VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Arbëreshët ia “heqin” flamurin e Kosovës Presidentit Thaçi

By | May 6, 2019

Komentet

Lindjet e vështira në politikën shqiptare apo profetia e Fishtës “Sa herë të fillojmë ni punë të re, t´partë që e prishim jemi ne“ – Nga Nue Oroshi

Historikisht trojet shqiptare në pjesën më të madhe të historisë kanë pasur vështirësi të mëdha në organizimet politike. Fakti që ka sjellur deri tek këto vështirësi politike ka qenë lakmia e madhe për pushtet, lakmia për tu pasuruar si dhe lakmia për tu dukur ai që në të vërtetë nuk je.Këto tri gjëra na kan shkatërruar historikisht dhe na kanë sjellur para vështirësive shumë të mëdha, për faktin se nëse dhjetë vetë kanë punuar për të ndërtuar diçka të mirë kanë ardhur edhe njëzet të tjerë që jo që nuk kanë ndihmuar në krijimin e të mirës por me mish e me shpirtë kanë punuar për ta shkatërruar atë.Me një fjalë historikisht tek ne shqiptarët më shumë ka dominu rruga për të shkatrruar vendin se sa ajo për ta ndërtuar dhe zhvilluar vendin.Si fryt i saj dhe shumë mangësive tjera pa harruar lojën e pushtuesve të ndryshëm kemi mbetur të ndarë në shumë shtete apo kemi mbetur popull shtegtarë,që ka disa shekuj që bën rrugën e mërgimit duke u shkrirë nëpër vende të ndryshme të botës.Fatkeqësia vjen e rritët kur edhe Akademitë tona të shkencës nuk bëjnë asnjëherë asnjë projekt shkencor dhe politikë se si mund të duket populli dhe kombi shqiptar në njëzet – tridhjetë apo edhe katërdhjetë vjetët e ardhshme.Nuk është e mjaftushme që akademitë tona shkencore të përfitojnë aty -këtu ndonjë tënder për botimin e ndonjë libri apo ndonjë honorar të madh të ndonjë akademiku,por ato duhet të ulën se bashku dhe ta bëjnë një projekt politik dhe shkencor se cilat janë mundësitë që në të ardhmën shqiptarët mos të lëshojnë vendlindjën dhe të shtegtojnë si zogjët shtegtarë,por të bashkohët zëri dhe mendimi akademik me veprimin politik që njëherë e përgjithmonë të punojmë për vetvetën.

Pavarsisht se çka thuhet nga politika, situata në trojet shqiptare nuk është aspak e mirë.Kështu që është mirë që në të ardhmën intelektualët shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare të mblidhemi në një Kuvend Kombëtar dhe të përcaktojmë kornizat e veprimit kombëtar e jo me fjalë dhe me rrahagjoksje  pa asnjë efekt por duke analizuar pikë për pikë veprimin politik shqiptarë në njëzet,tridhjetë, katërdhjetë dhe pesëdhjetë vjetët e ardhshme.Cfarë rruge duhet ndjekur dhe të caktohet një projekt kombëtar i shkruar, ku asnjë forcë politike mos të ketë mundësinë e shkeljes së këtij mendimi akademik shqiptar.

Shoqata“Trojet e Arbrit“ është e gatshme që në të ardhmën t´iu hap rrrugën një kuvendi kombëtar ku do të analizohet pikë për pikë ecuria e çështjes shqiptare në kornizën afatshkurtë,  afatmesëm dhe afatgjatë.

FOTOT – Vdes modelja shqiptare dhe i dashuri i saj, detajet e aksidentit tragjik

Perfundon tragjiksht perralla e bukur e dashurise mes modeles shqiptare dhe fotografit te njohur. Çifti humbi jeten ne nje aksident te rende, pasditen e së dielës, në Collatino, nga perplasja e motorit Piaggio Liberty 125 në të cilën udhëtonte çifti dhe nje makine Mercedes.

Christian Milo, 30 vjeç, një fotograf i modës i njohur nderkombetarisht vdiq menjehere, kurse e dashura e tij, shqiptarja Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeçare, vdiq pak pasi u transportua drejt spitalit.

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe fotografi u dashurua menjehere me te.

“Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëhere kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpuntor i ngushtë i Christian. Se bashku me Stellen ata kishin nje studio fotografie “Wallnut”.

Ne çdo hap me Chrisin, qe gjithcka te ishte perfekte ishte Stella. Vajza e bukur shqiptare, por e biresuar ne nje familje romane. Ajo e kishte lënë mënjanë karrierën e saj të modelimit për të studiuar Arkitekturën dhe, ne fund punonte bashke me Chris. «Falë studimeve të saj – kujton Alice, një tjetër shoqe dhe bashkëpunëtore e çiftit – ajo e mbështeti Christian”.

Sytë e mëdhenj blu, flokë të gjatë, Vasilika nuk ishte vetëm e bukur. “Një vajzë e ëmbël dhe e dashur, e ndritshme ashtu si një yll”, shton Alice.

NË BORÅS TË SUEDISË AKADEMI PËR NDER TË 108 VJETORIT TË LINDJES SË POETIT TË MJERIMIT – Nga Sokol Demaku

Në kuadër të kremtimit të 108 vjetorit të lindjes së poetit të mjerimit, poetit të ”Dhimbjes krenare”, poetit që sfidoj kohën dhe pushtetin e kohës për një të ardhme më të ndritshme të popullit shqiptar anëtar të QKSH ”Migjeni” në Borås të Suedisë organizuan në Akademi solemni me këtë rast në të cilën morën pjesë, poetë, shkrimtarë, mësues, njohës të vepres dhe jetës së Migjenit si dhe miq suedez të QKSH ”Migjeni” nga qyteti Borås, e cila u mbajt në lokalet e Bibliotekës së qytetit Borås sot në datë 12 tetor 2019.
Akademi e hapi anëtari i kryesisë së kësaj Qendre Hamit Gurguri, për të vazhduar më pastaj me punën e akademisë nga poeti, mësuesi dhe shkrimtari i njohur shqiptar me banim në Suedi Rizah Sheqiri.
Që në fillim u prezentua një Dokumentar mbi jetën dhe familjen e poeti të mjerimit Migjeni e për të vazhduar me fjalën e rastit të shkrimtarit dhe mësusit në pension Fetah Bahtiri ”Migjeni poet dhe mësues”, me fjalëne rastit të Bahtir Latifit mbi jetën e Migjenit prej intelektuali, të Rizah Sheqirit ”Migjeni poeti i dhimbjes krenare” që beri dhe pati ndikim në krijimtarin letrare të vet Rizahit siq thotë ai vet, e për të përfundua me preznetimet me ate të poetit, shkrimtarit dhe përkthyesit Hamit Gurguri i cili u ndal në vepren e Migjenit prezentua në letersinë suedeze nga autor suedez por edhe shqiptar në ditët e sotme. Por siq e ceku Hamiti falenderimi i shkon mikut të shqiptare dhe përkthyesit eminent të letërsisë shqipe në ate suedeze Ullmar Qvick, për punën e palodhshme që ka berë që Migjeni të lexohet edhe në gjuhën suedeze që nga vitet 70-ta, ku për herë të parë u përkthya novela shumë e njohur e Migjenit ”Luli i vocër” nga Ullmar e për të vazhdua nga i njejti edhe me perkthimine ”Këngës së rinisë”, ”Poemës së mjerimit” si dhe nga autor të sotëm të novelave dhe poezive tjera të Migjenit.
Po me ketë rast u bë edhe promovimi i broshurës me titull ”Lärarnas röst”, ”Zëri i mësusit” përmbledhë, sistemua dhe botua nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås, e cila fletushë u shpernda falas për të panishmit dhe u është dergua shumë bibliotekaven ë qytete të ndryshme në Suedi, në menyrë që të jetë e pranishme dhe përdoshme për lexim.
Për të pranishmit në këtë Akademi kushtuar poetit emrine të cilit e mban Qendra Kulturore Shqipatre ne Borås, poet me renome në letersin shqipe me banim në suedi lexuan vargjet e tyre që për tematike kanë qeshtjet sociale dhe ekonomike po edhe ne ditete e aotme e që është një vazhdimësi e tematikës që poeti i mjerimit e preku me aq shumë sukses në krijimatarine e tij. Punimet e tyre para të pranishmëve lexuan: Fetah Bahtiri, Anxhela Ziso, Adem Pllavci, Besnik PalNikaj, Rizah Sheqiri, Bahtir Latifi dhe Hamit Gurguri.
Akademia përfundoj me një një falenderim nga organizatori për pjesëmarresit me theks te posaqem për miqt suedez të pranishëm në ketë Akademi dhe me nje dreke solemne për të gjithë.

