VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Arti në zi! Përcillet për në banesën e fundit aktori Xhevdet Ferri, familjarë dhe kolegët artistë i japin lamtumirën (FOTOT)

By | January 17, 2020
blank
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    Qofte I paharruar për te gjithe . Një njeri I rralle, sa keq e vuajti , dhimbje për familjaret e tij . Qofte I parajses. I PAHARRUAR XHEVDET FERRI .

Komentet

blank

‘E çoi PD drejt zhdukjes’ Berisha-Bashës: Futu në qeveri si tradhtar me Ramën, por do ju përmbysim bashkë me të

Nga ‘foltorja’ e Bajram Currit ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një mesazh Bashës, duke e akuzuar për presione dhe premtime postesh ndaj delegatëve në qeverinë e Ramës.

Po mundohet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash zëvendës ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i tyre i fundit i turpi të tyre dhe po u themi futuni në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të në një kohë sa më të shkurtër’, theksoi Berisha nga Bajram Curri.

Berisha: Në tetë vite peng kryetari na çoi nga dështimi në dështim një kampion humbjesh dhe dështimesh. Faktikisht me qëndrimet e tij defaktorizoi PD dhe e çoi atë në para alternativës të jetë a të mos jetë. Dy vitet e fundit, peng kryetari me një grusht vasalësh dedirmenësh etj. po mundohet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash zëvendës ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i tyre i fundit i turpi të tyre dhe po u themi futuni në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të në një kohë sa më të shkurtër.

Berisha falënderon delegatët e Malësisë së Gjakovës: Firmat tuaja historike! Më 11 dhjetor bëhemi opozitë e vërtetë

Nga foltorja e Bajram Currit ish-kryeministri Sali Berisha i ka premtuar se pas 11 dhjetorit PD do kthehet në një opozitë të vërtetë dhe do garantojë qëndrimet e saj.

Berisha falënderoi nga zemra kryerarin e degës dhe deputetët e Malësisë së Gjakovës, për firmat historike të delegatëve në rithemelimin e PD.

Berisha: Jemi në prag të një momenti të rëndësishëm dhe ngjarje historike të pashembullt në histroinë e një vendi, të rithemelimit të PD, firmat e anëtarëve të saj, sepse udhëheqja është marrë peng i shumëfishtë. Rithemili i pluralizmi sepse pa PD dhe opozitë të fortë nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Zoti kryetar dhe zoti deputet ju falënderoi nga thellësia e zemrës se për delegatët dhe delegatët e Rrethit të Malësisë së Gjakovës për firmat e tyre historike. Firmosën për rithemelimin madhështor të PD. E para që do realizoj do jemi të vërtetë dhe do jemi opozitarë të vërtetë. Rasti i vitit 1997 kur ne humbëm dhe njerëzit u larguan në masë. Ato ditë një grusht njerëzish vinin në PD dhe unë dilja dhe flisja sikur të ishin 5 mijë vetë. E kisha detyrim ndaj tyre. Ishim të vendosur të ngriheshim aty ku ndoheshim. Dhe shumë shpejtë u ngritëm në lartësinë që na takonte. Një ambasador i dashuruar të pakufishme për PS dhe shkruante se tonin e jetës në Shqipëri ja jep opozita. Nano çmendej dhe i thoshte përse e thua këtë. Dhe ai i thoshte se kjo është e vëtetë, pra ne ishim të vërtetë. Dhe në 11 dhjetor ne do jemi të vërtetë.

blank

Qytetari-Berishës: Je burrë krenar që duhet të prijë, do jemi ortek që do përmbysim regjimin

Një prej qytetarëve të pranishëm në Foltoren e Sali Berishës në Bajram Curri në Tropojë, foli për situatën aktuale që po kalon vendi.

Qytetari theksoi se Berisha është një burrë krenar, që nuk mund të jetë i korruptuar.

Ai tha se shpallja non grata e Berishës është bërë nga hijenat e Tiranës.

Qytetari shtoi se demokratët në mbarë Shqipërinë do të bëhen ortekë, që do të përmbysin regjimin.

