VOAL

VOAL

Ambasadori rus paralajmëron Kosovën: Për ne është pjesë e Serbisë

August 1, 2019

Komentet

Asnjë qindarkë pas daljes nga burgu: Pse investigimi duhet të fshijë çdo pasuri të zyrtarëve, kontraktorëve dhe familjarëve deri në rrënjë

Nga Boldnews.al

Në realitetin tonë ballkanik, jemi mësuar që burgun ta shohim shpesh si një lloj “kosto biznesi” të llogaritur mirë. Për një zyrtar që ka shitur firmën e tij apo një biznesmen që ka gllabëruar miliona përmes tenderave të fryrë dhe pastrimit të parave të narkotrafikut, qëndrimi disa vite në qeli duket si një sakrificë e vogël. Kjo ndodh sepse, deri më sot, ata e kanë pasur një garanci: perandoria e tyre financiare do t’i priste e paprekur sapo të dilnin. Por kjo epokë e “të burgosurve të pasur” duhet të marrë fund. Eksperienca që transformoi Rumaninë dhe që sot po troket në zyrat e SPAK-ut po dërgon një mesazh që u djeg më shumë se prangat: Drejtësia nuk ka asnjë vlerë nëse i dënuari del nga burgu si milioner.

Kirurgjia financiare e modelit rumun

Nëse duam të kuptojmë se si mposhtet korrupsioni strukturor, duhet të shohim se çfarë bëri DNA (Drejtoria Kombëtare Antikorrupsion) në Rumani. Ata nuk u mjaftuan me statistika arrestimesh. Gjatë dekadës së tyre të artë, prokurorët dënuan mbi 1,000 zyrtarë të lartë – që nga ish-kryeministrat e deri te ministrat dhe kryetarët e bashkive. Por goditja e vërtetë ishte mbi personat juridikë: mbi 1,050 kompani ndërtimi dhe konsulence u fshinë nga harta. Prokurorët aplikuan sekuestron preventive mbi çdo llogari, çdo eskavator dhe çdo impiant asfaltimi, duke konfiskuar mbi 2.3 miliardë euro. Ky nuk ishte thjesht ndëshkim; ishte shpërbërje e mjetit të krimit.

Rënia e të “paprekshmëve”: Historia e falimentimit të detyruar

Historia e korrupsionit rumun ka emra që sot shërbejnë si gërmadha juridike. Gjiganti Romstrade SA, që dikur quhej “Mbretëresha e Asfaltit”, u shpërbë brenda natës kur doli në dritë vjedhja e fondeve të BE-së; pronari Nelu Iordache pa se si llogaritë e tij u ngrinë dhe kompania hyri në falimentim pa asnjë mundësi shpëtimi. I njëjti fat ndoqi edhe Euroconstruct Trading 98 dhe të famshmen Tel Drum SA, kjo e fundit e lidhur me kupolën politike të kohës. Këto nuk ishin thjesht firma, ishin monopole që diktonin jetën publike. Sot, makineritë e tyre janë nën sekuestro totale, duke dëshmuar se asnjë mburojë politike nuk funksionon kur drejtësia godet asetin dhe jo vetëm njeriun.

Investigimi vertikal: Nga zyrtari te nënkontraktori

Një drejtësi që funksionon vërtet duhet të ndjekë paranë në çdo hallkë të zinxhirit. Nuk është vetëm zyrtari që hedh firmën; është kontraktori që merr tenderin dhe, akoma më rëndësishëm, nënkontraktori që fshihet në hije. Aty, në segmentin e nënkontraktimit, ndodh shpesh vjedhja më e madhe përmes faturave fiktive dhe punimeve nën standard. Investigimi i SPAK duhet të jetë vertikal: çdo subjekt që ka shërbyer si “lavatriçe” për paratë e narkotrafikut apo tenderave të fryrë duhet t’i nënshtrohet likuidimit. Nuk mund të ketë imunitet për dikë që fshihet pas zinxhirëve të komplikuar kontraktorë ndërkohë që ka pastruar produktet e krimit.

Goditja e “rrënjës”: Familja dhe emrat hije

Nëse duam që ky proces të jetë i dhimbshëm për të korruptuarit, duhet të godasim trashëgiminë e tyre. Pasuria e vënë me krim rrallë mban emrin e kriminelit; ajo fshihet te bashkëshortet, fëmijët, prindërit apo edhe shoferët e besuar. Konfiskimi i zgjeruar duhet të jetë rregulli ynë i ri. Nëse një pronar firme ndërtimi apo një ish-zyrtar disponon resorte e vila në emër të personave të tretë, dhe këta të fundit nuk provojnë dot burimin e ligjshëm, shteti duhet t’i marrë ato menjëherë. Nuk ka asnjë arsye morale që një familje të jetojë në luks mbi asfaltin e vjedhur që merr jetë njerëzish çdo ditë.

Drejt “vdekjes civile” të korrupsionit

Për t’i dhënë fund riciklimit të këtij sistemi, duhen masa që i nxjerrin lojtarët e pistë jashtë fushe përgjithmonë:

  • Likuidimi i Detyruar: Kompanitë e implikuara duhet të shpërbëhen dhe mjetet e tyre të shiten në ankand publik për të dëmshpërblyer shtetin.
  • Karantina 15-vjeçare: Çdo pronar apo zyrtar i dënuar duhet të ketë një “ndalim fluturimi” në botën e tenderave publikë për të paktën një dekadë e gjysmë. Kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar krijimin e “maskave” të reja dhe për të pastruar tregun nga parazitët.

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë spektakle me pranga që përfundojnë në harresë. Kemi nevojë për një drejtësi që operon me ftohtësi financiare. Vetëm kur makineritë e firmave të korruptuara të sekuestrohen dhe llogaritë e familjarëve të tyre të ngrinë deri në rrënjë, mund të themi se po fitojmë. Drejtësia vërtet përmbushet kur mjeti i krimit – pasuria e vjedhur – asgjësohet dhe kthehet në dobi të publikut

130 milionë euro tendera sekretë, kush është Armand Shara i aferës Durana, në skenë edhe Igli Tafa

Si një prej fijeve kryesore të korrupsionit dhe grupeve kriminale rreth AKSHI-t, emri i tij nuk mund të mungonte kurrsesi në aferën Durana, gjithnjë jo drejtëpërdrejtë, por i kamufluara përmes kompanive të dyshimta dhe ortakëve.

Bëhet fjalë për Armand Shara, anëtar i bandës së Ermal Beqirit, Geron Meçes, Gëzim Hoxhës etj., që kanë zhvatur përmes tenderave korruptivë/sekretë të AKSHI-t qindra milionë euro para publike, duke i ndarë sipas roleve, pastruar më pas në pasuri të paluajtshme dhe investuar në luks deri tek jahtet.

Përfitues i mbi 130 milionë euro para publike, 55-vjeçari Armand Shara, sot dora e Ermal Beqirit në AKSH, është pronar i kompanisë TAG Engineering shpk, me objekt konsulencë në menaxhim dhe administrim biznesi, shërbime dhe zhvillime të programeve të teknologjisë informative, ndërtim etj.

Krahas pastrimit të parave të grupeve kriminale në ndërtim dhe shit-blerje të pasurive të paluajtshme, Armand Shara, përmes kompanisë TAG Engineering, kontrollon një kartel kompanish me aktivitet nga tenderat korruptivë të AKSH-it tek investimi në pasuri të paluajtshme.

Me anë të kompanisë kryesore TAG Engineering, vetë si aksioner dhe prestanomes Bledar Dhima, Armand Shara kontrollon prej tre vitesh kompaninë INFOSOFT SYSTEMS shpk, simbol i tenderave sekretë dhe korruptivë të AKSH-it, me në krye Mirlinda Kaçanaj, e arrestuar me kërkesë të SPAK-ut.

INFOSOFT SYSTEMS është përfituesja kryesore e skemës së korrupsionit të AKSH-it me tenderat sekretë. Gjatë pesë viteve të fundit, INFOSOFT SYSTEMS ka përfituar mbi 100 milionë euro para publike, përmes tenderave seksretë të AKSHI-t, me fond limit të fryrë deri në shtatëfish, me pazar në tavolinë, me oferta fituese sa fondi limit, në disa raste me dokumente false, por gjithnjë duke mashtruar me zbatimin e kontratave në funksion të skemës së korrupsionit.

