VOAL

VOAL

Ambasadorë mejhanesh – Nga Jeta Dedja

October 12, 2021

Komentet

Analisti serb Zoran Vuletiç: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiçi duhet të pranojë planin franko-gjerman

Kryetari i Forumi Qytetar Demokratik në Serbi, Zoran Vuletiç, duke folur për situatën në veri të Kosovës, vlerëson se shkaktari i gjithçka që po ndodh, jo vetëm këto ditë, por në muajt paraprak apo vitin paraprak, është padyshim realizimi dhe zbatimi i asaj që është dakorduar përmes marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Analisti serb tha për N1 se problemi më i madh lidhur me të gjitha ngjarjet në Kosovë është se e vërteta nuk u është thënë njerëzve, në radhë të parë serbëve dhe komunitetit serb në Kosovë, prandaj po ndodh e gjithë kjo.

“Atyre njerëzve duhej t’u thuhej e vërteta, dhe jo të detyrohen të dalin në barrikada dhe të demonstronin rreth çdo zbatimi të asaj që ishte rënë dakord, t’i thyenin kokën njëri-tjetrit dhe pastaj, pas shpine, të zbatonin atë për çfarë ishin pajtuar për targat dhe transaksioneve të pagesave. Do të hapet edhe Ura në Ibër, po të kishin mend, as nuk do të mbyllej”, sqaron ai.

Sipas tij, propaganda e mediave pro-qeveritare, e cila krijon narrativën se Kurti po arreston serbët, vetëm i dëmton ata njerëz.


“Sikur të mos ishte një propagandë e tillë dhe një informim i tillë, po të mos ishte gënjeshtra e atyre njerëzve dekada më parë, jo nga dje por dekada më parë, këta të rinj nuk do të kishin shkuar të përleshen me policinë para 3-4 ditës, që pastaj prindërit e shqetësuar, të angazhojnë avokatë për t’i shpëtuar dje dhe sot”, thotë Vuletiç.

Ai thekson se pranimi i marrëveshjes franko-gjermane mund ta vendos Serbinë në rrugën e duhur sa i përket negociatave me Kosovën.

“E vetmja masë që mund ta kthejë këtë tragjedi të Kosovës në kah pozitiv është që presidenti t’i drejtohet Qeverisë së Serbisë, të caktohet një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit, që ai të shpjegojë dhe ai të përgatisë mirë marrëveshjen franko-gjermane, të cilin verbalisht e ka pranuar, kurse këtu po mohohet. Tjetër gjë, mendoj se do të ishte shumë mirë nëse ajo marrëveshje do të pranohej me aklamacion në Serbi, po të votohet që Serbia ta pranojë zyrtarisht dhe ta nënshkruajë atë marrëveshje, do të ishte shumë mirë që edhe të gjitha grupet parlamentare të opozitës ta mbështesin, d.m.th. e vetmja gjë që më pas e çon Serbinë në drejtim pozitiv në ato negociata dhe në atë moment Serbia në partneritet me Bashkimin Evropian, e cila po udhëheq atë proces negociator edhe me Qeverinë e Kosovës, ndërmerr iniciativën dhe pranon realitetin”, shpjegon Vuletiç.

Duke komentuar njoftimet e disa portaleve pro-qeveritare se presidenti Vuçiç mund të shpallë, siç thonë ata, okupim të një pjese të territorit në fjalimin e tij të premten para qytetarëve, ai thekson se është e mundur, por që kjo sjell pasoja.

“Nëse shoqëria serbe është e gatshme të paguajë atë çmim, në rregull. Unë mendoj se ne nuk jemi të aftë dhe të gatshëm të vazhdojmë të paguajmë çmime të tilla, por nëse miratohet, qytetarët duhet ta dinë se kjo kushton dhe se absolutisht nuk është i lirë. Kurse  paguhet me një standard edhe më të ulët, dhe më me pak institucione, me akoma më pak liri dhe me akoma më pak perspektivë në të ardhmen. Dhe aq më tepër me largimin e të rinjve, më të arsimuarve dhe atyre më potentë në botë”.

“Nëse jemi të gatshëm ta paguajmë atë çmim, në rregull. Fatkeqësisht, ne e humbëm Kosovën me atë politikë të viteve ’90-ta, u mundëm dhe kjo tani është dërrmuese dhe një lloj sukcesioni që po luhet para nesh këto 20 vitet e fundit dhe falë politikanëve të këqij nga Boris Tadiç, Vojislav Koshtunica, sot Vuçiç, Daçiç dhe Tomislav Nikoliç. Asnjëri prej tyre nuk është i aftë dhe i gatshëm t’ua thotë të vërtetën qytetarëve dhe t’u thotë popull kështu janë punët, mos t’ia thyejmë njëri-tjetrit kokën. Mos e akuzoni njëri-tjetrin për tradhti”, thotë Vuletiç.bw

“Do okupojmë veriun e Kosovës”/ Bedri Elezi për deklaratën e Vuçiçit: Rreziku u nuhat edhe nga shefi i CIA-s. Ndërkombëtarët të marrin vendimet e duhura

Drejtori i Institutit për Siguri Bedri Elezi, në një lidhje live me Skype, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, që sipas medieve serbe, ka thënë se “do ta shpallë nesër okupimin e veriut të Kosovës”.

Elezi tha se rreziku që Vuçiç po përmend sot u nuhat nga shefi i CIA-s, që takoi zyrtarë të lartë në Beograd dhe në Prishtinë. Më tej, Elezi u shpreh se ndërkombëtarët duhet që të marrin vendimet e duhura.

