VOAL

VOAL

Ballkani Perëndimor në BE është iluzion – Nga Christoph Hasselbach

May 23, 2018

Komentet

Djali nga Srebrenica dhe ushtari holandez gjejnë njëri-tjetrin pas 29 vjetësh

Amir Mujanoviq dhe Ad van Alphen e shikuan njëri-tjetrin pas 29 vjetësh, përmes një video-thirrjeje.

 

Meliha Keshmer

Dy njerëz me kilometra larg njëri-tjetrit, pas 29 vjetësh, shikojnë njëri-tjetrin përmes një video-thirrjeje.

Veterani i ushtrisë holandeze e nis bisedën me humor: “Çfarë të ka ndodhur? Dikur ke pasur flokë”.

Për flokët pyet Amir Mujanoviqin, të cilin e kujton si një djalë 12-vjeçar në Srebrenicë.

Emri i tij mund të jetë kërkuar nga qindra njerëz në internet gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe stafin e Radios Evropa e Lirë.

Kërkimin, përmes Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, e inicioi veterani Ad van Alphen, ish-major i ushtrisë holandeze dhe i batalionit të Kombeve të Bashkuara në Bosnje e Hercegovinë.

Ai ishte i vendosur në Srebrenicë të Bosnjës, kur forcat e ushtrisë së Republikës Sërpska kryen gjenocid ndaj më shumë se 8.000 boshnjakëve në korrik të vitit 1995.

Për 29 vjet nga ajo kohë, van Alphen ruajti dhuratat që i mori nga Amiri në Srebrenicë – një kitarë lodër, një fotografi dhe një copë letër me emrin “Samir Mujanoviq”.

Kjo e fundit e bëri më të vështirë kërkimin e Radios Evropa e Lirë dhe të të gjithë të tjerëve, sepse në vend të Amirit, dikush e shkroi gabimisht Samir në Srebrenicë, më 1995. Dhe, me kalimin e viteve, veterani e harroi emrin dhe kërkonte “Samirin”.

Thotë se i ruajti dhuratat e tij, sepse ishin bërë shokë në vitin 1995, kur Amiri, atëkohë 12 vjeç, ruante makinën e tij përpara zyrës së OKB-së.

Në këmbim, ai merrte ëmbëlsira ose fruta nga majori, të cilat thotë se i ndante me vëllain dhe motrat e tij.

“Ia dhashë lodrën, sepse ishte e rëndësishme për mua. Nuk kishim shumë, por isha mirënjohës që më jepte ushqime”, kujton Amiri.

Si e gjeti REL-i Amirin?

Dhjetëra mesazhe për njerëzit që mund të ishin të lidhur me djalin nga Srebrenica, kërkime nëpër zonë e kërkime në disa grupe në Facebook me diasporën e Bosnje e Hercegovinës, me shpresën se djali mund të ishte zhvendosur jashtë Srebrenicës dhe Bosnje e Hercegovinës para përfundimit të luftës.

Nga Qendra Përkujtimore thanë, po ashtu, se kanë marrë disa të dhëna dhe mesazhe që mund të çonin në diçka.

Më pas, REL-i kontaktoi me një person, i cili tha se ka lidhje familjare me djalin në fotografi dhe se ai nuk quhet Samir, por Amir. Ai tha se Amiri jeton në Spokane, në shtetin amerikan të Uashingtonit, dhe se vjen nga Bratunaci, afër Srebrenicës.

Shumë shpejt, gazetarja e REL-it, Meliha Keshmer, pranoi një email nga bashkëshortja e Amirit: “Mendoj se e keni shkruar ju këtë artikull. A keni ndoshta një kontakt të Ad van Alphen?”

Dy ditë më vonë, Amiri dhe Ad biseduan përmes video-thirrjes.

Amir dhe Ad van Alphen gjatë video-thirrjes. 18 qershor 2024.

Amir dhe Ad van Alphen gjatë video-thirrjes. 18 qershor 2024.

“Ishit shpresa ime e vetme”

“Prisja çdo ditë që të dilnit nga ajo ndërtesë [zyra e OKB-së në Srebrenicë]”, ishte një nga gjërat e para që Amiri i tha Adit.

“Po, ne takoheshim pothuajse çdo ditë”, u përgjigj Ad.

“Të jem i sinqertë, gjithmonë shpresoja se do të më jepnit diçka. Ishte puna ime ‘me orar të plotë’”, vazhdoi Amiri.

Biseda vazhdon me rrëfimin sesi familja e Amirit arriti të dilte nga Srebrenica.
“Pse i ruajtët dhuratat e mia këto vite”, pyeti Amiri.

“Shpresoja se mund të bëja diçka për ty më vonë, por nuk më lejuan kurrë të kthehesha në Srebrenicë atë vit dhe nga Holanda nuk mund të bëja asgjë”, u përgjigj Ad.

“Unë as nuk di ta përshkruaj jetën në Srebrenicë. Diçka më shtyu, dëshira për të jetuar, për të ndihmuar familjen time… Ishit shpresa ime e vetme. Ulesha atje dhe të prisja”, fliste Amiri.

Srebrenicë, 1993.

Srebrenicë, 1993.

Veterani përsëriste vazhdimisht se është i lumtur që Amiri është mirë. Ai ishte kureshtar të dëgjonte për familjen, fëmijët dhe gruan e tij.

“Shpresoja se Kryqi i Kuq ju ndihmoi të dilnit nga Srebrenica”, u shpreh Ad.

“Gruaja ime e lexoi artikullin”

Kujtimet e fëmijërisë së vështirë në Srebrenicë ishin shpesh pjesë e bisedave të Amirit me gruan e tij, Rabija. Dhe, sado që donte ta përshkruante atë që përjetoi – duke folur për majorin, makinën e të cilit ruante – nuk ia dilte, sepse i mungonin pjesë të fotografisë.

“Pastaj, erdhi dhe tha: Amir, gjithçka është shkruar këtu”, duke iu referuar artikullit të publikuar nga Radio Evropa e Lirë me veteranin holandez. “Ky është rrëfimi yt”, tha ajo.

“Do të më duhet kohë që ta përpunoj gjithë këtë [takimin online me majorin]… U ktheva atje, në Srebrenicë, në mendjen time”, tha Amiri gjatë bisedës.

Veterani holandez i përsëriti edhe një herë Amirit se forcat serbe të Bosnjës nuk e lejuan atë të kthehej në Srebrenicë, më 1995.

“Nuk më dëgjoi askush”, tha veterani disi i zhgënjyer për rolin e batalionit holandez në Srebrenicë, në verën kur u krye gjenocidi.

Karta e identifikimit e Ad Van Alphen gjatë qëndrimit të tij në Bosnje më 1995.

Karta e identifikimit e Ad Van Alphen gjatë qëndrimit të tij në Bosnje më 1995.

Për Amirin, ai është një “person i mrekullueshëm”, sepse, për shumë vite, ruajti kujtimet e një djali që takoi.

“Jam shumë i lumtur që ke një jetë të mirë në Amerikë, familje, fëmijë, punë… Dhuratat i lashë në Qendrën Përkujtimore [në Srebrenicë]. Ndoshta dikush do t’i shohë atje dhe do të mësojë për historinë tonë”, i tha veterani Amirit.

Bisedën e pazakonshme e përfunduan me premtimin e dy miqve se do të mbeten në kontakt, e ndoshta një ditë do të takohen edhe personalisht.

“Kam një takim me ish-kolegët e mi në shtator dhe do t’u flas për këtë. Do t’u tregoj – e gjeta Amirin. Ata dinë për këtë histori timen”, tha Ad.

“Dobre, dobre”, përfundoi ai bisedën, duke shqiptuar fjalën “mirë” në gjuhën boshnjake. Tha se vetëm kjo i kujtohet.

Veteranët holandezë vizituan Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës viteve të fundit. Në mesin e tyre, në fillim të qershorit të këtij viti, ishte edhe Ad van Alphen.

Dutch UN peacekeeping forces in Potočari with refugees, July 1995.

Forcat paqeruajtëse holandeze të OKB-së në Potoçari së bashku me refugjatët. Korrik, 1995.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë e Holandës konstatoi se ky vend ishte pjesërisht përgjegjës për vrasjen e rreth 350 burrave myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës, gjatë gjenocidit.

Sipas aktgjykimit, forcat paqeruajtëse holandeze i evakuuan burrat nga baza e tyre ushtarake në Potoçari, më 13 korrik të vitit 1995, edhe pse e dinin se “ishin në rrezik serioz abuzimi dhe vrasjeje”.

Si i mbijetoi Amiri gjenocidit?