“Ka ardhur koha që një burrë i madh si Berisha të prijë për zhvillimin e vendit. Rama ka bërë deklaratë skandal, ka thënë se presidenti amerikan është turpi i njerëzimit, janë hijenat e Tiranës bënë këtë lobim, për të krijuar atë precedent që krijuan.

Një njeri krenar si ti Berisha, nuk mund të jetë i korruptuar. Do jemi ortek për të përmbytur regjimin. Me anë të këtij revolucioni demokratik, do arrijmë suksese të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi qytetari.

Berisha dy mesazhe Ramës: Pengun bëje ministër po të duash! Ne nuk ngulim çadra, jemi ortek

Ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli dy mesazhe kryeministrit Edi Rama nga ‘Foltorja’ e Tropojës. 

Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë që të mos tentojë të bllokojë në bashkëpunim me Lulzim Bashën revolucionin paqësor siç e quajti ai.

Duke iu drejtuar Ramës, Berisha i tha me jo pak ironi që pengun e tij, Bashën, ta marrë dhe ta bëjë ministër po të dojë, ndërsa shtoi se demokratët do të mbushin sheshet në protesta.. Ne nuk ngulim çadra, tha Berisha, ne jemi ortek, vijoi ai.

“Ftoj delegatët, të vini në 11 dhjetor, edhe ndonjë që nuk ka firmosur, se këtu me sa di unë kanë firmosur 100%, të rithemelojmë PD dhe t’i japim mesazhin e duhur Edi Ramës. Ia them që këtu, Edvin, ky është revolucion paqësor, por ti me pengun tënd po përpiqet ta bllokosh. Mjerimin do të marrësh nëse tenton të bllokosh një revolucion paqësor të pandalshëm. S’ka forcë në botë që e ndal këtë revolucion. E dyta, Edvin pengun merre dhe strehoje ku të duash, bëje ministër ose ç’të duash, por ne do të të themi këtu para këtyre zonjave e burrave, se para se të vimë te kutitë e votimit do të votojmë njëherë me këmbët dhe duart tona me protesta, derisa të përmbysim narkoshtetin tënd. Harroje se mund të ngulim çadra, ne jemi ortek, s’kemi punë me çadra ne”, u shpreh Berisha.

blank

Primaret, neni ‘Basha’ dhe Azem Hajdari/ Berisha flet për ndryshimet statore në PD

Përpara mijëra demokratëve të Bajram Currit lideri historik i PD zbuloi disa nga ndryshimet statutore që pritet të miratohen në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Berisha foli për organizimin e PD, duke deklaruar rikthimin e primareve, vendosjen e nenit ‘Basha’ në statut si dhe dekorimin e Azem Hajdarit si President i Përhershëm i Partisë Demokratike.

“Me statutin e ri do të vendosim primaret. Zgjedhjet në parti do të bëhen me votat e të gjithë anëtarëve të saj. Zgjedhja e kandidatëve për deputetë do të bëhet me votim, me garë. Ai që merr më shumë vota, ai do të jetë përfaqësuesi juaj. Kemi 1001 arsye që të shndërrojmë PD-në në shtëpinë e lirisë. Statuti do të sanksionojë, kryetari po humbi zgjedhjet largohet pa asnjë diskutim, ky nen do të quhet neni ‘Basha’. Është negativ, por le të na bëhet mësim sot e përgjithmonë që të mos përsëritet historia si kjo. Por statuti do të ketë edhe një nen të ri në të cilën themeluesi i kësaj partie, tribuni legjendar Azem Hajdari do të shpallet president i përhershëm i PD”, u shpreh Berisha.

blank

Delegatja-Berishës: Kemi firmosur 100% për Kuvendin e 11 dhjetorit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur Foltoren e radhës në qytetin e Bajram Currit, në Tropojë.

Delegatja Bukurie Doçaj, deklaroi se është sekretare e grup seksionit të qytetit dhe se në Tropojë, 100 përqind e delegatëve janë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Bukurie Doçaj: Përshëndetje doktor. Jam sekretare e grup seksionit të qytetit Bajram Curri. Të falënderoj nga zemra për ardhjen në Tropojë.

