VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ARRATISJA E KAZANOVËS NGA BURGU I PLUMBIT – VENECIA – Nga Lutfi ALIA

By | October 7, 2021
blank

Komentet

blank

“I hodhën helm në kafe”- Nata e fundit e Ismail Qemalit në Peruxhia të Italisë, vdiq apo e helmuan?! Çastet fatale gjatë konferencës së shtypit

Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në dokumentarin e gazetarit Roland Qafoku “Ismail Qemali që nuk kemi njohur”, ajo e çasteve fatale në Peruxhia të Italisë, është ndër më interesantet. Ismail Vlora, që pas shpalljes së pavarësisë mori rrugën të përmbushte pjesën tjetër të sfidës, njohjen e shtetit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha në Konferencës e Paqes, në rrethana misterioze ndërroi jetë në hotel “Brufani”.

Dilemave të shumta për vdekjen e papritur të babait të kombit, në dokumentar u jep një farë zgjidhjeje dëshmia e Et’hem Vlorës, djalit të Ismail Beut, i cili ka qenë i pranishëm në çastin e vdekjes. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për vdekje natyrale, por për një helmim të qëllimshëm. Në këtë argument bashkohen pak a shumë edhe studiuesit e ekspertët e thirrur nga gazetari për të shkuar tek e vërteta.

Përtej këtij momenti kulmor, dokumentari i Qafokut ndriçon të tjera fakte e ngjarje të panjohura nga jeta e Ismail Qemalit. Ndër to tërheqin vëmendjen të pathënat e përplasjeve në kabinetin e tij qeveritar, konflikti me ministrin e Brendshëm Libohova, marrëdhëniet problematike me Konicën e Nolin, mosmarrëveshjet me pjesëtarët e tjerë të fisit Vlora etj.

KARRIERA NE PERANDORINE OSMANE

Në vlerësim të punës së Ismail Qemalit, në dosjen personale të administratës turke shkruhet: “Vali i denjë, diplomat, deputet, udhëheqës shteti, mendimtar dhe kryetar i parë i shtetit shqiptar”. Ja cilat janë detyrat që Ismail Vlora mbajti në administratën e Perandorisë Osmane: Përkthyes në zyrën speciale në Ministrinë e Jashtme, guvernator i Përgjithshëm i Talcea, Bullgari, guvernator i Danubit të Poshtëm, kryetar i Komisionit Europian të Danubit, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, guvernator në Bolu dhe në Galipoli (Turqi), anëtar i Këshillit të Shtetit, guvernator i Përgjithshëm në Bejrut (Liban), guvernator (ad interim) i Sirisë, deputet në Parlament, i zgjedhur nga Berati dhe Vlora, kryetar i Parlamentit turk, kryetar i partisë turke, bashkëhartues i Kushtetutës së parë osmane 1876.

Në dokumente bëhet e ditur se Ismail Qemali ka refuzuar detyrën e ambasadorit të Perandorisë në Angli, si dhe atë të ministrit të Brendshëm e të Jashtëm. Kulmi profesional i Ismail Vlorës arrin në pjesëmarrjen e tij në hartimin e Kushtetutës së Perandorisë Osmane. Artikulli 108 i kësaj Kushtetute pranonte që “Administrata e krahinave do të kishte si themel parimin e decentralizimit”(17). Një nga idetë e Mit’hat Pashës, emëruar për të dytën herë Vezir i Madh, në 1876-n, ishte krijimi i një vilajeti shqiptar. Fatkeqësisht, pak muaj pas emërimit, reformatori i madh turk u arrestua, u dëbua nga Turqia dhe më vonë u vra. Kushtetuta, e cila kishte për qëllim forcimin e Perandorisë, mbeti e pazbatuar deri në 1908-n. Për idetë e tij liberale dhe bashkëpunimin me Mit’hat Pashën, që binin ndesh me regjimin absolutist të Abdul Hamid-it II, Ismail Qemali vuajti 7 vite internim (1877-1884).

UDHETIMI DREJT VLORES

Vapori “Baroni Beck”, në të cilin udhëtonte Ismail Qemali drejt Shqipërisë për të shpallur pavarësinë, ndoqi rrugën Stamboll, Bukuresht, Budapest, Durrës, Vlorë. Mbërritja në Durrës u shoqërua me një situatë të pakëndshme e të papritur. Ismail Qemali, duke iu kthyer këtyre çasteve kujton: “Me të vënë këmbë në qytet, moskuptimi i durrsakëve për Aktin e Shpalljes së Pavarësisë na dha të kuptonim se një punë e tillë nuk mund të bëhej atje. Ne u thoshim të përpiqemi për shpëtimin e atdheut, ata na thanë tradhtarë. Turqia nuk ka humbur dhe nuk humbet.

Qysh mundeshim ne tua mbushnim kokën këtyre njerëzve? Kështu u shtrënguam t’u thoshim të mirëmbetëshin, Zoti u dhëntë mend dhe u nismë për në Vlorë”. Në përpjekjen për të shpallur pavarësinë në Durrës, Ismail Qemali u përball me tentativën e një arrestimi. Ja si e kujton Mehmet Ndroqi, sekretar i Hamid Toptanit, mbërritjen e Ismailit në Durrës. “Kur doli Ismail Qemali në Durrës, ra në hotel ‘Konstandinople’ që gjindej në breg të detit. Dhespoti Jakovi në bashkëpunim me turkomanët, thanë se i kishin qenë besnikë flamurit turk në 500 vjet dhe ashtu do të vdisnin. Autoritet turke menduan ta arrestojnë Ismail Benë, por Hamid Toptani, që ishte komandanti i rezervistëve, gjithsej 800 veta, e ndaloi këtë punë.

Për të shmangur arrestimin e Ismail Beut, Hamid Toptani mblodhi një tufë me kuaj dhe ia vuri në dispozicion për udhëtimin që nisi më 23 nëntor dhe e shoqëroi atë deri në Kavajë. Karvani me në krye Ismail Beun, 27 delegatë nga zonat përreth dhe një shpurë shoqëruesish ndërmorën kështu udhëtimin e gjatë, të vështirë, të rrezikshëm, por më të rëndësishmin, një udhëtim që kishte si finale ngritjen e një shteti të ri në Ballkan, Europë e në botë. Një repart turk ua preu rrugën dhe shefi i Xhandarmërisë, i hipur në kalë, i tundte në ajër një urdhër. Aty shkruhej se Ismail bej Vlora duhet të arrestohej. Fati e deshi të mbërrinte edhe një urdhër i dytë, sipas të cilit Ismail Beu duhet të lihej i lirë. Karvani mori sërish rrugë, por andrallat nuk kishin të mbaruar.

Një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm përmbyti tokat rreth e qark dhe lumi i Vjosës dhe Semanit doli nga shtrati. Karroca ku Ismail Beu udhëtonte u prish dhe udhëtimi nuk ishte më i mundur. Sakaq, koha nuk priste, serbët tanimë në Durrës, grekët po afroheshin drejt Vlorës, një tjetër ushtri serbe po afrohej nga Ohri në Tiranë dhe nëse vazhdonte kjo situatë, historia do të shkruhej ndryshe. Megjithatë, plaku i Vlorës, falë edhe ndihmës së fshatarëve të zonës, pas tri ditë e tri netësh udhëtim, në mbrëmjen e 26 nëntorit mbërriti në Vlorë. Të lodhur, të rraskapitur, të dërrmuar nga ajo rrugë e gjatë, por me një gëzim dhe dëshirë të zjarrtë për të përligjur ëndrrën shekullore të shqiptarëve, për të shpallur pavarësinë.

Gazeta “Dielli” e datës 5 dhjetor 1912, në editorialin e saj shkruante: Historia e Shqipërisë do të përmendë me ngashërim ditën e bukur që Ismail Qemali u nis nga Durrësi me shokët e tij për të mbaruar në Vlorë “misionin e madh”. Ka një hije politike të rrallë ky udhëtim i një grushti shqiptarësh për të shpëtuar Shqipërinë, për të bërë të vdekurin të gjallë, dhe për të shëruar trupin e asaj nëne fisnike, e cila po humbet gjakun nga një mijë plagë.

SHPALLJA E PAVARESISE
Aktin e Shpalljes së Pavarësisë plaku i urtë i Vlorës e kishte paralajmëruar më herët. Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, i deklaronte gazetës italiane “Piçolo”: “Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t’i paraqesim Europës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje”. Ndërkaq, duke përshkruar momentin e Shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali kujton: “28 NËNTOR 1912, ORA 14:00. Ky është moment më i rëndësishëm në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Oh, sa të lumtur e ndjej vehten sot që shoh këtu në Vlorë kaq burra shqiptarë të mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike për fatin e atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy nga mallëngjimi, pra po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh se sot edhe këtë minutë Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, duke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesinë e qeverisë së përkohshme të Shqipërisë së lirë”. Atë çast fatlum për Shqipërinë e kemi të përshkruar aq mjeshtërisht nga Luigj Gurakuqi: “Në krye të tavolinës rrinte Ismail Qemali, kurrë s’ishte dukur më i ri. Fytyra e tij e ëmbël fiton me të parë zemrat dhe nderimin”. Ky ishte plaku i urtë i Vlorës, babai i kombit, themelues i shtetit shqiptar, njeriu që ngriti flamurin, duke u dhuruar shqiptarëve shtetin e tyre.

PËRPLASJA ME MYFIT LIBOHOVËN
Studiuesit e shumtë e vlerësojnë Ismail Qemalin një produkt më të madh se statuja e popullit që e përfaqësonte. Ai ishte një personalitet që spikaste për maturi dhe i besonte më shumë diplomacisë dhe zgjuarsisë, sesa forcës kur përballej në debate të tilla si ai me Myfit Libohovën, që zbulohet për herë të parë pas 100 vjetësh. Aty nga mesi i vitit 1913, kur Kryeministri shqiptar ballafaqohej me çështje nga më kritiket për fatet e vendit, i del hapur një tjetër kundërshtar, madje nga radhët e kabinetit qeveritar.

Myfit bej Libohova, asokohe ministër i Punëve të Brendshme, në një letër denoncuese i drejtohej Ismail Qemalit: Ju njoftoj naltësia tuaj të ndiqni rrugën e ndërgjegjes e të njerëzillikut dhe të na paguani borxhet që na detyroheni me dëftesë e pa dëftesë.” As më shumë dhe as më pak: Ministri Brendshëm i kërkon Kryeministrit t’i kthejë ato pare që ia dha për të shkuar delegacion në Europë për njohjen e shtetit shqiptar! Sidoqoftë, ankesa e Libohovës nuk ishte fare pa arsye. Sipas të dhënave të kohës, pakënaqësia e tij paska qenë përse Kryeministri Ismail Qemali nuk e caktoi atë, por Luigj Gurakuqin në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit(!). Një natyrë sjelljeje kjo si e politikanëve të sotëm që e kanë trashëguar nga një takëm paraardhësish si Libohova, që paratë e vëna në shërbim të Pavarësisë së Shqipërisë ia kërkonte më pas Ismail Qemalit në formë borxhi.

QEVERISJA

Akti i Shpalljes së Pavarësisë është simbolik dhe me ide vizionare, sepse për qeverisje të Ismail Qemalit është shumë pak të thuash. Kjo qeveri kishte nën kontroll vetëm pesëkëndëshin Vlorë-Gjirokastër-Tepelenë-Fier-Berat. Por, edhe në këtë zonë nuk kishim të bënim me një administratë solide. Aq e theksuar ishte kjo, sa mjafton të sjellim një telegram urgjent të datës 13 mars të vitit 1913 nga Selman Shehu, nënprefekti i Tepelenës për Kryeministrin Ismail Qemali, i cili thotë: “Për shkak të kushteve të këqija, janë arratisur nga detyra të gjithë xhandarët dhe nuk ka ndonjë fuqi për të siguruar rendin dhe qetësinë e vendit”. Të tilla detaje janë shumë kuptimplote kur flasim për madhështinë e Ismail Qemal bej Vlorës. Plaku i Vlorës ngriti një shtet ku nuk ekzistonte asgjë. Ndërkohë që rrethohet nga të gjitha anët nga shtete që donin t’i merrnin ç’të mundin. Duke iu referuar këtij fakti, mbesa e Kryeministrit anglez Gerorge Lloyd, Margaret Macmillan, në librin e saj “Paris 1919”, shkuan: “E gjora Shqipëri, sa e vogël, por me sa shumë armiq të mëdhenj!”

TENTATIVA PER VRASJE

Tentativa e parë për eliminimin e Ismail Vlorës ndodhi më 7 shtator 1901. Gazeta greke “Sotiria” shkruan: “Me tre fëmijët e vegjël shkoi në një anije anglezë, ku Ismail Vlora i dorëzoi ambasadorit anglez N.O.Konor letrën: “I lutem shkëlqesisë tuaj që të kini mirësinë të më ofroni mbrojtjen tuaj të lartë duke i dhënë kapitenit të anijes udhëzimet e duhura që të më nxjerrë jashtë atdheut tim, të cilin po e braktis për arsye të patriotizmit të tepruar”. Ishte koha e përndjekjes së Sulltanit ndaj Ismail Vlorës për shkak të bashkëpunimit të tij me Vezirin e Madh, Mit’hat Pashën, një reformator që pasi u dënua, u vra. Kjo solli edhe përndjekjen ndaj Ismail Vlorës. Tentativa e dytë kishte të bënte me Gani Toptanin, vëllain e Esat Pashë Toptanit.

Sipas dokumenteve të kohës, Ganiu ishte një agjent direkt i Sulltanit të Perandorisë Osmane dhe nuk ishin të pakta rastet që Ganiu kishte kryer vrasje me porosi direkte të tij. Ngjarja mori përmasa reale, kur dy miqtë e Ismail Vlorës i thonë që Sulltani kishte urdhëruar Gani Toptanin për ta vrarë. Duhet kujtuar që dy vëllezërit Gani dhe Esat Toptani kishin për motër nënën e Eqrem bej Vlorës, djalin e kushëririt të Ismail Vlorës, të cilin e quante nip. Në bisedë e sipër, miqtë i kishin thënë Ismail Qemal Vlorës se Ganiu i kishte garantuar se edhe pse sulltani i kishte dhënë urdhër, ai nuk do ta vriste Ismail Vlorën, në të kundërt, do të arratisej ose do të vriste veten. Nuk ndodhi as e para, as e dyta, por ndodhi kjo e treta. Për fatin e Ismail Vlorës, Ganiu vrau veten aksidentalisht, duke luajtur me një mikun e tij.

NJE VDEKJE PLOT DYSHIME
Akti i Shpalljes së Pavarësisë për Ismail Qemalin, sado i rëndësishëm, ishte vetëm një pjesë e sfidës. Pjesa tjetër e aktit final kishte të bënte me konfirmimin e saj nga Fuqitë e Mëdha. Rasti dukej se po vinte në Konferencën e Paqes në Paris. Viti 1919 sapo kishte hyrë dhe themeluesi i shtetit shqiptar po kërkonte mundësinë për të qenë aty i pranishëm. Me premtimin e liderëve të Italisë deri te Kryeministri Vittorio Emenuale Orlando, Ismail Vlora u bë gati të shkonte në kryeqytetin e Francës, ku do të mbronte çështjen e Shqipërisë. Por aty nuk do arrinte kurrë. “Çështjen e cilës Shqipëri?, pyet Ismail Vlorën gazetari William Fullerton i gazetës “Times” dhe po aty përgjigjet vetë: “Plaku i gjorë ishte simbol i zhgënjimit që i priste 50 popuj të ardhur me vrap në Paris, sikur po vinin në Mekë”.

Vetëm katër ditë para vdekjes, Ismail Vlora shkruan në një letër: “Sot është dita vendimtare e Shqipërisë, do të ngjallemi apo do të vdesim. Unë e dua Shqipërinë nën regjimin demokrat e federal për popullin shqiptar”. Por teksa priste në Peruxhia të Italisë, në hotel “Brufani” lajmin për të takuar politikanët italianë, vdiq papritur. Një vdekje shokuese dhe plot mister, për të cilën është folur në vite. Sidoqoftë, ata që kanë qenë pranë tij në momentet fatale kanë regjistruar fjalët e fundit të babait të Pavarësisë: “Më hëngër me të pabesë”

DËSHMIA E TË BIRIT: E HELMUAN

Et’hem Beu, djali i Ismail Vlorës, që ka qenë i pranishëm në çastet kur ka ndërruar jetë i ati, duke i treguar kryetarit të Bashkisë Ali Asllani situatat gjatë qëndrimit të tyre në Peruxhia, shpjegon: “Një ditë i përgatitën babait një konferencë për gazetarët. Pas buke ai hyri në sallon ku e prisnin korrespodentët. Që në fjalitë e para të bisedës, i zverdhur e i lëkundur nisi të belbëzojë e të mos lidhte dot fjalët. Kërkoi ta çonin në banjë. Atje e mbyti shkuma dhe të vjellët. Dyshimet e para përafronin idenë se diçka ishte hedhur në të dy filxhanët e kafesë që kishin pirë at e bir në barin e hotelit, pak minuta para konferencës së shtypit.

Gazeta “L’Unione Liberale” e datës 27 janar 1919, shkruan: “Dje në mbrëmje, në orën 23:30, pushoi së jetuari në hotel “Brufani” miku i shquar i qytetit, Ismail Qemal bej Vlora”. Gjithçka nga ai moment e deri më sot nuk është sqaruar plotësisht. Një sërë dilemash vazhdojnë të preokupojnë studiuesit e shumtë: Në çfarë rrethanash u izolua Ismail Vlora në Peruxhia? Çfarë fshihej pas konferencës së shtypit që u lajmërua jashtë axhendës? Pse u vonua ndihma mjekësore dhe pse nuk iu krye autopsia kufomës? Kush ishin shqiptarët që atë ditë udhëtuan në Peruxhia dhe qëndruan vetëm pesë orë? Përse djali i pronarit të hotelit ku vdiq Ismail Beu ka thënë se i ati e kishte pengun e jetës vdekjen e tij?

Cili ishte rrethi i njerëzve që i interesonte eliminimi i Ismail Qemalit dhe kush përfitonte nga vdekja e tij? Kujt i hapej rruga për karrierë politike dhe sundim të Shqipërisë pas kësaj? Kishin kaluar pak më shumë se shtatë vjet nga Akti suprem për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Çdokush që njihet sadopak me rrethanat si ndërroi jetë Ismail Vlora dhe mënyrën e papritur të vdekjes, në mendje i vijnë fjalët e fundit në fjalimin e tij kur ngriti flamurin shqiptar në ballkonin më të famshëm në Shqipëri:…Të pranoj që këtej e tutje të jem unë dëshmori i parë i atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valëvitet i lirë flamuri ynë në atdhenë tonë të lirë. Dhe ndodhi vërtet që Ismail Qemali u bë dëshmori i parë i shtetit shqiptar./panorama 

blank

CAFO BEG ULQINI – Nga Fritz RADOVANI

CAFO BEG ULQINI
(1873 – 1977)

 

Shkodra dallohet per dy rryma të ftohta ernash, per veriun që vjen prej Stom Golemit, e pershkohej nepër lagjen Rus dhe, murrlanin e Rrencit, që vinte e shkapetej tek Dugajt’ e Reja të Shkodres per gjoksin e një Burri të njohun dhe shumë të Nderuem me Emnin Cafo Begu, e, që të dyja ktheheshin mrapa… Ishte Burrë me të vërtetë i thinjun, por trupi i madh sportiv gjithmonë i mbajtun dhe i kërpitun, i veshun me pardysy ngjyrë qumështi apo kostume kafe e krem, të tërhiqte vëmendjen. Ishte mjaft i pashëm, me sy shqiponjë gjithmonë vrojtues, nofulla të gjana që ngërthehëshin kur nxirnin çdo tingull të ambël të fjalës së tij joshëse. Për pak kohë shihej se edhe klientët e Tij ishin të zgjedhun…

E njoha nga viti 1961, tek dyqani i Tij si cingareshitës. Fliste një Shqipe të bukur dhe shumë terheqëse. Cafo Begu kishte një histori interesante të jetës së tij. Ai jetonte tek disa miqë të tij dikund kah stadiumi. Nuk kishte familje as të afërm, mbasi ishte detyrue me i lanë në anën e Jugosllavisë, që në ditët e para mbas luftës së Dytë Botnore, kur andej edhe këndej në pushtet erdhën komunistët. Në Shqipni kërkohej se ishte Anëtar i katërshes së Regjencës në periudhën e okupacionit gjerman me Maliq Beg Bushatin, At Anton Harapin dhe Lef Nosin. Ndërsa, nga jugosllavët paguhej me napolona ar koka e Tij, mbasi kishte deklarue botnisht se: “Trojet e mija janë Tokë Shqiptare!”.

Kjo deklaratë nuk ishte thjeshtë e një pronari apo çifligari tokash, po ishte: “Një shtytje mandej e piramidave të vume në vitit 1913, në Tokën Shqiptare!”

 

Në vitin 1968 u njoha ma afër me Té. Ai më tregoi se kishte njohë edhe Babën tem dhe se kishte pasë edhe ky hobi për hipizëm. Kishte disa foto ndër plantacionët e veta me kuaj. Ruente si relike fotografi të grues së vet dhe të vajzave, të para vitit 1945.

Me largimin e trupave gjermane kishte shkue në trojet e veta dhe, aty ishte strehue, madje, edhe ruejtë kokën ndër miqë e besnikë të vet.

Kishte provue jetën e shpellave, gropave, të skamit dhe të vuejtjes për disa vite deri me rastin e “amnestisë së bame për faljen e jetës së atyne që dorëzohën në Shqipni” dhe që, nuk do të dënohen me vdekje nga gjykatat komuniste. Kishte kalue hetusitë speciale dhe ishte dënue me shumë vite burg i përfshimë në nenet e “krimëve të luftës”. Mbasi u lirue, erdhi në Shkoder ku mbylli edhe jeten e Tij larg Familjes së Vet të Nderueme.

