VOAL

VOAL

Komentet

“Sy më sy dhe xhep me xhep”- Pankartat e veçanta në tubimin e opozitës, Sali Berisha ‘shfaqet krah’ Donald Trump!

Qytetarët opozitarë janë mbledhur pasditen e sotme në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

 

Protestues të shumët nga i gjithë vendi janë bërë bashkë fillimisht në selinë blu me pankarta në duar, për të marshuar drejt kryeministrisë.

Siç shihet edhe në foto, demokratët janë fotografuar me flamurin e PD-së në duar, ndërsa nuk kanë munguar as pankarat e veçanta dhe ironitë për qeverinë.

Një prej protestuesve shihet me një pankartë tek duket kreu i PD-së Sali Berisha “krah” presidentit të SHBA, Donald Trump.

protesta e opozites pankarta (2)

Ndërkohë një tjetër është fotografuar me një pankartë tek shkruan “Sy më sy dhe xhep me xhep”, duke ironizuar kështu rubrikën e re të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale,”Sy më sy”, ku kreu i qeverisë u kthen përgjigje pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në postimet e tij.

protesta e opozites pankarta (1)

19 deputetë gjermanë ‘zbarkojnë’ në selinë e PD- Berisha: Folëm për narko-shtetin, kapjen e drejtësisë nga Rama-Soros dhe persekutimin politik…

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka pritur në ambientet e selisë këtë të enjte një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë drejtuar nga Deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Pas ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së gjermane në Berlin, kjo vizitë parlamentare dëshmon interesin e lartë që shteti Gjerman i jep situatës politike në vendin tonë.

Duke i shprehur mbi të gjitha mirënjohjen më të thellë për ndihmën e jashtëzakonshme që taksapaguesit gjermanë i kanë ofruar Shqipërisë nëpërmjet financimit të qindra e qindra projekteve zhvillimore ndër vite, kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka informuar delegacionin e deputeteve mbi krizën e thellë demokratike që kalon Shqipëria sot.

Gjatë këtij takimi është biseduar dhe mbi ndërtimin e të vetmit narko-shtet në Europë, korruptimin e policisë dhe rënien e sistemit gjyqësor, presionin kriminal të patronazhistëve dhe narko-eurove ndaj votueseve shqiptarë, persekutimin e opozitës, mega-vjedhjet dhe paprekshmërinë e kudondodhur.

 

 

Një krizë unike kjo në kontinent që prek kufijtë e të pabesueshmes por që faktohet më së miri nga eksodi masiv tragjik i shqiptarëve gjatë 10 viteve të fundit, në veçanti drejt Gjermanisë, me një shifër që i tejkalon 1 milion bashkëkombës të larguar, ose më shumë se 30% e popullatës.

Interesit të deputetëve gjermanë mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, kryetari i Partisë Demokratike u përgjigj duke shpalosur një historik të mënyrës okulte sesi reforma në drejtësi u projektua nga fondacioni Soros dhe sesi kjo reformë e kapur tanimë, rezultoi në arrestimin dhe goditjen e njëpasnjëshme të liderave dhe të zgjedhurve të opozitës shqiptare. Ndërkohë në paralel, reforma mbron familjarët e pushtetarëve socialistë duke i lënë të lirë sipas shembullit të Olsi Ramës pavarësisht hetimit ndërkombëtar nisur në Hanovër të Gjermanisë.

Reforma e drejtësisë e ka ç’bërë totalisht sistemin e drejtësisë në veçanti për qytetarët shqiptarë duke mbledhur një stok prej 150.000 dosjesh që kërkojnë 20 vite për t’u trajtuar.

Në këtë takim kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha theksoi gatishmërinë e Partisë Demokratike për të adresuar reformën në drejtësi ashtu si modelin qeverisës sipas praktikave më të mira evropiane. Berisha falënderoi Fondacionin e CDU-së gjermane, Konrad Adenauer për të gjithë mbështetjen e vyer të ofruar në hartimin e programit qeverisës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Njoftimin për këtë takim e ka ndarë edhe kreu i PD Berisha.

sn

Deputetët gjermanë në selinë e PD! Takohen me Berishën. Kreu demokrat: I informova për krizën e demokracisë në Shqipëri

Kryetari i PD Sali Berisha ka pritur sot në ambientet e selisë blu një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë, të drejtuar nga deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Europën Qëndrore dhe Lindore.

