VOAL

VOAL

Banka Botërore miraton pako të re të ndihmës për Ukrainën

October 1, 2022

Komentet

The Press Emblem Campaign (PEC) is very concerned about a new development in armed conflicts with serious consequences for the journalists’ safety and the press freedom

The Press Emblem Campaign (PEC)
Presse Embleme Campagne (PEC)
Campaña Emblema de Prensa (PEC)
حملة الشارة الدولية لحماية الصحفي

General Assembly

Human Rights Council 58th session

General Debate item 4

Mr President,

The Press Emblem Campaign (PEC) is very concerned about a new development in armed conflicts with serious consequences for the journalists’ safety and the press freedom.

Over the last few months we have seen remote attacks against media workers using drones in conflict zones. Russia, Israël, Turkey used these new weapons to eliminate witnesses of war crimes.

The PEC strongly condemns these violations of international law. We remind all States that media workers are civilians and that they must be able to do their job without risking their lives.

Last year a record number of media workers were killed, half of them in the Middle East, a number killed at distance with drone strikes. All these crimes must be investigated and those responsabile identified and punished.

The PEC urges the Human Rights Council to implement its previous resolutions on the safety of journalists which condemned all attacks, reprisals and violence against journalists and the prevailing impunity. All States must ensure accountability through the conduct of impartial, prompt, thorough, independent and effective investigations into all alleged cases of violence, threats and attacks against journalists and media workers.

Thank you Mr President

Geneva, 20 March 2025

 

http://www.pressemblem.ch

Blaise Lempen, PEC President [email protected] +41793336570
Luisa Ballin, PEC Vice President, [email protected] +41796497145
Jean-Philippe Jutzi, PEC Vice President [email protected] +41792920849
Ana Leurinda, PEC UN representative, [email protected] +41766389122

Të paktën 58 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, thonë spitalet

Një palestinez mban një fëmijë të plagosur pas një sulmi izraelit, në Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, 19 mars.

 

Radio Evropa e Lirë

Të paktën 58 palestinezë janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe mëngjesit të së enjtes, sipas tri spitaleve. Ushtria izraelite goditi shtëpitë në mes të natës, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë derisa po flinin.

Izraeli i rifilloi bombardimet në Gazë të martën, duke e prishur armëpushimin që e kishte ndalur luftën dhe kishte ndihmuar në lirimin e disa dhjetëra pengjeve.

Qeveria izraelite e fajësoi Hamasin – grupin e shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE- për rifillimin e luftimeve, pasi grupi militant nuk e pranoi një propozim të ri që dallon nga marrëveshja e nënshkruar mes palëve.

Më shumë se 400 palestinezë u vranë vetëm të martën, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Hamasi nuk raportohet të ketë shkrepur raketa apo kryer ndonjë sulm tjetër.

Një nga sulmet në orët e para të së enjtes goditi shtëpinë e familjes Abu Daqa në Abasan al-Kabira, një fshat pranë Han Junisit, afër kufirit me Izraelin. Ushtria izraelite i kishte urdhëruar banorët e kësaj në fillim të javës që të evakuoheshin.

Në këtë sulm vrau të paktën 16 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Spitalit Evropian në afërsi, i cili pranoi kufomat. Të vrarë mbetën një baba dhe shtatë fëmijët e tij, si dhe prindërit dhe vëllai i një foshnje njëmuajshe që mbijetoi bashkë me gjyshërit e vet.

“Një tjetër natë e vështirë”, tha Hani Awad, i cili ndihmoi shpëtimtarët të kërkonin për të mbijetuar nën rrënoja. “Shtëpia u shemb mbi kokat e njerëzve”.

Izraeli, i cili gjithashtu ka ndërprerë furnizimin me ushqim, karburant dhe ndihma humanitare për rreth 2 milionë palestinezët në Gazë, është zotuar se do t’i intensifikojë operacionet derisa Hamasi t’i lirojë 59 pengjet e mbetura – 35 prej të cilave besohet të kenë vdekur – dhe të heqë dorë nga kontrolli mbi Gazë.

Administrata Trump, e cila mori meritat për ndërmjetësimin e armëpushimit, thotë se e mbështet plotësisht Izraelin.

Hamasi ka thënë se do të lirojë pengjet e mbetura vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe tërheqjes së plotë të Izraelit nga Gaza, siç kërkohej në marrëveshjen e armëpushimit të arritur në janar pas më shumë se një viti ndërmjetësimi nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari.

Hamasi, i cili nuk e pranon ekzistencën e Izraelit, thotë se është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin tek Autoriteti Palestinez i mbështetur nga Perëndimi ose te ndonjë komitet i pavarur politik, por nuk do të dorëzojë armët derisa Izraeli t’i japë fund okupimit të territoreve që palestinezët i duan për një shtet të ardhshëm.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar ende sulmet e së enjtes.

Spitali Evropian në qytetin jugor Rafah tha se ka pranuar 26 trupa pas sulmeve gjatë natës, kryesisht gra dhe fëmijë. Spitali Nasser në Han Junis pranoi trupat e shtatë personave të vrarë në një sulm mbi një shtëpi. Në Gazën veriore, Spitali Indonezian tha se ka pranuar trupat e shtatë personave të vrarë në një sulm mbi një shtëpi në Beit Lahiya, një qytet pranë kufirit.

Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi u futën në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar përmes marrëveshjeve të armëpushimit apo marrëveshjeve të tjera. Forcat izraelite kanë shpëtuar tetë pengje gjallë dhe kanë gjetur trupat e dhjetëra të tjerave.

Lufta hakmarrëse e Izraelit, një nga më vdekjeprurëset dhe më shkatërrimtaret në historinë e fundit, ka vrarë pothuajse 49.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Lufta në kulmin e saj zhvendosi rreth 90% të popullsisë së Gazës dhe ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në të gjithë territorin. Qindra mijëra njerëz u kthyen në shtëpitë e tyre gjatë armëpushimit, por shumë gjetën vetëm fusha rrënojash dhe ndërtesa të shkatërruara nga bombardimet.

