SIKUR SËRISH NË MËMËDHE
Sikur sërish në mëmëdhe,
Vëllezër, të mos kthehemi,
Sa pisk, sa keq, ç’mjerim për ne!
Një errësirë un’ e di
Ju sigurisht mendoni: “Kur
Do vijë ditë e bekuar
Që ne sërishmi, si dikur,
Të kuvendojmë të liruar?”
Ah, jo, vëllezër,, kurrë më
Për anë të Dnjeprit tok s’do jemi,
Porse të ndarë një nga një
Në stepa, në pyje ne do vemi.
Ne shpresë në liri kemi,
Në baltë shpressa nuk na lë.
Midis njerëzve, si njerëz,
Prap do të jetoni,
Shoku shokun, o vëllezër,
Me gjithë shpirt ta doni.
Mbi të gjitha Ukrainën
Dashurojeni,
Lutuni për të… Dhe mua
Që në robëri
Po ma shqyen gjoksin brenga
Ju kujtomëni.
1847
KUR TË VDES TË MË MBULONI
Kur të vdes të më mbuloni
Te ndonjë kodrinë,
Që të shoh gjithnjë, vëllezër,
Mëmën Ukrainë:
Të vështroj me gaz në zemër
Fushën pa kufi.
Të vështroj si derdhet Dnjepri,
Si buçet ai.
Si vrapon mes Ukrainës
Drejt e për në det.
Do t’i lë mënjanë aherë
Fushat dhe rrëketë;
Do të ngjitem lart në qiell
T’i flas hapur e t’i lutem
Se tani s’e njoh.
Kur të më mbuloni mua,
Prangat flakini,
Derdheni në shesh të luftës
Gjakun për liri!
Dhe në familjen e madhe
Të re dhe të lirë,
Ma kujtoni fjalën time
T’urtë dhe të mirë!…
1845
VARRI I GËRMUAR
Ç’ke kështu, moj Ukrainë,
Fajet kujt i lan
Me këtë lëngim që zemrën
Dysh ti po ma ndan?
Mos harrove që t’i lutesh
Zotit ndonjëherë?
A mos bijt s’i ke mësuar
Të rrojnë me nderë?
“I jam lutur gjithëmonë
Unë Perëndisë,
I mësova që t’i binden
Bijtë e drejtësisë.
Si lule në fushë u rritën
Bijtë e mi të shkretë.
Ah, dikur dhe unë pata
Liri dhe pushtet,
O Bogdan, o bir i shtrenjtë,
Ç’bëre këtë gjëmë?
Ç’bëre mor i pamëndje
Me të ngratën mëmë?
Përmbi djepin tënme këngë
Qava robërinë
Dhe, me lotë të pikëlluar,
Prisnja veç lirinë.
O Bogdan, sikur ta dija
Fatin tim të zi
Më mirë në djep të mbysja
Se ajmè! tani
Jabanxhinjtë të mbretërojnë
Nëpër stepën time
Edhe bijtë e mi të varfër
Bredhin në mërgime
Se nuk thahet midis stepës
Dnjepri, im vëlla,
Nëpër varre bredh moskali
Dhe shkel përmbi ta.
Moskalët gërmojnë varret,
Varret po rënkojnë.
Dhe për të gërmuar varet,
Bijtë, ah, o Zot!
Po e ndihin jabanxhinë
Zot e fuqiplot.
Ndihin hasmin të më zhveshë,
Të më lejë të shkretë.
Egërsira, ju po mbytni
Mëmën tuaj vetë!”
Bijtë varrin e gërmuan,
Po ç’gjetën në të.
Prindërit. Në varr veç turpit
S’morën hiçgjë më!…
Të gjenin thesarin
Që toka mbulonte,
Bijtë s’do të qanin,
Nëna s’do rënkonte!…
9 tetor 1843, Bjerezanj
S’VJEN MË MIDIS NESH
S’vjet më midis nesh
Ajo koh’ e panëve,
S’do të kthehet më…
Po lavdinë e trimave
S’e harron asnjë!
Nga Limani vjen një re,
Tjetra nga rrafshina;
Atëherë e pikëlluar
Qante Ukraina!
Qante dhembshur Ukraina
Si një foshnjë e shkretë.
Kush ta ndihë? Humbën, vanë
Kazakët me fletë.
Humbi vatra dhe lavdia,
S’ka gjëkund shpëtim.
Tani bijt’e trimave
S’kanë pagëzim;
Lindin, rrojnë, dashurojnë,
Vdesin, pa kurorë.
As në kishë nuk i lënë
Këta bij të gjorë.
Posi tuf’ e zezë korbash
Ljahët prak më prak
Fluturojnë, – s’ka më trima
Që të marrin hak!
Ngriti krye Nalivjako,
Po në gjak u mbyt
Dhe, pas tij kazak Pavlunga
Mizorisht u shtyp.
Seç u ngrit Taras Trjasillo
Dhembshur duke britur:
“Ukrainë, moj e varfër,
Ah, se ku ke mbrritur!”
Ukrainë, Ukrainë,
Nëna ime, moj!
Mendimet e mia
Lart në mal kujtoj Ukrainën
Pa liri!
Mirëmbetsh.