Berisha, duke shprehur mirënjohjen që Gjermania ka dhënë për demokratizimin e vendit tonë, ka vënë ata në dijeni për krizën e demokracisë në Shqipëri.

“Gjatë këtij takimi është biseduar dhe mbi ndërtimin e të vetmit narko-shtet në Europë, korruptimin e policisë dhe rënien e sistemit gjyqësor, presionin kriminal të patronazhistëve dhe narko-eurove ndaj votueseve shqiptarë, persekutimin e opozitës, mega-vjedhjet dhe paprekshmërinë e kudondodhur”, tha Berisha.

Postimi i kreut të PD Sali Berisha: 

Kënaqësi të prisja në selinë e Partisë Demokratike një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë drejtuar nga Deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Europën Qëndrore dhe Lindore.

Pas ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së gjermane në Berlin, kjo vizitë parlamentare dëshmon interesin e lartë që shteti Gjerman i jep situatës politike në vendin tonë.

Duke u shprehur mbi të gjitha mirënjohjen më të thellë për ndihmën e jashtëzakonshme që taksapaguesit gjermanë i kanë ofruar Shqipërisë nëpërmjet financimit të qindra e qindra projekteve zhvillimore ndër vite, informova delegacionin e deputeteve mbi krizën e thellë demokratike që kalon Shqipëria sot.

Gjatë shkëmbimit u ndalëm mbi ndërtimin e të vetmit narko-shtet në Europë, korruptimin e policisë dhe rënien e sistemit gjyqësor, presionin kriminal të patronazhistëve dhe narko-eurove ndaj votueseve shqiptarë, persekutimin e opozitës, mega-vjedhjet dhe paprekshmërinë e kudondodhur.

Një krizë unike kjo në kontinent që prek kufijtë e të pabesueshmes por që faktohet më së miri nga eksodi masiv tragjik i shqiptarëve gjatë 10 viteve të fundit, në veçanti drejt Gjermanisë, me një shifër që i tejkalon 1 milion bashkëkombës të larguar, ose më shumë se 30% e popullatës.

Interesit të deputetëve gjermanë mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, j’u përgjigja duke shpalosur një historik të mënyrës okulte sesi reforma në drejtësi u projektua nga fondacioni Soros dhe sesi kjo reformë e kapur tanimë, rezultoi në arrestimin dhe goditjen e njëpasnjëshme të liderave dhe të zgjedhurve të opozitës shqiptare. Ndërkohë në paralel, reforma mbron familjarët e pushtetarëve socialistë duke i lënë të lirë sipas shembullit të Olsi Ramës pavarësisht hetimit ndërkombëtar nisur në Hanovër të Gjermanisë.

Reforma e drejtësisë e ka çbërë totalisht sistemin e drejtësisë në veçanti për qytetarët shqiptarë duke mbledhur një stok prej 150.000 dosjesh që kërkojnë 20 vite për t’u trajtuar.

Miqve nga gjermania u theksova gatishmërinë e Partisë Demokratike për të adresuar reformën në drejtësi ashtu si modelin qeverisës sipas praktikave më të mira europiane. Në këtë drejtim, rigjej rastin të falënderoj Fondacionin e CDU-së gjermane, Konrad Adenauer për të gjithë mbështetjen e vyer të ofruar në hartimin e programit qeverisës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. bw

Sali Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre!

 

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Kryetari i PD gjatë një takimi me Federatën e Bashkuar ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e ditës së nesërme. ”Nesër duhet të flasin qytetarët me praninë e tyre, me forcën e tyre në këtë protestë”, tha lideri i opozitës.

Berisha: Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet dhe takimin në këtë tryezë të rëndësishme në prag të një proteste të fuqishme të thirrur së bashku nga opozita.

Ftoj me këtë rast çdo qytetar shqiptar që të tregojë veten nesër në protestë kundër këtij regjimi.