Pjesë e kartelit të kompanive të Armand Sharës janë edhe ikubINFO, ikubINFO International, InfoSoft Business Solutions dhe iNext e aferës Durana. Përmes kompanisë, Ikubinfo shpk, gjatë viteve të fundit Armand Shara ka përlarë mbi 30 milionë euro tendera sekretë dhe me pazar në tavolinë nga AKSHI. Paratë më pas kanë devijuar në kompani të tjera, duke u ndarë në të njëjtët xhepa.

Edhe përmes kompanisë InfoSoft Business Solutions, Armand Sharra ka nisur të marrë tendera sekretë dhe me pazar në tavolinë nga AKSHI, me fond limit të fryrë dhe çmime arbitrate. Duket e çuditshme se si SPAK-u i ka shpëtuar deri më tani Armand Shara dhe hajduti epik, Geron Meçe, të cilin e mori peng vetë banda pas prishjesh në pazare.

Në korrik të vitit 2025, Armand Shara ka themeluar kompaninë sistemeve software iNext shpk, përmes kompanisë TAG Engineering dhe ortakut Bledar Dhima. Kompani i ka zyrat në Tiranë në ambientet e kompanisë TAG Engineering, por është regjistruar fiktivisht në parkun imagjinar Durana të Elira Kokonën në Xhafzotaj të Durrësit.

Kompania iNext shpk e Armand Sharës është pjesë e shoqatës me natyrë kriminale të Ermal Beqirit, në kërkim nga SPAK për grup kriminal, korrupsion dhe pastrim parash. Anëtarët e drupit kriminal kanë transkasione me njëri-tjetrin si dhe janë kordinuar në manipulimin e procedurave tenderuese me anë të rrjetit të kompanive që kontrollojnë.

Gëzim Hoxha, i goditur nga SPAK, bashkë me hajdutin epik Geron Meçe, prestanome i Armand Frangut (baxhanak i Edi Ramës), ‘ustai’ Ermal Beqiri dhe Armand Shara, janë pjesë e të njëjtit grup kriminal të AKSHI-t, duke zhvatur qindra milionë euro para publike përmes tendera sekretë dhe korruptivë, me anë të një rrjeti kompanish, siç edhe tregohet pjesërisht nga dosja e SPAK-ut.

(Ermal Beqiri, Armand Frangu dhe Geron Meçe)

Anëtarët e këtij grupi kriminal, të goditur pjesërisht nga SPAK-u, kanë transaksione me njëri-tjetrin si dhe janë koordinuar në manipulimin e procedurave tenderuese përmes rrjetit të kompanive që kontrollojnë.

Ndërkaq, AKSHI është institucioni kryesor publik i gjenerimit të skemës korruptive më masive gjatë dekadave të fundit, por nuk është i vetmi. Skema e korrupsionit ushqehet edhe nga një institucion tjetër, i cili çuditërisht ende nuk është goditur nga SPAK-u dhe ka mbetur jashtë vëmendjes mediatike. Bëhet fjalë për Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me në krye Igli Tafa, për bëmat e të cilit do të flasim në vijim pasi faktet tregojnë se nuk është më i pafajshëm se Mirlinda Kaçanaj./

“Liria e fjalës në Evropë po gërryhet”- Ambasada e SHBA në Tiranë publikon deklaratën e Sekretarit Rubio: Aleancat me partnerët tanë janë ndërtuar mbi parimet e përbashkëta

Po ashtu Rubi është shprehur se aleancat me partnerët europianë janë ndërtuar mbi parimet dhe vlerat e përbashkëta dhe një prej tyre është edhe liria e fjalës.

“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes”, ka thënë Sekretari Rubio.

Screenshot_1

U bënë 14 vite që nga 2012 që presim nisjen e ndërtimit të Kampusit të UT Nga Prof. Asoc. Dr. Majlinda F.Keta

Të gjithë trenat nisen nga Tirana

Këtu nisi dhe Preludi i Demokracisë….

…….
22 mijë studentë të
Universitetit të Tiranës dhe
740 pedagogë tё fakulteteve
të tij janë pothuaj sa shumë qytete të shpopulluara në
Shqipëri.
Këtij komuniteti pronën publike nën administrimin e Universitetit të Tiranës ja kanë borxh t’ja mbrojnë dhe t’i kërkojnë zhvillimin e saj në
dobi të universitetit cilësor çdo shqiptar, kudo ku është sot.
U bënë 14 vite qè nga 2012 që presim nisjen e ndërtimit të Kampusit të UT.
Qeveria pas 2013 për përmbarim të projektit ja kaloi Bashkisë së Tiranës, që vit pas viti as një tullë nuk vuri…. përkundrazi në pronë të UT filloi ndërtesa për Kolegjin e Evropës…. Heshti Senati i UT, heshti Rektori i UT, Bordi i Administrimit, Konferenca e Rektorëve…..
Por nuk do të heshtë Drejtësia….kam besim.
Unë besoj se 2026 do ta zgjidhë këtë histori përrallë dhe turp për Kampusin e Ri UT.
E kuptoj që Durrësi është në
zemrën e Kryeministrit për
zhvillim strategjik dhe Universiteti atje eshtë i
rëndësishëm dhe shumë mirë bën që i mbështet për Kampusin e ri .
Veç nuk kuptoj pse nuk po i rikthehet atij të UT -ës në Tiranë??!!
Besoj se e ka kuptuar që delegimi drejt Bashkisë Tiranë ishte gabim…..
Çdo Kampus Universitar është i mirëpritur POR Kampusi iUT eshtë përfaqësuesi i historisë zyrtare të universiteteve dhe akademizmit panshqiptar, ka mbetur i pari i besuar nga të rinjtë shqiptarë për studimet universitare, i pari i rankuar në çdo rankim ndërkombëtar mes universiteteve shqiptare PO aq sa shkruesi historik i nisjes së revoltës popullore në 1990 për “ Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Jam e bindur që qysh NESER, pas Tryezës së sotme të KM me rektorë, tryezë me jo pak teza surprizante dhe ku heshtja e dëgjuesve ishte “ astronomike”, Qeveria do ja rimarrë Bashkisë Tiranë përgjegjësinë e ndërtimit të Kampusit të UT.
Gabimi i bërë do ndreqet se edhe treni linjën e ka me fillesë të deklaruar , Tiranë – Durrës ….
Unë e kënaqur do jem që edhe të ecin paralel dy Kampuset. Të një misioni janë ….
Veç nuk duhet harruar pas 35 viteve se historia e demokracisë filloi këtu nga Tirana, nga Universiteti i Tiranës që i ka ardhur koha të rikthehet në një të vetëm bashkë me Politeknikun dhe Mjekësisë.
Po rrudhemi aq shumë sa nuk na shkon në asnjë aspekt hallakatja administrative dhe menaxheriale.
…..
Kampusi i Ri i Universitetit të Tiranës do përbashkojë shumë ideale ashtu si Qyteti Studenti mbi të cilin do jetë përbashkoi idealet e evropianizimit, qytetarisë dhe progresit socio politik të vendit.
Historia i ka të përcaktuara faltoret e veta, nuk i ndrron dot askush!

Pezullimet e vizave në SHBA- DW: Çfarë duhet të dini

SHBA- Aplikimet për viza për qëndrim të përhershëm në SHBA nga 75 vende anembanë globit do të pezullohen më 21 janar, pas një njoftimi nga administrata e Donald Trump  të mërkurën.

DW, shkruan se, midis të prekurve janë vende në Afrikë, Azi, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Evropë. Këto përfshijnë Brazilin, Pakistanin, Nigerinë, Tajlandën, Shqipërinë, Rusinë, Uruguain dhe Egjiptin.

Informimi nga administrata Trump është se e gjitha kjo ka të bëjë me lehtësimin e asaj që ajo e konsideron një barrë të mirëqenies për SHBA-në nga emigrantët.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë të vetëmjaftueshëm financiarisht dhe të mos jenë një barrë financiare për amerikanët”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së , i cili vazhdonte duke pohuar se politika është hartuar për të siguruar që “emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihmën sociale në Shtetet e Bashkuara ose të mos bëhen barrë publike”.

Çfarë do të thotë pezullimi i vizave?

