VOAL

VOAL

Zbardhet pasuria e deklaruar e deputetëve të opozitës: Noka ble makinë 40 mijë euro, nga të cilat 30 mijë i ka kredi

Open Spending Albania publikon deklaratat e pasurisë së ish ministrave të kabinetit qeveritar Berisha të deklaruara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive. Më poshtë do mund të njiheni me pasurinë e Arben Imamit, Flamur Nokës, Majlinda Bregut, Genc Pollos, Genc Rulit, Ridvan Bode e Fatmir Mediut. Bie në sy që ish ministri Noka, ka blerë 40 mijë euro makinë nga të cilat 30 mijë euro i ka marrë kredi.

Arben Imami

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura nga paga dhe përfitimet si deputet 2  milion e 199 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja Najada Hamzaj nga paga si pedagoge 1 milion e 74 mijë e 667 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja Najada Hamzaj, të ardhura nga piktura dhe design interior 26 mijë e 53 euro.

Vajza të ardhura nga interesa depozitare bankare 375 euro

Shpenzimet e deklarueshme 2015

Paguar kredi për strehim gjatë 2015 vlera 2 milion e 342 mijë e 92 lekë.

Fatmir Mediu

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura nga paga dhe përfitimet si deputet për vitin 2015- 2 milion e 397 mijë e 75 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja Zhulieta Mediu si përgjegjëse sektori në Ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë për vitin 2015- 865 mijë e 489 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si anëtare në këshillin mbikqyrës  të prodhim mobilje SHA 53 mijë e 904 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës, zonja Semela Mediu, për vitin 2015 pranë kompanisë “Agroblend” dhe “Beauty&City” 1 milion e 467 mijë lekë.

Të tjera:

Gjendja cash nga të ardhurat familjare 600 mijë lekë.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 284 532 lekë për një kredi e cila në datën 31 dhjetor kaq mbetur si detyrim për t’u shlyer edhe 2 808 128 lekë.

2) Shlyer 8 281 euro për një kredi së  cilës në datën 31 janar 2015 i mbetet detyrim i pashlyer në vlerën 128 990 euro.

3) Shlyer 2 400 euro kredi si detyrim i së cilës në datën 31 dhjetor 2015 është 5 177 euro.

Flamur Noka

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura nga paga dhe përfitimet si deputet 2 milion e 431 mijë e 949 lekë

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies interesa nga depozitat 271 mijë e 526 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja

Eva Noka, paga punësim pranë Fakultetit të Shkencave

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë

1) Përfituar nga shitja e një automjeti 7000 euro

2) Përfituar nga shitja e një garazhi të pahipotekuar 1 000 000 lekë.

Të tjera:

1) Gjendje llogarie rrjedhëse 17 021 lekë

2) Gjendje depozite 3 010 984 lekë

3) Gjendje depozite 1 648 425 lekë

4) Eva Noka llogari rrjedhëse 150 700 lekë.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1)Paguar gjatë vitit 2015 vlerën e kredisë së marrë pranë entit të banesave me 198 000 lekë , vlera e mbetur për të shlyer 3 729 000 lekë.

2) Shlyer kredi për blerje automjeti  me 682 euro, shuma fillestare e kredisë  së marrë në vitin 2015,  30 000.

3) Blerë makinë në vlerën 40 000 euro ku deklaron 30 000 euro  kredi dhe 10 000 euro të mbetura kesh nga një makinë e shitur në vitin 2011.

Majlinda Bregu 

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

Paga si Deputete dhe përfitime të tjera financiare bruto 3 045 210 (tre milion e dyzet e pesë mijë e dyqind e dhjetë) lekë.

Të ardhura nga Bonuse

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

1) Zonja Bregu Përfituar interesa bankare 94 813 lekë.

2) zoti Ajazi interesa bankare në vlerën 518 usd.

3) Zoti Ajazi interesa bruto nga një depozitë në lekë 127 075 lekë.

Të ardhura Qiradhënie

1) Të ardhura nga qiradhënia e ambienti tek një bankë e nivelit të dytë 27 000 (njëzet e shtatë mijë) Euro.

2) të ardhura nga qiradhënia e ambientit magazinë 3 840 Euro.

Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale

Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione

Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit

Të ardhura nga Çelje Trashëgimi

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare  Të ardhura të bashkëshortit nga honorare, dieta , shpërblime dhe Mediavizion 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) Euro

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë

Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion

Të tjera

1) Zvogëluar depozita në euro ë zonjës Bregu me 13 622 euro si pasojë e konvertimit të monedhës.

2) Zvogëluar depozita në USD e zonjës Bregu me 12 575 USD si pasojë e konvertimit të monedhës.

3) rritur depozita në lek e zonjës Bregu me 2 922 513 lekë si pasojë e konvertimit ë depozitave në monedhë të huaj në vlera lekë).4) Llogaria dhe depozita e zotit Ajazi janë rritur me 6 955 euro.

5) Llogaria dhe depozita në USD e zotit Ajazi është rritur me 518 USD.

6) Llogaria në lek e zotit Ajazi shtuar me 95 619 lekë.

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

2) Paguar në shumën 289 547 lekë një Overdraft i marrë nga bashkëshortët në vitin 2013, nga i cili në 31 dhjetor 2015 ka mbetur ende pa u shlyer edhe 9 690 397 lekë.

2) Paguar tatim në burim në shumë 14 222 lekë.

3) zoti Ajazi paguar tatim në burim 19 075 lekë.

4) Kredia për blerjen e makinës detyrim pa shlyer në 31 dhjetor 2015 është 31 503 (tridhjetë e një mijë e pesëqind e tre) euro.

RIDVAN BODE

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet 2 436 000 (dy milion e katërqind e tridhjetë e gjashtë ) lekë.

2) Pagesë kalimtare nga ISSH vlera 216 000.

Të ardhura nga Bonuse

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies    Të ardhura të zotit Ridvan Bode nga bonot e thesarit 138 000 lekë.

Të ardhura Qiradhënie

Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale

Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione

Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit

Të ardhura nga Çelje Trashëgimi

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga paga dhe shpërblime si pedagoge 1 905 000 (një milion e nëntëqind e pesë mijë) lekë.

2) Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga interesa nga bono thesari dhe obligacione 213 000 lekë.

3) zonja Bode të ardhura nga interesa depozita 41 000 lekë.

4) Dali zoti Eraldo Bode të ardhura nga puna pranë kompanisë Balfin 525 508 lekë.

5) djali të ardhura nga interesa bonot e thesarit 62 000 lekë.

6) vajza Adela Bode të ardhura nga puna pranë Bankës së Shqipërisë 1 237 531 lekë.

7) Vajza të ardhura nga interesa bono thesari dhe obligacione 57 000 lekë.

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë

Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion

Të tjera

1) Posedues, i bonove të thesarit me vlerë 5 290 000 lekë.

GENC POLLO

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet    Paga Neto dhe përfitime nga funksioni i deputetit 2 179 758 (dy milion e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) Lekë.

Të ardhura nga Bonuse

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

Të ardhura Qiradhënie

Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale

Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione

Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit

Të ardhura nga Çelje Trashëgimi

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë

Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion

Të tjera

1) Pakësuar llogari bankare në lekë me minus 132 290 lekë.

2) pakësuar llogari bankare minus 3 676 euro.

3) pakësuar një llogari bankare me minus 886 819 lekë

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

1) Shlyer kredi për blerje apartamenti në vitin 2015 në vlerën 4 639 euro ku detyrimi i mbetur në 31 dhjetor 2015 është 13 721 euro. Kredia fillestare 40 000 euro e marrë në vitin 2009.

2) shlyer kredi për makinë gjatë 2015 në vlerën 4 607 euro ku në 31 dhjetor 2015 detyrimi i mbetur pa shlyer është 8564 euro, kredia është marrë në vitin 2013 vlera e saj 16 000 euro.

GENC RULI

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

1)Paga Neto dhe përfitime të tjera si deputet i kuvendit 1 261 146 (një milion e dyqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet e gjashtë) lekë.

2) Pagesa për pjesëmarrje në komisione kuvendore dhe të tjera angazhime parlamentare 1 163 997 (një milion e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë.

3) të ardhura nga shërbime trajnimi pranë Consulant and Trainers Economical and Financial Reporting in Albania n Media 4 837 euro.

Të ardhura nga Bonuse

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies    Interesa të përfituara nga investimi në bono thesari për vitin 2015 në vlerën 145 796 lekë ku kapitali i investuar 500 000 000 lekë.

2) Interesa të një depozite gjashtë mujore në lek 63 261 lekë ku vlera e depozituar është 6 822 000 lekë.

3) interesa të llogaritura dhe tërhequra gjatë 2015 janë 138 414 lekë, një këst i obligacionit dyvjeçar i kapitalit pre 6 900 000 lekë .

4) interesa nga depozita 70 euro ku vlera e depozitës është 6 975 euro.

5) interesa të llogaritura dhe ri depozituara nga depozita futura në emër të vajzës në vlerën 227 usd ku depozita ka vlerën 37 532 usd.

6) interesa 133 usd të llogaritura dhe kapitalizuara në depozitën me vlerë 10 588 usd.

7) një fond investimi afatgjatë i bërë në vitin 20107 me vlerë 19 400 euro nuk ka ndryshime gjatë 2015.

8) një fond investimi afatgjatë në 2009 me vlerë 20 000 euro nuk ka ndryshime në vitin 2015.

9) Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacion dyvjeçar 110 330 lekë ku vlera obligacion është 5 500 000 lekë.

10) interesa bono thesari njëvjeçare të llogaritura dhe tërhequra në vlerën 224 euro, vlera e bonove të thesarit ka 10 000 euro.

11) Interesa të llogaritura dhe tërhequra nga investimi në Obligacione dy vjeçare 2 529 euro ku depozitimi në Obligacione është 85 000 euro.

12) interesa depozite 450 euro ku vetë depozita është 65 223 euro.

ARBEN IMAMI

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura nga paga dhe përfitimet në funksionin e deputetit2 199217( dy milion e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
Të ardhura Qiradhënie
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare Bashkëshortja zonja Najada Hamzaj të ardhura nga paga si pedagoge pranë Universitetit të Arteve1 074663(një milion e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre)lekë.
2)Bashkëshortja zonja Najada Hamzaj të ardhura nga piktura dhe design internon26 053(njëzet e gjashtë mijë e pesëdhjetë e tre)euro.
3)vajza të ardhura nga interesa depozitë bankare 375 euro.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

Përshkrim shpenzimi
Paguar kredi për strehim gjatë 2015 në vlerën284 518lekë, kredia në 31 dhjetor 2015 ka mbetur pa shlyer në vlerën2 142092(dy milion e njëqind e dyzet e dy mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë.

FLAMUR NOKA

noka.jpg


MAJLINDA BREGU

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga si Deputete dhe përfitime të tjera financiare bruto3 045210(tre milion e dyzet e pesë mijë e dyqind e dhjetë) lekë.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies 1)Zonja Bregu Përfituar interesa bankare94 813lekë.
2)zoti Ajazi interesa bankare në vlerën 518 usd.
3)Zoti Ajazi interesa bruto nga një depozitë në lekë127 075lekë.
Të ardhura Qiradhënie 1)Të ardhura nga qiradhënia e ambienti tek një bankë e nivelit të dytë27 000(njëzet e shtatë mijë) Euro.
2)të ardhura nga qiradhënia e ambientit magazinë3 840Euro.
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare Të ardhura të bashkëshortit nga honorare, dieta , shpërblime dhe Mediavizion18 000(tetëmbëdhjetë mijë) Euro
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera 1)Zvogëluar depozita në euro ë zonjës Bregu me13 622euro si pasojë e konvertimit të monedhës.
2)Zvogëluar depozita në USD e zonjës Bregu me12 575USD si pasojë e konvertimit të monedhës.
3)rritur depozita në lek e zonjës Bregu me2 922513lekë si pasojë e konvertimit ë depozitave në monedhë të huaj në vlera lekë).
4)Llogaria dhe depozita e zotit Ajazi janë rritur me6 955euro.
5)Llogaria dhe depozita në USD e zotit Ajazi është rritur me 518 USD.
6)Llogaria në lek e zotit Ajazi shtuar me95 619lekë.

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

Përshkrim shpenzimi
2)Paguar në shumën289 547lekë një Overdraft i marrë nga bashkëshortët në vitin 2013, nga i cili në 31 dhjetor 2015 ka mbetur ende pa u shlyer edhe9 690397lekë.
2)Paguar tatim në burim në shumë14 222lekë.
3)zoti Ajazi paguar tatim në burim19 075lekë.
4)Kredia për blerjen e makinës detyrim pa shlyer në 31 dhjetor 2015 është31 503(tridhjetë e një mijë e pesëqind e tre) euro.

GENC POLLO

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga Neto dhe përfitime nga funksioni i deputetit2 179758(dy milion e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) Lekë.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
Të ardhura Qiradhënie
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera 1)Pakësuar llogari bankare në lekë me minus132 290lekë.
2)pakësuar llogari bankare minus3 676euro.
3)pakësuar një llogari bankare me minus886 819lekë

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

Përshkrim shpenzimi
1)Shlyer kredi për blerje apartamenti në vitin 2015 në vlerën4 639euro ku detyrimi i mbetur në 31 dhjetor 2015 është13 721euro. Kredia fillestare40 000euro e marrë në vitin 2009.
2)shlyer kredi për makinë gjatë 2015 në vlerën4 607euro ku në 31 dhjetor 2015 detyrimi i mbetur pa shlyer është 8564 euro, kredia është marrë në vitin 2013 vlera e saj16 000euro.

GENC RULI

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet 1)Paga Neto dhe përfitime të tjera si deputet i kuvendit1 261146(një milion e dyqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet e gjashtë) lekë.
2)Pagesa për pjesëmarrje në komisione kuvendore dhe të tjera angazhime parlamentare1 163997(një milion e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë.
3)të ardhura nga shërbime trajnimi pranë Consulant and Trainers Economical and Financial Reporting in Albania n Media4 837euro.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Interesa të përfituara nga investimi në bono thesari për vitin 2015 në vlerën145 796lekë ku kapitali i investuar500 000000lekë.
2)Interesa të një depozite gjashtë mujore në lek63 261lekë ku vlera e depozituar është6 822000lekë.
3)interesa të llogaritura dhe tërhequra gjatë 2015 janë138 414lekë, një këst i obligacionit dyvjeçar i kapitalit pre6 900000lekë .
4)interesa nga depozita 70 euro ku vlera e depozitës është6 975euro.
5)interesa të llogaritura dhe ri depozituara nga depozita futura në emër të vajzës në vlerën 227 usd ku depozita ka vlerën37 532usd.
6)interesa 133 usd të llogaritura dhe kapitalizuara në depozitën me vlerë10 588usd.
7)një fond investimi afatgjatë i bërë në vitin 20107 me vlerë19 400euro nuk ka ndryshime gjatë 2015.
8)një fond investimi afatgjatë në 2009 me vlerë20 000euro nuk ka ndryshime në vitin 2015.
9)Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacion dyvjeçar110 330lekë ku vlera obligacion është5 500000lekë.
10)interesa bono thesari njëvjeçare të llogaritura dhe tërhequra në vlerën 224 euro, vlera e bonove të thesarit ka10 000euro.
11)Interesa të llogaritura dhe tërhequra nga investimi në Obligacione dy vjeçare2 529euro ku depozitimi në Obligacione është85 000euro.
12)interesa depozite 450 euro ku vetë depozita është65 223euro.
13)interesa të llogaritura dhe jo të tërhequra për obligacione dy vjeçare163 430lekë u depozitimi obligacion ka vlerën3 900000lekë.
14)interesa të llogaritura dhe kapitalizuara në Bono Thesari njëvjeçare130 269lekë ku vlera e bonove është4 600000lekë.
15)interesa të llogaritura dhe të patërhequra15 160lekë për bono thesari në vlerën520 000lekë.
16)interesa të llogaritura dhe patërhequra nga bono thesari3 368lekë për bono thesari në vlerën247 000lekë.
17)zonja Ruli interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacione dyvjeçare2 529euro ku vlera e obligacioneve është85 000euro.
Të ardhura Qiradhënie Të ardhura nga qira apartamenti12 240euro
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 1)Paga neto e bashkëshortes zonjës Rozana Ruli si menaxhere burime njerëzore pranë Sigma Inter Albania VIG1 628304(një milion e gjashtëqind e njëzet e tetë mijë e treqind e katër) lekë.
2)nga të ardhurat e një aktiviteti privat të bashkëshortes600 000lekë ku xhiro vjetore ishte1 800000lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera Kurime vjetore15 000euro.

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

Përshkrim shpenzimi
Shlyer kredi për shtëpi gjatë vitit 2015 në vlerën13 000euro, mbetur pa shlyer në 31 dhjetor 2015 vlera prej93 104euro, kredia është marrë në vitin 2008 me total prej150 000euro.

