- Vet Azem Syla, me gënjeshtrën e tij skandaloze se paskësh qenë komandant i përgjithshëm i UÇK-së, dhe me sabotazhet e komplotet që ia ka bërë UÇK-së gjatë viteve 1994-1999, ka qenë dhe është më i dëmshëm se sa vet Ibush Kllokoçi.
Ibrahim Kelmendi
AZEM SYLA (“Daja i vogël”) – FAHREDIN GASHI (“Faruku”)…
[Përmbledhje e debatit, për të nxitur debat…]
Ibrahim Kelmendi (letër individuale Reshat Salihaj, Sadik Halitjahaj…):
Uroj të jesh sa më mirë.
Besoj, para ca ditësh duhet të kesh lexuar një dëshmi irrituese të Metush Zenunit. Ishte fjala për Fahredin Gashin (“Farukun”), nga Shtimja, i dënuar në rastin “Bllaca”.
Për “farukun” ka të dhëna kontradiktore, nga ajo se ishte mik me komandirin e policisë në Shtime, Dragan Gjorgjeviq, rrjedhimisht spiun i tyre, deri të vlerësimi nga Azem Syla për “njeri besnik” [më 6 qershor 1998, kur i është bashkangjitur grupit prej 64 pjesëtarëve të UÇK-së, për tu futur ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë].
Gjatë Lufte duhet të jetë arrestuar nga UÇK-ja dhe është mbajt në “burgun” e Llapushnikut, i dyshuar si informator i forcave pushtuese serbe. Por tashmë mban edhe statusin e veteranit të ZOP (Pashtrikut).
Ja dëshmia konkrete e Metush Zenunit:
„Me 06.06.1998, me koordinim të „komandant dajës“ (Azem Sylës), jemi nis në rrugëtim për tu fut në Kosovë 64 veta. Ishim tre bashkëveprimtarë të LPK-së. Unë, Sadik Halitjaha dhe Reshat Salihaj.
“Daja” duhet ta kishte angazhuar Milaim Zekën, i cili incizoi me kamerë nisjen e grupit tonë…
“Daja” na e besoj neve të LPK-së si shok të sigurt Fahredin Gashi, (‘Farukun’), si kuadër të sigurt, që duhej të përkujdesemi mos ti ndodh gjë.
Në natën e 7/8 qershorit jemi ballafaquar me forcat serbe, mbi Demjan, Malet e Pshtrikut. Nga ana jonë ka ra dëshmor Haxhi Hoti dhe janë plagos disa të tjerë. Nga pala serbe, siç jemi informuar nga EURONEËS, janë vra 5 ushtarë.
Në atë ballafaqim pat munguar ‘Faruku’, rreth katër orë. Pastaj na rrëfeu se i kishte rënë të fikët…
Kemi vazhduar rrugëtimin në Kosovë.
‘Faruku’ është shkëputur nga grupi në Cerralevë, buzë Shtimës. Më nuk e kam takuar gjatë Lufte.”
Është korrekt dëshmia e Metush Zenunit?
Me respekt,
Ibra.
***
Reshat Salihaj (përgjigje publike përmes fcb më 17.05.2016):
Përshëndetje Ibrahim,
Fahredin Gashi, a po Faruku, që ne për herë të parë e kemi takuar me 6 qershor të vitit 1998 në fshatin Vlanë, është e vërtet që ka hy në Kosovë, me grupin prej 64 personave si pjestarë të UÇK-së. Farukun, në fillim na e prezantoi Azem Syla, dhe na sugjeroi që të kujdesemi për të sepse siq tha Azemi, ai ka probleme shëndetësore në shputat dhe në mesin e këmbëve. Ato probleme ishin shfaqur nga ecja në këmbë gjatë hyrje daljes së tij Kosovë-Shqipëri, duke shoqëruar grupe të rinjësh me armatim. Problemet e tija shëndetësore edhe ne i kemi parë me sy kur në një moment zbathi këmbët dhe na tregoi, se këto qarje ju kanë shkaktuar nga rrugëtimi i vazhdueshëm.