Pezullimi lidhet me përpunimin e aplikimeve për vizë nga persona me origjinë nga vendet përkatëse që duan të jetojnë përgjithmonë në SHBA. Teknikisht, aplikimet mund të bëhen ende dhe intervistat dhe takimet mund të caktohen ende, por ato nuk do të përparojnë deri në pikën ku lëshohen vizat.

Vizat aktuale të dhëna shtetasve të vendeve të prekura do të mbeten të vlefshme. Departamenti i Shtetit, ose DOS, thotë se përjashtimi i vetëm nga pezullimi vjen për shtetas të dyfishtë që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është në listë. Kohëzgjatja e pezullimit është e panjohur dhe ka frikë se mund të jetë e pacaktuar.

Pse është vendosur pezullimi i vizave?

Qeveria amerikane argumenton se kjo do të thotë një faturë më e ulët e mirëqenies për amerikanët, sepse emigrantët “nxjerin pasuri nga populli amerikan”, sipas një deklarate tjetër të Departamentit të Shtetit.

Në fakt, SHBA-të tashmë kanë rregulla që mund t’i përdorin për të ndaluar emigrantët që mund të bëhen të varur nga shteti nëse shpërngulen në Amerikë. Ky rregull ka të bëjë me bazën ose arsyen e “barrës publike” për papranueshmëri. Nëse një migranti mund t’i mohohet hyrja bazuar në rregullin e “barrës publike” vlerësohet rast pas rasti nga zyrtarët e imigracionit. Por ka një numër të kufizuar arsyesh pse rregulli i “barrës publike” të hyjë në fuqi dhe të parandalojë imigracionin.

“Shumë programe nuk ngrenë shqetësime për barrë publike, duke përfshirë programet e kujdesit shëndetësor si Medicaid dhe kujdesi për COVID-19, programet e strehimit, të ushqyerit dhe shumë shërbime të tjera jetësore”, thotë Qendra e Burimeve Ligjore për Imigrantët me seli në SHBA. “Vetëm aplikantët që konsiderohen të prirur të bëhen kryesisht të varur nga ndihma monetare për mirëmbajtjen e të ardhurave ose kujdesin afatgjatë me shpenzime qeveritare mund të refuzohen për barrë publike”, shpjegon organizata .

Gjatë mandatit të parë të Trump, administrata e tij u përpoq ta zgjeronte fushëveprimin e këtij rregulli për të përfshirë më shumë faktorë dhe programe, por ndryshimet e propozuara prej tij u rrëzuan nga administrata e Joe Biden në vitin 2022.

Ndryshimi i rregullave
Pra, për momentin rregulli i vitit 2022 është ende në fuqi. Por nëntorin e kaluar, Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, ose DHS, propozoi përsëri ndryshime dhe ka të ngjarë të pezullojë rregullat e vitit 2022 mbi “barrën publike” deri në fund të janarit. Në argumentin e tyre për bërjen e këtyre ndryshimeve , DHS tha se rregullat e vitit 2022 i kufizonin shumë zyrtarët e imigracionit në vlerësimin nëse një migrant do të bëhej barrë për shtetin, sepse zyrtarëve u lejohej ta gjykonin këtë vetëm bazuar në faktorë të kufizuar.

Si tjetër po e kufizon administrata e Trumpit imigracionin?
Viti i parë i mandatit të dytë të Trump në detyrë ka parë një fokus të madh në kufizimin e imigracionit. Në qershor, një ndalim i plotë udhëtimi u vendos në 12 vende. Ky ndalim u zgjerua më pas, së fundmi në dhjetor, në  39 vende me ndalime të plota ose të pjesshme udhëtimi. Shumica e këtyre janë në Afrikë, me disa në Amerikën Latine dhe Azi. Shtëpia e Bardhë përmendi mungesën e të dhënave të besueshme, shqetësimet për tejkalimin e afatit të qëndrimit dhe nevojën për të “zbatuar ligjet tona të imigracionit” kur njoftoi zgjatjen.

Administrata e Trump ka vendosur gjithashtu kufirin më të ulët të pranimit të refugjatëve në historinë e SHBA-së: vetëm 7,500 refugjatë për vitin 2026, krahasuar me kufirin prej 125,000 të vendosur nga paraardhësi i Trump, Biden. Qeveria aktuale është përpjekur gjithashtu të kufizojë migrimin e personave të kualifikuar duke  rritur tarifat për vizat H-1B – të përdorura nga kompanitë amerikane për të punësuar punëtorë të huaj për një periudhë të caktuar kohore – në një minimum prej 100,000 dollarësh (86,000 euro).

Përdorimi i një numri gjithnjë e në rritje të agjentëve të Imigracionit dhe Doganave, ose ICE, ka qenë gjithashtu kyç në nxitjen e rënies së imigracionit. DHS, nën të cilën vepron ICE, thotë se deportoi 605,000 njerëz në vitin 2025, ndërsa 1.9 milion njerëz të tjerë u larguan me dëshirën e tyre.

Edhe udhëtarët nga vendet që nuk janë në asnjërën nga listat e ndryshme të kufizuara mund të  përballen me kontrolle për aktivitetin e tyre në mediat sociale nëse miratohet një propozim i qeverisë amerikane i bërë në dhjetor. Kontrollet mund të zbatohen së shpejti për qytetarët e 42 vendeve që tradicionalisht kanë qenë në gjendje të aplikojnë për udhëtim pa viza në SHBA. Këto përfshijnë Australinë, Francën, Gjermaninë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndonëse nuk lidhet drejtpërdrejt me imigracionin, kjo është një provë e mëtejshme e shkallës në të cilën SHBA-të po bëhen armiqësore ndaj të huajve.

A do të ndikojë kjo në Kupën e Botës apo në planet e pushimeve në SHBA?
Pezullimi i fundit nuk do të ndikojë drejtpërdrejt te tifozët që përpiqen të vizitojnë Kupën e Botës në futboll , e cila do të mbahet kryesisht në SHBA në qershor dhe korrik. As nuk do të ndikojë te pushuesit apo te kushdo që kërkon një qëndrim të shkurtër me vizë turistike.

Megjithatë, tifozët e futbollit nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga Haiti dhe Irani për të mbështetur ekipin e tyre. Ato vende, të cilat janë kualifikuar për turneun, janë në listën e ndalimeve të udhëtimit, ndërsa ato nga vendet e tjera kualifikuese, Senegali dhe Bregu i Fildishtë, përballen me kufizime të konsiderueshme si rezultat i ndalimit të tyre të pjesshëm të udhëtimit./DW

Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka bërë të qartë se të huajt që emigrojnë në SHBA duhet ta mbajnë veten me punë, dhe jo të bëhen barrë e shtetit.

Prandaj, të mërkurën e 14 janarit vendosi ta pezullojë përkohësisht lëshimin e vizave të emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Kosovën.

Tani, Departamenti amerikan i Shtetit po e bën rishikimin e plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve, për t’u siguruar që emigrantët nga këto shtete – që autoritetet amerikane i cilësojnë si vende me rrezik të lartë – të mos i shfrytëzojnë ndihmat sociale të shtetit amerikan dhe të mos bëhen barrë e parasë publike.

Pezullimi i vizave të emigrimit: Kush preket nga vendimi i Trumpit?

Vendimi, i cili prek edhe kosovarët që duan të aplikojnë për vizë emigrantësh, do të hyjë në fuqi më 21 janar 2026.

Më poshtë mund të lexoni krejt çfarë duhet të dini për këtë çështje.

Çfarë është viza e emigrimit?

Viza e emigrimit është vizë që ia mundëson një shtetasi të huaj të hyjë në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të jetojë atje përjetë. Pra, në thelb, kjo vizë është bileta që ia mundëson përfituesit të bëhet ligjërisht banor i përhershëm në SHBA.

Pas hyrjes në SHBA, poseduesit të vizës i lëshohet ajo që njihet si “Green Card”, që shërben si dëshmi se mbajtësi i saj është banor i përhershëm i ligjshëm.

Sigurimi social i Amerikës dhe Green Card, pranë një flamuri amerikan.
Sigurimi social i Amerikës dhe Green Card, pranë një flamuri amerikan.

Kjo vizë u lëshohet atyre që duan të zhvendosen përherë në SHBA, në vend se ta vizitojnë përkohësisht për turizëm, studime ose punë.