Gjatë bisedës me Trumpin, Putini pajtohet që të ndalë sulmet ndaj sektorit të energjisë në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.

 

Radio Evropa e Lirë

Gjatë bisedës telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, është pajtuar që të ndalë sulmet ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës dhe infrastrukturës për 30 ditë, si një hap drejt arritjes së një armëpushimi të plotë.

Sipas njoftimeve për telefonatën e zhvilluar më 18 mars – që zgjati mbi 90 minuta – nga Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë u tha se janë të përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe afatgjatë me qëllim që t’i jepet fund luftës në Ukrainë.

“Udhëheqësit janë pajtuar se lëvizja drejt paqes të fillojë me një armëpushim për energjinë dhe infrastrukturën, por edhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme. Këto negociata do të nisin menjëherë në Lindjen e Mesme”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në njoftimin e lëshuar nga Kremlini lidhur me bisedën, që u karakterizua si “e detajuar dhe këmbim i sinqertë i pikëpamjeve, u tha se Putini “paraqiti një sërë pikash të rëndësishme lidhur me sigurimin e kontrollit efektiv mbi një armëpushim të mundshëm përgjatë vijës së frontit, nevojën për të ndaluar mobilizimin e detyruar në Ukrainë dhe riarmatosjen e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“U theksua se kushti kyç për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe për të punuar drejt zgjidhjes së tij përmes mjeteve politike dhe diplomatike duhet të jetë ndalimi i plotë i ndihmës së huaj ushtarake dhe i ndarjes së informacioneve të inteligjencës me Kievin”, tha Kremlini.

Kremlini, megjithatë, tha se bisedimet e paqes “duhet të marrin parasysh nevojën absolute për të eliminuar shkaqet thelbësore të krizës dhe interesat legjitime të Rusisë në zonën e sigurisë”.

Ende nuk ka një koment nga Ukraina lidhur me rezultatin e bisedës mes Trumpit dhe Putinit.

Që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Putin ka pretenduar, pa asnjë bazë, se Qeveria ukrainase drejtohej nga neonazistë që kryenin gjenocid ndaj pakicës ruse në lindje të Ukrainës dhe se qëllimi i Rusisë ishte “çarmatosja dhe denazifikimi” i Ukrainës.

Ai po ashtu ka akuzuar aleancën ushtarake të NATO-s se po përpiqet të fitojë terren në Ukrainë, një lëvizje që do të sillte trupat më afër kufijve të Rusisë.

Trump e ka bërë prioritet kryesor në nisje të mandatit të tij të dytë presidencial arritjen e një armëpushimi në luftën trevjeçare në Ukrainë.

Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, zyrtarët ukrainas dhe amerikanë njoftuan më 11 mars se Kievi ishte pajtuar për një propozim lidhur me një armëpushim 30-ditor.

Më herët, Putin kishte sugjeruar kushte për paqe, sikurse ngrirja e furnizimeve amerikane me armë për Kievin dhe që Ukraina të mbetej “neutrale”.

Kievi për një kohë të gjatë ka kundërshtuar këto kushte.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensy, shpesh ka shprehur qëndrimin se që Kievi të pranojë ndonjë marrëveshjes të paqes, ajo duhet të shoqërohet me garanci të sigurisë për Ukrainën nga partnerët e saj perëndimor, përfshirë që një ditë Kievi të bëhet pjesë e NATO-s.

“Kam insistuar për [anëtarësimin e Ukrainës në] NATO, por e dini se cilat kanë qenë përgjigjet”, tha ai në shkurt, duke sugjeruar se rruga për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore mbetet e bllokuar.

Më 16 mars, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në një intervistë për CBS se një marrëveshje përfundimtare për paqe “do të kërkojë shumë punë të vështirë, koncesione nga të dyja palët, nga Rusia dhe Ukraina”, duke shtuar se do të ishte e vështirë të fillonin bisedime të tilla “derisa ata po qëllojnë njëri-tjetrin”.

Merr fund armëpushimi në Gaza, Izraeli vret kryeministrin e qeverisë së Hamasit pas sulmeve ajrore

Kryeministri “de-facto” i qeverisë në Rripin e Gazës, i kontrolluar nga lëvizja radikale Hamas, Essam al-Daalis, u vra në një nga sulmet ajrore të kryera mbrëmë nga Forcat Ajrore izraelite në enklavën e bllokuar, njoftoi kanali televiziv Al Arabiya.

Sipas burimeve të saj, “kryeministri i qeverisë së Hamasit, al-Daalis, u vra në sulmin e fundit nga Forcat Ajrore izraelite” pasi një predhë goditi shtëpinë ku ndodhej al-Daalis në atë moment. Gjithashtu, sipas kanalit televiziv, Mahmoud Abu Watfa, nënkryetar i Ministrisë së Brendshme në qeverinë e Hamasit në Gaza, u vra gjatë bombardimeve izraelite.

Nuk ka ende asnjë koment zyrtar nga lëvizja militante.

Më 18 mars, IDF kreu sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli kishte rifilluar operacionet ushtarake kundër Hamasit në enklavë.

Sipas raportimit të fundit të kanalit televiziv Al Arabiya, numri i të vdekurve ka arritur në 356, ndërsa 1000 persona janë lënduar. Rreth gjysma e të vdekurve ishin viktima të një sulmi ajror në qendrën administrative të Rripit të Gazës, qytetin e Gazës, raportoi kanali televiziv. bw

Cila do të jetë strategjia e Trumpit në telefonatën vendimtare me Putinin?

Presidenti amerikan, Donald Trump (majtas), dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.