Në dhjetorin e vitit 1968, hapi me mue bisedën për At Anton Harapin: “Asht kenë një dhe nuk bahen dy si Ai!”. Në vitin 1944, kur At Antoni, aty nga fundi i nandorit 1944 po kthehej nga Gjermania, ishte ndalue në Podgoricë dhe në një hotel, Ai asht takue me komandantin e trupave gjermane që po largoheshin nga Shkodra. Komandanti gjerman e kishte njoftue At Antonin për largimin nga Shqipnia dhe e kishte ftue me ikë me ata, tue i sigurue që do ta çonin ku do të dëshronte At Antoni, për mos me ra në duert e komunistëve, që me 28 Nandor do të hynin në Shkoder.

At Antoni nuk ka pranue me u largue nga Shqipnia dhe po kjé nevoja do të pranonte edhe vdekjen për të cilën, Ai vetë nuk dinte shkak. Por kishte kërkue nga gjenerali gjerman, “largimin e trupave të fundit të ushtrisë gjermane me datën 29 Nandor 1944 dhe jo, me 28 që kishin planifikue ata”, mbasi i kishte shpjegue që “nuk asht mirë me na njollosë Ditën e Festёs sё Flamurit, me ditën e okupacionit komunist të Atdheut!”.

Komanda gjermane e ka pranue kërkesën e At Antonit dhe ushtarët e fundit gjerman janë largue nga Shkodra në mengjezin e datës 29 Nandor. Për këte veprim At Antoni kishte vue në dijeni atë natë edhe Cafo Begun. Të nesërmen ishte nisë për Shkoder, ndonse edhe Cafo Begu, e kishte ftue me qendrue aty ku do të strehohej ky vetë, por as Cafo Begut Ai, nuk i kishte pranue me qendrue andej mbasi, “nesër kanë me thanë, paska shkue At Antoni me ruejtë kryet tek serbët e malazezёt…”

Cafo Beg Ulqini e përfundonte bisedën me një konkluzion per At Antonin: “Shërbimi i At Antonit, për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi, mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton në Historinë e Popullit Shqiptar!”.

Kujtoj, që më thonte njëditë i Ndjeri Cafo Beg: “Kaq shumë kanë rrejtë komunistat, sa vërej tashti në 1974 se, tue lexue dokumentat historike të botueme në këta 30 vjet, e tham sinqerisht, nuk gjej asnjë fakt historik të shkruem pa fallsifikime dhe shtrembnime, madje as, edhe vetë aktin e Pavarësisë në Vlonë me 28 Nandor 1912, até që kanë botue këta!”.

Falsifikatorët e historisë së lavdishme të Shqipnisë, ishin e mbesin bijtë e pandreqshëm të baballarve të vet!

            Melbourne, 27 Nandor 2021.

blank

The New York Times (1911)- Apeli i Faik Bej Konicës në SHBA për të mbledhur fonde dhe për të kërkuar ndihmë mjekësore për bashkëkombasit e tij

Faik Konica (1875 – 1942)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Nëntor 2021

 

“The New York Times” ka botuar, të hënën e 26 qershorit 1911, në faqen n°5, apelin e shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit të shquar, z. Faik Konica, për të mbledhur fonde në SHBA për bashkëkombasit tanë dhe për të kërkuar ndihmë mjekësore për të sëmurët dhe të plagosurit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Apeli i shqiptarëve

Vazhdojnë të luftojnë deri në lirinë e sundimit turk — por të sëmurët e tyre kanë nevojë për ndihmë.

blank

Burimi : The New York Times, e hënë, 26 qershor 1911, f.5

Faik Bej Konica, përfaqësues i Partisë Revolucionare Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, është këtu për të mbledhur fonde për “bashkatdhetarët e tij dhe për të kërkuar ndihmë mjekësore për të sëmurët dhe të plagosurit që aktualisht janë në varësi të Malit të Zi, i vetmi vend në Evropë që ka ndihmuar të sëmurë dhe të varfër me furnizime. Në një intervistë me një gazetar të Times në Hotel Navarre mbrëmë Faik Beu tha :

 

Ne duhet ta mbajmë revolucionin me çdo kusht derisa të jemi të pafuqishëm ose Shqipëria të çlirohet nga zgjedha turke. Kam marrë një kabllogram nga komiteti shqiptar ku shkruhej “Rebelimi vazhdon”.”

 

Uroj të kuptohet se Mali i Zi na ka ndihmuar nga pikëpamja bamirëse si qenie njerëzore në vështirësi dhe jo si kryengritës kundër sundimit turk. Sapo kam ardhur nga Bostoni, ku u mblodhën 4.000 dollarë mes shqiptarëve dhe simpatizantëve të tyre. Gazeta greke Atlantis në këtë qytet ka publikuar një apel për abonime nga lexuesit e saj në kauzën e lirisë.

 

Humbja e Shqipërisë nga Turqia do të thotë fundi i asaj perandorie, pasi ajo varej gjithmonë nga shqiptarët në orën e nevojës, kur të gjithë kombet e tjera ishin kundër Turqisë. Kjo është arsyeja pse lufta kokëfortë ka zgjatur për tre vjet.

 

I pyetur nëse kushtet ishin përmirësuar nën regjimin e ri në Kostandinopojë, Faik Beu u përgjigj :

 

Jo. Ata janë më keq. Abdul Hamid ishte një despot, por ai kishte një ndjenjë përgjegjësie. Në vend të tij tani janë njëqind Abdul Hamid që nuk e kanë idenë për përgjegjësitë e qeverisjes. Turqit kanë humbur prestigjin në sytë e vartësisë së tjetrit përmes disfatës që kanë pësuar nga shqiptarët. Në shenjë hakmarrjeje ushtarët kanë plaçkitur fshatrat në Shqipëri dhe kanë vrarë mijëra gra, fëmijë dhe pleq.

blank

“Xhaviti më tha se arratisja e Panajot Plakut është akt i madh trimërie”- Përgjimet ndaj disidentit komunist që vuajti 32 vite burg!

Pjesa e gjashtë

Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtar e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespondenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!
                                              

Raport-informacion i nënkolonelit të Sigurimit të Shtetit, Shim Kolli, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Parashtruesi”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Xhavit Qeses

Para se Zhukovi të bënte vizitën e tij në Jugosllavi dhe Shqipëri qysh kur Xhavait ishte në Bashkimin Sovjetik, flitej se Bulganini do të hiqej dhe se vendin e tij do ta zinte Zhukovi. Zhukovin e paraqiste si mikun më të afërt të Jugosllavisë që mbante një nga medaljet më të mëdha të Jugosllavisë. Kur Zhukovi vizitonte Jugosllavinë, Xhavit më tha se ky është luftarak i mirë dhe se ky do të zgjidhë punë, ai është mik, don rrugë për Mesdhe në marrëdhëniet që ekzistojnë midis nesh dhe Jugosllavëve, Zhukovit i mbyllet rruga, prandaj ky do t’ju a mbledhë këtyre (udhëheqjes tonë), ky nuk din një e një bëjnë dy.

blank

blank

blank

blank

blank

blank

Kur Zhukovi u shkarkua nga funksioni i Ministrit të Mbrojtjes, Xhaviti më tha se: Radio Bari kishte thënë se alla Zhukovi i ka shfaqur Titos pakënaqësira dhe se Titoja paska njoftuar Hrushovin d.m.th., që kjo ishte kontribut i Titos. Kur Konievi ka shkruar mbi të metat e Zhukovit, të cilat u botuan në gazetë, Xhaviti dënojë qëndrimin e Konjevit, duke e cilësuar dallkauk dhe përse e bën tani dhe përse nuk e ka bërë më pare! Më vonë asnjë koment për Zhukovin.

Mbi arratisjen e Panajotit, Xhaviti paska vrenjtur se, mbasi u arratis Panajoti, ky qenka survejuar nga një oficer, arratisjen e Panajotit e konsideronte akt trimërie dhe vepër të rëndësishme politike, se Panajoti do të sqarojë nga Beogradi, Partinë Komuniste të Bshkimin Sovjetik dhe do të nxjerrë të palarat e Partisë tone, për të treguar se Panajoti ishte kokë, më tha se vet Enver Hoxha, e ka cilësuar si Komunistin që ka studiuar të gjitha veprat e Leninit, mbas arratisjes të Panajotit, më tha se në Jugosllavi qenka krijuar një radiostacion (‘Shqipëria Socialiste’), ky radiostacion korrigjonte politikën e Partisë.

Konkretisht më tha se: masat që u muarrën për festimin e 28 Nëntorit, qenë si rezultat i kritikës së ashpër të bërë nga ana e këtij radio-stacioni, në mbrëmjen e Kooperativës Konsumit, desh të gërzejë me një vajzë që ka emigruar nga Jugosllavia. I them për këtë të nesërmen Xhavitit, e sa budalla që je, më thotë ky, ç’po te duhet ty të gërxejsh me Jugosllavët, as po merr vesh se gjithë ç’ka po bëhet kundra Jugosllavëve, se tani nuk flitet për ballistët!

Një ditë Xhaviti më thotë: Këta janë sadista, unë po ecja i qetë, ai din se çdo me thënë Sadista? Jo i përgjigjem dhe filloj të më tregojë origjinën e kësaj fjale dhe se fundi më thotë: Sadista d.m.th., kriminel, shprehjen këta janë sadista ma ka thënë disa herë.

Ekzekutimin e Daliut dhe të Liri Gegës, nuk e ka konsideruar të rregullt. Ka thënë që ata nuk duheshin të pushkatoheshin, duhej të merresh para puna dhe lufta e tyre kundra fashizmit, këta nuk mundë të konsiderohen me më të ligë se agjentët Amerikan dhe që sot jetojnë. Përsëri tha këta janë sadista.

Xhaviti është dakord me qëndrimin që mbajti kohët e fundit delegacioni Jugosllav në konferencën e Moskës. Për mos marrjen pjesë të delegacionit Jugosllav, m’u shpreh me kënaqësi: “Ah, ja kanë luajtur pançin. Bënë shumë mirë që nuk, muarrën pjesë, ashtu po, së pari të ulen, ta bisedojnë të sheshojnë çështjet”.

Më kanë thënë se Sovjetikët i trajtojnë shumë keq femrat se burrat nuk kanë respekt për gratë, se aty gjen burra që në sy të gruas, çojnë në shtëpi grua tjetër, që të bëjnë qefe dhe këto m’i ka përmbledhur me fjalën që aty nuk ka familje.

Imperialistët propagandojnë se ju gjendën ilaçin krizave dhe papunësisë, por Xhaviti flet se papunësia ndihet në Bashkimin Sovjetik, ja si më ka thënë: nuk ma ka përcaktuar personin, kur Xhaviti ishte në Bashkimin Sovjetik, një njeri sovjetik ndalon një person dhe diçka i kërkon (cigare apo ndonjë send tjetër) bisedojnë dhe ky Sovjetiku, valla i ka thënë se nuk ka punë, ku të gjej punë, sapo të mos kishte ndërruara, thonë se nuk ka punë, ku të gjej punë, se po të mos kishte ndërruar emrin, nuk do të kishte gjetur punën që kishte punuar deri në të kohë, Xhaviti më tha se papunësia ka filluar të ndihet edhe në Bashkimin Sovjetik, se aty ke sa të duash të pa punë. Veç kësaj del se ndërrimi i emrit të personit, personifikon dallimet midis kombësive, më tha se po të jesh rus gjen punë.

Konievi i kishte dhënë një intervistë organit të Komitetit Qendror të Partisë Çekosllovake “Rude Pravo”, “Borba” kishte protestuar, sepse Konjevi nuk e kishte përmendur në këtë artikull rolin e partizanëve jugosllav. Konievi qenka detyruar t’i përgjigjet “Borbës”, si vijon: “Artikulli tem origjinal, përmbante mbi luftën e popujve Jugosllav, mbi luftën kundra Fashizmit, por shkurtimet janë bërë nga redaksia “Rude Pravos”, ja se si shkurtojnë!

Në mbledhjen e aktivit të Partisë Qarkut Elbasan, unë nuk isha kur referoj shoku Hysni Kapo. Mbas darke vajta në diskutimet dhe e pyes Xhavitin se çfarë u bë në mëngjes, më përgjigjet që e gjithë puna, qëndron në Jugosllavët. E pyes nëse shoku Hysni u takua me të, jo, më përgjigjet, por sikur të takojë dhe të të thotë: e more shoku Xhavit, ç’thua ti, a je dakord? Do ta them që je dakord, por do ta falenderoj që më ka vënë në survejimin e Shim Kollit. Një natë duke shëtitur, Xhavitin e paska ndaluar një polic dhe i ka kërkuar dokumentet, këtë Xhaviti e bëri çështje tek shoku Josif Pogaçe. Me këtë rast, nuk është hera e parë që survejohem nga Shima.

I paska dërguar një letër shokut Enver, ku i kërkon ta dërgojë në Bashkimin Sovjetik dhe se mund të ndiqte shkollat shtetërore në vend. Me gjithë mend, i them Xhavitit, përse të mos vazhdosh një institut? Ti bile, je dhe studjoz? E ç’më duhet mua shkolla, thotë, këtë e bëra vetëm për të parë se çfarë përgjigje do të më japin, tani e mora vesh që nuk vlej si njeri politik.

Kemi biseduar për t’u transferuar në Tiranë, i jap letrën për të lexuar, por ma kthen shpejt duke më thënë: Ere, budalla, akoma nuk po e merr vesh që je internuar në kampin e Elbasanit, vazhdimisht më thotë: Ku je more kryetar i Planit të Qarkut, (Rrethit) Elbasan, “me tallje”!

I kam thënë që t’i drejtohet shokut Enver dhe t’i bëjë autokritikë, m’u përgjigj që: nuk bëj letër unë, që nuk bëhem merak, qoftë sikur të më çojnë edhe në Gramsh, e kam vendosur nuk bëhem merak, as për zhdukjen fizike. Një ditë, më thotë se kishte vendosur, t’i shkruante letër shokut Enver, (mendoj se do ta kishte biseduar me gruan) dhe i shkruajti, kur ishte në kuvend, por më tha se nuk bëra autokritikë, por që ka kërkuar të transferohet në Tiranë dhe se nuk ishte trajtuar mirë.

Që në fillim, porsa u njoha me të, më ra në sy se Xhaviti si N/Kryetar, nuk tregonte interesim për punën, vija shpesh në zyrën e tijë, por i përcillte m’vartësit, firmoste shkresa pa i lexuar. I them që duhej të punonte më mire, përdora disa mënyra, e futa në sedër, i thashë që punonjësit tallen me të, që nuk paraqitet serioz në detyra dhe në fakte duke e parë që unë i flisja për të mirën e tijë, bëri kthesë në drejtim të punës.

Unë mendoj se Xhaviti me qëndrimin e tijë të butë, duke mos kërkuar llogari, duke shkuar në synetllëk, si tek Met Dylgjeri, ka dashur të fitojë simpati, më ka thënë se njerëz të ndryshëm e kanë përshëndetur dhe i kanë thënë që të mos mërzitet, i kanë shtrënguar dorën dhe i kanë thënë që të mos mërzitet, se kështu e kanë këto punë. Si mbas tijë, këta njerëz u pajtuakan me gjendjen e Xhavitit.

Në Nëntorin e vitit 1957, në dhomën time bëra një si mbrëmje, ishin Xhaviti, Mihal Dodbiba, Nazmi Batalli, Aleko Koleci, Mihali dërgoj Abedinin (burri Shpresës), që të thërriste Agim Bejten. Mbrëmja vazhdoi me raki, por në mënyrë të veçantë, Agim Bejtja porosiste orkestrën, që t’ekzekutonte këngë Jugosllave, ndërsa Xhaviti që nuk merr vesh nga muzika, ngrinte kokën dhe i dëgjonte me gaz dhe buzëqeshje. Lekua më thotë: more po çpo bëhet kështu?! Ç’ke ti, i them, këtu kemi kryetarin e Partisë të Rrethit, unë kam vënë re që Xhaviti shëtiste me Agim Bejten, që të dy kanë qenë në një shkollë në Moskë, kishin afinitet (mendoj deduksioni i jem), që të tilla biseda, Xhaviti duhet ti ketë zhvilluar dhe me Agimin.

Një mëngjes të Nëntorit-Dhjetorit, vija nga Tirana për në Elbasan me veturën e Kombinatit Drurit. Isha përpara me shoferin, ndërsa mbrapa ishin Xhaviti dhe Nazimi. Ndëgjova që Xhaviti i fliste Nazimit, lidhur me administrimin e S.M.T.-ve dhe sistemin e pagës lidhur me kualitetin e punës. Kam vënë re që Nazmi Batalli, është përpjekur të evitojë takimet me Xhavitin. Di që Xhaviti e ka marrë në telefon për të marrë auto veturën për në Tiranë, por Nazimi nuk ja ka dhënë, bile di një rast që i ka thanë se: nuk shkoj në Tiranë, bile ka shkuar, ka pasur vende dhe nuk e ka lajmëruar Xhavitin.

Xhaviti është përpjekur të zhvillojë biseda ku nuk ka njeri të tretë. Një ditë në shtëpinë e Agron Frashërti, pa një libër të Zini Sakos. ‘Sa shumë e urrej këtë dallkauk’, tha Xhaviti për Zini Sakon. Agroni i tha se: Ziniu dhe shkrimtarë të tjerë të vendit, kanë realizuar vepra të mira e të tjera. Por Xhaviti tha se: nuk e humbet kohën për të lexuar vepra si të Ziniut.

Në ora 5, kur treni kthehet nga Tirana për n’Elbasan, në stacionin e Durrësit del e pret një vajzë, e kam parë që janë takuar 4-5 herë. Unë kam menduar se mos ka qenë ndonjë e njohur e vjetër, sepse bisedat i bëjnë veç të tjerëve, ndërsa Xhaviti më tha se kjo qenka një shoqe e vjetër, është njohur me të në kohën e luftës, njihet me të ëmën e kësaj. Si mbas Xhavitit, kjo vajzë u kujdesoka për të, dhënka këshilla për të qëndruar mirë, një të diel kjo po e kërkon dhe paraqitej pak e shqetësuar, sepse nuk po e gjen Xhavitin. Kjo vajzë po këtë ditë kishte qenë n’Elbasan dhe nuk e kishte takuar Xhavitin. Kjo vajzë quhet………. qenkësha e revizjonare dhe jo shoqe, sikur më ka thënë mua Xhaviti.

Në Tiranë, në “Vollga”, Xhaviti takohet me Petro Lalanë (Rrallë) e kam pyetur në Janar të 1958-ës, se si e trajtojnë shokët e shkollës Partisë në Moskë, si Petrua e të tjerë, më ka thënë se e respektojnë dhe e shoqërojnë, një lloj si më parë. Një ditë në shëtitje po kalonte Njazi Jahoja, i them që ky më duket i shpëlarë, jo more më thotë Xhaviti, ky është burrë, a e din se çfarë ka thënë në aktivin e Tiranës, kur i kërkuan që të bëjë autokritikë? Dhe vazhdon se: Njaziu qenka përgjigjur, që nuk bën autokratik, sepse Partia nuk e ka mësuar që të përulet, por të jetë i qëndrueshëm në mendime.

 Elbasan 16/IV/1958                                                                        “Parashtruesi”                                                           

Raport-informacion i oficerit të Sigurimit të Shtetit, nënkolonel Shim Kolli, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Skëndi”, lidhur me ndjekjen dhe survejimin e Xhavit Qeses                                                                                                             

                                                                                           Marrë nga Shim Kolli

                                                                                         Dhënë nga B.p. “Skëndi”                                                                     

                                                                R A P O R T

Burimi njofton se me datë 17/5/1958, ai kishte shkue në Durrës për arsye pune. Këtu takoj me Sadik Sadedinin, me të cilin shkoi në kohën e drekës ora 1.30 për të ngrënë në restorantin që gatuhet peshk, karshi N.SH.M.I.-s. Sadiku i tha se kishte dhënë disa materiale, ai e pyeti se nga e njeh ti Xhavit Qesen dhe Sadiku i tha se: e kishte prezantuar i vëllait i Xhavitit, korrespondent i “Zërit të Popullit” në Durrës, të cilin Sadiku e ka shokë. Sadiku i tha pastaj, se i kishte ardhur keq për Xhavitin, që e kishin dërguar me ulje në Komunale.

Nga puna e Xhavitit u hap muhabeti për trajtimin e kuadrit dhe Sadiku vazhdoi: Puna qëndron keq, duhet të kesh ndonjë mik që të marrësh ndonjë punë, ose të sigurosh vendin që ke, se për gabimin më të vogël, njeriu pushohet dhe nuk ka asnjë sigurim. Element i vjetër nuk trajtohet mirë, unë shoh shumë të errët avenirin tim dhe të shumë shokëve të mi, që nuk kanë zanat se të pushojnë nga puna dhe mbetesh rrugëve. Ja këtu në ndërmarrjen time, ishte pranë drejtorit një shokë nga Gjirokastra, i cili punonte në Komitetin Ekzekutiv të Gjirokastrës.

Atje doli jashtë organikës dhe nuk pranoi të vinte në vendin që i caktuan. Ishte informuar se vend i drejtorit në N.SH.SH.M.I, ishte bosh, ndërhyri pranë Haki Toskës, të cilin e ka mik dhe ky ja rregulloi. Ndërsa në Durrës, ka plotë drejtora të zotë, që mund të ngriheshin me këtë rast, ndërsa ngrihet i biri botës nga Gjirokastra, ndërsa në Durrës, është problem dhe puna e strehimit. Ja çdo të thotë se po të kesh mik dhe ti thuaje se nuk është kështu! Pse kuadri i keq është Zihni Muça, mirë po nuk ka njeri ti japi dorën, e shikojnë me sy të keq dhe mbeti në vend numëro. Ai e kaloi muhabetin, duke e pyetur në se kishte ardhur në Durrës, Nesti Kerenxhi, të cilin nuk e kishte pare prej kohe, duke i thanë se: Nesti u sistemua mirë në Tiranë.