Pasi i pranohet viza, personi zakonisht fiton të drejtën për të jetuar përherë në SHBA, për të punuar pa kufizime, dhe përfundimisht për të aplikuar për shtetësi amerikane.

A lejohet aplikimi për vizën e emigrimit gjatë periudhës së pezullimit?

Po. Shtetasit nga vendet e prekura nga vendimi i Trumpit mund të bëjnë kërkesë për vizë dhe mund të marrin pjesë në intervistë.

Departamenti i Shtetit njoftoi se do të vazhdojë të caktojë terminë për intervista, pavarësisht se gjatë kohës së pezullimit nuk do të lëshojë viza të emigrimit për shtetasit e 75 vendeve të prekura.

Kush nuk preket nga ky pezullim?

Shtetasit me dy shtetësi që aplikojnë me pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i futur në listën e 75 vendeve të prekura nuk preken nga ky vendim.

Për shembull, nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia nuk preket nga ky vendim.

Si ndikon pezullimi tek ata që kanë vizë të vlefshme?

Vendimi i Trumpit nuk ndikon tek ata që tashmë kanë vizë të vlefshme të emigrimit. Pra, vendimi nuk kërkon heqjen e vizave të lëshuara paraprakisht.

A vlen vendimi për vizat turistike?

Jo. Ky vendim vlen vetëm për aplikantët për vizë të emigrimit. Vizat turistike nuk janë viza emigrimi, prandaj edhe nuk preken.

Pse e mori Trump këtë vendim?

Presidenti amerikan tha se një përqindje tejet e lartë e të huajve që janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, përmes vizës së emigrimit, nuk punojnë – por varen nga ndihmat sociale amerikane.

Ai nuk dëshiron që të huajt që synojnë të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara të bëhen barrë e parasë publike dhe ndihmave të shtetit.

Për shembull, 46 për qind e shtetasve të Kosovës që kanë shkuar në SHBA përmes vizës së emigrimit marrin ndihma sociale nga Qeveria amerikane, sipas listës së publikuar nga Trump në rrjetet sociale më 4 janar.

SHBA-ja i kishte lëshuar 6.674 viza emigrimi për kosovarët në 10 vjetët e fundit, apo mesatarisht rreth 670 viza në vit, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Qeverinë në detyrë të Kosovës për të marrë një koment prej saj për këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka pranuar një përgjigje.

Butani i prin listës, pasi 81.4 për qind shtetasve të tij që janë zhvendosur në SHBA përmes vizës së emigrimit, jetojnë me ndihma sociale.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Shtetet e Bashkuara kishin lëshuar mbi 612.000 viza emigrimi në gjithë botën në vitin 2024, që është më shumë së në vitin paraprak (562.976).

  • 16x9 Image

    Ekrem Idrizi

    Ekrem Idrizi është redaktor i web-it dhe gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

BIRN: Arratisja e Altin Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati

Altin Ndoci, personi i akuzuar si vrasës me pagesë, për të cilin prokurorët thonë se kanë prova për dy vrasje me katër viktima dhe një mori krimesh të tjera, i është shtuar listës së gjatë të personave në kërkim. Krahas Ndocit, një numër i lartë të akuzuarish si bosë të krimit vijojnë të jenë në arrati, vite pasi janë shpallur në kërkim.

Altin Ndoci, 38 vjeç, i arrestuar fillimisht në vitin 2020, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza, u arratis nga Spitali i Durrësit të martën më 13 janar, në një skenë të denjë për filma, ku dukshëm organizimi ishte i lartë me një automjet që e priste dhe, siç duken punët, me polici të paaftë për të ndjekur gjurmët e ofruara nga kamerat e panumërta që gjenden kudo nëpër Shqipëri, për të zbuluar vendndodhjen e tij.

Ndoci akuzohet se ishte “gjuajtësi” më 29 dhjetor 2018, kur një atentat i organizuar nga grupi kriminal i vëllezërve Çopja në Elbasan arriti të vrasë Endrit Alibejn, Arben Dylgjerin dhe shtetasit turk Erdal Duranay në një atentat në Bradashesh. Ai akuzohet të kishte të njëjtin rol më 1 korrik 2019, kur në fshatin Broshkë u vra Klevin Baho dhe u plagos Aldo Baho. Më 16 janar 2020, ai akuzohet se qëlloi për të vrarë Kei Pikun në Elbasan, por ky i fundit arriti të shpëtojë i plagosur. Ai bashkëpunoi me anëtarë të tjerë të grupit në organizimin e dy atentateve të tjera ndaj rivalëve në periudhën nëntor 2019-janar 2020, ndërsa më herët kishte qenë pjesë e grupit që vodhi furgonin e transportimit të parave në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Arsyeja se pse dimë kaq shumë gjëra për Ndocin dhe bandën në fjalë lidhet me faktin që autoritetet franceze kanë sekuestruar serverin e komunikimeve të enkriptuara të kompanisë Sky ECC, ku shumë personazhe të botës së krimit kanë komunikuar me supozimin se ishin të mbrojtur nga përgjimi.

Përdorimi me efikasitet nga Prokuroria e Posaçme e provave të siguruara nga autoritetet franceze ka sjellë zbulimin e një numri të lartë krimesh të rënda, nga vrasjet te trafiku i drogës apo korruptimi i strukturave të tëra të shtetit, si dhe goditje të shumta ndaj grupeve të ndryshme kriminale.

Por ndërsa prokurorët kanë ngritur akuza në gjykatë dhe gjykata ka firmosur urdhërarreste, shumë prej personazheve të dosjeve të Sky ECC mbeten të lirë, të pakapshëm nga drejtësia shqiptare, dhe, siç duken punët, të aftë për të vijuar operacionet e tyre komplekse.

Hajdar Bako alias Hajdar Çopja, konsiderohet si një nga dy krerët e bandës Çopja, nga të cilat, gjashtë janë për porositje vrasjesh. Ai është në arrrati nga drejtësia dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Talo Çela, 54 vjeç, organizatori kryesor i vrasjeve të kryera për llogari të vëllezërve Çopja, njeriu që kryente si ekzekutimin ashtu edhe koordinimin mes grupit luftarak që u përfshi në konfliktin e përgjakshëm me bandën rivale të vëllezërve Alibej, ku në një hark kohor prej 3 vitesh, një dyzinë me njerëz nga të dyja palët u vranë. Ai është në arrati ndërsa të dhëna indirekte sugjerojnë se një rrjet i gjerë apartamentesh të blera nga banda duke përdorur emra të rremë, duket se shërbejnë si baza të sigurta për të.

Suel Çela, 37 vjeç, drejtues i një bande tjetër të dyshuar kriminale me bazë në Elbasan, është gjithashtu në arrati, pasi u shpall në kërkim për vrasje fillimisht në vitin 2020. Ai përballet me nëntë akuza, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë dhe dy episode të trafikut ndërkombëtar të drogës me sasi totale 1376 kilogramë, me vlerë tregtare 110 milionë euro. Grupi Çela njihet gjithashtu për kontrollin e territorit në qytetin e Elbasanit përmes një rrjeti kamerash dhe monitorim të rregullt të kamerave të vendosura në pika të ndryshme, supozohet për t’u mbrojtur nga rivalët dhe për t’i paraprirë veprimeve të mundshme të policisë.

Pak më në veri, Altin Hajri, i kërkuar gjithashtu për vrasje, është në arrati që nga viti 2020. Ai akuzohet gjithashtu se ka korruptuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja duke i siguruar atij vota. Në shkëmbim, Çyrbja i ka transferuar atij informacion sekret policor, gjë që duket se ka ndihmuar që Hajri të mbetet i paarrestuar.

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka me gjasa është figura më e lartë e qarqeve kriminale shqiptare në arrati nga drejtësia. Ndoka, 51 vjeç, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai u shpall në kërkim në korrik 2024, si pjesë dosjes voluminoze me shtatë banda.

Durim Bami, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, është ndaluar në Dubai, por mbetet e paqartë nëse do të mund të ekstradohet për në Shqipëri.

Ibrahim Lici, i dyshuar për vrasje, është në kërkim që nga viti 2019. Ai njihet si drejtues i një grupi kriminal të madh në Shkodër.