Drejtori i Institutit për Siguri, Bedri Elezi,  Duket se këtë rrezik e ka nuhatur edhe shefi i CIA-s. Ndërkombëtarët të marrin vendimet e duhura. Deklaratat janë kërcënime serioze për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Kemi parë nga KFOR forca të shtuara, në zona ku shihet se mund të ketë rrezik për sigurinë. Në kufi me Kosovën, në Serbi dyshohet se grupe të rriturish po bëjnë stërvitje dhe presin urdhër që të nisen drejt territorit të Kosovës.bw

 

Isaac Herzog: “I nderuar që jam Presidenti i parë izraelit që vizitoj Shqipërinë”

Kreu i Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog u shpreh se ndihet i nderuar që është presidenti i parë izraelit të viziton Shqipërinë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

 

“Është domethënëse të jem mes miqsh në këtë kohë kaq të dhimbshme për Izraelin”, deklaroi presidenti izraelit gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Herzog u shpreh që kur Hamasi sulmoi Izraelin, “Shqipëria është vendosur në mënyrë të palëkundur, është radhitur në anën e duhur të historinë.”

Isaac Herzog: “Është nder dhe kënaqësi që gjendem këtu në Shqipëri si presidenti i parë izraelit që bën vizitë qysh prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të vendeve tona.

Dua t’ju falenderoj për mikpritje, është domethënëse të jem mes miqsh në këtë kohë kaq të dhimbshme për Izraelin. Po i afrohemi prej 1 viti që prek kur Hamasi sulmoi në mënyrë brutale Izraelin, kur mijëra terroristë hynë në vendin tonë, vranë egërsisht mijëra dhe rrëmbyen qindra izraelit dhe të huaj në Gaza. Që prej asaj dite të errët në tetor, Shqipëria është vendosur në mënyrë të palëkundur, është radhitur në anën e duhur të historinë.

I dashur kryeministër vendi juaj ka treguar edhe njëherë që qëndron krah popullit izraelit, ndërkohë që ne luftojmë të mbrojmë popullin dhe kufirin tonë, veçanërisht për ëndrrën për të sjellë paqen midis nesh, që të gjithë në rajon të jetojmë në paqe.

Për fat të keq po luftojmë në të njëjtin kohë më shumë se sa një armik terrorist. Hija e gjakut që lidh të gjithë agjentët e urrejteds është Irani dhe fiksimi i tij me shkatërrimin e shtetit izraelit. Këtu e dini mjaft mirë këtë regjim. Shqiptarët dhe hebrejntë ndajnë një histori të gjatë e domethënëse. Panorama

Eksperti i Ballkanit, Marko Prelec: Strategjia e Albin Kurtit në veri të Kosovës është e suksesshme

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” këshilltari i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Marko Prelec, thotë se ndryshe nga pritjet e ekspertëve strategjia e Albin Kurtit në veri të Kosovës është e suksesshme.

Marko Prelec ndjek zhvillimet në Ballkan prej më shumë se tri dekadash. Ai ka punuar për Tribunalin e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi me seli në Hagë dhe ka drejtuar projektin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) në Ballkan. Aktualisht Prelec është këshilltar i ICG-së.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” Prelec thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë gjendet në koma, por s’ka vdekur ende. Së paku ekziston një kanal i cili mund të përdoret për deeskalim në raste serioze. Prelec nuk pret që të ketë negociata para zgjedhjeve në SHBA.

Sipas Prelec, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka më besim se dialogu sjell rezultatin e dëshiruar: njohjen definitive të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Andaj, Kurti po krijon fakte duke zbatuar – kudo ku mundet – sovranitetin shtetëror të Kosovës në veri. Strategjia, shton Prelec, është më e suksesshme se ç’kemi pritur shumica prej nesh. Kjo edhe nga shhaku se nuk është marrë me mend se një kryeministër në Prishtinë do t’i lë anash në këtë masë partnerët perëndimorë.

Sipas Prelec në disa çështje të sigurisë KFOR-i mund të tërheq vija të kuqe, si në rastin e urës së Mitrovicës, për shembull, por përtej kësaj mundësitë e perëndimorëve për të ndikuar janë të kufizuara. “Kursi i Kurtit është i popullarizuar në vend dhe rrjedhmisht ka edhe legjitimitet demokratik. Kjo vlen edhe më shumë që nga rasti i Banjskës, kur sulmues serbë atakuan policinë kosovare”.

Prelec supozon që Kurti mund të vë në shënjestër edhe institucionet e mbetura serbe si sistemi shkollor dhe ai i shëndetësisë.

Prelec nënvizoi se përkundër asaj që thotë Beogradi, Albin Kurti nuk është parimisht kundër pranisë së popullsisë serbe në Kosovë, por ai kërkon që kjo popullsi ta pranojë shtetin e Kosovës. Prelec supozon se Kurti po synon që në aspektin afattgjatë të arrijë një aranzhman si në Kroaci: atje jetonte një pakicë substanciale serbe, e cila pas luftës është reduktur në pak përqindje. Këta njerëz kanë disa të drejta kulturore dhe politike. Por ata nuk kanë autonomi dhe Beogradi nuk ka mundësi të ushtrojë ndikim. Përkatësia ndaj Kroacisë nuk vihet në pyetje, por “Kosova nuk është Kroaci”, paralajmëron Prelec.

Këshilltari i ICG-së thotë se bashkësia ndërkombëtare është duke i bërë presion veçanërisht Prishtinës, ngase presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke i shitur armë Ukrainës, ka siguruar mirëkuptim nga perëndimit. Krahas kësaj ekziston frika në kryeqytetet europiane se Serbia mund të përfundojë në anën e Rusisë nëse presioni bëhet i madh. Prelec konsideron se ky është një vlerësim i gabuar, sepse, sipas tij, Beogradi tashmë është pajtuar se gjeopolitikisht është pjesë e perëndimit. Vuçiq e di se është i varur nga marrëdhëniet e mira me NATO-n dhe BE-në. Prelec nuk pret nuk eskalim të menjëhershëm të gjendjes në dhe rreth Kosovës. Por, sipas tij, kjo mund të ndryshojë me ndryshimin e rrethanave gjeopolitike. Prelec thotë se perëndimi po gabon kur po e nënçmon rëndësinë e konflikteve të pazgjidhura si rasti i Kosovës. “Ekziston një tendecë që politikanët në Ballkan të shiihen si njerëz pushteti të korruptuar dhe cinikë, të cilët komercializojnë temat nacionaliste për interesat të vetat. Kjo nuk është krejtësisht e pasaktë, por nuk domethënë se këta politikanë nuk e kanë seriozisht kur thotë diçka. Vuçiqi nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës”. sn

