VOAL

VOAL

(Voal) Kryeministri Rama, takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

Keida Kostreci

Voal – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Barak Obama dhe Nënpresidentin Joe Biden. Në mbyllje të bisedimeve, Kryeministri Rama u ndal dhe dha përshtypjet e tij në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku theksoi se takimi kishte nënvizuar partneritetin e rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara:

“Takimi i kaloi parashikimet në kuptimin e kohës dhe nga ana tjetër mund të them se kaloi parashikimet në kuptimin e atmosferës shumë miqësore ku dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë, për përpjekjet tona dhe, sigurisht, edhe ndamë së bashku bindjen se ky është një partneritet që duhet të vazhdojë të forcohet dhe se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon, gjë për të cilën faktikisht morëm përgëzime dhe inkurajim shumë të madh. Dinamika e re e politikës sonë të jashtme ka sjellë një rritje shumë të  ndjeshme të reputacionit të vendit tonë edhe në sytë e vetë partnerëve tanë dhe sot ky është një fakt i provuar edhe në Shtëpinë e Bardhë,” tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./ Burimi: Zëri i Amerikës

Rama batutë në Shtëpinë e Bardhë: Para Trumpit, unë zgjedh Bashën

Nga oborri i Shtëpisë së Bardhë, kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë batutat lidhur me opozitën shqiptare dhe kreut të saj Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarja e VOA-s, për retorikën e tij ndaj Trump, Rama bëri një krahasim, duke thënë se ata që në Shqipëri zgjedhin Trumpin para tij, janë për t’u mëshiruar.

Ndërsa tha se ai vetë, edhe pse s’do ta zgjidhte për asnjë arsye Lulzim Bashën, në krahasim me Donald Trump do ishte i detyruar ta bënte.

“Jam i vërtetë, jam pyetur dhe jam përgjigjur, sa herë do pyetem do përgjigjem. Besoj që ata që në Shqipëri zgjedhin Trumpin para meje, pavarësisht diferencave që kanë me mua, janë për t’u mëshiruar, unë midis Trumpit dhe Lulzim Bashës, zgjedh Bashën pavarësisht se Bashën s’do e zgjidhja në asnjë alternativë”,- u përgjigj Rama.

Ish ministri Tafaj shpallet i pafajshëm

Shqipëri, sot vendimi nga Gjykata e Lartë. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 1 vit burg për akuzën “Shpërdorim të detyrës” kur drejtonte ministrinë e Arsimit

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë për të dënuar me 1 vit burg zotin Myqerem Tafaj, ish ministër i Arsimit gjatë qeverisë së kaluar së ish kryeministrit Sali Berisha, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Zoti Tafaj, i cili është akualisht deputet, u akuzua për “Shpërdorim të detyrës”. Sipas prokurorisë ai kishte lëshuar në muajin gusht të vitit 2011 një urdhër “Për hapjen e programeve të ciklit të parë që përfundojnë me bachelor dhe programeve të ciklit të dytë që përfundojnë me master i shkencave, të shkollës së lartë private “Vitrina”, i cili vlerësohet të jetë në kundërshtim me ligjin dhe në  mos përmbushje të  rregullt të detyrës. Bëhet fjalë për të paktën 8 degë të reja, të cilat kishin nisur ndërkohë që dy vjet përpara daljes së urdhërit, e pranë të cilave ishin rregjistruar mbi 1800 studentë. Përllogaritet se shumat e paguara nga studentët për një vit akademik arrijnë së paku 1 milion euro.

Prokuroria, në kërkesën e saj, kishte theksuar se Këshilli i Akreditimeve, një organ i cili vlerëson kriteret teknike e cilësore të Institucioneve  të Arsimit të lartë, kishte dhënë opinion negativ për mundësitë e Universitetit “Vitirina” për t’u zgjeruar me degët e reja. Sipas prokurorisë ligji parashikon që “vlerësimi i shprehur prej këtij Këshilli në formën e vendimit  për plotësimin ose jo të kushteve teknike të cilësise së institucionit Arsimor, i paraqitet Ministrit, i cili ka detyrimin ligjor për ta zbatuar”, gjë e cila në këtë rast nuk ka ndodhur. “Në kundërshtim me atë çka ka vendosur Këshilli i Akreditimit, Ministri nga ana e tij pa marrë parasysh këto vlerësime, ka vendosur  hapjen e programeve mësimore. Ky veprim i tij është kryer me dashje të drejtperdrejtë, pasi edhe pse ka patur një detyrim ligjor për ta respektuar, edhe pse vlerësimi i dhënë nga institucioni kompetent ishte i qartë (vlerësim NEGATIV), ai ka vendosur hapjen e tyre në mënyrë të kundraligjshme”, pretendonte Prokuroria, provat dhe faktet e së cilës nuk u konsideruan bindëse për Gjykatën e Lartë.

Vrasësi e njihte Ajet Zeqajn, dinte që e kish zemrën në anën e djathtë

Ish-polici i vrarë, Ajet Zeqaj 

Hetimet për vrasjen e Ajet Zeqajt kanë marrë një rrjedhë tjetër. Dyshimet janë ngushtuar tek persona të njohur me të, nisur dhe nga fakti i mënyrës se si autori e ka ekzekutuar dhe përgjigjes së mbërritur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Burime nga grupi i hetimit i thanë Televizionit Klan se viktima ka lindur me zemër në krahun e djathtë dhe për këtë fakt, autori ka qenë i mirëinformuar.

Provat dhe pamjet filmike tregojne se, në momentin që është qëlluar herën e parë, Zeqaj është kthyer dhe vrasësi e ka qëlluar dhe dy herë të tjera në krahun e djathtë, në kraharor dhe sërish kur ka rënë në tokë dhe më pas është larguar.

Ekspertiza ka treguar se ai është qëlluar me 7 plumba në total, dy në qafë, dy në zemër dhe tre në kokë.

Sipas të njëjtave burime, nisur nga këto detaje, lind dyshimi i arsyeshëm se Zeqaj është vrarë nga persona që kanë patur njohje të afërt me të.

Kritikohet Stema e Bashkisë Mirditë: Simbole fetare, shqiponja si e Rajhut, asnjë lidhje me historinë (fotot)

*Zef Lleshi: U shit historia për një bark koca thiu
*Bashkia Mirditë: Faza konkurruese për përzgjedhjen e tyre

Simbole fetare në institucione shtetërore. Duket se Mirdita i ka paraprirë projektit të kryeministrit për përfshirjen e fesë në shkollat laike. Kjo është stema e Bashkisë Mirditë, por debate ka hapur simboli dhe ngjyrat e përdorura në të. Dom Agustin Bardhi, prift i zonës së Mirditës e ka prezantuar këtë stemë në rrjetin social dhe menjëherë kanë ardhur dhe kritikat e para. Ngjyra e verdhë e Vatikanit, dhe Kisha e Oroshit, janë elementët fetarë të shtuar në stemë. Për më tepër një kritikë bëhet dhe për shqiponjën, që cilësohet si ajo e Hitlerit.

Dom Gjoni shprehet; “Është padyshim e vështire tu bësh “qejfin” të gjithëve, t’i bësh të gjithë të një mendje… Mua Stema e re e Bashkisë, Mirditë me pëlqen, ka elementë shumë të bukura e të rëndesishme…, një më mire nuk kisha ditur ta beja!”.

Por, një komentues, që duket se ka qenë dhe konkurrent në garën për stemën e Bashkisë, Zef Lleshi shprehet me nota kritike të forta. Sipas tij, stema është jashtë cdo konteksti historik të Mirditës, dhe është është përzgjedhur fituese nga intersaxhinj, që Zef Lleshi, thotë se; kanë shitur shitur interesa madhore të Mirditës për interesa të vogla personale. Zef Lleshi thotë se stema e re e Bashkisë, u shit për një bark me koca thiu.

Ja cfarë shkruan Zef Lleshi:
0Tani që komisioni inkopetent i nxori këmbët plotësisht në procesparacaktimin e fituesit përmes përjashtimit të konkurencës punimeve, duke përjashtuar autoret pa diskutuar në detaje apo qoftë dhe punët në përgjithësi të cdo autori në vecanti, tani po flas shkoqur si thonë… Ajo steme e quajtur fituese në fakt është një version jashtë cdo konteksti qoftë historik-sistemiqeverisës apo edhe etnogjeografike e religjioze. Sado që aty në sfond duket një kryq i vogël, sërish ashtu ne ate variant ai qëndron me të ashtuquajturën kurorë -kortezike mbi stemën në fjalë, pra as ai kryq nuk është në fakt pjesë e stemës. Kështu që ashtu sic ai gallopeni-si ka bërë vetëm një Shqiponjë plagjiature e gjallë sic edhe ishte dhe ai versioni i parë plagjiature e shqiponjës së Rajhut, por sërish edhe në këtë të dytën plagjiature ai tregohet i vendosur të luaje me Mirditën e mirditasit përmes disa pseudo-intelektualëve hora që shesin miqtë dhe interesat madhore të vetë Mirditës në interesa të vogla personale te tyre a për një bark me koca thiu dikund nëpër mejhane-sofrashqylesh, zyrtaresh pseudointelektual që po e shpërfytyrojnë nga pak edhe këtë pak Mirditë të mbetur.

Stema në fjale është thjeshte një shqiponjë arbërit-principatës-mbretërisë arbërit, pa asnjë element që të na sjellë në kohë të sotme modernitet, ku Mirdita kaloi etapa të ndryshme që nga Mesjeta. Pra nëse do krahasojmë stemën që këta qyloshat e kocave të thiut ndër mejhane qebabesh sollën duke e trumbetuar në fakt një vendim të paracaktuar si individ, gabuan rëndë dhe nuk bënë asgjë të hajrit, e kështu do të shkonte. Jo vetëm pse ata nuk arrijnë të kuptojnë, as sot e as mot me sa shihet, se cfarë është një logo-stemë-emblemë e një njësie administrative shtetërore sic konkretisht është Mirdita, Bashki e Republikës së Shqipërise, pra jo principate as mbretëri, si stema e Gallopeni, si flet edhe pse përmes një plagjiature të dukshme.

N.q.s dikush do të kërkojë të marrë një mesazh, ju siguroj që nga injoranca e atij, atyre *magjistricave, nënteksti i saj është, të ngrihemi të bëjmë edhe njëherë principatën e Arbërit ose mbretërine e Arbërit për hir të asaj steme që kanë shpallur si *fituese* në fakt e paracaktuar, dhe që të ndodhe kjo ne duhet të rikthehemi në kohe në Mesjetë e të luftojmë si qëmoti për *kauzën e këtyre*, por si të mos mjaftojë, kjo stemë e ktyre të kocave të thiut është shumë prapa edhe stemës së qeverisë së Mirditës e cila ne kontekstin Republikan, jo mbretërore.

Jashtë kontekstit kohore barazvlefshëm me cdo stemë simbolike shtetdrejtimi sundimi qofshin ato në mesjetë apo edhe në diktaturën komuniste janë jashtë kontekstit, jokoherentë.

Pra mund të themi se, ‘u mbars mali dhe polli një mi’. Ju përshëndes për vargun e sakte dhe koherent mbi edhe permendjen e emrit tim mes miqsh, por ajo qe dua te nenvizoj eshte fakti qe, ne kete paudhesi, ndikuan ME HIRE A ME PAHIRE, edhe qendrimet menjdengushta te jo pak autorve krijues qe tentuan te behen pjes e kesaj zgjidhjeje PERMES QENDRIMEVE JO FORT TRANSPARENTE DHE JO FORT MIQSORE PAS KUINTASH, me shume ne te mire te vehten se në te mire te vendlindjes por edhe ne rruge jo fort transparente, rruge kjo e cila solli te bere fakt dhe perçudnimin krejte jashte kontekstit kohore edhe jashte kontekstit estetik artistik për një stemë profesionalisht te justifikuar në tërësinë e saj”.

E pavarësisht kësaj kritike, stema sipas Bashkisë MIrditë është parashikuar të përdoret në medalje, në vula, bluza të futbollit të ekipit mirditor, madje dhe në filxhanë, stilolapsë, apo kuti shkrepse.

POR SI U PËRZGJODH STEMA E BASHKISË MIRDITË?

Bashkia Mirditë thotë se ka pasur një konkurs ndërsa shpjegon në faqen e saj, arsyet që cuan në përzgjedhjen e kësaj steme.

Ja përzgjedhja sipas Bashkisë Mirditë
Pas një procesi të gjatë studimor dhe konkurues, është realizuar stema e bashkisë Mirditë, me fitues magjistër të dizajnit grafik nga Theranda-Kosovë, Refki Gollopeni.
Për një realizim sa më të saktë dhe përfaqësues në elementë të stemës së bashkisë Mirditë, ka patur një organizim transparent, realizuar përmes disa fazave konkuruese.
Fillimisht, me urdhër nr 08, datë 20.01. 2016 të kryetarit të bashkisë z.Ndrec Dedaj, mbështetur në ligjet përkatëse, u ngrit komisioni këshillimor 3me studiues, publicistë, artistë e intelektualë në Mirditë dhe jashtë saj, për të ardhur më pas në hartimin e një procedure transparente për realizimin e stemës së re.
Kështu u bë publike ky proces duke ftuar konkurues në Mirditë apo jashtë saj përmes portalit të bashkisë Mirditë. Pati interesim të madh në këtë konkurim, ndaj 14 syresh paraqitën punimet e tyre, të cilat u morën në shqyrtim në një takim të hapur për publikun në fazën e parë më 10 shkurt 2016. Nga faza e parë u selektuan pesë pjesëmarrës me punimet më të mira, që ishin më afër idesë për një stemë sa më përfaqësuese për Mirditën, mbështetur në shkencën e heraldikës dhe në një qasje sa më të saktë historike për krahinën.

Më pas pesë të interesuarve iu dha mundësia në një takim të dytë në Tiranë me komisionin, të ishte prezent dhe studiuesi dhe njohës i heraldikës kombëtare Moikom Zeqo, ku u përcaktuan më qartë dhe elementët më përfaqësues, qe duheshin ref5lektuar në punimin për stemën e bashkisë Mirditë.

Kësisoj, 4 të interesuar e vazhduan garën, për të ardh në fazën përfundimtare më 21 mars 2016, ku pas diskutimeve në komision me shumicë votash, u morën në konsideratë për të diskutuar te kater modelet: atë të Artan Toma, Gjoke Pepa, Refki Gollopenit dhe Viktor Cupi.
Komisioni debatoi gjate rreth këtyre punimeve dhe u ndal më pastaj më shumë në dy punimet që u cilësuan unanimisht si më të spikaturat; ai i Refki Gollopenit dhe Gjokë Pepës. Me shumicë votash komisioni percaktoi për të paraqitur në këshillin e bashkisë Mirditë punimin e sjellë nga Refki Gollopeni, magjistër i dizajnit dhe grafikës.
Refki Gollopeni, 6 mjeshtër i grafikës me eksperiencë në stemat e Kosovës dhe më gjerë, paraqiti 5 variante te stemes dhe gjithe mekanizmin ku perdoret ajo si në flamurin e bashkisë, në dokumenta zyrtare, medalione, mirenjohje, suvenire etj etj.
Në sqarimin e tij ai ka përmbledhur se “Stema e bashkisë së Mirditës është e thjeshtë dhe përmbajtësore që paraqet karakterin, traditën, besimin, energjinë pozitive të njerëzve të mençur, të guximshëm, mikpritës, bujarë si dhe veprimtarinë etnokulturore7 patriotike, historike dhe ekonomike të mirditasëve”.
Në stemë janë vendosur elementet simbolike siç janë:
a)- Shqiponja e Arbrit:
Eshtë e punuar në formë grafike bashkëkohore, që simbolizon lidhjen historike dhe traditën shtetformuese të Mirditës, e cila në vitet 1160 deri në vitin 1216, është dokumentuar nga burimet historike si qendër e Principatës së Arbrit.
b)-Element i mburojës:
Simbolizon këtë qëndresë stoike dhe të papërsëritshme, qëndresë në luftë për liri, për dije, për kulturë dhe për shqiptarizëm. 9Prandaj ajo përbën një element emblematik të kësaj treve.

c)- Kompanjeli i kishës së Oroshit:
Është simboli i besimit, traditës, arkitekturës dhe si element i përkujtimit të rilindasve dhe patriotëve mirditorë. Është i pari shkrim shqip prej një kleriku katolik pra Ipeshkëvit Pal Engjelli, apo i pari libër në shqip prej një kleriku katolik, Gjon Buzuku për të vazhduar me shoqërinë “Bashkimi”, e drejtuar nga abati i famshem i Mirdites, Prend Doci. Janë kishat katolike në malet e Veriut të Shqiperisë, pra dhe në Mirditë të kthyera në çerdhe të kulturës dhe të dijës, të identitetit kombëtar, që e mbajnë fort të lidhur këtë trevë me shqiptarizmën dhe atdhetarizmin. Prandaj nuk mund të neglizhohej ky element për t’u vendosur në stemën heraldike të kësaj treve.
d)- Kalaja – Kulla:
Simbolizon traditën, zhvillimin e trungut familjar arbëror, më pas të Dukagjinëve, e pas 1570 në Mirditë me unitetin e 12 bajraqeve. Kalaja, kulla janë simbol i qëndresës ,pranë kalasë janë vendosur edhe majet e shtizave të 12 bajraqeve që simbolizojnë unitetin dhe gadishmërinë për mbrojtjen e vendit.
Të gjithë këto elemente duke u mbështetur në parimet heraldike, përputhen estetikisht, por dhe lehtësisht të përdorëshme në të gjithë elementet zyrtare dhe ballafaques me publikun apo me institucionet brenda dhe jashtë vendit.
Është përdorur ngjyra e kuqe, që së pari, është ngjyra e shqiptarizmës, ngjyra e flamurit kombëtar. Ngjyra e verdhë e ndritur pasi vetë kjo trevë është njëra ndër përpunueset e bakrit dhe arit si ndërlidhje me pirustët apo epokat e mëpastajme. Këto dy ngjyra u alternuan me ngjyrat e tjera për të pasqyruar edhe shpirtin e pasur dhe estetik të mirditasit të përdorur në veshjen apo punimet artizanale të kësaj treve

Autori eshte kujdesur që të mos ndërlikohej, por të ishte një stemë funksionale, lehtësisht e përdorëshme , sa më identitare dhe përfaqësuese.
Gjithashtu aty ruhen dhe jepen elementet përfaqësuese, që e identifikojnë fort këtë trevë e që e bëjnë unike atë, por duke ruajtur elementin kombëtar dhe atdhetar.
Pas kësaj me shumicë votash, komisioni vendosi t’i rekomadojë këshillit të bashkisë si stemën më përfaqësuese, atë të Refki Gollopenit nga Kosova, me mendimin për të përmirësuar disa detaje teknike.
Stema do te perdoret për:
– Vendimet dhe Aktet e Këshillit të Bashkisë Mirditë;
– Urdhrat dhe udhëzimet e kryetarit të bashkisë;
-Dokumentet e krijuara nga bashkia dhe institucionet vartëse etj.
Përmasat e stemës janë si më poshtë:
-Në varësi të madhësisë që kërkohet për ambjente të ndryshme, dhënë sipas modelit të paraqitur në zhkallën zvogëluese dhe zmadhuese.
-Për flamurin: dimensionet 100 x 150 me thekë anash.
-Dimensionet e flamurit të vogël për tavolinë 21 cm X 16 cm
Ngjyrat për stemën, flamurin dhe për suveniret:
E verdhë e ndritur, Light Yeloë C: 0 M:0 Y:60 K:0. E kuqe boj gjaku, Red C: 19 M:100 Y:100 K:18
Për prodhimin e stemës do të ndiqet procedura përkatëse me specialistë në studio të licensuara për vulat dhe simbolet.

stema2stema3stema4

Sharjet në Kuvend dhe fjalët fyese që dënuan Braçen me 5 ditë përjashtim

Byroja e Kuvendit ka vendosur dje të përjashtojë 5 ditë nga punimet e Parlamentit 4 deputetët që prishën punimet e seancës së kaluar plenare, ndërkohë që ka shmangur nga ndëshkimi ish- Kryeministrin Sali Berisha.

Maxhoranca në Byronë e Kuvendit ka vendosur që të përjashtojë 5 ditë kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, po me kaq ditë dhe kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, po ashtu dhe deputetët e Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe Roland Keta. Ndërsa për deputetin e PD-së, Sali Berisha, Byroja e Kuvendit ka vendosur që t’i tërheqë vëmendjen, duke e kaluar këtë me një “vërejtje”.

Më poshtë lexoni debatin me sharje në Kuvend, seancën e shkuar, që i kushtuan deputetëve përjashtimin 

Sali Berisha: Po marrim Divjakën, ku qeveris, sipas informacioneve të shumta, të paverifikuara natyrisht, një trafikant prostitucioni, njëfarë Fredi, Fredi Kokoneshi.

