VOAL

VOAL

Pajisja përgjuese në duart e një grupi mafiozo-politik: u ble në Izrael nga vëllai i një politikani

 Vëllai i një politikani ka porositur në Izrael një pajisje përgjimi e cila përdoret nga individë të pushtetshëm, e cila përdoret për shantazhe.

Gazeta “SOT”  shkruan se grupi që ka pajisjen e përgjimit është i veshur me pushtet dhe  ka lidhje shumë të forta biznesi dhe politike. Sipas informacioneve, pajisja e përgjimit është blerë në Izrael nga vëllai i një politikani shqiptar, teksa mësohet se ky grup ka në plan të blejë dhe një dron që mund të monitorojë nga ajri. Bëhet fjalë për vëllanë  e një politikani të njohur në vend dhe për individë të pushtetshëm që kanë rol shumë të rëndësishëm në ecurinë e vendit. Ditët e fundit është përfolur shumë se ekziston dhe një pajisje e tretë.

Kanë qenë gazetarët Artan Hoxha dhe Blendi Fevziu ata që kanë thënë se ajo përdoret nga persona privatë për shantazhe politike. Kjo pajisje tepër e sofistikuar është përdorur për të përgjuar individë të caktuar në politikë dhe më gjerë. Pra duket se në vend ka shpërthyer një skandal përgjimesh që është shumë herë më i gjerë sesa kaq.

Përveç autoriteteve shtetërore që lejohen sipas ligjit të përdorin aparatura të tilla, duket se edhe individë të caktuar përgjojnë politikanë, zyrtarë apo dhe qytetarë të thjeshtë. Pajisja që disponohet nga grupi në fjalë dyshohet që të jetë marrë me një çmim shumë të lartë dhe është e teknologjisë më të fundit, duke arritur që të kontrollojë dhe biseda në rrjete sociale, duke transkriptuar mesazhet në rrjete sociale.

Berisha neverit travestitët – edhe Bashën e Mehdiun?

Sali Berisha ka shtuar gjithnjë e më shumë akuzat me sfond erotik. Së fundmi, ai shkruan se ata që kanë ndërruar emrat, janë transvestitë.

Neveri, neveri, neveri! Burra qe nderrojne emrat jo nga deshira por se kane frike dhe turp nga bemat e tyre me emrin qe kishin. Travestite, jo ne kuptimin erotik, me ne krye Edvinin”, shkruan Berisha.

Ai përmend vetëm Ramën, por edhe kryetari i partisë së tij e ka ndërruar emrin. Edhe aleati republikan po ashtu. S’besojmë se e ka pasur edhe për ata!

Kapen në Gjermani 62 shqiptarë – po kalonin ilegalisht në Angli

Plotë 62 meshkuj janë ndaluar nga policia gjermane pasi ishin kontrabanduar në kamionë që po hipnin në tragete dhe anije mallrash që po largoheshin nga Cuxhaven afër Hamburgut, Gjermani.

Holger Jureczko, zëdhënës policie, ka thënë se shumica nga të ndaluarit ishin nga Shqipëria dhe Kosova dhe kanë provuar t’i kalonin rrethojat e portit, raporton ‘Express.co.uk.

Nga Cuxhaven lundrojnë anije mallrash për në Immingham, në Humberside dhe për në Harwich në Essex, duke ngre frikën se porti mund të kthehet në një Calais të dytë.

Tre shqiptarë që kishin mbërritur në Immingham të hënën që lamë pas janë kapur nga rojat kufitare dhe janë kthyer me traget për në Cuxhaven.

Keith Vaz, zyrtar shtetëror anglez për çështjet e brendshme, ka kritikuar Gjermaninë dhe ka bërë thirrje që ky vend të bëjë më shumë për të gjurmuar mbi 1 milion migrantët që i ka pranuar vitin e kaluar.

Bëhet publike e kaluara e zyrtarëve shqiptarë sipas deklarimeve të tyre

Në Shqipëri, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve publikoi sot formularët e plotësuar nga anëtarët e Qeverisë, deputetët, kryetarët e Bashkive dhe Këshilltarët bashkiak, për të kaluarën e tyre, siç parashikon ligji i ashtuquajtur i dekriminalizimit. Lista e atyre që janë hetuar apo dhe dënuar brendah dhe jashtë Shqiërisë, për vepra nga më të lehtat deri te ato të rënda nuk është fort e shkurtër.

Në listën e kryetarëve të Bashkisë, ai i Krujës, Artur Bushi, përfaqësues i Partisë socialiste, një emër i përmendur shpesh nga opozita për një të kaluar të errët, ka pranuar se është ndaluar dy herë në kohë të ndryshme në Itali. Fillimisht ai është ndaluar në vitin 1996 “për verifikim” por “i liruar menjëherë”më pas. Ndërsa në vitin 2010 ai ka shpjeguar se është arrestuar për një periudhë 40 ditore si i dyshuar për “Trafik lëndësh narkotike”, i liruar më pas “me vendim Gjykate pas kërkesës së Prokurorisë”.

Po ashtu, një tjetër përfaqësues socialist, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi rezulton të ketë patur probleme. Në vitin 2013 ai është arrestuar në muajin mars nga Prokuroria nën akuzën “Goditje për shkak të detyrës”, arrestim që siç pohon ai në formular është vlerësuar “i paligjshëm”. Më problematike për kryebashkiakun Roshi rezulton situata e tij në Gjermani, ku ai është ndaluar. Në formular, zoti Roshi nuk përcakton saktë vitin, duke shkruar se ka ndodhur para vitit 2002, sikundër nuk jep dhe arsyet e ndalimit apo arrestimit të tij, duke shkruar se “nuk e mban mend”. Kjo mënyrë e plotësimit të formularit, shtyu prokurorinë që javën e shkuar të nmisë verifikimet, pasi në formularin e plotësuar “ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar”. Kryebashkiaku i Kavajës, i cili ka qenë shpesh në qendër të akuzave të opozitës për të kaluarën e tij dhe dyshimeve për përfshirje në aktivitete kriminale, ka shpjeguar publikisht se është ndaluar nga autoritetet gjermane dhe dëbuar nga Gjermania pasi ka qenë “emigrant pa leje”, duke u shprehur se për të qenë i saktë në përcaktimet ligjore ka shkruar se nuk i mban mend detajet e cështjes, për të cilat thotë se po zbardhen nga avokatët e tij. Në reagimin e tij ai deklaroi se nuk është subjekt i asnjë krimi që parashikon ligji i dekriminalizimit. Kryebashkiaku Roshi gjithashtu ka pranuar se ka ndërruar emrin në vitin 2002. Deri në atë kohë ai quhej Ervin.

I dënuar në Itali ka qenë dhe kryebashkiaku demokrat i Mallakastrës Agron Kapllanaj. Në formularin e plotësuar ai ka pranuar se ndaj tij ka patur një dënim më burg nga një gjykatë e Firences, sipas nenit 624 të Kodit Penal italian i cili i përket veprës penale “Vjedhje”. Vendimi i Gjykatës italiane është i vitit 2003 për një ngjarje që sipas Kapllanajt ka ndodhur në vitin 1995.

Kryebashkiaku socialist i Poliçanit Adriatik Zotkaj rezulton të jetë dënuar tre herë nga gjykatat shqiptare: me 3 vjet burgim nga gjykata e Korcës për Shkelje të rregullave të qarkulllimit rrugor, me 10 muaj burgim në vitin 2001 për “Kundërshtim të punonjës të policisë” dhe me 1 vit burgim, në vitin 2002 për Kryerje të veprimeve arbitrare të funksionarit public dhe Falsifikim të dokumentave shkollore. Për të gjitha këto vepra penale, kryebashkiaku Zotkaj ka shpjeguar se sipas Kodit penal konsiderohen tanimë të rehabilituara.

Kryetari i Bashkisë së Kurbinit, socialisti Artur Bardjhi, përfaqëson një rast të rrallë. Ai deklaron se ka një të kaluar plotësisht të pastër, ndërsa në rubrikën “Gjeneralitete të përdorura por të pandryshuara zyrtarisht” ai ka shkruar se ka përdorur së paku dhe tre emra të tjerë, “të padokumentuar” Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi.

Sa i përket anëtarëve të parlamentit shqiptar, të dënuar apo të hetuar në të kaluarën rezultojnë disa deputetë, të paktën 11 prej tyre që i përkasinë thuajse të gjithë krahëve të politikës. Bëhet fjalë për vepra të ndryshme, që nga “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, apo “Kundërshtim të punonjësit të policies”, ndërsa ka dhe raste si ai i deputetit demokrat Mhill Fufi, i cili dy herë në vitin 2000 dhe 2001 është akuzuar për “Favorizim prostitucioni”, por në të dy rastet prokuroria ka pushuar procedimin penal ndaj tij. Aktualisht rezultojnë në fazë gjykimi dy ish deputetë socialistë, Tom Doshi, për rastin e pretenduar të një atentati që ai deklaroi si ishte planifikuar ndaj tij, si dhe deputeti Armando Prenga për veprat penale armëmbajtje pa leje, plagosje dhe kanosje.

Menjëherë pas publikimit të deklarimeve, kryeministri Edi Rama duke kujtuar akuzat e opozitës se në radhët e shumicës së majtë kishte 19 deputetë me një të kaluar kriminale shkroi në Twitter: “Tani pyesni Shqup-in ku jane 19 kriminelët e PS në Kuvend?” duke shtura se “Makineria e baltës ka këto funksione: Shpif/e riprodhon shpifjen në media/ngre akuza/përsërit akuzat papushim/dënon publikisht te akuzuarit”, shkruan Rama.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit demokrat Lulzim Basha, sipas të cilit Kyeministri “duhej të kërkonte falje publikisht sot që doli në syte e shqiptarëve se si ai ka zgjedhur me dorën e tij deputetë e kryetarë bashkie, që megjithëse kanë ndërruar disa emra, në secilin prej tyre kane një krim”. Zoti Basha, shprehet se kryeministri duhet të kishte heshtur, “por Jo. Dhe sfidon, a janë 19. Nëse janë fjala vjen 18, ai del i pastër. Po Frrokun vrasës, e quan? Po Ndokën tutor e rrëmbyes, e quan? Po Mondin e gjakderdhjes në derë të komisariatit, kush e bëri deputet? Apo e njeh per Armando. Të mos shkojmë tek Bushi e Roshi që nuk u dilte formulari për të treguar sa herë janë ndaluar nga policitë europiane për krime e drogë. Apo Tur Bardhi që edhe pse ka deklaruar plot 4 emra ka lënë edhe 2 emra pa deklaruar e ndaj e pret ndjekja penale dhe largimi njësoj”, duke shtuar se “ka shumë prej banditëve të Ramës që kanë fshehur të dhënat” dhe se opozita do i shkojë deri në fund zbardhjes së tyre.

Haliti: LDK ka kontribuar në akuzat ndaj UÇK-së

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se koalicioni LDK-PDK do të vazhdojë edhe më tutje.

Në televizionin publik nënkryetari i Kuvendit ka thënë se ky koalicion do të vazhdojë deri në fund të mandatit.

Haliti është pyetur edhe për Gjykatën Speciale por ai tha se për këtë nuk çka të diskutohet pasi që institucionet e kanë kryer punën e vet.

Ai tha se nuk e di kush akuzohet nga Gjykata Speciale duke dashur as të komentojë raportin e Dick Martyt nga ku edhe kanë nisur hetimet e Gjykatës Speciale.

Por Haliti përsëriti se njerëzit e LDK-së kanë kontribuar në akuzat ndaj njerëzve të UÇK-së.

LDK tregon se Këshilli i Përgjithshëm mbështet Demarkacionin, s’përmend skandalin me Gërvallën

LDK tregon se të premten në Prishtinë u mbajt takimi i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ndërsa gjatë takimit, u miratuan orientimet programore të LDK-së për periudhën e ardhshme.

“Po ashtu, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shprehën përkrahje për kryeministrin Isa Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës, si dhe për agjendën evropiane e cila po ndiqet me shumë sukses nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

“Gjatë takimit, u shpreh përkrahje edhe për procesin e Shënjimit të Kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, duke u mbështetur në mbështetjen e dhënë për këtë proces edhe nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, ekspertët ndërkombëtarë si dhe autoritetet evropiane”, thuhet më tej aty.

