VOAL

VOAL

Albimi i piktorit të shquar Avni Delvina kushtuar Presidentit Donald Trump në duart e Donald Trump Jr.

August 8, 2020

Komentet

Prej librave në gjuhën  shqipe nuk ka bukë…!- Nga Skënder Karaçica

Frymë reagimi
Profesori me gradë shkencore(dr)nga Kërçova:Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni gjuhën angleze…!
Para do kohe,erdhi në  Çikago, profesore i shtyer në moshë,me gradën shkencore(prof.dr)dhe me mërgimtarët shqiptarë mbajti ders se jo mahi…Hyri  e doli,nëpër udhë e(pa)udhë duke mos kursyer ,,rrafshin e tij shkencor,,(sic!)tash e sa vjet nëpër dyert e universitetit në Shkup  e Tetovë,para brezave të rinj shqiptarë…
Duke biseduar me mërgimtarët,aty kishte të moshuar që,koha e mërgimit ua kishte shembur kurrizin e jetës dhe,profesorë të fushave të ndryshme.Foli e foli,pajada,profesori nga Kërçova e,përmes fjalës nuk ngurroj të thotë zëshëm:
– Leni librat e gjuhës shqipe se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni    gjuhën angleze,-u thoshte (p)rofesori nga Kërçova,mërgimtarëve në Çikago.
Në frymën  e reagimit:A thua i kujtohet (p)rofesorit fjala e tij kutrrum dhe e pa matur mirë në Çikago,duke denigruar gjuhën e lashtë shqipe indo-evropiane,tiparët e saj gramatikore kanë vënë gurët e qytetërimit në Evropë dhe më gjërë në botë?!
(P)rofesor me gradë të lartë shkencore(prof.dr)ne nuk harrojmë,ne gjykojmë se si dikush pa na zë diellin e shenjës dalluese kombëtare të shqipes…!
Ne nuk harrojmë në Çikago…!
(Nga notesi im)

Vatra Manhattan Branch: Sado degë të rreme të krijohen nga “perandori”, do të vijë momenti kur asnjëra prej tyre nuk do të njihet

Lajmërim: Sado degë të rreme të krijohen nga “perandori”, do të vijë momenti kur asnjëra prej tyre nuk do të njihet, pasi ato janë në shkelje të plotë me Kanunoren e vitit 1926, si dhe po krijohen nga individë të vetëshpallur që kanë uzurpuar Federatën Vatra.

KUR KËNDOJNË FËMIJËT TANË NË CHICAGO- Nga Eda Agaj Zhiti

Koncert nga AMA- Sa të mrekullueshëm!
Ja çfarë shkruan maestro Afrim Shabani:
“Ka njerëz që nuk janë thjesht dëshmitarë të kohës së tyre, por gurë themeli të kujtesës kombëtare. Visar Zhiti, shkrimtari i burgut dhe lirisë, i fjalës dhe dhimbjes, i përndjekur për vargjet e tij dhe i nderuar për to, erdhi në AMA jo vetëm si poet, por si një simbol i shpirtit shqiptar që nuk mund të shterohet.
Ai foli si dikush që e di peshën e artit, si dikush që ka parë botën nga dy skaje—nga humnera dhe nga drita. “Violina si dritë hëne, pianoja që mbushi ajrin si flatra zogjsh dhe engjëjsh, këngët dhe recitimet me zëra fëmijë sikur këndonte e ardhmja,” shkroi më pas, duke përshkruar AMA-n jo thjesht si një recital, por si një vend ku muzika bëhet kujtesë.
Dhe ai pa diçka thelbësore: fëmijët që këndonin shqip në Amerikë, me të njëjtin pasion si në gjuhën e vendit ku jetojnë, duke mbajtur në tingujt e tyre atdheun e prindërve dhe ëndrrën amerikane.
Mirënjohje të thellë për praninë dhe fjalën tuaj, Visar Zhiti. Disa udhëtime nuk ndodhin vetëm në hapësirë, por në shpirt. Kjo ishte një prej tyre.
Faleminderit gjithashtu Dr. Xhabir Alili dhe Taip Beshiri, që e shoqëruan dhe e sollën mes nesh një zë që tashmë është pjesë e AMA-s”.