Erjon Braçe: Po kush je ti mo, që paske fituar të drejtën që me gjëra të pavërteta të vish këtu të fyesh, të poshtërosh, të vrasësh, e t’u marrësh jetën familjarisht njerëzve. Kush je ti more, kush je ti? Ke 21 vjet që bën këtë gjë, e ke bërë me këta të tutë njëherë. Se po shikoj njërin që po qesh (Arben Ristani).

DEBATI 

Arben Ristani: Po qesh se je një burrë kone…

Erjon Braçe: Po, buçe, po, buçe. Po, buçe…

Arben Ristani: Boll ti, o kone e vogël, që je sa këpuca ime.

Erjon Braçe: Po, buçe. Po, buçe… o buçe…

Ilir Meta: Ju lutem, ruani qetësinë, mos provokoni tension.

Erjon Braçe: Po të them edhe një herë tjetër, e ke filluar me këta të tutë. Nuk ke lënë njeri pa përfolur nga këta të tutë këtu. Nga rreshti parë deri tek i fundit. Ti, ti…

Sali Berisha: Po ke marrë 1 milion dollarë me Kokoneshin…

Erjon Braçe: Po do vish ta provosh në gjykatë…

Sali Berisha: Prandaj kërcen ti. Ke marrë 1 milion dollarë…

Erjon Braçe: O Sali, mos bëj si qen. Sali, mos bëj si qen.

Sali Berisha: Prandaj e mbron ti Kokoneshin, se ke marrë 1 milion dollarë.

Erjon Braçe: Mos bëj si qen. Ulu aty, se ka ik koha jote. Ulu aty, se e di unë ça halli ke ti. Ulu aty.

Jozefina Topalli: Nxjerre merr jashtë atë…

Sali Berisha: Ti je një këlyshi i vogël që leh këtu, por dollarë ke marrë shumë.

Erjon Braçe: Dëgjo ti, o qeni i madh, dëgjo…

Sali Berisha: O këlysh, o kone…

(Edi Paloka shkon të largojë Braçen nga foltorja. Garda mbron deputetin e PS)

Edi Paloka kap Braçen prej krahu: Ik largohu prej këtu…

Sali Berisha: O kolerë, ordiner, do të t’i nxjerr të gjitha…

Erjon Braçe: Po ça ke mo? Nxirri mo të gjitha… Nxirri, o rrugaç, o rrugaç…

Uashington – Kryeministri Rama flet për sfidat e sigurisë në Ballkan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli në Këshillin e Atlantikut, ku ai u ndal tek sfidat e sigurisë me të cilat ndeshet sot Ballkani Perëndimor në kuadër të përpjekjeve të tij për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Zoti Rama nga njëra anë shprehu shqetësimin se sfidat me të cilat përballet Evropa, rrezikojnë ta lënë në hije integrimin e Ballkanit deri në një afat të pacaktuar dhe nga ana tjetër theksoi se përfitimet e integrimit do të ishin të dyanshme.

“Në këtë kontekst, ekziston rreziku se pasojat e krizës ekonomike, të sigurisë dhe asaj të emigrantëve që po kalon Evropa do të përhapen në Ballkanin Perëndimor duke sjellë më shumë pasiguri për këtë rajon”, tha zoti Rama.

Për momentin tha kryeministri, çështja e emigrantëve është problemi numër një në Evropë, si nga ana e sigurisë ashtu edhe nga çështja e vlerave. Ai the se përgjigjia e Evropës ka qenë e ngadaltë dhe jo e qartë, me përjashtim të Gjermanisë.

Zoti Rama e shprehu shqetësimin se zgjerimi mund të mos jetë përparësi, por duke dolur për sfidat aktuale në kontinent, ai sugjeroi se përfitimet mes Ballkanit dhe Evropës janë reciproke.

“Nuk është e tepruar të thuhet se Evropa ka nevojë për Ballkanin të paktën po aq sa ç’ka nevojë Ballkani për BE-në”, në këto momente.

Zoti Rama tha se rajoni është në momentin më të mirë të mundshëm përsa i takon marrdhënieve mes vendeve të tij, një arritje siç tha ai duke pasur parasysh të kaluarën me përplasje etnike.

Kryeministri i bëri thirrje Evropës për të intensifikiuar bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor në këto kohë krizash.

Një nga këto sfida dhe një temë për të cilën zoti Rama qëndroi gjatë, ishte çështja e ekstremizmit të dhunshëm.

Zoti Rama tha se vendi i tij është bërë partner i plotë në përpjekjen globale për ta luftuar atë. Sipas burimeve të ndryshme, nga Shqipëria ka patur rreth 100 luftëtarë që i janë bashkuar grupeve ekstremiste në Lindjen e Mesme.

Por kryeministri Rama tha sot se gjatë vitit 2015 asnjë shtetas shqiptar nuk është bashkuar me organizatat ekstremiste.  Kryeministri shqiptar përmendi në fjalën e tij se Shqipëria është një shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës së feve të ndryshme. Ai tha se radikalizmi duhet luftuar së pari në mendjet e njerëzve, sidomos të rinjve.

“Duhet t’u mësojmë brezave të rinj sesa i çmueshëm është ky shembull i Shqipërisë, sa i vlefshëm është ky komunitet tolerance dhe bashkëekzistence fetare dhe çfarë rrezikohet përsa u takon kërcënimeve që vijnë nga të gjitha anët ndaj kësaj pasurie kombëtare”, tha kryeministri.

“Ne mendojmë se informacioni i përshtatshëm për moshën dhe një diskutim i hapur në klasa do të kontribuojë që fëmijët dhe të rinjtë tanë të fitojnë njohuri që të jenë më mirë në gjendje që t’i rezistojnë urrejtjes mbështetur tek feja, të refuzojnë diskriminimin dhe kështu të përforcojmë kompaktësinë tonë të njohur sociale”, tha zoti Rama.

Ai iu referua kështu një teme të diskutuar mjaft në Shqipëri. Zoti Rama tha se kur ndodhin sulme terroriste si ai i Parisit, ka nga ata që thonë që ato u kryen nga myslimanët dhe pastaj vazhdojnë duke thënë se kjo është arsyeja që duhen mbyllur kufijtë, duhet t’u hiqet shtetësia dhe këtyre njerëzve u rritet mbështetja.

Duke folur për këtë temë, zoti Rama, përmendi edhe kandidatin republikan, Donald Trump, komentet për të cilin kishte dhënë para disa ditësh, ngjallën reagime në Shqipëri.

Ai sugjeroi se do të ishte e rrezikshme që një njeri që demonizon grupe të caktuara – duke folur veçanërisht për myslimanët – të ishte në krye të Shteteve të Bashkuara.

“Dhe ta them deri në fund se nuk mund të mos e them, se si mundet që Donald Trump mund të arrijë të jetë kandidati i një partie që kishte si kondidat Ronald Reganin”.

Dhe duke folur më gjerë për rrezikun e mosnjohjes, ai dha më shumë hollësi për kontekstin duke thënë se kjo mosnjohje e tjetrit, hendek në mosnjohje krijon premisa të rrezikshme që i bën njerëzit të ndjehen të përjashtuar dhe stigmatizuar.

“Dhe pastaj e kupton që ka një hendek njohjeje, një hapësirë e gjerë ku injoranca, mosnjohja e koncepteve të thjeshta, bazë për fetë dhe për besimin e tjetrit, ka krijuar një terren që e ushqen këtë lloj politike, për këtë lloj radikalizimi dhe krijon një efekt zinxhir”.

Zoti Rama vlerësoi lart marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Shqiptarët janë me fat që është një histori suksesi e Shteteve të Bashkuara në Ballkan. Ai përmendi si sfidë për rajonin edhe përpjekjet për ndikim rus, por shtoi se ky ndikim nuk është i njëjtë për të gjitha vendet e rajonit.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Zërit të Amerikës, zoti Rama foli edhe për problemet me të cilat përballen vendet e Ballkanit së brendshmi, si klima politike, përfshirë Shqipërinë.

“Po, ne si vende të rajonit, na duhet të përballemi sfidat që kanë të bëjnë me të shkuarën tonë dhe do ta lidhja thjesht me ritmin e integrimit të vendeve ish-komuniste”, tha ai.

“Nëse për vende si Polonia, të hynin në Evropë ishte si të riktheheshin në shtëpitë e tyre, për ne hyrja në Evropë, është të shkojmë diku ku nuk kemi qenë kurrë më parë”, tha ai.

Ai shtoi se vende si Shqipëria kanë më shumë sfida të dukshme përsa i takon korrupsionit apo mungesës së vullnetit për të respektuar ligjin, për shkak të mungesës së modernizimit.

Ai bëri edhe një krahasim me klimën politike në SHBA.

“Përsa i takon klimës politike, jemi në Uashington dhe nuk është një vend që më bën të më vijë zor për jetën tonë politike, sepse nëse nuk ka ndonjë gjë për të mësuar në Uashington është se si të partitë të bashkohen për të mirën e vendit, sepse as republikanët, as demokratët nuk mund të na thonë se e duan njëri-tjetrin dhe sa të gatshëm janë për të bashkuar forcat për një synim më të madh”, tha zoti Rama duke iu referuar retorikës së ashpër të fushatës presidenciale në SHBA.

Ambasada SHBA në Tiranë, paralajmërime për dhunë pas gjyqit të imamëve

Dënimi i 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë mund të sjellë reagime të dhunshme të mbështetësve të tyre.

Është ky alarmi që përcjell Ambasada Amerikane në Tiranë,  pak ditë pas kërkesës së prokurorisë për të dënuar 9 imamët e vetëshpallur me 152 vite burg.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-ve se Gjykata e Krimeve të Rënda shqiptare, së shpejti do të shpallë vendimin e dënimit për rastin e nëntë imamëve të akuzuar për mbështetje të terrorizmit.  Grupet ekstremiste të lidhura me imamët, mund të reagojnë me akte të dhunshme nëse ata shpallen  fajtorë, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej, ambasada bën të qartë se nuk është në dijeni, të ndonjë kërcënimi specifik kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët amerikanë në Tiranë, duhet të jenë vigjilentë, për të shmangur zonën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në rrugën Jordan Misja në Tiranë, dhe të evitojnë çdo tubim që mund të organozohet, pas marrjes së vendimit, përfundon lajmërimi i Ambasadës USA në Tiranë, në faqen e saj zyrtare, ku i drejtohet  me mesazhe qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri.

Seanca e radhës e gjyqit të imamëve do të jetë në 19 Prill dhe pritet që të shoqërohet me masa të larta sigurie. Shqetësimet specifike të sigurisë duhet t’i adresohen autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri.

ambasada-2

 

Deputetët gjermanë vizituan Burgun e diktaturës në Spaç –

Deputeti Andreas Lammel, i lindur dhe i rritur në Gjermaninë Lindore, theksoi rëndësinë e ruajtjes së këtyre monumenteve/
Burgu i Spaçit është një dëshmi e gjallë e vujatjeve të mijëra të burgosurve gjatë periudhës së komunizmit. Një periudhë shumë e diskutuar por që ende has debat të madh në opinionin publik.
Për t’u njohur më nga afër mbi historinë e këtij kampi famëkeq, 5 deputetë të Bundestagut vizituan nga afër atë që ka mbetur nga burgu.
Deputeti Andreas Lammel, i lindur dhe i rritur në Gjermaninë Lindore, theksoi rëndësinë e ruajtjes së këtyre monumenteve.
“Hapi i parë që duhet bërë është që të lindë dhe të zhvillohet një koncept i mirë se si prej këtij vendi të bëhet një memorial apo një muze, sepse kështu siç është, është e qartë që nuk mund të qëndrojë më. Kush nuk njeh mirë të shkuarën e vetë, nuk mund të punojë mirë për të ardhmen. Ndaj, vende të tilla duhet të ruhen për të përkujtuar viktima të së shkuarës, por edhe si shenjë paralajmërimi për brezat e së ardhmes”, deklaroi Lammel.
Në të njëjtën linjë ishte dhe ambasadori Helmut Hoffman, i cili bëri thirrje për më shumë vëmendje në këtë temë.
“Edhe ne në Gjermani kemi një të shkuar jo pak të dhimbshme. Kemi pasur të bëjmë me dy diktatura mjaft të dhunshme, ndaj e dimë mjaft mirë sesa i vështirë është ky proces i përballjes me të shkuarën. Por ne e dimë gjithashtu që është po kaq e rëndësishme dhe ju detyrohemi viktimave të asaj periudhe që të merremi me të shkuarën. Këtë jemi duke e bërë prej vitesh në Gjermani. E di mjaft mirë që kjo është një temë mjaft delikate për politikën shqiptare, por do të ishte një kënaqësi nëse asaj do t’i kushtohej më shumë vëmenje, qoftë në opinionin publik, qoftë në jetën politike të vendit”, u shpreh Hoffman.
Për gati 3 orë, deputetët e Parlamentit gjerman u njohën me dëshmitë e të mbijetuarve për torturat e pësuara në këtë burg.

FAKT-Diktatori Enver Hoxha, hero kombëtar i Serbisë –

Edhe nëse ndodh që Shqipëria t’i heqë dekoratat e titujt, diktatori e ka të sigurt lavdinë që ia njeh Serbia.
Diktatori Enver Hoxha vdiq më 11 prill 1985. Edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, ka njerëz, madje edhe media që e kthejnë në kujtesë dhe jo për veprat kriminale që kreu për 50 vjet. Ka nostalgjikë që i shkojnë ende tek varri e përkujtojnë, ka media që e sjellin vazhdimisht në vëmendje pa prekur thelbin e krimeve të tij. Ka politikanë që e vlerësojnë ende. Por një e vërtetë rreth gjithë krimeve të tij ende nuk ka dalë në dritën e botimeve. Herë pas here dalin detaje, por që nuk e përmbledhin të plotë veprën e tij kriminale.
Një iniciativë e deputetëve të PDIU-së, Mesila Doda e Shpëtim Idrizi, tenton të heqë dekoratat atyre që kanë kryer krime në komunizëm. Diktatori Enver Hoxha është i pari që do të duhet të humbasë titujt, të cilët me sa duket ende i ka nëpër dokumentacionet e shtetit shqiptar.
Por edhe nëse ndodh që në Shqipëri t’ia heqin dekoratat e titujt, diktatori Enver Hoxha e ka të sigurtë që në Serbi do të vazhdojë të jetë hero kombëtar.
Fotografia e botuar nga 27.al, konfirmon këtë trofe të diktatorit, marrë nga Serbia në vitin 1946.
Në fakt, e meriton këtë titull se është udhëheqësi që vrau pa mëshirë popullin e tij, jo vetëm ata që i eliminoi fizikisht, por vrau lirinë e një populli të tërë për gjysëm shekulli. Pasojat e atij sistemi Shqipëria po vazhdon t’i vuajë edhe sot.

Rama pritet në New York nga kryetari i Bashkisë Bill De Blasio

*I sapomberritur ne New York, Rama zhvilloi nje takim dhe me shqiptaret qe jetojne aty
TIRANE-Kryeministri Edi Rama është takuar sot në New York me kryetarin e Bashkisë, Bill De Blasio. Rama ka shprehur falënderimet për pritjen në faqen e tij në Facebook e Twitter.

“Kënaqesi e posaçme mikpritja e kryebashkiakut të Nju Jorkut ne stacionin e pare te vizites ne SHBA. Thank you so much Mayor @deBlasioNYC”, shkruan Rama.

I sapomberritur ne New York, Rama zhvilloi nje takim dhe me shqiptaret qe jetojne aty. Kete e beri te ditur me nje publikim te radhes po ne rrjetin social, Facebook.
“Faleminderit çdokujt qe me pranine sonte e beri takimin me shqiptaret e Nju Jorkut kaq mbreselenes per numrin e madh dhe energjjne pozitive”.

Ndërkaq, komisionerja për Çështjet Ndërkombëtare në Bashkinë e New Yorkut, Penny Abeywardena, i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit të Shqipërisë.

“Edi Rama, të lumtur që ju mirëpritëm sot në zyrën e kryebashkiakut të New Yorkut. Komuniteti shqiptar, i rëndësishëm për përbërjen e larmishme të City-t”, shkruan komisionerja në Twitter.

Bashkëjetesa e pamundur e Papës me Enverin – Nga Sulejman GJANA Kryetar i PLL

Para disa netësh, teksa po kaloja nëpër bulevardin kryesor të Tiranës, në orët e vona të natës, në kthim nga një vend ku më pëlqen të qëndroj i qetë për të medituar, lexuar e punuar, ndesha bustin e Papës Françesku, që u përurua para disa javësh, dhe instinktivisht ndalova para tij.

Ndalova nga kureshtja, duke e ditur se Papa përfaqëson një fe monoteiste që unë e respektoj, edhe pse jam mysliman dhe e deklaroj me krenari përkatësinë time fetare. Madje ky fakt nuk më pengon aspak që të respektoj dhe vlerësoj fetë e tjera monoteiste. Përkundrazi, jam i bindur se feja ime më stimulon ta bëj një gjë të tillë, sidomos në vendin tonë ku harmonia fetare është realitet dhe baza e njësimit kombëtar.

Ndalova gjithashtu për ta soditur bustin, që, edhe pse nuk jam kritik arti, nuk ma shkul bindjen se cilësisht lë shumë për të dëshiruar, sidomos kur e krahasoj me ato të Papës Gjon Pali II në Paris, Madrid apo Abixhan, atë të papës Urbain II në Chatillon-sur-Marne, apo me veprat e autorëve shqiptarë me famë europiane e më gjerë si Radovan Albanezi i Kroacisë, Miho Tivarasi, Andrea Aleksi, Maestro Donati, Francesk, Gjon e Jeronim Albanezi, Mark Bazaiti, Viktor Karpaçi, Onufri, Kostandin Shpataraku, Kostandin dhe Joan Grabovari, Kolë Idromeno, Murat Toptani, Naxhi Bakalli, Ibrahim Kodra, etj..

Ndalova po ashtu sepse përtej Papës Francesku, unë i përkas gjeneratës që i ka përjetuar përpjekjet dhe kontributet madhore të Papës Gjon Pali II në shembjen e diktaturave komuniste në Poloni, në Europën Lindore dhe Shqipëri. Diktatura këto që shkatërruan miliona jetë njerëzore, e që përfaqësuan të Keqen e Njerëzimit në kohërat moderne… diktatura ndër të cilat ajo shqiptare ishte sumumi i antivlerave par excellence, me të cilat u luftua dhe u mohua deri edhe ekzistenca e Krijuesit, në “sfidë me të cilin” kjo diktaturë krijoi Njeriun e Ri, si një qenie hibride pa moral, pa shpirt, pa komb, pa fe dhe pa atdhe.

Tashmë dihet nga të gjithë se Enveri dhe PPSH përdorën edhe “artistët-ndihmës të partisë për krijimin e Njeriut të Ri”.

Por fatkeqësisht pas ndryshimit të sistemit, një ndër paradokset ilustrues të “ndryshimit” që solli pluralizmi katovician ishte edhe ruajtja e hierarkisë dhe e pushtetit real në artet pamore, të hierarkëve më të lartë të artit të realizmit socialist. Athua se këta nuk kishin qenë ndihmësit më të zellshëm të PPSH, por ishin reformuar sipas stilemës: edhe artin komunist, edhe artin “demokratik” e bëjnë po këta; edhe komunizmin, edhe demokracinë e përjetësojnë në art vetëm këta, s’ka të tjerë!!?

E në vijim të kësaj logjike të mbrapshtë i bie që: edhe të Majtën, edhe të Djathtën në Shqipëri e bëjnë dhe e përfaqësojnë vetëm këta, në të gjitha fushat.

Ndaj tek po sodisja bustin e Papës Francesku dhe vendin e përzgjedhur për vendosjen e tij, nuk u habita aspak dhe menjëherë u kujtova dhe u binda se ishte pikërisht kontributi i këtij takëmi pushtetmbajtësish të përjetshëm në art, që kishin ideuar dhe rekomanduar pozicionimin e bustit ngjitur me ansamblin pseudoskulpturor të murit prej betoni, rrethuar me kanale të mermerta dhe me një të ashtuquajtur “kambanë paqeje” mbi krye. Marifet i pështirë ky, me të cilin ideuesit dhe realizuesit e murit dhe “Kambanës së Paqes”, nëpërmjet bashkëshoqërimit të saj me bustin e Papës, kërkonin thjesht legjitimimin konceptual, logjik dhe moral të së parës, si “vepër arti”.

Them kështu sepse nuk mund të ndërtohet kurrfarë bashkëshoqërimi me logjikë dhe simbolika të “paqes” dhe “kambanës” së “krishterë” me një figurë madhore të Krishterimit, ndërkohë që e para është thjesht simbolika skulpturore e rebelimit komunist të armatosur të vitit 1997, me gëzhojat e armëve të të cilit ideuesit dhe vetë ish ministri i Kulturës i kohës, Edi Rama, pranuan dhe u vetëlëvduan publikisht para 17 vitesh se derdhën “Kambanën e Paqes”.