Tropoja ka nxjerrë ndër vite burra e gra shumë me vlera, por ju jeni diamanti. Unë jam një nga firmëtarët e 100 përqindëshit të delegatëve të Tropojës, që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

blank

Berisha ‘shpërthen’ kundër Vuçiçit: S’do ta prekësh kurrë më Kosovën, harroje! Edhe ti ke kryer masakra

Nga Malësia e Gjakovës ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë presidentit serb Vuçiç, të cilin e quajti mik të Edi Ramës. 

Berisha tha se pasardhësi i Millosheviçit nuk do të guxojë kurrë të prekë më Kosovën, ndërsa i kujtoi gjenocidin dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve.

Berisha e paralajmëroi kreun e shtetit serb se nëse do të tentojë të vijë në Tiranë për “Ballkanin e Hapur”, ai do të ndeshet me shqiptarët në rrugë.

Nisma ‘Open Balkan’, tha Berisha, është projekt serbo-rus dhe e kthen Shqipërinë në vasale të Serbisë dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nëse Beogradi do raporte me shqiptarët, shtoi Berisha, kusht duhet të jetë njohja e gjenocidit serb dhe dënimi i masakrave çnjerëzore.

“Edi Rama njëlloj si Enver Hoxha në 45-46, imarrë peng si argat i Beogradit, po bën gjithçka për ta vënë Shqipërinë nën dominimin Serbisë, me një projekt serbo-rus. Në takimet që bën lëshon rrufe drejt udhëheqjes politike të Kosovës. Në 8 vite Shqipëria nuk ka bindur një vend të vetëm që të njohë Kosovën. Por është përpjekur me çdo kusht që të mbështesë akuzat e Sllobodanit të ri, Aleksandër Vuçiç ndaj saj. Ballkani i hapur ka vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës, shndërrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në zona të hegjemonizimit serb. Ndaj dhe nga kjo platformë do t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri, hiqe nga mendja se do të kalojë Ballkani i Hapur në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Mendohu mirë, mendohu shumë herë, para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje. Ne jemi dhe do të punojmë për marrëdhënie normale, por jo kurrë në kurriz të Kosovës. Ai kërcënon Kosovën.

E dini ju që ditën që parlamenti i tij duartrokiste Zografin Bis për fjalën anti-shqiptare që mbajti, puthej Vuçiç me Putin dhe cila ishte tema e diskutimit, Kosova e Veriut, armët dhe tanket. Sigurisht Kosova është në mbrojtjen e NATO-s dhe çdo përpjekje e tij do t’ia kthejë ushtrinë në kocka dhe tanket në hekurishta. Por prap duhet t’i themi harroje se mund të prekësh Kosovën, jemi një komb dhe vetëm një komb. Kurrë më. Kurrë më unk do të mund të prekësh një pjesë të territorit të saj. Nëse do bashkëpunim në radhë të parë duhet të njohësh gjenocidin ciklik që ke shkaktuar ndaj shqiptarëve. Shko vizito muzeumin e masakrave serbe ti pasardhës i Millosheviçit e të kërkosh falje për krimet monstruoze ku je pjesëmarrës edhe ti”, u shpreh Berisha.

blank

Foltorja e Tropojës- Mesazhi i Sali Berishës për Floriana Garon: Udhëtim gjysmë qiellor, gjysmë tokësor

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, ndodhet në qytetin e Bajram Currit ku do të zhvillojë ‘Foltoren’ me qytetarët.

Pritja e rezervuar nga qytetarët për ish-kryeministrin Sali Berisha ka qenë madhështore.

Ndërkaq në një mesazh të shkurtër për Drejtoreshën e Komunikimit të ‘Foltores’, Floriana Garo, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka përshkruar udhëtimin e tij.

‘Në një udhëtim gjysëm qiellor, gjysëm tokësore. Shihemi në Foltore’, – është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha për Floriana Garon.