Nesti tha Sadiku, ka kohë që nuk ka qenë në Durrës, Nesti meriton më tepër, në vendin ku ka ardhur nuk është kënaqur, preferonte të ishte më mirë në Ndërmarrjen Ndërtesa në Elbasan. Duke kaluar nga një muhabet në tjetrin, ai i tha: Se ishte shumë keq, mbasi i ishte prishur radio dhe nuk kishte dëgjua fare lajme nga bota e jashtme, e sidomos mbi zhvillimin e Kongresit të 7-të të Lidhjes së Komunistëve Jugosllave, me përjashtime të lajmeve të shtypit tonë dhe i shfaqi mendimin se: nuk ishte dakord me qëndrimin e Jugosllavëve, nuk është ashtu siç thotë shtypi i jonë.

Jugosllavët kanë pikëpamjet e tyre që koha do t’i provoj, ata janë të guximshëm dhe të bindur në mendimet e tyre. Përse pranojmë neve si komunista ndryshimet që i bëri Lenini, Marksit, mos vallë u quajt Lenini revizionistë. Marksi thoshte se: revolucioni do të shpërthejë menjëherë në të gjithë botën, ndërsa Lenini, duke i përpunuar mendimet e Marksit, nxori se revolucioni mund të triumfojë dhe në një vend të vetëm dhe teza e tijë fitoi, duke i hapur njerëzimit perspektivat për fitoren e socializmit.

Përse të mos pranojmë që Jugosllavët dhe çdo njeri tjetër i zoti, mund të japi mendimet e tija për gjendjen aktuale, mos vallë çështja e teorisë marksiste është monopol vetëm i disa njerëzve? Kardeli është njeri i thellë teorik dhe marksist i madh dhe po i shtonte gjëra të reja marksizmit dhe lëvizjet revolucionare në botë. Neve nuk duhet të kemi frikë dhe duhet t’i shikojmë drejtë gjërat.

Të marrim për shembull organizimin ekonomik të ndërmarrjeve, atje me të vërtetë punëtori është sot në fabrikë, ku punëtori ka interes të prodhojë sa më shumë, sepse tepricat e fitimit i takojnë kolektivit, po kështu dhe drejtori i ndërmarrjes dhe jo si tek neve, që nuk pyet njeri fare për drejtorin. Këtu diskutimi u ndërpre dhe nuk vazhdojë më, sepse erdhi Llambi Sotiraj, përgjegjës i Sharrave Pukë, në Durrës, ai u nis për të ikur, mbasi dhe Sadiku do të shkonte në shtëpi, se kishte të shoqen të sëmurë.

 Elbasan më 20/5/1948                                                   “SKËNDI”           

                                             DETYRË

Të gjesh prap rastin për të shkuar në Durrës dhe të takosh me Sadik Sadedinin.

Mos harro të takohesh me Xhavit Qesen simbas porosive që të kemi bamë. Memorie.al

              N/KOLONEL

             (Shim Kolli)

                                                             Vijon

blank

Përgjimet ndaj disidentit komunist që vuajti 32 vite burg- Dosja sekrete e Sigurimit: Xhaviti më tha se në pritjen e ambasadës sonë në Moskë, Hrushovi me gishtin lart iu drejtua Enverit…

Dashnor Kaloçi

Pjesa e pestë
Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit.

Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti.

Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri më 1990, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formuare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Vijim
Raport-informacioni i oficerit të Sigurimit të Shtetit, kapiten Avni Mehmeti, me detyrë shef i Seksionit të II-të, lidhur me analizën e bërë, për ndjekjen dhe survejimin e Nën/Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, Xhavit Qesja,

RELACIONI MBI REALIZIMIN E PIKAVE TË PLANIT PËR XHAVIT QESEN
Në lidhje me përpunimin e tij gjatë këtij tre mujori, janë ngritur një sërë detyrash me qëllim që të vërtetonim dhe të dokumentojmë aktivitetin e të përmendurit. Nga analiza që i bëmë planit të masave, rezulton se janë arritur këto përfundime:

Për sa i përket pikës së parë, kjo u realizua plotësisht dhe nga studimi që i bëmë rrethit të tij shoqëror, na del se në rrethin e tijë janë tre B.p. tonë, dy prej të cilëve na kanë dhënë në drejtim të tijë, ndërsa njëri ka qenë i arshivuar dhe tani e morëm përsëri në lidhje, me qëllim që ta përdorim në drejtim të tijë.

Në pikën e dytë, ngremë detyrë në se objekti në përpunim mban lidhje me Agronin dhe a bisedon për kundër Partisë. Kjo pikë është realizuar dhe se vërtetohet se ai mban lidhje të ngushta me të, por deri tani nuk rezulton që të kenë biseduar për çështje kundër Partisë ose pushtetit. Kjo nuk është konkretizuar, nga fakti se Xhaviti nuk flet më me këdo, aq më tepër kur ka persona të tjerë!

Pika e tretë, ngrihet detyrë për të grumbulluar material mbi aktivitetin e tijë në punë. Për këtë çështje ne kemi të dhëna nga dy burime që vërtetojnë plotësisht se objekti nuk tregon ndonjë interes të mirë në lidhje me detyrën si Nën/Kryetar Komiteti, e shumë gjeste të tjera që tregojnë ironizimin e tij në detyrën që kishte në Komitet.

Pika e katërt është vëna nën kontroll në korrespondencën e tij postare. Kjo është realizuar dhe deri tani kemi zënë një letër që vjen nga Shkodra, por që nuk ka adresë ekzakte, vetëm se mban mbishkrimin “Zina”, ndërmjet të tjerash në letër i dërgohen të fala nga familja e Zef Franos, përmbajtja e letrës është kryesisht mbi detyrën e tij si Zv/Kryetar, duke i ditur pyetjet rreth bujqësisë, grumbullimeve dhe industrisë, por nuk ka gjë armiqësore. Për këtë do të bisedojmë me Shkodrën, për të vërtetuar se cili është person i letrës.

Në pikën e pestë, bëhet fjalë për lëvizjet e tijë jashtë Elbasanit, kjo është krijuar dhe na del nga ana e agjenturës dhe survejimit, që ky të ketë shkuar në Durrës dhe ka marrë kontakte me Peço Kagjinin, gjithashtu është konstatuar se ky bisedon shpesh në telefon me Durrësin dhe Beratin, në Berat bisedon me Ymer Veshin, që është Sekretari i Komitetit Partisë në rreth, ndërsa në Durrës, nuk kemi mundur të identifikojmë persona se me cilët bisedon.

Përsa i përket pikës 6-7-të këto janë realizuar plotësisht dhe tani kohët e fundit ai u emërua Drejtori i Komunales, që nuk ka sesi të lëviz shpesh. Kurse për lëvizjet për Tiranë e gjetkë, kemi informacion vazhdimisht me atë degë.

Dt.1/4/1958 SHEFI I SEKSIONIT II-të

KAPITEN (Avni Mehmeti)

Dokumenti i Sigurimit të Shtetit me planin e masave agjenturale-operative për intesifikimin e ndjekjes dhe survejimit të Xhavit Qeses

Aprovohet Tepër Sekret

Elbasan, më 1.5.1958

SHTOJCË E PLANIT TË MASAVE AGJENTURALE – OPERATIVE PËR XHAVIT QESEN, KATEG. II/A

Të udhëzohet dhe të drejtohet B.p. “Skëndi” që të vizitojë më shpesh objektin në lëndë dhe në mënyrë të kujdesshme të kombinoj që në takimet e tyre të jetë edhe Agron Frashëri, me qëllim që të vërtetojmë nëse ka besim që Xhaviti të flasë edhe në prezencë të Agronit. Për këtë, po mendohet një kombinacion, duke i thirrur për darkë, (“Skëndi”), me rastin e ndonjë feste ose shkak tjetër.
Ngarkohet ta kryej A. Mehmeti në bashkëpunim me Nën/Kolonel, Shim Kollin, prej datës 1.4. deri më 15 .5.1958.

Të bëhet një shkresë Shkodrës, për të konkretizuar dhe vërtetuar se cili është një person me emrin Zina, që i dërgon një letër pa adresë objektit në përpunim. Në rast se vërtetohet (identifikohet), personi të na sqarojë pozitat e tij dhe se çfarë e lidh me Xhavitin, me qëllim që ta shfrytëzojmë për interesin tonë operativ në drejtim të përpunimit.
E kryen A. Mehmeti, prej datës 1-4 deri më 30.4.1958

Të korrespondohet me Tiranën, për të vërtetuar nëse është e vërtetë që Xhaviti nuk ka marrëdhënie të mira dhe se e ka ndarë gruan, dhe nëse po, cilat janë arsyet, mbasi kemi një sinjalizim të tillë dhe që i përmenduri, mund të ketë mendime, për ndonjë veprim arratisje etj.
E kryen Avni Mehmeti, prej datës 1.4, deri më 30.4.1958.

Të studiohet një person në ndërmarrjen ku ky ka vajtur tani si drejtor, me qëllim që ta rekrutojmë për të na sinjalizuar mbi lëvizjet e tij, jashtë qytetit të Elbasanit, me qëllim që ta kemi nën survejim kudo që të vejë.
E kryen Avni Mehmeti, prej datës 1.4., deri më 15.4.1958.

Të kontrollohet vazhdimisht korrespodenca e tioj, me qëllim që të zbulojmë dhe të konkretizojmë çdo lidhje të tij me personat e tij në rrethet e ndryshme dhe qëllimet e lidhjeve të tij.
Punëtori Operativ

Kapiten Avni Mehmeti

Raport-informacion i nënkolonelit të Sigurimit të Shtetit, Shim Kolli, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Parashtruesi”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Xhavit Qeses

Marrë nga Nënkolonel Shim Kolli

Dhënë nga B.p. “Parashtruesi”

Datë 16.4.1958

R A P O R T

Burimi njofton se me Xhavit Qesen nuk jam njohur më parë. Këtë e njoha vetëm kur u transferova në Elbasan. Ku pashë se ky person, sikur nuk po ecën në rrugë të Partisë, i vura vetes detyrë për të zbuluar realitetin e këtij personi që ka qenë me ofiqe të rëndësishme partie.

Çfarë ka influencuar që Xhevit Qesja të krijoi një shoqëri dhe afrimitet me mua?! Mendoj se në radhë të parë, transferimin tem në Elbasan, e ka konsideruar si një masë ndëshkimore. Elbasanin ky e ka konsideruar si një kamp përqendrimi dhe kushdo që vjen këtu, për të duhet të jetë njeri i pakënaqur. Ky duket ka menduar se unë do të jem i pakënaqur, nga ish-punonjës i Drejtorisë së Sigurimit, në shef-plani!

Gjatë gjithë bisedave, jam përpjekur që të mos luaj rolin e nxitësit, por ta nxit për të punuar mirë, për të kryer mirë punët e pushtetit. Nuk jam treguar vigjilent, i vendosur për të goditur çdo gjë që është në kundërshtim me vijën e Partisë, sepse do ta kisha humbur besimin.

I kam bërë dhe provokime, por të gjitha këto, për të realizuar qëllimin tem. Jua deklaroj se manovrimet e mija, nuk e kanë nxitur Xhavitin, për t’u bërë njeri revizionist, aniti-sovjetik, por kanë vlejtur, vetëm që të zbulohet fytyra e vërtetë e këtij personi.

Muhabetet e para, fillojnë duke më thënë se: vallë ky ishte kritikuar në mbledhjen e organizatës së aparatit të Komitetit Qendror, bile, aty i kishin thënë (1949), sikur ishte bashkëpunëtor dhe besnik i Koçi Xoxes. Më tha se kishte qenë me Koçin më 1946-ën apo 1947, në Jugosllavi, me një fjalë, më fliste që njihej mirë me Koçin dhe se muhabetin e sillte në mënyrën që deshi të shfaqte simpatinë e tij për Koçin.

Bisedave është përpjekur t’u japë karakter marksist, sikur gjithçka që thoshte ky, janë të Leninit, vazhdimisht më ka bërë thirrje që të studioja marksizmin, sepse aty do të gjendej realiteti Leninist, mbasi në vendin tonë, Partia jonë veproka ndryshe, nga sa Leninin flet në veprat e tij!

Në fillim më ka folur për Policinë tonë Popullore, më pyeti nëse e dija se si e parashikonte Lenini Policinë. Më thotë se në vendin tonë, Policia po përdoret për të ruajtur punëtorët. Tani që pushteti është i punëtorëve, Xhaviti mendon se nuk ka përse të ketë Polici. E kë të ruaj Policia? më tha Xhaviti.

Vallë Lenini ka thënë që: me marrjen e pushtetit, funksioni i Policisë duhet të kryhet nga vetë punëtorët? Unë e di se në ‘Bazat e Leninizmit’, thuhet që: të nesërmen e fitores, duhet të organizohet një aparat special, i cili të mbrojë sukseset e revolucionit, si konkluzion nxori Xheviti, se vendi është mbushur plot me polic.

Më ka thënë se kur ishte Xheviti sekretar Partie në Shkodër, është lavdëruar nga Komiteti Qendror, se ka luftuar dhe ka mbrojtur mirë vijën e Partisë, sidomos ka luftuar Titizmin.

“Në atë kohë’’, më tha Xhaviti, ‘u tha se Jugosllavët janë trockistë etj., por më vonë puna doli ndryshe, Jugosllavët po ndërtojnë socializmin, dhe si është e mundur që të vazhdojnë në pozitat të gabuara”.

“Jo, duhet ta themi hapur, copë, se kemi qenë të gabuar. Ja unë kam qenë nga ata që jam lavdëruar nga Komiteti Qendror, por tani unë e shoh se udhëheqja e Partisë tonë qëndron shumë larg realitetit, ajo nuk don të bëjë kthesë’, më pas më ka thënë se (ashtu flet për udhëheqjen), ‘nuk duan që të përmirësohen marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe bëjnë çmos për të mos u afruar”.

Më ka thënë se u kthye nga Moska në Elbasan, sepse ky ishte në kundërshtim me vijën e Partisë, sidomos lidhur me çështjen Jugosllave dhe Polake. E paska thirrur sekretari i Komitetit Qendror, shoku Hysni, sikur i kishte thënë se: “Ti Xhavit, je një nga shokët që njohin më mirë marksizmin, kur ti referoje, të dëgjonin me vëmendje dhe përfitonim edhe ne”, po këto Xhaviti i ka kuptuar si diplomaci, prandaj nuk ka pranuar të përulet, më ka thënë se nuk ka dashur që të bëjë autokritikë.

Shtypi ynë nuk paraqet realitetin, thotë Xhaviti, në fakt ky nuk lexon kurrë gazetat tona, në raste të rralla lexon ndonjë artikull që Partia e ka më të gjerë dhe menjëherë fillon komentet, se: “shtypi jonë i shkurton ose nuk i boton artikujt të rëndësishëm”, më tha njëherë që: “Parvda’ apo ‘Komunisti’ kishte botuar krejt fjalimin e Gomulkës, ndërsa këta akoma qëndrojnë larg.

“Ore, a e merr vesh ti se këtu’ (flet për udhëheqjen), ‘nuk duan të dëgjojnë fare për Gomulkën, dhe nuk e dimë pse? Sepse ka qenë në burg. Këta nuk duan të bëjnë festë, kurse shtetet të tjera socialiste i analizuan gabimet e tyre dhe morën masa kundrejt shkaktarëve”.

Xhaviti është i lidhur shumë me emisionet radiofonike, dëgjon vazhdimisht Radio-Moskën, Beogradin, Barin. Ai ka besim në emisionet radiofonike të Perëndimit dhe më ka thënë: “Lëri llafet, por këta (imperialistët), thonë realitetin? NUK DRUHEN”, është fjala kur amerikanët po përgatiteshin për të lëshuar satelitin, satelit i cili më vonë u plas. Xhaviti më tha që po përgatiten edhe amerikanët për ta lëshuar më pas, pas atij që u plasi, por shtoi se këta e thonë realitetin.

Kur amerikanët e lëshuan satelitin e tyre më tha: “Sateliti amerikan u lëshua në një largësi prej 4.500 km., shumë më larg se sovjetiku”. Xhaviti nuk u tregua entuziast kur u lëshua sateliti sovjetik. Ai më tha se Bashkimi Sovjetik nuk duhet që të kishte lëshuar satelitin në atë kohë (kur flitej që të mblidheshin burrat e fuqive të mëdha, për të arritur një marrëveshje), se valla lëshimi i satelitit do të merrej si një kërcënim ushtarak!

Xhaviti më tha se edhe Tito, lidhur me lëshimin e satelitit të parë artificial sovjetik, kishte thënë: “Përgëzojmë teknikën e Bashkimit Sovjetik që arriti të lëshoj një satelit, por dënojmë xhestin e lëshimit të satelitit në këtë kohë”.

Xhaviti më ka thënë se: kur ambasada jonë në Moskë dha një pritje (më 29 nëntor, apo festa të tjera), ku ishin prezent shoku Hrushov dhe shoku Enver, shoku Hrushov vëren rreth e rrotull dhe i drejtohet shokut Enver me këto fjalë, duke i tundur gishtin tregues të dorës së djathtë: “Jo shoku Hoxha, jo, nuk është aty vendi i ambasadorit Jugosllav”. Mbas këtyre fjalëve, shoku Hrushov, thirri ambasadorin Jugosllav në krye të tavolinës dhe piu një dolli me të.

Këtë ja ka kallëzuar si mbas Xhavitit, një njeri që ka qenë prezent në recepsion. Tani Xhaviti me këtë don të thotë dhe komenton që Bashkimi Sovjetik, nuk është dakord me qëndrimin e udhëheqjes sonë. Për të treguar se deri ku ka shkuar miqësia sovjeto-jugosllave, më ka thënë se kur Tito vizitoi Bashkimin Sovjetik, u duk një dashuri e madhe midis shokut Hrushoiv dhe Titos, aq sa nuk u ruajtën marrëdhëniet protokollare. /Memorie.al/

blank

LVII: 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA ! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga At Pjeter MESHKALLA S.J.: (Pjesa LVII.)

 

 

blank

“ 28  N A N D O R “

                                                                                Kujtime…

Kur u ngrit Flamuri ynë në token tonë, nuk di se çfarë do të kénë mendue shumica e Shqiptarëve!? Përgjithësisht pesimizëm: Jo pse nuk donin Shqipninë e Lirë, por pse nuk e besonin.

Kur u ngrit Flamuri ynë në token tonë gjaku i nxehun që vlonte nder déj (damar) të njomë u trumhas: Një nervozizëm i egër na pushtoi; kénka pra, një Shqipni!

Nervozizmi kishte ngritë krye edhe përpara ndër fëmijët kur Shqiptarët ishin, por Shqipnia ende nuk ishte. Të mdhajët na thonin se njêllim zi… Na u gjuenim me gurë përditë e përnatë… kërkonim në vedi antagonizëm edhe ku nuk kishte…

Shkolla, mësimet, librat, kokordat (shenjat dalluese) kuq e zi, flamurthit me një gjylpanë për shtizë, kangët e lirisë, jerm, kllapi!

Paj vjerrshën “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, e lexova sëpari ndër banka të së dytës fillore, kah kalonte tue u strukë prej një libri në tjetrin. Kot mësuesi i ngratë shkyente zanin tue na britë: “Pandigjesë (disiplinë) e studim, ku do të përfundoni ju e Shqipnia me gjithë kangë e kokorda!?” Kujt i flet?… Por edhe na nuk kishim faj: Ishte tharmi që përzinte brumin, tharmi që shkatrron.., e pertrinë…

Binim me fjetë… Ndër “boka”(kodra) kriste pushka pa pushim, si të kishte kenë një shprazje e vetme mitralozi: Malësoret, Turku, Mali i Zi, !?

Në fund të fundit qé, e vërteta: Ishte një popull, që kërkonte-ndoshta, pa e ditë mirë se si të rrnojë; por, kërkonte me rrnue si popull. Sot njëzet e sa vjet, u mbajshin andrrues ata pak “poet”, që pohonin se ka Shqipni. Sado me i pasë mpref sytë, sado me e pasë ngreh dylbinë… nuk u dukte kurrkund!

E pra, ishte shumë ma afër se u mendonte! Ndër zemrat e shumë Shqiptarëve qëndronte endè gjallë flaka e Atdheut, trashigue prej të Parëvet, por e mësheftë; ma fort se flakë, mund të quhej prush nën hi, gati me nxjerrë shkëndija.

Sot, ka Shqipni e, ka edhe ndërgjegje Shqiptare!

Gacat (thëngjijtë) kanë nxjerrë shkëndia, shkëndijat edhe janë bâ flakë… Askujt nuk ia ep ma ndërgjegja me na e pré rrugën; kurrnjë Shqiptarit me u kthye dalë (mbrapa)!

Kemi endè shumë të meta; e dijmë… Kemi ba shumë gabime; kush nuk gabon? Por, tue zhdukë dalëngadalë të metat, tue njohë e tue ndreqë gabimet, a thue do të jetë kush me na thanë se po zmbrapsemi mbi gjurmët e shkeluna?! Jo, kurrë! Kjo nuk asht zmbrapsje, ky asht Përparim!

Zhvillimet e reja bijnë me vehte kurdoherë guxim, guximet të fusin shpesh në mjegull, nëpër mjegull lindin mosmarrveshjet. Dalngadalë shpërndahet mjegulla; po të jenë vullneti i mirë marrveshja lind rrugës e, mbas saj edhe bashkëveprimi.

“Përparimi nuk asht tjetër përveçse tradita në ecje”, thotë një shkrimtar francez. Por, tradita në çdo popull i ka disa baza themelore, të palëkundëshme, sepse janë të vendosuna mbi shkamb të të drejtave të natyrëshme të njeriut. Përballë këtyne të drejtave vullneti i mirë përkulet; vetëm kështu asht e mundun marrveshja e bashkëveprimi. Trinomi i lumtunisë: Vullneti i mirë, marrveshja, bashkveprimi.