RIDVAN BODE


TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet 1)Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet2 436000(dy milion e katërqind e tridhjetë e gjashtë
)lekë.
2)Pagesë kalimtare nga ISSH vlera 216 000.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Të ardhura të zotit Ridvan Bode nga bonot e thesarit138 000lekë.
Të ardhura Qiradhënie
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 1)Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga paga dhe shpërblime si pedagoge1 905000(një milion e nëntëqind e pesë mijë) lekë.
2)Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga interesa nga bono thesari dhe obligacione213 000lekë.
3)zonja Bode të ardhura nga interesa depozita41 000lekë.
4)Dali zoti Eraldo Bode të ardhura nga puna pranë kompanisë Balfin525 508lekë.
5)djali të ardhura nga interesa bonot e thesarit62 000lekë.
6)vajza Adela Bode të ardhura nga puna pranë Bankës së Shqipërisë1 237531lekë.
7)Vajza të ardhura nga interesa bono thesari dhe obligacione57 000lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera 1)Posedues, i bonove të thesarit me vlerë5 290000lekë.
2)Bashkëshortja, poseduese e bonove të thesarit me vlerë8 140000lekë.
3)Bashkëshortja obligacion dhjetë vjecar data 1 janar 2015 në vlerën1 200000lekë.
4)Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë,423 846lekë.
5)Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë,305 205lekë.
6)Bashkëshortja, gjendja e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë,480 913lekë.
7)Bashkëshortja, gjendja e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë,3 344234lekë.
8)Djali, Eraldo Bode poseduesi i bonove të thesarit me vlerë1 980000lekë.
9)llogari rrjedhëse djali Eraldo Bode97 391lekë dhe llogari tjetër3 315lekë.
10)Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë,133 716lekë lekë.
11)Vajza Bono thesari në vlerën2 180000lekë.

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

Përshkrim shpenzimi
Paguar gjatë vitit 2015 leasing për makinë në vlerën531 124lëkë, detyrimi i mbetur më 31 dhjetor 2015 është11 677euro.
2)Paguar kredi në vlerën 4025 lekë, kredia është marrë në vitin 2017 dhe në 31 dhjetor 2015 ka mbetur pa shlyer vlera6 165euro.

FATMIR MEDIU

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura nga paga si deputet për vitin 2015 vlera 2 397 075

(dy milion e treqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e shtatëdhjetë e pesë) lekë.

Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
Të ardhura Qiradhënie
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare Të ardhura nga paga e bashkëshortes zonja Zhulieta Mediu si përgjegjëse

sektori në Ministrinë e Energjetikës dhe Industrisë për vitin 2015 në vlerën 865 489 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes anëtare në këshillin mbikëqyrës të Prodhim Mobileje SHA 53 904 lekë.

të ardhura nga paga e vajzës zonja Semela Mediu për vitin 2015 pranë kompanisë Agroblend dhe Beauty & City 1 467 000 (një milion e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë) lekë.

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera Gjendja cash nga të ardhurat familjare 600 000 lekë
SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
Përshkrim shpenzimi
1) Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 284 523 lekëpër një kredi e cila në datën 31 dhjetor 2015 ka mbetur si detyrim për tu shlyer edhe 2 808 128 lekë.

2) Shlyer 8 281 euro për një kredi të cilës në datën 31 dhjetor 2015 i mbetet detyrim i pashlyer në vlerën 128 990 euro.
3) shlyer 2 400 euro kredi detyrimi i të cilës në datën 31 dhjetor 2015 është 5 177 euro.

Bisedat e koduara të shqiptarëve që trafikuan 1 ton heroinë në Itali

Policia e Durrësit arrestoi dy persona, pjesë të organizatës kriminale të drogës që u zbulua nga policia italiane në tetor të vitit të kaluar, e cila zhvilloi një aksion paralel në pesë shtete të ndryshme dhe përfundoi me arrestimin e 21 personave.

Ndërsa vijojnë kërkimet për kreun e grupit, Emiljano Hajri, i cili arriti t’i shpëtonte policisë shqiptare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë Hajri Ballën, 53 vjeç dhe Fortuz Hajrin, 24 vjeç, të dy nga Shijaku.

Gjykata e Venecias ka nxjerrë për Hajri Ballën dhe Fortuz Hajrin urdhër arresti më 15 gusht 2015, për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike” dhe “grup i strukturuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ky grup kriminal i mirëstrukturuar dyshohet se brenda një viti arriti të fuste mbi 1 ton heroinë drejt Italisë, ndërsa përdorte një kod të veçantë komunikimi, që përdorej nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mediat italiane e kishin pagëzuar 24-vjeçarin Fortuz Hajri si “ambasadori” i organizatës kriminale. Ai ishte atashuar në Itali, për të komunikuar urdhrat te drejtuesit e bazave të përpunimit dhe më pas shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa Hajri Balla, 53 vjeç, i prangosur nga Policia e Durrësit dyshohet se ka investuar miliona euro në rrjetin e drogës. Kokat e këtij grupi, sipas policisë italiane, ishin dy vëllezërit Altin dhe Emiljano Hajro, ndërsa i arrestuari Fortuz Hajri është kushëriri i tyre. Dy vëllezërit, Altin dhe Emiljano Hajri, para se të shpalleshin në kërkim, njiheshin si biznesmenë të fuqishëm në Shijak, aty ku zotëronin një sërë biznesesh.

Altin Hajri nga Shijaku, i cilësuar nga Guardia di Financa e Venecias si një nga kapot e organizatës kriminale që transportonte heroinë nga Afganistani drejt Italisë nuk është më në kërkim, pasi gjykata e ka pushuar çështjen ndaj tij, ndërsa vëllai i tij vijon të jetë i shpallur në kërkim nga Interpoli.

Burime nga Policia bëjnë me dije se kjo bandë kishte një kod të veçantë komunikimi, falë të cilit arritën të fusnin një sasi mjaft të madhe heroine në Itali, duke nxjerrë jashtë loje policinë italiane.

Në komunikimet mes tyre banda përdorte një kod alfanumerik për të komunikuar, sikurse vepronte ushtria naziste, e cila komunikonte me kode numerike dhe më pas këto numra i përkthente në fjalë.

Kjo skemë komunikimi ka futur disa herë në “kurth” edhe agjentët italianë, e cila për vite me radhë nuk arrinte të kuptonte se për çfarë flitej në bisedat e përgjuara, pasi nuk deshifronin dot kodet.

LEONIDHA MUSAJ

Replikat e javës në Kuvend – Balla ia kthen Berishës: Edhe ty të kam përdhunuar

Rikthimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, pas një dënimi 10-ditor, ka ngjallur replika të forta me kreun e qeverisë Edi Rama në seancën e të e enjtes. Këta të fundit prej kohësh nuk përballeshin në Parlament dhe nuk i kanë kursyer batutat apo thumbat për njëri-tjetrin.

Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar Ramën se s’ka bërë asnjë punë dhe s’ka mbaruar asnjë rrugë, por Rama e ka ironizuar duke thënë se ish-kreu i PDsë ka ngelur ende rrugëve.

Rama ka ironizuar me Berishën, duke thënë se duhej çuar në Urgjencë dhe jo në Prokurori, por ish-kryeministri ia ka këmbyer ironinë duke thënë se falë ligjeve që ka miratuar qeveria e tij, Rama mund të pleqërojë me Koço Kokëdhimën.

REPLIKAT RAMA-BERISHA

Sali Berisha: Disa kohë më parë, në këtë Parlament i dhashë një këshillë të sinqertë dhe miqësore Edvin Ramës. I dhashë një këshillë, të cilën ma kishte dhënë në fëmijërinë time më të hershme një mësues ndaj të cilit i jam shumë mirënjohës: mos lexo para të tjerëve asgjë që nuk kupton, se del pykë. Dhe e vërteta është se këtë këshillë njeriu i vetëm në këtë sallë që s’mund të ma pranojë është Edi Rama, për fatin e vetëm se po t’i përmbahet kësaj, do të flasë vetëm për shkarravinat e tij dhe për asgjë tjetër.

S’do të mund të flasë për gjë tjetër përveçse për shkarravinat që s’ua hedh kush sytë kurrë, për foto, për llogje, për retorikë boshe. O tendermenë, unë e di se tenderat ju shkaktojnë gazrat më të mëdha, prandaj dhe reagoni në këtë mënyrë.

Taulant Balla: Sa ka kushtuar magjestralja e Myzeqesë, na e thuaj.

Edi Rama: O Taulant, të kam thënë mos e merr seriozisht Saliun. Rri, or burrë. Ky është taksirat i këtyre që e kanë, jo yni.

Sali Berisha: Këta janë sekti i tenderave, këta vetëm aty e kanë mendjen. Kjo që po thoni është shumë joserioze, se vetëm në qytetin tënd, në meremetimin e atyre shtëpive dhe sokaqeve janë investuar 11 milionë euro. Unë jua them, por ti jeton në kullën tënde të fildishtë dhe e ke mendjen se ku pikojnë tenderat.

Edi Rama: Ti je për t’u çuar në Urgjencë.

Sali Berisha: Dëgjo dhe mëso ti, o zhgarritës, se rruga është element thelbësor i zhvillimit, se zhvillimi fillon me rrugën.

Edi Rama: Ky ka ngelur akoma rrugëve.

Sali Berisha: Një mësim të dhashë, por ti s’e dëgjove. Fole dhe për gjërat që s’merr vesh. Rruga është treg, rruga është zhvillim, rruga është arsim, rruga është shëndet, sepse afrohet ndihma mjekësore. Po për ty kjo nuk ka rëndësi.

Edi Rama: Ti do marrë me ambulancë.

Sali Berisha: Ke firmosur deri tani vetëm një hidrocentral, atë me të cilin shkelmove zotimin tënd, unë nuk e qortoj. Më thonë se ke firmosur Poçemin më thonë, mirë ke bërë nëse e ke firmosur. Kanionet e Vjosës mos i prek, sepse ka projekte që ndërtohen hidrocentrale dhe kanionet ruhen.

Edi Rama: Harroi kanionet.

Sali Berisha: Ti e fillove me diga të mëdha dhe Poçemi është nga digat të mëdha fare.

Edi Rama: Lejet në kanionet e Vjosës harroi. Mbaji në shtëpi ato projektet.

Sali Berisha: Ti po i negocion. Nuk ke bërë asnjë kilometër rrugë. Ti nuk e ke idenë se çfarë është zhvillimi. E gjetëm Shqipërinë me 4.8% penetrimin e internetit, akti i parë që bëre, nga fobitë dhe obsesionet e tmerrshme që ke urdhërove kushërirën të presë kabllot e “e-government”, dhe hoqe kompjuterët se dyshove se unë apo agjenturat e huaja do të regjistronim barcoletat bajate që tregon në mbledhjen e kabinetit, dhe u ktheve tek Adil Çarçani, pa asnjë gjë teknologjike.

Edi Rama: Jo po si në kohën e Vitos, Vito Kapos (Qesh).

Sali Berisha: Shqiptarët, nga afër zeros, lanë prapa vende të tëra në përdorimin e “Facebook”-ut. Sigurisht, bixhozxhinjve, karagjozëve dhe të tjerëve iu duken çudira.

Edi Rama: Fol për Shullazin tani, boll me këto. Se harron të flasësh për Shullazin.

Sali Berisha: Të gjitha të kontraktuara, të inauguruara gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër. Ti nuk mund të jetosh akoma me të miat. Me ato do të mbulosh dështimin tënd! Nuk e mbulon me sukseset e mia dështimin tënd.

Edi Rama: Shko mbulo veten.

Sali Berisha: Në vend që të më falënderosh mua që të kam krijuar gjithë ato kushte që të pleqërosh me Koçon, se hera parë në jetën time që dëgjoj një burrë që do të pleqërojë me një burrë tjetër, s’e kisha dëgjuar kurrë. Por prapë sërish, në respekt të plotë të ligjeve të këtij vendi unë absolutisht qëndroj besnik i tyre dhe e respektoj…

Rakip Suli: Ik ha një drekë dhe hajde prapë..

Sali Berisha: A nuk të ka dërguar mesazh rektori Kule dhe të tha që e ka kërcënuar banda e Shullazit? Unë po them atë që kanë thënë mediat.

Edi Rama: Gënjen si derri.

Sali Berisha: Dhe hetimet e mediat kanë faktuar se ata kanë njoftuar dy orë para Saje qorrin dhe Edvin Shullazin. Asgjë s’ndodhi me të.

Rakip Suli: Ka mbiemër Sajmiri.

Edi Rama: Gënjen si derri.

Sali Berisha-Fidel Yllit: Me atë që u bërë gazetarëve ti, Fidel, të paktën për dy muaj duhet të zhdukesh nga Parlamenti e të mos dalësh para kamerave, sepse u ke bërë një besprerje të turpshme atyre që s’ua ka bërë kush kurrë në histori.

Fidel Ylli: Gënjen. Nuk kishin ardhur për atë punë, por kishin ardhur për të prishur mbledhjen e KRT-së dhe të qeverisë. I ke përcaktuar ti për ta prishur atë mbledhje.

Sali Berisha: Do ta sjell në Parlament emisionin. Ndaj bërtet. Ty të akuzoi e gjithë media pse nuk dole të thoshe jo. Kur të them unë, të kap tmerri i këtij (Ramës) dhe do të mohosh, ndërsa kur të thonë mediat, s’pyet fare.

Fidel Ylli: Analistët kanë qenë të përcaktuar nga ti për të prishur mbledhjen. Bjeri përballë. Unë i ftova të vinin brenda, por ata donin të prishnin mbledhjen e qeverisë.

Sali Berisha: O Fidel, u ktheve prapë në badigard ti? E ke lënë atë detyrë me kohë ti, ke qenë i Leka Meksit, nuk je më, je deputet.

Fidel Ylli: E kam pas për nder që i kam qëndruar besnik. Jo si ty, që badigardët e tu të kanë dalë kundër. Unë di t’i vlerësoj njerëzit.

Taulant Balla: Izeti, Izeti…

Sali Berisha: Po, po, i ke marrë gjithë ato dënime në Gjykatë si shpifës ordiner, jo një, por disa. Ti që citon vrasës këtu, more i mjerë, je i sojit të tyre, vrasës nuk je, por je një trafikant ordiner, je i akuzuar me dokument zyrtar për përdhunues, ke përdhunuar një të sëmurë.

Taulant Balla: Edhe ty të kam përdhunuar.

Sali Berisha: Po s’ke fytyrë, se po të kesh fytyrë, e mbyll gojën… dhe qesh. Je i akuzuar se i ke çuar para me shoferin tënd. Shoferin tënd e arrestuan me një supertrafikant në Qafë Botë. Je i akuzuar se me Qosen kaloje kufirin. Je i akuzuar se me klanin Hoxha je i lidhur me klanin e trafiqeve.

Taulant Balla: Ti sikur thoshe Gjurajt.

Sali Berisha: Me Hoxhajt e Librazhdit, je i akuzuar me fakte e dokumente.

Edi Rama: Nuk duhet bërë gabimi që ta merrni seriozisht Saliun. Saliu nuk duhet çuar në Prokurori, duhet çuar në Urgjencë.

Jozefina Topalli: Zoti kryetar, nxirre përjashta, të mësojë të flasë njëherë.

Edi Rama: Sepse është në një fazë rrëshqitjeje të pandalshme. Arsyet janë nga më të ndryshmet, por nuk jemi ne që mund t’i gjejmë.

Jozefina Topalli: A ka mundësi ta mbash gojën, se je dhe kryeministër.

Edi Rama: Një rrëshqitje e pandalshme, e cila është, në radhë të parë, problemi i partisë së tij, sepse për sa kohë ishte problemi i popullit, populli e zgjidhi në mënyrë perfekte, e çoi aty ku sot rri e këndon. Sali, do ta votosh Reformën në Drejtësi, hajde fol këtu. Jozefinë, qesh sa më shumë, se e qeshura jote i jep fuqi, se na duhet i fortë, na duhet këtu, që shqiptarët të mos e harrojnë kurrë se nga çfarë kanë shpëtuar.

FATION BINJAKU

Reforma në Drejtësi – Kushti i opozitës: Paprekshmëria e ish zyrtarëve të saj

TIRANE – Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me lajmet që qarkulluan në media se opozita po kërkon imunitet për ish-zyrtarët e saj. në një reagim drejtuar mediave, PD thekson se këto lajme serviren me orientim nga kryeministri Edi Rama.

“Partia Demokratike hedh poshtë spekullimet në media, të servirura dhe të orientuara nga Edi Rama, lidhur me reformën në drejtësi, sikur PD po kërkon imunitet për ish-zyrtarët e saj. Këto janë shpifje të ulëta dhe përpjekje e mjerë e Edi Ramës për të gjetur një armik për reformën në drejtësi, por armik tjetër kjo reformë përveç tij nuk ka. Partia Demokratike e thekson se është për hetim të plotë të zyrtarëve të lartë, të ish-zyrtarëve të lartë, të çdo funksionari e ish-funksionari, pa asnjë lloj kufizimi kohor apo të çfarëdolloji tjetër. I vetmi kusht që ka pasur dhe ka Partia Demokratike për reformën në drejtësi është që ajo të mos kapet politikisht nga Edi Rama, të mos bëhet shtesë dhe alibi e qeverisjes së të tij.”, citohet në reagimin e PD-së.

Ndër të tjera opozita pohon se mbështet reformën në drejtësi, sipas parimeve evropiane. “Partia Demokratike mbështet një reformë në drejtësi sipas parimeve e standarteve europiane, që nuk mbron, por lufton pa kompromis krimin dhe korrupsionin pa asnjë dallim apo kufizim.”, përfundon reagimi.

