VOAL

VOAL

Analisti amerikan flet hapur për rrezikun: Ndarja e Kosovës ndihmon Rusinë, shkakton probleme në Ballkan

August 21, 2018

Komentet

MD refuzon të emërojë gjykatësin serb të Kushtetueses për noter

Radomir Laban (i dyti nga e majta) në ceremoninë e emërimit si gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga ish-presidenti, Hashim Thaçi. Fotografi ilustruese nga arkivi.

 

Arta Sopi

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka refuzuar të emërojë gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.

Laban, paraprakisht, ishte rekomanduar nga Komisioni për përzgjedhjen e noterëve, që funksionon në kuadër të Ministrisë.

Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Noterizimi është proces zyrtar i parandalimit të mashtrimeve, që siguron palët e përfshira në një marrëveshje apo transaksion, se dokumenti i tyre është autentik.

Kosova, për vite me radhë, ka qenë në mungesë të noterëve. Mbi 15 komuna kanë qenë fare pa noterë.

Deri më tani, numri i noterëve në të gjithë Kosovën, sipas Odës së Noterëve, ishte 49. Ata janë emëruar në vitin 2012, dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur emërime të reja.

Sipas Ligjit për Noterinë, numrin e noterëve dhe selitë e tyre i përcakton Ministria, ashtu që për territorin e një komune përcaktohet së paku një noter, por kjo mund të rritet me vendim të Ministrisë, ashtu që, për çdo 10.000 banorë të përcaktohet një noter.

Pas vitit 2012, procesi i emërimit të noterëve të rinj ka nisur në vitin 2019, por është anuluar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me arsyetimin për dyshime për keqpërdorime në testin e noterisë.

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se “procesi i përzgjedhjes së noterëve ka qenë i rregullt”.

Rasti ka kaluar edhe në gjykatë, me vendim, në shkurt të vitit 2022, se anulimi i konkursit ishte i jashtëligjshëm.

Procesi pastaj rifilloi nga zero në vitin 2023.

Më 15 korrik, Ministria e Drejtësisë ka publikuar vendimet për emërimin e 100 noterëve të rinj për komunat e ndryshme të Kosovës.

Në mesin e tyre, megjithatë, nuk ka asnjë pjesëtar të komunitetit serb, edhe pse ishin pesë aplikantë. Deri më tani, këtë profesion e ka ushtruar vetëm një serbe në Komunën e Novobërdës.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, në procesin e fundit, asnjë kandidat serb nuk ka plotësuar kriteret.

Si është bërë përzgjedhja?

Nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, thanë se pas përmbylljes së afatit të aplikimit, gjatë muajit prill, 725 aplikime janë shqyrtuar nga Komisioni për përzgjedhjen e noterëve, i cili përcakton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pranueshmërisë në Shërbimin Noterial.

Komisioni përbëhet nga 4 anëtarë, të cilët emërohen nga Ministria e Drejtësisë dhe kanë mandat 3-vjeçar.

Disa nga kushtet e pranueshmërisë janë: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësinë e veprimit, të gëzojë integritet personal dhe profesional, të ketë diplomuar në njërin nga fakultetet juridike, sipas programit katërvjeçar, të ketë përvojë pune në fushën juridike së paku tri vite, ta ketë dhënë provimin për noter në Kosovë, i cili është organizuar në janar të këtij viti.

Sipas sqarimit të MD-së, me rekomandimin e Komisionit, gjatë emërimit të kandidatëve të suksesshëm, përparësi iu është dhënë kandidatëve të cilët kanë treguar sukses më të lartë në provimin e noterisë.

Sipas udhëzimit administrativ për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit për noterinë, kandidati ka kaluar me sukses provimin e noterisë nëse ka marrë si rezultat përfundimtar, nga pjesa e provimit me shkrim, dhe pjesa e provimit me gojë, së paku 59 pikë.

Sipas MD-së, 100 kandidatët që kanë kryesuar listën kanë “rastisur t’i kenë 73 pikë” minimum.

“Vetëm njëri nga 5 kandidatët serbë ka pasur mbi 73 pikë dhe është rekomanduar nga Komisioni për emërim në pozitën e noterit, ai është Radomir Laban, i cili është refuzuar nga ministrja. Dhe kjo, pas pranimit të informacioneve dhe raportit nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë lidhur me profilin dhe integritetin e tij”, ka thënë për REL-in, Genc Nimoni, shefi i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu.

Kush është Radomir Laban?

Radomir Laban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.

Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Labanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Laban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Mandati i gjyqtarit Laban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.

Radomir Laban.

Radomir Laban.

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se vlerësimi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) që Laban nuk mund të jetë noter, por është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, është “situatë absurde dhe ky është një lloj standardi i dyfishtë”.

“Institucionet që kanë kryer verifikimin e integritetit të tij, AKI dhe Policia e Kosovës, do të duhej të sqaronin sesi dikush mund të shërbejë në institucionet publike të Kosovës në pozitën e gjyqtarit, por jo edhe të noterit, kur dihet se nga aspekti i ndjeshmërisë dhe rëndësisë, pozita e gjyqtarit është shumë më e rëndësishme sesa ajo e noterit”, thotë Bugaqku.

Sipas Bugaqkut, Laban nuk është dashur të jetë as gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Në situatën e tanishme, kur dihen shumë fakte për atë person, dënimi, kërkimi nga Serbia, nuk do të duhej as të shërbente në Gjykatën Kushtetuese, as në pozitën e gjyqtarit, e as në ndonjë pozitë publike. Por, meqë Serbia dhe Kosova nuk kanë marrëveshje të bashkëpunimit juridiko-ndërkombëtar që njohin vendimet gjyqësore të njëra-tjetrës, atëherë kjo situatë është shfrytëzuar për faktin se ai person nuk është i dënueshëm në Kosovë, nuk ka një vepër penale të kryer në Kosovë,” thekson ai.

Reagimet e shoqërisë civile për mosemërimin e noterëve serbë

Mosemërimi i asnjë noteri nga komuniteti serb, nga ana e MD-së, ka nxitur reagimin e disa organizatave të shoqërisë civile nga komuniteti serb, të politikanit serb nga Kosova, Aleksandar Arsenijeviq, por, sipas MD-së, kandidatët serbë nuk kanë plotësuar kriteret.

Organizatat që reaguan për mosemërimin e noterëve nga komuniteti serb janë: Qendra për Avokim për Kulturë Demokratike (ACDC), Iniciativa e Re Sociale (NSI), Aktiv, Organizata për Komunikim për Zhvillim Social (CSD), Instituti për Zhvillim Territorial Ekonomik (Inter), Iniciativa Rinore nga Parteshi – OPA dhe Shoqata e Grave Afariste “Avenija”.

Në reagimin e tyre, këto organizata e kanë konsideruar ‘shqetësues’ faktin që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka emëruar për noter asnjë nga kandidatët nga komuniteti serb dhe kanë kërkuar rishqyrtimin e vendimit.

“Vendimi, për fat të keq, mund të interpretohet si mesazh se serbët dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera joshumicë nuk janë të mirëpritur në institucionet dhe profesionet liberale në Kosovë, madje edhe ata që në rrethanat ekzistuese kanë treguar dëshirë për të ofruar shërbime për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në reagim.

Tutje sipas këtyre organizatave, emërimi i noterëve shqiptarë në komunat serbe “kufizon të drejtën e serbëve në Kosovë për të marrë shërbime në gjuhën serbe”.

Sipas Ligjit për Noterinë, të gjitha dokumentet noteriale lëshohen në gjuhën shqipe apo serbe, varësisht nga gjuha që njihet më mirë nga noteri që lëshon aktin.

REL-i ka provuar të kontaktojë me kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces, mirëpo ata nuk kanë dashur të flasin nën arsyetimin se janë duke përgatitur ankesë ndaj vendimit të MD-së.

Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë për REL-in që shumë shpejt do të hapin edhe një konkurs për noterë të rinj, dhe aty kandidatët serbë mund të aplikojnë edhe një herë.

Radio Evropa e Lirë

Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë

Artikulli i “Slobodna Bosna” që nxiti reagime në Kosovë.

 

Sandra Cvetkoviq

Një shkrim i portalit nga Sarajeva “Slobodna Bosna” për planet e supozuara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në rajon dhe kontrollin e dy portaleve kosovare nga pushteti i Vuçiqit, shkaktoi reagime të shumta nga gazetarët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, partitë opozitare dhe ekspertët e mediave.

Në këtë shkrim flitet për portalet nga Kosova “Nacionale” dhe “Periskopi”.