AKADEMI JUBILARE- ”SHËN NËNË TEREZA- NËNA JONË E PAQES” DYSELDORF, ORGANIZUAR NGA LSHAKSH – NË GJERMANI – Nga Pal Sokoli

 

PELEGRINAZHI APOSTOLIK I IMZOT DON LUSH GJERGJIT NE GJERMANI
DHE PËRVJETORËT E SHENJTË NË AKADEMINË JUBILARE
SHËN NËNË TEREZA- NËNA JONË E PAQES

Lidhja Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani organizoj një Akademi për shenjtoren tonë, Nënën e madhe, Nënën e gjithë botës, Shën Nënë Terezën me praninë e veprimtarit, publicistit, teologut, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës me seli në Prishtinë dhe biografit më autentik të shenjtëreshës sonë, Dr. Don Lush Gjergji .
Me të arritur në Dyseldorf të Gjermanisë dhe qe nga takimi me imzot Don Lushin, Unë Pal Sokoli, Valon Azem Shkreli, Hajredin Ibrahimi dhe Niko Stylo (Kryesi e LSHAKSH-në Gjermani) takuam dhe prekem shpirtërisht frymën e Nënës sonë shenjtëreshë pikërisht nëpër mes Don Lushit. Takimi me Dr. Don Lushin kurdoherë është i ngrohtë, edhe ata të cilët nuk kanë pasur rastin ta shohin nga afër, ndjejnë një afri sikur e kanë njohur me vite. Tema e parë është atdheu, janë figurat e mëdha kombëtare qe na kanë frymëzuar dhe na kanë përfaqësuar ndër shekuj. Janë mësimet e Shën Nënë Terezës ato qe njësojnë Don Lushin me sinonimin e Dashurisë, përcaktime qe Shën Nëna Terezë i kishte përcaktime bazë të njerëzimit. Pa dashuri dhe flijim, jeta nuk ka kuptim. Pastaj edhe veprat e dashurisë janë vepra paqe.(NT). Temat u zgjeruan përgjatë darkës kur studiuesi ynë i njohur z. Niko Stylo na provokoj në arealin e tij studiues e sidomos në hulumtimet e tij gjuhësore. Temë e veçantë ishte edhe biseda dhe evokimi i Don Lushit për miqtë veprimtarë e ndër ta edhe shkrimtarin dhe veprimtarin Azem Shkreli kur kishim në praninë tonë të birin Valonin me të cilin kishte një respekt reciprok të veçantë, për urëtakun e pajtimeve Prof. Anton Çeta, Prof. Zekeria Cana, Imamin Idriz Këkruku etj. si protagonist të pajtimeve kombëtare.
LIRIA DHE DASHURIA, GJAKU DHE DJEPI I DRITËS SONË
Më 05 tetor në 11:00 ora kishim lënë kohën për inaugurimin e dy shtatoreve të dy figurave tona Gjergj Kastrioti- Skënderbeu dhe të misionares se dashurisë Shën Nënë Terezës në qytetin Breckafeld në familjen Lleshi, familje kjo qe ishte nga fshati i lindjes së nënës se Shën Terezës. Aty kishim lënë një takim të kufizuar të disa strukturave udhëheqëse gjermane, familjar dhe anëtarët e Lidhjes Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Kryetari (Bürgermeister) i Breckafeldit z. Andre Dalhaus, Rektori, Klaus Joraschkewitz, Prifti i komunës Klaus Optenhöfel, pronari i Firmës se njohur Baumeister z. Udo Baumeister, gazetari i gazetës lokale dhe disa të tjerë përfaqësues të sportit dhe kulturës lokal.
Pas njohjes me Dr. Don Lush Gjergjin dhe me të pranishmit e tjerë rreth një tryeze plot ushqime dhe pije spontanisht u krijuan ura njohje dhe pyetje përgjigje rreth historisë dhe jetës së shenjtores sonë Nënë Terezën. Ishin shumë emocionale rrëfimet e Don Lushit kur evokoi takimin e tij të parë me Shën Nënë Terezën, si interesohej Nëna Terezë për familjarët e saj. Në pyetjen e rektorit Klaus Joraschkewitz se si e ke përjetuar ti takimin me Nënën Terezë, Don Lushi ju përgjigj; Për mua qe nga ai takim ajo ishte shenjtore. Shpërndarja e familjes saj ishte gjithashtu një brengë e rëndë për Nënën Terezë, letra e nënës Drande e lodhur dhe e plakur i shkruante së bijës, “ Mua nuk po me del shpirti pa të takuar edhe njëherë”. Don Lushi theksoi Nënë Terezës së kjo vuajtje e Shën Nënë Terezës ishte edhe kapitali i saj qe ajo e materializoj në bamirësi. Në pyetjen e Kryetarit Dalhaus se si e ndjeni veten kur keni sakrifikuar aq shumë për të ju përkushtuar Nënës Terezë. Don Lushi ju përgjigj se unë kam shkruar këto 17 libra për të, por tanimë unë nuk kam qëllimin të shkruaj për të, por unë do të shkruaj për ato qe na ka lënë ajo. Nënën Terezë e ka njohur e gjithë bota, por bota nuk ka ditur asgjë për familjen e saj, për vendlindjen dhe për jetën e saj rinore. Prandaj ju përkushtova fillimisht ta zbardhë këtë anën e panjohur për të dhe nuk ju ndava më. Në emër të LSHAKSH. Në Gjermani fola dhe unë Pal Sokoli. Njoftova të pranishmit se kjo nismë e inaugurimit është e Lidhjes sonë, edhe pse këto dy trupore janë në pronën e familjes Lleshi. Na imponuan këto dy figura sepse janë figura me të cilat identifikohemi në shqiptarët. Unë e di se familja Lleshi është mirë e integruar në shoqërinë gjermane po këto dy figura të shquara kombëtare i kemi të gjithë në zemër. Gjergj Kastriotin- Skënderbeun si simbol të lirisë dhe Shën Nënën Terezë si simbol të dashurisë. Pas fjalës së kryetarit dhe të priftit qe kishin gjithashtu vetëm lëvdata për këto figura në Tarracën e Shtëpisë zbuluan dy truporet e përmendura imzot Dr. Don Lushi dhe Kryetari z. Dalhaus. Truporët janë nga guri i bardhë dhe të punuara nga një skulptor shqiptarë nga Lezha. Të gjitha komunikimet e Don Lushit dhe të tjerëve i përktheu më një përpikëri profesionale z. Hajredin Ibrahimi. Të pranishëm nga Lidhja jonë ishin Kryetari i nderit te LSHAKSH-së dhe veprimtari Martin Çuni, Hajredin Ibrahimi, Sead Ramadani dhe Musa Mulolli. Pas kafes dhe ushqimeve të përgatitura për mëngjes morëm rrugë drejt Dyseldorfit në Akademinë kushtuar Shën Nënë Terezës.
BOGDANI DHE SHENJTËRESHA E DASHURISË HALLKA ARBËRORE
JUBILE TË PAHARRUESHËM
Në sallën e Wirtschaftsklub në Dyseldorf ishin mbledhur shkrimtarë, udhëheqës të Shoqatave e asociacioneve të ndryshme nga pjesë të ndryshme të Gjermanisë dhe nga disa shtete tjera fqinjë qe ta takonin apostullin e Dashurisë se shenjtores sonë Don Lushin. Që në fillim të kësaj Akademie u shfaq një film i shkurtër diku dhjetëminutësh më fjalë të thëna dhe me zërin autentik të saj në fund “ Unë jam tuj u lutur për ju” në gjuhën shqipe, film i përgatitur nga Valon Shkreli. Pas filmit, Pal Sokoli përshëndeti përzemërsisht të pranishmit dhe i njoftoj me rrjedhën e këtij takimi. Përkujtojmë sot 330 vjetorin e shkuarjes në amshim të Arqipeshkvit tonë Pjetër Bogdani, 3 vjetorin e shenjtërimit dhe 40 vjetorin e nderimit me Çmimin Nobel për paqe të shenjtores sonë Nena Terezë. Don Lushi kishte edhe një jubile “të vogël” 50 vjetorin e njohjes më Nënën Terezë. Fjala ju dha z. Lazim Destani qe si nikoqir të përshëndes të pranishmit. Lazim Destani shfaqi kënaqësinë qe në këtë Akademi të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve në Gjermani kemi z Don Lush Gjergji. Unë personalisht jam shumë i nderuar a besoj se edhe ju të gjithë pjesëmarrës qe sot ne mesin tonë kemi Don Lush Gjergjin. Kisha kënaqësinë qe ditën e shpalljes se shenjtërimit të kësaj Nënë të madhe të isha në Vatikan ku edhe jemi takuar me Don Lushin. Besoj se sot kemi çka të dëgjojmë prej ti për këta përvjetor dhe për këtë Nënë të madhe. Z. Destani përshëndeti edhe z. Mensur Halili, Imam në Qendrën Islamike Shqiptare në Dyseldorf, njëherësh, Kryetar i Unionit të Qendrave Islamike Shqiptare në Gjermani.
Imami Mensur Halili përshëndeti të pranishmit me Paqja e zotit qoftë përherë me ju dhe falënderoi Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë për ftesën qe më kanë bërë dhe përkujtimin e këtyre përvjetorëve historik dhe falënderoj edhe Don Lush Gjergjin për pjesëmarrje në këtë Akademi. Imami përcolli edhe përshëndetjet e të gjithë anëtarësisë Unionit të Qendrave islamike në Gjermani. Lavdëroi shumë punën dhe veprimtarinë e figurës sonë kombëtare dhe simbolin e humanizmit botëror e cila ishte shembulli me i mirë i solidaritetit shpirtëror botëror, ishte si një qiri i cili digjej për të ndriçuar botën. Shpirti i saj pushoftë në paqe. Jam krenar qe jam shqiptarë dhe qe jemi gjaku i Nënës Tereze.