 

Todd Prince

Uashingtoni i zakonshëm shpesh është shqetësuar për ballafaqimet mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, presidentit Vladimir Putin.

Udhëheqësi amerikan ka shfaqur njëfarë lloj afrie me liderin autoritar të Kremlinit, duke i lënë gojëhapur kritikët dhe madje edhe aleatët, shumë prej të cilëve pyesin veten nëse ish-koloneli i KGB-së mund t’i përdorë lajkatimin dhe mënyra e tjera për t’i zgjidhur çështjet sipas dëshirës së tij.

Tani, derisa Trumpi po përgatitet të bisedojë me Putinin përmes një telefonate vendimtare më 18 mars për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, bota po pret të shohë nëse ai do qëndrojë i palëkundur dhe do të kërkojë armëpushim të përkohshëm pakushte, apo do t’i pranojë disa prej kushteve të rusëve.

Për Ukrainën, shumë gjëra janë në teh, përfshirë integritetin e saj territorial.

“Është e rëndësishme që presidenti Trump të qëndrojë i palëkundur dhe të ngulë këmbë në një armëpushim të pastër. Dhe, nëse rusët nuk pranojnë, ai duhet të jetë i gatshëm t’i përmbushë premtimet që ka bërë për ta rritur trysninë ndaj Moskës”, tha për Radion Evropa e Lirë John Hardie, zëvendësdrejtor i Programit Rus në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

Më 11 mars, Ukraina e pranoi propozimin e Trumpit për një armëpushim 30-ditor, pa vënë kushte, duke ia kaluar topin Putinit për ndalimin e luftës tashmë trivjeçare.

Në një konferencë për shtyp në Moskë, tre ditë më vonë, lideri rus u përpoq me mirësjellje t’ia kalonte topin përsëri Trumpit, duke i thënë botës se, edhe pse në parim ishte dakord me propozimin e presidentit amerikan, ai dëshironte që disa çështje të adresoheshin para se ta pranonte marrëveshjen.

Putin tha se është i shqetësuar se Ukraina mund të përdorë ndërprerjen e luftimeve për ta mbledhur veten, stërvitur dhe riarmatosur në një kohë kur forcat e tij kanë përparësinë në fushën e betejës.

Ai gjithashtu ngriti dyshime në lidhje me mbikëqyrjen e frontit mbi 1.000 kilometra gjatë armëpushimit dhe kërkoi që “realitetin në terren” të merret parasysh në bisedimet për paqe, që nënkupton kontrollin e Rusisë mbi tokën ukrainase.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se Putini është i interesuar ta përfundojë luftën vetëm sipas kushteve të tij, përfshirë kontrollin e plotë të katër rajoneve ukrainase që Rusia pretendon se i aneksoi në vitin 2022, çarmatimin e Kievit dhe mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Në një konferencë vjetore gjeopolitike në Nju Delhi më 18 mars, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, shprehu besimin e Kievit se mund të “arrijë paqe të qëndrueshme dhe të drejtë” me udhëheqjen e Trump dhe po priste një “po pakushte për armëpushim” nga Rusia.

“Qasja jonë: Tani është koha për diplomaci, për diplomaci të fortë”, tha Sybiha.

Trump e ka bërë përfundimin e luftës sa më shpejt prioritet kryesor për administratën e tij. Duke qenë se Moska dhe Kievi ende kanë shumë papajtueshmëri, ka shqetësime se Trump mund të ushtrojë trysni ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të bëjë më shumë lëshime sesa Putini.

Para fillimit të bisedimeve për armëpushim, presidenti amerikan tha se ishte kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe se Kievi do të duhet të heqë dorë nga disa territore – duke bërë lëshime të dukshme ndaj dy kërkesave kryesore të Putinit – megjithëse Trump nuk i ka pranuar ato si parakushte për marrëveshjen e armëpushimit.

Lideri rus beson se po fiton luftën dhe se koha është në anën e tij, prandaj do të përpiqet t’i zvarrisë bisedimet për armëpushim në vend që ta hedhë poshtë menjëherë propozimin, në mënyrë që të mos e irritojë Trumpin, kanë thënë ekspertët.

Megjithatë, Trump ka shprehur optimizëm për bisedën e paralajmëuar me Putinin, duke u thënë gazetarëve më 16 mars se “është bërë shumë punë gjatë fundjavës” për ta arritur një armëpushim.

Trump çoi të dërguarin e tij të posaçëm, Steve Ëitkoff, në Moskë javën e kaluar për t’u takuar me Putinin, për ta përgatitur bisedën me telefon më 18 mars.

Ai tha se do të bisedojë me Putinin si për “territoret” ashtu edhe për “termocentralet”, duke iu referuar ndoshta centralit bërthamor më të madh në Evropë, të cilin Rusia e kontrollon në Ukrainë.

“Mendoj se kemi i diskutuar tashmë shumë nga këto çështje, si nga Ukraina ashtu edhe nga Rusia. Tashmë po flasim për ndarjen e disa aseteve”, tha Trump.

“Mendoj se kemi një shans shumë të mirë” për t’i dhënë fund luftës, shtoi ai.

John Herbst, ish-ambasadori i SHBA-së në Ukrainë (2003-2006) dhe analist në Këshillin Atlantik, tha për REL-in se retorika që vjen nga Kremlini nuk përputhet me tonin optimist të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Herbst, Rusia nuk ka dhënë asnjë shenjë se është e gatshme të bëjë lëshime.

“Gjë e mirë”

Ian Bremmer, themeluesi i kompanisë së konsulencës për rreziqe politike Eurasia Group, tha në një video të publikuar më 17 mars në X se përpjekja e Trumpit për armëpushim është “hap i rëndësishëm”, duke pasur parasysh vështirësitë e Ukrainës në fushëbetejë.