Reagimet e tyre kanë të bëjnë kryesisht me faktin se pjesa e tekstit, që ka të bëjë me ndikimin e pushtetit serb ndaj dy portaleve në Kosovë është shpërndarë nga deputetë e anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje – partisë në pushtet në Kosovë – gjë që po konsiderohet si “frikësim i gazetarëve dhe presion nga pushteti”.

Reagime ka pasur edhe për faktin se pjesë të tekstit janë transmetuar nga transmetuesi publik i Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës (RTK), gjë që ka bërë që disa gazetarë dhe redaktorë të punësuar në këtë medium të distancohen nga ajo kronikë që u transmetua më 22 korrik.

Po ashtu kanë reaguar edhe partitë opozitare, të cilat pretendojnë se RTK-ja, që transmetoi tekstin e portalit nga Sarajeva, është “shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit”.

Bordi i RTK-së më 23 korrik mbajti mbledhje të jashtëzakonshme dhe përmes një njoftimi tha se është i shqetësuar për publikimin “e artikullit kontrovers në RTK”, që e cilësoi si “lëshim të qartë”, duke kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu, ka informuar bordin se, “do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së”.

Ndërkaq, Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës për koment lidhur me akuzat për “frikësim të gazetarëve”. Por, nga ky institucion nuk janë përgjigjur.

Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se sa i përket dy portaleve, gjatë të mërkurës i ka dhënë informacione Prokurorisë sepse, siç u shpreh ajo, “është e rëndësishme të dimë se kush financohet nga Serbia”.

Çfarë thuhet në tekstin e portalit “Slobodna Bosna”?

Teksti, që për autor ka ekipin hulumtues të “Slobodna Bosna”, u publikua më 22 korrik dhe, duke u bazuar në burime, tregon se si minierat e litiumit në Serbi “janë shkaktar i mundshëm i i konflikteve të reja në Serbi dhe rajon, por edhe në Bosnje e Hercegovine”.

Bashkëbisedues në këtë tekst të “Slobodna Bosna” është edhe Boban Bogdanoviq nga Beogradi, i cili u vu në qendër të vëmendjes së publikut në vitin 2022, kur në cilësinë e shokut të anëtarit të vrarë të grupit kriminal të Velko Belivukut, për rrjetin hulumtues nga Beogradi, KRIK, deklaroi se për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, morën pjesë grupi Belivuk dhe Zvonko Vesellinoviq.

Kush është Boban Bogdanoviq?

Në llogarinë e tij në rrjetin social X, Bodganoviq thotë se është “disident politik”.

Në një intervistë për KRIK të Beogradit, ai e kishte përshkruar veten si një biznesmen që zhvillon dhe shet kompani dhe se ishte anëtar i Lëvizjes opozitare të Qytetarëve të Lirë në Serbi.

Në dhjetor 2022, Bogdanoviq dhe Lëvizja e tij “Odgovor” nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me Nismën Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, të politikanit serb nga Kosova, Nenad Rashiq.

Nenad Rashiq dhe Boban Bogdanoviq

Nenad Rashiq dhe Boban Bogdanoviq

Rashiq aktualisht është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Ai u emërua në këtë post nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi Lista Serbe u largua nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, Bogdanoviq dhe Rashiq në një konferencë për media thanë se duan të përmirësojnë kushtet e jetesës së serbëve në Kosovë dhe të kontribuojnë në bashkëjetesën e qëndrueshme mes serbëve dhe shqiptarëve.

Megjithatë, Rashiq tha për Radion Evropa e Lirë më 23 korrik se përveç nënshkrimit formal të memorandumit, “bashkëpunimi praktik nuk filloi kurrë”.

Në mesin e janarit 2023, Bogdanoviq shkroi për të përditshmen beogradase, Danas, për takimin e tij me kryeministren e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me “për pozitën e serbëve në veri të Kosovës”.

Ai në rrjetin X shkroi se nuk është ai burimi i portalit të Sarajevës, sa i përket pjesës së tekstit ku përmenden dy portalet nga Kosova.

Në një pjesë të tekstit, duke cituar burime të paidentifikuara, “Slobodna Bosna” shkroi se pushteti i Vuçiqit po zgjerohet kur bëhet fjalë për “heshtjen” e mediave të papërshtatshme në rajon dhe se tashmë ka ardhur koha që e njëjta gjë të bëhet edhe ndaj mediave në Kosovë.

“Në rend të parë është portali ‘Periskopi’, i cili është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Millan Radoiçiq, dhe kohët e fundit është bërë një transaksion miliona dollarësh te [portali] ‘Nacionale’, i cili është vënë në dispozicion të pushtetit të Vuçiqit me tekste kritike për Qeverinë e Albin Kurtit, duke shkaktuar zemërim te shqiptarët e Kosovës”, shkroi ndër të tjera “Slobodna Bosna”.

Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Periskopi” dhe “Nacionale” mohuan këto akuza dhe paralajmëruan padi ndaj portalit nga Sarajeva dhe ankesë ndaj RTK-së.

RTK ka cituar pjesë nga teksti i “Slobodna Bosna”, por pa përmendur saktësisht se për cilat media në Kosovë bëhet fjalë.

Shkrimet e RTK-së dhe portalit “Slobodna Bosna” më pas janë shpërndarë nga deputetët e Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Dimal Basha, në rrjetin social Facebook.

Lidhur me këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke treguar se kundër dy portaleve kosovare po bëhet një “fushatë e rrezikshme” nga anëtarët e kësaj partie.

“Shkrimi i ‘Slobodna Bosna’ bazohet në burime dhe në deklaratat e një individi kontrovers, me emrin Boban Bogdanoviq, që thotë se është disident politik serb. AGK-ja dënon fuqishëm këtë fushatë të rrezikshme dhe të papranueshme të deputetëve të partisë qeverisëse, Vetëvendosje, që targeton këto dy media dhe gazetarët që punojnë aty. Fushata si kjo rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve të këtyre dy mediave, dhe Vetëvendosja e deputetët e saj duhet të mbahen përgjegjës për nxitjen e urrejtjes dhe sulmeve potenciale kundër tyre”, u tha në reagimin e AGK-së.

AGK-ja po ashtu shprehu keqardhje që një “lajm” si ky, që sulmon gazetarët, ka gjetur hapësirë edhe në lajmet qendrore të RTK-së.

Çfarë portali është “Slobodna Bosna”?

Pas reagimeve të shumta, më 23 korrik, “Slobodna Bosna” publikoi edhe një artikull me titullin: “Panik në Serbi dhe Kosovë: Hulumtimi i Slobodna Bosna është transmetuar nga RTK, në mediat nën vëzhgimin e Aleksandar Vuçiqit bëhet kaos”.

Në këtë artikull, “Slobodna Bosna” tha se disa tabloidë në Serbi i “shtrembëruan të gjitha faktet” dhe “shpikën akuza” duke krijuar një tregim të sajuar për të mashtruar opinionin.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë një deklaratë nga ky portal lidhur me pretendimin se dy media nga Kosova janë nën kontrollin e pushtetit serb, por nga “Slobodna Bosna” nuk kanë dashur të komentojnë.

Gazetari Boro Kontiq.

Gazetari Boro Kontiq.

Boro Kontiq, gazetar veteran nga Bosnja dhe Hercegovina dhe drejtor i Qendrës Mediale në Sarajevë, shpjegoi për REL-in se “Slobodna Bosna” është një media e themeluar në vitet 1989-1990 nga Senad Avdiq.

Sipas mendimit të tij, Avdiq ishte një nga gazetarët më të mirë në atë kohë dhe “Slobodna Bosna” një nga mediat kryesore të besueshme që luajti një “rol revolucionar” në vitet 1990 në nxjerrjen në pah të planit për rrethimin e Sarajevës nga ushtria jugosllave.

“Për shumë, ajo ishte një surprizë, por doli që shumica e asaj që publikuan ishte e vërtetë”, tha Kontiq.

Megjithatë, ai tha se nuk e di nëse mund të flasë më për besueshmëri, pasi ky portal ka pësuar disa ndryshime. Në mesin e viteve ’90, kjo media u kthye në gazetë të përjavshme dhe në 15 vjetët e fundit është vetëm online.

“Në një moment u fol shumë se ata u mbështetën nga SDA [Partia e Veprimit Demokratik], partia më e madhe boshnjake. Nuk e di se çfarë po ndodh. Unë njoh disa nga gazetarët që punojnë atje, janë gazetarë të mirë, profesionistë. Prandaj, është një media që ka një të kaluar të madhe, por çfarë është sot, t’iu them të drejtën, nuk e di”, tha Kontiq.

