VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

AP: Presidenti Thaçi dhe 9 ish – luftëtarë akuzohen për krime lufte

By | June 24, 2020
blank

Komentet

blank

LIVE SYRI TV/ Policia përplaset me banorët e Laprakës, tenton t’i shpërndajë me forcë

Banorët e Laprakës po zhvillojnë edhe sot protestën e radhës kundër devijimit të projektit të Unazës së Madhe, i cili prek shtëpitë e tyre. 

Sot ata kanë bllokuar rrugën te ish-sheshi Shqiponja.

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën me forcë, por banorët vijojnë rezistencën e tyre.

Syri TV sjell pamje Live nga protesta e banorëve. Nga vendi i ngjarjes raporton gazetarja Fabjona Pasho.

blank

UDHËHEQËSI QË IU KUNDËRVU NAZIZMIT, JEMI TË GJITHË BORXHLINJ NDAJ CHURCHILL-it Nga ANTONIO CARIOTI – Përktheu Eugjen Merlika 

 

Winston Churchill është një mit, ende I bleruar nga kinematografia, por edhe një shënjestër, sepse personazhi kishte cilësi mjaft të papëlqyeshme për ndjeshmërinë e ditëve tona, të mprehura nga kaqë dhjetëvjeçarë paqeje, në të cilët është humbur në shumë drejtime kahu i asaj se sa tragjike është historia.

            Shkëlqim e poshtërsi, libri i Erik Larsonit, sot në shitje së bashku me “Corriere”, na e tregon në çastin më të vështirë e njëkohësisht më të lavdishëm të karierës së tij tepër të gjatë politike: kur u thirr për të udhëhequr Britaninë e Madhe, ndërsa armatat e Adolf Hitlerit po përpinin Francën, në majin e vitit 1940, e për një vit Vendi i tij u gjend në luftë i vetëm kundër fuqive të Boshtit (Gjermanisë i ishte shtuar edhe Italia fashiste) që zotëronin Evropën kontinentale.

Nuk bëhej fjalë vetëm për të përballuar sulmet e aviacionit gjerman që synonte të asgjësonte forcat ajrore britanike, në pritje të një mësymjeje përtej Manshit, në të famëshmen “betejë të Anglisë”. Ishin edhe nëndetëset e Rajhut të Tretë që godisnin flotën e madhërisë së tij. N’Afrikën e Veriut luftohej për kontrollin e Mesdheut; deri sa bëhej fjalë për të përballuar italianët, gjithshka shkonte si në vaj për trupat e Komonuellthit, por në fillim të 1941 zbarkoi në Libi gjenerali i shkëlqyergjerman Erwin Rommel dhe kundër Trupës së tij Afrikane qe krejtësisht një muzikë tjetër.

Churchill-i, n’atë vit të tmerrshëm ndërmjet 1940 dhe 1941 i treguar nga Larsoni, më parë se Hitleri të hidhej në aventurën e çmëndur për të sulmuar Bashkimin Sovjetik, pati meritën t’a mbante timonin drejt, të mos i lëshonte pe miklimeve të Gjermanisë, që do të kishte dëshiruar me qejf të përfundonte një paqë të veçantë me Londrën, për t’i kthyer pastaj të gjitha fuqitë e saj ushtarake drejt lindjes. Disa – zakonisht në Itali të përmalluarit e Duçes – i a quajnë një faj, ashtu sikurse e padisin për përkulje kundrejt Josif Stalinit.

Në të vërtetë Churchill-i kishte kuptuar karakterin e thellë të regjimit të Hitlerit, me të drejtë e quante një kërcënim vdekësor për vlerat e Perëndimit liberal, edhe të ndërpretuara në kahun konservator. Kur diktatori gjerman i bëri favorin e hedhjes në një sipërmarrje të kuturisur në fushat e pakufishme ruse, ai nuk mund të mos përfitonte edhe me çmimin për të shtrënguar një aleancë me despotin e Kremlinit, ai që ishte një kundër komunist granitik i orës së parë. Nga ana tjetër synimi kryesor i kryeministrit britanik ishte një tjetër, siç vëren me të drejtë Larseni: të tërhiqte në luftë nga ana e tij Shtetet e Bashkuara, fuqinë industriale të saj ai, me të drejtë, e shihte si siguri të fitores. Nuk qe një ndërmarrje e lehtë, sepse në Shtetet e Bashkuara izolacionizmi kishte themele të qëndrueshme: u desht sulmi i pabesë japonez në Pearl Harbor për t’i bindur të rrëmbenin armët.

Por sot paditë mbizotuese mbas vdekjes së tij janë të një tjetër mënyre nga ato të së djathtës skajore. Në tabanin e një përmendoreje të tij kanë shkruajtur epitetin çnderues “racist”. I vishet atij kryerja e një gjenocidi gjatë luftës së Dytë botërore, lenia të vdesin urije bengalezët për t’i dhënë përparësi skajore synimeve luftarake.