Soditjes time mbi bustin e Papës nuk mund t’i shpëtonte kurrsesi sfondi, Piramida e Enverit, e vendosur dhe e mbetur aty si një dëshmi e së Keqes dhe e antivlerës njerëzore, me të cilën shqiptarët ende nuk kanë arritur të shkëputen.

Kryeministri ynë piktor e di mirë se artet epokale (skulptura, piktura dhe arkitektura), qysh nga lashtësia e hershme, janë përdorur për të nderuar, lartësuar e përjetësuar hierarkinë tokësore në rivalitet me idhujt paganë dhe ato të feve politeiste.

Ndaj dhe faraonët egjiptianë, të cilët e konsideronin veten Perëndia mbi tokë, i ndërtuan piramidat si varre të përjetshëm në të cilët varroseshin të shoqëruar nga suita e skllevërve që u kishin shërbyer në të gjallë.

Enveri që vetëpandehej Keops, Ramses, Tutmes, Tutamkhamon e Amenofis, si dhe Nexhmija, Ramizi, dhe të tijtë që e pandehnin të tillë, jo rastësisht caktuan dhëndërrin e të bijën që t’i projektonin si varr një piramidë. Të cilën e mbushën me të gjitha takëmet që Enveri kish mbajtur qysh në të gjallë, pa harruar xhaqetat, qillotat dhe këpucët inglize, deri edhe çorapet e leshit që mbante në Progonat (në kohë të luftës), krahas orës, busullës prej komandanti, e deri edhe çorapet e arnuara të gjirokastritit “nikoqir” që kursente “paratë dhe pasurinë e popullit”.

Natyrisht që ata që i ndejtën rrotull dhe që i shërbyen, krahas 4 milionë shqiptarëve-skllevër, Enveri nuk pranoi t’i merrte me vete. Të parët i la jashtë të vazhdonin dinastinë e “Tutmesit” komunist, kurse 4 milion shqiptarët i la jashtë si “skllevërit e dinastisë”, bash në varrin e hapur gjigant prej 28 mijë km katrorë, që në të gjallë të tij e me urdhër të tij kish përpirë dhjetëra mijëra të pafajshëm, kundërshtarë të njimendtë e të supozuar.

E meqë nuk pranonte të mumifikohej si Lenini në “Mauzoleumin Lenin” të Rusisë, ngaqë mumifikimi do ta shndërronte në lugat të zi për vizitorët dhe do t’ia zvogëlonte shtatin nja 50 cm., urdhëroi qysh në të gjallë që babai i kryeministrit aktual t’i realizonte një shtatore gjigante prej mermeri, i ulur në fron si Buda, por me pozicionin e duarve si Abraham Linkolni në statujën e famshme.

Të gjitha ia kryen siç dëshironte dhe, pas disa vitesh, shqiptarëve u mbeti Piramida si simbolikë e pushtetit të përjetshëm të tij e të të tijve, tashmë të “reformuar, demokratë-proletarë pa proletariat… dhe properëndimorë!?”.

Ajo piramidë, që simbolizon pushtetin komunist në mes të kryeqytetit, u thotë shqiptarëve dhe botës se gabojnë nëse mendojnë se mendësia dhe pushteti i komunistëve në këtë vend kanë perënduar. Siç u tha shqiptarëve dhe botës edhe ceremonia madhështore e 21 shtatorit 2014 për nder të ardhjes së Papës në Shqipëri, ku rreshtimi i fotove të 40 martirëve të kishës Katolike në bulevard (në atë bulevard që mban akoma emërin e vrasësve të këtyre martirëve…) u shit si të ishte vepër e alienëve, dhe jo e baballarëve të pushtetarëve të sotëm!!!

Madje me simbolikën më të fundme me bustin e Papës dhe Piramidën, neokomunistët në pushtet duan të na kumtojnë se ata vetë, Krishterimi dhe Demokracia, bashkëjetojnë në Paqe bashkë me kambanën e derdhur me gëzhojat e rebelimit komunist, dhe bashkë me ato të kishave katolike e ortodokse, sidomos me Katedralen Katolike aty pranë (përtej Lanës).

Paskëtaj nuk kisha dhe nuk kam më asnjë mëdyshje për synimin djallëzor të ideatorëve të këtij paralelizmi ndërmjet Kambanës së Paqes, Papës dhe Piramidës, për të bashkëshoqëruar me sukses në bashkëjetesë të përhershme vlerat dhe antivlerat, të Mirën dhe të Keqen.

Por nuk mund të mos e pyetja vehten se ku e marrin këtë guxim komunistët e konvertuar në demokratë, që jo vetëm nuk e shembën atë Piramidë, por arrijnë edhe të vendosin bustin e Papës para saj… Natyrisht për ta legjitimuar moralisht Piramidën, dhe përtej kësaj metafore për të ngulitur në mendjen e shqiptarëve idenë se e Mira bashkëjeton normalisht me të Keqen, madje edhe më tej: se diktatura komuniste ishte po aq e mirë sa edhe Papa dhe mbarë sistemi i vlerave që përfaqëson Shenjtëria e Tij.

Por kjo është e papranueshme dhe ndodh sepse në Shqipëri, përgjatë 25 viteve të fundit, nuk është bërë sa duhet për t’u ndarë nga e kaluara komuniste dhe për të mbyllur zezonën e asaj plloje.

Kameleonizmi politik i komunistëve nuk është fenomen vetëm shqiptar, por retushimin dhe përshtatjen e legjislacionit, vendimmarrjes, sjelljes dhe qëndrimeve politike me standardet demokratike, e kanë bërë hapur vetëm ish komunistët shqiptarë në Europën e sotme, e megjithatë ia kanë dalë mbanë.

Në të këtë çmenduri ata kanë guxuar deri të hedhin në votim në parlament e të rrëzojnë me vota kartat ndërkombëtare të nënshkruara dhe standardet demokratike të gjithëpranuara, duke kapërcyer dhe anashkaluar Brukselin, Strasburgun, Këshillin e Europës dhe Komisionin e Venecias.

Për të vërtetuar këtë fakt mjaftojnë ligjet për tokën, sabotimi i hapjes së dosjeve dhe i lustracionit, sabotimi i Dekriminalizimit dhe Reformës në Drejtësi, mashtrimet që u janë bërë ish të burgosurve, ish të përndjekurve, pronarëve legjitimë, emigracionit politik shqiptar të para ‘90-ës, etj..

Për të gjitha këto arsye, bashkëjetesa midis simboleve të Papës, atij të rebelimit komunist dhe Enverit e enverizimit nuk munden dhe nuk duhet të vazhdojnë më tej.

Për ndërprerjen e kësaj marrëzie dhe fillimin e njëfarë normaliteti, për mendimin tim, duhet të niset me shembjen e Piramidës së Enverit.

Llalla – prokurorëve: Mos i fusni të gjithë në burg, ka mbipopullim

Prokuroria e përgjithshme ka nxjerrë një qarkore që u është shpërndarë të gjithë prokurorëve, ku kërkohet që të zbatohet proporcionaliteti në kërkesat drejtuar gjykatës për aplikimin e masave të sigurisë, “arrest me burg”.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur burgjet janë mbipopulluar. Një njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme shkruan se kjo kërkesë ka ardhur pas shqetësimeve të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Në përfundim të analizave vjetore, si edhe duke reflektuar shqetësimin e Ministrisë së Drejtësisë për mbipopullimin e ambienteve të paraburgimit, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka miratuar një Qarkore, në të cilën kërkohet nga prokurorët që të jenë të kujdesshëm në aplikimin e masave ekstreme të sigurisë.

Po ashtu, në qarkore, Prokurori i Përgjithshëm kërkon edhe rritjen e numrit të hetimeve kryesisht, me iniciativë të prokurorit, si edhe të shtohet numri i rasteve të gjykimit të drejtpërdrejtë”, shkruan njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Numri i lartë i personave në ambientet e paraburgimit vijon të krijojë një situatë shqetësuese, e cila i është përcjellë Prokurorisë edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rezulton se në sistemin e burgjeve, për periudhën Janar – Dhjetor 2015, janë trajtuar 2962 të paraburgosur.

Po ashtu, referuar statistikave të vitit 2015, Prokuroria e Përgjithshme konstaton se është e nevojshme rritja e numrit të hetimeve kryesisht.

Në Qarkore theksohet se “.. Pavarësisht diskrecionit që ligji i njeh prokurorit, numri i rasteve të filluara kryesisht nga prokurorët është sërish i ulët”. Nisur nga numri i ulët i referimeve të dorëzuara në Prokurori nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, Prokuroria e Përgjithshme kërkon rritjen e numrit të hetimeve, sidomos për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Gjithashtu, në Qarkore, Prokuroria e Përgjithshme kërkon impenjimin e trupës së prokurorëve për të aplikuar më shpesh gjykimin e drejtpërdrejtë. Ky lloj gjykimi i posaçëm është i lidhur me situatat, ku nuk ka nevojë për hetime të tjera dhe fajësia e të pandehurit është e qartë që në aktet paraprake.

Kutia e zezë: Pilotët tentuan ta ulnin helikopterin mbi liqen për të fikur zjarrin

Kutia e zeze e helikopterit te rrezuar te ushtrise ne Liqenin e Shkodres 

Për shkak të mënyrës së copëtimit dhe shenjave të dyshuara të zjarrit të mbetura në copat e helikopterit, dyshohet se ai ka pasur shpërthim zjarri në pjesën e bishtit.

Pikërisht në pjesën e bishtit mendohet se mjeti fluturues ka pasur defekt teknik, çka ka sjellë humbjen e drejtimit dhe të ekuilibrit (helika e bishtit është timoni i mjetit).

Besohet se pilotët kanë tentuar të ulin helikopterin në liqen për të shuar zjarrin, por pajisjet e qëndrimit të mjetit mbi ujë nuk kanë funksionuar dhe për rrjedhojë, helikat kanë prekur sipërfaqen dhe mjeti është përplasur më pas në liqen.

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, ndërsa u plagos, por fatmirësisht mbijetoi, Gerald Baramuça, i cili ishte ulur në pjesën e pasme të kabinës së helikopterit.

I mbijetuari mendohet se është hedhur nga helikopteri në momentin që mjeti fluturues ka humbur drejtimin, para se të ndodhte përplasja me sipërfaqen e ujit.

Dallimet fetare janë pasuria e shqiptarëve – Nga EDI RAMA*

 

I dashur kryetar i Komunitetit Mysliman, miku im, Haxhi Skënder Bruçaj! Për të ardhur këtu mes jush dhe për të qenë pjesë e kremtimit të kësaj dite, që shumë prej dijetarëve tuaj e konsiderojnë si më të shënuarën e kalendarit të mbarë njerizimit, duhet t’ju them se mu desh të thyeja qëndresën e Protokollit të Kryeministrisë.
Është e habitshme sesi në kundërshtim me doket e mira dhe urtësinë kokulur zakonore të trevave tona, ku prej shekujsh është kultivuar si një melhem i rrallë, virtyti dhe praktika e vëllazërisë, jo vetëm mes individëve të feve të ndryshme, por edhe mes vetë institucioneve fetare si shembuj të kësaj vëllazërie, institucionet publike, shteti si i tillë i druhen disi vëllazërisë dhe bashkëpunimit vizionar me bashkësitë e besimtarëve dhe përfaqësitë e komuniteteve fetare.
Kur e mendoj këtë dasi të padukshme, por jo gjithmonë të padukshme, pa bereqet dhe pa kuptim, në një shoqëri të prirur për dasi si kjo e jona, por dhe të mbrujtur nga dëshira e zjarrit për t’iu qasur universales, më kujtohen disa vargje të një poeti mistik shqiptar, i mbrujtur me frytin e vreshtës së krishterimit në fëmijëri dhe pastaj, me fuqinë poetike të islamit në rininë e të gjitha pasioneve.
Dua këtu ta sjell paksa, Jahja bej Dukagjin-Zadenë, princ në Shqipëri dhe mistik në botën islame, i cili shkruante në kapërcyellin e shekujve drithërues XV-XVI, një “Jusuf dhe Zyliha” krejt origjinal, sado në përputhje me shkrimet e shenjta. Usulmame-ja, Libri i Parimeve, po aq sa Shah-u Geda, Shahu dhe Lypësi, e përafrojnë Jahja beun për nga vetitë profetike me korifeun e tij, profetin Muhamed dhe e kthejnë në një sinjal të fortë për kohën tonë. E ja çfarë thotë ai:  ”Unë s’i kam përkthyer fjalët e tjetërkujt, s’kam përzier fjalët e huaja në gojën time, qoftë të fantazisë, qoftë gjëra të mira apo të këqija, por kjo fjalë është timja, është trishtimi im”.
Dhe është trishtim i madh të mendosh sesi në kohët moderne, ku mbizotërojnë dhe aq lehtësisht përdoren dhe shpërdoren nga të gjithë, të mëdhenj e të vegjël dhe sidomos të rinj, informacione të të gjitha llojeve, vektorë propagande dhe helmimi mendor, mendimit të lirë e besimit të çiltër t’i merret fryma e t’i nëpërkëmbet emri nga një lloj aleance e pahijshme e injorancës, e përfitimit dhe e terrorit.
Profetit Muhamed, krenari e njerëzit po aq sa të gjithë ata të paktë kolosë, themelues qytetërimesh të përbotshme, i takon nderimi, vlerësimi dhe respekti i të gjithë njerëzve vullnetmirë, pa dallim bindjesh fetare, të cilët bashkëndajnë me ithtarët e tij, ithtarët e një prej besimeve kryesore botërore, të njëjtin planet, të njëjtin dinjitet njerëzor, të njëjtat përgjegjësi ndaj shoqërisë njerëzore, familjes së njerëzve, familjes së njeriut dhe të ardhmes së përbashkët të çdo njeriu.
Më pëlqen të citoj filozofin dhe shenjtin katolik Agustinin, banor i viseve të Afrikës së Veriut, ku islami do të farëzohej me lehtësi në flatrat e erërave të shkretëtirave dhe butësisë së klimës dhe të popullsisë, sa herë më kujtohet fraza e tij e thjeshtë, por shumë domethënëse:
”Njeriu do, njeriu çmon atë që njeh”. Por kush e njeh me të vërtetë sot islamin? Kush flet sot me distancën e duhur, qetësinë e domosdoshme dhe dijet sovrane mbi dituritë islame? Madhështia e vargjeve të Jahja Dukagjin-Zadesë qëndron në sublimimin e besimit të tij të thellë, në luftën e brendshme shpirtërore, në përpjekjen e gjithhershme të trazimit të brendshëm personal të njeriut, i cili si vetëmohimi në çdo fe monoteiste konsiston mbi të gjitha në bërjen e hesapeve, duke marrë parasysh këqyrjen ekzigjente të syrit të Zotit mbi vetveten e trazuar.
T’i japësh vetveten paqes së botës, duke përligjur dhe shenjtëruar kështu, emrin e Islamit-Selamit dhe Paqen si 99 emrat e lavdishëm të Zotit, kjo është përpjekja e prore që, sipas studiuesit Muhamed Arkun, karakterizon ithtarin e vërtetë të mesazhit të profetit.
“O besimtarë – shkruhet në Kuran – zhytuni kokë e këmbë në Is-Salam”, në paqen e Zotit dhe jo në paqen e të ligës, në kaosin e padijes, në marrëveshjen me errësirën.
Marrëveshjes së errësirës, aleancës së injorancës me krimin, marrëveshjes së kobshme mes terrorit dhe gjakderdhjes absurde të të pafajshmëve, çfarë mund t’i kundërvihet sot, kush mund t’i bëjë ballë?
Dikur, rinia ishte një lokomotivë e pandalshme e emancipimit dhe e përparimit të njeriut, qoftë ky besimtar apo jo. Rinia ishte pengesa e patjetërsueshme ndaj obskurantizmave të shfrenuar, garant i të drejtave të patjetërsueshme dhe të paparashkrueshme të arsimit, qytetërimit, barazisë dhe vëllazërimit.
Sot, trullosja e shkaktuar prej padijes, përballë mjeteve të panumërta të kalimit të informacionit dhe shpërdorimi, shpeshherë qëllimkeq, i këtyre të fundit prej padijes, braktisja nga shoqëri të nginjura e individit, që me zor dhe gjithmonë e më me zor i gjen rrënjët e tij, magjepsja, nën mungesë entitetesh që realisht japin sensin e përkatësisë, përkarshi forcës brutale e përçudnuese të një terrorizmi joshës për errësirën e injorancës e të dëshpërimit, po e çojnë rininë drejt një rruge gjithnjë e më të panjohur, ku, sipas fjalës së Shekspirit tek “Mbreti Lir”:
“Të verbër, të kapur pas dore, udhëhiqen nga të marrë”.
Globalizmi dhe relativizmi, që vjen nga një mirëqenie më shumë e trashëguar nga të tjerët sesa e fituar me mund, i kërcënon pareshtur nocionet themeltare të vlerave, që shpesh na duken si kuti boshe zbukurimi në shoqëritë tona, në të cilat nevojtari në rrugëtim nuk gjen me çfarë ta mbajë gjallë jo barkun, por shpirtin, jo gojën, por arsyen, jo interesin, por inteligjencën.
Çfarë i thotë një të riu sot, një varrezë dëshmorësh, një nekropol luftëtarësh, një muze historie? Çfarë i thotë një myslimani të ri, jo vetëm simbolika e besimit të vet, pak e njohur në të vërtetë, por struktura e besimeve sivëllezër, simbolet e tyre, arkitektura, arti, estetika dhe anasjelltas, çfarë u thotë të rinjve të besimeve të tjera, simbolet, arkitektura, arti dhe estetika islame? Çfarë janë për fëmijët tanë sot, Bagdadi, Omejadët, Ispahani, Firdusi, dinastia Hashemite, apo Palmira, Babilonia, Petra, letërsia e divaneve, ahidnametë e sundimtarëve myslimanë?
Më së shumti, brezat e ardhshëm rrezikojnë të shëtisin mbi këto pasuri, duke i parë si muze vjeturinash dhe kur ndodh që nuk do të kenë – larg qoftë! – nëpërmjet kulturës, ndjeshmërinë e duhur, do të përzgjedhin gjithmonë e më shumë qorrazi, aty – këtu, këtë apo atë figurë, këtë apo atë prirje dhe do të kenë opinione, në funksion perceptimesh të përcipta politike, ideologjike apo mediatike.
Shoqëritë tona, të kthyera në supermarkete, do të kenë – larg qoftë! – si përgjigje të vetme indiferencën dhe manipulimin dhe do të vërtetohet kështu, – larg qoftë! – mot pas moti, nëse asgjë nuk ndryshon, thirrja e shurdhët, shekullore, që shkrimtari i shquar i islamit shqiptar, Suzi Prizrenasi, i adreson besimtarit në Fetih-Namen e shekullit të XVI:
“Ruaju, mos i kalo kufijtë e tu,
se fati të bën qesharak përpara njerëzve të botës;
Ec, por me kujdes, mos i zgjat shumë hapat,
se në çdo hap ka mijëra pengesa e po ngatërrohesh;
Mos ia hap botës kraharorin si  mburojë,
se do bëhesh nishan i shigjetave qiellore”.
Kultet janë kursorë të rëndësishëm leximi të romanit kombëtar dhe universal. Pak e dinë edhe në Shqipëri dhe kjo është një fatkeqësi kombëtare, në këndvështrimin tim, se kulti islam, aq shumë në qasjen e tij qytetëruese e tolerante, ka promovuar në këtë vend, shkollimin dhe kulturën. U deshën shekuj përpara se studiuesit Hasan Kaleshi dhe Nehat Krasniqi, emri i të cilëve tingëllon, si të thuash me pak humor, arabisht në shkollat tona, të mund të nxirrnin në pah ato kontribute shqiptare në dituritë islame, që janë po aq kontribute në kulturën botërore dhe trashëgimi e njerëzimit.
Prandaj, të dashur miq, pa formimin dhe nxitjen sa më herët të aftësive njohëse dhe vlerësuese të çka e rrethon, nuk është për t’u habitur që për hir të një demagogjie joshëse, ai që vjen rishtas në peripecitë e jetës, të struket nëpër xhami e nëpër kisha nëntokësore apo në tempuj të fanatizuar dhe të ketë për fatin më të keq të tijin, por edhe të shoqërisë ku ai jeton, përçmim dhe makthe që shtyjnë në krim, përballë mrekullive të artit islam, përballë mrekullive të artit dhe kulturës fetare në tërësi, përballë gjenezës antike, që e ndërlidh islamin me besimet e tjera monoteiste.
Në vobektësinë e tij, shtetit të sotëm në tërësi i ka mbetur amanet nga ai i shtetit providencë, një mision unik që shteti në Shqipëri, në Europë, në çdo vend që kërkon të jetojë në paqe, duhet ta përmbushë me çdo kusht në këtë kohë, kur jemi përballë një pakti të frikshëm, të kobshëm, të terrorit dhe nëpërkëmbjes së besimit, nëpërmjet kultivimit të injorancës.
Shtetet duhet të mbarështojnë kudo dhe në çdo kohë, vëllazërinë dhe sensin e përkatësisë së të gjithëve në shtëpinë e përbashkët të besimeve, nëpërmjet kultivimit të njohjes për besimin tënd dhe për besimin e të tjerëve dhe të pranimit se besimi yt nuk është epërsi mbi besimet e të tjerëve, por është pjesë e një kurore, pa të cilën njerëzimi do të na dukej sot, krejt i zhveshur dhe i pafuqishëm përballë sfidave.
Si dje, si sot, si nesër, shkolla, vendi ku më së pari farkëtohet ndjenja dhe dëshira e përkatësisë, e përpjekjes dhe e nismave të individit me të tjerët, e nisjes në rrugën e njohjes dhe diturisë, e nxitjes së zbulimeve të mëdha e të vogla, duhet të jetë, duam apo nuk duam, skena kryesore e luftës për dritë, e betejës për qytetërim, e kultivimit të vëllazërisë mes gjithë fëmijëve tanë, qofshin myslimanë, qofshin të krishterë, apo të çfarëdo besimi tjetër qofshin.
Unë besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajë, shteti shqiptar t’u çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare, t’u çelë dyert e shkollave për t’i dhënë çdo fëmije, mundësinë që të armatoset me instrumentet e dijes dhe që të mos jetë nesër, viktimë  e propagandës tunduese të atyre që nuk kanë asnjë lidhje me profetin Muhamed, nuk kanë asnjë lidhje me profetët që i çelën rrugë qytetërimeve të sotme dhe që në emër të islamit kryejnë krime, të cilat janë të destinuara të ndëshkohen. Sepse janë të ndëshkuara qysh në librat e shenjtë.
Unë besoj se sot, të gjithë duhet të ndiejmë përgjegjësinë e madhe të faktit se të rinjtë, adoleshentët në Tiranë apo në Paris, në Prishtinë apo në Londër, në Europë apo në Amerikë janë të paarmatosur me instrumentet e dijes, për t’u përballur me demagogët, me sharlatanët, me maskarenjtë, që kërkojnë të nxjerrin përfitime duke e përgjakur njerëzimin, apo duke e tërhequr për hunde.
Prandaj, unë besoj se mbi këtë terren injorance, ku përfitojnë ekstremistët e dhunshëm apo ekstremistët e veshur me kostum e me kravatë, që i flasin Europës dhe Amerikës për rrezikun që iu vjen nga myslimanët, i takon çdo shteti që i do dhe e do të ardhmen e fëmijëve të vet, t’i hapë rrugë mundësisë që çdo fëmijë të ushqehet edhe me kulturën e feve. Te kultura e feve qëndron një forcë e madhe, jo vetëm për besimtarët,  por edhe për jobesimtarët, që përmes aq shumë mrekullive që kultura e feve solli në kulturë, në art, në të menduarit filozofik dhe estetik të njerëzimit, të jenë të armatosur dhe fitimtarë ndaj çdo forme ekstremizmi të dhunshëm, apo ekstremizmi të propaganduar me kostum e me kravatë.
Unë e përshëndes dhe si kryeministër jam krenar për Komunitetin Mysliman Shqiptar. Një komunitet që në çdo moment ka luajtur një rol emancipues dhe paqtues për kombin tonë. Një komunitet, që sot e mbështet plotësisht projektin tonë të ri për ta kthyer shkollën publike në një hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat, por edhe për fenë.
Ky projekt konsiston jo në cenimin e laicitetit të shkollës sonë, por në forcimin e themeleve të kulturës laike, e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit të dhunshëm, apo të ekstremizmit me kostum e me kravatë, nëse nuk arrin dot të pajisë fëmijët e të gjitha besimeve me instrumentin njohës për faktin fetar si gjenerues civilizimesh dhe përparimi filozofik e social dhe me vëmendjen e mprehur për të mos rënë pre e tundimeve të mëdha, që joshin dhe kthejnë në viktima fatkeqe të xhihadizmit apo të ekstremizmit politik, vajza e djem që s’kanë fuqinë e brendshme shpirtërore, pikërisht sepse iu mungojnë këto instrumente, për t’u përballur me vështirësitë e jetës.
Do të fillojmë me një numër shkollash në zona urbane dhe rurale dhe bashkëpunojmë me shumë institucione ndërkombëtare në Perëndim dhe në Lindje. Kemi thirrur në ndihmë ekspertë, të mirënjohur botërisht, të kulturës së civilizimeve dhe do të eksperimentojmë për herë të parë, falë teksteve të përgatitur në harmoni të plotë mes këtyre institucioneve, duke filluar që nga Observatori i Laicitetit në Paris dhe komuniteteve tona fetare në Shqipëri. Për herë të parë, nxënësit do të nxiten nga mësues të trajnuar enkas, brenda dhe jashtë vendit, të përvetësojnë elementët e të folurit, premisat e dialogut, hapat e parë të të argumentuarit pa pasione, pa hatërmbetje, pa paragjykime, duke zhvilluar sensin e përkatësisë, pikërisht falë dhe jo në pësim të dallimeve fetare.
E kemi thënë dhe e përsërisim gjithmonë që ne jemi me fat që dallimet fetare në Shqipëri janë një pasuri dhe jo një problem. Por, nuk duhet të harrojmë se ashtu si çdo njeri, edhe çdo popull e bën vetë fatin e vet. Ajo çka na kanë lënë të parët është detyra jonë ta mbrojmë dhe ta promovojmë, për të mos bërë që të rinjtë, fëmijët tanë ta marrin si të mirëqenë njëherë e përgjithmonë, por për t’ua transmetuar si pasurinë më të çmuar që duhet ta njohin në vlerën e vet dhe duhet ta ruajnë si sytë e ballit.
Të luftosh ekstremizmin e dhunshëm nuk mjafton të çosh ushtarë në front, nuk mjafton të mobilizosh ushtri dhe koalicione ushtarake, sado të forta të jenë, sepse nuk është një betejë që fitohet thjesht dhe vetëm përmes armëve. Por është një luftë që fitohet në mendjet dhe në zemrat e më të rinjve në mbarë globin.
Ky mision fisnik i përket mësimdhënies dhe edukimit, qasjes ushqyese ndaj paqes për t’i bërë qëndresë frymës së përballjes dhe për ta ripërtërirë brez pas brezi, vëllazërinë njerëzore pa të cilën jemi të gjithë të dënuar të mbetemi endacakë të humbur. E në këtë vëllazëri të përditësuar, gjithmonë djep paqtimi dhe mirëkuptimi, emancipimi dhe ndërgjegjësimi, shqiptari, por jo vetëm, do të mund të krenohet se aty është ai syth i njerëzimit të ripërtërirë, ai Betlehem dhe ajo Mekë e Arabisë ku, po e mbyll, duke perifrazuar të madhin Themistokli Gërmenji: “Rilindin e naltësohen Muhamed i Myslimanisë dhe Is i Krishtërisë”.
* Fjala e kryeministrit në ceremoninë  kremtuese të ditës së lindjes së profetit Muhamed, organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Referendumi i PS: Mbi 95% pro Ramës

