillohej krejt ndryshe në shumë nivele, krahasuar me shtetet e tjerë europianë si Rumania e Bullgaria, ose edhe si Greqia. Kushdo që e vizitonte Shqipërinë më 1989 shihte ndryshime jashtëzakonisht të madhe në çdo fushë midis gjendjes, ku e la atë regjimi i Hoxhës dhe vendeve të tjera ish komuniste” – thotë zoti Fischer.

Në takimin mes kolegëve historianë me rastin e këtij studimi u diskutua se një tjetër vështirësi e tyre e autorëve është që lexuesit shqiptarë i afrohen një libri të tillë me paragjykimet mbi ato që di dhe shkruan një autor i huaj, ndërkohë që shqiptarët kanë lexuar shumë për historinë e tyre, ku disa çështje ende perceptohen si delikate.

Pas 45 vjet historiografi të regjimit komunist dhe 30 vjet të historiografisë në demokraci, në Tiranë ende vazhdon të mbetet një çështje e nxehtë që debatohet me tone të ngritura nevoja për rishkrimin e historisë së Shqipërisë, për të zhveshur nga shtrembërimet e qëllimshme dhe gjysmë të vërtetat, që hartuan historianët e gjysmës së dytë të shekullit 20.

blank

“Deri në momentin që ka takuar shijaksit ka qenë me të”, Berisha nxjerr mesazhin: Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit

TIRANË

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital për çështjen Ervis Martinaj.

POSTIMI I PLOTË
Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit!
Policia dhe prokuroria e partisë fshehin rolin e femrës së partisë.
Qytetari dixhital ka pyetje direkte për Edi Ramën dhe rolin e tij në zhdukjen e Ervis Martinit. sb

“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e Ramës nuk e nxjerr që dy ditët e fundit para se me u zhduk Ervis Martinaj ka qenë i strehuar te një femër socialiste që punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shumë mirë dhe ka marrë dëshminë e kësaj femre, por pse nuk e nxjerrin sepse deri në momentin qe ka taku shijaksit ka qenë me këtë femër me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijak
Prokuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj
Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e fundit
Apo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai ervisin” bw

blank

Paloka: Do të ketë greva dhe protesta qytetare!

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka folur në një komunikim për mediat ku paralajmëroi greva dhe protesta, ndërsa bëri me dije se mbledhja e radhës do të jetë të shtunën tjetër.

Paloka tha se aksioni opozitar do të jetë i pandalshëm.

“Me vendim të kryesisë u futëm sot në rend të ditës edhe miratimi i kodit etik të Partisë Demokratike si edhe disa rregullore. Rregullorja për funksionimin e organeve qendrore të Partisë Demokratike. Ajo për funksionimin e degëve të Paritisë Demokratike dhe rregullorja, më e rëndësishmja në fakt e gjithë këtyre materialeve, rregullorja për zhvillimin e primareve, pra për pushtetin lokal. U miratuan rregulloret e para dhe kodi etik, ndërkohë që pati një propozim nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që rregullorja për primaret, pra për përzgjedhjen e kandidaturave për pushtetin lokal, të shtyhet për një kohë tjetër që anëtarët të kenë kohë të njihen më mirë me përmbajtjen e kësaj rregulloreje. Pastaj dhe për diskutimet që do të bëhen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar e cila u vendos të jetë të shtunën, këtë të shtunë, meqë statuti parashikon të paktën 5 ditë diferencë nga njoftimi. Pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD apo atë që ju thashë, aksioni opozitar i PD. U ra në dakordësi drejt konkluzionit që sa më shpejt duhet të organizohet jo vetëm protesta, por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksionesh opozitare përfshirë këtu grevat e grupimeve më të mëdha sociale në Shqipëri të cilët sigurisht do të kontaktohen prej nesh. Duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri me gjithë grupime të tjera që janë mësuesit, mjekët, infermierët, pra gjithë grupimet e mëdha, të cilat kanë probleme dhe janë në syrin e ciklopit të kësaj qeverisje. Me qëllim që i gjithë aksioni opozitar të këtë një shumëllojshmëri veprimesh dhe një mori aktivitetesh të tjera qe nisin me takimet kokë më kokë me qytetarët duke vazhduar pastaj me këto aktivitete që ju thashë”, tha ai.