Në të vërtetë paditë që kanë të bëjnë me zinë e bukës që efektivisht goditi Bengalën ndërmjet 1943 dhe1944, janë zmadhuar gjërësisht, ndërsa i a vlen të ndalohet mbi sulmet kundër këndvështrimit të botës nga ana e Churchill-it, që sigurisht ishte një njeri që besonte në “misionin qytetërues” të Perandorisë britanike – “barra e njeriut të bardhë” për të cilën fliste Rudyard Kiplingu – dhe kishte paragjykime të rënda kundrejt popullsive jashtë evropiane, edhe se çmonte shumë vlerat e ushtarëve hindianë, të mobilizuar nën simbolet e Londrës.

Fakti që të matet me metrin e sotëm një udhëheqës i lindur në 1874 do të thotë të bihet në një anakronizëm të hapur, duke harruar se çdo epokë  ka bindjet e saj të përhapura dhe gabimet e saj. Veçanërisht në rrafshin historik nuk mund të ngatërrohet evroqëndërsia e tetëqind-nëntëqindit, e themeluar mbi një ide të përparimit, ndoshta e patëkeq e sigurisht e padrejtë kundrejt popujve afrikanë dhe aziatikë, me ideologjinë raciste që i ndan qëniet njerëzore në eprorë e më të ulët, jo për çështje zhvillimi qytetar por mbi bazën biologjike duke vënë në lëvizje mitin e gjakut.

N’ato ditë të 1940-ës e 1941-shit, ndërsa përgatitej Shoah-u, Churchill-i ishte rrjeshtuar me të gjithë energjitë e tij në anën e kundërt të racizmit. Një thyerje e tij do të kishte hapur pritmëri të tmerrshme, njëherë që e gjithë Evropa do të ishte fuqimisht në dorën e çfarosësve të Auschwitz-it. Kryeministri britanik kishte të meta e dobësi, siç nënvizon Larson në librin e tij, por n’atë luftë titanike ai qe mbrojtës i lirisë. Jo vetëm të asaj të britanikëve, por asaj të gjithë njerëzve, përfshirë italianët e gjermanët armiq të tij.

 

“Corriere della Sera”, 12 nëndor 2021     Përktheu Eugjen Merlika

blank

KLIMA DHE TË DREJTAT: ME MBROJTË SHOQËRITË E HAPURA – Nga ANGELO PANEBIANCO – Përktheu Eugjen Merlika          

 

            Të shuara dritëhedhësit mbi Cop 26, mbi takimin e Glasgow, për më tepër mbi manifestimet e udhëhequra nga Greta Thunberg që e kanë shoqëruar, ndoshta i a vlen të bëhen një palë pyetjesh. Megjithë marrëveshjen e befasishme mbi klimën ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës (që duket se është një lëvizje më shumë në një ndeshje të ndërlikuar shahu ndërmjet dy Vendeve), mbetet që kundërshtia e ndotësit më të madh të Planetit, Kinës, për marrëveshje shtrënguese mbi energjinë e ndotur ka qënë përcaktuese. Më shumë se ajo e Hindisë që ka shfaqur hapur armiqësinë e saj (në të vërtetë, për arsye të kuptueshme) ndaj një heqje dorë shumë të shpejtë të përdorimit të qymyrit.

Si vallë nuk shihen në qarkullim nëpër botë veprimtarë të mjedisit të zinxhirosur para ambasadave kineze? Si vallë Kina nuk është bërë armiku i tyre kryesor? Një tjetër pyetje e pason: në Glasgow kishte veprimtarë t’ardhur nga gjithë anët e botës por mund të vihet bast se ata me pashaportën e Republikës popullore kineze ishin shumë të paktë. Ndoshta asnjë. Si ndodh kështu? Pyetja e parë detyron dallimin ndërmjet shqetësimeve të natyrshme për ndryshimet klimatike dhe atyre të natyrave të tjera. Pyetja e dytë do të duhej të inkurajonte veprimtarët e mjedisit të pranonin se nuk jemi të gjithë njësoj, se ka, ndërmjet Vëndeve të ndryshme të pështjelluara, ndryshime politike rrënjësore, të cilat nuk do të jenë të papërfillëshme në vendimet e ardhëshme të qeverive, edhe në lëndën e kundërshtisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Përgjigja e pyetjes së parë nuk është e vështirë. Në lëvizjen mjedisore bashkëjetojnë dukshëm dy drejtime. I pari është ai i atyre që kanë si interes të vetëm të natyrshëm ndalimin e ndryshimeve klimatike. Sigurisht ai është drejtimi i shumë veprimtarëve. Është ai që fiton simpatinë e një publiku të gjërë perëndimor që bashkëndan me të shqetësimet.

Por ka edhe një tjetër, po aq të dukshëm, një tjetër drejtim që mund t’a pagëzojmë “kundërkapitalizëm me të gjitha mjetet”. Është drejtimi i atyre që janë të interesuar të luftojnë kapitalizmin e njëjtësuar me shoqërinë perëndimore. Njëherej kjo rrymë gjallëronte lëvizjet komuniste. Sot që komunizmi është një utopi e vjetëruar, që nuk shërben më, maqina e re është lufta kundër ndryshimeve klimatike. A nuk ka qënë vallë kapitalizmi perëndimor që ka dhunuar mjedisin në shekujt e fundit? Pra lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe kundër kapitalizmit në trajtë perëndimore a nuk është e njëjta gjë? Ja përse Kina nuk mund të bëhet armiku kryesor. Do t’ishte në kundërshti me rrëfimin, ndoshta jo zotërues, por sigurisht shumë të përhapur në botën mjedisore. Do t’a zhvendoste vëmëndjen nga armiku “i vërtetë”, i cili, veç të tjerave, është shumë më i ndikueshëm se sa Kina.