Numri i lartë i bosëve të krimit nuk duket se ka nxitur sadopak Policinë e Shtetit të ndërmarrë veprime për arrestimin e tyre, siç mund të jetë, shpallja e shpërblimit për personat që raportojnë vendndodhjen e tyre. Seksioni përkatës në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për personat në kërkim duket se aktualisht është jashtë funksioni. [Link]

Për Talo Çelën ekziston njoftimi i vitit 2020 për shpërblim në masën 10 mijë euro, njoftim që deri më sot nuk ka sjellë rezultat. Për Arben Ndokën nuk ka njoftim dhe po kështu as për Suel Çelën. Nga kërkimi në këtë faqe nuk rezulton të jetë shpallur shpërblim as për Altin Hajrin.

Radio Evropa e Lirë: Nga po shkon LDK-ja?

Një person kalon pranë një bilbordi me fotografinë e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Prishtinë më 21 dhjetor 2025.

 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar sollën rezultatin e dytë më të keq për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partinë më të vjetër në Kosovë, që nga paslufta.

Por, përballë këtij momenti vendimtar për të ardhmen e partisë, Radios Evropa e Lirë (REL) s’i folën shumë nga përfaqësuesit e LDK-së, si: Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami, Jehona Lushaku Sadriu, Avdullah Hoti, Anton Quni, Doarsa Kica Xhelili, Besian Mustafa, Arben Gashi e Agim Veliu.

Për politologun Dritëro Arifi, kjo simbolizon “mbylljen” e LDK-së, që kur u morën vesh rezultatet e zgjedhjeve, se ajo mori vetëm 13.23 për qind të votave.

Arifi shpreson që, të paktën, kjo kohë po shfrytëzohet për të menduar për “risitë që duhet të sjellë LDK-ja në strukturat e partisë”.

Për njohësen e zhvillimeve politike, Donika Emini, risia kryesore që i duhet LDK-së është ikja nga një lloj “gjumi letargjik”.

“Prej 2021 deri më 2025, partia nuk ka qenë aktive në mënyrë të qëndrueshme, dhe kjo ka pasur pasoja të dukshme në perceptimin e saj si forcë politike”, thotë Emini për REL-in.

Por mbrëmjen e së mërkurës u shpërfaqën në Facebook disa mosmarrëveshje nga debati i brendshëm në LDK. Nënkryetarja e partisë, Hykmete Bajrami, tha se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj, dhe kërkoi që të njëjtën ta bënte edhe kryetari Abdixhiku.

Ky i fundit, duke kërkuar që të tjerët “të sillen pa dramë e pa protagonizëm”, përsëriti se e ka ofruar dorëheqjen, por se vendimin për pranimin ose jo të saj do ta marrë Kuvendi i partisë.

Nënkryetarët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Hykmete Bajrami, së bashku me kreun e partisë, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi zgjedhor në Prishtinë më 16 dhjetor 2025.

Nënkryetarët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Hykmete Bajrami, së bashku me kreun e partisë, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi zgjedhor në Prishtinë më 16 dhjetor 2025.

LDK-ja përballë dy testeve të para

Një test i parë për të ardhmen e LDK-së pritet të jetë reformimi ose jo i udhëheqjes së saj.

“Derisa e kemi një kryetar, që thotë: ‘Unë po shkoj; por, nëse ju më besoni, unë mund të vazhdoj’… Kjo tregon që këtu nuk ka qasje [për të ardhmen e partisë]. Këtu ka më shumë interesa personale sesa partiake”, thotë Arifi për REL-in.

Një tjetër moment kyç që mund ta formësojë LDK-në është edhe bashkëpunimi ose jo me partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për mandatin e ri pesëvjeçar të presidentit, që duhet të zgjidhet më 4 mars.

“Hapi më i mençur për LDK-në do të ishte ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos e bllokonte procesin e zgjedhjes së presidentit”, thotë Emini.

Ajo beson se nëse LDK-ja nuk tregohet bashkëpunuese, asaj mund t’i largohen deputetë drejt LVV-së, ose të pësojë rënie edhe më të madhe në zgjedhjet e ardhshme.

Një tubim zgjedhor i LDK-së i mbajtur në Prishtinë më 16 dhjetor 2025.

Një tubim zgjedhor i LDK-së i mbajtur në Prishtinë më 16 dhjetor 2025.

Ku gaboi LDK-ja dhe si mund ta rikthejë besimin e elektoratit?

Rezultatet e veta më të mira, LDK-ja i gëzoi në vitet e para të pasluftës, nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës. Atëbotë, kjo parti fitonte rreth 45 për qind, por tani ka rënë në rreth 13 për qind.

Për Arifin, sinjale për rënien e LDK-së ka pasur mjaft.

“Këto janë gjëra që partitë nuk duan t’i pranojnë, jo që nuk i dinë”, thotë ai, duke shtuar se rënia e tillë tregon se ka dështuar e gjitha struktura e LDK-së në nivel vendi.

Një nga arsyet pse LDK-ja ka humbur besimin e shumë qytetarëve, thotë Arifi, është se ardhjet e fundit në parti e kanë përmirësuar listën për deputetë, por s’kanë sjellë shumë vota, pasi nuk janë integruar në udhëheqje të partisë.

Për Eminin, gabimi i LDK-së qëndron te “ngrirja në kohë” dhe insistimi në “frymën rugoviane”, ndërkohë që “votuesit kërkojnë zgjidhje të reja dhe përfaqësim të gjeneratave të reja”.

Por, ajo thekson edhe disa përçarje brenda partisë.

“Heqja e Agim Veliut nga lista ishte e kushtueshme politikisht. Veliu përfaqësonte një pjesë më tradicionale të LDK-së, dhe mungesa e tij ndikoi në rezultatin e partisë”, thotë Emini, duke shtuar se, në anën tjetër, njerëzit e rinj s’tërhoqën votat e të rinjve që kërkonin ide të reja.

Ajo shton se me sfida të ngjashme përballet edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Si dy partitë kryesore në vitet e para të pasluftës dhe pas pavarësisë së Kosovës, tani këto dy parti po e kanë të vështirë të shfaqen si alternative serioze qeverësise ndaj LVV-së.

E, si mund të ndryshojë kjo? Duke u reformuar, thotë Emini.

Si hap i parë, shton ajo, është pranimi i realitetit: LDK-ja radhitet si partia e tretë më e madhe në vend, me vetëm 15 vende të fituara në Kuvend nga gjithsej 120.

Hapat e radhës i theksojnë po aq fuqishëm edhe Emini, edhe Arifi: LDK-ja duhet të bëjë matje e analiza se pse ka humbur, e pastaj të pozicionohet si opozitë sa aktive, po aq edhe konstruktive.

Duke qenë aktive në Kuvend, në raport me mediat, me shoqërinë civile, me pozitën e opozitën, Emini thotë se LDK-ja mund të paraqitet si forcë e madhe politike edhe me numër të vogël deputetësh.

Telenovela e një “dorëheqje” djallëzore!- Nga Florim Zeqa

 

Lojën e pandershme që po e bën Lumir Abdixhiku me LDK-në është e turpshme! Këtë nuk ka bërë askush nga themelimi e deri më sot! Hedhja në votim e dorëheqjes në Kuvend, përveq papjekurisë politike të z. Lumir Abdixhiku, e nxjerrë në pah mungesën dashurisë për subjektin që e drejton dhe paraqet ekstremisht mungesë respekti ndaj elektoratit të LDK-së, të cilin nuk e pyet për asgjë!

 

Rrethi i ngushtë i Lumirit, shkatërrues për LDK-në

 

Dorëheqja si akt moral personal për ta dëshmuar përgjegjësinë politike dhe ndjesinë morale për humbje në zgjedhje nuk vihet në pazar politik!

Shpikja e re Lumirit & company për hedhjen në votim të kinse dorëheqjes, paraqet fyerje për elektoratin dhe manipulim me servilët dhe të dëgjueshmit në Kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm të LDK-së!

Hipokrizia e Lumirit & company është e gjatë dhe e thellë, pas së cilës fshihen interesa personale dhe klanore, të përfshirë në tenderomani dhe keqpërdorime serike me paranë publike.

Dikush mund të pyet, si është e mundur që Lumiri nga opozita të abuzojë dhe shpërdoroj buxhetin e shtetit?!

Po, këtë e bën në koordinim me kryetarët e komunave që qeverisen nga LDK-ja.

Me tenderomani në gjithçka dhe për çdo gjë!