Binomi i shkatrrimit: Dy kuaj të një qerrje që tërheqin, por që nuk tërheqin. Por, na nuk duem shkatrrim! Duem Përparim e Shqipni të lumtun!

Përparimi asht shkalla e lumtunisë.

Përparimi asht fryti i veprimit simbas parimeve të shëndoshta. Prej Përparimit njihet parimi si landa (druni) prej frytit: Po nuk kjenë të shndoshta parimet, tue përparue ose tue ecë përpara, rruga të nxjerrë në kaos. Përderisa natyra e njeriut asht e arsyeshme, herët o vonë e vërteta nxjerrë krye, mbetët parimi që bazohet mbi të vërtetën, i forcuem tashti të thuesh: Me provë e kundër-provë.  

Ari nxirrët i përziem me baltë e gurë mandej, dlirët (pastrohet). Latini thotë, sé mendja e lehtë i përngjet flamurit (banderolës). Tham se e ka gabim.

Flamuri përfaqëson përnjëheri e ma së miri Parim e Përparim: Shtiza e ngulun asht Parimi, pelhura që valvitët asht Përparimi, megjithë atë forfuri të pandalun ngjyrash e refleksësh, me atë fantazmagori dredhimesh, hollimesh, zhvillimesh e kjeshë tue thanë, gadi edhe filmash.

Kur shtiza asht e ngulun në shkamb, qëndron e patundëshme.

Shkambi asht besimi. Besimi në Perendinë po se po, sepse pa ketë themel nuk ka mbështetje asnjësend; por edhe besimi në vetvehte mbështetet në forcat tona, në Ideal.

Jemi tue u ngjitë një mali thik me pyll të dendun, virgjin, të panjohun: Një copë shteg i mirë asht çilë, shumë ma tepër mbetet me u çilë, por kemi besim të ngultë se dikur do t’i kapemi majës, Idealit. Ky besim do të na bajë me vlue gjakun ndër déj, do t’u japi fuqi gjymtyrëve të lodhuna prej përpjetës, do t’i kthéjë entuzjazëm për me fluturue zemrës së lëshueme.

Na, Shqiptarët, deri tash vonë e kemi pasë një të métë fatale: kemi pasë shumë pak besim në fuqitë tona. E, atëherë, rri të rrimë!! Tue ushtue nëpër krepa e ferra na ka pikue gjaku, na ka zanë nata.., jemi kthye mbrapësht, secili në punë të vet.

Rri të rrimë!..

PËRPARA!… Shteg më shteg, derisa të dalim rishtas në drejtim!

PËRPARA!… Çdo hutim paguhet shtrenjt!

PËRPARA!… Nëpër ferra, gëmusha, krepa e tërthore!

PËRPARA!… Edhe kur drejtimi të na ketë humbë!

PËRPARA!… Edhe kur balli, thêmbra e zêmra të pikojnë gjak pikë-pikë!

Disiplinë e Vullnet e, … Optimizëm!

Pesimizmi kjoftë zhdukë!

Kriza materiale na ka lodhë. Ka lodhë gjithë Botën…

Kriza shpirtnore kishte me na mbytë!

Pesimizmi thotë: “Më lëshoj zemra… Ka mbarue. Nuk ngrihet ma gja në kambë!”

Optimizmi thotë: “Zemër…Të gjitha shpresat nuk kanë humbë endè, diçka kemi ngritë në kambë… Zemër!”.

Por, nuk asht optimizëm i shëndoshtë ai që thotë symbylltas: Padyshim, gjithshka asht mbarë, ma mirë nuk ka si bahët!”.

Ky do të ishte ma i rrezikshëm se pesimizmi vétë. Përkundrazi, nuk asht pesimizëm ai që çilë sytë me pa si të mirën,si të keqën.

Po! Do t’u dalim përballë fakteve me i shikue në fëtyrë ashtu siç janë; me të mira e me të këqija që zbulojnë e mshefin. Por, ky realizëm e objektivitet nuk do të ketë fuqi me shue flakën e Idealit, nuk do të na bajnë as pesimistë as indiferentë:

Ideali, nuk do të na bajnë as pesimistë as indiferentë: Përndryshej kishte me na ardhë fundi, sigurisht!

Me vapën entuziastike të optimizmit ndoshta, sigurisht, do të dalim në breg! Egoizëm e abnegacion, edhe këto janë fjalë të hueja por, që kuptohën lehtë në rrethe shoqnore të kulturueme e të mesme.

Për me kalue ndonjë ujë hidhën mbrendë në té gurë të mdhaj e të vogjel: Të parët, të dytët, të tretët.., zhdukën e nuk shihën ma, hidh e hidh e tèk e fundit nisin me nxjerrë krye disa aty-këtu; rrëshqasin, prap hidhën të tjerë.., derisa bahet i mujtun kalimi, keq o mirë, po bahet; ka me ardhë koha që do të bahet ma mirë! Na jemi gurtë (të mëdhaj o të vogjel), të hjedhun në fillim, që zhdukën e nuk shihën ma, por janë në themel të parë!

Qé, ambicioni i themelit: Me u zhdukë e mos me u pa ma!

Egoizëm… Abnegacion!

Utopi, me mendue sé të gjithë sa janë Shqiptarët do të kërkojnë njëditë të mirën e Atdheut e Ndérën e Flamurit pa kurrfarë interesi egoistik. Padyshim, të gjithë e kanë për detyrë; por për me i ra shkurt, secili lè t’ia nisin ma i pari.

Utopi, me mendue sé të gjithë sa janë Shqiptarët njëditë do të puthen në ballë! Po nuk kje një antagonizëm, nxjerrë krye një tjetër; po kërkuem me zhgulë një rranjë marrin frymë e ushqim njëqind të tjera të helmueme. A nuk asht ma mirë me shndrrue antagonizmin brutal në emulacion të natyrshëm e veprues?

STAFETA: Të Parët tonë na e dorzuen të ndezun flugun (zéllin) e Atdhedashunisë lidhë me Flamurë; në vrap na e dorzuen e të bamë féle-féle (copa-copa).

Çka kishte me thanë brezi i ri që po na rritët ndër sy, po nuk ia dorzuem atij gjithnjë në vrap Visarin e Shénjtë?!

Prej të Parëve pritëm një Shqipni të Lirë!

         Nipat presin prej nésh një Shqipni të lumtun!..

                                                                                               Psim

Psim – Asht pseudonimi i At Pjetër Meshkallës S.J.

Artikulli asht marrë nga revista “Leka” 1933, nr. XI, XII, fq.  337-340.

blank

Abati i Mirditës Preng Doçi, priti në Mirditë Firmëtarët e Pavarsisë: Mit’hat Frashëri,Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica

Abati i Mirditës Preng Doçi, priti në Mirditë Firmëtarët e Pavarsisë: Mit’hat Frashëri,Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, të cilët ishin themelues të Kuvendit të Shkupit, për Pavarësi-Kombëtare, me 14 tetor 1912 dhe themelues të Qeverisë së Vlorës, nënshkrues të deklaratës së shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në krah të Ismail Qemalit!
(Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, përfaqësuan Kosovën në Kuvendin e Vlorës,
Mit’hat Frashëri(i biri i Avdyl Frashërit) në Kuvendin e Vlorës, ishte delegat i Elbasanit,zgjidhet minister në qeverinë e Ismail Qemalit!)
🇦🇱Mit’hat Frashëri,Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica së bashku me atdhetarë të tjerë, më 14 tetor 1912 mblodhën Kuvendin e Shkupit për shpëtimin e trojeve shqiptare nga copëtimi dhe mbledhjen sa më shpejt të Kuvendit Gjithëkombëtar për Pavarsi.
Kuvendi i Shkupit vendosi që ky delegacion prej katër vetash, të ketë kompetencë të plotë: “për t´u marrë vesh me krahinat e tjera të Shqipnisë për të shpëtue atë prej rrezikut të coptimit”.
🇦🇱“Delegacioni i Shkupit”, Mit’hat Frashëri, Salih Gjuka, Bedri Pejani, Regjep Mitrovica, me 16 tetor 1912 udhëtuan nga SHKUPI në KOSOVË ku u takuan me BAJRAM CURRIN, ISA BOLETININ etj.
Nga KOSOVA..udhëtuan për në MIRDITË..ku u takuan me Abatin e Mirditës PRENG DOÇIN dhe Kapedanin e Mirditës…PRENG BIB DODËN dhe qendruan disa ditë te kulla e tij,në Orosh, duke hartuar planin e mbledhjes së Kuvendit Gjithëkombëtar dhe shpalljes së Pavarsisë sa më shpejt, duke menduar edhe rastin më të keq, sikur Ismail Qemali nuk do arrinte me kohë në Shqipri, apo do kishte ndonjë atentat ndaj tij, nga armiqtë, Pavarsia duhej shpallur me çdo formë. (Abati i Mirditës P.Doçi, vite ishte në kontakt me letërkembime me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin, për shpalljen e Pavarsisë. Në nëntor 1912 I.Qemali dhe L.Gurakuqu arritën nga Triestia në portin e Durrësit vetëm pak ditë para shpalljes së Pavarsisë).
🇦🇱Nga Oroshi delegacioni i Shkupit, vazhdon rrugëtimin nëpër Mirditë dhe ndalon në Luginën e Fanit, në Rrubik-Mirditë, dhe më pas në Kurbin e Krujë, në Valias Tiranë në çifligun e Abdi bej Toptanit, më pas ndalojnë në Durrës në shtëpinë e Dom Nikoll Kaçorrit, ku takohen me Mustafë Krujen. Nga Durresi nisen prej për në Elbasan. Pak ditë para shpalljes së pavarsisë Ismail Qemal dhe Luigj Gurakuqi arrijnë në Durrës me vapor. Delegacioni i Shkupit behen bashkë me I.Qemalin dhe L.Gurakuqin dhe nisën për Vlorë, ku shpallën pavarsinë dhe nënshkruan Deklaratën e Pavarsisë më 28 nëntor 1912.
🇦🇱Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica përfaqsuan Kosovën në Aktin e Shpalljes së Pavarsisë në Kuvendin e Vlorës, me 28 nëntor 1912. Mit’hat Frashëri(i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami e Naim Frashërit), përfaqsoj edhe Elbasanin në qeverinë e Vlorës si dhe u zgjodh Ministër i Punëve Botore.
🇦🇱KUVENDI I SHKUPIT I MBAJTUR ME 14 TETOR 1912, ISHTE GURËTHEMELI I PAVARSISË KOMBËTARE, DUKE DHËNË ALARMIN E RREZIKUT TË COPËTIMIT TË TROJEVE SHQIPTARE DHE MBLEDHJEN URGJENTE TË KUVENDIT GJITHËKOMBËTAR PËR SHPALLJEN E PAVARSISË !
Mit´hat Frashëri, Salih Gjuka, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, ngritën zërin për rrezikun e copëtimit të të trojeve Shqiptare, dhe mblodhën Kuvendin e Shkupit me 14 tetor 1912, duke i dhënë kështu frymë idesë për thirrjen e një Kuvendi Gjithëshqiptar, dhe nisën rrugëtimin e pavarsisë nē trevat shqiptare deri në Vlorë, ku nënshkruan deklaratën e pavarsisë me 28 nëntor 1912.
Kryengritësit shqiptar ndonëse arritën ta çlirojnë Kosovë nga perandoria osmane, Fuqitë e Mëdha: Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Italia… duke qenë kundër interesave shqiptare, intensifikuan fuqishëm aktivitetet e tyre diplomatike, për të penguar realizimin e formimit të një shtetit shqiptar (me kufij etnik) në Ballkan. Kjo diplomaci ato ditë i sugjeroj edhe qeverisë turke, që ta bëjë sa më parë një marrëveshje formale me shqiptarët, në mënyrë që ta zbehin vendosshmërinë e tyre për luftë në të ardhmen. Dhe qeveria e Stambollit më 18 gusht 1912 njoftoi publikisht(përmes një deklarate-të pafirmosur) se i pranonte 12 nga 14 kërkesat e shqiptarëve, por edhe disa ndryshime tjera jo pa rëndësi.
Për ta alarmuar faktorin e brendshëm dhe të gjitha kancelaritë e fuqive të mëdha, për rrezikun që po i kanoset popullit shqiptar dhe trojeve etnike shqiptare, më 14 tetor 1912 në Shkup, në shtëpinë e atdhetarit Nexhip Draga, u mbajt Kuvendi i Shkupit, për Pavërsi Kombëtare. Komiteti Shpëtimi që në popull njihej si Komiteti i Shpëtimit Kombëtar dhe organizata Shoqëria e Zezë për Shpëtim mbajtën një Kuvend të jashtëzakonshëm. Në këtë kuvend, të kryesuar nga Nexhip Draga, morën pjesë: Mit´hat Frashëri, Salih Gjuka, Rexhep Mitrovica, Nexhip Draga, Bedri Pejani etj. Pasi u konkludua se Turqia po i numëronte ditët e fundit në Ballkan…u morën këto vendime:
“1. Me ia drejtue një proklamacion Fuqive të Mëdha.
2. Me formue një delegacion për mi shkëputë Malet e Shkodrës prej lidhnisë që patën ba me Malin e Zi (Malësia e Shkodrës ishte lidhur me Malin e Zi për luftë të përbashkët kundër forcave osmane në Shkodër).
3. Ky delegacion ka me pas edhe një kompetencë të plotë për t´u marrë vesh me krahinat e tjera të Shqipnisë për të shpëtue atë prej rrezikut të coptimit.
Në zbatim të këtyre vendimeve, Kuvendi më 16 tetor 1912 në Shkup ia dorëzoi konsullatës austro-hungareze dhe gjermane një proklamatë, ku thuhet: …Serbia ,Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi kanë shpallur luftë me qëllim të zgjerimit tokësorë ose për përhapjen e ndikimit politik, prandaj edhe ne shqiptarët po rrokim armët për të mbrojtur tokën tonë. Përveç kësaj vemë në dijeni Fuqitë e Mëdha se nuk do të njohim emërtime të tilla si Stara Serbija (Serbia e vjetër dhe Epir, ose forma politike dhe administrative të posaçme lidhur me disa pjesë përbërëse të atdheut tonë. Ndërkohë edhe përfaqësuesve diplomatik rus, francez, anglez dhe atyre italianë u është dorëzuar një proklamatë me vulë të Shoqërisë së Zezë për Shpëtim, në të cilën thuhet: Shqipnia i ka rrokur armët jo për me forcue dominacionin e Turqisë në Ballkan, por për me i dalë zot tanësisë tokësore e lirisë së Shqipnisë. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmë se sido që të jetë fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue për katër vilajete veç se një formë politike e një formë sundimi, dmth një formë të vetme qeverisjeje.
Lajmi i Kuvendit të 14 tetorit 1912 në Shkup, u prit me entuziazëm në tërë trevat shqiptare. Kuvendi i Shkupit kishte gjetur një truall të përgaditur qysh më parë nga rrethet patriotike brenda vendit. Delegacioni i Kuvendit të Shkupit kishte vendosur lidhje me atdhetarë në disa treva. Mendime për të mbajtur Kuvendi Gjithëkombëtar kishin dalur në shumë vise shqiptare, në disa krahina kishin filluar të zgjidhnin edhe delegatët pēr shpalljen e pavarsisë. Pra, këto dokumente dëshmojnë qartë se në Kuvendin e Shkupit u vunë themelet e Pavarësisë së Shqipërisë.
🇦🇱RRUGËTIMI MISIONAR I DELEGACIONIT TË SHKUPIT-PËRGATITJA E KUVENDIT GJITHËKOMBËTAR !
Kuvendi i Shkupit caktoi edhe një delegacion, i cili u ngarkua të përgatisë terenin për mbajtjen e një Kuvendi gjithëkombëtar. Pas këtyre aktiviteteve, më 16 tetor 1912 anëtarët e delegacionit të zgjedhur në Kuvendin e Shkupit: Mit´hat Frashëri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica dhe Bedri Pejani, e lanë Shkupin dhe me tren u nisën për në Mitrovicë dhe prej aty deri në Pejë udhëtuan me një qerre të mbuluar. Në rrugën nga Peja për në Gjakovë, delegatët takojnë reth 200 burra, që shkonin në luftë për mbrojtjen e Pejës. Në fshatin Carrabreg, takohen me prijësin Bajram Curri. Në Gjakovë takojnë edhe Isa Boletinin, që sapo kishte ardhur nga fronti i Prishtnës. Delegacioni i Shkupit, në Pejë e Gjakovë,… kishin marrë nënshkrime nga paria, duke i autorizuar ata që të vendosnin për të mirën e Shqipërisë në emër të Kosovës.
Nga Gjakova, ky delegacion kalon në krahinën e Hasit dhe në fshatin Letaj qëndrojnë një natë. më pastaj hidhen në krahinën e Lumës dhe në fshatin Arnë takojnë prijësin lumjanë Ramadan Zaskoci. Vazhdojnë rrugëtimin në Mirditë, ku disa ditë i kalojnë në kulla e Kapedanit Preng Bib Doda në Orosh, ku u takuan me Abatin e Mirditës Preng Doçin, i cili shërbente te Abacia e Shën Llezhdrit në Orosh, që ishte e lidhur drejtpërdrejt me Vatikanin. Delegacioni i Shkupit, sëbashku me Kapedanin dhe Abatin e Mirditës, hartuan planin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar për shpalljen e Pavarësisë sa më shpejt, duke menduar edhe sikur të vonohej Ismail Qemali, qe të kthehej në Shqipri, apo të kishte atentat nga armiqtë e Shqiprisë, Pavarsia duhej shpallur me cdo formë. (Takiminin me Kapedanin dhe Abatin e Mirditës, Mit’hat Frashëri e ka të shënuar edhe në dorëshkrimet e tij).
🇦🇱Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi erdhën nga Triestia në Durrës, vetem pak ditë para shpalljes së pavarësisë. Atdhetarët brenda vendit kishin kohë që pergatisnin terrenin për shpalljen e pavarsisë, mes tyre Kapedani i Mirditës Preng Bib Doda dhe Abati i Mirditës P.Doçi i cili kishte vite që mbante lidhjet për Pavarsi me I.Qemalin, L.Gurakuqin etj.
Abati i Mirditës P. Doçi bisedimet për Pavarsi Kombëtare me delegacionin e Shkupit, Mit’hat Frashërin, Salih Gjukën, Bedri Pejanin dhe Rexhep Mitrovicën i kordinonte me lidhjet e vjetra për Pavarsi që kishte me Luigj Gurakuqin dhe Ismail Qemalin, ku Abat Doçi kishte ndikuar në forcimin e lidhjeve mes L.Gurakuqit dhe I. Qemalit .
Abati i Mirditës që vitin 1899 kishte afruar dhe nxitur Luigj Gurakuqin 20 vjeçar, në aktivitetin e tij patriotik e kombëtar, ku Abati Doçi e antarsoj në Shoqërinë e Alfabetit “Bashkimi” në Shkodër, e themeluar në vitin 1899 dhe e delegoj Luigj Gurakuqin sē bashku me Atë Gjergj Fishtën në Kongresin e Manastirit (1908),për të prezantuar alfabetin e Shoqerisë “Bashkimi”.
🇦🇱Abati i Mirditēs P.Doçi mbante lidhje vite me leterkëmbime me I.Qemalin ku e nxiste mbi përfshirjen e Tij në një rol administrativ brenda një Shqipërie te ardhshme autonome e të pavarur.Lidhjet dhe leterkembimet mes Abatit të Mirditës dhe Ismail Qemalit ishin nga 1903 e deri në vitin 1912, në shpalljen e pavarsisë dhe më pas, duke menduar për rregullimin e gjendjes dhe pas shpalljes se pavarësisë së vendit! I debuar nga P.Osmane 12 vite, për liri të kombit të shqiptar, (1876-1888) Abati i Mirditës, Preng Doçi, sherbeu në Romë, Amerikë, Kanada, Indi, Tivar, Athinë, punoj shumë me diplomacinë e huaj, për rrezimin e P. Osmane! Ishte nderlidhës me Selinë e Shenjtë në Vatikan dhe me diplomacinë e vendeve të zhvilluara të Europes. Abati i Mirditës P. Doçi ishte i rrahur me jetën kishtare e politike, i njihte mirë pikësynimet e shteteve të ndryshme evropiane ndaj Shqipërisë dhe qëndrimet e tyre ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Ish-i burgosur nga P.Osmane, për organizimin e kryengritjes anti-osmane në vitin 1876-1877, Abati i Mirditës Preng Doçi, klerik i lartë, atdhetar e vizionar, qëndronte në ballë të lëvizjeve dhe kryengritjeve kombëtare si vizionar i vendosur i levizjeve për Pavarsi Kombëtare.
🇦🇱Abati i Mirditës P.Doçi ndër vite në programin e tij parashikonte organizimin e lëvizjeve dhe kryengritjeve kunder Perandorisë Osmane, bashkimin e krahinave shqiptare, krijimin e shoqërisë së alfabetit shqip, dhe bashkimin e shqiptarve të dy besimeve, katolik e mysliman, ku përçarja e krijuar nga turqit ishte e madhe.!
Abati i Mirditës P.Doçi themeloi Shoqërinë e Alfabetit “Bashkimi” në vitin 1899 në Shkodër,
hapi rrugën e pavarsisë së alfabetit nga alfabeti i huaj turko-sllavo-grek, 9 vite para Kongresit të Manastirit(1908)dhe 13 vite para shpalljes së pavarsisë(1912).
Ismail Qemali e njihte mirë rolin dhe imazhin e Abat Doçit, për pavarsi kombëtare, e dinte mirë rendesinë, kontributin dhe vlerat e jashtëzakoshme të Abatit të Mirditës në shërbim të kombit, si dhe ndikimin e tij në diplomacinë e vendeve të zhvilluara, prandaj pas shpalljes së pavarsisë do shprehej:
“NE E BËMË SI E BËMË SHQIPËRINË, POR ABAT P.DOÇI PREJ MIRDITE, DO E BËNTE EDHE PA NE, EDHE MË MIRË…” (ISMAIL QEMALI)
🇦🇱Abatin e Mirditës P.Doçi dhe Mit’hat Frashëri, i lidhte edhe Alfabeti i Kongresit të Manastirit(1908), ku alfabeti i Shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër, themeluar nga Abati i Mirditës P.Doçi dhe alfabeti “Frasheri”, themeluar nga xhaja i Mit’hatit, Sami Frashëri, u miratuan si Alfabet Kombëtar të Gjuhēs Shqipe në Kongresin e Manastirit, në kordinim në një alfabet të pērbashkët.
Alfabeti i Shoqërisë “Bashkimi” dhe Abat P.Doçi, u përfaqsuan nga Atë Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi në Kongresin e Manastirit, ku Fishta u zgjodh Kryetar i Komisionit të Alfabetit dhe Mit’hat Frasheri u zgjodh Kryetar i Kongresit të Manastirit. Me telegramin, që Fishta prej Manastirit më 22.XI.1908 dërguar Abat P.Doçit në Shkodër, shkruhet “Çashtja e alfabetit u zgjidh. U pranuen me pak ndryshime alfabetet e “Frashërit” e “Bashkimi”. Çdo tjetër përjashtue”.
🇦🇱RRUGËTIMI NGA MIRDITA NË TIRANË I DELEGACIONIT TË SHKUPIT!
Pas qendrimit disa ditor në Orosh në kullēn e Kapedanit të Mirditës Preng Bibë Doda dhe takimeve me Abatin e Mirditës P.Doçi, delegacioni i Shkupit Mit’Hat Frasheri, Salih Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica vazhduan rrugëtimjn nëpër Mirditë dhe ndaluan në Luginën e Fanit, në Rubik-Mirditë, dhe më pas në Kurbin e Krujë, në Valias Tiranë në çifligun e Abdi bej Toptanit, ku u takuan me Abdi Toptanin, për mundësinë e mbledhjes së Kuvendit Gjithëkombëtar dhe shpalljen e Pavarsisë në Tiranē ose Elbasan. Por kur u takuan me Abdi Toptanin, lajmi i mirë kishte mbërritur nga Ismail Qemali, i cili i kishte derguar leter Abdi bej Toptanit, dhe e kishin ftuar në mbledhjen e shpalljes së Pavarsisë në Vlorë.
🇦🇱LETRA E MIT’HAT FRASHËRIT, DREJTUAR MIKUT TË TIJ ME EMRIN KRISTO, FAKTON QËLLIMIN E DELEGACIONIT TË SHKUPIT PËR KONGRESIN GJITHËKOMBËTAR, KU CEKET QË E KISHTE BISEDUAR ME KAPEDANIN E MIRDITËS(PRENG BIB DODËN),ABATIN E MIRDITËS(P.DOÇIN),DHE ME ABDI TOPTANIN!
Dosja 138, fletë 32/1/2/3
Nëndor 1912
Si u bë kongresi i Vlorës
(Leter nga Vlora)
I dashur Kristo
Nga Shkupi të shrkova, them ta kesh marrë. Dolla nga ay qytet ditën që filloj Luftën Bërbija dmth më 3 (16) të muajit që dolli dhe shkova nga Mitrovica, Ipek (Pejë), gjakovë, Has, Tejdrin, Mirditë, Kurbin, Tiranë, Durrës, Elbasan, nga Elbasani arthçë këtu. Në Kosovë (dmth. prej Ipek, Gjakovë, Gusinjë, dhe Plava) me tre shokë të tjerë mora letrën me nënëshkrime të parësive për të treguar që jemi mëkëmbësit (veqilët) e tyre për; çdo gjë që të bëjmë për Shqipërinë. Kur arthmë në Tiranë qëllimi ynë ish të bënim një kongres kombiar me ndihmë t’Abdi be Toptanit, se kishim bërë fjalë dhe me Kapidanin e Abatin e Mirditës. Po kur arritmë ne gjetëm letrën e Sureja Be Vlorës, i cili kish ftuarë paraësinë më një mbledhje. U gëzuamë, se kështu e gjenin gati punën. Në elbasan donja që të behesh ky qytet ai vënt i mbledhjeve, po atje na erdhi tejshkrim i Ismail Qemalit që na lajmëronte se do të dalë në Vlorë dhe ftonte botën më një mbledhjje.Edhe pas pakë ditësh arriti në Durrës bashkë me delegatët e Bukureshtit dhe Gurakuqin. Nga Durrësi gjithë delegatët e ardhurë dhe të atyre viseve, vanë në Vlorë, ku dhe unë vajta me shokët e Elbasanit.
Kongresi u çel më 15/28 të këtij muaji dhe ishin 47 delegatë nga çdo anë e Shqipërisë, vise të shkelurë dhe të pashkelurë. Sot jemi 67, se kan ardhurë dhe nga vënde të tjerë.
Atë ditë, pra ora 11.I/2 allaturka (2.1/2 allafranga) me zë të përgjithshëm u proklamua indipedencë e Shqipërisë dhe flamuri u çel në portë të shtëpisë ku ishin mbledhurë (shtëpi e Khmil Beut).
Ngjarjet që kanë rjedhur që ahere do t’i kesh kënduarë në gazetat. Sot kemi pushim lufte me tre shtetet. Vetëm Greqija po lufton në Janinë, ku nxjerrë dhe ushtarë në Sarandë, po tanët ka zënë Delvinën dhe është shpresë që të mos përparojnë; edhe në Himarë janë nja 400 grekër, po shqipëtarët kanë zënë Dukatin, Vranishtën e Kuçin dhe grekët s’bëjnë dot asnjë çap.
(Mit’hat bej Frashëri )
/———————————————
🇦🇱RRUGËTIMI NGA TIRANA NË VLORË I DELAGACIONIT TË SHKUPIT!
Pas udhëtimit nga Shkupi-Kosovë ku u takuan me Bajram Currin e Isa Boletinin, në Mirditë me Kapedadin Preng Bibë Doda dhe Abatin e Mirditës P.Doçi, në Kurbin e Krujē e me pas në Tiranë ku u takuan me Abdi Toptanin, delegacioni i Shkupit, Mit’Hat Frashëri, Salih Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica e vazhduan rrugën për Durrës, ku u takuan me Mustafa Krujën, Neki Rulin, Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe Sali Nivicën. Pasi iu bashkuan Abdi bej Toptani dhe Refik bej Toptani, u mblodhën në shtëpinë e Dom Nikollë Kaçorrit, ku Abdi bej Toptani u lexoi një letër nga Ismail Qemali (Syrja bej Vlora)për një kuvend mbarëshqiptar. Pas përparimit të trupave serbe, për në Shqipëri të mesme, delegacioni i Shkupit u nis për Elbasan ku bujtën në shtëpinë e Hasan bej Biçakut në Elbasan, ku pritën t’u bashkoheshin përfaqësuesit e Dibrës si dhe Mehmet pashë Deralla, Ajdin bej Draga me Isa bej Buletinin. Pasi u nisën, Aqif Pasha njofton nga Elbasani me telegram Dervish bej Biçakçun në Peqin se Mit’hat Bej Frasheri ishte zgjedhur përfaqësues i Elbasanit së bashku me Lef Nosin dhe Shefqet Dainë. U bashkohen shpurës së Ismail Qemalit në Ardenicë rrugës për në Vlorë.
Në 10-ditëshin e fundit të nëntorit 1912, Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqi nisen nga Triesta me vaporin austriak “Baron Bruck” drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës pak ditë para shpalljes së pavarsisë. Ato ditë, deti ishte bllokuar nga flota greke dhe kompromisi i dhespotit Jakov me Myftiun e qytetit e pamundësuan ngritjen e flamurit dhe mbajtjen e një kuvendi të parashikuar në Durrës. Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, dhe forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së Mesme, Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t’i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Delegacioni i Kuvendit të Shkupit, Mit`hat Frashëri, Salih Gjuka, Bedri Pejani, që po prisnin në Elbasan, i bashkohem Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, në Ardenicë rrugës për në Vlorë.
🇦🇱SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË KUVENDIN E VLORËS MË 28.XI.1912. DELEGACIONI I SHKUPIT, NËNSHKRUAN DEKLARATËN E PAVARSISË!
Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, përfaqësuan Kosovën në Kuvendin e Vlorës dhe ishin Nënshkruesit e Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë!
Kosova…, duke qenë e pushtuar nga ushtria serbo-malazeze, në Kuvendin e Vlorës u përfaqësua nga Salih Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica, të cilët kishin ardhur nga Kuvendi i Shkupit. Në Vlorë mbërriti Isa Boletini dhe delegatët tjerë, si: gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Hasan Hysen Budakova, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musë Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza beg Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj. Ndërkaq udhëheqësit tjerë të Kosovës që ishin caktuar si delegatë të kuvendit, si: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj. nuk erdhën, sepse në fillim të nëntorit ishin kapur nga forcat serbe në Shkup dhe mbaheshin të burgosur në kështjellën e Kalemedanit në Beograd. Edhe Bajram Curri i nxënë me luftimet në Malësinë e Gjakovës nuk arriti dot të vijë në kuvend.
Sali Gjuka (1876-1925), firmosi Aktin e shpalljes së pavarsisë me siglën “Salih Gjuka”, si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë U zgjodh këshilltar i Pleqësisë. Në janar 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit. Ishtë pjesë e kryengritjeve anti-osmane në vitin 1910-1912 në Kosovë e Shkup.
Bedri Pejani (1885-1946), në mbledhjen e Vlorës, firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”. Mori pjesë si përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës. Në vitin 1943 ishte nga nismëtarët për krijimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe deri në vitin 1944 kryetar i saj. Pas luftës u arrestua dhe vdiq sapo doli nga burgu, në 1946. Ishte Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit të Kosovës (1918-1924).
Rexhep Mitrovica (1888-1960), mori pjesë si delegat i Pejës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, firmosi Aktin e Pavarsisë, nēn siglēn “Rexhep”ishte njeri nga themeluesit e Partisë Kombëtare (1914), anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. U zgjodh senator i Kosovës në Këshillin Kombëtar të Lushnjes.
Mit’hat Frashëri (1880-1949), në Kuvendin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”.Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i Punëve të Përgjithshme. Në janar 1923 fillon detyrën e ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. Më 1941 është një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. U detyrua në nëntor 1944 të largohet nga Shqipëria. Vdiq në New York, SHBA, më 3 tetor 1949.
Mit’hat Frasheri, ishte i biri i patriotit të madh, rilindësit Abdyl Frashërit, nipi i enciklopedistit Sami Frashëri dhe poetit kombëtar Naim Frashëri. Mit’hat bej Frashëri, ishte: Firmëtar i Pavarësisë se Shqipërisë, Ministër ne Qeverinë e Ismail Qemailit, Ambasador i Shtetit Shqiptar, ideator i themelimit te Institutit Albanologjik, i la trashëgimi Bibliotekës Kombëtarë rreth 40 mije libra, e deshi më gjithë shpirt Kosovën dhe trojet shqiptare të pushtuara, bëri çdo gjë për Çamërinë – hapi shkollat shqipe atje, Kryetar i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, etj, etj
Mit’hat Bej Frashëri u zgjodh Kryetar i Kongresit të Manastirit në vitit 1908 dhe përfaqsonte alfabetin “Stambolli”(themeluar nga vëllezerit Frashëri”!
Nënkryetar i Komisionit të Hartimit të Alfabetit, Kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta, i cili ishte i deleguar i Abatit të Mirditës P.Doçi, së bashku me Luigj Gurakuqin, që të përfaqsonin në Manastir, alfabetin e shoqërisë “Bashkimi” nē Shkodër, themeluar në Shkodēr 9-vite para Kongresit të Manastirit, nga Abati i Mirditës P.Doçi, që mblodhi rreth tij ajkën e klerikēve dhe intelektualëve shqiptarë, me në krye At Gj. Fishtën dhe L.Gurakuqin.
Me telegramin, që Fishta prej Manastirit më 22.XI.1908 dërguar Abatit në Shkodër, shkruhet “Çashtja e alfabetit u zgjidh. U pranuen me pak ndryshime alfabetet e “Frashërit” e “Bashkimi”. Çdo tjetër përjashtue”.
Alfabeti i “Bashkimit” në Shkodër në kordim me alfabetin “Frasheri”, u zgodh si alfabet zyrtar kombëtar i gjuhës shqipe në vitin 1908, ku me pavarsimin e gjuhës shqipe u hap rruga e pavarsisë kombëtare që u finalizu me 28 nëntor 1912!
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri: “Ja arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e Mbretit Zog.”