Deri sa dy drejtimet do të vazhdojnë të bashkëjetojnë, “të fuqishmit e Tokës” me të cilët do të merren do të jenë kryesisht “të fuqishmet” (qeveri) perëndimore, çfarëdo të thonë faktet që duken sheshit (për shembull, ata që tregojnë pakësimin, gjatë kohës, të pasojave ndotëse të veprimtarisë industriale n’Evropë). Ja përse fjala e urtë e ish Presidentit Obama mbi shumllojshmërinë e problemeve dhe shkallshmërinë e nevojshme të dhënies së përgjigjeve, i u kthye mbrapsht dërguesit. Është njëra nga dy arsyet, për të cilat zotërojnë parashikimet apokaliptike mbi përimtimet e qeta e të matura: sa më shumë të përhapet bestytnia në katastrofën kërcënuese, aq më shumë kapitalizmi (perëndimor) mund të vihet në vështirësi. Arsyeja tjetër, më e përgjithëshme, është që utopitë mijëvjeçare (pritja në një t’ardhme rrënjësisht të ndryshme nga e sotmja) janë kripa dhe motori i të gjitha lëvizjeve kolektive.

Vështrimi tjetër, i lidhur me të parin, është i përfaqësuar nga nënvleftësimi i ndryshimeve që shfaqen ndërmjet shoqërive të hapura e demokratike perëndimore dhe atyre të mbyllura e autokratike. Siç ka vërejtur Federico Rampini (Corriere, 14 nëndor) nuk mund të ketë një Greta kineze. Për arsyen e thjeshtë se nëse një kundërshtar me çfarëdo titulli, ngre kokën nga ato anë, menjëherë atë i a presin. Rrjedhin dy pasoja. E para është se lëvizjet mjedisore  mund t’a bëjnë të ndihet zëri i tyre veçanërisht ose vetëm në Perëndim. E dyta është se duke qënë ato perëndimore shoqëri të hapura, në të cilat qeveritë duhet të përgjigjen për veprimet e tyre para opinioneve publike, do të jenë ato në vitet e ardhëshme që do të venë në jetë masat e kundërshtisë së ndryshimit klimatik, për shkak të përhapjes së shqetësimeve në vetë ato shoqëri.

Duhet vënë re se ata ndryshime shfaqen në çdo drejtim. Është e vështirë (siç ka vërejtur Franco Venturini në Corriere të 17 nëndorit) që të mos i vishet fakti që në Rusi përqindja e të vaksinuarve është thellësisht më e ulët se ajo që regjistrohet në Vendet perëndimore, mosbesimit tepër të kuptueshëm e shumë të lashtë të rusëve kundrejt autokracive të pushtetit. Kush mund t’i besojë, nga ato anë, asaj që thotë qeveria?

Si vallë këto ndryshime të dukëshme ndërmjet Vëndeve kaqë shpesh nuk mbahen parasysh nga një lloj veprimtarësh të mjedisit, po aqë nga shmë prej atyre që, duke punuar në sistemin e komunikimeve, mbajnë haptas anën e tyre? Kjo “harresë”  miratueshmërisht është pjesë e një sintome të njohur e të vërejtur prej shumë kohe: prirja, veçanërisht e disa perëndimorëve të ndryshëm që ushtrojnë, me çfarëdo titulli, punë intelektuale, për të urryer shoqëritë e hapura e demokratike në të cilat jetojnë e për të parapëlqyer shoqëritë e mbyllura dhe autokratike. Thonte ekonomisti Joseph Schumpeter se vetëm shoqëria perëndimore ka rritur një numër kaq të madh intelektualësh, të cilët kanë marrë përsipër detyrën për të dhënë ndihmesën për t’a shkatërruar. Të mos vlerësojnë shoqërinë e hapur në të cilën bëjnë pjesë dhe në qoftë nevoja edhe t’a luftojnë (mjaft se me mjete paqësore e të ligjëshme) është një e drejtë e qytetarëve perëndimorë. Duhet t’u kujtohet atyre se ka edhe një të drejtë për t’a mbrojtur.

 

“Corriere della Sera”, 21 nëndor 2021    Përktheu Eugjen Merlika               

blank

GRATË JAZIDE TË BRAKTISURA NGA EVROPA – Nga MARTA SERAFINI – Përktheu Eugjen Merlika  

Janë të njëjtat gra që, si pjesë e pakicës fetare – asaj jazide – janë shitur si skllave, përdhunuar e vrarë nga Isis mbas masakrës së Sinjarit të 2014. Dhimbjet e atyre të rejave i kanë përshkruar të gjitha mediat e botës. Ende sot në hapësirën e shtatë viteve, avokatë të kalibrit të Amal Clooney luftojnë nëpër gjykata me qëllim që t’u njihet atyre statusi I viktimave të gjenocidit. Për ta Evropa u zotua në thirrje, çmime, mbështetje e deklarata. Megjithatë tani, të njëjtat gra kthehen mbrapsht nga kufiri ndërmjet Bjellorusisë e Polonisë.