Busti i firmëtarit të pavarësisë Mustafa Kruja së shpejti do të vendoset në Krujë

VOAL- Bëhet e ditur se, me vendim të Këshillit Bashkiak Krujë, busti i firmëtarit të pavarësisë, intelektualit të shquar krutan Mustafa  Merlika (Kruja), së shpejti do të vendoset në hyrje të pazarit të këtij qyteti.

Mustafa Asim Merlika i njohur më shumë si Mustafa Kruja, apo Mustafa Merlika Kruja (Kruja, 15 mars 1887 – Ujëvarat e Niagarës, 27 dhjetor 1958) ka qenë mësues, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë, nëpunës, politikan dhe kryeministër e tjerë.

Si studiues i shqipes, historian e publicist njihet dhe me emrin e pendës Shpend Bardhi. Ndonëse produkti i tij intelektual nuk u pranua përgjatë regjimit komunist Eqrem Çabej e citon në mënyrë të përsëritur.

Ishte veprimtar aktiv i Kryengritjes së 1912 si sekretar i çetave të Abdi bej Toptanit. Me Neki Rulin, Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe Sali Nivicën, priti në Durrës përfaqësuesit e Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë: Rexhep bej Mitrovicën, Bedri Pejanin, Salih Gjukën dhe Mid’hat bej Frashërin. Pasi iu bashkuan Abdi dhe Refik bej Toptani, u mblodhën në shtëpinë e Dom Nikollë Kaçorrit, ku Abdi beu u lexoi një letër nga Syrja bej Vlora për një kuvend mbarëshqiptar. Priti dhe shoqëroi Ismail Qemalin për në Vlorë ku u mbajt kuvendi dhe vetë përfaqësoi Krujën, kuvend në të cilin nënshkroi Shpalljen e Pavarësisë me siglën Mustafa Asim Kruja dhe u caktua sekretar i parë i qeverisë. Më 1913 qe nënprefekt i Vlorës. Më pas, gjatë administratës së qeverive në kohën e Princ Vidit, qe këshilltar i arsimit publik dhe inspektor i arsimit në Elbasan. Pas shpërthimit të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, Thanas Floqi shkruan se e takoi në Rrëshen. Me kthimin e Esad Pashës, Merlika nuk i bindet, Pashai e burgos dhe autoritetet italiane e internojnë në ishullin e Favinjanës. Me shtjellën e ngjarjeve të Luftës së Parë Botërore, lirohet dhe lejohet të shkojë në Caserta, ku ishte me shkollë i vëllai.

Nëntorin e 1918 u rikthye sërish në vendlindje dhe më 25 dhjetor qe përfaqësues i Durrësit në Kongresin e Durrësit të nxitur nga Italia. Gjatë punimeve të Kongresit të Durrësit propozoi që Shkodra të ishte kryeqytet i Shqipërisë. Në qeverinë Përmeti të dalur prej kongresit qe emëruar ministër i Postë-Telegrafeve. Mori pjesë në delegacionin qeveritar që shkoi të përfaqësonte çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes, ku bashkë me Gurakuqin hartoi disa memorandume dhe nota drejtuar konferencës. Pas ndërrimit të përfaqësuesve në konferencë, kthehet në atdhe ku bie në kontakt me idetë e organizimit të një tjetër kongresi kombëtar. Pasi nuk u ujdisën në bisedime që kongresi të mbahej në Krujë dhe Merlika të merrte post kryesor, sipas kujtimeve të bashkëkohësve bën pjesë në komplotin e vrasjes së Abdyl bej Ypit, që ishte ndër zërat për mbajtjen e kongresit. Nuk mori pjesë në punimet e Kongresit të Lushnjës, por u mor me organizimin e qëndresës antiserbe në Dibër, Lumë dhe në Luftën e Koplikut me 200 krutanë. Ndërhyri edhe në mbrojtje të Tiranës me forcat e komanduara nga Bajram Curri kundra esadistëve të Osman Balit.

Në zgjedhjet e 5 prillit 1921 u zgjodh deputet i prefekturës së Kosovës, i afërt me kosovarët, iu bashkangjit deputetëve të Shkodrës si grupim parlamentar. Përvjetorin e fitores në Vlorë më 1921 bashkëfarkëtoi një aleancë politike të palëve brenda dhe jashtë parlamentit, emërtuar Bashkimi i Shenjtë. Përgjatë ndodhive të Republikës së Mirditës dhe dorëheqjes së dy ministrave të qeverisë Evangjeli, dhjetorin e 1921 qe pjesë e grupit që i kërkoi kryeministrit që të jipte dorëheqjen. Pas krizës qeveritare të dhjetorit, Këshilli i Naltë emëroi qeverinë Ypi, por Merlika me anëtarët e Bashkimit të Shenjtë dhe ato të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u mobilizuan edhe njëherë kundër qeverisë marsin e 1922. Përkrahu Lëvizjen e qershorit, pas suksesit të së cilit u emërua prefekt i Shkodrës dhe në dhjetor arratiset pas Triumfit të Legalitetit. Në fillim në Bari dhe më pas u vendos në Zara të Dalmacisë, asokohe pjesë e Italisë.

Më 1940 që prej krijimit, kryesoi Institutin e Studimeve Shqiptare dhe me hartimin e një fjalori të përgjithshëm të gjuhës shqipe. Më 1940 merr pjesë në Komisionin për Rivendikimet Shqiptare, të kryesuar nga Xhemil Dino, Fejzi bej Alizoti, Dhimitër Beratti dhe Tahir Shtylla. U caktua kryetar i Komitetit të Rivendikimeve në ish-Vilajetin e Kosovës (Komiteti i Kosovës).

Me vrasjen e Qazim Koculit dhe prefektit Lele Koçi në Vlorë, Merlika-Kruja i paraqiti dorëheqjen Jakomonit.

Më 2 tetor 1943 i bëhet atentat nga partizanët. Pas sulmit partizan kundër zogistëve në Shupal më 5 korrik 1944, Merlika së bashku me Fiqri Dinen dhe Mark Gjonmarkajn u takuan më 11 korrik me Bazin e Canës. Pas muajsh mosmarrëveshjeje, prania partizane i shtrëngoi drejt një ujdie në organizimin kundër Frontit Nacional-Çlirimtar, ku ndërhyrjet e Merlikës ndihmuan kalimin e njerëzve të Abazit nëpër Shqipërinë e Mesme e Tiranë.

U thirr në Vjenë, ku shkoi më 1 shtator 1944 për t’i qëndruar pranë djalit të vogël të sëmurë rëndë, Besimit. I biri ndërroi jetë më 21 nëntor dhe Merlika nuk u kthye më në Shqipëri.

U vendos në Itali ku së bashku me Koliqin rithemeloi Bllokun Kombëtar Indipendent. Pasi Kupi merr vesh se nuk e përballonte jetesën, e thërret në Egjipt ku më 25 shkurt 1948 u pajtua për së afri me Mbretin Zog.

Pak para rrëzimit të dinastisë me prejardhje shqiptare të Egjiptit, kaloi në Francë dhe më pas në ShBA ku dhe ndërroi jetë pas një operacioni, në Niagara Falls më 27 dhjetor 1958.

Sipas librit memuaristik La politica dell’Italia in Albania të mëkëmbësit Jakomoni, pak kohë pas dekretimit të kabinetit, Merlika-Krujës i ishte paraqitur konsulli i përgjithshëm i Gjermanisë për t’i paraqitur notën verbale me të cilën qeveria naziste kërkonte dorëzimin e treqind hebrenjve të emigruar nga ish-Jugosllavia. Pasi mori pëlqimin e mëkëmbësit, Kruja dha urdhëresat për tërheqjen e hebrenjve të vendosur në Tokat e Lirueme në Shqipërinë e brendshme. Hebrenjtë u pajisën me pasaporta shqiptare me emra të rremë, kësodore administrata shqiptare e kabinetit Kruja iu gjend edhe hebrenjve të tjerë jorezidentë (gjermanë, bohemë, polakë, hungarezë dhe rumunë) të pajiseshin me dokumenta shqiptare. Duke u krijuar mundësia kësodore që t’u shmangeshin përndjekjeve racore dhe duke gjetur strehë në Shqipëri.

Nga Pekini në Budapest, analiza e BBC: Çfarë mendoi bota për debatin mes Donald Trump dhe Kamala Harris në SHBA?

Përballja e parë mes Kamala Harris dhe Donald Trump u ndoq nga afër jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën.

 

Debati në Filadelfia shfaqi disa shkëmbime të tensionuara mbi politikën e jashtme midis dy kandidatëve presidencialë.

Pas deklaratave të shumta dhe akuzave ndaj njëri-tjetrit, ka pasur reagime të shumta nga Pekini në Budapest, lidhur me mënyrën se si shkoi debati.

Rusia

Kamala Harris i tha Donald Trump se Presidenti Putin është “një diktator që do të të hante për drekë”.

Shprehja “të ha dikë për drekë”, ose mëngjes, ose ndonjë vakt tjetër, nuk ekziston në rusisht. Por një gjë që do të gjeni në Moskë është oreksi për një rezultat zgjedhor në SHBA që i sjell përfitim Rusisë.

Kremlini do të ketë vërejtur me kënaqësi se në debat Trump anashkaloi pyetjen nëse ai dëshiron që Ukraina të fitojë luftën.

“Unë dua që lufta të ndalet”, u përgjigj Trump.

Në të kundërt, Harris foli për mbrojtjen e drejtë të Ukrainës dhe akuzoi Vladimir Putinin se i kishte sytë në pjesën tjetër të Evropës.

Më vonë Kremlini pretendoi se ishte acaruar nga të gjitha përmendjet e Putinit në debat.

“Emri i Putinit përdoret si një nga instrumentet për betejën e brendshme në SHBA,” më tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.“Ne nuk na pëlqen kjo dhe shpresojmë që ata të mbajnë emrin e presidentit tonë jashtë kësaj.”

Javën e kaluar Putin pretendoi se ai po e mbështeste Harris në zgjedhje. Më vonë, një prezantues i televizionit shtetëror rus sqaroi se Putini kishte qenë “pak ironik” në komentet e tij.

Shqetësim në Kiev për komentet e Trump

Dështimi i Donald Trump, kur u pyet në skenën e debatit për të thënë nëse donte që Ukraina të fitonte luftën, mund të mos i ketë habitur njerëzit në Kiev, por kjo shton shqetësimin e tyre se çfarë do të sillte një mandat i dytë i Trump.

Trump është mburrur prej kohësh se mund të përfundojë konfliktim në 24 orë, një perspektivë që shumë ukrainas supozojnë se do të nënkuptonte një marrëveshje tepër të keqe me Kievin, i detyruar të heqë dorë nga pjesë të mëdha të tokës që Rusia ka kapur gjatë dy viteve e gjysmë të fundit.

Në të kundërt, ukrainasit do të jenë siguruar nga përgjigjet e Kamala Harris, pa asnjë shenjë se ajo do të devijonte nga pozicioni aktual i mbështetjes së palëkundur amerikane.