LDK tregon se janë aprovuar edhe ndryshimet statutare, raporti i punës dhe raporti financiar si dhe u vendos që Kuvendi i Punës i LDK-së të mbahet me 28 maj 2016.

Por në njoftimin për medie, LDK nuk përmend asnjë fjalë për atë që ndodhi me Donika Gërvallën, e cila nuk u lejua të hyjë në mbledhje, duke u tërhequr zvarrë nga rojat.  Sekretari i partisë, Ismet Beqiri ka thënë se ajo nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe se ajo ka tentuar të futet me dhunë në mbledhje.

Thellohet skandali: Ja sa femra punësoi Shukriu në tre muaj

Lidhur me çështjen ndaj Shukri Xhelilit, Drejtori i qëndrës së kulturës në Dibër është rrëfyer se në tre muaj ish kryebashkiaku i ka sjellë katër femra në pozicione të ndyshme të punës.

Drejtori i qëndrës së kulturës në Dibër, Veli Vraniçi, është një nga dëshmitarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në procesin gjyqësor që do zhvillohet kundër ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili.

Në dëshminë e dhënë në Prokurori, ai ka rrëfyer se shtetësja A.A., është punësuar në dhjetëditëshin e tretë të muajit mars 2016, si magaziniere në qëndrën kulturore të Dibrës.

Në dëshminë e tij, Veli Vraniçi tregon se në tre muajt e fundit me urdhër të Shukri Xhelilit janë punësuar në qëndrën kulturore dhe katër femra si, A.A me detyrë magaziniere, S.V, punonjëse bibloteke, A.D, pastruese në muze dhe A.Sh., shkruan “Shqiptarja”. Vajza e skandalit ka treguar se i kanë dhënë një kamera të vogël të cilën sipas saj, ja kanë montuar në kuletën e saj.

Hapet rruga për aktivizimin e aeroportit të Kukësit dhe një tjetri në jug të Shqipërisë

Tirane, 20 maj – Pas një seance të gjatë debatesh dhe pa praninë e deputetëve të opozitës, Kuvendi miratoi të enjten në mbrëmje të gjitha pikat e rendit të ditës.

Me 72 vota u miratua ndryshimi i marrëveshjes së koncensionit ndërmjet palës shqiptare dhe shoqërisë “Tirana Airport Partners”. Marrëveshja synon rinegocimin e kushteve të koncensionit për t’i hapur rrugën vënies në punë të dy aeroporteve të reja, një në Kukës dhe tjetri në jug të vendit.

Me 72 vota deputetët e maxhorancës miratuan ratifikimin e marrëveshjes me BE-në për procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”. Marrëveshja synon përcaktimin e rregullave të përgjithshme të sigurisë që do të zbatohen për çdo shkëmbim informacioni të klasifikuar ndërmjet shtetit shqiptar dhe BE-së.

Deputetët në fund të seancës miratuan dhe zëvendësimin e Eduard Halimit, nënkryetar demokrat i komisionit për reformën në drejtësi, me deputetin Oerd Bylykbashi. Ndërsa ky i fundit u zëvendësua në komisionin e reformës zgjedhore me deputetin Keltis Kruja.

Punimet e parlamentit u shoqëruan me përplasje të forta mes maxhorancës dhe opozitës, ku në fokus ishin debatet për pajisjen e paligjshme te përgjimit; skandali seksual i kryebashkiakut të Dibrës dhe kërcënimet ndaj deputetit Ben Blushi.

Euronews – Ramës: Një e treta e ekonomisë së Shqipërisë është prej prostitucionit, parave të drogës dhe nga vrasjet mes bandave

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në Euronews ku ka dhënë një intervistë rreth situatës në Shqipëri.

Rama edhe është acarruar me gazetaren e cila nuk ka i ka bërë “pyetje të duhura”.

Gazetarja e pyeti fillimisht Ramën nëse Shqipëria kishte gjyqtarë të korruptuar.

“Ne po kryejmë një reformë në drejtësi dhe se Shqipëria është në udhë të mbarë për të shkuar drejt BE-së. Reforma është e vështirë por se do të realizohet”, tha Rama.

Gazetarja i tha më tej se Shqipëria ka probleme me krimin e organizuar duke i thënë se një e treta e ekonomisë së Shqipërisë është prej prostitucionit, parave të drogës dhe nga vrasjet mes bandave.

Rama iu kundërpërgjigj gazetares duke i thënë se këto janë thjesht imazhe të Shqipërisë, por se Shqipëria sipas tij po shkon në rrugën e duhur.

“Keni krijuar ide të gabuar mbi Shqipërinë. Vendi që unë sot e drejtoj ka më pak krim dhe korrupsion dhe do të jetë vend normal. Është imazh i gabuar”, tha Rama duke u nxehur jo pak me pyetjet e gazetares.

Edi Rama shtoi se e ka privilegj faktin se e drejton qeverinë e Shqipërisë.

Agim Neza na la mesazhe të mëdha qytetarie dhe zemrat e thyera – Nga Alban e Agim Dega-New York

Shoku, miku, si vëllai ynë Agim Neza na la. Pas një beteje dyvjeçare, pas një lufte të pabarabartë me një sëmundje të rëndë, e të pashërueshme, të pamëshirshme, të pabesë Agim Neza iu dorëzua jo vdekjes, por Zotit, në parajsën e merituar hyjnore, në panteonin e pavdekësisë!

Edhe mbreti i Zotave Zeusi gabon, thoshin grekët e lashtë. Këtë herë ai gaboi.

Na e mori Agim Nezën në kulmin e pjekurisë intelektuale, në majën e projekteve të mëdha, në shërbim të vendit e popullit të vetë, në zenitin e krijimtarisë që e filloi qysh në moshe të re, në të mirë të familjes së tij shembullore, në të mirë të gjithëve neve, në të mirë të Shqipërisë sonë të bukur, në edhe të vetë Atdheut të tij të dytë, Shteteve të Bekuara të Amerikës!

Na e mori pabesisht e tinëzisht, kur më shumë se ai për ne, ne kishim më shumë nevojë për Agim Nezën, për pendën e tij të artë, e mendjen e tij të ndritur. Ai që bëri për perlën tonë natyrore Tropojën, më shumë se të gjithë Tropojanët bëmë për të, ai që bëri për nënën tonë të përbashkët Shqipërinë e për Kosovën, për mbarë shqiptarët, më shumë se krejt politika e mbrapshtë, “Shqiptarët kundër shqiptarëve”, në këto 54 vjet të jetës së tij, Agim Neza na la.

Nuk janë fjalë ngushëlluese në këto çaste dhimbjeje. Më shumë se fjalët, flasin vepra dhe veprimtaria e Agim Nezës, jo vetëm në Tropojë e Tiranë, por kudo jetoi e veproi.

Ishte i pari që krijoi dhe botoi në Anglisht, “Udhërrëfyesin e parë për turizmin shqiptar”. Shkurt e bukur! “Me një gjuhë të thjeshtë e me një humor tipik anglosakson. Tepër i këndshëm dhe me mesazhe të mëdha ezopiane”,- më thoshte një Profesoreshë angleze në verën e vitit 1992 në Sarandë.

Qindra kronika, opinione, analiza të botuara në thuajse të gjitha gazetat e televizionet shqiptare, për gjendjen në Shqipëri e sidomos tele-reportazhet dhe komentet e Agim Nezës, për mbretërit e medias botërore “Sky News” e “BBC” të Londrës, për “The New York Times”, “CNN”, “ABC”, për “Top Channel”, “Klan”, “Vizion Plus”, e për “News 24”, për gazetën “Koha Jonë” e mediat Kosovare. Mbetën një vepër e pavdekshme e monument, i gjallë pavdekësie për të e për ne.

Nip i Ali Ibër Nezës nga babai, i Sali Manit e Avdi Bajramit, i Hajdamatëve nga Nëna Agim Neza na la… Na la jo vetëm veprat e tij…

Na la edhe mesazhe të larta qytetarie. Në çdo vendi ku shkeli, në çdo hap të jetës së tij, në çdo institucion me rëndësi ku punoi, kudo qysh fëmijë e deri në pafundësi, Agim Neza bëri shokë e miq. “Nuk ka trim më të madh e burrë më të mençur se ai që di të bëjë vetëm miq”, thoshin Aztekët e lashtë. “Më mirë një mik se një çiflig”, është shprehja filozofike e popullit tonë të mençur.

Kudo e kurdo Agim Neza dëshmoi respekt e besnikëri për shtetin e popullin, për drejtësi e barazi. Një shembull që u mungon aq shumë sidomos politikaneve dhe gazetarëve tanë.

Agim Neza lartoi edhe më shumë traditat më të mira, zakonet më të vyera, virtytet më të ndritura të paraardhësve dhe familjes së tij të nderuar. Agim Neza nuk i la as familjes e as vetes as saraje, e as dugajanë, Inshorët e Lalëzit e Farkës, të Tushemishtit e Shëngjinit.

Megjithëse i kishte mundësitë dhe hapësirat, gjuhët e huaja që të hapte llogari multimilionëshe në ofshoret e Panamasë, e Qipros, Virginës, e me pozitat që pati në Ministrinë e Drejtësisë e në Prokurorinë e Përgjithshme, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e në Universitet, si gazetar e kryeredaktor i “Koha Jonë” të Nikoll Lesit, Agim Neza kurrë nuk e ngatërroi xhepin e shtetit dhe mundin e miletit me xhepin e vetit.

Agim Neza la një mesazh shumë më të shtrenjtë e të vyer, la mesazhin ndershmërinë që i nevojitet më shumë se kurrë politikës dhe popullit të vet, Shqipërisë, Kosovës, Tetovës e Podgoricës, mbarë shqiptarëve kudo ndodhen.

Agim Neza na la mesazhin e atdhetarisë, së pashoqe me krijimtarinë dhe analizat e tij për Kosovën. Gjithnjë e mbi gjithçka ai pati partinë mbi partitë, Shqipërinë.

Agim Neza që një djalë e vëlla i shkëlqyer, një bashkëshort shembullor, një prind si ai, një shok e mik i vërtetë, që kurrë nuk diti të flasë keq për këtë ose atë e në asnjë situatë.

Vetëm dy jave para se të na linte e ndërsa kacafytej me kthetrat e sëmundjes ai u lutet babait të tij Bajramit dhe nënës Zojës, që të merrnin edhe vajzat e të shkonin në një dasmë Tropojane në “Nju Jork”, që të gëzojnë e çmallen edhe ato për pak orë sepse nuk donin ta linin për asnjë çast vetëm babain e tyre në gjysmë agoni.

“Bab ulu pak në karrige, se ke gjithë ditën në këmbë e u lodhe”,- iu drejtua ai babit, në çastin e fundit të jetës dhe iku me dorën e babait të vet, në dorën e tij.

Nënë Zoja

Shoqja e tij e jetës Mira, ka vetëm një ankesë për Agimin. “Pse më tradhëtove o Agim Neza !? Pse më le vetëm e nuk na le të shijojmë së bashku deri në fund këtë jetë, bashkë me vajzat. Pse more Agim!?”

Edhe Kalaja e Vatajve buzë Pelham Park duket sikur tronditet nga fjalët e saj.

Duket sikur jo vetëm xhamat dhe pllakat por edhe muret prej betonarmeje të Pallatit shemben e bëhen copë e thërrime nga jo vetëm zemra e saj e lënduar por nga të gjithë sa jemi të pranishëm.

Marrim me vete mesazhin e lotëve të zemrës, së Mirës në këtë pasmesnate pranverore, pus të zezë, me re të varura mbi kokat tona gati të lotojnë e lëshojnë bubullima e vetëtima. Duket se edhe vetë Zoti është tronditur!

Jo vetëm Bajram Neza e nënë Zoja, bashkëshortja Mira e dy princeshat e tyre, jo vetëm vëllai Agroni e të afërmit e tyre, por kushdo e ka njohur dhe takuar qoftë edhe një herë të vetme Agim Nezën kemi të njëjtën ankese. Të gjithë jemi për krye-shëndosh në këtë natë të zezë!