Ndodhi në ditët e shkuara, kur 430 prej tyre janë kthyer në Kurdistanin iraken mbasi kishin harxhuar të gjithë kursimet e tyre për të marrë udhëtimin. Kishin mbërritur në dyert e Evropës, si mijra të tjerë të ikur irakenë, sirianë e kurdë, mbasi Bjellorusia kishte filluar të jepte viza kujtdo që rrekej të hynte n’Evropë. Një praktikë që Minsku – padit Evropa – sigurisht nuk e ndjek n’emër të së drejtës njerëzore, por që e ka zbatuar për të ushtruar trysni politike mbi Brukselin. Në mes të shkëmbimit të padive gjënden ato, gra të cilave Parlamenti evropian u ka dhënë Çmimin Zaharov në 2016 e që sot nuk kanë para as për të paguar taksinë për t’u kthyer në shtëpi nga aeroporti.

Vajza, ndërmjet të paktave të mbijetuara nga masakrat e Isis, prej të cilave kemi dëgjuar rrëfime rrënqethëse mbasi xhihadistët i kishin liruar kundrejt një shpërblimi, e të cilave shumë Vënde evropiane, me në krye Gjermaninë, u kanë njohur statusin e refugjateve politike. Ku është atëherë kahu i drejtësisë përballë atij muri në Poloni? Ku është fryma e Evropës?

            Pak ditë më parë një fëmijë sirian vdiq nga të ftohtit në një pyll, pak kilometra nga kufiri evropian. Sigurisht nuk është rruga e drejtë të pranohen kërcënimet, por as  kthimi i kokës nga ana tjetër, ndërsa gratë jazide shohin të mohuar të drejtën e strehimit politik, nuk mund të shpjerë shumë larg Evropën.

 

“Corriere della Sera”, 23 nëndor 2021    Përktheu Eugjen Merlika

blank

BIDENI I ÇARMATOSUR PËRBALLË INFLACIONIT – Nga MASSIMO GAGGI – Përktheu Eugjen Merlika

 

 

            Punë, punë, punë: duke qëndruar në mendimin që në dhjetëvjeçarët e fundit ka zotëruar politikën amerikane – krijimi i vëndeve të punës – Joe Biden duhej t’ishte në një fuçi hekuri. Infarkti ekonomik i pandemisë jo vetëm nuk ka zhytur Shtetet e Bashkuara në rënie ekonomike, por po e shpie, me gjithë frenimin veror për variantin Delta, drejt një fuqizimi të fortë me papunësinë e ulur në 4,6 përqind.  Simbas analistëve të Goldman Sachs, një bankë e njohur e Wall Street-it, të papunët do të vazhdojnë të ulen duke arritur në gjysmën e vitit tjetër në 3,7 përqind e në fund të 2022 në 3,5: në fakt punësim i plotë.

Ndërkaq partia e presidentit po shkon drejt një humbjeje kumbuese në votimet e mid term në vjeshtën e ardhëshme, jo vetëm për manevrat republikane mbi kolegjet e rregullat zgjedhore e për aftësnë e së djathtës për të fituar vota mbi “luftërat kulturore”, por sepse inflaksioni ka zëvendësuar punësimin  si shqetësimin kryesor të amerikanëve. Rritja e çmimeve – e parashikuar por e nënëçmuar si dukuri e butë dhe e përkohëshme nga Thesari dhe Federal Reserve – është kthyer në një shkëmb që mbyll rrugën e kryesisë Biden. Vetë Goldman Sachs në fakt parashikon që flama e çmimeve (+6,2% në tetor) do të vazhdojë gjatë gjithë dimrit. Gjëndja do të fillojë të përmirësohet vetëm në mes të 2022: me gjasë shumë vonë për të shpërndarë pakënaqësitë e amerikanëve që do të votojnë në nëndor.

Biden-i, gjithmonë e më pak popullor në hulumtimet, është i vetëdijshëm: në ndryshim nga ekonomistët e tij të rinj, ka jetuar në kohë të një inflaksioni të lartë dhe e din se gjindja sheh tek qeveria përgjegjësin e asaj takse të fshehtë. Ai thotë se duhet kuptuar dobësia e qytetarëve që shohin të dyfishohet çmimi i karburantit e shpenzojnë shumë më tepër për harxhin e përditshëm. Biden-i e din por është i çarmatosur. Duhet të mbrohet nga padia se ushqen inflaksionin me ndihmat (të dhëna në të njëjtën masë nga ai dhe nga Trump-i gjatë pandemisë) e nuk ka pushtet mbi fajdet industriale, të tregtisë e të punës që shkaktojnë ngritjen e çmimeve. E kur i kërkon OPEK-ut të prodhojë më shumë përqeshet me ligësi: “Bëj vetë: nxirr më shumë naftë nga SHBA”. Por të rihapen puset e mbyllura gjatë lockdown-it nuk është një veprim i lehtë. E po t’a nxiste do të përgënjeshtronte zotimet e tij për dekarbonizimin.