Fytyra e bukur e rinisë shqiptare: Kush është Flogerta sipas Flogertës

Flogerta Krypi ka lindur më 14 korrik 1993 në Tiranë. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin e përgjithshëm Abdulla Keta në Tiranë. Ka nisur të shkruajë poezi që në moshën 11 vjeçare duke u bërë pjesë e botimeve në gazetën e gjimnazit ku ndoqi studimet. Ka marrë pjesë në konkurse të letrare ku ka qenë dhe fituese e çmimeve të ndryshme ku më së fundmi në konkursin kombëtar P.E.N.A me poezinë “Në funeralin tim”. Ka ndjekur studimet në “Berlin School of Economy and Low” për Strategic Marketing. Aktualisht është në përfundim të studimeve për financë kontabilitet pranë Akademisë Profesionale të Biznesit, zgjedhje kjo e lidhur me pasionin e madh për numrat. Është bashkëshkrimtare në dy vëllime poetike, si një nga fituesit e konkursit, konkretisht libri: Hapat dhe Në nëntor. Në vitin 2014 ajo erdhi në treg me vëllimin poetik “Të prisja” dhe dy romane “Gjurmët e hijes pa emër” dhe “Premtim në puthjen e fundit”. Më 26 tetor 2015 botoi romanin “Premtime të gdhendura në qiell”, vashdimi i romanit “Gjurmët e hijes pa emër”.

Ja autobiografia e Flogertës e shkruar me pak rradhë prej vetë asaj. Flogerta është vetëm 22 vjeç:

Kam lindur ekzaktësisht 204 vjet pas revolucionit francez në orën 11 pa pesë, në të njëjtën kohë kur ka filluar revolucioni.

Liri, barazi, vllazëri, kjo ishte motoja që shoqëroi një ndër lëvizjet më të mëdha që ndryshoi botën.

Kam zgjedhur të studioj tre fusha të ekonomisë për një arsye të vetme, unë i adhuroj numrat.

Botën mund ta imagjinoj pa shumë gjëra, por kurrë pa numra dhe ndjenja.

Nuk di të luaj por jam fanse e madhe e të parit gjërat pa i prekur vetë.

Jam e mendimit se ta ndjej dhimbjen pa e vendosur në lëkurën time, por duke e ndjerë nëpërmjet tjetrit.

Mund t’ia dalësh të shmangësh shumë gabime fatale. Jam e çmendur për botën që jetoj, por shumë normale për botën nga unë vij.

Duke qenë se kur erdha në këtë botë asgjë nuk më përkiste vendosa ti jap vetes një emër që çdo kush ta kishte të lehtë për ta mbajtur mend ndaj une quhem Gerda Deutschland.

Jam hija e një femre që nuk e njoh shumë mirë dhe është e vetmja e panjohur që më frikëson.

Unë jetoj në trupin e saj, por ajo ka shumë klas për të jetuar në shpirtin tim rebel.

Dashuroj me gjithë qënien time dhe besoj me çdo qelizë tek ajo që dua.

Në këtë rrugëtim jam unë dhe destinacioni im.

Çdo gjë ndodh ndryshe është vetëm për të plotësuar jetën time.

Historia nuk më vjen nga pas, nuk është as përpara meje.

Unë e shkruaj historinë.

Një ditë do të shkruaj historinë e një femre të lartë.

Historinë e Flogerta Krypit.

Flogerta Krypi vajza që sfidon politikën: Ne nuk na lejohet të themi të vërtetën!

Voal – Në një takim me të rinjtë, organizuar  nga Minsitria e Integrimit, që kishte në qendër të diskutimit integrimin dhe rininë, ambasadorja e BE, u ballafaqua me një shqetësim të ndjerë dhe emocionues të një vajze të re e cila nuk u përmbajt në zhgenjimin e saj për ata që sot kanë në dorë fatet integruese të vendit. Vajza quhet Flogerta Krypi. Asaj ia morën mikrofonin, nuk deshën që ta linin të fliste, por ajo ia doli dhe foli në emër të së ardhmes: Po kush është me dy fjalë Flogerta Krypi:
Flogerta Krypi ka lindur më 14 korrik 1993 në Tiranë. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin e përgjithshëm Abdulla Keta në Tiranë. Ka nisur të shkruajë poezi që në moshën 11 vjeçare duke u bërë pjesë e botimeve në gazetën e gjimnazit ku ndoqi studimet. Ka marrë pjesë në konkurse të letrare ku ka qenë dhe fituese e çmimeve të ndryshme ku më së fundmi në konkursin kombëtar P.E.N.A me poezinë “Në funeralin tim”. Ka ndjekur studimet në “Berlin School of Economy and Low” për Strategic Marketing. Aktualisht është në përfundim të studimeve për financë kontabilitet pranë Akademisë Profesionale të Biznesit, zgjedhje kjo e lidhur me pasionin e madh për numrat. Është bashkëshkrimtare në dy vëllime poetike, si një nga fituesit e konkursit, konkretisht libri: Hapat dhe Në nëntor. Në vitin 2014 ajo erdhi në treg me vëllimin poetik “Të prisja” dhe dy romane “Gjurmët e hijes pa emër” dhe “Premtim në puthjen e fundit”. Më 26 tetor 2015 botoi romanin “Premtime të gdhendura në qiell”, vashdimi i romanit “Gjurmët e hijes pa emër”.
 —-
Më poshtë jua sjellim të plotë reagimin e Flogertës, të marrë integralisht nga faqja e saj në rrjetin social:

“Kjo ka ndodhur dhe është thënë nga unë.

Se mund të ketë dhe shumë pak fjalë që i kam harruar, dhe THEKSOJ, nuk paraqita asnjë problem personal, por thashë atë që sahanlëpirsit, servilat nuk do e thonin kurrë dhe paloçot që nuk dinë shqip jo më anglisht.

Ambasadorja tha:
-Kam ardhur të marr një leksion, jo të jap një të tillë. A mund të më ktheni përgjigje ju rinjtë për tre pyetje:
-Pse të rinjtë nuk lexojnë? Nuk janë të dhënë pas edukimit?
-Pse reforma nuk po kalon?
-A po bëjmë ne punën tonë mirë?

Përgjigja ime pasi më mohuan disa herë të drejtën e fjalës:
-A doni t’iu them të vërtetën?
-PO, vetëm të vërtetën. (Ambasadorja)

Pasi unë të përfundoj fjalët e mia dhe të them të vërtetën, babai im i cili është një punonjës shteti për 10 – të minuta do të pushohet nga puna sepse të thuash të vërtetën në këtë vend, kjo gjë ndodh. Ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Doni të dini pse jemi injorantë?

Demokraci për mua do të thotë sa orë duhet që unë të punoj që të blej një libër. A e dini sa duhet të punojë nëna ime që të më blejë mua një libër? 2 ditë e gjysëm punë. Kurse në Gjermani duhet të punosh një orë për të blerë një libër.

A e dini çfarë ndodh në universitetet tona? Nëse ti nuk blen librin e profesorit, ti humbet unversitetin. Fëmijët në shkolla mësojnë me libra të bërë me google traslate dhe mbesin injorantë. Se në shkollë ne testohemi për kujtesën jo për atë që mësojë apo për atësitë tona. Se çanta e një fëmije që peshon 25 kg në fillore peshon mbi 15 kg nga ngarkesa.

Pse nuk bëhet reforma? Sepse nuk duan të bëhet. Sepse politika luan teatër me ne. Se të rinjtë zgjohen me mendimin si t’ia bëj të antarsohem në një parti që të paguajnë për të duartrokitur. Ata flenë me këtë mendim dhe zgjohen sërish ashtu. Sepse për 25 vite me rradhë politika shqiptare është ankuar për 45 vite komunizëm. Kujt dreqin i duhet kjo? Sepse këtu askush nuk qan për kombin tim.

Nuk i kam dëgjuar kurrë të flasin për të mirën e popullit tim, por thjesht të akuzojnë njëri tjetrin për gjëra të ndryshme. Në vende si këtu (kryeministri), vende në parlament dhe në vende të tjera ne askush na lejon të themi të vërtetën.

Dhe për të ardhur tek pyetja juaj. A po komunikoni ju në formën e duhur me ne? Ju jeni ambasadorë dhe po e bëni shumë mirë punën tuaj. Por askush nuk do t’iu dëgjojë sepse vendi im nuk ka ndërgjegje. Sepse askush nuk i lejon të kenë një të tillë. Doni të bëni diçka për këtë vend? Sillni 140 politikanë Jo Shqiptarë, jepuni pashaportë shqiptare dhe na ndihmoni të ecim përpara. A e dini që askush këtu nuk do të qëndrojë, të gjithë duan të ikin? Pyeti vetë? A doni të rrini këtu dhe më pas do të dini të vërtetën.

Ambsadorja u përgjigj, pasi tentuan të mos i jepnin të drejtën e fjalës edhe asaj:
Ne mund t’iu ndihmojmë nëse tregoheni të guximshëm, nëse thoni të vërtetën. Ne do t’iu mbështesim dhe do jemi aty për ju. Ne nuk e bëjmë dot këtë gjë për ju. Thjesht mos kini frikë.

 

greta4

2016-05-08_09-07-06

2016-05-07_16-54-01

greta12016-05-07_14-07-47

 

https://www.facebook.com/flogertakrypiwritings/?fref=ts

Makina përplaset me trafikndarësen, humbin jetën dy fëmijë, plagoset nëna, shpëton foshnja 1 vjeç

KAVAJE – Dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç kanë humbur jetën pasditen e sotme në Kavajë, si pasojë e një aksidenti rrugor, pasi makina me të cilën ata udhëtonin është përplasur me trafikndarësen. Ngjarja ka ndodhur në Qerret, rreth orës 17:20, në rrugën dytësore Golem-Kavajë.

Dy fëmijët ishin duke lëvizur me makinë bashkë me nënën e tyre dhe një fëmijë tjetër.

Drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit për të marrë trajtim mjekësor, bashkë me një fëmijë 1 vjeç, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, makina ka kaluar nga njëri sens i rrugës në tjetrin, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e dy fëmijëve është bëri hekuri i trafikndarëses.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 07.05.2016, rreth orës 17:20, në rrugën dytësore Golem-Kavajë, mjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin, në të cilën ndodheshin 3 fëmijë, është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë ende të paidentifikuar.
Drejtuesja e mjetit me fëmijën E. N., 1 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia she grupi hetimor në vendin e ngjarjse po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Mehmet Shehu letër Enverit: Kadare mund të “shërohet”

Pas kritikës së Enver Hoxhës për Kadarenë dhe poemën e tij “Pashallarët e kuq”, Mehmet Shehu, në një letër drejtuar Hoxhës shkruan se shkrimtari mund të shërohet.

Në letrën e dërguar, Shehu shkruan se “Mund edhe të gaboj kur them se Ismail Kadareja mund të shërohet, por unë e kam akoma vetë bindje, sepse Ismaili i ka kënduar Partisë, Luftës nacionalçlirimtare, popullit jo njëherë, dhe ka bërë vepra të mëdha në këtë drejtim”.

Sipas tij, Kadare “ndoshta ka dashur të fus në vjershë luftën kundër grupit të kompllotistëve e kundër burokratizmit. Por në këtë orvatje, dështoj. Shpresoj se po të bisedohet shtruar me të, do t’i kuptojë gabimet e rënda”

Letra e Mehmetit:

…ideologjike, te marksizëmleninizmit, të vijës së partisë sonë, të luftës së klasave e ligjeve të saj, veçmas nuk njeh praktikën e luftës së klasave gjigandeske e të pëshëmbullt që ka bërë dhe bën partia. Mund edhe të gaboj kur them se Ismail Kadareja mund të shërohet, por unë e kam akoma vetë bindje, sepse Ismaili i ka kënduar Partisë, Luftës nacionalçlirimtare, popullit jo njëherë, dhe ka bërë vepra të mëdha në këtë drejtim. Poema e tij “Përse mendohen këto male”, është me partishmëri të lartë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Qyteti i gurtë”, janë nga romanet më të mira, si nga përmbajtja dhe nga ana artistike. “Dimri i vetmisë së madhe”, megjithë boshllëqet ideologjike, është një vepër e madhe që ngre shumë lart luftën e partisë dhe është e vetmja vepër ku portretizohet si duhet, me baza marksiste, udhëheqësi i Partisë dhe i popullit… Dhe mesa di unë, Ismaili e ka ripunuar këtë roman për të ndrequr gabimet e bëra. Edhe me mua ka biseduar për këtë e ka bërë autokritikë. Romanin “Dasma” ai e ka dënuar vetë si dështim etj. Për nga origjina, dihet se Ismailin s’e lidh gjë me armikun. Ai ndoshta ka dashur të fus në vjershë luftën kundër grupit të kompllotistëve e kundër burokratizmit. Por në këtë orvatje, dështoj.

Shpresoj se po të bisedohet shtruar me të, do t’i kuptojë gabimet e rënda. Përsa i përket konfuzionit që kanë dhe disa nga shkrimtarët e tjerë më të mirë në lidhje me luftën e klasave, luftës kundër burokratizmit etj., mjafton të përmëndim dy vepra të gabuara, për mendimin tim, të Dritëro Agollit: a) Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ku absolutizohet burokratizmi, ku del se rendi ynë është kalbur me burokratë të pandreqshëm si Zylua etj. b)Drama “Fytyra e dytë”, nëfillim ishte një dramë që e nxinte situatën e rendit tonë sepse këtu sundonin burokratët. Pastaj pas disa kritikave shumë të Kjo dramë ka 78 vjet që jepet. Por romani mbi burokratin Zylo është në qarkullim. Dhe megjithatë, më vonë siç duhet, Dritëroi shkrojë poemën e mrekullueshme “Nëna Shqipëri”. Ju e dini vetë më mirë se puna me shkrimtarët është delikate, ata duhen edukuar vazhdimisht. Dhe vetëm kur kalojnë krejtësisht në anën e kundërt, ndonjëri, si p.sh. Fadil Paçrami, duhen fikur e dënuar. Mendoj se Ismaili nuk ka shkuar gjer në atë shkallë. Këtyre njerëzve ne duhet t’u ndihmojmë duke u vënë në dukje gabimet e të metat, t’i edukojmë e të përpiqemi t’i shpëtojmë gjer në funt. Pastaj po e kaluan barrikadën për m’atanë, më qafë paçin vehten. Kështu mendoj unë. Por mund edhe të gaboj në mendimin tim. Sidoqoftë unë jam dakort si të vendosni ju.

20.X.1975

Mehmeti.

Mbahet forumi për të ardhmen në BE të Shqipërisë dhe Serbisë

Kryetari i Kuvendit u shpreh se politika duhet t’i japë një rol më të madh të rinjve në të dy vendet

TIRANË/DURRËS – Në qytetin e Durrësit është mbajtur forumi “Shqipëria dhe Serbia drejt një së ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare së bashku me Forumin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane për Serbinë.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në këtë forum, ku të pranishëm ishin edhe ekspertë për çështjet ndërkombëtare, analistë dhe drejtues të pushtetit vendor.

Në fjalën përshëndetëse, Meta u shpreh se që nga rënia e regjimit të Milosheviçit, në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë, ka nisur një fazë e re. Ai theksoi se dinamika e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet të ishte shumë më e fortë.

“Që nga momenti ku Milosheviçi u largua dhe Serbia nisi një fazë të re, kur po bëhen gati 16 vite, nuk jemi aty ku duhet të ishim sepse jemi ende peng të viteve të së kaluarës, të sjelljeve tipike që janë pasojë e Luftës së Ftohtë. Dhe mendoj që për dy vendet që e kanë realisht sot objektiv integrimin evropian, dinamika e kësaj marrëdhënie duhet të ishte shumë më e forte, shumë më e qëndrueshme. Ka një ngadalësi në gjithë krijimin e kuadrit ligjor në marrëdhëniet mes dy vendeve, nuk janë nënshkruar ende, nuk janë miratuan apo ratifikuar as gjysma e marrëveshjeve që janë propozuar nga Shqipëria në vitin 2002, që është krejtësisht jo normale, kur interesi është i përbashkët dhe kur nuk ka një arsye pse të vononin”, u shpreh Meta.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se politika duhet t’i japë një rol më të madh të rinjve në të dy vendet.

“Mua më ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme në kohën kur ishte ndeshja e futbollit në Shqipëri dhe një pjesë e mediave serbe kërkonin të krijonim incidente të pa ndodhura, ndërsa studentët nga Serbia që erdhën për të parë ndeshjen këtu, kur u pyetën nga mediat serbe dhanë përshtypjet më të mira dhe përgënjeshtruan atë propagandë të papërgjegjshme që ishte bërë për të krijuar një atmosferë të paqenë. Të rinjtë padyshim janë më pa komplekse dhe nuk janë të ngarkuar me historitë e të kaluarës. Kështu që unë besoj se ne jemi në një rrugë të drejtë dhe jemi në një rrugë të mirë, por kemi një shpejtësi që lë për të dëshiruar”, theksoi kreu i Kuvendit të Shqipërisë.

Një vajzë e re – Vlahutinit: Pyeti këta të rinj, a duan të rrinë këtu? Më vonë, ata do të thonë të vërtetën

 Voal – Në një takim me të rinjtë, organizuar  nga Minsitria e Integrimit, që kishte në qendër të diskutimit integrimin dhe rininë, ambasadorja e BE, u ballafaqua me një shqetësim të ndjerë dhe emocionues të një vajze të re e cila nuk u përmbajt në zhgenjimin e saj për ata që sot kanë në dorë fatet integruese të vendit.