Ajo mori meritën për rolin që ka luajtur tashmë, duke argumentuar se ndante informacione të rëndësishme me Presidentin Zelensky në ditët para pushtimit në shkallë të plotë.

Ajo më pas pretendoi se pozicioni i Trump do të kishte qenë fatal për Ukrainën nëse ai do të ishte ende në Shtëpinë e Bardhë. “Nëse Donald Trump do të ishte president, Putini do të ishte ulur në Kiev tani.”

Publikisht, ka pasur një heshtje shurdhuese nga ministrat aktualë të Ukrainës dhe ushtria e lartë ndaj debatit. Beteja figurative elektorale e SHBA-së është ajo që ata nuk duhet të peshojnë, ndërkohë që janë të konsumuar nga luftimet e vërteta në shtëpi.

Është vetë Presidenti Zelensky ai që deri më tani ka shkuar më tej në artikulimin, se çfarë do të thoshte një fitore e Trump për ukrainasit.

Duke folur për BBC në korrik, ai tha se kjo do të thotë “punë e vështirë, por ne jemi punëtorë të palodhur”.

Komentet e Trump për talebanët

Lufta më e gjatë e Amerikës përfundoi në gusht 2021 kur ajo u përpoq të tërhiqte trupat e saj të fundit dhe të evakuonte mijëra civilë, ndërsa talebanët hynë në Kabul me shpejtësi befasuese.

Ajo çwshtje hyri në debat dhe jo çuditërisht, u shmangën, u hodhën poshtë, u shtrembëruan.

Harris u largua nga pyetja “a mbani ju ndonjë përgjegjësi në mënyrën se si u zhvillua tërheqja?”.

Korrespondenti i BBC, që ndoqi nga afër tërheqjen kaotike, shkruan se “nuk dëgjova kurrë që zëvendëspresidentja ishte në dhomë kur u morën vendimet në ato javët e fundit fatale. Por ajo e bëri të qartë se ishte dakord me vendimin e Presidentit Biden për t’u larguar.”

Trump u mburr se ai foli ashpër me Abdul, kreun e talebanëve, i cili është ende kreu i talebanëve.

Ai dukej se i referohej Abdul Ghani Baradar, i cili nënshkroi marrëveshjen e tërheqjes me SHBA. Por ai kurrë nuk ka qenë në krye të talebanëve dhe është lënë mënjanë që nga marrja e pushtetit nga talibanët.

Përmendja nxiti menjëherë një valë memesh në internet me “Abdul” me njerëz të quajtur Abdul.

Të dy pretendentët u fokusuan në marrëveshjen e gabuar me talebanët. E vërteta është se ekipi Trump negocioi këtë plan daljeje, ndërsa ekipi Biden e miratoi me nxitim.

Trump tha se marrëveshja ishte e mirë sepse ne po dilnim. Nuk kishte rrugë të mira për të shkuar. Por largimi u shndërrua në një fatkeqësi dhe fajin e kanë të gjitha palët.

Harris përfaqëson pasiguri për Pekinin

Kamala Harris ishte e panjohur për liderët e Pekinit dhe e tillë është ende, edhe pas debatit.

Ajo nuk ka histori në Kinë dhe në skenën e debatit ajo thjesht përsëriti qëndrimin e saj se SHBA, jo Kina, do të fitonte konkursin për shekullin 21.

Zëvendëspresidentja përfaqëson diçka që Kina nuk i pëlqen, pasiguria. Kjo është arsyeja pse Presidenti Xi kohët e fundit përdori një vizitë të zyrtarëve amerikanë për të bërë thirrje për “stabilitet” midis dy superfuqive, ndoshta një mesazh për zëvendëspresidenten aktuale.

Pikëpamja mbizotëruese mes akademikëve kinezë është se ajo nuk do të largohet shumë nga qasja e ngadaltë dhe e qëndrueshme diplomatike e Presidentit Biden.

Por në skenën e debatit ajo shkoi në sulm dhe akuzoi Donald Trump për shitjen e çipave amerikanë në Kinë për t’i ndihmuar ata të përmirësojnë dhe modernizojnë ushtrinë e tyre.

Donald Trump e ka bërë të qartë se planifikon të vendosë tarifa 60% për mallrat kineze. Kina u hakmor dhe studime të shumta sugjerojnë se kjo shkaktoi dhimbje ekonomike për të dyja palët.

Kjo është gjëja e fundit që Kina dëshiron tani pasi po përpiqet të prodhojë dhe eksportojë mallra për të shpëtuar ekonominë e saj.

Për liderët kinezë, ky debat do të ketë bërë pak për të zbutur besimet se Trump përfaqëson diçka tjetër që nuk u pëlqen, paparashikueshmëria.

Por në të vërtetë, ka pak shpresë që politika e SHBA-së ndaj Kinës do të ndryshojë ndjeshëm, pavarësisht se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë.

Debati i ndjekur me vëmendje në Lindjen e Mesme

Dy kandidatët nuk u larguan shumë nga pozicionet e tyre të deklaruara më parë, edhe nëse Trump do të shtonte, me hiperbolën karakteristike, se Izraeli nuk do të ekzistonte në dy vitet e ardshme nëse kundërshtarja e tij bëhet presidente.

Me luftën në Gaza të ndezur dhe me një marrëveshje armëpushimi ende të pakapshme, disa nga kritikët e Benjamin Netanyahu dyshojnë se kryeministri i Izraelit po ngec qëllimisht deri pas zgjedhjeve, me shpresën se Trump do të jetë më dashamirës ndaj Izraelit sesa Harris.

“Ka një erë historie që ndoshta do të përsëritet”, argumenton BBC.

Në vitin 1980, ekipi i fushatës së Ronald Reganit dyshohej se i kërkonte Iranit që të mos lironte pengjet amerikanë të mbajtur në Teheran derisa ai të kishte mundur Presidentin Jimmy Carter, duke thënë se Reagan do t’i jepte Iranit një marrëveshje më të mirë.