 

“Corriere della Sera”, 19 nëndor 2021    Përktheu Eugjen Merlika

blank

Mbi 11 vite Shqipëria pa Ambasador në Vatikan! – Nga ALBA KEPI

Nuk di ne cilin vend te botes mund te ndodh te kesh te njejtin person te ngarkuar me pune prej 11 vitesh, dhe pa titull Ambasador.
Sot mbushen 30 vite nga rivendosja e marredhenieve diplomatike mes Shqiperise e Selise se Shenjte, Vatikan.
Sipas dokumentave diplomatike prej me shume se nje dekade Shqiperia nuk ka nje ambasador te emeruar ne shtetin e Vatikanit.
Prej dates 7 qershor 2010 e deri sot, Shqiperia ka emeruar te ngarkuar me pune ne Vatikan zonjen Majlinda Dodaj, me nje nderprerje te shkurter pak a shume nje vjecare, kur kete detyre e mori shkrimtari i nderuar z, Visar Zhiti.
Zonja Dodaj mund te jete nje nepunese mjaft e mire o jo, kjo i mbetet pergjegjesi verifikuese autoriteteve, Ministrise se Jashtme, politikes, opozites, Parlamentit, Komisioneve Kushtetuese e Çeshtjeve te Jashtme, Presidentit te Republikes e cdo organizmi qe ka marre ne “patronazh”reformimin e sistemit shteteror shqiptar.
Por deri ne kete hipoteze verifikimi (ndoshta nuk do behet kurre teze) detyrimi civil ndaj qytetareve shqiptare mbetet;
Pse Shqiperia prej me shume se 11 vitesh nuk ka nje Ambasador te emeruar ne Vatikan?
E ndersa degjoja fjalen e Kryeministrit shqiptar sot ne Seline e Shenjte ne nderim te kesaj date perkujtimore raporti diplomatik, nuk di pse me erdhi ndermend shprehja e huazuar dhe nga Parlamenti Europian;
“It is not about washing ourselves but not getting wet”
blank

Besnik Mustafaj për DW: Berisha po e ndihmon PD-në, Basha po i përdor SHBA-të

Shkrimtari dhe intelektuali, Besnik Mustafaj, i cili ka qenë edhe eksponent i lartë i Partisë Demokratike që në themelim, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë nën qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, si dhe anëtar i Komisionit që thirri Partia Demokratike për zgjedhjen e kandidaturave të deputetëve për zgjedhjet e 25 prillit, ka dhënë një intervistë për gazetaren e DW, Lindita Arapi, ku ka folur për zhvillimet e fundit brenda PD-së.

I pyetur nëse mendon se mund të kemi dy parti pas 18 dhjetorit dhe jo më një PD unike, Besnik Mustafaj thotë se lëvizja që ka nisur Berisha faktikisht po i bën një shërbim të madh partisë.

“Unë konstatoj që Berisha po arrin të zgjojë bazën e Partisë Demokratike, masën e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, e ky është shërbim i madh që ai i bën PD-së. Pastaj prodhimi e rezultati institucional, si do të vazhdojë udhëheqja e drejtimi i Partisë Demokratike, a do të vazhdojë Lulzim Basha apo do të kemi zgjedhje të reja, ky është një problem që nuk e parashikoj dot me siguri, është një problem procedurial, një problem statutor, por edhe një problem që lidhet me karakteret e të dy liderëve edhe të Bashës edhe të Berishës, që sot faktikisht kanë shkuar në një pikë, ku unë nuk shoh asnjë mundësi kompromisi”, tha ai.

Gjithashtu Mustafaj është pyetur nëse sheh ndonjë mundësi dialogu pas dy kongreseve dhe kësaj përplasje të ashpër mes Bashës e Berishës.

“Unë shpresoj që po, të shohim ndryshimet statutore, të cilat unë vetë i mendoj se janë të drejta, ato që kërkon Berisha dhe ekipi i tij. Ai ka tanimë mjaft ish-drejtues të Partisë Demokratike që i janë bashkuar, i është bashkuar Forumi Rinor, ka shkuar masivisht edhe Lidhja e Gruas Demokrate”, ka deklaruar ai.

Ish-diplomati Besnik Mustafaj është pyetur nga gazetarja Lindita Arapi, edhe për shpalljen “person non grata” të Berishas nga SHBA dhe a do të rrezikonte kjo që një “PD post Foltore” me Berishë në krye, të gjendej në një përplasje të hapur dhe e izoluar kundrejt SHBA.

“Unë nuk jam nga ata pesimistë që mendojnë se ardhja e Berishës do shënonte një luftë mes PD dhe Shteteve të Bashkuara. E para Berisha e ka ndarë çështjen e vet me Departamentin e Shtetit nga dialogu me demokratët. Ka pasur flamuj amerikanë në të gjitha mitingjet e tij dhe ai e ka shpallur se e ka çështje private dhe do e zgjidhë me drejtësinë. Tjetra, diplomacia amerikane është pragmatiste dhe punon me ata që janë faktorë. Për mua nuk është Berisha zgjidhja më e mirë e mundshme në krye të PD-së, por as Basha nuk është një zgjidhje e mirë… Basha po e përdor për luftë politike këtë, por realiteti është ky, në asnjë miting Berisha nuk ka kërkuar mbrojtje të PD, dhe ka ndjekur rrugën e drejtësisë. Ju garantoj se gjendja në krye të PD nuk do përbënte asnjë mbrojtje për Berishën nëse ndaj tij hiqet imuniteti dhe hapen hetime. Nga ana tjetër çdo hetim është hetim kundër një individi jo kundër PD-së. PD është më e rëndësishme se individi që e përfaqëson”, ka dhënë opsionin e tij Besnik Mustafaj për këtë çështje.