Të lërë çdo gjë dhe të bashkohet me opozitën dhe opozitarizmin.

Çdo komb i civilizuar, në qoftë se do gjendej përpara dëshmive tronditëse që u gjetën shqiptarët tashmë jo nga goja e opozitës, por nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, dëshmi të cilat nuk hodhën dot poshtë asnjë prej tyre, dsnjë prej tyre nuk u kundërshtua dot, do derdhej në rrugë dhe maksimumi për tre ditë do kishte larë duart me çdo regjim.

Kjo është e vërteta.

Në qoftë se zëvendësi i kryeministrit fakton me dokumente se ai ka falimentuar linjën ajrore me avionin e tij taksi me 20 milionë euro udhëtime, aq sa kemi thënë edhe ne, por ai i tregoi me bilance kontabël, të qarta, të kompanisë.

Se kur ulet me një shishe verë 33 mijë euro dhe pi 200 pensione brenda dy orësh.

Se kur ble një vazo 5 milionë euro në oborr për të qetësuar sytë e tij.

Kur ndërton vilën 57 metra themel të gjatë, duke pasur të deklaruar gjithsej 3800 euro e 400 mijë lekë.

Kur kompanitë që ndërtojnë pallatin e gruas marrin dhjetëra tendera më pas.

Kur baxhanaku merr dhjetëra, në mos qindra milionë euro, tendera dhe ia shet shtetit kompjuterët me dhjetëfishin e asaj që i blen në treg.

Kur i vëllai merr 38 mijë metër katrorë tokë edhe nga pronarët me firmën e vëllait të vet, asnjë komb i qytetëruar, as çerekun…

Për një çantë, Koreja e Jugut, një nga vendet më të zhvilluara të planetit dhe vend demokratik, dhe është sot absolutisht një nga vendet më të zhvilluara, u trondit në elektroshok se Zonja e Parë doli me çantë Dior disa mijëra euro.

Kurse ky deklaron si pa gjë të keq se biletën 28 mijë euro ma blenë të tjerat. Që detoksin i paguajnë të tjerët 10 mijë euro.

Prokurori që i merr kriminelit 2 kostume është lule me këtë që i merr biznesmenin 10 çartera për t’i dhënë lejen e ndërtimit.

Prandaj dhe nesër është dita e qytetarëve. Nesër duhet të flasin qytetarët me praninë e tyre, me forcën e tyre në këtë protestë.

Sepse ky po i poshtëron çdo ditë.

Ky kudo thotë, sa më shumë vjedh, aq më shumë më votojnë.

Sepse ky i shndërron paratë e vjedhura në votë dhe votën në vjedhje.

Ndaj dhe nesër është një ditë për të gjithë shqiptarët për të treguar veten tonë.

Edhe njëherë u falënderoj shumë dhe ftojmë së bashku të gjithë qytetarët të na bashkohen, socialistë, pa parti, çfarëdo që të jenë, anëtarët e partive tona.

Ju e patë, socialistë guximtarë që nuk e ndjejnë më veten se partia është e tyre, po flasin siç mund të flisnim ne, çka do të thotë se ata janë më afër me ne se me Edi Ramën. Se ata nuk kanë qëndruar aty për t’u vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur.

Ftojmë të rinjtë të bashkohen me ne.

Një poet i ri, me të drejtë e ka cilësuar Edi Ramën si ëndërrngrënësi i ëndrrave të tyre.

Ti që je ulur në fron, ushqehesh me ëndrrat tona. Ëndrrën shqiptare ua përlau ky. Ikin këta, as shtëpi nuk blejnë, as punë nuk gjejnë, as gjë prej gjëje.

E tundën Beogrdin të rinjtë e Serbisë dhe ky i censuron. E tundën, e jashtëzakonshme.

Ndaj dhe tiranët përmbysën.

Kështu që ftoj të gjithë shqiptarët nesër në Tiranë.

Berisha: Ftoj çdo parti që ndjehet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Në mbledhjen me aleatët e Federatës së Bashkuar lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e bashkimit të forcave opozitare për të përballuar regjimin aktual. Ai foli për një koalicion të gjerë që synon të sfidojë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, duke e akuzuar atë për krijimin e një “narkoshteti” dhe udhëheqjen e një organizate kriminale.