Një barrë që asnjë 12-vjeçar nuk do të duhej ta mbante, për Amirin ishte e përditshme: ai duhej të kujdesej për jetën e tij dhe të familjes dhe të përpiqej të siguronte së paku diçka për të ngrënë.

Ai kujton se në Srebrenicë nuk kishte ushqim të mjaftueshëm.

“Qëllimi im ishte të merrja diçka prej tij, sinqerisht, dhe kështu u zhvillua miqësia jonë”, tha Amiri, i cili u zhvendos në Srebrenicë me familjen nga vendlindja e tij, Bratunac, pasi forcat serbe e pushtuan zonën më 1992.

Ai i mbijetoi gjenocidit me prindërit, vëllain dhe motrat e tij – njëra prej të cilave lindi si refugjate në Srebrenicë – por traumën e mban me vete gjithë jetën.

“Dëgjuam se Srebrenica po binte dhe u nisëm drejt Potoçarit. Babai u nda nga ne, kur burrat kaluan nëpër pyll, ndërsa gratë dhe fëmijët mund të shkonin në bazën e OKB-së”, tha Amiri.

Aty pa vrasje e përdhunime.

“Njerëzit gjenin litar dhe vareshin, vetëm që të mos binin në duart e tyre [të forcave të ushtrisë serbe]”, kujton Amiri.

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Potoçari, korrik 1995.

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Potoçari, korrik 1995.

Ai kujton edhe shkuarjen aty të Ratko Mlladiqit – ish-komandant i ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar me burgim të përjetshëm në Hagë – për t’iu shpërndarë ëmbëlsira fëmijëve në Potoçari, përpara se ushtarët e tij të kryenin gjenocid me urdhër të tij.

Tregoi po ashtu sesi një ushtar serb e shpëtoi vëllain e tij, të cilin ushtarët e tjerë e kishin ndarë nga nëna.

“Kam humbur shumë të afërm në gjenocid, si të gjithë të tjerët. Por ne, familja e ngushtë, kemi mbijetuar. Kemi shkuar disi në Tuzlla dhe, pas disa kohësh, kemi takuar babanë tim, i cili ka kaluar nëpër pyje”, tha Amiri.

Të afërmit në Evropë i ndihmuan të shkonin fillimisht në Holandë – në vendlindjen e mikut ushtar të Amirit – e më pas në Shtetet e Bashkuara.

“Na thanë se Qeveria holandeze po kërkonte njerëz nga Srebrenica që të vinin dhe të na ndihmonin. Kjo ishte arsyeja përse shkuam atje, por si refugjatë atje nuk ishte jeta e mirë”, tha Amiri.

Ai krijoi familje në Spokane të SHBA-së dhe thotë se, prej se kanë arritur atje, nuk e kanë ndërruar më vendbanimin.

Gjatë rrëfimit, kthehet sërish në Srebrenicë dhe thotë se planifikon ta çojë familjen e tij në Bosnje, për të parë se nga kanë ardhur prindërit e tij dhe ku e kanë kaluar fëmijërinë e tyre.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Qindra miliona nga kultura- Del në skenë vjehrra e Erion Veliajt

Pas dajës së Ajolës, del në skenë vjehrra pensioniste e Erion Veliajt, nëna e Ajola Xoxës, Valbona.

Familja e Erion Veliajt, pas ardhjes së këtij të fundit në krye të Bashkisë Tiranë dhe marrjes së mandatit të dytë nga Rilindja, shtojnë bizneset kryesisht në fushën e artit dhe kulturës. (LEXO KETU)

CNA ka kryer një investigim në lidhje me një tjetër person të familjes së Erion Veliajt.

Pas dajës së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, ku CNA zbuloi se ai dhe bashkëshortja e tij zotëronin dhe drejtonin një sh.p.k. dhe një OJF, e cila ishte paguar nga Bashkia e Tiranës, po sjellim një tjetër rast.

CNA ka mundur të zbulojë se jo vetëm Ajola Xoxa dhe daja i saj merren me art dhe kulturë, të cilët lidheshin edhe te sh.a. “Botimet Enciklopedike”, në të njëjtën fushë shfaqet edhe nëna e Ajolës dhe vjehrra e Erion Veliajt.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, rezulton se vjehrra pensioniste e kryebashkiakut Erion Veliaj, zonja Valbona Xoxa, ka themeluar kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021.

Deri këtu nuk ka asgjë jonormale, kushdo, në çdo moshë, mund të hapë biznese e të ushtrojë aktivitete kulturore e tregtare.

Sipas të dhënave zyrtare, adresa e kompanisë së themeluar nga vjehrra e zotit Veliaj është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.

Adresa e email-it e deklaruar në QKB është “[email protected]” e kompanisë së Ajola XOXËS.

Sipas të dhënave, kompania ka për objekt:

Shoqëria ka për objekt ushtrimin e veprimtarive të ndryshme në fushën e botimit, artit dhe kulturës, në fushën sociale dhe në atë edukuese dhe në fushën e turizmit.

Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës. Pas Ajolës, janë daja dhe nëna e saj që fillojnë të ushtrojnë aktivitete të ndryshe duke fituar dhjetëra mijëra euro në muaj.

Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021.

Të dhënat në QKB

Shumë “e talentuar” për biznes dhe ndoshta e vonuar në hapjen e tij. Një pensioniste që shkëlqeu menjëherë si biznesmene duke lënë në hije ish-mësuesen në lice.

Por 20 mijë eurot ishin për dy muajt e 2021-shit, sepse subjekti “AVA STUDIO” për vitin 2022 arrin të ketë një fitim neto 110.000 euro.

Edhe Valbona Xoxa merr të njëjtin vendim që fitimin ta hedhë në investim njësoj si vëllai i saj.

Shkëlqimi vijon edhe më tej, klientë e fonde që derdhen lumë për zonjën Valbona Xoxa, e cila po ia kalonte edhe vajzës së saj Ajolës, që nuk duket të jetë kaq e suksesshme në fushën e artit e kulturës sa nëna dhe daja i saj, të cilët i kanë fitimet vjetore me bet 100 mijë euro me kompani të sapothemeluara. Super të talentuar, por të vonuar në çeljen e aktiviteteve.

Nuk dihet ende se kush janë klientët e vjehrrës se Erion Veliajt dhe çfarë lidhje me persona të tretë kanë me dhëndrin apo vajzën.

Vjehrra e pasur e Veliajt

Zonja Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj duke ofruar shërbimet në art e kulturë, si vajza e saj Ajola, që është kuratore arti, por nuk ka mundur të ketë suksesin financiar të nënës dhe dajës së saj./ CNA

Ben-Meir: Nëse plani franko-gjerman do zbatohej, do të kishte njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka thënë se plani franko-gjerman i prezantuar më 27 shkurt 2023, përmban të gjitha elementet që nëse do të zbatoheshin do të kishin çuar në njohje reciproke.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir tha se anipse kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ranë dakord për këtë plan, të dy refusuan ta nënshkruajnë atë.

“Gjermanët dhe francezët deklaruan se të dyja palët ishin angazhuar për zbatimin e planit dhe se angazhimi i tyre verbal me sa duket ishte i mjaftueshëm. Tani ne e dimë se asnjëra palë nuk bëri ndonjë lëvizje të rëndësishme për të zbatuar ndonjë nga dispozitat e planit. Që atëherë, jo vetëm që nuk ka pasur përparim në dialogun mes dy vendeve, por marrëdhëniet janë përkeqësuar më tej”.

Ai shtoi se “Në një farë mënyre, BE-ja u mbështet shumë më rëndë te Kurti sesa te Vuçiq, veçanërisht në çështjen themelore të asociacionit të komunës, për të thyer ngërçin”.

Shqipëria mirëpret më shumë turistë, por me çmime më të larta

Jetmira Delia-Kaci

Shifrat e institucioneve në Shqipëri tregojnë rritje të numrit të turistëve në këtë vend.

Të fundit, të publikuara nga Instituti i Statistikave – Instat, janë për tremujorin e parë të vitit 2024 dhe flasin për 1 milion e 700 mijë turistë, ose 59% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pushues dhe ekspertë të turizmit e ekonomisë thonë se turizmi në vend është shtrenjtuar dhe arsyet, sipas tyre, janë nga më të ndryshmet.

Më shtrenjtë njësitë akomoduese, por edhe ushqimet

Mehdi Olluri, nga Lipjani i Kosovës, zgjodhi që edhe sivjet pushimet t’i bëjë në Shëngjin – pjesa veriperëndimore e Shqipërisë.

Ai thotë se krahasuar me një vit më parë, çmimet janë më të larta.