Rusia ka çarë përpara në lindje të Ukrainës që nga fundi i vitit 2023 – pas kundërofensivës së dështuar të Ukrainës – pavarësisht humbjeve të mëdha në njerëz dhe pajisje. Me përparësinë e saj të konsiderueshme në ushtarë, disa ekspertë ushtarakë thonë se nuk shohin rrugë të qartë për Ukrainën për t’i rimarrë territoret e saj.

“Do të ishim në një pozicion më të mirë sot nëse [ish-presidenti Joe] Biden do të kishte qenë më i gatshëm të ushtronte trysni ndaj Zelenskyt dhe aleatëve evropianë, dhe të tregonte se Amerika e kuptonte që pozita e Ukrainës karshi Rusisë po dobësohej dhe se lufta po çonte vetëm në më shumë shpenzime dhe më shumë jetë të humbura nga të dyja palët”, tha Bremmer.

Duke përdorur terminologjinë e Trumpit, Bremmer tha se presidenti amerikan, me mbështetjen e aleatëve, ka kartat në dorë në këto negociata, por paralajmëroi se Putini di si të luajë mirë edhe me një dorë të dobët.

Hardie ndau të njëjtin shqetësim, duke thënë se Putini do të përpiqet ta përdorë thirrjen “për të formësuar” këndvështrimin e Trumpit për konfliktin përmes dezinformimit. Ai theksoi se Trump javën e kaluar përsëriti pretendimin e ekzagjeruar të Putinit se forcat ukrainase në Kursk ishin rrethuar nga trupat ruse.

Kjo nuk është hera e parë që Trump e përsërit një pikëpamje të Putinit pas bisedave me liderin e Kremlinit.

Në të njëjtën kohë, Trump ka folur gjithashtu me tone të ashpra ndaj Rusisë. Ai ka kërcënuar se do të vendosë tarifa dhe sanksione ndaj Moskës nëse Kremlini nuk pajtohet me armëpushimin. Por ai nuk ka deklaruar publikisht ndonjë afat kohor, duke i dhënë Kremlinit disa mundësi për të negociuar.

Një nga mjetet kryesore në mendjen e tij janë sanksionet ndaj naftës, tha Hardie.

Trump mund ta ulë tavanin e çmimit prej 60 dollarësh të vendosur nga SHBA-ja dhe BE-ja në vitin 2022 për eksportet e naftës ruse që transportohen me anije perëndimore. Presidenti amerikan mund t’i sanksionojë gjithashtu më shumë anije ruse të transportit të naftës. Rusia i përdor të hollat nga eksportimi i naftës për t’i furnizuar ekonominë dhe mbrojtjen, duke përbërë rreth një të tretën e të ardhurave të buxhetit federal.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump e kundërshtoi mbështetjen e Ukrainës ushtarakisht nga SHBA-ja, gjë që mund të kufizojë mundësinë e tij për ta përdorur furnizimin e Ukrainës me armë si trysni nëse Rusia nuk e pranon propozimin për armëpushim.

Megjithatë, Trump mund t’i përdorë 3.8 miliardë dollarët e mbetur nga paketa e ndihmës prej 61 miliardë dollarësh e miratuar vitin e kaluar, për ta mbështetur ushtarakisht Ukrainën, tha Hardie.

Trump ka thënë se do të vendosë sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë nëse Kremlini nuk pajtohet me armëpushimin. Megjithatë, ai nuk ka vendosur ndonjë afat kohor për këtë.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Izraeli bombardon Gazën, Libanin dhe Sirinë, duke rrezikuar ndezjen e luftës

Fëmijë palestinezë shikojnë vendin e një sulmi izraelit në një kamp me tenda që strehonte njerëz të zhvendosur, në Han Junis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, më 18 mars 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Izraeli ka kryer sulme të mëdha ajrore në Rripin e Gazën, Liban dhe në jug të Sirisë kundër, siç tha, ekstremistëve që po planifikojnë sulme terroriste. Bombardime izraelite kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të ri dhe të përgjakshëm rajonal.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënë mbrëma se e udhëzoi ushtrinë të ndërmarrë “veprime të fuqishme” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për shkak se ky grup i mbështetur nga Irani nuk pranoi t’i lirojë pengjet e mbetura dhe i hodhi poshtë propozimet për një armëpushim të ri.

“Izraeli, nga ky çast, do të veprojë me forcë ushtarake kundër Hamasit”, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë.

Të paktën 326 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në bombardimet izraelite në Gazë të martën, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.

Njëkohësisht, ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore edhe në Libanin jugor dhe Sirinë jugore.

Ushtria izraelite tha se sulmet në Gazë kishin në shënjestër liderë dhe komandantë të nivelit të mesëm të Hamasit, si dhe infrastrukturën e grupit.

Ajo deklaroi se është e gatshme t’i vazhdojë sulmet kundër Hamasit për aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Shtëpia e Bardhë u konsultua nga Izraeli për sulmet e fundit në Gazë, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për Fox News.

“Ashtu siç e ka bërë të qartë presidenti [Donald] Trump – Hamasi, Huthit [në Jemen], Irani, të gjithë ata që synojnë ta terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballen me pasoja. Do të shpërthejë ferri”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Më 5 mars, Trump paralajmëroi Hamasin se do të përballet me “ferr” nëse nuk i liron menjëherë të gjithë pengjet, pas konfirmimit nga Shtëpia e Bardhë se kishte zhvilluar bisedime të fshehta me grupin ekstremist.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar të lartë të Hamasit duke thënë se Izraeli po “po i jep fund në mënyrë të njëanshme” marrëveshjes për armëpushimin në Gazë dhe se kjo e vë në rrezik fatin e pengjeve izraelite që mbahen ende në Gazë.

Izraeli dhe Hamasi kanë mospajtime për mënyrën e vazhdimit të armëpushimit me tre faza, i cili filloi më 19 janar, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.