Pas përshëndetjeve të rastit, fjalën e mori Dr. Don Lush Gjergji. Pasi përshëndeti përzemërsisht të gjithë të pranishmit ju përkushtua dedikimit jubilarë të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve në Gjermani. Don Lushi ju përkushtua në fillim figurës se Arqipeshkvit dardan Imzot Pjetër Bogdanit. Përvjetori i shkuarjes në amshim i Arqipeshkvit tonë duhet të mbetët një përkujtim i gjallë sepse ishte një ipeshkëv i përkushtuar, atdhetar i devotshëm, luftëtar i lirisë dhe me një fjalë njeri i Zotit, Kishës dhe Popullit shqiptar. Jetën dhe veprimtarinë e tij ja ka kushtuar Zotit dhe Popullit të tij arbëror në rrethanat gati më të errëta gati të pamundshme. Kushtet ja imponuan qe shpeshherë të rrezikonte jetën me veprimtarinë e tij. Lufta e tij për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar të popullit shqiptar, çlirimi nga robëria e dyfishtë ; injoranca –mosdija dhe primitivizmi si kushte të domosdoshme për çlirimin nga sundimi i atëhershëm otoman. Ngritja e vetëdijes dhe krijimi i urave të miqësisë me popujt liridashës dhe miq të shqiptarëve. Imzot Pjetër Bogdani kishte krijuar miqësi me qendra të ndryshme të ndikimit qe ndihmuan edhe në çlirimin e Prishtinës dhe Prizrenit kur mu ato ditë sëmurët në Prizren nga mortaja dhe vdes në Prishtinë me 6. Dhjetor 1689 dhe varrosët në Kishën e Shën Fran Ksaverit qe menjëherë pas rimarrjes së Prishtinës u bë Xhami perandorake, kufoma e imzot Pjetër Bogdanit nxirret nga varri, u hodh në rrugë dhe u zhduk trupi dhe varri i tij. Atë kohë shkroi veprën “Çeta e Profetëve” e cila vlerësohet si një enciklopedi e kohës dhe çmohet lart nga E. Qabej, N. Jokli e deri të Ibrahim Rugova.
“Fati i popullit tim është fati im” ishte motoja e jetës se imzot Pjetër Bogdanit tha më ne fund Don Lushi.
Për jetën dhe veprën e Shën Nënës Terezë Don Lushi e filloj qe nga koha kur e kishte takuar për herë të parë para 50 vitesh, për çka edhe e konsideroj si jubile personal. Bota e njeh Shenjtoren tonë si një bamirëse qe ju ka përkushtuar jetës në mes më të varfërve të botës, i ka ndihmuar ata dhe përcjell deri në jetën e pasosur me besimin e saj ne Dashuri. Sot po përkujtojmë edhe 40 vjetorin e marrjes se Çmimit Nobel për paqe, të cilin ajo e kishte dëshmuar me angazhimin e saj për ata qe ishin të përjashtuar nga jeta, familja, jeta shoqërore. Po të bazohemi në traditën tonë shqiptare, të ne ishte Shtëpia jonë është e mysafirit dhe e Zotit. Nëna Terezë rrjedhë nga një familje e tillë bujare, Familja Bojaxhiu ishte familje e ngritur dhe e kalitur me kulturë dhe me vetëdije nacionale. Unë në veprimtarinë time prej 17 librash për Shenjtoren tonë jam përpjekur qe ta publikoj anën e panjohur të saj. Ta njoh botën me Djepin e saj, me familjen e saj dhe rrethin e saj shoqëror ku është lindur dhe rritur ajo. Shën Nëna Terezë ka kaluar 18 vite si Gonxhe Bojaxhiu, 18 vite tjera si Motra Terezë dhe të tjerat vite si Nëna Terezë deri në shpalljen e shenjtërimit te saj para tri vitesh. Don Lushi evokoi kujtime për takimet me Shën Nënë Terezën, kuptimin filozofik të Dashurisë si moto qe duhet të na përcjell gjatë gjithë jetës. Pal Sokoli ndërhyri duke recituar një poezi me titull “Jeta” të shkruar nga vet Nëna Terezë. Duke e konsideruar Nënë Terezë edhe si një talente të rrallë në shkrime letrare. Duke u lidhur me thënien e Don Lushin se unë qe nga dita e parë e njoha atë si një shenjtëreshë mora shembull se ne shpeshherë jemi dëshmitarë të përhapjes se epidemive te ndryshme dhe sëmuren apo edhe vdesin shumë njerëz. Në Kalkutë Nënë Tereza pa kurrfarë ngurrimi ka marrë në duar dhe ju ka pastruar plagët nga gërbula dhe asnjëherë nuk u infektua po përkundër asaj jetoi aq gjatë. Pas përjetimeve të ndjeshme të pjesëmarrësve përgjatë ligjërimeve të Don Lushit për të ju dhanë mundësinë pjesëmarrësve të njihen më mirë me tema të panjohura hapëm debate me publikun. Në debate u lajmëruan shumë pjesëmarrës prej aktivistit z. Bekim Gashi, veprimtari Lazim Destani, veprimtari dhe ish nënkryetari i R K. Z. Anton Kolaj, drejtuesi i Bibliotekës “Mark Krasniqi” Maxhun Smajli, Mjeku Smajl Halabaku, publicisti Eduart Kaca, artistja Eda Zari, Kryetari i nderit i LSHAKSH-në Gjermani Martin Çuni, shkrimtari Sadik Krasniqi, veprimtari Alfred Mançe, Shkrimtarja dhe publicistja Pranvera Gjoni aktivisti dhe publicisti Xhevat Ukshini dhe artisti Musa Mulolli. Komunikimi ishte i lirë dhe temat ishin rreth familjes së Shën Nënë Terezës, jeta e familjarëve të ndarë, historiku i shenjt i Shoqatës “Nëna Terezë” dhe kontributi shpresëdhënës pas luftës e themeluar nga Don Lushi, mundësitë e përkthimit të veprimtarisë se Don Lushit në gjuhën gjermane dhe procedura dhe filtrimi i veprimtarisë për shpalljen e shenjtërimit të një bamirësi etj. Don Lushi ju përgjatë gjithë kohës qëndroj në këmbë dhe më stilin e sofistëve të lashtë pa mikrofon, pa shënime ju përgjigjej konkretisht dhe pa lënë asnjë zbrazëti dëshmoi së vërtetë është njohësi më i mirë në botë i jetës dhe veprës se Nënë Terezës “qe ka dalë nga gjiri ynë, ka mrekulluar botën dhe unë jam përpjekur të ju a sjell prapë në mesin e juaj”( DLGJ). Jemi një popull dhe një gjak, mos lejoni të ju përçaj askush, mos lejoni të futen ne mesin tonë ku nuk e kanë vendin. Tregoni pjesën ma të mirë të jetës juaj ashtu siç na ka mësuar Nëna jonë, “ punë të vogla me dashuri të mëdha”.
Në përfundim përgjatë darkës dhe pijeve nga bufeja e klubit qe ishte i tëri në dispozicionin e pjesëmarrësve edhe më personelin shërbyes, Don Lushi nënshkruante veprat e tij qe të pranishmit patën rastin ti marrin pa pagesë. Të gjithë të pranishmit patën rastin edhe të përshëndetën me njëri tjetrin dhe të fotografohen me shoqishojn, me Don Lushin dhe me Imamin Mensur Halili, thua se në mesin e tyre kishte hyrë drita e Dashurisë se Shën Nënë Terezës.
MESHA SHENJTE DHE MOTOJA MESHA SHENJTE E DITËS “ EJA NE TRYEZËN TIME”DHE “ NA SHTO FENË”
06.tetor 2019 Dyseldorf
Në Dyseldorf mbahen meshë në gjuhën shqipe një herë në tre muaj nga një prift shqiptar qe vjen nga misioni katolik shqiptarë në Shtutgart. Dita kur Don Lushi dëshiroj të takonte edhe besimtarët nga rrethi i Dyseldorfit dhe të celebroi Meshë nuk ishte e paraparë të kishte meshë në gjuhën shqipe. Nga një njoftim i thjeshtë në Fb dhe nga një informim qe i bëra Misionarit të Shtutgartit pak ditë më parë mora lajmin se prej mesit të muajt tetor Dyseldorfi do të ketë misionar të rregullt. Besimtarët shqiptarë nga ky rreth ishin informuar nga njëri tjetri dhe atë të Diele krejt spontanisht u bashkuan mbi 60 besimtarë. Unë me Don Lushin dhe me Valon Shkrelin shkuam me herët dhe nga sakristiani i kishës u njoftuam se kishin ardhur edhe disa makina dhe ishin kthyer. Unë dhe Valoni vendosëm të rijmë para Kishës qe të shihemi se dikush është aty. Don Lushi kishte vendosur ta thotë Meshën me aç njerëz qe të mblidhen. Afrohej ora 12:00 dhe ishte kënaqësi kur mbërriti edhe misionari i emëruar Don Marjan Ukaj dhe me dhjeta besimtarë mbushën një pjesë të Sallës se asaj Kishe. Mesha ka programet ditore, liturgjia filloj me moton “ Na shto besimin” dhe “Eja në Tryezën time” kur me predikimin e tij Don Lushi dhe Don Marjani ne predikimet e tyre e lidhën fare mirë më moton e Shën Nënë Terezës “ Dashuri do ta shpëtoi botën” pra ftoni të tjerët në tryezën e dashurisë. Mesha përfundoj me shtrirjen e dorës se paqes njëri tjetrit dhe me marrjen e sakramentit të kungimit në zemër.
Pas Meshe Don Lushi kishtefluturimin e kthimit në Kosovë.
Pasi takoj shume besimtarë dhe te interesuar në oborrin e Kishës u përqafua dhe u përshëndet me ta dhe me mua u drejtuam ne aeroport.
DIÇKA NGA NËNA JONË
Në Biletën e Don Lushit figuronte edhe titulli Don çka nuk figuronte edhe në okumentin zyrtar. Zyrtarja në sportelin e aeroportit e ndaloj kalimin, por Don Lushi ishte misionari apostolik i Shën Nënë Terezës dhe do zoti dhe vjen miku Mufail Demiri dhe vetë mi tha Don Lushit eja pas meje. U mor Koferi i tij me veti, edhe pse me 2 kg më shumë, ju sigurua vendi i parë dhe ju shmang evidenca me titullin e tij Don në Biletë.
Misioni i Don Lush Gjergjit në Akademinë tonë përfundoj dhe pas tij në mesin e pjesëmarrësve dhe atyre qe e takuan dhe përshëndetën Don Lushin e ajo ndodhi kudo ishim me të, na la një dritë dashurie.
Në fund falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qe morën pjesë dhe ata qe mundësuan mbajtjen e kësaj Akademie dhe kontribuuan mbarëvajtjes së saj . Kërkoj falje publike atyre qe për shkaqe organizatore nuk kishim vend për ata të interesuar qe i kishin shpreh dëshirën të marrin pjesë në këtë Akademi.
Në emër të LSHAKSH- në Gjermani
Pal Sokoli