Nuk kam dëgjuar një politikan të flasë të vërtetën për vendin tim. Nuk kam dëgjuar një politikan në 25 vjet të flasë diçka të mirë për njerëzit e mi. Në 25 vjet politikanët shqiptarë janë ankuar për 45 vitet e komunizmit. Kujt dreqin i nevojitet kjo? Ja pse drejtësia nuk funksionon. Se një vende si ky, në parlament, ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Ju ambasadorët po bëni punën tuaj këtu, dhe po e bëni shumë mirë, por asnjë nuk do t’ju dëgjojë se vendi im nuk ka ndërgjegje. Pyeti këta të rinj, a duan të rrinë këtu? Më vonë, ata do të thonë të vërtetën’, tha vajza teksa iu drejtua ambasadores së BE.

Vlahutin pak ditë më parë, në komisionin e reformës në drejtësi, ishte bashkë me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili lëshoi një apel të fortë për kalësn politike shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të përmbyllë sa më shpejt reformën në drejtësi, në të kundërt do përballet me zemërimin e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve.

2016-05-07_14-07-47

2016-05-07_16-54-01

 

Nishani dekoron personalitete shqiptare pas vdekjes

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vlerësoi sot në një ceremoni dekorimi mbajtur në Pallatin e Brigadave disa prej figurave të shquara shqiptare të shkencës, artit dhe kulturës (pas vdekjes) të cilët ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare të trashëgimisë artistike, letrare, gjuhësore, muzikore, kinematografike dhe sportive.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vlerësoi sot në një ceremoni dekorimi mbajtur në Pallatin e Brigadave disa prej figurave të shquara shqiptare të shkencës, artit dhe kulturës (pas vdekjes) të cilët ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare të  trashëgimisë artistike, letrare, gjuhësore, muzikore, kinematografike dhe sportive.

Në prani të  personaliteteve të artit, kulturës dhe shkencës dhe drejtues të institucioneve të larta përfaqësuese si dhe familjarëve të të dekoruarve, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi Aleks Budën (pas vdekjes) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Për punën e palodhur dhe vlerat e paçmueshme si një nga themeluesit kryesorë të institucioneve të studimit gjuhësor e historik në Shqipëri; si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe studiues me formim e kulturë të gjithanshme dhe për kontributin e vyer në organizimin e punës kërkimore-shkencore, sidomos në fushën e albanologjisë dhe si personalitet, i cili i dha shkencës shqiptare fryte me rëndësi themelore; Robert Shvarcin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Poetit të lindur dhe përkthyesit plot gjallëri e integritet njerëzor, në shenjë mirënjohjeje për shqipërimin e kryeveprave letrare të autorëve gjermanë kryesisht të “brezit të humbur”, të cilat i solli aq besnikërisht tek lexuesit e të gjithë brezave, si dhe për njohjen e lexuesve gjermanë me disa nga autorët më të shquar bashkëkohorë shqiptarë”; Tonin Harapin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar artistik, si kompozitor romantik, me spektër të gjerë krijues në të gjitha format dhe gjinitë muzikore, që nga kënga e deri te muzika koncertore, simfonike dhe operistike, me vepra madhore, që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar muzikor, si autor i repertorit aktiv pedagogjik e koncertor shqiptar dhe si pedagog me karrierë të gjatë në kultivimin e brezave pasardhës”; Petro Zhejin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së çmuar si shkencëtar i mirëfilltë, gjuhëtar i pasionuar dhe përkthyes elitar, që u përcolli dhe i njohu lexuesit e etur shqiptarë me kryevepra të letërsisë botërore, të shqipëruara ngaherë me përkushtim dhe me një mjeshtri të rrallë”; Refik Resmjen (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin:“ Për kontributin e tij të shquar si futbollist dhe golashënues i paarritshëm i këtij sporti në Shqipëri, për rolin e tij si lojtar i shkëlqyer i shumë skuadrave kryeqytetase dhe i Kombëtares shqiptare të futbollit në shumë kampionate, por edhe për figurën e tij të njohur e të suksesshme si trajner”.

Gjithashtu në këtë ceremoni nderimi, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi Pjetër Gacin (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar artistik e pedagogjik, si kompozitor dhe  violinist, autor i koncertit të parë instrumental shqiptar dh i shumë veprave të suksesshme violinistike, orkestrale, vokalo-orkestrale, vokale dhe skenike, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar muzikor, duke mbetur shembull për brezat pasardhës”, Peçi Dadon (pas vdekjes) me Titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”me motivacionin:“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të pasur si gazetar dhe skenarist duke u dalluar për trajtim të thelluar dhe elegant të veprave, pasuri të formave shprehëse dhe kulturë të pasur skenike dhe kinematografike, por dhe për rolin e çmuar si krijues i shumë filmave të paharrueshme artistikë”, Asllan Rusin (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin:“Sportistit të mirënjohur me talent të padiskutueshëm, që lartësoi dhe nderoi me lojën dhe rezultatet e tij për shumë vite me radhë ekipin “Dinamo”dhe Kombëtaren shqiptare të volejbollit në arenën evropiane, duke arritur suksese dhe maja të panjohura më parë të  niveleve ndërkombëtare”.

Presidenti Nishani vlerësoi Sefedin Agollin (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për krijimtarinë e tij të spikatur si një ndër piktorët më të veçantë psikologjikë të artit bashkëkohor shqiptar, sidomos të peizazhit; për kontributin e dhënë si autor veprash të vlerësuara kombëtarisht, ku mbizotëron frymë e lirisë dhe atdhedashurisë”. Vangjush Furxhiun (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për realizimin mjeshtëror të roleve të ndryshme në karrierën e tij artistike, duke shfaqur vërtetësi në mishërimin e karaktereve, si dhe për kontributin e tij të gjatë e të çmuar si pedagog dhe përgjegjës i Katedrës së regjisurës në Institutin e Lartë të Arteve”.

Në fjalën përshëndetëse në këtë ceremonial Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se në vazhdën e traditës in memoriam, për vlerësimin dhe nderimin e figurave, të cilët i kanë lartësuar emrin Shqipërisë dhe popullit tonë “dëshiroj të shpreh edhe mirënjohjen personale, por mbi të gjitha institucionale, për veprimtarinë dhe modelet frymëzuese që këto personalitete, me punën dhe përkushtimin e tyre altruist kanë dhënë gjatë gjithë jetës së tyre, pa kërkuar kurrë ndonjë përfitim material si shkëmbim”.

Edi Rama: Korrupsioni në sistem, gjermanët këtu 40 ditë do rezistonin

Është mbajtur sot në Tiranë konferenca “Lejet online të ndërtimit” për prezantimin e sistemit elektronik të tyre. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se lejet elektronike ose e-Lejet janë një hallkë e rëndësishme e planifikimit të zhvillimit urban.

I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama tha se ky shërbim është një hap përpara, me ndryshimet dramatike që ka pësuar territori.

“Për të ardhur në sebepin e këtij takimi, lejet e ndërtimit është një hap përpara që Shqipëria bën dhe shkon në një drejtim si në vendet e tjera. Shqipëria ka një trashëgimi shumë të rëndë në raport me bazën e të dhënave me pronën dhe territorin. Territori ka pësuar një ndryshim dramatik, me afro 400 mijë ndërtime pa leje.

Që i kanë zhvleftësuar strategjitë dhe planet në letër dhe i kanë hedhur në lumë të gjitha paratë për plane e strategji, pasi zhvillimi në territor ka qenë më i shpejtë sesa aktivizimi i planeve. Nëse do bënim një muze të Shqipërisë së planeve në këto 25 vite, dhe Shqipërisë reale, do shihnim dy botë paralele”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër kreu i Qeverisë pohoi se nuk janë njerëzit ata që korruptojnë sistemin, por ky i fundit që korrupton njerëzit. “Sistemi është ndërtuar në mënyrë të tillë që administrata të përgjigjet, apo pse nuk përgjigjet.

Modernizimi lufton korrupsionin. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet që korruptojnë njerëzit. Korrupsioni nuk është një fenomen as shqiptar e as i Ballkanit, dhe është krejtësisht e pavërteta që shqiptarët apo ballkanasit janë më të korruptueshëm.”, tha Rama.

Në këtë linjë, kryeministri tha se “Le ti sjellim 50 gjermanë nga administrata gjermanë dhe ti çojmë në pika të paadministruara, dhe 41 ditë, siç ishte dhe rasti i Krishtit, aq do qëndrojnë pa u korruptuar.

Se ndryshe shqiptarët edhe në Gjermani nuk do vinin rripin e sigurimit, ashtu siç nuk e vë një gjerman këtu rripin. Sot nuk mund të pretendojmë se nuk ka akoma shqiptar që bëjnë llaç për të vënë tulla pa leje. Dua t’ju falendroj të gjithëve për pjesëmarrjen, disa fytyrave të para nga ana armike, disa të tjerë që si kam parë më parë.”.

Kryeministri ka folur edhe për procesin e Berlinit, për të cilin tha se nuk është një garë ku vendet vrapojnë për të marrë sa më shumë para. Rama tha se qeveria shqiptare po ndjek një rrugë dhe se deri tani ka qenë më shpejt se Bashkimi Evropian.

“Ta çmontojmë idenë se procesi i Berlinit është një garë ku vendet vraprojnë kush të marrë më shumë para. Nuk është kështu. Ne kemi vendosur një hartë për rrugën që do të ndjekim dhe deri tani kemi qenë më shpejt se BE. Ne e kemi të nevojshme të vrapojmë, ata jo. Ata janë në një situatë të ndërlikuar dhe mbështetja që i kanë dhënë procesit është i një rëndësie të jashtëzakonshme, por paratë do të vijnë pjesë-pjesë dhe nuk do të jenë kurrë aq sa imagjinon fantazia jonë kolektive. Ka diçka më të rëndësishme, ajo që mund të bëjmë pa para për të prodhuar më shumë para”, tha Rama.

Nga ana tjetër Rama deklaroi se nuk përbën me lajm për mediat nëse ai takohet me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, pasi sipas tij ka ikur koha e fotove historike. “Që ne ta kthejmë vendin tonë në një zonë që funksionon si një vend i BE.

Nuk është BE që na pengon që ne të bëjmë të mundur që prodhuesit, eksportuesit, tregtarët e të gjitha vendeve tona. Njerëzit tanë do të përfitojnë më shumë dhe ekonomia jonë do rritet më shumë. Propozimi i Shqipërisë ky ka qenë për takimin e radhës në Paris, dhe unë i jam mirënjohës BB që të koordinojë këtë përpjeke përmes zyrave në çdo vend.

Nëse ne do ja dalim, besoj e do ja dalim, që të paraqitemi në takimin e Parisit me një dokument të dakordësuar në nivel teknik e më pas në një nivel më të lartë, do kemi efektivitet. Nëse unë takohem me kryeministrin Serb, nuk është më lajm. Duhet ti thërrasim dhe ti presim gazetarët, jo si dy vite me parë. Kjo është e kaluar. Koha e fotove historike iku, tani është koha e ndërtimit të marrëdhënieve të tjera. Mund të dakordësojmë në nivel politik,por mund të mbetemi në të njëjtën situatë të pandryshuar nëse nuk kryejmë kushte për nivele të tjera.”, pohoi Rama.

 

Edi Rama: “Sali ngre kokën dhe më shih. Do e votosh Reformën në Drejtësi?”

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar në Kuvend Sali Berishë, për të votuar reformën në drejtësi.

Rama i ka kërkuar atij që të thotë hapur, nëse do e votojë apo jo reformën.

“Sali, ngrije kokën dhe më thuaj, do e votojmë apo jo reformën në drejtësi.

Jozefina, mos qesh, se duhet të frymëzosh Saliun që të marrë fuqi dhe njerëzit të shohin se nga kush kanë shpëtuar”, tha Rama, që pak më parë kishte shkëmbyer disa batuta me Taulant Ballën.

Ky i fundit kërkoi që Berisha të çohet në Prokurori, ndërsa Rama tha se ai është për në psikiatri.

“Kisha kohë që nuk rrija për të dëgjuar Saliun, po sot qëndrova sepse kisha shumë interes të dëgjoja se cfarë do thotë për reformën në drejtësi, dëgjuat gjë?

Asnjë fjalë.

Bëri një torolisje të gjatë…i ka mbetur ora aty ku shqiptarët e morën me 1 milion shuplaka dhe e nxorën nga zyra…”, tha Rama.

“Taulant, të kam thënë duhet të jesh më i përmbajtur dhe s’duhet të bësh gabim përsëri e ta marrësh seriozisht Saliun.

Saliu duhet çuar në urgjencë, jo në Prokurori, se është në një fazë rrëshqitjeje të pandalshme.a

Arsyet janë nga më të ndryshmet por s’jemi ne që mund ti gjejmë.

Foli me heshtjen e tij, asnjë fjalë për reformën në drejtësi.

PD kërkoi kohë të shikojmë nëse e ka kërkuar kohën për ta votuar apo për të gjetur alibinë e radhës për të mos e votuar”, vijoi Rama.

Por, ndërsa u sfidua publikisht nga Rama, Berisha nuk ktheu përgjigje.

Ai u ngrit dhe foli për rrugët që ka bërë kur ishte në pushtet.

Apeli i Krimeve të Rënda e lë në burg Emiljano Shullazin

TIRANE- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të lërë në burg Emiljano Shullazin, pas ankesës që ai i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. I njëjti vendim është dhënë edhe për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.

Seanca për masën nisi në orën 15:00, ndërsa trupa gjykuese dha vendimin një orë e 20 minuta më pas.

Emiljano Shullazi, i arrestuar për gjobëvënie dhe marrje të pasurisë përmes kërcënimeve u transferua pak ditë më parë në Tiranë, duke lënë qelitë e burgut të sigurisë së zakonshme, në Elbasan.
Kjo lëvizje është bërë për lehtësi, pasi ditën e sotme ai kërkon në Apel zbutjen e masës së sigurisë. Emiljano Shullazi do të kërkojë lirimin e tij dhe procedim në gjendje të lirë.

Ai, së bashku me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin gjendeshin në burgun 302, deri sa u transferuan në tre burgje të ndryshme javën që shkoi.

Shullazi u dërgua në Elbasan, ndërsa Blerimi te 313-­ta dhe Dani në Fushë­-Krujë.

Blushi: Ka ardhur koha që 3 grupet parlamentare të skuqen, nuk do doja të isha pjesë e asnjërit

Voal – Deputeti socialist Ben Blushi ka mbajtur një fjalim jo pak moral në seancën e sotme parlamentare. Që në fillim ai paralajmëroi se do të fliste për diçka të pazakonshme dhe deklaratat e tij kanë qenë në një linjë me ato të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Për Blushin parlamenti shqiptar ka humbur legjitimitetin dhe sovranitetin dhe ndërkombëtarët po sigurojnë mbështetje në këmbim të një çmimi që është tallja me deputetët.

“Klasa politike nuk do dhe po saboton qëllimisht reformën në drejtësi, ambasadorët e SHBA dhe BE kanë vendosur të mbledhin grupet parlamentare. Ata kanë vendosur të mbledhin parlamentin jashtë kësaj salle. Ka njerëz që nuk iu thotë asgjë kjo por në një kuptim dhe në çdo kuptim, nga kjo ditë ky parlament ka humbur legjitimitetin e vet dhe sovranitetin e tij. Ajo që po ndodh të huajt dhe ndërkombëtarët nuk po na lënë vetëm. Kjo mbështetjen e ka një çmim dhe kush është? Tallja me ne, çmontimi i këtij parlamenti, shfarosja e kësaj klase politike. Jemi shumë afër shfarosjes, proces që shqiptarët nuk e bënë dot me votë, me sa duket po bëhet përmes reformës në drejtësi”, deklaroi Blushi.

Blushi: Ambasadorët kanë marrë në dorë reformën në drejtësi, jemi shumë afër shfarosjes

VOAL – TIRANË, 5 MAJ – Deputeti i Partisë Socialiste ka përshëndetur mbështetjen e ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë për të realizuar reformën në drejtësi.

Duke folur nga foltorja e Parlamentit, Ben Blushi tha se mbështetja nga ambasadorët ka një çmim, që është tallja dhe shfarosja e kësaj klase politike.

Deputeti socialist theksoi se nga dita e sotme, Parlamenti i Shqipërisë ka humbur legjitimitetin duke marrë shkas nga vendimi i ambasadorëve që ditën e premte do të jenë të pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive. Duke folur në këtë aspekt, Blushi shtoi se nuk do të donte të ishte në një prej këtyre partive, edhe pse është pjesë e PS.

“Nuk ka pasur diçka më të turpshme se sot,  shumë më keq se kaq, kur klasa politike nuk do dhe po e saboton reformën në drejtësi. Ambasadorët e BE dhe SHBA kanë vendosur të marrin pjesë në grupet tona parlamentare duke përcaktuar edhe oraret. Pra, të mbledhin parlamentin jashtë kësaj salle. Ndaj dhe Shqipëria është bërë një vend kaq qesharak.