 

FOTO/ ‘Foltorja’, Sali Berishës i bashkohet deputeti Isuf Çela dhe ish-kryebashkiaku

Një kafe spontane në qytetin e Bajram Currit ku lideri historik i PD-së, Sali Berisha u prit nga qindra demokratë entuziastë.

Mes tyre ishte edhe deputeti i PD-së Isuf Cela dhe ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj.

Me shume emocion për rikthimin në vendlindje dhe Foltoren sot në mbremje, Sali Berisha tha se ‘udhëtimi për këtu është gjysëm qiellor, gjysëm tokësor’.

blank

blank

blank

Takim me strukturat në Has, kreu i degës së PD në krah të Berishës (fotot)

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me strukturat e PD në Has.

Ai po ashtu u prit me entuziazëm nga qindra përkrahës të PD.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i degës së PD-së në Has, Miftar Dauti dhe Sekretarja e degës, Nazlie Laçi, Kryetarja e LDG Has, Flutura Aliaj si dhe kryesia e delegatët e zonës.

“Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe situata politike në vend,” thuhet në një njoftim zyrtar.

Takimi vjen vetëm pak orë para zhvillimit të Foltores: Për një Parti Demokratike më te bashkuar, më të fortë, më të hapur që do të zhvillohet këtë të mërkurë, datë 1 dhjetor, në ora 16:30, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Dardania”, në Bajram Curri, Tropojë.

blank

blank

blank

blank

blank

VIDEO – Foltorja në Has, Berisha: Ju ftoj në Kuvendin e rithemelimit të PD

Rrugës për në Tropojë, lideri historik demokrat, Sali Berisha, u ndal edhe në Has. Në qytetin e Krumës ai u prit me entuziazëm nga qindra demokratë.

Duke improvizuar Foltoren përpara tyre, Berisha tha se Hasi është dhe do jetë gjithmonë demokrat.

“Hasi është dhe mbetet gjithmonë demokrat dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojë vlerat e demokracisë, të mbrojë interesin kombëtar. Askush nuk ka luajtur rolin që ju, Kukësi dhe Tropoja, luajtën gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Bijtë e bijat e Kosovës janë të vendosur t’i dalin zot vendit më shumë se kurrë”.

“Miqtë e mi, ju falënderoj me shumë mirënjohje për këtë mikpritje të zjarrtë, për këtë Foltore kaq të zjarrtë dhe frymëzuese për mbarë shqiptarët,” tha Berisha.

“Kur Beogradi dhe Tirana punonin për shuarjen e PD-së, demokratët në mbarë Shqipërinë, u zgjuan në një lëvizje të fuqishme, lëvizje që kërkon t’i shndërrojë ata, të shndërrojë PD-në në gardiane të interesave tuaja kombëtare dhe familjare,” shtoi Berisha, duke e quajtur Edi Ramën një vasal të Aleksandër Vuçiç.

“Ftoj demokratët e Hasit në Kuvendin e rithemelimit të PD. Të rikthejmë edhe njëherë PD-në në shtëpinë e lirisë, ashtu siç e themeluan ata që ne bashkërisht, në dhjetor të vitit 1990 i quajtëm ‘engjëjt e demokracisë’,” tha Berisha.

blank

Gërvalla-Schwarz: Ka një ashpërsim të qartë të gjuhës së Serbisë në raport me rajonin dhe Kosovën

Prishtinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk ka vullnet të vazhdojë bisedimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, deri në rizgjedhjen e tij si president, në pranverën e vitit të ardhshëm kur në Serbi mbahen zgjedhjet e përgjithshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë raportimit të punës së MPJD-së në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ministrja Gërvalla-Schwarz tha se aktualisht ka një ashpërsim të qartë të gjuhës së Serbisë dhe aleates së saj, Rusisë, në raport me rajonin dhe Kosovën, si dhe ngritje të agresivitetit të Serbisë në raport me fqinjët e saj.

Ajo tha Kosova ka paraqitur qartë rrezikun që vjen nga gjuha e përdorur e Serbisë gjatë muajve të fundit dhe nevojën që Bashkimi Evropian (BE) t’i përgjigjet hapur asaj.