Pastaj, shkëputja e Farukut për disa orë nga grupi kur ne kemi rënë në prit është e vërtetë. Por një shkëputje e tillë ka ndodhë me shumicën e grupit tonë. Disa nga ta si kemi takuar fare gjatë rrugës duke hyrë për në thellësi të Kosovës. Gjatë atij rrugëtimi, Faruku, ka pasur sjellje të shkëlqyera me neve dhe gjithë të tjerët. Tek pasi që kemi arritur në Caralevë, kemi dëgjuar fjalë nga njerëzit që e akuzonin për bashkëpuntorë të policisë serbe. Me të thënë të drejtën akuzat kundër Farukut, nuk më bënin përshtypje mua, sepse ato vinin kryesisht nga njerëzit që bënin sehir ndaj luftës dhe në mënyrë të heshtur ishin kundër pranisë së formacioneve të UÇK-së në atë pjesë…
Prej atij momenti që jemi ndarë me Farukun, në gryk të Carralevë, më kurrë se kamë takuar. Identitetin e tij të vërtet e kamë mësuar tek pas shfaqjes në RTK nga akuzat dhe kundër akuzat në mes Nazim Bllacës dhe Faruk Gashit.
Të përshëndes e kalo mirë!
***
Ilaz Zhitija (koment):
“Une edhe me pare kam shkrua se Fahredin Gashi e ka moter te babes Kadrije Gashin e cila ishte denuar nder te parat vajza, me 5 vite burgim pas demostratave te vitit 1981…”. ***
***
Ibrahim Kelmendi (përgjigje/koment):
Ilaz,
Naser,
Ruzhdi,
në këto debate nuk do të duhej të angazhohemi vetëm për hir të tifozërisë ose për inat ndaj ish-shokëve e bashkëveprimtarëve. Distanca kohore është e bollshme që të mos kemi emocione.
Ta zëmë, bashkëveprimtar për disa vite e kisha Sabri Novosellën. Edhe tapinë e patriotitit veteran e ka siguruar. Por, kur dalin prova se ai paskësh qenë njeriu i Ibush Kllokoçit (ish-shefit të UDB-së se Prishtinës), nuk kemi pse ta heshtim e fshehim, vetëm pse Sabriu paskësh qenë udhëheqës i Jusuf Gërvallës, ose bashkëveprimtarë me Metush Krasniqin, Adem Demaçin, etj.
Shërbimet sekrete të KSA Kosovës, RS të Serbisë, RSFJ-së i kanë pas të shtrira metastazat bukur thellë në popullsinë tonë.
Tani, meqë Ju e njihni personalisht Fahredin Gashin (“farukun”), si e komentoni arrestimin e tij nga PU e UÇK-së, me urdhër të komandantit të Zonës Shukri Buja?
Disa pjesëtarë të UÇK-së më kanë shkruar në privat për angazhimet e Faredinit para e gjatë lufte, në bashkëpunim me strukturat e Serbisë. Si ti (ç)vlerësojmë ato!?
Se është nip i veprimtares veterane Kadrije Gashi nuk është argument i mjaftueshëm mbrojtës, meqë Kadrija nuk ka pas mundësi ti përzgjedh nipat ose edhe ti mbaj nën kontrollë.
Çfarëdo që të flet dikush për Genc Kelmendin, djalin e djalit të Axhës tim, unë nuk i kundërvihem, sepse është karakter që për përfitime personale edhe nënën e vet do ta dhunonte, jo më tu shërbente shërbimev armiqësore (siç duket tu ketë shërbyer). Kushdo që do ta mbronte Gencin, duke u bazuar në argumentin se e ka Xhaxha Prof. Dr. Muhamet Kelmendin ose se më ka kushëri mua, do të disfavorizonte hetimet e sakta për të.
Sa i përket karakterit të Fahredini, mua më ka rastis të angazhohem si “pleqnar” para disa viteve në një zënkë të rëndë mes ca pjesëtarëve të UÇK-së dhe “farukut”, për mashtrimet ordinere që “faruku” ua kishte bërë ca hallegjinjve që grumbullonin për të mbeturina metalike. Por, as ky karakter pisanjoz e inkriminues i tij nuk është argument bazik për ta demaskuar atë si marionetë të Serbisë.
