Albin tash kryje,
mos e hup besimin e atyne që të kanë votu edhe për Vjosa Osmanin dhe për Donika Gërvalla –
një trekëndësh që ka konfiguruar elitën e re politike të Kosovës,
me integritet, me duar të pastra dhe pa komplekse e skeletë në sirtarë prej së shkuarës së afërt,
që i bënte politikanët e Kosovës të shantazhonin e të ishin të shantazhueshëm të gatshëm me lënë peng tokat e Kosovës si nëpër kazino pokeri
ti e di mirë Albin se të kanë votu Rugovistët,
pra s’ke momentum për delir por për përgjegjshmëri maksimale
mos harro se Rugovistët të kanë votu si koalicion VV-Guxo-
ata që e bojkotuan LDK për zgjedhjet e gabuara të kësaj partie,
pra rezultatin e pate për trekëndëshin me të cilin keni qeverisë dhe keni shku në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Glauk Konjufckën e ke emëruar dhe nuk ka sens ta rikandidosh kur kandidaten e ke
pra rikandidoje Vjosa Osmanin.
Kryje Albin dhe jepi qetësi vedit, shtetit e Kosovës!
Se ata që të besun nuk ta kanë asnjë borxh!
Kosova nuk ka shans me shku në zgjedhje
sepse nëse shkon
ti i pari duhet mos me kandidu për kryeministër dhe ky veprim do të quhet bishtnim dhe Kosova nuk ta pranon!
Mos e zhgënje Kosovën Albin – mos na zhgënje as ne që të kemi mbështetë dhe
mos ua fërko barkun prej çmendjes prej gëzimit atyne që nuk i kanë lënë pa i thanë ku kanë mujtë të mijë të zezat për ty.
Kosova që të ka votu e të beku nuk ta fal dhe as ta ka borxh që t’ia mashtrosh besimin!
Kryje Albin!
Nuk je Zoti,
je kryeministër i Kosovës me votën e Zotit në tokë Sovranit të Kosovës
që e ka votuar Vjosa Osmanin!
Kryje Albin !