Berisha nënvizoi se mbledhja me aleatët e Federatës së Bashkuar ishte një hap kyç në konsolidimin e opozitës. Sipas tij, ky bashkim është i domosdoshëm për të luftuar regjimin e kakistokracisë që ka mbërthyer vendin. Berisha ftoi të gjitha partitë opozitare të lënë mënjanë dallimet e brendshme dhe të bashkohen për të sjellë një ndryshim të vërtetë. Ai e përshkroi situatën si një mundësi të vetme për të sjellë drejtësi dhe për të rikthyer demokracinë në vend.

FJALA E BERISHËS:

Ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit dhe me dëshmitë tronditëse të bazuara në dokumente autentike origjinale dhe prani fizike të Arben Ahmetajt, ai është sot një delinkuent madhor në krye të një organizate kriminale, të cilën ne e kemi damkosur me kohë.
Por vetëkuptohet kur ato dëshmi vijnë me dokumente nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë në 10 vite, ato janë prova të pakundërshtueshme të inkriminimit të thellë të Edi Ramës.
Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot.
Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi.
Dhe në fakt, një pushtet që përzë nga vatrat e tyre 40-45 përqind të popullit në 10 vite, është më i keqi që ky popull ka njohur në historinë e tij.
Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara.
Sepse ky bashkim ka një rëndësi vendimtare.
Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara.
Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës. sn

Udhëtimi në Berlin- Berisha: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar udhëtimin e tij të fundit drejt Berlinit, duke theksuar se ai përbënte një hap të rëndësishëm në procesin e fitores për Partinë Demokratike. Në konferencën për shtyp, Berisha shpjegoi se ky udhëtim ishte një kthim në një moment historik të ngjashëm me ato që ai ka përjetuar gjatë karrierës së tij politike. Ai e krahasoi këtë udhëtim me atë të para 32 vjetësh, kur, si kryetar i PD-së, takoi Helmut Kohl dhe mori pjesë në një samit të OSBE-së.

Berisha nënvizoi se, siç ndodhi atëherë pas rënies së regjimit komunist, kësaj radhe PD-ja është duke dalë nga një periudhë e vështirë e izolimit nën qeverisjen e narkodiktaturës. Ai shprehu besimin e tij të thellë se Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet dhe se e ardhmja e saj është e ndritshme. Lideri demokrat gjithashtu theksoi mbështetjen që ka marrë nga partia më e fuqishme e Europës, CDU, dhe presidentin e saj, Friedrich Merz, i cili e ka shprehur publikisht mbështetjen për fitoren e PD-së.

FJALA E BERISHËS:

Udhëtimi im drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores.

Natyrisht unë e kuptoj që ju keni kuriozitet të shpreh opinionin tim për këtë udhëtim, pra, ishte udhëtim drejt fitores.

Një koincidencë shumë interesante, kam qenë kryetar i PD 32 vjet më parë, kur jam nisur drejt kryeqytetit gjerman, në atë kohë ishte Boni, dhe nuk ishte kongresi i CDU-së, ishte një samit i OSBE-së, por Helmut Kohl do të ishte kryeministri i parë që unë do të takoja si politikan disamujor.

Historia përsëritet, në atë kohë pak muaj më parë kishim dalë nga izolimi komunist.

Edhe kësaj herë, pak muaj më parë dola nga izolimi i narkodiktaturës.

Atëherë fitova. Atëherë fituam zgjedhjet, PD fitoi zgjedhjet.

Këtë herë, PD fiton zgjedhjet.

Kjo është esenca.

Dhe unë mund t’u them demokratëve dhe shqiptarëve, se partia më e fuqishme e Europës, presidenti i të cilës merr në pak javë timonin e shtetit udhëheqës të Europës, Friedrich Merz, presin me padurim fitoren e PD.

Dëshirojnë fitoren e kësaj force politike si një forcë me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta. sn

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi i fundit në renditjen europiane, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë e saj blerëse. Nuk e ka shpëtuar nga vendi i fundit as rritja artificiale e pagës e konvertuar në euro.

Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për pagën minimale në Europë për 6 mujorin e parë 2025, ku paga minimale për Shqipërinë është 407 euro. Nga 1 prilli 2023, paga bruto minimale në vend u rrit në 40 mijë lekë, por në atë kohë ajo vlente 376 euro sipas Eurostat. E njëjta pagëk sot i ka kaluar 400 euro, kur konvertohet në monedhën e përbashkët, për shkak të zhvlerësimit të euros në vend, ndonëse për pagamarrësit ajo ka mbetur e pandryshuar.

Edhe pas rivlerësimit, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në rajon. Më e lartë pagesa minimale është në Mal të Zi (670 euro) dhe në Serbi (618 euro). Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e Eurostat janë deri në 6 mujorin e dytë 2021, por statistikat kombëtare referojnë se paga minimale bruto është 33.3 mijë denarë, ose 540 euro. Në Bosnjë, paga minimale është 510 euro/muaj.

Eurostat publikon dhe treguesin tjetër, atë të pagës minimale në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS), pra pas përshtatjes së tyre me diferencat e çmimeve midis vendeve. Kjo bëhet duke përdorur të dhënat më të fundit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP) të disponueshme, viti referues 2023, për shpenzimet e konsumit final të familjeve. Ky rregullim redukton diferencat midis vendeve, shpjegon Eurostat.

Teksa çmimet në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajon, dhe shumë produkte kushtojnë dhe më shtrenjtë se në BE, fuqia blerëse është e ulët, duke e renditur Shqipërinë të fundit në Europë (shih grafikun e Eurostat, më poshtë). Madje paga minimale sipas fuqisë blerëse është dhe më e ulët se e Maqedonisë së Veriut, ndonëse kjo e fundit është me të dhënat e vitit 2021, kur paga ishte 360 euro.

Pagat në Europë

Sipas Eurostat, në janar 2025, paga minimale në vendet e BE-së varionte nga 551 € në muaj në Bullgari deri në 2 638 € në muaj në Luksemburg.

Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Vendet e BE-së që nuk kishin një pagë minimale kombëtare ishin Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Paga minimale mujore ndryshon ndjeshëm midis vendeve të BE-së, nga 551 € në Bullgari deri në 2 638 € në Luksemburg.

Ndër 10 vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, 7 kishin një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova nuk e kishin të tillë.

Bazuar në nivelin e pagës minimale mujore bruto kombëtare në fuqi më 1 janar 2025, e shprehur në euro (€), vendet e BE-së mund të klasifikohen në tre grupe të ndryshme, si më poshtë:

-Mbi 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 1 802 € në Francë deri në 2 638 € në Luksemburg.

– Nga 1 000 € deri në 1 500 € në muaj: Në këtë grup bëjnë pjesë Spanja, Sllovenia, Polonia, Lituania, Portugalia dhe Qipro. Paga minimale kombëtare varionte nga 1 000 € në Qipro deri në 1 323 € në Spanjë (niveli në fuqi më 1 korrik 2024).

– Nën 1 000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 551 € në Bullgari deri në 970 € në Kroaci.

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj.

Norma mesatare vjetore e rritjes midis janarit 2015 dhe janarit 2025 ishte më e larta në Rumani (+14.1%), e ndjekur nga Lituania (+13.2%), Bullgaria (+11.6%) dhe Polonia (+10.3%). Normat më të ulëta të rritjes mesatare vjetore ndër vendet e BE-së u regjistruan në Francë (+2.1%) dhe Maltë (+2.9%).

Shënim: Për vendet që nuk e kanë euron si monedhë kombëtare (Bullgaria, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania), si dhe për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate (përveç Malit të Zi), si dhe për Shtetet e Bashkuara, paga minimale është konvertuar në euro (€) duke përdorur kursin e këmbimit në fuqi në fund të dhjetorit 2024./MONITOR

Vendimi- Çfarë përmban ligji për amnistinë e viteve të punës para ‘94-ës, përfitojnë 30 mijë pensionistë! Kushtet dhe procedura

Ligji për njohjen automatike të të gjitha viteve të punës në periudhën e komunizmit ka marrë udhë tashmë me miratimin në Parlamentin e Shqipërisë, duke lehtësuar jetën e 30 mijë qytetarëve që dalin rishtazi në pension apo janë në procese administrative.