Pse na tradhtove o Agim Neza.

Na le mesazhe të mëdha!

Faleminderit

Na le mesazhe të mëdha por edhe zemrat e thyera o Agim Neza!

New York, 17 Maj 2017

Replikat Blushi-Balla pas akuzave nga Blushi për kërcënim në Kuvend

Pak çaste pasi deputeti socialist Ben Blushi kishte përfunduar fjalën e tij në Kuvend, ku akuzonte kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi se i ka dërguar SMS kërcënuese, ai ka patur dhe një debat me deputetin tjetër Taulant Balla.

Taulant Balla: “Jeni bërë tre, Basha, Berisha, Blushi. Ik se le nam. Ke ardhur nga lista e partisë.”

Ben Blushi: “Pse ça partie mo? Parti alabakësh.

Taulant Balla: “Kur u bë parti alabakësh kjo?! U bë se s’u bëre ti ministër! Po të ishe bërë ti ministër, e shikoje sa e mirë është kjo partia jote.”

Ndërkaq, debati ka vazhduar më pas, ndërsa deputeti Balla i ka kërkuar t’i drejtohet prokurorisë për akuzat.

Taulant Balla: “A, pse nuk shkohet në prokurori ëë?

Ben Blushi: “Nuk shkohet në prokurori këtë. Ju duheni tallur! Ti, ky dhe ai tjetri. Jeni fundërrina e këtij vendi, jeni qesharakë të gjithë! Kë të marr seriozisht  unë, ty apo Elvis Roshin? Se në prokurori shkohet kur merresh seriozisht. Ky është një palaço.”

Në Tiranë mbahet simpoziumi ‘Sami Frashёri, intelektuali i dy popujve’

Në fjalën përshëndetëse ambasadori i Turqisë, Bayraktar, falënderoi organizatorët për këtë simpozium, i cili sipas tij nxjerr në pah vlerat e një personaliteti që ka dhënë kontribut të paçmuar për të dy popujt

TIRANË – Ka filluar sot në Tiranë simpoziumi ndërkombëtar dyditorë “Sami Frashёri, intelektuali i dy popujve”, i organizuar nën kujdesin e Universitetit të Trakya-s, Universitetit të Tiranës, Institutit “Yunus Emre” në Tiranë dhe Unioni i Turqve në Botë dhe Komuniteteve Miq (YTB).

Në ceremoninë e hapjes së këtij simpoziumi merrnin pjesë rektori i Universitetit të Trakya-s, Prof. Dr. Yener Yörük, dekania e zgjedhur e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Valentina Duka, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, akademikë dhe studiues të shumtë.

Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori i Turqisë në Tiranë, Bayraktar, falënderoi organizatorët për këtë simpozium, i cili sipas tij nxjerr në pah vlerat e një personaliteti që ka dhënë kontribut të paçmuar për të dy popujt.

“Ai na ka bërë krenarë për punën e tij për dy popujt. Ai është një figure e pazëvendësueshme për dy komunitetet. Në shkurt të vitit 2012 u hap Qendra Kulturore ‘Sami Frashëri’ në Ankara. Kjo tregon edhe njëherë vlerën e paçmuar të këtij personaliteti”,- u shpreh ambasadori Bayraktar.

Pas fjalimeve përshëndetëse të të pranishmëve rektori i Universitetit të Trakya-s, Yörük ka dhënë dekoratat e rastit për personat të cilët kanë kontribuar për organizimin e këtij simpoziumi. Rektori Yörük ka dhuruar edhe libra të Sami Frashërit të shkruar në gjuhën turke dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, Yörük në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) shprehu kënaqësinë që ndodhet në Tiranë si dhe për organizimin e një evenimenti “shumë të rëndësishëm” siç e konsideroi ai.

– Universiteti Trakya i vetmi në Turqi me katedër të gjuhës shqipe-

Duke theksuar se Universiteti i Trakya-s është i vetmi universitet në Turqi që ka Institutin Kërkimorë dhe Hulumtues për Ballkanin, Yörük vuri në dukje se krahas kësaj institucioni që ai drejton është i vetmi që ka katedër të gjuhës shqipe në Turqi. “Për katedrën e gjuhës shqipe kemi një bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe dëshirojmë që ky bashkëpunim të vijojë. Fakti që marrëdhëniet janë shumë të mira studiuesve tanë iu ka lindur një shans shumë i madh në këtë kuadër. Punimet që do të bëhen në këtë kontekst do të ndihmojnë për hedhjen e bazave për një miqësi të qëndrueshme”, – u shpreh ai.

Yörük duke vënë theksin në praninë e shumë pikave të përbashkëta në folklor, gjuhë, kulturë dhe histori, u shpreh se organizimi i simpoziumeve të tilla që do të jenë udhërrëfyes për intelektualët është shumë i rëndësishëm.

“Sami Frashëri lindi në Frashër, u arsimua në Janinë, dha kontribut politik në Prizren dhe ka shkruar fjalorin e pare turqisht në Stamboll. Një person me kaq shumë dimensione, në një jetë të shkurtër 54 vjeçare ka punuar me shumë përkushtim për të dy komunitetet, si për atë turk ashtu edhe për atë shqiptar. Ai ka qenë në detyra shumë të rëndësishme duke veçuar këtu edhe gazetarinë”,- u shpreh Yörük.

Ndërsa duke dhënë detaje mbi punën e Universitetit Trakya, Yörük tha se ky institucion arsimor ka hapur dhe mbështet programe të ndryshme në bachelor, master dhe doktoraturë të cilat merren me studimet kulturore, historike, ekonomike dhe politike të vendeve ballkanike.

“Mendoj që këto që po bëjmë janë shumë të rëndësishme pasi në vendet e Ballkanit prej një kohe të gjatë ka mbizotëruar paqja. Duke mësuar pikat dhe fjalët kyçe të kësaj kohe ne synojmë që në të ardhmen të rivendoset pasuria e kësaj paqeje. Ka probleme të vogla. Nëse ne mendojmë pak atëherë këto probleme do të rriten. Nëse e shohim më me një horizont më të gjerë problemet e atëhershme të gjithë intelektualët të cilët do të jenë pjesë e kësaj nisme, ato shqiptarë, turq, grekë apo maqedonas duke marrë mësim nga e kaluara do të bëjnë të mundur një të ardhme më të mirë”, – ka theksuar Yörük.

Universiteti i Trakya-s krahas gjuhës shqipe jep mësim edhe për gjuhët greqisht, bullgarisht dhe boshnjakisht, tha Yörük, duke folur për rolin e këtij universiteti në Ballkan. “Kemi shumë studentë të ardhur nga vendet e Ballkanit. Krahas kësaj në vitin 2014 kemi formuar edhe Unionin e Universiteteve të Ballkanit. Momentalisht sekretariati është në Edirne. Çdo vit këtë detyrë e merr përsipër një vend prezent në këtë union. Drejtimin e këtij unioni vitin e kaluar e kishim ne, ndërsa këtë vit e ka Universiteti i Sofia-s. Në vitin 2017 kryesimin e këtij unioni do ta marrë Universiteti i Tetovës, ndërsa në 2018-ën Universiteti Aristoteli në Selanik dhe kështu me radhë. Në këtë union organizohen programe të përbashkëta si kërkime shkencore dhe simpoziume. Në këtë kuadër kemi hedhur edhe themelet e Unionit të Bibliotekave të Ballkanit, ndërkohë më vonë mund të hapen programe të përbashkëta masteri dhe doktorature”, u shpreh në fund Yörük. aa

Pajisja përgjuese – kryepolici Italian letër Adriatik Llallës

Ja për çfarë është përdorur pajisja në Shqipëri

Policia italiane ka mbyllur debatin për pajisjen përgjuese. Në një letër që drejtori i saj Alessandro Panza i çon Adriatik Llallës përmes Ambasadës italiane, konfirmon se pajisja nuk është përdorur për asnjë lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotërim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi.

Në letrën dërguar Adriatik Llallës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë italiane, Alesandro Panza, konfirmon atë që tha ministri Tahiri se marrëveshja për trajnimin e policisë shqiptare për këtë pajisjes, është firmosur në datën 9 qershor të vitit 2007 nga ministri i asaj kohe i Punëve të Brendshme, sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

“Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit, mes Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Artikulli i tretë i kësaj marrëveshjeje parashikon që palët të bashkëpunojnë, mes të tjerash, në aktivitete të fokusuara në formimin dhe trajnimin në luftën kundër kriminalitetit në të gjitha format e saj”, shkruhet në letër.

Sipas numrit një të Policisë italiane, me vënien në zbatim të kësaj marrëveshje, në 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrën për të zhvilluar aktivitete ne për trajnimin e policisë lokale.

“Në këtë pikë, personeli italian merr me vete, për aktivitet stërvitore të cituara, një autoveturë me në ekuipazh një aparaturë të quajtur ‘IMSICATCHER’, modeli Vortex i prodhuar nga kompania Ercom, e instaluar në brendësi të makinës”.

Drejtori i Policisë Italiane, Alesandro Panza, mbyll çdo debat të javës së fundit lidhur me mundësitë që kjo pajisje të jetë përdorur për përgjime të të gjitha llojeve, përfshirë edhe “Whatsapp” apo “BBM”.

“Ky aset stërvitor rezulton i konfiguruar në mënyrë të tillë që mos të ketë mundësi të zhvillojë asnjë aktivitet gjurmues, as trafiku zanor, as tekst mesazhe. Ky konfigurim, i cili nuk është i modifikueshëm nga operatori, nuk lejon as gjurmimin e trafikut të datave”, shkruhet në letër.

Letra e policisë italiane dërguar Kryeprokurorit Llalla, konfirmon, ashtu siç tha Top Channel te mërkurën se pajisja është futur nga një port. Operatorët e forcave të policisë italiane, që kanë sjellë me vete aparaturën me qëllimet e sipërpërmendura, janë pritur në portin e Durrësit nga zyrtarë të policisë shqiptare.

Por policia italiane konfirmon me përgjegjësi te plote se kjo pajisje nuk ka qëndruar për asnjë minute ne duart e kolegeve te tyre shqiptare.

“Aparatura trajnuese ka qenë gjithmonë në zotërim të operatorëve italianë dhe e ruajtur, kur kjo nuk përfshihej në aktivitete formuese dhe trajnuese, në zyrën ndërlidhëse italiane në Shqipëri, në brendësi të Ambasadës Italiane në Tiranë”, shkruhet në letër.

Sipas letrës se kryepolicit Italian Panza, me këtë pajisje janë trajnuar 5 operatorë të policisë shqiptare, me aktivitete të zhvilluara në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës, dhe se sipas tij, aktiviteti trajnues nuk do të mund të kishte mundësi te kryente shkelje të asnjë  lloji, nga personeli i policisë italiane i punësuar.

Gjithsesi ne fund policia italiane i kujton Prokurorisë shqiptare se në zbatim të marrëveshjes, ajo gëzon, në bazë të artikullit 8, imunitet nga juridiksioni civil, penal dhe administrative për çdo veprim të bërë në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Ia dhanë 6 hektarë tokë biznesmenit, pranga ish-zyrtarëve

Dy të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim. Është ky përfundimi i një operacioni të koduar “Prona” nga policia e Lushnjës. Kështu në pranga kanë përfunduar: 36-vjeçari Bledar Koçiu me detyrë ish-regjistrues i Z.V.R.P.P; 51-vjeçari Arben Lushi, pronar i pikës turistike në Ardenicë.

Për 32-vjeçari E.Rr., me detyrë ish-hartograf pranë Z.V.R.P.P në qytetin e Lushnjës është vendosur ndalimi për tu larguar nga Shqipëria. Ndërkohë në kërkim është 52-vjeçari S.K me detyrë jurist pranë Z.V.R.P.P të këtij qyteti.

Ish-zyrtarët akuzohen për korrupsioni pasiv, shpërdorimi i detyrës, falsifikimi i dokumenteve.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhënë në kundërshtim me ligjin një pronë shtetërore me sipërfaqe 6300 metër katror pyll, në të cilën është ndërtuar pikë turistike, shtetasit Arben Lushi duke e pajisur me certifikatë pronësie.