Pyetje: Të shtunën a do të diskutohet një datë proteste?

Paloka: Data e protestës është një çështje burokratike sepse fillimisht duhet që gjithë kjo mori aktivitetesh të organizohen dhe të kemi pastaj rezultat nga gjithë ky aksion opozitar. Të shtunën do diskutohet hyrja e diskutimit për rregulloren e primareve, sigurisht do të ketë çështjë të tjera jashtë rendit të ditës që do duan të diskutohet anëtarët e Këshillit Kombëtar.bw

blank

Marrëveshja e detit me Greqinë, Berisha: Rama e shiti! S’ka vend në botë që toleron një tradhtar si ai

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si tradhtarin e kombit. I ndalur tek çështja e detit me Greqinë, Berisha tha se kryeministri Rama është ai që shiti detin.

“Marrëveshja e detit e firmosur në 2009, nuk mund të them se ishte e përsosur por një ekspertizë serioze ndërkombëtare shprehet se linja të përcaktuara do të dërgojë në gjykatë. U vendos një kusht me kusht që Greqia të mos kalojë në 12 milje dhe Greqia ishte me 6 milje, Greqia pranoi të shkojë në gjykatë me marrëveshjen e 6 miljeve sepse e pa që qeveria shqiptare bëri përpjekje për zgjidhje të problemit Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshje, por kjo marrëveshje kishte një shans që ishte ligji ndërkombëtar. Këto verbërisht e ç’bënë gjithë këtë punë që ishte bërë. Filluan marrëveshjen nga e para me Kotsias dhe pas 34-vitesh negociata kur do firmosnin marrëveshje të re, ishte në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese dhe i thanë palës greke që tani na del gjykata. Në këtë rast Greqia përdori të drejtën që nuk mund t’i mohohej,. Në ligjin ndërkombëtar ka të drejtë 12  milje, Edi Rama e njohu këtë të drejtë, Edi Rama shiti detin. Kishte vetëm një shpresë aty, që ky ishte një proces në marrëveshje e sipër dhe rregullat e lojë i ndryshon në proces e sipër. Nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshje të 2009, as për marrëveshje që negocioi me Kotsia, por për të përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër, dhuratë plotësisht e Edi Ramës, për shkak të largimit të tij nga gjykimi i marrëveshje së 2009. Marrëveshje 2009 po shkonte në Gjykatë dhe ky zotëri tani ka bërë çdo hap në kundërshtim më Gjykatën Kushtetuese. Për këtë nuk ekziston as gjykatë dhe as gjë tjetër. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetën. Në marrëveshjen  e 2009 që të gjitha zonat e gazit dhe naftës që binin në ujërat territoriale të Shqipërisë. Në marrëveshjen që do firmoset me 12 milje shuma është mld euro. Ky është aspekti i Edi Ramës me interesin kombëtar. Nuk ka vend në botë që toleron një tradhtar si ky përveç Shqipërisë. Qëndrimi i tij tjetër është ai më cinik më shkatërrimtar, i vjedhjes dhe mashtrimit të përditshëm. Ju e patë se si u tret, si brima para diellit, shteti digjital i Shqipërisë”, tha Berisha.

(Balkanweb)

blank

“Tërhiquni nga vendimi dhe hapni shkollën”, nxënëset e “Mehmet Akif” protestë për 60 minuta para Kryeministrisë, dorëzojnë peticionin me mbi 10 mijë firma

Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe banderola në duar, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” i janë drejtuar Kryeministrisë, për të çuar zërin e tyre të protestës poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe thirrje si; “mbyll një derë shkollë, hap një derë burgu’ apo ‘Po godisni brezin e ardhshëm’, protestueset ecën përgjatë rrugës së Durrësit, dhe u stacionuan për rreth 60 minuta para Kryeministrisë, duke kundërshtuar kështu vendimin për mbylljen e kolegjit. Ata dorëzuan dhe peticionin me 10 mijë firma pranë Kryeministrisë, ndërsa paralajmëruan se do të vijojnë të protestojnë nëse qeveria nuk tërhiqet.