The New York Herald (1933) / Sir Robert MacLeode Hodgson, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri : “Ja arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e Mbretit Zog.”

blank

Sir Robert MacLeod Hodgson (1874 – 1956)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Nëntor 2021

“The New York Herald” ka botuar, të martën e 3 janarit 1933, në faqen n°5, deklaratën e Sir Robert MacLeode Hodgson (ambasador i Britanisë së Madhe asokohe në Shqipëri) mbi arritjet e kombit tonë nën udhëheqjen e Mbretit Zog, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Diplomati përshëndet përparimin shqiptar; Kujton çrregullimin e 20 viteve më parë

blank
Burimi : The New York Herald, e martë, 3 janar 1933, f.5

(Speciale nga The Herald.)

Tiranë, e hënë. — Vlerësimi i Evropës për përparimin e shpejtë që ka bërë Shqipëria nën mbretërimin e Mbretit Zog I u ilustrua këtu në festën kombëtare, kur Sir Robert MacLeode Hodgson, ministër britanik dhe dekan i trupit diplomatik, bëri një homazh sinjalizues për vendin.

Në prani të monarkut, i cili argëtoi diplomatët, Sir Robert kujtoi çrregullimin dhe prapambetjen e Shqipërisë 20 vjet më parë.

“Ne, kolegët e mi dhe unë, e shohim me sytë tanë përparimin e këtij vendi,” tha ai. “Njëzet vjet më parë çrregullimi ishte rregulli i vetëm, të gjitha llojet e ndërlikimeve dobësonin kombin, nuk kishte mjete lëvizjeje dhe nuk bëhej fjalë për një qeveri qendrore.”

“Tashmë rendi dhe paqja janë siguruar, një rrjet rrugësh krejt i mbaruar ose në ndërtim e ka përhapur (zhvilluar) vendin, shkollat dhe gjykatat e drejtësisë ekzistojnë kudo dhe është krijuar një sistem administrimi në të gjitha degët. Në një 20 vjet Shqipëria arriti të ngjitet në vendin e saj të duhur.”

“Unë jam për të gjitha reformat që janë të dobishme për komoditetin dhe prosperitetin e Shqipërisë,” tha Mbreti Zog para asamblesë.

Spitale të reja janë ndërtuar, po hapen shkolla, po kultivohen arat dhe lindi një letërsi e re shqipe. Është formuar një shoqëri e arteve, ndërsa një teatër kombëtar dhe një akademi muzikore pritet të pasojnë institutin e ri dramatik të hapur së fundmi në Tiranë.

blank

Sali Njazi Dedei, Kryegjyshi martir për Fe dhe Atdhe… – Nga Prof. dr. Bardhosh Gaçe

 Në historinë e atdhetarizmit dhe të besimit në Shqipëri koha ka nxjerrë në skenë figura të rëndësishme,, figura që vazhdojnë të valorizojnë dhe sot e kësaj dite vlera, frymëzim dhe motive të rëndësishme shoqërore. Sali Njazi Dedei është një nga këto figura emblematike të mendimit dhe të besimit, një klerik dhe një patriot i bektashizmit, i cili ka përçuar në mënyrën më të mirë të mundshme fondamentet e harmonisë, unitetit, kulturës dhe vullnetit njerëzor për dije dhe dinjitet.

Sali Njazi Dedei ka lindur në Kolonjë më 5 mars 1876, në një trevë tradicionalisht të njohur për kulturë dhe veprimtari atdhetare. Koha kur po rritej dhe formohej kulturalisht Sali Njazi Dedei përkonte me përhapjen dhe konsolidimin e lëvizjes progresive të bektashizmit në Shqipëri, por dhe në trevat e tjera ballkanike, si një kulturë dhe besim që përcillte qartësisht një frymë tolerante. Trevat e Jugut të Shqipërisë ishin ndër të parat që e përqafuan bektashizmin, me ç’rast dhe Sali Njazi Dedei i Kolonjës që në fëmijëri preku nga afër ndikimin që patën tek ai teqetë e Kolonjës dhe të Leskovikut. Kjo fëmijëri e mrekullueshme, e cila u shoqërua me edukimin nga besimi bektashi, Sali Njazi Dedei në moshën 8 vjeçare shkoi në Stamboll për t’u shkolluar, i cili për 13 vjet ndoqi mësimet në Stamboll dhe në Haxhi Bektash. Në vitin 1897 rruga e tij do të bëhej e qartë, ai nisi rrugën e bektashizmit, një rrugë që përçonte mirësi bektashiane e njohur në historinë  besimit shpirtëror.

Si një besimtar i bindur dhe me vetëdije, Sali Njazi Dedei bie në sy të ish- Kryegjyshit botëror atje, Haxhi Fejzi Dedei, mbështetet nga ai dhe pa asnjë hezitim ai “dorëzohet” si dervish në rrugën e Hakut, duke u pleksur shpirtërisht në mësimet e Kuranit, hadithet e Profetit Muhamet dhe çelësat e diturisë mistike. Shpejt, pasi hyn plotësisht në botën bektashie, ai kthehet në modelin e klerikut bektashian. Në këto momente, Dede Fejziu fillon t’i ngarkojë detyra të caktuara, si një provë e aftësisë dhe fuqisë që ai mund të tregojë nën mësimet e besimit bektashi.

Veprimtaria e tij e gjerë bektashiane tërhoqi vëmendjen e mjaft klerikëve të shquar nga Anadolli, Azia, Iraku e Irani, në përvetësimin e mësimeve të Kuranit, hadithet e profetit Muhamet, këshillat e Abaz Aliut e të Haxhi Bektash Veliut, duke u pajisur me një vizion të thellë të botës mistike. Ai përktheu në gjuhën turke e shqipe mjaft poetë, filozofë e dijetarë të shquar si: Gazaliu, Fuzuliu, Arabiu, Omer Ibni Faridhi, Mevlana Xheladin Rumiu etj.

Pas Kongresit të Manastirit, 1908, baba Saliu, me këshillë të Haxhi Fejzi Dedesë, udhëtoi në vendlindje dhe vise të tjera shqiptare, ku u njoh nga afër me veprimtarinë bektashiane në Jug të Shqipërisë, Konicë, Tetovë, Selanik e gjetkë, si dhe nxitjen e çeljes së shkollave shqipe dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Me këtë rast, ai mblodhi edhe mjaft ndihma për Kryegjyshatën Botërore në Turqi, në Haxhi Bektash. Personaliteti i tij si organizator dhe bektashi, bëri që të zgjidhej edhe në Këshillin e Lartë Klerikal Botëror të Bektashizmit.

blank

Pajtimi i dedesë së Madh dhe familjes Çelebi ishte një nga detyrat e vështira të besuara atij, me ç’rast ai tregoi aftësi unike, aftësi pajtuese, i zgjuar, largpamës, një dishepull i rëndësishëm i interpretimit të së vërtetës dhe drejtësisë. Pas disa provave të fuqisë, karakterit, aftësive dhe dimensionit shpirtëror, pas largimit nga kjo jetë e ish Kryegjyshit Haxhi Fejzi Dede, këshilli i lartë gjyqësor i beson Sali Njazi Dedeit detyrën e lartë të bektashizmit në vitin 1913. Ky ishte një vlerësim dhe besim i lartë ndaj tij, duke nderuar jo vetëm atë, por krahinën e tij dhe Shqipërinë. Tashmë ai kishte njohje dhe ndikim në të gjithë hapësirën bektashiane në botë, si Egjipt, Siri, Iran, Irak, Azerbaxhan, Azbekistan, Turmenistan, Greqi, Rumani, Bullgari, Jugosllavi e deri në Azi. Ky ishte treguesi fondamental i personalitetit dhe aftësive që ai posedonte në detyrën e rëndësishme, por dhe të klerikut në vetvete.

Sali Njazi Dedei kishte mbështetje dhe njohje më personalitetet më të fuqishme të kohës, veçmas me Mustafa Qemal Ataturkun, i cili në vitin 1919 vizitoi teqenë e Haxhi Bektashit, i cili kishte një mbështetje të lartë morale pikërisht nga kleriku i lartë dhe i besueshëm Sali Njazi Dedei dhe Xhemaladin Çelebiu, figura të njohura të kohës në botën bektashiane. Po ashtu, reputacioni dhe ndikimi i madh i klerikut të lartë bektashi Sali Njazi Dedei, lanë gjurmë edhe në shpalljen e pavarësisë  së kombit turk.

Në vitin 1925, siç njihet historikisht, parlamenti turk mbylli të gjithë teqetë në perandorinë osmane. Përballë gjithë kësaj situate të vështirë dhe dileme historike, Sali Njazi Dedei krijoi një rrethanë të rëndësishme, jo vetëm për bektashizmin, të cilin nuk e la të dobësohej apo të eliminohej, por dhe për Shqipërinë, vendin e tij, ku besimi bektashi kishte bërë më të mirën për kulturën dhe të ardhmen e vendit. Rilindja shqiptare, bektashinjtë shqiptarë, emrat e rëndësishëm të vëllezërve Frashëri ishin një mundësi e jashtëzakonshme, që kryeqendra e e këtij besimi të vinte në Tiranë, në Shqipëri.