Metush Zenuni ka ofruar vetëm dëshmi fizike, se Azem Syla më 06.06.1998 ua ka “ngarkuar” Fahredin Gashin tre ish-bashkëveprimtarëve të LPK-së (Sadik Halitjahës, Metush Zenunit dhe Reshat Salihajt), që ta kenë përkujdesje ekstra ndaj Fahredinit, meqë e çmonte për “kuadër besnik” (nuk u kishte thënë se është udhëzues teknik për tu treguar 64 pjestarëve të UÇK-së se nga duhet të ecnin për të mos rënë në prita të policisë e ushtrisë serbe). Dëshmisë së tij “teknike” Metushi i ka shtuar edhe “humbjen” e Fahredinit për rreth 4 orë, pasi janë fut në territor të Kosovës, dhe arsyetimin e tij se i paskësh dhimt stomaku…
Pyetje: Përse Fahredini është “end”, – hyn e del “ilegalisht” Kosovë-Shqipëri, dhe për atë shkas edhe iu paskëshin plasarit këmbët, – kur nuk paskësh pas rol ekstra nga UÇK-ja, as si shoqërues, as si transportues armësh?
Tifozërive folklorike duhet tu ketë skaduar afati, besoj.
Për mua, ta zëmë, vet Azem Syla, me gënjeshtrën e tij skandaloze se paskësh qenë komandant i përgjithshëm i UÇK-së, dhe me sabotazhet e komplotet që ia ka bërë UÇK-së gjatë viteve 1994-1999, ka qenë dhe është më i dëmshëm se sa vet Ibush Kllokoçi, i cili duhet të jetë vrarë me urdhër të Azemit.
Përse argatët dhe shërbëtorët aktiv dhe pasiv të Azemit po heshtin, nuk po i dalin atij në mbrojtje, (pos ortaku i tij, Xhavit Haliti, dhe ndonjë përfituesi nga ajo bandë sabotuesish e komplotistësh)!?
Përse askush nuk po ofron ndonjë provë, që dëshmon se ndonjë institucion kompetent e paskësh zgjedh ose emëruar Azemin për “komandant të përgjithshëm” të UÇK-së!?
***
Shaban Muharremi (koment):
“S’ka më keq se kur flitet me hamendje apo me qëllim të caktuar, aq më tepër kur nuk e qartëson si duhet dëshminë që jep me shkrim…”
***
Ibrahim Kelmendi (përgjigje/koment):
Shaban, komenti Yt se “tani kjo dëshmia e dytë e Reshat Salihaj-t është shumë më e qartë”, është përshtypje Jote subjektive. Unë e kuptova si fragmente plotësues, por jo përcaktues.
Ty të paskësh bërë më shumë përshtypje informimi i Reshat Salihajt, “problemet e tija shëndetësore edhe ne i kemi parë me sy kur në një moment zbathi këmbët dhe na tregoi, se këto qarje ju kanë shkaktuar nga rrugëtimi i vazhdueshëm”, se sa informimi “shkëputja e Farukut për disa orë nga grupi kur ne kemi rënë në prit është e vërtet.”
Pyetjen që kanë nevojë për sqarim:
1. Përse i është bashkangjit “grupit” prej 64 pjesëtarëve të UÇK-së “Faruku” “i sëmurë”, që as nuk e ka pas rolin për të udhëzuar “grupin” në rrugicat që duhej të kalonte, as nuk paskësh pas ngarkesë me armë?
2. Përse “Faruku” qenkësh shkëput i vetëm nga “grupi” për disa orë, në momentin kur “grupi” po ballafaqohej me pritën?
3. Sipas Metushit, për shkëputje “Faruku” qenkësh arsyetuar se i kishte rënë të fiktë. I ka qëlluar dikush pranë për ti ofruar ndihmë?
4. Cilat “grupe” të hyrje-daljeve ilegale (Shqipëri-Kosovë) duhet ti ketë shoqëruar “Faruku”, siç informon me këtë rast Reshati [“Ato probleme ishin shfaqur nga ecja në këmbë gjatë hyrje daljes së tij Kosovë-Shqipëri, duke shoqëruar grupe të rinjsh me armatim.”]?
5. Përse atëherë Policia Ushtarake e UÇK-së e ka arrestuar “Farukun” me urdhër të Komandantit Shukri Buja?
6. Në prag të Konferencës se Ramubujesë Fatmir Limaj duhet të ketë dhënë urdhër për demobilizim të “Farukut” nga UÇK-ja. Mund ta konfirmon ndokush këtë urdhër dhe nëse është i vërtetë, si është arsyetuar?
Një (ç)vlerësim subjektiv: Një mashtrues skandaloz, që ka gënjyer se ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së, si rasti i Azem Sylës, dhe as një “Faruk” për të cilin është angazhuar vet Azem Syla që të lirohet nga arrestimi që i kishte bërë UÇK-ja, assesi nuk do të duheshin të niveloheshin në veprimtari inkriminuese, në bashkëveprim edhe me policë të Serbisë, për t’ia plaçkitur Shtetit të Kosovës sa më shumë pronat.
Në ndërkohë, ndoshta është bërë e qartë se kush janë kuadrot e prokurorisë se Serbisë (Nazim Bllaca, Faruk Gashi…) në këto veprimtari të krimit të organizuar dhe të kujt argat paskëshin qenë ata gjatë Lufte…
Shaban, të lutëm, ke mirëkuptim për shqetësimin dhe angazhimin tim, sepse unë nuk mund të rri indiferent si shumë konformistë e frikacakë, meqë Azem Sylën mediat po e prezantojnë rrejshëm si “komandant i përgjithshëm” i UÇK-së, në kohën kur është në burg hetues, i dyshuar për udhëheqës të krimit të organizuar për veprimtari tepër ordinere.
=================================—————————–
Shaban Muharremi (përgjigje/koment):
Mirë shumë Ibrahim Kelmendi , po unë s’mund të jem më objektiv në cilësinë e spektatorit . Metushi e Reshati si dëshmitar të drejtpërdrejt kanë treguar ashtu si i kanë parë gjërat atëherë , kurse se tash pas 18 vitesh dikujt i konvenojnë këto fakte për t’i përshtatë n’favorin e tij , kjo është çështje tjetër . . N’pyetjet që po kërkon sqarime 1) Duhet me shkuar në Dyz me marrë përgjegje. Pyetja 2/3. deklarime të ndryshme për një nuancë të Metushit e Reshatit , njëri thot u nda i vetëm , tjetri me disa të tjerë. Për pikën 4 , 5 dhe 6 unë s’di gjë jo , për të tjerat n’rregull , po të them në rregull se as këto si di….. ! Mësues i keq je Ibrahim , dje m’the “bravo” për një koment me temë të njejt , e sot m’bëre pus , veç Reshati po thot se ; s’është ndarë i vetëm “Faruku”.
***
Ibrahim Kelmendi:
Shaban, me të lavdëruar përherë, të rritet mendja.
Reshat nuk e ka saktësuar, nëse “Faruku” është nda i vetëm, ose me të tjerë.
Mund ta marrim me mend se si shpërndahen natën kur 64 veta bien në pritë (ndoshta për shkak të spiunimit dhe GPS që mund të kishte me vete Fahrudini, meqë për tjetër gjë nuk duket se është infiltruar në “grup”…).
Do të kishte vlerë ta saktësonin vet pjesëmarrësit e “grupit”, kur vërtet është shkëput “Faruku”.
Pyetjet nuk ti drejtova Ty por secilit që ka informacion konkret.
Reshati po duket se është i zënë ose nuk po i duket me rëndësi ti kujtoj detajet (meqë djalli fshihet në detaje), sepse tashmë kanë kaluar gati 18 vite.
Nëse rezulton se “Faruku” edhe para Lufte ishte spiun i Serbisë, siç spekulohet edhe për disa të tjerë që i ka angazhuar Azemi, atëherë ndërgjegjësohemi se ai nuk e ka sabotuar e komplotuar UÇK-në për shkak të injorancës se tij, por për shkak se ashtu është komanduar nga eprorët.