 

Në mungesë të dokumentacionit të plotë, i cili ka humbur është djegur ose është grisur me vitet, qeveria ka vendosur të marrë të mirëqena vitet e punës për të gjithë qytetarët që dalin rishtazi në pension, duke nisur nga ky vit. Përmes një postimi, ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja dha më tepër detaje mbi periudhat kontribuitive që njihen në secilën prej institucioneve të sipërpërmendura dhe numrin e gjerë të qytetarëve që përfitojnë nga kjo “amnisti”.

“Për shkak të mungesës së dokumentacionit të vjetër, janë përballur me vështirësi të mëdha në njohjen e viteve të punës për efekt pensioni”, – u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Sipas tij, ky ligj eliminon burokracitë dhe shpenzimet që mijëra qytetarë janë detyruar të përballojnë për të provuar vjetërsinë në punë, njeh automatikisht periudhat e punësimit para vitit 1994, duke shmangur proceset e gjata gjyqësore.

“Për shumë vite, një problematikë e trashëguar ka rënduar mbi qytetarët, që për shkak të keq menaxhimit të dokumenteve shtetërore nuk kanë mundur të dëshmojnë vitet e punës dhe kanë marrë pensione më të ulëta nga sa u takonte. Mijëra prej tyre janë detyruar të ndjekin rrugë të gjata ligjore për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë pasur mundësi të kërkojnë atë që u takon”, – tha ministri.

Me këtë ligj, vijoi ministri, kapitulli i kalvareve burokratike me mbi 3000 procese gjyqësore në vit, e i padrejtësisë mbyllet përfundimisht.

“Ky është një tjetër hap në përpjekjen tonë të vazhdueshme për të garantuar një sistem pensionesh më të drejtë dhe më të qëndrueshëm, duke i dhënë dinjitetin që meritojnë qytetarëve tanë në moshë pensioni”, – tha Gonxhja.

PROCEDURA PER NJOHJEN

Me ndryshimet në fjalë qytetarët që kanë punuar në institucionet shtetërore, ndërmarrjet shtetërore, ato bujqësorë dhe kooperativat, mund të bëjnë deklaratë për njohjen e viteve të punës me kusht që gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi ka qenë me vendbanim në qytetin apo fshatin ku ka ushtruar veprimtarinë subjekti punëdhënës dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.

Miratimi i ligjit mundëson njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha do të mundësonte përfitimin e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social. Kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshojnë sipas gjinisë dhe për vitin 2024, mosha për përfitimin e pensionit të pleqërisë për burrat është 65 vjeç, për gratë është 61 vjeç e 8 muaj, ndërsa periudha minimale e sigurimit është e njëjtë për të dyja kategoritë, 15 vite. Grumbullimi i dokumentacionit të vjetërsisë në punë para vitit 1994, për këto ente ka problematika të konsiderueshme, si mungesë e plotë të dhënash, të dhëna të pjesshme, të korrigjuara, të fshira, identitete të pasakta, fletë të dëmtuara, mungesë dokumentacioni për subjekte të caktuara etj..

Për shkak të problematikave të tilla dhe kompetencave të kufizuara të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, periudha të konsiderueshme vjetërsie në punë, nuk janë konfirmuar dhe nuk janë njohur administrativisht, me pasojë refuzimin e kërkesave për caktim pensioni. Kjo ka detyruar shumë qytetarë t’u drejtohen gjykatave me kërkesë-padi për njohjen e këtyre periudhave, proces i cili zgjat në kohë dhe ka shpenzime të mëdha, e shpesh të papërballueshme.

/Gazeta Panorama

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i cili mori pjesë në kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU, postoi sot një foto nga një takim me një zyrtar tjetër të lartë të kësaj partie.

Berisha postoi foton me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU, Carsten Linneman.