Shumica e liderëve të Hamasit u vranë gjatë luftës hakmarrëse të Izraelit në Gazë, pas sulmit të përgjakshëm të grupit ekstremist në Izrael më 7 tetor 2023.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan vendbanimet e jugut të Izraelit në tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 të tjerë. Rreth dhjetëra pengje ende mbeten në duart e Hamasit.

Izraeli u kundërpërgjigj duke nisur një luftë shkatërruese në enklavën palestineze, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, sipas autoriteteve lokale, dhe ka zhvendosur shumicën e 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Pas marrëveshjes së armëpushimit – që çoi në lirimin e një numri pengjesh dhe të burgosurish – ushtria izraelite ka kryer shpesh sulme kundër Hamasit, si dhe ndaj vendndodhjeve të Hezbollahut në Libanin jugor.

Edhe Hezbollahu është i shpallur një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e cilëson vetëm krahun e tij të armatosur si grup terrorist.

Shumica e udhëheqësve të Hezbollahut u vranë gjatë luftës 14-mujore të Izraelit kundër grupit, para një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në nëntor.

Në sulmet e reja, Izraeli tha se goditi dy udhëheqës të Hezbollahut në qytetin jugor libanez të Yohmor. Ushtria tha se burrat ishin “operativë vëzhgimi”.

Ajo shtoi se sulme të tjera u kryen ndaj objekteve të Hezbollahut në Liban.

Në Siri, Izraeli ka marrë nën kontroll një zonë të sigurisë në jug pas rënies së regjimit autokratik brutal të Bashar al-Assadit në dhjetor. Izraeli e cilëson këtë veprim si masë parandaluese kundër ish-rebelëve islamikë që rrëzuan Assadin dhe tani kontrollojnë Sirinë.

Më 17 mars, autoritetet siriane thanë se sulmet izraelite goditën një zonë banimi në qytetin jugor të Darasë, duke vrarë tre persona. Ky raport nuk mund të verifikohej.
Izraeli tha se cak i sulmeve ishin qendrat komanduese ushtarake dhe depot e armëve në jug të Sirisë, që i përkisnin forcave të Assadit dhe që përbënin kërcënim për Izraelin.

Assadi u largua nga Siria në dhjetor dhe raportohet se ndodhet në Rusi, e cila, së bashku me Iranin, ishte një nga mbështetësit kryesorë të regjimit të tij. Assadi mori pushtetin në vitin 2000 pas vdekjes së babait të tij, Hafez al-Asad.

G7 planifikon veprime të mëtejshme për t’i bërë presion Rusisë për armëpushim

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, u tha ligjvënësve të hënën se ministrat e jashtëm të G7 ishin në gjendje të gjenin “tokë të përbashkët” për mbështetjen e Ukrainës kur u takuan në Kanada javën e kaluar, pavarësisht dyshimeve se kjo nuk do të ishte e mundur.

Lammy konfirmoi se një ofertë për armëpushim është tani në tryezë, duke thënë se Ukraina është “serioze për paqen” dhe theksoi se topi tani është në fushën e presidentit rus Vladimir Putin.

“Tani është Putini ai që qëndron në qendër të vëmendjes, Putini që duhet të përgjigjet, Putini që duhet të zgjedhë. A jeni serioz, zoti Putin, për paqen? A do t’i ndaloni luftimet? Apo do të tërhiqni këmbët dhe do të luani lojëra, do t’i kushtoni fjalë një armëpushimi, ndërkohë që ende goditni prenë tuaj?” tha Lammy në Dhomën e Komunave.

“Paralajmërimi im për zotin Putin është ky – nëse jeni serioz, provojeni me një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar tani”, vazhdoi ai.

Megjithatë, Lammy shprehu shqetësimin se Putini nuk ishte ende gati të pranonte një armëpushim dhe tha se G7 po përgatit veprime të mëtejshme për të siguruar që Rusia të negociojë seriozisht.

“Nëse Putini nuk jep dorëzimin, dhe unë duhet t’i them shtëpisë se aktualisht nuk shoh ende asnjë shenjë se ai është, takimi i G7 na ndihmoi të përgatisim mjetet për ta bërë Rusinë të negociojë seriozisht. Ne nuk po presim për Kremlinin. Nëse ata refuzojnë një armëpushim, ne kemi më shumë letra që mund të luajmë,” paralajmëroi ai.

Gjatë diskutimeve të G7-ës në Kanada, Lammy zbuloi se ishin bërë plane për të synuar sektorët e energjisë dhe mbrojtjes së Rusisë, për të forcuar sanksionet mbi të ardhurat nga nafta dhe për të përdorur asetet e ngrira ruse.

“Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën-europianët duhet të mbajnë mbi supe pjesën tonë të kësaj përgjegjësie,” shtoi ai. sn

Trumpi planifikon të bisedojë me Putinin më 18 mars

Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka në plan të flasë me telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 18 mars.

Trump po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim në luftën në Ukrainë, e cila ka hyrë tashmë në vitin e katërt.

“Do të flas me presidentin Putin të martën. Është bërë shumë punë gjatë fundjavës”, u tha Trump gazetarëve më 16 mars, gjatë një fluturimi për në Uashington nga resorti i tij në Floridë.

“Duam të shohim nëse mund t’i japim fund kësaj lufte. Ndoshta mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se e kemi një shans shumë të mirë”, tha Trump.

Kur u pyet për koncesionet e mundshme që kërkohen për të siguruar armëpushim, Trump tha se “do të flasim për tokën, do të flasim për termocentralet”.

“Mendoj se shumëçka është diskutuar prej të dyja palëve, Ukrainës dhe Rusisë. Tashmë jemi duke diskutuar, duke ndarë asete të caktuara”, tha Trump.

Nga Kremlini nuk pati komente të menjëhershme.

Trump – gjatë muajve të parë të mandatit të tij të dytë – e ka bërë prioritet arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën në Ukrainë.

Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kanë njoftuar më 11 mars se Kievi ka rënë dakord për një armëpushim 30-ditor.

Moska, deri më tash, ka reaguar me gjakftohtësi ndaj idesë.

Putin ka propozuar edhe kushte shtesë, përfshirë ngrirjen e furnizimeve të Kievit me armë nga SHBA-ja.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë rus ka thënë se Moska do të insistojë që Ukraina të mos lejohet të bashkohet me NATO-n dhe të mbetet “neutrale” në çdo marrëveshje paqeje – kushte që Kievi i ka refuzuar prej kohësh.

Putin ka thënë më 14 mars se çdo marrëveshje duhet të çojë në paqe afatgjate dhe t’i adresojë arsyet “rrënjë” të luftës – një referencë kjo, mësa duket, ndaj zgjerimit të NATO-s dhe zhvillimeve të tjera që ai pretendon se e kanë vënë në rrezik sigurinë e Rusisë.

Në komentet e publikuara më 17 mars, zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko, i ka thënë gazetës ruse “Izvestia” se “ne do të kërkojmë që garancitë e hekurta të sigurisë, të bëhen pjesë e kësaj marrëveshjeje”.

“Pjesë e këtyre garancive duhet të jetë statusi neutral i Ukrainës, refuzimi i vendeve të NATO-s për ta pranuar atë në aleancë”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë shpesh se, për të pranuar një marrëveshje paqeje, Kievi duhet të ketë garanci sigurie nga partnerët perëndimorë, përfshirë anëtarësimin eventual në NATO.

“Unë kam këmbëngulur [për anëtarësimin e Ukrainës në] NATO, por ju e dini se cilat kanë qenë përgjigjet”, ka thënë ai në shkurt, duke shtuar se rruga për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore, vazhdon të pengohet.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë në një intervistë për CBS-in më 16 mars se marrëveshja përfundimtare e paqes do të “përfshinte shumë punë, lëshime si nga Rusia, ashtu edhe nga Ukraina”.

Ai ka shtuar se bisedimet e tilla vështirë do të fillojnë “për aq kohë sa ata qëllojnë kundër njëri-tjetrit”.

Moska i bën thirrje SHBA-së të ndalojë sulmet ajrore në Jemen

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë sulmet ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen, sipas një deklarate të lëshuar sot nga Ministria e Jashtme ruse.

Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tha Ministria e Jashtme ruse.

“Duke iu përgjigjur argumenteve të përfaqësuesit amerikan, Sergej Lavrov theksoi nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të përdorimit të forcës dhe rëndësinë që të gjitha palët të angazhohen në dialogun politik për të gjetur një zgjidhje që do të parandalojë gjakderdhjen e mëtejshme”, sipas ministrisë.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën se ai kishte urdhëruar nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë kundër rebelëve Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani për sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Autoritetet rebele Houthi njoftuan se të paktën 31 persona u vranë në fillim të sulmeve ajrore amerikane, të cilat pritet të zgjasin për disa ditë.bw

SHBA sulmon rebelët Huthi dhe nis paralajmërime për Iranin

Tym në natën e mbrëmshme në Saana të Jemenit, si pasojë e sulmeve amerikane.

 

Radio Evropa e Lirë

Ushtria amerikane ka nisur sulm të shkallës së gjerë kundër rebelëve Huthi në Jemen, dhe e ka paralajmëruar Teheranin që duhet të ndalë menjëherë mbështetjen për këtë grup të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Sulmi i 15 marsit – i kryer me aeroplanë luftarakë të lëshuar nga një aeroplanmbajtëse amerikane në Detin e Kuq – ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump i ka paralajmëruar rebelët Huthi që “ferri do t’ju bjerë mbi kokë” nëse nuk i ndalin veprimet ekstremiste, përfshirë sulmet ndaj anijeve transportuese në rajonin e Gjirit, dhe sulmet me raketa kundër Izraelit.

Trump ka paralajmëruar Iranin që “Amerika do t’ju mbajë plotësisht përgjegjës dhe që nuk do të jemi të mirë me ju”, teksa rrit presionin për të ulur Teheranin në tavolinën e negociatave lidhur me programin bërthamor.

Prej kur është kthyer në pushtet, Trump e ka çuar përpara fushatën me “presion maksimal” ndaj Teheranit, me qëllim të uljes së eksporteve të naftës së Teheranit në zero.

Ekspertët besojnë se Shtetet e Bashkuara nuk do të mund t’i ndalin plotësisht shitjet e naftës iraniane, por do t’i zvogëlojnë në sasi të konsiderueshme.

Trump ka thënë në platformën e tij në rrjetet sociale se ai ka “urdhëruar ushtrinë amerikane të nisë veprime vendimtare dhe të fuqishme ushtarake kundër terroristëve Huthi në Jemen”.

Presidenti amerikan i ka përshkruar Huthët si “banditë” që “financohen nga Irani”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur përmes telefonit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe e ka informuar për operacionin ushtarak.

Sulmet në Jemen përbëjnë operacionin më të madh të ushtrisë amerikane në Lindje të Mesme, prej kur Trump e ka marrë detyrën më 20 janar. Mediat kanë cituar zyrtarët amerikanë të kenë thënë se sulmet “nuk janë operacion njëditor, por të parat në shumë ditë ose javë përpara”.

Zyrtarët e Huthëve kanë thënë se të paktën 12 civilë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në këto sulme, por këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Rebelët Huthi kanë kryer një mori sulmesh ndaj anijeve transportuese në 18 muajt e fundit, duke pretenduar se këto veprime janë shenjë mbështetjeje për palestinezët për luftën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Huthët kanë thënë se kanë sulmuar vetëm anijet izraelite, ndonëse është raportuar të jenë shënjestruar edhe anije tjera. Shumë kompani janë detyruar të ndryshojnë drejtimin e anijeve të tyre për të bërë rrugë më të gjatë dhe më të kushtueshme, vetëm për të shmangur dhunën.