Reputacioni i jashtëzakonshëm, profili i një njeriu me fuqi mendore dhe shpirtërore, tradita dhe misioni që ai i kishte ngarkuar besimit të tij dhe vetë bektashizmit, krijoi një marrëdhënie dakordësie me qeverinë e kohës në Shqipëri, kryesisht Mbretin Zog (për këtë situatë ka një letërkëmbim të njohur), dhe në këto rrethana Sali Njazi Dedei (Hirësia e Tij), në mars të vitit 1930 (pas Kongresit Bektashi në teqenë e Turanit  të Korçës të vitit 1929) i besohet detyra e  Kryegjyshit Botëror të Bektashizmit. Në vitin 1931 në Tiranë dhe me ndihmën e qeverisë së kohës dhe mbështetje të Mbretërisë Shqiptare, ngrihet Kryegjyshata Botërore.

Shtypi i huaj dhe ai shqiptar, siç ishte edhe “Gazeta e Korçës”, 1 shkurt 1930, e përshkruajnë plot përmallim ardhjen e Sali Njazi Dedeit, në gjirin e bektashinjve të Atdheut të vet: “Kryegjyshi deklaroi se është tepër i mallëngjyer nga pritja e jashtëzakonshme dhe e përzemërt e popullit dhe autorizoi t’i transmetojnë bekimet e tij jo vetëm besnikëve bektashinj, por gjithë popullit të Shqipërisë së lirë…”.

Vendosja e qendrës botërore të Bektashizmit në Shqipëri, pasqyrohet në mjaft gazeta, dokument arkivale, dorëshkrime e kujtime të kohës. Në Arkivin e Shtetit, në Fondin 883, viti 1932, Dosja 1, fl. 1-3, thuhet: “Kryetari i Teqesë së Haxhi Bektash Veliut në Kershehir, Hirësia e tij, Kryegjyshi Sali Njazi, që është i fisit shqiptar dhe që njihet si Papa i gjithë bektashinjve të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizmit dhe erdhi e zu vend në Tiranë, si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë duke mbajtur edhe ofiqin e tij të lartë si postmbajtës i këtij besimi në të gjithë botën…”. Me këtë rast, studiuesi Nuri Çuni përmend një thënie profetike të Haxhi Bektash Veliut: “Kur çiraku im të shuhet në Lindje, ai do të ndrisë në Perëndim”. Një varg dokumentesh arkivale, shkresa, letërkëmbime e qarkore dëshmojnë, se pas vendosjes së Qendrës Botërore Bektashiane në Teqenë e Melçanit dhe më pas, në vitin 1931 në Tiranë. Korrespondenca e Sali Njazi Dedesë me mjaft teqe në Shqipëri, por edhe në Turanballi Sulltan, Selanik, Konicë, Katerinë të Greqisë, Bullgari, Tetovë e gjetkë, gjeografia bektashiane i mbijetoi kohëve me dashuri e urtësi, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me besimet e tjera fetare. Edhe kjo seli e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, është fryt i përpjekjeve të tij, të bektashinjve shqiptarë, si dhe qeverisë, që bënë të mundur ngritjen e kësaj vepre madhështore dhe shpirtërore siç e quan edhe Baba Rexhepi, në veprën e vet “Misticizmi islame dhe bektashizmi”.

Siç edhe mund të kuptohet, kjo ishte një detyrë e rëndësishme dhe e vështirë në kushtet historike-politike të vendit, por dhe të besimit bektashi, por për 11 vite Sali Njazi Dedei rrezatoi një ndikim dhe reputacion të madh në të gjithë botën bektashiane shqiptare dhe të vendeve të tjera ballkanike. Në të gjithë veprimtarinë e tij bie në sy raporti i thellë me atdheun, të cilin e reflektoi në të gjithë mjedisin klerikal bektashi. Dhjetëra baballarë te teqeve bektashi ishin rreth tij kohë pas kohe, ku krahas respektit, mësimeve që ai u përcillte me urtësi dhe dashuri, në këtë marrëdhënie binte në sy dhe pavarësia dhe ruajtja e tradicionit brenda besimit.

Sali Njazi Dedei në të gjithë marrëdhëniet me kohën, duke qenë njëri nga klerikët që kishte dalë hapur kundër pushtuesve, ai përcillte mësimet e vyera të rilindjes shqiptare lidhur me çështjen e atdheut. Në këto rrethana, ku Lufta e Dytë Botërore ishte në kulmin e përgjakjes së popujve në botë, fatin e martirit do ta kishte dhe Sali Njazi Dedei, i cili më 28 nëntor 1941, vritet nga një dorë vrastare. Në opinionin e njohur dhe burimet historiografike thuhet se Sali Njazi Dedei u vra nga dora gjakatare e armiqve të kombit shqiptar, pasi ai nuk nënshkroi Aktin e kapitullimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Në këto rrethana dhe zhvillime historike, Sali Njazi Dedei la pas një vepër të çmuar prej kleriku të besimit bektashi, la pas një faqe të ndritur prej atdhetari dhe njeriu të kulturuar, la pas një emër që rrezaton mirësi, dinjitet dhe humanizëm, dhe për këto arsye dhe cilësi nderimi dhe respekti për të nuk do të mungojë kurrë.

Sot, pas kaq kohësh, lexuesi shqiptar, por dhe bektashinjtë e shumtë në Shqipëri, në Veri dhe në Jug kanë fatin të kenë në duart e tyre burime shkrimore të një njeriu si Sali Njazi Dedei, një dedikim shpirtërorë, ku shpaloset lidhja e fortë e tij me besimin, me virtytet dhe cilësitë e një njeriu të këtij besimi,me të vërtetën, me trashëgiminë e besimit që nga Muhameti e deri tek figurat  tjera të besimit bektashi. Nefesi i Sali Njazi Dedeit është jashtëzakonisht shpirtëror dhe gjithmonë ka një lloj aktualiteti të mrekullueshëm. Ai është një pasqyrë e shpirtit të vetë Sali Njazi Dedeit.

“Rrugës kur i hyra thirra vet kërkova:

Më ndih, ja Muhamet! Shpëtom’ ja Ali!

Atij Shahut tim un lutje i drejtova:

Më ndih, ja Muhamet! Shpëtom’, ja Ali!

Muhamet Aliu është gjith’ sekreti,

Drejt rruga e tyre shkon tek i Vërteti,

Nga Hasan, Hyseni trashëgim na mbeti;

Më ndih, ja Muhamet! Shpëtom’, ja Ali!

Shahut’ Qerbelasë, në theror i jemi,

Me Zenelin bashkë, me kokë i vemi,

Muhamet Bakirit gjurmën ne ia kemi,

Më ndih, ja Muhamet! Shpëtom’, ja Ali!

Ruaj mua tinë, që un’ të të ruaj,

Tha Hunqari Vetë, këtë ti e gjuaj,

Ndiq vijn’ Xhaferrit dhe me gojë thuaj:

Më ndih, ja Muhamet! Shpëtom’, ja Ali!

Musa Qazimi ësht’ për neve dritë,

Tekiut, Nekiut u mbajm’ porositë,

Për her’ të vendosur, thërresim nat’ e ditë:

Më ndih, ja Muhamet! Shpëtom’, ja Ali!

Vargu na arrin te Hasan Asqeriu,

Është’ i dymbëdhjeti Muhamet Mehdiu,

Niazi i thërret irit tonë Veliut:

Më ndih, ja Muhamet! Shpëtom’ ja Ali!

Përveçse është një nga krijimet më të bukura të frymës bektashiane, në këtë nefese të Sali Njazi Dedeit ka një shpirt të derdhur mrekullisht për marrëdhënien që ai ka me besimin dhe njerëzit, të cilët ai i sheh përmes figurave më të ndritura, të cilët i kanë ndriçuar atij rrugën e besimit dhe lidhjen me njerëzit dhe kohën. Nefesi i shkruar prej tij është si një ushqim i përditshëm për vetë klerikun dhe besimtarin e njohur, por dhe besimtarët e tjerë, me të cilët ai jeton çdo moment.

Emri dhe vepra e Sali Njazi Dedeit i rezistoi mjaft mirë kohërave. Veprat e mira nuk mund të zhduken kurrë. Menjëherë pas rënies së totalitarizmit, figura dhe vepra e Sali Njazi Dedeit u ridimensionua. Kështu ai në vitin 2010 është shpallur “Dëshmor i Atdheut” bashkë me Dede Ahmet Myftar Ahmatajn, ndërsa në vitin 2019 është shpallur “Nderi i Kombit”. Sali Njazi Dedei është dekoruar dhe me “Urdhrin e Klasit të Parë” në vitin 1993, me zhvillimet demokratike në Shqipëri. Selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashianë është shpallur “Monument Kulture”, duke konfirmuar mjaft mirë devizën “Pa atdhe nuk ka fe”, një devizë ku atdheu dhe feja kanë plotësuar njëra- tjetrën.

Po ashtu, figura emblematike e Sali Njazi Dedeit është nderuar dhe në emetimin e pullës shqiptare. Vepra, veprimtaria dhe ndikimi që Sali Njazi Dedei pati në misionin e tij prej kleriku është përmbledhur mjaft mirë në vlerësimin e klerikut më të lartë bektashi të Kryegjyshit Botërorë, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për të cilin shkruan:”Midis këtyre emrave të ndritur të dëshmorëve dhe ideatorëve të kombit, bënë pjesë padyshim dhe emri i kulluar i klerikut bektashian, Sali Njazi Dedei, i cili erdhi në Shqipëri me një vizion të qartë dhe plotë shpresa se Qendra Botërore e Bektashinjve duke u vendosur në jugperëndim të Evropës të krishterë, në paqe dhe bashkëjetesë me besimet e tjera fetare, por dhe do të kontribuonte në harmoni midis feve…

Kjo figurë e ndritur prej kleriku dhe martiri do të mbetet përjetësisht një figurë komplekse, e cila do të mbetet dhe një shembull i shkëlqyer dinjiteti, krenarie, mirësie dhe atdhedashurie.

blank

LVI: 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa LVI.)

 

AT  PJETER  MESHKALLA S.J.

ASHT  I  PAVDEKSHEM

blank

 

                   At P.MESHKALLA S.J. (Portret nga F.R.)

 

CILI MUND TË KRAHASOHET ME TY O AT, N’ BURGJET E KAMPIT KOMUNIST?

Me ndej ditë e natë tue lexue per Ty, nuk kam të ngime per shka i ke ba Ti komunizmit. 

Kush mujti me ua thanë ata shka i ke shkrue e lanë në proceset e hetuesisë dhe gjyqeve Tua, o At?

Fjala Yte o At, ishte mësim e brumosje guximi per të rinjë e pleq n’ ata hetuesi, burgje e kampe shfarosje!

Po, sa vetë keni shpetue nga dëshprimi e vetvrasja nder ata burgje e kampe të mnershme o At?

Cili mendonte si Ju: “Duhet me hy n’ burg, se “Rinia po humbë jeten e shpresen aty! Nuk duhet lanë ajo me u dishprue atje!”

E Ai “dikushi” ishi Ju, o At Pjetri, Guri i pathyeshem i Atdheut e i Fesë Kastriotit!

Burr’ i fjalës, Besnik i sejcilit Shqiptar e Bujar, edhe kur kafshata e bukës ishte me gram.

Vetem tue shikue Portretin Tuej, o At Meshkalla, besohej nga të gjithë historia e pashkrueme e Klerikve tanë!

Besohej vuejtja, besohej tortura, besohej masakra e tiranit, besohej dhuna, e mbi të gjitha: Besohej shpresa e permbysjes diktaturës komuniste nga të gjithë ata që ishin rreth Teje:

“Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue nuk keni shka më bani, unë prapseprap do të dal, sepse ju, shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hanger e, aty, asht fundi juej.

Feja e Krishtit nuk mbaron kurr!”(Fjala fundit: Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998)

Dhe, njëditë o At Mëshkalla, Ti me të vertetë dole nga burgu komunist në vitin 1977, bash kur terroristët vazhdonin me hanger kokat e njenitjetrit e kur, po u afrohej fundi.

***

At Pjetër Mëshkalla S.J., asht lé në Shkodër me 25 shtator 1901 dhe banonte në një jerevijë në fund të rrugës së Daulles.

Jeta dhe vepra Yte o At, jo vetem ishte e pakrahasueshme, po ajo ishte edhe Heroike e Atdhetare!

Një jetë e tanë plot vuejtje e mundime nder kampe e burgje të asaj diktature të pashoqe shfarosëse komuniste, ku 25 vjetë që vuejte, Ti vetem tregove forcen e karakterit të palëkundun dhe mbi të gjitha, Burrninë e pakrahasueshme të Klerikut besnik të Krishtenimit dhe t’ Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut.  

Rinia Shqiptare pa dallim Feje, tek Ju shikonte Yllin e guximit, të shpresës e të Lirisë s’ Atdheut të robnuem njëgjysë shekulli!

Ajo Rini Shqiptare që vuejti me Ty o Pader, gjithmonë ka me e kujtue me admirim guximin e shpresen që Ju i mësuet asaj!

E që fjalen “shpresë”, ia ngulite në Shpirt!   

Qé pra, Ajo Shqipnia e vogel.., me Burra Vigaj e Trima!

         Melbourne, 22 Nandor 2021.

blank

Më 21 nëntor 1924 u themelua Partia Lëvizja e Legalitetit

Partia Lëvizja e Legalitetit (shkurt PLL) është një parti kombëtare me qendër në Tiranë e cila mbështet restaurimin e monarkisë në Shqipëri.

Ajo është besnike e kujtimit dhe e frymës së burrave të Rilindjes dhe të Pavarësisë tonë Kombëtare të etur për lirinë e pavarësinë e tokës Arbërore, besnike e virtyteve të fisit, trashëguese e traditave të besës, të nderit dhe të burrërisë, e mbështetur në fuqinë e shenjtë të familjes, në moralin dhe në zakonet më të shëndosha të vendit me bazë ideje dhe veprimi ” Atdheu mbi të gjitha”. PLL është parti e njerëzve të lirë që besojnë në Zot, vlerat hyjnore dhe rolin e rëndësishëm që kanë bashkësitë fetare për ndërtimin dhe zhvillimin e konstruktit shpirtëror të kombit. Ajo është vazhduesja e ligjshme dhe e drejtpërdrejtë e Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” e krijuar në zjarrin e Luftës kundër nazi-fashistëve në nëntor të vitit 1943 si pasuese e idealeve të Triumfit të Legalitetit më 24 dhjetor 1924. Me dëbimin e pushtuesve nazi-fashistë dhe me uzurpimin me dhunë të pushtetit nga komunistët kjo Parti mbijetoi dhe zhvilloi në Botën e Lirë aktivitetet si formacion i organizuar politik për çlirimin e Shqipërisë nga diktatura sllavo-komuniste, për pavarësinë e Kosovës dhe të trojeve të tjera të robëruara, për rivendosjen e Monarkisë në Shqipëri dhe në favor të çështjes kombëtare në përgjithësi . E ndërgjegjshme për detyrimet që ka ndaj popullit dhe kombit shqiptar, PLL siguron se si programi, ashtu dhe veprimtaria e saj, përjashtojnë përdorimin e dhunës si mjet për zgjidhjen e problemeve politike të vendit. Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka luftuar të tre diktaturat shkatërrimtare dhe më të egra të këtij shekulli për popullin shqiptar: fashizmin italian, nazizmin gjerman dhe komunizmin sllavo-ndërkombëtar. Ajo e konsideron 7 prillin 1939 si fillimin e tragjedisë kombëtare dhe i të gjitha fatkeqësive të mëpastajme për popullin shqiptar, pasoja nga të cilat ende nuk jemi ndarë. Partia “Lëvizja e Legalitetit” asnjëherë nuk ka pranuar dhe vazhdimisht ka luftuar statusin politik, antikombëtar dhe antikushtetues, të krijuar në Shqipëri jo vetëm pas prillit 1939, por edhe pas 24 majit 1944. Ajo është e mendimit se me vendosjen e përsosjen e plotë të demokracisë, populli është përcaktuesi më i mirë për vendosjen e formës së regjimit, Monarki Kushtetuese apo Republike. PLL bazohet në kapacitetet njerëzore dhe intelektuale më të spikatura të vendit tonë për të ofruar një qeverisje në dobi të interesave të vendit, kombit dhe popullit shqiptar, brenda dhe jashtë kufinjve politik. PLL synon është të zhvillojë ndjenjën e ndërgjegjes kombëtare, qytetarisë, traditës, vëllazërimit, punës, përkushtimit dhe krenarisë së të qënurit Shqiptar dhe ka një program që siguron zhvillim, mirëqenie për të gjithë, shance të barabarta, integrim evropian, stimulim të biznesit vendas, riparim të padrejtësive, rritje të rolit të faktorit shqiptar në rajon, bashkejetesë fetare dhe pavarësi të institucioneve të saj, etj. Para së gjithash, PLL mendon se duhet rikthyer besimi i popullit në Zot, në vetvete dhe në qeverisje, duke luftuar fenomenet si korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, padrejtësitë, degjenerimin dhe amoralitetin. Koncepti i PLL është të përballë të gjitha problemet e shoqërisë dhe t’u japë një zgjidhje të drejtë, përfundimtare dhe afatgjate pa marr parasysh interesat e momentit, por duke u bazuar vetëm në parimet e drejtësisë dhe ligjshmërisë, në interesin e vendit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Historiku i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”

Një skicë përmbledhëse rreth Lëvizjes së Legalitetit 1.Legaliteti si frymë politike (1920-1943)

Origjina e Lëvizjes Legaliste, (pra Partisë Lëvizja e Legalitetit) lidhet ngushtë me ngjarjet politike të viteve 1920-1924 dhe me veprimtarinë e aktet e Ahmet Zogut, në fillim si komandant ushtarak për mbrojtjen e kufijve të shtetit, më pas si Ministër i Brendshëm, e në fund si Kryeministër.

Në lidhje me emrin Legalitet, peshën kryesore në këtë kontekst e mban data 24 dhjetor 1924, kur forcat qeveritare, të kryesuara nga Ahmet Zogu, Komandant i Operacionit të Posaçëm, arrijnë të rikthejnë në pushtet, qeverinë e ligjshme të kryeministrit Iljaz Vrioni. Kjo ngjarje historike është njohur dhe quajtur si Triumf i Legalitetit.

Qeveria Vrioni ishte rrëzuar me forcën e armëve pas një rebelimi ushtarak, të organizuar nga opozita e asaj kohe, që njihej edhe me emrin “dora e kuqe”. Në historiografinë shqiptare dhe studimet e ndryshme ky grupim opozitar njihet me termin “noliste”, për shkak të njërit prej personazheve më të spikatur që merrnin pjesë në të, Peshkopit Fan Noli.

Në vështrim retrospektiv, Triumfi i Legalitetit konsiderohet si data e konsolidimit të një grupi politik me tipare të spikatura, që janë njëherazi “legaliste”, “zogiste”, por dhe “mbretërore”. Ndërkohë mund të themi se në aspektin historiko-politik, Legaliteti është një formacion me tipare e synime të theksuara kombëtare, të cilat i gjejmë të shprehura në veprat e kryera dhe programet e shpallura të kësaj force politike që me daljen në skenë në periudhën para e pas Kongresit të Lushnjes më 1920, e në vijim.

Në këtë vështrim, pjesë e historisë së Legalitetit si formacion politik mund të konsiderohet edhe Partia Popullore, e cila pati jetë në vitet 1921-1924 si edhe organizata Krahu Kombëtar, e krijuar rreth vitit 1914. Militantë të veçantë të këtyre dy formacioneve, në periudha të ndryshme historike, kanë qenë ndër kundërshtarët më të ashpër të Lëvizjes Legaliste në Shqipëri.

2.Legaliteti (OKLL) si organizatë politike-luftarake (1943-1944)

Momenti i dytë kulmor në historinë e Legalitetit në Shqipëri, është Kongresi i mbajtur më 21 nëntor 1943 në Zall-Herr, pranë Tiranës. Kjo ngjarje konsiderohet si një gur themeli në historinë e formacioneve politike në Shqipëri, pasi për herë të parë kemi një Kongres që shpall krijimin e një organizate politike.

Kjo ngjarje lidhet fort me figurën e heroit të 7 prillit 1039, majorit Abaz Kupi, i cili ishte edhe organizatori kryesor i këtij evenimenti. Të dhënat historike tregojnë se në Komitetin Drejtues të Lëvizjes së Legalitetit, bënin pjesë personalitete të spikatura politike, intelektuale e kombëtare si z.z. Xhemal Naibi, Ndoc Çoba, Gaqo Goga, Rauf Fico, Pater Lekë Luli O.F.M., Osman Myderrizi, etj., etj.. Në krye të Rinisë Legaliste, ka qenë avokat Ibrahim Sokoli, i cili udhëhoqi përsëri legalistët më 1990, pas rrëzimit të regjimit komunist. Por natyrisht personaliteti kryesor në atë periudhë mund të konsiderohet Abaz Kupi, i cili ishte komandanti i formacioneve luftarake legaliste që u organizuan në të gjithë vendin. Në këto formacione merrnin pjesë ushtarakë të shkolluar në akademitë perëndimore, të cilët kishin dhënë prova të talentit të tyre në artin luftarak, gjatë betejave me repartet e ushtrisë italiane.

Qëllimi kryesor politik i Lëvizjes së Legalitetit në këtë kohë ishte rikthimi i Mbretit Zog në krye të shtetit shqiptar që asokohe ishte Monarki me regjencë. Për legalistët, kthimi i Mbretit në fron ishte “çështje nderi”, pasi largimi i tij ishte pasojë e sulmit të pabesë të një fuqie ushtarake siç ishte Italia e Musolinit. Nga ana tjetër, legalistët kishin rënë dakord në parim që, pas luftës, sipas kushtetutës, të zhvillohej referendumi për formën e regjimit.