Fatkeqësisht bashkëveprimtarët po heshtin për ti kompletuar e konkretizuar të dhënat që kanë të bëjnë me sabotimet e komplotet e tij.
E vërtet e hidhur është se ai dhe Xhaviti i kanë sabotuar e komplotuar tre bërthamat e para dhe kryesore të UÇK-së (Drenicë, Lllap, Dukagjin), i kanë sabotuar gjatë Lufte disa luftëtarë shquar, për të cilët janë frikësuar se do të mund ti izolojnë këta sabotues e komplotistë, etj.
Tragjike është fakti që Ramiz Lladrovci informoi se Rexhep Selimi e ka dëbuar nga Kosova Lufttarin epik Bekim Berisha (Abeja), dhe askush nuk u mor me te, meqë po na mungojnë strukturat, qoftë vetëm morale, për të grumbulluar e (ç)vlerësuar të dhënat.
Uroj të ç’bllokohen edhe hetimet për vrasjet e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës…
***
Shaban Muharremi (përgjigje/koment):
Jo jo s’ke nevojë të me lavdrosh fare , po unë preferoj t’i ndajmë gjërat , unë si lexues po komentoj , jo si dëshmitar . Ja pse e kam shkruajt komentin e par këtu dhe në çka jam bazuar : Citat nga komenti i Reshatit “Pastaj, shkëputja e Farukut për disa orë nga grupi kur ne kemi rënë në prit është e vërtet. Por një shkëputje e tillë ka ndodhë me shumicën e grupit tonë. Disa nga ta si kemi takuar fare gjatë rrugës duke hyrë për në thellësi të Kosovës” – fund citati. se harrova , a tregon kjo që “Faruku” s’u nda i vetëm apo me një grup njerëzish , sçaroma Ibrahim se s’po kuptoj !
***
Ilaz Zhitija (përgjigje/koment):
Ibrahim, Une kam respekt per familjen Gashi,perderisa nuk vertetoj dicka te tille qe Ti e Metushi e shume te tjere flasin e shkruajn kunder Farukut. Nese i biejme dikujt ne qafe vetem pse ai person nuk ka mundesi te dale e ti mohoi keto gjera, mendoi se hyjme ne gjynah jo vetem ndaj tije por edhe ndaj familjes dhe shoqerise se tije.A ka ma veshtire per nje familje qe eshte sakrifikue per qeshtjen kombtare te degjoi gjera te tilla te pavertetuara per nje familjar te tyre, nga njerez qe,ne vete, mendojne se shume kane kontribue per kete Kosove?Nese Faruku per ato momente qe paska mungue ne grup( ku :shtisi thote se eshte largue i vetem ndersa tjetri thote se: jane largue shume dhe disa fare si kane takue me),do te kish lajmerue forcat serbe, siq mundohet te paraqitet situat, atehere besoi se nuk do te kishte qene vetem nje i vrare nga shqiptaret por ndoshta me shume se gjysma e tyre. Eshte krejt normale , kur flitet shume kunder dikujt e sidomos ne situata lufte, te merret ai person ne pyetje. Perderisa nuk eshte denue dmth. nuk qenka vertetue asgje per te,dhe eshte lene i lire. Kam degjue se e kane pare ne Helikopter te policise serbe. Mund te jete e vertete por kjo sdo me thane se ka qene bashkpuntore i tyre.Forcat serbe kane mundur ta bejne me qellim qe ta kompromitojne para mendjelehteve dhe atyre qe ia kane patur inat fam. se tije.. Nje gje te tille Ibrahim e kane bere UDB-a serbe edhe me Ty. A mendon se UDB nuk ka mundur me te vra edhe ty kur ka vra vllezerit Gervalla dhe Kadriun?! Ata te kane lene te gjalle vetem qe te mundohen me te kompromitue Ty para shoqerise dhe familjes. Por nuk ka mundur sepse shoqerija ,rrethi i yt nuk ka patur pretendime te caktuara kundrejt teje. Siq u pa nga ajo qe po shkruan po me duket se je tue ia ndihmue ndonje prokurorije per me ngre pretendime se ne filan vend paska patur ndonje te burgosur?!… Kjo nuk po me duket e hjeshme prej teje.
