VOAL

VOAL

Bajraktari: Të përmbyllet sa më parë procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi

November 23, 2022
blank

Komentet

blank

Foto Arkiv i Voal.ch – Ish Kongresmeni Joe DioGuardi – Nobelisti i shquar hebre Elie Wiesel dhe veprimtari i paharruar Zef Balaj

Kjo ka qenë diaspora në Amerikë – sikur e pasqyron kjo foto ! Tani nuk është më, por natyrisht që duhet të jetë avantguarda!

Në foto lobisti më i shquar i të gjitha kohërave ish Kongresmeni Joe DioGuardi me Elie Wiesel, i mbijetuar i Holokaustit Nobelistin Hebre -Romanian (30.09.1928-2.7.2016) mbështetës i Kosovës dhe veprimtari i paharruar Shqiptaro-Amerikani Zef Balaj.

 

blank

 

blank

Reagojnë organizatat shqiptaro-amerikane: T’i jepet fund ledhatimit të Serbisë

Organizatat e shqiptarëve të Amerikës kanë reaguar për zhvillimet e fundit, duke kërkuar nga diplomatët e huaj që t’i japin fund ledhatimit të Serbisë.

Disa organizata shqiptare kanë nënshkruar një deklaratë, ku shprehet shqetësimi për ppengimin e progresit dhe provokimet e bëra nga Beogradi.

“Ne të nënshkruarit, përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, jemi thellësisht të shqetësuar me pengimin e qëllimshëm të progresit dhe provokimet që burojnë nga Beogradi. Këto taktika kanë për qëllim të nxisin tensionet dhe të minojnë përpjekjet e udhëhequra nga BE-ja e të mbështetura nga ShBA-ja për çdo marrëveshje realiste dhe të qëndrueshme të paqes dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia mbetet dorë e zgjatur e interesave ruse në rajon, me mbështetje publike në rritje në të dyja vendet, duke përforcuar aleancën në rritje midis regjimeve të Vuçiqit dhe Putinit. Përderisa Vuçiç dhe kolaboracionstët e tij po pasurohen përmes lidhjeve të tyre ogurzeza me Rusinë, duke u përkulur para krimit të organizuar dhe ndihmësve të Putinit në të gjithë rajonin, diplomatët po vazhdojnë t’i tolerojnë e përkëdhelin”, thuhet në deklaratë.

Sipas organizatave shqiptare në SHBA, presionet aktuale nga diplomatët që kërkojnë kompromise të mëtejshme nga Kosova dhe qytetarët e saj janë në kundërshtim me parimet demokratike të drejtësisë, barazisë dhe progresit për Ballkanin dhe Evropën.

“Historia ka dëshmuar përherë se përkëdhelja ndaj Vuçiqit dhe kolaboracionistëve të tij të epokës së Millosheviçit, të cilët pandërprerë minojnë përpjekjet e botës demokratike, pengon progresin dhe çon drejt përshkallëzimeve të pashmangshme. Megjithatë, sa herë që Serbia bën ankesa dhe flirton me Rusinë dhe/ose Kinën, partnerët ndërkombëtarë çuditërisht kërkojnë më lëshime tjera nga qytetarët e Kosovës. Ata duket se e detyrojnë Kosovën drejt një agjende të paqëndrueshme zgjidhjesh të vonuara, në vend që të mbështesin këtë demokraci të re e të admirueshme që aspiron të jetë një model për të gjithë rajonin. Këto qasje për keqardhje kanë rezultuar në mbajtjen e Kosovës në harresë për dekada, duke imponuar kosto shumë më të larta për aleatët euroatlantikë dhe duke kontribuar në vuajtjet e të gjithë popujve të Ballkanit”, thuhet tutje.

“Republika e Kosovës është një shtet demokratik aspirues. Kushtetuta e saj përcakton se çdo qytetar, pavarësisht nga raca, gjinia ose përkatësia etnike është i barabartë para ligjit. Kosova ka kornizën liberale demokratike më të avancuar me të drejta gjithëpërfshirëse të veprimit afirmativ për pakicat, veçanërisht për minoritetin serb – të drejta me të cilat nuk mund të krenohen as demokracitë më të avancuara në Bashkimin Evropian. Këto të drejta sigurisht që nuk janë në përputhje as me trajtimin e tmerrshëm që vazhdojnë të kenë shqiptarët në Luginën e Preshevës, në Serbi. Ne përshëndesim sakrificën, parimet demokratike dhe përkushtimin e vonuar të lidershipit të Kosovës për sundimin e ligjit. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë lidershipit politik dhe civil në Kosovë – si serb ashtu edhe shqiptar – të nxisin përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve dhe integrimin e të gjithë serbëve në komunat veriore me qytetarët e tjerë që jetojnë në Kosovë”, thuhet në këtë deklaratë.

Organizatat shqiptare në SHBA vlerësojnë se objektivi kritik i Kosovës është kërkimi i saj për t’iu bashkuar të gjitha organizatave euroatlantike si një partner i aftë dhe i përgjegjshëm ndaj aleatëve në Evropë dhe SHBA.

“Kosova nuk ka alternativë veçse të refuzojë koncesionet e mëtejshme që ndajnë vendin sipas vijave etnike ose fetare. Në vend të presionit për kompromise të mëtejshme, liderët perëndimorë duhet ta përqafojnë Kosovën si një partner të besueshëm – një burim për stabilitet dhe sundim të ligjit në rajon. Presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi ato vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për të përshpejtuar hyrjen e saj në NATO. Me pak fat, nëse Serbia e sheh se vendosmëria është reale, ndoshta mund të ndërpresë aleancën me Putinin dhe ta përqafojë Kosovën si shtet të pavarur brenda Evropës dhe aleancës së NATO-s”, thuhet në fund.

Nënshkruesit e deklaratës, Organizatat shqiptaro-amerikane:

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA)

Batalioni Atlantiku – Atlantic Battalion

Shoqata Malesia e Madhe, Neë York

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nga Illinois (KShAI)

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Shoqata Peja – Neë York

Shoqata Kraja

Shoqata Ulqini – Chicago

Shoqata Çameria

Shoqata Prespa – Chicago

Shoqata Uskana

Fondacioni Plavë Guci

Shoqata Ana e Malit

Shoqata Valet e Liqenit

Shoqata Jehona – Michigan

blank

Bajraktari: Të përmbyllet sa më parë procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi

VOA/Edlira Bllaca

Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, e sheh me përparësi përmbylljen sa më parë të procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për t’i hapur rrugë zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, gjatë një vizite në Kosovë me një delegacion te drejtuar nga ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, zoti Bajraktari tha se ka mungesë të vullnetit politik në Serbi për të përmbyllur këtë proces.

“Mendoj se do të ishte shumë mirë për Kosovën të përfundojë bisedimet përfundimtare me Serbinë, ku Serbia e njeh Kosovën dhe Kosova e njeh Serbinë dhe jeta vazhdon. Unë mendoj se populli i Kosovës po e kërkon këtë, do të ishte mirë të përfundoj por Kosova nuk e ka në dorë këtë, është Serbia që e ka në dorë. Serbia po luan ato lojërat që i ka luajtur një kohë të gjatë”, tha ai.

Zoti Bajraktari e sheh angazhimin e shtuar amerikan si të domosdoshëm për të garantuar përmbyllje sa më të shpejtë të këtij procesi.

“Amerika duhet të jetë më e përqendruar në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Amerika duhet të jetë në tavolinë, Amerika duhet ta shtyjë për arsye se ka një besueshmëri në Kosovë më shumë se disa shtete tjera. Ta zëmë kur e shikon zotin Lajcak, vendi i tij nuk e njeh Kosovën, pastaj Bashkimi Evropian thotë e bëjmë këtë e atë por ata nuk kanë arritur katër shtete anëtare të tyre ta njohin Kosovën. Kemi pastaj zotin Borrell i cili vjen nga Spanja, ai nuk ka arritur vendin e vet ta bind për njohje të Kosovës, ende kanë dilema a jemi shtet i pavarur apo jo”, tha ai.

Zoti Bajraktari, i cili njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm për çështjen e Kosovës, tha se është koha që komuniteti shqiptar në Amerikë të punoj më fort në ruajtjen e partneritetit të Shteteve të Bashkuara me Kosovën.

“Ka qenë mirë komuniteti jonë ta zëmë në Michigan, Boston apo kudo që ka shqiptarë të përqendrohet për të zënë miq në senat apo kongres amerikan. Nuk kemi nevojë për një shumicë të madhe, por për një pakicë të vogël që janë të përkushtuar për cështjen shqiptare, të mbajmë orientimin e Uashingtonit për cështjet shqiptare në Ballkan”, tha ai.

Harry Bajraktari, i lindur në fshatin Vranoc të Pejës, rreth 80 kilometra larg Prishtinës, u zhvendos në Amerikë në vitet e 70-ta. Ai sot njihet për suksesin e tij në fushën e biznesit në Bronks të Nju Jorkut, si dhe për ndihmën që ai dhe familja e tij kanë dhënë për Kosovën, duke krijuar miqësi në qarqet e politikës amerikane në favor të Kosovës.

blank

Femrat e suksesshme e të guximshme të familjes Boletini Nga Rita Saliu

SHBA, Nëntor 2022

Me anë të këtij materiali uroj të gjitha gratë e vajzat shqiptare kudo në botë me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë!

Si mike e afërt e familjes Boletini dhe Dajçi në Kosovë dhe SHBA, bazuar në “Pemën Gjenealogjike” do të ndalem tek veprimtaria patriotike e intelektuale e femrave të kësaj familje, të cilat kanë lenë gjurmë të thella në faqet e historisë. Tek ato femra të suksesshme e të guximshme që përveç arrtijeve të shkëlqyera në studime janë angazhuar në kauza të rëndësishme të çështjes kombëtare, apo humane ndaj komuniteteve ku banojnë.

Sipas fakteve të njohura, shënimet po i filloj me Heroinën Ajshe Potera Boletini, nanën e Legjendës Shqiptare, Heroit të Kombit Isa Bej Boletini. Ajshe Boletini lindi në gjysmën e parë të shek XIX në Zhabar të Mitrovicës, ishte një grua e fortë, burrneshë që gjithmonë mbante në brez patllaken që ja kishte “dhuruar” i ati Halili ditën e dasmës me Ademin. Isa i donte dhe i respektonte shumë prindërit e tij. Në vitin 1899 Isa ndërtoi shkollën e parë Shqipe në Kullën e Boletinëve dhe të gjithë fëmijët e tij i shkolloi aty, e djem e vajza e më pas i dërgoi për të studiuar jashtë në Vjenë, Turqi, etj, të cilët pasi përfunduan studimet me rezultate të shkëlqyera u kthyen në vendlindje.

Në tymin e zjarrit të luftës e bataresë së fishekëve nëna Ajshje i fliste me zë të lartë të birit, Isës: “Qëndro i fortë Bir, se të ka ba Nana të luftosh me pashallarë” – kujtonte Hajrije Boletini. Historikisht të parët e kësaj familje asnjëherë nuk u pajtuan me politikën e Portës së Lartë të Stambollit prandaj edhe kullat e tyre janë djegur vazhdimisht prej pushtuesve osmanë qysh në vitin 1750 e më tej në vitet 1830 – 1832 kur ushtria turke erdhi për të kapur të parin e tyre Adem Boletinin. Sipas tregimeve të Tafil Boletinit në vitin 1892 ajo kullë u dogj përsëri nga turqit në luftrat që ata bënë kundër Ahmet Boletinit. Historia vazhdon me Isa Boletinin, i cili vazhdoi luftrat kundër turqve dhe si rezultat Hafëz Pasha i vuri përsëri zjarrin kullave të Boletinëve në vitin 1895.

