Ish-kandidati për postin e Avokatit të Popullit, Besim Ndregjoni, ka hedhur akuza të forta ndaj situatës politike në Shqipëri, gjatë një interviste në studion e News24, duke e cilësuar vendin si një “diktaturë me petkun e demokracisë” dhe duke shprehur zhgënjim të thellë ndaj klasës politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike.
Sipas Ndregjonit, tensionet dhe rrëmujat politike nuk janë shkaktuar nga opozita, por janë rezultat i një sistemi ku vullneti i qytetarëve shpërfillet. Ai deklaroi se institucionet janë vënë në shërbim të pushtetit, ndërsa drejtësia funksionon vetëm formalisht. “Të drejtat dhe liritë e njeriut dhunohen, shqiptarët kanë kaluar në depresion për shkak të kësaj krize dhe kësaj klase politike”, u shpreh ai, duke shtuar se frika dhe dhuna përdoren si mekanizma qeverisjeje.
Ndregjoni akuzoi se në vend të ndërtimit të një shteti të së drejtës, po ndërtohet një shtet kriminal. Ai iu referua deklarimeve të drejtësisë, sipas të cilave AKSHI është cilësuar si një institucion kriminal, si dhe rasteve të mëparshme në Bashkinë e Tiranës, ku, sipas tij, janë evidentuar struktura të ngjashme kriminale. Sipas Ndregjonit, edhe policia është vënë në funksion të krimit, duke e bërë të pamundur të flitet për një shoqëri të qetë dhe të sigurt.
Në analizën e tij politike, Ndregjoni theksoi se në Shqipëri nuk ekziston më ndarja tradicionale mes së majtës dhe së djathtës. “Fatkeqësisht, sot nuk ka të majtë dhe të djathtë, por ka banda”, deklaroi ai, duke shtuar se klasa politike e viteve ’90 ka dështuar plotësisht dhe u ka servirur shqiptarëve dy forca politike jo demokratike, në shërbim të pushtetit dhe imituese të modeleve diktatoriale.
Ndregjoni shprehu zhgënjim të thellë edhe ndaj Partisë Demokratike, për të cilën tha se nuk po tregon identitet politik dhe po ndjek një linjë populiste. Ai e cilësoi si “turp kombëtar” procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke theksuar se PD duhej të tregonte mirënjohje ndaj antikomunistëve shqiptarë. Sipas tij, përzgjedhja e kandidatëve ndër vite ka treguar pazare politike mes forcave kryesore.
Ai kujtoi se në vitin 2001, Partia Socialiste emëroi si Avokat të Popullit një ish-drejtues të Ministrisë së Brendshme të diktaturës, i cili më pas u miratua edhe nga PD për një mandat të dytë, ndërsa në vitin 2011 u dha mandati për Igli Totozanin. Ndërsa shqiptarët prisnin zgjedhjen e një figure antikomuniste, Ndregjoni akuzoi atë që e quajti “forcë politike të pamoralshme dhe të pandërgjegjshme” për pazare me “partinë e krimit”.
Në përfundim, Ndregjoni deklaroi se ai dhe mbështetësit e tij do të mbështesin protestat e Partisë Demokratike vetëm nëse deputetët e PD-së që votuan kandidatin e kryeministrit për Avokat të Popullit japin dorëheqje. Ai shtoi se mbështetja do të vijojë edhe nëse PD mobilizon qytetarët për protesta të vazhdueshme para Kryeministrisë, por vetëm në rast se opozita tregon qëndrueshmëri dhe nuk tërhiqet nga aksioni politik.
Pastroni Shqiperine nga komunistet dhe ideologjia e piste komuniste – marksiste . Pas vitit ‘ 90 vazhdoin te mbain postet kyqe komunistet dhe femit e tyre. Shqiperise i duhet nje ajer i pastert i te rinjeve qe u shkolluan ne perendim, e qe familjet e tyre nuk kan te bejn me komunistet e monizmit dhe diktatures me te eger ne bote. Shqiperia duhet ne politik te mare nje ruge krejt te ndryshuar, te rindertohet……
Po dhe bijte e komunistave ne perendim u shkolluan moj zonje. Tani do merreni me bijte njesoj si ata? U moren ata me bijte e merreni dhe ju me bijte. Me komunist se komunistet , jeni ju qe shfryni injorancen tuaj nga fundi i botes ku jeni
Facebuku po I mbyll facebukat kur po ja shan shkijet ,PSE ,sepse po shihet se po e mbron shkaun facebuku ,shkijet qe banen masakra ne Reqak ,aty bota e din publikisht,masakren ,nga nje pop I shkive dreqi tha popi se mashtrim ka qen tani fill pak ma von tha vuqiqi se mashtrime Jan kan ,aty po shihet se po rrjedh urdherat po ipen nga popat shkije,ndersa une ja shava ne facebuk ,I thash se shkijet ja u qkerdhefsha 800 mij nanat e shkive se e masakruan popullin shqipetar u zhdukshin shkavellat nga planeti tok, ky mesazh I ka penguar facebukut ,po facebuku ishte dasht me kerku falje sepse normale eshte me sha njeri normal kriminelat shkije,ndersa komunistat Jan prejardhja e tyre eshte infeksioni I rusis popave shkije,komunistat Jan program I vjeter kompjuterik nuk ju ndryshon pocerrka e kres sepse Jan tru shkau,mesime shkau I prunen vetem taksirat popullit shqipetar ,siq I ki edhe ne kosovë komunistat ne gjykata,po qka duhet me ba tash,siq po shihet komentet e verteta ne facebuk mos me I shfaq por komente fallce kinse po knaqem,e realiteti eshte tjeter,komunizem gjithkun ,duke funksionuar si te mbyllet zeri I te vertetes,ne hamam te hyres me te shkojn ,