Shpenzimet e ulëta publike për shëndetësinë në Shqipëri nuk ndikojnë vetëm te cilësia e shërbimit, por edhe te jetëgjatësia e qytetarëve dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Ky është përfundimi i një raporti të përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë për llogari të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili paralajmëron se nënfinancimi i sektorit po sjell pasoja të rënda si në shëndetin e popullsisë, ashtu edhe në ekonomi.
Sipas raportit, mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të nivelit të ulët të investimeve publike në sistemin shëndetësor. Përveç kostos njerëzore, dokumenti vlerëson se barra e sëmundjeve ul produktivitetin e forcës së punës, frenon inovacionin dhe shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike.
Në vitin e kaluar, shpenzimet publike për shëndetësinë në Shqipëri ishin mesatarisht 330 euro për banor, një nivel rreth pesë herë më i ulët se në vendet e ngjashme të rajonit dhe dhjetë herë më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian.
Ekspertët argumentojnë se rritja e fondeve publike për rimbursimin e barnave, zgjerimin e aksesit në terapi bashkëkohore dhe forcimin e programeve të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve do të sillte përfitime të konsiderueshme. Sipas tyre, nëse Shqipëria do t’i afrohej niveleve të financimit të vendeve të rajonit, ekonomia mund të gjeneronte mbi 560 milionë euro prodhim shtesë çdo vit.
Raporti rekomandon që qeveria të ndërmarrë një plan gradual për ta çuar financimin publik të shëndetësisë në 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030, nga 2.9% që është aktualisht.

Për realizimin e këtij objektivi do të nevojiteshin 457 milionë euro financime shtesë. Nga kjo shumë, 287 milionë euro do të përdoreshin për zgjerimin e rimbursimit të ilaçeve, terapive moderne dhe programeve parandaluese, ndërsa pjesa tjetër do të investohej në kujdesin shëndetësor parësor, mbështetjen për personelin mjekësor, mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe investimet në dixhitalizim.
Autorët e raportit theksojnë se kjo nuk duhet parë si një barrë për buxhetin, por si një investim me kthim të lartë ekonomik, pasi përmirësimi i shëndetit të popullsisë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin ekonomik.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se vendet që shpenzojnë më pak se 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shëndetësinë janë ato që përfitojnë më shumë nga rritja e investimeve në këtë sektor.
Megjithatë, raporti evidenton se parashikimet e Programit Buxhetor Afatmesëm tregojnë një ulje të mëtejshme të peshës së shpenzimeve publike për shëndetësinë në raport me ekonominë. Sipas autorëve, kjo qasje rrezikon të thellojë kostot sociale dhe ekonomike, në një kohë kur kërkohet rritje e investimeve në shëndetësi. bw




“Bravo” TI ambasadori Lu.
Bravo për kolegët nga Bashkimi Evropian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë.
Por jo bravo askujt tjeter.
JO, Rames qe kanabizoi vendin.
JO , Bashes. qe eshte vegel qorre e Berishes qe merr miljonat e ofruara prej tij dhe te dy se bashku mbajne peng nje popull te tere.
Çadra ishte vetem nje fasade per te mos futur ne burg te birin e Berishes i cili ishte duke u futur ne burg per shitjen e CES -it.
Menjehere pas kesaj shitje ne konton e tij hyne 300.000 Euro (fakte te thena ne Parlamentin Shqiptar).
JO dhe asnjehere JO popullit Shqiptar qe e terheq kushdo prej hunde.
…Qe duroi turqine per 500 vjet, qe e katandisi Enver Hoxha ne pike te hallit dhe vetem e duartrokiti.
Popull qe te vret mbas gardhit dhe jo ne duel balleperpalle.
Popull qe spiunon vellai vellane.
Popull qe nuk behen dy bashke.
Popull budalla qe dilnin 100.000 veta tek Sheshi Skenderbej per te kerkuar lirimin e Fatos Nanos nga burgu dhe jo per te kundershtuar rritjen e çmimit te bukes nga 40 ne 400 leke.
Popull leshi me nje fjale ( me falni per shprehjen).
Popull “mener me thane ” kur thone shkodranet.
Akush nuk flet per akordet e fshehta qe ato kane ber