A mund të ndodhë diçka e ngjashme tani? Sigurisht, kundërshtarët e Netanyahut besojnë se ai është tani pengesa kryesore për një marrëveshje armëpushimi.

Harris ka treguar se ajo mund të jetë më e ashpër ndaj Izraelit se Joe Biden, diçka që Trump e ka kapur, duke thënë se zëvendëspresidentja e urren Izraelin.

Palestinezët, thellësisht skeptikë për Donald Trump, por të tronditur nga paaftësia e administratës Biden për të ndalur luftën në Gaza, ndoshta janë të prirur ta shohin Harrisin si më të voglin nga dy të këqijat.

Ata kanë braktisur prej kohësh çdo nocion të SHBA-së si një ndërmjetës i ndershëm në Lindjen e Mesme, por do të kenë vënë re se Harris, ndryshe nga Trump, thotë se ajo është e përkushtuar ndaj shtetësisë palestineze.

Lavdërimi për Orbanin bën bujë në Hungari

Donald Trump lavdëroi kryeministrin hungarez.

“Viktor Orban, një nga njerëzit më të respektuar, e quajnë një burrë të fortë. Ai është një person i ashpër. I zgjuar…”

Mediat pro-qeveritare hungareze e pranuan komplimentin. “Njohje e madhe!” ishte titulli i botuar në Magyar Nemzet.

Por portali i lajmeve kritik ndaj qeverisë, 444 citoi Tim Walz, zëvendës kandidat i Harris.

“Atij (Trump) iu kërkua të emëronte një lider botëror që ishte me të, dhe ai tha Orban. I dashur Zot. Kjo është gjithçka që duhet të dimë.”

Viktor Orban e mbështeti Trumpin për president në vitin 2016 dhe po e mbështet fuqishëm sërish në nëntor. Të dy burrat u takuan për herë të dytë këtë vit në shtëpinë e Trump në Florida më 12 korrik, pasi Orban vizitoi me radhë Kievin, Moskën dhe Pekinin.

Qeveria Orban po mbështet si fitoren e Trump ashtu edhe aftësinë e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Gjërat po ndryshojnë. Nëse Trump kthehet, do të ketë paqe. Ajo do të vendoset nga ai pa evropianët,” tha Balazs Orban, drejtori politik i Viktor Orban, për BBC në korrik./BBC

Analiza e REL: A nisën dhe përfunduan “luftërat e përhershme” të SHBA-së me sulmet e 11 shtatorit?

Pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, Colin Powell, siguroi se Amerika do të përballej me tragjedinë duke sjellë para drejtësisë përgjegjësit dhe duke mbrojtur demokracitë e botës.

“Ata kurrë nuk do të lejohen që të vrasin shpirtin e demokracisë”, kishte deklaruar Powell. “Ata nuk mund të shkatërrojë shoqërinë tonë. Ata nuk mund të shkatërrojnë besimin tonë në rrugën demokratike”.

Presidenti George W.Bush, i cili fitoi zgjedhjet më 2000 si një kandidat që do të ishte i kujdesshëm lidhur me dërgimin e trupave amerikane në luftëra të huaja, shpejt e bëri luftën kundër terrorizmit global politikën e tij kryesore dhe krijoi një “koalicion ndërkombëtar” që do të kryente këtë mision.

Pushtimi i Afganistanit, i udhëhequr nga SHBA-ja, kishte qëllim kryesor rrjetin terrorist të Al-Kaidës, grup që ishte strehuar në Afganistan dhe kishte kryer sulmet vdekjeprurëse të 11 shtatorit. Dhe kur shkoi në tokën afgane, Uashingtoni shpejt rrëzoi nga pushteti regjimin taliban, të akuzuar për strehimin e Al-Kaidës.

Por përvoja e SHBA-së në Afganistan përfundoi me dështim dhe grupi i linjës së ashpër u kthye në pushtet. Lufta pothuajse 20-vjeçare përfundoi me kosto të madhe, në kuptimin e jetës së humbur dhe parave të shpenzuara. Dhe bëri që publiku amerikan dhe politikanët nga të dyja partitë kryesore të jenë hezitues që të përfshihen në “luftëra të përhershme” që nuk mund të fitohen.

“Më shumë se 2 trilionë dollarë janë shpenzuar në Afganistan”, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden, më 31 gusht 2021, teksa njoftoi zyrtarisht përfundimin e luftës më të gjatë në historinë amerikane. “20.7444 ushtarakë dhe gra amerikane janë plagosur dhe kemi humbur 2.461 pjesëtarë të personelit amerikan”.

Humbën jetën rreth 3 mijë njerëz- Sot, 23 vjet nga sulmet terroriste në SHBA që tronditën botën

Amerikanët dhe gjithë bota kujtojnë sot po kujtojnë 11 shtatorin, sulmin terrorist më vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara.

2,977 persona humbën jetën nga sulmet me 4 avionët e rrëmbyer në 11 shtator të vitit 2001, ku numri më i lartë i viktimave u shënua në Nju Jork.

Sulmet u kryen nga organizata terroriste Al-Qaeda dhe rezultuan në shembullin e parë dhe deri më tani të vetëm të thirrjes së nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Rrjedhimisht, sulmet shkaktuan pushtimin e SHBA-ve të aleatëve të NATO-s në Afganistan dhe Irak dhe filluan luftën globale kundër terrorit.

Më 11 shtator 2001, 19 terroristë të al-Qaedës rrëmbyen katër aeroplanë: American Airlines Flight 11, United Airlines Flight 175, American Airlines Flight 77 dhe United Airlines Flight 93.


Dy avionët e parë, të cilët u ngritën nga aeroporti Logan i Bostonit dhe ishin rrugës për në Los Anxhelos, u përplasën me Kullat Binjake.

Fluturimi 77, i cili u ngrit nga aeroporti Dulles në Uashington DC dhe po ashtu ishte rrugës për në Los Anxhelos, u rrëzua në Pentagon.