Biblioteka dhe arkivi personal i Arshi Pipës në Muzeun e qytetit të Shkodrës

Biblioteka dhe arkivi personal i Arshi Pipës në Muzeun e qytetit të Shkodrës

 

VOA Pëllumb Sulo

Profesori shqiptaro-amerikan Arshi Pipa në vitin 1996, para se të ndahej nga jeta, ja dhuroi bibliotekën dhe arkivin personal Muzeut të qytetit të Shkodrës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, studiuesit vazhdojnë të hulumtojnë në arkivin e Pipës, ku interes të veçantë po ngjall letërkëmbimi i pasur me shumë personalite të kohës si dhe bisedat në radion “Zëri i Amerikës” .

Në një nga mjediset e muzeut historik të qytetit të Shkodrës ruhet biblioteka dhe arkivi personal i profesorit shqiptaro-amerikan Arshi Pipa, dhuruar prej tij muzeut në vitin 1996, një vit para se të ndahej nga jeta në SHBA.

Specialisti i muzeut, Ndriçim Mlika, thotë se biblioteka e profesor Pipës ka më shumë se 2500 libra në disa gjuhë të botës, ndërsa arkivi i tij ruan shumë dorëshkrime, skedarë si dhe leterkëmbime me personalitete të kohës, një pasuri kjo e vyer për studiuesit, që dëshmon mbi veprimtarinë mëse 50 vjeçare të Pipës në shërbim të kulturës kombëtare.

“ Në fondin e tij është edhe letërkëmbimi. Vëllimi i tij është shumë i madh dhe do të ishte mirë të shikojë dritën e botimit. Pipa ka patur korrespondencë me Camajn, me universitete të ndryshme në vartësi të projekteve të përbashkëta që kishin. Dhe është për tu çuditur se, që në vitin 1982, ka një korrespondencë shumë intensive për organizimin e një konference për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës ”, thotë ai.

Mes dhjetëra dosjeve të arkivit të profesor Pipës, paraqet interes për studiuesit edhe dosja e titulluar “ Zhvillimi kulturor i elementit shqiptar në Shtetet e Bashkuara”, ku ruhen bisedat që profesor Arshi Pipa ka mbajtur në radion “Zëri i Amerikës” në Uashington gjatë periudhës 1962-1966, vetëm pak kohë pas arratisjes nga Shqipëria dhe emigrimit në Amerikë, thotë specialisti Mlika.

“ Kjo është një dosje që përmban një numër të madh bisedash, të cilat i ka mbajtur tek “Zëri i Amerikës” duke nisur nga viti 1962. Janë 19 biseda me anë të të cilave Pipa ka paraqitur shqiptarët në sytë e amerikanëve. Ka pasqyruar të dhëna historike, sociologjike dhe etnografike për shqiptarët që jetonin në Amerikë ”.

Ideja për dhurimin e bibliotekës dhe arkivit personal Muzeut Historik të Shkodrës i lindi profesor Pipës që në vitin 1992, menjëherë pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri.

Kjo, pasqyrohet ne korrespondencën e gjërë me studiuesin Mentor Quku, ish drejtor i këtij Muzeu, thotë vajza e Mentor Qukut, Valbona Quku Lisha.

“ Mentor Quku pati një letërkëmbim me Arshi Pipën gjatë viteve 92-96, ku tema kryesore ishte ajo e dhurimit të bibliotekës nga profesor Arshi Pipa Muzeut të qytetit të Shkodrës. Në një prej këtyre letrave Mentori falenderon profesorin duke i shkruar se Shkodra i është borxhli dhe se nuk e din nëse do t’ia shpërblejë ndonjë herë ”, thotë ajo.

Përmes dhurimit të bibliotekës dhe arkivit personal, thotë drejtori i muzeut Sokol Haliti, Arshi Pipa dha një shembull edhe për intelektualët e tjerë që punuan dhe krijuan në mërgim për shkak të përndjekjes nga regjimi komunist i kohës.

” Jo rastësisht Pipa zgjodhi Shkodrën, ku ai u rrit dhe u formua, që gjithë kontributin e tij tokësor t’ia lejë një institucioni me idenë e studimeve të vazhdueshme dhe publikimeve”, thotë ai.

Arshi Pipa lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1920 dhe u nda nga jeta më 20 korrik 1997. Ishte mësues, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar dhe përkthyes. Për bindjet politike u arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me 20 vite burg nga gjykata komuniste, nga të cilat kreu 10 vite burg.

Pas kësaj, arratiset nga Shqipëria dhe, në vitin 1958, emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbajti lidhje me shoqatën panshqiptare “Vatra”, me gazetën “Diellin” dhe “Zërin e Amerikës” duke u bërë një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri dhe Kosovë.

Aktorë të vërtetë: pa asnjë ditë internim apo burg, sot dalin si “ish të përndjekur politikë”- Nga Agustin M. Mirakaj

Shumë nga ata që nuk kanë parë asnjë ditë të jetës internimin apo burgun, sot dalin si “ish të përndjekur politikë” aktorë të vërtetë.

Ndërkohë, ata që vërtet vuajtën interrnimin e burgun u detyruan të largohen në mërgim, të shpërfillur dhe të harruar nga politika shqiptare. Ky është realiteti i një Shqipërie ku historia manipulohet nga aktor dhe viktimat e vërteta mbeten viktima, ndërsa hipokrizia mbizotëron.

Në këtë det të mbushur me “peshkaqenët” e politikës, patriotët që vuajtën përndjekje politike mbeten të mbytur. Ata nuk u lejuan të jenë zot të fatit të tyre. Sot janë veçse një vegël e përdorur për interesa elektorale.

Kjo është politika e pistë e Tiranës: të mbajë të vërtetën të heshtur dhe të përdorë dhimbjen si monedhë përfitimi. Pyetja është, deri kur? a.m

Një Startup i ri në fushën e Inteligjencës Artificiale i themeluar nga Mira Murati

‘Thinking Machines Lab’ është një startup i ri dhe premtues në fushën e inteligjencës artificiale, i themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ish-Drejtoreshë e Teknologjisë në OpenAI. Murati, e cila ka një karrierë të pasur në teknologji, duke përfshirë role në Tesla dhe Leap Motion, ka rekrutuar një ekip të përbërë nga rreth 30 studiues dhe inxhinierë nga kompani prestigjioze si OpenAI, Meta dhe Mistral. Dy të tretat e ekipit janë ish-punonjës të OpenAI, duke e bërë këtë startup një forcë të fuqishme në botën e AI.

Misioni i ‘Thinking Machines Lab’ është të zhvillojë inteligjencë artificiale që përshtatet me gjithë spektrin e ekspertizës njerëzore, duke e bërë atë më të sigurt dhe më të besueshme. Kompania synon të ndjekë një qasje të hapur ndaj kërkimit, duke ndarë kodin, dataset-et dhe specifikimet e modeleve me komunitetin shkencor. Kjo qasje jo vetëm që nxit bashkëpunimin, por edhe siguron që përparimet në fushën e AI të jenë të arritshme për të gjithë.

Mira Murati, e cila ishte një nga figurat kryesore publike të OpenAI, dha dorëheqjen e saj papritur në një moment kur kompania po përjetonte ndryshime të mëdha. Me ekspertizën e saj të gjerë dhe vizionin e qartë, ajo tani po drejton këtë startup të ri, duke kërkuar fonde nga investitorë për të mbështetur zhvillimet e saj inovative në fushën e AI.

Në faqen e tyre në X, Thinking Machines Lab shkruan: “Sot jemi të entuziazmuar të njoftojmë Thinking Machines Lab (https://thinkingmachines.ai), një kompani kërkimi dhe zhvillimi produktesh në fushën e inteligjencës artificiale. Ne jemi shkencëtarë, inxhinierë dhe krijues të disa prej produkteve dhe librarive më të përdorura të AI, duke përfshirë ChatGPT, Character.ai, PyTorch dhe Mistral.” sn

Një shekull veprimtari kombëtare të diasporës shqiptare në Amerikë për liri dhe pavarësi të Kosovës- Nga Skënder Karaçica

 
Për shkak të skenarëve shfarosës,denigrues,të dhunës dhe të projektit për tokën pa shqiptar në Kosovë,regjimi i Serbisë e hapi portën për shpërngulje në tokën e largët të Anadollit në  Turqi.Padrejtësitë  historike dhe odisejada e jetës me porosinë shekspiriane :Të jesh apo të mos jesh,bëri që më qindra e qindra shqiptarë nga trevat etnike të marrin udhën e mërgimit  kendej Atlantikut në Amerikën e largët.
 