Prishtina është ‘Kupola’ e shpërdorimeve në nivel vendi, por nuk mungojnë as komunat e tjera, në të cilat përveq punësimeve familjare dhe partiake, punësohen edhe militant partiakë, familjarë të oligarkëve ekonomik dhe mbështetësve nga partitë e tjera që e ndihmuan LDK-në t’i mbajë dy nga komunat e mëdha!

“Dorëheqja” e Lumirit është pak më tepër se një truk politik për të mashtruar elektoratin, për të thënë, “se edhe përkundër dëshirës për të reflektuar, nuk më lejuan ‘bashkëpartiakët, apo më mirë të themi bashkortakët në biznese dhe tendere fitimprurëse në nivel vendi!

 

Vendimi për kandidim dhe për dorëheqje janë akte individuale

 

Nga momenti që Lumir Abdixhiku e deklaroj dorëhqjen nga posti i kryetarit të LDK-së, Ai më nuk ka legjitimitet politik për t’u paraqitur në opinion si kryetar i saj!

Duhet të tërhiqet në mënyrë imediate, për t’i hapur rrugë ndryshimeve pozitive në LDK, e jo të vazhdojë me kapjen dhe uzurpimin e partisë shtetformuese dhe shtetndërtuese!

Pas deklaratës së fundit, ku Lumiri e ka vendosur të qëndrojë dhunshëm në krye të LDK-së deri në mbajtjen e e Kuvendit zgjedhor!

E bënë këtë, pasi është i bundur në mbështetjen e gjërë të Këshillit të Përgjithshëm, organ ky i përbërë kryesisht nga njerëzit e Isa Mustafës apo mentorit politik të Lumir Abdixhikut!

Sikur dorëheqja e Lumirit të ishte e sinqertë, atëherë ajo në mënyrë imdediate duhej të shndërrohej në akt të kryer, e jo në pazar politik.

Lumiri, jo vetëm që duhet të largohet menjëherë nga posti dhe shtëpia, të cilën asnjëherë nuk e ka trajtuar si të veten, me vete duhet t’i merr edhe ‘Rrethin e ngushtë’ të bashkëpunëtorëve, me të cilët e kanë bërë skenarin dhe regjinë e telenoveles së dorëheqjeve të niveleve më të ulëta, po jo edhe të heqjes dorë nga pengmbajtja e LDK-së!

Dorëheqjet e disa prej anëtarëve të ‘Rrethit të ngushtë’, nuk janë gjë tjetër, veçse një farsë politike për ta mbajtur Lumir Abdixhikun sërish në krye të partisë, i cili më pas do t’i rikthejë më të fuqishëm në postet kyqe në LDK!

Ky është një kurth i Lumirit, në të cilin do të bien disa prej mbështetësve morbid të klaneve dhe grupeve të interesit, por jo edhe Florim Zeqa dhe shumë veprimtarë të tjerë që janë të vendosur në rrugën e nisur për ndryshim dhe rikthimin e LDK-së në zonjë të parë të skenës politike kosovare.

 

Dorëheqja e Lumirit është panegociueshme

 

Gjestet formale dhe qesharake të kryetarit dështak, janë përgjegjësi morale në radhë të parë, por edhe politike dhe shtetërore në përgjithësi!

Dorëheqja pa aktin e largimit të mënjehershëm, është tallje me elektoratin dhe mungesë respekti ndaj votës së lirë, si dhe sinjal se grupet e interesit nuk heqin dorë aq lehtë prej ‘grazhdit’ të partisë!

Jemi të vendosur të ecim përpara, nuk e lejojmë kthimin mbrapa!

Kuvendi nuk duhet të merret fare me kryetarin e dorëhequr, por duhet të merret me kandidaturën e Florim Zeqës për kryetar, e para dhe e vetmja deri më tani e dërguar në dy e-mail adresa të Kryesisë së LDK-së dhe e bërë publike në mediat e shkruara dhe vizuele (televizione).

Jam i bindur se do të ketë edhe kandidatura tjera, por kandidatura ime është më e duhura dhe më e sinqerta, më e shëndosha dhe më e pastra, e bazuar në atdhedashuri dhe vendosmëri për rikthimin e LDK-së në parti të parë ashtu siq e kam projektuar me kujdes dhe vizion pragmatik!

 

Na priftë e mbara!

 

Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së

15.01.2026, Orsago (TV-Itali)

“Gjuha bullizuese, teknikë propagandistike”, BIRN: Rama sulmon gazetarët për të shmangur llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande që synon të shmangë llogaridhënien publike ndaj aferave korruptive të qeverisë së tij.

Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë publikisht me një gjuhë fyese dhe intimiduesе.

Ndërsa Lala, duke komentuar qëndrimin e Ramës për përmbytjet, ku fajësonte qytetarët për hedhjen e plehrave rrugëve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiranës, një projekt i promovuar nga Rama dhe që është në hetim si aferë korruptive, kryeministri e quajti komentin e saj si “injorancë të ulëritëse”, shpifje dhe dezinformim.

Sulmi i kryeministrit ndaj Lalës nuk shënon një incident të veçuar, por është pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme të tij ndaj medias në vend, duke përdorur etiketime denigruese dhe sulme, ndërsa refuzon të përgjigjet për akuzat me të cilat po përballet qeveria e tij.

Ditët e fundit ai po ashtu u përfshi në polemika publike me drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, duke përdorur foto të montuara dhe gjuhë joetike, si kundërpërgjigje ndaj shqetësimit të Fevziut për propagandën qeveritare gjatë përmbytjeve në mungesë të llogaridhënies publike.

Qëndrimet publike të kryeministrit u dënuan njëzëri nga organizatat për lirinë e medias në vend si presion i drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve.

“Një gjuhë e tillë nuk kontribuon në sqarimin e opinionit publik, por ushqen polarizimin, banalizon debatin dhe krijon një precedent të rrezikshëm presioni verbal ndaj gazetarëve” – thuhet në deklaratën e AGSH-së, ku i bëhet thirrje kryeministrit dhe zyrtarëve publikë që “të mos e shndërrojnë pushtetin në instrument presioni verbal”, por të përdorin argumentet dhe transparencën për të dhënë llogari publike.

“Demokracia nuk dëmtohet nga pyetjet e gazetarëve, por nga arroganca ndaj tyre” – theksohet në deklaratë.

Edhe Rrjeti për Gazetari të Sigurt e dënoi sjelljen e kryeministrit si një tentativë për të zhvendosur debatin publik nga llogaridhënia te sulmet personale ndaj gazetarëve.

“Kur kryeministri, nga pozita e tij e pushtetit, përgjithëson dhe diskrediton rolin e gazetarisë në vend që të japë llogari, vëmendja zhvendoset nga çështjet reale të interesit publik drejt sulmit ndaj atyre që bëjnë pyetje. Kjo dobëson debatin publik dhe rrezikon të normalizojë presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj grave në gazetari” – thuhet në deklaratën e organizatës.

Për gazetarët dhe analistët e politikës, sjellja e kryeministrit ndaj mediave përbën shkelje të standardeve demokratike të lirisë së medias dhe një tentativë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik e për të shmangur llogaridhënien ndaj aferave korruptive me të cilat po përballet qeveria e tij.

“Kur heshtja ndaj zullumeve shoqërohet me përplasje me gazetarët dhe drejtësinë që i heton zullumet, problemi nuk është gazetaria. Problemi nuk janë pyetjet, por përgjigjet që mungojnë” – i tha BIRN-it gazetari Lutfi Dervishi.

Pavarësisht problemeve dhe gabimeve që mund të ketë media dhe gazetarët, detyra e një funksionari publik, sipas Dervishit, “nuk është të edukojë median, por të japë llogari”.

Në këtë kontekst, edhe sulmet ndaj Blendi Fevziut dhe Klodiana Lalës, thotë ai, “duken më shumë si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet”.

Nga ana tjetër, ai nuk i sheh reagimet e kryeministrit si një “episod nervozizmi”, por pjesë e një modeli komunikimi të vazhdueshëm ku “narrativa kontrollohet përmes propagandës përmbytëse në rrjete sociale, monologëve dhe ‘sulmeve’ personale” dhe shmangies së llogaridhënies dhe pyetjeve të gazetarëve.