“Një përshëndetje të përzemërt miq, me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së, Dr. Carsten Linnemann,” shkruan Berisha.

CDU pritet të fitojë zgjedhjet e parakohshme të 23 shkurtit në Gjermani.

Drejtuesi i tyre, Friedrich Merz do marrë postin e kancelarit.

Berisha u takua një ditë më parë gjatë kongresit me Merz. sn

EKSKLUZIVE e syri.net: Dëshmia e punonjëses që tregon si fotografoi fëmijët e Arben Ahmetaj, për llogari të shantazheve

Ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, numri dy i Edi Ramës për disa vite, Arben Ahmetaj në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’, ka treguar se, si një punonjëse në banesën e tij, e cila ndihmonte me mbarëvajtjen ditore të shtëpisë, kishte fotografuar fëmijët e tij.

Ahmetaj deklaroi se, zonja kishte pësuar shantazhe të ndryshme, që i kërkonin që të raportonin për atë çfarë ndodhte në banesën e tij.

E ketë e ka pranuar edhe vetë punonjësja, e cila para se të largohej nga Shqipëria, ka dhënë një dëshmi të saj, të noterizuar ku pranon se, ishte kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim që të fotografonte dhe të jepte informacione për Arben Ahmetajn, fëmijët dhe familjen e tij.

Image

Image

Konservatorët Britanikë: Keqardhje që socializmi vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri

Pasi takuan në zyrë dhe biseduan kokë më kokë me të, deputetët konservatorë britanikë nga Shkodra komentuan “Non Gratën” e Sali Berishës nga shteti i tyre, duke e quajtur një vendim jo të drejtë për sa kohë nuk ka një akuzë konkrete dhe prova të bëra publike. Andrew Rosindell, ministër për Marrëdhëniet me Jashtë, ritheksoi se PD është parti motër me Partinë Konservatore Britanike.

Andrew Rosindell: Njoh zotin Berisha prej më shumë se 30 vitesh dhe e kam vizituar në vitin 1996, kur ishte president i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike e Shqipërisë është një parti motër me Partinë Konservatore Britanike – janë miqtë dhe aleatët tanë. Do të doja t’i shihja ata të riktheheshin në pushtet në Shqipëri. Sa i përket kufizimeve për Dr. Berishën për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, ende nuk kam parë ndonjë provë që të justifikojë këtë vendim. Besoj se secili duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Nëse ka ndonjë akuzë, ajo duhet të bëhet e qartë për publikun dhe të mbështetet në prova konkrete. Përndryshe, është e vështirë ta shoh këtë si një vendim i drejtë”.

Ndërsa panë nga afër “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, një prej burgjeve famëkeqe të komunizmit në Shkodër, konservatorët britanikë kanë një qëndrim të tyrin edhe për politikën dhe zgjedhjet e 11 Majit.

Ndodhem këtu për të vizituar një muze që përfaqëson disa nga krimet më të tmerrshme që kam dëgjuar ndonjëherë gjatë kohës sime në politikë. Ky është një vend që dikur u përdor për tortura, vrasje dhe trajtim çnjerëzor ndaj atyre që thjesht dëshironin të ishin të lirë – që dëshironin të praktikonin fenë e tyre dhe të jetonin në një shoqëri të hapur, por u mohua kjo e drejtë. Të dëshmoj një vend ku janë kryer krime kaq mizore nën regjimin komunist ka qenë një përvojë tepër prekëse. Është thelbësore që ta kuptojmë këtë histori, të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që dikush ta mohojë atë. E gjithë bota duhet ta dijë se në Shqipëri u kryen krime të tmerrshme gjatë sundimit komunist. Kjo është arsyeja pse ne, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në demokracitë e tjera anembanë botës, jemi të vendosur të luftojmë kundër çdo përpjekjeje për të imponuar sundimin totalitar. Historia na tregon se ku çon ky sundim – në shtypje, tortura dhe vrasje brutale, siç kemi parë edhe në Shqipëri. Së pari, dua të them qartë se e kundërshtoj komunizmin dhe nuk jam dakord me një qasje socialiste ndaj qeverisjes. Më duket shqetësuese që ndërsa shumica e vendeve e kanë lënë pas këtë ideologji, socializmi vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri. Besoj se kjo është e dëmshme për popullin shqiptar, i cili meriton një të ardhme më të lirë dhe më demokratike. Kur vizitova Shqipërinë 29 vjet më parë, mendova se vendi ishte në rrugën e duhur drejt një demokracie të plotë perëndimore. Fatkeqësisht, sot nuk më duket se ky tranzicion ka ndodhur dhe mendoj se është i nevojshëm një ndryshim politik për t’u dhënë njerëzve shpresë për të ardhmen”.