blank

Heshtni përpara Ndues, atij guximtarit që shoqëronte Berishën kur nuk luftohej me brava dyersh! – Nga EDI PALOKA

 

Është e papranueshme dhe e rëndë ajo që demokratët po i bëjnë njeri tjetrit, po i bëjnë vetes së tyre këto kohe. Nuk e kam për ata që PD-në e shohin vetëm në formën e karriges, nga cilido krah qofshin, por për demokratët e thjeshtë që po shahen e sulmohen me njeri tjetrin sikur të jenë armiq!

Shkak për këto radhë në fakt u bënë disa komente e ndonjë shënim portalesh që po i fryjnë sa të mundin sherrit në PD.

Dje në Foltoren e Kurbinit paska folur dhe Ndue Lugja, i cili ndër të tjera paska thënë se po të rilindte dhe njëherë do të donte të ishte Sali Berisha! Pas kësaj erdhën “tallje” dhe ironi drejtuar Ndues!

I pashë me kujdes se kush ishin ata që “talleshin”. Shumica ishin rilindas, disa ishin profile fals por kishte dhe demokratë që kuptohej se nuk e njihnin Nduen!

Ndue Lugja prej vitesh punon në Vatikan, po në dhjetor ‘90 e në vazhdim, ishte nga studentët më trima e guximtarë që ne njohëm!

Ndue Lugja vullnetarisht shoqëronte Sali Berishën ato ditë kur secili nga ne e jo më Sali Berisha, ishte “me kokë në torbë”.

Ishte koha kur luftohej me shpirt e rrezikohej koka për liri e demokraci e nuk luftohej me brava dyersh, për çelësa e karrige zyrash boshe!

Prandaj përpara se të bëni ironi e sulmoni njeri-tjetrin, të paktën pyesni më parë se kë po sulmoni e pastaj mendohuni për hir të kujt e për çfarë e sulmoni!

E kam shkruajtur dhe një herë tjetër, ata që kontaktin e parë me PD-në e kanë pasur në momentin kur të ndenjurat e tyre ranë në kontakt me karriget e pushtetit, bëjnë mirë të paktën të heshtin përpara atyre që kanë rrezikuar e sakrifikuar gjithçka për PD-në!

Mjaft i quajtët “të vjetër” se janë 100 herë më të rinj se ju që ideal keni vetëm karrigen!

blank

SHTEGTIMI I “ÇËSHTJES” N’PËR KOHË… – Nga REX KASUMAJ

Shtator, 2021 Berlin

 

1.
Dikur moti, në kohët e errta otomane, Kosova zuri të ishte “Çështje”, dhimbshëm e në shkelje të dhuntisë së Hyjnive…

Një Entitet i veçantë. I rimun në gjak e mbytur në vetmi. Mallkimi sulltanor nga gojdhënat e robit, do t’a ndiqte nga moti në mot. Azi, Portë e lartë…Rebelim, shuarje, heshtje, rebelim prapë.
Delir zgjërimi e madhështie në fronin e huaj. Shesh i shkokëzimit. Konferenca e kancelarë të dehur. Rrudhje, troje të prera, dritë mashtruese dhe Zotni i ri, Zotni i zi!

2.
Dhe, në prag e, sa tronditshëm, pas Luftës së parë të botës, do mbetej sërish “Çështje”. E kreshpërosur si rrallëherë…

Okupim. sprovë ekzistence. Londër…Bisturi mbi Arbni, frak i gjakosur. Përligjje e pamundur. Elaborate, doktrina e barbari. Zhbërje, poshtërim, rezistencë epike. Plojë. Luftëtarë malesh. Shfytyrim, mort, etnikum i pazot. Anonimitet e harrim prapë, mbyllje në varfëri e injorancë. Traktate, dëbim shtetëror, trathti. Sallone pabesie dhe varre, sa shumë
varre t’paemër.

3.
Mbarimi i Luftës së dytë t’përbotshme, madje gjatë saj, Kosovën e gjente të rikthyer në “Çështje” prapë. Do rilindej me gjithçka rrotull saj…

Ç’koherencë drame dhe faji!

Ndaj, Shtetrrethim. Paqe e lëbyrtë, ekzekutime në masë, burgje e asfiksi. Tevona, pak frymë, tempull i dijes dhe prapë e përherë ndalim. Ndjekje, liri e paparë: e veçantë, e dozuar si ca pika shiu vape në kopshtin e tharë, vetëm për “Çështjen” dhe fëmijët e saj.

4.
E, kështu, “Çështja” shtegton tutje. Prekë Orën e ndërrimit të mijëvjeçarëve…

Gjak e lot e dhimbje. Fat i shkruar. Gropa me shqiptarë të vrarë… Pastaj thikë që shkon deri në asht. Kryengritje e Madhe, Ushtarë shqiptarë që luftojnë “Çështjen”, këtë fatkeqësi kronike të historisë. Sehirpritje, si prorë. Aleatë armësh. Judë. Gjithmonë Judë… Kështjellë e huaj, memorje e ligë. Hije dhe fantazma të vjetra, helm në darkë bizantine, gjysmështet. Një fill drejt qiellit. Por, ja, “Çështja” nuk jepet e s’jepet dot.