“Ka rritje të [çmimeve të] ushqimeve në dyqane, në restorante, e gjithashtu edhe banesa është më e shtrenjtë se vjet”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Plazhi i Shëngjinit.

Plazhi i Shëngjinit.

Të dhënat e operatorëve turistikë tregojnë se të gjitha produktet turistike janë shtrenjtuar. Kështu, një çadër me dy shezlonë nuk gjenden më me afërsisht 5 euro, por mbi 7 euro, e në disa zona në jug të Shqipërisë arrijnë deri në 50 euro.

Edhe apartamentet që vjet mund të gjendeshin edhe me 25 euro, sivjet variojnë nga 30 deri në 100 euro për një natë, ndërsa dhomat në hotele nga 100 deri në 500 euro.

Çmimet, sigurisht, ndryshojnë nga zona dhe periudha – në korrik dhe në gusht janë më të shtrenjta.

Mirilda Tili, gazetare e ekonomisë në Shqipëri, thotë se turizmi sivjet është më i shtrenjtë se një vit më parë, apo në krejt 5-vjeçarin e fundit.

Arsyet, thotë ajo, lidhen me investimet në turizëm dhe tregun e punës.

“Është fakt që në vitin 2024 ka struktura të shtuara akomoduese, sepse edhe lejet e ndërtimit kanë qenë për 30-40 për qind më shumë se një vit më parë. Janë shtuar hotelet që tentojnë të sjellin brende, sepse janë të përjashtuara nga taksat dhe TVSH-në e kanë 5 për qind”.

“Kjo do të thotë se ka kërkesa për staf të shtuar, por se burimet janë të pakta, ka mungesë punëtorësh. Kështu që, ata pak punëtorë që gjenden, do të paguhen me paga të larta dhe, detyrimisht, kjo është kosto që faturohet te turisti”, thotë Tili për Radion Evropa e Lirë.

Si një problem të madh, ajo përmend edhe zhvlerësimin e euros.

“Rënia e euros ka sjellë rritje të çdo produkti turistik. Një vit më parë, euroja këmbehej me 109 lekë, ndërsa aktualisht këmbehet me 100 lekë ose më pak”, thotë gazetarja e ekonomisë.

Mbiçmimin e lekut e sheh si arsye kryesore të rritjes së çmimeve në turizëm edhe ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba.

“Paketat turistike janë rritur për 10-15%. Arsyeja kryesore është luhatja e madhe e euros”, sipas saj.

“Ekspertët e ekonomisë kanë vlerësuar se kjo nuk ndodh për shkak të sezonit turistik dhe kërkesës së lartë, por për arsye të brendshme të qarkullimit joformal të parasë në ekonomi”, thotë Xhemani Baba.

Sipas saj, një prej arsyeve që ka rritur numrin e turistëve në Shqipëri është edhe shtimi i fluturimeve ‘low cost’, apo me çmime më të volitshme, ashtu si edhe i fluturimeve direkte nga disa qytete të Evropës.

“Tjetër arsye e rëndësishme është edhe marketingu ndërkombëtar që i është bërë Shqipërisë si nga burime zyrtare, nga vetë kryeministri dhe agjenci të turizmit, por edhe nga ata që njihen si influencues të opinionit”, thotë Xhemani Baba.

Ajo shton se rritja e numrit të turistëve është një trend në të gjithë botën dhe, në këtë aspekt, turizmi në Ballkan është ndër më të kërkuarit.

“Rreth 750 milionë njerëz në botë udhëtojnë çdo vit në vendet e Mesdheut dhe Shqipëria është pjesë e kësaj pakete”, thotë Xhemani Baba.

Ajo, po ashtu, vë re se ka shtim të turistëve individualë, që, siç thotë, udhëtojnë për aventura të ndryshme, e jo për turizëm plazhi, dielli a rëre.

“… sepse, aktualisht, në plazhe është njësoj si çdo vit tjetër. Jemi në fund të qershorit dhe plazhet gjatë javës janë thuajse boshe, por qytetet turistike janë plot – Tirana, Durrësi, Berati, Kruja, Shkodra, Gjirokastra, Saranda, apo edhe qytetet e vogla si: Gramshi, Belshi, Puka, Dibra, Përmeti, që ofrojnë turizëm të aventurës dhe trashëgimisë kulturore”, thotë Xhemani Baba.

Më shumë turistë, por shpenzojnë më pak

Ajo dhe ekspertë të tjerë ngrenë shqetësimin, po ashtu, për mosdeklarimin e të ardhurave nga turizmi. Sipas saj, autoritetet e vendit nuk duhet të përqendrohen te numrat, por te të ardhurat.

“Nëse kemi të ardhura prej 4.2 milionë eurosh në vitin 2023 me 10 milionë turistë… i bie që një turist vjen për 4-5 ditë dhe shpenzon rreth 350 euro… Ose diçka nuk shkon me shifrat e turistëve, ose evazioni është shumë i lartë”, thotë ajo.

Sipas Fjerolt Ozunit, ekspert dhe operator turistik në Shqipëri, sektori i turizmit nuk është ende i qëndrueshëm.

“Ne duhet të mësojmë se si ta bëjmë turistin e huaj të shpenzojë këtu te ne. Duhet të mësojmë t’i shesim paketat në mënyrë të tillë që ata t’i harxhojnë paratë. Ka nga ato grupe që vijnë dhe thonë që nuk kemi se si t’i shpenzojmë… kishim parashikuar të shpenzonim më shumë”, thotë Ozuni për Radion Evropa e Lirë.

Turistë të shumtë në Benjë, zonë 14 kilometra larg qytetit të Përmetit.

Turistë të shumtë në Benjë, zonë 14 kilometra larg qytetit të Përmetit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga turizmi në periudhën janar-mars 2024 arritën në 778 milionë euro nga 624 milionë sa ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, por, sipas tyre, një turist shpenzoi më pak se një vit më parë. Sivjet, një turist i huaj shpenzoi mesatarisht 513 euro, ndërsa në janar-mars të 2023-ës kjo shifër ishte 582 euro.

Më 18 qershor, Administrata Tatimore e Shqipërisë u bëri thirrje bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, ta deklarojnë numrin real të punonjësve si dhe pagat reale të tyre. Në letrën sensibilizuese u tha se do të nisin kontrolle fizike dhe se do të ketë edhe masa ndëshkuese.

Vitin e kaluar, media ndërkombëtare e renditën Shqipërinë si një ndër destinacionet më interesante të atij sezoni veror, qoftë për plazhet, zonat malore, ushqimet apo edhe çmimet e volitshme.

“Turizmi masiv i ka sjellë vendit shumë të ardhura, por duhet të synojmë majat e industrisë turistike botërore”, tha atëkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Për të përballuar fluksin e turistëve gjatë këtij sezoni, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, firmosi një urdhër për anulimin e lejeve të pushimit për punonjësit që kanë detyrë sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Sipas këtij urdhri, lejet anulohen nga data 20 qershor deri më 15 shtator. Radio Evropa e Lirë

Truri kolektiv që duhet ndryshuar!- Nga IRENA BEQIRAJ

A’t Zef Pëllumbi thoshte “populli shqiptar duhet të ndryshojë trurin”!

Në 100 vjet shtetformim ne kemi ndryshuar udhëheqësit por kurrë trurin. Ndërkohë që sekreti i suksesit njerëzor nuk qëndron në inteligjencën e lindur individuale, por në trurin tonë kolektiv – në aftësinë e grupeve njerëzore për t’u ndërlidhur shoqërisht dhe për të mësuar nga njëri-tjetri gjatë brezave.

Biologu Joseph Henrich na tregon se aftësia për bashkëpunim ka qenë forca kryesore që ka çuar përpara procesin evolucionar njerëzor. Formimi i trurit kolektiv ka nxitur evolucionin gjenetik të specieve njerëzore brenda nje shoqërie dhe ka ndikuar më tej në biologjinë e tyre.

Kapaciteti i hershëm njerëzor për të mësuar nga të tjerët prodhoi shumë risi kulturore, si zjarri, gatimi, kontejnerët e ujit, njohuritë mbi bimët, armët, të cilat nga ana e tyre nxitën zgjerimin e trurit tonë dhe ndryshuan fiziologjinë, anatominë dhe psikologjinë tonë në mënyre vendimtare.

Pra ndryshe nga cdo specie tjetër ne njerëzit jemi specie kulturore.