Tri gra shqiptare kërkojnë vende në Parlamentin austriak

Tri gra shqiptare nga Kosova synojnë të zgjidhen deputete në Parlamentin e Austrisë. Austriakët do t’u drejtohen qendrave të votimit të dielën, me 29 shtator për të vendosur për përbërjen e Parlamentit të ri. Në këto zgjedhje të parakohshme, të drejtë vote kanë edhe shqiptarët me nënshtetësi austriake, të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e gjithë shqiptarëve që jetojnë në Austri.

Për njërën nga 183 vendet në Parlamentin e Austrisë synojnë edhe tri kandidate shqiptare. Drita Cacaj dhe Ina Rexhepi nga ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) si edhe Serafina Demaku nga partia SPÖ (Partia Socialdemokrate e Austrisë).

Drita Cacaj: Nëse nuk dilni në votime, mos u ankoni pastaj!

Drita Cacaj

Kandidatet shqiptare kanë ftuar bashkëkombësit e tyre që të shfrytëzojnë të drejtën dhe të votojnë kandidatët shqiptarë, që për herë të parë të bëhen pjesë e Parlamentit austriak.

Kandidatja e ÖVP-së Drita Cacaj e cila garon në listën e kandidatëve për Vjenën, ka thënë se ata që nuk dalin në votime nuk duhet pastaj të ankohen. “Shqiptarët në Austri fatkeqësisht janë komuniteti që më së paku dalin në zgjedhje. Ne duhet të jemi të integruar në secilën sferë të jetës në Austri dhe duhet të jemi faktorë edhe në jetën politike të Austrisë. Në rast se ne nuk përkrahim njëri–tjetrin nuk mund të forcohemi si komunitet. Ne ankohemi tërë kohën kurse nuk jemi në gjendje një ditë të dalim dhe të votojmë për të ndryshuar gjendjen dhe për të kërkuar të drejtat që na takojnë”, ka thënë për albinfo.ch, kandidatja Drita Cacaj e cila theksoi se të gjithë ata që kanë nënshtetësi austriake e kanë për obligim moral dhe ligjor për të votuar.

Zonja Cacaj e cila është aktive prej vitesh në partinë ÖVP në Austri, është shprehur se me zgjedhjen e saj si deputete, ajo do të jetë zë i shqiptarëve në Parlamentin Austriak. “Vota juaj do të jetë përgjegjësi për mua që të ju përfaqësoj në mënyrën më të denjë njerëzore dhe profesionale. Si shqiptarë që jetojmë në Austri duhet të jemi të përfaqësuar dhe të integruar si të gjitha nacionalitetet tjera pa dallim”, ka thënë Drita, e cila ndër prioritet e saj kryesore ka edhe integrimin më të mirë të femrës shqiptare në jetën sociale në Austri.

Serafina Demaku angazhohet për mbrojtjen e klimës dhe transport publik falas

Serafina Demaku

Në anën tjetër, nga radhët e partisë SPÖ, kandidon 23-vjeçarja shqiptare, Serafina Demaku. Ajo ka lindur në Baden të Austrisë, kurse me prejardhje është nga Arbria e Drenicës.

Serafina ka qenë e angazhuar në organizata joqeveritare për çështjen e migracionit. Në vitin 2015 hyn në udhëheqjen e të Rinjve Socialistë të Austrisë, ku deri në maj të vitit 2017, mban edhe pozitën e Sekretares së të Rinjve Socialistë të Austrisë. Ajo kishte kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara nga po e njëjta parti.

Serafina në faqen e saj në “Facebook” tregon arsyet e kandidimit të saj për deputete.

“Unë kandidoj për zgjedhjet parlamentare 2019 për një politikë që e merr seriozisht mbrojtjen e klimës dhe angazhohet për një transport publik falas. Një politikë që angazhohet për një sistem ekonomik, ku njerëzit dhe mjedisi vlejnë më shumë se paratë dhe përfitimet. Për një politikë që krijon strehim të përballueshëm për të gjithë.