Kjo mbështetje sigurisht që ka një çmim. Çmimi është tallja me ne, përçmimi i këtij parlamenti, ndëshkimi i kësaj klase politike, edhe shfarojsa si specie e kësaj klase politike. Jemi shumë afër shfarosjes”, u shpreh Blushi.

Gazetari denoncon kërcënimin e djalit të Dhori Kules që thotë “Këta bij bushtrash duhen varur”

 

Një shkrim i djeshëm i gazetarit Bledi Mane për djalin e Dhori Kules, i cili studion në një universitet privat të kryeqytetit, duket se ka ngjallur reagimin e ashpër të këtij të fundit.

Bledi Mane ka postuar sot në profilin e tij një fotografi ku pretendon se kërcënohet nga Kristi Kule, i cili shkruan në bashkëbisedim me një person tjetër “Këta bij bushtrash duhen var o mando po kush ti vari”.

“SKANDALOZE/ Dhori Kule u kërcënua nga Shullazi, djali i Dhori Kules më kërcënon mua!

Shkrimi im i djeshëm (i postuar me poshtë) ka shqetësuar dhe lënduar sedrën e familjes Kule, bur(r)i dhe babai i të cilëve qysh nga viti i largët 1992 ka marrë peng Universitetin publik të Tiranës. I biri i këtij kleptokrati dhe bythëlëpirësi politik, djali me emrin Kristi Kule merr sot rolin e vrasësit pa pagesë duke kërcënuar gazetarin. Dhori, as ti e as yt bir nuk trembni dot njeri. As ti e as yt bir nuk trembni dot as pastrueset e Fakultetit Ekonomik e jo më një gazetar. Dhori o luani i plakur i xhunglës universitare, mblidhe këtë tigrin tënd që virtualisht bën të fortin kur preket sedra e babait. Nëse do ishit burra ti dhe yt bir, e merrje atë natë me vete kur të kërcënoi Shullazi o akademik i veremosur”, shkruan Mane.

dhoi2

Agim Hushi letër britanikut Gove: Sa pak dini për shqiptarët – lexoni Durhamin e Bajronin!

TIRANE-Tenori Agim Hushi ka bërë një letër të hapur në adresë të ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove. Britaniku ka kritikuar më shumë se njëherë faktin që Bashkimi Europian mund të bëjë anëtare, vende si Shqipëria.
Gove duke mbrojtur idenë e Brexit, (daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian), hedh një mori akuzash ndaj Shqipërisë, si një vend që nuk duhet përqafuar nga vendet europiane, pasi shqiptarët janë kriminelë.

“Miq te dashur ju ftoj te solidarizohemi me kete leter te hapur dhe te qendrojme sebashku per te mos pranuar kete fushate fyese qe po i behet shqipetarve dhe Shqiperise tone.
Vertet jemi nje popull i vogel dhe i varfer por kemi dinjitet, histori dhe jetojme ne pjesen me te bukur te Europes.
Smund te lejojme te perdoremi dhe neperkembemi nga askush!
Jemi zot te fateve tona dhe aspiratat dhe e ardhmja jone na perket vetem neve dhe femijve tane!”, shkruan Hushi ne rrejtin social, Facebook, duke sjelle letren meposhte.

Leter e Hapur
Zotit Michael Gove
“Ju nuk keni asnje te drejte te neperkembni endrren e nje populli martir, pranine e natyrshme te shqiptareve ne familjen europiane…
Olam ha ba…
Shkelqesise se Tij Zotit Michael Gove, Sekretar i Shtetit per Drejtesine
Per dijeni te Tij Ambasadorit te UK ne Tirane Shkelqesise se Tije Nicholas Cannon
I nderuar Zoti Gove
Nepermjet mediave nderkombetare, u njohem me artikullin Tuaj per Daily Mail, ku pervec sinqeritetit Tuaj per faktorin shqiptar ne EU, shprehnit edhe skepticizmin tuaj personal dhe te levizjes qe Ju perfaqesoni ne vendin Tuaj, per nje shkeputje apo prani te kushtezuar te Britanise me Komunitetin Europian.
Ndermjet te tjerave Ju perdornit si kryeargument a ilustrim te ideve Tuaja faktin e paimagjinueshem nga Ju se ctmerr do te te jete EU me shqiptaret. Bile e shoqeronit artikullin edhe me nje anije tragjike te arratisjes noeike shqiptare nga ferri komunist ne vitin 1990, nje foto qe cuditerisht me kujton cifutet e mjere, duke lene Aushvicin ne diten e pare te lirise, pas renies se fashizmit. Nuk eshte fare ne interesin tim e as te qytetareve shqiptare, e drejta dhe levizja Juaj per daljen apo jo nga EU, megjithse duket si dicka qe ka ngjallur shqetesim qofte te qarqeve madhore politike Europiane apo dhe te vete Presidentit Obama!
Por qe Shqiperia e vogel 2-3 milioneshe, me hallet e saj, ky shembulli i jashtezakonshem i nje populli te vuajtur qe ben cdo sakrifice per te realizuar endrren e vet evropiane, kjo demokraci e re, e brishte, te behej kryeargumenti, Juaj, qe UK te mos jete ne EU, ishte vertet e habitshme per te mos thene se mua personalisht me shkaktoi edhe pak buzeqeshje.
Por me pak se ajo qe mund te me shkaktonte vete heroi i humorit anglez ne Shqiperi, Norman Wisdom qe ju e permendnit ne artikullin Tuaj, me merakun se mos ne shqiptaret mendojme se mund te gjejme Wisdome te tjere ne Zyren e Sekretarit Tuaj te Jashtem.
Sdo te doja sinqerisht Tju shihja ne kete pozite sido qe ta keni hallin.
Do perpiqem Tju sjell disa arsye per kete qe po Ju them, jo si nje politikan apo specialist i debatit ne fjale; por si nje shqiptar i thjeshte.
Sinqerisht prisja si qytetar i ketij vendi nje pergjigje zyrtare te pergjegjeshme per fyerjet Tuaja, ne mos nga Ministri i Jashtem shqiptar, aq me pak nga Kryeministri yne qe per hire te vertetes duhet falenderuar per heshtjen e Tij ne rastin Tuaj; por te pakten nga Ambasadori yne ne UK.
Zoteri i nderuar!
Ju dini vertete pak per Shqiperine dhe shqiptaret.
Ose ajo qe Ju dini, vjen kryesisht nga statistikat e zyrave te policise apo organeve te drejtesise penale, qe merren me kriminelet shqiptare, qe Ju pothuajse i veconi nga kriminelet britanike apo dhe te vendeve te tjera te Europes.
Eshte vertete e dhimbshme ta gjykosh nje komb si nocion penal dhe e quaj vertet cinik argumentin Tuaj, aq me teper kurajon Tuaj per te fyer nje komb, duke perdhosur hapur kriteret diplomatike dhe standartet e komunikimit human, ne shekullin e XXI.
Se pari ne shqiptaret jemi pjese e Historise dhe rrenjeve te lashta te Europes qe nga Iliria, Mbreteresha Teuta dhe Heroi i Krishterimit, Skenderbeu, nene Tereza e te tjere.
Kemi jetuar ne lavdi per shekuj, skemi pushtuar dhe vrare per te rrembyer troje por kemi patur fat tragjik si cdo popull i lashte i Europes qe jo rastesisht jeton buze deteve me te bukur dhe me historine me te pasur te kontinentit.
Jetojme brigjeve legjendare te Adriatikut dhe Jonit, mes fushave pjellore, maleve madheshtore e lumejve te kristalte, sup me sup me keshtjella plot kenge te vjetra trimash e nen diellin plot shkelqim mesdhetar ne 300 dit te vitit.
Zoteri i nderuar!
Humori Juaj i hidhur rendon mbi kujtesen tone kombetare sic eshte viti 1913; ku ne Kongresin e Londres copetuan Shqiperine e bere nga Zoti, ne 5 pjese.
Ne Shkurt 1945, ne Jalte, pas luftes se dyte boterore, megjithse gjeneralet Tuaj ishin pjese e Luftes Nacional Clirimtare dhe ndihmuan ne hartimin e strategjise se fitores mbi fashizmin, Winston Churchill ishte pjese e kompromisit qe ia dhuroi Shqiperine kampit komunist.
Pa permendur historine akoma misterioze te arit shqiptar, pronen e ligjshme te nje populli martir , qe u mbajt peng si denim per nje aventure ne Korfuz, te diktatorit Hoxha, i cili para se gjithash kishte masakruar
popullin e tij.
Nuk kerkoj pendesen Tuaj nese nuk e ndjeni apo nuk e njihni te verteten.
Por te jini te sigurte per respektin qe shqiptaret kane per Britanine, per modelin britanik te demokracise qe shoqeria shqiptare mundohet te ndjeke e mbi te gjitha per dashurine qe shqiptaret ushqejne per popullin zemermadh anglez; pa dashur Tju flas per literaturen: Shakespeare dhe Hardy, Dickens dhe Gawsworth , muziken apo gjuhen angleze, e dyta me e folur pas shqipes tone te lashte.
Zoteri i nderuar!
Ne vend te nje pergjigje te munguar, qendrimit zyrtar ndaj fyerjes qe ju i bete shqiptareve, endrres tone europiane, luftes dhe perpjekjeve tona per te arritur trenin europian te kohes; nepermjet kesaj letre te hapur i sugjeroj gjithashtu shtetit shqiptar, Kryeministrit Rama dhe Ministrit te Jashtem Bushati Tju ftojne zyrtarisht si mik ne Shqiperi.
Te vizitoni atdheun e shqiponjave, te shikoni dhe ndjeni Shqiperine, te prekni pasurite tona te pacmuara natyrore e kulturore, me te cilat ne jo vetem jemi krenar por jemi te bindur se i bashkangjitemi dhe pasurojme vlerat evropiane.
Te takoni brezin tone te ri, njerzit e thjeshte qe ndertojne jeten e tyre me dinjitet dhe pune te ndershme, te shihni se si kultura e nje kombi te lashte sfidon dasite fetare duke i kthyer ato ne nje harmoni te shenjte sociale.
Te kuptoni se me gjithe klasen politike problematike, Shqiperia ne 25 vjet, pas nje diktature gjysem shekullore, ka arritje te paimagjinueshme kudo; ne cdo fushe te jetes.
Jam i bindur se do shihni nje eksperience nga e cila mund te frymezohen edhe zyrtare te perendimit.
Ne nuk jemi nje popull ne gjunje por ne ngritje, perballemi cdo dite me sfida dhe sakrifica te medha e natyrisht nuk mund te krahasohemi me nje vend si i Juaji, qe akoma vjel taksat nga politika e hershme e kolonializmit; apo me vende te tjera evropiane qe kane tradita demokratike qindra vjecare.
Ne jemi nje popull qe jetojme akoma me ideale, me vleren dhe shijen e lirise.
Dhe presim me bindje ndonese te lodhur, shpesh dhe te zhgenjyer frutat e ketyre viteve. E nderkohe vazhdojme ti mjekojme plaget e sakrificave tona me endrra te medha, kombetare dhe europiane.
E per kete besoj se Ju nuk keni asnje te drejte te neperkembni endrren e nje populli martir, pranine e natyrshme shqiptare ne familjen europiane e aq me pak ti referoheni shqiptareve ne EU si nje argument per problemet tuaja madhore, qe natyrisht nuk jane aspak problemet tona e aq me pak te krijuara apo shkaktuar prej nesh!
Duke perfunduar kete leter te hapur me lejoni te shpreh ndjenjat e mia te respektit dhe mirnjohjes per gjithcka qe populli dhe shteti britanik kane bere per ne shqiptaret, duke Ju kerkuar gjithashtu ndjese per cdo shqetesim dhe brenge qe bashkekombasit e mije Ju kane shkaktuar me sjelljet e tyre, mbi te gjitha mosmirnjohese, por qe ne fund te fundit kane marre denimin e merituar sipas ligjeve te vendit Tuaj.
Mbetem me shprese se Ju do ti lexoni keto radhe me bindjen se e qeshura e Norman Wisdom na kenaq apo hidheron ne menyre te njejte, kudo ku ka njerez dhe mirkuptim njerzor.
E aq me teper kur vargje si ato te Lord Bayron dhe fjale si te Edith Durham kane lartesuar dhe gdhendur me koh afeksionin e hershem shqiptaro anglez!
Me ndjenjen e konsiderates sime me te larte.
Agim Hushi
Tirane, 3 Maj 2016

Ekzekutimi i Çiços, arrestohet oficeri i policisë që ishte me të në tavolinë

TIRANË – Një tjetër zhvillim nga hetimet për vrasjen e 36-vjeçarit Elton Çico tre ditë më parë në Tiranë.

Mësohet se Alban Trimi, oficer policie në Komisariatin numër 5 në Tiranë është arrestuar sot rreth orës 19:00 nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë. Alban Trimi, ishte  në tavolinë me viktimën Elton Çiço kur ai u ekzekutua me 3 plumba.

Trimi dyshohet se ka kryer veprime për pengim të së vërtetës. Ai akuzohet për zhdukjen e provave dhe shpërdorim detyre.

36-vjeçari Elton Çiço u vra mbrëmjen e së dielës ndërsa ndodhej në një lokal pranë ish-bllokut me 3 persona të tjerë në tavolinë. Vrasja dyshohet se ndodhi për motive hakmarrje.

Një ditë më parë policia arrestoi edhe personin tjetër, stomatologun Redjan Rraja që ndodhej në tavolinë me viktimën, gazetarin dhe efektivin Trimi. Si Rraja ashtu edhe Trimi dyshohet se kanë fshehur pistoletën e viktimës.

Terrorizmi – 126 vjet burg grupit të rekrutuesve

Në mbrëmje vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për 9 të akuzuarit e të ashtuquajturit “Grup i imamëve”. Prokuroria kishte kërkuar 152 vjet heqje lirie

Në Tiranë, Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për të ashtuquajturin Grup i imamëve, 9 të arrestuarit e akuzuar se kanë rekrutuar besimtarë myslimanë nga Shqipëria për t’i dërguar si luftëtarë të organizatave terroriste në Siri. Ndërsa prokuroria kishte kërkuar 152 vite burg për të gjithë të akuzuarit, Gjykata dha 126 vite heqje lirie. Dënimet më të rënda u dhanë për Genci Ballën e Bujar Hysajn, dy imamët e vetshpallur të cilët drejtonin dy xhami në periferi të kryeqytetit, të cilat vepronin jashtë kontrollit të komunitetit musliman shqiptar. Hysa u dënua me 18 vite burgim, ndërsa Balla me 17 vjet. Po kaq ishte dënimi dhe për Gerti Pashajn, i cili së bashku me dy të tjerët konsiderohen si drejtuesit e celulës së rekrutimit. Për pjesën tjetër të grupit dënimet qenë nga 7 deri 16 vite heqje lirie.

Në momentin e dhënies së vendimit në sallën e gjyqit ku kishte dhe shumë përkrahës së të akuzuarve, u dëgjuan në mënyrë të shpeshtë thirrjet “Allahu akbar”, apo dhe fjalët kërcënuese të 9 të pandehurve drejtuar trupit gjykues “Shpejt do të vijë dënimi dhe për ju”.

Të akuzuarit u arrestuan në mars të vitit 2014. Prokuroria deklaroi në përfundim të hetimeve se kishte siguruar “prova të mjaftueshme se të pandehurit, kryesisht në vitin 2013, kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë”. Ndaj të 9 personave ajo ngriti akuzat e “Rekrutimit të personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”;  ”Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Arrestohen për ryshfet gjyqtari dhe i biri

Gjykatësi Gjykatës së Tiranës Ibrahim Hoxha u arrestua së bashku me të birin. Morën 6 milion lekë për një vendim. Në pranga dhe një biznesmen dhe një ish punonjës policie

Në Shqipëri, një gjyqtar i gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, u arrestua nën akuzën për korrupsion, pasi djali i tij u kap në flagrancë ndërsa po merrte një shumë parashë nga një palë e cila ishte në një proces gjyqësor të drejtuar nga i ati. Në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë, Dritan Jazenxhiu, biznesmen, i cili ishte palë në procesin gyqësor për një cështje pronash, si dhe Novruz Gajdja, ish punonjës policie, në rolin e ndërmjetësit.

Mësohet se gjithshka ka nisur ndërsa policia dhe prokuroria po hetonin ndaj biznesmenit Jazexhiu, i cili kohë më parë ishte përfshirë në një konflikt dhe me armë për cështje pronash ku dhe kishte mbetur i plagosur.  Nga përgjimet është zbuluar fakti se Jazexhiu, përmes ish punonjësit të policisë Gajdja kishte rënë në kontakt me gjykatësin, në mënyrë që vendimi që ai do të jepte në procesin për pronat, të ishte në favor të tij. Ka qenë djali i gjykatësit, Ledion Hoxha ai cili ka marrë 6 milion lekë nga Gajdja. Të dy janë arrestuar pikërisht në këtë moment, kur po bëhej dorëzimi i shumës së parave.