Festa e ditës historike të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës,tashmë është bër program festiv në kujtesën,nderimin dhe fryma e jetës mos më e harrua tokën e shenjtë shqiptare.Për diasporën shqiptare në Amerikë,është thënë me fjalën që del nga thellësia e zemrës,nuk kemi tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës të Shqipërisë zyratre dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë.Shoqata ,,Dardania,,dhe Komuniteti Shqiptar në ambientët ,,ELM-WEST,,në Çikago,përmes programit festiv,përkujtuan historinë e diasporës dhe lufta shekullore e shqiptarëve për liri dhe pavarësi të Kosovë.Nëpër vite dhe nëpër luftëra të përgjakura kundër  aneksimit të  tokës së Kosovës nga regjimi serbo-jugosllav të ndihmuara nga boshti pansllavist me Rusinë në shekullin e  kaluar,shqipatrët asnjëherë nuk e pranuan robërinë dhe shtetin e Serbisë dhe të Jugosllavisë për shtet të vetin.
 
Në sallën festive në Çikago,kishin ardhur mërgimtarët dhe në atmosferën e përgëzimeve,sikur dëshironin të jenë sa më afër me tokën e lirë dhe të shtetit më të ri në Evropë të Kosovës.Programin festiv e përshendeti me moderimin shend e verë,Qendresa  Ibrahimi,veprimtare e dalluar dhe ish drejtoreshë e shkollës shqipe,,Kongresi i Manastirit,,.Në një kënd të sallës,organizatori kishte vënë projektorin dhe,në vazhdime shfaqeshin të dhënat për  veprimtarët  shqiptarë,që ndër vite ishin krah i fortë i çështjes shqiptare me të gjitha administratat e shtetit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Vashington.për lirinë e Kosovës.
 
Qendresa Ibrahimi fliste para mikrofonit  në sallë mbretëronte qetësia e herë-herë nuk prisnin radhën duyrtroktijet për kombin, atdheun,lirinë  e Kosovës dhe për shtettin mik të Amerikës.Kur flasim për tokën shqiptare të Kosovës,është një emocion dhe një nderim për historinë më të re të Ditës së Pavarësisë së Kosovës,thoshte me një zë e shënd e verë zonja Qendresa Ibrahimi.Udhët e Kosovës për liri dhe pavarësi nuk ishin të lehta,ato ishin të mbushura me vuajtje,padrejtësi historike,shqiptarët të trajtuar në kohën e regjimit serbo-jugosllav të rendit të dytë e të tretë.Tre popujt slloven,kroat dhe serb që e krijuan krijesën artificiale pa frymë e pa zemër(1918)Jugosllavinë,populli shqiptar dhe toka e Kosovës mbeti nën regjimin shfarosës,vrasës deri në shkallë të gjenocidit të Serbisë.Tërë katrahura kundër popullit shqiptar dhe të tokës së Kosovës,i erdhi fundi kur pushka e Prekazit në Drenicë dhe djalmenia e UÇK-së me komndantin legjendar Adem Jashari ia kthyen pushkln hasmit të Serbisë.
 
Thirrja e Adem Jasharit nga malet e Drenicës:Hajde, djalmenia shqiptare e luftojmë bashkë,bëri jehonë në të gjitha trojet etnike si dhe në diasporën shqiptare në Amerikë,shpaloi kohën e kujtesës në fjalimin e saj Qendresa Ibrahimi.Fryma e luftës kishte marrë hov në vitet (1990-1999)ku të gjitha trojet etnike dhe diaspora në Amerikë dhe në vendet tjera të Evropës,nisën të organizojnë fondet për organizimin e luftës me djalmeninë e pushkëve të UÇK-së.Në këtë kohë u bënë bashkë diaspora shqiptare në Amerikë dhe Evropë në krah të luftës për liri dhe pavarësi dhe të ndarjes njëherë e përgjthmonë nga regjimi antishqiptar të Serbisë.Shqiptzarët në Amerikë festojnë me zemrën plot për tokën e vet  të shenjtë të Kosovës dhe,ritheksojnë se detyra kombëtare ndaj shtetit të Kosovës dhe të kombit shqiptar në Ballkan,nuk është vetëm të festojmë,por të ndërtojmë shtetin me velrat e demokracisë të shtetin ligjor të Kosovës,tha zëshëm në fjalimin e saj Qendresa Ibrahimi.
 
Jemi tubuar sonte në Çikago,për të kujtuar dhe për të nderuar djalmeninë shqiptare të pushkëve(UÇK)për lirinë e Kosovës.Kosova jonë nuk është  vetëm një pikë në hartën e botës,një hart apo një kufi,e nisi djalimin e tij kryetari i KSHA-së Edon Shaqiri duke thëënë se,Kosova është historia,dhimbja dhe krenaria jonë kombëtare.Në fillim i riu shqiptar dhe ekspert i sektorit të bankar në rrafshin amerikan,foli për Proklamatën e Guvernorit të shtetit të Ilinoisit, J.B.Pritzer,i cili shpalli 17 shkurtin,Ditën e Pavarësisë së shtetit të Kosovës në shtetin e Ilinoisit.Në fjalimin e tij Edon Shaqiri theksoi se Kosova nuk është veçse një kujtim i së kaluarës,ajo është përgjegjësia jonë për të sotmën dhe të ardhmën,ku,lëvizja e kapitalit të diasporës shqiptare nga Amerika e bën më të fortë kahet e zhvillimit,të participimit të vlerave tona me poujt tjerë në Evropë dhe në shtetin mik të Amerikës,vuri në spikamë kryetari i KSHA-së në Çikago,Edon Shaqiri.Për festën e Kosovës,foli prof.Skënder Karaçica,i cili përkujtoi historinë e lavdishme të djalmenisë së UÇK-së,të udhëheqëve historik të Ibrahim Rugovës,të Adem Demqit dhe pushka e Prekazit me trimërinë e komndatit legjerndar Adem Jashari.Në fjalimin e tij,Karaçica theksoi se gjykata një etnike(vetëm për luftëtarët e lirsë së Kosovë)në Hagë,është një paradoks në veti dhe,kësaj i thonë loja e djallit me drejtlsinë ndërkombëtare.Në këtë paraqitje,prof.Skënder Karaçica,i bëri thirrje se ,,Lria ka Emër,,dhe djalmenia e UÇK-së ka  bër luftë të drejtë në tokën e vet,prandaj na i lironi djemtë tanë nga akuzat serbo-ruse!
 
Programin festiv  begatuan me recitime nxënësit e shkollës shqipe,,Kongresi i Manastirit,,dhe nisën porosinë se kanë lindur e po rritën në tokën e lirë me lulet e demokracisë në Amerikë,por ata nuk e harrojnë atdheun e tyre Shqipërinë zyrtare dhe Shqipërinë tjetër Kosovë,kështu i kanë  rritur e edukauar prindërit dhe abetarja e shkronjave shqipe,që u pritën me duartrokitje.
 
Nën tingujt e muzikës së bukur shqiptare (motër e vëlla)Remzije dhe Nexhat Osmani nën tingujt e orkestrës,para mikrofonit, kënduan me vokalin e bukur e të pentagramit kombëtar,këngët e gjeografisë kombëtare shqiptare të nënqiellit shqipar.Për disa orë,në sallën solemne në Çikago,muzika e bukur shqiptare ngriti në këmbë të rinj e të reja shqiptare për të hedhur valle e për të kënduar bashkë për pavarësinë e Kosovës.