Zgjedhjet parlamentare në Austri janë zgjedhje të parakohshme. Ato u bënë të domosdoshme pas publikimit të skandalit “Ibiza” të liderit djathtist, Heinz Christian Strache, i cili në video incizime dëgjohej teksa u premtonte oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Ina Rexhepi: Nëse dëshirojmë ndryshime, atëherë votoni dhe bëhuni pjesë e ndryshimeve

Ina Rexhepi

Në listat për deputetë të partisë së kandidatit për kancelar, Sebastian Kurz (ÖVP) gjendet edhe Ina Rexhepi. Ajo është 36 vjeçare, e lindur në Prizren ndërsa së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët jeton në Wels të Austrisë. Bashkë me familjen e saj udhëheqin një kompani të suksesshme të dizajnit. Ina prej shtatë vitesh është anëtare e Partisë Popullore të Austrisë. “Pas relativisht pak kohësh që u bëra pjesë e partisë, u njoha me Sebastian Kurz. Ai më emëroi si ambasadore të integrimit për projektin “Zusammen Österreich” kështu që u bëra më aktive në politikë”, tregon Ina për “albinfo.ch”, për fillimet e aktiviteteve politike në Austri.

Sipas saj, Partia Popullore në Austri është partia që i trajton dhe ju jep mundësi shqiptarëve më së shumti, kjo falë raportëve të mira që tradicionalisht ka kjo parti me shqiptarët e deri te kancelari në ardhje Sebastian Kurz. “Për Partinë Popullore në Austri vlerësohet suksesi dhe jo origjina. ÖVP si prioritete i ka temat si: dixhitalizimi, ndryshimi i Klimës, forcimi i Evropës, pra, janë të gjitha tema që ndikojnë gjithashtu në gjeneratën tonë të ardhshme”.

Ina, kërkon nga shqiptarët që të dalin të votojnë sepse me votën e tyre do të ndryshojë pozitivisht gjendja e tyre. “Secili kërkon një jetë më të mirë për vete, për familjen dhe fëmijët e tij. Nëse dëshirojmë të bëjmë ndryshim, atëherë duhet të votojmë, sepse vetëm duke votuar mund të bëhemi pjesë e ndryshimit”, ka thënë Ina.

NËNDEGA E LDK NË NRW TË GJERMANISË, PJESË AKTIVE E VOTIMEVE NË KOSOVË – Nga Hilmi GASHI – Gjermani

Kryesia e Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në NRW të Gjermanisë është organizuar si kurrë më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet e Parakoshme Parlamentare në Kosovë.

Për t’i dhënë një përkrahje sa ma të fortë kandidates së nominuar për Kryeministre nga Kryesia Qëndrore dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, znj. Vjosa Osmani dhe Listës së Kandidatëve për Deputetë, Kryesia e Nëndegës së LDK-së në NRW, në mbledhjen e fundit të mbajtur në Wopertall të Gjermanisë, kërkojë nga anëtarësia e gjerë e saj dhe simpatizantët që i grumbullon afër vetes në NRW, që të jenë pjesmarrës në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare, duke i ftuar që në mënyrë të organizuar të udhëtojnë drejt Kosovës me autobus dhe avion.

Është për t’u theksuar se për t’iu dalë në ndihmë anëtarësisë dhe simpatizantëve të LDK-së në NRW në plotësimin e formularëve përmes postës elektronike Kryesia e Nëndegës së LDK-së për NRW formojë një komision, i cili ishte në qasje 24 orë.

Një organizim i tillë, për të marrë pjesë masivisht në Zgjedhje, nuk është marrë ndonjëherë në Gjermani. Ky është rasti i parë që LDK ka pasë një interesim kaq të madh për të marrë pjesë në Zgjedhje Parlamentare në Republikën e Kosovës.

Iniciativa të tilla janë për t’u përshendetur si dhe po shpresojmë se edhe Landet e tjera në Gjermani do të marrin iniciativa të tilla.

Vrapi pas zgjedhjeve dhe heshtja për zgjidhjen – Nga Nue Oroshi

Turravrapi i partive politike shqiptare në Kosovë në prag të zgjedhjeve i ngjanë një mozaiku me shumë ngjyra ku secila mundohet të rrezatoj edhe pse në të vërtetë shpeshherë këto ngjyra nuk janë ngjyra natyrore por janë ngjyra artificiale që  ju humbë rrezatimi me të përfunduar të zgjedhjeve më, 6 tetor 2019.

E njëjta gjë ndodhë edhe me buzëqeshjet artificale të politikanëve tanë që nuk janë buzëqeshje natyrore por vetëm buzëqeshje artificiale që përfundon me përfundimin e zgjedhjeve. Vrapi i partive politike për të marrë pushtetin i ngjanë vrapit të vrapuesit amaterë i cili në fakt nuk  është atletë dhe as vrapues profesionistë por që mundohet ta japë edhe frymën e fundit që të arrijë qëllimin e caktuar. Në këtë garë kemi së paku katër politikanë dhe një politikane që e ënderrojnë vetën kryeministër pas 6 tetorit. E nga ky ëndërrim vetëm njëra apo  njëri prej tyre do të jetë kryeministër apo kryeministre e Kosovës.

Një faktë është mjaftë interesant në këto zgjedhje.Është shumë vështirë të përcaktohet fituesi, për faktin se katër parti politike apo koalicione janë në garë për ta marrë vendin e parë dhe diferenca në mes të këtyre partive politike nga vendi i parë deri në vendin e katërt do të jetë shumë e ngushtë diku 5 deri 6%. Partitë apo koalicionet që po garojnë për vendin e parë që në një mënyrë apo tjetër thonë se do të jenë fituese të zgjedhjeve janë LDK,Vetëvendosje,PDK,AAK kurse Nisma Socialdemokrate do të kalon pragun zgjedhor dhe do të jetë shumë e kërkuar për koalicion paszgjedhor për faktin e arritjes së numrave.

Një gjë është pozitive në këto zgjedhje që Partitë politike shqiptare pesë prej tyre e kanë mundësinë e matjes së tyre me njëra-tjetrën. Një përparësi të lehtë në këtë drejtimë e ka LDK për shkak të faktit se kandidate për Kryeministre të Kosovës e ka një femër intelektuale dhe mjaftë e adhuruar tek masa popullore siç është Vjosa Osmani. Nëse Vjosa Osmani arrin dy gjëra: që ta zgjojë elektoratin e fjetur të LDK-së dhe  të rikthejë elektoratin e zhgënjyer të kësaj partie atëherë LDK mund ta këtë një fitore të lehtë karrshi partive tjera. Por kjo varet edhe nga fakti se sa është aktiv partia në terën.

Vetëvendosja me Albin Kurtin është një parti e cila dita -ditës po fiton terën dhe mbështetje tek rinia e zhgënjyer  e Kosovës dhe kohëve të fundit ju kanë bashkuar edhe disa intelektualë. Por kjo parti ka edhe zbrazësitë e saja se nuk dihet se sa pasoja i ka lënë ndarja për faktin se 35 % të deputetëve që kanë lënë partinë nuk janë pak.Një gjë të tillë e ka përjetuar edhe LDK-ja në të kaluarën kur u nda në dy krahë dhe pas shumë viteve doli partia e dytë.PDK-ja me kandidatin e saj Kadri Veseli i ka ra reputacioni për tokë.

Ajo për momentin shikohet si partia më e urryer dhe si fajtorja kryesore për këto degradime e shkatërrime që iu kanë bërë Kosovës.Por kur e dijmë faktin se elektorati i Kosovës nuk është një elektorat stabël dhe kjo parti përdorë mënyra e metoda të shumta për të fituar votat edhe kjo parti nuk mundet të jetë pa rezultate dhe mundë të jetë në mesin e katër partive të mëdha.Kjo parti shumë më tepër vota do të kishte marrë sikur kandidat i saj për kryeministër të ishte ish ministri i financave Bedri Hamza.Shumë interesantë do të jetë rezultati i koalicionit në mes të AAK-së dhe Partisë Socialdemokrate.

Dhe kjo për dy çështje:e para rritja e reputacionitë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj për faktin e këmbëngulsisë i cili dha dorëheqje dhe nuk pranoj shfuqizimin e taksës kundër Serbisë si dhe për faktin se është partia e parë që ishte në koalicion me PDK-në e që arriti ta rrëzoj PDK-në nga pushteti pa dëshirën e saj se paku në ato momente.Si dhe fakti i dytë është se ende nuk dihet se sa vota do të tërheqin deputetët e Partisë Socialdemokrate që u shkeputën nga Vetëvendosja.

Kurse Nisma Socialdemokrate nuk pretëndon që do të jetë në mesin e katër partive të para por që pas zgjedhjeve do të jetë një parti shumë e kërkuar për koalcione paszgjedhore.