*Socialistët votuan sot për mandatin e Ramës
* Rama votoi në Qesarakë: Moment me rëndësi për socialistët, po bëhen vendimmarrës në PS
*Hafizi: Në Shkodër ndryshuan Komisionin, procesi u manipulua

TIRANE-Anëtarësia e socialistëve iu drejtua sot kutive në 385 qendra votim,  në një referendum për t’i dhënë përgjigje me “Po” ose ” JO” pyetjes: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër. A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?

Me referendumin e sotëm, rreth 81 mijë anëtarë të PS-së i dhanë fund debateve të brendshme në parti për legjitimitetin e mandatit të kryetarit, ku shumica e të cilëve votuan pro, duke konfirmuar mandatin e Ramës.

Në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, Rama theksoi se “referendumi i sotëm mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit”.

Kryeministri Rama theksoi se PS dha sot një provë shumë kuptimplotë të vetëdijes dhe angazhimit demokratik. Sipas kryeministrit, referendumi kaloi pritshmëritë për pjesëmarrjen falë angazhimit të të gjitha gjeneratave të socialistëve.

Plot 81.572 socialistë në mbarë vendin kanë shprehur sot qëndrimin e tyre me votë. Ata dhanë verdiktin e tyre në pyetjen e referendumit “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka votuar në orën 10:00 në qendrën e votimin në Qesarakë, në zonën e tij në Surrel të Dajtit, ku tashmë banon prej kohësh.
Të drejtë vote në këtë referendum kishin të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste të anëtarësuar deri më datë 31 dhjetor 2015. Ky vendim është marrë nga drejtuesit e PS­-së për të shmangur pretendimet e zërave kundër, se referendumi do të manipulohet me anëtarë të rinj të anëtarësuar në parti.REZULTATET E VOTIMIT
Votuesit që i përgjigjen me “PO” pyetjes së referendumit, nënkuptojnë rinovim automatik të mandatit të kryetarit të PS në rast se zgjidhet kryeministër. Votuesit që i përgjigjen me “JO” pyetjes së referendumit, nënkuptojnë se mandati i kryetarit nuk duhet të rinovohet automatikisht nëse ai është kryeministër, pra brenda partisë duhet të ketë zgjedhje.

TIRANE, NJËSIA NR.1 VOTUAN 501 ANËTARË
383 anëtarë – PO
118 anëtarë – JO

SHKODËR
1027 anetarë – PO
39 anëtarë – JO

LEZHE
97.5%, 1468 anëtarë- PO
2.5%, 43 anëtarë- JO

KRUJE
168 anëtarë- PO
21 anëtarë –JO

MALLAKASTËR
95.8 %  e anëtarëve-  PO
4.2 % e anëtarëve – JO

ROSKOVEC
97% e anëtarëve – PO
3 % e anëtarëve – JO

PJESEMARRJA
Pjesëmarrja më e madhe ka qenë në Malësinë e Madhe, me 94.8 % të votuesve. Në Vaun e Dejës pjesëmarrja në referendum ishte 93.6%, në Pukë 86.3%, në Has 87.9% dhe në Tropojë 83.8%.

Ndërsa në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 76.7 për qind, në Rrogozhinë 83 %, në Mallakastër 86.3%.  Në Elbasan pjesëmarrja ka qenë 86.3 %, në Librazhd 81.3 %, në Peqin 93.4 %, në Prrenjas 86.9 %, në Gramsh 74.1 %, në Belsh 87.9%, në Cërrik 88.5%, në Korçë 88.1%, në Kolonjë 82%, në Maliq 85.2% dhe në Pustec 64.2%.

REFERENDUMI, RAMA: “PO”-ja E FUQISHME, PËR MUA ARSYE MË SHUMË PËR T’I SHËRBYER ME MISH E ME SHPIRT PS-se
Rezultatet përfundimtare të referendumit të PS, për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të partisë, nuk janë publikuar ende, por të dhënat paraprake flasin për një mbështetje të konsiderueshme për kryetarin Edi Rama.

Në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, Rama theksoi se “referendumi i sotëm mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit”.

Kryeministri Rama theksoi se PS dha sot një provë shumë kuptimplotë të vetëdijes dhe angazhimit demokratik. Sipas kryeministrit, referendumi kaloi pritshmëritë për pjesëmarrjen falë angazhimit të të gjitha gjeneratave të socialistëve.

“I falenderoj me dashuri dhe respekt që të gjithë, nga 90-vjeçarët që ishin dëshmia më emocionuese përpara kutive të votimit, deri tek 16-vjeçarët që janë dëshmitarët më të rinj, të të parit referendum partiak në Shqipërinë e këtyre 25 vjetëve. Referendumi i sotëm ishte një ushtrim demokratik e organizativ plotësisht i suksesshëm. I cili rrit energjitë pozitive të akumuluara në familjen tonë të madhe gjatë procesit nëntë mujor të hapjes, zgjerimit e fuqizimit të partisë. Ky proces do të vazhdojë pa u ndalur prej ditës së hënë, për të realizuar objektivin e 150 mijë anëtarëve në ditën e 25-vjetorit të lindjes së Partisë Socialiste.”- shkruan Rama në faqen e tij në “Facebook”

“As unë e as shumica dërrmuese e shokëve e shoqeve të trupës drejtuese të PS, nuk kemi dyshuar asnjë çast se anëtarët e familjes sonë politike që, bashkë me qindra-mijëra qytetarë të tjerë, na dhanë besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm, për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, e kanë mirëkuptuar e mbështetur plotësisht mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar partie pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga ana ime. Por referendumi i sotëm, e konfirmoi katërcipërisht bindjen tonë, ashtu sikundër mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit. Kjo ditë na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Partinë Socialiste, ndërsa mua vetë edhe një arsye më shumë për t’i shërbyer me mish e me shpirt familjes sonë të madhe politike, në radhë të parë duke e bërë me ndershmëri, përkushtim e dinjitet, detyrën e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë. Faleminderit të gjithëve.”- përfundon Rama.

KLOSI: PROCESI I NUMËRIMIT I THJESHTË, SHUMË SHPEJT DO KEMI REZULTATIN
Ora 19:15 – Në një komunikim telefonik në “News24”, sekretari organizativ i PS-së Blendi Klosi deklaroi se rezultatet e referendumit pritet të dalin shumë shpejt, pasi procesi i numërimit të votave është shumë i thjeshtë.

“Pati një pjesëmarrje shumë të mirë. Nuk kemi pasur asnjë kontestim. Nuk u pengua askush të votonte. Në terren nuk kemi ndjerë asnjë shqetësim. Në qarqet ku është mbyllur numërimi, PO-ja në referendum është e qartë.  U dëshmua që PS është një parti e cila e ka kuptuar që mendimi i anëtarëve të saj është gjëja kryesore. Anëtari i partisë të marrë vlerën e tij më të madhe.”- deklaroi Klosi.

NË KRUJË 168 ANËTARË VOTUAN “PO” DHE 21 “JO”
Ora 18:30 – Rreth orës 18:20 ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Krujë. Nga 254 anëtarë të PS-së në Krujë, 189 morën pjesë në votim. Sipas rezultateve, 168 anëtarë iu përgjigjën me “PO” referendumit, ndërsa 21 votuan me “JO”.

PËRFUNDON VOTIMI EDHE NË TIRANË, PRITET TË NISË NUMËRIMI
Ora 18:00- Ka përfunduar numërimi i votave edhe Tiranë. Gazetarja Eglantina Alliaj deklaroi se procesi i numërimit të votave pritet të nisë pas pak, ndërsa duke qenë se është vetëm një fletë votimi, numërimi pritet të mos zgjasë më shumë se një orë e 30 minuta.

KLOSI: PJESËMARRJA MË E MADHE SE AJO PËR DELEGATËT
Ora 17:30- Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi ka komentuar nga Berati referendumin në PS. Sipas tij, ky referendum tregoi se PS është parti e organizuar.

“Rezultati në pjesëmarrje ishte spektakolar. Pjesëmarrja më e madhe se ajo për delegatët. Pjesëmarrja vetëm për Beratin ishte mbi 85%. Procesi ishte transparent, nuk u shënuan incidente. Lista është miratuar që në 31 dhjetor 2015”.

NUMËROHEN VOTAT NË LEZHË, 97.5% I KANË THËNË “PO” REFERENDUMIT
Ora 17:20 – 97.5% e anëtarëve të PS-së në Lezhë i janë përgjigjur me “Po” pyetjes së referendumit “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”.

Numërimi i votave në Lezhë ka përfunduar rreth orës 17:15. Nga 1906 anëtarë të PS-së, të regjistruar nga ky rreth kanë votuar 1555. 1468 anëtarë kanë votuar me po, ndërsa 43 i janë përgjigjur me “Jo” pyetjes së referendumit.

HAFIZI: NË SHKODËR PROCESI U MANIPULUA
Ora 16:48- Deputetja Socialiste e Shkodrës, Mimoza Hafizi e njohur si mbështetëse e deputetit Ben Blushi, deklaron se procesi i votimit për referendumin në Shkodër, është manipuluar. Sipas saj, “Janë ndryshuar 3 nga 5 anëtarët e Komisionit. Duhet të njoftohesha për këtë ndryshim”.

NE TIRANE, VOTIMI DO TË VIJOJË DERI NË OREN 18:00
Ora 16:17 – Votimi është mbyllur në të gjitha qendrat në orën 16:00, siç ishte parashikuar, ndërsa në Tiranë votimi do të vijojë deri në orën 18:00.

ORA 14:05 – MAJKO: NUMRI I VOTUESVE MË I LARTË SE VOTIMI PËR DELEGATËT
Deputeti Pandeli Majko ka folur për ecurinë e referendumit të Partisë Socialiste. Majko ta se deri në orën 14:00 procesi i votimit ka qenë i qetë. Ai tha se nga 1500 anëtarë të PS që janë në njësinë numër 5 në kryeqytet, deri më tani janë votuar rreth 800 socialistë.

“Numri i votuesve është më i lartë se votimi për delegatët. Nuk ka pasur asnjë parregullsi deri në këto momente”, tha deputeti Majko.

Ora 13:50-PETRIT AGO: REFERENDUM I DËSHTUAR. PJESMARRJA E ULËT, ANËTARËT VOTOJNË ME NGA DY FLETË
Petrit Ago ka kritikuar votimin në referendumin e sotëm në PS. Ai shprehet se, ky referendum është i dështuar dhe i trukuar ndërsa denoncon se një djalë i ri votoi me dy fletë votimi.
“Flasim sot për një referendum të dështuar dhe të trukuar. Ata që kanë bërë vetë listat dhe vetë kanë votuar. Mori dy fletë votimi dhe i hodhi në kuti dhe unë i thashë; ‘djalë pse dy fletë e jo një. Ou më tha e dija që votohej me dy fletë’.
Në një vend që nuk ka një palë që e kundërshton dhe një palë qe thotë pro nuk ke si të bësh zgjedhje. Sot në Kashar, pjesëmarrja e ulët dhe votimi m nga dy fletë është kuptimplotë për dështimin ekëtij Referendumi”.

Ora 13:30-HAFIZI LETËR KOMISIONIT ZGJEDHOR TË PS: 3 ORË NË PRITJE DHE NUK MARR PËRGJIGJE PËR KËRKESAT E MIA
Mimoza Hafizi i ka drejtuar një letër komisionit Zgjedhor të Partisë Socialiste Bashkisë Shkodrë.
Hafizi në këtë letër pretendon se ka 3 orë në pritje të takimit për kërkesat që ka adresuar.
“Dua të njihem zyrtarisht me përbërjen e re të Komisionit. Kërkoj fotokopje të shkresës zyrtare të emërimit. Pse KZPB nuk u mblodh asnjëherë? Kërkoj listën me adresat e qendrave të votimit”, shkruan Hafizi ndër të tjera në këtë letër.

ORA 12:50 – TAHIRI: REFERENDUMI, SHEMBULL PER DEMOKRACINE NE PS, PARTIA PERBALLE ESHTE NE BUNKERIN E NJE INDIVIDI
Ministri i Brendshëm ka ndjekur nga afër procesin e votimit të socialistëve në Tiranë për referendumin, duke u shprehur se pjesëmarrja është e lartë. Tahiri tha se ky proces tregon për demokracinë brenda partisë, ndërsa tha se PD, “është një parti në bunkerin e një individi”.

Gazetari: Z. Tahiri nga informacionet që ju keni deri tani sa ka shkuar perqindja e votuesve në këtë referendum për Tiranën?

Saimir Tahiri: Jemi afër 50% po është ende herët për të dal në konkluzion, unë kam shumë besim që këtë radhë anëtarët e Partisë Socialiste do përgjigjen më shumë se sa edhe votimi për delegatët. Ky është shembulli më i mirë se si mund të zhvillohet një demokraci brenda partisë për të marrë vendime të mëdha te gjithë bashkë dhe për t’i dhënë drejtimin e duhur edhe Partisë Socialiste. Besoj se gjithkush e ka shumë të qartë modelet e ndryshme që përfaqësojmë ne dhe ata që kemi përballë. Këtu vendosin anëtarët e partisë nëpërmjet një referendumi. Ata që kemi përballë, jo referendum që as e imagjinojnë por vendos vetëm njëri. Ne jemi të hapur, transparent, gjithëpërfshirës dhe anëtarësia thotë fjalën e vet. Ata përballë flasin me dhunë dhe me bllokim. Këto janë dy qasje të ndryshme brenda partisë që sigurisht kanë të bëjnë edhe me qasjen në tërësi që kemi ne ndaj qeverisjes dhe ndaj reformave të mëdha që kemi ndërmarrë.

Sot Partia Socialiste dhe gjithë anëtarësia është e thirrur të japë mendimin dhe çdo anëtar të thotë fjalën e tij lidhur me atë që do bëjmë në vijim, reformën statutore dhe veçanërisht çështjen e zgjedhjes së mandatit të kryetarit të partisë. Por më shumë se kaq kjo ka të bëjë me dimensionin demokratik që kemi ne brenda forumeve të PS për t’i dhënë secilit fjalën dhe për të vendosur të gjithë bashkë.

Pyetje: A ka pasur ndonjë problematikë?

Saimir Tahiri: Jo nuk ka asnjë problem. Unë e kam ndjekur procesin nga fillimi. Të gjithë anëtarët janë të informuar, po marrin pjesë. Nuk ka pasur asnjë problem, por dua gjithsesi t’jua përsëris, mendojeni pak, sikur edhe problemin më të vogël ta gjeni, jemi në fokusin e publikut dhe vëmendjen e qytetarëve sepse po japim një pasqyrë shumë të mirë të dimensionit të demokracisë dhe pjesëmarrjes në PS. Shikoni pak përballë, është historia e një njeriu të vetëm, kështu që dallojmë shumë në dy modele.

Ne mirëpresim çdo sugjerim nga kushdo qoftë, anëtar i Partisë Socialiste, deputet apo edhe ata që nuk janë anëtarë të Partisë Socialiste dhe e gjykojnë me vend që të na japin mendime dhe sugjerime si ta bëjmë më mirë këtë proçes apo cilindo proçes në Partinë Socialiste, por mos harroni kurrë, përballë kemi një parti që është në bunkerin e një individi, kështu që janë dy modele tërësisht të ndryshme. Këtu vendosin anëtarët dhe atje vendos vetëm një njeri.

ORA 11:55 – SHIMAJ: JAM I HABITUR NGA DEKLARATAT E HAFIZIT, NUK KA ASNJË PARREGULLSI
Kreu i Partisë Socialiste në Shkodër, Agim Shimaj, ka reaguar pas deklaratave të deputetes Mimoza Hafizi. Duke theksuar se procesi ka ecur normalisht, Shimaj tha se deri më tani nuk ka patur asnjë parregullsi.

“Jam i habitur nga deklarimet, nuk ka asnjë parregullsi. Pjesëmarrja në referendum është e madhe. Hafizi u zgjodh deputete nga PS ndaj duhet t’i bashkohet partisë. Nuk ka mundësi që të gjithë veç saj të jemi gabim”, tha Shimaj.

ORA 11:45 – NIKOLLA: KY PROCES TREGON SHKALLËN E DEMOKRACISË QË KA PS
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka ndjekur nga Lezha procesin e votimit për referendumin. Duke u shprehur se në Lezhë dhe Dibër procesi po ecën normalisht, Nikolla tha se ky proces tregon shkallën e demokracisë që ka PS.
“Anëtarësia i është drejtuar qendrave të votimit për të shprehur mendimin e tyre për vendime kaq të rëndësishme. Ky është një hap demokratike, përmes votimit një anëtar një votë. Në Lezhë dhe në Dibër procesi po ecën normalisht. Kjo tregon shkallën e demokracisë që ka PS. Qëndrimi i Blushit le të mbetet qëndrimi i tij”, tha ministrja Nikolla.ORA 11:30 – VOTON VELIAJ: SOCIALISTËT PO KONFIRMOJNË MANDATIN E RAMËS
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka votuar për referendumin në PS. Ai tha se PS është e vetmja parti ku ka diskutim dhe zhvillime.
“Moti i keq nuk i ka ndaluar socialistët të votojnë. Socialistët po konfirmojnë mandatin e Ramës. Rama na ka çuar në 2 fitore, që përkthehen në reforma dhe në një ekonomi që po shkon më mirë. Me Ramën në krye të PS do të kemi një fitore tjetër, që vitin tjetër do të kthehet në numrat e duhur për të qeverisur. Ka patur debat për këtë proces, dhe e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur kritikave është puna. PS është e vetmja parti që përkthen në garë çdo përpjekje për të diskutuar brenda vetes. Një patri që është demokratike brenda vetes, është demokratike edhe për të qeverisur vendin.Shohim se në këtë orë kanë votuar më shumë se gjysma e anëtarësisë. Kur kritikon dikë që punon, sjell efektin e kundërt. Qytetarët flasin në ditë si sot, minoranca e zhurmshme flet çdo ditë”, tha Veliaj.

ORA 11:15 – XHAFAJ: PJESËMARRJE E LARTE NE REFERENDUM, PROVE E PJEKURISË POLITIKE TE PS
Xhafaj tha se procesi i votimit për referendumin po ecën normalisht, ndërsa theksoi se vërehet një impenjim i madh i anëtarësisë së PS për të marrë pjesë në proces.

Sipas Xhafajt, ky referendum është një provë e pjekurisë politikë të Partisë Socialiste.

“Jam votues te njësia administrative 10, dhe shoh një impenjim të anëtarësisë së partisë jo vetëm në Tiranë, por edhe në shkallë vendi. Ka kohë që PS nuk ka pasur një proces referendumi, kjo është një risi, dhe shprehje e kulturës dhe nivelit të lartë politik që ka brenda partisë.

Unë bëj pjesë tek ata që kanë debatuar nëse do të kishte apo jo një referendum. Sipas meje statuti e zgjidh dilemën sesi zgjidhet kreu i PS dhe kur zgjidhet. Kongresi vendosi t’i japë një zgjidhje këtij diskutimi, duke ftuar anëtarësinë e partisë në një referendum për t’iu përgjigjur pyetjes që është shkruar edhe në fletën e votimit. Ky është një proces referendumi për normën kushtetuese të partisë.
Ka një pozicion që bëhet debat dhe një pozicion tjetër që bëhet opozitë brenda partisë. Me sa po shoh unë nuk shoh asnjë problem. Listat janë afishuar, dhe janë lista që njihen. Është një proces shembullor.

Nuk besoj se Rama kur e ka hedhur këtë ide e ka patur faktin për të provuar sesa popullor është ai në PS, pasi e kanë votuar shumica e qytetarëve të këtij vendi për të qeverisur. Kjo është më shumë një prove e pjekurisë politike të PS.

Xhafaj tha se shumë shpejt do të bëhet edhe zgjedhja e forumeve drejtuese të PS-së”, tha Xhafaj.

ORA 11:10-BUSHATI: NË SHKODËR GJITHÇKA NORMALE, NUK DI PSE HAFIZI KA TERR INFORMATIV

Drejtuesi i PS për rajonet Shkodër e Kukës, Ditmir Bushati në një komunikim telefonik me studion e lajmeve News24, u shpreh se procesi i votimit në këto zona po ecën normalisht, ndërsa ftoi deputeten Hafizi të monitorojë situatën që sipas tij paraqitet shumë e mirë.
“Në rajonin Shkodër-Kukës procesi po ecën normalisht dhe ka vijuar në kohë. Në zonat me infrastrukturë paksa më të vështirë është vënë re një një rritje të pjesëmarrjes dhe në tërësi vihet re e njëjta pjesëmarrje si për delegatët e asamblesë.

Kjo sot është një ushtrim korrekt demokratik dhe normal. Cdo gjë ka ecur normalisht dhe nga pikëpamja infrastrukturtore gjithçka ka ecur normalisht.

Lidhur me kritikat e deputetes Mimoza Hafizi, Bushati u shpreh se, “shtabi në rajonet Shkodër e Kukës është mbledhur rregullisht, sikundër për cdo bashki është miratuar dhe komisioni që do të administrojë këtë proces kaq të rëndësishëm. Nuk di se cilat janë cekimet konkrete të Hafizit. Terr informativ? Nuk është aspak e vërtetë se gjithçka është bërë me proces kolegjial. Se të gjithë të zgjedhurit në PS janë mbledhur në disa takime dhe në këto takime Hafizi ka qenë prezente dhe është biseduar për pjesëmarrjen masive në këtë proces referendumi.

Sa i përket vëzhguesve ky ka qenë procesi më i hapur përfshirë dhe zonjën Hafizi, dhe secili nga deputetët është i lirë ta ndjekë dhe ta monitorojë njjë proces sa më demokratik në rast se beson për këtë proces demokratik ose jo. Besoj se duhet të ndajmë opinionet personale që mund të jenë të kundërta”.

ORA 10:45 – FIER, RUÇI: REFERENDUMI, NJË PROCES I RËNDËSISHËM PËR PS-NË
Nga qyteti i Fierit, kreu i grupit të PS Gramoz Ruçi tha se procesi për referendumin po ecën normalisht. Ai e vlerësoi këtë si një proces të rëndësishëm për PS-në.

“Referendumi është një proces i rëndësishëm për PS-në. Kjo e treta herë që në vendin tonë bëhet referendum. Jam krenar që jam pjesë e një force politike si PS”, tha Ruçi.

Ora 10:00-RAMA VOTON NË QESARAKE: MOMENT ME RËNDËSI PËR SOCIALISTËT, PO BËHEN VENDIMMARRËS NË PS
Edhe pse referendumi do të bëhet pikërisht për mandatin e tij, kryetari i PS-së Edi Rama ka votuar ashtu si herën e parë për delegatët, në zonën e tij në Surrel të Dajtit, ku tashmë banon prej kohësh. Rama e cilësoi këtë një moment me rëndësi për socialistët të cilët sipas tij po bëhen vendimmarrës për partinë.

Rama theksoi se është me rëndësi arritja e objektivit të partisë për të numëruar 150 mijë anëtare në 25-vjetorin e PS.

“Pavarësisht se moti nuk ishte në mbështetje të pjesëmarrjes, unë kam besim se sot anëtarësia do të shfrytëzojë këtë instrument demokratik, për t’u shprehur lidhur me një çështje të brendshme të Partisë Socialiste, që edhe një herë tjetër dëshmon se është një forcë transformuese, jo vetëm në qeverisjen e vendit, por edhe në demokracinë aktive të brendshme. Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse është hera e parë në këtë histori të re të pluralizmit, që një parti i drejtohet instrumentit të referendumit dhe u jep mundësi të gjithë pjesëtarëve të familjes së saj për të qenë pjesë e një vendimmarrje me rëndësi.

Dua të them se kjo është e para, por nuk është e fundit herë që ne do të përdorim edhe referendumin, për të zgjeruar hapësirat e pjesëmarrjes dhe aksesin në vendimmarrje të çdo anëtari dhe anëtareje të partisë sonë, në një proces që është me rëndësi të veçantë, pasi Partia Socialiste është rihapur, po zgjerohet dita ditës, po rritet me anëtarë të rinj. Kemi sot një trup të ripërtërirë dhe me thuajse fare fiktivitet, pasi kemi bërë një betejë këmbëngulëse kundër anëtarësisë fiktive dhe vazhdojmë të punojmë për objektivin që në 25 vjetori e vet të lindjes, Partia Socialiste të numërojë 150 mijë anëtarë dhe anëtare, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër përfitoj nga rasti, që duke shfrytëzuar aksesin përmes jush tek çdo pjesëtar i familjes sonë në gjithë Shqipërinë, t’ju bëj thirrje që jo vetëm të marrin pjesë, por njëkohësisht të vazhdojmë të punojmë përditë, për të realizuar objektivin që secili dhe secila të sjellin edhe një tjetër të afërm, në kuptimin e ideve dhe të idealeve për Partinë Socialiste, për Shqipërinë, në familjen tonë politike. Shumë faleminderit”, tha Rama.

ORA 9:45 – PJESËMARRJE E LARTË VOTUESISH NË DURRËS
Socialistët e Durrësit i janë drejtuar që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm qendrave të votimit për të dhënë verdiktin e tyre për referendumin. Nga Durrësi njoftohet se ka një pjesëmarrje të lartë votuesish.

Në këtë qark kanë të drejtë vote 3500 anëtarë, ndërsa vetëm në Durrës kanë të drejtë vote 2300 anëtarë.

ORA 9:30 – HAFIZI: DJE U NDRYSHUAN ANËTARËT E KOMISIONIT TË VOTIMIT PËR SHKODRËN
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka ngritur shqetësimin se pasditen e djeshme janë ndryshuar anëtarët e Komisionit të Votimit, duke u shprehur se ajo nuk ka mundur të kontaktojë me ta për të paraqitur disa kërkesa.

“Që dje kam ardhur në Shkodër për të parë ecurinë e referendumit. Deri dje mbasdite Komisioni Zgjedhor për Shkodrën nuk ishte mbledhur ende. Vetëm në mbasdite kanë ndryshuar anëtarët e Komisionit, për arsye që nuk dihen. Kisha disa kërkesa për të parashtruar në këtë Komision, por nuk kam mundur t’i takoj. Vetëm mëngjesin e sotëm kam takuar kryetarin e komisionit. Kërkesa kryesore është për të pasur vëzhgues në procesin zgjedhor, por kam të pamundur të kem vëzhgues pasi nuk kam mundur ende të kontaktoj me komisionin”, tha Hafizi.

RAMA E DEPUTETET FTOJNE SOCIALISTET TE MARRIN PJESE NE REFERENDUM
Dje kryeministri Rama, njëherësh kryetar i PS, ftoi gjithë anëtarët socialistë që të votojnë në referendum, për të dhënë kontributin e tyre, në forcimin e demokracisë brenda partisë.

Rama publikoi dje, pasdite, vetëm një status në rrjetin social, “Facebook”, ku shkroi: “Nesër (sot) një ditë e shënuar për PS që pyet anëtarësinë me referendum. Pjesëmarrja e çdo anëtari kontribut për forcimin e demokracisë në PS”.

Ndërkohë deputetët e ministra socialistë ishin dje të shpërndarë nëpër rrethe të ndryshme të vendit, për të ndihmuar në përgatitjen e referendumit të sotëm.

Ndërsa pala kundërshtare e referendumit, dy deputetët Ben Blushi e Mimoza Hafizi, gjithashtu kanë zgjedhur pak rrethe për të kërkuar bojkotimin e referendumit. Ishte vetë kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili në fund të kongresit të 19 marsit shtroi për diskutim çështjen e mandatit të tij si kryetar.

Megjithëse e ka pranuar se PS nuk ka bërë zgjedhje për kryetarin me marrjen e pushtetit, Rama tha se kjo nuk mund të bëhej tani, por hodhi në kongres idenë për një referendum. Pas shumë debatesh, për shkak të mospranimit të kësaj ideje nga Blushi e mbështetësit e tij, ishte kreu i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi që caktoi datën 9 prill për këtë referendum.

Largime masive në Top Channel – ja lista

Debatet mes pronarëve të Top Channel, kanë shkaktuar largime të shumta drejtuesish në televizionin kombëtar. Vetëm ditët e fundit mediat kanë njoftuar dorëheqjen e regjizorit të emisioneve kryesore të këtij televizioni Bujar Kokonozi dhe atë të autores së programit “The Voice” Zefina Hasani. Por këto nuk janë të vetmet.

Zefina Hasni është larguar pasi ajo nuk ka pranuar që në skenën e Voice të ngjitet si i ftuar, Ledri Vulaj. “s’do mund të isha dakord për aq kohë sa The Voice e shoh ndryshe. Dhe problemi s’ ka qenë veç ardhja apo jo e Ledrit, por dhe mos respektimi i sistemit dhe rregullave të punës. Sot, s’më lejuan të isha më në spektakel dhe pashë që kishin hequr dhe emrin nga titrat kur ndërkohë të paktën dhe kjo natë ishte edhe puna ime” ka deklaruar Hasani.

Një tjetër viktimë e “familjes” me sa duket do të jetë edhe drejtoresha historike e programacionit Vjollca Dedei. Ajo është shmangur nga panairi i përvitshëm i Kanës, ku TV blejnë prodhimet e sezonit të ardhshëm. Në vend të saj atu do të shkojnë Sara Hoxha me Ledionin sepse trashigimtarja e vogël Sara, po përgatitet për këtë post.

Cunamit nuk i ka shpëtuar as redaksia e lajmeve. Për ish drejtorin Bledar Zaganori nuk ka më vend aty. “Me ngritje” është larguar edhe Monika Stafa e cila ka gjetur punë pranë AMA-s pasi ka kontaktuar disa media të tjera. Largimi i saj erdhi pas atyre të gazetareve të redaksisë së lajmeve Rovena Moçka në ministrinë e Blendi Klosit dhe Klodiana Kapo. Një largim i bujshëm qe edhe ai i gazetares me përvojë, korespondentes nga Brukseli, Arta Tozaj së cilës i patën ulur pagën dhe i ndërhynin në kronika.

Intensiteti i këtyre “spastrimeve” u shtua që pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm Enkel Joti me një vendim të bordit të aksionerëve në 8 dhjetor. Pasi vendin e saj e zuri Vjollca Hoxha, aksioneria drejtuese u përball dhe me vështirësitë e para financiare. Flitet se largime të reja mund të ketë edhe nga trupa e baletit e cila pritet ti nënshtrohet uljes së pagave dhe shkurtimeve të personelit.

 

Ja lista e të larguarve

Bujar Kokonozi- Drejtori i programit The Voice

Bledar Zaganjori-Drejtor i Lajmeve

Zefina Hasani- Autore e programit The Voice

Monika Stafa- ka ikur tek AMA

Rudina Xhunga- drejtuese e emisionit “Shqip”

Sokol Shameti- Autor i programit Pop Channel

Skerdi Drenova- Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Big Brother

Enkel Joti- Drejtor i Përgjithshëm

Ankthi sindromik dhe traumat që përcjell realiteti traumatik në Shqipëri – Nga Irakli Premti

 

Bota e krimit ka vënë përballë shoqërisë shqiptare një arsenal të tërë mjetesh e praktikash dhune, që nga fjalori i dhunshëm, vrasjet, shantazhimet, deri te kërcënimet dhe dhuna, me pasoja të rënda për shëndetin fizik dhe mendor. Për fat të keq, vetë politika, që duhet të jetë arti i bashkërendimit dhe bashkëjetesës demokratike, në këtë vend është kthyer në një art përjashtimi, dhune e shantazhimi, duke u kthyer në një antimodel social e shoqëror.

Për fat të keq, ka ndodhur në disa fushta elektorale, kur situata është rënduar dhe palët politike, të egërsuara e të stresuara nga ethet e fitoreve apo humbjeve të supozuara, janë hedhur në sulm ndaj njëra tjetrës, në sulme të aramatosura e me pasoja tragjike, pa llogaritur koston morale të këtyre akteve anakronike, mesjetare. 
Peizazhi mbarëshqiptar, nga zonat urbane në ato rurale, është mbushur dëng  me zhurmënajën e zënieve, grindjeve, mërive, sherrnajave, hakmarrjeve e gjakmarrjeve, vringëllimës së pisqollave, plagosjeve dhe vrasje mafioze. Gjuha e forces, e promovuar nga grupet kriminale, shpesh me mbështettje politike, kanë si fjalë kyçe: vdekje, shkatërrim, degdisje, plumba ballit, pengmarrje etj.
Natyrisht që përgjegjësitë penale janë indivdiuale për persona që manifestojnë gjuhën e dhunës e të gjakderdhjes, por motivimi është nga lartë-poshtë, vjen duke u përshkallëzuar nga piramida në bazë. Kjo ndodh pasi lidershipi politik i dy partive kreysore në çdo prononcim publik, mediatik apo tribunal, nuk lënë rast pa kërcënuar politikën përballë, me një gjuhë që bie erë dhunë dhe terror politik. 
Shoqëria shqiptare, megjithë përpjekjet për t’u çliruar nga pjesa e saj më e keqe, vazhdon të endet në një tranzicion të pashpirt, ku keqbërja, vjedhja, mashtrimi, vrasjet, trafiqet etj janë dëshmi vepruese e një realiteti tejet të trishtë, i cili ushtron një presion të fortë mbi normalittein tonë.

Kur flitet për presionin e botës së krimit, mbi dëmet e shkaktuara prej saj në indidvidë dhe shtresa të ndryshme sociale, në këtë tranzicion shqiptar të vështirë, analistët, opinionistët dhe ekspertët rëndom llogarisin vetëm zinxhirin shkak pasojë në rrethin e pasojave dhe traumave fizike, pa hyrë në një aspekt tjetër që është po kaq dramatik dhe klithës, që është aspekti psikologjik, trysnia psikolgjike me pasoja të rënda në shëndetin psikik të këtyre inidividëve, por sidomos të fëmijëve dhe adolishentëve.

“Shëndeti mendor” dhe psikologjia e mendimit dhe sjelljes së atyre që përjetojnë trauma të përjetimit të ngjarjeve kriminale, dëmotohen rëndë dhe duhen vite të tëra diagnostikimi e rehabilitimi për të shmangur avragimin e mëtjeshëm të pasojave në sjelljen sociale qoftë inividuale qoftë shtresore.

Në fakt, ne jetojmë në një ambient tejet të ngarkuar nga ana psikolgjike dhe shpirtërore, ku nga “ndotja psikologjike”, për shkak të lajmeve të rënda që përcjell përditshmëria e vrasjeve dhe krimeve të rënda, dëmtohen mjaft sidomos fëmijët dhe adolishentët, që janë viktima permanente të këtij realiteti agresiv.

Kronikat e shtypit të shkruar dhe mediave televizive që fokusojnë vrasjet dhe aktet e tjera të shëmtimit moral e psikik të shoqërisë, përcillen me alarm nga fëmijët dhe adolshentët, të cilët e shohin këtë si një dimension kërcënues dhe jo rrallë pësojnë kriza e trauma të rënda.

Sapo kishte hyrë për gjashtëmbëdhjetë vjeç, kur Erind Gasa, tanimë shtatëmbëdhejtëvjeçar, nxënës në vitin e dytë në gjimnazin “Ismail Qemali”, teksa po shkonte në stërvitje, ku prej disa kohësh ishte dhe është në përbërje të skuadrës së futbollit “Olimpik”, ballafaqohet me një skenë horrori, kur po kryhej vrasja e bujshme në rrugë, pranë një lokali në Rrugën e Elbasanit, nga Kostandin Xhuvani, djali i ish deputetes socialiste, Luiza Xhuvani. Ngjarja e rëndë, ku u vranë nga plumbat katër persona, ngjarje që ai e pa me sytë e tij tek ndodhte, e shokoi adolishentin E. Gasa, i cili u largua me shpejtësi nga frika dhe terrori i çastit. Pas kësaj ngjarje, Erindi do të pësonte dëmtime psikike; ai u mbyll në vetvete, u bë më i heshtur dhe pësoi traumë, e cila shoqërohet me ankth në gjumë, trembje të beftë dhe shpesh shpërqëndrim të vëmendjes, por ndodh që ka dhe gjendje depresive e haluçinacione.

Fëmijët e adolishentët, për të keq, në Shqipëri janë objekte dhe subjekte dhune; mbi to ushtron dhunë prindi, mësuesi, bashkëmoshtari, më i rrituri, ushtrojnë dhunë mjetet e informimit publik, mediat e shkruara dhe televizive me presionin e informimit të botës së krimit, që përcillet prej tyre herë herë si shqetësim e herë herë si traumë.

Për fat të keq, psikologët në shkollat tona janë thuajse inekzistentë ose ekzistojnë vetëm formalisht, pasi nuk kanë përgatitjen dhe profilin e duhur për të përballuar fluksin e problmeatikave të mprehta psikike me të cilat ballafaqohen sot fëmijët dhe adolishentët, në një realitet trysnie të vazhdueshme mbi to, e cila shkakton depresion dhe trauma individuale e kolektive të këtyre shtresave të shoqërisë sonë.  

PS sot referendum për mandatin e Ramës

Në Shqipëri, 81 500 anëtarë të partisë socialiste janë thirrur sot të votojnë në një referendum për cështjen e mandatit të kryetarit të tyre Edi Rama. Referendumi u vendos nga Kongresi i mbajtur muajin e kaluar, pas debateve të gjata në gjirin e socialistëve, ku protagonist ishte deputeti kritik Ben Blushi. Kryetari Rama pranoi se ishte shkelur Statuti i partisë me moszhvillimin e zgjedhjeve për kryetrin e ri në vjeshtën e 2013, ndonëse ai këmbënguli se një gjë veprim i tillë nuk do të kishte patur kuptim në momentin kur socialistët sapo kishin marrë drejtimin e vendit.

Në fletën e votimit socialistët do të duhet t’i përgjigjen pyetjes “Kur Partia socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”

Deputeti Blushi, por dhe disa figura të tjera që e mbështesin atë e kanë konsideruar këtë proces në shkelje të statutit të parties, i cili sipas zotit Blushi parashikon se “dy muaj përpara dhe pas kongresit nuk mund të zhvillohen referendume”. Deputeti socialist ka folur dhe për shkelje të shumta, që nga fakti që nuk është publikuar lista e votuesve, të mungesat organizative me mosafishimin e këtyre listave pranë qendrave të votimit apo dhe moslejimin e palës që ka kundërshtuar referendumin që të ketë përfaqësues të saj në komisione.

Zoti Blushi gjithashtu ka konsideruar të trukuar dhe numrin e anëtarëve të partisë, prej 81500, të shpallur zyrtarisht javën e shkuar. Sipas tij rregullat e partisë parashikojnë që cdo 100 anëtarë përfaqësohen në kongres me një delegate, dhe në kongresin e marsit pati mbi 940 delegatë, që I korrespondojnë një numëri anëtarësie prej afro 94 mijë. Sipas deputetit socialist, diference prej me shumë se 13 mijë anëtarësh, mund të shpjegohej me ndërhyrjet për shkak të frikës së një pjesmarrjeje të ulët që do ta bënte referendumin të pavlefshëm. Ndërkohë dje nga Dibra, zoti Blushi tha se kutitë e votimit janë mbushur që një ditë më parë.

Nga ana e tij zoti Rama e ka konsideruar referendumin e sotëm si “një ditë të shënuar. Pjesmarrja e cdo anëtari një kontribut për demokracinë në PS”, shkroi ai në Facebook.

Nxirren nga uji mbetjet e helikopterit, nxirret dhe kutia e zezë

Janë nxjerrë nga uji mbetjet e helikopterit EC-145 që u rrëzua dy ditë më parë në liqenin e Shkodrës. Që në orët e paradites kishin nisur përpjekjet për nxjerrjen e tij, por aksioni i parë dështoi.

Ndërkaq në aksionin e dytë të nisur në orët e pasdites është bërë i mundur që të nxirren mbetje të helikopterit. Bashkë me to, është nxjerrë edhe kutia e zezë. Mbetjet e helikopterit po transportohen me një furgon për në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në operacion ka marrë pjesë edhe një ekspert i kompanisë Eurocopter që është edhe prodhuesi i helikopterit.

(video) Versioni i ri, helikopteri i ushtrisë u ngrit fluturim për të ndihmuar pilotët e Shega Trans

Helikopteri i kompanisë private Shega Trans pësoi një defekt gjatë fluturimit për të cilin lajmëroi operatorin e kullës në Rinas. Kjo e detyroi që të ulet rreth orës 10 në zonën ku është parë në liqenin e Shkodrës.

Për t’u shkuar në ndihmë është nisur nga farka, Helikopteri EC 145, me numër 637, me 3 ekuipazh në bord. Janë këto burime jo zyrtare për ABCNews që sjellin një variant të ndryshëm të aksidentit që ndodhi ditën e mërkurë.

Po sipas këtyre burimeve, Kapiten Florian Deliaj dhe Togeri Donald Hoxha kanë qenë të lidhur dhe nga përplasja janë dëmtuar dhe nuk kanë arritur të heqin rripat e sigurimit.

Ndërsa ushtari profesionist Gerald Baramuça ka qenë i ulur në pjesën e pasme të helikopterit i palidhur. Ai ka mundur të dalë nga uji me duke pësuar thyerje në njërin krah dhe dy thyerje në parakrah.

Nga përplasja ka marrë disa gërvishtje por mbi të gjitha është i tronditur. Ndërkaq pritet ardhja e ekspertëve francezë që të nxjerrin kutinë e zezë për të gjetur edhe shkakun e rrëzimit të helikopterit./ABC

Braçe i thotë Berishës ‘Qen i Madh’, Berisha i thotë Braçes ‘Këlysh i Vogël’ (video)

Deputetet e opozites tentojne te rrahin kolegun e majte Erjon Brace, pasi quajti ‘qen’ Sali Berishen. Kuvendi përfshihet nga kaosi pas fyerjeve pa mikrofona që u bënë në sallën parlamentare. Deputeti Edi Paloka tenton të qëllojë deputetin Erjon Brace, por u desh ndërhyrja e Gardes qe evitoi perleshjen fizike mes tyre.

Gjithcka ndodhi pas një sherri mes deputetit të majtë Brace me deputetin e djathtë Ristani, raporton gazetarja Marsela Karapanco.

Brace flet nga foltorja
Brace: Nuk ke lënë njeri pa e damkosur ti vetë. Do vish ta provosh në gjykatë këtë. O Sali, Sali, mos bëj si qen, po ulu se e di unë ca halli ke ti. Ulu mor, ulu…
Berisha: Je këlysh i vogël
Brace: Dëgjo ti qen i madh, dëgjo, dëgjo
Ristani: Po klysh kone, po, po flet ti klysh kone
Brace i kthehet: Buçe, buçe
Berisha flet nga vendi
Brace i kthehet: Si s’të vjen turp, turp të të vijë
Berisha: Je klysh i vogël ti…

Kaq u desh dhe Paloka drejtohet tek vendi ku ndodhej Brace dhe tenton ta qëllojë.
Garda rrethon Bracen dhe nxjerr mediat nga salla e Kuvendit.
Kuvendi rinis mes tensionesh ku opozita kerkoi te mbledhje te Byrose se Kuvendit. Pavaresisht fjalimit te Metes, ujerat nuk u qetesuan por u nxehen gjakrat dhe me teper dhe opozita ‘pushtoi’ foltoren ne momentin qe iu dha fjala nga kryeparlamentari per te mbyllur fjalen. Por kete radhe ishte Roland Keta ai që zevendesoi Paloken dhe u drejtua tek Brace. Pas amullise ne foltoren e Kuvendit, Meta nderpreu seancen duke dhene 30 minuta pushim.

Helikopteri i rrëzuar dje do ta çonte sot Ramën në Prishtinë

TIRANE- Burime konfidenciale kanë pohuar për DITA-n se pikërisht helikopteri EC 145 me numër bordi 637 i Forcave tona të Armatosura, ishte caktuar për të transportuar sot kryeministrin Edi Rama drejt Prishtinës, në ceremoninë e betimit të presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë që pistat hetimore mbi shpjegimin e tragjedisë ende janë duke u eksploruar, rastësia është mbresëlënëse.

Duke përjashtuar deri tani ndonjë arsye të jashtme (goditje nga poshtë me armë etj) helikopteri Eurocopter dyshohet se është rrëzuar për arsye të ndonjë avarie apo për shkak të gabimit njerëzor.

Rrëzimi i Helikopterit në Liqenin e Shkodrës, dihen dy të vdekurit dhe i mbijetuari

Helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh, dhe ishte në kthim kur në orën 13:45 kishte humbur nga radarët.

Në bordin e tij kishte 3 persona, nga të cilët dy kanë humbur jetën.

Personi i plagosur nga rrëzimi i helikopterit është Gerald Baramuça. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e saj ministria e Mbrojtjes sqaron se në bord kanë qenë 3 persona dhe dy prej tyre kanë humbur jetën.

“Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10 në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë.

Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas.

Pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim – shpëtimi.

Ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Shëndetësisë janë nisur drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës ku ndodhet njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit, ushtar profesionist Gerald Baramuca”, sqaron ministria.

Malësi e Madhe: Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë, 2 të vdekur

Një helikopter është rrëzuar këtë mërkurë rreth orës 14.00 në fshatin Grishë të Malësisë së Madhe. Lajmi konfirmohet nga banorë të zonës. Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

Nga raportimet e para, dyshohej se në helikopter kanë qenë 4 persona, por më vonë u konfirmua për katër persona në bord, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa njëri ka shpëtuar.

Forca të shumta të policisë dhe të FNSH-së ndodhen në vendngjarje. Po ashtu në vendin ku është rrëzuar helikopteri i cili thuhet se ka rënë në liqen kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset.

Korrespondenti i Shqiptarja.com, Elvis Nabolli i cili ndodhet në vendngjarje thotë se në bregun e Liqenit të Shkodrës gjenden disa mbetje të helikopterit.

Administratori i Malësisë së Madhe, Ismet Qosja tha në një lidhje telefonike, për Report TV se një helikopter ka rënë në liqenin e Shkodrës, në një largësi rreth 500 metra. Njëri nga personat që ndodheshin në helikopter është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës.

Arkiv: Taulant Balla Ilir Metës: jep dorëheqjen për dosjen e zezë të diplomacisë!

Dosja e zeze e diplomacise:  Nga arrestimet per trafik droge ne perendim deri tek Almir Rrapo

Kjo ka ndodhur  në korrik të vitit 2010.

Deputeti Taulant Balla kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm që asaj kohe ishte Ilir Meta.

Balla: Meta te dorehiqet. Meta: Ok, por pas tre vitesh.

Deputeti socialist Taulant Balla ne nje komunikim me publikun kerkoi doreheqjen e Ilir Metes nga posti i ministrit te Jashtem. Vet Meta pas kesaj perjashtoi mundesine e largimit duke thene se do te jepte doreheqje kur i mbaronte afati kushtetues pas tre vitesh.

Arrestimi dhe replikat

Taulant Balla ne emer te opozites shqiptare ka kerkuar doreheqjen e Ilir Metes nga posti i ministrit. Ja si është shprehur Taulant Balla asaj kohe:

“I kerkojme sot Ilir Metes te jape doreheqjen ne shenje pergjegjesie per kete incident te rende qe ka prekur ministrine e Jashtme. Ky skandal i turpshem behet edhe me i thelle me reagimin zyrtar te ministrise se Jashtme, sipas te cilit ky individ na paska qene marre ne pune si sekretar personal i ministrit brenda te gjitha rregullave dhe me konkurs, kur ne fakt nuk ka pasur asnje konkurs. Fakti qe ky person eshte i katerti ne listen e te arrestuarve nga radhet e LSI-se e shton edhe me shume kete pergjegjesi”, tha deputeti socialist, Taulant Balla.

Por ministri i Jashtem, nje ore me vone ne nje dalje publike, ka hedhur poshte kerkesat e Partise Socialiste duke deklaruar se, do te jape doreheqjen vetem kur te mbaroje mandati i qeverise aktuale. “Me duhet te pergezoj organet tona te specializuara per zbatimin e ligjit. Te pershendes bashkepunimin e tyre me partneret nderkombetare, sidomos ata amerikane. Doreheqjen do ta jap kur te mbaroje afati i percaktuar me kushtetute”, tha Meta. Ministria e Jashtme ka rideklaruar se dokumentacioni i sekretarit Almir Rrapo, ku ne asnje prej dokumentacionit zyrtar nuk ka pasur asnje pengese ligjore. Per ministrin e Jashtem, Rrapo ka pasur edhe deshmine e penalitetit. Por per opoziten ky eshte rasti i katert qe zyrtare ne dy ministri te drejtuara nga LSI-ja akuzohen per krim dhe korrupsion. Madje deputeti i PS-se, Taulant Balla gjate nje konference per shtyp ka deklaruar se, diplomate shqiptare po i japin agjencive te sherbimeve sekrete te huaja informacione sekrete te NATO-s.

4 korrik 2010, arrestohet nëpunësi në MPJ, si sekretar ministri i kësaj ministrie ne Ambasaden Amerikane

Arrestimi i Almir Rrapos ndodhi më 4 korrikun e 2010 direkt në ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane. Gjate kohes kur shkon Almir Rrapo per te kryer nje procedure me dokumente  u arrestua pasi rezultonte i kerkuar nga drejtesia amerikane. Almir Rrapo, eshte vene ne pranga  kur ishte duke aplikuar per vize turistike ne ambasaden amerikane. 27-vjeçari, i dyshuar per trafik droge, kerkohej nga zyra e Interpolit ne Uashington. I dyshuari ka jetuar per nje kohe te gjate ne Amerike, ku dhe ka kryer studimet dhe ne momentin kur ka aplikuar per vize, eshte prezantuar si punonjes i Ministrise se Jashtme. Menjehere, pas aplikimit, punonjesit e ambasades kane lajmeruar policine shqiptare, e cila ka arrestuar 27-vjeçarin Rrapo. Nderkohe, Drejtoria e Burimeve Njerezore ne Ministrine e Puneve te Jashtme ka sqaruar se Rrapo eshte punesuar ne stafin teknik te kesaj ministrie ne perputhje me te gjitha rregullat dhe normat ligjore ne fuqi.

 

Në vitin 2012 në SHBA, Almir Rrapo dënohet me 6 vjet burg se pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë

Në një botim të Shqiptarja.com të datës 27 Korrik 2012, mësohet se Almir Rrapo, ish- zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ishte dënuar me 6 vjet burg nga një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

28 vjeçari nga Tirana, nëpunës në MPJ, si sekretar ministri i kësaj ministrie, gjatë kohës që kjo ministri drejtohej nga Ilir Meta, u arrestua në korrik të 2010 brenda në ambasadën amerikane, teksa kishte shkuar për të kërkuar një vizë.

Ai u arrestua me kërkesë të autoriteteve amerikane pasi do të gjykohej përtej Atlantikut, për një sërë krimesh në territorin e SHBA-së, drejt së cilës u ekstradua me urgjencë në bazë të marrëveshjeve midis dy shteteve.

“Një njeri që ka kryer krime “jashtëzakonisht të neveritshme” pjesë e një bande të droge në Island Staten, përpara se të bëhej një ndihmës i lartë i zëvendës kryeministrit të Shqipërisë u dënua me 6 vjet burg. Almir “Miri” u kthye në tradhtar me tu ekstraduar në SHBA – shkruan sot New York Post.

Me tu ekstraduar në SHBA Almir Rrapo pranoi akuzat për vrasje në Queens, në 2005, rrëmbim dhe vepra të tjera kriminale në territorin e SHBA-së dhe vendosi të bashkëpunojë me prokurorinë.

Rrapo ishte anëtar i një bande kriminale që udhëhiqej nga Bruno dhe Saimir Krasniqi, të dy të dënuar me burg të përjetshëm. Dëshmia e Rrapos ndihmoi Gjykatën Federale të Manhatanit për të dhënë dënimin dy vëllezërve shqiptarë.

Avokati i tij Jeffri Lichtman, e quajti Rrapon “një shembull i shkëlqyer bashkëpunimi”.Betohem në Zot se gjatë 2 viteve që kam qenë në burg ndjeva neveri për ligësinë që më rrethon cdo ditë”-citon të ketë thënë Rrapo. –

2016-04-06_10-30-57

Fatos Klosi akuzon tërthorazi Ilir Metën për kohën kur Amerikanët ofruan të dhëna për Qipron

Ish shefi i shërbimeve sekrete, Fatos Klosi, tregoi për herë të parë për Vizion+ tek Rudina Xhunga, se në vitin 2001 amerikanët ofruan të dhëna konfidenciale pranë Shërbimit, në lidhje me politikanët shqiptarë të cilët i kishin fshehur paratë në Qipro.

“Shërbimet sekrete janë të bllokuara, për aq kohë sa shtetarët janë të ngatërruar. Qysh nga ajo kohë dhe deri tani, pavarësisht informacionit, nuk është bërë praktikisht asgjë,- pohoi Klosi, ”
Klosi ishte diskret në informacionin e tij dhe nuk dha asnjë emër, duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave, që janë edhe sot të vlefshme, por ai konfirmoi në këtë mënyrë, gjithë çfarë përflitet prej kohësh në Shqipëri, se politikanët shqiptarë kanë fshehur paratë në emër të tyre ose njerëzve të afërt, në Qipro.

Pra sipas pohimit të vetë Klosit, Amerikanët kanë dhënë të dhëna se politikanët shqiptarë kanë para në bankat e Qipros dhe reagimi i institucioneve të shtetit ishte zero.

Fatos Klosi ia kalon fajin kryeministrit të asaj kohe, ku prej 1999 deri më 2002 rezulton të ketë qenë kryeministër i Shqipërisë Ilir Meta

Pra shteti rezulton të jetë i kapur që në atë kohë.

Intervista me Fatos Klosin

Fatos Klosi: Shërbimet Sekrete punojnë për qeverinë, ato financohen nga shteti, si rrjedhim punojnë për shtetin. Nuk merren Shërbimet Sekrete me pushtetarët sepse është një Shërbim që është në shërbim të qeverisë dhe komandohet qartë fare nga Kryeministri. Kështu që Shërbimet janë orientuar në dy drejtime të tjera që janë lufta kundër terrorizmi dhe krimi i organizuar

Është tjetër gjë gazetaria, tjetër gjë shërbimet. Ka shërbime të mëdha, sic janë ato në Shtetet e Bashkuara, që kanë një shërbim botëror dhe kanw mundësitë, kanë hapësirën për të punuar. Shtetet e Bashkuara pretendojnë të jenë vendi që drejton gjithë botën dhe ata mbajnë përgjegjësi për shumw gjwra. Edhe neve na kanë ndihmuar në këtë fushë. Na kanë thënë disa informacione që mbetwn aty, si lajme dhe kaq….

Artan Hoxha: Për rastin e Qipros, na dhanë ndonjë gjë?

Fatos Klosi: Na dhanë edhe për rastin e Qipros.

Artan Hoxha: Po çfarë ndodhi?

Fatos Klosi: Asgjë nuk ndodhi. Shkoi deri atje ku mund të shkonte dhe …

Erebara: Kur ka ndodhur kjo e Qipros?

Fatos Klosi: Kjo është e 2001-shit.

Rudina: Domethënë dhanë amerikanët të dhëna për Qipron.

Fatos Klosi: Po.

Artan Hoxha: Për politikanët tanë që kishin fshehur paratë në Qipro, kjo është ideja.