Reagime të tjera në Kosovë

Nga Lëvizja Vetëvendosje thanë gjithashtu se Prokuroria duhet të hetojë pretendimet për shkrimin e portalit nga Sarajeva dhe i bën thirrje AGK-së të jetë profesioniste.

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë u shpreh se ka ndodhur “një tjetër sulm i Qeverisë dhe eksponentëve të saj ndaj mediave dhe gazetarëve”.

Flutura Kusari, këshilltare e lartë juridike e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, shkroi në Facebook se “dëmi që i është bërë kredibilitetit të RTK-së është vështirë i rikuperueshëm”, duke shtuar se “vetëm shkarkimet sot të të gjithë personave përgjegjës do të ndihmonin sado pak”.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi se mbështet gazetarët e RTK-së që po distancohen “nga politika editoriale që cenon vlerat dhe standardet”, që sipas tij duhet të jenë sinonim i një transmetuesi publik. Megjithatë, ai tha se Bordi i RTK-së “është ende në gjumë”.

NGA 7 NGELËN 6 IKU NJË QËNDRESTAR! PJESMARRËS I REVOLTËS ANTIKOMUNISTE TË SPAÇIT GËZIM ÇELA ! Nga Besim Ndregjoni

U shua sot Gëzim Çela i burgosuri politikë, piktori, që tregoi me panel se si të Burgosurit politikë ndërtonin Aeroportin e Rinasit, Ai që kaloi kalvarin e vuajtjeve dhe traumave në moshën 22 vjeçare. Çfar krimi kishte bërë Gëzimi që deshti muzikën? Që deshti pikturën, thjesht se kishte pasur babin prefekt të shtetit shqiptar.

Akuza e pabazuar në ligjin e kohës “Tradhëti ndaj atdheut” dhe vazhdoi dënimin në burgjet e diktaturës deri kur ai bëri 27 vite. Jeta e tije në burgje dhe kampe përqendrimi e shoqëroi dhe një kitar që ja kishte dhuruar në moshën e rinisë Artistja e madhe Vaçe Zela, ajo kitarë do të behej shoqëruese e tije në Spaç në revoltën antikomuniste të Spaçit. Çfaj kishte bërë Gëzimi që në moshën 15 vjeçare i hiqej e drejta e studimit.. Arratisja ishte shpresa e tije e vetme për të fituar lirinë. Nga 196 të dënuarit e ridenuar me 4 të pushkatuar të revoltës antikomuniste kishin ngelur gjallë vetëm 7 ish pjesmarrs të asaj revolte. Sot me 23 korrik 2024 ngelën 6, iku dhe Gëzimi që emrin e kishte të gëzonte të gëzim, por ai nuk u gëzua kurrë!

Sot pritsha që për këtë ikonë qëndrestare të shkruanin ata që e gëzojnë demokracinë falë qëndresës dhe sakrificave të Gëzimit. Sot pritsha që të reflektonte shteti i ashtuquajtur “demokratik”dhe udhëheqsit e tyre, ti kërkonin falje Gëzimit që i dhanë një pension qesharak për qëndresën ndaj diktaturës, 100 ero në muaj, dhe shpërblyen xhelatët që torturuan dhe dënuan jetën e Gëzimit dhe ky shtet u jep 10 fishin me 1000 ero. Xhelatët. Sot pritsha që deputete e djathtë që kan marre nga 34 vite votën e Gëzimit të ngushëllonin bashkëshorten e Gëzimit, por jo ata kan hallin si të imitojnë pushtetin si të sigurojnë mandatin e deputetit.

Kjo është politika shqiptare nderon xhelatët përçmon qëndrestarët.

Gëzim i dashur ti sëbashku me 6 kolegët e tu i dhurove Papa Franceskut hartën e kampeve dhe burgjeve me 25 tetor 2023, i dhurove pikturat që kishe bërë me panelin tënd kampet ku ti vuajte burgun, dhe mu drejtove Faliminderit Besim që na bërë prezencë vuatjet tona tek Papa Francesku.

Shqipërisë sot ju shua një qytetar, një piktor, por mbi të gjitha një ish i burgosur politik 27 vjeçar, sot shoqëria shqiptare ngeli e trishtua se iku në botën e amshuar Gëzim Çela.

Ikja jote Gëzim i dashur trishtoi bashkëvuajtsit tuaj, trishtoi familjen tënde që nuk arrite të kishe fëmijë, trishtoi Lushnjen që të lindi dhe Durrsin që ti i shërbeve mbas burgut.

Dheu qoftë i lehtë mbi trupin tënd të sakatuar nga barbaret komuniste.

Qëndresa sakrifica e juaj për liri do të qëndroi në zemrat e mendjet e shqiptarve të mirë, ata që të harruan , ata nuk do të kenë emër i dashur Gëzim.

Pusho i qetë miku im idealve të lirisë!

 

BESIM NDREGJONI

 

 

Vejvoda: Në Ballkan nuk do të ketë ndryshime, kushdo që të bëhet president i SHBA-së

Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor hulumtues i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë. Fotografi nga arkivi.

 

Dragan Shtavlanin

Fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara po ndiqet me vëmendje edhe në Ballkanin Perëndimor.

Edhe pse vendet e këtij rajoni nuk presin që politika amerikane ndaj tyre të ndryshojë rrënjësisht – pavarësisht se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë – secili prej tyre ka preferenca.

Ndërsa në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, më saktësisht në entitetin e Federatës së BeH-së, duan fitoren e kandidatit/es demokrat/e, në Serbi dhe në entitetin tjetër të Bosnjës, Republika Sërpska, shumica dërrmuese është në favor të kundërshtarit republikan, Donald Trump.

Në Mal të Zi, tabloja është me shumë ngjyra, ndonëse shumica duket se anon drejt Trumpit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pas debatit të parë midis Trumpit dhe Joe Bidenit në qershor – kur presidenti aktual amerikan ishte ende në garë për rizgjedhje – se “Trump nuk do të mbështesë asnjë botë serbe, as nuk e kërkon dikush një gjë të tillë, por ndoshta Trump do të mbështeste një politikë disi ndryshe, që nuk do të ishte antiserbe”.

Pritje më reale në Beograd

Është plotësisht e qartë se asnjë nga vendet që janë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, domethënë vendet anëtare të BE-së, SHBA-ja apo Kanadaja, nuk do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk do t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre kryesore në politikën e jashtme, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor hulumtues i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë.

“Tani, pritjet në Beograd janë më reale dhe më të matura, pa vënë baste për njërin apo tjetrin kandidat, për dallim nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili është i bindur se Trump do të fitojë…”, thotë ai.

Vendimi i fundit i autoriteteve në Serbi për t’ia dhënë dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, rivitalizimin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit – pjesë të të cilit u shkatërruan gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 – interpretohet si një përpjekje për pozicionim më të mirë në rast se ish-presidenti Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, Richard Grenell, i cili ishte i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Kosovën gjatë administratës së Trumpit, është një mysafir i mirëpritur në Beograd.

Në shkurt të vitit 2023, Vuçiq i dha medalje Grenellit me rastin e Ditës së Shtetësisë. Ai tha atëkohë se Grenell ishte “një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar dhe ta dëgjonte Serbinë”.

“Nëse Trump fiton, të gjithë thonë se Grenell mund të bëhet sekretar i ri i Shtetit. Duke gjykuar nga numri i vizitave të tij në rajon në këta katër vjet, si dhe nga idetë dhe planet e ndryshme sipërmarrëse, atëherë marrëveshja me Jared Kushnerin për të ndërtuar një hotel në vendin ku është Shtabi i Përgjithshëm, do të thosha se do të mbetet ende një mundësi – sipas këndvështrimit të Trumpit dhe Grenellit – për të gjetur një zgjidhje”, thotë Vejvoda.

“Se çfarë forme do të ketë ajo, nëse do të kthehen në idenë e ndarjes [së Kosovës] apo do të kërkojnë mënyra të tjera, është vërtet vështirë të thuhet në këtë moment”, shton Vejvoda.

Marrëveshja e Uashingtonit mbeti vetëm në letër

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si një mënyrë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre, u përmend si mundësi në vitin 2018.

Edhe pse administrata Trump nuk e mbështeti zyrtarisht këtë iniciativë, këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, la të kuptohej se mund të përfshihej në të “nëse rrethanat e kërkojnë”.