“Thënë mes nesh, nuk presim ndonjë rezultat nga këto bisedime, sepse Serbia në pranverën e vitit të ardhshëm hyn në zgjedhje, presidenti Vuçiq garon në zgjedhje dhe ai me deklaratat e tij tregon saktë se nuk është i interesuar të ketë sukses në këtë proces të dialogut deri në rizgjedhje të tij. Ne megjithatë mbetemi konsistentë në atë që dialogu është e vetmja rrugë, sepse Kosova asnjëherë as nuk e ka hapur luftën dhe nuk e ka kërkuar luftën me askënd. Dialogu është e vetmja rrugë për ndjekjen e zgjidhjeve edhe me fqinjin tonë verior, por nevojitet në të njëjtën kohë një gjuhë tjetër nga Serbia”, tha Gërvalla-Schwarz.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Gërvalla-Schwarz tha se kohëve të fundit nuk ka ndonjë të arritur konkrete, por kanë pasur shkëmbime shumë intensive me shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, sidomos me Francën.

Ajo tha se përpos Ministrisë së Jashtme edhe, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka zhvilluar takime “të frytshme” me delegacione nga Ministria e Brendshme e Francës.

“Nuk dua ta përjashtoj apriori mundësinë që shumë shpejt mund të kemi një ndryshim të kësaj qasjeje të deritanishme të skepticizmit ndaj liberalizimit të vizave, por nuk do të më habiste edhe fakti nëse një temë e tillë do të shtrohej në momente më seriozisht pas zgjedhjeve në Francë sepse ka një përshtypje sikur refuzimi i Francës është i lidhur edhe me çështje të brendshme të këtij shteti”, tha Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla-Schwarz foli edhe për iniciativën rajonale “Open Ballkan”, për të cilën tha se krijohet përshtypja se kjo nismë ka munguar për të pasur raporte më të mira rajonale.

Ajo tha se Kosova nuk ka nevojë për alternativa të cilat janë më shumë fjalë goje sesa oferta serioze në kuadër të asaj që filloi si iniciativë e Novi Sadit, vazhdoi si Mini-Schengen dhe më pas si Open Ballkan.

Po kështu, ministrja Gërvalla-Schwarz foli edhe rreth emërimit të ambasadorëve të rinj, të cilëve u është përfunduar mandati në nëntor të këtij viti. Ajo tha se janë në një proces të emërimit të ambasadorëve të rinj dhe deri në fund të muajit dhjetor presin që ata të fillojnë punën në vendet përkatëse.

blank

Ikja e të rinjve dhe familjeve, 52% e lejeve të qëndrimit në BE më 2020 u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç

Të rinjtë shqiptarë të moshës nën 19 vjeç po marrin pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit që po jepen nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për shtetasit jo të BE-së, ku rekordin po e mbajnë fëmijët nën 4 vjeç.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në vitin 2020 u dhanë gjithsej 19.5 mijë leje qëndrimi për arsye familjare për shtetasit shqiptarë, në një nga vendet e BE-së. Nga këta, 52% ishin të moshës nën 19 vjeç, nga 48% që ishte kjo peshë vitin e mëparshëm.

Sipas Eurostat, gati 30% e totalit të lejeve të dhëna ishin për fëmijët nën 4 vjeç, një tregues ky që po largohen kryesisht familjet e reja. Vitin e kaluar kjo peshë ishte 24%.

9.8% e lejeve të qëndrimit për arsye familjare u dhanë për fëmijët nga 5-9 vjeç; 7.2% për grupmoshat nga 10-14 vjeç. Për të rinjtë nga 15-19 vjeç u dhanë rreth 5% e totalit.

Italia, Greqia dhe Gjermania po japin pjesën më të madhe të lejeve për fëmijët nën 4 vjeç. Ndërsa Italia dhe Greqia kanë qenë destinacione tradicionale të emigrantëve, Gjermania po rritet vitet e fundit, kryesisht për shkak të personave që po ikin me leje pune në shtetin me ekonominë më të madhe në Europë.

