Ukraina godet 3 cisterna të “flotës hije” ruse pranë Turqisë, raportohen shpërthime në Detin e Zi
Tri anije cisternë të lidhura me të ashtuquajturën “flota hije” e Rusisë janë goditur nga dronë detarë ukrainas pranë brigjeve turke në Detin e Zi, raportojnë mediat turke. Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kiliosit, vetëm 2-3 kilometra larg bregdetit të Turqisë, në veri të Stambollit.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për cisternat “Velora”, “James II” dhe “Altura”. Dy dronë kanë goditur anijen “Velora”, por nuk kanë shpërthyer, ndërsa një tjetër dron ka goditur “James II” në distancë shumë të afërt. Edhe cisterna “Altura”, e cila ishte sulmuar më herët në muajin mars, raportohet se ka pësuar dëmtime të tjera.
Autoritetet thanë se i gjithë ekuipazhi është evakuuar në mënyrë të sigurt, ndërsa shpërthimi është ndjerë edhe në një lagje të Stambollit.
Ukrainian sea drones struck 3 Russia-linked #ShadowFleet tankers near Kilyos, just 2-3 km off Türkiye’s coast last night. Two hit Velora (no detonation), one struck James II; Altura (hit in March) also damaged. Crews safe, blasts felt in Istanbul. These aging tankers often carry… pic.twitter.com/Ie3d3iMzs9
— Kyrylo Shevchenko (@KShevchenkoReal) May 28, 2026
Mediat turke paralajmërojnë se një zjarr i madh apo rrjedhje nafte në zonë mund të përbënte rrezik serioz për Stambollin dhe aeroportin e qytetit. Deri tani nuk ka reagim zyrtar nga Rusia, Ukraina apo autoritetet turke. gsh