Por, në Bashkimin Evropian, e sidomos në Gjermani, u tha se një veprim i tillë do të shkaktonte probleme edhe më të mëdha në rajon, pasi do të mund të kishte efekt zinxhiror në ndryshimin e kufijve.

Në fund, administrata Trump hoqi dorë nga kjo ide.

Më pas, në fillim të shtatorit të vitit 2020, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, administrata Trump ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky dokument parashihte njohjen reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem.

Dispozita për njohjen reciproke Kosovë-Izrael u zbatua, ndërsa Serbia nuk e zhvendosi ambasadën e saj, sepse, siç tha Vuçiq, “interesat [e Serbisë] kanë ndryshuar që nga momenti kur Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

Projektet e tjera – si autostrada e paqes Nish-Prishtinë, ndarja e Liqenit të Ujmanit – gati se nuk kanë nisur.

Projekti “Mini Schengen”, më vonë i njohur si “Ballkani i Hapur” – i cili u iniciua nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – gati se u ngri, sepse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina nuk iu bashkuan.

Integrimi ekonomik nuk është garanci e pajtimit politik

Nëse shikoni nëpër histori, integrimi ekonomik nuk është garanci për pajtimin politik, tha në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit Charles Kupchan, anëtar i Këshillit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë dhe profesor në Universitetin Georgetown.

“Në fakt, në një numër të madh të rasteve, keni pasur integrim ekonomik pa shumë ndikim politik. Prandaj, mendoj se është e rëndësishme të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në drejtim më politik. Përndryshe, mund të shihni rritje të tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pika të reja kufitare, autostrada, por pa normalizim politik”, tha Kupchan.

Administrata e Bidenit më evropiane

Ndryshe nga administrata Trump, e cila shpesh ishte në kundërshtim me qasjen e Bashkimit Evropian në Ballkan, ekipi i Bidenit u përpoq t’i sinkronizonte aktivitetet e tij me Brukselin, në mbështetje të integrimit evropian të rajonit, si dhe të zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Në vitin 2021, SHBA-ja vendosi sanksione kundër biznesmenit kontrovers nga Kosova, Zvonko Vesellinoviq, dhe 13 serbëve të tjerë. Më vonë edhe kundër udhëheqësit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për shkak të aspiratave të tij secesioniste.

Pastaj, përkundër kritikave të organizatave të ndryshme ndërkombëtare për shkeljen e normave demokratike, Biden i ftoi përfaqësuesit e Serbisë në Samitin e parë për Demokraci në vitin 2021.

Vejvoda thekson se administrata aktuale amerikane është më evropiane dhe më e kualifikuar kur bëhet fjalë për njohjen e rrethanave në kontinentin e vjetër.

“Duke u nisur nga presidenti Biden deri te sekretari i Shtetit [Anthony] Blinken që flet frëngjisht, e pastaj ndihmësi i sekretarit [James] O’Brien, i cili ka qenë i përfshirë në çështjet e Ballkanit që nga koha e Rambujesë dhe Dejtonit”, thotë Vejvoda.

Sipas tij, administrata aktuale amerikane është e përkushtuar ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, në mënyrë sa më efikase dhe të shpejtë.

“Kjo, sigurisht, është e rëndësishme, marrë parasysh agresionin rus kundër Ukrainës, për të cilën gjë çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian është kthyer në qendër të vëmendjes dhe është bërë një nga prioritetet e politikës euroatlantike”, thotë Vejvoda dhe shton se në lojë është edhe “pranimi me faza”, në mënyrë që “rajoni të lidhet sa më shumë me Perëndimin”.

“Ne duhet ta kujtojmë vazhdimisht gjeografinë e Ballkanit Perëndimor, domethënë gjeopolitikën dhe gjithashtu gjeoekonominë. Jemi të rrethuar nga anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Ekonomikisht, ne varemi në një masë shumë më të madhe nga Perëndimi, pavarësisht investimeve kineze, të cilat nuk janë të papërfillshme”, thekson Vejvoda.

Ai shton se shumëçka do të varet edhe nga vendet e rajonit, përkatësisht nga reformat që do t’i bëjnë.

*Video: Kosovarët shpresojnë në vazhdimin e përkrahjes amerikane

Trump do të përpiqej ta përshpejtonte normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Në rast se Trump vjen në pushtet, Vejvoda përsërit se nuk do të ketë dallime të mëdha në qasjen ndaj Ballkanit – gjë që, sipas tij, u pa edhe gjatë mandatit të tij të parë.

Në vazhdën e Marrëveshjes së Uashingtonit, katër vjet më parë, dhe nga vizitat e shpeshta të Grenellit në rajon, mund të konstatohet se ekipi i Trumpit po përpiqet të përcaktojë nëse normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të përshpejtohet, sipas tij.

“Me pak fjalë, drejtimi i përgjithshëm nuk ndryshon. Diçka ndryshon nëse Trump fiton… në përpjekje për të përshpejtuar disa procese, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Vejvoda.

SHBA-ja nuk do ta lejojë shpërbërjen e Bosnje e Hercegovinës

Në rast të fitores së kandidatit/es demokrat/e në zgjedhjet presidenciale në SHBA është përmendur mundësia e organizimit të ndonjë varianti të Dejtonit 2 vitin e ardhshëm – në 30-vjetorin e miratimit të Marrëveshjes origjinale të Dejtonit – me qëllim forcimin e shtetësisë së Bosnje e Hercegovinës dhe parandalimin e aspiratave secesioniste të Republikës Sërpska.

Vejvoda beson se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e Uashingtonit, kushdo qoftë në pushtet.

“Edhe nëse Trump fiton, synimet secesioniste në Bosnje dhe Hercegovinë do të shihen shumë negativisht në SHBA, marrë parasysh se sa shumë është investuar në unitetin e saj, si historikisht, ashtu edhe në tri dekadat e fundit”.

“Dejtoni është një lloj zotimi i politikës amerikane. Unë nuk pres që administrata Trump të ndryshojë diçka atje”, thotë Vejvoda.

Marrëveshja Kornizë e Përgjithshme për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë ose Marrëveshja e Paqes e Dejtonit u nënshkrua më 21 nëntor të vitit 1995 në bazën ajrore amerikane Wright-Patterson, pranë qytetit të Dejtonit.

Ajo i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë pas gati katër vjetësh.

Marrëveshja e Dejtonit u krijua gjatë konferencës që u mbajt nga data 1 deri më 21 nëntor, 1995. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Grushti i Tedi Blushit si fillim! – Nga Bledian Koka

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës regjistroi dje një akt të vërtetë opozitar, e madje të munguar po të doni!

Një Këshill, i cili është shndërruar që prej ditës që Erion Veliaj ka vënë këmbë aty, në një parlament fashist, nuk mund dhe nuk duhet lënë më të funksionojë si zgjatim i propagandës së fëlliqur të Erion Veliajt.

Tedi Blushi dhe këshilltarët opozitarë, që prej konstituimit të këtij organizmi pas zgjedhjeve të 14 Majit, nuk janë lejuar për asnjë rast të debatojnë, të marrin fjalën apo largqoftë të replikojnë me kryeHAJDUTIN e Tiranës.

Përmes një llacke si Romina Kuko, që e bën Lindia Nikollën të duket lule, Erion Veliaj ka akaparuar zërin e këshilltarëve opozitarë, ndërsa përmes regjisë që ia paguan atij superhajdutit tjetër që ka për vëlla, Arbër Veliajt, i ndez i fik kamerat si i do qejfi.

Tedi Blushi dhe këshilltarët opozitarë nuk mund dhe nuk duhet të lejojnë më që mbledhjet e Këshillit Bashkiak të jenë nevojtore publike e Erion Veliajt me spektatorë opozitën, ndërsa HAJDUTI më i madh i Tiranës shkund organin qe i ka mbirë në gojë në dëm të qytetarëve të Tiranës.

Kush kërkon të ndalë këtë formë proteste, grushtin e protestës ta mbajë me shëndet!

Unë e njoh mirë Tedi Blushin, dhuna nuk është e nuk ka qenë kurrë deviza e tij, ama protesta dhe opozitari brenda tij si dje gazetar e si sot në politikë nuk ka asnjë dyshim! sn

Analiza e CNN: Kamala Harris ka bërë një fillim mbresëlënës, por rruga e vështirë është përpara

CNN e cilëson të suksesshme deri tani praninë e Kamala Harris, e cila në vetëm 32 orë nga shpallja e kandidaturës së saj për presidente në prag të zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, nga njëra anë, arriti të mbledhë numrin e nevojshëm të votuesve dhe nga ana tjetër, ka siguruar një rekord mbresëlënës të donacioneve duke arritur në 81 milionë dollarë. “Kamala Harris ia ka dalë deri tani”, thotë rrjeti amerikan në analizën e problemeve me të cilat përballet nënpresidentja aktuale i SHBA.

Në këtë kontekst, CNN vë në dukje praninë e Joe Biden, qoftë edhe me telefon, në mitingun e Harris në Delaware herët të martën (me orën e Greqisë) në të cilin zv/presidentja e SHBA shpalosi retorikën e saj kundër Donald Trump.

“Ndoshta më e rëndësishmja, ai siguroi mbështetjen e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, manovrat e së cilës rezultuan kritike për t’i dhënë fund ofertës së bllokuar të rizgjedhjes së Joe Biden dhe zbuloi se politikani 84-vjeçar nga Kalifornia është ende ekzekutivi demokrat më me ndikim në SHBA.”, shtoi artikulli i CNN.

Siç vë në dukje autori i artikullit, pas deklaratës së Pelosit se mbështetja e saj ishte “zyrtare, personale dhe politike”, Harrisit iu bashkuan anëtarë të tjerë të Kongresit të cilët thanë se ishin gati të lidhnin shpresat e Partisë Demokratike tek një politikan që nuk është testuar për lidership në SHBA.

Që nga nata e së hënës, nënpresidentja kishte shumë më tepër se 1,976 përfaqësues të regjistruar që do t’i duheshin për të fituar nominimin në votimin e parë, sipas vlerësimit të përfaqësuesit të CNN. Dhe pasi një ngrirje e donatorëve ndihmoi që Biden të largohej nga gara, çantat demokrate u hapën gjerësisht në 24 orët e para të fushatës së re presidenciale të Harris, pasi ajo mblodhi një shumë mbresëlënëse prej 81 milionë dollarësh, sipas ekipit të saj”.

CNN na kujtojnë se ekziston një thënie e vjetër në Uashington që një kandidat presidencial nuk do të ketë kurrë një ditë më të mirë se ajo që pason shpalljen e tij në orët e para të fushatës paraprake. Kamala Harris është një hap larg marrjes së detyrës ndoshta më të frikshme për çdo kandidat presidencial, vëren analiza e rrjetit amerikan. “Ai po përpiqet të mobilizojë një parti që deri të dielën mendonte se po shkonte drejt humbjes pasi ekzekutivi njëri pas tjetrit braktisi Biden pas performancës së tij katastrofike në debat”.

Edhe nëse do të ketë sukses në planin e saj për të “fituar dhe pushtuar” nominimin demokrat, Harris do të përballet me fushatën më të ashpër të viteve të fundit. Trump është i njohur për retorikën e tij mizogjene dhe të ngarkuar raciale, e cila mund t’i kthejë muajt e ardhshëm në sezonin më të nxehtë zgjedhor në vite. Presioni ndaj Harris nga demokratët është gjithashtu i madh. Zëvendëspresidentja ka treguar shenja të përmirësimit të aftësive të saj politike kohët e fundit, por kjo nuk ka qenë kurrë forca e saj. Demokratët nuk po investojnë vetëm tek ajo si pengesa e fundit në një epokë të re të qeverisjes konservatore që mund të zhdukë arritjet e Biden dhe Barack Obama. Sipas CNN, “pas zëvendësimit të Biden, Harris tani po udhëheq një përpjekje për të shpëtuar demokracinë nga Trump” dhe “ajo ka pak më shumë se 100 ditë për t’i realizuar të gjitha këto”.

Ngritja e Harris dhe largimi i Biden kanë ndryshuar temat e periudhës parazgjedhore. Për muaj të tërë, demokratët kanë qenë në mbrojtje për moshën dhe gjendjen mendore të Biden, dhe tani ata kanë një kandidat që është gati 20 vjet më i ri se kandidati republikan 78-vjeçar. Ish-guvernatori i Karolinës së Jugut, Nikki Haley, ishte përpjekur gjatë fushatës së GOP të luante kartën e moshës që demokratët e kanë shfrytëzuar me sukses, duke thënë se partia e parë që do të “hiqte kandidatin e saj 80-vjeçar” do të fitonte. Demokratët tani po përpiqen ta forcojnë këtë imazh.
(BalkanWeb)

“Sigurimi i Shtetit na tha se Ndoci ishte mbytur në ujë duke tentuar të kalonte kufirin në Bunë, por…”- Dëshmia e rrallë e vëllait të ish-boksierit të famshëm

Historia e panjohur e ish-boksierit të famshëm Ndoc Gjoni nga Shkodra, që pasi vuajti 12 vjet në burgun e Burrelit, tentoi përsëri arratisjen nga lumi Buna në vitin 1980 –

*****

Kur Ndoc Gjoni vendosi të arratisej për herë të parë, mori rrugën drejt Elbasanit, atje ku po kryente detyrimin ushtarak i vëllai, Zef Gjoni. Ndoc Gjoni, është legjenda e boksit shqiptar, që kaloi përmes kalvarit të mundimshëm në burgjet komuniste dhe më pas u vra nda diktatura, në tentativën e dytë për t’u arratisur nga ferri komunist.

Ja si e rrëfen i vëllai Zefi, atë takim që do të përcaktonte një rrugë të mundimshme, për Ndoc Gjonin: “Ndoci erdhi në Elbasan për të më takuar dhe e pashë qartë se kishte vendosur të ikte. Mënyra si fliste, mënyra si sillej ishte e kuptueshme. Për rrjedhojë, pas 20 ditësh, ai u arratis”.

Rruga me të panjohura e Ndoc Gjonit, kalon nga pika kufitare e Muriqanit, për të mbërritur pas shumë peripecish, në në tokën jugosllave. Atëherë kur mendoi se e kishte fituar sfidën, do të gjendej në rrethana të tmerrshme.

Fqinjët jugosllavë, në atë periudhë i kishin raportet e mira me shtetin shqiptar dhe njerëzit që thyenin kufirin, me marrëveshje ktheheshin sërish në vendin e tyre. Pas 20 ditë qëndrimi në tokën jugosllave, Ndoc Gjoni do të kthehej në Shqipëri nga UDB-ja jugosllave, duke u këmbyer me dy jugosllavë, që kishin bërë të njëjtën gjë si ai, duke kaluar kufirin për në tokën tonë.

12 vjet burg në Burrel

Ishte vitit 1968, kur boksieri i famshëm shkodran, do të dënohej nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, me 12 vjet burg politik, për tentativën e arratisje, të cilat i kreu në burgun famëkeq të Burrelit. Janë vite shumë të mundimshme, ashtu si dhe për të tjerë bashkëvuajtës në ferrin komunist. Bashkëvuajtës të tij, shprehen me fjalët më të mira, për mënyrën si i ka rezistuar këtyre vuajtjeve, si i ka shprehur gjithnjë bindjet e tij, kundër shtetit të asaj kohe. Ndoc Gjoni, i pati kryer të gjitha vitet e burgut, duke mos përfituar nga asnjë falje, siç ndodhte ndonjëherë kur regjimi vendoste ulje dënimi. Ndoci u lirua nga burgu në vitin 1980.

Në përpjekje për ta nisur jetën nga e para, duke lënë pas pasionet e tij të rinisë, Ndoci u martua, krijoi familje dhe nisi të punojë në Uzinën “Drini”. Por kjo përpjekje nuk do të zgjaste shumë kohë, veç pak muaj pas daljes nga burgu.

Arrestimi i dytë

Me fotografinë e nënës dhe të mbesës së tij në xhep, Ndoc Gjoni, do të niste edhe një herë rrugën e mundimshme, tentativën e dytë për t’u arratisur nga Shqipëria. E ëma dhe mbesa, ishin për të, njerëzit më të dashur. Është i njëjti itinerar, nis në afërsi të pikës kufitare të Muriqanit dhe vazhdon drejt tokës jugosllave.

Por ky udhëtim, do të ishte i fundit i jetës së tij, sepse Sigurimi i Shtetit, e kishte ndjekur hap pas hapi, qysh prej ditës kur kishte dalë nga qelitë e burgut, deri në momentin e fundit, kur njëri prej xhelatëve, kishte zbrazur pa mëshirë plumbat e pistoletës, mbi kokën e tij.

U tha se ishte mbytur në Lumin Buna, në përpjekje për të kaluar kufirin, por e vërteta ka qenë krejt ndryshe, sepse Ndoc Gjoni, ishte vrarë nga regjimi. E vërteta rreth fatit të zi të Ndoc Gjonit, është mësuar vetëm pas rënies së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, në vitin 1990.