Policia greke godet një grup tjetër trafikantësh shqiptarë të drogës

Policia greke goditi një grup kriminal që akuzohet për trafik narkotikësh nga Shqipëria duke bllokuar rreth 170 kilogramë marijuanë, armë dhe municione dhe një sasi të vogël kokaine, njoftoi Zëri i Amerikës. Sipas policisë greke, operacioni u zhvillua në 6 zona ne kryeqytetin grek Athinë.

Sipas burimeve policore greke gjashtë shqiptarë u arrestuan dhe në kërkim janë shpallur tre shtetas të tjerë. Poilcia greke thotë se organizata e ndarë në dy grupe drejtohej nga shqiptarë dhe është përgjegjëse për trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Ndërkaq policia shqiptare po vazhdon operacionet ndaj kultivuesve ne disa zona në jug ku deri tani janë shkatërruar rreth 40 mije bime narkotike marijuane.

Ish-këshilltari i Berishës: Basha mediokër – PD në rrezik

Ish-këshilltari i Berishës, Flamur Kuçi thotë në një shkrim për media se “ka një klimë të shqetësuar të mbështetësve të PD për performancën e PD në zgjedhjet e ardhshme”.

A ka sot një projekt në drejtim të PD? – ngre pyetjen Kuçi dhe përgjigjet:

“Mjafton të lexohet aksioni politik dhe dinamikat e 3 viteve të fundit për të përvijuar projektin e kryetarit. Në vend të bashkimit dhe ringritjes të së djathtës, sot spektri i djathtë përjeton një degradim dhe rrudhje që u pasqyrua qoftë në ‘dezertimin’ e ‘aleatëve’ që PD promovoi në kurriz të mbështetësve të vet, qoftë në reduktimin e votave që e gjithë e djathta së bashku me vetë PD po përjeton nga zgjedhjet në zgjedhje.

Në vend të ngritjes së moralit opozitar, PD është përplasur sa andej- këtej pa një kurs politik (vetë Kuvendi Kombëtar në mënyrë të paprecedentë nuk miratoi asnjë rezolutë politike). Axhenda politike e PD-së, megjithëse jetojmë nën një qeverisje ku ka rilindur vetëm korrupsioni e krimi, ka reflektuar kaotizmin apolitik të një spektatori të pavëmendshëm. Dhe për rrjedhojë, besimi i opinionit është në limite historike dhe jo çuditërisht, opinioni është dyfish më i pakënaqur me opozitën se me qeverisjen”

Kuçi mendon se “PD ka humbur sistematikisht çdo debat politik dhe çdo betejë të tre viteve të fundit”.

“Edhe kauza e dekriminalizimit (më shumë e imponuar nga faktori ndërkombëtar) degradoi në një ligj që pothuaj nuk ka asnjë shans të dekriminalizojë, megjithëse PD e bëri kalë të betejës së vet. Në të njëjtën mënyrë, qëndrimi ambig i tipit “unë dua po këta s’më lenë” në lidhje me reformën në drejtësi, është i gënjeshtërt si në raport me PD, ashtu edhe me të huajt. Qëndrimet e lëvizshme e kanë vënë PD-në në pozita shpesh herë qesharake dhe jo serioze në sytë e partnerëve, por çka është më keq, në sytë e opinionit publik” – shkruan ai

Duke e quajtur Bashën “mediokër”, ish-këshilltari i Berishës shkruan:

“Mungesa e një aksioni serioz politik në tre vitet e fundit nuk ka lënë vënd për shumë shpresë për një ringritje të PD në zgjedhjet e ardhshme. Përkundrazi, duket sikur drejtuesi i PD është më komod në këto kushte kur edhe pritshmëritë e mbështetësve janë në ulje. Fundja, partitë modeste dhe jo të rëndësishme ‘sundohen’ më kollaj. Nëse një kryetar nuk ngrihet në lartësinë e partisë që drejton, do të ulë partinë në nivelin modestisë dhe mediokritetit të vet. Nëse është ky ‘projekti Basha’ për një sundim të qetë dhe të patrazuar edhe në humbje, kjo do të ishte e kuptueshme për të, por fatale për PD. Nëse lulëzon një projekt i tillë, PD është në rrezik…”

Pajisja e përgjimit: Merret 2 orë në pyetje në Prokurori zevëndësdrejtori i Policisë

Zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me pajisjen e përgjimit që disponon policia shqiptare.

Anisa Qilimi  ka qenë prokurorja që e ka marrë në pyetje Çipën.

Në ditët në vazhdim pritet që edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako të japë shpjegime në prokurori.

Përgjimet: Tahiri mashtroi për marrëveshjen me italianët

Gjatë ditës së sotme u publikua në media një dokument i firmosur nga ish-ministri i Drejtësisë, sot President i Republikës, Bujar Nishani.

Kjo marrëveshje është përmendur edhe një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në bazë të një marrëveshje të vitit 2007, që është firmosur nga Bujar Nishani, Policia e Shtetit me atë italiane firmosin atë për të dhënë ndihmë për policinë tone”, tha Tahiri në Top Story.
Më pas ministri i Brendshëm shtoi:
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, hyn në punim edhe përdorimi i një pajisjeje, që tregon se cilat janë numrat e telefonave që funksionojnë në një zonë të caktuar. Pajisja është si të marrësh numratorin e telefonave fiks.”
Por nga marrëveshja nuk del në asnjë fjalë që të bëhet fjalë për pajisje të përdorura nga pala italiane për trajnimin e policisë shqiptare. Aty flitet për shkëmbime specialistësh dhe organizime seminaresh trajnimi, por jo për pajisjet që do të përdoren në këto seminare.
Kjo po zbatohet aktualisht me pajisjen teknike, në trajnimin që po kryen policia shqiptare”, thotë Tahiri i cili e merr të mirëqenë faktin se një marrëveshje trajnimi presupozon edhe instalimin e pajisjeve përkatëse nga trajnuesit. Sipas praktikës së marrëveshjeve ndërkombëtare, të tilla detaje duhet të përcaktohen ose në anekse të të njëjtës marrëveshjeje, ose në një marrëveshje të posaçme.
Por këtu nuk bëhet fjalë për lapsa e fletore, por për pajisje, përdorimi i të cilave është rregulluar me ligj të posaçëm. Në bazë të po asaj marrëveshjeje që ka publikuar Tahiri, pala italiane angazhohet të kryejë aktivitetin e trajnimit në përputhje me ligjin shqiptar.
Ligji shqiptar është i qartë në rastin e përdorimit të pajisjeve të tilla dhe kërkon autorizimin e prokurorisë ose gjykatës, gjë që në rastin e kësaj pajisjeje nuk rezulton se një autorizim i tillë është dhënë. Sipas interpretimit që Tahiri i bën kësaj marrëveshjeje, nëse Mimi Kodheli do të nënshkruante një marrëveshje për stërvitjen e tankistëve apo pilotëve në Shqipëri, të huajt duhet të sillnin edhe tanke apo avionë lufte për të mësuar ‘nxënësit’ shqiptarë. / HashtagAL

Fevziu: Pajisja përgjuese u fut në Doganë nga një BMW me targë italiane

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu shkruan se, “pajisja e përgjimit” përdorimi i së cilës nga Policia Shqiptare ka shkaktuar debat të madh politik në vend, ndodhet në Shqipëri prej më shumë se dy muajsh.
“Një informacion i rezervuar dëshmon se ajo është futur në Shqipëri mëngjesin e datës 12 Mars 2016, nga porti i Durrësit, në bagazhin e makine BMË me targa italiane. Ne nuk kemi arritur të zbulojmë përkatësinë e makinës dhe poseduesin e saj. As lidhjet e tij me shërbimet policore apo sekrete italiane”, shkruan Fevziu.

Më tej gazetari i njohur shton se, “pajisja është një pajisje e sofistikuar izraelite e modelit IMSI-Catcher, e cila shërben si për identifikimin e numrave telefonikë në një distancë të madhe, ashtu edhe për dekriptimin e bisedave të kriptuara si Viber dhe Ëhatsaap”.

Sipas tij, “pajisja luan rolin e një antene të telefonisë celulare false dhe klonon në moment numrin i cili do të përgjohet. Që nga ky moment, çdo bisedë audio dhe çdo SMS shkon si tek numri ku është nisur ashtu edhe në numrin e klonuar që ndodhet në këtë pajisje”.

Policia shqiptare mendohet se e ka përdorur atë në disa operacione për identifikim të numrave në ndjekje, por nuk thuhet nëse pajisja ka modulin që përgjon apo atë që dekripton bisedat. Pra, nëse ajo është thjeshtë pajisja bazike që përdoret si GPS siç shprehet ministri apo është pajisja e update me programet e përgjimit, përfundon Fevziu.

Gjenerali iranian – Shqipërisë: Dorëzoni muxhahedinen terroriste!

Ndërkohë që në Shqipëri nuk ka asnjë njoftim për ndonjë muxhahedine të arrestuar, Irani vazhdon të flasë për një të tillë, e cila sipas tij është arrestuar në Shqipëri dhe është përgjegjëse për sulmet me bombë në Partinë Republikane Islamike në vitin 1981.

Gjenerali Hosein Ashtari, i bëri thirrje autoriteteve shqiptare ditën e hënë, që të ekstradojnë muxhahedinen që ai pretendon se është arrestuar në Shqipëri.

“Shqipëria nuk po tregon aspak bashkëpunim me Iranin dhe policinë e vendit tonë për muxhahedinen terroriste, që është përgjegjëse për sulmet me bombë në selinë e Partisë Republikane Islamiste në vitin 1981”, tha ai në një konferencë për mediat.

“Ajo është në listën e njerëzve më të kërkuar të Iranit dhe është arrestuar në Shqipëri. Ne duam që ajo të ekstradohet”, tha ai.

Ndërkohë, në Shqipëri autoritetet mohojnë që të jetë arrestuar ndonjë muxhahedin për llogari të Iranit.

Takimi ‘surprizë’, ja për çfarë diskutuan 45 minuta Basha e Majko

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim gati 30 minuta me deputetin Pandeli Majko paraditen e sotme në hotel “Rogner” në Tiranë

Tema kryesore e takimit mësohet të ketë qenë Asambleja e NATO-s e cila do të zhvillohet në Shqipëri. Majko është kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë e NATO-s dhe i bëri ftesë kryetarit të PD-së të mbajë një fjalë në këtë eveniment.

Nga ana e tij kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se vlerësonte kontributin e Majkos ndër vite.

Pjesë e diskutimit gjatë takimit ka qenë dhe reforma në drejtësi, informon gazetari i Ora News, Everest Dedaj.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta. /OraNews/

Arben Ristani: Në gusht Shqipëria do të përgjaket nga përplasja e bandave!

 Arben Ristani, sekretar i Përgjithshëm i Partisë demokratike ishte i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ku komentoi skandalin dhe arrestimin e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili pas videos së publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Për Ristanin rasti është i rëndomtë por jo sporadik, pasi për deputetin demokrat shembull frymëzimi është vetë kryeministri Edi Rama.

Ristani: Frymëzimi vjen direkt nga Rama. Nuk është vetëm vetëm Shukriu, ka Elvisra, Frrokëra, Ndokëra, ka nga të gjitha. Njerëz që vrasin, njerëz që trafikojnë drogë, prostitucion. Unë jam i bindur që nesër do të ketë ndonjë skandal tjetër sepse të tillë brum ka ky stan.

A ka përgjuar policia? Për demokratët nuk ka dyshime, ndaj dhe kërkojnë që Prokurorisë ti lejohet hetimi i plotë për tu treguar shqiptarëve të vërtetën.

Ristani: Prokurorisë ti sigurohet transparenca e duhur nga institucione të tilla si Ministria e Brendshme në mënyrë që të ecë hetimi mirë dhe ashtu siç duhet në mënyrë që publiku të kuptojë se çfarë ndodh dhe me çfarë qeveritarësh ka të bëjë.

Zhdukja e Klemend Balilit ose “Eskobarit të Ballkanit” siç është pagëzuar në media, është një tjetër çështje e nxehtë e momentit për të cilën demokratët akuzojnë kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Tahiri.

Ristani: Policia e Shtetit duhet të ketë qenë në dijeni dhe që duhet të kishte marrë të gjitha masat për ta survejuar, për ta mbajtur nën kontroll dhe kur të kishte sigurisht bazën ligjore, të arrinte dhe tek arrestimi. Nuk është e falshme që njerëz të tillë me tituj kaq të lartë në botën e krimit, siç është titulli i “Eskobarit të Ballkanit”, të mund ti kalojnë nën hundë Qeverisë.

Duke denoncuar rritjen, sipas tij, të kultivimit të bimëve narkotike, Ristani thotë se pret që gushti të jetë një muaj i vështirë dhe i përgjakshëm nga përplasja e bandave.

Ristani: Gushti do të jetë një muaj i vështirë sepse bandat me siguri do të përplasen me njëra-tjetrën dhe këto do të sjellin sigurisht vrasje, sigurisht gjak dhe një terror në popullësinë e vendit.

Debatet në PS – Ndreu dhe Braçe ankohen për Manjanin: Na thumbon

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, diskutimet u fokusuan tek pajisja ilegale e përgjimit që përdoret nga Policia e Shtetit.

Deputetët kërkuan nga Tahiri të vërtetën për këtë çështje dhe ministri deklaroi në mbledhje ato që ka deklaruar edhe publikisht në media.

Mirëpo, diskutimet vijuan edhe për Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku opozita kërkoi raportimin e ministrit Tahiri, kryepolicit Haki Çako, të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të SHISH Visho Ajazi.

Debatet

Arben Çuko: Opozita ka kërkuar sot (dje) që ministri i Brendshëm, kreu i SHISH etj..Tani nga ana procedurale ata kanë të drejtë me 1/3 e votave. Unë them se duhet të kemi një strategji në këtë drejtim se si do të komunikojmë.

Gramoz Ruçi: E para, ju nuk duhet të ishit larguar nga ajo mbledhje pa mbaruar, duke dhënë përshtypjen se kishit qëndrim bllokues.

Pjerin Ndreu: Mbledhja mbaroi. Ishte vetëm një pikë e rendit të ditës.

Gramoz Ruçi: Mbledhja nuk mbaron kur na teket ne apo atyre. Por kur kryesuesi i mbledhjes deklaron mbylljen e saj. nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë drejtim. Përderisa ministri thotë që këtu nuk është asgjë e paligjshme, s’ka gjë për t’u fshehur këtu.

Pjerin Ndreu: Duhet parë në këtë drejtim edhe qëndrimi i LSI-së. Kur ne u larguam nga mbledhja, ata qëndruan aty me opozitën, edhe pse mbledhja kishte përfunduar. Çfarë loje po luan në këtë drejtim? Se gjërat duhen sqaruar një çikë. Pse mban qëndrim të diferencuar dhe pranë PD-së?

Erjon Braçe: Në këtë drejtim edhe unë dua të ngre një shqetësim. Prej javësh, ministri i Drejtësisë hedh baltë mbi mazhorancën. Këto qëndrime nuk duhen anashkaluar. Ai duhet të japë shpjegime mbi këto qëndrime që na prekin. Unë nuk besoj se janë rastësore dhe aq sporadike që sa herë del ministri Manjani thumbon në krahun tonë. Në këtë aspekt, duhet të mbahet një raport apo qëdnrim sepse s’mund të durojmë dhe as tolerojmë të tilla qasje. Ai duhet të dalë e të kërkojë ndjesë, se ka cënuar koalicionin.

Videoskandali – prangoset Shukri Xhelili

Ish-kreu i bashkisë Dibër, Shukri Xhelili është arrestuar pasditen e sotme me akuzën për “Korrupsion pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Dibër deri para pak ditësh.

Xhelilit i janë vënë prangat si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Xhelili u përfshi në një skandal seksual pas publikimit të video-përgjimit nga një 20-vjeçare me iniciale A.A., të cilës i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendi pune.

Policia sekuestrime parash të Rezart Taçit dhe kontrolle në 16 banka

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhërin e Gjykatës duke vendosur nën sekuestro llogaritë bankare të Rezart Taçit.

Strukturat e specializuara kundër krimit financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin Kundër Pastrimit të Parave dhe Seksionin përkatës në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Tiranë kanë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të shtetasit Rezart Taçi, sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në bazë të këtij vendimi, po kryhen veprime procedurale hetimore në 16 banka të nivelit të dytë dhe janë sekuestruar tashmë 1.3 milionë dollarë nga llogaritë e shtetasit në fjalë.

Akuza ndaj Taçit është “Pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” dhe hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshirë në këtë aktivitet.

Edhe në vitin 2014, shtetasi Rezart Taçi ka qenë i proceduar penalisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimit financiar ne Policinë e Shtetit nën akuzat për “Fshehje te ardhurash, mospagim taksash, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim”.

Në kuadër të këtij procedimi, detyrimet tatimore ndaj shtetit dhe kompanive (((të tjera))) llogariten në mbi 14 milionë euro..

Presidenti do hetim e ndëshkim të “krimeve monstruoze të komunizmit”

“Të përndjekurit mbajtën gjallë kundërvënien ndaj padrejtësive”- tha kryeshtetari Bujar Nishani

Në 25-vjetorin e Shoqatës së të Burgosurve politikë në Shqipëri, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar se shqiptarët dhe institucionet shtetërore duhet të angazhohen në betejën për hetimin e krimeve të komunizmit.

“Ju ftoj që të bëjmë atë që se kemi bërë. Që nuk kemi vendosur fort në përballejn e modelit të diktaturës, modelin e vlerave dhe rezistencës. Nëse në njërën anë, Shqipëria dhe shqiptarët u ndesh me krimet e komunizimit, burrat dhe gratë më të mencura të këtij vendi, bënë dhe ata historinë e tyre, hitori që duhetr të vendoset në piedestalin që meriton. Shqiptarët sot, institucionet, ju që jeni pjesa më aktive në dimensionin e rezistencës, kemi përgjegjësinë që jo vetëm të mos harrojmë port ë angahzohemi në betejën për të hertuar krimet e komunizmit. Përgjegjëisa më e madhe qëndron në ridimensionimin e figurës së atyre.” tha presidenti.

Në fjalën e tij të rastit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani shprehu mbështetjen e institucionit që drejton ndaj të përndjekurve politik.

“Dëshiroj t’iu garantoj se jam sot këtu për të sjellë në mesin tuaj në shenjë nderimi dhe vlerësimi institucionin e Presidentit. Për të sjellë në shenjë reflektimi dhe angazhimi institucionin e Kreut të Shtetiti dhe për të ndarë me ju atë nevojë të mahde në ruajtjne dhe mbajtjen gjallë të memories sonë historike, të përpjekjeve, sakrificave dhe rezistenvës. Dua të falenderoj ato burra dhe gra që kanë bërë prpjekjet maksimale, përpjekje dinjitoze qytetare, patriotike për të mbajtur gjallë jo vetëm përplasjen e madhe që antikomunistët patëm me sistemin me të egër, por njëkohësisht për të mbajtur gjallë atë që iahte simboli dhe thelbi i tërë asaj rezistence, mospajtimin dhe kundërvënien ndaj padrejtësisë, ndaj dhunës, izolimit, varfërisë,” tha Nishani.

LSI – Luan Rama: Nëse ekziston pajisja regjistruese jemi para një skandali të madh

TIRANE – Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, e cilëson Reformën në Drejtësi një sfidë që duhet fituar, dhe jo si një betejë e personalizuar e një pale ndaj një pale tjetër. Ai vlerëson rolin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin në këtë reformë, ndërsa u kërkon palëve politike të mos ecin kundër interesit të qytetarëve.

Duke folur për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, Rama kërkon përgjegjësi morale dhe politike edhe për ata që i kanë emëruar zyrtarët e inkriminuar në poste publike.

Reforma në Drejtësi vazhdon të jetë çështja më e debatuar, por ende e pazgjidhur, edhe pse qoftë maxhoranca e qoftë opozita janë shprehur pro saj, me sa kuptohet më shumë prej presionit të partnerëve ndërkombëtarë…

Nuk vjen e keqja prej faktit që Reforma në Drejtësi është çështja më e debatuar. Përkundrazi, mendoj se të qenit e këtillë, pra e debatuar prej kaq kohësh, na ka sjellë në një projekt më racional e më koherent, mbi të cilin më në fund po punohet. Po, për ta trajtuar më tej idenë që parashtron pyetja juaj, me lejoni të “përsëris” edhe për lexuesit tuaj atë që thashë në takimin që grupi kuvendor i LSI-së zhvilloi disa ditë më parë me ambasadorët Vlahutin dhe Lu: “Reforma në Drejtësi është një sfidë që duhet fituar”. Me këtë dua të nënvizoj faktin se përballë kësaj sfide, pra përballë domosdoshmërisë së kryerjes së Reformës në Drejtësi, që për hir të së vërtetës nuk është një ndërmarrje e lehtë për vetë kompleksitetin që mbart, maxhoranca dhe opozita nuk duhet të jenë palë, sepse në këtë rast as ndajmë dhe as mbrojmë interesa të kundërta. Mirëpo, paradoksalisht deri tani jemi shfaqur si palë duke dëshmuar edhe në këtë rast se, edhe pas 25 vitesh demokraci e pluralizëm, nuk kemi kuptuar thelbin e ndryshimit të madh që ka realizuar shoqëria shqiptare, e cila nuk e meriton këtë sjellje e papërgjegjshmëri të klasës politike.

Askush nuk e konteston, madje të gjithë faktorët politikë në vend e pranojnë faktin se Reforma në Drejtësi është e domosdoshme, është jetike, mirëpo ajo ende nuk po miratohet. Pse?

Reformat e mëdha e të rëndësishme, më lejoni të theksoj se edhe në vlerësimin tim Reforma në Drejtësi është e këtillë, kanë nevojë për kohë; kohë për t’u përgatitur, kohë për t’u njohur, kohë për t’u debatuar, shqyrtuar, përmirësuar e kështu me radhë. Tani jemi në fazën kur palët kanë gjetur dakordësinë për çështjet themelore e për shumicën e projektit, ndaj le të shpresojmë që të mbërrijmë në përmbushjen me sukses të këtij misioni. Natyrisht që jemi të vonuar. LSI-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e vet parimor pro Reformës në Drejtësi, e madje, po të ishte për vullnetin e LSI-së reforma do të ishte miratuar me kohë. Mirëpo, për fat të keq, në këtë rast roli i LSI-së nuk mund të jetë përcaktues, ndryshe nuk do të ishim në këtë situatë! Prej të tjerëve Reforma në Drejtësi është konceptuar e artikuluar herë-herë si sfidë personale, apo sfidë e njërës palë kundër palës tjetër, e jo si sfidë e përbashkët e klasës politike, sfidë që duhet fituar bashkërisht për t’iu shërbyer interesave europiane të vendit. Është për të ardhur keq, por është e vërtetë që përfaqësues a drejtues politikë shpeshherë janë shprehur në Kuvend apo përmes qëndrimeve në rrjetet sociale, sa herë që në krye të rendit është vendosur tema e Reformës në Drejtësi se “më në fund erdhi koha të përgjigjeni, tani gjeni vend ku të futeni, Reforma në Drejtësi do t’ju tregojë vendin” e të tjera si këto, duke treguar me gisht tjetrin, a thua se reforma është një grackë për kundërshtarin dhe jo projekti i ringritjes së tërë sistemit të drejtësisë mbi standarde euroamerikane. Personalizimi në këtë mënyrë, protagonizmi i shtirur e hipokrizia e kanë dëmtuar dhe kompromentuar procesin. Pastaj le të mos harrojmë që vijmë nga një histori jombresëlënëse e ndryshimeve në Kushtetutë. Të gjitha këto dëshmojnë papjekuri e papërgjegjshmëri! Kushtetuta jonë nuk ka bërë ende 20 vjet që prej miratimit të saj në Kuvend e më pas me referendum popullor, ndërkohë që po bëhemi gati për ndërhyrjen e pestë për ndryshimin e saj, si në asnjë vend tjetër të paktën në Europë. E pra, kjo nuk është as shenjë serioziteti dhe as shenjë pjekurie e politike. Duke iu rikthyer edhe një herë rolit të ambasadorëve Vlahutin e Lu, më duhet të them se mjafton vetëm ky fakt që elita politike e vendit të kuptojë se çfarë përgjegjësish ka përballë qytetarëve, të cilët e kanë votuar, e kanë zgjedhur të udhëheqë dhe jo të udhëmbyllë! Jo vetëm perceptimi i qytetarëve, por edhe një “lexim” realist dhe i paanshëm i realitetit në sistemin e drejtësisë na jep të drejtën e bindjes se reforma duhet kryer. Pra, ajo nuk është një çështje vullnetesh individuale, është domosdoshmëri, është problem i shtruar për zgjidhje dhe do të kryhet. Lëvizja Socialiste për Integrim e ka bërë të qartë qëndrimin e vet dhe ne do të jemi kontributorë serioze e të përkushtuar për realizimin e Reformës në Drejtësi, për të çelur e nisur në këtë mënyrë një epokë të re të raportit e marrëdhënies së qytetarit me shtetin e të drejtës. Reforma në Drejtësi nuk është qëllim në vetvete, por detyrim parësor për të bërë të mundur rritjen e standardeve dhe të cilësisë së sundimit të ligjit në vend, për të përmirësuar efikasitetin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke pasur si bosht kryesor ruajtjen dhe konsolidimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe respektimin rigoroz të parimit demokratik “check and balance”.