***
Ibrahim Kelmendi:
Ilaz, unë nuk e njoh Familjen Gashi, por meqë e kanë dhëndër Nezir Myrtën, kolegun tim të studimeve, Shokun e respektuar e të çmuar deri të Dielli, kam gjithsesi respekt!
Njerëzit madhor janë përgjegjës individualisht! Nuk do t’më vinte mirë nëse ndokush do t’më (dis)kualifikonte pse Familjes tonë i ka ra hise devijanti plangprishës Genc Kelmendi! Prandaj, as Familjen Gashi nuk do ta (dis)kualifikoja për shkak të bëmave të Fahredinit. E se ishte pis, ishte, gjithsesi! Më ka rënë hise me u marrë me pajtim të sherrnajave vulgare të tij…
Çështja e Fahredinit është mbajt nën plaf pse komplotisti, krimineli e marioneta Azem Syla i qëndronte mbrapa. Përndryshe, moti është dashtë të pleqërohet, pse UÇK-ja e zonës përkatëse e kishte arrestuar ate, kurse marioneta Azem Syla kishte intervenuar për ta liruar. Do të duhej të pleqërohej, përse Azem Syla ua bashkangjiste atë marionetë “grupeve” që hynin fshehurazi nga Shqipëria. Etj., etj.
Në fakt, nuk është fare me rëndësi rasti “faruku”, por “faruku” është vetëm si një dëshmi më shumë për të demaskuar Azem Sylën!
Interpretimi Yt pse nuk janë vra më shumë në atë prit është diletantizëm subjektiv. Mund që vet largimi i “farukut” u ka mundësuar tjerëve të ikin, meqë ushtria jugosllave duhet të jetë orientuar pas GPS që ka pas me vete “faruku” (?)
Merre me mend, si e arsyeton Ti edhe bartjen e tij me helikopter serb?!
UDB-ja ka pas kapacitete të vret ke të dojë, kur e ku të dojë, por unë nuk ua kam mbush syrin për të rrezikshëm, sa të konfrontohen me shtetin gjerman. Thjesht, spekulime. Dhe po të anketoheshin shqiptarët, ata që kanë dëgjuar për emrin tim, janë më shumë ata që ende dyshojnë se isha i UDB-së, sepse lufta speciale e shërbimeve të KSA të Kosovës, Serbisë e Jugosllavisë ka qenë shumë e fuqishme. Unë fare pordhë nuk ua fus të gjithë atyre që vazhdojnë të më akuzojnë! Luftën speciale të UDB-së e kam sfiduar, siç i kam sfiduar edhe marionetat e saj të infiltruar në Lëvizje dhe në UÇK!
Në rastin konkret, unë kam ofruar mjaft të dhëna për sabotime e komplotimet që i ka bërë UÇK-së “komandanti i përgjithshëm”, me nder me thënë Azem Syla, ndërsa argatët e tij le të vazhdojnë të zhurmojnë e të gënjejnë se ai paskësh qenë “komandant”, pa pas asnjë provë, kur, ku, kush, e ka emëruar ose zgjedh atë marionetë për komandant.
Fatmirësisht ka filluar të zhvillohet lëmshi…
Pershendetje
Qdo tradhti Kombtare, ma kujt,do qoft,heret a von do del ne sheshe.
Se jan ber tradhti te ndryshme asht mase e vertet.Zot shpetoje Kosoven
nga njerz me 100 fytyra.
Nuk paska ma gazep,se ti shohesh sherbtort e ish UDBs,duke u thirur,ne emer te PATRIORTIZMIT te rejshem
kurse ne fakt, Patriotat dhe Ushtart e vertet,sot me zi mbijeotojn.
Mbeturinat e UDBs sorollaten neper ruget e Prishtines,duke u shoqeruar nga KOMANDANTA servil
qe atyre ua pastrojn DOSJET ese kaluares se tyre.
ZOT SHPETOJE KOSOVEN NGA KTA NJERZ ME 100 FYTYRA