I vëllai i tij, Zef Gjoni, nisi shpejt përpjekjet për të zbuluar çfarë kishte ndodhur me të vëllanë, Ndocin. “Njerëz të Sigurimit të Shtetit, erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin. Vetëm kaq. Ne nuk mund të bënim asgjë më shumë në atë periudhë. Vetëm pas ardhjes së Demokracisë, e kam mësuar të vërtetën.

Një nga kufitarët e asaj periudhe, ka ardh e më ka taku dhe më ka shpjegu krejt ngjarjen. Sipas tij, e kanë pa Ndocin nëpër ujë, e kanë ndjek nga pas, duke kaluar në tokën jugosllave dhe sa ka dalë nga uji, e kanë godit me një plumb në kokë dhe e kanë lanë aty. Kjo është mëse e sigurt”, thotë Zef Gjoni, ish-basketbollisti dhe trajneri i famshëm boksit të ekipit “Vllaznia” e Shkodrës . Memorie.al

FOTOLAJM- Momenti kur zari i Erion Veliajt i vë duart në fyt Tedi Blushit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe mediat e majta sulmuan me gjuhë rrugaçërore këshilltarin e opozitës, njëherazi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi, se ka goditur këshilltarin socialist, Halit Valteri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashakiak të Tiranës.

Por e vërteta është krej ndryshe, pasi nga pamjet e bëra publike, dallohet se si zari i Veliajt, Valteri i vendos duart në fyt Tedi Blushit, në momentin që ky i fundit i hodhi një dosje me letra në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës.

Në këtë moment ka reaguar edhe Blushi, duke iu kundërpërgjigjur agresionit të Valterit, për tu vetëmbrojtur.

Pra Veliaj legjitimoi agresivitetin e Valterit ndaj këshilltarit të opozitës, por dënoi kundërpërgjigjen e këtij të fundit ndaj sulmit fizik në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. sn

Në Shqipëri qarkullojnë 868 mijë automjete, 36% mbi 20-vjeçare, dominojnë Volkswagen dhe Benz

Në rrugët e vendit qarkullojnë çdo vit gjithnjë e më shumë automjete. Pjesa më e madhe e tyre janë me kambio manuale.

Ndonëse në 2023 ka një rënie të lehtë të mjeteve mbi 20 vjeçare (me 1.4%) ato vijojnë të dominojnë flotën e automjeteve në vend, duke zënë 36% të totalit, nga 40% një vit më parë.

“Volkswagen” (18,6 %) dhe “Mercedez Benz” janë markat më të preferuara, me këtë të fundit që po bie nga froni pasi nuk ppo blihen më aq shumë sa dikur. Automjetet janë në pjesën më të madhe me naftë (gati 74%). Për nga fuqia, autoveturat sipas vëllimit motorik >3000 cc po shënojnë rritjen më të madhe.

Sipas të dhënave të INSTAT, Në vitin 2023, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 867.765 mjete, nga 796.438 mjete të regjistruara deri në vitin 2022, duke u rritur me 9,0 %. Mjete rrugore sipas llojit

Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,6 %), “Automjetet për transport të përzier ” (6,2 %) dhe “Motor” (5,5 %),.

Kryesojnë Tirana e Durrësi

Në vitin 2023, qarku me numrin më të lartë të mjeteve rrugore është qarku Tiranës me 34,7 %, ndjekur nga qarku Durrësit me 13,4 % dhe qarku Fierit me 9,3 %. E njëjta ecuri sipas qarqeve, vihet re edhe për mjetet rrugore autovetura.

62% e makinave janë me kambio manuale

Referuar të dhënave sipas llojit të kambios, vihet re se peshën më të madhe e zënë mjetet rrugore me kambio manuale me 61,9 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Autoveturat me kambio “Manuale” zënë 57,9 % të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” në vitin 2023 ndërkohë Autobuzat me kambio “Manuale” zënë 80,7 % të autobuzave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” në vitin 2023.

77% e makinave janë më të vjetra se 10 vjet

Numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2023, me vit prodhimi 2011-2023 është rritur me 40,0 %, grupi 2000-2010 është rritur me 7,1 % ndërsa grupi i autoveturave me vit prodhim para vitit 2000 ka pësuar rënie me 1,4 %.

Në total, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, janë rreth 311 mijë automjete më të vjetra sesa 20 vjet, që përbëjnë 36% të totalit.

353 mijë automjete të tjera, ose gati 41% e totalit kanë një moshë midis 11 dhe 20 vjet.

Në total, gati 77% e automjeteve në vend janë mbi 10 vjeçare duke përbërë një nga flotat më të vjetra në Europë.

Varrezat e Europës, Shqipëria ka moshën më të lartë të automjeteve, 40% janë mbi 20-vjeçare

Mjete rrugore sipas markës

Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Volkswagen” (18,6 %) e ndjekur nga “Mercedez Benz” (18,1 %), dhe “Daimler Chrysler” (9,8 %).

Në vitin 2023, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2023. Marka “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Mjete rrugore sipas lëndës djegëse, dominon nafta

Numri më i madh i autoveturave që qarkulluan në vendin tonë në vitin 2023 kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë” duke zënë 73,5 % nga 73,7 % në vitin 2022, ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” me 16,3 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 16,7 % që ky grup zinte deri në vitin 2022.

Vihet re një rritje në numrin e autoveturave elektrike me 2.3 herë më shumë dhe makinave hybride me 2.2 herë më shumë, krahasuar me vitin 2022.

Numri i autobusëve të regjistruar në vitin 2023, që kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë” është rritur me 4,1 %, ndërsa numri i autobusëve që kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë+Elektrik” është rritur me 41,9 % krahasuar me vitin 2022.

Rriten autoveturat me fuqi të lartë motorike

Numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2023 sipas vëllimit motorik >3000 cc është rritur me 16,2 %, numri i autoveturave me vëllim motorik <=2000 cc është rritur me 9,3 % dhe me vëllim motorrik 2001-3000 cc është rritur me 8,9 % krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë.

Vëllimi më i përhapur te autoveturat me lëndë djegëse “Naftë” është 1400 cc-1999 cc duke zënë 54,0 % gjithsej me lëndë djegëse naftë.

Vëllimi më i përhapur te autoveturat me lëndë djegëse “Benzinë”, është nën 1399 cc duke zënë 59,2 % të autoveturave gjithsej me lëndë djegëse benzinë./MONITOR

Dhjetë ditë në plazhin bosh – Nga Agim Xhafka

Nuk është punë çmimi. Është shkak varfërimi i shqiptarëve që plazhet janë thuajse bosh. Dhe po sjell një shembull nga Pogradeci. U bënë dy javë që çdo ditë udhëtoj nga Korça drejt gjolit. Kam gjetur një plazh të këndshëm midis vilave të qeverisë dhe Volorekës. Në këmbë të një hoteli të vogël,por me një lulishte para mbushur me gjelbërim,trëndafila dhe pemë pa fund. Si një pyll norvegjez. Sa mbërrij më del para një djalosh dhe më tregon ku të parkoj.

-Sa kushton?

-Pa leka,bre!-më thotë.

Afrohem te çadrat e nga që vij herët kam fatin të zgjedh një te rreshti i parë. Shoh që dyshekët janë të pastër si drita,shezlongët e drurit të lyer me ngjyrën e gjolit. Gjithë qejf bëhem gati të shtrihem e të ftoj rrezet e diellit mbi trupin tim.

-Sa kushtojnë dy shezlongë?-pyes sërish çunin.

-Tremijë,bre!

E ka me të vjetra. Në këtë zallamahi çmimesh më duket shumë i ulët. Ndaj e pyes përsëri e ai përsëri:

-Po tremijë bre. Tremijë.

Kaloj orë atje. Mes freskisë,notit,diellit e më pas shoh i çuditur që jam veç unë në plazhin e vogël. Majtas-djathtas askush. Më vjen çudi e me rroba banje gjoja shëtis bregut. Që të shoh plazhet ngjitur. Të bukur,të pastër,por njerëz me kokrra. Në drekë vendos të drekoj aty. Belushka si ta do zemra. Perime të avullit a zgarës. Shija e gatimit si poezia e Lasgushit. Dhe në fund për dy persona:

-Sa është fatura?

-Po njëzetmijë lekë,bre!-më thotë një çun që me siguri sa ka hyrë në gjimnaz,ama përdor lekun e vjetër kur flet.