Rosindell e cilësoi këtë vizitë, si pasqyra më e mirë se si ata mund të njiheshin me të shkuarën komuniste të vendit tonë dhe torturat ç’njerëzore që kaluan shqiptarët, që janë dëshmia më e mirë për të mos u përsëritur e shkuara. Delegacioni britanik u takua më pas me kryesinë e PD Shkodër, ku diskutuan mbi zhvillimet politike. sn

Studentët serbë mbërrijnë në Novi Sad pas marshimit dyditor

Studentët nga Beogradi mbërrijnë në Novi Sad, 31 janar 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Studentët serbë kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Novi Sad, pas një marshi dyditor nga Beogradi, për të protestuar kundër shembjes vdekjeprurëse të një strehe në stacionin e trenit, e cila, sipas tyre, ndodhi si pasojë e korrupsionit.

Studentët protestues mbanin në duar kurora me emrat e 15 njerëzve që vdiqën nga shembja e strehës në stacionin e Novi Sadit më 1 nëntor.

Ata pritet të marshojnë së bashku me studentët e Novi Sadit nëpër rrugët qendrore të qytetit deri në stacionin e trenit, ku do të bëjnë homazhe për viktimat.

Më 1 shkurt, studentët nga Beogradi do të bashkohen me kolegët e tyre nga Novi Sadi për t’i bllokuar tri ura mbi lumin e Danubit.

Çiklistët nga Beogradi mbërrijnë në Novi Sad, më 31 janar 2025.

Çiklistët nga Beogradi mbërrijnë në Novi Sad, më 31 janar 2025.

Në këtë mënyrë, ata do ta shënojnë tremujorin e vdekjes së 15 njerëzve nga shembja e strehës prej betoni.

Një grup tjetër studentësh, që ishin nisur nga Beogradi me biçikleta, mbërritën më herët në Novi Sad dhe u pritën nga çiklistët e Novi Sadit para stacionit të trenit.

Studentët nisën marshin e tyre afër 80-kilometërsh të enjten, rreth orës 10:30 nga Fakulteti i Arteve Dramatike të Beogradit.

Rruga e marshimit u sigurua nga rojet e studentëve dhe policia.

Kolona shoqërohej nga një ambulancë dhe një cisternë uji.

Ata u ndalën për pushim të enjten në Batajnicë, Bova dhe Stara Pazova, ku u pritën nga qytetarët dhe shkuan në Ingjije rreth orës 22:00 dhe kaluan natën në tenda në një fushë sporti.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se pjesëtarë të kësaj ministrie do të ofrojë siguri për marshin e studentëve, duke i përcjell edhe me autoambulanca dhe kamionë me ujë të pijshëm.

Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë të protestave masive në mbarë Serbinë, duke nxjerr në rrugë dhjetëra mijëra njerëz.

Studentët duke marshuar nga Beogradi drejt Novi Sadit. Stara Pazova, 30 janar 2025.

Studentët duke marshuar nga Beogradi drejt Novi Sadit. Stara Pazova, 30 janar 2025.

Në dy muajt e fundit, protestat janë udhëhequr nga studentët, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete shtetërore. Kërkesa kryesore e tyre është që të ketë përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për aksidentin në Novi Sad.

Qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, pretendojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar.

Studentët protestues kanë thënë se Vuçiqi nuk është përgjegjës për përmbushjen e kërkesave të tyre, duke shtuar se kërkesat nuk janë plotësuar dhe ata do të vazhdojnë protestat.


Send this to a friend