Më 1912, kohë kur Isa ndodhej në Shqipëri, shovinistët serb, jo pa qëllim e mbajtën familjen e Isës në Mitrovicë, nuk e dëbuan siç bënë me qindra familje kosovare që përkrahnin Isa Boletinin. Nga ai qëndrim “dashamirës” që u mbajt ndaj familjes së Isës, kur ai u largua për në Vlorë, mbas shtypjes së kryengritjes së shtatorit më 1913, u kalua në presion të hapur dhe nënës së Isait iu kërkua që ta tërhiqte atë në Mitrovicë, madje, serbët edhe e kërcënuan se do ta largonin me të gjithë të afërmit nga Kosova. Por edhe këto përpjekje të serbëve përfunduan pa suksese. Ata nuk mundën t’i diktonin vullnetin e tyre Ajshe Boletinit. Sipas konsullit Austro – Hungarezë në Mitrovicë, nëna e Isait i dha këtë përgjigje nëpunësit të Serbisë “Nuk e di ku ndodhet djali im, prandaj s’kam për të bërë asgjë për ta bindur që të kthehet. Dijeni se unë jam nëna e Isa Boletinit e ju deklaroi se askush nuk mund të na detyrojë të lëmë shtëpinë tonë, jeni të lirë të na vrisni, ose t’i vini zjarrin shtëpisë mbi kokat tona, por të gjallë ju nuk mundeni të na nxirrni nga shtëpia”. Meqenëse Qeveria Serbe nuk arriti të shtinte në dorë edhe me këtë presion Isa Boletinin, urdhëroi Komandën Supreme që të kapej Isa Boletini, Bajram Curri e atdhetarë të tjerë që të vriteshin, gjë që komanda e lartë ushtarake serbe nuk mundi t’ia arrinte. Nana e Isa Boletinit, Heroina Ajshe Boletini u nda nga jeta në vitin 1915 në Mitrovicë.

Një figurë tjetër e spikatur në familjen Boletini është edhe Hajrie Boletini, por që e gjithë familja, e njihnin me emrin Ana, e cila u lind e u rrit në Kullën e Boletinëve në Mitrovicë, qysh fëmijë sytë e saj panë shumë luftra, vrasje, e së fundi pushkatimin e të birit si antikomunist Rasimit nga forcat sllavo – komuniste, në Prizren në vitin 1945 dhe burgosjen e djalit tjetër Enverit nga diktatura në Shqipëri.

Vrasja e vëllait të madh Ahmetit në vitin 1894 e tronditi shumë Isën. Atë kohë ishte tepër i ri, vëllanë e madh Ahmetin e donte dhe e dëgjonte shumë. Pas vdekjes së të atit, Ademit në vitin 1875, Ahmetin e kishte në këmbë të Tij, e fjala e tij përbënte ligj për të. Por sigurisht edhe Ahmeti e donte dhe e çmonte shumë vëllanë e tij më të vogël Isën, e mbante afër në Odën e burrave e nëpër beteja kundër armikut. Ahmet Boletini ishte patriot i madh, i zgjuar, i mprehtë, strateg në luftë kundër turqve e serbo malazezëve që përpiqeshin me çdo kusht të zaptonin tokat shqiptare, prandaj edhe armiku e kishte vënë në shënjestër për ta vrarë. Hajrie e Tafil Boletini që jetuan në Tiranë ishin fëmijët e Ahmetit.

Isa i doli ballë familjes së vëllait të vrarë, megjithëse tepër i ri në moshë u bë prind e babë edhe për fëmijët e Ahmetit, të cilët edhe ata u rritën dhe edukuan nën frymën e patriotizmit dhe atdhedashurisë në Kullën e Boletinëve, në Mitrovicën martire. Tafili pasi kreu studimet e larta në Turqi u thye në atdhe. Isa nuk e ndante për asnjë çast Tafilin nga vetja, e kishte krah të djathtë te tij. Edhe në rrugëtimin e madh historik për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912 e kishte pranë, por edhe në fundin tragjik të vrasjes së tij djemve, nipave e trimave të tjerë në urën e Ribnicës në Podgoricë, me 24 janar 1916, Tafili ishte pranë Tij. Rasti solli të ishte gjallë e dëshmimtarë okular i atij makrabiteti e tradhëtie fronko – malazeze – serbe që tronditi botën. Në një intervistë për TV – Shqiptar në vitin 1976 Hajrie Boletini flet për axhën e saj që e rriti si bijën e tij Isa Boletinin, trimëritë, inteligjencën e atdhedashurinë e tij ndër beteja kundër turqve, serbo malazezëve e grekëve. “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia” ka thënë Isa Boletini. “Axha, tregonte Ana, në biseda fliste pak, por me vend”. Mbi 20 beteja janë zhvilluar rreth mureve të Kullës. Gjashtë herë është goditur me topa e djegur Kulla e Boletinëve, gjashtë herë të tjera është ringritur nga familja e populli i Mitrovicës e zonat përqark. Isa Boletini ishte burrë i mençur dhe i pasur, por pasurinë e shkriu për luftën e çështjen kombëtare. E kurrë nuk u kursye për shporrjen e armikut nga trojet shqiptare.

Periudhë betejash, kohë kur Isa me djemtë, nipat e trimat e tij kishin shkuar në luftë, në Kullë nuk ndodhej asnjëri prej tyre. Hajria vëren nga frëngjitë, se pushtuesit po i afrohehshin përsëri Kullës për ta goditur e djegur. Si femër e mprehtë, trimëreshë e luftëtare e pregatitur qysh e vogël për luftë, vendos në çdo frëngji një nagat e fillon të shtijë me to, sa në një frëngji në tjetrën për të krijuar idenë se brenda Kullës nuk ishin vetëm gra e fëmijë, por edhe djemtë e burrat e saj….Pushkët e gjata (nagat) nuk janë të lehta për tu përdorur, e goditur me to nga fillestarët, për profesionistët janë armët më të dashura, e që nuk vjetërrohen kurrë.

Ana e njihte shumë mirë fizionominë e përdorimin e atyre armëve. Armiku me të parë që batareja e pushkëve të gjata nuk pushonte, zmbrapset e tërhiqet nga rrethimi i Kullës….zaptijet vazhdonte tregimin Ana, na ndiqnin si bisha të egra e kur na sulmonin, Isa nuk na linte me marrë kurrgja. Veç robve të gjallë, e shpirtit asgjë tjetër nuk dilte nga Kulla. Iknin nuset, çikat e reja, në të ftohtë në akull. Kulla ngrihej përsëri, kishte brënda mauzere, djepe, magje e frëngji. kishte alltare, që turfulloin në derë e prisnin trimat, burrat që e kishin lirinë më të shtrenjtë se jetën.

Hajre Boletini fliste shpesh edhe për rrugëtimn e Isës nga Mitrovica drejt Vlorës më 1912, për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, shoqëruar me djemtë, nipat e 400 luftëtarët e lirisë, peripecitë e motit të keq, si dhe për pusitë që kishin ndeshur rrugës nga shkjau e bandat e hajnave. Po atë ditë të nisjes së Isës për në Vlorë, për shkak të kohës së luftës u mbajt edhe martesa e nxituar Hajries me Mehmet Dajçin. Për pajë i kishin dhanë një sënduk me armë e me xhephane. Kur vëllezërit e saj u kthyen nga Vlora në Mitrovicë ishin mërzitur, që nuk e përcollën dot motrën e tyre nuse.

Janari është muaji në te cilin lindi dhe u vra Legjenda Shqiptare, Heroi i Popullit Isa Boletini. Lindi më 15 Janar 1864 në Boletin dhe u vra më 24 Janar 1964 në Podgoricë.

Isa Boletini luftoi për 30 vite kundër turqve dhe armiqve të tokave shqiptare.

Shkrimtarja angleze Edith Durham, e cila gjatë kohës më të madhe të kryengritjeve të Isa Boletinit ndodhej në Shqipëri, në vitin 1912 ka thënë: “Isa Boletini ishte një udhëheqës i mirë, i zgjuar, dhe humanist i madh, i cili donte vetëm lirinë dhe bashkimin e tokave shqiptare”. Ndërsa në prill të vitin 1913 kur delegacioni ynë mbërriti në Londër, ku po zhvillohej Konferenca e Ambasadorëve, shkrimtari dhe dipllomati Aubrey Herbert e quajti Isa Boletinin Robin Hudi shqiptar, ku në atë Konferencë Isa Boletini deklaroi…”Nëse Europa nuk do të zgjidhë drejt çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi dhe për këtë faji do të bie mbi ju, e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë deri sa të çlirohemi”.

Nënshkruesi i Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemali i tha: “I madhi Isa, luftërat tuaja ishin bazë e përpjekjeve të mia për Pavarësinë e Shqipërisë”.

Si patriot e avokat i njohur qeveria e Zogut e emërton Tafil Boletinin – Prefekt në Tetovë e më pas në Elbasan, ku me firmën e tij në këtë funksion në vitin 1943 shpëtoi qindra hebrenj që u rrezikohej jeta nga holokausti nazist i Hitlerit.

Ajete Boletini, e bija e Heroit Isa Boletini në një intervistë për TV – Shqiptar në vitin 1976 në Tiranë së bashku me Hajrie Boletinin foli edhe për dashurinë e kujdesin prindëror të Isës që pasqyronte tek fëmijët, nipërit e mbesat e tij. Ishte njeri shumë i dashur, human e paqësor, i drejtë dhe shumë njerëzor tregohej edhe me trimat e luftëtarët e tij. Ishte trim e tepër i mprehtë. Çdo detaj në Kullë e shikonte me vëmendje dhe e adresonte atje ku duhej. Ishte strateg dhe i ashpër me armikun. E më pas Ajetja flet për luftrat e dashurinë e pafund që kishte Isa Boletini për atdheun e bashkimin e tokave shqiptare.

Ajete Boletini në kujtimet e veta rrëfente se i mban mirë në mend ngjarjet e asaj kohe kur i ati përgatitej të fillonte luftën më të madhe e më të organizuar, kryengritjen e vitit 1909, të cilën e pasuan me radhë vitet 1910, 1911, 1912. Ka qenë një dimër i egër me borë të llohë dhe lufta ishte ndezur e rreptë, burrat luftuan e thuajse u ndeshën trup me trup me armikun. Qëndronte Isa me djem brenda në kullë i plagosur. I kishin mësuar çikat e gratë e Boletinëve të shtinin me mauzerë, kur trimat ishin larg, po kur luftonin në kullë, gratë ishin ndihma e parë e të plagosurve, të cilat pastaj i largonin menjëherë nga kulla, që të mos binin në dorë të armikut. Ajetja më pas jetoi në Durrës deri sa u nda nga jeta afër djalit Nazmiut dhe vajzës së saj Afërditës.

Qeveria serbe për t’i prerë hovin luftës, kishte vendosur internimin e familjeve të të gjithë atyre që ishin larguar prej shtëpive e që u quajtën kaçak. Vendosën edhe internimin e familjes sonë kujtonte Tafil Boletini, sikur ishte pakë që e mbanin nën roje kullën me xhandarë te dera, vijnë te dera me pleqësi të lagjes, thërrasin gjyshen e nënën time dhe i urdhërojnë që të dilnin të gjithë për me shkua në internim. Nëna thotë “Fëmijë e gra e unë nuk lëvizim prej kulle” me të dëgjuar fjalën internim, robët alarmohen. Gruaja e axhës Isë, Qamilja, në moment kap një bidon vajguri dhe e ve në derë, e me shkrepës në dorë ju thotë “Sa me dek me 30 shpirta, gra e fëmijë rrugëve të Serbisë e me u bë horë, shumë më mirë po përvëlohemi në shpinë tonë”. Çështja alarmohet, autoritetet vrapojnë e përpiqen për me e bindë, por pa dobi. Nga frika e ndanjë skandali që mund të bëhej nga vendosmëria e Qamiles, meqenëse shtëpia ndodhej për karshi Konsullatës Austriake, autoritetet u larguan dhe në këtë mënyrë shpëtuam nga internimi. Autoritetet e panë se nuk bëhej shaka me gruan e Isës, Qamile Boletinin. Po ata kishin edhe njëmijë plane e intriga për ta likuiduar Isën. Me ndihmën e Malit të Zi dhe të konsullit francez më 16 janar të vitit 1916 në Podgoricë u vra me tradhti Isa Boletini me djem, nipa e disa nga luftëtarët e tij.

Mes vajzave e grave të Boletinëve dalloheshin Ajshja, Qamilja, Ajetja, Hajrija, Adilja, Elfija, Ikbale dhe Kumrie Boletini, dy të fundit u burgosën në Jugosllavi në vitin 1945. Adile Bekteshi Boletini, e motra e Dr. Selaudin Bekteshit, ishte arsimtare në Shkodër, bashkëshortja e Adem Boletinit vrarë në Shkodër nga komunistët. Adile Boletini u arrestua dhe u burgos nga regjimi komunist në Shqipëri në vitin 1947, nga punët e rënda në burg goditet nga një sëmundje e rëndë dhe vdes në burgun e Shkodrës në vitin 1948. Djemtë e saj janë Dr. Enisi dhe Isa Boletini. Dr. Enisi, mjek i nderuar që i shërbente pacientëve pa dallim biografie, pra dhe atyre që kishin “kleçkë” në biografi nga komunizmi siç ishte edhe vetë. Djali tjetër Isa Boletini ishte arbitër ndërkombëtar sporti, pas rënies së komunizmit u angazhua pranë Shoqatës së ish të Persekutuarve Politikë të Tiranës, ku zgjidhet Kryetar Bordi për artistët dhe sportistët e persekutuar nga diktatura në Shqipëri, nipi i tij, djali Adrianit gëzon emrin e Heroit Isa Boletini.

Janë Sabrija, Shemsia, Besa, breza vazjash e grash të tjera të kësaj familje që për arsye mos asimilimi jetuan në Tiranë. Besa Shkurti e bija e Sabries dhe mbesa e Tafil Bolenit pas studimeve të larta në Shqipëri dha një kontribut të madh në emancipimin e grave dhe vajzave shqiptare, ishte femër inteligjente e dashur dhe mikëpritëse. Pra shumë prej tyre u shpërngulën nga Mitrovica kudo nëpër Kosovë, Brazil, Shqipëri e vende të ndryshme të botës.

Sipas të dhënave e kërkimeve të mia dhe vizitave që kam patur në Tiranë dhe SHBA sëbashku me bashkëshortim tim Ademin, tek familja e Mimoza Dajçit, kam dëgjuar se njëra mbesë njihet si mjeke e zonja në Prishtinë. Ndërsa Natana Boletini jeton e punon në Brazil, ka kryer studimet për psikologji, është e bija Orhan Boletinit, nip i Isa Boletinit.

Këto femra të suksesshme e patriote me gjak shqiptari nga nëna, ose babai, gjyshi apo stërgjyshi, sot vërtetë janë brezi i katërt apo i pestë i familjes Boletini, por në dejet e tyre rrjedh gjak nga kjo familje, e nesër do të jenë breza të mëtytjeshëm, stër, stër mbesa të Boletinëve që nuk do të harrojnë kurrë prejardhjen e tyre pasi të parët e tyre, për ti mbijetuar përndjekjes së turkut e shkjaut u detyruan të largohen nëpër botë për mbijetesë duke jetuar në Brazil, Shqipëri, Slloveni, Gjermani, SHBA, Itali, Angli, Francë e SHBA.

Si diçka pozitive që i shërben historisë, shikoj sot që stërmbesat e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeut bëjnë publike me krenari origjinën, se janë gjak nga paraardhësi i tyre Gjergj Kastrioti. Së fundi u njohëm edhe me aktoren turke Pelin Batu, e cila mes emocioneve e krenarisë tregoi se nga nëna e saj me origjinë shqiptare është stërmbesë e Gjergj Kastriotit, e paraqiti një foto pranë monumentit të Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Më pëlqu ajo foto e Pelinit, dhe duhet vlerësuar ky moment, kur femrat shqiptare me krenari tregojnë origjinën e tyre dhe nderojnë të parët e tyre që kanë dhënë jetën për kombin e popullin tonë.

Heroina Shote Galica, të cilën Ana e kishte mbesë e sipas saj ishte Shota me trimat e saj që në tetor të vitit 1924, i shoqëroi me kalë nga Mitrovica deri në afërsi të Kukësit, Hajrien me të shoqin Mehmet Dajçin e fëmijët e tyre të vegjël për t’ju larguar raprezaljeve të njëpasnjëshme të armikut, që me çdo mënyrë donte të zhdukte këdo të ri e të re që kishte lidhje gjaku me Boletinët. Moti ishte i keq. Fëmijët i kishin vendosur në dy koshat e kalit të vetëm që kishin me vete, Ana e Mehmeti udhëtuan më këmbë nga Mitrovica në Kukës, mes baltës e të ftohtit peripecive të mëdha të armikut, maleve të lartë e pyjeve të dendur. Fillimisht ndalojnë në Fier. Prefekt i atij qyteti ishte vëllai i Anës, Tafil Boletini.

Me ato pak të ardhura që kishin me vete blejnë në Fier një sipërfaqe toke, qëndrojnë disa muaj, më pas nisen në Tiranë. Për tokën e blerë në Fier sot e kësaj dite familja Dajçi, nuk e ka në duart e saj! Jetuan në një shtëpi të rrënuar me qerpiç në rrugën “Muslym Shyrri” në Tiranë, aty u rritën dhe edukuan fëmijët Dajçi, Rasimi dhe Enveri kryen edhe studimet universitare jashtë me rezultate shumë të larta dhe zotëruan disa gjuhë të huaja. Por shpejt kjo familje do të pësonte edhe persekucionin politik nga rregjimi komunist. Hajria kishte shumë miqësi me të bijën e Bajram Currit, Feriden, e cila kishte dy djem, njërin në Tiranë teknik elektrik, që shkonte në familjen e Enver Dajçit për të rregulluar një radio dhe një orë të vjetër që u prisheshin shpesh, sigurisht pa pagesë, ndërsa djali tjetër i kishte mbetur që gjatë studimeve në Beograd. Si dy mike të mira Hajrije Hanmi dhe Feride Hanmi kalonin herë pas here kohën së bashku duke pirë çaj e flisnin për hallet e dertet e së shkuarës. Isa Boletini dhe Bajram Curri thoshte Ana ishin dy Prijës Popullor, trimëritë e të cilëve do të kujtohen ndër shekuj.

Kur në ambjentet e Pallatit të Kulturës në Tiranë do të inagurohej monumenti i Isa Boletinit, për t’u çmalllur shkoi edhe Ana, shoqëruar nga mbesa e saj shkrimtarja e njohur Eglantina Mandija. Veshi pallton e vetme e të gjatë të zezë që e ruante nga Mitrovica. Hapin e hidhte të shtrirë e të tendosur, me padurim e priste atë ditë…. Gruaja e fortë, kishte parë shumë plagë, gjak e humbje jetësh, por nuk e shfaqte kurrë ligështimin. Atë periudhë djali i saj i dytë Enveri, dergjej burgjeve shqiptare si i burgosur i ndërgjegjes. Qëndroi heshtur përballë monumentit të Tij, E shikonte me vëmendje, donte të bisedonte me të, sikur vajza me babën. Pa tjetër ngjarje të rralla sillte në mendje. Për momentin u trondit nga emocionet, por nuk e dha veten, qëndroi drejtë pa lëvizur. Femër stoike, me trup të gjatë, e të hollë. I preku duart dhe xhamadanin e shpuar nga plumbat që Isa mbante veshur. Xhamadanin ja kishte qëndisur nëna Ajshe. Emocione të jashtëzakonshme përjetova edhe unë atë ditë tregonte Eglantina, e bija e Exhlales.

Hyasin Hecquard një nga njohësit e mirë të popullit tonë, për gruan shqiptare shkruan se, “Gratë shqiptare dinë ti mbajnë lotët e dhimbjes edhe kur janë përpara njerëzve të tyre më të dashur të shtrirë përdhe. Shpeshherë duke i mbajtur nëpër duar kufomat e tyre i kanë shpënë ata në mes të luftëtarëve për ti nxitur që të hakmerren kundër armikut”.

Historia shkruhet. Përsëritet. Duke hulumtuar “Pemën Gjenealogjike” te “Trugut” Boletini, si një koncept biologjik i veprës së Çarls Darvinit me titull “Origjina e llojeve” vitet që kalojnë i dhurojnë familjes Boletini pasardhëse, vajza e gra të reja vitale e me vlera të larta, qëndrestare të paepura të çështjes kombëtare për liri, paqe e demokraci në Shqipëri, Kosovë, trevat shqiptare, SHBA, Brazil e kudo në botë ku punojnë e jetojnë. Njëra prej tyre është edhe gazetarja Mimoza Dajçi, e cila ka qenë mbështetëse e flaktë e rënies së komunizmit në Shqipëri, rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, sëbashku me të atin, motrat e vajzën e saj 5 vjeçare Merlinin. Ka punuar e sakrifikuar fort e me guxim për fitoren e demokracisë në vend. Ka qenë ish anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Mimoza ka shkruar për ligjin e lustracionit, hapjen e dosjeve e kundër korrupsionit në Shqipëri. Ka ngritur zërin për gratë e përdhunuara e vrarë nga makineria serbe në Kosovë, është kundër dhunës në familje. Për guximin e saj në kauza të rëndësishme për çështjen kombëtare e jashtë saj, si publiciste, humaniste, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe për merita të veçanta është vlerësuar me Tituj e Çmime të lartë si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA, gëzon Titullin Presidencial në Shqipëri “Për Merita të Veçanta Civile”. Eshtë autore e dy librave artistik “E bukura nën Pranga” dhe “ANA”, skenariste e regjisore e dokumentarit “Gruaja nën Diktaturë”. Eshtë intervistuar disa herë nga TV – Zëri i Amerikës dhe është një ndër protagonistet e dokumentarit për të persekutuarit e të zhdukurit politikë nga komunizmi në Shqipëri, realizuar nga TV – BBC në Londër në vitin 2018.

Femra shqiptare njihet historikisht se ka dhënë një kontribut të madh edhe në luftë për çlirim kombëtar të atdheut nga okupuesit, për këtë njihet edhe pjesëmarrja e saj aktive në kryengritjet e vitit 1910-1912. Vlen për të përmendur se në vazhdën e veprimtarive të gruas në luftë për liri, gratë shqiptare të Kosovës i dolën me armë në dorë deri në Grykën e Kaçanikut, ballë për ballë ushtarëve turq të Shefqet Turkut Pashës.

Jeta vazhdon, “Pema Gjenealogjike” sjell degë të reja në këtë familje. Njëra prej tyre është mbesa e Exhlale Dajçi Banjës, bijës së Hajrie Boletinit, Vilma Ballvora – Drejtore e Seksionit Shqip pranë TV – Deutsche Welle në Gjermani, ish spikere e TV – Shqiptar, femër inteligjente e guximshme, e fortë e cila shkeli klonin e kuq të detashmentit shqiptar, u largua nga Shqipëria me Eksodin e 2 Korrikut të vitit 1990, duke rrezikuar jetën familjarisht me hyrjen në Ambasadën Gjermane në Tiranë bashkë me nënën e saj trimëreshë e të fortë, muzikologen Dita Banja e vëllanë e saj Ervinin. Dita dhe fëmijët e saj me këtë akt guximi e trimërie dëshmuan heroizmin e tyre duke sfiduar diktaturën komuniste në Shqipëri, si më të egrën në Europë. Vilma është e martuar me intelektualin Agim Ballvora e vijojnë jetën e tyre bashkëshortore në Gjermani.

ADN-ja e femrave në Gjenogramën e familjes Boletini vijon me Ina Gjonin, mbesë e Xhejlan Boletini Dajçit Ruvina, vajza e vetme e Tefta Ruvinës. Ina Gjoni është një femër tepër kurajoze, inteligjente dhe e fortë, e guximshme, gjeni në familje e në fis. Autore librash qysh në moshën 13 vjeçare, ka punur për TV – Agon Chanel në Shqipëri dhe TV – Shqiptar si gazetare dhe regjisore. Si artiste dhe aktore ka interpretuar në disa filma artistik shqiptarë. Si mbesë e familjes Boletini është intervistuar nga disa televizione shqiptare sëbashku me gjyshen e saj Xhejlan Dajçi Boletini Ruvina, intervistë që është ndjekur me interes nga teleshikuesit shqiptarë. Ina Gjoni ka ndjekur studime edhe në fushën e mjekësisë. Eshtë biznesmene e suksesshme, si dhe është angazhuar në Shqipëri dhe në Itali në drejtimin e disa Sfilatave të modës. Ina thotë se nuk ka përfunduar studimet për pikturë, por me talenin e punimet e saj ka arritur të hapë disa ekspozita pikture.