Pasagjerët në aeroplanin e katërt, Fluturimi 93 nga Aeroporti i Newark, e kuptuan se ishte një sulm terrorist. Pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve dhe përfundimisht arritën ta përplasnin atë në një fushë në Pensilvani përpara se të arrinte objektivin e tij, i cili mbetet i panjohur deri më sot.

Motivimi i grupit terrorist për sulmin ishte i rrënjosur në një mori faktorësh të ndryshëm, duke përfshirë mbështetjen e SHBA për Izraelin dhe Indinë, praninë e trupave amerikane në Arabinë Saudite, mbështetjen e Rusisë për Çeçeninë dhe më shumë.

Shumë nga këto motive u theksuan më tej në “Letra drejtuar Amerikës” të nëntorit 2002, shkruar nga lideri i atëhershëm i Al-Qaedës, Osama bin Laden, i cili shpalli një xhihad kundër SHBA-së në vitet 1990.

Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën duke nisur luftën në Afganistan ndërsa në 2011 trupat amerikane vranë udhëheqësin e Al Qaedas, Osama Bin Laden në Pakistan.

Sulmet terroriste mbeten një nga ngjarjet më traumatike jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por mbarë botën.

Ato nxitën “luftë kundër terrorizmit” nga Shtetet e Bashkuara, transformuan politikën e sigurisë kombëtare, ngjallën ndenjën e bashkimit tek amerikanët, por gjithashtu ndryshuan jetën e familjarëve të viktimave dhe ekipeve të shpëtimit të cilët u shërbyen bashkëkombësve të tyre 11 shtatorin e 23 viteve më parë.bw

Harris: Donald Trump na la nivelin më të ulët të punësimit që nga Depresioni i Madh!

 

Në debatin e parë presidencial, Kamala Harris kritikoi synimin e Trump për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, një propozim që ajo tha se do të ishte një taksë për klasën e mesme, ndërsa foli mbi planin e saj për të ofruar përfitime tatimore për familjet amerikane dhe bizneset e vogla.

 

“Donald Trump na la nivelin më të ulët të punësimit që nga Depresioni i Madh (rënia e madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara e viteve 1930)”, tha Harris, duke iu referuar viteve të tij si president nga viti 2017 deri në vitin 2021. Niveli i papunësisë arriti kulmin në 14.8% në prill të vitit 2020 dhe ra në 6.4% kur ai u largua nga detyra.

Nga ana tjetër, Trump kritikoi Harris për inflacionin e lartë gjatë mandatit të administratës së Presidentit Biden, megjithëse ai e mbivlerësoi nivelin e rritjes së çmimeve.

Ai gjithashtu iu drejtua shpejt çështjes së tij kryesore, emigracionit, duke pretenduar përsëri pa prova se emigrantët nga “azilet e të çmendurve” po kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Inflacioni, tha ai, “ka qenë një katastrofë për njerëzit, për klasën e mesme dhe gjithë të tjerët.”Panorama

Harris –Trumpit: Putini “është një diktator” që do të të hajë për drekë

Debati është ende i fokusuar në rolin e SHBA-së në komunitetin global.

Trump kritikon Bidenin si president që mungon dhe Harris ia kthen kundër:

“Ju nuk po konkurroni kundër Bidenit, po konkurroni kundër meje”, thotë ajo.

Duke iu kthyer çështjes së Ukrainës, ajo thotë se ka një marrëdhënie të fortë me presidentin e Ukrainës.

 

“Aleatët tanë të NATO-s janë aq mirënjohës që ti nuk je më president”, i thotë Harris Trump.

“Përndryshe Putini do të ishte ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës,” thotë ajo.

Ajo thotë se Putini “është një diktator që do të të hajë për drekë”.

Trump më pas e quan Harrisin “zëvendëspresidenten më të keqe në histori” dhe pretendon se ajo nuk arriti të parandalonte luftën duke negociuar midis Ukrainës dhe Rusisë përpara pushtimit.bw

Harris dhe Trump kritikojnë qëndrimet politike të njëri-tjetrit në debatin e tyre të parë

Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me polemika luftarake mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme, shkruan Zëri i Amerikës, duke cituar AP dhe Reuters.

Nënpresidentja Harris, 59 vjeçe, kritikoi synimin e Trumpit për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, një propozim që ajo tha se do të ishte një taksë për klasën e mesme, ndërsa foli mbi planin e saj për të ofruar përfitime tatimore për familjet amerikane dhe bizneset e vogla.

“Donald Trump na la nivelin më të ulët të punësimit që nga Depresioni i Madh (rënia e madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara e viteve 1930)”, tha Harris, duke iu referuar viteve të tij si president nga viti 2017 deri në vitin 2021. Niveli i papunësisë arriti kulmin në 14.8% në prill të vitit 2020 dhe ra në 6.4% kur ai u largua nga detyra.

Trump, 78 vjeç, kritikoi Harrisin për inflacionin e lartë gjatë mandatit të administratës së Presidentit Biden, megjithëse ai e mbivlerësoi nivelin e rritjes së çmimeve. Ai gjithashtu iu drejtua shpejt çështjes së tij kryesore, emigracionit, duke pretenduar përsëri pa prova se emigrantët nga “azilet e të çmendurve” po kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Inflacioni, tha ai, “ka qenë një katastrofë për njerëzit, për klasën e mesme dhe gjithë të tjerët.”

Debati filloi me një shtrëngim duarsh mes dy rivalëve, të cilët nuk ishin takuar më parë.

Kandidatët gjithashtu shkëmbyen kritika për luftën mes Hamasit – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe agresionin rus në Ukrainë, megjithëse asnjëri nuk ofroi plane specifike për zgjidhjen e këtyre konflikteve.