Më herët ato ishin në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif”/ “Merruni me pronarët”, protestueset në mes të shiut i kthehen Ramës: Dilni nga zyra dhe na jepni përgjigje!

Mes shiut, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, ku po protestojnë para Kryeministrisë, që të dalë nga zyra dhe t’i japë atyre një përgjigje se pse u mbyll shkolla.

Një prej nxënëseve pohoi se kryeministri duhet të përgjigjet se çfarë kushtesh nuk plotëson kolegji. Mes të tjerash ajo komentoi dhe reagimin e Ramës, duke shtuar se ato nuk merren me çështje ligjore.

“Ministre dhe zoti Kryeministër ne jemi këtu si nxënës dhe për të drejtat tona, ndaj dilni dhe përgjigjuni protestuesve këtu se pse nuk i plotëson shkolla jonë standardet. Pasi nga çështja ligjore do merremi në gjykatë.”, tha një prej protestuesve.

Ndërkohë nëna e një vajze që studion në këtë shkollë tha se ata duan që të vazhdojë mësimi.

“Unë e vlerësoj vëmendjen e shtetit, kjo ishte zgjedhja jonë. Nëse ka gjëra që mund të rregullohen, të rregullohen dhe mos t’u ndërpritet arsimi fëmijëve. Ne kemi zgjedhur atë shkollë, shpresoj të merret një vendim i drejtë. Duam të vazhdojmë mësimin, të mos ndërpritet dhe pikërisht në atë shkollë që kemi zgjedhur.”, pohoi nëna e një protestueseje.

REAGIMI I RAMES
Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.
(BalkanWeb)

blank

Arrestohet në Kolumbi “Gucci”, një nga shqiptarët më të kërkuar në Evropë, ja për çfarë akuzohet (Emri)

Arrestohet një shqiptar i shumëkërkuar në Kolumbi. Nga fundi i vitit 2020, hetuesit e Policisë Dijin morën informacione për Denis Klironomi që njihej me nofkën ‘Gucci’, një trafikant i njohur droge në bregun verior të Kolumbisë, gjoja nga Republika e Kosovës, i cili rezultoi të ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë.

​​‘Gucci’, një nga më të kërkuarit në Shqipëri dhe Evropë, kërkohej nga Interpoli, tha kolonele Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

blank

Whatsapp Image 2022 09 26 At 08.12.22

Një grup i posaçëm hetuesish nisi ndjekjen, por sa herë i afroheshin gjurmëve të kriminelit, ai zhdukej sepse “çdo muaj ndryshonte vendbanimin. Ka qenë kështu për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla”, zbuloi një hetues i Policisë Dijin.

Për një javë, shqiptari me pseudonimin ‘Gucci’ nuk doli as në dritare, derisa më në fund arritën ta regjistronin dhe një tatuazh në krahun e majtë e lejoi atë të identifikohej.

Por kur u kap, sipas hetuesit të Dijin, ai u tha uniformave “se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Përveç kësaj, ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, të cilëve iu tha të paguanin çfarëdo shume parash që të mos e ekstradojnë”.

Koloneli Salazar shpjegoi se ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohet për trafik të drogës, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.bw

blank

15 vjet nga ndarja e françeskanit At Zef Pllumi nga jeta

VOA/Pëllumb Sulo

Në mjediset e bibliotekës së françeskanëve “At Gjergj Fishta”, në kuvendin e françeskanëve në Shkodër, kujdestari i kësaj biblioteke, At Viktor Demaj, gjendet i rrethuar mes librave, dorëshkrimeve dhe fotove të fratit fançeskan At Zef Pllumi, i cili u nda nga jeta tokësore 15 vite më parë, në moshën 83 vjeçare.

