VOAL

VOAL

Merkel: Është në interes të BE dhe Gjermanisë që Ballkani të jetë pjesë e jona

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë konferencës për shtyp në Tiranë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare me liderët e vendeve të Rajonit, tha se është në interes të Gjermanisë dhe BE që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të jenë pjesë të BE.

Ajo shtoi më tej se për të arritur këtë duhen plotësuar kushtet e vendosura nga BE, por shtoi se fillimisht, ajo është dakord për integrimin rajonal mes vendeve. Në fund ajo uroi më shumë vende pune, paqe dhe dashuri në rajon.

“Do të vijoj bisedat bilaterale me vendet e tjera të Rajonit. Më 8 tetor do të takohemi sërish, në Slloveni. Ishin biseda të mira, konstruktive, do të doja t’ju falendroja. Unë jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, BE dhe Gjermania ka interes së vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, por sigurisht është diçka tjetër procesi i integrimit rajonal. Këtë e shpreh shprehimisht që të punoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse s’do të kem detyrën që të vij si zyrtare këtu. Ju uroj mirëqenie, vende pune, paqe, të gjitha këto të ruhen në rajonin tuaj dhe ja vlen të bëhet kështu”, tha Merkel.

Sali Berisha vetëdeklarohet si deputet i grupit parlamentar të PD

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar sot në Kuvend shkresën, ku është vetëdeklaruar si deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në seancën e sotme plenare, gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se Berisha është deklaruar si deputet i grupit të PD. Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha u largua nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para sesionit të ri parlamentar.

Ditën e sotme, Berisha iu bashku vendimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë të PD për t’u larguar nga salla e Kuvendit, pa votuar për përbërjen e komisioneve parlamentare.

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini: Rektorë dhe dekanë në universitetet shtetërore në Shqipëri kanë vjedhur tezat e doktoraturave

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini akuzon disa rektorë dhe dekanë në universitetet shtetërore në Shqipëri se kanë marrë tituj akademikë me plagjiatura.

Shahini thotë se rektorët refuzuan më parë të bëjnë procesin për zhdukjen e plagjiaturës në universitetin shtetëror.

Sipas saj, kontrolli do të zbatohej për gjithë hierarkinë akademike, por shumë brenda universiteteve vendosën të kishin më të rëndësishëm koelgjialitetin me kolegët.

Ndërkohë Shahini e cilëson lajm të mirë faktin se qeveria e Shqipërisë kërkon ndryshim të ligjit për arsimin e lartë duke kërkuar cilësi më të lartë.

 

STATUSI NGA BESA SHAHINI

Anti-plagjiatura është çelësi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Në vitin 2020, kur universitetet publike në Shqipëri përzgjodhën udhëheqësit e rinj, si ministre e arsimit pata kërkuar që kandidatët për rektorë të bëjnë verifikimin e punimeve të tyre akademike përmes platformës digjitale anti-plagjiaturë, të cilën e siguruam për universitetet me buxhetin publik. Ideja ishte që pas rektorëve, kontrolli do të zbatohej për gjithë hierarkinë akademike, deri në zhdukjen e plagjiaturës nga universiteti publik.

Rektorët refuzuan këtë proces pasi disa nuk mund ta kalonin kontrollin, ndërsa të tjerët e kishin më të rëndësishëm kolegjialitetin me kolegët se sa zhdukjen e kësaj sëmundje që ka kalbur sistemin e arsimit të lartë përbrenda. Qeveria nuk kishte mundësi ligjore t’i detyronte, duke qenë se ligji i arsimit të lartë i jep autonomi të plotë akademike universiteteve dhe nuk lejon ndërhyrje nga jashtë. Si rezultat, disa nga universitetet publike me shumë gjasë, sot udhëhiqen nga rektorë që kanë marrë titujt akademik me punime të plagjiarizuara.

Po shkruaj sot për këtë pasi që qeveria e Shqipërisë paska rinisur përpjekjen për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, duke sugjeruar edhe ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë. Ky është lajm shumë i mirë dhe vjen në një moment kur Partia Socialiste ka mandat të qartë qeverisës dhe mundësi për të bërë ndryshimin e duhur.

Duhet bërë kujdes: kontrolli anti-plagjiaturë nuk duhet të bëhet nga jashtë universitetit sepse autonomia akademike duhet të ruhet me rigorozitet. Ligji i arsimit të lartë duhet të detyrojë vetë universitetet të pastrojnë strukturat akademike nga plagjiatura. Asnjë rektor, dekan apo shef departamenti, asnjë profesor, të mos zgjidhet pa kaluar nëpër kontrollin anti-plagjiaturë.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit duhet të sigurojë përsëri qasje për universitetet publike në platformën anti-plagjiaturë në gjuhën shqipe, e cila ka skaduar tashmë prej disa muajsh.

Ndryshimet ligjore kundër plagjiaturës akademike marrin kohë dhe ky proces do të hasë në rezistencë të madhe nga universitetet. Por, duhet të ndërmerret sa më parë. Kurajo dhe sukses!

Prokuroria i jep hazerxhevapin Metës për ministrat e Ramës: Morëm informacion nga rrethet, asnjë i proceduar penalisht

TIRANË

Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas shkresës së Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili një ditë më parë kërkoi informacion mbi emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si pjesë e kabinetit qeveritar.

Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se Prokuroria e Përgjithshme ka marrë informacion nga të gjitha Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Pas marrjes së informacionit, gazetarja Lala mëson se Organi i Akuzës i është përgjigjur Kreut të Shtetit, duke i thënë se asnjë emër i propozuar nga Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar nuk rezulton të jetë proceduar penalisht. Gjithashtu, Meta i është drejtuar edhe SPAK-ut për informacione mbi emrat e propozuar nga kryeministri.

Një ditë më parë, Presidenti Meta iu drejtua me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkohej t’i vihej në dispozicion për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera në shkresë theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Emrat e ministrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama
* Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
* Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
* Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
* Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
* Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
* Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
* Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
* Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
* Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
* Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
* Ministre e Kulturës Elva Margariti
* Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti
* Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
* Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
* Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
* Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Berisha homazhe natën në bustin e Azem Hajdarit: PD-në do e ngremë në piedestalin që meriton, do e përmbysim regjimin e drogës e të pazareve

Ish-kryeministri dhe presidenti shqiptar, Sali Berisha, me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, ka zhvilluar homazhe në bustin e tij.

Në një prononcim për mediat, Berisha është shprehur se Partia Demokratike ndodhet në një gjendje kritike. Ai e cilëson vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, si poshtërim të paparë për historinë e PD.

“Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, në fakt po kështu edhe Partia Demokratike. Ndaj është në nderin dhe detyrën e demokratëve, kudo në Shqipëri, që të ngrihen, të ngrenë kokën lart. Trashëgimia e tyre e shkëlqyer u jep nder dhe frymëzim në çdo kohë.
Një poshtërim i pa dëgjuar dhe paparë ndonjëherë në historinë e partisë së lirisë ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët, mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të PD, do të dinë të hedhin në koshin e plehrave, vendimin antistatutor, antiligjor, antidemokratik, të atij që sot është në krye të PD, por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal.
Merreni këtu, këtë prani sot, si zotim para tribunit legjendar, që ne, PD do ta ngremë në piedestalin që e meriton, që demokratët dhe demokratet nuk ka forcë në botë që ti mposhtë ata. Do ngrihen dhe do ecin të sigurt, më të bashkuar se kurrë, për të përmbysur regjimin e drogës, të vjedhjes dhe të pazareve”, tha Berisha.

Të pranishëm ishin mbështetës të Sali Berishës, por edhe djali i Azem Hajdarit.

Kujtojmë që paraditen e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi homazhe në bustin e Hajdarit. Ai shoqërohej nga drejtues të Partisë.

Investigimi/ Mafia shqiptare i zë vendin Ndragetës për trafikun e kokainës

“Ndrangheta” ka një konkurrent të ri në tregun e kokainës në Evropë: krimi i organizuar shqiptar po përpiqet të minojë dominimin e atij kalabrez, duke krijuar lidhje gjithnjë e më të forta me kartelet kolumbiane. Dhe tregu për të cilin ata konkurrojnë është mjaft fitimprurës nëse merrni parasysh se konsumi i pluhurit të bardhë është rritur për më shumë se një dekadë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Sipas vlerësimeve të fundit, përdoruesit e tij të rregullt janë afërsisht 4.4 milion: kjo e bën kokainën drogën e dytë më të përdorur në kontinent. Sipas Qendrës Evropiane të Monitorimit për Droga dhe Varësi nga Droga (EMCDDA), 18 milionë evropianë midis moshës 18 dhe 64 vjeç e kanë përdorur atë të paktën një herë në jetën e tyre. Mes konsumatorëve, 2.2 milionë janë midis 15 dhe 34 vjeç. Mosha mesatare e konsumit të parë është rreth 23 vjeç, ndërsa ajo e kalimit të parë në qendrat e rehabilitimit rreth 35 vjeç.