Fatos Klosi: Po pra. Prandaj shërbimet kanë siklet goxha të madh, janë zyrë e shtetit. Në qoftë se shtetarët janë të ngatërruar me këto gjëra ajo zyrë është e bllokuar praktikisht. Me kë do komunikojë?”/dritare.net

Prokuroria kërkon 15-20 vjet burg për 9 rekrutuesit e ”luftëtarëve të huaj”

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot dënimin nga 15 deri në 20 vjet burgim për 9 të akuzuarit si rekrutues të luftëtarëve të huaj, duke i akuzuar si pjesë e një grupi që rekrutonin dhe dërgonin shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.

Prokuroria hetoi për një kohë të gjatë bashkë me institucione të tjera dhe deklaroi që ka siguruar prova të mjaftueshme se të pandehurit, kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë shqiptarë për t’i bashkuar me grupet radikale të armatosura që veprojnë atje.

Për këtë veprimtari të zhvilluar kryesisht në vitin 2013 dënimi i 9 të akuzuarve së bashku shkon në 152 vite burgim. Prokuroria për Krime të Rënda i akuzoi të pandehurit, sipas neneve 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal, për rekrutim të personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit, për stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe për nxitje të urrejtjes ose grindjeve.

Prokuroria për Krime të Rënda deklaroi se nga shqyrtimi gjyqësor dhe materialet hetimore u provua që të akuzuarit i kryen ato 3 vepra penale dhe kërkoi dënimet me 20 vjet burgim për të pandehurit Genc Balla, Gert Pashai dhe Bujar Hysa, 17 vjet burgim për Zeqir Ymeri, dhe nga 15 vjet burgim për Erjon Reçi, Verdi Morava, Astrit Tola, Edmond Balla, Fadil Muslimani.

I pandehuri Ymeri u akuzua edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, sipas nenit 278/2/3 të Kodit Penal.

Të akuzuarit janë mbrojtur vetë dhe nuk kanë pranuar avokat. Ata mbajtën deklarata ku mbronin veprimet e tyre dhe shprehën pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet në Siri. Procesi i tyre u shty disa herë për mungesa të ndryshme dhe për debatet me dëshmitarët.

Panama Papers – Mitro Çela: Ja kush është Ismail Mulleti, eksponenti i PD-së

TIRANE- Pas zbulimit të emrit të shqiptarit Ismail Mulleti si të përfshirë në skandalin “Panama Papers” fakte të reja zbulohen për të. Mitro Çela në një intervistë të dhënë për Mero Bazen, në “Vizion Plus”, e në dhjetor 2009, përmend Ismail Mulletin në këtë kontekst:

“Në janar të vitit 2005 më merr në telefon Pashko. Tha që “kam qenë për gjah, kam vrarë një lepur, hajde në shtëpi ta hamë, merr edhe gruan.” Shkova në shtëpinë e Pashkos, ishte dhe Spartak Ngjela. Atje njoha edhe Beson e “Tajvanit”. Aty më shpjeguan, se Beso, kur ka qenë në Ballsh, ka sponsorizuar për fushatë Partinë Demokratike të Ballshit “dhe për këtë ju mund të pyesni, – tha, – ish-kryetarin e partisë në Ballsh”, i cili kishte ardhur në Tiranë, Bertin. I thashë se unë atëherë sa isha futur në Këshill, pasi nuk isha futur që në fillim, se ka një vendim zyrtar, duke qenë se është mbledhur grupi, që kjo tokë nga tokë publike të mos privatizohet, është vendim i grupit. Megjithatë, i thashë unë, po interesohem. Pas disa ditësh erdhët ju, pasi kishit qenë në Amerikë, dhe të dy bashkë shkuam te Sali Berisha. Sali Berisha tri gjëra më kërkoi mua.

E para, kalimi i tokës nga publike në private, Edi Rama do fitojë një milion euro. I thashë, doktor, në qoftë se këto pará shkojnë me letra nga privati te bashkia, nuk i merr dot Edi Rama.

Së dyti, “Tajvani” ka qenë pjesë e kompanisë “Shqiponja” të Partisë Demokratike. Atë e ka pasur Ismail Mulleti, ka qenë pronari dhe doktori më tha që do të na kthejë neve 150 mijë dollarë. I thashë mos t’i ngatërrojmë gjërat, Ismail Mulleti ia shiti 750 mijë euro një kompanie greke, dhe ai greku ia shiti pas tre muajsh Besos së “Tajvanit” pastaj për 1 milion e 250 mijë dollarë. Dhe kështu, i thashë, ne nuk kemi lidhje me Beson, problemi i vetëm është për këtë tokën. Atëherë bashkë kemi qenë, kur Berisha tha që “do të diskutoni me kryetarin e Këshillit të grupit të PD, Ilir Rusmali, dhe do t’i thuhet që, kur të votohet, këshilltarët nuk kanë qëndrim politik dhe të votojnë të lirë”. Shkuam tek Iliri bashkë dhe i thamë: kjo është porosi e doktorit, ndërsa ai tha që do bisedojë vetë me doktorin. Deri këtu është historia. Pastaj ngjarjet janë në Këshillin Bashkiak,” e mbyll Cela, shpjegimin për dosjen Tajvani, ku del emrin i Ismail Mulletit. (Dritare)

Qyteti antik: Bien muret e Bylisit, s’përfshihet në mbrojtje

Voal – Janë disa foto të ditëve të fundit që tregojnë rënien e qytetit antik të Bylisit, ku shihet se prej murit rrethues të qytetit, teatrit, bazilikat…kanë rënë një sasi e konsiderueshme e gurëve, duke rrezikuar jo vetëm kontaktin e dëshmisë si ka qenë, por dhe atë të vjedhjes së gurëve të vendit. Por, pas këtij alarmi nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, institucionet përgjegjëse si Ministria e Kulturës apo Instituti i Monumenteve nuk janë ndjerë

Janë disa foto të ditëve të fundit që tregojnë rënien e qytetit antik të Bylisit. Por, pas këtij alarmi nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, institucionet përgjegjëse si Ministria e Kulturës apo Instituti i Monumenteve nuk janë ndjerë. Mediat si gjithnjë, nga rastet e rralla, mbështesin këtë ndjeshmëri civile të Forumit, duke u marrë në këtë rast me sensibilizimin e shkatërrimit të një prej strukturave të trashëguara antike, nga më të rëndësishmet në vend. Nga fotot shihet se prej murit rrethues të qytetit, teatrit, bazilikat…kanë rënë një sasi e konsiderueshme e gurëve, duke rrezikuar jo vetëm kontaktin e dëshmisë si ka qenë, por dhe atë të vjedhjes së gurëve të vendit.

Ky rast denoncues nuk është i pari, po ashtu as rasti i kësaj ministrie të qeverisë së PS-së, ku trashëgimia mbetet vetëm si vizion propagande – pa ndryshuar në asnjë mundësi situatën. Në programin e trashëgimisë kulturore për vitin 2013-2017, publikuar në sitin e Ministrisë së Kulturës, me të drejtë evidentohet se kemi të bëjmë me një abuzim të frikshëm të këtij sistemi, neglizhencë, dhe zvarritje të menaxhimit në të gjitha instancave, devijime dhe shkelje të ligjit nga njerëz brenda sistemit, që është keqpërdorur me dashje ose prej paaftësisë! Fjalë për fjalë për modelin konkret të Bylisit nuk mund të gjenden mundësi të tjera shprehjeje, që pas tri vitesh t’i kërkohet Ministrisë së Kulturës, Kumbaros nëse situata që kemi të treguar në foto, denoncimet përbëjnë paaftësi apo abuzim e shkelje të ligjit nga njerëz brenda këtij sistemi?!

Kur s’ka pak ditë që është firmosur nga Kumbaro edhe vendimi për dhënie me qira të monumenteve, duke u përballur me një shtet të dorëzuar para shkatërrimit, specialistët e kanë kundërshtuar këtë si model të dështuar. Rasti i Bylisit përbën një model flagrant të braktisjes shtetërore, edhe me vite, për të cilën Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë ia lë përgjegjësitë në derë Kumbaros, meqë prej saj janë trumbetuar më shumë sukseset në trashëgimi, si në fushë të mirëmbajtjes dhe restaurimit të monumenteve; kur në fakt, një realtetit i tillë në Bylis flet për të kundërtën.

“Po paraqesim në këtë album gjendjen e njërit prej siteve të krenarisë sonë në fushën e trashëgimisë, Bylis në muajin Prill 2016. Fotot flasin vetë. Po theksojmë edhe se gjatë kohës së kësaj qeverisjeje, këtu nuk është vendosur asnjë misti, llaç për mirëmbajtje dhe nuk është lëvizur nga vendi asnjë gur, tull apo çfarëdoqoftë. Zoti e mbroftë trashëgiminë tonë se Ministria ka punë të tjera më të rëndësishme, shkruan forumi, duke ofruar edhe fotot që dëshmojnë degradimin dhe rënien e murëve të Bylisit”, ka reaguar Forumi, ekzistencën dhe sensibilitetin e tij, Kumbaro në një intervistë për “Mapo” sikur e vë në dyshim, duke mos pritur nga të tilla lëvizje denoncime, kur vetë ata kanë specialistë në drejtoritë rajonale, që si duket e dinë situatën. Por, nëse për këtë ministrja ka dijeni, prapë Bylisi tashmë duhej të ishte në krye të listës për t’u mirëmbajtur. Por deri dje, asnjë sinjal nga specialistët e Kumbaros nuk është dhënë për një nga ngulmimet ilire, nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë, e cila, nëse krahasohet me Apoloninë, Butrintin ose Durrësin, Bylisi nga numri i monumenteve të gërmuara dhe nga gjenda e ruajtjes së tyre, zë vendin e parë.

Si duket, është koha për ministren që t’i përmbahet vizionit për mandatin e saj, të paktën deri më 2017, që në përgatitjen e një strategjie kombëtare të kishte përfshirë të gjithë aktorët e fushës. V. M

 

Bylisi

Bylisi ka një sipërfaqe prej 8.000 metrash katrorë. Nga ky kompleks peshkopal, Instituti i Arkeologjisë ka zbuluar rreth 4.000 metra katrorë, që do të thotë se është edhe gjysma pa u zbuluar nga ky kompleks tepër i madh. Është një lagje e tërë. Këto gërmime kanë filluar që herët. Si pjesë e katedrales së qytetit, gërmimet aty kanë filluar që në vitin 1984. Katedralja në Bylis është e përbërë nga kisha, pagëzimorja dhe kompleksi peshkopal (pallati i peshkopit). Kisha ose peshkopi, në shekullin VI u bë pronare e madhe në qytet dhe luante një rol të rëndësishëm në administratë dhe në ekonomi. Deri në vitin 1991, kishte përfunduar gërmimi i plotë i Kishës dhe pagëzimores. Në atë vit, arkeologët e Institutit të Arkeologjisë kishin gërmuar punishten e zdrukthëtarisë dhe punishten e përpunimit të gurit. Në këto punime, janë gjetur veglat e zdrukthëtarit dhe veglat e gurgdhendësit. Arkeologu Skënder Muçaj shpreson që në të ardhmen të zbulohen edhe punishte të bulmetrave dhe të qeramikës. Vite më parë janë gjetur edhe mbishkrime të vendosura mbi enë, që flasin për vetë kompleksin e peshkopit. Kjo peshkopatë ka qenë e rëndësishme jo vetëm për prodhimin e produkteve blegtorale dhe bujqësore, por si duket edhe në prodhimin e qeramikës.

Teatri

Teatri është monumenti më i rëndësishëm i Bylisit të periudhës antike. Bashkë me stoan e madhe dhe stadiumin, ai ka përcaktuar kompozimin arkitektonik të agorasë rreth mesit të shek III p.K. Për ndërtimin e teatrit është zgjedhur këndi juglindor i agorasë, ku ngritja e menjëhershme e terrenit jepte mundësi për shfrytëzimin e shpatit për ndërtimin e shkallareve. Gjithashtu, ky pozicion ngjitur me murin rrethues të qytetit jepte mundësi për të komunikuar drejtpërdrejt me trevën fshatare të koinonit, nga vinte një pjesë e madhe e shikuesve, pa qenë nevoja të kalonin nëpër lagjet e qytetit. Vizitorit që vinte nga stadiumi, apo futej në qytet nga porta, teatri i shfaqej përpara si një ndërtim madhështor, me godinën e skenës në sfondin e shkallares. Dy mure mbajtëse anësore e theksojnë këtë perspektivë, ndërsa kolonada dorike e portikut të godinës së skenës krijonte një monumentalitet të panjohur për teatrot e kohës. Dy bazamente përpara teatrit shënojnë vendet ku kanë qenë vendosur skulptura të Dionisit, apo muzave.

2016-04-05_09-11-172016-04-05_09-13-29

Besa Kadare emërohet ambasadore e Shqipërisë në OKB

Besiana Kadare e liruar pak ditë më parë nga detyra, është emëruar ambasadore e Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në komisionin e Jashtëm parlamentar u shqyrtuar kandidatura e saj, si dhe e Gjergj Teneqexhiut si ambasador i Shqipërisë në Japoni.

Zonja Kadare do të mbulojë edhe përfaqësuesen e Shqipërisë për në Kubë, jo rezidente. Zv/ministri i Jashtëm, Halil Hyseni tha se kandidaturat janë dinjitoze për përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë.

Kadare paraqiti edhe synimet e përgjithshme të saj.

“Në fushën e të drejtave të njeriut misioni do të jetë aktiv; në fushën e sigurisë dhe paqes përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, Shqipëria do të japë një kontribut proaktiv në luftën kundër terrorizmit; prioritet i veçantë i punës do të jetë kandidatura jonë për anëtarësim në Këshill të Sigurimit”, tha ajo.

Gjithashtu, Kadare u shpreh se në fokus të punës së saj do të jetë përfshirja e Kosovës në të gjitha nismat shumëpalëshe të organizuara në kuadër të OKB-së, si dhe lobimi për njohjen ndërkombëtare të saj.

Besiana Kadare është e bija e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, teksa më herët mbulonte Shqipërinë pranë UNESCO-s, një organizatë pranë OKB-së që merret me ruajtjen e trashëgimisë botërore.

Ndërsa, Teneqexhi kandidat për ambasador në Japoni, bëri një parashtrim të objektivave të tij duke theksuar se prioritet i punës së tij do o të jetë bashkëpunimi ndër parlamentare, ekonomik, social, nxitja e investitorëve japonez në hapësirën Shqiptare, si dhe tërheqja e turistëve japonez në vendin tonë

Pas prezantimit të bërë nga dy kandidatët, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme Arta Dade vlerësoi dy kandidaturat e paraqitura dhe shprehu bindjen se kjo detyrë do të përmbushet me sukses në shërbim të interesave të vendit dhe të kombit.

Skandali i ‘Panama Papers’: Fillon të zbardhet pjesa shqiptare

Nga Shqipëria, dy kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh. Del emri i shqiptarit të parë

TIRANE – Dy kompani shqiptare janë të përfshira në skandalin e njohur si “Panama Papers”, që lidhet me fshehjen e parave që njerëzit më të fuqishëm të globit bënin në ato që quhen parajsa fiskale.

Po të klikosh pranë emrit ‘Shqipëri’ në hartën e vendeve të përfshira në këtë skandal, jepen të dhënat se nga vendi ynë janë dy kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh. Emrat e tyre nuk bëhen publike në këtë hartë, teksa pritet që me zbulimin e dokumenteve të tjera, të zbulohen edhe detaje të reja në lidhje me përfshirjen edhe të vendit tonë në këtë skandal.

“Haaretz” shkruan se avokati Assaf Halkin, ka regjistruar katër kompani përmes firmës ligjore panameze. Ai ka themeluar kompaninë GFI Technologies, e regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla, në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë.

Sipas të dhënave, Halkin është shtetas shqiptar i cili në vendin tonë njihet me emrin Ismail Mulati. Ai së bashku me një firmë kanadeze të quajtur Global Fluids International S.A. janë pronarët e kompanisë.

Mulati nuk iu përgjigj pyetje së “Haaretz.com” në lidhje me investimet e kompanisë, por komentoi se qëllimi i biznesit është për të shitur pajisje teknologjike në fushën e karburanteve dhe shtoi se të gjitha të ardhurat raportohen në organet tatimore izraelite.

Kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huasë nga banka për të investuar në pasuri të paluajtshme në Evropë. Aktiviteti i kompanisë është i regjistruar pranë zyrës së taksave në Izrael.

Deri tani janë zbuluar emra të politikanëve botërorë dhe figurave publike që fshehin paratë në Panama për të shmangur detyrimet nga taksat në vendet e tyre.

Plot 11 milionë emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore, politikanët, njerëzit e krimit, sportistët dhe miliarderët që duan t’i fshihen taksave.

Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” që ka nisur këtë investigim, në rrjetën e këtyre dokumenteve sekrete të zbuluara kanë rënë deri më tani presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, babai i kryeministrit britanik David Cameron, mbreti Saudit, mbreti i Marokut Hasani i dytë, Presidenti i Agjentinës, presidenti i Azerbaixhanit Alijev, presidenti Ukrainas Poroshenko, ish shefi u UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi. Qindra janë emrat e njerëzve të shquar nga vendet kryesore të botës. Me shumë gjase lista do të vijë duke e zgjatur shume shpejt.

Për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë, Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil Svicër.
Sipas gazetarëve, deri tani në skandal figurojnë emrat e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerzve më të pasur në botë, sipas klasifikimit të Forbes.

Bushati: Pafajësia ndaj Sheshelit, lajm i keq për drejtësinë ndërkombëtare

TIRANË – Ministri i Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar sot në lidhje me vendimin për pafajësinë e Vojisllav Sheshel.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Bushati e konsideron këtë vendim si një lajm të keq për drejtësinë ndërkombëtare dhe viktimat e luftërave të ish-Jugosllavisë.

“Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë shpalli të pafajshëm Vojislav Sheshelin, i cili akuzohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shesheli, njeriu që tallej me këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare, është tashmë i lirë të vijojë promovimin e gjuhës së urrejtjes. Vendimi i pafajësisë për këtë xhelat, përbën një goditje të rendë jo vetëm për besueshmërinë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por edhe një mungesë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre”- shprehet Bushati në reagimin e tij.

Ambasada në Tiranë sqaron mundësitë e arsimimit në SHBA*

Në një lajmërim të datës 30 mars, ambasada e SHBA në Tiranë informon publikun e interesuar për arësimim në SHBA, ku sqaron se, Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë? Mos e humbisni rastin për të mësuar rreth këtyre mundësive!

Bashkohuni me ne ditën e Enjte, datë 31 Mars në orën 15:00 në Këndin Amerikan në Tiranë. Një zyrtar i Zyrës Konsullore në Ambasadën Amerikane, këshilluesit e Qendrës së Këshillimit EducationUSA si dhe përfaqësues të Rrjetit të Informacionit të BE-së, do të jenë aty për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.

Are you interested in studying in the United States or Europe? Don’t miss your chance to learn about all of the great opportunities available to you! Join us on Thursday, March 31 at 15:00, at the American Corner Tirana. A U.S. Embassy Consular Officer, advisers from EducationUSA, and representatives from the EU Information Network will be available to answer your questions.

*PS:Sqarojmë lexuesit se Këndi Amerikan në Tiranë, ndodhet në katin e I-rë djathtas, të Bibliotekës sonë Kombëtare. {Sh.K}

Edhe Tritan Shehut i kujtohet ‘rrëzimi’ i avionit të Meksit më ’92

TIRANE- Ish-truproja i Sali Berishës President, Izet Haxhia, hapi një debat dy ditë më parë kur shkroi në “Facebook” lidhur me një skenar të shefit të tij për të vrarë Aleksandër Meksin në 1992. Sipas tij, Berisha i kishte premtuar Bashkim Koplikut postin e Kryeministrit dhe kjo mund të bëhej vetëm duke eliminuar Meksin, pasi ai kishte fituar në Këshillin Kombëtar garën me zv.kryeministrin e asaj kohe.

Për këtë ishte sajuar rrëzimi i avionit që do të sillte Meksin nga Roma në Tiranë. Në debat u përfshi vetë Meksi dhe djali i tij, të cilët pohuan se skenari ka ekzistuar. Por për Tritan Shehun, ministër i Shëndetësisë në vitin 1992 dhe një nga personat që doli në Rinas për të pritur Kryeministrin, incidenti me avionin erdhi vetëm për shkak të kushteve të këqija teknike të aeroportit. Në një intervistë për “Panorama Online”, ai flet për herë të parë për këtë çështje.

Zoti Shehu, ju keni qenë anëtar i qeverisë në vitin 1992?
Po, ashtu është, kam qenë ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit në atë qeveri me Kryeministër Z.Meksi.

Ju ishit prezent në Rinas për të pritur Z.Meksi në kthim të vizitës së tij të parë si Kryeministër nga Roma?
Është e vërtetë që kam qenë në Rinas për të pritur kthimin e delegacionit tonë qeveritar të kryesuar nga Kryeministri e me përbërjen e Z.Ruli, Z.Konda e dikujt tjetër, që nuk më kujtohet tani. Ishte një vizitë e shkurtër, e para e qeverisë në Bruksel, më tej në Romë e kthim. Kthimi nga Roma po bëhej me një avion të vogël shtetëror italian.

Pati probleme me avionin në ulje, ju çfarë kujtoni?
Në të vërtetë më kujtohen disa detaje. Së pari, pati një vonesë në ardhjen e avionit në Tiranë, kështu filloi të errej dhe të mos shikohej mirë, gjë që krijonte probleme në ulje. Nga sa u informova, kishte disa kohë që pista nuk ndriçohej natën. Kjo siç na u tha ishte pasojë e dëmtimit të sistemit të ndriçimit nga disa persona, që thoshin se ishin pronarët e tokës aty e kështu bënin presion. Të mos harrojmë se flasim për një periudhë kur në hapësirën brenda aeroportit dhe afër pistës kullotnin edhe lopë. Ishim menjëherë pas krijimit të qeverisë së parë demokratike dhe prej kohësh nuk kishte fluturime natën në atë aeroport. Në këto kushte u kërkua që makinat e ardhura të vendoseshin anës pistës për të bërë të mundur me dritat e tyre, dallimin e saj nga piloti. Dhe kështu u bë. Mbaj mend mirë që më tej avioni u duk e po vinte nga Veriu. Ai filloi uljen nga ajo pjesë e pistës në një muzg të thellë. Mbasi takoi tokën, bëri një kërcim të menjëhershëm disa metra lart e u ul përsëri me zhurmë, duke vazhduar kështu deri nga fundi jugor i pistës, ku ndaloi. Ne vrapuam drejt avionit e kur arritëm aty takova Meksin që kishte zbritur. Avionit i ishte thyer rrota e parë, kështu u tërhoq zvarrë në pistë, fatmirësisht pa krijuar ndonjë fatkeqësi të mundshme.

Izet Haxhia ka hapur një debat në media kur ka thënë se ka pasur një tentativë për të rrëzuar avionin me qëllim vrasjen e Aleksandër Meksit. Ju si mendoni?
Unë jua shpjegova si ndodhi ngjarja. Nuk kam asnjë dyshim që ishte vetëm një aksident si pasojë e një mungese të kushteve teknike prej disa kohësh në aeroport edhe në pistë, e ndriçimit, sigurisë etj. Ashtu ishin ato kohëra atëherë, menjëherë pas 22 marsit. Pak ditë pas këtij aksidenti u morën disa masa të shpejta për ta sjellë në njëfarë normaliteti aeroportin e Rinasit.

Ambasada e SHBA: Nuk jemi në dijeni të ndonjë takimi mes kryeprokurorit Llalla dhe FBI-së

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është në dijeni të ndonjë takimi të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe zyrtarëve të FBI-së. Kështu ka deklaruar ambasada e SHBA-ve në Tiranë, në një reagim për Neës24.

“Nuk jemi në dijeni të ndonjë takimi të planifikuar midis Z. Llalla dhe zyrtarëve të lartë të FBI-së ose DEA”, thuhet në reagim.

Ndërkohë që ambasada rithekson faktin se procesi i mohimit të vizave aplikohet edhe për prokurorët.

“Më tej, është e sakte se procesi i mohimit të vizave për zyrtarët e korruptuar aplikohet edhe për prokurorët dhe vazhdon”, deklaron ambasada e SHBA.

Mediat raportuan dje se Kryeprokurori Adriatik Llalla ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e Byrosë Federale të Hetimit, ndërsa në fokusin të takimeve do të jenë lufta kundër terrorizmit, financimi i tij, byroja e hetimit, SPAK-u dhe krimi i organizuar.

Llalla së bashku me drejtoreshën e Marrëdhënieve me Jashtë Rovena Gashi dhe drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, kanë udhëtuar në drejtim të Uashingtonit, me qëllim marrjen e një sërë takimeve me krerët më të lartë të investigimit në SHBA.

(video) Gazetari Arjan Melonashi: Ja e vërteta larg hamendjeve për atentatin ndaj Meksit

VOAL – Gazetari Arjan Melonashi na shkruan rreth së vërtetës për atentatin ndaj ish kryeministrit Aleksandër Meksi. Melonashi, i cili në atë kohë, ishte gazetar në RTSH, ruan një kronikë të atyre ditëve, të cilën, për arsye teknike nuk e botojmë dot. Ja çfarë na shkruan gazetari Arjan Melonashi:

I dashur Skender, pashe ne faqen tuaj nje dic mes rrefimeve, kujtimeve e hamendjeve rreth nje atentati ndaj kryeministrit te kohes ne vitin 1992 Ju e dini fare mire se shi ne ate kohe, une nuk kisha raporte te mira me Sali Berishen, pasi ne te nisa te shoh nje udheheqes qe antikomunizmin e tij e shprehte dhe e zbatonte me metodat e me frymen me puritane komuniste, por te mendohet qe ne ate kohe ishte duke pergatitur nje atentat ndaj kryeministrit Meksi, me duket krejt e pavend. Ishte nje kohe shume e veshtire per Shqiperine dhe kujtoj qe drejtori i aeroportit te Rinasit me terhiqte per menge prej disa muajsh, per te gjetur mundesine te flisja ne Revisten Televizive per gjendjen katastrofike te aeroportit. Nuk dua te shkruaj me gjate, ende e kam te ruajtur kroniken e trasmetuar ne TVSH ne lajmet e ores 20 me 12 maj 1992 aksidenti i Aleksander meksit, me sa mbaj mend ndodhi te nesermen apo te pasnesermen ne darke. Kerkoj te falur per cilesine e filmit, gjithsesi eshte nje dokument qe besoj hedh drite atje ku me polemikat e ketyre diteve, po mundohet te hidhet hije.

 

Ja e vërteta për Meksin! – Nga Bashkim Kopliku

Më thanë se z. Izet Haxhia më paska përmendur në një shkrim të tij, dhe vendosa të lexoj se çfarë shkruante. Po marr mundimin t’i përgjigjem, kjo në respekt të lexuesit.

Sa shkruan z. Haxhia për mua, është në pjesën më të madhe krejt e pavërtetë dhe shpifje. Në vijim po ndaloj më në hollësi në ato pjesë të shkrimit të zoti Haxhia, të cilat lidhen direkt me emrin tim.

Haxhia shkruan:

Marshalli tentoi […] me anën e mikut të tij, apo më saktë të dhëndrit të mikut te tij, e kam fjalën për Bashkim Koplikun vjehrri i të cilit, një sigurims famkeq ishte mik i ngushtë i Marshallit, që bëri edhe futjen e dhëndrit të tij Kopliku në PD nëpërmjet Berishës në një kohë kur Kopliku nuk kishte asnjë kontribut në PD.

Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

E para:Nuk kam asnjë dijeni që z. Berisha të ketë qenë mik i vjehrrit tim, bile nuk e di ta ketë njohur ndopak. Dyshoj se është thjesht një shpifje, sepse vjehri im, i Koplikut është përjashtuar nga Partia Komuniste (PPSH) që në vitin 1974, është dëbuar nga Tirana, dhe pastaj është internuar.

Ai është liruar vetëm me ardhjen e demokracisë. Nëse z. Berisha do të kishte pasur miqësi me të, ky është një kompliment që  z.Haxhia i bën z.Berisha që paska mbajtur miqësi me një njeri të dënuar nga regjimi komunist, donte guxim e karakter të fortë, që në kohën e komunizmit, të kishe miqësi me një të dënuar politik.

E dyta:Koplikun nuk e ka futur ne PD z. Berisha, por demokratët e kolektivit të ndërrmarjes ku ai punonte, Uzina e Radio e Televizorëve Durrës (URT). Ishin demokratët e atij kolektivi, të cilët e zgjodhën Koplikun kryetar te seksionit të PD së Uzinës, me një votim të fshehtë, që në shkurt 1991.

Votimi u bë jo vetëm i fshehtë, por dhe me dy kandiatura, e me një pjesëmarrje prej rreth 100 demokratësh të Uzinës.

Pastaj, Kopliku u zgjodh kandidat për deputet i PD Durr`s, në një përzgjedhje me një diskutim të hapur në Konferencën e PD në Durrës.

Pastaj u zgjodh nga populli deputet, ne mars 1991; u emruar edhe kryetar i Bashkisë (ateherë Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës), në korrik 1991; pati një aktivitet shumë të spikatur si deputet në Parlamentin e parë jokomunist të Shqipërisë; u rizgjodh deputet në mars të vitit 1992 etj.

Pas gjithë këtij kontributi, u emërua zevendëskryeministër e ministër i punëve të Brendshme, në prill 1992.

E treta: Kontributi i Koplikut në PD, vërtetë që fillon nga shkurti i viti 1991, dhe jo dy muaj përpara, në dhjetor 1991, kur u krijua PD.

Kjo “vonesë“ prej dy muajsh, vjen si pasojë se Kopliku hezitonte në bashkimin e tij me PD, sepse konstatonte se një pjesë e madhe e elementëve të PD-se së “dhjetorit 1990“, ishin njerëz me lidhje shumë të ngushta me regjimin komunist shqiptar, gjë që e bënte të dyshonte për qëllimet reale të kësaj partie.

Ishin punonjësit e Uzines (URT), jo vetëm demokratët, të cilët i kërkuan me ngulm Koplikut, kryeinxhinierit që ata sapo kishin zgjedhur vetëm para disa muajsh, të futej në PD, që “mos t’u lihej në dorë PD-ja ca maskarenjve“, siç kishin merak ata.

Sqaroj se Kopliku ishte dënuar që nga inxhinier të punonte punëtor, po në këtë uzine, vetëm disa vjet përpara, kur nuk pranoi të ndante gruan e tij, sepse i jati i saj u dënua politikisht nga komunizmi. Ishte po ky kolektiv, që e zgjodhi kryeinxhinier ne vitin 1990, kur komunizmi, në grahmat e fundit të jetës së tij, vendosi të eksperimentonte zgjedhjen e kryeinxhinierëve nga kolektivi.

 Haxhia shkruan:

Kopliku propozoi veten e tij për kandidat për kryeministër, kuptohet me porosi të Marshallit, i cili kur dëgjoi këtë vetëpropozim bëri sikur u ‘mërzit! edhe pse ishte vetë pas kësaj ,sepse po të donte mund ta ndalonte një votim të tillë. […] Meksi kishte fituar bindshëm ndaj Koplikut të cilit ju dha nga Marshalli posti i Ministrit të Brendshëm, […]…Por Kopliku nuk ishte i kënaqur me këtë post, donte atë të kryeministrit dhe ranë dakord me Marshallin që ai të mbante këtë post të ministrit të Brendshëm vetëm për gjashtë muaj,dhe pastaj Kopliku do bëhej kryeministër.

 

Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

E para: Ka pasur një votim në Këshillin Kombëtar të PD, për të përcaktuar se kush do të ishte kryeministër. Por ky votim nuk ishte parashikuar nga organizatorët e Këshillit.

Votimi u detyrua nga anëtarët e Këshillit, që protestuan që të mos bëhesh votim vetëm me një kandidaturë, atë të Meksit, siç i ishte paraqitur Këshillit. Kërkesa në princip ishte demokratike dhe në përputhje me statutin e PD.

Për votimin edhe të kandidaturës së Koplikut, propozimi erdhi nga një anëtar i Këshillit, dhe u miratua nga shumë anëtar të tij, saqë drejtuesit e mbledhjes u detyruan ta votojnë.  Nuk ishte fare Kopliku që “propozoi veten“ siç shkruan z. Haxhia—Kopliku i përmbahej vendimit të Kryesisë së PD, që kishte paraqitur propozimet në Këshill.

Edhe vetë Koplikut i erdhi fare i papritur ky propozim nga salla, pra nga Këshill. Nga ana tjetër, z.Berisha jo vetëm “u mërzit“, por ai protestoi rëndë kundër këtij propozmi, duke pretenduar, por edhe duke orientuar dhe influencuar anëtarët e Këshillit, që mos të zgjidhej Kopliku, sepse “po të zgjidhej Kopliku kryeministër, i gjithë drejtimi i shteti do të bëhej nga njerëz nga Veriu“; i thoshte se president ishte z. Berisha (nga Tropoja), se kryetar i Kuvendit ishte z. Arbnori (nga Shkodra) të cilëve do t’u shtohej edhe Kopliku (që sipas z. Berisha ishte nga Shkodra).

Në atë kohë, 1992, akoma nuk ishte instaluar diktatura në PD, dhe nuk e kishte në dorë të mos e respektonete kërkesën e Këshillit, as z. Berisha. Megjithatë, z. Berisha arriti që të pranohet që të bëhet votimi më antidemokratik i kohëve moderne: u votua duke thirrur emrin e çdo votuesi, dhe duke regjistruar votën e tij, që duhet të ishte shkoqur e me zë të lartë përkatësisht “Meksi“ ose “Kopliku“.

Në këtë votim, është shënuar vota e Koplikut, që ishte “Meksi“, dhe vota e z. Meksit, që ishte “Meksi“. Pra Kopliku ka votuar kundër vetes së vet. Votimi përfundoj në favor të favoritit të z. Berisha, z. Meksi, ku për Koplikun gjithsesi votuan rreth 12% e anëtarëve të Këshillit, pra me gjithëse votimi ishte i hapur dhe nominal, me gjithë orientimin e udhëheqësit, z. Berisha, për mos të votuar për Koplikun.

E dyta: Vërtetë që Kopliku nuk e donte postin e ministrit të Brendshëm, vërtetë që kishte kërkuar që të rrinte në këtë post vetëm “gjashtë muaj“, kjo me që eksperienca dhe vokacioni i tij nuk ishte për t’u marrë me policinë. Por jo që pastaj “të bëhej kryeministër“, siç shkruan z. Haxhia.

Dëshira e Koplikut, por edhe premtimi që iu dha atij nga kryesia e Partisë, kur anëtarët e kryesisë insistuan të pranonte postin e ministrit të Brendshëm, ishte që ai të kalonte më vonë në një post që merrej me problemet ekonomike, me të cilat kishte dëshirë të kontribuonte dhe ku kishte 24 vjet eksperiencë.

 

Haxhia shkruan:

… vjen në presidencë Kopliku, takohet me Marshallin […] Ka komunikuar njëherë nga tel. i shtëpisë së Mehmetit dhe pas kësaj telefonate me Koplikun është ngritur i mërzitur për t’u larguar nga shtëpia e Mehmetit.

Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur […], duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër.

 

Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

E para: Vërtetë që Kopliku, në atë periudhë, deri sa ishte në fuqi “ligji themeltar“ (që zëvendësonte Kushtetutën e vendit), thirrej shpesh nga Presidenti, z. Berisha, ditën dhe natën, sepse me ligj presidenti e kishte të drejtën të thirrte në raport ministrat.

Por në asnjë moment, as z. Berisha, por as dhe Kopliku, nuk kishin ndër mend të vrisnim njeri, as kryeministrtin dhe as ministra, siç shkruan z. Haxhia, e siç fatkeqësisht po rishkruhet në masmedia shqiptare. Diskutimet tona me z. Berisha, ishin të përqendruara në qeverisjen sa më efikase të vendit.

E dyta: Me të vërtetë që Kopliku dhe z. Meksi kishin mendime të ndryshme për zgjidhjen e shumë problemeve të qeverisjes së vendit.

Por këto ishin qëndrime të dy personave që të dy mendonin sesi të shkonte puna sa më mirë, paçka se mënyrat e zgjidhjeve të secilit, shpesh nuk përputheshin, çka dhe është krejt normale në demokraci. Gjithsesi, kjo mospërputhje qe shkaku kryesor që bëri që dhe Kopliku të hiqesh nga Qeveria, më 1 janar 1995.

Në mbyllje

Në ndryshim me shumë kolegë të tjerë, kam dhënë përgjigje publike, kur është gënjyer e shpifur publikisht ndaj meje, si në këtë rastin me z. Haxhia. Bile shpesh edhe kur është shpifur për të tjerë, e jo vetëm për mua.

Shumë njerëz më kanë këshilluar të mos humb kohë me shpifësit, por unë kam vendosur ta humb këtë kohë, në respekt të lexuesit, në repekt të popullit tim që e dua, me gjithë se ka të metën e madhe: i pëlqen shpesh të dëgjojë shpifje e gënjeshtra.

Jam përpjekur disa herë që për shërimin e kësaj sëmundje të shoqërisë shqiptare, tolerimin e shpifjes dhe gënjeshtrës. Përpjekja ka konsistuar në shkrimet e mia, por edhe duke iu drejtuar drejtësisë, që shpifësit të dënohen, siç do ta dëshiroja ta bëja edhe kësaj here, kundër z. Haxhia.

Por shoqëria jonë shqiptare nuk ka qenë deri tani në gjendje të krijojë një shtet të së drejtës, ku sistemi i Drejtësisë të ishte pushteti më pak i korruptuar, e as të krijojë së paku një opinion mbarëpopullor mbytës kundër shpifjes dhe përkrahësve të saj.

Le të shpresojmë se populli ynë do të shkëputet nga kultura e shpifjes dhe gënjeshtrës, duke përvetësuar me kohë kulturën e së vërtetës dhe të së drejtës. Elita reale e popullit tonë ka rastin të kontribuojë, së paku duke dëshmuar ato që di, edhe kur bëhet fjalë si tani, thjesht për shpifjet e z. Haxhia.

Endri, djali i madh i Aleksandër Meksit: Ja e vërteta e asaj mbrëmjeje në aeroportin e Rinasit

Endri, djali i madh i Aleksandër Meksit

DITA i ka kërkuar dje një prononcim zotit Aleksandër Meksi, i cili u përgjigj shkurt mbi këtë incident. Ndërkaq, i pyetur nga DITA, djali i madh i ish-kryeministrit, Endri Meksi, ka sjellë një reagim më të plotë lidhur me këtë episod. Reagimin e bën edhe më interesant fakti që Endri ka qenë i pranishëm në atë ngjarje, nga një këndvështrim tjetër: Ai ishte duke pritur të atin në Rinas. Endri Meksi saktëson se udhëtimi i kthimit po bëhej nga Brukseli, pas një takimi me Komisionin Europian, ndërsa në Romë delegacioni ynë ishte tranzit.

Më poshtë, sqarimi i Endri Meksit:

Në avion ishin Genc Ruli, Gjergj Kondo dhe Fidel Ylli, përveçse Aleksandër Meksit. Nga Roma u nisën për arsyen e thjeshtë që nuk kishin asgjë për të bërë më aty, mbaruan vizitën dhe nuk ishin mësuar të qëndronin për vizita qejfi; në Shqipëri kishin në çdo rast situatë emergjence. Takimi ishte me Komisionin Europian në Bruksel, i pari me KE-në, dhe kaluan në Romë tranzit.

Unë ndodhesha në Rinas atë pasdite. Ishim në hapësirën e shërbimeve qeveritare bashkë me rojet dhe shoferët e makinave. Nuk arrij të kujtohem kush ishin të tjerët, por kishte dhe njerëz të tjerë.

Na njoftuan papritmas që duhet të dilnim në pistë sepse nuk kishte drita dhe duhet të ndriçonim pistën me dritat e makinave. Motivi i mungesës së dritave, na u tha që ishte dëmtimi i llambave në tokë prej deleve dhe lopëve që kalonin lirshëm në aeroport. Nga ky detaj më vjen të mendoj që nuk ishte diçka e parashikuar, sepse do të ishim pozicionuar kohë më parë. Në fakt u pozicionuam gabim, pavarësisht se nuk u fol më për këtë ngjarje. Them gabim sepse kur avioni po ulej, une vura re që ne po ndriçonim kundrejt avionit, dmth ishim përballë me të. Ishim pak makina, besoj jo më shumë se 10 copë. Pozicionimi i keq, besoj se ishte arsyeja përse avioni/piloti takoi tokën me rrotën e parë, e cila u thye në momentin e impaktit. Kuptohet, përvecse faktit që nuk kishte drita aspak. Avioni vazhdoi deri nga fundi i pistës me zvarritje e përplasje. Pati shumë shkëndija, por jo zjarr. Ne nxituam me makina të ndiqnim avionin. Pasagjerët nuk pësuan asnjë dëmtim. U fol më vonë që avioni kishte serbatorët në krah dhe prandaj dhe nuk shpërtheu. Nuk di sa ka qenë e vërtetë, sepse në realitet nuk u mor askush më me atë histori.

Në lidhje me çfare thotë Izeti, në fakt nuk kam asnjë info sepse nuk është folur më për këtë histori. Por një detaj që e kujtuam pas këtij shkrimi ishte që Bashkim Kopliku erdhi për vizitë menjëherë në shtëpinë tonë. Nuk mund të them se kishim marrëdhënie të afërta duke qenë se marrëdhëniet në qeveri midis atij dhe Leka Meksit ishin konfliktuale, por as nuk jam në gjendje të jap një opinion sot mbi çfarë u tha nga Izeti.

Por as nuk habitem! Ka detaje të 1996-1997 që tregojnë akoma më shumë… Ndoshta për një herë tjetër.


Send this to a friend