Kaloj ditë kaq të bukura,me kaq pak shpenzime,me kaq aktivitet sa më shtrenjtë më shkon jeta në shtëpi se në plazh. Po pse nuk ka njerëz xhanëm? Pse? Se korçari është varfëruar. Ka ikur jashtë për punë dhe ata që ngelën i shkretoi rënia e euros. Me 200-300 euro të fëmijëve dhe guxonte të vinte ndonjë ditë në Pogradec. Tani me aq lekë nuk blen dot ilaçet. Gjoli aty është. Pret e pret njerëz… Do dhe ai britma fëmijësh e të rriturish. Dikur te ato valë pagëzoheshin të sapo martuarit. Tani rrotull nuk sheh as pleq. Se dasma s’ka më. Nga varfëria tani ka lindur bashkëjetesa,që po aplikohet masivisht. Gjoli rri e pret. Nuk mërzitet,pret…

 

Shqipëri, reagime për turizmin në bregdetin jugor

VOA/Raimond Kola

Zhvillimet e turizmit në bregdetin jugor në Shqipëri po shoqërohen edhe këtë vit me reagime sidomos në rrjetet sociale. Rritja e çmimeve në disa shërbime turistike duket se ka ndikuar, sipas operatorëve, në disa zona, në uljen e frekuentimit të plazheve. Faktorët janë kompleksë, thonë sipërmarërsit në Ksamil, ndërkohë që në portin e Sarandës edhe këtë vit vihet re një rritje e ardhjes së vizitorvë nga ishulli grek i Korfuzit.

Qyteza e vogël e Ksamilit në jug të Shqipërisë ka qenë një nga epiqendrat e reagimeve të shumta lidhur me zhvillimet e turizmit këtë vit në bregdetin jugor nga Vlora në Sarandë.

Reagimet më të forta, sidomos në rrjetet sociale, vijnë për një rritje të çmimeve të shërbimeve turistike që nga hoteleritë deri tek plazhet që duket se ka ndikuar në uljen e frekuentimit krahasur me një vit më parë.

Përparim Ahmeti, një nga sipërmarësit e parë të hoteleve në Ksamil thotë se turizmi nisi që në prill dhe në maj me një prurje të lartë të vizitorëve.

“Në prill dhe në maj pati një prurje të lartë të turistëve dhe shumë biznese menduan se do të ishte një fluks i paparë dhe rritën çmimet jashtë kuotave që duheshin dhe shohim për momentin që korriku është jashtë pritshmërive. Flas në përgjithësi, pasi në biznesin tim unë kam rritje të turizmit krahasur me vitin e kaluar falë edhe investimeve që kam kryer së fundi me ristrukturimin e hoteleve”, thotë ai.

Ka një sërë faktorësh që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve, thotë më tej zoti Ahmeti.

“Faktori kryesor në rritjen e çmimeve është rënia e euros në kuota të paparashikuara. Po kështu rritja e pagës së punonjësve. Një sanitare tek unë paguhet 1300 euro, nuk flas për kuzhinierin dhe pozicione të tjera që janë paga shumë më të larta. Këtu ka një kosto tjetër të personelit pasi bizneset punëtorët i marrin nga rrethet e tjera dhe detyrohet tu krijojnë kushte ushqimi dhe strehimi përgjatë gjithë sezonit. Një arsye tjetër është edhe rritja e çmimeve bazike për hotelet dhe restorantet nga furnizuesit e shumicës”.

Ndryshe nga vitet e mëparshme këtë vit turizmi po mbëhteten më pak nga prodhimi vendas si bujqësor, por sidomos blegtoral.

Produktet dhe nënproduktet e e qumështit mbulohen kryesisht nga importet, ndërkohë që renia e sektorit blegtoral shtë më e dukshme në shume zona në jug të Shqipërisë dhe tregu turistik nuk arrin të furnizohet me prodhimet tradicionale shqiptare, sic ndodhte më parë.

Zoti Ahmeti që është edhe anëtar i këshillit të bashkisë së Sarandës thotë se në paketën fiskale të këitj viti ka pasur rritje të tatimit për bizneset . Si përfaqësues i opozitës ai thotë se e ka kundërshtuar këtë rritje pasi bizneset sipas tij duhen mbështetur.

“Në paketën fiskale gati janë dyfishuar taksat dhe detyrimet e bashkisë. Në mënyrë të padrejtë mendoj se janë rritur dhe si opozitë e kemi kundërshtuar këtë vendim-marrje”, thotë zoti Ahmeti.

Opozita thotë më tej zoti Ahmeti ka vlerësuar një seri investimesh në qytezën e vogël të kryera këtë vit në infrastrukturë, por ende mbeten problem sipas tij furnizimi me energji elektrike dhe me ujë.

“Në jemi opozitë në këshillon bashkiak por e kemi vlerësuar maksimalisht ndërhyrjen që është bërë në Ksamil me investimet në vitin 2024. Është bërë një rrugë këmbësorësh shumë e mirë, janë shtruar të gjitha rrugët e brendshme. Por ka përsëri mangësi si ajo me problemet e rrjetit të energjisë elektrike, mangësi ka me furnizimin me ujë, probleme kanë plazhet që shteti duhet të ndërhyjë për t`i zgjidhur”

Në plazhet e Ksamilit sipërmarrjet ofrojnë shërbime në një perimetër që duket se është mjaft i kufizuar në raport me ngarkesën e lartë të mbindërtimeve që Ksamili kë përjetuar dhe që vijojnë të shtohen dita ditës.

Rexhep Korbi thotë se prej 32 vitesh merret me turizëm duke ofruar shërbimet në një plazh që frekuentohet nga vizorë nga e gjithë bota. Sipas tij turizmi është në kuota optimale këtë vit.

“Turizmi është në rritje, aspak në rënie .Edhe sivjet që predikohet që s’ka turizëm unë jam në të kundërt asaj që thuhet. Turizmi është në kuotat optimale në Ksamil”.

Zoti Korbi flet për cilësitë e turzmit dhe sfidat, në këndvështrimin e tij.

“Ujë është shumë i pastër, rendi dhe siguria është shumë mirë dhe sivjet ka një cilësi më të madhe dhe janë shtuar edhe forcat e sigurisë. Edhe rojet kufitare i kanë sistemuar mjetet e vogla të lundrimit. Problem mbeten motorët e ujit që janë pak afër dhe shkaktojnë zhurmë të madhe dhe na janë ankuar turistët. Por sivjet është pak më mirë se vitet e tjera. Vjet ishte një probem me trafikun mjeteve në rrugën nga Saranda në Ksamil që vijon edhe këtë vit dhe pengon ardhjen normale të pushuesve, pasi radha e aotomjetve në pjesë të ditës bëhet e gjatë”

Një nga kërkesat e sipërmarrësit për autoritetet është rritja e perimetrit të sigurisë për mjetet e lundrimit.

“Mjetet e lundrimit të shpejtësisë së lartë duhet të jenë në një perimetër më të largët se ky që është tani, të paktën edhe 100 metër dhe ta zhvendosin aktivitetin në det të hapur. Kjo sepse Ksamili duke pasur ishujt afër, shumë pushues notojnë drejt tyre dhe mjetet e lundrimit përbëjnë kërcënim për jetën e tyre”

Zoti Korbi flet edhe për nevojën e shtimit të furnizimit me ujë pasi shumica e sipërmarrjeve në plazhe e blejnë çdo ditë ujin që përdoret për dushet, apo për nevojat e shërbimeve të tjera.

“Duhet të ketë më shumë ujë. Deri tani furnizimi me ujë është katër orë në mëngjes dhe një orë e gjysëm pasdite. Ne e blejmë ujin çdo ditë për nevojat e shërbimeve në plazh. Problem është edhe furnizmi me energji, janë bërë disa përmirësime me vendosje të kabinave të reja dhe është ndryshuar disi situata”.

Ndërkohë të dhënat e portit të Sarandës flasin se gjashtë muajt e parë të këtij viti prurjet turistike nga ishulli i Korfuzit vlersohen rreth 23 % më të larta se e njëjta periudhë e vitit të shkuar që konsiderohet si viti me i mirë turistik i Shqipërisë në dekadën e fundit.

Hatixhe Ismaili, specialiste në portin e Sarandës thotë se rreth 166 mijë pasagjerë u përpunuan nga janri në qershor nga rreth 135 mijë që ishte numri i pasagjerëve për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zonja Ismaili thotë se një porti synon një projekt të ri për terminalin e udhëtarëve që duhet mbështetur me financime për shkak të rritjes vit pas viti të numrit të vizitorëve.