Një gjë e cila e mundon çdo qytetarë të Kosovës është fakti se këto zgjedhje a do te prodhojnë zgjidhje.Zgjidhje është kur ndalet korrupsioni,hajnia e kriminaliteti.Zgjidhje është kur ndalen ndikimet e shteteve antishqiptare siç janë Rusia,Serbia,Turqia e shtetet arabe që dita-ditës janë duke e shtrirë ndikimin e tyre në trojet shqiptare e në veçanti në Kosovë.

Zgjidhje është sjellja e bizneseve serioze nga Evropa e hapja e fabrikave dhe prodhimeve të ndryshme që i sigurojnë rinisë qëndrimin në Kosovë dhe jo ikjen kah sytë-këmbët.Partitë politike shqiptare janë duke vrapuar shumë për të fituar zgjedhjet.Por ato janë duke heshtur se si do të bëhët zgjidhja pas zgjedhjeve që Kosova të fillon të ecë kah e mbara.

“Shut the f*** up”, mjekja shqiptare rebelohet me ministrinë e Diasporës

Mjekja shqiptare Jana Nano, e cila është pjesë e grupit kërkues “Epidemiologjia e Diabetit” pranë Institutit të Epidemiologjisë në Helmholtz Zentrum München në Gjermani i është përgjigjur ministrisë së Diasporës. Përmes një postimi në rrjetin social, ministria kishte publikuar foton e mjekes shqiptare shoqëruar me një ‘Cv’ të saj, gjë që mjekes nuk i ka pëlqyer aspak. Me një shënim të gjatë në rrjetin social, mjekja Nano shkruan mes tjerash se “Ky është një zhgënjim i thellë dhe i trishtë!”.

Ajo thekson se  “kjo strategjia e Ministrisë së Diasporës me promovimin e ‘Shqiptarëve në botë’, me duket e dyfytyrë dhe e cekët!”.  Mjekja Nano thotë se u detyrua të largohet  nga vendi për shkak të politikave të gabuara.

Postimi i mjekes Nano

Thjesht rastësisht, në fakt nga urimet e miqve, vura re që në profilin e Ministrisë së Diasporës, ndër shumë profileve promovimi shqiptarësh në botë, ndodhej edhe imi (me një foto). Ky akt është bërë totalisht pa marrë asnjë lloj aprovimi nga ana ime. Përvec shfryrjes së momentit sesi një faqe zyrtare e shtetit nuk njeh konceptet bazë të privatësisë individuale dhe nuk denjon as të dërgojë një mesazh aprovimi, një ulërimë e brendshme, e papërkufizueshme që më zgjati gjatë gjithë mbasdites më detyroi të ndaj me ju këto rreshta.

Kam rreth 8 vjet që kam ikur nga Shqipëria. Në atë kohë (studente në vitin e fundit të mjekësisë), kisha një entuziazem dhe kuriozitet të përjetoja sa më shumë alternativa të tjera organizimi (më së shumti ne kontekstin e arsimit, se ai ka qenë aktiviteti im kryesor), larg botës ku isha rrethuar. Në atë kohë, në statusin e studentit, ishim përpjekur të artikuloheshim kundër fillesave të kalbëzimit të sistemit. Por me një përqasje tmerrsisht naive, pa kuptuar sa të thella i paska patur rrënjët gangrena e arsimit shqiptar. Sot, nga skandalet e herëpashershme, protestat e studentëve, emigrimi masiv i të kualifikuarve, kuptoj që vendi ka ecur veç mbrapsht!

Ky është një zhgënjim i thellë dhe i trishtë! Në këtë kontekst, kjo strategjia e Ministrisë së Diasporës me promovimin e ;Shqiptarëve në botë’, me duket e dyfytyrë dhe e cekët!

E dyfytyrë, sepse shumë prej këtyre njerezve u larguan pasi nuk patën mundësi tjetër për të patur një jetë të denjë dhe të sigurtë. U larguan pasi vendi i tyre nuk ishte një opsion! Vendi i tyre nuk u dha as edhe një mundësi për të shprehur veten. Është shumë normale që njerëzit të lëvizin përgjatë jetës së tyre për të bërë eksperienca të reja pune a për të shijuar kultura të ndryshme jetese. Por ka një ndryshim të madh kur e bën këtë, sepse vendi yt nuk të siguron nevojat bazike të nje jete normale. Situata aktuale e Shqipërisë është reflektim i drejtpërdrejtë i politikave keqmenaxhuese dhe paaftesisë së drejtuesve.

E cekët, sepse aktivizon dhe stimulon ndjenjat demotivuese tek njerëzit, duke i bërë të mendojnë që andej jashtë Shqipërisë, është toka e premtuar. Të vendosesh si i huaj në një vend të ri ka vështirësite e veta. Nuk ke problemet primitive si në Shqiperi, por forma të tjera si p.sh. duhet të punosh shumë për të fituar besimin e njerëzve, kërkon kohë të krijosh komunitetin tënd të njerëzve ku mund të mbështetesh pasi je totalisht vetëm, diferencat kulturore ose gjuha etj, gjëra që në vendin tënd i merr të mirqena. Të kërkohet të të rregjet lëkura, me pak fjale! Përse gjithe këtë energji te mos e japësh në vendin tend? He pra, pse nuk krijoni kushtet që këta të rinj e të reja të lulëzojne në vendin e tyre e jo gjetkë?

Prandaj, shut the f*** up!!!, kur promovoni njerëz, të cilët u larguan prej politikave tuaja të këqija! Ndihem e turpëruar për ju, që në padyfytyrësinë tuaj, krenoheni për një punë që nuk dhatë asnjë kontribut. Përkundrazi, vendi im është sot edhe me keq seç e kam lënë! Ju jeni arsyeja kryesore pse shqiptarët sot ndihen të palumtur në vendin e tyre dhe ndërmarrin kalvarin e mundimeve të pafundme të “kurbetit” me fëmijët backpak në shpatulla! Të vetmet që duhen të ndihen krenarë janë Shqiptarët, të cilët kontribuan nga njera anë me gjenet luftarake, e nga ana tjetër, me sakrificat e djersën e familjeve, me zemrat e copëtuara ndër kontinente!

Pas Alba Kokalarit, një tjetër shqiptare merr post të rëndësishën në Suedi, zgjidhet kryetare e komunës së dytë më të madhe

Pas Alba Kokalarit një tjetër shqiptare merr post të rëndësishëm politik në Suedi.

Blerta Hoti, nga Kosova është zgjedhur drejtuese e komunës së dytë më të madhe në këtë shtet.

Blerta Hoti, shqiptarja 33 vjeçare nga Drenica, ka marrë drejtimin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg, ndërsa dikur ishte zilkërkuese në këtë shetet.  Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili përmes rrjetit social Facebook, ka uruar atë për marrjen e postit.

“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!” ka shkruar Pacolli.

Gjermania “toka e premtuar”, shteti ku studiojnë mijëra studentë shqiptarë

Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova. Por çfarë vështirësish kanë ata e ku mund të interesohen për t’u orientuar aty? Ekspertja e DAAD-së, Antje Schlamm shpjegon në një intervistë për Deutsche Wellen.

Një raport i DAAD për vitin 2019 konfirmon, se Gjermania është kthyer në një vend shumë të preferuar për studentët nga e gjithë bota, por për studentët nga Shqipëria dhe Kosova ka shifra?

Edhe për studentët nga Shqipëria e Kosova, Gjermania është një destinacion i preferuar, por natyrisht po ta shikosh në tërësi ata përbëjnë një pjesë të vogël të studentëve nga e gjithë bota. Nga Shqipëria kemi afër 2000 studentë, kurse nga Kosova kemi 2313 studentë. Këto janë shifrat aktuale të studentëve për vitin akademik 2017-2018. Është interesante të vihet re, – në statistika ne dallojmë mes studentëve të huaj që kanë jetuar më parë në Gjermani e atyre nga jashtë. Po të shohim studentët nga Shqipëria e Kosova shohim se aty reflektohet historia politike e fundit dhe historia e migracionit.

Çfarë është specifike në këto statistika?

Shohim se studentët kosovarë në universitetet gjermane vijnë me shumicë nga Gjermania, pra mbi 80% e tyre kanë jetuar në Gjermani para studimeve. Vetëm rreth 20% e tyre kanë ardhur drejt nga Kosova. Kurse tek studentët nga Shqipëria është e kundërta. Shumica e studentëve shqiptarë në universitetet gjermane kanë ardhur drejt nga Shqipëria, afër 90%. Kjo do të thotë, se biografia e tyre arsimore është formësuar në Shqipëri, ata janë rritur në Shqipëri, kanë ndjekur shkollën në Tiranë, Shkodër apo Elbasan dhe e kanë marrë që aty të drejtën e studimit në universitetin gjerman.

Çfarë i dallon këta studentë që vijnë drejt nga vendi origjinë, çfarë vështirësish kanë ata?

Nëse mund të flasim për vështirësi, – sepse ata sjellin vërtet sfond të mirë startimi – atëherë kjo lidhet me organizimin e studimit, në Gjermani kërkohet shumë vetëorganizim e vetëiniciativë, që ndoshta nuk gjenden aq shumë të ankoruara në traditën arsimore në Shqipëri e Kosovë.

E keni fjalën për vështirësi të orientimit si student fillimisht?

Po, për shembull si të bësh gati vetë planin e orëve të studimit, që nuk të jepet gati, nuk është fiks nga fillimi, por që përpilohet sipas interesave të studentit, një plan sigurisht brenda një kuadri studimor, por me pikërëndesa do të thoja. Edhe çështje praktike të jetës së përditshme luajnë një rol, kur vjen nga jashtë dhe je shumë i ri. Për shembull si të gjesh banesën, kjo është diçka, për të cilën duhet të përgatitesh mirë. Në qytetet e preferuara për studime nuk është aq e lehtë të gjesh një apartament, prandaj duhet të përgatitesh me kohë.

Çfarë mundësish ka për këta studentë?

Ka oferta mbështetëse, pra po të informohesh ka mundësi që të ndihmosh veten. Me organizimin e studimeve hasin në vështirësi edhe studentë gjermanë. Për shembull si t’ia dal t’i shkruaj të gjitha referatet që kam si detyrë, si ta organizoj kohën që të shkoj edhe në kurse, por të ndjek edhe praktikat që duhen apo të kryej punime të tjera të studimeve, pra si t’i organizoj të gjitha këto. Ose për studentët nga Shqipëria apo Kosova që nuk e kanë gjermanishten gjuhën e nënës të mësojnë, si të shkruajnë një tekst akademik. Për këtë ka gati në të gjitha universitetetet gjermane struktura mbështetëse, si të mësosh stilin akademik të të shkruarit.

Në cilat degë i gjen më shpesh studentët nga Shqipëria e Kosova?

Si studentët nga Shqipëria ashtu edhe ata nga Kosova kanë një preferencë shumë të qartë në përzgjedhjen e degës studimore – rreth dy të tretat e tyre i gjen nga njëra anë tek shkencat inxhinierike dhe nga ana tjetër tek shkencat juridike e ato ekonomike e sociale, këto janë degët e zgjedhura për vitin akademik 2017-2018. Pastaj ka edhe disa dallime mes studentëve nga Shqipëria e Kosova, pra bëhet fjalë për ata që nuk studiojnë inxhinieri, shkenca juridike, ekonomik apo shkencat sociale. Tek ky çereku i fundit vihet re, se studentët shqiptarë gjenden më shumë në shkencat natyrore dhe mjekësi, kurse kolegët e tyre kosovarë studiojnë më shumë krahasimisht shkencat humane.

Dikush nga Shqipëria e Kosova që dëshiron të studiojë në Gjermani – çfarë hapash duhet të ndërmarrë?

Gjëja e parë fare që duhet të bëjë është të informohet shumë mirë si në portalin www.study-in-germany.de, por edhe në faqen online të DAAD-së. Këtu gjenden të detajuara të gjitha hapat, që nga përgatitja, nga përzgjedhja e degës, kushtet e pranimit në univeristetet gjermane, të dhëna praktike për jetën në Gjermani, si për gjetjen e apartamentit, të treguara në formë të përshtatshme për të rinjtë. Nëse je interesuar për studime master, ka mundësi të kesh një bursë studimi master të DAAD-së. Kusht janë rezultatet e shkëlqyera në studime. Informacione për këtë gjen në portalin www.funding-guide.de.

Ata duhet po ashtu të vërtetojnë, se e kanë të siguruar jetesën…

Sigurisht ata duhet të informohen për rregulloret e marrjes së lejes së qëndrimit, por tek shtrimi i kërkesës për vizë ne si DAAD nuk përfshihemi. Kërkesa për vizë bëhet në ambasadat gjermane në vend, aty ata informohen saktësisht, se cilat dokumente janë të nevojshme. Nëse je pranuar në një universitet kërkon një vizë studenti, nëse ende nuk je pranuar nga ndonjë universitet gjerman, atëherë kërkohet një tip tjetër vize. Por për këtë ata që janë të interesuar është mirë të informohen tek ambasadat apo përfaqësitë gjermane në vend, edhe tek faqja online e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Si qëndron puna me tarifat studentore? Duhet të paguajnë studentët jo nga BE tarifa universitare në Gjermani?

Tarifa studentore ka për studentët në landin Baden-Vyrtemberg, që nga viti 2017, aty studentët e huaj jo nga BE që vijnë për studime në Gjermani duhet të paguajnë një kuotë 1.500 Euro në semestër. Në landet e tjera gjermane nuk e kemi këtë tarifë. Sigurisht ka një tarifë regjistrimi në universitete, afërsisht 100-300 Euro në semestër, që nuk është ndonjë tarifë e lartë, e brenda saj mund të jetë për shembull edhe qarkullimi urban për studentët.

Çfarë këshille do t’i jepnit me vete një të riu nga rajoni që dëshiron të studiojë jashtë?

Do doja t’i inkurajoja këta të rinj, që të jenë të hapur, e këtë hap të studimit të mos e shohin vetëm si një nevojë profesionale, sepse sigurisht nuk është e lehtë të braktisësh vendlindjen, por të shohësh edhe shanset e tjera të mëdha që krijohen, ky hap ka për ta ndryshuar jetën e tyre, do t’i pasurojë, do të zgjerojë horizontin e tyre, njohuritë e gjuhës. Ata do të përjetojnë një diversitet të tillë, të cilin ndoshta në këtë formë nuk e njohin në vendin e tyre.

(Antje Schlamm është drejtuese e programit të bursave për Europën Qendrore e Lindore, Europën Juglindore e Turqinë në DAAD, Shkëmbimin Akademik Gjerman).

Maturanti shqiptar thyen rekord në Greqi,kalon i pari në universitet

Rahman Lumi, maturanti shqiptar me banim në Nea Mudania, Chalkidiki të Greqisë, triumfon në provimet panhelenike dhe kalon i pari me 18. 640 pikë në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, në Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi.

Suksesi i jashtëzakonshëm i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke, pasi ka arritur thuajse të paarritshmen në sistemin grek arsimor, e veçanërisht në provimet panhelenike, të detyrueshme për të siguruar një vend në auditoret e larta shtetërore, që është shumë i komplikuar dhe kompetitiv: në dy nga 5 provimet është vlerësuar me notën maksimale e tepër të rrallë 20, ndërsa në të tjerat mbi 18.5.

Megjithatë, Rahman është shprehur me modesti në median greke se mezi pret të jetojë ëndrrën e çdo nxënësi, që nuk është tjetër veçse “jeta studentore”. Gjithashtu, ka deklaruar se ishte një vit i vështirë, me shumë sakrifica, por ja vlente mundimi. Rahman Lumi kishte dhe një mesazh surprizë për të cilin është përgëzuar shumë dhe nga media greke.

Ai ka theksuar se ndoshta do të largohet nga Greqia për një master, por ndryshe nga të rinjtë vendas që braktisën atdheun gjatë krizës, do të donte të jetonte e punonte në Greqi, vendin ku emigruan prindërit e tij, ku u rrit dhe tashmë ka shansin të realizojë gjithë ëndrrat.

SHOQATA “KOSOVA PËR SANXHAKUN” MBËSHTETET NGA MËRGATA SHQIPTARE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
 
Nga e majta: Idriz Zeqiraj, Xhafër Lecaj, Ismet Azizi, Osman Ferizi, Gazmend Dashi, Ali Daci,
                       Naim Haxhiaj, Afrim Mulaj, Xhevdet Muriqi...
 
     Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, me kryetar Ismet Azizin, është themeluar në tetor 2015. Qëllimi i kësaj nisme fisnike e atdhetare, është zgjimi i ndërgjegjës kombëtare, riaftësimi i gjuhës amëtare, i zakoneve dhe  traditave shqiptare, në krahinën bjeshkore të Sanxhakut. Shkurt, për ta stopuar asimilimin e mëtejmë, të kësaj popullate shqiptare, të rënë nën pushtimin serbo-sllavë.
     Hulumtimi i studjuesit Marin Mema, shpalosja faktike në disa emisione të trevës të Sanxhakut, ka zgjuar kurreshtjen, ka ngjallur interesim tek shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe në trevat tjera shqiptare, përfshi edhe Mërgatën shqiptare.
     Kryetari i Shoqatës “Sali Çekaj”, më parë, tani, kryetar i Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, ka rënë në kontakt me kryetarin Ismet Azizin, me veprimtarin e Sanxhakut, Ali Dacin dhe me të azhurnuarin me çështjen e Sanxhakut, profesor Mazllum Baraliun. Pas informimit të bollshëm, zoti Ferizi mblodhi Kryesinë e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane dhe vendosën, për mbështetje financiare të Shoqatës, me emërtesën shumë domthënëse “Kosova për Sanxhakun”
Ekipi futbollistik i Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, Bavari
     Për të sensibilizuar mërgimtarët në Gjermani dhe gjetkë, Shoqata “Sali Çekaj” organizoi turnirin tradicional vjetor humanitar sportiv. Paratë nga ky aktivitet i përvitshëm, dedikohen për raste humanitare. Kryesia dhe anëtarësia u dakorduan që kontributi sportiv, plus kontributeve monetare të anëtarësisë të Shoqatës dhe të aktivistëve të LDK-së, në Gjermani, në shumën prej 13.000 euro, të dedikohen për Shoqatën “Kosova për Sanxhakun”, që vajzat e djemtë e asaj treve shqiptare, të vazhdojnë studimet në shkollat e mesme dhe fakultetët e Kosovës, si dhe për veprimtaritë tjera kulturore e humanitare, në atë trevë të harruar nga pushteti serbo-sllavë.
     Më 12 gusht 2019, në mjediset e kompleksit hotelier e relaksues “Trofta”, në Istog, pronë e veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Ismail Bytyqi, tani, po kaq i suksesshëm në bisnes dhe humanitet, u organizua një drekë pune e përbashkët e Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, me kryetar Ismet Azizin; Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, me kryetarin e ri kaçanikas, poetin Gazmend Dashin; Kryesia e Degës të LDK-së, në Gjermani, me kryetarin Osman Ferizi, me pjesëmarrjen e Radio Televizionit “Fontana”, të kryesuar nga drejtori Zeqir Mehmetaj si dhe veprimtarë të tjerë nga Kosova dhe Mërgata.
     Kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi, bëri një ekspoze të plotë të misionit  që synon Shoqata në fjalë. “Shoqata u themelua në tetor 2015, në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Pjesëmarrësit ishin nga të gjitha territoret e shqiptare, përfshi edhe nga Pazari i Ri (Novi Pazari), Senica, Tutina. Rozhaja  e tjerë. Kemi kontaktuar edhe Myftiun e Sanxhakut, Zurkoviç, me Partinë për Aksion Demokratik, zotëri Sylejman Uglanin dhe burra e të rinj, me gadishmëri për bashkëpunim për nismën tonë.
     Edhe pse ndarja, izolimi i Sanxhakut nga Kosova, ka qenë dhe mbetet interes i Serbisë, megjithatë, zgjimi kombëtar veç ka filluar, si me veshje, me muzikën, melosin shqiptar, tupana në festime dhe interesimi për ta ripërtrirë  gjuhën shqipe. Njerëzit atje kërkojnë Ansamblin Rugova, preferojnë dhe provojnë kërcimin rugovas. Por, ende ka hezitime, përtesë, frikë e kursim, për t`u angazhuar në aksionin tonë. Por, ne i mirëkuptojmë dhe nuk ngutemni. Rrjedhimisht, në Sanxhak gjithçka ka filluar të frymojë shqip.
     Ne punojmë për shënimin e historisë orale, gojore. Projekti jonë vazhdon të begatohet dhe përmbushet, me fotografi që na dërgojnë vazhdimisht nga baza, nga Sanxhaku. Botimi i lahutarëve të Sanxhakut, është me shumë interes. Një takim domëthënës e kemi pasur me ish-Presidentin Sali Berishën, së bashku me Ali Dacin. Publikimi që i bëri Dr. Berisha takimit tonë dhe referenca e tij për Sanxhakun, 10 ditë pas takimit, ka qenë një inkurajim për punën tonë dhe jehonë për të tjerët”, – tha, ndër të tjera, kryetari Ismet Azizi.
     Kryetari Ismet Azizi kërkoi nga Shoqata “Sali Çekaj” dhe Dega e LDK-së në Gjermani, caktimin e një anëtari për bordin e Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Dhe, për këtë vendosen dy Kryesitë: të Shoqatës dhe LDK-së, përkatësisht, të kryesuar nga Gazmend Dashi dhe Osman Ferizi, u caktua Bujar Lajqi, veprimtar i dëshmuar.
     Veprimtari i mirënjohur sanxhakli, Ali Daci, në cilësinë e nënkryetarit të Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, vazhdon të jetë shumë aktiv: Sanxhaku me “Status Special”, ka ngjall interes të madh. Në Rozhajë e sollëm presidentin shqiptar, Ilir Metën. Ai ishte mirë i informuar për Sanxhakun. Dhe, për këtë meritor është këshilltari i tij politik, Flamur Gashi, nga Trubohovci i Pejës.
     Sipas Dacit, puna konkrete është detyrë parësore, njohja reciproke Kosovë-Sanxhak. Tetamentin e Uglaninit ia kemi dërguar secilit deputet, pavarësisht përkatësisë kombëtare.
     Xhafer Lecaj, veprimtari i çështjes kombëtare, me stazh prej 5 (pesë) dekadash, foli për rolin e Mërgatës, për mbijetesën dhe luftën e Kosovës. Vetëm Aktivi i LDK-së, në Kichheim-Teck, Një qztezë, relativisht, e vogël, që zotëri Leci e ka udhëhequr, ka kontribuar me 1.175.000 marka gjermane, plus aksioneve tjera. Puna e mërgimtarëve ka qenë përkushtuese, pa asnjë interes personal.
     E përgëzoj Ismet Azizin për punën që bënë, në relacionin Kosovë-Sanxhak, natyrisht, në përfitim dhe zgjim kombëtar, të asaj treve, fort të asimiluar. Zotëri Leci tha se ndjehet i gëzuar që gjendet në mesin e miqve të hershëm Idriz Zeqiraj e Osman Ferizi si dhe mikun e ri, drejtuesin e mediumit Radio-Televizionit “Fontana”, zotëri Zeqir Mehmetaj.
     Gentrit Murseli, nënkryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, si dhe asambleist i LDK-së, në komunën e Gjilanit, tha se punojmë për shpërqëndrimin vëmendjes të Serbisë nga Kosova dhe të kthejë sytë tek Sanxhaku. Portali i Sanxhakut ka 15.000 përcjellës dhe vazhdon të begatohet me adhurues të rinj.
     Këtij takimi i kontribuan edhe anëtarët e Shoqatës “Sali Çekaj”, njëherësh, veprimtarë të Degës të LDK-së, në Gjermani: Gazmend Dashi, Bujar Lajçi, Xhevdet Muriqi, Afrim Mulaj, Naim Haxhiaj, Besim Mulaj. Ishin të njëzëshëm në vlerësimin pozitiv të Radio-Televizionit “Fontana” dhe falenderuan drejtorin Zeqir Mehmetaj, për pasqyrimin dhe informimin profesional, që u bënë veprimtarive të ndryshme në Mërgatën shqiptare, në përgjithësi, dhe në atë të Gjermanisë, në veçanti, në bashkëpunim me zëdhënësin e Shoqatës tonë, Maxhun Smajli.
     Shoqata “Sali Çekaj” ka ndarë medalje, me fotografinë e heroit Sali Çekaj, për kryetarin e Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizin, të cilën ia dorëzoi kryetari Gazmend Dashi dhe drejtorin e Radio-Televizionit “Fontana”, Zeqir Mehmetaj, të cilën ia dorëzoi Idriz Zeqiraj, anëtar Nderi i Shoqatës.
     Veprimtari i mirënjohur, humanisti i shquar istogas, me punësim në Suedi, Xhafer Balaj, në nderim e mirënjohje, për mysafirët nga Sanxhaku, Gjilani dhe Mërgata, shtroi një drekë të begatë. Zotëri Balaj u falenderua nga mysafirët dhe u përgëzua për humanitetin, bëmirësinë unike, që vazhdon ta bëjë ndër vite, me parësi, për shëndetësinë, madje, në tërë Etnikumin shqiptar.