E ndërsa politika e partnerët tanë ndërkombëtarë janë fokusuar të gjithë te Reforma në Drejtësi, deri tani ligji për dekriminalizimin, edhe pse ka hyrë në fuqi, ende nuk ka dhënë ndonjë rezultat?
Në vlerësimin tim, ligji për dekriminalizimin është një ligj antikushtetues, ç’ka konfirmohet edhe prej paktit të palëve politike për të mos e ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, sepse ata që e kanë bërë ligjin e dinë shumë mirë se do të rrëzohej në Gjykatën Kushtetuese. Edhe ky është një tjetër paradoks shqiptar, po përderisa jemi para faktit të kryer dhe ligji është ligj, edhe ligji për dekriminalizimin duhet zbatuar me seriozitet dhe germë për germë. Aktualisht, ka nisur zbatimi i tij dhe unë jam i bindur që shumë shpejt do të japë efekte. Madje, disa raste janë evidentuar e të presim efektet e ligjit. Ligji për dekriminalizimin është në fakt një ligj korrigjues, më shumë se parandalues, që do të korrigjojë kriminalizimin, për të cilin, në fakt, duhet të përgjigjen edhe ata që e kanë legalizuar këtë fenomen. Sepse askush prej tyre nuk u bë deputet, ministër, drejtor a ku di unë se çfarë tjetër vetë. Nuk po flas për përgjegjësi ligjore, por përgjegjësi morale dhe politike duhet të mbajnë.

Grupi Parlamentar i PD-së, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, ka paraqitur së fundmi edhe një amendament për të përfshirë në kufizimet që parashikon ky ligj, edhe ata të cilët penalizohen nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Cili është qëndrimi i LSI-së për këtë nismë?

Nuk ka ende një qëndrim të LSI-së për këtë rast, sepse ende nisma e PD-së nuk është bërë pjesë e procedurave të shqyrtimit në Kuvend. Pasi të njihemi konkretisht me amendamentin, pra me propozimin për ndryshim, natyrisht që do të kemi edhe në qëndrimin tonë. Ndërkaq, në vlerësimin tim dekriminalizimi duhet të penalizojë cilindo që një vendim gjykate e ka shpallur fajtor, apo shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës.

Prej ditësh është bërë i njohur fakti se në mjediset e Policisë së Shtetit gjendet një pajisje e sofistikuar përgjimesh, por e paregjistruar sipas ligjit dhe jashtë kontrollit të Prokurorit të Përgjithshëm. Cili është mendimi juaj si anëtar i Komisionit të Sigurisë?

Edhe unë nuk kam më shumë informacion nga sa cituat ju dhe jam i prirur të pres se çfarë do të rezultojë nga hetimet që po kryen Prokuroria. Personalisht, dua të besoj që të mos jetë e vërtetë, pasi Policia e Shtetit dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese nuk kanë arsye të ndjekin apo zbatojnë praktika antiligjore. Ndërkaq, drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe ata të Policisë së Shtetit janë njerëz me integritet dhe të përgjegjshëm për përgjegjësitë që ushtrojnë e nuk do ta lejonin veten të futeshin në aventura të tilla të rrezikshme e me pasoja jo vetëm për ata vetë. Por nëse realisht gjendet një pajisje e tillë e instaluar dhe e paregjistruar, qoftë edhe vetëm për trajnim siç thuhet, jemi përpara një skandali të madh shtetëror. Prokurori i Përgjithshëm, por unë gjykoj që edhe instrumentet e kontrollit parlamentar duhet të investohen maksimalisht, për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore cilindo person përgjegjës. Për praktikat ligjore të përgjimit dhe pajisjet e përgjimit, ka akte e norma ligjore të përgatitura me shumë seriozitet dhe kujdes maksimal, ndaj çdo devijim prej rrugës ligjore duhet ndëshkuar. Nuk e di se sa i vërtetë është lajmi që pajisja nuk qenka e Policisë së Shtetit, por e Interforcës, misionit italian që asiston Policinë e Shtetit, por di që Interforca, e cila ka qenë prezente në Shqipëri edhe kur unë drejtoja Ministrinë e Brendshme, nuk vepron jashtë kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë marrëveshjes që normon bashkëpunimin mes saj dhe Policisë së Shtetit. Pastaj, ajo pajisje nuk është një telefon celular apo një çakmak që dikush e ka fshehur në xhep dhe e paska futur pa dijeni në mjediset e Policisë! Për çdo pajisje që vjen dhe hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë ka norma ligjore të përcaktuara; ku është marrë apo ku është blerë, kush e ka sjellë në Shqipëri, në cilën pikë doganore është futur, në emër të kujt është futur, kush e ka bërë praktikën në doganë e një mori e tërë pyetjesh, të cilat me siguri duhet t’i zgjidhë Prokuroria.(Panorama)

Pse PD është tredhur nga Ilir Meta?

Voal – Që Partia Demokratike është e tredhur nga LSI dhe Ilir Meta, ky është një fakt që e pranojnë edhe mediat pranë opozitës.

Këtë e tregon edhe rasti më i fundit me Klement Balilin.

Berisha dhe të gjithë zyrtarët e PD-së dalin dhe e denoncojnë atë disa herë në ditë, si të lidhur me PS-në, ndërkohë që e vërteta është ndryshe.

Lapsi.al shkruan se opozita po bëhet qesharake.

Opozita shqiptare po rrezikon të bëhet qesharake, jo për faktin se ndonjëherë, gabimisht, mund ti qëllojë të thotë gënjeshtra (kjo ndodh me çdo opozitë), por sepse me ndërgjegjje të plotë ka vendosur të prodhojë gjysëm të vërteta.

Historia e fundit më flagrante është ngjarja që PD, po prodhon me Eskobarin e Ballkanit. Ndërkohë që të gjithë në jug e dinë se Klement Balili ishte punësuar në shtet si përfaqësues i LSI-së; që kryebashkiaku i Delvinës, nga i njëjti fis, është po i LSI-së; që një tjetër person i familjes është kordinatori lokal i kësaj partie, pra kur të gjitha këto dihen, PD-ja bën sikur ato fakte nuk ekzistojnë.

Nga tribuna e selisë blu, parakalojnë njëri pas tjetrit protagonistët opozitarë për të bindur shqiptarët se Balili është i Koços, i Tahirit, apo siç shkroi Berisha në fund në Facebook, i vetë Edi Ramës.

Në fakt askush nga këta nuk mund të fshihet nga përgjegjësia. Edi Rama që i ka servirur zgjedhesve si kandidatë të tillë njerëz, Koço ka bërë fushatë bashkë me ta dhe Tahirit “i ikin” të kërkuarit në drejtim të paditur.

Por ajo që shqetëson më shumë është fakti se përpos tyre, PD-ja fsheh në mënyrë të turpshme nga denoncimi, lidhjet e këij klani me LSI-në”, shkruan Lapsi.al.

PD e shikon Ilir Metën si njeriun e vetëm që mund të pengojë fobinë më të madhe të Berishës: miratimin përmes reformës në drejtësi të prokurorisë dhe gjykatave për luftën kundër korrupsionit të politikanëve të lartë. Kreu i LSI-së e ka garantuar publikisht PD-në se ai nuk voton një reformë që nuk është konsensuale. Por nga ana tjetër ai e ka garantuar atë nën rrogoz, se nuk do të pranojë as kalimin e një reforme me vota të shitura parlamentarësh.

Dhe ky është çmimi me të cilin ai ka blerë paqen e PD-së.

Natyrisht me çmimin e madh të mosdenoncimit të njërës prej pjesëve më të errëta të pushtetit dhe mbi të gjitha me atë të diskretitimit të kauzave opozitare”, vijon më tej Lapsi.al.

Por, ndryshe nga sa shkruan Lapsi.al, në fakt arsyeja përse Berisha dhe sejmenët e tij në Partinë Demokratike nuk e përmendin LSI-në dhe Ilir Metën, është tjetër.

Zgjedhjet e ardhshme janë në prag dhe PD e ka të sigurtë humbjen.

Për këtë arsye, ajo prej kohësh është duke punuar që të bëjë diversion, në mënyrë që të përçajë koalicionin PS-LSI dhe më pas të bëjnë koalicion sërish me Metën.

Berisha dhe PD e dinë se të paktën edhe në zgjedhjet e ardhshme nuk fitojnë dot dhe gjithë shpresat për t’u rikthyer në pushtet, i kanë varur pikërisht tek Ilir Meta.

Berisha nxjerr një listë me emra: Ja personalitetet që ka përgjuar Edi Rama

Sali Berisha ka publikuar një listë me emra politikanësh, gjyqtarësh etj, që sipas tij janë përgjuar nga Qeveria.

Ai nuk jep asnjë të dhënë se nga e ka siguruar këtë listë njerëzish, që sipas tij janë përgjuar me urdhër të Ramës.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Ja disa nga personalitetet shteterore dhe politike nga lista e 375 te pergjuarve nga institucionet shteterore, partite politike, biznesi, media dhe bota artistike te pergjuar prej 6 muajsh ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten nga manjaku Edvin Shullazi!

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani

Sekretari i pergjithshem i presidences, Florian Nuri

Kryetari i parlamentit, Ilir Meta

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Bashkim Dede

Kryetari Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori

Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla

Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani

Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti

Kryetari i Bashkise, Erion Veliaj

Drejtori i Sherbimit informativ shteteror, Visho Ajazi

Kryetari i Komisionit te Kontrollit te Shtetit, Bujar Leskaj

Avokati i Popullit, Igli Totozani

Guvernatori i Bankes se Shtetit, Sejko

Anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe te Larte

Kryetari i Gjykates se Apelit per Tiranen, Alaudin Malaj dhe me vone Hysni Demiri

Kryeyari i Gjykates Administrative, Kastriot Selita

Kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruçi dhe deputetet Pandeli Majko, Anastas Angjeli, Esmeralda Shkjau, Vasilika Hysi

Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Edi Paloka dhe deputetet Sali Berisha, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Albina Deda

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule,

Kryatri i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Shpetim Idrizi

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu

Kryetri i Partise Agrare, Agron Duka

Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi

Deputetet e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo etj,etj.

Burimet dixhitale bejne me dije se ne listen e te pergjuarve jane ambasadoret e vendeve te medha perendimore dhe shefat e sherbimeve perendimore, shefat e misioneve te institucioneve nderkombetare te akredituar ne Tirane.

Ne listen e te pergjuarve ka pronare e drejtues te mediave elektronike dhe te shkruara, portaleve dhe blogjeve kundershtare apo kritike te qeverise. Lista e te pergjuarve nga Edvin Rama, me alternim arrin ne 375 persona vendas dhe te huaj.

Ky eshte nje akt antikushtetues dhe antiligjor e banditesk i vertet dhe nje krim i shemtuar, te cilin organizata kriminale qe e ka realizuar perpiqet ta ndaj me interforcen italiane. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te vendose para ligjit kriminelin ne krye te policise, Çako, per krimin e tij te rende e antkushtetues, te vertetoje akuzat qe ky ka leshuar per te ndare krimin e tij drejt Interforsces italiane, e cila ne asnje rrethane nuk mund te jete e implikuar ne nje veprimtari te tille antikushtetuese dhe ne shkelje flagrante te marreveshjes ndershteterore.

Por ne rast se ekzistojne dyshimet me te vogla te implikimt te Interforces, qe me sa duket Çako si te tille njef ndonje bolino, te ndermarre hetime te perbashketa energjike me prokurorine italiane per te nxjerre te verteten ne shesh. I bej thirrje Persidentit te Republikes te informoje shqiptaret per te verteten e kesaj afere kriminale antikushtetuese te organizates kriminale qeveritare te Edvin Shullazit!”

Topalli: Shqipëria në udhëkryq, opozita e pafuqishme

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozena Topalli, thotë se Shqipëria është “në gjendje alarmante, dramatike” dhe se opozita është e pafuqishme.

Në një intervistë për gazetën “Illyria”, Topalli tha se ekonomia e Shqipërisë ka rënë, se po ikin investitorëët, se po mbyllen vend të punës dhe se qytetarët braktisin masivisht vendin.

Ajo shprehet se mungesa e së ardhmes dhe shpresës nxiti ikjen e 100 mijë shqiptarëve dhe aplikimin e më shumë se 200 mijë të tjerëve për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Kjo thërret me të madhe se ata nuk mendojnë se ardhmja e tyre, e fëmijëve të tyre, mund të ndërtohet në vendin e tyre”-thotë ajo. “Si kurrë më parë në histori me ish-policisë, ish-gardianë burgjesh dhe persona që kanë pranuar se kanë qenë të përfshirë si të dyshuar në veprimtari kriminale, prostitucion, drogë apo vrasje”, thotë Topalli.

“Ka qenë një situatë e paimagjinueshme, – vijon deputetja Topalli, – nëse ishe 20 vjet më parë që në Kuvendin e Shqipërisë të ulen njerëz që pranojnë me gojën e tyre që janë vrasës, bosë të trakut të qenieve e njerëzore apo njerëz që në mandatin e deputetit marrin armë dhe qëllojnë në komisariatin e policisë. Është tragjike kjo”! Reforma në drejtësi është kyçe për partnerët ndërkombëtarë që Shqipëria të ecë me eurointegrimin, por veçanërisht për të shkundur sistemin dhe shoqërinë.

Raportimet se ajo nuk është pajtuar me rolin e ambasadorëve, deputetja i quan të pasakta, por sepse siç thotë “ashtu i kanë servirur” e jo se janë qëndrime të saj:

“Kjo situatë që me sa shoh unë, në gazeta është pasqyruar në mënyrë jorealiste ose si mund t’i pëlqente apo interesonte dikujt brenda forcave politike. Nuk kam qenë kurrë kundër reformës dhe ndoshta as opozita nuk ka ditur të shpjegojë se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe. Është për shkak të qëndrimit të opozitës që kemi arritur në një draft opinion të Komisionit të Venecias, që paraqet parimet bazë ku duhet të mbështetet ndryshimi.

Nuk është thjesht reforma në drejtësi. Kjo është reformë kushtetuese, sepse me ndryshimet që do të bëhen, preken artikuj të tërë të Kushtetutës. Ndaj njerëzit e angazhuar duhet të ketë njohuri që të ruajnë parimin e barazisë. Po ashtu edhe sepse ndryshon arkitektura e institucioneve, duhet që këto parime t’i shtrijnë në draftet që do të paraqesin. Sistemi i drejtësisë është një një moment që ka nevojë për ndryshim imediat. Por, kjo nuk mund të më çojë që të pranoj draftin e përgatitur nga qeveria, sepse siç e vërtetoi koha, u rrëzua nga Komisioni i Venecias.

Ambasadorët jashtëzakonisht që kanë qëllimin e mirë për të ndryshuar për mirë gjërat. E vetmja vërejtje që unë kam bërë në grupin parlamentar, e kam thënë në Kuvend dhe do ta them, është pyetja se si ka mundësi që në 25 vjet nuk ka ndodhur asnjëherë që ambasadorë të huaj të kërkojnë të vijnë në mbledhje grupi?!

As në 125 vjet, as në 100 vjet nuk e kanë bërë! Por, është e pazakontë për shkak të një situate alarmante, dramatike ku ndodhet vendi”. Mirëpo ndonëse me arsyetimin se të zëvendësosh Sali Berishën në krye të PD-së, është shumë e vështirë, me kritikë e vëren drejtimin e opozitës nga kryetari i ri Lulzim Basha.

Ajo pranon se pas dy mandateve në pushtet, ishte “fare normale” kthimi në opozitë, sepse “vendi kishte nevojë për qeveri të re”. Por, për zonjën Topalli “gjërat janë rrokullisur në mënyrë të frikshme” dhe “njerëzit janë zhgënjyer nga pritshmëria që kishin dhe realiteti ku janë”. “Opozita ka pasur të gjitha shanset për ta kapitalizuar këtë pakënaqësi dhe për t’i dalë zot interesit të qytetarëve dhe interesit publik. Opozita, kryesisht zoti Berisha dhe disa deputetë bënë një betejë të rëndësishme për procesin e dekriminalizimit”-thekson ajo.

Kadare në Gjirokastër: Populli ta detyrojë politikën të dekriminalizohet (Video-Foto)

Voal – ​“Procesi i dekriminalizmit është një proces jetësor për Shqipërinë. Do jetë e pafalshme në qoftë se nuk kryhet.Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po ta detyrojë klasën potitike ta kryejë këtë proces dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është një nje provë, por është e detyrueshme të kryhet”. Kështu u shpreh në Gjirokastër shkrimtari i shquar Ismail Kadare gjatë një takimi me lexuesit e tij.

Zoti Kadare tha se Shqipëria në këtë stad qe ndodhet, po ta shikojme në vizionin historik, le ta marrim 5000-6000 vjet, është në stadin më kulmor të saj. S`ka qenë ndonjëherë në pozitë më të favroshme, tha Kadare.

“Por,” – vijoi më tej ai – “për fat të keq pozitat e favorshme krijojnë edhe tension të pafavorshëm” . “Shqipëria” – tha Kadare – “ndodhet në një gjendje tipike ku shanci i madh ka edhe një ngatërresë të madhe midis nesh , shqiptarëve vetë”.

“Unë mendoj, tha Kadare se kjo gjë nuk është fatale , nuk është për të vënë duart në kokë, nuk është për të vënë ulërimën, nuk është për të filluar vaji ,o bo bo sa keq .. “Janë gjendje që popujt i kapërcejnë , i kalojnë”, tha shkrimtari i madh shqiptar.

“Kryesorja, është se kjo është hera e parë në historinë e kombit tonë që vendi ynë , populli shqiptar ka braktisur një pozicion,një skajim të keq , jashtë Evropës sic ka qenë dëbuar nga Europa;ka qenë dëbuar dy herë nga Europa nga osmanët dhe nga komunistët”.

“Eshtë vështirë të thuash kush ka qenë më tepër armik i Europës perandoria osmane apo regjimi komunist shqiptar”, u shpreh Kadare. Sipas tij “ tani është koha e tretë e Shqipërisë “.

“Koha e tretë” – tha ai – “që Shqipëria është vendosur në anën më përparimtare të botës , që quhet qytetërimi perëndimor”.

I pyetur për largimet e shqiptarëve jashtë vendit Kadare tha se kjo ethe e largimit është një ethe e përkohshme. I ka kapur me radhë të gjithë popujt,tha Kadare, herë një popull, herë një tjetër, na ka kapur dhe neve. Psh të famshëm për të ikur nga vendi i tyre kanë qenë italianët. Akoma më të famshëm kanë qenë irlandezët. Popujt të tjerë kanë historinë e tyre të largimit, kthimit dhe pastaj të stabilizimit. “Është e natyrshme që pas një periudhe jashtëzakonisht të egër të izolimit të vinte ky pasion, shpesh me arsye pasi nuk është pa arsye sigurisht, por edhe pakez e kthyer në modë,” – tha Kadare.

“Unë kam besim, u shpreh Kadare , se do gjendet drejtëpeshimi i një populli që qëndron, largohet dhe kthehet dhe në fund të fundit do qëndrojë në vendin e vet”.

Zoti Kadare e viziton qytetin e tij të lindjes në tetëdhjetëvjetorin e tij .

Të shtunën ai u rikthye në shtëpinë e tij të lindjes, të restaurar pas gati 20 vitesh, ku u takua me dhjetera përkthyesit e veprës së tij që u mblodhën në odanë e Kadareve nga gjithë bota.

“Në këtë oda nisa të shkruaja shkrimet e para, tha Kadare. “Ulesha në gjunjë dhe nga dritarja vinte një dritë e cuditshme nga Veriu,” – vijoi ai rrëfimin, duke sjellë histori familjare dhe të krijimtarisë së tij si poet dhe prozator.

Kadare u bëri thirrje bashkëqytetarëve ta ruanin qytetin dhe identitetin e tij dhe sidomos vlera origjinale sic përmendi ai “sokakun e të marrëve”. Sokaku, tha Kadare, është një rrugë e çuditshme e Gjirokastrës që nuk e gjen në gjithë botën.

 

13166050_1176492205736633_8335907332251817751_n2016-05-15_10-11-53

Prokuroria heton policinë rreth superpajisjes së paligjshme të përgjimit – ja si hyri ajo në Shqipëri

Njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës avancon hetimet në lidhje me përdorimin e dyshuar të një superpajisjeje ilegale përgjimi në Policinë e Shtetit. Pajisja në fjalë dyshohet se është përdorur në Shqipëri muajt e fundit për të interceptuar komunikime telefonike, por edhe informacione të shkëmbyera në platformat “Messenger”, “Whats App”, “Viber” etj.

Burime të organit të akuzës kanë thënë për gazetën “Panorama” se është konfirmuar tashmë zyrtarisht se një pajisje e tillë ndodhet në Tiranë prej të paktën disa muajsh.

“Pas vendimit për nisjen e hetimeve në lidhje me këtë rast, grupi i hetimit ka kërkuar informacion me një shkresë zyrtare drejtuar Policisë së Shtetit.

Ky informacion është kërkuar me shkrim për efekt prove krahas komunikimit verbal që kanë pasur dy hetuesit e Prokurorisë që kërkuan këqyrjen dhe sekuestrimin e pajisjes në fjalë ditën e premte”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, në përgjigje të kërkesës së Njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës, policia me një shkresë të firmosur nga kreu i saj, Haki Çako, ka kthyer përgjigje se ekziston një pajisje e tillë (e llojit “Imci Catcher”), por që nuk është në pronësi të Policisë së Shtetit.

HETIMI PËR HYRJEN NË SHQIPËRI

Pas një kërkese zyrtare drejtuar misionit italian në Tiranë, Interforce, Prokuroria ka nisur verifikimet për mënyrën se si ka hyrë pajisja në fjalë në Shqipëri.

“Sipas ligjit, hyrja e një aparature të tillë në vendin tonë duhej bërë me autorizim të prokurorit të Përgjithshëm, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi ka rezultuar se Prokuroria e Përgjithshme nuk është në dijeni për diçka të tillë”, thanë burimet e grupit të hetimit. Sipas tyre, prej ditës së hënë hetimi do të vazhdojë për të sqaruar mënyrën e futjes së pajisjes në Shqipëri. Jo zyrtarisht ka dyshime se pajisja në fjalë është futur “në rrugë diplomatike”.

Ky dyshim bazohet në informacionin e dhënë Prokurorisë nga Policia e Shtetit, e cila ka thënë se pajisja është sjellë në Shqipëri në bazë të një marrëveshjeje apo memorandumi mes policisë shqiptare (ministrive të Brendshme) në Shqipëri dhe Itali.

Referuar këtij informacioni, pajisja e cila është vendosur tek Akademia e Sigurisë (ish-Akademia e Policisë), por është sjellë në Shqipëri nga Interforca për qëllime trajnimi të efektivave të policisë.

SUPERPAJISJA

Pajisja “Imci Catcher” dyshohet se është futur në Shqipëri me qëllim ekspozimin dhe trajnimin e efektivave të policisë për përdorimin e saj.

Pas trajnimit të efektivave të policisë, pajisja në fjalë mendohet se mund t’i ofrohej policisë shqiptare si donacion, ose mund t’i rekomandohej blerja e saj me qëllim gjurmimin e personave në kërkim. Pas hyrjes së pajisjes në fjalë në Shqipëri, Ministria e Brendshme ka dorëzuar në Kuvend një propozim për ndryshime në ligjin “Për përgjimin e telekomunikimeve”.

Në fillim të prillit, Ministria e Brendshme propozoi një projektligj për ndryshimet të legjislacionit për Komunikimet Elektronike.

Sipas draftit, kompanitë celulare duhet të vënë në dispozicion të dhënat për komunikimet zanore, të mesazheve apo të komunikimeve në internet si “Facebook”, “Viber”, “Whats App” etj., brenda 5 ditëve nga marrja e kërkesës. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga vetë ministri Saimir Tahiri.

TRAZHGIM SOKOLAJ

Dosjet e Klement Balilit: kapo i trafikut ja ku e siguronte drogën

Klement Balili i shpëtoi hetimit pas kapjes së tij në 2006- n me disa persona të tjerë, duke transportuar kanabis nga Lazarati drejt Sarandës.

Pas kapjes së ngarkesës prej rreth 650 kilogramësh drogë në zonën e ishullit Zakintos në Greqi, më 9 maj, 44-vjeçari ka qenë i pakapshëm për organet e hetimit.

Ndërkohë që puna vazhdon ende për kapjen e tij, Prokuroria ka hapur dosjet e vjetra të Balilit.

Dosjet flasin për një operacion në vitin 2006, ku Balili dyshohej si një nga kapot e drogës së Lazaratit.

DOSJA

Sipas dosjes së kohës, e cila u mbyll për Balilin nga Krimet e Rënda, shtetasit P.M., Y.K. e G. B. janë takuar më datë 14.07.2006 në fshatin Borsh, qyteti Sarandë, ku P.M. u ka kërkuar të transportonin një sasi lënde narkotike nga fshati Derviçan i Gjirokastrës (e marrë në Lazarat) deri në fshatin Piqeras të rrethit Sarandë.

Në datën 16.07.2006, ata janë takuar edhe me të gjykuarin E. N. dhe janë nisur me automjete të ndryshme nga qyteti i Sarandës drejt Gjirokastrës, ku do të takonin edhe fugonin e ngarkuar me lëndë narkotike.

Në fshatin Derviçan, fugonin e ngarkuar me lëndë narkotike e ka marrë në drejtim i gjykuari E. N. Autokolonën e mjeteve e udhëhiqte Y. K., i cili udhëtonte me mjetin “Fiat Cupe”, me targa TR 2890H. Ka qenë Y. që ka vënë re një makinë civile “të dyshimtë” dhe ka lajmëruar shoferin e furgonit që të ndryshonte drejtimin e lëvizjes dhe të braktiste mjetin.

Escobari i Ballkanit i shmanget edhe përgjimit, i zhdukur prej 3 ditësh

Ish-drejtori i Transportit në Sarandë, Klement Balili, i dyshuar nga Policia greke për financim të trafikut të drogës, u është shmangur përgjimeve javët e fundit. Pas kapjes së ngarkesës prej rreth 650 kilogramësh drogë në zonën e ishullit Zakintos në Greqi, më 9 maj, 44-vjeçari ka qenë i pakapshëm për organet e hetimit.

Ndonëse në emër të tij mendohet se ishin identifikuar së paku dy numra telefoni me pseudonimin “Keli” që në mars të këtij viti, së fundi i dyshuari për trafik droge ka arritur të shmanget mrekullisht nga gjurmimi. Dyshohet se në këtë mënyrë, Klement Balili ka arritur t’i shpëtojë edhe arrestimit, pasi nuk është gjetur në banesën e tij në Sarandë mbrëmjen e së premtes.

Në sistemin TIMS nuk rezulton që biznesmeni të ketë dalë në rrugë kufitare nga Shqipëria, edhe pse ndaj tij ende nuk ka urdhër ndalimi apo arresti nga autoritetet shqiptare. Për disa ditë me radhë, ai nuk u thirr as për t’u marrë në pyetje, ndërsa në momentin kur policia lokale shkoi me iniciativë në banesën e tij, Klement Balili kishte humbur gjurmët.

Të afërmit dhe Policia nuk dinë asgjë për adresën e largimit të 44- vjeçarit që është konsideruar nga mediat greke si një “baron” e financues i trafikut të drogës mes disa shteteve. Policia e Shtetit kishte referuar në Prokurori një material në mars 2016 për një grup trafiku droge mes Shqipërisë dhe Greqisë, por pa emra personash të dyshuar.

ARRESTIMET NË BELGJIKË

Gjashtë shtetas shqiptarë dyshohet se janë pjesë e rrjetit të trafikut të drogës mes Shqipërisë, Greqisë dhe disa vendeve të BE-së e më gjerë.

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga më 9 maj në Greqi gjatë kapjes së ngarkesës me drogë të nisur nga Saranda. Ndërkohë që Belgjika ka arrestuar dy persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të Klement Balilit, në Shqipëri ende nuk ka persona të arrestuar.

Dhimitër dhe Xhevahir Poti, të dy nga Shqipëria, pronarë të disa bizneseve këtu dhe në Belgjikë, kanë rënë në pranga pas një aksioni të udhëhequr nga Europoli në koordinim me Policinë greke. Policia në Angli kapi 23 kilogramë kokainë në një kamion me drejtues një shtetas grek.

Karroceria ku ishte fshehur kokaina, sipas Policisë, ishte në emër të një prej kompanive të Dhimitër Potit. Policia shqiptare tha se ishte pjesë e aksionit në fjalë, por deri tani nuk ka arritur të arrestojë ndonjë person.

Nga ana tjetër, Prokuroria shqiptare thotë se ende nuk ka prova apo urdhërarrest për Klement Balilin nga pala greke.

Po kështu, sipas Prokurorisë, nga hetimi i deritanishëm nuk është arritur të sigurohen prova për implikimin e 44-vjeçarit në ndonjë aktivitet kriminal, çka mund të shërbente për arrestimin e tij.

TRAZHGIM SOKOLAJ

Vajza që xhiroi videon e Xhelilit u hakmor për nënën e saj

TIRANE – Tre muaj më parë, me urdhër të kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, tashmë i shkarkuar, është larguar nga puna nëna e 20-vjeçares që realizoi videoskandalin.

Kjo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet pse vajza ka filmuar të gjithë veprimet e Xhelilit, teksa i kërkonte favore seksuale në këmbim të punës.
“ABC news” bën të ditur se e ëma e 20- vjecares punonte si sanitare tek zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe me pas është dërguar tek ndërmarrja e llixhave që administrohet nga bashkia e Dibrës.

Aty është dhënë urdhri nga ish-kryebashkiaku për ta larguar nga puna. Sipas burimeve të besueshme mësohet se vendin e saj të punës e ka zëvendësuar një njeri shumë i afërt me Shukri Xhelilin.

20-vjeçarja pasi u mor në pyetje nga policia është lënë e lire. Nuk dihet ende nëse familja e vajzës vazhdon të qëndrojë me në Dibër, apo është larguar në një qytet tjetër.

Ndërsa dosja penale ndaj Shukri Xhelilit pritet t’i dërgohet prokurorisë për Krime të Rënda për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave të zgjedhur” dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë.

Në videoskandalin e publikuar në media shfaqet ish-kryetari i Dibrës Shukri Xhelili teksa i kërkon favore seksuale 20-vjeçares në këmbim të një vendi pune tek Pallati i Kulturës në Peshkopi.

Ushtarakë të Komandës Strategjike të NATO-s vizitë në Shqipëri

Voal – Qëllimi i vizitës është njohja me zhvillimet e fundit në Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë . Përfaqësuesit ushtarakë kombëtarë pranë Komandës Strategjike për Operacionet të NATO-s, janë duke zhvilluar një vizitë zyrtare disaditore në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, qëllimi i vizitës është njohja me zhvillimet e fundit në Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë.

Diskutimi i këtyre çështjeve ishin objekt i takimit që gjeneralmajor Jeronim Bazo, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare pati me gjeneral brigade Reinhard Kuhn, përfaqësues ushtarak i Gjermanisë, njëkohësisht edhe dekan i përfaqësuesve ushtarakë kombëtarë pranë Komandës Strategjike të NATO-s. Bazo gjatë këtij takimi ka ritheksuar se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në krah të Aleancës dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë.

Axhenda e vizitës do të vijojë edhe me zhvillimin e vizitave të ndryshme në vende historike dhe nëpër disa muze, për t’u njohur më nga afër me kulturën dhe traditën e Shqipërisë.

Niko Peleshi shprehet rreth moralit të partisë dhe videoskandalin

Gjatë një takimit me strukturat e Partisë Socialiste në Korçë, numri dy i qeverisë zv/Kryeministri Niko Peleshi ka dhënë reagimin e parë lidhur me videoskandalin e ish kreut të bashkisë Dibër, që i kërkonte seks në këmbim të punës 20-vjeçares.

 

Peleshi e cilësoi skandalin një ngjarje jo të denjë për një kryebashkiak.

“Partia Socialiste nuk mban përgjegjësi për çdo anëtar të sajin dhe veprimet e tyre morale. Ish kryetari i Bahskisë së Dibrës u shkarkua pasi shkeli ligjin, etikën”- tha Peleshi, pyetur nga mediat për skandalin e fundit, teksa ishte gjatë takimit në Korçë.

Protesta e pardjeshme: Prokuroria e Tiranës nis procedim penal për Erjon Veliajn

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal për protestën e dy ditëve më parë të organizuar nga Bashkia e kryeqytetit pranë selisë së Gjykatës Administrative.

 

Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, organi i akuzës e ka ndërmarrë nismën e tij për veprat penale “organizim të manifestimit të paligjshëm” dhe “kanosje e fyerje ndaj gjyqtarëve”.

Sipas njoftimit, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike të protestës së 11 majit, të transmetuara në televizione.

Përmes protestës, e drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, kërkohej dorëheqja e trupit gjykues që ishte caktuar për të gjykuar çështjen e lejes së ndërtimit dhënë për kompaninë “Gener 2”, për ndërtimin e një godinë 17-katëshe në vendin përballë digës së liqenit artificial në Tiranë.

 errrr

Misteri i urdhërarrestit për Klemend Balilin, autoritetet shqiptare letër porosi drejtësisë greke

Autoritetet shqiptare i kanë nisur letër-porosi homologëve greke, që tu vihen në dispozicion hetimet e kryera për Klemend Balilin dhe shqiptarët e tjerë të përshirë në trafikun e drogës. Mësohet se letër porosia ka mbëritur në Ministrinë e Drejtësisë në datën 11 maj, por nuk sqarohet nëse këto shkresa i janë përcjellë palës greke.

Në këtë letër-porosi prokuroria kërkon informacion të detajuar mbi aktivitetin e Klemend Balilit, i cili nga mediat helene është cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”. Sqarohet se është kërkuar e gjithë dosja duke përfshirë këtu edhe përgjimet telefonike të Balilit dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Për 44-vjeçarin në muajin Mars është nisur një hetim pas dyshimeve se ai mund të ishte i përfshirë një rrjet trafiku të drogës nga Shqipëria drejt Grqisë dhe më pas drejt Europës. Po në 2 muaj hetim nuk është përftuar asnjë element që të shërbejë si indicie për të lëshuar një urdhërarresti për të. Gjithashtu sqarohet se për Balilin ende nuk as një urdhër-ndalimi ndërkombëtar.


Send this to a friend