Më pas kemi emrat e Dardana e Valbona Boletinit, intelektuale dhe demokrate të njohura. Kanë përfunduar studimet e larta në Shqipëri, e janë angazhuar në projekte, e programe të ndryshme në dobi të zhvillimit, ekonomisë e paqes në vend. Janë të bijat e patriotit Ali Boletini, i cili nën tortura të rënda ka vuajtur dënimin në burgun e tmerrshëm në Goljotog gjatë sundimit serb në Kosovë, i cili më pas u arratis në Shqipëri. Dardada dhe Valbona janë mbesat e Tafil Boletinit nga i ati i tyre.

Si përfaqësues autentik i familjes Boletini dhe i vetmi që kujdeset për Kullën e Boletinëve dhe Muzeun “Isa Boletini” në Mitrovicë ështe nipi i Isa Boletinit, i biri i Xhavit Faik Boletinit, Gazmend Boletini. Me Gazmendin e familjen e tij njihem personalisht, i vizitoj sa herë kur shkoj në Kosovë. Flasim shpesh me Gazmendin për brezat e rrethin familjar të Boletinëve, familjes time e krejt popullit të Kosovës që derdhi shumë gjak e sakrifica për kēto ditë që jetojmë sot.

Sipas Gazmendit, Kulla ka shërbyer përsëri si shkollë fillore në gjuhën shqipe nga viti 1946 – 1970, kur u mbyll nga rregjimi komunist. Muzeu “Isa Boletini” që vizitohet çdo ditë nga qindra mysafirë shqiptarë e të huaj nga e gjithë bota e trojet shqiptare, tregon se sot po ndodh e kundërta e atij mos asimilimi. Emrat dhe veprat e tyre duhen shënuar me krenari e respekt në Fletoren e Familjes e më tej. Mbiemri Boletini jeton e do të jetojë ndër breza djemsh e vajzash që do të çojnë në vend amanetin e të parëve të tyre.

Gazmend Boletini duke qëndruar me shpirt e zemër në krye të Muzeut “Isa Boletini” në Mitrovicë mban gjallë jo vetëm historinë, traditën, patriotizmin e atdhedashurinë e Isa Boletinit, familjes së tij e krejt popullit shqiptar, por duke respektuar e bashkuar degët e gjakut Boletini kudo nëpër botë, reflekton anën humane të tij, Sikurse edhe Isa që mbajti rreth sofrës edhe fëmijët e vëllait të vrarë Ahmetit, duke mos bërë dallime mes tyre e kujdesur për ta si për fëmijët e tij.

Fatbardha Boletini ka kryer studimet dega juridik në Shqipëri, punon në Kuvendin e Kosovës, e bija e patriotit Selim Boletini, i cili si student arratiset nga Kosova për në Shqipëri në muajin maj të vitit 1962. Edhe me juristen Fatbardha Boletini njihemi dhe ruajmë një raport të mirë shoqëror, jam takuar në disa veprimtari patriotike me të në Kosovë. Edhe me Fatbardhën shpesh cikim tema rreth familjeve tona të përbashkëta. I ati Selimi punonte mësues në Elbasan, ishte aktivist i orëve të para të përmbysjes së rregjimit komunist në Shqipëri dhe rrëzimit të bustit te diktatorit Hoxha duke vënë në rrezik jetën e familjen e tij. Selim Boletini ka qenë një ndër themeluesit kryesorë të PDSH në qytetin e Elbasanit. Fatbardha është angazhuar në një sërë veprimtarish patriotike, intelektuale të çështjes kombëtare në Prishtinë, Mitrovicë e më gjerë. Eshtë femër inteligjente, e guximshme dhe e suksesshme.

Elfije Boletini, vajza tjetër e Selim Boletinit, që mban emrin e nanës së tij, punon si gazetare tek gazeta Telegraf në Prishtinë. Nana e Selimit, Elfija ka qenë një grua patriote, trimëreshë, e zgjuar dhe bujare, i dëgjohej fjala jo vetëm në familjen e saj por edhe tek familja e burrit, pjesëtarët e familjes Boletini që qëndronin të fshehur jashtë Kullēs pasi kërkoheshin për tu vrarë, nanë Elfija i dërgonte ushqime në fshehtësi si një ndër më të besuarat e tyre. Sa herë do të shkonte në Tiranë Selimi nuk do ta linte pa u kthyer edhe tek familja e Enver Dajçit, shkonte sëbashku me axhën Tafil, Axhokun, siç e thërrisnin nipat e mbesat, bashkëshorten Nexhin dhe fëmijët e tij. Sa përfundoi lufta, kur Kosova u shpall e lirë dhe e pavarur nga okupimi serb i MIllosheviçit, Selimi kthehet në vendlindjen e tij Mitrovicën e dashur sëbashku me bashkëshorten Nexhmijen e fëmijët e tyre në qershor të vitit 1999. Selim Boletini u nda nga jeta në muajin nëntor të vitit 2022 në Kosovë. Gazetarja Elfije Boletini me punën e saj të guximshme si gazetare e suksesshme ngre vazhdimisht zërin për të drejtat e shqiptarëve si dhe në programet e saj trajton tema të patriotizmit dhe heroizmit të shqiptarëve.

Vijojmë me mbesat e vajzës tjetër të Tafil Boletinit, Shemsie Boletini Telkiut.

Aida Konti, e bija e Luljetës dhe Mërkurit. Mërkuri është i biri patriotes Shemsie Boletini dhe nipi i Tafil Boletinit, jetojnë famljarisht në Gjermani qysh nga viti 1991, familjarisht marin pjesë nëpër festat dhe aktivitetet e komunitetit shqiptarë në Gjermani. E bija Aida ka kryer studimet Dega Shkenca Politike në Dusseldorf dhe ka punuar pesë vite në Bundestagun Gjerman në Dusseldorf, Institucioni më i rëndësishëm, në një prej vendeve më të zhvilluara të botës. Ndërsa tani punon tek Caritasi Gjerman po në Dusseldorf, angazhuar nëpër projekte të ndryshme humanitare. Eshtë e martuar me një shtetas gjerman dhe jetojnë sëbashku në Gjermani.

Anisa Telkiu juriste, e bija e Nustret Telkiut, i biri i Shemsies dhe nip i Tafil Boletinit. Nystreti është larguar nga Shqipëria në vitin 1090, punon e jeton familjarisht në Zvicër. E bija Anisa ka kryer studimet me rezultate të larta në Degën Juridik në Zvicër, punon e jeton në Zvicër ma bashkëshortin e saj Zviceran.

Merlin Tushe, vajza e Mimoza Dajçit edhe ajo një e emër i njohur tashmë në arenën e shtypit shqiptar, violiniste, angazhuar në shumë veprimtari të komunitetit shqiptar në Shqipëri edhe në SHBA ku jeton e punon prej shumë vitesh. E edukuar qysh fëmijë me ndjenjën e patriotizmit ka folur nëpër podiume, protesta e fushata të ndryshme për parimet demokratike e paqes në Shqipëri, duke rrezikuar edhe jetën e saj nga ekstremi i majtë. Si femër që spikat për shkallën e lartë të inteligjencës në shumë fusha të jetës është pranuar në disa organizata të gjenive të botës në SHBA. Eshtë femër e guximshme, e sjellshme dhe e dashur, ka ngritur zërin e saj për të drejtat e punonjësve edhe në SHBA. Ka marë pjesë nëpër konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e grave fëmijëve, ka folur për përdhunimet serbe ndaj femrave në Kosovë dhe për demokracinë e paqen kudo në botë. Për “Merita të Veçanta Civile” në dobi të komunitetit në SHBA, humanizëm e të drejtave të njeriut është dekoruar nga Presidenti i Bashkisë në Bronx Ruben Diaz Jr, Kryekontrollori i Shteitt në New York Scott Stringer, Assamblywomen Nathalia Fernandez dhe nga Spitali Montefiore në New York, ku punon si administratore me Titullin e lartë “Fytyra e Respektit.

Sigurisht shumë vajza e gra, pasardhëse të familjes së Boletinëve kanë kryer studimet me rezultate të larta në Shqipëri, Kosovë apo vende të ndryshme të botës, por unë u fokusova tek ato vajza dhe gra të suksesshme e të guximshme që janë specifikuar e vlerësuar nga mediat e personalitetet shqiptare dhe të huaja.

Pra historia e femrave trimëresha e inteligjente të familjes Boletini rritet çdo ditë, evulon, bëhet më tërheqëse, e bukur dhe interesante për brezat që do të vijnë. Kush e ndjen veten se mund të shtojë diçka më tepër në këtë material përkujtimor, emra, ngjarje, data do të isha tej mase e lumtur dhe e gëzuar, për të ditur më shumë rreth para ardhësve e më të rinjve të familjes Boletini.

Shënim: Zonja Rita Saliu është është nderuar nga Presidenti i republikës së Shqipërisë me dekoratën “Nënë Tereza”

blank

E folmja e Elbasanit ka qenë pranue prej shumicës së shqiptarve- Nga Miftar Spahija

E folmja e Elbasanit, për dashni të bashkimit e të njisimit, gjithmonë ka qenë pranue edhe pranohet prej shumicës së shqiptarve qi s jan t uflluen në krye prej anrrallave të partizanisë komuniste. Ma shum se gjymsa e shqiptarve të vjetës 1913, edhe katër miljon shqiptarë qi jan në Jugo-Sllavi, duhet ta ken fjalën e vet me gjetë at blatë (formë) të mesme të së folmes e të së shkruemes qi bjen bashkim në gojë e në zemër. Gjuha nuk njisojet me slogane, kështu foli partizani, kështu do të fole i shkodrani! Ashtu thojshin pushtuesat e hujë; kështu folë romani, kështu do të fole ilirjani; kështu folë Dushani, kështu do të fole dardani! Partizani, a pushtuesi paska qenë, si romani e si Dushani, me ja grushue (imponue) të folmen e vet ma se shtatë miljon shqiptarve? Ashtu, gjuha mnjanohet, nuk njisohet.

Shqiptarët dijnë vetë me ra në hulli të njisimit të gjuhës, ashtu si ishin tue ra para komunizmit. Njisimi i gjuhës nuk bahet tue lanë jashta pesë gjashtë miljon shqiptarë, e tue përjashtue shkrimtarët komtarë qi e ndritën shkrimsinë e Shqipnisë, ashtu si e ndriti Gjergj Fishta

Nxjerrë nga romani “Hasimja” (f. 162-163) i autorit Miftar Spahija (1914-2005), botue në 1990, në Kanada. 

blank

Shpalime- FAIK KONICA NUK U FTUA(DELEGAT)NË KONGRESIN E MANASTIRIT- Nga Skënder Karaçica

Duke hedhur dritë për Kongresin e Manastirit(1908),Akademik Idriz Ajeti[1]lidhur me qëndrimin e Faik Konicës ndaj tij dhe,sipas të dhënave kërkimore-shkencore në Monografinë e gjerë e botuar nga profesor Jup Kastrati(1995)na afron të dhëna të kohës.
Në faqet e kësaj monografie,sipas venerimeve shkencore të shqipes në Kongresin i Manastirit,Akademik Idriz Ajeti,vë në spikamë sipas të dhënave të profesor J.Kastrati se Faik Konica nuk u ftua si delegat i këtij Kongresi dhe,natyrisht,nuk ishte as në Komisionin prej 11 anëtarësh,ishte mënjanuar me paramendim.Në shpalimet historike të kohës në relacionet e Alfabetit të ABC-së të shqipes,organizatorët e kësaj ngjarjeje nuk duronin dot epërsinë e F.Konicës me një taban të fortë shkencor të dijes,intelektual dhe gjuhësor[2].
______________
[1]Akad.Idriz Ajeti,kumtesë e lexuar në Sesionin Shkencor 95-vjetori i Kongresit të Manastirit(16-18 nëntor)Shkup,2003
[2]Jup Kastrati,kumtesë e lexuar në Sesionin Shkencor jubilar më rastin e 90-vjetorit të Kongresit të Manastirit,Gostivar,1998
blank

Fjala e Mithat Gashit në Promovimet e Librit të Dr. Gjon Buçaj në New York dhe New Jersey

Libri i Dr. Gjon Buçaj, Vatra në Kapërcyell të Shekujve, asht nji udhëzues, nji “guide”, si për shoqata ashtu edhe për individë, që dëshirojnë me pa variante modelesh të ndryshme mbi qendrimet që mban nji organizatë, dhe mbi menyrën dhe stilistiken e komunikimit; për të pa se si përgatitën raportet, letrat, ftesat, memorandumet, deklaratat, dhe rendet e ditës së nji mbledhjeje, apo për të pa se si nji kryetar shoqate komunikon me zyrtarë, kundërshtarë, dhe bashkëpunëtorë.

Librin me 589 faqe autori e ka nda në keto pjesë: Mbledhje të Vatrës, Deklarata, fjalime, e shkrime tjera, intervista, eulogji, ngushlime e perkujtime, dekorime e mirënjohje, urime, letërkembime, ftesa mbi 100 vjetorin e Vatres, ftesa të tjera, kontrata me ministrine e diasporës së Kosovës, dhe fotografi. Po të përfshimë parathanje, hymje, indeks, dhe mirenjohje bahen 15 kategori.

Në këtë kolekcion gjejmë qendrimet e Vatrës –jo të Vatrës së sotme, por të asaj që drejtohej nga Dr. Gjon Buçaj, kur Vatra kishte “për objektiv të përhershëm intersin kombtar mbi çdo interes tjetër” (f. 12); njihemi me aktivitete rreth çashtjeve shqiptare (mbi Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Çamërinë); gjejmë letra ku autori konsultohet me ekspert si me historianët Uran Butka dhe Beqir Meta, gjejme letra këshilluese ku autori u jep sugjerime kryeministrave dhe presidentëve shqiptarë, si ishte rasti i nji letre që i drejtohej Presidentit Bamir Topi tue e këshillue që të kundershtojë vendimin e Kuvendit “që miratoi ngritjen në territorin e vendit tonë të varrezave për ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke në Shqipëri në periudhën e viteve 1940-1941” (f. 115).

Në këtë libër mesojmë se si trajtohen temat kryesore që kanë të bajnë me çashtje shqiptare. Lexuesi mund të gjejë shum tema që trajtohen në këtë libër. Për shak të kohes, unë po përqendrohem në këto katër pika: Denimi i krimeve te komunizmit, harmonia ndërfetare, menagjimi i Vatrës, dhe martirët e Vatrës.

 

Dënimi i Krimeteve të Komunizmit:

 

Nëpër shum letra, dokumente, fjalime, e raporte, dënimi i krimeve të komunizmit asht temë që autori i ka vu randesi të madhe. Mbi këtë, në nji fjalim mbajtë në darkë shtrue për Sali Berishen, 23 shtator 2007, autori shpreht kështu:

“Diktatura komuniste ka ushtrue, mbi popullin shqiptar, dhunë ma të egër e ma barbare se as kush tjetër qyshë prej shekujve të lashtë që njef historia. Denimi i krimeve të komunizmit dhe i kriminelëve asht detyrë historike e njerzore, për të vu në vend drejtësinë edhe për të pastrue ndërgjegjen e kombit. Përndryshe ushtrimi i dhunës diktatoriale, nga cilado anë të vijë, do të mbetet trashigimi e lighshme për brezat që vijnë dhe historia do të ngarkojë me faj ndërgjegjen e brezit të sotëm politik.”

Në nji takim qe ka pase me Edvin Ramën në 2013 në New York me kërkesë të Ramës, Dr. Buçaj i ka parashtrue kërkesat e Vatrës me gojë, dhe kur ka dalë nga mbledhja ia ka lanë edhe me shkrim, dhe atë shkrim e ka botue menjiherë mbas takimit. Dr. Buçaj më pat thanë që e kam ba me shkrim që të botohet menjiherë, sepse zyra e kryeministrit mund të shpërndaje lajmin mbi këtë takim, pa vu në dukje kërkesat tona. Kështu, ne tregojmë variantin e vërtetë të takimit.

Në këtë takim me Edi Ramën, autori ban këto kërkesa në emën të Vatrës në lidhje me krimet e komunizmit: “E konsiderojmë shumë të rëndësishme shkëputjen nga trashëgimia e diktaturës së kalueme, tepër prezente në jetën publike dhe politike në shoqninë shqiptare në përgjithësi dhe veçanërisht në Shqipni. Jemi të bindun se, për të arritun një gja të tillë, duhen dënue krimet e komunizmit dhe duhen realizue integrimi dhe damshpërblimi i shtresës së ish të përndjekurëve, këthimi i pronës së konfiskuem nga regjimi komunist tek i zoti, zbatimi i ligjit të lustracionit, ligjit për heqjen e imunitetit deputetëve dhe politikanëve në raste akuzash për krime e korrupsion, pastrimi i gjykatave nga individët e ngarkuem me përgjegjësi kundër shqiptarëve të pafajshëm gjatë diktaturës e tjera. E shohim si shumë të nevojshme një luftë të suksesshme kundër korrupsionit të randë, që nuk ka ngjyrë rozë as blu, por ngjyrën e zezë të krimit” (f. 163).

Harmonia Ndërfetare:
Po në takimin me Ramën që u përmend ma nalt, i asht ba kjo kërkesë për harmoninë ndërfetare: “Kërkojmë vëmëndje dhe vëlerësim më të madh për rëndësinë që ka harmonia ndërfetare te shqiptarët, e cila është halë në sy të armiqvet, por gur në themelin e trollit të përbashkët kombëtar. Nuk është e domosdoshme të jeshë besimtar për të njohur këtë vlerë që kemi trashëguar nga Rilindësat. Klerikët dhe institucionet që shërbimin fetar përkatës e ushtrojnë në frymën kombëtare, kanë nevojë për vëlerësim e përkrahje më shumë, ndonjëherë edhe për mbrojtje, nga organet shtetërorë, qeveritare e kulturore” (f. 163).

Dhe në nji takim me Presidentin Nishani, autori thotë: “Këtë herë po përqendrohemi tek randësia që harmonia ndërfetare e shqiptarëvet ka për stabilitetin dhe për mirëqenjen e kombin tonë. E shohim nevojën që, organet shtetnore e kulturore, të tregojnë ma shumë vlerësim, përkrahje dhe mbrojtje, për institucionet fetare dhe për klerikët të cilët, shërbimin shpritnor, e ushtrojnë me përkushtim për besimin përkatës dhe, në të njejtën kohë, ia njofin vleren dhe i dalin zot vëllaznimit të gjakut shqiptar….”. (Nga përshëndetja Presidentit Nishani, 24 shtator 2013 në New York).

Në intervistën që ka dhanë në Revisten Shenja të Shkupit, “Na në ‘Vatër’ i apim shumë randësi bashkëjetesës në harmoni të shqiptarëvet me besime të ndryshme. Harmonia ndërfetare te na asht trashigue nga rilindësat, si nji shtyllë me randësi në themelin e kombit tonë të përbashkët. Për këtë arsye, në kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të ‘Vatrës’, kemi pasë ftue përfaqësuesat e klerit dhe, për kënaqsinë tonë, na kanë nderue me prezencën e tyne krenët ma të lartë të besimevet tona tradicionale. Konferenca Shkencore si dhe darka kanë fillue me lutje të përbashkët ndërfetare. Edhe në aktivitete të zakonshme, siç janë darkat solemne me 28 nandor ose konferenca me randësi, “Vatra” i fton klerikët, të cilët i bajnë me radhë lutjet fetare. Kemi marrëdhanje shumë miqsore si me imamët myslimanë, ashtu me meshtarët katolikë dhe ortodoks dhe me bektashijt. Besojmë se në trojet shqiptare duhet kushtue ma shumë kujdes këtij subjekti dhe duhen përkrahë klerikët që shërbimin shpirtnor e ushtrojnë me përkushtim edhe në frymën kombëtare,” (Shenja 27 korrik 2013, Shkup).

 

Menagjimi i Vatrës

 

Letrat, raportet, deklaratat, intervistat, rendet e ditës, etj. na japin nji pasqyrim mbi mënyren se si asht menaxhue Vatra, dhe se si asht aplikue kanunorja. Në pikat e para vehet në dukje që Këshilli Drejtues asht mbledhë të pakten katër herë në vit, dhe këto pasqyrohen edhe në raportet që jep kryetari në këto mbledhje. Gjithashtu, në rendin i ditës në mbledhjen Këshillit Drejtues të Vatrës me 1 tetor 2016, shënohet në pikën numër 8: Anulimi i Kuvendit të punës 2016 – Problemet me degët. Këshilli Drejtues, si organi ma i nalt mbas Kuvendit, aprovon anulimin e Kuvendit. Arsyejet kuptohen nga emailat dhe nga raporti i datës 1 tetor që përfshihen në libër. Dr. Buçaj u kërkonte listën e anëtarësisë të rregullt kryetarëve të degëve. Vetëm dy degë, e Washington D.C. dhe e Tempa-s i dërgojnë listat. Kryetarët e degëve të tjera, tue përfshi edhe kryetarin e sotëm të Vatrës, nuk u përgjegjën fare. Sa për informim, edhe gjatë periudhës që Agim Karagjozi ka qenë kryetar (1992-2010), shtymja apo anulimi i kuvendeve ka qenë propozue dhe aprovue nga Keshilli Drejtues, organi ma i naltë mbas kuvendit.

Studjuesit që merren me menaxhimin e shoqatave, i kanë kategorizue funksionet e menaxhimit në katër fusha të dallueshme: planifikim, organizim, udhëheqje, dhe kontroll. Kontrolli ka të bëjë me cilësinë dhe me monitorimin e progresit të organizatës drejt përmbushjes së objektivave të saj, dhe për t’iu përgjegjë situatave, problemeve, apo çështjeve në momentet kur ato lindin. Këtu mund të vështrojmë edhe euforinë apo gëzimin a hapjes së degëve të Vatrës gjatë dhe mbas kremtimit të 100 vjetorit të saj. Megjithse kanunorja ishte marrë si bazë për krijimin e degëve, mënyra e menagjimit të degëve dëshmon që mungonte elementi i kontrollit, mungonte mbykqyrja për të verifikue cilësinë. Kështu, në kuvendin e vitit 2017, disa degë që ishin krijue gjatë 3-4 vjetëve të fundit shtuen numrin e delegatëve me manipulime, duke rritë numrin e anëtarëve në momentet e fundit, dhe duke përdorë edhe emnat e Partisë Demokratike, të Sali Berishës, dhe të Lulzim Bashës për mbështetjen e nji kandidati për kryetar të Vatrës, i cili kishte shërbye si diplomat ma parë. Mungesa e kontrollit të cilësisë apo e mbykqyerjes së degëve shkaktoi në ndarjen e Vatrës në dy pjesë në vitin 2020. Kjo spjegohet edhe në letrën që autori i dërgon Lulzim Bashës.

Në nji intervistë për revistën “Shenja” të Shkupit , Dr. Buçaj shprehet: Roli “kyç” i Vatrës ka mbetë i pandryshuem, që asht veprimtaria në dobi të çashtjes kombëtare. Por mënyrat kanë qenë të ndryshme simbas rrethanave të kohës. Dikurë duhej luftue për pavarësi dhe për mprojtje nga fqinjtë. Ma vonë, ruetja e frymës së lirise dhe e shpresës nën sundimin diktatorial dhe përkrahja e përpjekjeve të Kosovës për liri e pavarësi, për proceset e demokratizimit dhe integrimeve në Shqipni, luftën kundër korrupsionit dhe kundër konfliktualitetit të damshem politik kudo ndër shqiptarë, përpkjekjet për të drejtat kombëtare në trojet shqiptare e kështu me radhë” (f. 247). Fatkeqesisht mbas vitit 2017, Vatra, simbas autorit, ka dale jashtë kesaj hullije, tue ia mbyllë derën e Vatrës vetë autorit, dhe shum personave të tjerë që kishin derdhë mundë fizike dhe financiare me dekada (f. 184), dhe sot kjo shoqate drejtohet nga nji person që kur ishte kryetar i nji degë, asnjiherë nuk i përgjigjej kërkesës së Kryesis për të dërgue listat vjetore të anëtarësisë.