Normat kulturore edhe shoqërore që shqiptarët kanë mësuar, përvetësuar dhe zbatuar gjatë gjithë historisë së tyre kane pasur një theks të fuqishëm tek interesat individuale , që për disa vazhdojnë të drejtohen nga qëllimi i thjeshtë e bazik i mbijetesës , ndërsa për të tjerë nga lakmia e pangopur për privilegje, pasuri, pushtet e kontroll . Për më tepër, duke theksuar “unë” pothuajse tërësisht në kurriz të “ne”, besimi ynë injoron faktin që njerëzit janë thelbësisht social duke na drejtuar drejt profecive vetëpërmbushëse.

Pra paaftësia jonë për të vepruar ndryshe, është përcaktuar nga kapaciteti ulët për të formuar një shoqëri bashkëpunuese ndaj edhe krizat me të cilat përballemi përkeqësohen dhe duket se po përjetesohen.

Sërisht sot gabimisht po supozojmë se sapo të vendoset një regjim i sundimit të ligjit, ai do të jetë i vazhdueshëm dhe i vetëqëndrueshëm.

Kushtetuta në vetvete, ligjet apo të gjithë instucionet ligjzbatuese nuk mund të garantojë një shoqëri kohezive, madje të kundërtën e kemi provuar disa herë.

Ajo që sot duhet të pranojmë është pa një shoqëri kohezive ku njerëzit të kujdesen për të mirën e përbashkët krah interesit personal, kushtetutat ligjet institucionet mund të bëhen jashtëzakonisht të brishta, aq me tepër kur udhëheqësit populistë nxitojnë të mbushin boshllëkun me vlera të paqëna misionarësh e reforma të dështuara duke nxitur vetëm polarizimin.

Inteligjenca e secilit prej nesh, nuk qëndron në trurin individual, por në mendjen kolektive të cilën At Zef Pëllumbi mendonte se shqiptarët duhet ta ndryshonin.

Por për këtë duhet të pranojmë që për të funksionuar, secili prej nesh mbështetet jo vetëm në njohuritë e ruajtura brenda kokës sonë, por edhe në njohuritë e ruajtura, në mjedis dhe veçanërisht te njerëzit e tjerë anëtarë të së njejtës shoqëri.

Rusia dhe Serbia si rrezik i fillimit të luftës bërthamore?- Nga SKËNDER MULLIQI

Bota po rrezikohet nga Lufta e Tretë Botërore, kur po bëhën 105 vite nga përfundimi i luftës së Parë Botërore.Invazioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë nga diktatori Vladimir Putin, bëri që bota perëndimore që nga fillimi ti dalë zot Zelenskit më ndihma ushtarake dhe humanitare.Po nën ndikimin e Rusisë për të qitur në margjina agresionin mbi Ukrainë ndodhi lufta e përgjakshme në Gazë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, ku të implikuar kemi edhe Iranin.Diktatori rus Putin këtë luftë e fillojë më motivacion të realizimit të “botës ruse”.Rusia po dëshiron kthimin e Luftës të Ftohtë, të ish Bashkimit Sovjetik, të cilën perandori e përmbysi reformatori, Mihael Gerbaqov.Në anën tjetër kemi Putinin e vogël në Ballkan, presidentin serb, Aleksander Vuqiq, I cili më qdo kusht po dëshiron më vazhdu rrugën e lënë gjysmë të Millosheviqit, për Serbi të Madhe, apo të një mini Jugosllavie të ideologut të këtyre ideve shoviniste, babait të kombit , Dobrica Qosiqit.Putin dhe Vuqiqi në Ballkan po kërcënojnë botën më luftë bërthamore.Kuvendi gjithë serb i mbajtur në Beograd ka tendencën imagjinare e brutale për realizimin e idesë “të gjithë serbët në një shtet”, siq ishte edhe moto e këtij tubimi klero-etno fashist.Fitorja në zgjedhjet nacionale të demokratit Joe Bajden e jo të republikanit Donald Tramp, dhe fitorja e të djathtës në Evropë, në zgjedhjet e mbajtura para disa ditësh, japin shpresë që më në fund do të përmbysen ëndrrat ruso-serbomëdha në Evropë dhe në Ballkan, siq do të pëmbyset edhe iluzoni për një rend të ri botëror së bashku më serbët, që e tha në letrën dërguar tubimit gjithë serbë, në Beograd, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.Fitorja e Vuqiqit në zgjedhjet nacionale dhe në zgjedhjet locale është tregues së Serbia , nuk ka levizur nga politika e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.Fitorja e radikalëve dhe kriminelëve të luftës të cilët u bën bashkë, nuk japin shpresa që do të kemi normalizim të shpejtë të marrdhënjëve Kosovë-Serbi dhe eskalim të situatës në veri nga Vuqiqi dhe strukturat paralele kriminale serbe në krye më Listën Serbe të terrorsiteve Radojqiq ,të aktit tragjik në Banjskë, Rakiq dhe Veselinoviq.Këta terroristë u përpoqën që më luftë në Banjskë të bëjnë faktike ndarjën e veriut të Mitrovicës nga jugu. BE-ja dhe Amerika duhet të kanë një qasje shumë më ndryshe të dialogut, më i balansuar, e jo si deri më tash, që u faktorizua Serbia fashiste, e u dënua në anën tjetër për eskalim të situatës Kosova, e cila ende po mbanë mbi supe shumë pa drejtë masat ekonomike, që është premtuar nga BE-ja, se do të hiqën pjesërishtë. Borrell , Lajqak dhe Eskobar, nuk e drejtuan si duhet procesin e dialogut, duke i bërë favore klikës të kriminelëve të luftës në pushtetin e Serbisë.Vuqiqi, Nikoliq, Daciq e Vulin, duhet të ndalën në tendencën e realizmit të idesë megallomane dhe brutele që dërgon në një luftë të re rajonin.Emërimi i emisararve të rinj në bisedime do të ngjallte shpresat për një dialog frytëdhënes, i futur tashmë në qorrsokak .Ka mbaruar epoka e fillim shekullit 20-te , të Nikolla Pashiqit dhe Vasa Qubrilloviqit për zhdukjën e qënjës shqiptare në Ballkan.Nuk do të këtë vilajet të Kosovës siq pretendojnë ta kthejnë rrotën historike mbrapa klika e radikaleve në pushtetin e Serbisë.Presidenti i Serbisë , si një mut dhe idiot i madh që është, më falni në shprehje, Prishtinën mund të sheh vetëm më syze nga Beogradi.Shqiptarët siq ia kan shuar endrrat kryekriminelit të luftës,Sllobodan Millosheviqit për Serbi të Madhe, do tia shuajnë edhe pasardhësit të tij, Aleksander Vuqiqit.

Sali Berisha për ‘CNN Rumun’: Taulant Balla mik me Coldea, njerëzit e klaneve të drogës së Sinalos në Shqipëri dhe Rumani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti i parë i SRI-së, Florian Coldea, është këshilltar i kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama, pohon në një intervistë të dhënë për gazetaren Ana-Maria Roman e Antena3 filiali i CNN në Rumani, se ‘Gjeneral Florian Coldea ishte punësuar patjetër për aktivitetet e errëta të Edi Ramës’

Intervistë ekskluzive me Sali Berishën, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë: ‘Në Shqipëri, mafia ndërkombëtare ka një interes të madh’

Sali Berisha: Emri i gjeneralit Coldea doli në media si një lidhje mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kartelit Sinaloa të Meksikës, i cili tregoi se çfarë bashkëpunimi ka mes Ramës dhe Coldeas. Publikova dokumentin e firmosur me Coldean nga sekretari i përgjithshëm i këshillit të ministrave Engjell Agaçi, një person me një aktivitet shumë të errët. Sipas informacioneve ai përfaqësonte trafikantët e drogës në Itali, duke i prezantuar edhe me autoritetet më të larta si gjeneral Lisi nga Guardia di Financia. Engjell Agaci ka firmosur kontratën që gjeneral Coldea të jetë këshilltar i Edi Ramës për çështjet e sigurisë. Ndërkohë, Edi Rama ka pranuar faktin se ka pritur në zyrën e tij një prej krerëve shqiptarë të Sinaloas në Meksikë, Luftar Hysaj. Ai jo vetëm e priti në zyrë, por i ofroi edhe licencën për kazinonë në Vlorë, në Vlorë.

Antena3 CNN: Tani, cili është saktësisht roli i gjeneralit Coldea në këtë aktivitet?