Huthët kanë thënë më 11 mars se do t’i rinisin sulmet kundër anijeve izraelite në rajon, duke i thënë fund një periudhe relativisht të qetë, pas arritjes së armëpushimit në janar mes Izraelit dhe Hamasit për luftën në Gazë.

Më 2014, rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e një pjesë të territorit në veriperëndim të Jemenit, çka ka rezultuar me luftë në të cilën janë vrarë mijëra njerëz dhe është përshkallëzuar rëndë situata humanitare në këtë shtet – më të varfrin në botën arabe.

Shumë vëzhgues kanë thënë se lufta është zhvilluar mes Arabisë Saudite dhe Iranit, përmes grupeve që mbështesin dhe në një territor të tretë.

Arabia Saudite mbështet qeverinë e Jemenit, të cilën synojnë ta rrëzojnë rebelët Huthi.

Kryeministri britanik: Putini “t’i ndalë sulmet barbare” dhe të pajtohet për armëpushim

Kryeministri britanik, Keir Starmer (në mes) me presidentin francez, Emmanuel Macron (djathtas) dhe atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një samit të mbajtur javë më parë.

 

Radio Evropa e Lirë

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë në një takim online me liderët botërorë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet t’i ndalë sulmet kundër Ukrainës dhe të pajtohet për një armëpushim.

Duke folur para 25 liderëve, kryesisht evropianë, në një samit virtual më 15 mars, Starmer u ka bërë thirrje atyre që të vazhdojnë presionin ndaj Moskës dhe ka thënë se duhet të jenë të gatshëm të ruajnë marrëveshjen për armëpushim me forcat e veta.

“Nëse Putini është serioz për paqe, është shumë e thjeshtë, ai duhet t’iu japë fund sulmeve barbare ndaj Ukrainës dhe të pajtohet për armëpushim”, ka thënë Starmer përmes video-lidhjes, në të cilën kanë marrë pjesë edhe liderë të Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, por jo të Shteteve të Bashkuara.

“Ne duhet ta çojmë punën përpara dhe të përgatitemi për paqe, dhe për një paqe që do të jetë e garantuar dhe do të zgjasë”, ka thënë ai.

Teksa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina analizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim 30-ditor, Starmer pritet të kërkojë propozime konkrete për ndihmë logjistike, financiare dhe ushtarake për Kievin, në këtë takim që e ka përshkruar si “koalicion i vullnetit”.

Përmes një deklarate të lëshuar para takimit, Starmer e ka akuzuar presidentin Putin që po tenton të vonojë vendimin për armëpushim, duke prezantuar “kushte pa asnjë kuptim” dhe duke bërë thirrje për “studim para se të zbatohet armëpushimi”.

Britania, Franca dhe shtete tjera kanë thënë se do të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje për paqe. Starmer i ka bërë thirrje Uashingtonit që të ofrojë garanci të sigurisë për këto forca, në tentim e sipër për t’i parandaluar sulmet ruse.

“Nëse Rusia ulet në tavolinë, atëherë ne duhet të jemi gati për të monitoruar armëpushimin, për të garantuar që është serioz dhe garanton paqe”, ka thënë Starmer përmes një deklarate. “Nëse nuk ndodh ashtu, atëherë duhet të rrisim presionin ekonomik, për të garantuar që Rusia do t’i japë fund luftës”.

Pas një diskutimi me kryeministrin britanik më 14 mars, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se Rusia duhet të pranojë marrëveshjen për armëpushim.

Ukraina është pajtuar për marrëveshjen e armëpushimit më 11 mars, në një takim të mbajtur mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas, të mbajtur në Arabinë Saudite.

Më vonë, i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, e ka diskutuar marrëveshjen bashkë me Putinin në Moskë.

Më 13 mars, Putin ka thënë se Rusia pajtohet me idenë e një armëpushimi, mirëpo ka shtuar se “ka nuanca” që duhet të “çojnë në paqe afatgjatë, dhe të eliminohen rrënjët që kanë nxitur këtë krizë”.

Ai ka thënë se duhet të adresohen çështjet se çfarë ndodh në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ukrainase kanë humbur territor në javën e fundit, pas një inkursioni të befasishëm që pati nisur në fund të gushtit të vitit të kaluar, dhe që kush duhet të monitorojë armëpushimin.

Rusia ka thënë se angazhimi i trupave në NATO-s në Ukrainë është pikë e papranueshme.

Përveç kësaj, përmendja që i ka bërë Putini “rrënjës së problemit” ka sugjeruar se Rusia mund të jetë në kërkim të një marrëveshjeje që parasheh neutralitetin e Ukrainës dhe zvogëlimin e ushtrisë së Ukrainës.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pasi e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë, më 2014 dhe ka nisur konfliktin në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.

Trump e ka kthyer në prioritet përfundimin e kësaj lufte.

Ai ka biseduar me Putinin pak javë pasi ka nisur punën, dhe më pas ka dërguar zyrtarë të lartë amerikanë në Arabinë Saudite për t’u takuar me homologët rusë.

Skenarët se si Trumpi mund të bindë Putinin për armëpushim në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump me presidentin rus, Valdimir Putin (majtas) në një samit të mbajtur më 2019 në Osaka të Japonisë.

 

Ray Furlong

Ndonëse Ukraina ka treguar gatishmëri për të ecur përpara me një plan amerikan për armëpushim në luftë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë “po”, por jo të plotë.

Trump ka thënë se do të “zhgënjehej” nëse Putini nuk e pranon marrëveshjen, ndonëse nuk është lëshuar në konstatime se çfarë mjete ka në dorë për ta detyruar atë të zbatojë një armëpushim 30-ditor për luftën në Ukrainë.