 

Martirët e Vatres

 

Dokumenta që përfshihen në këtë libër i japin edhe nji randesi të veçantë punës së krytarit të Vatrës, Dr. Gjon Buçaj dhe të qendrimit të Vatrës në lidhje me martirët e Vatrës. Vatranë si Kristo Kirka e të tjerë që qenë kthye në Shqipni, kur erdhi komunizmi, u futën nëpër burgje, dhe u zhdukën. Dr. Buçaj i kishte propozue Presidentit Nishani dekorimin e themeluesave të Vatrës me urdhnin “Nderi i Kombit” dhe Vatranët të cilët u pushkatuen ose vdiqen nga turturat në burgjet e komunizmit, me urdhnin “Martir i Demokracisë”. Dhe ky mision u krye me 24 në nador 2014 me këto fjalë të Dr. Buçajt fjalën e tij mirënjohjes drejtue presidentit Nishani për dekorimin e Martireve të Vatrës: “Mbas ramjes de jure të diktaturës, familjarët e martirëve, tue ruejtë fisnikinë e trashigueme, nuk lypen hakmarrje, por lypen drejtësi dhe drejtësinë e presin ende: krimet dhe kriminelët e komunizmit nuk janë denue, as ligjisht as moralisht” (f. 324).

Veprimtaria e Vatrës në këtë libër të çmueshëm përmblidhet nga autori me nji fjali: “Tue pasë për objektiv të përhershëm intersin kombtar mbi çdo interes tjetër” (f. 12). Shpresojmë që ky objektiv të aplikohet nga drejtuesat e shoqatave shqiptare në diasporë, si dhe nga politikanët shqiptarë në vendlindje.

 

blank

SHBA: Akademikët shqiptarë analizojnë rolin e diasporës në marrëdhëniet mes dy vendeve

Faik Konica dhe Fan Noli

VOA/Artan Haraqija

Shoqata për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara mbajti një diskutim me tema të ndryshme për të shënuar 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Akademikë shqiptarë në SHBA diskutuan ndër të tjera për veprimtarët që punuan shumë për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë dhe lidhjet që kishte Nëna Tereza me presidentët amerikanë. Studiuesi shqiptaro-amerikan Nicholas Pano analizoi rolin e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson në historinë e shqiptarëve. Kolegu Artan Haraqija ndoqi diskutimin.

Shqiptari Koli Kristofor apo Nicholas Christopher konsiderohet udhëheqësi i grupit të parë shqiptar të ardhur në Amerikë në vitin 1886. 6 vjet më pas, më 1892 ky grup themeloi komunitetin e parë shqiptar në shtetin amerikan, Masaçusets. Nga ajo kohë, shqiptarët e Amerikës u bënë mbrojtësit kryesore të ekzistencës shqiptare në Ballkan, kurdo që kjo ekzistencë është rrezikuar.

“Ky vit shënon 130 vjetorin e formimit të asaj që unë e quaj Atdheu i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Ky ishte grupi prej shtatëmbëdhjetë shqiptarësh, nën udhëheqjen e të nderuarit Nicholas Kristofor, të cilët u vendosën në SHBA. Ata ishin nga fshati Katund, dhe nga kjo bërthamë do të dilte komuniteti shqiptaro-amerikan.

Ky komunitet, për dy dekada, do të bëhej qendra kryesore e jashtme e nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar”

Ky komunitet, për dy dekada, do të bëhej qendra kryesore e jashtme e nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar”, tha një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në SHBA, profesi i Universitetit të Ilinoit perëndimor, Nicholas Pano.

Ai e kujtoi këtë grup gjatë diskutimit në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – SHBA. Për shkak se shqiptarët në fund të shekullit 19 dhe fillim të shekullit 20 udhëtonin drejt Amerikës me pasaporta të huaja, serbe, rumune apo greke, një nga të panjohurat është sa u rrit numri i shqiptarëve pas vitit 1892. Profesori Pano thotë se llogaritja më e saktë tregon se për 20 vjetët e ardhshëm, numri shkoi nga 10 deri në 20 mijë. Ata ishin kryesisht ortodoksë dhe myslimanë, nga mosha 15 deri 30 vjeç dhe shumica absolute ishin analfabetë. Por, disa prej tyre zëvendësuan rolin e udhëheqësisë që praktikisht mungonte në Shqipëri deri në vitin 1922, periudha e dytë më e rrezikshme pas copëtimit të tokave shqiptare në vitin 1913.

Vatra

Vatra

“Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, nëpërmjet organizatës së tij më të spikatur ‘Vatra’ e themeluar më 1912 është shfaqur si avokati kryesor në emër të interesit shqiptar në SHBA, dhe, për shkak se nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë dhe vendi nuk kishte një qeveri efektive, ‘Vatra’ e ka luajtur rolin ‘de facto’ të një qeverie në mërgim”, tha Profesori Pano.

6 vjet pasi “Vatra” u themelua në këtë lagje të Bostonit në Masaçusets, mblodhi 200 mijë dollarë që sipas Profesor Panos për atë kohë kishte fuqinë blerëse të 4 milion dollarëve sot. Me këto para u financua delegacioni shqiptar që shkoi në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, dhe bënë lobim të jashtëzakonshëm në SHBA. Së bashku me rolin e presidentit amerikan Woodrow Wilson që mbështetej në parimin e vetëvendosjes e popujve, shqiptaro-amerikanët bënë që Shqipëria ta mbijetonte Konferencën e Parisit, pa u copëtuar.

Presidenti amerikan, Woodrow Wilson

Presidenti amerikan, Woodrow Wilson

S’mund të thuhet se ai u interesua me detaje për problemin shqiptar, por ekziston një letër ku ai shpreh keqardhjen që nuk e ka ndihmuar Shqipërinë”

“Presidenti Wilson konsiderohet si kampion i pavarësisë së Shqipërisë dhe mendoj se ai e meriton këtë vlerësim. S’mund të thuhet se ai u interesua me detaje për problemin shqiptar, por ekziston një letër ku ai shpreh keqardhjen që nuk e ka ndihmuar Shqipërinë më shumë. Më 5 nëntor 1920 ai i shkroi kryeministrit britanik, Lloyd George këto fjalë:

Citat nga Letra e Woodrow Wilson për kryeministrin britanik Lloyd George për Shqipërinë- 5 Nëntor 1920

Citat nga Letra e Woodrow Wilson për kryeministrin britanik Lloyd George për Shqipërinë- 5 Nëntor 1920

“Për sa i përket Shqipërisë, unë jam i prirur të besoj se ky problem është trajtuar nga këndvështrimi i gabuar, pra ai i vendosjes së kufijve të Shqipërisë në përputhje me aspiratat e Jugosllavisë dhe Greqisë. Nuk janë marrë parasysh sa duhet aspiratat e vet popullit shqiptar”

“Presidentit Wilson i vinte keq që Shtetet e Bashkuara dhe Fuqitë e Mëdha ishin të pavëmendshme. Ata thjesht hodhën poshtë çdo pretendim shqiptar në lidhje me Kosovën dhe rajonet e Maqedonisë të banuara me shqiptarë”, thotë Profesor Nicholas Pano.

Çështja tjetër jetike për të cilën komuniteti shqiptar dha kontribut të jashtëzakonshëm, ishte ajo e Kosovës.

Diaspora ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me armë dhe fonde dhe ndihmoi kauzën e Kosovës gjatë luftërave jugosllave”

“Ajo që më magjeps është se edhe në kohët e fundit diaspora ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me armë dhe fonde dhe ndihmoi kauzën e Kosovës gjatë luftërave jugosllave. Pra, përkrahja vazhdoi edhe në kohëra moderne”, vlerëson Profesori i Universitetit Georgetown në Uashington.

Profesori Nicholas Pano thotë se megjithëse herë pas here mes komunitetit ka pasur edhe përçarje dhe mosmarrëveshje …

“Ne kemi potencial që të punojmë bashkë si komunitet. Kemi më shumë para, më shumë talente dhe më shumë njerëz të kualifikuar në komunitetin tonë si asnjëherë më parë. Mund të bëhemi faktorë të mëdhenj. Pyetja është: a do e kemi udhëheqjen e duhur dhe vullnetin që t’ia dalim”.

Profesorja e Universitetit Setton Hall, Ines Murzaku foli për lidhjet e Nënë Terezës me presidentët amerikanë. Më 1985 ajo mori Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti republikan, Ronald Reagan. Në vitin 1996, gjatë administratës së Presidentit demokrat, Bill Clinton, Nënë Tereza u bë një nga gjashtë personat e vetëm në botë që u shpall Qytetare Nderi e SHBA-së.

Hillary Clinton e ka thënë që Nënë Tereza është një grua e fortë shqiptare”

“Ajo lindi gjatë Perandorisë Osmane. Nuk kishte Shqipëri, nuk kishte Maqedoni në atë kohë. Ajo nuk mendonte siç mendojmë ne, kur bie fjala për etnitë, nacionalitetet. Por në anën tjetër ajo e ka thënë qartë, gjakun e kam shqiptar. Presidentët amerikanë e dinin, Hillary Clinton e ka thënë që Nënë Tereza është një grua e fortë shqiptare.

“Ajo e donte Shqipërinë, por ajo e donte edhe Indinë dhe çdo vend ku ajo ka shërbyer. Është dëmtim i figurës së saj universale që ta kufizosh etnikisht atë”, tha Profesore Ines Murzaku

Valët e emigracionit shqiptar sollën në Shtetet e Bashkuara edhe objekte të traditës nga vendi i origjinës. Profesorja e Universitetit të Kalifornisë Jugore, Alexis Zoto paraqiti studimin e saj mbi ngjyrat, modelet dhe motivet e velenxave prej leshi nga Korça, që janë në zhdukje e sipër. Ajo po e kryen studimin kryesisht me arkiva shqiptare dhe kontaktet me pasardhësit e emigrantëve shqiptarë në rajonin e Bostonit.

Qilima shqiptare nga Korça

Qilima shqiptare nga Korça

“Disa prej emrave që kam gjetur në arkivin e Tiranës janë Lavenz ose Valens, ndonjëherë është me Z, dhe raste të tjera me C. Një tjetër model i famshëm që është shumë i zakonshëm është ai që ka simbolin e xhamisë. Ka informacion të kufizuar se për çfarë shërbejnë këto.

Shumë familje ortodokse kanë qilima me simbol të xhamisë. Ky simbol është i përhapur në qilimat e të gjithë ish-Perandorisë Osmane”

P.sh. shumë familje ortodokse kanë qilima me simbol të xhamisë. Ky simbol është i përhapur në qilimat e të gjithë ish-Perandorisë Osmane. I kam gjetur në qilimat e Korçës, por edhe në Bullgari. Këto përdoren kryesisht në shtëpitë e njerëzve. Disa njerëz i duan vërtet. Disa njerëz i ruajnë si kujtim që i kanë trasheguar, por nuk e dinë se çfarë të bëjnë me to”, tregon profesorja Alexis Zoto.

Shoqata për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara është e përqendruar tek puna akademike për të gjitha aspektet të kulturës, shoqërisë dhe politikës shqiptare në Ballkan dhe në diasporë në mbarë botën.

blank

“VATRA në kapërcyell të shekujve”, Dr.Gjon Buçaj, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, NJ, NY, promovim, Qendrën Islame Shqiptaro Amerikane

HARTSDALE NY : Me porosi të autorit, të shtunën më 5 nëndor në Qendrën Islame Shqiptaro Amerikane në Garfield, dhe të djelën me 6 nëndor në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, NY, u mbajt promovimi i librit “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj . Ky promovim nisi me një promovim tjeter modest mes miqve i cili u mbajt në qytezën NewBurgh NY, nën kujdesin e mikut të vjeter Dr. Nexhat Kaliqit, ndërsa morën pjesë dhe diskutuan për jetën dhe vepren e Dr. Buça, Sergio Bytyqi, Mithat Gashi,Dr Elton Mara dhe Ahmet Hoti.

Të shtunën në mbrëmje në Qendrën Islame Shqiptaro Amerikane në Garfield-New Jersey, në promovimin e librit të Dr. Gjon Buçaj pjesmarrja ishte e madhe, ndërsa, folën për jetën dhe veprën e Dr Gjon Buçaj, Imam Rifat Halil, Imam Edin Gjoni, Faik Lita, Dr. Nexhat Kaliqi,, Ahmet Hoti, Mithat Gashi, Dr. Elton Mara, si dhe përshëndetën këtë aktivitet Mimoza Dajçi, Skënder Shkupi, dhe profesor Elez Osmani.

Image

blank

 

Ndërkohë, që një promovim tjetër i librit “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj – u mbajt të djelën me 6 nëndor, mbas meshës së Dielës, edhe në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, NY , Qendrën kulturlose “Nëna Tereze”, nën kujdesin e familjes Buçaj, (bashkëshortes Nikoleta, djemve, vajzës dhe motrës së tij,) kishës dhe vet meshtarit Dom Pjetër Popaj, i cili edhe e përshëndeti këtë veprimtari kushtuar librit të Dr. Gjon Buçaj.

 

Promovimi i librit “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj, libër të cilën kohë më parë e nxorri në dritë familja e tij, pas vdekjes, u zhvillua në prezencën e familjes Buçaj, miqëve, poeteve, shkrimtarëve, veprimtarve të komunitetit.

Në këtë promovim në Qendrën “Nëna Tereze” u shfaq një video-slideshow, e pregatitur me një album fotografik jetësor dedikuar jetës dhe veprës së Dr. Gjon Buçaj. Ndërkohë, që pas fjalës së drejtuesit të këtij aktiviteti profesor Mithat Gashit, folën aktivisti Faik Lita, profesor Gjon Frani Ivezaj, Dr. Elton Mara, ndërsa e përshëndetën edhe ish nën kryetari i Vatrës Asllan Bushati dhe veprimtari Agim Aliçkaj.

Ata thanë se autori i këtij libri, ish kryetari i Vatrës, një nga figurat e njohura komunitetit shqiptaro-amerikan, është ndarë nga jeta shtatë muaj më parë(15 maj 2022).

Po ashtu folësit nëpërmjet njohjes së gjatë dhe kujtimeve me Dr. Buçaj, thanë se ai i kushtoi gjithë jetën e tij çështjes kombëtare shqiptare, në një luftë të përbashkët të pandalshme kundra komunizmit enverian, si dhe ai nuk pushoi së punuari për të mbrojtur institucionin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, ashtu siç e kishin lënë korifenjte e saj. Kurse, jeta, puna, sakrificat e Dr. Gjon Bucajt, thanë ata, do të mbeten në historinë e kombit shqiptar në vitet që vijnë, dhe do të mbetet burim frymëzimi për brezat e ardhshme të atyreve shqiptarëve që vërtet duan zhvillimin, demokratizimin dhe lirinë e kombit shqiptar.

Mbas fjalës përshëndetëse të Dom Pjetër Popaj, për veprën dhe jetën e Dr. Buçaj, foli më gjerësisht profesor Gjon Frani Ivezaj, ndërsa, për rëndësinë e librit foli Mithat Gashi, Faik Lita dhe Dr. Elton Mara, të cilët sugjeruan që libri të lexohet dhe të merret edhe si model veprimtaria e Dr. Buçaj sidomos në krye të Vatrës.

Duke folur për rëndësin e librit “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj, aktivisti Faik Lita, i cili tha se e kishte lexuar librin e Dr. Buçaj, tha se mundem t’a ilustrojë rëndësinë që ka libri, me një thënje të Platonit, kur ai shkruan mbi rëndësin e librave, i cili thotë se : “Libri i jep shpirt universit, i jep krah mendjes, i jep “fluturim” imagjinatës, dhe i jep më shumë jet çdo gjëje që sillet për rreth nesh”, çka do të thotë, se nuk ka gjë më të mirë sesa për të shkruar një libër”.

Andaj, tha Lita, me këtë rast faleminderojë, në këtë promovim nga që “nuk kisha kohë” t’a faleminderojë Dr. Buçajn për śë gjalli, të paktën jam duke e falëminderuar për śë vdekuri, tash, pikërisht për shkrimin e këtij libri voluminoz : “Vatra në kapërcyell të shekujve” . Pra, edhe një falëminderit për Dr. Buçaj, që na dhurojë këtë libër tepër domethënës.

Image

 

Dhe, së fundi dua t’i “them” Dr, Buçaj se tani me këtë libër, emri tij nuk do të vdes më kurr, se do të jetoj sa jet dhe libri, përfundojë Faik Lita

Profesor Mithat Gashi, i cili drejtojë këto dy ditë promovimin, duke folur për librin “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj – tha se ky libër është një jet e tij, e sistemuar dhe e përmbledhur mirë prej tij qysh nga letrat, dekleratat, fjalimet, memorandumet, intervistat e dhënë medieve të ndryshme në Shqipëri e Kosovë, shkrimet publicistike, raportet dhe reagimet të tij, dhe në emër të Vatrës, ka të përfshirë edhe një indeks në fund të librit, së bashku me një koleksion me fotografi, që të gjitha në një formë shumë të mirë organizuar nga ana profesionale.

Autori ka futur në këtë libër, po ashtu tha Gashi, edhe disa korespondenca edhe letërshkëmbime që ka pasur ai me personalitete të larta në Uashington dhe New York.

“Një libër kur bootet, mendojë se çdo lexues në mendje ka pyetje,; se çfarë është shkruar dhe cili është qëllimi i autorit per të shkruar këtë libër? Ndërsa, unë pasi e lexova jam shprehur se ky libër që na la Dr. Gjon Buçaj është një“guid” ose një udhërrëfyes për organizata, shoqata dhe individ të ndryshëm. Pra për të gjithë ata që dëshirojnë të shikojnë variacione të ndryshme, sesi duhet të operojë një organizat apa shoqat në diasporë. Apo si duhet shkruar edhe një lettre një zyrtari apo miku dhe kundërshtari” spjegojë Gashi gjatë fjalës së tij.

Image

 

Duke vazhduar nga mësimet me këtë libër, profesor Gashi, tha se në këtë libër gjenë edhe mënyren si duhet kërkuar këshilla nga njerëz të ditur e personalitete, dhe si duhet komunikuar e të japësh ti më pas këshilla të tjerëve: “Bëhet fjalë për stilistikën, atë si janë shkruar letrat , dekleratat si janë dhënë përgjigjet e bëra në intervista. Për çka nga këto edhe njërëzit mundet të mësojnë shumë nga ky libër nëse e lexojnë”, ku nga këto pikëpamje mendoj se ky libër ka një rëndësi të veçantë.

Ai tha se mbas leximit të librit të Dr. Gjon Buçaj, kishte nxjerr disa tema të kategorizuara si të veçanta për nga mënyra që autori i ka shtjelluar ato lidhur me çështjen shqiptare.

Megjithëse unë kam përzgjedhur nga libër tre katër tema, libri ka disa të tiera një temë kryesore që shtjellohet mirë në librin “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj, e nxjerr nga leximi i librit, është ajo që ka të bëjë me dënimin e krimeve të komunizmit, dekomunistizmin e Shqipërisë, lustracionin si quhet ndryshe. “ Dënimin e krimeve të komunizimit shkëputja e sistemit nga e kaluar e tij. Dhe, kjo është një këshillë që Dr. Buçaj, na e jep me anë të këtij libri, duke filluar qysh nga ish presidenti e ish kryeministri Sali Berisha, presidentet Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Bujar Nishani, Ilir Meta, ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kryeministri Edi Rama. Ku në çdo deklerat apa intervistë të dhënë Dr. Buçaj nuk e ka lënë pa përmendur këtë temë, që është e tejzgjatur në Shqipëri për tre dekada. Hajde e ik çdo qeveri e president në Shqipëri”.

Image

 

Duke na lënë me këtë temë të “nxehtë” në këtë libër u shpreh profesor Mitahat Gashi, se : “Në qoftëse nuk shkëputemi nga e kaluara komuniste nuk mundet të ndërtohen bazat e një shoqërie të shëndosh për të ardhmen e demokracisë e përparimit në vend”.

Në fund të këtij promovimi në qendrën kulturore “Nëna Tereze” – Kisha katolike “Zoja e Shkodrës u dha një koktejl.

blank

blank

blank

blank

blank

 

blank

blank

blank blank blank blank blank blank blank

 

blank

Festivali i 30-të Shqiptar në New York: Kushtuar figurës së lartë të mërguarit, të ndjerit Monsignor, Dr. Profesor Zef Oroshit

Nga Beqir SINA – New York

 

 

 

BRONX NY : Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” mbajti Festivalin e 30-të Shqiptar, për dy net me radhë(5 dhe 6 nëntor) në sallën e koncerteve në Qendrës Komunitare Illyria në Bronx NY . Festivali i këtij viti iu kushtua figurës së lartë të mërguarit, të ndjerit Monsinjor, Dr. Profesor Zef Oroshit, themeluesit të Lidhjes Katolike Shqiptare, dhe Kishës së Parë Katolike në të gjithë Amerikën por edhe në mbarë botën jashtë territorit shqiptar.

Ky festival, mbahet nën kujdesin Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, Qendres kulturore “Nëna Tereze”, famullitarit të saj Dom Pjetër Popaj, dhe është për 30 vjet me radhë  eventi më i madh shqiptar në Amerikë.

Ky aktivitet unikal për nga jetëgahtësia e tij dhe organizimi në Amerikë nga shqiptarët,  synon të ruaj traditat dhe vlerat artistike të kombit shqiptar, nëpërmjet këngëve dhe valleve folklorike të interpretuara nga artistë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Të cilët edhe, pse larg vendlindjes, me këtë festival shqiptar, tregojn se po ruajn me zili vlerat e kombit. Dëshmi,  për këtë, është festivali shqiptar në New York, që çdo vit për tre dekada është është duke sjell këngëtar, istrumentist, këngë e valle folklorike nga Kosova, Shqipëria, e mbarë trojet shqiptare.

Por, jo vetëm! Bukuria dhe madhështia e këtij festivali për tre dekada, si edhe u shpreh Dom Pjetër Popaj janë fëmijët shqiptar të lindur e rritur në Amerikë, që vishen me veshjet popullore, këndojnë e vallëzojnë shqip.

Gjatë dy netëve të këtij festivali qindra pjesëmarrës, e mbushën përplot sallën e koncerteve në Qendrën Komunitare Illyria. Duke i dhënë mundësinë, komunitetit shqiptar në zonën e Tri-Shteshit, të argëtohen me këngëtarë të njohur nga Shqipëria, Kosova e trojet shqiptare, dhe me grupet e vallëtarve nga Nju Jorku, e zona për rreth tij. Të cilët, e pasuruanë edhe më shumë Festivalin me instrumente, kostume të larmishme folklorike, dhe këngë e valle të ndryshme nga të gjitha trevat.

 

Famulltari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, në cilësinë e mikëpritësit dhe organizatorit të këtij festivali në fjalën e hapjes mbasi foli per figurën e Monsinjor Zef Oroshit, u shpreh me shumë krenari përpara të pranishmëve, duke shfaqur kënaqësin pjesmarrjen ndër vite për të rinjtë e të rejat e komunitetit tonë,  që kanë lindur këtu në Amerikë, dhe janë duke kënduar e vallëzuar këngë dhe valle shqiptare.

“ Kjo tregon se ata krenohen se janë shqiptarë, dhe, ne krenohemi me ta ” tha Popaj.

 

Ndërsa foli për festivalin juhilar , ai tha se ja dedikojm Monsinjor Zef Oroshit, themeluesit të kishës shqiptare në Amerikë, ndërsa, vazhdojë të tregojë me data se si u ngritë Kisha Katolike e shqiptarve në Nju Jork, dhe u themelua festivali gjerisa përparojë së bashku me kishën deri më sot.

Popaj tregojë se :“Dom Zef Oroshi, prej ditës së parë, që ka ardhur në Amerikë, është interesuar si ti bashkojë emigrantët shqiptar të porsaardhur, dhe pas disa vitesh organizoi blerjen e një funerali me “capel”ndërfetare, në adresën 4241 Park ave, Bronx Nju Jork. Dhe, natën e krishtlindjeve të vitit 1968, ai me besimtarët e kremtojnë meshën e parë shqip, në qendrën e re shqiptare, dedikuar Zojës së Këshillit të Mirë”.

Po ashtu ai kujtojë se Dom Zef Oroshin, në meshën e parë shqip tha : “ Kjo kishë është një shkëndijë e vogël sot, por, që një ditë do të rritet e bëhet “Dritë e Madhe”, për të gjithë shqiptarët.”

Më tëj famullitari i kishës Zoja e Shkodrës, Dom Pjeter Popaj, theksojë se :”Sot, ne gëzojmë këtë kishë të bukur, që i shërben fesë edhe kombit tonë.Saesa organizime, që janë bërë në këtë kishë, një ndër to është edhe ky festival – që këtë vitë është jubilar – dhe po feston 30 vjetorin ndersa i kushtohet Monsinjor Zef Oroshit, themeluesit të kishës shqiptare në Amerikë”.

Këtë festival një nga themeluesit e tij –  Dom Pjetër Popaj, e quajti festivalin e bashkimit. : “Vitë pas viti në festime të tilla, ne bashkohemi me njëri tjetrin, dhe i ripërtërijmë realiacionet tona , shprehem kënaqësinë për gjuhën e kulturën tonë. Përkrahim njëri tjetrin,  gëzohemi së bashku dhe qëndrojmë së bashku.”

Më pas ai ka treguar çelsin e suksesit të këtij festivali i cili ka jetëgjatësi :

“Për jetëgjatësinë dhe suksesin tridhjet vjeçar, në shenjë faleminderimi sot, për të gjithë ata njerëz që kan punuar për këtë qëllim. Duke filluar prej Monsinjor Zef Oroshit, e pasardhësve të tij, deri më sot, kur ne kremtojmë me këngë e valle shqiptare të kënduara e të vallëzuara prej të rinjëve e të rejave të komunitetit tonë. Madje, shumica prej tyre janë të lindur e rritur këtu në Amerikë, por, janë krenar që janë shqiptar. Gjithashtu, edhe ne jemi krenar me këta fëmijë dhe këtë festival dhe këta fëmijë”.

Në fund të fjalës së tij Dom Pjetër Popaj, faleminderojë në mënyrë të posaqme, zotin Mark Gjonaj, dhe Illyria Community Ceneter, për lejen dhe mundësin që u dha të mbajnë këtë festival.

“Faleminderojë organizatorët e festivalit që për çdo vjet dedikojnë kohë, talent dhe energji, që festivali Shqiptar, të dalë sa i pasur dhe më i bukur. Faleminderit të gjithë ju për pjesmarrjen dhe përkrahjen tuaj, qofshit gjithmon të gjithë të lumitur e të gëzuar” tha Famullitari Pjetër Popaj.

Festivali i 30të Shqiptar në qendren Illiria mori mbështetjen e kryetarit të Këshillit Koordinues të Diasporës Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut.

Mark Gjonaj, i cili është treguar i pakursyer për çdo aktivitet të komunitetit shqiptar gjatë këtyre 15 viteve, të fundit, shprehu një kënaqësi të veçantë, që Festivali Shqiptar po mbahej në këtë qender e cila është dhuruar nga ai kur ishte këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut.

“Ndjehem shumë i kënaqur kur shikoj së bashku me ju  këtë ambjent të krijuar kuq e zi – jashtë dhe brenda sallës Illyria Community Center . S’ka, ma bukur dhe kënaqësi se të shikosh kudo kuq e zi, përkrah flamurit amerikan. Kemi, një sallë të mbushur përplot me shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës,  shqiptarët e malit të zi, maqedonisë, dhe Çamërisë, shqiptar në Amerikë që nuk kursehen për të ndihmuar për vendlindjen”.

Por, sot pata një kënaqësi të veçantë, tha Gjonaj, ndërsa isha duke folur me disa fëmijë, që po përgatiteshin për të vallëzuar në skenën e festivalit;   “Shumica e tyre të lindur këtu, madje dhe nga ata që kanë prindërit një apo dy gjenerat të lindur këtu.  Dhe, i pyes me çiltërsinë e tyre fëminorë “Përse ju visheni me kostumet popullore dhe këndoni e vallëzoni shqip?, çdo njeri prej tyre fliste plot krenari se jemi shqiptar.”

Ndërsa, më njëri që ishte edhe më vogëli prej tyre më tha “ Mua më bënë Mami dhe Gjyshja, të vishem shqiptar dhe të flas, këndojë e vallëzojë shqip”.

Asnjëher nuk e kam ndejer veten më të kënaqur me këta fëmijë, u shpreh Gjonaj,  dhe mendoj se nuk ka kënaqësi më të madhe se çfarë merite kanë këta prindër, që i mësojnë fëmijët e tyre, të flasin shqip, këndojnë e vallëzojnë Shqip, Të mbajnë gjallë atë gjuhën e bukur shqipe, që e ka falë Zoti, që të mbajmë traditën e kulturën shqiptare gjallë e trasmetojmë ndër breza edhe këtu në diasporë.

“Secili, prej tyre me atë sinqeritetin e tyre fëminore, më bëri më të dashur me ta, më bëri më krenar për këta fëmijë të mrekullueshem që kemi në komunitet”.
Të pranishmit në festival i vlerësojnë shumë ngjarje si këto, që të kujtohet e kultura e kombit shqiptar, në mënyrë që ajo të mos harrohet kurrë.

Njëri prej tyre i pranishëm pothuajse në çdo festival dy dekadat e fundit Skenografi dhe piktori Astrit Tota, i dhurojë në mënyrë simbolike në këtë jubile dedikuar Monsinjor Zef Oroshit, në praninë e udhëheqësve të Festivalit të 30të Shqiptar, biografit dhe mikut më të afërt i mons. dr. Zef Oroshit, në Amerikë,, z. Tomë Mrijaj, shkrimtar dhe publicist , një pikturë me protretin e figurës së lartë të mërguarit, të ndjerit Monsinjor, Dr. Profesor Zef Oroshit, themeluesit të Lidhjes Katolike Shqiptare, dhe Kishës së Parë Katolike në të gjithë Amerikën por edhe në mbarë botën jashtë territorit shqiptar.

 

Festivali i 30-të Shqiptar 5/6 Nëntor :

Festivali 30 Shqiptar u hap me vallen“Vallja e pranverës”, interpretuar nga grupi i valleve Rozafati, koreografe Angelina Nika “Mjeshtre e Madhe”, dhe, u mbyll me vallen me motive të Tropojës, interpretuar grupi i valleve Rozafati nga Qendra Kulturore Artistike “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Zoja Shkodrës.

 

 

 

PROGRAMI I FESTIVALIT XXX SHQIPTAR
NATA E PARË (e shtunë, 5 Nandor)

Vallja e pranverës, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

Kangë e valle tradicjonale interpretuar nga Grupi Kelmendi

Valle e Tropojës, interpreton grupi i valleve Nora e Kelmendit, nën drejtimin e Sebastian Tinaj, muzika Agron Pllumaj

Vallja e zogjve, interpreton grupi Barbana nën drejtimin e Nadia Hoxha e Hannah Demiri

Vallja e Malësisë, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

“Albulena”, këndon Besim Muriqi

 

 

“Moj Kosov’ moj bukuroshe” këndon Haki Krasniqi

Valle me motive të Jugut, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

“Diell e hanë shëndritin dheun”, këndon Idriz Hulaj

Valle e Tropojës, interpreton grupi Barbana, nën drejtimin e Nadia Hoxha e Hannah Demiri

13. Valle e Malësisë, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

NATA E DYTË (e dielë, 6 Nandor)

“Shpresa nuk vdes kurrë”-moment teatral nga grupi Shpresa e Shqiptarëve

Vallja e pranverës, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

 

 

“E din“ këndon Mikeila Nonaj

“Lozonjare“ këndon Edmond Nikolla

Rrjedh në kangë e ligjërime, këndon Nora Ernesti

Valle me motive të Malësisë, interpreton grupi i valleve Nora e Kelmendit, përgatiti Sebastian Tinaj, muzika Agron Pllumaj

“Nanë Shqipni”, këndon Maria Lajçaj

Vallje me motive të Matit, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

 

 

Vallja e luleve interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

Kush ta mori erën tande”, këndon Lap Logu

Djemtë e Malsisë”, këndon Vida Kunora

Valle me motive të Tropojës, interpreton grupi I valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

blank

blank blank
blank

Përurohet në New York dhe New Jersey libri i ish Kryetarit të Vatrës Dr.Gjon Buçajt “Vatra në kapërcyell të shekujve”

New Jersey, Nëntor 2022

Sipas amanetit të ish Kryetarit të “Vatrës” Dr. Gjon Bucaj, libri i tij i fundit, sapo botuar me titull “Vatra në kapërcyell të shekujve” u promovua nga familjarët në Qendrën Islamike Shqiptare në New Jersey dhe në Kishën Katoilike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”në Hartsdale në New York.

 

Në New Jersey ky tubim u përshëndet nga Imamët Rifat Halimi dhe Edin Gjoni dhe u moderua nga Prof. Mithat Gashi.

 

Për jetën dhe veprën e të ndjerit diskutuan Prof. Mithat Gashi, Dr. Nexhat Kaliçi, Dr. Elton Mara, ish ambasadori Skënder Shkupi, arsimtarja Lindita Agastra, aktivistët e njohur te komunitetit Faik Lita, Ahmet Hoti, Elez Osmani, Agim Aliçkaj, Asllan Bushati dhe përfaqësuese të organizatës “Shpresë dhe Paqe”.

 

Në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsadale, përshëndeti Don Pjetër Popaj, i cili foli me resepkt e fjalë tepër dashamirëse mbi veprimtarinë patriotike dhe atdhetare të Dr. Gjon Buçaj e familjarëve të tij.

 

Në mesin e të fturave ishin zonjat Merita Shkupi, Engjellushe Imeraj, Veprimtarja Rita Saliu me bashkëshortin e saj Ing. nuklear Adem Saliu, të cilët kishin udhëtuar nga Rhode island për të qenë si gjithmonë të pranishëm në veprimtaritë e komunitetit tonë në SHBA. Rita Saliu si një ndër aktivistet e njohura në diasporë gëzon Titullin nga Presidenti Shqiptar “Nënë Tereza”.

 

Të pranishëm ishin gjithashtu gazetari i palodhur Beqir Sina, piktori dhe skenografi Astrit Tota, artisti Raif Hyseni, zonja Mira Përndocaj e të tjerë.

 

Për eventet, mbajtur më datat 5 dhe 6 nëntor 2022 familjarët shtruan koktej me ushqime tradicionale, pije të freskëta e fruta të stinës.

 

Mos të harrojmë se “Vatra” si një qendër Simbol i shqiptarëve në Amerikë është themeluar më 12 Prill 1912.Korresp/ hope & peace.

blank blank blank blank

 

blank

blank

 

blank

Z.Sergio Bitiçi: Elmi Berishës, kryetarit të Vatrës: Asht koha të përpilosh Exit Strategy, tue u dorëheq për hir të demokracisë!

 

Z.Sergio Bitiçi një nga Vatranët veteranë me kontribute gjysmë shekullore në Federatën Panshqiptare i ka dërguar një Letër të Hapur kryetarit Elmi Berisha si më poshtë:

 

Letër e hapun Kryetarit të Federatës Pan Shqiptqre VATRA

Më 4 Nandor 2022

I nderuem Elmi,

Ndëgjova se nji photo e imja qarkullon nëpër Facebook, pa qenë “friends”.

Po të drejtohem me lutje që ta shlyesh këtë photo të panevojshme, që unë nuk e kam pa, as autorizue, por më kan ba komende që paskemi dalë se bashku.

Të kam shkrue e-mail të shumta dhe shkrime ndertuese për çashtje të degradimit dhe keqsimit të Federatës historike, që po vuen nga menaxhimi i dobët the shkeljet e shumta, që po i bahen Kanunores, në administratën tande.

Nuk më ke dhanë asnji përgjigje deri me sot.

Fjala ka dalë se ti je zgjedhë nga nji kuvend jo legjitim, pa vota të mjaftueshme dhe ke tentue me shtue (?!!) mandatin e Kryetarit,

por dhe kjo ka deshtue, sepse Quorum nuk ka pasë minimumin e vetave të nevojshme në Kuvendin Vjetor të Vatrës.

Tash si burrë i vjetër dhe Vatran me eksperiencë 55 vjeçare në organizatë, për ty mik i dashtun kam nji këshillë dashamirëse:

Asht koha të përpilosh Exit Strategy, tue u dorëheq për hir të demokracisë dhe për respekt të anëtarve të shkretë të Vatrës.

Kjo do t’i jepte shansë Federatës për nji riorganizim të mirëfillt dhe ti dhe na të gjithë do të dalshim më faqe të bardhë.

Të uroj shëndet,

Sergio Bitici

Manhattan


Send this to a friend