Vatra Manhattan Branch: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

 

Sot festojmë me krenari një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë – shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë është simbol i sakrificës, qëndresës dhe aspiratës për liri e demokraci. Është një përkujtim për të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për një Kosovë të lirë dhe sovrane. Le të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur, me drejtësi, zhvillim dhe unitet kombëtar. Lavdi të rënëve për liri dhe urime të gjithë qytetarëve të Kosovës!
Gëzuar 17 Shkurtin! 🇦🇱🇽🇰
Kryetar i Kuvendit të Fedetarës Pan Shqiptare Vatra
Kryetar i Vatra Manhattan Branch

Flamuri i Republikës së Kosovës në hapësirën e shtetit mik të përjetshëm të Amerikës- Nga Skënder Karaçica

 
Diaspora shqiptare  në Amerikë tash e një shekull në krah të çështjes kombëtare ,me një zë të fuqishëm para administratës amerikane në Washington,në kërkim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Mijëra burra e gra shqiptarë nga tërë hapësira etnike  të Shqipërisë zyrtare dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë,nuk u ndalën në veprimtaritë e shumëta kombëtare për të qendruar sa më afër kombit dhe atdheut  shqiptar.Në shtetin e tokës së lirë,të vlerave sublime të demokracisë,ata gjetën frymën dhe dorën e përkrahjes nga administrata e shtetit amerikan (Kongresi dhe Senati)si dhe në fushën e diplomacisë,ku,siç dihet shteti mik i Amerikës e projektoi lirinë,pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës të ndarë nga orët e padrejtësive historike të shtetit serbo-jugosllav si pushtues qysh nga viti 1912-1999.
 
Sot në Çikago,në nderim të festës së pavarësisë,tashmë traditë kombëtare e kulturore,në qendrën ,,Richard J.Daley,,u ngrit flamuri i Republikës së Kosovës dhe,përmes ngjyrave të dy flamujve të dy popujve miq të përjetshëm,është porosia nga Amerika:E gjithmonshme, pavarësia e Kosovës!
 
Për këto vite,shumë veprimtarë tashmë në amshim si Hydajet Bregu,Jusuf Azemi,Ajet Rushiti,Faik Ajroja,Qazim Ismaili.Tefik Ashiku,ishin të zëshmit në orët e para kombëtare të demonstratave në Çikago,Nju Jork e Washington në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës si dhe të ndyshimeve të sistemit komunist  në Shqipëri, në fushën e vlerave të demokracisë e të njeriut njeriut të lirë shqiptar..Në frymën e atdhedashurisë,veprimtari dhe ish normalisti  i Normales së Elbasanit,Hydajet Bregu,i sistemuar nga profesor Ernest Koliqi për mësues të shkollës shqipe në Mitrovicë(Kosovë),në krah të tij mësuam  se si duhet të bëhet atdheu,fryma e lirisë dhe shpirti i kombit për tokën dhe diellin shqiptar.Po ky burrë i pashoq në rrethet e veprimtarëve në Çikago,në fund të jetës e pati lënë testamentin prej 5 milion dollarësh për hapjen e shkollës apo të katedrës për gjuhën shqipe për brezat e rinj shqiptarë si dhe për të rinjët amerikanë.
 
Diaspora shqiptare në Çikago,nesër do të festojnë me programin kulturor të këngëtarës Remzije e Nexhat Osmani dhe,familjet shqiptare do të organizojnë takime e përgëzime për Republikën e Kosovës,për të afërmit e tyre në  hapësirën e  Shqipërisë Etnike.
 
E gjithmonshme,pavarësia e Kosovës!

EMËRIMI I AGIM ALIÇKAJ DREJTOR EKZEKUTIV I LIGËS QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE

 

 

Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u diskutua për shumë çështje të rëndësishme për avancimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe kombin shqiptar në Uashington, DC.

U propozua që Agim Aliçkaj, anëtar aktual i Bordit të Drejtorëve të AACL-së, të emërohet në postin e Drejtorit Ekzekutiv.

Situatat e reja të krijuara në atdhe dhe në SHBA kërkojnë që Liga Qytetare të bëhet më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan me qëllim të mobilizimit dhe rritjes së aktivitetit lobues në Uashington.  Reputacioni dhe kontaktet e Agimit do të ndihmojnë që aktivitetet e Ligës të jenë shumë të suksesshme.

Agim Aliçkaj, i lindur dhe rritur në Deçan të Kosovës, ka kryer magjistraturën në Universitetin e Zagrebit.  Ai është pronar shqiptaro-amerikan i Kosovatours International, një agjenci turistike e specializuar për udhëtime në trojet shqiptare.