Trafiku i kokainës

Në raportin e tij të fundit “Cocaine Insights”, Europol, agjencia evropiane për luftën kundër krimit, shpjegon se shumica e kokainës në Evropë është e importuar dhe se prodhimi vendor është pothuajse inekzistent. Kolumbia vazhdon të jetë furnizuesi kryesor evropian, me Brazilin roli i të cilit është duke u rritur gjithnjë e më shumë. Ky i fundit është bërë vendi me numrin më të madh të dërgesave në Belgjikë, qendra e re evropiane së bashku me Holandën.

Ardhja e kokainës në kontinent është e mundur falë koordinimit midis karteleve të Amerikës së Jugut dhe organizatave kriminale me bazë në Evropë. Raporti i Europol thekson se detyra e karteleve është padyshim e lidhur me prodhimin ndërsa ajo e rrjeteve kriminale evropiane kryesisht me furnizimin me shumicë, por këto nuk përfshihen gjithmonë në shpërndarjen me pakicë. Këto organizata gjithashtu merren me korrupsionin e personelit që punon në porte.

Roli i ‘Ndrangheta në Amerikën Latine

Që nga fillimi i viteve 1990, ‘Ndrangheta’ ka luajtur një rol vendimtar në menaxhimin e trafikimit të kokainës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës. Ata ishin që kishin kontaktet më të ngushta me Kartelin Cali, të cilët menaxhuan importet dhe mbajtën rolin e furnizuesve me shumicë, duke furnizuar gjithashtu drogën për organizatat e tjera kriminale që më pas morën përgjegjësinë për tregtimin.

Sipas raportit, ‘Ndrangheta është ndër rrjetet më të forta të krimit të organizuar që “punon” në fushën e trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Amerikën e Veriut dhe e ka arritur ketë rezultat falë një rrjeti përfaqësuesish të tyre që jetojnë në Amerikën Latine, të cilët janë të përfshirë në “negocimin e blerjeve, organizimin dhe mbikëqyrjen e dërgesave si dhe mbikëqyrjen e pagesave”.

Humbja e monopolit

Por me kalimin e viteve ‘Ndrangheta ka humbur pozicionin e saj pothuajse monopol në Amerikën Latine, gjithashtu për shkak të copëzimit të peizazhit kriminal kolumbian. Në fakt, ka dy momente kryesore në të cilat ‘Ndrangheta ka humbur më shumë fuqi. E para daton në 2006 dhe u shkaktua nga shpërbërja e grupit paramilitar të ekstremit të djathtë AUC (Autodefensas Unidas de Colombia), një grup me të cilin organizata mafioze kishte krijuar një lidhje shumë të fortë.

“Shpërbërja e AUC është vlerësuar si shkaktari që çoi ‘Ndrangheta të humbasë monopolin e saj në tregtinë transatlantike të kokainës. Rreth të njëjtës kohë, janë shfaqur indikacione se’ Ndrangheta po krijon lidhje me grupet e krimit të organizuar meksikan” – thekson raporti. Ndërsa Brazili u shfaq më pas si një pikënisje kryesore për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, ‘Ndrangheta krijoi një prani atje gjithashtu për të siguruar rrjedhën e kokainës në tregjet e evropiane. Momenti i dytë në të cilin Ndragheta pati një humbje tregtare është viti 2016, viti në të cilin u nënshkrua marrëveshja e paqes midis qeverisë kolumbiane dhe guerilëve komunistë të FARC.

Si forcat paramilitare të krahut të djathtë ashtu edhe forcat guerile të krahut të majtë përdorën kokainën për të financuar veten (duke e prodhuar atë drejtpërdrejt ose duke e taksuar atë), me shpërbërjen e tyre prandaj dolën fuqi të reja që e kontrollonin tregun dhe kjo u dha mundësinë organizatave të tjera kriminale ndërkombëtare që të hynin në lojë. Ky është rasti i atyre që vijnë nga Shqipëria, Belgjika, Franca dhe Turqia.

Grupet shqiptare

Sipas raportit, roli i luajtur historikisht nga ‘Ndrangheta tani po kalon në duart e organizatave të tjera dhe në 10 vitet e fundit, grupet shqiptare janë rritur më shumë se ndonjëherë. Sipas raportit të Europol, duket se këto shoqata tani janë në gjendje të menaxhojnë rrjete të mëdha shpërndarëse në Evropë me një shkallë koordinimi ndërkombëtar dhe të krijojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën Latine. Që nga viti 2012, grupet shqipfolëse janë bërë jashtëzakonisht me ndikim në portet kryesore në Amerikën Latine (Venezuelë, Brazil, Kolumbi dhe Ekuador) dhe në Evropë (Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Spanjë).

Në vitin 2020, Europol së bashku me forcat policore të vendeve të ndryshme përfunduan një operacion që synonte çmontimin e organizatës shqiptare ‘Kompania Bello’, një nga më aktivet në Evropë. Ajo që rezultoi nga hetimi, i cili çoi në arrestimin e 104 individëve, është fakti se modeli i tyre i biznesit është jashtëzakonisht i sofistikuar. Sipas raportit, rrjeti kriminal ishte në gjendje të kontrollonte të gjithë zinxhirin e furnizimit. Në fakt, duke përdorur mjete të sofistikuara të komunikimit të koduara, kreu i bandës së organizatës – një shqiptar 40-vjeçar me qendër në Ekuador – negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesa të mëdha të kokainës në portet kryesore në Evropë dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve me qendër në Itali, Holandë dhe Shqipëri krijoi një shpërndarje të organizuar në të gjithë Evropën.

“Degët” evropiane të karteleve

Trafiku evropian i kokainës menaxhohet kryesisht nga organizata të bazuara në kontinent që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës së Jugut. Sidoqoftë kartelet kanë krijuar gjithashtu “degë” evropiane për të menaxhuar më mirë dhe drejtpërdrejt biznesin e tyre në Kontinentin e Vjetër. Ky është rasti i të ashtuquajturave “Oficinas de Cobro” kolumbiane, rrjete kriminale “të cilat janë vendosur në vendet kryesore për tregtinë e kokainës në BE, si Spanja ose Holanda. Këto agjenci të vogla mbikëqyrin ardhjen e dërgesave, shpërndarjen tek klientët, mbledhjen e pagesave dhe lidhjen me ofruesit e shërbimeve të pastrimit të parave.
Belgjika dhe Hollanda qendrat e reja të kokainës

Sa i përket hyrjes së kokainës në BE, qendrat kryesore të mbërritjes së substancës kanë ndryshuar. Deri në vitin 2016 ishte Spanja që mbante rekordin për hyrje, por duke filluar nga viti 2017, Belgjika dhe Holanda u bënë qendrat e reja, duke zëvendësuar vendin iberik. Ka shumë ndryshime në botën e kokainës që kanë ndodhur vitet e fundit. Në vitin 2017, Stefan Kirsch, zëdhënës i drejtorit të përgjithshëm të shërbimit doganor gjerman, i tha redaksisë së Insight Crime se “ka një kalim të qartë nga dërgesat e vogla në të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë”, duke deklaruar gjithashtu se ky ndryshim ka filluar në mesin e vitit 2016.

Vitin e kaluar, 66 ton kokainë u kapën vetëm në portin e Antwerp, në 2013 ishin vetëm 5 ton. Në Roterdam u kapën 33 tonë kokainë vitin e kaluar. Antwerp ka marrë rekordin për portin me trafikun më të madh të drogës në Evropë. Ai në Barcelonë, nga ana tjetër, tani ka një rëndësi gjithnjë e më margjinale, me vetëm 4 tonë të sekuestruar në vitin 2020.

Sipas raportit “shumica e kokainës që mbërrin në Antwerp është e destinuar për organizatat që veprojnë në Holandë, nga ku kokaina shpërndahet më tej në destinacionet e tjera evropiane. Belgjika raportoi se grupet etnike marokene dhe shqiptare, të cilat janë përfshirë në nxjerrjen e kokainës nga porti, kanë zgjeruar rolin e tyre në prokurimin e kokainës dhe në zhvillimin e kontakteve në kontaktet në jug Amerikë “. /Marrë nga Europa Today, përktheu LAPSI.al

Kthehen vizat për Shqipërinë?/ Belgjika kërkon leje të posaçme për shqiptarët

Një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës janë kthyer mbrapsht këtë të diel në aeroportin e Rinasit.

Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga ministria e brendshme belge se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të pajisen me një leje e posaçme e cila duhet të lëshohet nga ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë.

Altin Kuqi, njëri prej qytetarëve tha se kjo kërkesë ‘last minute’ ka shkaktuar irritim te shumë nga pasagjerët.

Sipas tij, ky kufizim i lëvizjes jashtë vendin duket si një rikthim i vizave pasi ai shton se edhe në vendin e kontrollit të pasaportave ka pasur policë europiane.

Deri tani nuk ka asnjë lajmërim apo sqarim nga autoritetet shqiptare në lidhje me këtë problem.