E dyta në Europë për peshën e lartë të fëmijëve nën 15 vjeç që morën leje qëndrimi

Sipas hartës së Eurostat, Shqipëria është e dyta në Europë për peshën e lartë të fëmijëve nën 15 vjeç që morën leje qëndrimi nga shtetet jo të BE-së, me 18%, shumë afër me Urainën, që ishte e para me 19%. E treta është Kosova, me 11%, e ndjekur nga Rusia me 11% dhe Bosnja e Hercegovina, me 10%.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, në total 211 000 fëmijëve (të moshës më pak se 15 vjeç) që nuk ishin shtetas të BE-së, iu dha leja e parë e qëndrimit në BE për arsye që lidhen me krijimin dhe ribashkimin e familjes (që përfaqëson 68% të të gjitha lejeve të para të dhëna për fëmijët në BE). 96,000 leje të tjera të para iu dhanë fëmijëve për arsye të tjera, duke përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa rreth 4,000 u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.

Numri i lejeve të para të qëndrimit të dhëna fëmijëve për arsye familjare korrespondon me një raport prej 386 për 100 000 banorë së fëmijëve të BE-së nën 15 vjeç. Midis këtyre fëmijëve, 61% ishin të moshës më pak se pesë vjeç.

Shtetet Anëtare që dhanë numrin më të madh të lejeve të tilla ishin: Gjermania (44 400, ose 21%), e ndjekur nga Spanja (43 400, 21%), Italia (31 500, 15%) dhe Suedia (20 800, 10%).

Në terma relativë, raporti i lejeve të tilla të lëshuara për 100,000 fëmijë ishte më i lartë në Suedi (1,136 për 100,000 fëmijë nën 15 vjeç), Slloveni (1,109), Luksemburg (943) dhe Portugali (893). Në të kundërt, raporti më i ulët i lejeve për herë të parë të qëndrimit për 100,000 fëmijë ishte në Irlandë (17).

Sipas flukseve dypalëshe midis Shteteve Anëtare dhe vendeve të treta në vitin 2020, tre flukset kryesore të fëmijëve të moshës më pak se 15 vjeç që iu është lëshuar një leje familjare ishin midis Marokut dhe Spanjës (20 900 fëmijë), Brazilit dhe Portugalisë (7 300), dhe Siria dhe Gjermania (6 500).

283 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare nga 2010-a
Që nga viti 2021 janë rreth 283 mijë shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas INSTAT.

Në vitin 2019 u shënua numri më i lartë i lejeve totale të qëndrimit, që nga 2010-a, me rreth 35 mijë, duke reflektuar valën e re të emigracionit që nisi pas 2016-s. Në 2020-n, ejet kanë me 445 si rrjedhojë e situatës dhe kufizimeve të krijuara nga pandemia.

blank

blank

Bashkim Rifat Jashari emërohet komandant i FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në një komunikatë për media, Zyra e Presidencës ka thënë të martën, 30 nëntor, se emërimi i tij është bërë pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe rekomandimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Paraprakisht, Osmani ka liruar nga detyra komandantin e deritashëm, Rrahman Rama, i cili është thënë të ketë dhënë dorëheqje nga ajo pozitë.

Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës është themeluar më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që ka rezultuar me pavarësi të Kosovës.

Kjo Forcë është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për të ndryshuar mandatin e FSK-së.

Përgjegjësitë e reja kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

blank

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega.

Xega ishte një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar. Xega ka qenë dhe ish-përgjegjës i arkivave në Korçë.

blank

‘Foltorja’ e New Jersey- Kokalari zbulon pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Republikanëve amerikanë

‘Foltorja’ e New Jersey-t e njoftuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillohet në datën 5 dhjetor në Marriott Hotel.

Aktivistja e Republikanëve në SHBA, Evi Kokalari ka njoftuar se në lidhje virtuale do jetë edhe Rick Loughery, Kryetar i Federates të Republikanëve të Rinj të Amerikës.

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

Në datë 5 Dhjetor do jem e pranishme në Foltoren me Diasporën që do mbahet në, në adresën që vijon:

Marriott Hotel

138 New Pehle Avenue,

Saddle Brook, New Jersey, 07663

Në lidhje virtuale do jenë:

Dr. Sali Berisha & Rick Loughery, Kryetar i Federates të Republikanëve të Rinj të Amerikës.

blank

Bugajski: Marrëveshje Kosovë-Serbi vetëm me njohje reciproke, Asociacioni mund të bëhet Republika Srpska

Janusz Bugajski, anëtar i Qendrës për Analiza të Politikës Evropiane (CEPA), me seli në Washington ka deklaruar se “nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare në dialog derisa Serbia ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur”. Ai gjithashtu thekson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të shndërrohet në një Republika Srpska të re, por dhe se mund të ketë incidente të reja në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Bugajski tha se BE-ja është bërë lojtar i dobët ndërkombëtar.

“Negociatat nuk do të përfundojnë me një marrëveshje përfundimtare derisa qeveria e Beogradit ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur. BE-ja është bërë një lojtar i dobët ndërkombëtar pa kohezion apo vrull, dhe SHBA-ja pengohet nga krizat më urgjente ndërkombëtare. Fatkeqësisht, si në të gjitha mosmarrëveshjet e tilla, vëmendja ndërkombëtare përqendrohet vetëm kur ekziston një rrezik i afërt i dhunës”, tha Bugajski.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të evoluojë në një Republika Srpska tjetër që do ta kërcënonte integritetin territorial të Kosovës.

“Mbetet e paqartë se çfarë duhet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Nëse ajo merr ndonjë strukturë të nivelit ekzekutiv të ndarë nga qeveria qendrore, atëherë ajo mund të evoluojë në një Republika Srpska tjetër dhe ta kërcënojë integritetin territorial, duke lejuar rrugë të reja për përmbysjen e Moskës. Zgjidhja më e mirë do të ishte decentralizimi administrativ, ku autoritetet komunale do të kishin kontroll më të madh mbi kulturën, ekonominë, arsimin, shërbimet… Por ky rregullim duhet të bazohet në gjeografi, jo në etni. Çdo grup etnik duhet gjithashtu të ketë një sërë të drejtash grupore për ta mbrojtur gjuhën, kulturën, fenë dhe identitetin e tyre”, tha Bugajski për “Kosovo Online”.

Një takim i ri deri në fund të vitit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas Bugajskit nuk do të sjellë ndonjë gjë të re.

“Ka aludime për një takim tjetër, por ai do të jetë i pasuksesshëm dhe thjesht do t’u japë të dyja palëve një shans për t’i përsëritur pikëpamjet e tyre të papajtueshme. Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur, i njohur nga të gjitha demokracitë e mëdha dhe pjesë e Serbisë, që është një pozicion i mbështetur nga dy autokraci të mëdha”, tha Bugajski.

blank

Prokuroria: Hetimet në Deçan nuk janë të lehta

Qytetarët në Deçan ndezin qirinj në kujtim të viktimave të sulmit të 26 nëntorit në fshatin Gllogjan.

 

RFE/RL

Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan, por pranoi se hetimet “nuk janë të lehta”.

“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”, tha për Radion Evropa e Lirë prokurorja e rastit, Sahide Gashi, por pa dhënë detaje të tjera.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona – në mesin e tyre dy nxënës shkolle – mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit – rreth 100 kilometra larg Prishtinës.

Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist.

Në incident mbeti i plagosur edhe një person, por gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile.

“I është larguar plumbi, e ka kryer operacionin, kështu që tash, pas operimit, duhet pak kohë, por gjendja e tij është e mirë”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Naim Sahiti.

Prokurorja Gashi tha se njësitet elitare “janë duke punuar 24 orë” në kërkim të sulmuesit të dyshuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë sa më parë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

Të dielën, Kurti vizitoi stacionin e policisë në Deçan.

“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja”, tha Kurti para mediave.

Derisa qëndroi për vizitë në fshatin Gllogjan, ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë me organet e rendit çdo informacion të mundshëm, që mund të çojë deri te zbardhja e rastit.

Qeveria e Kosovës, si shpërblim për informacione që shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, ka ndarë 20 mijë euro.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend