Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takim me komunitetin e arbëreshëve të Italisë, ka marrë çmimin “Gjergj Kastrioti”.
“Falenderoj komunën e Frasnitës për çmimin “Gjergj Kastrioti”. Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar. Po ashtu, në zemër të Arbërisë, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, inauguram sheshin, i cili e mban emrin e Republikës sonë, sheshi “Kosova”. Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka thënë se është mirënjohëse për mikpritjen e arbëreshëve, që sipas saj për shekuj me radhë kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve.
“Mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe. Për shekuj të tërë, ata e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre. Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve”, tha Osmani.syri.net