Rritja e numrit të pasagjerëve me tragetet turisitke ka çuar në domosdoshmërinë e zgjerimit të ambjenteve të përpunimit të pasagjerëve sepse të gjitha shërbimet tani bëhen në një terminal që u projektua 15 vite më parë.

Diskutimet dhe debatet si për rritjen e çmimeve edhe për numrin e vizitorëve pritet të jenë pjesë e zhviimit të sektorit turistik që sipas analistëve të turizmit është ende i pamaturuar në shumë zona në Shqipëri dhe ka nevojë sidomos për investime nga shteti në mjetet bazë si infrastrukturë, transport, ujë dhe energji.

Turizmi në Shqipëri: Mangësi nga brenda apo sulme nga jashtë

Jetmira Delia-Kaci

Bumi turistik që përjetoi Shqipëria një vit më parë, e rriti pritshmërinë që këtë sezon të ketë edhe më shumë turistë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qeveria shqiptare, nga janari i këtij viti deri në qershor, këtë vend e vizituan 4.5 milionë turistë, ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen kohëve të fundit, ishte publikimi i disa fotografive dhe videove në rrjetet sociale, që, sipas atyre që i shpërndanë, ishin të plazheve shqiptare me shumë pak njerëz ose të boshatisura.

Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, publikimi i këtyre imazheve është “një sulm i organizuar” për të dëmtuar turizmin shqiptar.

Por ekspertë të turizmit nuk e shohin ashtu situatën. Sipas tyre, ka disa mangësi që lidhen me shërbimin dhe infrastrukturën, si dhe me rritjen e çmimeve.

Sulm apo dështim?

Në një adresim më 17 korrik, Rama shprehu bindjen se bëhet fjalë për një sulm të organizuar, me qëllim të dëmtimit të turizmit shqiptar.

“Kam folur me krerët e bashkive bregdetare që janë të habitur nga shumë video, lajme e komente të rreme, të manipuluara, të bëra me qëllim e që duan të thonë se këtu s’ka ardhur njeri. Sulmi vjen nga disa anë”, tha Rama, pa specifikuar më shumë.

“Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, të sigurisë kibernetike. Ka shumë profile false që përdoren për këtë sulm”, shtoi ai.

Për ekspertin e turizmit në Shqipëri, Leonard Maçi, kjo deklaratë e Ramës është përpjekje për të justifikuar dështimin për të tërhequr turistë.

“Unë do të bëja një krahasim: nëse një njeri ka probleme me një nga organet e trupit, atëherë preken edhe organet e tjera. Pra, kjo vjen nga brenda dhe jo nga jashtë. Ajo që dua të them, është se nuk ka asnjë sulm apo sabotim të huaj”, thotë Maçi për Radion Evropa e Lirë.

“Këto janë teori konspirative për të justifikuar veten, mungesën e kontrolleve sa i takon rritjes abuzive të çmimeve apo mosmarrjes së masave për të përmirësuar shërbimin dhe infrastrukturën”, shton ai.

Sipas tij, një nga arsyet përse turistët zgjodhën Shqipërinë vitin e kaluar, ishin dhe çmimet e lira, që këtë vit janë rritur.

“Çmimet, sidomos në jug, janë rritur në mënyrë joproporcionale dhe të pashembullt. Dhe, pritshmëria ndaj çmimeve të ulëta ka rënë bashkë me reklamën që i është bërë këtij fenomeni. Pra, kemi efektin bumerang. Duhen masa paraprake para se të bësh turizëm, duhet të kesh siguruar njëherë asete dhe produkte, e më pas t’i shesësh”, thotë Maçi.

Problemin me rritjen e çmimeve, kryesisht në jug të Shqipërisë, e pranoi edhe Rama, pak ditë më parë.

Duke iu drejtuar kryebashkiakëve të Vlorës dhe Sarandës, ku raportohen çmime të larta krahasuar me një vit më parë, Rama kërkoi nga ta që të bisedojnë me operatorët turistikë për këtë problematikë.

“Duhet t’u thuhet se kjo është jo vetëm e padrejtë, por është strategjikisht vetëvrasje për vetë ata”, tha Rama në takimin me kryebashkiakët.

Maçi, në anën tjetër, shton se është e patolerueshme që pikërisht në kulmin e sezonit turistik në Shqipëri, kryhen punime në infrastrukturë, të cilat, siç thotë, shkaktojnë trafik dhe ndotje.

Kjo problematikë, sipas tij, është një tjetër arsye që sivjet numri i turistëve do të jetë më i ulët.

Asaj i shton edhe, siç thotë, mungesën e pjesëmarrjes së Shqipërisë me atë që ofron, në panairet ndërkombëtare.

Rezerva për shifrat e turistëve

Besnik Vathi, një operator turistik në Shqipëri, thotë se ka rezerva në lidhje me shifrat që i deklarojnë institucionet shqiptare për numrin e turistëve.

“Ne i raportojmë hyrjet në kufi, e që nuk janë të gjithë turistë”, thotë ai.

“Në mesin e tyre janë edhe turistë, edhe ata që quhen vizitorë të së njëjtës ditë… E, për shkak të rëndësisë që po merr Aeroporti i Rinasit për rajonin, janë me qindra mijëra udhëtarë nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut që e përdorin atë, për të kapur fluturime direkte, pasi krahasuar me vendet e tyre, janë 3-4 herë më lirë”, thotë Vathi.

Sipas tij, duhet parë nëse ata që hyjnë nga një kufi tokësor, dalin brenda orësh apo qëndrojnë.

“Nëse nuk raportojmë në këtë mënyrë, vihet në dyshim saktësia sa u përket shifrave të turizmit”, thotë Vathi.

“Nëse u referohemi hyrjeve nga Kosova”, thotë ai, asnjëherë nuk është saktësuar se sa prej tyre janë pushues në Shqipëri, e sa e shfrytëzojnë territorin e Shqipërisë për të kaluar në Mal të Zi.

“Mund të jenë edhe qytetarë me pasaporta zvicerane apo gjermane, që mund të futen në Shqipëri nga kufiri me Malin e Zi, të kalojnë dhe të shkojnë në Kosovë, ose anasjelltas. Dhe ne, me këtë mënyrë matjeje, i llogarisim si turistë të huaj, e në fakt duhen klasifikuar si vizitorë transit”, thotë Vathi.

Më pak a më shumë kosovarë?

Kryeministri shqiptar, në takimin me kryebashkiakët, tha po ashtu se pretendimi i disa ekspertëve të turizmit se shtetasit e Kosovës e kanë “braktisur” Shqipërinë, është i pabazë.

“Nga janari në qershor janë 1.7 milion hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25 për qind më shumë se vjet”, tha Rama.

Por, edhe për këtë çështje, ekspertët ndajnë një mendim tjetër.

“Institucionet shtetërore thonë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë ardhur 1.7 milion turistë, ndërkohë që popullsia e Kosovës është 1.6 milion banorë. Nuk mund t’i llogarisësh si turistë, sepse duhen ndarë udhëtarë, turistë, vizitorë…”, thotë Maçi.

Vathi, në anën tjetër, pret të ketë rritje të numrit të kosovarëve që do të hyjnë në Shqipëri, por turistët, sipas tij, do të mbeten në nivelet e një viti më parë ose më pak.

“Numri i kosovarëve, nëse do t’i qëndrojmë kësaj metodologjie, do të ketë rritje, për shkak se liberalizmi i vizave [për Kosovën] dhe çmimet e ulëta që ofron Aeroporti i Rinasit përmes linjave ‘low cost’, u japin atyre mundësi të kalojnë përmes territorit tonë, për të shkuar në destinacionet që zgjedhin”, thotë Vathi.

“Pra, do të kemi më shumë udhëtarë kosovarë, por nuk mund ta them të njëjtën gjë për numrin e turistëve kosovarë”, thekson ai.

Gjatë vitit 2023, Shqipëria regjistroi një numër rekord turistësh – prej 10.1 milionësh.

Për një raportim të Radios Evropa e Lirë më 23 qershor, Mehdi Olluri nga Lipjani i Kosovës, që kishte zgjedhur Shëngjinin e Shqipërisë për të pushuar, tha se krahasuar me një vit më parë, çmimet janë më të larta.

“Ka rritje të [çmimeve të] ushqimeve në dyqane, në restorante, e gjithashtu edhe banesa është më e shtrenjtë se vjet”, tha ai. Radio Evropa e Lirë


Send this to a friend