At Viktor Demaj thotë se, këtë përvjetor e kremtojmë duke rishiku jetën dhe veprën e tij, kryesisht veprën monumentale, trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”. Ai shton se të gjithë duhet të reflektojnë rreth kësaj vepre, jo vetëm në aspektin letrar e historik të saj, por edhe në aspektin filozofik, në mënyrë që të bëhemi më të përgjegjshëm.

Bahen shumë pyetje brenda kësaj vepre; si asht e mujtun që njeriu me i ba një të keqe tjetrit, me arritë me ba ato veprime, që nuk mund t’i kryj asnjë qenie e gjallë në këtë univers. Ajo ç’ka në të vertetë At Zef Pllumi na fton me reflektu asht pikërisht kjo; me u ba të vetëdijshëm, të përgjegjshëm. Unë kishe me shtu edhe me u ba solidar me ato viktima të asaj kohe. Edhe pse ka kalu një periudhë 30 vjeçare, prapseprapë ato viktima të komunizmit, të asaj kohe, kanë nevojë për një ndjenjë përgjegjësie, kërkimi faljet.

Vepra e At Zef Pllumit, thotë At Viktor Demaj, i ngjan një universi kulturor me peshë në kulturën kombëtare. Ajo është botuar tashmë në tërësinë e saj, por At Viktor Demaj thotë se ka ende dorëshkrime të shkurtëra apo artikuj të mbetur pa përfunduar, ngjarje që nuk ka arritur t’i tregojë deri në fund, materiale këto që mund t’i shërbejnë jo vetëm lexuesit, por edhe studiuesve.

E lexojmë veprën e tij në të gjitha aspektet; poezinë, studimet mbi folklorin, themelimin e revistës “Hylli i Dritës”, botimin e “Ditarit”, ai filloi me botu ditarin e At Pal Dodajt, fillimin e botimeve të kolanës së shkrimtarëve françeskanë. Pra, mund ta shikojmë në një lloj universi kulturor i cili ban pjesë në ato personalitete të mëdhaja të kombit tonë. Për këtë arsye asht mirë që, këto personalitete të lexohen, të kujtohen, të shpallen, të mësohen edhe breznitë e reja me këtë kontribut që kanë dhanë”.

At Zef Pllumi përjetoi thellë peshën e regjimit komunist. U dënua dy herë dhe kaloi gati 30 vite të jetës në burgjet e diktaturës. Ishte françeskani i fundit që arriti t’i mbijetojë ferrit komunist për të rrëfyer mbi jetën e tij dhe persekucionin ndaj klerit dhe shqiptarëve.

Vuajtja e tij burgjeve, persekutimi që pësoi, e kanë modifiku edhe karakterin e tij. Unë dhe françeskanët e tjerë ishim djem të rinj në ato kohë kur ai kaloi vitet e fundit pranë kuvendit françeskan. Sigurisht, kishim kontakte dhe marrëdhënie pothuajse përditë dhe na bante përshtypje ai vështrimi i tij shumë i thellë, ato sytë e tij të mëdhej kallxonin shumë”.

Duke iu rikthyer veprës kryesore të fratit françeskan At Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”, At Viktor Demaj thotë se kjo vepër përcjell mesazhe universale, për të gjitha kombet, ç’ka përkon edhe me situatën globale dhe agresionin rus në Ukainë.

Asht nji vepër që, jo vetëm na shërben ne, por i shërben edhe kombeve të tjera se si duhet të kemi kujdes nga totalitarizmat, nga ato ide politike që kthehen në ide vrastare. Ne mund të kemi ide të ndryshme politike, po nuk kena pse me u vra me njeni-tjetrin, me marrë pushtetin dhe me eleminu tjetrin. Secili ka idetë e veta, ka personalitetin e vet, identitetin e vet, dhe jep kontributin e vet me krijimtarinë e tij, me mendimin e tij. Ktë na fton At Zef Pllumi”.


Send this to a friend