/Lapsia.al

Berisha VIDEO-mesazh demokratëve: Asnjë largim, të gjithë bashkë të çlirojmë PD nga pengmarrësi

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka drejtuar demokratëve një video mesazh duke kërkuar që asnjë të mos largohet nga partia, por të bashkohen kundër pengmarrësit Lulzim Basha.

‘Të dashur anëtare dhe anëtarë të Partisë Demokratike, asnjë largim nga rradhët e saj, por të gjithë se bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshtërues dhe fund e krye për interes personal të pengut Lulzim Basha.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë!’, shkruan në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Për herë të parë pa Berishën, Basha homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit, e shoqërojnë vetëm 6 veta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur homazhe në memorialin e Azem Hjadarit në përkujtimin e 23 vjetorit të vrasjes së një prej themeluesve të kësaj force politike.

Por ndryshe nga çdo herë, kryedemokrati u shfaq sot pa Sali Berishën, kjo për shkak se ai u përjashtua nga Grupi i PD.


Basha ka qenë i shoqëruar vetëm nga 6 drejtues të PD-së, ndërkohë që ndryshe nga shumë vite të kaluara.

Në mesazhin e tij në këtë ditë të shënuar, Basha thotë se Hajdari është model frymëzimi për tu ndjekur për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit.

Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besnik Çera. Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit. Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë. I paharruar kujtimi i tij”, shkruan Basha.

Kolegji i kryetarëve, Bashës: Hajde sqaroje bazën. Basha: Nuk dal!

Edhe pse Lulzim Basha kishte urdhëruar që të fikeshin të gjithë telefonat në takimin që pati sot me të gjithë kryetarët e degëve të PD-së në vend, nga burime brenda mbledhje mësohet se aty ka pasur debate të ashpra.

Pjesëmarrës brenda takimit kanë konfirmuar për Syri.net, se kryetarët e degëve, të cilët pasi nuk kanë marrë një përgjigje të qartë nga Basha, se përse mori masën ekstreme dhe individuale të përjashtimit të liderit historik të PD-së Sali Berisha, i kanë kërkuar atij që të zbresë në bazë dhe të sqarojë demokratët. Sipas tyre, revolta dhe zemërimi është e madhe.

Por pasi i kanë kërkuar që të zbresë në bazë, Basha ka refuzuar. Ai ka vazhduar të fshihet, duke deklaruar se dalja në bazë nuk është produktive. Pasi kryetarët e degëve thanë se Basha duhet të dalë para demokratëve dhe të sqarojë pse vendimi nuk ishte kolegjial, ai vazhdoi të fshihet. Refuzimi i Bashës për të dalë para demokratëve në bazë vjen në kohën kur ish- kryeministri Sali Berisha ka premtuar lëvizje në bazë. Frika e Bashës për të dalë para bazës buron nga fakti se druhet se do përballet me episode si ai i djeshmi. Kujtojmë se Basha u prit nga mbështetësit e PD me thirrjet: Turp dhe tradhtar.

Meta nuk humb kohë, dekreton Ramën kryeministër për të tretën herë

Një ditë pas betimit në Kuvend, Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton Edi Ramën kryeministër të Shqipërise.

Në dekretin e Presidentit që mban datën e djeshme thuhet se zoti Edi Rama emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe dekretin hyn në fuqi menjëherë.

DEKRET
PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT
Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

Dekretoj:
Neni 1
Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210
Tiranë, më 10.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

Del sondazhi: 71% e demokratëve kundër Bashës dhe pro Berishës

Shumica e votuesve të PD-së nuk e donin largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Përkundrazi ata kërkonin që PD ta mbështeste Berishën në çështjen me SHBA-në. Këto janë rezultatet e një sondazhi që u krye në nivel kombëtar në bazë të 1 mijë intervistave nga data 10 deri më 28 gusht

Sondazhi i Euronews Albania dhe MRB tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord janë me thënien “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

Ndryshe u përgjigjën personat që më 25 prill zgjodhën të mos votojnë dhe që për këtë mund të konsiderohen si “elektorati gri”.

Shumica e tyre (56.5%) ishin kundër një mbështetjeje të PD-së ndaj Berishës edhe pse në rastin e largimit apo jo të tij prej grupit parlamentar ishin të dyzuar – 21.4% u përgjigjën “nuk e di”, 12.6% “jo” dhe 9.5% “po”.

Basha: Të gjithë të fokusohemi tek armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës

TIRANË

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se gjuha e ish-kryeministrit Sali Berisha i ka dyfishuar dhimbjen për vendimin e marrë ndaj tij, që solli përjashtimin nga grupi i PD.

Duke folur pas daljes nga seanca, Basha tha se shpreson që koha të jetë ilaçi më mirë dhe se duhet të fokusohemi tek armiku i vetëm që sipas tij është regjimi i Edi Ramës.

“Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë sepse në fakt është dhe dita e parë e kësaj beteje brenda kësaj salle. Pakica që ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve dhe zotëron të gjitha mjetet e pushtetit është dhe mbetet pakicë. Detyra jonë që shumicën e shqiptarëve ta mobilizojmë në një betejë pa kthim.

Detyra ime detyra e çdo shqiptari është të bëjmë çdo gjë kundër të keqes. Kjo është një betejë që i takon çdo shqiptari dhe çdokush duhet të bëjë pjesën e vet.

Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr.Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur, dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin është dyfishuar sot nga gjuha e zotit Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi tek armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës”, deklaroi Basha. bw

Genc Burimi: Vendimi i Bashës burracak, Kim po përçan shqiptarët

Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, komentoi vendimin e Bashës për të përjashtuar Berishën.

Burimi theksoi se vendimi i Bashës padyshim që ishte i një burracaku, kurse shtoi se Yuri Kim po përçan shqiptarët me politikën që bën.

Vendimi i Bashës ishte burracak, por i shërben PD-së. Por tani i shërben Partisë Demokratike, sepse bëhet më luftarake lufta.

Ambasadorja Yuri Kim po ndërhyn shumë në punët e brendshme të Shqipërisë. Kim përçau PD-në, po përçan një pjesë të shqiptarëve, sepse Partia Demokratike ka ndjekës.

Për herë të parë na shtrohet pyetja nëse do marrim anën e Amerikës apo të Sali Berishës.

Të huajt, SHBA-të përfshirë këtu, po ndërhyjnë në Kushtetutë. Asnjë komb në botë nuk vendos ndonjë forcë të huaj përmbi Kushtetutën e vet. E shantazhueshme nuk është PD-ja, por Basha. Sot nuk kemi sovranitet kombëtar’, deklaroi Genc Burimi ne SYRI TV.

Berisha menjëherë pas betimit largohet nga Kuvendi: Grupi Parlamentar i PD është i imi, nuk do të krijoj tjetër

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga seanca parlamentare. Gazetari  Osman Stafa bën me dije për ‘BalkanWeb’ se menjëherë pas betimit ish-kryeministri Berisha është larguar nga salla e parlamentit të Shqipërisë.

Gjatë daljes nga parlamenti ish-kryeministri i pyetur nëse do të krijojë një grup të ri parlamentar, u përgjigj se grupi demokrat është grupi i tij.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është grupi im. Në asnjë mënyrë nuk do të krijoj tjetër”, deklaroi ish-kryeministri.

Ndërsa i pyetur për lëvizjen e tij të radhës ai tha: “Lëvizjet e mia do t’i ndiqni me radhë”.

Berisha u pa të hyjë në seancë sërish nga deputetët Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka të cilët u panë pranë tij në seancën e parë të paradites.

Abazoviq thotë se mund ta përmbysë Qeverinë e Malit të Zi

RFE/RL

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk do të lejojë që policia malazeze të menaxhohet nga Serbia dhe paralajmëroi se nëse ministri i Brendshëm, Sergej Sekulloviq, shkarkohet, ai do ta përmbysë Qeverinë e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq.

“I kam thënë disa herë kryeministrit dhe kolegëve të mi në Qeveri dhe e përsëris: nëse kalohet vija e kuqe – dhe me ngjarjet e fundit, mendoj se e kanë kaluar atë vijë… një hap tjetër përpara dhe nuk është e pamundur që të mos kemi një ministër të ri të Brendshëm, por nuk është e pamundur që të mos kemi [edhe] një kryeministër të ri. Unë do ta rrëzoja Qeverinë”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se do të ndalojë së mbështeturi Qeverinë, nëse mendon se ata po bëjnë diçka që është e padrejtë.

“Policia nuk do të menaxhohet nga Beogradi dhe kjo nuk do të ndodhë mbi kurrizin tim”, tha Abazoviq në një intervistë për televizionin lokal në Mal të Zi, Vijesti.

Shkarkimin e Sekulloviqit dhe të drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Zoran Bërgjanin, Krivokapiqit ia kërkon partia më e madhe e koalicionit qeverisës: Fronti Demokratik. Ky subjekt ka lidhje të ngushta me Beogradin zyrtar.

Kërkesat për shkarkim janë bërë pas trazirave që kanë përcjellë shugurimin e mitropolitit të Kishës Ortodoske Serbe në Mal të Zi, Joanikije, më 5 shtator.

Protestuesit malazezë kanë bllokuar hyrjet në qytetin e Cetinës, për të penguar ceremoninë.

Joanikije është dërguar në Manastirin e Cetinës me helikopter ushtarak.

Bërgjanin dhe Sekulloviq thuhet se kanë kundërshtuar përdorimin e forcës policore për të thyer bllokadat dhe protestat, për shkak të rrezikut të lartë për paqen.

Megjithatë, protestat, që kanë nisur një ditë para shugurimit, janë shpërndarë nga forca të shumta të policisë në ditën e ceremonisë.

Më shumë se 50 persona janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe protestuesve.

Abazoviq, i cili është përgjegjës për koordinimin e shërbimeve të sigurisë në Mal të Zi, është drejtues i Lëvizjes Qytetare URA.

URA është partia më e vogël e shumicës qeverisëse malazeze, pas Frontit Demokratik pro-serb dhe Demokratëve.

Basha: Reeker më kërkoi në mënyrë të prerë largimin e Berishës

TIRANË

Vendimi personal i kryedemokratit Basha për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e parë të grupit të PD, 12 orë para mbledhjes së parë të Parlamentit.

Gazeta “Panorama.al” ka zbardhur debatin e plotë të mbledhjes përmes burimeve të besueshme në sallë. Në fillim ka qenë kryetari i PD-së, Basha, i cili ka sqaruar vendimmarrjen. Ai tha se dje ishte afati limit që i ishte vendosur nga SHBA për të marrë një vendim.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së mësohet se është shprehur se për çështjen Berisha ka edhe shumë detaje të tjera, me të cilat ai është njohur, por që nuk kishte ndërmend t’i bënte publike dhe referuar këtyre të dhënave, ai tha se ishte vendimi më i mirë për vetë Berishën dhe familjen e tij.

Lulzim Basha: Vendimi ndaj Berishës ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Ju e dini shumë mirë marrëdhënien time ndër vite me Berishën. Kemi bërë disa arritje bashkë. Vendimi është marrë vetëm në të mirë të Partisë Demokratike. Unë nuk doja që të përçaja Partinë Demokratike, ndaj mora një vendim personal. Në këto dy muaj e gjysmë unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.

Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës. Meqë ia premtova Sali Berishës, dua t’ju komunikoj se ky vendim nuk është i dakordësuar me të, pavarësisht përpjekjes sime për të arritur një dakordësi. Nëse nuk do ta merrja këtë vendim, nuk do të kishim asnjë interlokutor dhe nuk do të kishim ku kërkonim transparencë./panorama

Berisha: Do marr çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se vendimi ndaj tij për përjashtimin nga grupi parlamentar është nul.

Ai thekson se përjashtimi i tij ka ardhur si pasojë e kompromisit Rama-Basha, por e kundërshton duke deklaruar qartë se vijon të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD.

Më tej ai paralajmëron se mund të hyjnë në selinë e PD në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën.

”Do marrë çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Si të shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar i PD. Vendimi, kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike.
Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të jgithë forcën, të gjithë vendosmënrinë, legjitimitetin, për t ëshporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin,d rogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë. Tani kaq.
Grupi ishte në krahun e vet kur hyri.”- tha Berisha.

Nxirreni nga zyra! Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demokratike! Nga Jozefina Topalli

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen!
Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demokratike!
Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike.
Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike .
Cdo dite , qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike.
Nese ka nje person qe ka minuar demojracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.
Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.
Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.
Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit.
Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene.
Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.
U bene kaq vite qe ia them demokrateve.
Po e perseris edhe sot.
Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha.
Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha.
Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij.
Kete e ka deshmuar ne vite.
Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.
Sonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen.
Prap e konsideron vehten mbi ligjin.
Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete.
Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.

Kush janë deputetët që shoqëruan sot Berishën drejt Kuvendit

TIRANË

Nisja e sesionit të ri parlamentar, e gjen PD-në në një situatë aspak të mirë, nisur nga vendimi i një dite më parë të kryedemokratit Basha për të përjashtur hnga grupi parlamentar, ish kryeministrit Sali Berisha deri sa drejtësia të shprehet lidhur me vendimin e SHBA për ta shpallur atë non grata.

Gazetari Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb’, se ish kryeministri Berisha u shoqërua në rrugën drejt parlamentit, nga deputetët Edi Paloka, Tritan Shehu e Flamur Noka, të cilët kundërshtuan një ditë më parë vendimin e kryedemokratit.

Në një mesazh për mediat, Basha njoftoi dje vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës.

Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik.” u shpreh një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Me maskë anti-covid dhe dy gishtat lart, momenti kur Berisha hyn në Kuvend si deputet i pavarur

Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri historik i PD-së, ka hyrë sot në Kuvend si deputet i pavarur. Kjo pasi u përjashtua nga grupi parlamentar dje nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, deri në sqarimin e pozicionit të tij në lidhje me vendimin e SHBA-ve për shpallje non-grata.

Berisha që në hyrje të Kuvendit u prit me eufori nga mbështetësit e tij, ndërsa ai nuk i shmangu deklaratat dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe Bashën, ku foli për pazare mes tyre.

Pavarësisht ‘gjakrave të trazuar’, Berisha është treguar i kujdesshëm për të respektuar masat anti-covid, ndërsa ka vendosur maskë dhe nuk harron të përshëndesë mbështetësit e tij me dy gishta. Për më tepër shihni fotot e publikuara nga LSA.

Berisha pritet nga mbështetësit: Sot nis beteja për shpëtimin e PD nga pazaret e turpshme të Bashës dhe Ramës

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në orën e parashikuar në 10:00. Ai është pritur nga mbështetës të tij në hyrje të Kuvendit, të cilët doli t’i përshëndesë duke hipur mbi makinë.

“Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurtë në fitore, rroftë PD rroftë Shqipëria.” u shpreh Berisha.

Basha i drejtohet Kuvendit në këmbë, pritet nga militantët demokratë me thirrje ‘turp, turp’

Pak para nisjes së seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar.

Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Osman Stafa pohoi se në krah të zotit Basha në sallën e Kuvendit do të ulen sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi si dhe nënkryetarja e kësaj partie, Jorida Tabaku.

Pasi diskutoi për 10 minuta me grupin, Basha iu drejtua institucionit të Kuvendit në këmbë, duke u ndjekur nga të zgjedhurit e rinj të PD-së. Basha shoqërohej në krah të Zef Hilës, Kastriot Pirolit, si dhe Andia Ullirit. Ne dalje te selise se PD-se, Basha u prit nga disa militante demokrate, me thirrje ‘turp, turp’, pasi kundershtojne vendimin qe u mor dje ne lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u perjashtua nga grupi parlamentar.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, s’do të hyjë në këtë parlament si pjesë e grupit parlamentar të demokratëve, por si deputet i pavarur. Kjo pasi dje Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zgjidhjen e çështjes që lidhet me vendimin e DASH për shpalljen non-grata nga SHBA.

Ambasada e SHBA: Vendimi i Bashës meriton respekt, presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me të

Pas vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit u shpall non grata nga SHBA, vjen një reagim nga ambasada Amerikane në Tiranë.

Ambasada e SHBA ka përgëzuar për vendimin Bashën, ndërsa thekson se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.

REAGIMI I AMBASADES SE SHBA
Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

VENDIMI I BASHES
Mbrëmë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta. Basha tha se PD është partia më proamerikane dhe më proevropiane duke folur dhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim. Nga ana tjetër, dje në një dalje për mediat Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Kuvend. bw

Me rastin e 30-vjetorit të vendosjes të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Izrael, zhvillohet në Tiranë Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael

 

Duke filluar nga dita e dielë, datë 12 shtator, Tirana do të mirëpresë Festivalin Kulturor Shqipëri-Izrael, një event i jashtëzakonshëm që do të nxjerrë në pah artin shqiptar dhe atë izraelit, shkëmbimet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe atij hebre dhe skenën vibruese artistike të Shqipërisë.

Festivali, i planifikuar në datat 12-21 shtator, do të sjellë një varietet eventesh dhe shfaqjesh në fushat e muzikës klasike dhe tradicionale, arteve figurative, fotografisë, letërsisë, kinematografisë, kostumografisë, e të tjerë.

Ky event vjen në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit dhe do të shërbejë për të celebruar marrëdhëniet e ngrohta ndërmjet dy vendeve dhe ndërmjet dy popujve. Festivali është një iniciativë unike në skenën kulturore shqiptare dhe ballkanike.

Ndër pjesëmarrësit e këtij viti do jenë Klezmer Orchestra nga Izraeli, Kuartet Harqesh nga Filarmonia e Berlinit, Nitzan Bartana nga Orkestra e Bazelit (Zvicër), dirigjentja Suzana Turku “Mjeshtër i Madh”, Sivan Rotem nga Izraeli, e shumë të ftuar të tjerë të veçantë.

Një pjesë e madhe e artistëve të ftuar nga jashtë vjen të performojë në Shqipëri për herë të parë. Almira Emiri, Drejtore Artistike e Festivalit dhe pianiste shqiptare e mirënjohur në arenën europiane dhe në Izrael, e cilëson eventin si një mundësi të artë promovimi për artin dhe kulturën: “Arti izraelit dhe thesaret e kulturës botërore hebraike duhet dhe mund të jenë shumë më të pranishme në Shqipëri. Dhe anasjelltas: tradita e shkëlqyer kulturore dhe kreativiteti bashkëkohor i shqiptarëve duhet dhe mund të jetë shumë më i aksesueshëm për publikun izraelit.

Duke sjellë së bashku kulturën dhe traditën nga Izraeli dhe Shqipëria, ky festival do të kontribuojë në dialogun ndërkulturor dhe ndër-breznor, si dhe të krijojë mundësi për të ushqyer tolerancë dhe diversitet.”

Anëtare Nderi e Festivalit është Avital Leibovich, Drejtore e Zyrës në Jeruzalem të Komitetit Hebre Amerikan (American Jewish Committee), e cila rishtazi mori titullin “Urdhëri i Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Znj. Leibovich e vë theksin te mundësitë dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve: “Marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve është unike, jo vetëm prej të shkuarës, por edhe prej të tashmes. Ngjashmëritë ndërmjet nesh janë më të mëdha se diferencat dhe arti është një mjet i fuqishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve.” Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael është një iniciativë e Qendrës Shalom në Shqipëri dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Jashtme e e Shqipërisë, Bashkia Tiranë, Ambasada e Izraelit në Tiranë, si dhe Komiteti Hebre Amerikan (American Jewish Committee) dhe Kongresi Hebre Amerikan (American Jewish Congress).

Më shumë informacione për festivalin mund të gjenden te faqja www.shalom.al dhe në Facebook, Twitter dhe Instagram.

 

 

 

David Lega: Grupet nga Shqipëria luajnë rol aktiv në tregtinë e kokainës në Evropë

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega, ka thënë se disa vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, janë pjesë e tregtisë ndërkombëtare të kokainës.

Ai shkruan në “Twitter”, se duke iu referuar burimeve, grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij luajnë një rol aktiv. Ai shton më tej se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

Postimi i David Lega:

Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga , , , , , , dhe grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. #Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar!

Analisti Gen Burimi: Ja pse Berisha u shpall pas zgjedhjeve ‘non grata’

I ftuar përmes një lidhjeje “Skype” me rubrikën “Opinion”“News 24”, analisti Genci Burimi analizoi një sërë çështjesh, ku përket Shqipëria dhe Evropa. Ai tha se pret me kureshtje nisjen e nimeve të kuvendit të ri, por sipas tij, nuk do të ketë një opozitë të fortë. Kjo sipas analistit bëhet për faktin që të mos pengohet hapja e negociatave të Shqipërisë për në BE. Megjithatë, ai shtoi se nevojë imediate, është diskutimi për çështjet ekonomike, ku Shqipëria sipas tij ndodhet përballë borxheve të shumta.

“Në këtë parlament të ri, opozita vjen e minuar nga brenda për shkak të temës të ish-kryetarit të saj dhe themeluesit shpirtëror të PD Sali Berisha. Kjo bën pikëpyetje. Zoti Berisha konfirmoi që do të jetë në Parlament dhe a do të ketë kjo PD një hov opozitar të fortë në lartësinë e zhgënjimit që pati në zgjedhje, apo ky hov opozitar do të jetë më i beftë, për të krijuar një lloj mirëkuptimi me mazhorancën. Për këto gjëra Kuvendi i ri do të na bëj kureshtar. Unë pres nga Kuvendi të flitet për çështjet ekonomike. Sipas normave të FMN borxhi publik nuk duhet të takojë masën e 40% dhe mënyra që po gjen qeveria për të ezauruar këtë borxh është duke hyrë në borxhe të reja. Janë shuma marramendëse dhe për mua opozita duhet të vendosë theksin në çështjen ekonomike. E para është ekonomia sepse përndryshe vendi do të vijojë të emigrojë.

Ne jemi ende afganë sepse ende largohemi nga vendi ynë. Nëse ka një pakt të heshtur mes opozitës PD-LSI dhe PS nga ana tjetër dhe SHBA-së. Ata do të thonë që bëni opozitë në kushte normale, e të mos cënohen hapja e negociatave. Ishte pikërisht kjo që detyroi SHBA-në të shpallte Berishën ‘non grata’. Ata kishin frikë se mos opozita nuk njihte zgjedhjet, ndaj dhe dhanë vendimin ndaj Berishës. Ndaj them do të ketë pakt të heshtur, që do të ketë opozitë, por jo deri në atë pikë që të cënohen hapja e negociatave. Në muajin prill kur mbaruan zgjedhjet në Shqipëri, Basha mblodhi para PD militantët dhe thanë që nuk i njohim zgjedhjeve. Në atë moment nuk kishte dalë ende bllokimi maqedonas nga Bullgaria. Prandaj amerikanët, për t’i mbyllur gojën opozitës u kapën me Sali Berishën dhe kërcënuan Metën. Ky rrezik ra, sepse doli Bullgaria. Besoj se do të ketë një opozitë normale. Çështjet ekonomike janë normale. Sot për sot këto negociata nuk bllokohen nga PD, por nga Bullgaria”, tha Burimi.

Më tej analisti u ndal dhe te Mali i Zi dhe krizës politko-fetare që ka shpërthyer atje. Sipas analistit, Kisha Ortodoksë Serbe me seli në Mal të Zi është në shërbim të pushtetit serb, e sulmimi i saj, është në dëm të politikës malazeze.

“Në të dyja rastet, si në Mal të Zi dhe në Shqipëri, kemi një president me ngjyrë politike ndryshe nga mazhoranca. Në Mal të Zi presidenti i ka shpallur luftë kryeministrit, ashtu si në Shqipëri. Kjo luftë politike plasi në mënyrë të fortë në Mal të Zi. Gjukanoviçi e di që kisha ortodokse serbe është pjesë e Serbisë. Gjukanoviçi disa vite më parë vendosi të godiste kishën ortodokse, por në fakt, më shumë në Mal të Zi janë serbë dhe kjo solli humbjen e tij në zgjedhje. Kisha ortodokse serbe ka një rol politik. Kështu është dhe në Greqi. Mali i Zi do pavarësi ata janë të varur nga Kisha Ortodokse Serbe, ky është një fakt”, theksoi analisti.

Burimi po ashtu foli dhe për zgjedhjet në Gjermani. Ai theksoi se Merkel po largohet nga politika aktive, duke lënë pas një Evropë të dobësuar në akseptin e mbrojtjes. Për të rikthyer një Evropë të fortë, sipas Burimit, duhet të vendoset sërish në lëvizje ‘motori’ franko-gjerman. Sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me Gjermaninë, analisti shprehet i bindur se nuk do të këtë ndryshime, pasi gjermanët sipas tij, janë pro zgjerimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE.

“Janë tre kandidatë për kancelarë, qoftë e majta, e gjelbërta dhe pasuesi i Merkelit. Nuk ka asgjë të sigurt. Sot, Merkel e lë Evropën në një situatë të keqe dhe Merkel mban një përgjegjësi të madhe. Sot Evropa po jeton një periudhë e vështirë. Sepse sot duhet një Evropë e sigurisë, e mbrojtjes. Të krijohej një treshe mbrojtëse, Gjermani, Francë, Britani. Këtë gabim do e paguajmë gjatë. Merkel po e le Evropën në periudhë shumë të vështirë. Ka një presion nga Evropa prej vendeve Lindore. Ndaj dhe Macroni është shumë skeptik për zgjerimin e Evropës. Merkel po largohet në këtë pikë, pa ia lënë stafetën pasardhësit të një Evrope të fortë. Sot Gjermania është një vend që ndot shumë. Domethënë jemi në një pozitë të turbullt. Duhet se s’bën që motori franko-gjerman të rindizet përsëri. Sa i përket Gjermanisë dhe Shqipërisë për sa i përket Evropës asgjë nuk ndryshon, gjermanët janë pro zgjerimit”, përfundoi Burimi.

Në 9 muaj mbi 7 mijë biznese falimentuan në Shqipëri

Mbi 7 mijë biznese kanë ulur zyrtarisht qepenët në 9 muajt e parë të këtij, ku një ndikim kryesor ka pasur pandemia e COVID-19.

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të përditësuara më 7 Shtator, rezultojnë 7097 biznese të cilat janë transferuar në Regjistrin Pasiv.  Duket se edhe ky vit po pason 2020-ën në këtë drejtim, ku  në total 9584 subjekte u transferuan nga administrate tatimore nga Regjistri Aktiv në Regjistrin Pasiv.

Sipas legjislacionit në fuqi, një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; apo deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore. Në regjistër janë të pasqyruara të gjitha bizneset që nga viti 1991 e më tej, që kanë marrë status pasiv.

Numri total i subjekteve të listuara aktualisht arrin në rreth 133 mijë, ku kryeson Tirana, e ndjekur nga Durrësi, e më pas Vlora.  Qëllimi i publikimit të kësaj liste është që të vihen në dijeni palët e treta për të mos kryer transaksione (shitje – blerje) me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv.

‘Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me këtë ligj’, thekson Administrata Tatimore./Scan

Berisha për krahasimin me Kohl: Nuk njihni faktet, Kohl u gjet me llogari bankare

Gjatë intervistës së djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar krahasimin me ish-kancelarin Helmut Kohl nga ana e drejtueses së re të Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, Jonila Godole.

“Nuk cilësoj deklaratën gabim. Gabim konsideroj heqjen e deklaratës (nga RD) . Jam kategorikisht kundër censurës. Unë nuk jam për censurë. Jam njeri që kam luftuar me shumë vendosmëri kundër censurës. Po, te deklarata kishte një moment…Kur bën një deklaratë duhet të jesh i vërtetë. Helmut Kohl, njeriu që kam adhuruar më shumë pas Churchill-it dhe De Gol-it është padiskutim kancelari më i madh i tokës gjermane.

Iu gjet një llogari e fshehtë. Nëse Berishës do i gjendet kund, një llogari e fshehtë cilado që të jetë, unë pranoj çdo gjë. Por të krahasosh të pakrahasueshmen, ajo nuk qëndron. Kohlit iu gjet një llogari e fshehtë dhe nuk tregoi donatorin. Jo vetëm Kohl që u ndëshkua me ligj, por kryetari i partisë, CDU-së dha dorëheqjen pikërisht për këtë çështje. Kishim të bënim me një skandal, por në rastin konkret sa mund të gjejnë eskimez në shkretëtirë mund të gjejnë një skandal të Sali Berishës. Nuk kam asnjë provë që deklaratat janë të kontrolluara. Për mua secili njeri është i lirë të shprehë mendimet e tij”, tha Berisha.

Mbetjet urbane të Bashkisë Krujë digjen pranë “Peizazhit të Mbrojtur” Krastë-Verjon: Në rrezik shëndeti i banorëve, nuk hapin dot dyert e dritaret

Mbetjet urbane të qyteteve të Krujës dhe Fushë-Krujës prej kohësh po depozitohen dhe digjen në fshatin Halil që ndodhet pranë një ekosistemit natyror të Krastë-Verjon të shpallur “Peizazh i Mbrojtur”.

Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj nga vendi i depozitimit të mbetjeve ka deklaruar se qindra ton plehra të Bashkisë Krujë tashmë depozitohen në këtë vend të miratuar në mungesë të vendgrumbullimit të plehrave.

Përveç rrezikimit të ekosistemit të Krastë-Verjon, ndotja ka shkaktuar shqetësim dhe alarmim tek banorët e zonës të cilët pretendojnë se kur digjen mbetjet nuk arrijnë dot të hapin as dritaret dhe dyert.

Po ashtu pranë vendit ndodhet dhe një liqen ku rriten peshq i cili është gjithashtu i rrezikuar. Banorët, bizneset dhe komuniteti janë shqetësuar deri tek kryebashkiaku Artur Bushi thotë gazetarja Klodiana Haxha, por deri më sot nuk kanë marrë asgjë përgjigje.

Maestro Aleksandër Peçi i indinjuar ndaj papërgjegjshmërisë të Ministrisë shqiptare të Kulturës: Kjo ministri i ka shumë, po jashtezakonisht shume e shume borxhe muzikes…

Siç shihet ne ballor poshte AED 908 do te thote qe kjo partiture mban nr 908 te botimit. Eshte sonata nr 2 per cello solo “Mitosfera”. Botohet javes tjeter. E ka egzekutuar mbrekullisht bukur ne Tirane e Prishtine Klaudio Zoto te cilit ja kam dedikuar. Si dhe ka dale ne CD tashme

Per boten dhe qyteterimin muzikore, fjala Sonate ka shume kuptim sepse ajo eshte mbreteresha e muzikes instrumentale.

A ka ndonje kuptim per Ministrine shqiptare te Kultures fjala Sonata? Ndoshta ata Sonata e ngaterrojne me “Sorra-ta “. Hiqi mbrapashtesen dhe del Sorra. Ha..ha..ha..

Ministri Kulture pa muzikante e pa personalitete muzikore, që ju duket Sonata si Sorrata. Ha..ha..ha.. Ministre Kulture qe ka per shef kabineti nje person pa kulture qe nuk e di se kush eshte kompozitori Aleksander Peçi. Me njeh i thashë ? Jo, tha, s’e di kush je!

Ndryshe s’ka si spjegohet qe ne 15 Sonata te miat ( shifer rekord kjo e nje autori ne Shqiperi rajon e me gjere ) te cilat luhen ne Rome, Trieste. Tchajkovski Konservator, Prage Akademi Prage Conservator, Viene Konservator, Miami, Carnegie holl New York, Competicione nderkombetare, Tirane, Prishtine dhe Ministria shqiptare e Kultures eshte komplet jashte loje.

Zero bilanci i saj , jo per 1 vit qe ajo shpenzon gjysmë milardi lek, por zero bilançi i saj per 8 apo 10 vjet, ku ajo shpenzon reth 5 miliardë lek per projekte. Ajo nuk subvencionon asgje per krijimtarine e muzikes klasike serioze dhe per repertorin e shkollave te muzikes dhe Universitetit te Arteve, nuk subvencionon asgje per zhvillimin e kompozicionit ne shek 21; asgje per te shkruar koncerte, sonata, opera, balete, simfoni.

Kam paraqitur Simfonine Skenderbeu, Ministria e Kulturës e ka rrezuar! E mbështeti RTSH!

I kam paraqitur 7 koncerte. Ministria e Kulturës e rrëzon projektin; i kam paraqitur sonatat, e rrrë projektin; kam 2 muaj që kam paraqitur libret Opera sipas Homeri Akili dhe Krizeida (nje dashuri e drame e forte sa ajo e Helenës ) dhe Ministrja ka 2 muaj që nuk e lexon libretin. Kam marrë çmimin e pare me baletin Dodona ne 2012 dhe Ministria nuk e paguan.

Dhe e dini se prej 37 vjetesh Kultura Shqiptare eshte pa balet serioz premiere !!!!!!

Koncepti i Ministrisë të Kulturës eshte kaq lokal, kaq i vogel,kaq i izoluar,nje çensure e vertetë mizore, duke i privuar krijuesit nga krijimi dhe i lene pa buke profesionale shkollat e muzikes ku formohet kultura. Po krijuesi eshte Zoti i Krijimit.

Pa krijues s’ka kulture.

Mininstria e Kulturës qe eshte garantja ligjore e te drejtes se autorit e merr për Bienalen e Arkitekturës 2021 në Venezia këngën e filmit “Në Shtëpinë tonë”, një nga hitet shqiptare që po rron prej 42 vjetesh dhe as te pyet, as të respekton te drejten e Autorit dhe as te paguan.

Shkruaji sa te duash Ministres, ajo s’kthen pergjigje. Nuk pyesin se i shkruajme ne shqip. Po çfarë i jep Ministrja kultures kur unë i kam dhene 908 libra te botuar dhe 35 albume me CD dhe nja 570 video ne youtube!

Tani çdo reagim ndaj Ministrisë të Kulturës do t’i postoj ne 3 gjuhe te huaja qe bota, Ministrat e Kultures tëe Europes, ambasadat ketu te kuptojne se çdodh me Ministrine tone te Kultures dhe muziken shqiptare , shkollat ku formohen muzikantet, zhvillimin e kompozicionit, çfare ndodh me Zoterit e kreacionit qe jane kompozitoret , te rinjte ne raport me Ministrinë e Kulturës. Polifonia shqiptare e shndërruar ne pianizem nje novitet ne pianizmin boteror dhe mrekulli që e kemi kete pasuri te madhe te polifonise dhe koncerti tjeter ne Pianodrom 2021 me pjesmarrjen e kompozitoreve shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise, një ide gjigande koncertale.

Ka 30 vjet qe kane filluar te hapen korridore te reja kompozicionale mbi kabane e polifonine. I di Ministria e Kulturës këtoo ??

Sigurisht Beethoven, Stravinsky, Shostakovich tii ngrehesh nga varri nuk do te mund te sillnin modele ne keto 2 fusha te ndritura te kultures sone qe buron nga Jugu i Shqiperine e me nje origjinalitet Pan Europian sepse nuk i kane pjese te konstitucionit te tyre shpirteror. Atëhere çfarë bën Ministria e Kulturës ndaj modeleve qe i sjellim ne.

Gjumë e verbëri totale!

Ku eshte Ministria e Kultures??

Sigurisht qe jashte kultures .

Nga ky moment ne 3 gjuhe do t’i bej postimet e mia deri sa Ministria e Kulturës të kuptoje se i ka shumë, po jashtezakonisht shume e shume borxhe muzikes, e specifikisht aty ku krijohet muzika e kultura muzikore.

Pianodrom Pol i kultures serioze i muzikes klasike e contemporane

Pianodrom Pol i kompozicionit modern Shqiptar ne shek 21!

 

Tage

Justina Aliaj: E quej fat që kam pirë të njëjtin ujë me ty, i madhi Paulin Preka

Lamtumirë Paulin Preka.

Hidhërim si kolegë, si kojshi që as më pak e as më shumë por kemi nda bash pusin bashkë, në rrugën Melej, tek Arra e madhe.

E quej fat që kam pirë të njëjtin ujë me ty, i madhi Paulin Preka.

Jo një njohje, por një rritje qysh se më ka rënë koka në atë mahall tanë jetë e hare, e i kjosha fal.

Do të shkruej vetëm shendin që u bënte në dasmat tueja.

Tanë mahalla në kambë për atë lezet e humor që u bënte tek ju, si askund.

Mbaj mend Marijen e paharrueme, nanen tande, që këndonte kangën e pilafit me nji kusi të madhe të shndritshme plot me pilaf, kur do tu servirte pilafi në dasëm.

Unë kurrë nuk e harroj atë kangë.

Ju mbaj ndër mend Ty e Tand vlla, Pjetrin e mrekullueshëm, tuj u vesh ju të dy, e të lyem buzësh si gra, më faculeta në krye etj, etj, e tuj hypë mbi tavolina e tuj kërcy e tuj ba humor që MOS U HARROFTË. As nuk di me e përshkru se sa bejtat, e gazi që shpërthente tuj u ndigju nëpër tanë mahallën.

E jeta e sjell që unë, kojshija jote, më ardh në Teatrin Migjeni e me kenë bashkë në skenë.

Fat e privilegj me kenë në skenë bashkë, më pasë një eksperiencë të madhe duke parë lojën tandë brilante.

Nuk thuhet ashtu kot fjala Brilante, e nuk kisha me thanë kurrë nëse nuk qëndron.

Paulin Preka, ti linde i tillë, natyrshëm t’u hapën dyert e skenës: intuitiv, i mprehtë, dëgjues i shkëlqyer i partnerëve, kurrë bosh në skenë, më një lojë ma se elegante, organik, asnji ‘gabim’ në skenë, çdokush mund të gabonte, e ti ishe i shkëlqyer për me mbulu mrekullisht ndonjë ‘ngecje’ në skenë. Vesh e sy e shpirt në shërbim të rolit.

Ti ke interpretue në drama aq bukur, tek drama ” Kunora e Nurijes” në mos gaboj, isha e vogël, por kurrë nuk harroj ajo që më shtangte: reagimet e tua, kthesat e tua të forta emocionale, në kërshërinë time të fëminisë.

Aktori shumëdimensional Paulin Preka.

Ti ishe partneri kaq dinjitoz, e në rresht me Emnat e mëdhenj të skenës së artë të Shkodër-Loces, e lum e lum Shkodër-Locja se çfarë djepi përkundi e KË rriti!!!

Lamtumirë Paulo! I pavdekshëm talenti e çfarë na le, përherë vendin ma se të veçantë si një personalitet i shquar në mbresat e mija, për një Artist të madh, si TY.

E bukura që ngelet asht pikërisht që, të gjithë herë mbas here takohemi me njeni- tjetrin, e shmallemi, e kujtojmë, e qeshim, e besa kajherë edhe nuk qeshim, por kemi mbet me dashninë e respektin qysh kur ndanim atë pus të shenjtë bashkë.

Dritë të baftë shpirti. E paç fluturimin e paqtë, e paqa me TY.

TANË RESPEKTET E MIJA.

Justi

 

LSI: ‘Open Balkan’ po funksionon në bujqësi, është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia

Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu, komenton nismën “Open Balkan”, duke thënë me ironi se kjo nismë “në bujqësi ka filluar të funksionojë shumë mirë”.

Në një postim në ‘Facebook’, Bregu thekson se është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë, duke shtuar se “qumështi i freskët do të vijë nga Serbia dhe nuk do prodhohet më në Shqipëri”.

Postimi i plotë:

” Open Balkan ” në bujqësi ka filluar të funksionojë shumë mirë.
Është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë.
Gjatë mandatit të dytë, është ulur me mbi 30% numri i kafshëve të gjalla.
Me këtë ritëm, gjatë mandatit të tretë, lopët, dhitë dhe delet, do jenë më pak se numri i qenve dhe maceve.
Por e rëndësishme është që qumështi i freskët, për aq sa mund të jetë i tillë, do të vijë nga Serbia dhe nuk do prodhohet më në Shqipëri.

Vasili për kabinetin e ri: “Qeveria talebane e Mullah Omar Ramës!”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me krijimin e qeverisë së re ‘Rama 3’. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili e cilëson kabinetin e ri si; ‘Qeveria talebane e Mullah Omar Rames!’. Mes të tjerash Vasili thekson se synimi i kësaj qeverie është zhvatja përmes koncesioneve.

“Mullah Omaret kudo qe shfaqen kane fund te paracaktuar dhe pa kthim, i mjere kushdo qe ka iluzione per te kunderten.”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
Qeveria talibane e Mullah Omar Rames!!
Qeveria talibane, e sapo pjelle e Mullah Omar Rames ka vetem nje fraze ne program:
“Ne do te vazhdojme zhvatjen, ndersa ju zhdukuni nga Shqiperia”.
Qeveria e Mullah Omar Rames do te vazhdoje te rrembeje koncesione, do te vazhdoje te rrembeje qindra tendera sekrete, do te vazhdoje te beje rruge ku kilometri eshte i me i shtrenjte se floriri, do te vazhdojne qytetaret te jene ne meshire te fatit ne kulmin e Pandemise, do te vazhdoje te mos kete aspak drejtesi per qytetaret se drejtesia eshte e kapur, do te vazhdoje te rrembehet dhunshem prona publike dhe private, do te vazhdoje qe droga, paraja e piset dhe kriminelet te telekomandojne qeverisjen e Mullah Rames.
Mullah Omar Rama ka vetem nje devize:
“Pas meje ne jete jete , gur mbi gure mos mbete”.
Mullah Omari i vertete e mori ndeshkimin e merituar dhe u asgjesua pa asnje meshire nga forcat e se mires.
Sikurse ai edhe ky qe eshte ketu nder ne nuk do ti shpetoje ndeshkimit.
Mullah Omaret kudo qe shfaqen kane fund te paracaktuar dhe pa kthim, i mjere kushdo qe ka iluzione per te kunderten.

‘Rama 3’ si ‘Rama 2’ – nga 16 poste ministrore, 12 iu jepen grave

Në Shqipëri, qeveria e re e kryeministrit Edi Rama do të ketë shumë pak ndryshime. Në postet kryesore, u rikonfirmuan ministrat aktualë: Olta Xhaçka në krye të diplomacisë, Niko Peleshi te Mbrojtja dhe Bledi Çuçi si i Brendshëm. Po ashtu, asnjë ndryshim nuk do të ketë as në krye të ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, të Shëndetësisë, të Arsimit apo dhe të Kulturës.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, merr postin e zëvendëskryeministrit, duke pasuar Erion Braçen, i cili e kishte bërë të qartë vetë se nuk do të ishte më pjesë e ekzekutivit të ri. Ndryshime pati në krye të Financave dhe Ekonomisë, ku Anila Denaj, zëvendësohet nga Delina Ibrahimaj, drejtoresha aktuale e Tatimeve. Në ministrinë e Drejtësisë, ikën Etilda Gjonaj. Në vend të saj, Ulsi Manja, i cili vitet e fundit drejtoi Komisionin parlamentar të Ligjeve. Edhe në krye të Bujqësisë vjen një emër i ri, Frida Krifca, e cila pason Milva Ekonomin. Kjo e fundit merr një ministri pa portofol, atë për Standartet dhe Shërbimet.

Dy emra të tjerë të rinj, do të jenë po ashtu ministra Shteti: Edona Bilali për Mbrojtjen e sipërmarrjes dhe Bora Muzhaqi. Rikthim në qeveri dhe për Mirela Kumbaron, ish ministren e Kulturës e cila do të drejtojë Mjedisin dhe Turizmin. Në total, nga 16 poste ministrore, 12 i janë besuar grave. VOA

Legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë fillon punimet më 10 shtator

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar datën e mbledhjes së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, e cila do të hapet më 10 shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë ka njoftuar se presidenti Meta ka dekretuar datën 10 shtator për mbledhjen e parë të Legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u mbajtën më 25 prill të këtij viti të cilat i fitoi Partia Socialiste e Shqipërisë(PS), e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, duke siguruar mandatin e tretë qeverisës.

PS fitoi 74 mandate nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë. Në vend të dytë u rendit koalicioni i udhëhequr nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), duke fituar 59 mandate.

Partia tjetër opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), renditet në vend të tretë me 4 mandate. Ndërkohë, 3 mandate i ka fituar edhe Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ka konkurruar më vete.

Ndërkohë, në fillim të shtatorit pritet të prezantohet kabineti i ri qeveritar, që do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Ish-të përndjekurit: Sekretarja e PD nuk i përket shtresës tonë

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Nebil Çika, ka reaguar pas emërimit të Jonila Godoles si sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD.

Nebil Çika thekson se sekretarja e PD-së nuk i përket shtresës të të përndjekurve politikë dhe s’ka lidhje me strukturat e organizatës që ai drejton.

Postimi i Nebil Çikës:

Sqarim i detyruar !

Në pozitën e kryetarit zgjedhur të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë, dje dhe sot, kam marrë qindra mesazhe e telefonata nga të përndjekur politikë antikomunistë përsa i përket emërimit nga z.Basha të znj.Jonila Godole ,sekretare për të përndjekurit politikë në PD .

Më duhet të sqaroj të përdjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë dhe opinionin publik, se ky zhvillim në PD nuk ka asnjë lidhje me ne .

Znj.Godole nuk është pjesë e shtresës së përndejkur politike antikomuniste dhe emërimi i sajë nuk ka asnjë lidhje me ne . Është vendim i z. Basha dhe i strukturave të PD. Do të ishte mirë që ne një post të tillë të ishte përzgjedhur një i përndjekur politik antikomunistë ,pra njëri nga ne,që në PD jemi me shumicë ,por kjo nuk ka ndodhur.

Ne kemi kërkura zyrtarisht dhe publikisht nga z. Basha dhe PD që të marrë edhe miratimin tonë kur bëhet fjalë për përfaqësues politikë apo drejtues forumesh që kanë lidhje me të perndjekurit politikë por ai nuk e ka parë të arsyeshme të na dëgjojë për këtë kërkesë tonën .

I angazhuar në detyrat e mia si kryetar i zgjedhur i të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë nuk i kam dëgjuar apo lexuar çka thënë znj. Godole si sekretare në PD por jam i prirë të respektoj mendimin politik të çdokujt deri sa ai nuk prek kauzën dhe interesat e të përndjekurve politikë antikomunistë .

Dua të siguroj të gjithë bashkëvuajtësit dhe bashkëluftëtarët tanë se pavarësisht zgjedhjeve të z.Basha dhe forumeve të PD të personave që merren me çështjet e të petbdejkurve politikë , marrëdhnia jonë me PD është parimore e sinqertë dhe ka në themel raportin e sajë me kauzën të drejtat e interesat tona .

Mendoj se mardhënia me të përndjekurit politikë antikomunistë është jetike për PD dhe çdo mungesë serioziteti i trajtimit të sajë nga lidershipi demokrat ka pas dhe do të ketë koston e sajë politike e elektorale.

Shumë herë z. Basha ka shfaqur paqartësi e ka marrë vendime jo korrekte përsa i përket raporteve me të përndjekurit politikë antikomunistë,duke u përpjekur të faktorizojë si përfaqësues të të perndjekurve politikë, individë e organizat që nuk kanë lidhje me ne ,përkundrazi ,vijnë nga radhët e persekutorëve .

Këto vendimarje të gabuara të tij janë kundërshtuar nga ne por janë vullnet e përgjegjësi poitike e tijë .

Ne të përndjekurit politike antikomunistë i zgjedhim vetë përfaqësuesit tanë dhe jemi transparentë për këtë. Vetëm të zgjedhurit tanë kanë të drejtën të flasin në emrin tonë dhe mbajnë përgjegjësinë politike,ligjore e morale për ato që bëjnë e thonë.

Çdo fjalë tjetër që mund të spekulohet në emrin tonë nuk është as vullnet e as përgjegjësi e jona .

Duke përfunduar dua të theksoj se znj. Godole nuk eshtë as përfaqësuese e as përgjegjësi e jona.

Ne vlerësojmë çdo kontribut e mbështetje që na vjen nga organizata politike e shoqërore e individë por i përcaktojmë

prioritet dhe i zgjedhim vetë përfqësuesit tanë .

Nebil Çika

PD bëhet me 4 nënkryetarë, ja përbërja e udhëheqjes së lartë

TIRANË

Partia Demokratike bëhet me katër nënkryetarë, ku dy prej tyre janë gra.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kanë marrë miratimin për të qenë nënkryetarë të PD dhe njëherësh “krahu i djathtë” i Bashës, demokratët Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Gjithashtu, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, ndërsa është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Njoftimi i plotë:

Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.

Deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Nënkryetarë te Grupit Parlamentar te PD-se: Ervin Salianjin dhe Luçiano Boçin. Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamnetar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu.

Drejtuesi politik i Qarkut të Fierit Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.

Rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Deputetja e zgjedhur, Flutura Açka është nominuar për një post të rëndësishëm, atë të Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana, është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor.

Për Sekretare për Pronarët dhe cështjet e pronave, Basha ka nominuar Ledina Mandian. Ndërsa Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh.

Basha ka krijuar Sekretariatin për Klimën e Biznesit për të cilin është propozuar emri i Drejtuesit Politik të Qakut Kukës, dhe sipërmarrësit Flamur Hoxha.

Sekretariati per voten e emigranteve që krijohet për herë të parë është propozuar të drejtohet nga Belind Kelliçi.
Oriela Nebiaj, do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.

Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë nominuar dy zonja, Arta Sakja dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli.

Për postin e Sekretarit Organizativ, është propozuar z. Ervin Minarolli, ndërkohë që
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, emri i propozuar është Ivi Kaso.

Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë nominuar Taulant Zeneli dhe Endri Hasa.

Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci.

Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti

Basha në Këshillin Kombëtar: Duhet të luftojmë me gjithë forcë!

TIRANË

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Partisë më të madhe opozitare në vend.

Mbledhja ka nisur me fjalën e kryedemokratit Lulzim Basha, ku gazetari Osman Stafa ka siguruar për “BalkanWeb” disa nga mesazhet e tij dhënë për demokratët.

Mes të tjerash, Basha ka deklaruar se detyra kryesore e çdo demokrati është të bëhet zëri i qytetarëve, duke shtuar se të gjithë duhet të luftojnë me gjithë forcë.

“Më shumë gra dhe të rinj në Këshillin Kombëtar. Detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve. Si fillim dua t’u uroj mirëseardhjen anëtarëve për herë të parë në Këshillin Kombëtar, që këtë vit është pasuruar me më shumë të rinj dhe të reja, me më shumë zonja dhe zonjusha. Beteja të mëdha kemi bërë gjatë këtyre viteve, e të tjera kemi përpara, pasi ajo që ishte e vërtetë para 25 prillit është e vërtetë edhe sot. Shqipëria ka ngecur në vend numëro, peng e qeverisë më të korruptuar në mbarë Europën, që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Masakra zgjedhore nuk u dha asnjë zgjidhje qytetarëve. Problemet e tyre nuk janë më të vogla, por më të mëdha, nevoja e tyre për një jetë të më të mirë nuk është përmbushur, por kërcënohet nga i njëjti model që shkaktoi varfërimin dhe largimin e më e të paktën 500 mijë shqiptarëve. Prandaj, përballë zgjidhjes së munguar dhe ndryshimit të mohuar përmes atyre mjeteve që ju i njihni më mirë se kushdo tjetër, ne kemi përgjegjësinë për të luftuar për njerëzit e këtij vendi, për të qenë pranë tyre për problemet e vogla e të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve, duke mos harruar për asnjë çast të vetëm se kush jemi dhe çfarë përfaqëson Partia Demokratike. Mos harroni se edhe kur kishim kundër nesh të gjithë shtetin, oligarkët, krimin e organizuar, ne, të gjithë bashkë arritëm t’u japim shqiptarëve shpresë. Prandaj duhet të luftojmë me gjithë forcën tonë për ta mbajtur gjallë këtë shpresë dhe të jemi krenarë për atë cfarë kemi arritur, pa përdorur asnjë mjet të paligjshëm, pa blerë vota, pa shantazhuar njerëzit, pa u ndotur me krimin dhe llumin e shoqërisë, siç ka bërë kundërshtari ynë, por vetëm me forcën e besimit tonë, duke mishëruar vlerat për të cilat kjo Parti ka lindur dhe jeton.

Ndaj mbajeni kokën lart. Mos lejoni që jermi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhor, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin. Por nga besimi që ne kemi te vlerat tona, falë të cilave kemi qëndruar edhe në ditët më të errëta të këtyre tre dekadave, pa u thyer, pa u lodhur, pa e humbur vullnetin për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në 25 prill, shqiptarët na besuan dhe na dhanë forcë. Po ashtu demokratët, që ne sot përfaqësojmë në këtë sallë, na besuan në proceset e brendshme dhe kërkuan vijimin e përballjes për të shpëtuar demokracinë dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Ne kemi detyrën që këtë vullnet të shqiptarëve dhe të demokratëve ta kthejmë në aksion politik.

Prandaj sot, jemi mbledhur për të përfunduar këtë fazë të parë të reformimit tonë të brendshëm në funksion të suksesit të betejës tonë kundër këtij regjimi të korruptuar, dhe për të sjellë ndryshimin që njerëzit presin me padurim dhe që ju mohua dhunshëm në 25 prill”, ka thënë Basha.


Send this to a friend