Agimi iu bashkua LQShA më shumë se 34 vjet më parë, kur në gusht të vitit 1990 ai dhe vëllezërit e tij në Oslo organizuan një udhëtim shumë të suksesshëm në Norvegji për delegacionin e Ligës Qytetare. Që atëherë, ai ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në rolin e suksesshëm të LQShA duke ndihmuar çështjen kombëtare shqiptare në Uashington së bashku me drejtuesit e Ligës, aktivistët legjendar të të drejtave të njeriut Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi.

Për shumë vite ai ka qenë shumë aktiv në organizimin e ngjarjeve me senatorë dhe kongresistë të rëndësishëm, disa në shtëpinë e tij në Bronxville, Nju Jork. Ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale (X, FB e të tjera). Artikujt e tij të mençura i kanë dhënë atij një respekt të madh në botën shqiptare.

Propozimi që Agim Aliçkaj të marrë postin e Drejtorit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje.

Joe dhe Shirley DioGuardi do të vazhdojnë të luajnë rolet e tyre si lobistë për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington, DC.

Të gjitha të mirat,

Shirley Cloyes DioGuardi                                    Joseph J. DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e    Ballkanit                                    President

 

APPOINTMENT OF AGIM ALIÇKAJ AS EXECUTIVE DIRECTOR OF THE ALBANIAN AMERICAN CIVIL LEAGUE

 

On January 19, 2025, at the Allendale Steakhouse in Allendale, NJ, owned by the Veseli brothers, the Albanian American Civic League Board held its first meeting in 2025, where they discussed many important issues for the advancement of the interests of the Republic of Kosova and the Albanian nation in Washington, DC.

 

It was proposed that Agim Aliçkaj, current member of the AACL Board of Directors, be appointed to the position of Executive Director.

 

New situations created in the homeland and in the United States require the Civic League to become more active in the Albanian American community for the purpose of mobilizing and increasing lobbying activity in Washington. Agim’s reputation and contacts will help make the League’s activities very successful.

Agim Aliçkaj, born and raised in Deçan, Kosova, graduated with a Master’s degree from the University of Zagreb.  He is the Albanian American owner of Kosovatours International, a tourist agency specializing in travel to Albanian lands.

Agim joined the AACL more than 34 years ago, when in August 1990 he and his brothers in Oslo organized a very successful trip to Norway for the Civic League’s delegation. Since then, he has made a lasting and significant contribution to the AACL’s successful role in helping the Albanian national cause in Washington with leaders of the League, legendary human rights activists Joseph DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi.

For several years he has been very active in organizing events with important senators and congressmen, some at his home in Bronxville, New York. He is also very active on social media (X, FB and others). His thoughtful articles have earned him great respect in the Albanian world.

The proposal for Agim Aliçkaj to assume the position of Executive Director of the Albanian American Civic League was unanimously approved by all Board members present at the meeting.

Joe and Shirley DioGuardi will continue playing their roles as lobbyists for the Albanian American Civic League in Washington, DC.

All the best,

Shirley Cloyes DioGuardi                     Joseph J. DioGuardi
Balkan Affairs Adviser                           President

 

 

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi zgjedhor në Washington dhe New York

Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, ishin qendrat e fundit të votimit të diasporës, në të cilat ka përfunduar procesi zgjedhor.

Qytetarët e Kosovës jashtë vendit patën të drejtë të votojnë në 43 vendvotime në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në botë, një ditë para zgjedhjeve. Por, për shkak të ndryshimit të kohës lokale, ato në SHBA u hapën të fundit, për t’u mbyllur kësisoj të fundit.

“Falënderojmë të gjithë që votuan sot si dhe ata që kanë zgjedhur votimin përmes postës, ndërkaq mirënjohje të thellë për të gjithë kolegët e përfshirë për bashkëpunimin, punën e palodhshme dhe profesionale duke mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Në Ambasadën në Washington të drejtë vote kanë patur 78 shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq në Konsullatën në New-York, të drejtë vote patën 619 bashkatdhetarë.

Kjo është hera e parë, që qytetarëve të Kosovës, iu lejohet të ushtrojnë të drejtën e votës në një objekt diplomatik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të dhënat e fundit të KQZ-së, 71.16 përqind e votuesve të regjistruar për votim (14 mijë e 463) në Ambasada/Konsullata kanë ushtruar të drejtën e votës, pa llogaritur ata në ShBA. sn


Send this to a friend