Sa i përket çështjes kombëtare, Legaliteti kërkonte bashkimin në një shtet të të gjitha trojeve shqiptare madje Abaz Kupi e konsideronte “detyrë të çdo shqiptari që Kosovën e Çamërinë jo vetëm t’i pretendojë, por të luftojë e të shkrihet deri në pikën e fundit të gjakut derisa këto të bashkohen me Nanën Shqipni!” Në lidhje me aleancat, dihet se Legaliteti ka qenë mbështetës i politikës së fuqive përëndimore, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, legalistët u gjendën përballë alternativës së një konfrontimi ushtarak me forcat komuniste, ose mërgimit. Në këtë dilemë, sipas fjalëve të një veterani legalist “dallga e luftës ishte më e madhe sesa rezistenca e legalistëve dhe në fund të vitit 1944, sllavokomunizmi arriti të uzurpojë pushtetin!” Legalistët e mbetur në Shqipëri, pas vitit 1945, janë persekutuar në mënyrat më çnjerëzore prej regjimit komunist. Megjithatë, nëpër burgjet politike kishte njëfarë organizimi të fshehtë të zogistëve, të cilët kishin si kod të fshehtë numrin 209, i cili simbolizon deri diku fjalën Zog.

Në literaturën politike, Legaliteti në këtë periudhë njihet përgjithësisht me emrin Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit (OKLL), ndërsa në një variant tjetër thirret me emrin Legaliteti mbretëror, që nënkupton qartazi periudhën para pushtimit italian të 7 prillit 1939.

3.Legaliteti (OKLL) në mërgim (1945-1992)

Në mërgim Lëvizja Legaliste ka qenë drejtuar nga Mbreti Zog, i cili ka pasë ndërmarrë disa nisma të njohura për bashkimin e të gjithë të mërguarve, ndër të cilat veçojmë Komitetin Shqipëria e Lirë. Për këtë shkak, Levizja e Legalitetit nuk u organizua si formacion i dallueshëm politik. Pas vdekjes së Mbretit Zog më 9 prill 1961, krerët më eminentë të Legalitetit, thirrën kongresin e parë në mërgim. Përgjithësisht kongreset e OKLL-së janë zhvilluar një herë në tre vjet, dhe në dhjetëditëshin e fundit të muajit nëntor.

Kongresi i parë në mërgim 24-25 nëntor 1962 (“Sheraton Atlantic Hotel”, New York)

Kongresi i parë në mërgim dhe i dyti në radhë pas atij të Zall-Herrit, i zhvilluar në “Sheraton Atlantic Hotel” të New Yorkut, – u thirr nga Kryetari i OKLL, Abaz Kupi, në bashkëpunim me z.Nuçi Kota, kryetar i Këshillit Qendror të Përkohshëm. Në këtë periudhë, duhet pasur parasysh se Abaz Kupi, për sa kohë që ka qenë gjallë, është konsideruar si kryetar i OKLL, megjithëse organikisht OKLL-ja kishte Sekretar të Përgjithshëm, post i barazvlefshëm me atë të kryetarit të partisë. Në kongresin e parë në mërgim është miratuar programi politik, statuti dhe rregullorja e OKLL-së. Kryetar i Kongresit u zgjodh z.Reshat Agaj, ndërsa z.z.Teki Xhindi dhe Adem Hodo, respektivisht nënkryetar dhe sekretar.

Kandidat për Sekretar të Përgjithshëm ishte z.Nuçi Kota, i cili kishte zgjedhur si zëvendës z.Selim Damani. Propozimet e tyre për anëtarët e komitetit qendror morën mbështetje unanime dhe kësisoj morën mandatin për një tre-vjetësh.

Kryetar i këshillit kombëtar ishte z.Abaz Kupi, i cili njëkohësisht konsiderohej Kryetar i OKLL, formalisht, një titull që ai do ta mbante përgjithmonë, edhe pas vdekjes. Zgjedhja e tij si kryetar bëhej pa votim. Nënkryetar i Këshillit Kombëtar do të zgjidhej z.Ferid Dervishi.

Kongresi i dytë në mërgim 9-10 prill 1966 (“Sheraton Atlantic Hotel”, New York)

Duhet shënuar se ky kongres u zhvillua jashtë afatit statutor, për shkak se kishte ndërruar jetë z.Nuçi Kota, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes. Kandidat i propozuar për postin e Sekretarit të Përgjithshëm ishte vetëm z.Selim Damani, i cili kishte caktuar si zëvendës të tijin, z.Teki Xhindi. Ky propozim dhe lista me anëtarët e Komitetit Qendror, pas debatesh, vërejtjesh e sugjerimesh, u votua me 124 vota pro, 9 kundra dhe 3 abstenime. Kongresin e çeli z.Hamza Drini ndërsa më pas punimet i drejtuan zotërinjtë: Fiqret Ftera, Ferdin Toptani dhe Mexhid Dibra, përkatësisht në postet e kryetarit, n/kryetarit dhe sekretarit të kongresit.

Kryetar i Këeshillit Kombëtar u zgjodh z.Haxhi Xhilaga, ndërsa nënkryetar z.Rexhep Radomira. Kandidatë ishin edhe znj.Selma Zavalani, z.Asllan Zeneli, z.Kol Kiri dhe z.Rexhep Radomira.

Për t’u shënuar në këtë periudhë është aktivizimi i legalistëve të Belgjikës për të mbledhur financime për ngritjen e monumentit të Skënderbeut në Bruksel (Belgjikë), ku thuhet se mbi 2/3 e kërtij fondi është siguruar nga legalistët. Kryetar i komitetit organizator ishte z.Hysen Prishtina.

Kongresi i tretë në mërgim 30 nëntor-1 dhjetor 1968 (“Sheraton McAlpin Hotel” New York)

Ky kongres zgjodhi në postet kryesore, z.Selim Damani – si Sekretar i Përgjithshëm dhe z.Fuad Myftija si zëvendës i tij. Kandidat për Sekretar të Përgjithshëm ishte z.Adem Hodo, i cili u tërhoq nga gara para votimit. Ndërsa sekretar i zyrës së KQ do të caktohej z.Reshad Agaj. Kryetar i Këshillit Kombëtar u zgjodh një figurë e njohur konsensuale si z.Hamza Drini. Kryetar i kongresit ishte Dr.Fuad Myftija, nënkryetare znj.Mary Selma Vrioni-Zavalani ndërsa sekretar z.Reshad Agaj.

Abaz Kupi, nënvizojmë se ishte “Kryetar për jetë”, pra në një post honorifik dhe nuk zgjidhej, por shpallej në përfundim të procesit të zgjedhjes së strukturave drejtuese. Në fjalën përmbyllëse të Kongresit, pas votimit z.Selim Damani do të shprehej “OKLL, shokë delegatë, është e vendosur të luftojë deri në fund që të sigurojë me çdo mjet që të ketë në dorë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë mëmë. Dhe jo vetëm të Kosovës, po dhe të Çamërisë!”

Kongresi i katërt në mërgim 25-26 shtator 1971 (“Sheraton McAlpin Hotel” New York)

Kongresi i katërt në mërgim u zhvillua pak kohë para afatit, për shkak të dorëheqjes së parakohshme të Sekretarit të Përgjithshëm z.Selim Damani si edhe për shkak të vdekjes së papritur të kryetarit dhe nënkryetarit të Këshillit Kombëtar z.z.Hamza Drini dhe Rexhep Radomira. Në këtë kongres janë miratuar disa ndryshime të rëndësishme në statut dhe në rregulloren e OKLL-së.

Kongresin e çeli Dr.Xhelal Mitrovica, i cili ndihmohej nga z.Ferdin Toptani. Pas votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kongresit, z.Mitrovica u konfirmua si drejtues i këtij kongresi, ndërsa ndihmësit e tij ishin z.z.Abedin Mulosmanaj dhe Nerim Kupi, si sekretarë të kongresit.

Kryetar i Këshillit Kombëtar do të zgjidhej z.Mahsar Pustina, ish oficer i Ushtrisë Kombëtare, ndërsa dy nënkryetarët ishin z.z.Safet Malushi dhe Fahri Barolli. Në postin vakant të Sekretarit të Përgjithshëm u zgjodh z.Fuad Myftija ndërsa zëvendës të tij ishin zz.Ferdin Toptani dhe Arif Fazo.

Për t’u shënuar si ngarje e rëndësishme në mandatin e këtij kongresi, është nisma e Mbretit Leka I, për të arritur një marrëveshje mes forcave politike, e cila u mishërua në Marrëveshjen e Madridit (2-3 korrik 1972). Si vazhdim i kësaj erdhi edhe themelimi i “Lidhjes Kombëtare” (1 mars 1973).

Kongresi i pestë në mërgim 23-24 nëntor 1974 (“Sheraton McAlpin Hotel” New York)

Këtë kongres e çeli veterani i njohur z.Xhemal Laçi, i cili pas votimit u zgjodh definitivisht në detyrën e Kryetarit të kongresit. Ndihmësit e tij ishin z.z.Teki Xhindi dhe Reshat Agaj si n/kryetar e sekretar.

Kryetar i Këshilli Kombëtar, do të zgjidhej z.Mahsar Pustina, ndërsa z.z.Fahri Barolli dhe Safet Malushi ishin nënkryetarë bashkë me z.Rasim Sina, si sekretar të Këshillit Kombëtar.

Sekretar i Përgjithshëm u rizgjodh z.Fuad Myftija ndërsa zëvendës të tij u konfirmuan zz.Ferdin Toptani dhe Arif Fazo.

Për t’u shënuar në mandatin e këtij kongresi është fakti që më 9 janar 1976 ndëron jetë heroi i Legalitetit Abaz Kupi, ndërsa më 2 korrik 1977 ndërron jetë kryetari i Këshillit Kombëtar major Mahsar Pustina.

Ndërsa si ngjarje e gëzueshme për monarkistët shqiptarë ishte martesa e Mbretit Leka me Mbretëreshën Suzan, në tetor 1975. Për këtë eveniment ka OKLL ka bërë një botim special të posaçëm të gazetës “Atdheu”, ku ka të dhëna mjaft të rëndësishme për historikun e Dinastisë Zogu.

Kongresi i gjashtë në mërgim 26-27 nëntor 1977 (“The Biltmore hotel” New York)

Kryesia e përkohshme e Kongresit të gjashtë në mërgim përbëhej nga z.z.Shehat Osmani, Mustafa Kulla dhe Rasim Sina, përkatësisht si kryetar, nënkryetar e sekretar të kongresit. Kjo kryesi, më pas në seancë të posaçme do të konfirmohej në drejtimin e punimeve të Kongresit.

Kryetar i Këshillit Kombëtar (KK) do të zgjidhej mes gjashtë kandidaturash z.Hysen Prishtina. Nënkryetarë të KK u zgjodhën kapiten Marka Dodë Gjini dhe z.Safet Malushi, ndërsa si sekretar u konfirmua z.Rasim Sina.

Në ndryshim nga herët e tjera, kësaj radhe kandidatë për Sekretar të Përgjithshëm ishin zotërinjtë Fuad Myftija dhe Idriz Basha. Në përfundim të votimeve, z.Myftija fitoi me 99 vota kundrejt 55 të z.Basha. Myftija kishte zgjedhur si nënsekretarë të përgjithshëm z.z.Arif Fazo dhe Hysen Mulosmanaj.

Motoja e zgjedhur e këtij kongresi ishte: “Dje, sot e nesër, OKLL, në shërbim t’Atdheut”. Nga ngjarjet më të rëndësishme në mandatin e këtij kongresi ishte përkujtimi i jubileve të 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe 50-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare me Dinastinë Zogu, eveniment i cili u zhvillua në “Americana hotel” në New York, më 25 nëntor 1978, me praninë speciale të NMT Leka I – Mbret i Shqiptarëve.

Kongresi i shtatë në mërgim 29-30 nëntor 1980 (“Hotel Doral Inn” New York)

Kryesia e përkohshme e Kongresit të shtatë në mërgim, e cila do të konfirmohej më pas definitivisht, përbëhej nga z.z.Hysen Mulosmanaj, Ndrec Gjergji dhe Reshad Agaj, përkatësisht si kryetar, nënkryetar e sekretar të kongresit.

Për drejtimin e Këshillit Kombëtar u zgjodhën emrat e z.z.Hysen Prishtina, Isa Lika (Manastirliu) dhe Safet Malushi, përkatësisht kryetari dhe dy nënkryetarët, ndërsa sekretar u rikonfirmua z.Rasim Sina.

Për vendin e Sekretarit të Përgjithshëm u paraqitën katër kandidatura si vijon: z.z.Idriz Basha, Nerim Kupi, Shehat Osmani dhe Fahri Barolli. Basha, më pas e tërhoqi kandidaturën e tij dhe bëri thirrje të votohej kandidatura e z.Nerim Kupi, “mikut tim të dashtun”, siç u shpreh ai. Edhe z.Fahri Barolli e tërhoqi kandidaturën, duke bërë thirrje që të votohej për z.Shehat Osmani, “kandidati i z.Fuad Myftija”, siç sqaroi ai. Në këtë kongres nuk kandidoi Dr.Fuad Myftija, figura kryesore në atë kohë e lëvizjes legaliste. Mbas votimit, Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh z.Nerim Kupi. Zëvendës të tij si “nënsekretarë të përgjithshëm” dolën z.z.Idriz Basha e Enver Shaska. Shaska më pas është zëvendësuar nga z.Hidajet Bushka në postin e nënsekretarit të përgjithshëm. Drejtimi i OKLL gjatë kësaj kohe ka pasur probleme dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar z.Hysen Prishtina pothuajse është mënjanuar nga aktivitetet e zhvilluara nga Komiteti Qendror dhe lidershipi i Lëvizjes. Problem ka qenë gjithashtu lista e anëtarësisë së Këshillit Kombëtar dhe përmbajtja e gazetës “Atdheu”, çështje që u rregulluan mbas kongresit të tetë me drejtuesit e rinj që dolën.

Ngjarje e shënuar në mandatin e këtij kongresi kanë qenë lindja e Princit Leka II dhe demonstratat e shqiptarëve të Kosovës, të cilat konsiderohen prej historianëve të Jugosllavisë si fillimi i shpërbërjes së këtij shteti mozaik, të njohur për represionin ndaj shqiptarëve.

Kongresi i tetë në mërgim 26-27 nëntor 1983 “Hotel Sheraton Inn” (La Guardia, New York)

Kongresi i tetë u zhvillua në një atmosferë mjaft të ndryshme nga kongreset e tjera për shkak të diskutimeve që u bënë mbi mandatet e anëtarëve të kongresit dhe listës së Këshillit Kombëtar. Kjo çështje u zgjidh në fund me konsensus prej dy kandidatëve për Sekretar të Përgjithshëm, pra Dr.Fuad Myftisë dhe z.Nerim Kupi, kreu i OKLL deri në këtë kongres.

Kryetar i Kongresit u zgjodh z.Jusuf Begeja, ndërsa në postet e n/kryetarit dhe sekretarit u zgjodhën z.z.Mustafa Kulla e Abedin Nezaj.

Kryetar i Këshilli Kombëtar, do të rizgjidhej z.Hysen Prishtina, i cili do të mbante një nga fjalimet më polemike në këtë kongres, duke kujtuar para të gjithëve sakrificat dhe shërbimet që kishte bërë për OKLL-në 50 vjet rresht, dhe njëherazi duke shprehur habinë për fjalët atakuese të Sekretarit të Përgjithshëm z.Nerim Kupi kundër tij e duke i hedhur poshtë me fakte të njohura nga gjithë legalistët.

Në këtë kongres, për herë të parë pati votim mes dy kandidaturash të forta për Kryetar të Këshillit Kombëtar, siç ishin z.Prishtina dhe kolonel Xhemal Laçi, ku pas numërimit të votave rezultoi fitues i pari. Nënkryetarë të Këshillit Kombëtar dolën z.z.Ramiz Dani dhe Safet Malushi.

Gara më e rëndësishme, ajo për Sekretar të Përgjithshëm, u zhvillua mes Dr.Fuad Myftisë dhe z.Nerim Kupi, e cila përfundoi me fitoren e të parit me 82 vota kundrejt 64 votash të z.Kupi.

Si Nënsekretarë të Përgjithshëm u zgjodhën z.z.Fahri Barolli dhe Ibrahim Kulla. Ky kongres u pagëzua si “Kongresi i triumfit të demokracisë dhe legalitetit”.

Kongresi i nëntë në mërgim nëntor 1986 (New York)*

Kongresi i nëntë në mërgim ka ruajtur praktikisht të pandryshuar strukturat e kongresit paraardhës. Kështu në postin e Sekretarit të Përgjithshëm u rizgjodh z.Fuad Myftija. Ndërsa si Kryetar i Këshillit Kombëtar, rikonfirmua z.Hysen Prishtina. Edhe nënsekretarët dhe nënkryetarët ishin po ata që dolën nga kongresi i tetë, pra zotërinjtë z.Ibrahim Kulla e Fahri Barolli si ndihmës të z.Myftija dhe z.z.Ramiz Dani e Safet Malushi si ndihmës të z.Prishtina. Sekretar i Këshillit Kombëtar do të konfirmohej përsëri z.Rasim Sina, ndërsa me çështjet e shtypit dhe gazetës “Atdheu” ishte ngarkuar z.Hysen Mulosmani.

  • (Shënim: për këtë kongres na mungojnë të dhënat e dorës së parë, dhe informacionet i kemi nxjerrë në rrugë të tërthorta)

Kongresi i dhjetë në mërgim 25-26 nëntor 1989 (“Royce Hotel” New York)

Kongresi i dhjetë në mërgim po zhvillohej në një kohë ndryshimesh tektonike në rendin botëror, ishte koha e rënies së të ashtuquajturës “Perandori e së keqes” dmth rrëzimi i regjimeve komuniste në të gjithë lindjen e Europës. Vetëm Shqipëria kishte ngelur pa asnjë ndryshim politik, duke ndjekur vijën e saj staliniste.

Legalistët e diasporës organizuan një kongres model dhe u shprehën entuziastë për rrëzimin e shpejtë të regjimit komunist në Shqipëri.

Kandidat për sekretar të përgjithshëm përballë z.Fuad Myftija, kësaj radhe u paraqit z.Guri Durollari. Në përfundim të votimeve. Z.Myftija fitoi përsëri besimin e shumicës dërrmuese të legalistëve. Nënsekretarët e përgjithshëm u rikonfirmuan z.z.Ibrahim Kulla e Fahri Barolli.

Kryetar i Këshilli Kombëtar, do të zgjidhej z.Hysen Prishtina ndërsa zëvendësi e tij do të konfirmoheshin z.z.Safet Malushi e Ramiz Dani. Rasim Sina do të caktohej për të disatën herë si sekretar i Këshillit Kombëtar. Kryetar i këtij Kongresit ishte z.Mustafa Kulla, nënkryetar z.Agim Sula e sekretar z.Abedin Nezaj.

Ky ishte kongresi i fundit i zhvilluar në mërgim, që prej vitit 1962. Kongresi i radhës do të zhvillohej në atdhe dhe do të shënonte zhvendosjen e qendrës së Legalitetit nga New Yorku në Tiranë.

4.Legaliteti (PLL) si parti politike (1992-2009)

Mbas rënies së regjimit komuist më 1990, u çel udha që legalistët të zhvillonin zyrtarisht aktivitetin e tyre politik. Por në fakt gjërat nuk ishin aq të thjeshta saç dukeshin. Porosia e shefit të Partisë Komuniste (ose PPSH) ishte që Legaliteti mos të aprovohej ligjërisht si parti. Kjo qe arsyeja që vetëm mbas kërkesash ligjore e përpjekjesh të shumta, më 20 shkurt 1992, u miratua Partia “Lëvizja e Legalitetit”. Kryetar i komisionit të përkohshëm organizativ ishte z.Ibrahim Sokoli. Ky grup njerëzish arriti të organizojë degët e PLL në rrethe, megjithëse mjetet financiare dhe të tjera praktikisht ishin inekzistente.

Ndërkohë drejtuesit e OKLL në diasporë kishin ardhur disa herë në Shqipëri dhe u angazhuan në organizimin e Kongresit të XII-të, që u quajt kongresi i bashkimit të Legalitetit. Ky kongres ishte i dyti që mbahej në atdhe, pas atij të Zall-Herrit më 1943. Në mërgim ishin zhvilluar 10 kongrese, që prej vitit 1962.

Kongresi i 12-të i Legalitetit, 29-30 maj 1993 (Pallati i Kongreseve, Tiranë)

Kongresi XII i Legalitetit u zhvillua më 29-30 maj 1993 në Tiranë dhe njihet si kongresi që bashkoi në një formacion OKLL e PLL. Kryetar i këtij kongresi ishte z.Hysen Mulosmani. Kandidatë për kryetar u shpallën z.Guri Durollari, z.Rasim Sina si dhe u propozuan z.Bajram Xhafa e z.Ahmet Kolgjini. Këta dy të fundit nuk garuan dhe tërhoqën kandidaturat.

Raportin e punës për grupin nismëtar e mbajti z.Ahmet Kolgjini, i cili kishte qenë zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Komisionit Nismëtar të PLL deri në këtë kongres. Kryetar i Këshillit Kombëtar u zgjodh z.Fuad Myftija, ndërsa dy nënkryetarët ishin z.z.Ramiz Mena e Angjelin (Lin) Martini. Sekretar i KK ishte z.Riza Berberi. Pak çaste para votimit, z.Rasim Sina e tërhoqi kandidaturën për kryetar të PLL, kështuqë zgjedhja e z.Durollari u bë një formalitet.

Ekipi fillestar i z.Durollari përbëhej nga z.z.Ahmet Kolgjini e Lluka Adhami si nënkryetarë dhe z.Rasim Sina si sekretar i përgjithshëm. Por ky ekip nuk do të kishte jetë të gjatë, pasi z.Durollari praktikisht nuk bënte mbledhje asnjëherë. Në një tubim të këshillit kombëtar (23 tetor 1994), nënkryetarët e partisë japin dorëheqje, por z.Durollari i zëvendëson menjëherë, pa u thelluar në arsyet e këtyre dorëheqjeve. Ekipi i ri i z.Durollari do të plotësohej me z.Skënder Kalaja si nënkryetar dhe z.Bajram Xhafa si Sekretar i përgjithshëm. Por edhe këta do të konfrontoheshin shpejt me kryetarin Durollari dhe ky i fundit do të krijonte përsëri një kryesi të re me z.z.Riza Mehmeti, Ahmet Kaziu etj.. Me këtë gjendje amullie do të hyhej në zgjedhjet e 26 majit 1996, ku Legaliteti pati rezultate modeste.