Sali Berisha: Nuk mund të them, por e shihni, shtypi rumun shkruante se Rama ishte i besuar i gjeneralit Coldea nga vitet ’90. Gjeneral Coldea u punësua padyshim për aktivitetet e paqarta të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, sepse askush nuk dinte për aktivitetin e tij në Shqipëri. Dhe askush nuk e di se sa paguhet gjenerali Coldea. Por shikoni, Edi Rama për pushtetin e tij, për interesat e tij, arriti të korruptojë edhe shefin e kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, McGonigal. Mes tyre është edhe Dorian Duçka, ai është edhe këshilltar privat dhe ish-zëvendësministër i Edi Ramës. Duçka dhe Coldea bëjnë një binom për aktivitetet e errëta të Ramës. Se çfarë ka ndodhur me Duçkën dimë më shumë, sepse Duçka ishte një njeri që punonte me McGonigal, tashmë i dënuar nga gjykata në Uashington për çështjen e Shqipërisë, rreth tre vjet burg. Por cili ka qenë kombinimi me Duçkën dhe Coldean është për t’u hetuar.

Antena3 CNN: Pra, ju pretendoni, zoti President, se Dorian Duçka dhe Florian Coldea kanë punuar së bashku për kryeministrin e Shqipërisë. Çfarë lloj aktivitetesh duhej të bënin?

Sali Berisha: Janë këshilltarët zyrtarë të Edi Ramës. Dhe më duket se nuk ka gjë tjetër veçse aktivitete në hije, të dyja, trafik droge, lidhje të errëta në mbështetje të Edi Ramës.

Antena3 CNN: Keni ndonjë provë në lidhje me trafikun e drogës nga të dy, Dorian Duçka dhe gjithashtu Florian Coldea? Apo keni informacion për përfshirjen e tyre në biznesin e drogës?

Sali Berisha: Nuk kam asnjë provë të drejtpërdrejtë për aktivitete të tilla. Por mediat shkruajnë se të dy po punonin me Sinaloan. Për shembull, në zyrën e Edi Ramës erdhi Luftar Hysaj, një nga bosët shqiptarë në Sinaloa. Ai u ndërmjetësua nga Dorian Duçka. Nuk e di cili ka qenë roli i Coldeas, por gjatë këtij takimi Hysaj ka marrë licencën për një kazino në Vlorë. Shtypi thotë se një grua e lidhur ngushtë me Coldean ndërmjetësonte tregtinë e drogës. Bëhet fjalë për trafik droge nga Shqipëria në Rumani. Një gjë është e sigurt, në Shqipëri, në vitin 2015, u gjet fabrika më e madhe e kokainës në të gjithë rajonin. Dhe në këtë fabrikë kokaine grupi ishte një kolumbian nga Shqipëria. Dhe vëllai i Edi Ramës ishte një nga drejtuesit më të rëndësishëm të saj

Antena 3 CNN: E kuptoj zoti Barisha. Ju folët për Dorian Duçkën. Në një foto Florian Coldea shfaqet me Duçkën dhe gjithashtu me një rumune të hetuar në Rumani për drogë. Ajo quhet Marina Pandarof. Keni dëgjuar për të?

Sali Berisha: Të dhënat e mia vijnë nga media, çfarë lexoj në media. Duçka ka një të kaluar shumë të errët. Ai punoi si drejtues i divizionit evropian të kompanisë kineze të energjisë. Ai ishte shumë i afërt me Patrick Ho dhe shumë i afërt me presidentin e kompanisë. Të dy tani janë në burg. Të dyja, njëri në Kinë për korrupsion, tjetri në Shtetet e Bashkuara për spiunazh. Duçka është njeriu që ndërmjetësoi mes Ramës dhe McGonigalit. Ai menaxhoi disa nga operacionet e McGonigal për llogari të Edi Ramës ose për të ndihmuar Edi Ramën. Coldea ka qenë ai që ka punuar me Duçkën, por nuk jam në dijeni, mund t’ju them vetëm çfarë shkruan shtypi, se ai punonte me Sinaloan dhe se një grua transportonte drogë nga Shqipëria në Rumani nga grupi Sinaloa.

Antena 3 CNN: Pra, shtypi shkruan se droga është transportuar në Rumani sepse, për shembull, zoti President, hetuesit tanë nuk dinë asgjë për drogën që vjen nga Shqipëria në këtë rrugë. Ndoshta ju mund të na ndihmoni me informacionin.

Sali Berisha: Edhe këtu, në Shqipëri, nuk dimë asgjë, as për Coldean. Pasi shtypi rumun foli për Coldean, ne filluam të hetojmë. Pra, i takon hetuesve të shqyrtojnë këtë çështje. Por një gjë: ministri aktual i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, është njeri i klaneve të drogës. Ai, përmes dokumenteve zyrtare, dihet se ka pasur lidhje me të paktën katër klane të mëdha shqiptare të drogës. E pashë të fotografuar me Coldean. Ky njeri ka studiuar në Rumani dhe ka thënë se është mik i ish-kryeministrit të Rumanisë, zotit Ponta dhe kanë studiuar bashkë. Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por atë që di shumë mirë, kur ai ishte student në Rumani, ai merrej me trafikun e qenieve njerëzore. Dhe këshilltari ynë i tha Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se ky zotëri po aplikonte për viza për trafikim njerëzish në ambasadën tonë. Më pas ai po punonte ngushtë me këto klane me dokumente dhe dokumente gjyqësore dhe dokumente të tjera shumë të rëndësishme nga telefonatat e EÇ, Sky EÇ dhe Anchor Chat që tregonin lidhjet e tij. Në fund, pashë në një foto të Coldeas. Ishte i besuar i Coldeas apo jo? Nuk e di. Por është, duket se janë, janë, janë, janë shumë të afërt, punojnë bashkë.

Antena 3 CNN: Zoti President, pra kemi McGonigal, kemi Duçkën, kemi Florian Coldea. Pse mendoni se kryeministri aktual i Shqipërisë, zoti Edi Rama, punëson ish-agjentë të shërbimeve sekrete?

Sali Berisha: Edi Rama është tashmë kreu i të vetmit dhe narkoshtetit të parë në Europë. Ai drejton vendin në një aleancë të fuqishme midis pushtetit të tij, karteleve të drogës dhe kleptokracisë. Në Shqipëri nuk ka rotacion pushteti, sepse këtu në Shqipëri nuk ka pushtet.

Pra, zoti President, ju pretendoni se jeni në arrest shtëpie me urdhër të kryeministrit dhe se ky hetim është politik. Dhe dua t’ju pyes: në Rumani ka pasur një periudhë kur gjyqësori funksiononte nën kontrollin politik dhe nën koordinimin e Florian Coldea. Mendoni se ndoshta Florian Coldea e ka këshilluar Edi Ramën të përdorë sistemin gjyqësor kundër kundërshtarëve të tij politikë?

Sali Berisha: Ka shumë gjasa sepse këtu janë tre liderë të tre partive të mëdha opozitare, njëri është i sanksionuar dhe është në gjykatë, tjetri është nën hetim, unë jam në arrest shtëpie, pa asnjë provë, pa asnjë provë për asnjë vepër. Gjithçka bazohet në falsifikime. Pra, ka shumë gjasa, sepse, shihni, në Shqipëri, mafia ndërkombëtare ka një interes të madh. Ne luftojmë kundër tij. Është një betejë e vështirë, por ne do të luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë. sn

Olsi Rama refuzon ftesën e Veliajt- A e fajëson për nxjerrjen e dosjes së ‘Xibrakës’?

Partizani doli kampion gjatë sezonit 2022-2023 ndaj drejtuesit e klubit kanë tërhequr çmimin prej 15 milionë lekësh që jep bashkia e Tiranës me këtë rast.

Çmimi jepet me shumë vonesë. Tashmë ka mbaruar sezoni pasardhës 2023-2024. Klubi i kishte kërkuar paratë shumë kohë më parë nëpërmjet drejtorit, Olsi Rama i cili 6 muaj më parë deklaronte në media “S’kemi marrë as bonusin e premtuar nga Erion Veliaj për fitimin e kampionatit. Presim ta marrim, na është premtuar. E kemi kërkuar, është bërë një proces”.

Kur kaloi vendimin në Këshillin Bashkiak, kryebashkiaku Erjon Veliaj kërkoi ndjesë për vonesën. Në fjalën e tij përmendi veçanërisht presidentin e klubit, Gaz Demin dhe drejtorin sportiv Olsi Ramën.

“Për të gjithë dashamirësit e Partizanit, mikun tonë Gaz Demin apo edhe Olsin dhe skuadrën. Ju kërkoj ndjesë për këtë vonesë. Por siç thotë shprehja më mirë vonë se kurrë”, u shpreh kryebashkiaku.

Për ta dorëzuar çekun me 15 milion lekë Veliaj kishte organizuar një ceremoni në bashki. Aty ishte presidenti Gaz Demi, deputeti dhe tifozi i Partizanit, Erjon Braçe, ish-lojtari Perlat Musta etj.