Demokratja Harris akuzoi republikanin Trump se ishte i gatshëm të të tërhiqte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën për të fituar favorin e Presidentit rus Vladimir Putin, duke e quajtur Trumpin një “turp”, ndërsa Trump pretendoi se Harris “urren” Izraelin, një pohim që ajo e hodhi poshtë.

Trump kritikoi Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Harris për tërheqjen e pa organizuar të trupave amerikane nga Afganistani, duke thënë se ata lanë duart e talebanëve pajisje ushtarake amerikane me vlerë prej miliarda dollarësh.

Trump, i cili ka kaluar javë të tëra duke bërë sulme personale ndaj Harrisit, duke përfshirë fyerje raciste dhe seksiste, kryesisht shmangu fyerjet në fillim të debatit, por u bë gjithnjë e më i zëmëruar nga kritikat e Harrisit.

Trump u pyet nga moderatorët për një nga ato sulme, kur ai tha në një konferencë me gazetarë afrikano-amerikanë në korrik se Harris së fundmi ishte “bërë një person me ngjyrë”.

“Nuk më intereson aspak kjo çështje”, tha ai. “Çfarëdo që ajo dëshiron të jetë është në rregull me mua.”

Harris, me origjinë afro-amerikane dhe aziatike, u përgjigj: “Unë mendoj se është një tragjedi që ne kemi dikë që dëshiron të jetë president, i cili vazhdimisht gjatë karrierës së tij është përpjekur të përdorë racën për të përçarë popullin amerikan”.

Ajo kritikoi Trumpin për shpalljen fajtor nga një juri për fshehjen e pagesave për një aktore e filmave pornografikë, si dhe paditë e tij të tjera dhe një gjyq civil për sulm seksual. Trump hodhi poshtë këto akuza dhe sërish akuzoi Harrisin dhe demokratët se kanë orkestruar të gjitha paditë ndaj tij pa prova.

Ish-Presidenti Trump gjithashtu përsëriti pretendimin e tij të rremë se zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden, ishin manipuluar dhe e quajti Harrisin një “marksiste” dhe pohoi në mënyrë të rreme se migrantët kanë shkaktuar një rritje të madhe të krimit të dhunshëm në vend.

Ky mund të jetë debati i vetëm mes tyre në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Debati mbahet tetë javë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, por vetëm disa ditë përpara fillimit të votimit të hershëm në disa nga 50 shtetet e vendit.

Debatet presidenciale nuk ndryshojnë domosdoshmërisht mendjet e votuesve, por ato mund të jenë shumë të rëndësishme. Paraqitja e dobët e Bidenit në debatin me Trumpin në qershor çoi në tërheqjen e tij nga gara për president më 21 korrik.

Debati, i organizuar nga kanali ABC, u mbajt në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia. Siç ishte rënë dakord nga drejtuesit e fushatave, nuk kishte audiencë të drejtpërdrejtë dhe mikrofonat e kandidatëve ishin të fikur në momentet kur kandidatët nuk e kishin radhën e tyre për të folur. REL

Shqipëria në udhëkryq, Berisha i arrestuar me urdhër politik- Nga Ryszard Czarnecki

Shqipëria pret reshje shiu. Kjo është hera ime e pestë këtu.

Më herët kam takuar presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, një antikomunist dhe djathtist, me të cilin tani flas edhe mbi 1.5 orë në banesën e tij private-është në arrest shtëpie me urdhër të pushtetit aktual!-por edhe të socialistit Edi Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013, me profesion piktor dhe bir skulptori.

Në opinionin e përgjithshëm në Evropë, Shqipëria, krahas Moldavisë, konsiderohet vendi më i varfër dhe më i korruptuar në kontinentin e vjetër. Unë jam euro deputet dhe shqiptarët më pyesin si ndodh që Kishinau, që është edhe më i varfër-për mendimin e tyre-dhe më i korruptuar, ka nënshkruar tashmë një marrëveshje asociimi me BE, dhe Tirana ende jo. Aq më tepër-theksojnë ata-që trupat ruse janë të vendosura në territorin moldav (Transnistri), dhe natyrisht jo në Shqipëri.

Ndikimi rus-Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilave bën pjesë edhe Shqipëria-është sigurisht më i madh në Serbi, e ndoshta edhe në Mal të Zi, sesa këtu. Tirana mbështet zyrtarisht Kievin në luftën kundër Moskës, por anijet ruse mbërrijnë lirshëm në portet shqiptare. Banorët vendas nuk e dinë pse? Kontrabandë? Diçka që lidhet me luftën në Evropën Lindore?

Kanceri që mundon këtë vend është korrupsioni i përhapur, i cili gjithashtu kufizon perspektivën e jetës së të rinjve shqiptarë. Emigracioni është i madh. 700.000 njerëz janë larguar nga këtu dhe nuk mendojnë të kthehen, dhe nëse vijnë, është vetëm për pushime. Në një situatë ku ‘Shqipëria’-ky është emri shqiptar i këtij vendi-ka zyrtarisht një popullsi prej pak më shumë se 3 milionë banorë, një emigracion kaq gjigant është një goditje e rëndë për ekonominë dhe gjendjen e vendit.

Motoja zyrtare e vendit është: ‘Ti, Shqipëri, më jep nder, më quaj shqiptar’. Po pse, kur dy të reja shqiptare më flasin për situatën në vend, ulin zërin që të mos i dëgjojë askush? Pse të rinjtë emigrojnë nga këtu në një numër kaq të madh, që do të thotë se, si përqindje e popullsisë, Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë?

A do të anëtarësohet në BE dhe kur vendi i Shën Nënë Terezës së Kalkutës? Atëherë do të ishte vendi i parë në BE me një shumicë myslimane, në fund të fundit, 60 për qind. qytetarët. Ende nuk ka përgjigje për këto pyetje dhe nuk dihet se kur do të ndodhë kjo.

Autori është një ish-deputet evropian i PiS dhe ish-zëvendëspresident i Parlamentit Evropian


Send this to a friend