Kongresi XIII i PLL, 21 nëntor 1996 (Pallati i Kongreseve, Tiranë)

Kongresi i radhës, i 13-ti, do të zhvillohej më datë 21 nëntor 1996. Kandidat përballë z.Durollari formalisht ishte shpallur z.Sitki Spahiu i degës së Shkodrës. Kryetar i Kongresit u zgjodh z.Murat Basha. Por kongresi nuk arriti të kryente punimet në këtë datë, megjithëse ishte njoftuar se kongresi do të përfundonte punimet brenda ditës. Debatet e ashpra që u zhvilluan, bënë që seancat të mos zhvilloheshin normalisht. Seanca tjetër e Kongresit u zhvillua një javë më pas, më datë 28 nëntor.

Kjo ngjarje, – ku kandidati rival përballë z.Durollari nuk garoi fare, madje nuk mori dot pjesë as fizikisht në sallë, ndërsa z.Durollari u zgjodh me gati 99% të votave pro, – ka nxitur gjykime për të mos e njohur si kongres të ligjshëm. Vetë ngjarja në tërësi shkaktoi një krisje të fortë brenda Lëvizjes së Legalitetit, pasi shumë legalistë nuk e njihnin kongresin dhe strukturat e tij si legjitime. Kryetar i Këshillit Kombëtar u caktua formalisht z.Rexhep Krasniqi. Ndërsa anëtarët e kryesisë nuk diheshin me saktësi, pasi z.Durollari nuk u dha autoritet dhe legjitimitet asnjëherë.

Kjo gjendje u fashit disi pak muaj më vonë, në kohën e rebelimit komunist të vitit 1997, kur erdhi Mbreti Leka I në atdhe dhe zhvilloi fushatën për referendumin. Shprehja e tij kur zbriti në Aeroportin e Rinasit “Paqe, Bashkim, Vllaznim!” do të bëhej moto e fushatës së referendumit, ndërsa për legalistët tashmë ajo thënie është pjesë integrale e filozofisë politike, së bashku me atë të Mbretit Zog “Atdheu mbi të gjitha!” Në zgjedhjet e 29 qershorit 1997, PLL për herë të parë merr dy deputetë, Dr. Guri Durollari e z. Spartak Ngjela, ndërsa dihet se rezultatet e referendumit u manipuluan dhunshëm në dëm të monarkisë.

Më 12 korrik Mbreti Leka I dhe një pjesë e stafit të tij largohet nga Shqipëria, pas një qendrimi 3-mujor në Shqipëri (12 prill-12 korrik).

Neokomunistët e rikthyer në pushtet rrëzuan në Gjykatë rezultatin pro monarkisë të referendumit për formën e regjimit. Gjyqtarët e diktaturës, tashmë të rikthyer në piramidën e drejtësisë, ngritën edhe një padi qesharake kundër Mbretit Leka dhe ministrit të Oborrit Mbretnor z.Abedin Mulosmani gjoja për organizim të një kryengritjeje të armatosur, akuzë e cila degjeneroi gjatë seancave të ndryshme gjyqësore, deri sa u mbyll gjithë procesi me një vendim që hidhte poshtë të gjitha pretendimet absurde të prokurorisë politike.

Kongresi XIV, i jashtëzakonshëm, 12 prill 1998 (Salla e “Teatrit Kombëtar” Tiranë)

Pas ngjarjeve të ‘96-‘97-ës, në PLL kishte zhvillime e debate të vazhdueshme, të cilat kulmuan me thirrjen e një Kongresi të Jashtëzakonshëm, i 14-ti, i cili u mbajt më 12 prill 1998 në sallën e madhe të “Teatrit Kombëtar”. Në këtë kongres konkurruan 5 kandidatë: z.z.Ekrem Spahiu, Bahri Kollçaku, Spartak Ngjela, Sadedin Balla e Murat Basha. Në fund të votimit, fitues u shpall z.Ekrem Spahiu. Kryetar i kongresit ishte z.Hamit Kurti, ndërsa nënkryetar z.z.Rasim Sina e Bardh Kulla. Sekretarë të Kongresit ishin z.z.Namik Mehmeti e Dashamir Moli. Në postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar u zgjodh z.Ethem Fezollari ndërsa z.Hamit Kurti dhe z.Shpëtim Myftaraj ishin përkatësisht nënkryetar dhe sekretar i KK.

Kryesia e PLL, përveç z.Spahiu, tashmë përbëhej edhe nga nënkryetarët z.z.Bahri Kollçaku e Murat Basha, sekretari organizativ z.Sadedin Balla, sekretari për Marrëdhëniet Publike z.Shaqir Hasani, sekretari për marrëdhëniet me Jashtë z.Sulejman Gjanaj etj..

Ekipi i ri i z.Spahiu zhvilloi një punë të jashtëzakonshme për të riorganizuar në çdo aspekt strukturat e PLL në qendër e në bazë, dhe për ta rritur profilin politik të Legalitetit. Për fat të keq, pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, neokomunistët arrestuan kryetarin Spahiu nën akuzën e organizimit të të ashtuquajturit “grusht shteti” të datës 14 shtator 1998. Spahiu do të qëndrojë padrejtësisht i burgosur për 13 muaj.

Në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, z.Spahiu arrin të fitojë mandatin e deputetit, bashkë me 4 anëtarë të PLL që ishin z.z.Bahri Kollçaku, Sadedin Balla, Ethem Fezollari dhe Sali Shehu. Kësisoj, për herë të parë në historinë post-komuniste, Legaliteti arrin të krijojë një grup parlamentar të vetin, çka përbën ende arritjen më të madhe politike sa i përket jetës partiake.

Gjatë mandatit të tij si kryetar, stafi i ri i z.Spahiu i kushton mjaft vëmendje aspektit mediatik, dhe në këtë kuadër edhe gazetës “Atdheu”. Një tregues i qartë i kësaj vëmendjeje është fakti që për dy vjet u shtypën më shumë numra të gazetës “Atdheu”, sesa ishin shtypur gjatë 5 viteve të drejtimit të z.Durollari dhe 40 viteve të botimit në diasporë. Konferencat e shtypit ishin të shpeshta me një frekuencë gati javore. Kontributet në mediat e tjera, të shkruara apo elektronike ishin të vazhdueshme dhe me efekt.

Përfundimisht Legaliteti po tregonte forcë idesh, freski e vitalitet politik në qendrimet e veta, çka e shndërroi praktikisht në forcën e parë në të djathtën shqiptare, pas PD-së si një parti dukshëm antikomuniste e nacionaliste.

Kongresi XV, 8 tetor 2001 (Salla e “Akademisë së Arteve”, Tiranë)

Kongresi i 15-të i PLL u zhvillua më 8 tetor 2001. Kandidatë për kryetar ishin z.z.Ekrem Spahiu, Bahri Kollçaku e Shaqir Hasani. Pas votimit, z.Spahiu u konfirmua përsëri kryetar përballë dy rivalëve të tij. Ekipi i ri i z.Spahiu do të kishte praktikisht të njëjtën përbërje që kishte para këtij kongresi, me të vetmin ndryshim që z.Sadedin Balla tashmë do të promovohej në postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Kongresi miratoi disa ndryshime të rëndësishme statutore në lidhje me strukturat, funksionet, afatet kohore etj të PLL. U formuan organizatat partnere të PLL siç janë Senati i veteranëve, Forumi i Grave dhe Forumi rinor. U vendos që mandati i kryetarit dhe delegatëve të jetë 4 vjet, si dhe u fiksuan postet e nënkryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm. U modifikua edhe organizimi i Këshillit Kombëtar, i cili tashmë drejtohej vetëm nga Kryetari si ofiqar i vetëm i këtij forumi. Kongresi XV mund të quhet me plot gojën si kongresi i konsolidimit të Lëvizjes Legaliste në Shqipëri.

Ngjarja më e rëndësishme në këtë periudhë shënohet kthimi përfundimtar i Familjes Mbretërore në atdhe, më 29 qershor 2002. Por njëkohësisht me këtë kthim, do të shihnim të ndërronin jetë njëra pas tjetrës MS Nëna Mbretëreshë Geraldinë si dhe MS Mbretëresha Suzan.

Ndërsa në jetën e brendshme partiake mund të shënohet përjashtimi nga radhët e PLL-së i tre deputetëve, që votuan në një rast në kundërshtim me vendimet që kishte marrë kryesia e PLL.

Në fund të vitit 2003 dhe në fillim të vitit 2004, z.Spahiu bëri një rifreskim të ekipit të tij drejtues duke afruar në drejtimin e PLL njerëz të rinj e me kontribute në radhët e PLL. Shënojmë gjithashtu që zgjedhjet e 3 korrikut 2005 shënuan një rënie të profilit politik të Legalitetit, për shkak të daljes në skenë të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Kjo nismë politike e dëmtoi rëndë lëvizjen legaliste në Shqipëri, duke e lënë jashtë parlamentit për një mandat 4-vjeçar, në një kohë që votat e marra nga elektorati nuk e justifikonin një pozitë të tillë.

Kongresi XVI, 8 tetor 2005 (Salla e “Akademisë së Arteve”, Tiranë)

Kongresi XVI u zhvillua në 8 tetor 2005 dhe kandidatë përballë z.Spahiu kësaj radhe ishin: z.Blerim Kamberi, Sekretar për burimet njerëzore, i cili u tërhoq nga gara në minutën e fundit dhe z.Astrit Kola, zëdhënës politik i PLL.

Pas votimit, z.Ekrem Spahiu fitoi përsëri postin e kryetarit për një mandat 4-vjeçar. Ekipi drejtues i PLL do të pësonte ndryshime të lehta, por në përgjithësi do të ruhej ekipi që tashmë drejtonte prej 2 vitesh PLL-në. Kryetar i Këshillit Kombëtar u rizgjodh z.Nebi Ganellari. Legaliteti në këtë periudhë është udhëhequr nga filozofia monarkiste që përmblidhet në fjalët: “Kur nuk është e rëndësishme të ndryshosh, bëhet e rëndësishme të mos ndryshosh”.

Në fund të vitit 2008, PLL rifreskoi përsëri përbërjen e Kryesisë, duke plotësuar sekretariatin, me qëllim që të forcoheshin disa aspekte të aktivitetit të PLL në prag të zgjedhjeve të vitit 2009.

Për t’u shënuar në këtë periudhë është emërimi i z. Ekrem Spahiu si zv.ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.

Kongresi XVII, 21 nëntor 2009 (Salla e “Akademisë së Arteve”, Tiranë) (Wikipedia)

blank

“Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”, historia e dhimbshme e disidentit që vuajti 32 vite në burgjet komuniste

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë

Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe perkusioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i vitit 1957 i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Avni Mehmeti, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Pëllumbi”, lidhur me survejimin e përgjimin që ai ka bërë ndaj Xhavit Qeses

 Elbasan në 27/6/1957                

blank    

blank

blank

blank

                                                                R A P O R T

Burimi njofton se mbas detyrës që më ngarkuat në takimin e parë shkova në Peqin bashkë me Xhavit Qesen dhe fjetëm në një dhomë bashkë. Në bisedim me të, i thashë atij për vështirësitë në mësimin e gjuhës Ruse dhe ai m’u përgjigj se kur ishte në Moskë në shkollën e Partisë, kishte biseduar me profesoreshën, se metoda për të mësuar gjuhën ruse nuk ishte praktike, se në të ka fjalë të cilat nuk hyjnë në punë dhe që nuk dihen as shqip.

blank

blank

blank

blank

blank

Xhaviti i ka shpjeguar profesoreshës se gjuha Italiane mësohej shpejt, mbasi metoda e të mësuarit ishte e tillë që të bënte të mësojnë.

Ai e pyeti për disa shokë të shkollës, si për Nikolla P., Rrapi Gj., e të tjerë? Për Nikollën ai tha se nuk mësonte, ndërsa Rrapi Gj., i është rritur hunda (mbasi është zgjedhur kandidat i K.Q. të P.P.Sh.) dhe kërkonte komoditete të mëdha.

Në raste të ndryshme që kemi pasur takime në komitet për arsye pune, Xhaviti nuk e merr çështjen me seriozitet por tallet, kështu p.sh. më datën 26/6/1957. Ishim në zyrë të tij një sërë shokësh, mirëpo Xhaviti bënte shakara në formë tallje p.sh., kur fliste ndonjëri nga shokët, ai tha se edhe ti ke të drejtë, pastaj kur desh të fliste vetë ndonjë fjalë me tallje, kërkonte lejë nga të tjerët, në se mund të fliste. Zakonisht në takime asnjë problem nuk zgjidh, mbasi nënvleftëson atë dhe i merr me tallje.

                                                                                                       “PËLLUMBI”

           Detyrë:

  1. Vazhdo të marrësh kontakt me të, herë mbas here dhe gjatë bisedimeve, mundohu të mësosh se çfarë mendon ai, për largimin nga studimet dhe me caktimin e detyrës që ka sot.

                                   Punëtori Operativ

                                  Kapiten Avni Mehmeti

Raport-informacion i bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Konsumi”, lidhur me ndjekjen e përgjimet ndaj Xhavit Qeses në qytetin e Elbasanit, në qershorin e vitit 1957

                                                                 R A P O R T

Rreth muajit Qershor 1957 nga ora 10 para dite, Xhevit Qesja, N/Kryetarë i Komitetit Ekzekutiv K.P. Qarkut, me merr në telefon për disa punë të sektorit tregtisë kooperativiste, në bisedë e sipër më thotë: Unë gjithmonë jam ndër kambët tuaja, më bani si të doni, në duart tuaja jam, çdo gja e emja varet te juve. I përgjigjem dhe i them, më vjen shumë keq që shprehi në këtë mënyrë në telefon sh. Xhevit.

Konsiderata e jonë karshi personit tuej asht si udhëheqës i Pushtetit dhe gjithmonë kërkojmë ndihmën tuej për të zgjidhë problemet tona, prandaj në se do të shprehni kështu, unë personalisht nuk do t’ju marr ma në telefon dhe të kërkojë ndihmën tuaj. Prap sh. Xhevit fillojë si e para, tue shtue dhe fjalën si urdhëron shoku N/President i Bashkimit Kooperativave të Konsumit Qarkut.

Nga data 9 korrik 1957, rastësisht vajta në Belësh atje takova shokun Xhevit, i cili kishte shkue për problemet e Grumbullimit, e pyeta atje se si shkon me grumbullimet, ai më thotë se me detyrimet nuk jemi fort keq, ndërsa për tepricat nuk jem fort mirë dhe s’kemi për të dalë mirë, pastaj mu drejtua dhe më tha, prap juve do ta merrni si kapital shprehjen time për tepricat dhe do ta ngreni në pushtet (në Kryesi të Komitetit Ekz. Të Qarku) se pikëpamjet e N/Kryetarit Qarkut, është se tepricat nuk realizohen i Përgjigjem se kjo nuk është shumë e vërtetë dhe ju shoku Xhevit, mos rrueni nga këto gjera. Po kështu i kishte thanë më vonë një ditë tjetër Llazar Pogaçes, i cili në formë bisede më tha mue.

Me date 16/VII/1957 n’ora 2.15, kur po dilja nga zyra së bashku me Llazar Pogaçen, takohemi në sheshin “Adem Kosova” me shokun Xhavit, i shoqëruar nga N/Kolonel Xhevdet Petrela dhe na thotë se në Kazermat e Shkumbinit, ju është prishur ai Fesani që kemi vue ndër shtyllat e telefonit. Na nuk e kuptuam se cili fesan ishte ky, që ishte prishur dhe prap e pyetëm, n’atë kohë me sheje dore, kapi një pjesë të pantallonave të tija, unë i përgjigjem çfarë janë brekë, ai na u përgjegj: e mre, asoje janë.

Kjo ishte një parullë e jona, që kishim vue në rastin e hapjes se Kongresit III-të, të Kooperativave të Konsumit. Shumë herë kam pasë raste bisedimi me shokun Xhevit, por kam konstatue se tregohet mjaft egoist, për problemet Shtetërore, si persona që nuk është fort kompetent në mënyrën Hipokrite.

 Elbasan 18/VII/57                                                    “KONSUMI”

 Dokumenti i vitit 1959, ku ndodhet fletë-regjistrimi i Xhavit Qeses si i internuar politik, në Ishullin e Zvërnecit

Xhavit Qesja, Dosja 1820

                                                     FLETA E REGJISTRIMIT:

  1. Mbiemri, emri, atësia: Qesja Xhavit, Hajdar
  2. Vend-lindje: Krujë
  3. Datë-lindja: 1920
  4. Vend-banimi: Vlorë
  5. Vendi punës: Internuar
  6. Specialiteti: N/Punës
  7. Kombësia: Shqiptare
  8. Shtetësia: Shqiptare
  9. Partiniteti: Përjashtuar
  10. Origjina shoqërore: I pasur Tregtarë
  11. Shtresa: E mesme
  12. A ka qenë i regjistruar më parë në evidencë: Jo
  13. Në se më parë ka qenë i regjistruar në parti të tjera: Jo
  14. Përmbledhja e shkurtër e materialeve të tija komprometuese: Elementët me pikëpamje të theksuara kundra Partisë
  15. Tendenca që ka sot: Anti-Parti
  16. Përcaktimi i pseudonimit: S’ka

       PUNËTORI OPERATIV                        SHEFI I SEKSIONIT I-rë

        Toger Koli Sallaku                           N/Kolonel Raqi Zavalani

Tiranë, më 25.II.1959

Dokumenti i vitit 1981, me fletën e kontrollit të kartotekës së Burgut të Burrelit, për të dënuarin politik Xhavit Qesja

                                                                                                          TEPËR SEKRET

                                                         Fleta e kontrollit në kartotekë

Lutemi kontrolloni dhe na njoftoni nëse figuron i regjistruar n’evidencën operative personi poshtë shënuar:

  1. Mbiemri: Qesja
  2. Emëri:  Xhevit
  3. Atësia:  Hajdar       Datë-lindja:  1920
  4. Vend-lindja:  Krujë        Rrethi:      Krujë
  5. Vend-banimi: Durrës
  6. Vendi punës Rep. 321 i dënuar
  7. Profesioni:  Nën punës       
  8. Kombësia: Shqiptare             Shtetësia: Shqiptare

                      Punëtori operativ                                  Kryetari Degës

                        Vehap Kuka                                            Bajram Neli

Ju njoftojmë se person i kërkuar nga ju: “Figuron që të ketë qenë në përpunim aktiv 2-A dhe dosja e tij është arshivuar e transferuar në Degën e Punëve të Brendshme, Durrës.

Në ngarkim të tij disponohen material sipërpërmendura që ruhen në dosjen e informacionit që mbahet nga P.ap. Vehap Kuka.

          Shefi Kartotekës

           Ramiz Hoxha

      Në Burrel 23.11.1981

 Dokumenti i vitit 1987, me biografinë e të dënuarit politik, Xhavit Qesja

Biografia e Xhavit Hajdar Qesja

                                                                                                              “Sekret”

                                           Durrës, më 3.10.1987

Xhavit Qesja, është i biri i Hajdarit dhe i Sabrijes, i dt. 1922, lindur në Krujë dhe me banim në masë internimi në Shijak, i ndarë nga gruaja, me arsim të lartë, i dënuar për veprimtari armiqësore antiparti, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, rrjedh nga një shtresë e pasur qytetare.

Gjatë regjimit antipopullor të Zogut, familja e tij është marrë me tregti, i ati, Hajdari, ka pasur dyqane manifakture në Krujë dhe Tiranë.

Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, me qëndrimi politik i familjes së tij ka qenë i mirë, ka vënë në dispozicion të luftës partizane, pasurinë e familjes, vetë Xhaviti është pranuar anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitin 1942 dhe ka qenë komunist i batalionit Krujë-Ishëm.

Mbas çlirimit të vendit, Xhaviti ka punuar në funksione të ndryshme në Ushtri, në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, si dhe në rrethe të ndryshme të vendit. Në vitet ’50-të, Xhaviti dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1957, duke qenë më studime atje, thirret në sekretariatin e Komitetit Qendror dhe këshillohet për shfaqjet e pikëpamjeve antiparti, ndërpritet nga studimet dhe dërgohet me detyrë nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv në Elbasan.

Në vitin 1958, internohet në fshatin Zvërnec të Vlorës, deri në vitin 1967, kohë të cilën arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet heqje lirie, për veprimtarinë e mprehtë armiqësore që kishte zhvilluar si element antiparti.

Në vitin 1970, duke qenë në burg, ri dënohet për aktivitet armiqësore të zhvilluar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, që me bashkim nenesh, dënohet me 17 vjet heqje lirie.

Edhe gjatë vuajtjes së dënimit të tij, përsëri armiku Xhavit Qesja, nuk hoqi dorë nga veprimtaria e tij armiqësore kundra vijës politike të partisë dhe pushtetit popullor.

Në janar të vitit 1987, lirohet nga burgu me plotësim kohe dhe me vendim të Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve, internohet për pesë vjet kohë në qytetin e Shijakut, ku ndodhet aktualisht.

Xhaviti ka tre vëllezër me banim në Durrës, janë me qëndrim të mirë politik, njëri prej të cilëve është anëtar i PPSh-së.

Xhaviti ka qenë i martuar, me dy fëmijë, i ndarë nga gruaja, e cila është, me banim në Tiranë dhe që janë me qëndrim të mirë politik, ish e shoqja e tij, është anëtare e PPSh-së, nëna e Xhavitit, Sabrija, është e vjetër në moshë dhe banon në Durrës, me njërin nga djemtë e saj. Memorie.al

           Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme,               

                                   Rafik Nanaj

                                                   Vijon numrin e ardhshëm


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend