VOAL

VOAL

Copyright © 2022
  • Ballina
  • AKTUALE
    • Lajmi i fundit
    • Fokus
    • Lajme të tjera
    • Video
  • ED/OP
    • Editoriale
    • Opinione
    • Blog
    • Op-English
  • ZVICRA
    • Lajme
    • Diaspora shqiptare
    • Ta njohim Zvicrën
    • Schweiz De
    • Suisse Fr
    • Svizzera It
  • POLITIKE
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajon
    • SHBA
    • Europë
  • MULTIMEDIA
    • Aforizma
    • Aforizma e Dites
    • Intervista
    • Press
    • Reportazh
    • Dossier
    • Dokument
    • Video
    • People
  • BOTA
    • Te rejat e fundit
    • Lajme
    • Foto e dites
  • DIASPORA
    • Diaspora në Europë
    • Diaspora në SHBA
    • Diaspora në Botë
  • KULTURË
    • Art
    • Letërsi
    • Shkencë
    • Jeta Artistike
    • Guzhinë
    • Përkujtime
    • Urime
  • LIFESTYLE
    • Hollywood
    • Horoskopi
    • Shëndeti
    • Showbiz
    • Moda
    • Femina
  • KRONIKË
    • Kronika e zezë
    • Kronika rozë
    • Gossipe
  • SPORT

VOAL

  • Ballina
  • AKTUALE
    • Lajmi i fundit
    • Fokus
    • Lajme të tjera
    • Video
  • ED/OP
    • Editoriale
    • Opinione
    • Blog
    • Op-English
  • ZVICRA
    • Lajme
    • Diaspora shqiptare
    • Ta njohim Zvicrën
    • Schweiz De
    • Suisse Fr
    • Svizzera It
  • POLITIKE
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajon
    • SHBA
    • Europë
  • MULTIMEDIA
    • Aforizma
    • Aforizma e Dites
    • Intervista
    • Press
    • Reportazh
    • Dossier
    • Dokument
    • Video
    • People
  • BOTA
    • Te rejat e fundit
    • Lajme
    • Foto e dites
  • DIASPORA
    • Diaspora në Europë
    • Diaspora në SHBA
    • Diaspora në Botë
  • KULTURË
    • Art
    • Letërsi
    • Shkencë
    • Jeta Artistike
    • Guzhinë
    • Përkujtime
    • Urime
  • LIFESTYLE
    • Hollywood
    • Horoskopi
    • Shëndeti
    • Showbiz
    • Moda
    • Femina
  • KRONIKË
    • Kronika e zezë
    • Kronika rozë
    • Gossipe
  • SPORT

Shqipëri

Emisioni investigativ Fiks Fare zbulon restorantin superluksoz i kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë

Korçë – Emisioni investigativ “Fiks Fare”, në “Top Channel” mbrëmjen e së martës ka udhëtuar në qytetin e Korçës, ku në vijimin e denoncimeve lidhur sistemin e drejtësisë, ka sjellë për shikuesit pronat disa miliona euro që janë në pronësi të gjyqtarëve apo prokurorëve.

Ndërtesa e parë është një lokal superluksoz, i vendosur në shëtitoren “Republika” të qytetit të Korçës, i cili siç thuhet dhe nga vetë banorët, por edhe punonjësit, se është në pronësi të Kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë, Entela Prifti.

Në Gjykatën e Apelit Korçë
Fiksi: Entela Prifti, kryetarja e gjykatës…
Polici: Po këtu është, por nuk ka ardhur.
Fiksi: Në çfarë ore vjen zakonisht ajo?
Polici: Po, kur ka gjyqe. Mundet të vijë tani, mundet të vijë pas gjysmë ore, orar të ri nuk di.

Në lokalin “Find Four”, bulevardi “Republika” në Korçë
Fiksi: Shumë e bukur kjo vila, e kujt është? Qenka e re.
Kamarierja: Është bar, restorant, piceri…
Fiksi: Ore gjithë kjo vilë, pronari kush është i godinës?
Kamarierja: Pronari i godinës është Petrit Tare, drejtori i ujësjellësit, e ka si godinë. (Bashkëshorti i Entela Priftit, kryetares së Gjykatës së Apelit, Korçë)
Fiksi: Është bërë gjithçka me dorë, e shikoj unë.
Kamarierja: Punimet e kësaj kanë zgjatur katër vjet e gjysmë.

Objekti i dytë, është një pikë karburanti në pronësi të Irma Ballit, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë.
Bisede me vëllain e prokurores Irma Balli
Fiksi­: Keni pronarë të tjerë?
Vëllai i prokurores­: Ka, ka pronarë të tjerë… Kam dy motrat…
Fiksi­: Ju jeni pronar?
Vëllai i prokurores­: Me motrat…
Fiksi­: Me na u prezantu…
Vëllai i prokurores­: Unë Petraq Robi e kam
Fiksi­: Po motrat apo mbajnë mbiemrin tënd? Njëlloj e kanë?
Vëllai i prokurores­: Jo, motra është e martuar, ajo e ka Balli, është në
Prokurorinë e Apelit… Është prokurore e Apelit…
Fiksi­: Si e ka emrin motra?
Vëllai i prokurores­: Irma….
2016-01-13_08-49-01

Gazetari Artan Hoxha tek Zëri Amerikës: Emri i afishuar në përgjime është i Ilir Metës

Gazetari i News24 nxjerr dokumentat e organit të akuzës dhe bisedat e përgjuara gjatë hetimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, mes tyre dhe mesazhe e komunikime me kreun e LSI-së Ilir Meta

Armand Mero

Që prej vitit 2008 biznesmeni Katriot Ismailaj ishte nën hetim nga prokuroria nën dyshimin e pastrimit të parave. Në rrugë zyrtare telefoni i tij ishte vënë në përgjim. Sipas dokumentave të publikuar mbrëmë në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan, nga gazetari I Neës24 Artan Hoxha, gjatë përgjimeve janë regjistruar dhe bisedat e tij me kryetarin e LSI-së Ilir Meta: “Ekziston në transkriptimin e bërë nga organi i akuzës, nga bisedat e përgjuara, dhe biseda që janë kryer mes biznesmenit në fjalë dhe një politikani, që në rastin konkret e në bazë të numrit të telefonit të afishuar aty, është kryetari aktual i parlamentit Ilir Meta”.

Sipas gazetarit Hoxha ka biseda të bëra pak ditë para zgjedhjeve të qershorit 2009: “Janë kërkuar shifra të tilla të mëdha parash në prag të zgjedhjeve dhe po ashtu është influencuar që kanidatë për deputetë në disa zona të vendit, të ndihmohen duke marrë tregti bankare, në banka të nivelit të dytë, për të përballuar fushatën zgjedhore të qershorit 2009. Në datën 22 qershor të atij viti ku kërkohet sipas mesazhit “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”.

Zoti Meta nuk e ka fshehur se ka patur njohje me biznesmenin duke saktësuar, pikërisht pak ditë më parë, se nuk mund të ishte në dijeni të aktivitetit të tij, sikundër dhe të biznesmenëve të tjerë me të cilët ka njohje. Ndërsa në parlament, në rastin e debatit për cështjen e CEZ, ai tha se Ismailaj nuk i kishte kërkuar asnjë herë favore dhe se ai nuk i kishte bërë favore atij.

Normalisht përgjimi i njerëzve me imunitet është i ndaluar, pa një autorizim të vecantë, por duket se në këtë rast prokuroria ka vlerësuar se bisedat me zotin Meta kanë dalë nga regjistrimi i biznesmenit nën hetim.

Në fund të vitit 2010 cëshja ndaj Kastriot Ismailajt u mbyll. “Kur është pushuar hetimi, kishte ndryshuar situate. Zoti Meta nuk ishte më në opozitës, por ishte pjesë e rëndësishme e qeverisë Berisha-Meta, pas zgjedhjevetë 2009-ës, ishte zëvendëskryeministër. Ndërkohë biznesmeni i cili ishte nën hetim Ismailaj, kishte krijuar kompaninë DIA dhe kishte lidhur marrëveshjen me kompaninë CEZ, për të mbledhur borxhet”, nënvizon Hoxha.

Sipas prokurorit të cështjes Gentjan Osmani, i cili sot drejton njësinë Task Forcë Antikorrupsion pranë prokurorisë së krimeve të Rënda, pavarësisht se ekzistonin dyshimet për pastrim parash, nuk kish qenë e mundur gjetja e provave. Në 2015 hetimi do të rihapet për të kërkuar pikërisht provat e munguara, ndërkohë që biznesmeni Ismailaj kishte hedhur në gjyq shtetin shqiptar për cështjen CEZ-DIA duke kërkuar 135 milion euro.

Gazetari Hoxha thotë se dokumentat që ai disponon janë zyrtare: “Janë të gjitha dokumenta zyrtare, që publikohen pasi janë vendime të prokurorisë dhe nuk janë dokumente Top Sekret, publikimi i të cilave mund të përbënte problem”.

Lidhur më këtë cështje nuk patur asnjë prononcim. Zyra e shtypit e kryetarit të Parlamentit e pyetur nga Zëri i Amerikës, tha se nuk ka asnjë koment apo reagim.

Reforma në Drejtësi, mbyllet rishikimi projektit nga ekspertët

Ekspertët deklaruan se kanë marrë parasysh disa nga propozimet e përfaqësuesve të së djathtës, të cilët u larguan të dielën. Asnjë ndryshim për pikën kryesore të kundërshtimeve. Mbetet në fuqi skema me 3/5 e votave për emërimet nga parlamenti

Në Shqipëri grupi i ekspertëve të nivelit të lartë mbylli mbrëmë rishikimin e projektit të ndryshimeve kushtetuese mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Kostitucionalisti Sokol Sadushi, i shoqëruar nga përfaqësuesit e Euralius (misioni i Bashkimit europian i asistencës për Drejtësi) dhe Opdat (misioni amerikan) njoftoi se “Puna e grupit të ekspertëve është e përfunduar dhe ne e kemi draftin gati për t’ia dorëzuar Komisionit ad hoc”, u shpreh ai. Tani do të jetë ky Komision i cili do të duhet të miratojë për t’ja kaluar më pas Komisionit të Venecias për vlerësimin përfundimtar.

Përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë dy ditët e fundit në takimet e ekspertëve. Ata u larguan duke akuzuar se nga ana e shumicës nuk u morën parasysh alternativat e propozuara prej tyre, kundër përzgjedhjes me tre të pestat e votave të anëtarëve të disa institucioneve të Drejtësisë nga ana e parlamentit. Opozita i referohet pikëpyetjeve të ngritura nga Komisioni i Venecias për këtë cështje, për të cilën dje u prononcua sërish dhe kryetari demokrat Lulzim Basha: “Në bazë të këtij rekomandimi të qartë, të zezë mbi të bardhë të Venecias, ekspertët tanë bënë propozimet përkatëse dhe  me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë u arrit një formulë kompromisi, e pas kësaj ekspertët e Edi Ramës u tërhoqën për t’u konsultuar qartësisht me Edi Ramën. Të nesërmen, me rikthimin e ekspertëve në tryezën e punës ishte e qartë se vullneti i Edi Ramës ishte kapja e drejtësisë dhe jo reforma në drejtësi.  U zhbë formula e kompromisit të së shtunës dhe me kokëfortësi u insistua në shumicën prej 3/5 që është shumica që disponohet nga dyshja Rama –Meta”, deklaroi kryetari i opozitës.

“Një pjesë e vërejtjeve të tyre janë përfshirë në materialin tonë, ndërsa pjesa tjetër jo. Ne e konsiderojmë punën të plotë”, shpjegoi zoti Sadushi duke saktësuar se në variantin përfundimtar i cili do t’i shkojë Komisionit ad hoc ekziston vetëm një opsion. “Do jetë me 3 të pestat”. Ndërkohë, ekspertët kanë pranuar disa nga propozimet e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë, të cilat janë paraqitur si variante alternative. Zoti Sadushi nuk shpjegoi se cilat ishin konsideruar të vlefshme. Dy ekspertët e përzgjedhur prej Ministrisë kishin dorëzuar të dielën në mbrëmje një paketë me ndërhyrje kushtetuese të cilat në thelb ishin tërësisht të ndryshme nga projekti mbi të cilin po punohej.

Gjatë ditës së djeshme tema e reformës në Drejtësi duket se ka qenë në qendër të një takimi që ambasadori amerikan Donald Lu pati me presidentin Bujar Nishani. Javën e shkuar presidenti kërkoi një tryezë të drejtuesve kryesorë politik të vendit, ndërsa dje, në një intervistë për të përditshmen “Panorama” ai kritikonte me nota të forta procesin e reformës. Sipas tij ai ishte “një proces i mbyllur, aspak profesional, i njëanshëm dhe pa asnjë objektiv të deklaruar qartë”. Presidenti është i mendimit se një vit e gjysëm punë e ekspertëve të huaj dhe vendas të angazhuar nga Komisioni ad hoc i parlamentit shqiptar ishte një kohë e cila “shkoi dëm. Komisioni i Venecias e rrëzoi të gjithë themelin e asaj që ishte shkruar dhe palët u ulën të nisin nga pika zero”, shprehet zoti Nishani, I cili shkon më tej kur hedh dyshime se shumica mund të kërkojë të korruptojë deputetë të opozitës për të garantuar votat e nevojshme për miratimin e reformës.

Mbi takimin mes presidentit Nishani dhe ambasadorit amerikan nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar. Ndërkohë që pasditen e djeshme, diplomati amerikan është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama. Ambasadori Lu ka qenë një mbështetës i fortë i procesit të reformës, ndërsa në mënyrë të përsëritur ka nënvizuar publikisht se projekti i ndryshimeve kushtetuese mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe se ekspertët e saj dhe të Bashkimit europian janë pjesë e hartimit të këtyre ndryshimeve. Madje ai është shprehur se Shtetet e Bashkuara bashkëndajnë pronësinë mbi projektin e hartuar.

Vatikani pret emërimin e Ambasadorit – Presidenti nuk e firmos emrin e Visar Zhitit

Akoma Shqiperia nuk ka ambasador në Vatikan. Seksioni në shqip i Radio Vatikanit raporton se në fjalimin tradicional drejtuar ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë në sallën Regia të Pallatit apostolik të Vatikanit, Papa Françesku nënvizoi me kënaqësi se, gjatë vitit të kaluar, numri i ambasadorëve rezidentë në Romë është rritur më tej.

Visar Zhiti vazhdon të jetë i ngarkuari me pune i qeverise shqiptare ne Vatikan, sepse Presidenti Nishani nuk e ka firmosur dekretin me propozim të kryeministrit.

Radio Vatikani organi zyrtar i selisë së shenjtë shpreh shqetësimin për mospërfaqësimin e Shqipërisë në nivel ambasadori në Vatikan. “Vendi i shqiponjave”, siç e quajti Papa Françesku, Shqipërinë, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, më 21 shtator 2014, ende nuk përfaqësohet pranë Selisë së Shenjtë me një ambasador. Radio Vatikani thote se ambasadori i fundit i Shqipërisë pranë Vatikanit është larguar prej muajsh dhe Visar Zhiti i emëruar nga kryeministri Rama si ambasador pranë Selisë së Shenjtë, vijon të mbetet i ngarkuar me punë.

Shqipëria ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë më 7 shtator 1991, në rangun e Nunciaturës Apostolike për Vatikanin e të Ambasadës për Shqipërinë .

Ne vendin me fuqinë më të madhe në botë, ku falen presidentët më të mëdhenj të globit, Shqiperia e vogël nuk emëron si ambasador një njeri të madh si Visar Zhiti.

Shqetësimi im është nuk është personal, por publik Nga Entela KASI

“Atje në shtëpinë e prindërve të mi në fshat, në kodrën që  të  drejton kah mali i Moravës, gjendet një tunel, një tip vendstrehimi për kohë lufte, i ndërtuar në kohën kur Shqipëria ishte e izoluar dhe e rrethuar me vetveten sfidonte rrezikun e madh botëror.  Sot, janë ende në modë bunkerët dhe kërpudhat. Them të kultivoj ca kërpudha aty brenda, pasi trustin e lulelakrës e ka përkufizuar qartë Brehti, tek Arturo Ui….

Sigurisht që nuk do të mungojë ajri i pastër i Moravës, ku herë pas here do të ngjitem për të  lexuar Njeriun e natyrës, së  Rusoit,  për të kuptuar qytetarin shqiptar të shekullit të XXI….Nuk besoj që ky status të lexohet si ‘ arrati, agjitacion dhe propagandë apo sabotim’.

Pas publikimit të statusit tim të lartpërmendur nga mediat shqiptare online, gazetarja Sh. M, e gazetës Shqip, mu drejtua pikërisht me këtë pyetje që unë po e sjell më poshtë. Pas pyetjes të saj në atë mbrëmje i dhashë këtë përgjigje të shkurtër.”

Sh. M.- Prej disa orësh në mediat sociale qarkullon lajmi se jeni shkarkuar nga detyra. MAS pretendon zyrtarisht se motivacioni që e çoi DAR Tiranë në marrjen e këtij vendimi, është fakti që ju nuk jeni paraqitur në mësim as dy javë përpara se të publikonit letrën drejtuar kryeministrit Rama dhe as dy muaj pas publikimit të saj. Burime zyrtare në këtë institucion pretendojnë se iu është komunikuar vazhdimisht që duhet të ktheheni në shkollë, por që sipas tyre nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje nga ju, shkaku që çoi në shkarkimin tuaj nga detyra, në shkollën “Qemal Stafa”.

Ku konsiston e vërteta? Pse ky vendim për largimin tuaj nga puna, pas një jete përvojë në arsim?

E. K : Pyetjes  tuaj në lidhje me vendimin për largimin tim nga puna pas një përvoje në arsim duhet ti përgjigjen drejtuesit e Institucioneve të Arsimit në Shqipëri. Mbase ju si media duhet të bëni investigimin tuaj, në shërbim të së vërtetës.

Sot e shoh të arsyeshme ti përgjigjem pyetjeve të shumta që mund të kenë mediat për këtë çështje.

MAS sipas referencës që jep paska pretendimin se unë nuk jam paraqitur në punë dy javë para publikimit të letrës drejtuar kryeministrit dhe publikut. Letra është publikuar në datën 25.11.2015. Unë nuk jam paraqitur në punë në datën 23.11.2015, dhe po atë ditë kam njoftuar  Institucionin të merrte masa për zëvendësimin e orëve të mia mësimore, për të mos pasur kosto mungesa ime tek nxënësit. Ndërkohë kisha një problem shëndetësor dhe isha me raport mjekësor, të cilin  ju mund ta verifikoni në shërbimin e mjekut të familjes. Data 23 dhe 25 krijojnë një diferencë prej dy ditësh, jo dy javësh.

Në letrën time publike i kam kërkuar institucioneve ta lexojnë dhe po atje kam shkruar se nuk i kthehesha ushtrimit të detyrës deri sa prej atij institucioni të larosheshin drejtuesit të cilët nuk krijonin thjesht një shqetësim personal por një shqetësim publik.

Kam pritur që të ketë reagim zyrtar dhe publik, gjë që nuk ndodhi. Duke cituar titullaren në intervistën e saj në TV News 24, të dt. 26. 11. 2015 ajo pretendon se nuk ka dijeni për gjëra të cilat unë I kisha bërë publike, madje ajo thekson se është e ofenduar prej letrës sime, ndërkohë që  isha një mësuese me vlerësim shumë mirë nga drejtoria e shkollës. Për më tepër më prisnin të kthehesha në punë ditën e hënë, ndërsa shkolla fillonte ditën e martë për shkak të pushimeve të festave të Nëntorit.
Në fund të intervistës ajo u shpreh për dosjet e diktaturës. Po ju sqaroj edhe një herë, unë nuk kthehesha në punë deri ditën që do të largoheshin individët që përmendja si shembull konkret në atë letër zyrtare, e përveç kësaj unë nuk mund të kthehesha në institucion integriteti i të cilit po vihej në dyshim pikërisht prej drejtuesve të tij.

Ajo thotë në media që nuk ka dijeni! Unë kam një pyetje publike për të, të njëjtën pyetje që i kam ndërtuar në mëngjesin e ditës së hënë, dt 2. 11.2015, së cilës ajo nuk pati kohë apo dëshirë të përgjigjej.

Në datën 1.11.2015, në orën 21:01, ditën e diel, në telefonin tim mbërriti pikërisht ky mesazh: ‘Nesër, të dielën, brenda orës 10 të sjellësh në shkollë të gjitha dokumentet që u kemi kërkuar të gjithë mësueseve ku ju jeni nga të vetmet që nuk jeni treguar korrekte, duke na penguar si drejtori për të kryer detyrat.’

Si e kisha penguar unë institucionin?

Cila ishte karta ime e performancës ne lidhje me korrektesën për të cilën akuzohesha po nga drejtoria?

Dhe cilat ishin këto dokumente që duhej ti dorëzoja në ditën e diel, e cila ishte ditë pushimi?

Përse një mesazh i tillë më dërgohej në emër të drejtorisë së gjimnazit në mbrëmje vonë?

Cili ishte qëndrimi zyrtar i drejtuesve për këtë çështje të cilën duhej të ma sqaronte me shkrim, dhe përse ajo asnjëherë nuk iu përgjigj zyrtarisht kërkesës që i bëra unë?

Po atë ditë, pas mbarimit të mësimit në turnin e paradites, unë isha duke fotokopjuar në Sekretarinë e shkollës disa dokumente pune që na ishin kërkuar ti plotësonim e dorëzonim brenda ditës. Bashkëdrejtuesi i institucionit, dërguesi i mesazhit që citova më lart, nuk e pati aspak problem të shkelte të gjitha rregullat e etikës, duke më ulëritur në fytyrë në mes të kolegëve që prisnin radhën për të përdorur fotokopjen, në mënyrën më banale të mundshme, ( ndërsa tymi i duhanit po i përzihej me alkoolin që kishte konsumuar).

Sa herë kishte njoftuar drejtoria, prindërit e gjimnazistëve që konsumonin duhan duke i kujtuar gjobat që duhet të paguanin sipas ligjit anti – duhan, dhe përse asnjëherë kjo drejtori nuk I kujtoi nëndrejtorit të Institucionit zyrtarisht se ai po shkelte të njëjtin ligj që e thyenin minorenët? Përse qytetarët shqiptarë nuk ishin të barabartë përballë ligjit?

Me çfarë morali ky staf drejtues, pasi thyente ligjet e shtetit, iu kujtonte zyrtarisht ligjet e shtetit komunitetit dhe gjimnazistëve të Shkollës ‘Qemal Stafa’?

Pse ky staf kishte fuqi të mbyllte derën e shkollës para orës 8:00 dhe linte për gjashtë orë të tëra jashtë shkollës gjimnazistët duke na kërkuar të vendosnim 6 mungesa ditore ndërsa nxënësit ishin lënë jashtë derës po prej nesh?

Bazuar në cilin ligj të Republikës së Shqipërisë ky anëtar i stafit drejtues ngrinte zërin dhe fyente brenda institucionit komunitetin të cilit duhej ti shërbehej? Për atë se çfarë bënte ky individ brenda zyrës së tij me nxënësit apo prindërit e tyre nuk mundem të flas unë. Kjo u takon atyre!

Nëse drejtoria nuk ka dijeni, le ti kthehet dokumenteve të punës, mbledhjeve me protokoll të mbajtura nga sekretaria, po ashtu edhe bllokut të shënimeve të individit në fjalë apo edhe dokumenteve të saj zyrtare dhe jozyrtare. Unë po i sjell në vëmendje vetëm një dokument zyrtar, raportin e drejtorisë së shkollës për këshillin pedagogjik i cili ishte analiza e punës një vjeçare të institucionit. Isha e listuar në vendin e parë për mungesa në punë, ndërsa kisha munguar rreth dy javë të plota në një vit për arsye serioze të shëndetit, dhe këto ky dokument  nuk e specifikonte aspak.

Pas kësaj, në fund të mbledhjes, nëndrejtori , u ngrit dhe me zë të lartë tha: Në këtë shkollë ka mësues që e marrin rrogën kot! Ndërsa ai fyente mësues të caktuar, titullarja e pa shqetësuar për këtë akuzë publike të bashkëdrejtuesit jo vetëm që heshti, por as që mbajti qëndrim zyrtar, për ta përgënjeshtruar me kartën e performancës të mësuesve, të cilët ai nënkuptonte apo akuzonte.

Sot unë e kam përsëri të njëjtën pyetje: Cilët janë mësuesit që e marrin rrogën kot duke i shkaktuar një dëm kaq të madh Gjimnazit ‘Qemal Stafa’ , buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë?

Këto pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Dikush duhet ti përgjigjet zyrtarisht pyetjeve të mia. Dhe para se ti përgjigjet le të marrë kohën e duhur. Kështu do ti shërbehej jo vetëm së vërtetës, për çka unë citoj në letrën time publike, por do të krijohej mundësia që ngjarje të tilla të merrnin një herë e përgjithmonë fund në arsimin shqiptar të vitit 2016. Shqetësimi im është nuk është personal, por publik.

Vangjeli: Berisha rrëmbeu me furgon Fevziun dhe Bushatin më 1996

Analisti dhe këshilltari i Kuvendit, Lorenc Vangjeli ka komentuar gjithashtu debatin në distancë mes deputetit të PD-së, Sali Berisha dhe gazetarëve Blendi Fevziu dhe Andi Bushati.

Në një shkrim të tijin botuar në “Javaneës”, Vangjeli thotë se në vitin 1996, Berisha ka urdhëruar rrëmbimin e Andi Bushatit dhe Blendi Fevziut.

Në vitet ‘90-­të, atëherë kur digjeshin gazeta, rriheshin gazetarë dhe burgoseshin të tjerë për fjalën e lirë, për shkak të lirisë së fjalës dhe për hir të lirisë përtej fjalëve, Berisha u pikturua si tiran i medias. Por në asnjë rast ai nuk mundi të fitojë ndaj njerëzve të saj.

As kur i digjte gazetën Nikollës, as kur burgoste Sandrin e Martinin, as kur rrihte një listë të gjatë me gazetarë dhe as kur furgoni i tij i policisë rrëmbente Fevziun me të tjerë në mes të ditës e në mes të Tiranës.

Vetë Fevziu dhe gazetarë të tjerë nuk kanë folur kurrë për këtë episod kriminal që ishte epilog i dhunës po kriminale që u bë kundër opozitës në 28 maj 1996 në sheshin Skënderbej.

Por nëse ai furgon do të kishte përfunduar aty për ku ishte nisur, disa portrete mediatikë të sotëm nuk do të ishin me gjasë të tillë. Ishte dhe Bushati në atë furgon, sa për një kujtesë të së djeshmes për të kuptuar më mirë ca histori të shkëputura të së sotmes”, shkruan Vangjeli.

Deputeti i PD-së: Si i largoi Veliaj 550 punonjës të Bashkisë brenda një jave

Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës se po shkarkon në mënyrë antiligjore punonjës të administratës së Bashkisë. Sipas tij, në një javë të vetme, janë shkarkuar 550 punonjës të Bashkisë. Ai tha se vetëm më 31 dhjetor të vitit që lamë pas u shkarkuan 350 punonjës.

“Te dashur miq, dje arriti ne 550 numri i punonjësve të UKT te perzene ditet e fundit ne menyre antiligjore nga puna.

Vetem me dt 31 dhjetor, moren urdherin e debimit nga puna 350 punonjes te UKT. Kjo ishte kartolina e zeze qe ata dhe familjet e tyre moren nga Erion Veliaj.

Motivacioni nuk eshte dhene me asnje shkrese bashkelidhur qe te vertetoje motivin e lirimit, dhe pjesa derrmuese e punonjesve kane qene me kontrate te perhershme, keshtu qe praktika e ndjekur eshte teresisht e jashtligjshme.

Gjithashtu, para dy muajve, ne shkelje flagrante te ligjit te sherbimit civil Erion Veliaj largoi nga stafi i bashkise 120 punonjes te gjithe me status te nepunesit civil.

Ai ndermorri kete veprim nderkohe qe rriti me qindra vete numerin e punonjesve te Bashkise se Tiranes. Rekrutimet e reja po behen kundrejt ryshfetit prej 6 mije euro per person”, shkruan Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Forumi i Trashëgimisë jep alarmin: po degradon kisha arbërore e Rodonit

TIRANE – Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka dhënë alarmin për kishën e Shna Ndojit në Kepin e Rodonit, duke cituar Frederik Stamatin. Sipas Forumit, kisha në fjalë ku ruhen gjurmët e fundit të shqipes arbërore, gjurmë e drejtpërdrejtë e Skënderbeut, është dëmtuar tej mase, nga lagështira e jo vetëm.

Më poshtë postimi i Forumit: “Alarm që vjen nga Frederik Stamati, kimist restaurator, vëzhgues i hollë i problemeve e patologjive të artefakteve artistike. Një nga kishat më të rëndësishme të Shqipërisë për vjetërsinë dhe historinë e saj, kisha e Shna Ndojit në Kepin e Rodonit po degradon përditë. Do të ishte një nga humbjet më fatale rënia e suvasë ose degradimi i mëtejshëm i saj, pasi aty ndodhet gjurma e vetme e shqipes arbërore të kuqe në sfond të verdhë e gjetur brenda kufijve të Shqipërisë së sotme.

Lagështira po e bren përditë, me shpejtësi që është rritur pa masë vitet e fundit. Zotërinjtë që kujdesen për monumentet fatkeqësisht nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij monumenti, kështu që duhet ngritur një organizëm qytetar për marrjen nën mbrojtje të monumentit-dëshmitar. Puna nuk pret, pasi kjo gjurmë e drejtpërdrejtë e Gjergj Kastriotit duhet shpëtuar”.

Bujar Nishani: Ismail Kadare më injoroi për dekoratën

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit Bujar Nishani për të marrë dekoratën e “Urdhërit të Flamurit” me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij – raporton Facebook Spy, suplementi i fundjavës në DITA.

Nishani e zbuloi në një darkë me gazetarët se i është drejtuar me një letër Kadaresë, por nuk ka marrë një përgjigje nga shkrimtari.

“Eshtë një fakt që nuk e kam bërë publik në media. Por e vërteta është se i kam dërguar me shkrim një letër shkrimtarit, ku sugjeroja prezencën e tij në Tiranë për të marrë medaljen më të lartë që kemi “Urdhrin e Flamurit”, pikërisht në vitin e 80 të lindjes së tij. Por nuk kam pasur një përgjigje pozitive, duke e lënë këtë aktivitet të zhvillohet në një kohë të dytë”– u ka thënë Nishani gazetarëve. / Dita /

Në Tiranë merret peng një person, po ecte me fëmijën në rrugë

Një person është marrë peng pranë shkollës ‘Bajram Curri’, kur po ecte në rrugë së bashku me fëmijën e tij. Pengu është identifikuar si Ylber Kerri. Sipas informacioneve të para, Kerri është konfliktuar fillimisht me disa persona, të cilët po udhëtonin me një automjet tip ‘Benz’.

Policia u lajmëruar për pengmarrjen pas një telefonate të mbërritur në sallën operative dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu morën në komisariat fëmijën e personit  që u rrëmbye.

Sipas deklarimeve të fëmijës në polici, babai i tij u mor me forcë nga tre persona të panjohur pas debateve, të cilët e futën në makinë dhe u larguan në drejtim të paditur. Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e pengmarrësve.

Përmbytjet në Tiranë, fotoja që zgjodhi “The Guardian”

Kjo foto e realizuar në Tiranë nga Hektor Pustina, ka tërhequr vëmendjen e medies prestigjioze “The Guardian”.

“Pulat po mbajnë këmbët e tyre të thata duke qëndruar mbi një grumbull bari, pasi koteci i tyre është përmbytur pas ditëve të reshjeve të dendura”, shkruhet përbri fotos.

Lu dhe Vlahutin rikthejnë në tryezë PD

Dita e djeshme ishte mjaft intensive në përpjekjet ndërkombëtare për zhbllokimin e ngërçit në Reformën në Drejtësi. Paraditen e djeshme, krerët e mazhorancës zhvilluan takimin javor të tyre në vilën qeveritare me fokus Reformën në Drejtësi. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Rama, kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe krerët e grupeve parlamentare diskutuan rreth qëndrimit të mazhorancës ndaj opinionit të Komisionit të Venecias dhe kthimit të tij në projekt-amendamente kushtetuese.

Takimi erdhi pas një bisede të gjatë treorëshe të enjten pasdite të kryeparlamentarit Meta me ambasadorin amerikan Donald Lu. Pas takimit, kreu i Kuvendit i kërkoi opozitës kthimin në punën për draftin e reformës dhe u tregua i gatshëm për çdo tryezë politike. Ndërkaq, Kryeministri Rama shmangu çdo koment, por u drejtua për në Presidencë, ku zhvilloi një takim me kreun e shtetit, Bujar Nishani.

Nuk pati asnjë informacion zyrtar pas këtij takimi që zgjati rreth 120 minuta. Por Presidenti Nishani, në takimin me përfaqësuesit e mediave, të enjten në mbrëmje, u tregua i gatshëm të ulë në një tryezë liderët politikë për Reformën në Drejtësi. “I ftoj të gjitha ata (liderët politikë) të ulen në një tryezë koordinimi për t’u lënë më pas hapësirën ekspertëve që të jetësojnë vullnetin e tyre politik. Shpreh me këtë rast gatishmërinë e institucionit të Presidentit për të dhënë ndihmesën e nevojshme koordinativ mes palëve në këtë problematikë”, tha Nishani.

Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ambasadorja e BE­-së në Tiranë, Vlahutin, dje në mesditë u takuan në kryesinë e Kuvendit me kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe ekspertët e maxhorancës dhe opozitës për këtë reformë. Produkt i këtij takimi ishte tërheqja nga ana e maxhorancës së draftit të përgatitur nga ekspertët e saj bazuar në opinionin e ‘Venecias’. Opozita e mirëpriti këtë veprim dhe pranoi të kthehet menjëherë në punën për draftin e projekt­ amendamenteve kushtetuese.

Eksperti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha pas takimit se “u ra dakord së pari për tërheqjen e draftit të pakonsultuar që qarkulloi ditët e fundit”. Së dyti,­ vijoi Alibeaj,­ u ra dakord që dokumenti i vetëm që do të diskutohet për të arritur draftimin e Reformës kushtetuese në Drejtësi, do të jetë ai i opinioneve të Komisionit të Venecias. “U ra dakord që në kushte barazie, ekspertët e opozitës dhe të qeverisë të vijojnë punën e tyre të përbashkëta për të draftuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, rekomandime të cilat mund të jenë të tilla që mund të ofrojnë disa variante që mund të jenë të përbashkëta me ekspertët e qeverisë dhe opozitës”, tha Alibeaj.

BIRN: Korrupsioni, më shumë “peshq të vegjël” të dënuar Nga Lindita Çela, Gjergj Erebara

Në shtator 2015, pas një konference mbi luftën kundër korrupsionit që u zhvillua në Rumani, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla, deklaroi se institucioni i tij kishte “nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”.

Deklarata e tij erdhi pas vizitës në Rumani, një vend që është bërë shembull pozitiv i luftës kundër korrupsionit, ku një agjenci e specializuar ka arritur të dënojë për korrupsion vetëm gjatë vitit 2014, 24 kryebashkiakë, pesë deputetë, dy ish-ministra, një ish-kryeministër dhe rreth 1 mijë zyrtarë të tjerë.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ndryshim ligjor në verën e vitit 2015, ku i vendosi hetimet për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë nën juridiksionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me supozimin se një hetim më i specializuar do të sillte më shumë rezultat. Kryeprokurori Lalla deklaroi në atë rast se për këtë arsye, ai po shtonte kapacitetet njerëzore, “pasi numri i hetimeve për korrupsionin në nivele të larta po pëson një rritje të ndjeshme”.

Të martën Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se Lalla po e ristrukturonte njësinë Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda “për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj”.

Shkurt, as ndryshimi ligjor për vendosjen e hetimit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe as njësia e specializuar Task Forcë, nuk sollën të dënuar.

Dënime të vogla

Qeveria shqiptare ka shprehur deri tani në mënyrë të përsëritur vullnetin e saj për të luftuar korrupsionin, duke krijuar portale dhe duke ftuar qytetarët ta denoncojnë korrupsionin. Psh. qeveria thotë se në një portal të hapur prej saj, stopkorrupsionit.al, ka marrë mbi 10 mijë denoncime nga qytetarët, denoncime që kanë prodhuar deri tani 92 masa disiplinore dhe 71 kallëzime penale.

Ministria e Brendshme ka hapur disa portale për të mbledhur denoncime, si Komisariati Dixhital, Denonco Korrupsionin etj.

Por të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi te Ministria e Drejtësisë, paraqesin një situatë më të zakonshme. Në Shqipëri, disa qindra njerëz në vit gjykohen për korrupsion, shumica dërrmuese e të cilëve janë, ose qytetarë që tentojnë të korruptojnë dikë, ose zyrtarë të vegjël dhe që, në tërësi, dënohen me më pak se 2 vjet burg.

Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Drejtësisë, në vitin 2014 nëpër gjykatat e shkallës së parë, pati 242 të gjykuar për korrupsion dhe gjykatat kanë gjetur fajtorë 195 persona. Në periudhën nëntëmujore janar-shtator 2015, pati 287 të gjykuar dhe 190 të dënuar. Në krahasim me vitet e shkuara, ka një rritje të numrit të çështjeve dhe të dënimeve, por djalli duket se qëndron te detajet.

Ministria e Drejtësisë i kushton një kapitull të veçantë gjyqeve për “korrupsion” në raportet e saj vjetore. Si total, çështjet për korrupsion janë rritur, veçanërisht në vitin 2015. Por në këtë kategori, përfshihen vepra të ndryshme penale, përfshirë çështjet për korrupsion aktiv, d.m.th. rastet kur qytetarët tentojnë të korruptojnë zyrtarët dhe “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, sërish kur qytetarët ndikojnë zyrtarët.

Korrupsioni pasiv

E ndarë sipas veprave penale, rezultati nuk është shumë inkurajues. Disa vepra penale, veçanërisht ajo që dënon dhënien e ryshfetit nga qytetarët te zyrtarët, duket se janë më lehtë të dënueshme. Ndryshe nga vepra penale që dënon pranimin e ryshfetit nga zyrtarët.

Gjatë këtij viti, në gjykatat e shkallës së parë, për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, (neni 259 i Kodit Penal), u dënuan 16 persona ndërsa në vitin 2014, qenë dënuar 17 persona. Situata nuk duket shumë e përmirësuar në krahasim me vitin 2013, kur qenë dënuar 19 persona apo me vitin 2012, kur për korrupsion pasiv qenë dënuar 15 persona. Ndryshe ka ndodhur me veprat penale të nenit 244, i cili dënon dhënien e ryshfeti nga qytetarët për te zyrtarët. Për këtë vepër penale, numri i dënimeve të dhëna nga gjykatat e faktit është katërfishuar, nga 10 të dënuar për të gjithë vitin 2014, në 41 të dënuar në vitin 2015.

Vepra tjetër penale që i përket qytetarëve është Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj zyrtarëve, përcaktuar në nenin 245/1 të Kodit Penal. Për periudhën janar-shtator 2015, për këtë vepër penale janë dënuar 15 shtetas, nga 34 që qenë dënuar në vitin 2014 dhe 32 në vitin 2013.

Shpërdorimi i detyrës

Shumica dërrmuese e zyrtarëve që kanë kaluar nga sistemi i burgjeve janë dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (neni 248). Në periudhën janar-shtator 2015 u dënuan për këtë vepër 115 zyrtarë, nga 124 që qenë dënuar në vitin 2014 dhe 84 në vitin 2013. Por gjykatat e Apelit duket se u treguan më të buta, pasi në vitin 2014, dënuan 53 nga 107 të akuzuar të sjellë për gjykim, duke shpallur të pafajshëm të tjerët. Edhe për këtë vepër penale nuk ka të dhëna për rezultatet e rekurseve në Gjykatë të Lartë.

Dënime të shkurtra

Sistemi i statistikave të drejtësisë që mblidhen nga Ministria e Drejtësisë nuk përcakton masën mesatare të dënimit të dhënë nga gjykatat por i ndan dënimet në kategori sipas kohëzgjatjes. Kategoritë janë: a) dënime me gjobë; b) dënime me deri 2 vjet burg; c) dënime me 2 deri në 5 vjet burg e me rradhë. Statistikat e Ministrisë për periudhën nëntëmujore janar-shtator – 2015, tregojnë se masa kryesore e dënimit ka qenë ajo me më pak se 2 vjet burg, me vetëm 3 raste të shpërdorimit të detyrës që janë dënuar me 2 deri në 5 vjet burg dhe me 2 raste të korrupsionit pasiv të dënuar gjithashtu me 2 deri në 5 vjet burg. Statistikat nuk lejojnë gjithashtu që të mund të shikohet se si ndryshon masa e dënimit nga gjykatat e shkallës së parë te gjykatat e apelit, ndërkohë që perceptimi i përgjithshëm është që apeli zakonisht jep dënime më të lehta se sa gjykatat e faktit. Dënimi me deri në 2 vjet burg është gjithashtu i çuditshëm, për shkak se neni 259 i Kodit Penal, i cili dënon korrupsionin pasiv të zyrtarëve, sanksionon masë dënimi nga 2 deri në 8 vjet burg. Dënimet e lehta për veprat penale të korrupsionit ranë në sy edhe të zyrtarëve të Brukselit, të cilët, në raportin e fundit të progresit vërejtën se “sanksionet e imponuara në rastet e korrupsionit kanë tendencën të jenë haptazi të lehta”.

Zyrtarët e lartë në pikëpyetje

Shqipëria ka një vepër penale të posaçme që synon të dënojë krahasimisht më ashpër ata që marrin ryshfet dhe që janë zyrtarë të lartë të emëruar apo të zgjedhur. Diferenca është e madhe pasi kodi penal dënon zyrtarët e zakonshëm nga 2 deri në 8 vjet burg ndërsa zyrtarët e lartë, duhet të dënohen, sipas nenit 260 me 4 deri në 12 vjet burg. Por ndërsa me termin “zyrtarë të zgjedhur” është e kuptueshme se për kë bëhet fjalë, për zyrtarët e lartë, çështja mbetet e hapur për diskutim. Kjo është aq e diskutueshme sa në Raportin e Progresit të vitit 2014, Komisioni Europian thotë se Shqipërisë i duhen “përpjekje të mëtejshme për të qartësuar përkufizimin e ‘zyrtarit të lartë të shtetit’ dhe të ‘korrupsionit në shkallë të gjerë’.

Pavarësisht këtyre defekteve, për nenin 260, i cili duhet të dënojë zyrtarët e lartë, zyrtarisht ka pasur zero të dënuar më 2014 dhe zero të dënuar më 2015.

Si për ironi, gjatë kohëve të fundit, ka pasur më shumë gjykatës e prokurorë të dënuar për korrupsion se sa ka pasur zyrtarë të lartë. Ish-kryetari i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, u dënua me 3 vjet burgim. Ai qe arrestuar pasi emisioni investigativ Fiks Fare arriti të regjistrojë momentin e shkëmbimit të parave. Prokurori Pëllumb Prençi, i akuzuar për të njëjtën vepër penale, u dënua gjithashtu me tre vjet burg. Të njëjtin fat pati edhe gjyqtarja Parashqevi Ademi u dënua me katër vjet burg pas një hetimi të simuluar, ku personit të cilit iu kërkua ryshfeti, i dorëzoi një avokati sekser një shumë parash tëmarkuara dhe të regjistruara nga policia.  Ish-gjyqtari i Pogradecit DhimitërPojanaku u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg për një ryshfet të vogël. Ndërkohë, gjykatësi tjetër, Gjin Gjoni i Gjykatës së Apelit Tiranë, shpëtoi kur Prokuroria e Elbasanit vendosi të pushojë hetimet në prill të këtij viti. Edhe një gjykatës dhe dy prokurorë të tjerë janë aktualisht nën hetim.

I vetmi dënim i ashpër për korrupsion duket se është ai i ish-drejtoreshës arsimore të Lushnjës Luiza Tabaku, e cila u dënua me 9 vjet burg për krijimin e një rrjeti të marrjes së ryshfetit për punësimet nëpër shkolla. Ajo kërkonte 5 mijë euro në këmbim të një vendi pune./reporter.al

Propaganda (vetizoluese) e bar-ngrënies? – Nga REZART PALLUQI

Javën e kaluar mediat shqiptare në Kosovë, shfaqën një djalë i cili kishte refuzuar lejen e qëndrimit të Merkel, ndërsa sot gazeta e mirënjohur Balkan, na shfaq një qytetar nga Korça, i cili refuzon të emigrojë në Amerikë, ngaqë atje, sipas tij, që të gjashtë kushërinjtë e tij janë çmendur prej ilaçeve që pinë. A mos po ringjallet motoja: bar do të hamë dhe dorën armikut nuk do tia shtrijmë?

 

Qytetarët e lartpërmendur u sollën në hapësirat mediatike me bujë të madhe. Qytetari korçar u shfaq i filmuar. Aty ai bën debat me një djalë të ri, dhe atë e akuzon se ai është dembel dhe se di vetëm të pijë drogë. Ky është një diskretitim i rrezikshëm i rinisë shqiptare, sepse ajo identifikohet me një grup të vogël të rinjsh që për arsyet e tyre emocionale dhe psiko-sociale rrëshqitën në humerën e drogëpirjes.

 

Unë nuk jam pro emigrimit kronik të shqiptarëve. Madje jam përpjekur që nëpërmjet romanit tim të dytë, “Dallëndyshet pa fole” që atë ta frenoj duke ua bëre të mundshme jetesën dy personazhëve të mi, ish emigrantë, të cilët në sajë të kursimeve në emigracion dhe ekpseriencës së tyre profesionale, ditën edhe pse me përpjekje titanike të hedhin rrënjët e tyre në atdhe.

 

Por në rastin tonë, rinia nuk ka eksperiencë profesionale evropiane, as kursime të bollshme, si dy personazhet e mi në roman. Rinia pra nuk përkrahet pa kushte, por me kushte, duke e uzurpuar atë në djepet partiakë. Atëherë, rinisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë të mercenarizohet politikisht ose tia mbathë jasht Shqipërisë. Por videoja histerike e qytetarit korçar, që po bën bujë të madhe në rrjetet internetike, e tremb rininë tonë. Po të emigrosh jasht Shqipërisë, çmendesh, bëhesh për ilaçe. Atëherë, ajo do të zgjedhë të rrijë në Shqipëri, dhe hajë barin e Partisë dhe dorën të mos ia shtrijë armiqve neurozë. A po shkojmë drejt një vetizolimi enverist?

 

Bullgaria, arriti të anëtarësohet në BE, JO vetëm në saj të reformave politike dhe juridike, por edhe në sajë të përkrahjes financiare që ajo u ofroi emigrantëve bullgarë. Në gazetat e mëdha bullgare , në vitet 1998-1999, ajo iu bë thirrje për disa muaj emigrantëve bullgarë, që të kthehen në atdhe, të investojnë atje, sepse qeveria do t’i përkrahë duke mos paguar tatime gjatë 3 viteve të para, shitur tokë kundrejt çmimeve të ulëta e shumë lehtësira të tjera.

 

Po qeveria shqiptare përse nuk e ka bërë dhe nuk e bën këtë ndaj emigrantëve shqiptarë? Përse po e mbyt biznesin e vogël me tatime dhe ushtri spiunësh?

 

Kjo propagandë e pështirë mediatike, përkon për fat të keq me këmbënguljen e madhe që po bën ambasadori amerikan për zbatimin e reformës së drejtësisë shqiptare.

Ndaj lind pyetja: a po përpiqet qeveria aktuale dhe simotra e saj, opozita ta sulmojë ambasadorin amerikan? Nga njëra anë, politikanët shqiptarë, e tallin sy në sy ambasadorin amerikan, duke e zvarritur pafundësisht reformën e drejtësisë, nga ana tjetër, ata e shpallin Amerikën në sytë e shqiptarëve një vend psikopatik, ku njerëzit çmenden nga ilaçet që u duhen të pijnë?

 

Atëherë, përderisa Amerika paska ca doktorrë diabolikë që qytetarët dhe emigrantët e saj i detyrojnë të pinë ilaçe, shqiptarëve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të rrinë aty ku janë, në atdhe, të hanë bar e dorën armikut të mos ua shtrijnë.

Rrjedhimisht, edhe ambasadori amerikan na qënkërka një figurë politike që përfaqëson Amerikën, spitalin gjigant, të mbushur me njerëz çmendurakë!!!

 

Rezart Palluqi

08-01-2016

Banka Botërore: Jemi pesimistë për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Banka Botërore ka rishikuar vlerësimin për rritjen e ekonomisë shqiptare, duke ulur pritshmëritë si për vitin 2015, ashtu edhe në terma afatmesëm. Ndërsa në qershor të vitit të shkuar Banka Botërore priste një rritje 3% të ekonomisë shqiptare, në raportin e fundit norma e rritjes është ulur me pesimizën në kuotën e 2.7%.

Të dhënat janë publikuar në raportin e fundit mbi ecurinë e ekonomisë globale, ku Banka Botërore ka ulur parashikimet e rritjes ekonomike edhe për vitet 2017 dhe 2018. Sipas raportit, vlerësimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2016, është ulur në 3.4 për qind nga 3.5 që ishte parashikuar disa muaj më parë. Por më shumë se korrigjimi i lehtë me ulje për vitin 2016, bie në sy pesimizmi i Bankës Botërore edhe për dy vitet në vijim, ku sipas raportit, rritja ekonomike nuk do kalojë mbi normën 3.5%.

Parashikimet e Qeverisë
Për vitin 2015, Qeveria parashikoi fillimisht një rritje ekonomike prej 3,5%. Ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në tremujorin e parë të 2015 rritja arriti në 2.8 për qind. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, aktiviteti ekonomik vendas shënoi gjithashtu një ritëm rritje më të lartë se sa viti 2014 prej 2.5%, ndonëse me një ngadalësim të lehtë ndaj ritmeve të tremujorit të parë. Për të gjithë gjysmën e parë të vitit, ekonomia u zgjerua me rreth 2.6% në terma vjetorë. Ndërkohë që pas mosrealizimit të vazhdueshëm të të ardhurave përgjatë gjithë vitit, të shkuar, edhe Qeveria i uli në 2.7% pritshmërinë për rritjen ekonomike të vitit që sapo lamë pas.

Termat afatmesme
Me të njëjtin optimizëm ka parashikuar edhe rritjen ekonomike në terma afatmesme. Në relacionin e Buxhetit të vitit 2016, Këshilli i Ministrave thekson se rritja reale ekonomike parashikohet që të përshpejtohet gradualisht nga 2.1 për qind që ishte në vitin
2014 në rreth 4.2 për qind në vitin 2018. Rritja ekonomike, sipas Qeverisë, pritet të mbështetet nga një nivel më i lartë i kërkesës së brendshme, ndërkohë që kërkesa e jashtme neto pritet të ketë një efekt ngadalësues duke faktorizuar edhe efektin e pritshëm të rritjes së importeve si rrjedhojë e projekteve të mëdha energjetike që
priten të realizohen gjatë viteve në vijim. Niveli i inflacionit që parashikohet për këtë periudhë është 2.3 për qind për 2016, 2.7 për qind për vitin 2017 dhe 3 për qind vitin 2018.

INSTAT: Zyrtare, në vitin 2012, rritja ekonomike 2.02%
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave ekonomia shqiptare për vitin 2014 u rrit me 2.02%. Këto të dhëna tregojnë një rritje disi më të lartë krahasuar me vlerësimin prej rreth 1.89%, që mbështetej në statistikat tremujore për vlerën e shtuar bruto. Edhe shifra prej 2.02% është një vlerësim paraprak, ndërsa të dhënat finale për rritjen ekonomike të vitit 2014 do të publikohen vitin e ardhshëm. Sidoqoftë, këto të dhëna tregojnë se rritja ekonomike e vitit 2014 është afro dy herë më e lartë në raport me rritjen prej 1.11% të vitit 2013. Njëkohësisht, viti 2014 solli përmirësim të rritjes ekonomike, pas dy vitesh radhazi kur vlerat e rritjes kishin qenë në rënie. Sektori me kontributin kryesor ka qenë ai i aktiviteteve profesionale dhe mbështetëse, i ndjekur nga tregtia dhe nga shërbimet publike.

Ulja e normave të interest, sjell ‘çkyçjen’ e depozitave
Ulja e normave të interesit ka bërë që individët dhe bizneset të ulin depozitat me afat, duke i transferuar ato formën e llogarive rrjedhëse apo depozitave pa afat. Të dhënat zyrtare tregojnë se depozitat me afat paraqiten në rënie, si në lekë, ashtu edhe në euro. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë në Nëntor 2015 kishin vlerën e 366.6 miliardë lekëve, në rënie me afro 6% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me depozitat në euro. Në fund të Nëntorit, ato kishin vlerën e dy miliard eurove, në rënie me 4.4% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2014.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë arrestuar 50 persona

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, arrestimet janë kryer në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Shkodër, Kukës, Dibër dhe Rinas

TIRANË – Strukturat e Policisë së Shtetit Shqiptar gjatë orëve të fundit kanë realizuar kontrolle dhe operacione për arrestimin e personave ne kërkim, dhe ndjekjen situatës për shmangien e konflikteve dhe dhunës në familje.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë arrestimet janë kryer në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Shkodër,  Kukës,  Dibër dhe Rinas.

“Gjate 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë arrestuar dhe ndaluar 50 persona për vepra të ndryshme penale dhe konkretisht: 15 persona  në kërkim; 11 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor; 3 për dhunë në familje; 6 për trafikim të lëndëve narkotike, 3 persona nga Sektori kundër Krimit Ekonomik e Financiar; 2 për kundërshtim të forcave të policisë; 7 persona në flagrancë duke vjedhur; 3 për  armëmbajtje pa leje. Si dhe janë plotësuar 10 kërkesa padi për urdhër mbrojtjeje”- thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ndërsa Policia Rrugore ka vendosur 1.976 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 19 leje drejtimi, e bllokuar 17 automjete pa dokumentacion përkatës.

Gjithashtu policia bën të ditur se ka shoqëruar për verifikime të ndryshme 82 persona në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit Shqiptar informon se do të vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me precedentë penal, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe për të  krijuar një ambient me të sigurtë. aa

Shqipëri: Rëndohet situata e përmbytjeve – evakuime të popullsisë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të tokës në disa akse rrugore, duke sjellë vështirësi në qarkullim e automjeteve, sidomos në aksin rrugor Tiranë – Elbasan

TIRANË – Pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, Ministria e Brendshme e Shqipërisë informon se ka një përmirësim të situatës.  Por për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq ka pasur evakuime të popullsisë.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të tokës në disa akse rrugore, duke sjellë vështirësi në qarkullim e automjeteve, sidomos në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, në zonën e Mallakastrës në qarkun e Fierit  ka reshje të dendura shiu, ndërsa lumi Seman ka filluar të dalë nga shtrati, por pa sjell sjellë dëmtime.

Ndërsa si pasojë e rritjes së nivelit të prurjeve në lumin Shkumbin ka përmbytje në disa fshatra në Bashkinë e  Divjakës. Shtabi i Emergjencave në bashkëpunim me forcat e Policisë së Lushnjës kanë evakuuar rreth 30 familje dhe kanë lajmëruar banorët të largohen nga banesat më të rrezikuara.

Në Bashkinë Rrogozhinë ka përmbytje si pasojë e daljes së lumit Shkumbin nga shtrati dhe aktualisht janë marrë masat për evakuimin e banorëve, në zonat më të prekura. Në   Bashkinë Shijak janë evakuuar rreth 50 familje, ndërsa në njësinë administrative Sukth janë evakuuar rreth 30 familje dhe vazhdon evakuimi i familjeve të tjera.

Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar rreth 180 forca, mbi 20 mjete të ndryshme dhe një helikopter për përballimin e situatës

Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me pushtetin lokal, po ndjekin situatën e krijuar si rezultat i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit në Shqipëri.

U mor peng në Durrës – gjendet i vrarë, i lidhur këmbë e duar 40-vjeçari Gazmend Çollaku

KRUJË – Është gjendur i vrarë, në anë të rrugës pranë fshatit Murqin në Krujë, 40-vjeçari Gazmend Çollaku, i cili u mor peng mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Nga këqyrja paraprake e trupit rezulton se viktima është vrarë me armë zjarri pasi ka plagë pas koke. Trupi ishte jashtë një automjeti, i lidhur këmbë e duar dhe është gjetur nga banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar më pas policinë.

Ndërkaq burime pranë grupit hetimor zbulojnë detaje të tjera nga pengmarrja që përfundoi me vrasjen makabre të 40-vjeçarit Gazmend Çollaku. Mësohet se pas rrëmbimit në Durrës nga 4 persona me një “Audi” me targa gjermane, policia ndoqi mjetin deri në Marikaj dhe më pas humbi gjurmët.

Ndërkaq trupi i pajetë i 40-vjeçarit është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Mësohet se viktima ishte i lidhur me fasheta plastike plastike kur u gjet.

KUNATI: GAZMENDI NUK KISHTE KONFLIKTE
Kunati i Gazmend Çollakut ka thënë se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte 40-vjeçari. Në një prononcim për News24, Julian Kajana tregon se Gazmendi ishte i papunë për momentin dhe emigronte në Itali.  “Nuk ishim në dijeni të asnjë konflikti. Asnjëherë nuk ishte shprehur se kishte konflikte.  Ishte i papunë për momentin, emigronte në Itali. Nuk njihej si njeri konfliktual, ishte djalë i vetëm”, është shprehur kunati i viktimës.
NGJARJA
40-vjeçari Çollaku u mor peng mbrëmjen e djeshme nga katër persona të maskuar si punonjës policie. Ngjarja ndodhi në parkingun pranë dy kullave binjake, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar (pranë portit). Mbrëmë, rreth orës 19:10, Gazmend Çollaku ka qenë në shoqërinë e disa miqve të tij duke pirë kafe te një prej lokaleve në lagjen nr.1 te njëra prej kullave binjake, në katin e parë. Mësohet se Çollaku është thirrur nga një person, i cili i ka kërkuar të dilte jashtë për të sqaruar diçka. E ndërsa ka dalë nga lokali, 40-vjeçari nuk është kthyer më brenda. Sipas hetuesve të çështjes, personi që e ka thirrur Çollakun ka qenë i njohur dhe njeri i besuar i tij, ndaj dhe nuk ka hezituar të dalë nga lokali dhe madje nuk ka bërë rezistencë.Kanë qenë dëshmitarët okularë ata që kanë lajmëruar policinë. Këta të fundit kanë deklaruar se katër pengmarrësit ishin të veshur me uniforma policie. “Fillimisht menduam se ishte policia. Më pas pamë se personat e morën me forcë Çollakun dhe e futën në një makinë”, thanë dëshmitarët okularë të ngjarjes. Ndërsa, miqtë e 40-vjeçarit që ndodheshin me të në lokal gjithashtu kanë dëshmuar se Çollaku u largua me një person që e njihte, duke thënë se kishte pak minuta punë e do të kthehej sërish me ta. Por, kur nuk u kthye, ata e konsideruan serioze çështjen e rrëmbimit.

HETIMET
Ndërkohë, burimet pohuan se në lidhje me rrëmbimin e Çollakut (banues në lagjen nr.6 të Durrësit) janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 20 persona. Mësohet se hetimet po kryhen nga prokurorët e Krimeve të Rënda që kanë mbërritur me urgjencë nga Tirana, në bashkëpunim me policinë e qytetit bregdetar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Durrësit bënë me dije se agresorët, që ende nuk janë identifikuar, e kanë futur Gazmend Çollakun në bagazhin e një automjeti tip “Audi” me targa gjermane dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, 40-vjeçari është person me precedent penal, ndaj po hetohet për të sqaruar se në çfarë konfliktesh ishte përfshirë. Mësohet se Çollaku sapo ishte fejuar me një vajzë nga qyteti i Durrësit. Burime pranë grupit hetimor deklaruan, se kanë hapur dosjen dhe se nga verifikimet e bëra ka rezultuar se Çollaku ka qenë i skeduar si person i dënuar vite më parë për një plagosje. Po të njëjtat burime pohuan, se dyshohet që 40-vjeçari të ketë qenë i përfshirë edhe në trafik droge. Pas ngjarjes, grupi hetimor sekuestroi pamjet filmike të lokalit ku ka qëndruar dhe ka pirë kafe 40-vjeçari. Po kështu, policia ka nisur punën për identifikimin e personit, i cili dyshohet se ka njohje me Gazmend Çollakun dhe që e thirri këtë të fundit kur ishte brenda në lokal. Hetuesit e çështjes bënë me dije se 40- vjeçari nuk kishte një punë stabël, por njihej në rrethin e personave që luanin loto dhe bixhoz, ndërsa të ardhurat i siguronte nga trashëgimia familjare. Sipas hetuesve, po hetohet në disa pista për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet që Çollaku të jetë marrë peng për prishje të pazareve të drogës, për shkak të ndonjë borxhi ndaj personave të tjerë apo për ndonjë konflikt të hershëm.

Shifra – Sa paguan Rama e Linda për të parë ndeshjen në Majemi?

Pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama i cili ishte së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, duke parë një ndeshje basketbolli në NBA, në rrjet po qarkullon një fotografi që tregon çmimin që mund të ketë paguar Rama për dy biletat në rreshtin e parë ku ishte ulur.

bilbil

“Nisma Thurrje” ka publikuar vlerën e një bilete që rezervohet, në vendin ku Kryeministri dhe bashkeshortja kanë qëndruar, për ndeshjen e rradhes që Miami Heats (ekipi vendas i basketbollit) do të luante në fushën e vet me ekipin New York Knicks. Dhe një biletë thuhet se kushton $3124 për një vend. Sa e vërtetë është kjo nuk dihet, por gjithsesi pritet që kur të mbërrijë në Tiranë, Rama nuk do shpëtojë nga pyetjet e gazetarëve dhe atëherë pritet të shohim përgjigjen që do japë.

biletat

Sfida spektakolare e Metës ndaj ambasadorit amerikan – Nga KOLEC TRABOINI

-Përkitazi me porositë e Ramiz Alisë për pinjollët e komunizmit –

Televizionin News 24 më datë 5 janar 2016 dha një intervistë me të vërtetë delirante të kryeparlamentarit shqiptar Ilir Meta, mbi drejtësinë, i cili vetë paradoksalisht ka qenë problematik me drejtësinë sa, po të mos hynte në mes ish kryeministri Berisha do të ishte krejt ndryshe udhëtimi i tij politik. Shtuar kësaj edhe se u bë shkak për demonstratën e 21 janarit 2011 çfarë solli 4 vrasje në mes të ditës e para kryeministrisë apo aktin e përfolur për vrasjen e deputetit Tom Doshi, të cilën çështje drejtësia jonë zulmëmadhe  me osh-osh e mbylli mbështetur në një akt gjoja amnistie. Shtyj të shtyjmë.  E çuditshme është se sa ky person që gëzon mjaftueshëm antipatinë e popullit, aq shumë i ka ngjitur shkallët e pushtetit dhe të dëlirit njëkohësisht, sa tha as më pak e as më shumë se reformën në drejtësi nuk e pengojnë duart me ora të shtrenjta. Mesazhi që përcjell është krejt i kuptueshëm. Veç ndonjë tru batall nuk e kupton.  Dhe do ta themi hapur atë çfarë nënkuptuam: Ambasadori Donald Lu,  fol sa e si të duash, por dimë ne si e bëjmë drejtësinë e do ta bëjmë pikërisht në atë mënyrë që neve të orëve të shtrenjta të mos na hyj ferrë në këmbë. Siç nuk i hyri vetë Metës në aferën e 700 mijë eurove që e pa të filmuar gjithë Shqipëria në përplasjen me ish ortakun e vet në parti e qeveri, Dritan Prifti. Përvojë e mirë kjo për Shqipërinë e kaosit dhe e politikës mafioze, të kastave të parive që nuk japin llogari për asgjë, ku mos ndëshkueshmëria e politikanëve dhe e shtetarëve të korruptuar është njëqind për qind  por, nuk do të kishte shtet tjetër në Evropë, që një njeri të tillë me këto rropulli mbi supe ta ngjiste në shkallën më të lartë të shtetit pa pasur asnjë kundërshti, asnjë opozitë,  asnjë zë sado të vogël kundër në parlament apo publik.  E gjasat janë ta bëjnë edhe president për të na kujtuar romanin me tematikë historike “Si u bë pirati Papë”. E kjo flet shumë për natyrën e politikës dhe qeverisjes në shtetin me korrupsion deri në palcë. A thua ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Amerikës nuk e dinë këtë?! Edhe ata nga halli bëjnë kinse nuk i dinë dhe,  duan nuk duan i thonë derrit dajë.

Tani se çfarë pret ky popull nga të tillë njerëz që e kanë shaluar këtë vend në një çerek shekulli dhe në mënyrën më të përçudnuar sa për t’ia pasur zili edhe Enver Hoxha,  është e kuptueshme. Mjafton të lexojmë fjalimin e fundit të Ramiz Alisë në tetor 1989 kur tha se ngado që të vinë e të vërtiten punët në Shqipëri, pushtetin do ta kenë vetëm pinjollët e komunizmit.

Ja çfarë u porositi  Ramiz Alia pinjollëve të komunizmit, që këta po e zbatojnë sot e kësaj dite pikë për pikë si një program strategjik afatgjatë:
“Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.”

Sa i përket të persekutuarit politikë, Ramiz Alia porosiste atë çfarë për njëzet e pesë vjet u zbatua një e për një edhe si program politik i partive bijëza të Partisë së Punës së Shqipërisë gjithashtu edhe një si veprim praktik pa i lëvizuar asnjë presje:
“Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e urrejnë komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve.

Në zbatim të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t’i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë. Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë.”( Gazeta “Illyria” New York f. 11 2/19/04)

Dhe ja ku jemi në vitin 2016. Më thoni për diçka që të ketë ndryshuar në këtë platformë të metamorfizmit të komunizmit në një pluralizëm fals, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin në mënyrë të kamufluar?

A i doni emrat e atyre që sot janë në pushtet apo në parlament? Jo nuk po sjellim ato por disa emra të baballarëve apo të afërmeve të tyre besnikë deri në vdekje të diktatorit Enver Hoxha : Spiro Koleka, Sulejman Bushati, Rrapi Gjermeni, Sofokli Lazri, Llambi Gegprifti, Xhelil Gjoni, Hamit Beqja, Sulo Gradeci, Lenka Çuko, e të tjerë që dinë si ti humbin gjurmët në këtë turbullirë me emrin e shpifur tranzicion. Ata na shfaqen edhe si ambasadorë apo nëpunës të lartë të shtetit. I vetmi që ka mbetur hapur është Gramoz Ruçi. Ish ministër i brendshëm i diktaturës komuniste në vitin 1990, për njëzet e pesë vjet dominon parlamentin shqiptar gjoja pluralist. A gjeni në vendet e Evropës Lindore ish-komuniste ndonjë ish ministër të brendshëm diktaturës të vazhdojë të jetë në parlament? Po këta si nuk u lodhën në pushtet e në parti.  Ku jemi e ku vemi, o popull?

Tani këta pinjollët e komunizmit e ndjejnë veten më të fuqishëm se kurrë, sa nxjerrin kunjin edhe me amerikanët, si babai i tyre Enveri kur erdhi në pushtet në 1944 dhe nuk la asnjë ambasador amerikan të shkeltë në Shqipëri për 50 vjet. Po këta pinjollët e komunizmit po ja kalojnë edhe babait të tyre shpirtëror, këta i pranojnë amerikanët, por thjeshtë si figura, sa për të legjitimuar një lloj demokracie false. Kinse i dëgjojnë ambasadorët, rrinë urtë si qengja para tyre, ndërsa prapa krahëve u tregojnë bërrylin. Çfarë kuptimi tjetër ka të ironizosh shprehjen e Ambasadorit Amerikan Donald Lu që duart me ora të shtrenjta janë shenja të korrupsionit, ndërkohë  kryeparlamentari i Shqipërisë të thotë se drejtësia nuk varet prej orëve të shtrenjta. Po realisht sot në Shqipëri prej kujt varet drejtësia dhe ata që do na bëjnë sot drejtësinë a nuk kanë ora super të shtrenjta dhe vila milionëshe, shto pasuri të pafund të padeklaruara. Pse nuk del të thotë kryeparlamentari sa pasuri ka dhe sa i kushton vila në Gjirin e Lalëzit, ku palmat i janë sjellë me helikopter? Ky lakim e përgojim i fjalëve të ambasadorit për orët e shtrenjta do të thotë  as më pak e as më shumë por thjeshtë “Çaj dërrasa Ambasador!”

Të dale tani ndonjë kasnec i Partisë Lesh e Li e të na shpjegojë ndryshe këtë domethënie….

6 janar 2016

Shqipëri: Nuk e përballon dimrin rrjeti i vjetëruar energjitik

Në këto ditë të ftohta dhe plot rreshje bore e shirash, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nxjerrë në territoret më të vështira mbi një mijë e 800 punonjës.

Dita e sotme ishte për specialistët e saj piku i dmirit deri tani dhe shkaktoi ndërprerjen e energjisë në mëngjes rreth 47 mijë klientë familjarë.

Zonat më të dëmtuara janë komunat e Tropojës, Margegaj, Bujan, Bytyçi, Llugaj, Terthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujëmisht, Qelë, Arrëz, Voskopoja, Polisi.

Ngarkesa maksimale me përdorimin e energjisë në kryeqytet u përballua falë investimeve të bëra nga kompania, duke fuqizuar një nënstacion dhe duke ndërtuar 6 linjave kabllore në të gjitha rajonet e vendit.

​Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes në OSHEE, Petraq Lika, thotë se, megjithë dëmtimet e rrjetit elektrik nga moti i keq, kufizimet e energjisë këtë dimër janë sa gjysma e një viti më parë, duke minimizuar edhe kohën e riparimeve.

Por megjithë rreshtjet e shumta të ditëve të fundit, situata e rezervave ujore në liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin mbetet e vështirë.

Niveli i ujërave pranë digës zbriti në kuota minimale, aq sa Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare vendosi të ndalojë prodhimin në hidrocenralin e Fierzës prej ujit të pakët dhe për të rregulluar regjimin natyror në kaskadën e hidrocentraleve Koman, Fierzë dhe Vau i Dejës.

Aleksandër Dushaj dorëzohet në polici, por nuk pendohet për krimin

Dushaj: Do të vrisja edhe vëllain e tretë

Vrasësi i dy vëllezërve në Shkodër, Aleksandër Dushaj ka shokuar me dëshminë e tij para oficerëve të policisë gjyqësore. Ai tha para hetuesve se do të vriste edhe vëllain e tretë nëse do të kishte mundësi dhe nuk ka shprehur aspak pendesë për krimin e dyfishtë.

 “Nuk jam penduar për vrasjen e dy vëllezërve Shkami. Nëse do të kisha mundësi do të vrisja edhe vëllain e tretë”, ka thënë ai para oficerëve të policisë.

Më 2 Janar 2016, 31-vjeçari vrau në Shkodër me breshëri kallashnikovi dy vëllezërit Abdulla dhe Skënder Shkambi, pasi nuk e pranuan atë si dhëdër. Dushaj kërkonte të martohej me vajzën e Skënder Shkambit, por ky i fundit nuk pranoi t’i jepte vajzën për nuse dhe e kishte dërguar në Angli për ta mbajtur larg 31-vjeçarit.

Pas ngjarjes së rëndë, Dushaj u arratis nëpër male dhe prej dy ditësh kërkohej nga policia, kurse dje u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, pasi ishte pikasur në sheshin ‘Shqiponja’ në kryeqytet. Në deklarimet e tij, ai u shpreh se kishte frikë për jetën e tij në Shkodër, prandaj u dorëzua në kryeqytet.

Kryeministri merr pushimet, niset per Majemi!

Voal – Kryeministri Edi Rama do te pushoje disa dite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Burime te besueshme i thane Opinion.al se Edi Rama do te pushoje pak dite ne Majemi te Shteteve te Bashkuara se bashku me familjen e tij. Nuk dihet nese do te jete edhe djali i vogel Zaho dhe femijet e tjere te familjes, por dihet qe ai do te shoqerohet nga bashkeshortja. Po ashtu nuk behet e ditur se kush eshte pritesi i Kryeministrit, megjithesi cifti Rama do te jete edhe ne shoqerine e njerezve te tjere.

Majemi eshte nje prej 4 destinacioneve me te rendesishme ne SHBA. Aktualisht atje klima eshte e ngrohte dhe mund te dalesh lirshem ne plazh. Pervec kesaj Majemi eshte nje destinacion shume i rendesishem kulturor. Nuk dihet nese Kryeministri do te hape edhe atje ndonje ekspozite personale, pyet portali opinion.al.

 

Qarku i Kukësit e nis vitin e ri me borë të re

Pamje nga Kukesi sot

Pas dy ditëve të para të festës së vitit të ri, për banorët e qarkut të Kukësit dimri është shfaqur me gjithë ashpërsinë e tij, me temperature të ulta  dhe reshje të dendura bore.

Reshjet e borës  janë shfaqur fillimisht në bashkinë e Tropojës, ku trashësia e borës ka arritur në 20 centimetra, ndërsa nga mesdita, reshjet  e dendura të  dëborës janë bërë prezente në të gjithë rajonin.

Burime zyrtare të policisë rrugore bëjnë të ditur se, si  pasojë e ngricave  dhe reshjeve të dëborës, kanë nisur të shfaqen edhe vështirësitë e para  në lëvizjen e mjeteve në akset kryesore rrugore. Kështu  në aksin rrugor tuneli i Kalimashit-Kukës-Morinë, trashësia e dëborës ka arritur në  mbi  15 centimetra.

Për mbajtjen nën kontroll të situatës po punojnë 4 borëpastruese.

Ndërsa në akset rrugore  Krumë – Qafë  Prush, Bajram Curri – Lekbibaj, Bajram  Curri  – Qafë Morinë dhe Bajram Curri  –  Valbonë, ku trashësia e borës ka arritur në rreth  20  centimetra,  nga policia u është kërkuar  drejtuesve të mjeteve  të  lëvizin me  shpejtësi të kufizuar dhe  me zinxhirë.

Për mbajtjen   nën kontroll të gjendjes  nga   firmat kontraktuese  që tashmë janë të gjitha në   punë   në akset rrugore që kanë marrë përsipër, po hidhet kripë e skorje me synim mbajtjen e  tyre hapur, pavarësisht reshjeve të dendura të dëborës  që   po vazhdojnë.

Reshjet e dëborës  në zonat më të thella kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Kështu në akset rrugore Kukës – Shishtavec, Kukës – Peshkopi   është vështirësuar ndjeshëm lëvizja e mjeteve.  Ndërsa reshjet e dendura të dëborës thuajse e kanë bërë të pakalueshme aksin rrugor që lidh Kukësin me zonën e Arrnit.  Po ashtu thuajse e pakalueshme është bërë rruga që lidh  zonën e grykë  Cajës dhe Kalimashit sit me qytetin e Kukësit   për shkak të trashësisë së dëborës që ka arritur në mbi 20 centimetra.

Ndërkohë, si rrjedhojë e reshjeve të shiut gjatë paradites  së sotme  ka patur edhe  rrëshqitje të dherave e gurëve në trasenë e autostradës.

Gjithsesi, deri tani situata është mbajtur nën kontroll  dhe lëvizja e mjeteve ka vazhduar normalisht, edhe pse me shpejtësi të limituar.

Gjithsesi vazhdimi I reshjeve të dendura të dëborës gjatë orëve të natës mund të sjellë përkeqësim të situatës, vecanërisht në zonat e larta malore, bile edhe izolim të fshatrave rurale.

RIZA HOXHA

Ekzekutimi mafioz i ish-efektivit Dritan Lorenci – kishte vrarë më 2011

Ekzekutimi mafioz i ish-efektivit Dritan Lorenci që u qëllua për vdekje në aksin Lezhë-Shkodër dyshohet të ketë lidhje me një vrasje më 14 tetor të vitit 2011.

Ish-polici Dritan Lorenci në vitin 2011 (në atë kohë polic në detyrë) së bashku me një tjetër, vranë Endri Bejtjan dhe plagosën një tjetër. Vrasja në vitin 2011 ndodhi në Gjykatën e Lezhës gjatë një gjyqi ku shqyrtohej një mosmarrëveshje pronësie mes dy familjeve.

Për atë ngjarje, Prokuroria kërkoi 18 vite burg për ish-policin Dritan Lorenci dhe 15 vjet për bashkëpunëtorin e tij. Por, në vitin 2013, Gjykata e Laçit vendosi të shpallë të pafajshëm dy të akuzuarit.

Nuk është e sigurt nëse atentati i sotëm në aksin Lezhë-Shkodër ka lidhje me vrasjen e vitit 2011.

Rasim Bebo: MESAZH KRYEMINISTRIT SHQIPTAR, EDI RAMA

 
Zotit  Kryeministёr, Edi Rama,
Tiranë,  Albania
Z. Kryeministёr, ju pёrshёndetёt popullin Shqiptar nё trevat etnike pёr festat e fundvitit dhe pёr vitin e Ri 2016 uruat: Popullin Shqiptar tё Shqipёrisë, tё Kosovёs tё Maqedonisё, tё Malit t Zi dhe tё Luginёs sё Preshevёs. Ju nuk e zutë nё gojё Popullin e EPIRIT TЁ ÇAMЁRISЁ Shqiptare me epiqendёr Tempullin e lashtё tё Dodonёs Pellazgo- Shqiptare. Aty jeton populli ortodoksё shqiptar dhe ёshtё djepi i shqiptarizmit, ёshtё vendi i Kronit, i Zeusit, i Akilit, Odiseut,(Odisës),
i njё sёrё mbretёrish pёrpara dhe pas Pirros sё Madh, i Gjin Bua Shpatёs, Marko Boçarit, Faik Konicёs e tj. Ju nuk pёrmendёt Arvanitёt Shqiptarё, qё zënë 70% të popullatёs greke, nuk pёrmendёt Arnautёt shqiptarё tё Turqisё qё numurojnё mbi 6 milion frymё. Nuk pёrmendёt Arbёreshёt shqiptarё tё Kalabrisë, me figura tё mёdha tё Rilindjes Kombёtare dhe figurën mё tё fundit qё jeton, Prof. Dr. Antonio Bellusçi. Gjithashtu nuk përmeendët as shqiptarёt e pёrhapur nёpёr botё, prej Zelandёs nё Kaliforni dhe prej Kejptaunit nё Fjordet e Skandinavisё.
Pse e pёrgjysmuat mesazhin e urimit pёr mbarë popullin shqiptar të shpërndarë në të gjithë rruzullin tokësor?… 
Unё Z. Kryeministёr po ta  jap edhe pёrgjigjen:
Jeni pёrlyer nё ujërat e qelbura greke, tё cilat tё forcojnё karrigen dhe nuk i jep ultimatumin pёr largimin nga Shqipёria tё Peshkopit famëkeq Janullatos, qё ёshtё mё i poshtёr se Shёn Kozmai, i cili gjeti vdekjen si antishqiptar nga qeveritarёt e asaj kohe.                    
Z. Kryeministёr Edi Rama, ju jeni nё karrige, por duhet të dini se edhe karrikja ka kornizat e saj. Dhe mbi tё gjitha, Atdheu ёshtё tërë shqiptaria kudo ku ndodhet, për shkak të vështirësive ekonomike që i kanë shkaktuar pushtetarët paraardhës, deri tek ju vetë. Megjithatё, ju e keni nё dorё se çfarё emri do t’i lini vetes prapa nё histori…
Rasim Bebo, Addoson IL USA,  rasimbebo@att.net 

Policia – ja cilët janë dy vëllezërit e vrarë sot në Drisht të Shkodrës

Policia ka dhene detaje lidhur me vrasjen e dyfishte te ndodhur sot ne Drisht te Shkodres, ku u ekzekutuan dy vellezer.

Keshtu, Policia e Shkodres njofton se ngjarja ka ndodhur ne oren 11:40, ku nje person i armatosur u zuri prite dy vellezerve Abdulla Shkami dhe Skender Shkami perpara shtepise.

Autori, pasi i ka qelluar me bresheri automatiku eshte larguar nga vendngjarja ne drejtim te malit.

Sipas policise, dyshohet se vrasja ka ndodhur per motive te dobeta.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 02.01.2016, rreth orës 11.40 është marre njoftim se në rrugen e Drishtit afer dyqaneve të fshatit Drisht, Postrribe, rrethi Shkoder, nga persona ende te pa identifikuar jane vrare me arme zjarri shtetasit: Skender Shkami 40 vjeç -Abdulla Shkami 50 vjeç vellezer dhe banues ne Drisht.

Sipas burimeve te marra nga ana e uniformave blu, dyshohet se shkaku i vrasjes ka qene nje konflikt per motive te dobeta. Ne vend ngjarje sherbimet e policise.

Si rezultat i veprimeve te shpejta te policise eshte identifikuar autori dhe po punohet per kapjen e tij.

20 zjarre në Tiranë natën e ndërrimit të viteve

Raste të shumta zjarri janë raportuar natën e ndërrimit të viteve në Shërbimin e Zjarrfikëses në kryeqytet. Mbi 20 kanë qenë ndërhyrjet në vatrat e zjarrit nga ana e zjarrfikësve, të cilët thanë për “Abc News” se, kanë mundur të neutralizojnë në kohë përhapjen e flakëve.

Shkak janë bërë pakujdesitë me mjetet e gatimit, e deri tek zjarrvënia për faj të fishekzjarrëve. Sipas shërbimit të zjarrfikëseve, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale./Abc News/

Presidenti Nishani uron shqiptarët: 2016 të jetë një vit sa më i begatë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani u është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve me rastin e festës së nderimit të viteve, duke uruar që viti 2016 të jetë sa më i mirë dhe i begatë.

“Sot është nata kur shqiptarët mblidhen në familjet e tyre. Nata e ndërrimit të viteve është një natë gëzimi ndaj ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, urimi i parë u shkon atyre. Urim i veçantë shkon për forcat tona ushtarake në Afganistan dhe për familjet shqiptare , jetimët dhe për të ngujuarit. Uroj që viti 2016 të jetë një vit sa më i begatë“, u shpreh Nishani.

Atmosfera e Vitit të Ri në Tiranë

Kryeqyteti i Shqipërisë është përfshirë nga një atmosferë e vecantë festive me rrugë e sheshe të zbukuruara dhe me fëmijë që marrin dhurata nga prindërit dhe të afërmit.

Bashkia po mbyll një nga një rindërtimet e cerdheve dhe kopshteve, falë angazhimit të 31 grupe dhuruesish vullnetarë, të cilët morën përsipër financimet për këto rregullime.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Velija vlerësoi sot bujarinë dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të përmirësuar jetesën e fëmijëve në cdo zonë të qytetit.

Festat e fund-vitit i kanë nxitur organizatat dhe shoqatat jofitim-prurëse që t’u kushtojnë më shumë vëmendje shtresave sociale të varfëra.

Kryqi i Kuq Shqiptar po shpërndan në 22 qytete paketa ndihme me ushqimet kryesore për familjet e varfëra.

Në Tiranë Kryqi i Kuq ndau në një mijë familjet më të varfëra paketa të tilla për të mbështetur sadopak gjendjen e tyre të vështirë dhe për të gëzuar gjatë festave të fund-vitit.

Përfituesit, thotë një drejtuese e kryqit të Kuq për Tiranën, Angjelina Pulluqi, janë familje shumë të varfra, me shumë anëtarë dhe me pak të ardhura, me një kryefamiljarë dhe me fëmijë të vegjël, të moshuar të vetmuar.

Një seri shoqatash dhe organizatash po zhvillojnë veprimtari të ndryshme me fëmijë jetimë dhe grupime të tjera në varfëri.

Po ashtu një sërë donatorësh shqiptarë dhe të huaj po dhurojnë fonde, materiale, ushqime, veshmbathje dhe lodra për fëmijët.

Drejtuesi i organizatës E ardhmja Jonë, Alfred Muharemi thotë se kjo ditë transmeton vlerat njerëzore të shoqërisë, që të gjithë jetimët të ndjehen të barabartë.

Tashmë është bërë traditë që edhe ministria e brendshme të ndajë dhurata dhe të festojë me fëmijët dhe familjarët e policëve të vrarë në krye të detyrës.

Ministri i brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtues të tjerë të lartë mblodhën në një festë disa qindra prej tyre për të festuar së bashku.

Festat e fundvitit janë një rast për të gjithë që të tregojnë bamirësinë e tyre.

Shumë firma dhe qytetarë po shpërndajnë dhurata për fëmijë dhe familje të varfëra në një shoqëri që ka aq shumë nevojë, dhe ku ende pas 20 vjetësh nuk deklarohet se sa është minimumi jetik.

Qeveria mbyll Fierzën, blen energji për janarin e 2016

KESH ka vendosur të mbyllë hidrocentralin e Fierzës dhe të ulë kështu prodhimin e energjisë elektrike në vend. Shkak i kësaj mase është rënia e nivelit hidrik në liqen, si pasojë e reshjeve të ulëta të këtij sezoni. Ky fenomen ka çuar në rritjen e energjisë importuar nga jashtë.

Reshjet e muajit Janar, sipas KESH, nuk pritet të kenë intensitet të lartë, që mund të rrisnin prurjet në Liqenin e Fierzës.

Thatësira në periudhën Qershor – Dhjetor ka bërë që kaskada të jetë në mesataren më të ulët të 24 viteve. Rezervuari i Fierzës aktualisht është në kuotën 276.2 m nga 296 m që është kuota maksimale.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare thotë se është e domosdoshme ruajtja e rezervës energjetike, për të mos cënuar sigurinë e furnizimit të vendit me energji. Në këtë situatë, në dy muajt e parë të vitit, furnizimin me energji do të plotësohet duke importuar dhe një pjesë tjetër parashikohet të prodhohet nga HEC-ët e vegjël.

Vetëm në muajin Dhjetor të këtij viti, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shpenzuar 5.4 milionë euro për importin e energjisë, ndryshe nga një vit më parë, ku në Dhjetor, KESH, për shkak të kushteve të favorshme klimaterike, eksportoi afro 1.5 milionë euro energji elektrike.

Për shkak të situatës së krijuar, Qeveria ka rishikuar buxhetin për herë të tretë për këtë vit, me qëllim kalimin e fondeve në dispozicion të KESH për blerjen e energjisë.

Ndërkaq që edhe për muajin e parë të vitit 2016, qeveria ka vendosur që të blejë sërish energji elektrike.

Rulin apo Metën, kë çoi ne Prokurori Qeveria? – Nga Blendi Fevziu

Tre ish-ministra pritet të hetohen për një aferë që ka ngjallur jo pak debate në politikën shqiptare dhe është bërë platforma e akuzave dhe kundër akuzave të muajve të fundit. Më shumë se aferë ajo është një megaaferë, ku janë ngjyer me të drejtë e pa të drejtë politikanë të të gjitha palëve. Ku janë vjedhur para me miliona, janë favorizuar biznese dhe individë që nga hiçi janë gdhirë brenda javës milionerë në dollarë. Çështja nis në vitin 2009 dhe përfundon diku në verën e vitit 2014. Ajo përfshin kohën kur Kompania CEZ mbërriti në Shqipëri, kohën kur ushtroi aktivitet e deri në momentin që çështja u mbyll me një marrëveshje mes kompanisë dhe Qeverisë Shqiptare. Ajo që është befasuese në gjithë këtë histori është pranimi i të gjithëve që ky është një korrupsion dhe abuzim masiv dhe tentativa për ta devijuar atë. Përse e them këtë dhe përse kam bindjen që më shumë se sa zbardhjen e saj, politika po tenton përdorimin politik të çështjes.

Pak pas orës 16:00 në Prokurori mbërriti kallëzimi i Ministrisë së Energjetikes për 3 ish-ministra të PD, kallëzim që ishte bërë më parë publik nga vetë qeveria. Prokuroria ende nuk e ka hapur dosjen, por deklarata e Ministrisë zbardh diçka. Ajo flet për përgjegjësi në procesin e privatizimit, në atë të favorizimit të kompanisë në vitet që ishte aktive në Shqipëri dhe së fundmi në mënyrën se si u zgjidh marrëveshja dhe se si veproi qeveria në këtë drejtim. Për të gjitha këto, Ministria kë të drejtë të kontrollojë e të ngrejë padi; ka të drejtë të akuzojë dhe të padisë ata që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose kanë përfituar nga ky proces korruptiv. Por mënyra se si bëhet duket më shumë një akt politik se sa një tentativë për të hedhur dritë realisht mbi atë që ka ndodhur. Është ose një gafë me qëllim, ose një lëvizje diabolike e përllogaritur mirë, vënia përpara përgjegjësisë e 3 ministrave dhe lënia jashtë e 4 të tjerëve. Genc Ruli ka qenë Ministër i Ekonomisë në vitin 2009. Florian Mima në vitin 2013. Në këtë interval prej 4 vitesh, që përfshihet edhe brenda akuzës, Ministra të Ekonomisë kanë qenë Dritan Prifti, Ilir Meta, Nasip Naço e Edmond Haxhinasto. Edhe pse kallëzimi përfshin veprime që janë bërë brenda kësaj kohe, ai nuk flet për asnjë nga Ministrat e LSI që sot janë pjesë e Qeverisë në koalicion me PS. Madje heqja e licencës së CEZ, konflikti me qeverinë, marrja në dorëzim nga shteti e caktimi i një administratori prej saj është bërë pikërisht në kohën që ministër i Ekonomisë ishte Haxhinasto i LSI. I gjithë dokumentacioni i publikuar në emisionin OPINION tregon edhe korrespondencën që Ministria ka pasur me studiot ligjore franceze për këtë çështje. Ky proces nis në fillim nëntor 2012 dhe mbaron në fund Janari 2013. Mima mbërriti si Ministër në fillim Prilli 2013!?

Atëherë përse Ministria e Energjetikes lë jashtë këta 4 ministra?! Nëse drejtuesit e Ministrisë kanë përgjegjësi për këtë kohë, ata e kanë të gjithë bashkë. Atëherë ose Ministria po bën një lëvizje thjeshtë zhurmuese si kundërpërgjigje ndaj padisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe po hedh më shumë tym mbi çështjen; ose ajo po tenton që përmes akuzës, edhe pa përmendur emrat, të çojë në prokurori edhe Ministrat e LSI. Kur Prokuroria të marrë në dorëzim dosjen, s’ka asnjë dyshim që me atë kallëzim veç 3 ministrave do marrë në shqyrtim edhe administrimin e LSI. Pra, Gjiknuri po i çon në Prokurori edhe Metën e Haxhinaston, thjeshtë pa ju përmendur emrat.

Në fakt, do ishte shumë mirë që në këtë dosje të përfshiheshin të gjithë ata që kanë përgjegjësi për çështjen CEZ, të PD, PS apo LSI; Të përfshiheshin ata që negociuan dhe mbyllën çështjen CEZ siç shprehet Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe ata që e “molën” CEZ për përfitime vetjake apo partiake. Pra, të dënohen të gjithë ata që janë hajdutë të vërtetë në këtë aferë! Pak javë më parë u kërkua një hetim ndërkombëtar për çështjen CEZ. Përtej problemit procedural, politika mund të konfirmonte vullnetin e saj duke votuar pro, por mazhoranca (pa një pjesë të LSI) votoi kundër. Pra votoi për të mbyllur çështjen. Nëse donte mund ta hapte atëherë. Kjo hapje e tillë, edhe pse nuk i bën keq në thelb duket më shumë një tjetër tentativë për ta kthyer në debat politik, një çështje që në thelb është shkelje e pastër e ligjit dhe abuzim me të!

Ndaj pyetja normale që vjen në këtë rast është fare e thjesht: Do realisht kjo mazhorancë të zbardhi çështjen apo thjeshtë po i bën presion PD dhe LSI duke hyrë edhe një herë në një debat shterpë politik. Një debat ku hajduti, zakonisht bërtet: Kapeni hajdutin!

Nishani nuk e firmos ligjin e ri të pronave: Bie ndesh me Kushtetutën dhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka rikthyer për rishqyrtim ligjin për kthimin dhe kompensimin e provave, i cili parasheh kompensimin e tokës me çmimin që e tregut në momentin që është marrë ose është zaptuar nga shteti.

Në ligjin e miratuar nga Kuvendi më 5 dhjetor të këtij viti, qeveria vendoste afate ligjore për përmbylljen e këtij procesi brenda tri viteve. Sipas relacionit të Presidencës, ky ligj cenon pritshmëritë e pronarëve.

“Nga ana tjetër vendos një skemë kompensimi që nuk duket aspak realiste, për sa kohë nuk ekziston një numër i saktë dhe përfundimtar i vendimeve administrative dhe gjyqësore lidhur me kompensimin e pronës, skema e kompensimit i referohet llojit të pronës në momentin e shpronësimit gjatë regjimit komunist dhe nuk ekziston një hartë vlere transparente që reflekton çmimin e tregut”, thekson Presidenti.

Gjithashtu, ai deklaron se skema e ofruar përmes ligjit në fjalë bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike si dhe të vendimit të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut referuar vendimit pilot Manushaqe Puto dhe të tjerë k. Shqipërisë.

“Kjo rezulton skemë të jetë në kundërshtim me jurisprudencën në vite të GJEDNJ-së lidhur me çështjen e pronës në Shqipëri”, thuhet gjithashtu.

NostradamusI: Antikrishti vjen më 2016, kalon nga Shqipëria

Entuziastët e Nostradamusit pretendojnë se mes profecive që i janë përmbushur, janë ato për Adolf Hitlerin, vrasjen e vëllezërve Kenedi dhe sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

Por tani ata mendojnë se në vitin 2016 do vijë Antikrishti i tretë.

Duke interpretuar Nostradamusin, Shoqata e Nostradamusit në Amerikë thotë se Antikrishti i tretë nuk do vijë andej nga mendohej.

Ndërkohë që SHBA e sheh Rusinë si kërcënimin më të madh, Antikrishti i tretë do vijë nga Kina.

SHNA thotë se nuk dihet saktësisht viti, por mendohet se do jetë një vit, duke filluar nga 2016-a deri në vitin 2050.

Antikrishti do formojë aleancë me vendet myslimane dhe do të shkatërrojë vendet e krishtera, raporton Morning News USA.

Sipas SHNA, Antikrishti i tretë do zbarkojë në Europë duke kaluar përmes Shqipërisë.

Më pas do pushtojnë të gjithë Europën.

Rusia dhe Perëndimi do bashkohen për të luftuar kundër Antikrishtit të tretë.

Lufta do zgjasë 27 vite. Në fund Antikrishti do mposhtet dhe në botë do mbizotërojë paqja për 1 mijë vite.

Sipas SHNA, Antikrishti do ngrihet ose në vitin 2016, në rast se jo, vitet e mundshme janë: 2019, 2024, 2026, 2030, 2038, 2041, 2043, 2044 dhe 2049.

‘Kompozitorë myslimanë’, Etrita Ibrahimi: Pandi Laço bëri gafë të pafalshme

TIRANE – Eneda Tarifa me këngën e saj “Përrallë” u shpall fituese e Festivalit të 54-t të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar, nga një juri e përbërë nga shtatë anëtarë, të cilët e përzgjodhën atë përmes një votimi të mbyllur.

Ky edicion, ka kaluar andrallat e veta. Prej muajit tetor kur u bën publikë emrat e këngëtarëve pjesëmarrës, në media u hodhën dyshime se fituese do të ishte Eneda, për shkak të bashkëpunimit dhe miqësisë së saj me Elton Dedën, drejtor artistik i festivalit sivjet. Nga palët nuk pati reagim, anipse, me marrjen e detyrës, Deda qe shprehur: “Nuk kam qenë, as nuk do të jem kurrë vegël e asnjë ndërhyrjeje, apo miklimi monetar e shoqëror, përveçse skllav i përjetshëm i muzikës së mirë e të ndershme”, pra pak a shumë: mos më fusni miq. Mbas fitores së Enedës, në rrjetet sociale, artikujt e tetorit u rishpërndanë.

Nga ana e RTSH-së nuk ka ende asnjë reagim, as nga z. Deda. “GSh” kontaktoi vetë fituesen Eneda Tarifa, por nuk arritëm dot të realizonim një intervistë për shkak të angazhimeve. “Ndihem si mbretëreshë; po jetoja në një ëndërr dhe ajo u realizua. Dua të bëj më të mirën për të prezantuar Shqipërinë si duhet. Dua të falënderoj këdo që ka punuar për këtë projekt, dhe që do të punojë në të ardhmen për të arritur cilësinë më të mirë”, – ka thënë ajo për “Eurovision TV”.

Dasi fetare, gafë apo lapsus?
Përtej fituesit, problemi më i madh i këtij viti, ai pra që ka fituar më shumë vëmendje është skenari. Mbas natës së parë ku i ftuar ishte një aktor që imitonte personazhin social Seriali, dhe “këngës” së tij, ashtu sikundër përdorimit të termave banalë në një festival si ai i dhjetorit, Pandi Laço u kritikua së tepërmi. E si të mos mjaftonte kjo, nata finale shkaktoi një tjetër përplasje. Disa fraza të Pandi Laços, skenarist e prezantues i festivalit, kanë mërzitur disa kompozitorë. Ndërsa ai fliste për kohët e ndryshme të jetës së festivalit, kohët kur festivalet gjykoheshin pasi ishin bërë, ai përmendi se ato kohë, ishin kohët e kompozitorëve Avni Mula, Abdulla Grimci, Feim Ibrahimi. Në vazhdën e këtyre emrave, Laço ka thënë se këta ishin kompozitorë myslimanë që kanë bërë muzikë shqiptare. Fraza ka humbur në eter, dhe pak minuta më vonë në skenë është ngjitur Aleksandër Lalo, i cili i ka falënderuar edhe njëherë këta kompozitorë, ndërsa te videot e festivalit në kanalin e RTSH-së, kjo pjesë nuk është hedhur.
Ka qenë e bija e kompozitorit Feim Ibrahimi, Etrita ajo e cila ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke i dërguar një mesazh edhe vetë RTSH-së. E pyetur nga “GSh” se pse u mërzit nga Festivali i RTSh-së, Etrita Ibrahimi u shpreh si më poshtë: “Nuk jam mërzitur me fjalët që Pandi Laço pati kurajon të thonte në natën e fundit të festivalit; jam e revoltuar për mendjelehtësinë me të cilën u prononcua për disa nga figurat e muzikës shqiptare (Abdulla Grimci, Avni Mula, Agim Prodani dhe Feim Ibrahimi), duke i cilësuar si “kompozitorë myslimanë, që shkruan muzikë shqiptare”! A mundet që në fund të 2015-ës, në një vend shembull për të gjithë botën (përsa i përket bashkëjetesës fetare), të bëhen diferencime të tilla, kur në fakt në Shqipëri nuk ka ekzistuar asnjëherë një ndarje e tillë??? A mundet që një njeri që presupozohet të jetë burrë i kulturuar, të mund të bëjë një gafë të tillë që nuk ofendon vetëm kompozitorët në fjalë, por edhe të gjithë ata që nuk përmendi dhe që i përkasin feve të ndryshme në Shqipëri??? A ka ndonjë vend në botë ku kompozitorët kategorizohen sipas besimeve fetare??? A ka një drejtori një institucion si RTSH-ja, që të kontrollojë produktet e veta dhe mbi të gjitha të kontrollojë skenarin dhe cilësinë e festivalit të vetëm kombëtar shqiptar??? A ka mundësi të na sqarojë Pandi Laço, cili ishte qëllimi i këtij lëmshi të paparë në të gjithë historinë e muzikës???

Më indinjon vulgariteti dhe injoranca…! Të bësh një skenar të tillë në shekullin XXI, është fyerje për inteligjencën e njerëzve që akoma vlejnë dhe kanë “pak” mend në kokë…! Të prezantosh në këtë mënyrë këtë festival, është simptomë e një sëmundjeje të rëndë që shoqëria e këtij vendi po kalon… dhe revoltohem sepse për mua është e papranueshme ideja që aktualisht po jetoj (në vitin 2010 jam kthyer këtu me dëshirën time, mbas 22 vjetësh në Itali) në një vend të tillë! Aq më tepër kur përmendet në këtë mënyrë emri i kompozitorëve që krijuan muzikën shqiptare, duke përfshirë këtu edhe atë të tim eti! Pandi Laço do të bënte mirë të hapte librat e historisë së muzikës, enciklopeditë e huaja dhe kritikat muzikore shqiptare dhe botërore, në mënyrë që të informohet kush është në të vërtetë Feim Ibrahimi…! Po ia them unë që t’i lehtësoj punën: Feim Ibrahimi, është një nga shtyllat e muzikës shqiptare, është Ai që tronditi tabutë e realizmit socialist, Ai që reformoi muzikën serioze vendase, Ai që e çoi Shqipërinë në UNESCO, Ai është SHQIPTAR dhe shkruante e kompozonte SHQIP!”

LGBT për TARIFËN
Mbasi Eneda Tarifa u shpall fituese e Festivalit, nuk ka munguar reagimi i LGBT-së. Në sitin historia-ime.com, ata shkruan: “Këngëtarja homofobe do të prezantojë Shqipërinë në Eurosong”, duke shtuar se ajo, që një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual të këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë.

“Festivali Europian ku Eneda do të përfaqësojë Shqipërinë nuk është edhe aq shumë i respektuar nga ajo. Një vit më parë, kur u fitua nga Conchitta, Eneda shkroi e revoltuar: ‘Ky na qenka Eurosong-u? Hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?’ Kur aktivistët për të drejtat e LGBT-së e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte madje si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchitta. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se ‘brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet në grupime të përkatësisë seksuale’”, përfundon edhe reagimi i LGBT-së. /FATMIRA NIKOLLI

Kryetari i PR serbe kërkoi publikisht falje për krimet e luftës në Kosovë

Sandulloviç këtë deklaratë e ka bërë sot gjatë një vizite në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë në një takim me Kryetarin e Partisë Repbulikane të Shqipërisë Fatmir Mediu dhe atë të Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti

TIRANË – Kryetari i Partisë Repbulikane së Serbisë, Nikolla Sandulloviç ka kërkuar publikisht falje në emër të popullit serb për krimet e luftës në Kosovë.

Sandulloviç këtë deklaratë e ka bërë sot gjatë një vizite në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë në një takimi me Kryetarin e Partisë Repbulikane të Shqipërisë Fatmir Mediu dhe atë të Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti.

Sandulloviç në një fjalim të mbajtur në selinë e Partisë Repbulikane të Shqipërisë u shpreh: “Ne jemi sot këtu që, në emër të popullit serb, i cili në shumicë e di çfarë është bërë në Kosovë, kërkoj ndjesë publike për të gjitha krimet. Ne na vjen keq që popullit Kosovar, për interesa të ngushta të politikanëve serbë, iu desh kaq shumë mund, vuajtje dhe gjak për të marrë lirinë dhe të drejtën e fjalës. Ne e përgëzojmë, që pas gjithë këtij kalvari Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe Sovran. Serbët e mirë e njohin këtë. Sot e gjithë bota duhet të dijë këtë lajm. Ne si forcë politiike kemi synim njohjen zyrtarisht të Shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”.

Nga ana tjetër Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Mediu shprehu vlerësimin e tij maksimal për stadin e pjekurisë politike që po arrihet në Ballkan.

Ai tha se “deri më sot kemi rrëmuar për të gjetur çfarë na ndan, ka ardhur memonenti të bëjmë të kundërtën. Ne kemi më shumë të përbashkëta, dhe këto na bëjnë të jetojmë në paqe me njëri tjetrit. Me lejoni të citoj një shprehje – Në vend që të mallkojmë errësirën, të ndezim një qiri për të bërë dritë”.

Mediu tha gjithashtu se “Ajo që na mbetet është ta shohim këtë si një histori europiane e një vendi anëtar i NATO-s. Ne si parti Republikane jemi të disponueshëm të gjëjmë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit në rajon. Mendoj se zëra të tillë janë të domosdoshëm në momentet e debatëve të pafrytshmë”.

Ndërkohë Kryetari i Partisë Republikane Kosovë, Kurti tha se “kjo është një iniciativë e përbashkët për të parë një mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. Të bëjmë atë që qeveritë tona dhe Bashkimi Europian, nuk kanë qënë në gjendje ta bëjnë. Ky është takimi i dytë historik, pasi të parin unë me përfaqësinë time e patëm në Serbi ku u pritëm nga zoti Sandulloviç, i cili për hir të së vërtetës na surprizoi jo vetëm më pritjen por edhe me deklaratat e tij. Ardhja jonë sot në Tirinë në emër të PR-së përbën një histori suksesi” tha ndër të tjera Kurti. aa

Raportuesi i Shqipërisë në PE: Zgjedhjet lokale ishin të dështuara

TIRANE – Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka folur ditën e sotme për raportin për Shqipërinë. Fleckenstein ka thënë në një intervistë për “Top Channel” se zgjedhjet lokale në Shqipëri ishin një dështim, duke theksuar se tashmë, detyra kryesore e politikës shqiptare mbetet reforma në drejtësi.

Zoti Fleckenstein, Komiteti i Jashtëm i PE-së ka diskutuar tashmë raportet për të gjitha vendet e tjera të rajonit. Kur do ta paraqisni ju raportin për Shqipërinë dhe çfarë shqetësimesh do të jenë në fokus të tij?
Fleckenstein: Kam disa mendime, por pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do të filloj të përgatis raportin. Nuk kam shumë shqetësime, pasi është e dukshme se ka patur mjaft progres të mirë, por kemi patur edhe dështime, si në rastin e zgjedhjeve lokale. Për momentin, reforma kryesore mbetet ajo e drejtësisë, sigurisht.

Përpara prezantimit të raportit në Komitetin e Jashtëm, siç pritet, në fund të Shkurtit, a parashikoni të shkoni sërish në Shqipëri?
Fleckenstein: Po, por jo për të pyetur në lidhje me raportin. Mbase do të shpjegoj pak se çfarë kam shkruar në të, sepse nuk është e rëndësishme vetëm që Parlamenti Europian të dijë se çfarë mendoj unë, por dhe kolegët shqiptarë duhet ta dinë se çfarë kam shkruar dhe përse. Së dyti, në këtë vizitë do të jem i shoqëruar nga kolegu Eduard Kukan, për të biseduar mbi hapat e mëtejshëm të reformës në drejtësi, pasi të gjithë e ndjejmë, tashmë, se kjo është reforma më e rëndësishme për vendin, veçanërisht, kur një sërë reformash të tjera nuk mund të zbatohen pa patur këtë reformë të gjyqësorit.

Në qëndrimin tuaj të fundit të përbashkët, ju përgëzuat Kuvendin vetëm për miratimin e ligjit të njohur si dekriminalizimi, por në të njëjtën ditë, Kuvendi votoi dhe paketën fiskale, ndërsa opozita vijoi protestën kundër qeverisë. A keni ndonjë koment për këto zhvillime?
Fleckenstein: Është një detyrë e qartë e Parlamentit që të marrë vendime dhe qeveria duhet të zbatojë atë çfarë vendos Parlamenti. E kuptoj se jo gjithmonë vendimet e tij janë të mira për qeverinë, pasi deputetët kanë mendimet e tyre. Gjithësesi, në fund të fundit, Parlamenti është ai që vendos dhe qeveria është ajo që zbaton vendimet. Nga ana tjetër, unë do të thoja se është e drejtë e opozitës për të iniciuar protestat në rrugë. Pse jo?! Për sa kohë që ato janë të paqta, njerëzit kanë nevojë t’i tregojnë qeverisë se nuk pajtohen me njërin vendim të saj, apo tjetrin. Kështu që, këtu s’ka asgjë spektakolare. Mesazhi im kryesor, në këtë pikë, është që të ruhet qetësia dhe të flitet më qartë. Unë e kuptoj shumë mirë se çdo opozitë dëshiron të ndryshojë rregullat dhe të qeverisë. Por, për fatin e tyre të keq, zgjedhjet bëhen çdo katër vjet dhe ato të fundit çuan një parti në pushtet dhe tjetrën në opozitë. Gjithësesi, nëse ata kanë ide të mira e konstruktive për mënyrën e trajtimit të problemit, ne duhet t’i mbështesim ata, por nuk nevojitet detyrimisht një ndryshim qeverie, thjesht që qeveria të dëgjojë opozitën.

Këshilli i BE-së ftoi Komisionin për të vlerësuar Shqipërinë mbi përmbushjen e prioriteteve kyçe, përveç raportit vjetor të progresit, në 2016. A do të nxisni Komisionin me anë të kësaj rezolute të Parlamentit Europian, për ta bërë këtë vlerësim brenda gjysmës së parë dhe jo në fund të vitit të ardhshëm?
Fleckenstein: Unë dua të shtyj Komisionin, por nëse shohim përparim në reformën e drejtësisë, sepse është mëse e rëndësishme. Në rast se do të shohim se ka një votim të reformës nga parlamenti, atëherë do të nxis Komisionin, pasi mendoj se do të ishte koha e duhur për nisjen e negociatave. Për këtë arsye, na nevojitet ky vlerësim. Kështu që, PO, por së pari, kolegët tanë shqiptarë në parlament duhet të bëjnë ca detyra shtëpie. Unë do ta përmend në raport se nëse ata e bëjnë këtë, atëherë, automatikisht, kjo duhet të pasohet me hapin e radhës nga ana jonë.

Ju sapo mbushët 62 vjeç, kush ishte risia e këtij viti?
Fleckenstein: rreth 350 përgëzime në facebook vinin nga Shqipëria dhe kjo ishte diçka e re. M’u be qejfi me të vërtetë. U jam përgjigjur me gishtin lart, pasi ishin shumë për t’i shkruar secilit personalisht. Ishte një ndjesi e mirë. U ndjeva më pranë njerëzve dhe vendit, me të cilin merrem.

Vërejmë se ju keni marrë dhe dhurata nga Shqipëria…
Fleckenstein: Po dhe e mbaj me shume krenari.

Urimi juaj?
Fleckenstein: Urimi im është të përfundoj këtë intervistë, të vrapoj për në aeroport, të kaloj kohë të këndshme pranë familjes në prag të vitit të ri dhe ju uroj juve dhe atyre, që po na ndjekin, Gëzuar Vitin e Ri (në shqip)!

Gjiknuri padit 3 ish ministra për humbjet në OSHEE dhe CEZ Ilirian Agolli

Ministria e energjisë dhe industrisë dorëzoi sot në prokurori dosjen e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për favorizimin e kompanisë CEZ a.s gjatë aktivitetit të saj dhe mosmarrjen e masave në mbrojtje të interesave të shtetit shqiptar, pas heqjes së licencës së saj.

Pas një kontrolli të detajuar ministria e energjisë kallëzoi në prokurori 3 ish-ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima për një dëm të shkaktuar buxhetit të shtetit mbi 414 milion euro.

Bashkë me tre ish-ministrat, ministria e energjisë paditi edhe dy ish-zv.ministrat Enno Bozdo dhe Neritan Alibali; ish-këshilltaren e ish-kryeministrit, Suzana Guxholli; ish-drejtoreshën në ministri Mimoza Vokshi, si dhe disa zyrtarë të tjerë.

Kryetari i Partisë Demokratie të opozitës, Lulzim Basha, reagoi menjëherë, duke e quajtur atë një “pseudo-padi per t’u hedhur hi syve shqiptareve”.

Zoti Basha deklaroi se qeveria humbi shansin për hetim të drejte dhe të pavarur të kësaj çështje, por nuk e bëri, sepse hetimi, sipas tij, do të nxirrte në dritë vjedhjen e vetë socialistëve me 600 milionë euro, të cilët ndaluan hetimin e tij me ligj.

Darka e kryeministrit me mediat – Ja gazetarët që e refuzuan

Të shumtë ishin gazetarët që e pranuan ftesën e kryeministrit Edi Rama për darkën e fundvitit, e dyta në radhë pas asaj të vjetshmes.

Por disa nga penat më kritike dhe më të njohura të shtypit dhe medias në vend i refuzuan ftesat e Ramës, për të qenë të pranishëm në darkën e shtruar në Pallatin e Brigadave.

Gazetarët që refuzuan darkën e kryeministrit me median ishin: Andi Bushati, Andi Bejtja, Nikolle Lesi, Arian Çani, Fatos Lubonja, Mustafa Nano dhe Çim Peka, Enton Abilekaj.


Faqja 272 prej 294« Fillimi‹ Prapa268269270271272273274275276Para ›Fundi »

Lajmet me interesante

  • FOTOT- Duart me zinxhir dhe me maska në fytyrë, protestuesit “arrestojnë” Ramën dhe Ballukun: Të pandehurit, tradhtarë të kombit
    June 13, 2026
  • UGSHPD: QYTETARIA, RAMA & DIELLA
    June 12, 2026
  • Zyrtarët e PS-së në Pukë dhe Shkodër distancohen nga Rama, i bashkohen protestës qytetare
    June 14, 2026
  • Protestë para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë kundër tjetërsimit të pasurive kombëtare dhe kolonizimit të heshtur të Shqipërisë- Nga ARIF EJUPI
    June 13, 2026
  • Investigimi i BBC: Rusia ishte pas sulmeve me zjarrvënie që synonin kryeministrin britanik Keir Starmer
    June 15, 2026
  • Ramën nuk e mbajnë nervat, lë në mes intervistën në Top Channel
    June 12, 2026

Lajmet e fundit

  • Midis pushtetit dhe shpresës- Nga Isuf B.Bajrami
    By voal.ch | June 18, 2026
  • KUR NDËRGJEGJA VLEN MË SHUMË SE DISIPLINA PARTIAKE – Nga Frank Shkreli
    By voal.ch |
  • Tirana qelbet erë- Nga Esmeralda Topi – Faktoje.al
    By voal.ch |
  • Berisha zbulon emrat: Damiani, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë qenë në takimin në Aruba! Orë 600 mijë euro për Edi Ramën
    By voal.ch |
  • “Problemi nuk janë flamingot, problemi je ti!”, Genc Burimi godet Edi Ramën: Ke simptoma amnezie, nëse e kuptove mesazhin, ik vetë!
    By voal.ch |
  • Deputetja e pavarur Marjana Koçeku: I kërkoj falje prej zemre Thethit!
    By voal.ch |

ARKIVA E LAJMEVE

Kliko këtu për të parë arkivën e lajmeve

RRETH NESH

Botues:

Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Moto:

Mbroje të vërtetën - Defend the Truth

NEWS LETTER

SOCIAL

Copyright © 2022

  • twitter
    Follow
  • facebook
  • linkedin
Send this to a friend