ImageImage

Në kohën kur dolën të dhënat për Olsi Ramën, pati zëra që i shikonin të dyja skandalet si dy episode shkak-pasojë e lojës për pushtet në PS. Sipas këtyre zërave, të dhënat e TIMS për Olsi Ramën ranë në duart e opozitës për të baraspeshuar skandalin e drejtorëve të Veliajt, që kishin bërë kërdinë me kompaninë “5D”.

Ky skenar mbeti në nivel thashethemesh, por çfarë besoi Olsi Rama? Vëllai i kryeministrit nuk u prononcua, pasi u përpoq të mbajë një profil të ulët dhe të flasë sa më pak të jetë e mundur për këtë çështje. Gjithsesi refuzimi i ftesës për të takuar Veliajn këtë të shtunë, është një tregues që zërat që i shohin skandalet si pjesë e luftës së brendshme brenda Rilindjes nuk janë pa bazë./Lapsi.al

Çfarë e lidh të djathtën ekstreme nga Serbia dhe BE-në?

Millica Gjurgjeviq Stamenkovski, si kryetare e Zavetnicit, u takua në Bundestag me presidentin e AfD-së, Tino Chrupalla, në nëntorin e vitit 2023.

 

Dushan Komarçeviq

Kundër emigrantëve dhe vlerave liberale, për bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë. Kjo është mënyra më e shkurtër për t’i përshkruar partitë e ekstremit të djathtë që hynë në Parlamentin Evropian, pas zgjedhjeve që u mbajtën në fillim të qershorit.

Me shumë prej tyre, partitë ultra të djathta në Serbi, por edhe Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet kanë kontakte prej vitesh.

“Unë pres regres të mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore brenda Serbisë, e cila është inkurajuar nga rritja e së djathtës ekstreme në Evropë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Izabella Kisiq, drejtore ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Edhe pse Partia Popullore Evropiane (EPP) – një grupim konservator i partive të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian – fitoi sërish numrin më të madh të vendeve dhe pritet të formojë shumicën, e djathta ekstreme shënoi rezultat të lakmueshëm në vendet më të mëdha të BE-së.

Në Francë, Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë fitoi 30 vende në Parlamentin Evropian – dy herë më shumë se koalicioni i udhëhequr nga Rilindja e presidentit Emmanuel Macron – gjë që çoi edhe në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD) zuri vendin e dytë sa i përket numrit të mandateve të fituara. Autoritetet gjermane e klasifikojnë këtë parti si “organizatë ekstremiste” dhe në disa lande federale është nën vëzhgimin e Shërbimit për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues.

“Miqtë nga Gjermania”

Për partinë joparlamentare nga Serbia, Zavetnici – kryetarja e së cilës, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski, është ministre për Përkujdesje ndaj Familjes në Qeverinë e Serbisë – AfD-ja përfaqëson “opsionin kryesor sovranist të shtetndërtimit në Gjermani”.

Gjurgjeviq Stamenkovski, si kryetare e partisë Zavetnici, u takua në nëntor të vitit 2023 në Bundestag me kryetarin e AfD-së, Tino Chrupalla.

Në atë takim, siç u njoftua, ata u shprehën kritikë ndaj politikës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shkëmbyen mendime për “krizën e thellë të Bashkimit Evropian”.

Zavetnici u forma në vitin 2012, pasi disa anëtarë u larguan nga Partia Radikale Serbe, president i së cilës atëkohë ishte Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës.

Zavetnici nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kërkon anulimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në vitin 2013, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura në fund të vitit 2023, partia deklaroi vazhdimisht se e dënon “ideologjinë dhe propagandën e komunitetit LGBT”.

Billboard në Beograd me lideren e Zavetnicit, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski (në mes), Boshko Obradoviqin nga Dveri (djathtas) dhe kandidatin për kryetar të Beogradit, Ratko Ristiq (majtas), gjatë fushatës për zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor, 2023.

Billboard në Beograd me lideren e Zavetnicit, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski (në mes), Boshko Obradoviqin nga Dveri (djathtas) dhe kandidatin për kryetar të Beogradit, Ratko Ristiq (majtas), gjatë fushatës për zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor, 2023.

Kontakte me AfD-në, prej vitesh, mban edhe lëvizja ultra e djathtë serbe, Dveri. Sikurse Zavetnici, as kjo parti nuk e kaloi pragun zgjedhor në zgjedhjet e dhjetorit.

Kryetari i saj i deritashëm, Boshko Obradoviq, i cili u largua nga partia pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, filloi kontaktet me AfD-në qysh në vitin 2017.

Kur ultra të djathtët gjermanë hynë në Bundestag në shtator të atij viti – për herë të parë që nga viti 1945 – Obradoviq i uroi ata.

“Urime miqve të mi nga Alternativa për Gjermaninë. Shihemi në Bundestag dhe Beograd. Le të vazhdojmë. Është koha për Alternativën për Serbinë”, shkroi Obradoviq në Twitterin e atëhershëm.

AfD-ja u përgjigj duke e mbështetur Obradoviqin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 në Serbi, edhe pse kjo nuk e ndihmoi shumë, pasi ai fitoi vetëm pak më shumë se dy për qind të votave.

Në vitet në vazhdim, delegacioni i Dverit ishte disa herë në Gjermani. Në dhjetor të vitit 2019, Obradoviq, së bashku me kolegen e tij partiake, Dragana Trifkoviq, vizituan Bundestagun.

Boshko Obradoviq me flamurin e Serbisë në Beograd në maj të vitit 2020, kur ishte në grevë urie kundër qeverisë.

Boshko Obradoviq me flamurin e Serbisë në Beograd në maj të vitit 2020, kur ishte në grevë urie kundër qeverisë.

Në kumtesën e publikuar nga partia serbe pas vizitës u tha se dy partitë i lidhin tema të shumta, e para së gjithash trashëgimia e krishterë e Evropës, vlerat familjare dhe zgjidhja e krizës së migrantëve.

“Të gjitha këto janë tema për të cilat ne do t’i vazhdojmë diskutimet jo vetëm me Alternativën për Gjermaninë, por edhe me kolegë të tjerë evropianë nga opsionet politike konservatore, me të cilët ndajmë shumë mendime të ngjashme, pavarësisht se nuk jemi dakord për të gjitha temat”, tha atëkohë Obradoviq.

Derisa ishte në krye të Dverit, Obradoviq vazhdimisht mbështeste tezën se Qeveria në Serbi dëshiron ta popullojë vendin me migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe se në këtë mënyrë “dëshiron ta zgjidhë problemin me natalitetin e ulët”.

Në vitin 2019, partia e tij nisi një peticion kundër, siç u tha, politikave për migrantë të autoriteteve republikane dhe lokale.

Përveç politikës së saj kundër migrantëve, lëvizja Dveri njihet edhe për politikën e saj anti-LGBT.

Që nga viti 2009, shumë kohë përpara se të hynte në politikë, Dveri organizoi disa herë të ashtuquajturën “Shëtitje familjare”.

Tubimi organizohej fillimisht në Beograd, e më pas edhe në disa qytete të tjera të Serbisë, në prag të Paradës së Krenarisë, të cilën e organizojnë organizatat e LGBT-së, me qëllim shpërfaqjen e problemeve me të cilat ballafaqohet ky komunitet.

Në vitin 2016, Dveri e kaloi pragun zgjedhor për herë të parë dhe hyri në Parlamentin republikan, por sot lëvizja nuk ka përfaqësues në Parlament. Politikisht është kundër integrimit evropian dhe kërkon mbështetjen te Rusia si “partnere kryesore të politikës së jashtme”.

Për këtë temë, Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Dveri dhe Zavetnici, por, deri në publikimin e këtij artikulli, asnjëra parti nuk u përgjigj.

Krahas partive joparlamentare, kontakte me ultra të djathtën gjermane ka edhe Partia Përparimtare Serbe në pushtet.

Në vitin 2019, Marko Gjuriq, zyrtar i lartë i kësaj partie, atëkohë drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u takua me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Alternativës për Gjermaninë në Beograd.

Siç u bë e ditur në ueb-faqen e SNS-së, Gjuriq “e informoi” përfaqësuesin federal gjerman, Armin-Paul Hampel, për situatën në Kosovë.

Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Inkurajim për të djathtën serbe

Izabella Kisiq beson se suksesi i ekstremit të djathtë në Evropë do të jetë një inkurajim për partitë e spektrit të djathtë dhe të ekstremit të djathtë në Serbi, të cilat përgjithësisht janë proruse.

“Aty ku Serbia bashkëpunon më së miri me Rusinë – e tani do të ketë partnerë të forcuar edhe në Evropë – është qëndrimi i saj ndaj të drejtave të njeriut, vlerave liberale dhe atyre që janë themele të BE-së”, thotë Kisiq.

Në të njëjtat zgjedhje presidenciale në të cilat AfD-ja mbështeti Boshko Obradoviqin, Markus Frohnmaier, deputet i AfD-së në Bundestag, foli në një tubim parazgjedhor të Lëvizjes për Lirinë Popullore – një parti e vogël joparlamentare nga spektri i djathtë, e themeluar nga ish-anëtari i Dverit, Mirosllav Paroviq.

Në tetor të vitit 2014, Paroviq organizoi konferencën “Evropa e Re” në Beograd, ku, në mesin e të tjerëve, u mblodhën përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë, Partisë së Lirisë së Austrisë, Tubimit Kombëtar në Francë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ish-ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Konuzin.

Në një deklaratë me shkrim dhënë REL-it, Paroviq tha se ky bashkëpunim “është bazuar dhe bazohet më shumë në marrëdhënie personale, sesa në ndonjë lidhje formale partiake”.

Paroviq e përshkruan si “arritje” suksesin e partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, por pretendon se idetë politike të tyre “kanë evoluar në këta dhjetë vjet” dhe se “nuk mund të flasim më për ndonjë organizatë ekstremiste”.

Duke folur për lidhjet e tij me AfD-në, Paroviq thekson se mban kontakte me pjesën “më liberale” të asaj partie.

Natalija Poklonskaya, deputete e Dumës Shtetërore Ruse, me Boshko Obradoviqin, themeluesin dhe udhëheqësin e Dverit, tregon flamurin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Serbisë, më 2019.

Natalija Poklonskaya, deputete e Dumës Shtetërore Ruse, me Boshko Obradoviqin, themeluesin dhe udhëheqësin e Dverit, tregon flamurin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Serbisë, më 2019.

Zavetnici, Dveri dhe lëvizja e Paroviqit mbrojnë bashkëpunimin më të ngushtë ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse.

Përfaqësues të Zavetnicit dhe Dverit vizituan Rusinë në disa raste.

Në mars të vitit 2024, dy deputetë të Dverit u takuan edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në kongresin themelues të Lëvizjes Ndërkombëtare Rusofile në Moskë.

Në shkurt të vitit 2022 në Moskë, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski u paraqiti deputetëve të Dumës ruse dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme propozimin që Rusia t’iu bashkohej negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Këtë vit, në Gjermani, AfD-ja u përball me akuzat se Maksimilian Krah – një nga kandidatët kryesorë të partisë për zgjedhjet evropiane – po merrte para nga Rusia dhe Kina.

Në të njëjtën kohë, Peter Bistron, i dyti në listën e AfD-së për zgjedhjet e BE-së, u akuzua se kishte marrë 20 mijë euro nga njerëz të lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin, për të përhapur propagandën e Kremlinit.

Krah dhe Bistron i mohuan akuzat.

Lidhjet me Rusinë

Izabella Kisiq thotë se partitë ultra të djathta në Evropë jo vetëm se kanë qëndrim pozitiv ndaj Kremlinit, por ka raportime edhe për lidhjet e tyre financiare.

“Ka, gjithashtu, raporte të shumta se Kremlini e ka mbështetur financiarisht fushatën e Marine Le Penit [nga Tubimi Kombëtar] në Francë”, thotë Kisiq.

Në qershor të vitit 2023, komiteti hetimor i Asamblesë kombëtare franceze për ndërhyrjen e huaj vuri në dukje lidhjet ideologjike midis Tubimit Kombëtar dhe udhëheqjes ruse.

Tubimi Kombëtar ka marrë më herët kredi nga kompania ruse, Aviazapchast S.A., të cilën kundërshtarët e tij e kanë interpretuar si një shenjë të lidhjeve të kësaj partie me Rusinë.

Pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë në vitin 2022, kryetari i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella, dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie në Parlamentin Evropian votuan për një rezolutë të BE-së që e dënon agresionin rus kundër Ukrainës. Megjithatë, në nëntor të vitit 2022, ata abstenuan nga votimi për të ofruar ndihmë financiare për Ukrainën.

Tubimi Kombëtar kërkon kufizimin e lëvizjes së lirë të migrantëve, duke zbatuar kontrolle në kufijtë kombëtarë, si dhe bën thirrje për tërheqje nga marrëveshjet e Bashkimit Evropian për klimën.

Kisiq thotë se rritja e së djathtës ekstreme në Bashkimin Evropian nuk ka ndodhur papritur.

“Është një proces i gjatë që ka zgjatur për më shumë se një dekadë”, thotë Kisiq dhe shton se pas pushtimit rus të Ukrainës, çështja e të drejtave të njeriut është gjithnjë e më pak në fokus të Bashkimit Evropian – gjë që, sipas saj, i përshtatet ekstremit të djathtë.

“Tani, siguria e Evropës është në radhë të parë. Kam frikë se, në këtë aspekt, autoritetet do t’i mbyllin sytë para shkeljes së të drejtave të njeriut, jo vetëm në Serbi, por në të gjithë BE-në”, thotë Kisiq.

Sipas saj, çështja kryesore tani është se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë, të cilat do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.

“Unë do të thosha se jo vetëm opozita ultra e djathtë [në Serbi], por edhe Qeveria aktuale e djathtë presin që të ketë ndryshime në disa vende të BE-së, kryesisht në Francë. Kjo, jo vetëm se do t’i dobësonte thirrjet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimi Evropian, por do të hapte rrugë për një bashkëpunim më të fortë mes atyre vendeve individuale evropiane, Kremlinit dhe Serbisë. Kjo është diçka nga e cila përfiton politika proruse në Serbi”, përfundon Kisiq. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

PSE E VRAVE ARTIN TËND, SHKURTE FEJZA?- Nga MILAIM NELA

Sot paska vra veten (artistikisht) këngëtarja Shkurte Fejza!
Të marrësh atë çelës të cilin e ka marrë Goran Bregoviç këngëtari serb që ju ka bërë himne vrasësve të shqiptarëve është VETËVRASJE!
Të pranosh të takohesh dhe të nderohesh nga njeriu më anti-art që njohin trojet shqiptare nuk mund të jetë veçse vetvrasje!
Të pranojë një artiste të dekorohet nga njeriu që ka kryer gjenocid kulturor ndaj artit duke shembur në mënyrë talebaneske të vetmin teatër kombëtar që kishte kryeqyteti shqiptar është më shumë se vetvrasje!
Të pranosh të pozosh me njeriun që të gjithë shqiptarët e përtej Drinit i quan ‘shpellarë’ është më shumë se vetvrasje!
Të pranosh të fotografohesh dhe dekorohesh nga njeriu që i ka fyer, vjedhur, dhe përzënë shqiptarët më shumë se askush tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës është më shumë se vetëvrasje, është vdekje e turpshme!
Unë sërish i bëj vetes pyetjet naive:
Çfarë e detyron një artiste kaq të njohur, kaq të dashur për shqiptarët të bëhet kaq pis me pisin më të madh të Tiranës?
Çfarë e detyron një artiste që ka frymëzuar djemtë ma të mirë të shqiptarisë të flijohen për lirinë e Kosovës të bëjë një gjest ka fyes ndaj gjakut të tyre?
Çfarë e detyron një artiste që nuk ka asnjë nevojë financiare të pranojë të pozojë dhe dekorohet nga njeriu që përfolet më shumë se kushdo zyrtar tjetër për lidhje me mafian e pastrimit të parave!
Çfarë e detyron një familjare shembullore si Shkurte Fejza të dekorohet nga një gjallesë simboli i anti-familjes?
Çfarë e detyron një artiste si Shkurte Fejza të pozojë me një njeri të cilit po i tunden prangat dhe herët a vonë burgun e ka të pashmangshëm?
Pse e vrave artin tënd, Shkurte?
Nga sot ti ju bashkove listës së të gjithë “të vdekurve” artistë, sportistë që kanë pozuar me apo janë dekoruar nga vemja më helmuese që ka drejtuar ndonjë institucion shqiptar deri më sot e nuk ma nxe goja as të ja përmend emrin!
Ai është simboli i anti-njeriut!
LAMTUMIRË Shkurte!
Paç mëshirën e Zotit!

BE zbardh skemën e vjedhjes së fondeve nga Rilindja- Pezullon financimin për IPARD III

OLAF ka përfunduar hetimin e vjedhjes së fondeve që Bashkimi Europian jep për Shqipërinë në sektorin e bujqësisë.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit, e njohur ndryshe si OLAF, është zbardhur mashtrimi me fondet e programit IPARD në Shqipëri, një skandal që shpërtheu një vit më parë, por që Edi Rama u mjaftua vetëm me largimin e ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila më parë kishte qenë dhe drejtuese e AZHBR-së dhe drejtësia shqiptare heshti.

OLAF është një organ i mandatuar nga Bashkimi Evropian (BE) për mbrojtjen e interesave financiare të vendeve të unionit dhe u vu në lëvizje nga një denoncim i dërguar nga Shqipëria, ku tregohej skema e vjedhjes së fondeve për bujqësinë dhe dhënia e tyre personave me pushtet, ose të lidhur me qeverinë.

OLAF bën me dije se i ka rekomanduar BE-së që të parandalojë dhënien 112 milionë eurove të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm

IPARD II u krijua për të ndihmuar në modernizimin e sektorit bujqësor shqiptar në përputhje me standardet e BE-së dhe arritjen e progresit drejt anëtarësimit në BE.

Një pretendim ishte se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë e konsulencës të ‘përzgjedhura paraprakisht’, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet.

Pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë kërkimet mjeko-ligjore dixhitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

Këto parregullsi përfshinin:

Aplikantëve u kërkohet të paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale;

Kontratat që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen);

Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II 33 milionë euro, si të papërshtatshme.

OLAF rekomandoi më tej që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

Nisur nga aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF i dërgoi edhe një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë. sn

Erion Veliaj pagoi dhjetëra mijëra euro dajën e Ajola Xoxës

Projektet kulturore, kurimi i artit, janë disa nga mënyrat që kanë përfituar njerëzit e Erion Veliajt nga fondet e dhëna nga Bashkia e Tiranës, por dhe nga qeveria.

CNA ka raportuar me dhjetëra materiale në lidhje me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt, e cila nga profesioni i saj si juriste është kthyer në kuratore arti.

Ka disa qendra për të tilla evente. Në investigimin e sotëm, CNA do të sjellë fakte dhe prova se si Erion Veliaj ka paguar familjarët e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

DAJA I AJOLA XOXËS ME QENDRËN “EVENTUS” DHE “ART LAB”

Në vitin 2021 në Shqipëri hapet qendra “Eventus”, e cila përfshin aktivitete në fushën e kulturës, gjithashtu dhe kompania “Art Lab”.

Sipas të dhënave që CNA ka mundur të mbledhë, rezulton se qendra “Eventus” e dajës së Ajola Xoxës ka të njëjtën adresë që kanë dhe kompanitë e mbesës, pra te rruga “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, Tiranë.

Image

Image

Image

Pra, qendra kulturore “Eventus”, e hapur në vitin 2021, aktivitetin e saj e ushtron pikërisht në të njëjtën adresë, rrugë dhe godinë me Ajola Xoxën.

Shkojmë më tej.

SKEMA, ERION VELIAJ PAGUAN DHJETËRA MIJËRA EURO DAJËN E AJOLA XOXËS

Sipas të dhënave që ka nxjerrë CNA, Erald Simixhiu është bashkëshorti i Linda Kazanit, e cila është drejtore zyrtare e qendrës “Eventus”.

Ndërkohë Erald Simixhiu hap dhe kompaninë “Art Lab”, të cilën e ka në emër të tij në QKB sipas këtij dokumenti.

Image

Image

Deri këtu janë dy artistë që zhvillojnë evente kulturore, gjithashtu në Tiranë kanë dhënë dhe intervista, kanë bërë dhe koncerte muzikale dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre.

Image

Image

Por shkojmë më tej. Qendra “Eventus”, sipas të dhënave që ka siguruar CNA, ka marrë pagesa me dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës.

Pra, Erion Veliaj ka paguar direkt dajën e Ajola Xoxës për të zhvilluar aktivitetin e tij, por këtu jemi përballë një KONFLIKTI TË PASTËR INTERESI.

5 PAGESA NGA BASHKIA E TIRANËS PËR DAJËN E AJOLA XOXËS

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA, janë 5 pagesa, të cilat shkojnë në vlerën mbi 90 milionë lekëve nga Bashkia e Tiranës, drejtpërdrejt dhënë qendrës “Eventus” nga Bashkia e Tiranës në kohë të ndryshme.

Menjëherë pas hapjes së kësaj kompanie figuron se deri më tani në këto 5 pagesa, dy fatura i përkasin vitit 2022, dy fatura i përkasin vitit 2023 dhe 1 faturë i përket vitit 2024. (FOTO, PAGESA NGA BASHKIA TIRANË)

Image

Ajo që bie në sy është fakti se pagesa e vitit 2024, në një të vetme është sa dy fatura të vitit 2022-2023.

Gjithashtu qendra “Eventus” ka pasur edhe përfitime të vogla nga Ministria e Kulturës. 

Image

(*Të dhënat të marra nga Pagesa Thesari nga Spending Data Albania databazë e AIS)

Pra, në total janë 7 pagesa për qendrën “Eventus” të dajës së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, 5 pagesa nga Bashkia Tiranës dhe 2 pagesa nga Ministria e Kulturës.

Këto të vërtetuara edhe nga dokumentet më lart.

Pra, çfarë ndodh?! Përveç qendrës “Eventus”, e cila merr pagesa direkt nga Bashkia e Tiranës, Erion Veliaj paguan bashkëshorten dhe dajën e Ajola Xoxës.

THELLOHET INVESTIGIMI

CNA shkon më tej. Përveç qendrës “Eventus”, i shkuam një detaji që ka të bëjë me kompaninë “Art Lab” në emër të Erald Simixhiut.

Sapo vjen në Shqipëri në vitin 2021, në pak muaj deklaron një fitim rreth 90 milionë lekë dhe në 30 qershor të vitit 2023 deklaron në Qendrën Kombëtare të Biznesit raportin vjetor të llogarive të kompanisë.

Image

Image

Dhe, çfarë ndodh me “Art Lab”-in?

Sapo vjen në Shqipëri, vetëm një vit më pas, kompania e dajës së Ajola Xoxës, Erald Simixhiut rezulton me një fitim rreth 93 milionë lekë, rreth 93 mijë euro.

Image

Dhe, e gjitha sipas dokumentit që CNA po sjell, i gjithë fitimi do të kalohet si investim.

Image

Skema është mjaft e qartë. Daja i Ajola Xoxës vjen në Shqipëri nëpërmjet dy subjekteve, një Sh.p.k. dhe një OJF.

Qendra “Eventus”, e cila merr pagesa direkt nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga Linda Kazani, bashkëshortja e Erald Simixhiut, daja i Ajola Xoxës.

Dhe Erald Simixhiu hap një sh.p.k., e cila quhet “Art Lab” dhe vetëm në vitin 2022 regjistron fitim 93 milionë lekë (93 mijë euro), të cilin e kalon të gjithin si investim.

Skema duket qartë se si Erion Veliaj ka paguar dajën e Ajola Xoxës, sipas të dhënave të marra nga thesari dhe se si daja i Ajola Xoxës nëpërmjet sh.p.k. deklaron fitimin rreth 93 mijë euro në vit.

TË TJERA FAKTE NË VIJIM, PËRFSHIRJA E FAMILJARËVE TË TJERË TË AJOLA XOXËS NË SKEMA PAGESASH

Image

CNA ka thelluar investigimin për familjarët e Erion Veliajt dhe mesa duket, jo vetëm Ajola Xoxa, por dhe të tjerë në rrethin e saj janë përfshirë në skemat e fitim të fondeve apo zhvillimit të aktiviteteve duke marrë pagesa nga projekte të ndryshme aktivitetesh kulturore në Shqipëri.

Bashkia e Tiranës si financues kryesor, por edhe Ministria e Kulturës, me pagesa që janë më të pakta. Pas Ajolës që kishte hapur disa qendra për kurimin e artit, daja i saj ka hapur një qendër dhe një sh.p.k. në lidhje me muzikën.

Gjithashtu CNA do të sjellë të tjera fakte për të tjerë familjarë, por dhe lidhjet më të thella të Erald Simixhiut me Ajola Xoxën, por dhe nënës së saj, Valbona Simixhiut, ku dhe kjo e fundit është përfshirë në disa skema pagesash apo aktivitetesh të ndryshme në fushën e kulturës.

THEKSOJMË SE:

Ne kontaktuam në numrin e telefonit që është publik i qendrës “Eventus” për të marrë edhe një qëndrim të zonjës Linda Kazani Simixhiu apo të dajës së Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk morëm përgjigje./ CNA


Send this to a friend