Ekzistojnë tre skenarë se si mund të zhvillohet situata.

Sanksione

Trump ka thënë se mund të marrë veprime financiare “që do të ishin shumë të rënda për Rusinë”.

Kjo fjali ka sinjalizuar sanksione shtesë.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe Kevin Hackett, udhëheqës i Këshillit Ekonomik Kombëtar, u kanë dhënë jehonë deklaratave të Trumpit, mirëpo nuk kanë ofruar hollësi se si mund të duken sanksionet shtesë.

Hackett ka folur së fundmi për strategjinë e “shkopit dhe karotës”.

Më 13 mars, administrata nuk e ka miratuar vazhdimin e një mase lehtësuese për sanksionet në disa banka ruse që ndërmjetësojnë pagesa për naftë dhe gaz.

Kjo ua vështirëson shteteve tjera blerjen e këtyre lëndëve. Rikthimi i masës lehtësuese mund të jetë karotë, dhe Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur mundësinë e heqjes së disa sanksioneve, nëse Moska ulet në tavolinën e negociatave.

Putin ka dhënë sinjale se dëshiron karota më të mëdha, sikurse çmilitarizimi i Ukrainës dhe që Kievi të mos furnizohet më me armë amerikane.

Sa u përket shkopinjve, Hacket ka thënë se ende janë “një mori gjërash” që mund të bëhen, por nuk ka përmendur diçka specifike.

Njëra mundësi që është diskutuar parasheh vendosjen e sanksioneve sekondare në shtetet e treta që blejnë naftën ruse përtej çmimit tavan prej 60 dollarëve për fuçi, siç është përcaktuar nga Perëndimi. Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet rreth 70 dollarë.

Konsumatorët më të mëdhenj janë Kina, India dhe Turqia.

Një tjetër ide është që të zvogëlohet çmimi tavan për t’i goditur të hyrat ruse. Diçka kësisoj kërkon koordinim me aleatët perëndimorë.

Rusia e ka shfrytëzuar një “flotë në hije” të cisternave të vjetra të naftës për t’iu ikur sanksioneve ekzistuese. Kjo mund të rezultojë me sanksione më të ashpra, duke shtuar më shumë anije në listën e sanksioneve.

Situata i ngjan goxha lojës së miut me macen. Anijet shpesh kalojnë nëpër shumë duar pronarësh. Verifikimi kërkon përpjekje dhe burime të konsiderueshme.

Një tjetër skenar parasheh vendosjen e ndalesës në importet e produkteve që kanë për bazë naftën e parafinuar ruse nëpër shtetet e treta.

Masa si këto do ta shtrëngonin vidën në ekonominë ruse.

Mirëpo, ato nuk do të zgjidhnin problemin dhe nuk do të kishin efektin e shpejtë sikurse ndalesa që vendosi Uashingtoni për dërgimin e armëve në Ukrainë, derisa kjo e fundit nuk u pajtua për një marrëveshje armëpushimi.

Tarifa

Në mosmarrëveshjet tjera ndërkombëtare, arma më e përdorur e Trumpit janë tarifat, të cilat mundet t’i vendosë edhe ndaj Rusisë. Megjithatë, efekti do të ishte i kufizuar.

Vendosja e tarifave nga ana e Trumpit është parë me shqetësim të madh në vendet si Kina, Kanadaja dhe vendet e Bashkimit Evropian. Mirëpo këta janë partnerë të mëdhenj tregtarë të SHBA-së që mund të humbin shumë.

Për dallim prej tyre, Rusia nuk shet pothuajse asgjë në SHBA.

“Eksportet ruse në SHBA kanë rënë më shumë se 80 për qind vitin e kaluar, në krahasim me nivelet para luftës, në rreth 3 miliardë dollarë, shkalla më e ulët prej vitit 1992”, ka thënë Alexander Kolyandr, në një artikull të publikuar së fundmi në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane.

Për dallim prej SHBA-së, eksportet ruse në Kinë më 2024 e kanë arritur në atë shifër brenda 10 ditësh.

Një masë jotarifore që është sugjeruar nga Trumpi në janar ka qenë që Arabia Saudite të ulë çmimin e naftës duke rritur prodhimin. Megjithatë, kjo nuk ka qenë në linjë me interesat saudite.

Armët

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, e ka përmendur edhe një skenar të tretë se si Uashigtoni mund të ndëshkojë Rusinë.

Në qershor të vitit të kaluar, ai e ka prezantuar një plan për t’i ulur shpejt dy palët në tavolinën e negociatave.

“Ne u themi ukrainasve, ‘duhet të uleni në tavolinë’ dhe nëse nuk uleni, atëherë mbështetja e SHBA-së për ju merr fund”, ka thënë ai.

“Dhe i themi Putinit, nëse nuk uleni, ne do t’iu japim gjithçka ukrainasve për t’ju vrarë në fushëbetejë”.

Deri më tani e kemi parë vetëm pjesë e parë të këtij skenari. Ka qenë e lehtë dhe e shpejtë për t’u arritur. Ka qenë edhe hap i lirë, sepse mbajtja e ndihmës ushtarake është më e lirë sesa shpërndarja e saj.

Për pjesën e dytë ekzistojnë shumë pikëpyetje, përfshirë atë që vetë Kellogg nuk është duke luajtur rol në negociata deri më tani.

Vërshimi i Ukrainës me armë mund t’i kushtojë shtrenjtë një presidenti amerikan, i cili ka folur shpesh sa e kushtueshme ka qenë lufta për amerikanët. Diçka e tillë do të shihej edhe si zmbrapsje nga politika e deritashme.

Trump e ka paralajmëruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se është duke “luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

Uashingtoni mund të vlerësojë se pjesa e dytë e strategjisë së Kelloggut është shumë e rrezikshme.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Krenare Cubolli

Send this to a friend