Gjyqtari Ibrahim Hoxha, rezulton të jetë denoncuar edhe më parë për vendimet e tij të dyshimta. Deputeti demokrat Genc Pollo, ka rikujtuar sot një denoncim publik që ai ka bërë në vitin 2010 kur ishte Kryetar i Komisionit qeveritar për Tokat, organi i cili mbikqyrte titujt e pronësisë në tokën bujqësore. Sipas zotit Pollo, gjyqtari Hoxha në atë kohë kishte dhënë dy vendime të ndryshme për dy raste identike të një konflikti pronësie. Zoti Pollo tregon se në atë kohë i ishte drejtuar presidentit Bamir Topi në mënyrë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të hetonte ndaj gjyqtarit Hoxha. Porse sipas tij kjo gjë nuk kishte ndodhur. Për këtë rast, ai tregon se kishte vënë në dijeni dhe ministrin e atëhershëm të Drejtësisë, Bujar Nishani, i cili sipas zotit Pollo i kishte lënë të kuptohej se Presidenti Topi, përkundrazi e kishte promovuar.

Gjyqtari Hoxha do të përfundonte në Këshillin e Lartë të Drejtësisë 3 vjet më vonë, kur ky institucion drejtohej nga presidenti aktual Nishani. Në dhjetor të vitit 2013, ministri i Drejtësisë Nasip Naco, kërkoi shkarkimin nga detyra të Hoxhës, pasi ky i fundit, përmes një vendimi, kishte refuzuar urdhërin e ekstradimit të Paro Lacit, në atë kohë president i klubit Partizani, i kërkuar nga Drejtësia italiane. Me vendimin e Hoxhës, Laçit ju hoq dhe masa e arrestit, gjë që mundësoi largimin e tij nga vendi, përpara se gjykata e Apelit të vendoset sërish në favor të kërkesës së ekstradimit duke urdhëruar arrestin me burg. Kërkesa e ministrit Naco u rrëzua në atë kohë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. za

Operacione të reja anti-drogë në Qarkun e Shkodrës

Policia  nisi në Qarkun e Shkodrës operacionet e para kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kështu, gjatë një operacioni të zhvilluar në fshatin Vilë, në afërsi të Komanit, pranë banesës së një shtetasi, u zbuluan 1050 kubikë, të dyshuar si bimë të cannabis sativës. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një armë e modelit 63 dhe një krehër me dy fishekë.

Gjatë këtij operacioni policia arrestoi si të dyshuar Pal Peraj, 37 vjeç me banim në fshatin Grudë e Re në Shkodër dhe Lazër Lumin, 52 vjeç me banim në fshatin Vilë, Bashkia Vau Dejës. Të dy këta shtetas akuzohen për  veprat penale: “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim. Këto janë edhe arrestimet e para për këtë vit të kultivuesve të bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës.

Gjatë vitit të kaluar, Qarku i Shkodrës qendroi në krye të zonave për sasitë e  mëdha të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike. Në takimin sensibilizues kundër kultivimit të bimëve narkotike, zhvilluar në mesin e muajit të kaluar në Shkodër, zv. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Altin Qato, deklaroi se Shkodra vazhdon të jetë një zonë mjaft problematike për kultivimin e bimëve narkotike. Sipas tij, Qarku i Shkodrës zë rreth 35% të totalit të bimëve narkotike të kultivuara në Shqipëri. Vetëm vitin e kaluar në këtë qark u identifikuan 1730 parcela dhe  u asgjësuan 285468 bimë narkotike. Problem në këtë qark, sipas zotit Qato është niveli i ulët i zbulimit të bimëve narkotike nga ana e policisë. za

Renato Cepa: Nuk kam asnjë lidhje me Arben Frrokun

Renato Cepa, identiteti i të cilit ishte vjedhur nga i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku është shprehur për Shqiptarja.com se nuk ka asnjë lidhje me të.

Ai thotë se është nënshtetas grek dhe se dokumentet i ka në shtëpi.

“Qe ne momentin e pare kur doli kjo histori jam ndjere vertet shume keq. Nuk kam te bej fare me kete histori dhe po me shkaterrohet familja nga e gjithe kjo situate. Nuk jam larguar nga shtepia asnjehere madje kam shkuar edhe ne Polici dhe Prokurori me deshire per te mesuar me shume por me kane thene qe nuk ka asnje urdher ndalimi per mua. Nuk e di nga kane dale te tilla fjale. Une te gjitha dokumentat e mia i kam ne shtepi. Jam nenshtetas grek,” shprehet Cepa.

Renato Cepa thotë se hera e fundit kur ka lëvizur drejt greqisë ka qenë këtë të mërkurë për të bërë kursin e patentës greke, ndërsa në Maqedoni ka qenë djali i tij per te blere karburant per makinen.

“Nuk kam asnje lidhje dhe nuk e di si eshte gjetur ai person me identitetin tim apo nga e ka gjetur pasi une te gjitha dokumetat i kam ne shtepi. Po kaloj nje moment mjaft te veshtire per shkak te zerave qe po qarkullojne rreth meje.” tha ai.

Policia në kërkim të Renato Tsepes, 49 vjeçarit që Frroku i vodhi identitetin

Ky është Renato Tsepa (Cepa). Me identitetin dhe pasaportën e 49-vjeçarit të lindur në Korçë, lëvizte i lirë në Hollandë Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.

Në bazë të të dhënave Tsepa i përket minoritetit grek. Ai është i lindur në 15 Nëntor të vitit 1967 dhe është moshatar me Frrokun. Jeton në lagjen numër 3 në Korçë dhe është baba i dy fëmijëve.

Policia është vënë në kërkim të 49-vjeçarit për ta marrë në pyetje nëse ai njihej me Arben Frrokun apo nëse të dhënat e tij janë përdorur nga ndonjë grup falsifikatorësh.

Gjeneralitetet e tij janë identike me ato të shënuara në parasportën dhe patentën greke të falsifikuara që iu gjetën Frrokut në Amsterdam.

Renato Tsepa rezulton se ka jetuar prej vitesh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Të dhënat e siguruara nga Televizioni Klan tregojnë se herën e fundit ai ka hyrë në Shqipëri me 11 Prill të këtij viti, nga pika kufitare e Gorices. Nuk dihet nëse ai ka dalë nga Shqipëria, por burime të policisë thonë se ai nuk është gjetur në banesën e tij dhe se dyshohet të jetë jashtë vendit.

Tsepa rezulton të ketë lëvizje të shpeshta drejt Greqisë e Maqedonisë, vende drejt të cilave ka udhëtuar me dokumenta të ndryshëm identiteti, por gjithnjë të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Në asnjë nga hyrje daljet ai nuk është regjistruar me pasaporte greke.

Për policinë shqiptare nuk është e qartë nëse ai është i pajisur me një dokument të tillë. Policia e Amsterdamit e kontrolloi pasaportën që iu gjet Arben Frrokut, por përveç faktit që i ishte ndërruar fotografia, ky dokument nuk rezultonte në regjistrin e pasaportave të lëshuara nga autoritetet greke.

Bunk’art rikthehet përsëri si një destinacion turistik në Tiranë

Ndërkohë që gjatë muajt prill, Bunk’Art ka filluar të vizitohet nga turistët e huaj, por nuk mungojnë edhe kureshtarët brenda vendit, nxënësit e shkollave, apo edhe nostalgjikët e sistemit komunist

TIRANË –  Bunk’art është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes në Shqipëri, pasi ky objekt që i përket të shkuarës komuniste përsëri është hapur për turistët, si dhe vizitorët vendas. Tirana edhe këtë sezon turistik ka një tjetër destinacion shtesë, Bunk’Art, ish-vendstrehimi antibërthamor që shërbente si vendkomandë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare ndërtuar nga qeveria komuniste katër dekada më parë.

Anadolu Agency (AA) ka vizituar këtë objekt, që gjendet në periferi të Tiranës, në zonën e njohur si Shish-Tufinë, të kthyer tashmë në muzeal, ku iu është dhënë për administrim një organizate joqeveritare. Në një prononcim për AA, Eva Haxhi, përfaqësuesja e qendrës që menaxhon këtë objekt shprehet se për Bunk’art shfaqin interes si qytetarët vendas, ashtu edhe të huajt që vijnë nga vende të ndryshme.

“Ky bunker është ndërtuar gjatë kohës së komunizmit, ndërsa janë dashur disa vite për ta përfunduar së ndërtuari derisa u inaugurua në vitin 1978. Për herë të parë për publikun është hapur në vitin 2014 duke qëndruar i hapur për dy muaj, nëntor-dhjetor. Për rreth dy muaj ka patur më shumë se 60 mijë vizitorë, ku imperesionet e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet. Këtë vit Bunk’art është hapur përsëri për publikun dhe kemi 3 javë që presim vizitorët, ku ka shumë interes si nga shqiptarët ashtu edhe nga të huajt. Ne kemi punuar edhe me disa agjenci që kanë sjellë grupe turistësh të huaj. Shkollat tashmë e propozojnë Bunk’art-in si një pikë për të realizuar ekskursionet e tyre”, shprehet Haxhi.

Ndërkohë që gjatë muajt prill, Bunk’Art ka filluar të vizitohet nga turistët e huaj, por nuk mungojnë edhe kureshtarët brenda vendit, nxënësit e shkollave, apo edhe nostalgjikët e sistemit komunist.

Xhorxhi ka ardhur nga Austria si turist në Shqipëri dhe për AA ai tregon se kishte dëgjuar për këtë bunker dhe dëshironte ta vizitonte. Ai shprehet se ka vizituar edhe vende të tjera në Europë, ndërsa e ka patur kureshtje të shikojë edhe këtë objekt të kthyer në atraksion turistik, ku e konsideron si shumë tërheqës për të huajt.

Edhe Signa Krista është një turiste e huaj e cila e viziton për herë të parë këtë objekt. “Unë jam nga Austria. Është shume impresionuese ta shikosh këtë objekt të kompletuar”, shprehet ajo për AA.

Pas hapjes fillestare me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit në vitin 2014, Bunk’Art vjen më i plotë me informacione, materiale dhe dëshmi të asaj periudhe historike, ku synohet që të kthehet në një pikë turistike unikale në rajon.

Ky objekt përfundoi së ndërtuari nga sistemi komunist në vitin 1978 , ndërsa në të gjendet dhoma që ishte e planifikuar të përdorej nga sh-diktatori Enver Hoxha dhe dhoma për ish-kryeministrin e kohës, Mehmet Shehu. Bunk’Art sot është i ndarë në disa hapësira muzeale, si muzeu i ndërlidhjes ushtarake, muzeu i telekomunikacionit, batalionit mbështetës, dhoma e shefit të shtabit, dhoma e oficerit,etj.

Gjatë regjimit komunist ky bunker është emërtuar si “Objekti 0774”. Në shumë nga ambientet e bunkerit janë ekspozuar armatime, uniforma, dokumente, harta të ndryshme dhe sende të tjera që shërbenin në atë kohë. Objekti është në pesë nivele (kate) dhe ka mbi 106 dhoma, mes tyre ajo e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe e ish- kryeministrit të asaj kohe Mehmet Shehu, një sallë të madhe mbledhjesh që ishte parashikuar edhe si sallë për Kuvendin e Popullor të asaj periudhe, etj.

Në Shqipëri gjatë regjimit komunist u ndërtua një rrjet i gjerë i bunkerëve në të gjithë Shqipërinë. Në një intervistë për AA, ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, pati deklaruar se në Shqipëri janë ndërtuar gjithsej rreth 168.000 qendra zjarri (bunkerë), deri në vitin 1982, pasi pas këtij viti bie ritmi i ndërtimit të tyre. Kjo shifër sipas ish-presidentit përfshin çfarë kanë qenë ndërtime fortifikuese në Shqipëri, duke i përfshirë që nga Lufta e Parë Botërore, periudha e mbretit Zog, periudha e pushtimi nazi-fashist, e sidomos gjatë regjimit komunist, por bunkerët ndryshojnë nga periudha në periudhë.

Fatos Klosi: Si iku Berisha me bisht ndër shalë më ’98

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaron se, kërcënimet e Sali Berishës për përsëritjen grushtit të shtetit të 14 Shtatorit ’98, janë broçkulla dhe shenjë e pafuqisë së tij. Megjithatë, Fatos Klosi shton se, mazhoranca qeverisëse dhe organet e drejtësisë duhet t’ia mbyllin gojën Sali Berishës, që të mos thotë më marrëzi të tilla.

Klosi thotë se Berisha kërcënon pasi nuk është ndëshkuar nga drejtësia për hapjen e depove më ’97 dhe grushtin e shtetit më ‘98.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Klosi kujton se Sali Berisha e bëri grushtin e shtetit më 14 Shtator ’98, por u tërhoq me bisht ndër shalë në orën 17:00 të pasdites.

Por ai mendon se pas 18 vitesh nuk ka asnjë shans të përsëritet një skenar i tillë, për shkak se Shqipëria është vend anëtar i NATO dhe vëmendja e BE është maksimale. Klosi ka hedhur poshtë edhe tezën e Berishës, sipas të cilës, armët me të cilat u vranë shqiptarët më ’97 erdhën nga deti.

Sipas tij, kallashnikovët që morë mijëra jetë nuk mund të vinin nga deti, por dolën nga depot. Klosi shprehu bindjen se depot u hapën jo me leje, por me urdhër të Berishës, i cili ishte President dhe Komandat i Përgjithshëm.

Z. Klosi, pas thirrjes për rrëmbimin e armëve, Sali Berisha paralajmëroi të premten Edi Ramën se, grushti i shtetit më 14 Shtator ’98 do t’i dukej lule, krahasuar me grushtin e ri që mund ta presë në horizont. Pyetja është: Çfarë fshihet pas këtij kërcënimi? A duhet të merret seriozisht? A ka shenja që paralajmërojnë një tjetër grusht shteti?

Kërcënimi është në vazhdën e muhabeteve të zakonshme të Berishës. Nuk është kaq trim sa hiqet. Mazhoranca dhe shqiptarët absolutisht nuk duhet ta kenë frikë.

Por Sali Berishën duhet ta marrin seriozisht në kuptim që mazhoranca duhet ta ndalojë që të flasë broçkulla të tilla. Frikë? Absolutisht, jo. Berisha prej kohësh i ka përdorur kërcënimet. Kush i ha, i ha. Në rastin e fundit, atij i bëhet qejfi dhe ai ia arrin qëllimit. Por unë mendoj se këto kërcënimet duhet të merren si broçkulla.

Komenti im është ky: Sali Berisha e bëri grushtin e shtetit më 14 Shtator të ’98. Ai i mori me dhunë të gjitha institucionet. Pushteti i atëhershëm nuk e kundërshtoi. Ia la të gjitha.

Kryeministri iku në Maqedoni. Çfarë bëri Sali Berisha pastaj? Iku me bisht ndër shalë. Në orën pesë pas dite iku me bisht ndër shalë. Atëherë çfarë do të bëjë sërish? –

Shqipëri: Reforma e Kodit Penal liron të burgosurit e përjetshëm

Të dënuarit me burgim të përjetshëm shumë shpejt mund të lënë qelitë. Kështu parashikon paketa me ndryshimet e reja në Kodin Penal. Ndryshimet janë propozuar nga misioni EURALIUS në Tiranë, strukturë kjo e Bashkimit Evropian, e cila asiston autoritetet shqiptare për reformën në drejtësi. Teksa Ministria e Drejtësisë ka në plan hartimin e një Kodi të ri Penal, sigurisht në bashkëpunim me misionet ndërkombëtare, EURALIUS ka propozuar një draft me ndryshime emergjente.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme, çka mund të hapë edhe një debat të madh publik, parashikon lirimin me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm. Konkretisht drafti rrëzon paragrafin e parë në nenin 65 të Kodit Penal në fuqi, në të cilin thuhet se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.

Neni 65 i ndryshuar, parashikon lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm, nëse ata plotësojnë tre kushte. “Një i dënuar që vuan dënimin me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga gjykata, nëse ai ka vuajtur të paktën njëzet e pesë vjet burgim dhe nëse gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit ka qenë i shkëlqyer dhe që qëllimi i riedukimit të tij është arritur”, thuhet në nenin 14 të draftit të ri, i cili ndryshon nenin 65 të Kodit Penal.

Kodi Penal në fuqi

Kodi Penal në fuqi shuan shpresat për të dënuarit me burgim të përjetshëm, për të lënë një ditë qelinë. Paragrafi i parë i këtij neni ndalon lirimin e të dënuarve më burgim të përjetshëm. Ndërkaq, në paragrafin e dytë, thuhet se vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur:

Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Pra, ndryshimet e reja rrëzojnë fjalën “e jashtëzakonshme”, duke mundësuar lirimin të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Për të miturit

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me të miturit. Drafti i ri, parashikon që burgimi i të miturve nuk mund të jetë më i shkurtër se gjashtë muaj apo më i gjatë se sa dhjetë vjet, dhe gjatësia e tij përcaktohet plotësisht në vjet dhe muaj.

Por, në rastin e një krimi ose në rastin e dënimeve të përkohshme me burgim, burgimi i të miturit mund të zgjasë deri në 17 vjet. Kodi Penal në fuqi, në nenin 51, parashikon që për të miturit, që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer.

Ndryshimet

Sipas EURALIUS, qëllimi i ndryshimeve të propozuara është për të kontribuar dhe të për dhënë garanci ligjore, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të autorëve të veprave penale. Ndryshimet synojnë gjithashtu t’u japin prioritet rehabilitimit të autorëve të veprave penale më pak të rrezikshme në vend të burgimit, me qëllim që të kontribuojnë në uljen e popullimit të burgjeve. Ndryshimet nuk rregullojnë Shërbimin e Provës dhe as nuk rishikojnë funksionet e prokurorëve./Shqiptarja.com/

Bojaxhiu reagon: Jam shtetas amerikan – po hidhni baltë mbi mua

Gjergji Bojaxhi, i përmendur në një raport policor si i dyshuar për pastrim parash ka reaguar duke i konsideruar akuzat si politike.

“Për çerekshekulli, të dy krahët e politikës së vjetër kanë hedhur baltë kundër çdo zëri kritik. Kësaj radhe po e hedhin këtë baltë ndaj meje. Nëqoftë se do të isha përzierë me ato që më akuzojnë, si shtetas amerikan do të kishte qenë shteti amerikan i pari që do të më kishte hetuar”, – thotë Bojaxhi.

Sipas Bojaxhi, kjo kastë politike po i jep një mesazh të qartë të gjithë atyre që guxojnë të sfidojnë këtë sistem politik të kapur.

“Sot sulmohem unë, nesër dikush tjetër”, – mbyll reagimin e tij Gjergji Bojaxhi.

Armiku i gabuar – Nga ARTAN LAME

Një shkrim i vitit 2010 dhe ca reflektime të vitit 2016
Në fillim të vitit 2010, Fevziu organizoi një debat tek OPINION-i i tij, ku u përballën ca përfaqësonjës të fjalës së lirë me ca përfaqësonjës të biznesit të lirë.
Ai emision polli ca ditë më pas shkrimin tim të mëposhtëm:
Në vjetin e largët 1514, piktori flamand Quentin Massys, realizoi kryeveprën e vet “Fajdexhiu dhe gruaja e tij”. Piktura paraqet një fajdexhi që, duke mbajtur ndër duar një peshore, mbetet i përqëndruar tek peshon dhe numëron monedhat e tij të arta, ndërsa në krah i qëndron e shoqja që, duke mbajtur në duar një bibël të hapur, i sheh gati me përçmim monedhat. Është pasqyrimi më i fortë i luftës mes idealizmës së mesjetës që po perëndon dhe materializmës së kapitalit që po lind; është shprehje e përpjekjes së shoqërisë së mbështetur tek morali, për të disiplinuar shoqërinë e mbështetur tek paraja. Këtë luftë që ka vazhduar për qindra vjet, përfundimisht e fitoi kapitali dhe, në botën e sotme, ai është bërë sistemi i vlerës me të cilën matet gati çdo gjë.

Nga ana e vet, shoqëria perëndimore, e tmerruar nga ky mjet i ri që varrosi çdo sistem vlerash morale, por që njëkohësisht ishte edhe i pazëvendësueshëm, u përpoq t’i përgjigjësh (dhe do thënë se ja doli) duke i vënë përballë shtetin me rregulla të forta impersonale. Pasanikut të shekullit XV, i kërkohej me të lypur që të jepte ca nga pasuria e tij për bamirësi, atij Kisha i premtonte parajsën nëse jepte për më të dobëtit, atij Bibla i ofronte rregulla morale në këmbim të ndihmës për fukarenjtë, e kështu me rradhë. Pastaj kohët ndërruan dhe, pasanikut të shekullit XIX, nuk i kërkohej më asgjë me të atilla mjete të vjetëruara. Tani ai do të kish përballë një nëpunës administrate me rregjistër në dorë, i cili i kërkon taksat sipas ca llogarive të ftohta, ndaj të cilave nuk mund të bësh asgjë. Vetëm pasi të ketë mbaruar punë me nëpunësin e taksave të qeverisë, mund të afrohet edhe prifti të kërkojë diçka në emër të Zotit, apo shoqëria civile në emër të moralit. Ky sistem sot sa vjen e përsoset dhe, me ç’duket, është e vetmja mënyrë që shoqëria moderne të mos gllabërohet nga kapitali.

Marksi bëri përpjekjen e fundit të madhe për t’i vënë fre kapitalit, por jo në emër të fesë, por të një morali të ri të barazisë. Eksperimentimi i teorisë së tij vazhdoi për gati njëqind vjet dhe dështoi, duke na lënë pas dy luftra botërore, dyqind revolucione dhe nja 100 milionë të vdekur. Më në fund, deshën s’deshën, të gjithë ju kthyen sisemit të shtetit modern që, përmes rregullave disiplinon kapitalin dhe thith prej mbivlerës së tij atë ç’ka atij, shtetit, i duhet për të mbajtur më këmbë shoqërinë moderne. Tani, që të vijmë tek rasti jonë, kam frikë se beteja e vogël por e ashpër që pamë në studion e Fevziut, ishte sërisht një përpjekje prej atyre të qëmotit, për ta disiplinuar kapitalin jo përmes shtetit por përmes moralit. Nuk ka gjë më fisnike sesa kjo luftë, në të cilën edhe vetë herë pas here zbraz nga një dyfek, por me keqardhje them se ajo është e humbur tash 200 vjet. Të gjitha penat dhe penelët e ndritur, që kanë bërë e përshkruar beteja të kësaj lufte, të gjithë Hygotë, Balzakët e Masysët, e kanë kanë bërë këtë për nostalgji dhe në emër të një morali fisnik, por ndërkaq lufta ishte e humbur. Të gjitha këto vepra shërbejnë për të mbajtur gjallë shkëndijën e moralit, por ndërkaq, në botën reale, zgjedha e vetme që mund t’i vihet kapitalit, mbetet shteti i fortë dhe i mirëorganizuar.

Ne shqiptarëve, pikërisht ky na mungon. Na mungon shteti me rregulla të sakta, ligje të prera, nëpunës të përgatitur, institucione që funksionojnë jashtë politikës së ditës, ndaj nga halli, kthehemi dhe i bëjmë thirrje kapitalit të jetë i moralshëm dhe i mëshirshëm. Bash për këto arësye, jam i prirur të mos e kërkoj të keqen tek sipërmarrësi privat, por tek administratori publik. Eshtë e drejtë e çdo sipërmarrësi privat që të shfrytëzojë çdo hapësirë të mundshme dhe çdo të çarë të sistemit, se në fund të fundit, ai as ka bërë betim për ndershmëri dhe as po rrezikon paratë tona por të tijat, ashtu siç përkundër, është detyrë e çdo administratori publik që të mbrojë dhe përsosë sistemin, pasi pikërisht për këtë arësye e paguajmë ne publiku nga paratë tona, për të mbrojtur pronën tonë të përbashkët dhe, për këtë punë edhe është betuar ta kryejë, duke vënë dorën mbi Kushtetutë.

Mulliri gjigand i korrupsionit në Shqipëri, ushqehet nga një pafundësi përrenjsh të mëdhenj e të vegjël, të cilët është pikërisht paaftësia dhe mosdashja jonë për të ndërtuar sistemin e rregullave, që i lejon të vazhdojnë të derdhin ujë drejt rrotës së mullirit. Për ta ndalur këtë mulli të së keqes, ka dy mënyra. E para, është të vazhdojmë t’i biem mureve të tij me kokë dhe të përpiqemi t’ja prishim muret, ingranazhet, apo rrotën e zhytur në ujë. Mënyra e dytë, është të përpiqemi t’i presim ujët, apo sa të mundemi t’ja pakësojmë atë. Që t’i le mënjanë sofizmat, ç’dua të them me këtë. Nëse do të jemi në gjendje të ngremë një sistem ligjesh, standartesh dhe rregullash, të cilat lenë shumë pak hapësira për voluntarizmin e funksionarit shtetëror, do të kemi bërë realisht hapa drejt vënies ndën zgjedhë të kapitalit të harbuar. Betejën me kapitalin e pashpirt mund ta fitojë vetëm diçka që është po aq i pashpirt sa ai dhe kjo krijesë është vetëm shteti modern.

Prej mbi një dekadë, ka ca emra të biznesit të madh që janë kthyer edhe në simbol i biznesit të lidhur me pushtetin. Reagimi i parë instiktiv, është kërkesa për moral ndaj tyre. Por e gjithë kjo mënyrë të menduari kështu, e kthen gjënë në çështje morali politik, publik apo shoqëror, por pa u përqëndruar aspak tek pjesa e funksioneve të shtetit, i cili nuk ka moral por rregulla. Ne mund t’i kërkojmë moral Nënë Terezës, por jo një biznesmeni. Biznesit i vihen rregulla dhe jo moral, se shteti nuk mbahet me moral. Hiqini voluntarizmin funksionarit publik dhe do të keni zhdukur një pjesë të madhe të deformimit të sistemit. Prejini kanalet që çojnë ujë drejt mullirit të korrupionit dhe do të shihni se rrota e tij do ndalet pa qënë nevoja t’i thyejmë qeramidhet mullirit. Përndryshe, do vazhdojmë t’i lypim mëshirë e moral kapitalit e biznesit, deri sa të bëhemi të mërzitshëm dhe atëhere as që do na i vërë më veshin njeri.

ARTAN LAME, 4 shkurt 2010
REFLEKSION I SOTME
Që prej këtij shkrimit të mësipërm kanë kaluar gjashtë vjet e ca, ka rrjedhur shumë ujë, kanë ngjarë shumë gjëra e kam kuptuar shumë të tjera. Por nuk dua të merrem me të gjitha në këto radhë refleksione, por veç me njërën syresh, atë që e kam mësuar edhe të fundit. Dy muaj të shkuar Zoti më vuri përpara një sprove personale, që edhe kjo më bëri të kuptoj se bota që sheh nga atje, është e ndryshme nga ajo që shohim në furinë e përditshme. Ja dola të shoh e kuptoj se sa e shkurtër është brazda e jetës për secilin prej nesh dhe për rrjedhojë se sa e pakuptimtë është të mbledhim male me para që nuk hahen, të cilat të gjitha bashkë nuk ja dalin dot ta zgjasin qoftë edhe një gisht brazdën e secilit prej nesh.
Atëhere ndoshta paska vend e nevojë që, edhe në shoqërinë e shekullit XXI, t’ia bëjmë të ditur kapitalit e të përpiqemi ta bëjmë të kuptojë se s’vlen asfare si qëllim në vetvete.

Përkundër asaj që mejtoja 6 vjet të shkuara, se një shtet i ndërtuar e i puthisur mirë nuk ka nevojë për gjë tjatër, për moral, mecenatë e filantropë, sot them se përveç përpjekjeve për ta bërë këtë dreq shteti, megjithatë duhet të vazhdojmë të përpiqemi edhe për moralin. Ndaj ndosha ja vlen ende t’i bëjmë thirrje atij sipërmarësit guximshumtë që pretendon të shpenzojë 50 milion euro për të nxjerrë fitim 50 milion të tjera, se nuk ja vlen. Steve Jobs në fund të jetës tha se këshilla më e vlerë ishte që linte pas ishte bëni pará sa për të jetuar mirë dhe pastaj harxhojeni jetën për të bërë mirë. Ndoshta ka ende kohë që t’i shpjegojmë atij biznesmenit të ethshëm se, një pallat që ngrihet mbi varre është kundër ligjeve të Zotit e të robit.

Ndoshta ka ende vend e kuptim t’i shpjegohet politikanit a pushtetarit, se nuk ka gjë më jetëshkurtër se lavdia e pushtetit e, për sa e fortë është shija e tij në të ngjitur, edhe ca më e fortë është hidhësira e humbjes në të zbritur. Dhe ne fund, pasi të ketë dalë fare nga skena, njerëzia nuk do ta kujtojnë për urdhrat që ka dhënë a tekat që ka përmbushur, por vec punët që ka bërë për të tjerët.
Ndoshta i do shpjeguar me durim atij ndërtonjësit të palodhur që nuk bën as pushime sa për të gëzuar paratë që ka fituar, se nuk ja vlen të prishë një gji deti për të bërë një fshat me 100 vila turistike ku do fitojë 100 të tjera. Një shtëpi mjafton për të jetuar mirë dhe ndoshta të afron më shumë me Zotin falenderimi i atyre pelikanëve që nuk do ju prishet foleja, sesa 1000 qirinj të ndezur në kishë dhe të blerë me paratë e fituara nga shitja e vilave.

Maksim Gorki çuditet në reportazhin e tij nga takimi me Rockefeller-in, teksa pa me habi se edhe miliarderi kishte vetem nje bark. Atëhere përse i duhen miliardat kur nuk mund të hajë dot më shumë se punëtori i tij i fundit – pyet me revoltë Gorki. Për të gjitha këto ndoshta ka ende vlerë piktura e Massys-it dhe s’do parë si luftë e humbur një herë e mirë. Do ta kemi gjithnjë e më të vështirë t’ia shpjegojmë një pasunari atë ç’ka shpjegon flamandi me penelin e tij, por duhet që përkrah shtetit të vazhdojmë të përpiqemi t’i mbushim mëndjen edhe atij, vdektarit të florinjtë, se asnjëherë nuk do mbledhë dot aq shumë pará sa për të blerë qoftë edhe një ditë më shumë jetë.

Don Marjan Paloka: shpallja e lumnimit për 38 martirët shqiptarë – thesar për të gjithë

Më 26 prill, në festën e Zojës së Shkodrës, Papa Françesku u takua me Prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Angelo Amato, të cilin e autorizoi të botojë dekretet, që kanë të bëjnë me njohjen e një sërë mrekullish, virtytesh heroike e martirizimi. Ndër ta, njihet

– martirizimi i Shërbëtorëve të Zotit, Vinçenc Prennushi, i Urdhërit të Fretërve të Vegjël, kryeipeshkëv i Durrësit, dhe i 37 shokëve të tij, vrarë ndërmjet 1945-ës dhe 1974-ës”.

Ky ishte teksti me të cilin, më 27 prill, lajmëronim se së shpejti, 38 të persekutuar e të masakruar për shkak të fesë nga regjimi komunist do të shpallen të Lum nga Kisha. Për ta flet sërish me ne, meshtari shqiptar don Marjan Paloka, në intervistën e dom David Gjugjës. rv

 

Itali – Si i pastrojnë shqiptarët milionat e trafikut të kokainës

Gjatë kësaj jave policia italiane goditi një organizatë italo-shqiptarë që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në pranga përfunduan 29 persona (dy në arrest shtëpie sipas ligjeve italiane), ndërsa operacioni i koduar “Dexter” u shtrij edhe në Shqipëri.

Grupi fuste kokainë nga Holanda në për në tregun italian.  Ndërkohë hetimet kanë treguar se shqiptarët po dominojnë këtë linjë (Holandë-Itali) pasi paguhen më pak për transportin e lëndës narkotike, që bëhet me kamionë.

Gjithashtu pas operacionit “Dexter”, prokurorët italianë kanë thënë se pastrimi i parave të trafikantëve të kokainës ka përfunduar në Asti, me blerjen e pronave. Duke investuar në këto “lavatriçe”,  gjithçka më pas del e “pastër”.

Tjetër rrugë e pastrimit të parave të kokainës, është dhe dërgimi i tyre në Shqipëri, duke ua dhënë shoferëve të autobusëve që bëjnë rrugën e Ballkanit. Pas mbërritjes në Shqipëri, sërish investohen në prona të patundshme në zonat bregdetare

Berisha publikon SMS: Si e vrau Emiljano Shullazi pronarin e kazinosë

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar dje një mesazh të ‘qytetarit dixhital’ ku shkruan se Emiljano Shullazi ka vrarë në vitin 2013 pronarin shqiptar të kazinove në Itali, Elidon Lafeta,  i njohur si Elio Bendo.

Sipas tij, pas kësaj vrasje, Shullazi i ka marrë dy kate shtesë të një pallati në zonën e Parkut.

Statusi i Berishës

Fshehjen nga çunat e krimit te vrasjes te Elidon Lafetes dhe marrjen forcerisht nga ana e tij te dy kateve shtese te pallatit ne zonen e Parkut dhe kercenimin dhe gjobitjen nga nga Mili, vrasesi i partise, te Fatbardh Plakut! Me poshte keni te plote mesazhin e tij. sb

“Pershendetje z Berisha kohët e fundit, të gjith policët din jashtëzakonisht shumë për Shullazin por kerrkush sguxhon me fol, të gjithë e dinë që ai vrau Elidon Lafeten ose siç njihej ndryshe Elio Bendon dhe nga vrasja e tij mori forcërisht dy katet shtesë te pallatit në zonën e parkut, shullazi kercenoj dhe gjobiti edhe Bardh Plakun këtë me dy kusherit e tij që banojnë në farke, zotëri ai nuk është thjesht një kriminel por ka një ushtri të vërtet, emrat e të cilëve une per shkak te detyres i disponoje dhe do ti dërgoj në një listë shum shpejt”

Papunësia në Shqipëri: Emigracion dhe paga të ulëta

Qarqet e biznesit, zyrtarë të qeverisë e të bashkisë organizuan edhe një tjetër panair pune, ku 130 firma paraqitën rreth 8 mijë vende të lira, nën parrullën “Shqipëria ka punë, por nevojiten profesionistë”.

Pavionet e firmave të ndryshme në panairin e punës po vizitohen nga mijëra të rinj dhe të papunë me shpresën për t’u punësuar në këtë kohë krize ekonomike.

Studiues të pavarur të ekonomisë pohojnë se papunësia është së paku 17 për qind dhe panaire të tilla janë përpjekje për të afruar kërkesat me ofertën.

“Krahas papunësisë së lartë, rreth 17.2 për qind, shumë më shqetësuese është papunësia tek të rinjtë që është në nivelet mbi 30-32 për qind. Kjo tregon që futja në tregun e punës për herë të parë, qoftë edhe për të rinj të diplomuar, është e vështirë. Ofertën më të madhe të vendeve të punës e kanë sektorët me të ardhura më të pakëta, me vlerë të shtuar më të vogël dhe me paga të ulëta, që janë industritë tekstile dhe me fason” – tha prof. Adrian Civici, drejtues i Universitetit Europian të Tiranës.

Gazetarë të ekonomisë pohojnë, pasi vizituan panairin, se njerëzve u ofrohen në të punë, që nuk i bëjnë dot, por papunësia e vërtetë është shumë më e madhe se sa ajo e shifrave zyrtare.

“17 për qind janë ata që kërkojnë punë në mënyrë aktive, 50 për qind janë ata që e kanë një punë dhe pjesa tjetër janë të papunë të dëshpëruar, shtëpiakë. Te ky 50 përqindshi i punësuar, gjysma janë të vetëpunësuar në bujqësi, të cilët rastësisht jetojnë në fshat dhe mund të merrnin edhe një punë në qytet, nëse do ta genin” – tha Gjergj Erebara, gazetar i rrjetit ballkanik të lajmeve BIRN.

Ofertat e panairit duken të paarritshme për vëzhguesit e ekonomisë, të cilët vërejnë se firmat prodhuese po funksionojnë nën kapacitet, sepse qeveria nuk ofron lehtësira dhe klimë të përshtatshme, që ato të zgjerojnë veprimtarinë dhe vendet e punës.

“Bizneset janë goditur nga barra e lartë e taksave, nga mjedisi i papërshtatshëm i biznesit, nga konkurrenca e pandershme. Statistikat tregojnë që bizneset i shfrytëzojnë kapacitetet 60-70 për qind. Kur ato nuk shfrytëzojnë kapacitetet që kanë, nuk mund të pretendojmë që ata të investojnë më shumë, që të shtojë vendet e punës” – thotë Ornela Liperi, drejtuese e revistës ekonomike Monitor.

Specialistët vënë re se ndryshimet në strukturën e ekonomisë nuk ndiqen sa duhet nga universitetet, në mënyrë që nga auditorët të dalin ata profesionistë që kërkon tregu i punës. Profesori i ekonomisë, Adrian Civici, një nga drejtuesit kryesorë të Universitetit Europian të Tiranës, thotë se cilësitë e punëkërkuesve nuk përputhen me kërkesat e tregut të punës.

“Mendojmë se po përballemi me dy dukuri: nga një anë kemi shumë njerëz të pakualifikuar, që kërkojnë dhe ka pak vende pune për ta, ndërsa nga ana tjetër kemi një tablo të përmbysur, pra, ka vende pune që kërkojnë shumë kualifikim, por ka pak kërkesa të njerëzve të kualifikuar për to në mënyrë specifike. Ky panair këtë evidentoi më shumë: një mospërputhje strukturore midis kërkesës dhe ofertës për punë” – tha zoti Civici.

Nga ana tjetër, zoti Erebara thotë se tingëllojnë fyese dhe paradoksale shprehjet për dembelizëm dhe mungesë profesionistësh, sepse në fakt, profesionistët janë dhe po ikin masivisht nga Shqipëria, por nevojitet një qeverisje me profesionistë.

“Tipari kryesor i tregut të punës sot është emigirimi, i cili po rrëmben pjesën më aktive dhe më të arsimuar dhe më të aftë të popullsisë. Vitin e kaluar 2.5 për qind e popullsisë u largua nga vendi. Rreth 70 mijë veta ikën në Gjermani. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse kishte 4 vjet luftë, nuk ikën kaq shumë njerëz nga Shqipëria. Vetëm në vitin 2015 janë larguar më shumë njerëz nga Shqipëria se sa janë larguar gjatë Luftës së Dytë Botërore” – tha zoti Erebara.

Nga ndërmarrjet shtetërore punëdhënësi më i madh është OSHEE, ndërsa nga privatët punëdhënësit më të mëdhenj janë zyrat call center dhe firmat e prodhimeve tekstile e këpucë me fason, ku pagat nuk shkojnë më shumë se 150 dollarë në muaj dhe ku fitimi kryesor del nga shfrytëzimi i krahut të lirë të punës.

“Sipas INSTAT, rreth 60 për qind e brezit të aftë për të shkuar në shkollë ka një universitet. Kjo përqindje është më e lartë se në Gjermani dhe në Zvicër, sepse ata janë më të orientuar drejt arsimit profesional. Për mua, të thuash se punë ka, por duhen profesionistë, përveç fyerjes ndaj të rinjve, që janë të zgjuar, flasin shumë gjuhë, shkojnë në shkolla dhe mësojnë, është një përpjekje për të fshehur paaftësinë e qeverisë në vitet e fundit për të krijuar një mjedis të përshtatshëm ekonomik, që bizneset të investojnë dhe të hapin vende pune” – tha analistja Liperi.

Gjatë dy tremujorëve të fundit, papunësia është rritur më shumë te femrat dhe më pak te meshkujt, ndërsa në gjysmën e popullatës që jeton në fshat ajo nuk matet, sepse konsiderohet a priori e vetëpunësuar në bujqësi.za

E papritur – LSI bashkon në Shkodër votat me PD-në

Këshilli Bashkiak i Shkodrës e miratoi buxhetin pa votat e socialistëve.

Në mënyrë të papritur Lëvizja Socialiste për Integrim i bashkoi votat me Partinë Demokratike.

Artan Fuga: Kulla e Stadiumit çmenduri – Arenën Kombëtare çojeni në Farkë ose Dajt

Tekë të çmendur e ka quajtur akademiku Artan Fuga kullën e projektuar bashkë me shtëpinë e re të kombëtares, por më shume se këtë, ai sheh me shqetësim të madh vendin e zgjedhur për ndërtimin e arenës

Sipas tij, ajo duhet në periferi, Dajt, a Farkë dhe jo në mes të qytetit, afër institucioneve.

Postimi i plote i Fuges 

Stadiumi kombëtar i futbollit???

Për mua nuk është thjesht problemi nëse do të ketë ose jo një kullë aty prapa portjerit. Ky është një teke krejt e çmendur që le të ngrihet si provë për brezat e ardhshëm sesa ekscentrikë kemi qenë ne …

Monumenti i cmendurisë sonë kolektive. Lavdi çmendurisë – shkruante Erazmi i Roterdamit. Lavdi!!!

Puna është se një stadium në një lagje rezidenciale, ngjitur me bulevardin kryesor të qytetit, afër institucioneve të shtetit, në zonën më të pasur, pranë një parku ku duhet të mbretërojë qetësia, atje ku turmat e tifozavee do të bllokojnë bashkë me policinë gjithë trafikun e qytetit, nga Skenderbeu deri te Sheratoni, kjo nuk është çmenduri, kjo është një budallik urban.

Amani mo amani!

Po ikni mo bëjeni andej nga Farka, Kombinati, Rrëzë Dajti, popullojini aty zona, urbanizojini, pasurojini, gjallërojini mo se e mblodhët gjithë pasurinë këtu afër kopshtit zoologjik.

Pupupu!!!

Ore ka urbanistë ky vend se Federatë Futbolli u pa se nuk ka..

PD: Arben Frroku i arrestuar që më 6 Mars – Tahiri nuk dërgoi të dhënat

Partia Demokratike akuzon qeverinë se me urdhër të Ramës dhe Tahirit vonuan të dhënat për Arben Frrokun, i cili është prangosur që më 6 mars

Në një deklaratë për mediat, kreu i departamentit të rendit dhe sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se janë të njëjtët persona si në rastin e Mark Frrokut që i shërbyen krimit dhe shkelën ligjin me urdhrin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe lejen e Edi Ramës.

Sipas tij, ishte denoncimi i Berishës ai që detyroi qeverinë të njoftonte për arrestimin.

Deklarata e Alibeajt

Lajmi i ndalimit të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj, nxjerr zbuluar bashkëpunimin e dyfishtë të pikave kyçe të policisë, me bekimin e Tahirit dhe Edi Ramës, në arratisjen e të dënuarit dhe me tej në favorizimin e tij për të shmangur drejtësinë.

Ndalimi i Frrokut në Holandë është bërë që me 6 mars. Por autoritetet shqiptare, kanë vonuar dërgimin e të dhënave në shtetin e BE.

Të njëjtët persona, i njëjti mekanizëm, që la në sirtar për muaj me radhë kërkesën e Interpol Bruksel për deputetin e Edi Ramës, vëllain e të dënuarit me burgim përjetë, Mark Frroku.

Të njëjtët persona që shërbyen krimin dhe shkelën ligjin duke fshehur kërkesën e Policisë së Brukselit, sigurisht me urdhërin e Tahirit e me lejen e Edi Ramës, edhe këtë radhë, shërbyen krimin duke vonuar dërgimin e të dhënave.

Ishte denoncimi publik i bërë nga z. Berisha që i detyroi Tahirin e Ramën të dërgojnë të dhënat, ku u konfirmua se ishte pikërisht Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm, shtetasi i ndaluar në Holandë me identitet tjetër të falsifikuar.

Edi Rama fillimisht e mbështeti aleatin e tij politik, duke i mundësuar arratisjen. Pak para se të dënohej me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, Frroku iku nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë në sistemin Tims. Pra me urdhër, policia ka hapur kufijtë për të, dhe i dënuari për vrasjen e komisarit të policisë, avulloi pa lënë asnjë shenjë.

Ky bashkëpunim me krimin, me të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri të lartë, është në të vërtetë fytyra e Tahirit, e Ramës dhe e kësaj oligarkie që sundon me krimin e për krimin.

PS e padit Berishën në prokurori

Tetë ditë pasi ish kryeministri Sali Berisha bëri deklaratën e tij në Kuvend për armatosje kundër qeverisë, grupi i PS-së ka depozituar kallëzim ndaj tij në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ka qënë vetë nënkryetari i grupit, Taulant Balla që ka depozituar kallëzimin në Prokurori. Kallëzimi është bërë në bazë të neneve 222, 223 dhe 267 që kanë të bëjnë me akuzën e thirrjes për armatosje kundër rendit kushtetues, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik.

Një javë më parë në Kuvend, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të armatosen. “Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t’ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”, ka thënë Berisha.

Për këtë deklaratë Byroja e përjashtoi Berishën nga Kuvendi për 10 ditë.

Berisha e dinte – Arben Frroku është arrestuar në Amsterdam

Autoritetet holandeze konfirmojë ndalimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frroku.  Sipas burimeve të Televizionit Klan, ai është ndaluar para pak ditësh me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit Renato Xhepa. Por autoritetet vendase dyshojnë se ky është pikërisht i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish – Kryekomisarit Dritan Lamaj, në Shkurt të vitit 2012.

Të njëjtat burime thanë se, ai është ndaluar në provincën Shiphol të Amsterdamit dhe është akuzuar për vënie në përdorim të dokumentave dhe identiteteve të falsifikuara.

Pas deklaratës së ish – Kryeministrit Sali Berisha në parlament, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, Policia Shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qëndrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.

Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negative, ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndaliminin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku.

Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, por pas këtij vendimi u konstatua largimi i tij nga Shqipëria.

Arben Frroku u arratis nga Shqipëria 10 ditë para dënimit me burgim të përjetshëm – nuk u regjistrua në kufi

I akuzuari për vrasjen e komisar Dritan Lamajt është i dënuar me burgim të përjetshëm në datën 29 qershor 2015, por Arben Frroku u arratis nga Shqipëria në datë 19 qershor 2015. Por këtë ditë ai u ndalua në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, pasi rezultonte në kërkim në bazë të urdhër-arrestit të parë të lëshuar nga gjykata. Arben Frroku nuk ishte regjistruar as në dalje e as në hyrje të kufirit shqiptar.

Në datën 29 qershor 2015, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e dënoi Arben Frrokun me burgim të përjetshëm, por ai ishte larguar nga Shqipëria 10 ditë para se të dënohej. Në fakt, një gjë e tillë nuk do ishte marrë vesh nëse autoritetet malazeze nuk do ndalonin Frrokun në kufi me Kroacinë, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar për akuzën e vrasjes. Ky urdhër edhe pse u rrëzua nga gjykata e shkallës së parë me dhënien e pafajësisë ndaj Frrokut, figuronte ende në sistem për shkak të mosrifreskimit të vendimit të gjykatës. Më datë 19 qershor autoritetet shqiptare njoftohen nga homologët e tyre malazezë se në kufi me Kroacinë ishte ndaluar shtetasi shqiptar Arben Frroku.

Sipas të dhënave të Interpolit rezultonte se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes ndaj punonjësit të policisë me një masë sigurimi të caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Pas marrjes së këtij informacioni, Interpol Tirana ka nisur verifikimet dhe pasi është njohur me urdhër-arrestin ndërkombëtar ka konstatuar se ai i përkiste muajit shkurt të vitit 2013, kohë në të cilën Arben Frroku u shpall në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të policisë, Dritan Lamaj.

Pas verifikimit të informacionit, Interpol Tirana ka komunikuar me kolegët malazezë, të cilët pas verifikimeve kanë lënë të lirë Frrokun, që ishte në proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Nisur nga ky informacion, autoritetet shqiptare kanë kryer verifikime mbi kohën e daljes së të pandehurit nga territori i Republikës së Shqipërisë. Por nga verifikimet në sistemin TIMS nuk rezulton që Arben Frroku të ketë dalë nga Shqipëria.

Partia Demokratike akuzoi se Arben Frroku ka udhëhequr fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 2015 në rrethin e Pukës. Pavarësisht këtyre qëndrimeve, vendimi i Apelit është i formës së prerë dhe tani duhet të ekzekutohet nga policia, e cila tani e ka gjetur Arben Frrokun.

Provat që dënojnë përjetësisht Frrokun

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm biznesmenin Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Vendimi i Apelit vjen pas pafajësisë që Frroku mori në shkallën e parë me një vendim shumë të debatuar, i cili në thelb rrëzoi dy nga provat kryesore: dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur dhe eksperimentin hetimor.

Por në argumentet e saj, Prokuroria e Apelit interpreton kuptimin e të gjitha provave në harmoni me njëra-tjetrën, që kanë bindur trupin gjykues të dënojë me burgim të përjetshëm Arben Frrokun. Për prokurorinë, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda duhet të ndryshohet përsa i përket deklarimit të pafajshëm të të pandehurit Arben Frroku, pasi ky vendim nuk është i arsyetuar drejt dhe vjen si rezultat i një analize dhe interpretimi të njëanshëm dhe me mungesë objektiviteti të provave, të cilat i janë nënshtruar shqyrtimit gjyqësor.

“Gjykata në mungesë të një transparence, jashtë seancës gjyqësore ka arritur në konkluzione, të cilat do të duhej të diskutoheshin gjatë debatit gjyqësor, mbi kërkesën e palëve apo dhe kryesisht, lidhur me këqyrjen e CD-ve që lidhen me pamjet e vendit të ngjarjes dhe rrugëve rreth saj. Gjithashtu, në këtë gjykim nga ana e gjykatës është refuzuar që të merren prova mbi kërkesën tonë, prova të cilat lidheshin me dëshmitarin e mbrojtur Arben Ndoka dhe që kishin të bënim mbi kërcënimet që i bëheshin familjes së tij, para dhënies së dëshmisë në gjykatë apo dhe me dekonspirimin e identiteteve të tij të bëra prezent nga i pandehuri në një intervistë televizive”, thotë prokuroria.

Sipas akuzës janë të paktën pesë arsye përse i pandehuri duhet të kthehet në qeli. “Së pari, identifikuam motivin i cili ka shërbyer për të pandehurin në kryerjen e vrasjes me armë të viktimës. Së dyti, provuam mekanizimin e kryerjes së kësaj vrasjeje, si numrin e personave, mjetet e përdorura, itinerarin e ndjekur prej tyre. Së treti, provuam praninë e të pandehurit në vendin e ngjarjes, e konkretisht në rolin e ekzekutorit.

Së katërti, rrëzuam alibinë e tij lidhur me qëllimin e vajtjes së tij të menjëhershme në Greqi natën e ngjarjes. Së pesti, provuam mundësinë e largimit nga vendi i ngjarjes pas krimit deri në momentin e kalimit të tij në pikën e kalimit kufitarë Kapshticë-Korçë”, argumenton prokuroria. Sipas akuzës, gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit është ndalur kryesisht, duke zhvlerësuar provat e paraqitura nga prokuroria e duke marrë në konsideratë të çmuar, si dhe duke iu dhënë vlerë të paracaktuar provave të paraqitura nga ana mbrojtjes, të cilave nuk iu ka bërë të njëjtën analizë të hollësishme në kuptimin e vërtetësisë së tyre, pra duke përdorur një standard ndryshe.

Po ashtu sipas prokurorisë, gjykata ka refuzuar marrjen e një sërë provash të prokurorisë duke nisur nga kallëzimi i bërë nga familjarët e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka, të cilët janë kërcënuar me jetën e tyre para dhënies së dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur para Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Sipas akuzës, gjykata ka refuzuar të marrë si provë edhe një CD-i me regjistrimin e një bisede telefonike që i pandehuri Arben Frroku ka zhvilluar nga dhomat e paraburgimit me një gazetar mbi identifikimin e dëshmitarit të mbrojtur, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me njohjen midis tyre.


Send this to a friend