5.
Mirëpo, njëj muzgu të lodhur, i vjen një goditje. Të thuash për vdekje…

Dimër. Fror i ftohtë. Besë e shpresë ngrohin gjithçka. Republikë më vete, i thanë. Pavarësi. Njohje kancelerish të mëdha. Popull që lumnon. Veçse, sërish, dialektikë që refuzon përsosmërinë. Ruan një cen. E pra, sëmbim shpirti. Veri i trazuar. Serbë të mnirun. Komando e huaj. Frëngjë. Latinë të rryer përbetimesh. Armiqësi. Truall e shtëpi të humbura. Lum i vuajtur plot dëshmi trishte. Por i heshtur si Zotat.

6.
Porse “Çështja”, tani e ligështuar shumë, tkurret m’një fije…

Nuk quhet më “Çështja e Kosovës”, por “Çështja e Veriut”! Për çudi, kështu e cilësojnë vetë shqiptarët.
Në grepin e saj të vogël ata mbajnë lëvarë “Çështjen e madhe”!

Jo vetëm të Kosovës, por Shqiptare mbarë.

R. K.

blank

Firma e harruar e Ismail Qemalit – Nga SHABAN MURATI

 

“Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë në Durrës në 26 Nëntor 1912 mban firmat e Ismail Qemalit dhe të djalit të tij Musa Qemalit, të përfaqësuesve të parisë së Durrësit dhe të përfaqësuesve të tre konfesioneve fetare”. -Prof.Dr. Eqrem M.Zenelaj, “Diplomacia e Ismail Kemal Bej Vlorës”, Prishtinë, 2013, fq.325.

blank

Ballkanasit udhëtojnë me autobusë më të vjetër se 18 vjet

Të dhënat e mbledhura tregojnë se Sllovenia dhe Kroacia kanë autobusë mesatarisht më të rinj, ndërsa Kosova dhe Shqipëria kanë autobusët mesatarisht më të vjetër

Në shtetet e rajonit voziten autobusë që janë më të vjetër se 18 vjet. Anadolu Agency (AA) ka analizuar të dhënat statistikore të enteve shtetërore të statistikave të vendeve të rajonit, të dhënat e ministrive dhe shoqatave të vozitësve.

Të dhënat e mbledhura tregojnë se Sllovenia dhe Kroacia kanë autobusë mesatarisht më të rinj, ndërsa Kosova dhe Shqipëria kanë autobusët mesatarisht më të vjetër.

blank

Në Maqedoninë e Veriut autobusët janë më të vjetër se 18 vjet

Në Maqedoninë e Veriut, autobusët mesatarisht janë të vjetër 18,2 vjet, thonë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Në këtë rast, 81,2 për qind të automjeteve me të cilat bëhet transport i udhëtarëve janë më të vjetër se 10 vjet. Vitin e kaluar në vend u regjistruan 2.612 autobusë që bënin transport të udhëtarëve në transportin brenda qytetit, transportin ndërmjet qyteteve dhe transportin ndërkombëtar.

Autobusët më të vjetër se 18 vjet edhe në Serbi

Edhe në Serbi voziten autobusë më të vjetër se 18 vjet të cilët transportojnë udhëtarë. Mesatarisht, autobusët që voziten në këtë shtet janë më të vjetër se 20 vjet, thonë të dhënat e shoqatës për transport rrugor “Srbijastarost”. Ekspertët për siguri në Serbi vlerësojnë se me ritmin e tanishëm të porosive të automjeteve të reja, ato do të mund të ndërroheshin në tërësi madje pas 100 vjetëve.

Shumica e autobusëve në Kosovë janë prodhuar në vitin 1999

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë tregojnë se shumica e autobusëve që shfrytëzohen për transport të udhëtarëve në vend janë të vjetër 22 vjet, respektivisht janë prodhuar në vitin 1999. Në rrugët e Kosovës voziten 167 autobusë të vjetër 22 vjet, ndërsa 166 autobusë janë prodhuar në vitin 2000.

Në Mal të Zi udhëtarë transporton edhe një autobus i vjetër 40 vjet

Nga 1.490 autobusë të regjistruar në Mal të Zi, mbi 22 për qind e tyre janë më të vjetër se 20 vjet, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të Malit të Zi (MONSTAT). Ekziston edhe një autobus i regjistruar viti i të cilit është në kategorinë “deri në vitin 1979”, respektivisht është më i vjetër se 40 vjet.

Situata me automjetet që shfrytëzohen për transport të udhëtarëve nuk është më e mirë as në Bosnje e Hercegovinë. Mesatarisht, autobusët për transport të udhëtarëve janë më të vjetër se 18 vjet.