“Prej vitesh qeveria është zhdukur nga media tradicionale, nuk përballet me pyetje, nuk diskuton publikisht çështje të nxehta si denoncimet e SPAK-ut, përmbytjet, denoncimet e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, apo akuzat që prekin drejtpërdrejt institucione kyçe si AKSHI” – thotë Dervishi.

Për Armand Shkullakun, gazetar dhe drejtues i medias Lapsi.al, sjellja e Ramës tregon një tentativë për t’iu ikur përgjigjeve reale që pret publiku për akuzat që janë ngritur ndaj qeverisë së tij, por edhe një gjendje se ku është demokracia sot, ku një njeri i vetëm sulmon mediat dhe drejtësinë sa herë gjendet në vështirësi.

“Kryeministri i një vendi, që pretendon se është në demokraci, merret me gazetarë të caktuar me emër të përveçëm dhe përdor gjuhë bullizuese, gjë që është e papranueshme” – i tha ai BIRN-it.

Ana tjetër e medaljes, sipas Shkullakut, ka të bëjë me “krizën” e Ramës si individ.

“Hyri në politikë si rilindas dhe po e mbyll historinë e tij si varrmihës i ekonomisë, demokracisë dhe nocionit politik, sepse politikën e ktheu në një infrastrukturë për korrupsionin dhe krimin e organizuar” – thotë Shkullaku.

“Rama është i vetmi në llojin e vet që i kanë kapur qeverinë duke vjedhur dhe, më e tmerrshmja, që të dhënat e shqiptarëve ia ka dorëzuar krimit dhe, për të mos hapur këtë debat, merret me fotomontazhe të Blendi Fevziut” – shton ai, duke iu referuar dosjeve të fundit hetimore të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për zv.kryeministren Belinda Balluku, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro, dhe drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, për përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Analisti Neritan Sejamini mendon se sa më pak t’i bëhet jehonë, qoftë edhe si kritikë, pseudo-debatit që kryeministri përpiqet të krijojë, aq më mirë është.

“Rama po përpiqet të shpërqendrojë opinionin publik nga çështjet e AKSHI-t, Ballukut, përmbytjeve dhe skandaleve të tjera dhe, njëkohësisht, dëshiron të banalizojë kritikat që i bëhen, duke u munduar t’i paraqesë si qesharakë ata që e kritikojnë” – i tha ai BIRN-it./BIRN

Singapori si model i suksesshëm shtetëror Nga Ermelinda Meksi

Nga përvoja ime në OSBE, për të njohur dhe shkëmbyer praktikat më të përparuara ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit, modeli i Singaporit spikat si një nga më koherentët, më të qëndrueshmit dhe më efektivët. Ai nuk është produkt i masave të izoluara, por i një filozofie shtetformuese të ndërtuar mbi parimin themelor: “Zero Tolerancë” ndaj korrupsionit, pa përjashtime dhe pa justifikime.
.
Ky model mbështetet në disa shtylla kryesore:
.
#Qeverisje e fortë dhe institucione të pavarura
.
Singapori krijoi një strukturë të posaçme antikorrupsion (CPIB) me kompetenca të plota ligjore, burime njerëzore shumë të përzgjedhura dhe pavarësi reale nga pushteti politik.
As kryeministri, as ministrat nuk janë të paprekshëm nga hetimi. Ky institucion mishëron parimin e kryeministrit Lee Kuan Yew: “Nëse doni një qeveri të pastër, mos hezitoni te ndeshkoni miqtë tuaj.”
.
#Kontroll dhe balancë reale (Check & Balance)
.
Sistemi funksionon duke qënë nēn një mbikëqyrje të vazhdueshme, transparencë dhe llogaridhënie. Asnjë hallkë e administratës nuk është jashtë kontrollit, duke shmangur kështu kapjen e institucioneve dhe duke ruajtur besimin publik.
.
#Integritet dhe meritokraci në karrierë
.
Integriteti i nëpunësit publik, nga niveli më i ulët deri tek më i larti, është themeli i sistemit. Në Singapor:
✔️Emërimet bazohen në karrierë, rezultate dhe etikë.
✔️Vlerësimi institucional është i rreptë dhe i vazhdueshëm.
✔️Drejtorë, prokurorë, gjyqtarë dhe ministra kalojnë filtra profesionalë e moralë shumë të fortë.
✔️Pagat konkurruese shërbejnë për të ulur tundimin ndaj korrupsionit, por ndëshkimi është i pashmangshëm kur shkelet ligji.
.
#Hetim pa dallim pozite apo shume parash
.
Institucioni antikorrupsion heton çdo rast, pavarësisht nëse bëhet fjalë për 5 dollarë apo 500 mijë dollarë, për një nëpunës të thjeshtë apo një ministër. Parimi është i hekurt: ligji është mbi rangun.
.
#Vullnet politik dhe kulturë shoqërore antikorrupsion
.
Në themel qëndron vullneti politik i vazhdueshëm, i cili shfaqet ne:: hartimin e ligjevet,forcimin einstitucioneve,,krijimin e kulturës se moskompromisit ndaj korrupsionit.
Ky vullnet, i nisur nen drejtimin e Kryeministrit Lee Kuan Yew qe udhehoqi vendin ne periudhen 1959-1990 u i vazhdua nga i biri Lee Hsien Loong, qe udheheq vendin qē nga 2004, e shndërroi luftën kundër korrupsionit në mision kombëtar dhe në normë morale shoqërore.
.
#Reforma si proces afatgjatë
.
Singaporit iu deshën rreth 25 vite për t’u transformuar nga një vend i njohur për kontrabandë, ryshfet dhe “kafenë nën dorë”, në një nga shtetet me nivel pothuajse zero të korrupsionit në botë. Ky transformim dëshmon se:reformat duan kohë,konsistencë, mbi të gjitha guxim politik për të prekur edhe elitat e fuqishme..
.
.
Korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me institucione të forta, njerëz me integritet dhe vullnet politik që nuk lëkundet per asnje shkak.
Modeli singaporian konsiderohet një pikë referimi për ‘best practice’ ne nivel global. Shume vende te BE kane adaptuar pjesë të keti modeli ,ne respekt të kontekstit te tyre ligjor, politik dhe kulturor.
Dallimi më i madh:i betejes antikorrupsion eshte se: në Singapor kjo është bërë kulturë shtetërore, ndersa tek ne është ende betejë politike dhe shoqërore për t’u fituar.

Boldnews: Si digjet, përmbytet dhe vidhet Shqipëria “pas krahëve” të Ramës

Java që lamë pas ishte një tjetër provë e trishtë se sa i brishtë është ky vend dhe sa pak e mban shtetin në këmbë qeverisja e Ramës. Përmbytjet përfshirën shtëpi, biznese dhe rrugë, duke e kthyer Durrësin në një mini-Venecia të padëshiruar, ku mbi 80% e pjesës urbane u zhyt nën ujë. Fatkeqësisht, përveç dëmeve materiale, u shënua edhe një viktimë 54-vjeçarin Astrit Hysenaj, i cili humbi jetën tragjikisht teksa pastronte kanalet kulluese.

Përmbytjet në Shkodër, banorët lëvizin me varka

Ndërsa qytetarët përpiqeshin të shpëtonin atë pak pasuri që kishin, kryeministri Edi Rama nuk zgjodhi terrenin e përmbytur, por rrjetet sociale si vendin ideal për të dhënë verdiktin e tij. Duke u ngritur mbi realitetin që çdokush mund ta shihte me sy të lirë, Rama deklaroi se faji ishte i qytetarëve, sepse ata hedhin mbeturina, bllokojnë pusetat dhe çuditërisht nuk e bëjnë punën që duhet ta bëjnë institucionet shtetërore. Pra, në një vend ku qytetari paguan taksa për shërbime, sipas logjikës së qeverisë, qytetari është fajtor se ato shërbime nuk funksionojnë.

Por përmbytjet nuk ndodhën sepse Shqipëria është “vend i mallkuar”, as sepse reshjet ishin të jashtëzakonshme. U raportua se zona e Spitallës dhe ish-Kënetës u mbytën sepse dy kanalet kryesore të kullimit nuk funksionuan dhe sepse hidrovorët janë vendosur në kuotë të lartë, duke penguar thithjen e ujërave.

Kur nuk mbytemi, digjemi

Zjarri në Gramsh/ Flakët po përhapen drejt Nartës, banorët largohen të tmerruar - Aktualitet

Në verën 2025, flakët përfshinë zona të tëra të vendit dhe u regjistrua një viktimë në Gramsh. Edhe atëherë, kryeministri Rama gjeti shpjegimin e gatshëm: qytetarët ndezin zjarre, fshatrat janë fajtorë, njerëzit janë të pakujdesshëm. Sërish, sipas tij, “fati i keq” dhe populli janë burimi i çdo katastrofe.

Por gjatë muajve të flakëve, dallimi mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit dhe Europës ishte i dhimbshëm: ndërsa fqinjët kishin helikopterë, avionë me ujë dhe teknologji moderne në terren, Shqipëria lutej për ndërhyrjen e tyre. Situata zbërtheu haptazi faktin se vendi nuk zotëron asnjë mjet ajror zjarrfikës, dhe se zjarrfikësit përballen pa mjete mbrojtëse, pa pajisje dhe pa buxhet.

Në një vend që digjet dhe mbytet çdo sezon, mrekullitë pritet t’i prodhojë natyra, jo institucionet. Në Buxhetin e vitit 2026, fondet për ushtrinë dhe strukturat e luftës rriten me 12%, ndërsa Emergjencat Civile  ulen nga 5.4 miliardë lekë në 5.2 miliardë. Shteti investon për luftë, ndërsa zjarret dhe përmbytjet në dorë të zotit.

Rama nuk është kurrë fajtor

Pas çdo skandali lideri jonë del gjithmonë i larë, faji nuk i takon asnjëherë atij. Që nga viti 2013 e deri më sot, Rama ka përsosur një stil qeverisjeje ku ai figuron në krye, por asnjë përgjegjësi nuk i takon. Lista e “nuk e dija” është bërë slogani kryesor i kësaj dekade.

Shqipëria u kanabizua në vitin 2016? Rama nuk dinte gjë. Inceneratorët u paguan me miliona dhe nuk funksionuan? Prapë nuk dinte gjë. Sterilizimi i pajisjeve mjekësore me çmim qindra herë më të shtrenjtë? Asnjë dijeni. Veliaj merr miliona euro, vila dhe tendera? Rastësisht nuk ka qenë në dijeni. Balluku paracakton tendera miliardash? Asgjë nuk është raportuar tek Rama.
Shërbimet zjarrfikëse nuk kanë mjete? Përsëri populli dhe fati janë fajtorë.

Në këtë logjikë të çuditshme, kryeministri drejton vendin dhe krekoset për çdo arritje por nuk mban përgjegjësi për asnjë dështim të tij.

Disa nga aferat që kanë marrë në qafë shtetin:

Belinda Balluku, zv.kryeministrja e akuzave që Rama nuk lejon të preken

Democratic Party files second corruption complaint against Deputy PM - Albanian Times | Albanian Times

Belinda Balluku, zëvendëskryeministrja dhe një nga figurat më të afërta politike të Edi Ramës, akuzohet nga SPAK se ka paracaktuar fituesit e tenderit të Tunelit të Llogarasë, një projekt rreth 190 milionë euro, si edhe se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procese të tjera infrastrukturore, ku fitonin gjithmonë kompanitë e “rrethit të ngushtë”. Ndërkohë që SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, kryeministri Rama jo vetëm që nuk ka bërë thirrje për dorëheqje, por publikisht ka lënë të kuptohet se do të pengojë arrestimin duke akuzuar SPAK se po e tejkalon mandatin kushtetues. Në vend që të distancohej, Rama është shfaqur krah saj në aktivitete zyrtare, duke e relativizuar akuzën sikur bëhet fjalë për një “çështje teknike” e jo për një aferë qindramilionëshe me fonde publike.

AKSHI, kopshti privat i Ramës

Në arrest shtëpie nga GJKKO, Rama: Një akuzë e hatashme ndaj Karçanajt, gruas që ka udhëhequr jetësimin e vizionit tonë qeverisës - Top Channel

Një tjetër skandal që lidhet drejtpërdrejt me kryeministrin, por ku ai përpiqet të fshihet pas gishtit, është ai i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, më e njohur si AKSHI. Kjo agjenci, që kontrollon të gjitha sistemet dixhitale të shtetit  nga kartat e identitetit dhe portalet e shërbimeve online, deri te databazat e të dhënave të qytetarëve  u kthye pas vitit 2017 në një strukturë që varej personalisht nga Edi Rama. Drejtoresha Mirlinda Karçanaj, dikur zyrtare në Bashkinë e Tiranës, u ngrit në postet më të larta pikërisht nën patronazhin e tij, ndërsa buxheti i AKSHI-t u katapultua nga 5 milionë euro në 189 milionë euro brenda pak vitesh.

SPAK sot e akuzon këtë agjenci dhe drejtuesit e saj për tendera të parapërcaktuar, fryrje çmimesh, skema me kompani të lidhura dhe përfitime të dyshuara që shkojnë në dhjetëra miliona euro. “Dixhitalizimi” që u premtua si mjet kundër korrupsionit, në fakt u kthye në një mënyrë të sofistikuar për të zhdukur fonde publike me laps dhe kabllo.

Erion Veliaj dhe vila, OJF, tendera dhe miliona euro

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn |

Kryebashkiaku i Tiranës, i konsideruar për vite me radhë si njeriu që do trashëgonte Ramën, rezulton të jetë simboli i asaj çfarë është quajtur “kapja e pushtetit vendor me biznes”. Veliaj akuzohet për korrupsion në nëntë raste, për pastrim parash dhe për fshehje pasurie përmes OJF-ve, kompanive të afërmve dhe tenderëve të dhënë në këmbim të investimeve private. SPAK thotë se ai dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar të paktën 1.1 milionë euro dhe vila në bregdet, ndërsa Veliaj pretendon pafajësi nga qelia.

Inceneratorët, simboli i korrupsionit të shekullit

Inceneratorët “djegin” vetëm fondet publike (120 mln euro)/ Eurostat: 4% e mbetjeve u përpunuan |

Një skandal që ka zgjatur më shumë se një dekadë. Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka u arrestua e më pas u dënua për abuzim me mijëra euro në inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është arratisur jashtë vendit, pasi ndaj tij janë lëshuar akuza serioze për korrupsion, pastrim parash dhe përdorim të pushtetit për pasuri private. Për ironi, inceneratorët të cilët paguhen ende me miliona, nuk funksionojnë.

Sterilizimi i shëndetësisë dhe rrethimi me publik të miliona eurove

Sterilizimi”, Ilir Beqaj kërkon pushimin e çështjes - TV Klan

Shëndetësia shqiptare u përfol për një tjetër aferë të kushtueshme, ku ish-ministri Ilir Beqaj u akuzua për ngritjen e një skeme fitimi personal përmes sterilizimit të pajisjeve mjekësore të paguara me çmime të shumëfishuara. Teoria e “modernizimit” i kushtoi buxhetit publik miliona euro, të cilat duket se shkuan më shumë për të pasuruar kompani sesa për të mbrojtur pacientët.

Rasti Xhaçka dhe IPARD-i 

Rama pranon vjedhjet me fondet IPARD, bën tender - Syri | Lajmi i fundit

Olta Xhaçka u përfshi në një konflikt të hapur interesi kur bashkëshorti i saj u bë investitor strategjik në një zonë bregdetare, nën udhëheqjen e ministres së jashtme. Ndërkohë fondet IPARD të Bashkimit Europian u pezulluan gjatë drejtimit të ministrisë së bujqësisë nga Frida Krifca për shkak të dyshimeve për abuzim me paratë e fermerëve shqiptarë.

Kanabizimi i vitit 2016 

Saimir Tahiri lirohet nga burgu - Aktualitet

Ministri i Brendshëm i Ramës, Saimir Tahiri, u akuzua se toleroi dhe mbështeti kultivimin masiv të kanabisit të lidhur me grupin kriminal Habilaj. Në vitin 2016, zona të tëra të vendit u kthyen në plantacione narkotikësh, ndërsa Tahiri u mor i pandehur dhe u dënua për shpërdorim detyre. Kjo ngjarje turpëroi publikisht shtetin shqiptar dhe e ekspozoi atë si një partner të pasigurt ndërkombëtar në luftën kundër drogës./Boldnews.al


Send this to a friend