Në Shqipëri bëhen përpjekje për futje në përdorim të autobusëve të rinj

Në Shqipëri qytetarët kanë udhëtuar me autobusë mesatarisht të vjetër 22 vjet. Këtë e shfaqin të dhënat e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, të publikuara në vitin 2016. Por, në Shqipëri atëherë hyri në fuqi ligji i ri për transport mes qyteteve, sipas së cilit kompanitë duhet të ndryshojnë autobusët çdo 5 vjet. Në ndërkohë, institucionet nuk publikuan të dhëna për atë se sa janë të vjetër mesatarisht autobusët që shfrytëzohen për transport të udhëtarëve në komunikacionin ndërmjet qyteteve. Nga ana tjetër, autobusët që shfrytëzohen për transport brenda kryeqytetit, Tiranës, janë mesatarisht të vjetër rreth 10 vjet.

Kroacia dhe Sllovenia me autobusë më të rinj për transport të udhëtarëve

Në Kroaci dhe Slloveni, dy shtetet e vetme nga ish-Jugosllavia që janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE), përdoren autobusë mesatarisht shumë më të rinj në krahasim me vendet tjera.

Qendra e Automjeteve në Kroaci ka përllogaritur se automjetet me të cilat transportohen udhëtarët janë mesatarisht të vjetër 11,5 vjet.

Në rajon, megjithatë, Sllovenia mund të krenohet me autobusët më të rinj për transport të udhëtarëve. Banorët e Sllovenisë transportohen me autobusë mesatarisht të vjetër 10,8 vjet, tregojnë të dhënat e “Statista”.

Në vendet e BE-së, autobusët janë mesatarisht të vjetër 11,4 vjet.

blank

Marrëveshjet vetëm në letër midis Kosovës e Shqipërisë

Luljeta Krasniqi – Veseli

Pritjet në kufij, mosnjohjet e certifikatave fitosanitare dhe skanimi i produkteve janë vetëm disa nga pengesat, me të cilat përballet kompania për përpunimin e patates “Pestova”, kur eksporton mallin e saj nga Kosova në Shqipëri.

“Minimumi, çdo dokumentacion që lëshohet në terminalin në Kosovë… pse të mos pranohet në Shqipëri, por të pritet në kufi? Ne eksportojmë në shumë vende të Bashkimit Evropian, por më shumë ka pengesa kur eksportojmë në Shqipëri sesa në BE”, thotë Bedri Kosumi, pronar i kësaj kompanie nga Kosova.

Kostoja e kalimit të një kamioni në skaner, për të kontrolluar mallin që ka brenda, është 22 euro.

Sipas një studimi të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, të bërë vitin e kaluar, bizneset kosovare paguajnë rreth dy milionë euro në vit vetëm për skanimin e mallit, përpara se të hyjnë në Shqipëri.

Sipas GAP-it, autoritetet e Shqipërisë u kërkojnë bizneseve nga Kosova t’i noterizojnë edhe certifikatat fitosanitare të prodhimeve – gjë të cilën nuk e praktikojnë shtetet e tjera në rajon, e madje as ato të Bashkimit Evropian.

Për eliminimin e barrierave të tilla tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Mbi 90 të tilla që kanë në fokus përmirësimin e shkëmbimeve tregtare, janë nënshkruar në shtatë vjetët e kaluar.

Marrëveshje dhe zotime të ngjashme u bënë edhe në mbledhjen e fundit ndërmjet të dyja qeverive, që u mbajt më 26 nëntor.

Por përfaqësues të bizneseve thonë se marrëveshjet e tilla nuk kanë ndikim në terren.

“Autoritetet e të dyja shteteve ende mbajnë në fuqi barriera të ndryshme, që kanë kosto në tregtimin e mallrave”, thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

“Është momenti i fundit që të hiqen këto kosto të panevojshme, të tilla si çështja me dokumentet fitosanitare, pastaj kostoja e skanerëve e të tjera”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, probleme të ngjashme iu paraqiten edhe bizneseve nga Shqipëria që eksportojnë në Kosovë.

Dhe barra është rritur edhe më shumë në vitin 2018, kur autoritetet e Shqipërisë e kanë bërë me pagesë autostradën “Rruga e Kombit”, e cila lidh dy vendet.

Pagesa për kamion është nga 17 deri në 23 euro, varësisht kapaciteteve që ka automjeti.

Në tetor të këtij viti, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) kanë matur qëndrimet e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, sa u përket marrëdhënieve mes dy qeverive.

Më shumë se 60 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy qeverive nuk kanë pasur ndonjë ndikim në jetën e përditshme.

Në mbledhjen e 26 nëntorit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nëse shikohen marrëveshjet një nga një, “disa prej tyre janë zbatuar plotësisht, disa janë në zbatim e disa kanë ngecur”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshjet e nënshkruara kanë ngecur, por shtoi se do të punohet në zbatimin e tyre.

Marrëveshjet që i nënshkruan ata më 26 nëntor, përfshijnë atë për lehtësime në procedura doganore dhe kontroll të mallrave. Dy kryeministrat thanë se ato do t’i eliminojnë barrierat për të cilat ankohen bizneset.

Ndër vite, Kosova dhe Shqipëria kanë investuar miliarda euro në infrastrukturën rrugore që i lidh dy shtetet.

Vlera e produkteve të shkëmbyera midis dy vendeve dallon. Në vitin 2020, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej afro 200 milionë eurosh, ndërsa Kosova në Shqipëri mallra në vlerë prej mbi 110 milionë eurosh.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend