VOAL

VOAL

Martohet vajza e George Bushit, ceremoni private me 20 të ftuar

Barbara Bush, vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara George W. Bush, u martua ditën e dielë në një ceremoni tepër private.

36-vjeçarja lidhi kurorë me skenaristin dhe aktorin Craig Louis Coyne. Dasma kishte vetëm 20 të ftuar dhe u zhvillua në Maine, në kopshtin e pronave të familjes Bush, pranë oqeanit.

Drejt altarit e ka shoqëruar babai, George W.Bush. Ceremonia është zhvilluar në një vend special për familjen Bush. Bregu i Maine nuk është një vend i zgjedhur rastësisht nga çifti.

Gjyshi i Barbara-s, George dhe gjyshja e cila vdiq 6 muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, janë fejuar pikërisht në këtë vend. Barbara ishte një nuse e thjeshtë, plot klas me një fustan saten. Me siguri vajza e madhe e ish-presidentit i është përshtatur me fustanin ceremonisë private që ata kanë zgjedhur të bëjnë.

Çifti është njohur nëntorin e kaluar, kur nga miqtë e përbashkët u organizua një takim “blind date” për ta. U lidhën një muaj më vonë dhe tashmëjanb zyrtarisht tè martuar.

Ata kanë pasur shumicën e kohës një lidhje në distancë, por tashmë bashkëshorti i saj është zhvendosur nga Los Angeles në Manhattan për të jetuar me të.

Albright: Trumpi është dhuratë e llojit të vet për Putinin

UASHINGTON – Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Medeleine Albright ka kritikuar deklaratat dhe politikat e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Aleancën e Atlantikut Verior (NATO) dhe Bashkimit Evropian (BE).

Albright për televizionin CNN tha se konsideron që Trumpi ndihet i ngjashëm me Presidentin rus Vladimir Putin.

Në paraqitjen e saj të parë pas një periudhe të gjatë, Albright paralajmëroi se Rusia angazhohet shumë për të minuar demokracinë amerikane dhe për të larguar Washingtonin nga aleatët e saj.

“Unë konsideroj se Trumpi për shumëçka është një dhuratë e llojit të vet për Putinin kur bëhet fjalë për qasjen e tij ndaj NATO-s dhe Evropës”, tha Albright.

Ish Sekretarja në mandatin e ish presidentit amerikan Clinton, Albright tha se mekanizmi i vendimmarrjes në SHBA aktualisht nuk funksionon.

Presidenti aktual i SHBA-së, Trump është në shënjestër të kritikave në rritje në SHBA për marrëdhënie të moderuara me Putinin dhe Rusinë dhe kritik ndaj NATO-s dhe Evropës si aleatë tradicionalë amerikanë.

Senati konfirmon Brett Kavanaugh për anëtar të Gjykatës së Lartë

Senati amerikan votoi 50 me 48 vota në favor të zgjedhjes së gjykatësit Brett Kavanaugh në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, pas një periudhe debatesh të ashpra rreth kandidaturës së tij

Procesi i konfirmimit të zotit Kavanaugh u zvarrit gjatë për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij nga tre gra për sjellje të pahijshme seksuale. FBI-ja bëri një hetim, por raporti i saj për të parë nëse akuzat kanë patur ndonjë bazë është pritur me reagime kryesisht në linja partiake.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence, tha se “dita e sotme ishte historike derisa shumica votoi për të dërguar një zë të ri në Gjykatën e Lartë, i cili do të mbështesë vizionin e përjetshëm të themeluesve të Amerikës”.

Today is a historic day for our country as a majority in the U.S. Senate voted to send a new voice to the Supreme Court who will uphold the timeless vision of America’s founders — Judge Brett Kavanaugh. My full statement below: pic.twitter.com/OYlkQEMOCR

— Vice President Mike Pence (@VP) October 6, 2018

Zoti Kavanaugh do të zëvendësojë gjyqtarin Anthony Kennedy, i cili doli në pension si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Një tjetër ish anëtar i kësaj gjykate John Paul Stevens, fillimisht ishte mbështetës i zotit Kavanaugh, por tani thotë se kandidati nuk e meriton të jetë në Gjykatën e Lartë.

John Paul Stevens i tha një audience pensionistësh në Boca Raton të shtetit Florida, se nuk mendon që Kavanaugh ka temperamentin e duhur për këtë punë, duke përmendur tonin agresiv që kandidati përdori kur po pyetej nga senatorët, gjatë dëshmisë rreth akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.

Në Shtetet e Bashkuara Gjykata e Lartë shihet si një institucion mjaft i respektuar dhe me rëndësi të madhe kombëtare pasi ajo merr vendime në interpretim të Kushtetutës që mund të kenë ndikime për një brez të tërë amerikanësh.

Analistët thonë se gjykatësi Kavanaugh, që u kandidua ga presidenti, Donald Trump, do t’u sigurojë konservatorëve shumicën 5 me 4 në Gjykatën e Lartë. Mandati i përjetshëm do të thotë që 53 vjeçari Kavanaugh, mund të shërbejë për dekada.

SHBA, vazhdojnë protestat kundër të nominuarit të Trumpit për Gjykatën Supreme

NEW YORK – Qindra persona kanë protestuar në Washington dhe New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas akuzave për ngacmime seksuale drejtuar gjykatësit të Gjykatës së Apelit në Washington DC, Brett Kavanaugh, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e ka nominuar për anëtar të Gjykatës Supreme.

Qindra persona, shumica e të cilëve femra, protestuan para Trump Tower në New York.

Protestuesit kërkuan anulimin e nominimit të Kavanaugh në Gjykatën Supreme, duke bartur pankarta me mbishkrime si “Besojuni grave”, “Refuzojmë të heshtemi” dhe “Jo për Kavanaugh”.

Edhe protestuesit e mbledhur para Kongresit në Washington kërkuan shfuqizimin e nominimit të Kavanaugh.

Mbi 300 persona u arrestuan në protestë, mes të cilëve gjendet edhe aktorja Amy Schumer.

Akuzat ndaj Kavanaugh për ngacmim seksual u shfaqën pasi në muajin korrik ai u nominua nga Trump për t’u zgjedhur në anëtarësinë e Gjykatës Supreme.

Një nga personat që e ka akuzuar atë është Christine Blasey Ford, e cila në dëshminë e javës së kaluar para Komisionit të Drejtësisë, tha se ishte ngacmuar seksualisht nga Kavanaugh 36 vite më parë në një banket shkollor.

Pas seancës që zgjati katër orë, Kavanaugh pohoi se asnjëherë nuk ka kryer ngacmime seksuale nga Ford apo dikujt tjetër.

Krahas Ford, akuza ndaj tij për ngacmime seksuale kanë ngritur edhe dy gra të tjera.

Komiteti i Drejtësisë pranë Senatit Amerikan javën e kaluar miratoi nominimin e Kavanaugh.

Nëse ai merr pëlqim edhe nga Kongresi, emrat e nominuar nga presidentët republikanë do të vazhdojnë ta ruajnë epërsinë numerike në Gjykatën Supreme.

SHBA akuzon shtatë zyrtarë të inteligjencës ruse për hakim të agjencive kundër dopingut

Flamuri i SHBA-së dhe ai i Rusisë.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar shtatë zyrtarë të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) për siç është thënë rolin e tyre në komplote të hakimit që kanë shënjestruar agjencitë kundër dopingut dhe vëzhguesin ndërkombëtar kundër armëve kimike.

Paditë janë bërë të ditura më 4 tetor në Uashington vetëm disa orë pas Holanda ka njoftuar se ka dëbuar katër zyrtarë rusë në mujin prill për komplote të ngjashme.

Prokurorët amerikanë kanë thënë se rusët kanë shënjestruar agjencitë kundër dopingut, pasi vëzhguesit ndërkombëtarë kanë vënë në pah rolin e Qeverisë Ruse në komplotin për doping që ka ndodhur në Lojërat Olimlike të mbajtura në Soçi më 2014.

Prokurorët kanë thënë se rusët kanë shënjestuar një kompani për energji bërthamore me seli në Pensilvani që ka qenë duke hetuar armët kimike në Siri.

E njëjta organizatë ka qenë e përfshirë në hetime pas helimimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në muajin mars në Britani.

Corey Lewandowski, nga fushata e presidentit Trump, te vendet e trazuara në Ballkan

Corey Lewandowski, ish-menaxher i fushatës zgjedhore të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e ka mohuar se është lobist i Kosovës, duke e quajtur këtë si lajm të rremë. Ai, gjatë një debati me studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Banja Llukë, të Republikës Serbe, tha se nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, por as në Shqipëri. “Unë nuk jam lobist. Ky është një lajm i rremë. Unë kurrë gjatë jetës sime nuk kam biseduar me askënd për Kosovën. Unë kurrë s’kam qenë në Kosovë. Unë kurrë s’kam qenë në Shqipëri”, ka thënë Lewandowski, gjatë vizitës së 3 tetorit në Banja Llukë. Në fakt, emri i tij lidhet më shumë me Republikën Serbe të Bosnjës dhe vetë Serbinë.

Lidhjet me Ballkanin

Corey Lewandowski ka qenë menaxher i fushatës së presidentit të SHBA-së Donald Trump, nga janari i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016. Vizita e tij në Banja Llukë bëhet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje Hercegovinë. Ai në debat me studentët, u paraqit bashkë me kryeministren e Republikës Serbe, Zheljka Cvijanoviq, me ftesë të së cilës edhe ndodhet për vizitë në Banja Llukë.

Cvijanoviq është nga partia Aleanca Social Demokrate e Pavarur e presidentit Millorad Dodik, i njohur për lidhjet e tij të afërta me Rusinë.

Dodik është përfshirë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shteteve të Bashkuara, për, siç thuhet, përpjekjet e tij për të penguar zbatimin e Marrëveshjes së Daytonit, marrëveshje kjo e cila u dha fund luftimeve në Bosnjë e Hercegovinë 25 vjet më parë.

Ky nuk është takimi i parë i Lewandowskit me kryeministren e Republikës Serbe, Zheljka Cvijanoviq. Ata u takuan më 25 korrik në Washington.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar në gusht se partia e zotit Dodik ka angazhuar së fundmi kontratë lobimi me kompaninë “Twin Rocks Global”, e cila udhëhiqet nga dy ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të Donald Trumpit, Jason Osborne dhe Mike Rubino. Këtë e ka konfirmuar vetë Jason Osborne për portalin amerikan “Mother Jones”, duke thënë se Qeveria e Republikës Serbe të Bosnjës paguan 10.000 dollarë në muaj për lobim.

Në statutin e kësaj kompanie shkruan se klientëve të saj iu ofrohen “udhëzime strategjike dhe këshilla për aktivitetet qeveritare të ndërlidhura me marrëdhëniet dhe publicitetin në Shtetet e Bashkuara”.

Ajo që e ndërlidh këtë kompani me Corey Lewandowskin është fakti se zyrat e Kompanisë “Twin Rocks Global”, ndodhen në shtëpinë në të cilën jeton Lewandowski, në afërsi të Kongresit Amerikan në Uashington.

Megjithatë, Lewandowski e ka mohuar se punon si lobist. I pyetur më 3 tetor në Banja Llukë nëse e përkrahë fushatën e partisë së Millorad Dodikut, ai ka thënë se nuk është me rëndësi se kë e përkrahë ai…

“Unë nuk votoj këtu, dhe kur flasim për ndërhyrjet në politikën dhe jetën e vendeve tjera, kjo nuk është rrugë që duhet shkuar. Mund të them se unë votoj në Shtetet e Bashkuara dhe votoj për Trumpin”, ka thënë Lewandowski.

Bosnja të dielën, më 7 tetor, mban zgjedhjet e përgjithshme, ndërkohë që përballet me një atmosferë tensionesh ndërmjet dy entiteteve, Federatës së Bosnjës dhe Republikës Serbe.

Ndryshe, vizita e Lewandowskit në Banja Llukë pason atë që ai zhvilloi në Beograd, në pranverën e vitit 2018, për t’u takuar me pjesëtarë të partisë, e cila udhëhiqet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.​

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Forbes shpall listën e “400 amerikanëve më të pasur”

NEW YORK – Themeluesi dhe drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, ka zënë vendin e parë si amerikani më i pasur në listën e revistës Forbes.

Forbes këtë vit për herë të 37-të publikoi listën e “400 amerikanëve më të pasur”.

Jeff Bezos ka arritur të zë vendin e parë me pasuri prej 160 miliardë dollarëve. Vetëm brenda një viti, ai ka arritur t’i shtojë pasurisë së tij 78,5 miliardë dollarë.

Pasuria totale e vitit të kaluar prej 2,7 trilionë dollarëve e “400-ëshit të Forbes”, këtë vit u rrit në 2,9 trilionë dollarë.

Ndërkaq, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili për 24 vite me radhë gjendej në vendin e parë, këtë vit ka zënë vendin e dytë me 97 mliardë dollarë.

Në vendin e tretë është renditur Warren Buffet, pronari i Berkshire Hathaway, me 88,3 miliardë dollarë.

– Zuckerberg, themeluesi i Facebook, brenda një viti humbi 10 miliardë dollarë

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckrber, pasuria e të cilit u zvogëlua për dhjetë miliardë dollarë në krahasim me vitin e kaluar, është radhitur si amerikani i katërt më i pasur me 61 miliardë dollarë, ndërsa Larry Ellison, themeluesi i Oracle, zuri vendin e pestë me pasuri prej 58,4 miliardë dollarëve.

Trump shënon rënie në listë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë vit është radhitur i 259-ti në listë, ndërsa vitin e kaluar gjendej në vendin e 248-të. Pasuria e tij, që arrin vlerën 3,1 miliardë dollarë, ka mbetur e njëjtë edhe këtë vit.

Dhjetë personat e parë dhe pasuria e tyre nga lista e “400 amerikanëve më të pasur” janë si në vijim:

Një person i dyshimtë në kompleksin e Gylenit

Njoftohet se në kompleksin e Fethullah Gylen-it, klerikut mysliman që jeton në Pensilvani u thirr policia, pasi rojet diktuan të mërkurën një person të armatosur të hynte në kompleks.

Kleriku që jeton në SHBA akuzohet nga Turqia si nxitës i grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.

Rojet gjuajtën në shenjë paralajmërimi dhe personi i dyshuar u largua, tha një zëdhënës. Nuk ka njoftime për të dëmtuar ose të arrestuar, tha zëdhënësi i Gylenit, Alp Aslandogan për agjencinë Reuter.

Rreth kompleksit të rrethuar me mure u panë disa makina të Policisë së Pensilvanisë. Kompleksi ndodhet në Saylorsburg të Maleve Pokono.

Presidenti Rexhep Tayip Erdogan dhe qeveria turke akuzojnë Gylenin për orkestrimin e grushti të dështuar të 2016-s, në të cilin ushtarë të paorganizuar morën tanke dhe avionë luftarakë, dhe bombarduan Parlamentin. Më shumë se 240 vetë u vranë gjatë incidenteve të dhunës. Gyleni i ka mohuar akuzat.

SHBA tërhiqet nga Traktati i Miqësisë i vitit 1955 me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Shtetet e Bashkuara thanë se anulojnë një traktat të miqësisë me Iranin, disa dekada të vjetër, pasi ai u përmend në një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër politikës së sanksioneve të Uashingtonit.

“Njoftoj se SHBA i jep fund Traktatit të Miqësisë me Iranin, të vitit 1955. Ky është një vendim që, në fakt, është vonuar 39 vjet”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke iu referuar vitit të Revolucionit Islamik, më 1979.

Të mërkurën, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi SHBA-në t’i lehtësojë sanksionet e rivendosura kundër Iranit, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Gjykata tha se eksportet e mallrave “humanitare”, siç janë ushqimet dhe ilaçet, duhet të lejohen.

Gjykata tha se sanksionet e SHBA-së për mallrat e tilla shkelin Traktatin e Miqësisë, Marrëdhëniet Ekonomike dhe të Drejtat Konsullore midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera” që Gjykata e Hagës “nuk arriti të kuptojë se nuk ka juridiksion të nxjerrë ndonjë urdhër që ka të bëjë me masat e sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara”, të cilat “mbrojnë interesat e tyre thelbësore të sigurisë”.

Traktati i vitit 1955 bën thirrje për “marrëdhënie miqësore” midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, inkurajon tregti dhe investime të ndërsjella, rregullon marrëdhëniet diplomatike dhe ia jep juridiksionin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi mosmarrëveshjet.

Ai është nënshkruar në kohën e marrëdhënieve të ngushta midis Uashingtonit dhe Teheranit, shumë kohë para se Revolucioni Islamik i vitit 1979 të sillte dekadat e armiqësisë mes tyre.

Nju Jork Tajms, akuza zotit Trump për shmangie nga taksat

Donald Trump në vitin 1995

Departamenti i Taksave të shtetit Nju Jork nisi një hetim pas një shkrimi të gazetës Nju Jork Tajms ku thuhet se Presidenti Donald Trump ka përdorur metoda të dyshimta për t’iu shmangur taksave, madje duke bërë edhe mashtrime tatimore, për të rritur ndjeshëm pasurinë e tij që e filloi me para të dhuruara nga prindërit.

Zotit Trump i pëlqen ta përshkruajë veten si njeri që e ka krijuar vetë suksesin financiar, duke thënë se e filloi gjithçka me një kredi relativisht modeste prej 1 milion dollarësh nga i ati dhe pastaj e ngriti pasurinë me anë të investimeve dhe marrëveshjeve fitimprurëse.

Por në shkrimin mjaft të detajuar të gazetës Nju Jork Tajms, thuhet se zoti Trump përfitoi rreth 413 milionë dollarë nga babai i tij, Fred Trump, manjat i pasurive të patundshme në Nju Jork.

Fred Trump filloi t’u kalonte para zotit Trump dhe fëmijëve të tjerë që kur ata ishin të vegjël, shkruan gazeta, madje ata edhe sot vazhdojnë të marrin të ardhura nga pasuritë e paluajtshme të të atit.

Gazeta njofton se zoti Trump e ndihmoi të atin të shtonte pasurinë duke iu shmangur tatimeve apo duke bërë zbritje taksash që gazeta i quan të parregullta.

Sipas gazetës, zoti Trump krijoi një skemë për të ulur vlerën në letër të pronave të patundshme që zotëronte, në mënyrë që të bënte zbritje të ndjeshme në faturën tatimore.

Gazeta Nju Jork Tajms njofton gjithashtu se zoti Trump dhe vëllezërit e motrat e tij krijuan një korporatë të rreme për të fshehur dhuratat e mëdha në para që u bënte i ati.

Sipas gazetës, të dhënat tatimore tregojnë se familja Trump pagoi vetëm një pjesë të taksave që duhet t’i paguanin qeverisë federale sipas kodit tatimor.

Shtëpia e Bardhë lëshoi të martën vonë, një deklaratë lidhur me akuzat:

“Fred Trump ka 20 vjet që nuk është më dhe është për të ardhur keq që shohim këtë sulm ndaj familjes Trump nga gazeta e dështuar Nju Jork Tajms. Shumë dekada më parë Agjencia e Taksave i shqyrtoi dhe i miratoi këto transaksione. Besueshmëria e Nju Jork Tajmsit dhe e mediave të tjera për popullin amerikan është më e ulta e të gjitha kohërave, sepse ato e kanë fiksim sulmin ndaj presidentit dhe familjes së tij 24/7 në vend që të raportojnë lajme,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders në një deklaratë.

Gazeta thotë se e bazon shkrimin e saj në intervista me ish-punonjësit e zotit Fred Trump dhe në më shumë se 100,000 faqe dokumente, përfshirë taksat personale të zotit Trump.

PEW: “SHBA-të ende lider global, por jo edhe presidenti Trump”

NEW YORK – Sipas një sondazhi të realizuar në 25 shtete nga një kompani e opinionit publik me qendër në SHBA është zbuluar se përkundër asaj që SHBA vazhdon të vlerësohet si lider global, niveli i besueshmërisë së presidentit Donald Trump është i ulët.

Qendra e hulumtimeve Pew me qendër në Washington mes datave 20 maj-12 gusht ka realizuar një sondazh me 26 mijë e 112 persona nga 25 shtete, ku ka vlerësuar popullaritetin e SHBA-ve dhe të presidentit të saj, Donald Trump.

Në sondazh është konstatuar që pjesëmarrësit nga shumica e vendeve ende vazhdojnë të vlerësojnë SHBA-të si lider global kundër Kinës, por presidenti Trump nuk mori notë kaluese si një lider global.

Mbështetja për Trumpin ka mbetur në 27 për qind

Sipas këtij sondazhi vetëm 27 për qind e pjesëmarrësve janë shprehur se “besojnë që Trump do të bëjë punën e duhur në ngjarjet botërore”, ku vetëm shumica e pjesëmarrësve nga shtetet si Izraeli, Nigeria, Kenia dhe Filipinet kanë shprehur qëndrime pozitive ndaj presidentit Trump.

Pavarësisht prej qëndrimit negativ ndaj udhëheqjes së presidentit Trump, 63 për qind e pjesëmarrësve në sondazh janë shprehur se mbështesin rendin botëror ku SHBA-të janë fuqi udhëheqëse.

“SHBA-të nuk po i shikojnë interesat e shteteve tjera”

Në sondazh thuhet se roli i SHBA-ve në marrëdhëniet ndërkombëtare është shumë më i ulët në krahasim me periudhën e presidentit të mëparshëm, Barack Obama.

“SHBA gjatë përcaktimit të politikës së jashtme nuk ka shikuar interesat e shteteve tjera përveç vetvetes. Përkundër qëndrimit të viteve të mëparshme për zgjidhjen e problemeve globale, ka treguar një përpjekje shumë të vogël dhe për këtë arsye fuqia e butë e SHBA-ve po zvogëlohet gradualisht”, janë shprehur analistët e Qendrës Hulumtuese Pew.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, prej kur ka ardhur në pozitë me zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor të vitit 2016, kishte nisur luftën doganore, kishte refuzuar marrëveshjet kryesore ndërkombëtare si Marrëveshja Klimatike e Parisit, si dhe kishte vënë në dyshim marrëdhëniet me aleatët e vjetër. Trump edhe në fjalimin e mbajtur në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) u shpreh se administrata e tij preferon “doktrinën e atdhedashurisë” dhe se nuk e pranon “ideologjinë globale”. aa

Vala rozë: Numër rekord i grave garojnë në zgjedhjet në SHBA

Një numër rekord i grave po konkurrojnë për zyra publike në Shtetet e Bashkuara, duke i bërë zgjedhjet e ardhshme shtetërore dhe kombëtare edhe më të rëndësishme sesa normalisht.

Më 6 nëntor do të mbahen zgjedhjet për 435 ulëset e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 të Senatit, ashtu si edhe zgjedhjet për guvernatorë në 33 shtete dhe për legjislatura në shumicën e shteteve.

Vetëm për Kongres, numri i grave kandidate i kalon dukshëm vitet e kaluara, thotë Qendra për Gratë dhe Politikat Amerikane në kuadër të Universitetit Rutgers, në Nju Xhërsi. Për Dhomën e Përfaqësuesve garojnë 239 gra, ndërsa për Senatin 23.

Këto shifra nuk i përfshijnë edhe gratë që kanë garuar në zgjedhjet paraprake këtë vit, në të cilat votuesit i zgjedhin kandidatët për të përfaqësuar një parti politike ose tjetër, zakonisht atë Demokrate ose Republikane.

Në të dyja këto parti të mëdha ka pasur rritje të numrit të grave kandidate, por në Partinë Demokrate rritja ka qenë më e madhe: më shumë gra garojnë tani si kandidate demokrate sesa të gjitha gratë që kanë kandiduar në zgjedhjet e vitit 2014, nga të dyja partitë.

“Është vit i thyerjes së rekordeve, nuk ka dyshim”, thotë Jean Sinzdak, nga Qendra për Gratë dhe Politikat Amerikane. “Sa u përket numrave, jemi shumë më lart se çdo vit më parë”, thotë ajo.

Në mesin e 46 shteteve që mbajnë zgjedhje për legjislaturat në nëntor, 3,381 kandidate janë gra, shumë më lart se rekordi i mëparshëm prej 2,649, i vendosur në vitin 2016. Ashtu si në rastin e Kongresit, shumica dërrmuese e kandidateve janë demokrate.

Entuziazmi midis grave reflektohet në mënyra të ndryshme në garat politike, thotë Sinzdak. Sipas saj, një numër i madh i tyre kanë ndjekur trajnime se si të kryejnë hulumtime politike ose për të mësuar më shumë rreth ligjeve dhe rregulloreve për fushatën.

Kjo është reflektuar edhe në mbledhjen e fondeve. Në fushatën për zgjedhjet në Dhomën e Përfaqësuesve, gratë donatore kanë favorizuar demokratët përballë republikanëve, veçanërisht kandidatet gra, tregojnë të dhënat e Open Secrets, një projekt i Qendrës për Politikë të Përgjegjshme.

Në anën e republikanëve, gratë mblodhën më shumë para se burrat gjatë zgjedhjeve paraprake, gjë që, sipas ekspertëve të financimit të fushatave, është një pasqyrim i entuziazmit të përgjithshëm midis grave në vitin 2018.

Përveç në mbledhjen e fondeve, rritja e numrit të grave që garojnë për zyra publike ka ndikuar edhe mënyrën se si udhëhiqen shumë fushata politike, thotë Sinzdak.

“Gratë kandidate po garojnë si vetja e tyre dhe nuk përpiqen të futen në një lloj kallëpi. Ato flasin për gjërat e tyre, të tilla si përvojat e tyre me sulmet seksuale. Flasin për amësinë dhe përse fakti i të qenët nëna i bën ato ligjvënëse të mira ose i ndihmon të marrin vendime të mira politike”, thotë Sinzdak.

Një sondazh i Qendrës Kërkimore Pew, i publikuar në muajin gusht, ka nxjerrë në pah se shumica e amerikanëve mendojnë se është një gjë e mirë që më shumë gra garojnë për zyra publike.

Ka shumë arsye për rritjen e numrit të grave kandidate në këtë cikël zgjedhor, përfshirë zgjedhjen e republikanit Donald Trump president.

Gjatë fushatës së vitit 2016, është shfaqur një video nga viti 2005, në të cilën Trump është dëgjuar të ketë thënë se “mund t’i kapë organet gjenitale të grave pa pëlqimin e tyre”. Trump i ka fituar zgjedhjet, duke mundur kandidaten demokrate, Hillary Clinton. Një ditë pas inaugurimit të tij, më 20 janar, 2017, miliona njerëz, shumica gra, kanë organizuar një protestë masive në Uashington dhe qytete të tjera të SHBA-së kundër Trumpit.

Sinzdak thotë se gratë janë nxitur edhe nga lëvizja #MeToo (Edhe unë), ku aktore të njohura dhe gra të tjera kanë treguar hapur se si janë ngacmuar ose sulmuar seksualisht nga burra me pozita të shquara. Lëvizja ka rezultuar me turpërim publik, dorëheqje të detyruara apo shkarkime, e madje edhe akuza kriminale kundër politikanëve, manjatëve të mediave, producentëve të Hollivudit, celebritëve e të tjerëve.

Ngjarjet tjera që kanë nxitur gratë të bëjnë më shumë politikisht në vitin 2018, shton Sinzdak, përfshijnë edhe vendimin kundërthënës të administratës Trump për t’i ndarë prindërit që kalojnë ilegalisht kufirin e SHBA-së nga fëmijët e tyre.

Së voni, Senati amerikan ka mbajtur një seancë dëgjimore për të emëruarin e Trumpit për gjykatës të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh. Me kontrollin e republikanëve në Senat, konfirmimi i Kavanaugh është parë si çështje e kryer derisa një grua, Christine Blasey Ford, e ka akuzuar publikisht atë për sulme seksuale, në vitin 1982.

Ngjarja çoi në një seancë të jashtëzakonshme dëgjimore, më 27 shtator, në të cilën Ford dëshmoi para Komitetit të Senatit për Drejtësi, dhe pas saj edhe Kavanaugh, i cili i mohoi fuqishëm akuzat. Miliona amerikanë e ndoqën seancën nga televizori.

“E gjithë kjo ka krijuar një lëvizje kulturore politike që karakterizohet nga zemërimi i grave me mënyrën se si janë trajtuar nga burrat në pushtet”, thotë Sinzdak.

Rasti i Kavanaugh i ka bërë jehonë një rasti të ngjashëm në Senat që ka ndodhur 27 vjet më parë, kur emërimi i gjykatësit Vlarence Thomas për Gjykatën Supreme është përfshirë nga akuzat për ngacmim seksual, të ngritura nga Anita Hill. Ky rast po ashtu ka tërhequr vëmendje të madhe në SHBA.

Në vitin pasues, më 1992, ka pasur rritje të numrit të grave që kanë garuar për zyra publike dhe rritje të ndjeshme të numrit të grave në Senatin amerikan.

Ai vit është bërë i njohur gjerësisht si “Viti i Gruas”.

Përgatiti: Valona Tela

SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e një sistemi raketor të Rusisë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kay Bailey Hutchison.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka thënë se nëse është e nevojshme, SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e një sistemi raketor të Rusisë, që Uashingtoni beson se Moska po e zhvillon duke shkelur një traktat të armëve bërthamore.

Duke folur për gazetarët në Bruksel, ambasadorja Kay Bailey Hutchison i bëri thirrje Rusisë që të ndalë zhvillimin e sistemit, 9M729, i cili, sipas SHBA-së, shkel Traktatin e Forcave Bërthamore me rreze të mesme, të vitit 1987.

“Është koha për Rusinë që të vijë në tryezën e bisedimeve dhe t’i ndalojë shkeljet”, ka thënë Hutchison.

Nëse sistemi “është i gatshëm për përdorim”, ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara “do të shqyrtojnë kapacitetet për t’iu kundërvënë raketës e cila mund të godasë Evropën apo Amerikën”.

Rusia në anën tjetër ka mohuar ndonjë shkelje të traktatit, i cili ndalon raketat me rreze nga 500 deri në 5 500 kilometra.

FBI-ja fillon hetimet e reja për gjykatësin Kavanaugh

FBI hapi hetime të reja rreth kandidatit për Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, Brett Kavanaugh.

Presidenti Donald Trump, urdhëroi hetimet me kërkesë të Komisioni Juridik i Senatit.

Just started, tonight, our 7th FBI investigation of Judge Brett Kavanaugh. He will someday be recognized as a truly great Justice of The United States Supreme Court!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 29, 2018

Ai tha në një deklaratë se hetimet që pasojnë pretendimet për keqpërdorim seksual, duhet të jenë të kufizuara dhe të “përmbyllen në më pak se një javë”.

Vendimi paraqet një ndryshime në qasjen e administratës e cila kishte pohuar se Kavanaugh është “verifikuar”.

Më herët të premten, Komisioni Juridik i Senatit votoi pro kandidaturës së gjykatësit Kavanaugh, një hap që ia kalon kandidaturën e tij Senatit.

Komisioni votoi në vija partiake me 11 vota pro dhe 10 kundër. Vendimtare ishte vota e Senatorit republikan Jeff Flake, i cili votoi në krahun republikan, por kërkoi shtyrjen e votës nga Senati deri pas kryerjes së një procesi hetimor nga FBI-ja lidhur me akuzat për abuzime seksuale.

Votimi i së premtes pasoi një ditë dramatike. Gjykatësi Kavanaugh dhe akuzuesja e tij, Christinë Blasey Ford, dhanë dëshmi emocionale para senatorëve dhe para publikut amerikan që e ndoqi gjatë gjithë ditës seancën nga e cila varen vendime të rëndësishme për të ardhmen e procesit të konfirmimit të kandidatit të gjykatës së lartë.

Shoqata e Juristëve Amerikanë nxiti Komisionin Juridik dhe Senatin ta shtyjnë votimin që t’i japin kohë FBI-së që të bëjë një hetim të hollësishëm të figurës së gjykatësit Kavanaugh lidhur me pretendimet e tri grave kundër tij.

Profesorja e Universitetit të Palo Altos, Christine Blasey Ford dha një dëshmi emocionale para Komisionit Juridik të Senatit.

“Jam sot këtu sot, jo se kisha dëshirë të isha. Jam e tmerruar. Jam këtu sepse besoj se është detyra ime qytetare t’ju them se çfarë më ndodhi kur Brett Kavanaugh dhe unë ishim në shkollë të mesme”, tha ajo.

Christine Blasey Ford

Christine Blasey Ford

Ndërsa gjithë vendi shikonte, zonja Ford dha hollësi të sulmit seksual për të cilin ajo akuzon gjykatësin Kavanaugh dhe që ajo thotë se ndodhi kur ishin të dy adoleshentë në fillim të viteve 1980.

“Mendova se do të më përdhunonte. Thirra për ndihmë dhe kur e bëra këtë, Bretti ma zuri gojën me dorën e tij që të mos më lejonte të bërtisja. Kjo ishte gjëja që më tmerroi më shumë dhe që pati ndikimin më të gjatë në jetën time”.

Zonja Ford u tha senatorëve se është “100 për qind e sigurt” se zoti Kavanaugh ishte personi që e sulmoi ndërsa një nga shokët e tij shihte dhe u pyet se çfarë i kishte mbetur më shumë në kujtesë nga incidenti.

“E qeshura, e qeshura e bujshme e të dyve dhe fakti që po zbaviteshin në kurrizin tim”.

Pas dëshmisë së saj, kandidati për Gjykatën e Lartë, Kavanaugh doli para komisionit dhe dha një deklaratë emocionale dhe sfiduese, duke hedhur poshtë akuzat.

“Nuk po e diskutoj nëse Dr. Ford është sulmuar seksualisht nga dikush, diku, dikur. Por kurrë nuk kam bërë një gjë të tillë me të, ose me dikë tjetër. Nuk jam një person i tillë, nuk kam qenë kurrë person i tillë”.

Zoti Kavanaugh tha se emri i tij dhe familja e tij, “janë shkatërruar përgjithmonë” nga akuzat kundër tij dhe sulmoi me zemërim demokratët për atë që ai e quajti, fushatë shpifjesh, që ka si synim t’i mohojë vendin në Gjykatën e Lartë.

Brett Kavanaugh

Brett Kavanaugh

“E gjithë kjo përpjekje prej dy javësh ishte një goditje e përllogaritur dhe e orkestruar politike, e nxitur nga zemërimi për zgjedhjen e presidentit Trump në vitin 2016, një frikë që është provokuar padrejtësisht për historinë time juridike, hakmarrje në emër të Clintonëve dhe miliona dollarë nga grupe të jashtme të majta të opozitës”.

Zonja Ford është një nga disa gratë që janë ankuar për zotin Kavanaugh, disa prej të cilave publikisht, ndërsa disa kanë zgjedhur të mbeten anonime.

Senatori republikan, Lindsay Graham humbi qetësinë, duke akuzuar demokratët për një “farsë joetike”.

“Ju doni të shkatërroni jetën e këtij personi, ta mbani këtë vend në Gjykatë hapur dhe shpresoni të fitoni në vitin 2020. E keni thënë vetë. Kjo është farsa më joetike që kur kam hyrë unë në politikë”.

Presidenti Donald Trump e emëroi zotin Kavanaugh për të zëvendësuar anëtarin e Gjykatës së Lartë, Anthony Kennedy që doli në pension.

Kavanaugh ka nevojë për të paktën 50 vota në senatin me 100 anëtarë për t’u konfirmuar. Nënpresidenti Mike Pence, mund të hedhë votën vendimtare nëse senati është i ndarë në mënyrë të barabartë. Nëse të gjithë demokratët votojnë kundër, dy republikanë duhet ta bëjnë të njëjtën gjë që të bllokojnë konfirmimin e tij.

Në një zhvillim tjetër të premten, miku u gjykatësit Kavanaugh nga shkolla e mesme, Mark Judge, tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me FBI-në.

Gratë në demonstrata për rastin Kavanaugh

Ndërsa në Kongres Komisioni Juridik i Senatit dëgjonte dëshmitë e të emëruarit për Gjyaktën e Lartë Brett Kavanaugh dhe gruas që e akuzon atë për sulm seksual 36 vjet më parë, pati demonstrata me pjesëmarrjen e një numri të madh grash. Shumë prej tyre kishin dalë në mbështetje të akuzueses, profesores së universitetit, Christine Blasey Ford. Por ka edhe gra që mbështetin zotin Kavanaugh. Shumë njerëzve ky rast u kujton një incident të ngjashëm të vitit 1991, kur avokatja Anita Hill akuzoi për ngacmin seksual të emëruarin e atëhershëm për në Gjykatën e Lartë, Clarence Thomas.

Demonstruesit anti-Kavanaugh u mblodhën para Gjykatës së Lartë, me thirrje në mbështetje të gruas që e akuzoi Brett Kavanaugh-në për sulmin, që ajo thotë se i ndryshoi jetën. Republikanët kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e akuzave të zonjës Ford, që dolën shumë vjet pas sulmit që ajo thotë se ka ndodhur. Shumë gra thanë se protesta e tyre synon të ndryshojë kulturën e fajësimit të viktimës.

“Jemi këtu sepse duam t’u kujtojmë njerëzve se gratë e dinë se gratë nuk gënjejnë, por Kavanaugh ka gënjyer në çdo hap të procesit.”– tha Ilyse Hogue, e Ligës Kombëtare për të Drejtën e Abortit.

Por ka edhe gra që e mbështesnin Brett Kavanaugh-në. Një prej tyre akuzoi palën tjetër se i kishin paguar që të demonstronin.

“Dua që njerzit ta dine se protestuesit janë të paguar ose njerëz që punojnë për organizata që I paguajnë të protestojnë”, thotë Danielle Buck, e grupit “Gratë e Shqetësuara për Amerikën”.

Seanca e dëshmive të së enjtes të kujton rastin e vitit 1991 të Anita Hill-it, një avokate që akuzoi për ngacmin seksual të emëruarin e atëhershëm të Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas. Mohimet nga zoti Thomas u pranuan dhe kandidatura e tij u miratua. Këngëtarja dhe aktorja e Hollivudit Barbra Streisand, thotë se marrja në pyetje e të dyja grave ishte e padrejtë.

“Burrat nuk kanë prirjen t’i besojnë gratë dhe kjo është e frikshme. Ky rast nuk është shumë i ndryshëm nga ai i Anita Hillit në vitin 1991: kujtoj mirë që ishim të gozhduar para televizionit dhe thonim; “O zot, çfarë po i bëjnë këta burra bërë kësaj gruaje?”– tha këngëtarja dhe aktorja Barbara Streisand.

Disa analistë thonë se rasti i zonjës Hill nuk ka ndikuar shumë në politikën amerikane.

“Ne nuk kemi mësuar asgjë sepse vazhdojmë të jemi në një pozitë, kur sjellim të dëshmojnë një burrë dhe një grua, pa dëshmitarë të tjerë, kur koha është e kufizuar dhe përpiqemi ta zgjidhim problemin në këtë mënyrë.”– thotë Leigh Goodmark, profesor i juridikut në Universitetin e Merilendit.

Por diskutimet në publik dhe ato private për sulmet seksuale kanë ndryshuar ndjeshëm që nga viti 1991. Vëzhguesit thonë se sot flitet shumë më tepër për ndikimin e një eksperience traumatike në jetën e njerëzve dhe për arsyet përse shumë gra nuk flasin për to. Analistët thonë se ndarjet politike në vend janë më të thella se kurrë dhe kjo është arsyeja që përkrahësit e zotit Kavanaugh, qofshin gra, apo burra, nuk do të ndikohen nga dëshmia e zonjës Ford.

Kavanaugh: Kurrë nuk kam kryer sulm seksual ndaj dikujt

Kandidati për Gjykatën e Lartë Brett Kavanaugh i mohoi me forcë akuzat, që kishte ngritur ndaj tij, Christine Blasey Ford-i, se ai e kishte sulmuar atë seksualisht gjatë një mbrëmjeje në vitin 1982, kur të dy ishin në shkollë të mesme.

“Kurrë nuk kam kryer sulm seksual ndaj dikujt, as në shkollë të mesme, as në universitet, asnjëherë”, u shpreh kandidati Kavanaugh gjatë dëshmisë para Komisionit Juridik të Senatit. “Kurrë nuk kam bërë një gjë të tillë me të, ose me dikë tjetër”.

Disa orë para tij, në dëshminë e saj para Komisionit Juridik, zonja Ford kishte theksuar se ishte “100 për qind” e sigurtë, se Kavanaugh dhe shoku i tij, Mark Judge, të dy të dehur, ishin ata që e kishin mbyllur në një dhomë gjumi dhe se Kavanaugh i kishte kërcyer sipër, duke u fërkuar pas trupit të saj, duke e kapur gjithandej dhe duke i mbyllur gojën me dorë, kur ajo thirri për ndihmë.

Kandidati Kavanaugh, që aktualisht është anëtar i Gjykatës së Apelit për Distriktin e Kolumbias, u tha senatorëve se ai nuk kishte qënë i pranishëm në ndonjë mbrëmje të tillë. Ai i akuzoi Demokratët se kishin organizuar një sulm të llogaritur për synime politike dhe në mënyrën më të ulët, sulmuan karakterin e tij.

Zoti Kavanaugh tha se ai nuk do t’u nënshtrohej kërcënimeve dhe nuk do të tërhiqej.

Christine Blasey Ford is sworn in before the Senate Judiciary Committee, Sept. 27, 2018, on Capitol Hill in Washington.

Dëshmia e zonjës Ford

E para që dëshmoi sot ishte zonja Ford, e cila tha se gjatë incidentit, që ajo pretendon se ndodhi në vitin 1982, ajo kishte patur frikë se ai “mund ta kishte vrarë aksidentalisht”.

Ajo theksoi se çfarë i kishte mbetur në kujtesë mbi të gjitha, ishte “e qeshura me zë të lartë” gjatë incidentit, e Kavanaugh-it dhe Judge-it, si dhe fakti që ata, siç u shpreh ajo, “po kënaqeshin në kurriz të saj”.

Senatorët Demokratë e përshëndetën në mënyrë të përsëritur zonjën Ford për kurajon për të folur. Më pas ata e pyetën vazhdimisht zotin Kavanaugh për zakonin e tij për të pirë dhe i kërkuan disa herë që të kërkojë hetime nga FBI-ja, ashtu siç kanë kërkuar ata, për akuzat e ngritura ndaj tij, por zoti Kavanaugh nuk pranoi të kërkojë hetime.

Phoenix prosecutor Rachel Mitchell questions Christine Blasey Ford as, from left, Sen. Mike Crapo, R-Idaho, Sen. Jeff Flake, R-Ariz., Sen. Ben Sasse, R-Neb., Sen. Ted Cruz, R-Texas, Sen. Mike Lee, R-Utah, and Sen. John Cornyn, R-Texas, listen during a Senate Judiciary Committee hearing, Sept. 27, 2018 on Capitol Hill in Washington.

Rachel Mitchell, me profesion prokurore, ishte ftuar nga senatorët republikanë që t’i drejtonte pyetjet zonjës Ford në emër të tyre, për të shmangur imazhin që një grup senatorësh burra të bardhë po merrnin në pyetje një grua, që ka ngritur akuza se është sulmuar seksualisht. Ajo e pyeti zonjën Ford rreth rrethanave të incidentit, por nuk iu kundërvu akuzës kryesore të saj për sulm seksual.

Reagimi i Senatorëve

Dëshmia e zotit Kavanaugh u prit me simpati nga senatori republikan i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, i cili dukshëm i nervozuar, tha se kandidati ishte bërë viktimë e një fabrikimi politikisht të motivuar.

Sen. Lindsey Graham, R-S.C., makes a point during a hearing with Supreme Court nominee Brett Kavanaugh before the Senate Judiciary Committee, Sept. 27, 2018, in Washington.

“Ju prisni një proces të drejtë konfirmimi?” iu drejtua senatori Graham kandidatit Kavanaugh. “Keni ardhur në qytetin e gabuar, në kohën e gabuar, miku im”, shtoi ai.

Më parë, senatorja demokrate nga Kalifornia, Kamala Harris, kishte shprehur të njejtën mbështetje për zonjën Ford: “Unë ju besoj, ashtu siç ju besojnë dhe shumë amerikanë”.

FILE – President Donald Trump applauds Judge Brett Kavanaugh, his Supreme Court nominee, in the East Room of the White House, July 9, 2018, in Washington.

Presidenti Donald Trump e emëroi zotin Kavanaugh për të zëvendësuar anëtarin e Gjykatës së Lartë Anthony Kennedy, i cili shpesh e bashkonte votën e tij me anëtarët më liberalë të Gjykatës. Trupi më i lartë gjyqësor i vendit përbëhet nga 9 anëtarë, të ndarë në 4 liberalë, 4 konservatorë dhe gjykatësi Kennedy në mes. Nëse kandidatura e zotit Kavanaugh konfirmohet, ai do të konsolidonte grupin konservator duke ju dhënë atyre votën vendimtare 5 me 4. Anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë mandat të përjetshëm.

Akuzuesja e Gjykatësit Kavanaugh para Komisionit Juridik

Akuzuesja e parë e Gjykatësit Brett Kavanaugh dha një dëshmi plot emocione dhe hollësi të enjten para Komisionit Juridik të Senatit. Christine Blasey Ford u shpreh se ishte “100% e sigurtë” se personi që e kishte sulmuar në 1982 ishte Kavanaugh, aktualisht i emëruar nga Presidenti Trump për anëtar i Gjykatës së Lartë. Zonja Ford tha se kishte frikë se ai do ta vriste aksidentalisht gjatë incidentit, kur ajo tha se ai e sulmoi seksualisht dhe po përpiqej ta përdhunonte.

Christine Blasey Ford ofroi hollësi të një mbrëmjeje rinore ku ajo kishte marrë pjesë bashkë me zotin Kavanaugh, atëherë 17-vjeç, me shokun e tij të fëmijërisë, Mark Judge dhe të tjerë.

“Nuk i kam të gjitha përgjigjet dhe nuk mbaj mend aq shumë sa do të doja por detajet e asaj nate që më sjellin këtu sot, janë ato që nuk do t’i harroj kurrë. Ato janë ngulitur në kujtesën time dhe më kanë ndjekur si fantazëm herë pas here në jetën time.

​Kur arrita, ata që ishin aty po pinin birrë në një dhomë të vogël ndenjieje, në katin e parë të shtëpisë. Piva një birrë. Brett dhe Mark ishin dukshëm të dehur, tha zonja Ford duke iu referuar gjykatësit Kavanaugh dhe shokut të tij Mark Judge.

Herët në mbrëmje, u ngjita nëpër shkallët shumë të ngushta që të çonin në katin e dytë, që të shkoja në banjë. Kur u ngjita lart, më shtynë në një dhomë gjumi, përballë banjës. Nuk e pashë dot se kush më shtyu. Bretti dhe Marku hynë në dhomë dhe mbyllën derën pas tyre.

Në dhomë dëgjohej muzikë dhe iu ngrit zëri më shumë ose nga Bretti ose nga Marku, kur ishim në dhomë. Më shtynë në krevate dhe Bretti hipi sipër meje. Ai filloi të më prekte me duar në trup dhe të fërkohej me mua.

Unë bërtita, me shpresën që dikush në katin e poshtëm do të më dëgjonte dhe u përpoqa t’i shpëtoja por ai ishte i rëndë. Bretti më preku në mënyrë të papërshtatshme dhe u përpoq të më zhvishte. Po kishte vështirësi sepse ishte shumë i dehur dhe sepse kisha veshur një kostum banje me trup nën rroba.

Mendova se do të më përdhunonte. Thirra për ndihmë dhe kur e bëra këtë, Bretti ma zuri gojën me dorën e tij që të më frenonte të mos bërtisja. Kjo ishte gjëja që më tmerroi më shumë dhe që pati ndikimin më të gjatë në jetën time. Mezi po merrja frymë dhe mendova se Bretti do të më vriste pa dashje. Si Bretti dhe Marku po qeshnin të dehur gjatë sulmit. Ata dukeshin se po zbaviteshin.

Marku dukej me dy mendje, ndonjëherë duke e nxitur Brettin, dhe herë të tjera duke i thënë që të ndalej. Nja dy herë e pashë Markun në sy dhe mendoja se ndoshta do të përpiqej të më ndihmonte, por ai nuk e bëri.

Gjatë këtij sulmi, Marku erdhi dhe u hodh dy herë mbi krevat, ndërsa Bretti ishte mbi mua. Herën e fundit që e bëri këtë, u rrëzuam dhe Bretti nuk ishte më mbi mua.

Unë arrita të çohem dhe të dal nga dhoma. Përballë dhomës ishte një banjë e vogël. Vrapova brenda saj dhe mbylla derën”.

Kryetari i Komisionit Juridik, Senatori Chuck Grassley e hapi seancën, duke i dalë në mbrojtje të emëruarit për Gjykatën e Lartë dhe duke fajësuar demokratët, që nuk i kishin bërë të ditura akuzat që më parë.

Gjykatësi Brett Kavanaugh, i cili dëshmon të enjten pasdite, në një deklaratë të përgatitur për këtë seancë i hedh poshtë me forcë akuzat e zonjës Ford si dhe grave të tjera për sjellje të parregullta, apo sulme seksuale, duke i quajtur si përpjekje të pashpresa për të njollosur figurën e tij. Ai tha se nëse lejohen fushata të tilla për të njollosur figurën e dikujt, asnjë person kompetent nuk do të ketë guximin t’i shërbejë vendit.

Christine Blasey Ford dëshmon në Senat

Christine Blasey Ford bën betimin para dëshmisë në Komisionin Juridik të Senatit.

Kandidati për anëtar të Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh dhe gruaja që e ka akuzuar se e ka sulmuar seksualisht kur të dy ishin adoleshentë, dëshmojnë të enjten në një seancë në Senat që mund të përcaktojë balancën e organizmit më të lartë juridik të vendit.

Christine Blasey Ford paraqiti versionin e saj të incidentit që ajo thotë se ka ndodhur, sipas së cilit, Kavanaugh e sulmoi gjatë një feste kur të dy ishin në shkollë të mesme. Në një deklaratë të përgatitur paraprakisht që u bënë publike të mërkurën, zonja Ford jep detaje për incidentin e verës së vitit 1982, ku ajo thotë se zoti Kavanaugh i dehur dhe shoku i tij, Mark Judge, e futën me forcë në një dhomë, e kyçën derën dhe e sulmuan. Në deklaratë ajo thotë se ishte shumë e frikësuar dhe turpëruar t’i tregonte njeriu dhe nuk dha detaje të incidentit deri shumë vite më pas, kur i tregoi bashkëshortit të saj dhe foli për to në seanca terapie.

Edhe zoti Kavanaugh, që do të shfaqet veçmas para Komisionit Juridik të Senatit, bëri publik tekstin e deklaratës së tij hapëse. Ai mohoi me force sulmin për të cilin e akuzon zonja Ford dhe akuzat nga persona të tjerë, duke i cilësuar si shpifje të minutës së fundit. Ai tha se goditje të tilla ndaj karakterit, nëse lejohen të arrijnë qëllimin do të shkurajojnë njerëz të zotë dhe të mirë nga të gjitha bindjet politike, që t’i shërbejnë vendit dhe shtoi se nuk do të binte pre e friksë dhe të tërhiqej nga procesi i konfirmimit.

Konfirmimi i Gjykatësit Kavanaugh mund të ndryshojë balancën në Gjykatën e Lartë

Debati për procesin e emërimit të zotit Kavanaugh, vjen vetëm disa javë para zgjedhjeve të 6 nëntorit, ku demokratët po përpiqen të marrin kontrollin e Kongresit. Presidenti Donald Trump zgjodhi gjykatësin Kavanaugh për të zëvendësuar anëtarin e Gjykatës së Lartë, Anthony Kennedy, i cili shpesh hidhte votën vendimtare dhe merrte anën e anëtarëve liberale për çështje kyçe. Konfirmimi i zotit Kavanaugh mund të konsolidojë shumicën konservatore në gjykatë për vite me radhë.

Të mërkurën, Presidenti Trump pretendoi se kishte një përpjekje të koordinuar nga demokratët për t’i ekzagjeruar akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale kundër zotit Kavanaugh.

“Në fakt ata po bëjnë lojra, sepse ata e dinë se çfarë njeriu i mirë është ai dhe kanë shkatërruar reputacionin e një personi duan ta shkatërrojnë edhe më shumë dhe mendoj se do ta shohin në zgjedhjet e nëntorit se çfarë i kanë bërë familjes së tij, fëmijëve të tij të bukur dhe gruas së tij. E dine shumë mirë që kjo është një sajesë e madhe”, tha zoti Trump.

Presidenti i bëri komentet në një konferencë për shtyp prej 90 minutash pas takimeve me udhëheqës botërorë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Akuza nga pesë gra

Katër gra të tjera kanë dalë ditët e fundit me ankesa të detajuara kundër zotit Kavanaugh. Ai i ka mohuar akuzat.

Të mërkurën në mbrëmje, NBC News njoftoi se një ankesë anonime I ishte dërguar senatorit republikan, Cory Gardner të Kolorados. Gruaja që e kishte dërguar, thoshte se në vitin 1998, ajo dhe vajza e saj kishin dalë me zotin Kavanaugh dhe disa miq, kur ai “e shtyu një shoqe të saj pas murit në mënyrë shumë agresive dhe seksuale”.

Sipas njoftimeve të medias, zoti Kavanaugh u mor në pyetje të martën gjatë një telefonate me këshilltarë të Komisionit Juridik lidhur me akuzën se ai kishte sulmuar seksualisht një grua në Rhode Island në mes të viteve 1980.

Zyra e senatorit demokrat të këtij shteti, Sheldon Whitehouse kishte marrë një telefonatë të martën në mëngjes “ku bëheshin akuza lidhur me një përdhunim në një varkë në gusht të vitit 1985”, sipas tekstit të zbardhur të bisedës mes këshilltarëve dhe zotit Kavanaugh që iu dha medias të mërkurën. Zoti Kavanaugh i mohon akuzat.

Presidenti Trump tha se do ta ndiqte seancën e së enjtes, e cila pritet të jetë e bujshme, dhe se edhe mund të ndryshonte mendim për kandidatin e tij, pasi të dëgjojë dëshminë e profesores Ford.

“Është e mundur që ta dëgjoj dhe të them ‘hej, më ndryshoi mendja’. Nuk mund t’ju them. Duhet të pres deri nesër”, tha zoti Trump.

I pyetur nëse e kaluara e tij me gra të shumta që e janë akuzuar për sulme seksuale, ka ndikuar se si ai i sheh akuzat kundër zotit Kavanaugh, presidenti tha se ai e kupton se ç’do të thotë të akuzohesh pa të drejtë dhe sugjeroi se zoti Kavanaugh po konsiderohej “fajtor deri kur të vërtetohej që ishte i pafajshëm”.

“Kjo është përtej Gjykatës së Lartë. Kjo ka të bëjë me vendin tonë. Kur konsiderohesh fajtor deri kur vërtetohet që je i pafajshëm, nuk duhet të jetë ashtu…Në këtë rast, je fajtor derisa të provohet që je i pafajshëm. Mendoj se është një standard shumë i rrezikshëm për vendin”, tha Presidenti Trump.

Trumpi kryeson mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Përparësitë dhe strategjia e CIA-s

Agjencia kryesore e spiunazhit të Shteteve të Bashkuara po kërkon të zgjerojë praninë e saj në mbarë globin për të eliminuar të ashtu-quajturat “boshlleqe të inteligjencës” dhe për të trajtuar kërcënimin në rritje nga fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina.

Drejtoresha e CIA-s Gina Haspel të hënën e quajti zhvendosjen nga kundërterrorizmi tek spiunazhi më tradicional ndaj shteteve, “një prioritet strategjik”, duke thënë se nevoja për të patur një zbulim më të mirë ndaj rivalëve aktualë dhe potencialë të Shteteve të Bashkuara është ndër “çështjet më të vështira” .

“Ne po e përqëndrojmë vëmendjen tek vendet kundërshtare”, tha zonja Haspel përpara një audience në Universitetin “Louisville”, në paraqitjen e saj të parë publike, që kur u betua si drejtoreshë e CIA-s majin e kaluar.

Haspel tha gjithashtu se ajo synon “rritjen e numrit të oficerëve të vendosur jashtë vendit”.

“Duke pasur një prani më të madhe të huaj do të kemi një pozicion më të fuqishëm,” tha ajo.

Si pjesë e kësaj shtyse, zonja Haspel tha se CIA shpreson të rekrutojë më shumë folës të gjuhëve të huaja, përfshirë ata që flasin rrjedhshëm gjuhën kineze, arabe, farsi, turqisht, frëngjisht dhe spanjisht.

Ajo tha gjithashtu se agjencia e spiunazhit “po punon më ngushtë se kurrë me aleatët në të gjithë botën”.

Komentet e zonjës Haspel pasqyrojnë përparësitë e paraqitura në strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të parashtruar në fund të vitit të kaluar. Strategjia thekson nevojën për t’iu kundërvënë përpjekjeve të rivalëve të Shteteve të Bashkuara për të zhvendosur ekuilibrin e fuqisë në rangun global në forma që kanë ndikuar negativisht Shtetet e Bashkuara.

((https://www.voanews.com/a/donald-trump-new-era-global-competition-america-going-to-win/4169607.html))

Shqetësimet për Kinën

Drejtoresha e CIA-s shprehu shqetësime të veçanta lidhur me Kinën, e cila tha ajo, është “duke punuar për të zvogëluar ndikimin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që të avancojë qëllimet e saj”. “Ne po e vëzhgojmë shumë nga afër veprime që duket se merren me synimin për të zgjeruar ndikimin e Kinës përtej rajonit të saj, në zona si Afrika, Amerika Latine, ishujt e Paqësorit, dhe Azinë Jugore”, tha zonja Haspel.”Ne jemi të shqetësuar nga disa prej taktikave që po përdor Pekini, duke u ofruar vendeve të varfra, investimeve dhe kredi që ndoshta ato vende nuk do të jenë në gjendje t’i paguajnë”, tha zonja Haspel. “Ne duam që këto vende të jenë të vetëdijshme për kanosjen ndaj sovranitetit të tyre dhe sesi investimet e huaja për projekte infrastrukture apo të sigurisë kombëtare në këto vende mund të venë në rrezik sovranitetin e tyre”.

Përparësitë e CIA-s

Zonja Haspel parashtroi edhe disa përparësi të tjera të agjencisë:

Diversiteti: Zonja Haspel tha se kur filloi punë në CIA në fund të viteve 1980, ajo “ishte një organizatë plotësisht e dominuar nga meshkujt”.

“Nuk duhet të jetë e habitshme që një nga përparësitë e mia kryesore që kur u bëra drejtoreshë ka qenë të luftoj për diversitet dhe gjithëpërfshirje në organizatë,” tha ajo. “Misioni ynë global në CIA kërkon që ne të rekrutojmë dhe të mbajmë më të mirët dhe më të zgjuarit e Amerikës, pavarësisht nga gjinia, raca apo origjina kulturore”.

Droga: “CIA do të investojë më shumë në përpjekjet kundër narkotikëve jashtë vendit”, tha zonja Haspel, duke e quajtur epideminë e opioideve një kërcënim “që ka vrarë më shumë amerikanë sesa çdo grup terrorist”.

Irani: Zonja Haspel e cilësoi si “befasuese” sasinë e fondeve që Teherani vazhdon të shpenzojë për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad, për të zgjeruar ndikimin e saj në Bagdad dhe për të mbështetur Houthitë në Jemen, duke pasur parasysh të vështirësitë ekonomike të Iranit.

“Ne jemi duke parë shumë nga afër, aktivitetin keqdashës të Iranit në rajon. Dhe ne do të dëshironim t’i kundërviheshim kësaj veprimtarie, në mënyrë që këto vende të mund të ndërtojnë vetë kursin e tyre “, shtoi ajo.

Transparenca: “Asgjë nuk është më e rëndësishme për ne në CIA sesa detyra jonë për të fituar besimin e qytetarëve tanë,” tha zonja Haspel. “Nuk ekziston asnjë agjenci tjetër e madhe e zbulimit në botë që i nënshtrohet një sistemi mbikqyrës më të gjithanshëm sesa ne, por pikërisht kështu duhet të jetë”, tha zonja Haspel.

Para konfirmimit të saj si drejtoreshë e CIA-s, zonja Haspel ishte kritikuar ashpër për rolin e saj në mbikëqyrjen e një qendre sekrete për marrjen në pyetje të personave të dyshuar në Tajlandë dhe shkatërrimin e kasetave të seancave të marrjes në pyetje.

((https://www.voanews.com/a/cia-chief-nominee-haspel-vows-not-to-resume-interrogation-program/4386390.html))

Gjendja Morale: “CIA ka një personel shumë dinamik; nga natyra ne jemi jashtëzakonisht të përqëndruar në misionin tonë,” tha zonja Haspel. “Në përgjithësi ne nuk u kushtojmë vëmendje përplasjeve politike në kryeqytet”.

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër Iranin në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, duke ripërsëritur se vendimi i tij për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për Iranin, ishte i drejtë. Presidenti Trump rikonfirmoi gjithashtu me forcë qëndrimin e tij në favor të sovranitetit dhe kundër pakteve ndërkombëtare që sipas tij janë në dizavantazh të Shteteve të Bashkuara. Ai foli për çështjen e tarifave si dhe vlerësoi arritjet e administratës së tij.

Presidenti Trump, denoncoi “regjimin brutal” të Iranit dhe udhëheqësve të tij që ai tha se nuk respektojnë kufijtë apo sovranitetin e vendeve të tjera.

“Muajin e fundit, ne filluam të modifikojmë sanksionet e forta që ishin hequr në bazë të marrëveshjes për Iranin dhe do të vendosim sanksione të reja”.

Ai u kërkoi vendeve të tjera të bashkëpunojnë për të izoluar Iranin dhe regjimin e tij.

Zoti Trump tha se në më pak se dy vjet administrata e tij ka realizuar më shumë se pothuajse “çdo administratë në historinë e vendit tonë”.

“Shtetet e Bashkuara janë më të forta, më të sigurta dhe më të pasura se sa ishin kur unë mora detyrën më pak se dy vjet më parë”, tha ai.

Nga arritjet ai përmendi përmirësimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut dhe dobësimin e ISIS-it.

Por Presidenti Trump, ripërsëriti vizionit e tij për të vendosur patriotizimin, mbi globalizmin, duke goditur me forcë organizma si Organizata Botërore e Tregëtisë dhe OPAC-un dhe duke denoncuar tarifat e pafavorshme.

“Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera luajnë sipas rregullave. Këto vende përdorin planifikimin industrial të menaxhuar nga qeveria dhe ndërmarrje shtetërore për ta manipuluar sistemin në favor të tyre”, tha ai.

Ai vlerësoi rëndësinë e Kombeve të Bashkuara, por tha se SHBA nuk do të kontribuojë më shumë se 25 përqind në buxhetin paqeruajtës së OKB-së. Gjatë gjithë fjalimin, Presidenti Trump përsëriti tema që përputhen me vizionit e tij me fokus tek Amerika, duke e vendosur theksin tek sovraniteti dhe interesat e amerikanëve.

Gjykatësi Kavanaugh hedh poshtë prerazi akuzat

Brett Kavanaugh, i emëruar nga Presidenti Trump për anëtar të Gjykatës së Lartë, thotë për kanalin Fox News se nuk ka në plan të tërheqë kandidaturën megjithë akuzat që kanë dalë ndaj tij për abuzime seksuale. Ai tha se kërkon një proces të drejtë. Ndërkaq, ligjvënës demokratë e republikanë janë mbërthyer në polemika mbi mënyrën më të mirë për të trajtuar akuzat.

Brett Kavanaugh, i emëruar i Presidentit Trump për anëtar i Gjykatës së Lartë, po u kundërpërgjigjet akuzave për abuzime seksuale. Ai tha dje në një intervistë për kanalin Fox News se nuk ka plan të tërheqë kandidaturën:

“Nuk do të lejoj që akuza fallso të më nxjerrin nga procesi”.

Emërimi i Gjykatësit Kavanaugh u vu në rrezik kur Christine Blasey Ford e akuzoi se ai e kishte sulmuar seksualisht kur ishin adoleshentë në shkollë të mesme. Një tjetër grua e ka akuzuar gjykatësin se i doli para duke ekspozuar organet intime kur ishin studentë në Universitetin Yale.

Zoti Kavanaugh i ka hedhur poshtë akuzat. Në një letër në adresë të anëtarëve të lartë të Kongresit ai shkruan se akuzat janë përpjekje për t’i dëmtuar reputacionin:

“Nuk kam sulmuar askënd seksualisht, as në shkollë të mesme, as kurrë”.

Edhe Presidenti Trump i doli në mbrojtje të emëruarit të tij, me komente tek selia e OKB:

“Gjykatësi Kavanaugh është njeri i jashtëzakonshëm. E mbështes deri në fund”.

Ndërkaq në Uashington, policia arrestoi protestues kundër kandidaturës së Gjykatësit Kavanaugh. Jehona e protestave të tyre kumbonte në hollet e Kongresit.

Republikanë me peshë i kanë cilësuar akuzat si pjesë e një fushate të demokratëve për të njollosur figurën e zotit Kavanaugh.

“Demokratët e Senatit dhe aleatët e tyre po përpiqen të shkatërrojnë jetën dhe karrierën e një individi mbi bazën e akuzave që lidhen me një akt të pavërtetuar prej dekadash më parë,” thotë Mitch McConnell, Udhëheqës i republikanëve në Senat.

Ndërkaq, demokratët kanë kërkuar shtyrje të procesit deri në zhvillimin e një hetimi të plotë mbi akuzat.

Në këtë moment duket se procesi po ngecën,” tha senatori demokrat Richard Blumenthal.

Akuzuesja e zotit Kavanaugh pritet të dëshmojë para senatorëve të enjten. Po atë ditë dëshmon edhe vetë zoti Kavanaugh. Nëse konfirmohet si anëtar i Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh do ta forconte për dekada me radhë krahun konservator në këtë institucion.

Stilisti amerikan Michael Kors blen kompaninë Versace

Në një lëvizje të paparashikuar, stilisti amerikan Michael Kors ka blerë këtë martë një nga kompanitë më të mëdha të modes në botë, Versacen për një shumë marramendëse, 2.12 miliard dollarësh. Themeluar në vitin 1978 nga një prej njerëzvë më të talentuar në fushë e modes, Italiani Gianni Versace, kjo firmë do të shndërrohej shumë shpejt në ikonën e industrisë së veshjeve duke frymëzuar edhe kompani të tjera nderkombëtare të modës.

“Ky është një moment shumë emocionues për Versace”, deklaroi Donatella Versace në një deklaratë. “Ka qenë më shumë se 20 vjet që kur e mora kompaninë së bashku me vëllain tim Santo dhe vajzën Allegra. Jam krenare që Versace mbetet shumë e fortë në kulturën moderne. Versace nuk është vetëm sinonim me stilin e saj të pagabueshëm, por me përfshirjen dhe përqafimin e diversitetit, si dhe fuqizimin e njerëzve për të shprehur veten.

Ndërkohë Michael Kors është stilist amerikan me origjine hebre i cili ka revolucionarizuar modën në Shtetet e Bashkuara duke u shndërruar në një nga emrat më të suksesshëm.

Fillon seanca për dënimin e aktorit Bill Cosby

Sot fillon një seancë dëgjimore dy-ditore pas së cilës do të jepet dënimi për komedianin e njohur amerikan, Bill Cosby. Cosby u gjet fajtor për tre akuza në prill për drogimin dhe ngacmimin e një gruaje në vitin 2004. Secila akuzë bart një dënim maksimal prej 10 vjetësh. Rasti Cosby është përshëndetur si një moment historik në lëvizjen MeToo e cila ka çuar në rënien e shumë figurave të spikatura, të ekspozuara për sjellje të pahijshme seksuale.

Ikona e televizionit amerikan, Bill Cosby kthehet në gjykatë të hënën për një seancë që mund të përcaktojë se ku do ta kalojë pjesën tjetër të jetës.

Dikur i njohur si “babai i Amerikës”, komediani përballet me dënimin për drogimin dhe përdhunimin e një gruaje në vitin 2004.

“Nuk është e paimagjinueshme që gjyqtari ta dënojë atë me burg dhe të urdhërojë që ai t’u dorëzohet menjëherë nëpunësve të burgut në atë seancë”, thotë avokatja Areva Martin.

Dhe burgu është ai që dëshirojnë për të shumë nga 60 gratë që thonë se Cosby gjithashtu i ka droguar dhe i ka ngacmuar disa dekada më parë.

“Me të vërtetë mendoj se është e rëndësishme që ai të kalojë ca kohë pas hekurave. Ai ka kryer aktin, është dënuar për të dhe ai duhet të bëjë dënimin si gjithë të tjerët”, thotë Lise-Lotte Lublin, një nga akuzueset e Cosby-it.

“Udhëzimet kërkojnë shumë më pak. Është e mundur që ai të kalojë një deri në katër vjet burg. Sipas ligjit të Pensilvanisë, shpesh këto akuza janë të kombinuara në një akuzë të vetme për qëllime dënimi”, thotë Mike Sesak, gazetar i Associated Press.

Cosby është personi i parë i famshëm që dënohet në epokën e lëvizjes #metoo. Lëvizja ka ekspozuar shumë ngacmues seksualë të profilit të lartë në botën e politikës, argëtimit dhe atë të lajmeve.

“Lutem që të dënohet 30 vjet. Ai meriton çdo vit. Ne të gjitha kemi vuajtur shumë, e ngritëm zërin për shumë gra dhe ai duhet të kryejë dënimin maksimal”, thotë Chelan Lasha, akuzuese e Cosby-it.

Gloria Allred, avokatja që përfaqëson dhjetëra akuzuese të Cosby-it, thotë se gjykata duhet të dërgojë një mesazh me dënimin që do të marrë.

“Është koha që ai të përballet me pasojat e veprimeve të tij kriminale”.

Cosby ka pohuar se takimet e tij me gratë kanë qenë konsensuale. Ekipi i tij i mbrojtjes pritet ta apelojë vendimin.

Një tjetër grua akuzon Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale

Vetëm disa orë pasi Christine Blasey Ford kishte pranuar të dëshmojë para Komitetit të Senatit rreth akuzave që ka bërë kundër Brett Kavanaugh, të nominuarit të presidentit amerikan, Donald Trump për Gjykatën Supreme, një tjetër grua ka nisur akuza shtesë kundër gjykatësit.

Më 23 shtator, avokatët e Ford kanë thënë se ajo është pajtuar të dëshmojë para Komitetit Gjyqësor të Senatit më 27 shtator.

Ford, 51 vjeçare, ka akuzuar Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale kur ajo ka qenë 15 vjeçare dhe gjykatësi 17 vjeçar.

Kavanaugh në anën tjetër i kundërshton të gjitha akuzat.

Këto akuza kanë kthyer në situatë tensionuese procesin e emërimit të Kavanaugh si gjykatës në Gjykatën Supreme, pasi Komiteti Gjykësor i Senatit ka shtyrë votimin për nominimin e tij, pas akuzave të Fordit një javë më parë.

Ndërkohë më 23 shtator, mediat amerikane kanë raportuar se një tjetër grua ka akuzuar Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale.

Në raportimet filletare, The New Yorker ka thënë se Deborah Ramirez, 53 vjeçare, ka akuzuar gjykatësin për sjellje të keqe gjatë një feste në Universitetin Yale në vitet 1980.

Disa demokratë kanë kërkuar që të shtyhet seanca e planifikuar për 27 mars, derisa supozimet e reja të hetohen.

Christine Blasey Ford kishte pranuar të dëshmojë para Komitetit të Senatit rreth akuzave që ka bërë kundër Brett Kavanaugh, të nominuarit të presidentit amerikan, Donald Trump për Gjykatën Supreme, një tjetër grua ka nisur akuza shtesë kundër gjykatësit.

Më 23 shtator, avokatët e Ford kanë thënë se ajo është pajtuar të dëshmojë para Komitetit Gjyqësor të Senatit më 27 shtator.

Ford, 51 vjeçare, ka akuzuar Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale kur ajo ka qenë 15 vjeçare dhe gjykatësi 17 vjeçar.

Kavanaugh në anën tjetër i kundërshton të gjitha akuzat.

Këto akuza kanë kthyer në situatë tensionuese procesin e emërimit të Kavanaugh si gjykatës në Gjykatën Supreme, pasi Komiteti Gjyqësor i Senatit ka shtyrë votimin për nominimin e tij, pas akuzave të Fordit një javë më parë.

Ndërkohë më 23 shtator, mediat amerikane kanë raportuar se një tjetër grua ka akuzuar Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale.

Në raportimet filletare, The New Yorker ka thënë se Deborah Ramirez, 53 vjeçare, ka akuzuar gjykatësin për sjellje të keqe gjatë një feste në Universitetin Yale në vitet 1980.

Disa demokratë kanë kërkuar që të shtyhet seanca e planifikuar për 27 mars, derisa supozimet e reja të hetohen.

Christine Blasey Ford pranon të dëshmojë në Senat lidhur me akuzat ndaj Brett Kavanaugh

Christine Blasey Ford, gruaja që e akuzon të emëruarin e Presidentit Trump për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh, për sulm seksual, ka pranuar të dëshmojë para Senatit për këtë çështje javën e ardhshme.

Kreu i Komisionit Juridik të Senatit, republikani Chuck Grassley, të premten i dha më tepër kohë zonjës Ford, që ajo të merrte një vendim në se do të dëshmonte para Senatit për këtë çështje.

Christine Blasey Ford, e ka akuzuar zotin Kavanaugh për sulm seksual, kur ata ishin të dy adoleshentë në vitet 1980. Kavanaugh i ka mohuar akuzat.

Republikanët duan të dëgjojnë nga profesorja Ford dhe kandidati Kavanaugh rreth sulmit seksual të supozuar.

Lojë politike?

Por ata ndjejnë gjithashtu një lojë politike të demokratëve, tha senatori Mitch McConnell.

“Demokratja numër dy e Komisionit Juridik e dinte prej kohe çështjen, por e nxorri atë pikërisht tani. Është shumë e qartë se kjo u bë e gjitha për vonimin e procesit”.

Për shumë njerëz, beteja për çështjen Kavanaugh është një tjetër kapitull që tregon se si polarizimi i politikës po paralizon Uashingtonin.

Ja ç’thotë analisti konservator Jamil Jaffer.

“Kjo është për të ardhur keq, sepse Gjykata e Lartë duhet të jetë imune ndaj këtyre gjërave. Ne duhet të konfirmojmë si anëtarë të saj njerëz që marrin 90 vota e lart në Senatin me 100 vende dhe t’i lemë të bëjnë punën, pra të mos vendosin politikisht por në bazë të ligjit.”

Qëndrimi i Presidentit Trump

Presidenti Trump e vuri në pikëpyetje integritetin e zonjës Ford që akuzon për një sulm seksual disa dekada më parë kandidatin e tij për anëtar të Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh.

Në një postim të bërë të premten në Twitter, zoti Trump shkruante se “nëse sulmi do të kishte qenë aq i rëndë sa e përshkruan ajo, akuzat do t’i ishin paraqitur menjëherë policisë”. Gruaja në fjalë, Christine Blasey Ford, thotë se Kavanaugh e ka sulmuar seksualisht 36 vjet më parë gjatë një feste në një shtëpi.

Presidenti Trump akuzoi gjithashtu “politikanët radikalë të krahut të majtë”, siç i quajti ai, që sulmojnë gjyqtarin Kavanaugh.

Avokatët e zonjës Ford thonë se ajo dëshiron të dëshmojë përpara një komisioni të Senatit javën e ardhshme, por vetëm nëse siguria e saj është e garantuar.

Avokatja e saj, Debra Katz tha se klientja e saj ka marrë kërcënime me vdekje dhe se zonja Ford bashkë me familjen janë detyruar të largohen nga shtëpia e tyre në Kaliforni. Media amerikane thotë se edhe zoti Kavanaugh ka marrë kërcënime me vdekje.

Akuzuesja e Kavanaugh paraqet kushte për dëshmi

Brett Kavanaugh.

Christine Blasey Ford, gruaja që ka akuzuar për sjellje të keqe seksuale, Brett Kavanagh, të nominuarin e presidentit amerikan, Donald Trump për gjykatës në Gjykatën Supreme, ka bërë të ditura kushtet e saj për të dëshmuar para Komitetit të Senatit.

Ford ka thënë se nuk do të dëshmojë nëse Kavanaugh është në dhomën e njëjtë dhe kërkon që ai të dëshmojë fillimisht, ka njoftuar avokati i saj.

Ende mbetet e paqartë nëse Komiteti do të pajtohet me kushtet e saj.

Gjyqtari Kavanuagh, 53 vjeçar, ka kundërshtuar vazhdimisht akuzat kundër tij dhe është pajtuar për të dëshmuar para Komitetit.

Komitetit Gjyqësor i Senatit ka për detyrë të miratojë nominimin e Kavanaugh para se të kalojë votimi përfundimtar në Senat.

Përzgjedhja e gjyqtarit të ri në Gjykatën Supreme përbën vendim shumë të rëndësishëm, pasi ky trup zakonisht jep fjalën e fundit në disa ligje dhe ka ndikim në jetën politike në SHBA.

Ky Komitet kishte caktuar një seancë për ditën e hënë dhe mund t’i duhet ta ndryshojë atë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë për Fox News lidhur me këtë proces “se nuk mendoj që mund të shtyhet më shumë. Ata kanë shtyrë për një javë tashmë, ata duhet të përballen me të”.

Deri tani nuk ka qenë traditë që i akuzuari të dëshmojë i pari në Komitet dhe që të mos ketë mundësi për kundërshtim.

Cohen ofron “informacion kritik” për hetimet mbi Rusinë

Ish-avokati personal i Presidentit Trump, Michael Cohen, ka bërë të ditur se po ofron “informacion kritik” për hetimin që po kryen Prokurori i Posaçëm Robert Mueller lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016.

Në një raportim të rrjetit televiziv ABC News të enjten, thuhej se zoti Cohen është takuar disa herë me hetuesit e zyrës së Robert Mueller-it.

Zoti Cohen ka thënë se Donald Trump e ka urdhëruar atë të sigurojë marrëveshje për mos publikim të informacionit në këmbim të parave, me aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels dhe një ish-modele të revistës Playboy, me qëllimin për të shmangur dëmtimin e kandidimit të tij për Shtëpinë e Bardhë.

Muajin e kaluar Zoti Cohen u vetëdeklarua fajtor për shkelje të ligjit për financimin e fushatës si dhe akuza të tjera. Në një postim në twitter, si përgjigje ndaj komenteve të presidentit Trump, Michael Cohen shkruante se askush “nuk duhet të vërë në pikëpyetje integritetin, vërtetësinë apo besnikërinë e tij ndaj familjes dhe vendit të tij”.

Trumpi në OKB, do të flasë për Iranin, Korenë Veriore, rastin Skripal…

Trumpi gjatë adresimit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara më 2017

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi, do të flasë për Iranin, rastin e helmimit Skripal, armët kimike dhe Korenë e Veriut, kur t’iu drejtohet Kombeve të Bashkuara, javën e ardhshme.

“Është koha për ne që të kemi diskutime reale dhe kjo do të ndodhë kur presidenti të kryesojë Këshillin e Sigurimit”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.

“Do të jetë takimi më i shikuar i Këshillit të Sigurimit, jam e sigurt”, tha ajo.

Trumpi do t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në hapjen zyrtare më 25 shtator, ndërsa, në ditën pas saj, do të kryesojë një takim të Këshillit të Sigurimit që do të përqendrohet në Iranin, mospërhapjen e armëve bërthamore dhe sulmet me armë kimike në Siri dhe Britani.

Trumpi akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet e Kongresit

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara.

Ky supozim ka shtuar një element tjetër shpërthyes në konfiktin mes dy shteteve, pasi Trumpi ka njoftuar të hënën vonë për vënie të tarifave prej 10 përqind në mallrat kineze në vlerë të 200 miliardë dollarëve duke nisur nga java e ardhshme.

Përveç tyre, Trump ka kërcënuar me tarifa shtesë nëse Kina vendos të hakmerret.

Pekini në anën tjetër ka njoftuar të martën se do të vendosë tarifa në mallrat amerikane në vlerë të 60 miliardë dollarëve.

Në një seri postimesh sulmuese nga ana e Trumpit, republikanët e të cilit rrezikojnë të humbin kontrollin në të dyja dhomat e Konrgesit, ka akuzuar Kinën për zgjerim të fushës së hakmarrjes, duke përmendur zgjedhjet.

“Kina ka treguar hapur se është duke tentuar të ndikojë dhe ndryshojë zgjedhjet, duke sulmuar bujqitë tanë dhe punëtorët industrialë për shkak të besnikërisë të tyre ndaj meje”, ka thënë Trump.

“Kina ka qenë në përparësi ndaj Shteteve të Bashkuara në aspektin e tregtisë për shumë vjet”. Ata po ashtu e dijnë se unë jam ai që di si t’i ndalojë”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Mirëpo Trumpi nuk e ka bërë të ditur se cilave deklarata të hapura të Kinës u është referuar.

Hillary Clinton boton ese me kritika për Trumpin

Hillary Clinton, e cila ka humbur zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, përballë Donald Trumpit, tha se demokracia amerikane është në krizë dhe fajësoi presidentin Trump për, siç tha, “korrupsion të jashtëzakonshëm” dhe “politika ndarëse” me “motive racore”.

Komentet e Clintonit, ish-sekretare e shtetit, të bëra në një ese, janë ndoshta të pashembullta në politikën amerikane.

As Trump, as Shtëpia e Bardhë nuk i komentuan ende.

Gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, Trump ka thënë se Clinton duhet të hetohet për krime të ndryshme – diçka që është shumë e pazakontë për një fitues të zgjedhjeve.

Clinton tha se pas zgjedhjeve të vitit 2016, ajo u ka bërë thirrje mbështetësve që t’i japin Trumpit një shans për të udhëhequr.

“Shpresoja që frika ime për të ardhmen është e fryrë. Nuk ka qenë”, tha Clinton në esenë e publikuar në ueb-faqen e revistës Atlantic.

“Demokracia jonë tani është në krizë”, tha ajo.

“Trump nuk pretendon t’i japë përparësi të mirës publike para interesave të tij personalë apo politikë. Ai nuk duket se e kupton se nëpunësit publikë duhet t’i shërbejnë publikut dhe jo e kundërta”, tha Clinton.

Komentet e saj vijnë në kohën kur kandidatët dhe partitë politike po bëjnë fushatë për zgjedhjet për Kongres, që do të mbahen në nëntor.

Paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, ka nisur po ashtu të mbajë fjalime në mbështetje të kandidatëve demokratë dhe të dënojë politikat e Trumpit.

Është e pazakontë që ish-presidenti i SHBA-së të kritikojë publikisht një pasardhës.

Akuzuesja e Brett Kavanaugh, gati të dëshmojë përpara Kongresit

Në SHBA, një numër senatorësh, përfshirë dhe disa republikanë, po bëjnë thirrje për të shtyrë procesin e votimit të kandidatit për Gjykatën e Lartë Brett Kavanaugh, pas deklaratave publike të një gruaje, se ai e ka sulmuar seksualisht kur të dy ishin në shkollë të mesme. Christine Blasey Ford, pedagoge në universitetin e Palo Alto-s në Kaliforni, tha për gazetën “Washington Post” se gjatë sulmit ishte frikësuar për vdekje. Avokatja e zonjës Ford, Debra Katz bëri të ditur se ajo është gati të dëshmojë përpara Kongresit rreth incidentit. Ajo tha se zonja Ford i karakterizon veprimet e zotit Kavanaugh si “përpjekje për përdhunim” dhe beson se “nëse ai nuk do të ishte në gjendje shumë të dehur, do ta kishte përdhunuar”. Ndërkohë në një koment të hënën këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway tha se zonja Ford “nuk duhet fyer dhe nuk duhet të injorohet“.

Në një koment të zonjës Christine Blasey Ford të botuar të dielën ajo thoshte se gjatë sulmit “kishte menduar se Brett Kavanaugh mund ta vriste pa dashje”.

Sipas saj incidenti kishte ndodhur gjatë një feste në Maryland në vitet ‘80, kur ajo dhe Brett Kavanaugh ishin në shkollë të mesme.

Ajo tha se Brett Kavanaugh dhe një shok i tij e patën rrethuar në një dhomë gjumi. Më pas Kavanaugh e kishte hedhur në një krevat dhe ishte përpjekur t’i hiqte rrobat. Sipas saj të dy djemtë ishin “të dehur dhe mezi mbaheshin në këmbë”. Por Brett Kavanaugh i ka mohuar akuzat.

I mohoj këto akuza kategorikisht dhe pa mëdyshje “, thuhej në një deklatë të tij javën e kaluar. “Nuk i kam bërë këto gjëra as në shkollë mesme dhe as në çdo periudhë tjetër“.

Të enjten pritet që komisioni juridik i Senatit të votojë për kandidaturën e zotit Kavanaugh. Në një deklaratë të komisionit të dielën akuzoheshin demokratët për fshehjen e akuzave Christine Blasey Ford deri në prag të votimit.

Senatori republikan Lindsey Graham, anëtar i komisionit, tha se pajtohej me shqetësimet e shprehura në deklaratë, por tha gjithashtu se do ta mirëpriste një seancë dëgjimore me zonjën Ford, nëse ajo do të dëshironte të fliste me anëtarët e komisionit.

Nëse komisionit do duhet ta dëgjojë znj. Ford, duhet ta bëjë menjëherë, që procesi të vazhdojë sipas planit“, tha zoti Graham.

Një tjetër republikan i komisionit senatori Jeff Flake, shkoi edhe më tej, duke thënë se ai nuk do të votonte për miratimin e kandidaturës së zotit Kavanaugh, pa dëgjuar më parë Christine Blasey Ford.

Një republikane tjetër, senatorja Lisa Murkowski, i tha të dielën rrjetit televiziv CNN se komisionit duhet të marrë në konsideratë shtyrjen e votimit.

Kjo nuk është diçka që doli gjatë seancave dëgjimore dhe nëse ka diçka të vërtetë në ato që thuhen, çështja kërkon një përgjigje“, tha ajo.

Demokratja më e lartë e komisionit senatorja Dianne Feinstein, në krye të një numri demokratësh bëri thirrje për shtyrje të votimit.

E mbështes vendimin e zonjës Ford për të ndarë publikisht historinë e saj. Tani që e ajo e bëri këtë gjë është në duart e FBI-së kryejë një hetim. Kjo duhet të ndodhë përpara se Senati të bëjë përpara lidhur me kandidaturën e zotit Kavanaugh“, thuhej në një deklaratë të zonjës Feinstein të lëshuar të dielën.

Udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer bëri gjithashtu thirrje për shtyrje të procesit të konfirmimit, ndërsa po hetohen akuzat e zonjës Ford.

Të ushtrosh presion për të kryer një votim tani, do të ishte një fyerje për gratë e Amerikës dhe integritetin e Gjykatës së Lartë” tha ai në një deklaratë.

53 vjeçari Brett Kavanaugh është një gjykatës federal i apelit në Uashington. në muajin korrik Presidenti Donald Trump e emëroi atë për një vend në Gjykatën e Lartë pas daljes në pension të ish-anëtarit të gjykatës Anthony Kennedy.

Trump: hetimi i Prokurorit Mueller, i paligjshëm

Presidenti Donald Trump tha të dielën, pa cituar fakte, se hetimi kriminal që është duke u zhvilluar për mundësinë e lidhjeve të fushatës së tij elektorale të vitit 2016 me Rusinë, “nuk është i lejuar me ligj”.

Përmes një komenti në Twitter, udhëheqësi amerikan e cilësoi “të paligjshëm” hetimin e kryesuar nga Prokurori Special Robert Mueller, duke shtuar se ai “vazhdon të jetë në kërkim të një krimi”.

Por zoti Mueller u emërua nga Departamenti i Drejtësisë dhe gjykatësit kanë dhënë vendimin se hetimi është duke u kryer në mënyrë të ligjshme.

Trump mohoi të ketë patur bashkëpunim me Rusinë, duke thënë se këtë gjë e ka bërë rivalja e tij, ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton. Ai e përshkroi ekipin ligjor të zotit Mueller si “17 demokratë të zemëruar…që përpiqen të gjejnë diçka, çfarëdo qoftë. Shumë keq për vendin.”

Por zoti Trump nuk komentoi në Twitterin e tij të së dielës lidhur me zhvillimin më të fundit të hetimit 16-mujor të prokurorit Mueller, praninimin e fajit të premten nga ish-menaxheri i fushatës elektorale,

Paul Manafort, për akuzat për korrupsion, si dhe për një deklaratë të prokurorëve se Manafort është duke bashkëpunuar me ta.

69-vjeçari Manafort, një lobist me eksperiencë i Uashingtonit, u gjet fajtor në muajin gusht lidhur me akuzat për mashtrime financiare dhe evazion fiskal nga një gjykatë e Virxhinas, pranë Uashingtonit dhe ai pranoi fajësinë për dy akuza për komplot.

Në rastin më të fundit, prokurorët ranë dakord ta lirojnë atë nga akuzat që lidhen me aktivitetin e tij si lobist për ish udhëheqësin ukrainas Viktor Yanukovych, para se ai të punonte për 5 muaj për fushatën e zotit Trump të vitit 2016. Ky vendim i prokurorëve u mor në këmbim të përgjigjes nga Manaforti “në mënyrë të plotë dhe me vërtetësi” ndaj pyetjeve lidhur me “të gjitha çështjet” për të cilat po zhvillon hetime ekipi i Prokurorit Special Mueller.

Por nuk dihet për publikun se çfarë informacioni mund t’i ofrojë Manafort zotit Mueller lidhur me fushatën e zotit Trump, edhe pse prokurorët e liruan atë nga disa akuza, pasi morën vesht paraprakisht përse ai do të fliste.

Manafort pati rol në një çështje të rëndësishme që është duke hetuar zoti Mueller: një takim në qershor të vitit 2016 në Kullën Trump në Nju Jork mes tij, djalit të madh të Presidentit, Donald Trump Jr., me një juriste që thuhet se ishte avokate për qeverinë ruse, që kishte ofruar të siguronte informacione inkriminuese për zonjën Clinton. Djali i Donald Trumpit tha se këto informacione ata nuk i kishin marrë dhe Presidenti Trump ka thënë se nuk ishte në dijeni të takimit në atë kohë.

Pasi Manafort pranoi fajësinë, avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani, tha përmes një deklarate: “Edhe një herë, një hetim ka arritur në konkluzion me një pranim faji që nuk ka të bëjë aspak me Presidentin Trump, apo me fushtatën e tij. Arsyeja: Presidenti nuk ka bërë asgjë të keqe dhe Paul Manafort do të tregojë të vërtetën.” Por pas disa minutash Giuliani e rishikoi deklaratën e tij, duke e hequr vlerësimin “Paul Manafort do të tregojë të vërtetën”.

Pasi Manafort u gjet fajtor për akuzat e gushtit, Trump tha se “kishte respekt të madh për atë burrë të guximshëm, sepse refuzoi të “dorëzohej” – pra që të trillonte, me qëllim që të arrinte një “marrëveshje” për çështjen e tij.

“Më vjen keq për Paul Manafortin dhe familjen e tij të mrekullueshme”- tha Trump.

SHBA: Celularët do të testohen me mesazhe “alarmi” nga administrata e Trumpit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, do të dërgojë një mesazh tek të gjithë celularët në Shtetet e Bashkuara, të enjten, për të testuran një sistem alarmi që paralajmëron emergjencat kombëtare dhe për rrezikshmëri të mundshme.

Mesazhi përmban fjalët “Alarm presidencial”, raportuan Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave. Celularët do të kenë një tingull të fortë të shoqëruar me dridhje, me të cilën dërgohet mesazhi.

Testi po mbahet për të siguruar nese funksionon tek të gjithë celularët në rast emergjencash. Ish presidenti amerikan, Barack Obama, kishte nënshkruar një ligj më 2016, duke kërkuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, të krijojë një sistem që lejon presidentin të dërgojë alarme lidhur me kërcënimet e sigurisë publike.

Paqja mes Izraelit dhe palestinezëve, më e largët në epokën Trump

25 vjet pasi Izraeli dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës nënshkruan Marrëveshjen e Paqes të Oslos, e cila shtoi shpresat për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ekspertët thonë se paqja në Lindjen e Mesme është më larg se ndonjëherë. Disa prej ekspertëve paralajmërojnë se përmes veprimeve të saj të fundit, administrata Trump ka humbur besimin e palestinezëve për të qenë një ndërmjetës i drejtë në këtë konflikt.

Shtrëngimi i duarve mes Kryeministrit izraelit Yitzhak Rabin dhe kryetarit të atëhershëm të OPÇ-së Yasser Arafat, sfidoi tabutë e vjetra për çfarëdolloj bashkëpunimi mes dy armiqve, ndërsa të dyja palët i mbanin sytë nga ndihma e Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje më të gjerë që do të mundësonte bashkëjetesën paqësore të dy shteteve sovrane, Izraelit dhe Palestinës.

Tashmë, 25 vjet më vonë, administrata Trump ka kënaqur qeverinë izraelite, por ka armiqësuar palestinezët nëpërmjet një sërë veprimesh, duke filluar me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe vendosjen atje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Gazetarët shtruan pyetjen nëse administrata Trump beson se po i inkurajon palestinezët të rikthehen në tryezën e bisedimeve nëpërmjet prerjes së fondeve për agjensinë e OKB-së për refugjatët palestinezë dhe mbylljes së zyrës së OPÇ-së në Uashington. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, tha se zyrtarët amerikanë po provojnë një përqasje tjetër.

“Asgjë nuk ka funksionuar gjatë gjithë jetës sonë, apo jo? Asgjë nuk ka funksionuar deri më tani, kështu që po provojmë një përqasje tjetër dhe të shohim nëse do të ketë rezultat. Jemi të përkushtuar dhe kemi njerëz në terren, që punojnë çdo ditë për këtë gjë. Vazhdojmë të jemi optimistë dhe po punojmë”, tha zonja Nauert.

Dhëndrri i Presidentit, Jared Kushner, i tha gazetës “The New York Times” se asnjë nga masat ndëshkuese ndaj palestinezëve nuk i ka ulur shanset për një plan amerikan për paqen, përpjekje të cilën ai drejton. Por, disa analistë nuk janë dakort.

“Këto lëvizje të administratës Trump ia kanë mbyllur derën mundësisë për t’i angazhuar palestinezët në një mënyrë konstruktive. Janë një sërë vendimesh. U mor vendimi për të hapur ambasadën në Jeruzalem; vendimi për të prerë fondet për UNRWA-n, programin palestinez të ndihmave për refugjatët; vendimi për ndihmën që i jepej autoritetit palestinez”, thotë Natan Sachs, i Institutit Brookings.

Zoti Sachs vë në dukje se administrata Trump vazhdon të thotë se plani është pothuajse i përfunduar dhe se do të paraqitet së shpejti.

“Ky plan vazhdon të jetë gjithnjë gati për t’u publikuar. Nuk di nëse do të publikohet ndonjëherë. Pjesë të këtij plani janë pritur tashmë ftohtë nga disa udhëheqës arabë. U tha se po qarkullonin idenë për të përfshirë Jordaninë, diçka që jordanezët e kanë përjashtuar kategorikisht që në vitin 1988”, thotë zoti Sachs.

Për shumë banorë të kësaj pjese të botës, shpresat për një paqe të qëndrueshme janë venitur si një kujtim i largët.

Florence nuk është më një stuhi tropikale

Florence nuk është më një stuhi tropikale. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, ajo është dobësuar, por megjithatë, përmbytjet dhe vërshimet e lumenjve do të vazhdojnë në një pjesë të madhe të Karolinave.

“Ajo vazhdon të jetë një stuhi katastrofike, që përbën rrezik për jetën.” Kështu tha metereologu Zack Taylor për Florencën, që i mori jetën 12 njerëzve.

Pasi të pushojnë shirat, situata e fatkeqësisë pritet të vazhdojë me ditë ose javë të tëra, në kushtet kur lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Ndërsa vazhdon të lëvizë me ngadalë, Florence vazhdon të sjellë shira të rrëmbyer në zonat ku kalon, në pjesën perëndimore të Karolinës së Veriut, në veriun e Karolinës së Jugut e deri në Virxhinias jugore.

Qendra e uraganëve thotë se sot mund të ketë tornado në mbarë Karolinën e Veriut dhe në pjesën lindore të Karolinës së Jugut.

Sot dhe nesër Florence pritet të lëvizë më shpejt, drejt shteteve verilindore Amerikës dhe më pas të rikthehet në oqean.

Uragani “Florence”, më gjatë se ç’pritej në Bregun Lindor të SHBA-së

Erërat e Uraganit “Florence” u dobësuan ndërsa stuhia pritej të godiste Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, por parashikuesit e motit paralajmërojnë për përmasat që do të ketë stuhia dhe kapacitetet e saj për të sjellë reshje të jashtëzakonshme që do të rrezikojnë jetën e njerëzve të gjendur në trajektoren e saj.

Njerëzve në Karolinën e Veriut dhe në Karolinën e Jugut u kanë mbetur vetëm orët e ditës së sotme për të marrë masat e fundit për t’i shpëtuar stuhisë.

Qendra Kombëtare e Uraganëve parashikonin që erërat e uraganit do të mbërrijnë në bregdetin mes këtyre dy shteteve në orët e vona të ditës së sotme dhe në orët e para të ditës së djeshme.

Sandbags surround homes on North Topsail Beach, N.C., Sept. 12, 2018, as Hurricane Florence threatens the coast.

Sandbags surround homes on North Topsail Beach, N.C., Sept. 12, 2018, as Hurricane Florence threatens the coast.

Shpejtësia e tij e ngadaltë do të shkaktojë që Uragani “Florence” të godasë dy Karolinat me valë pas vale reshjesh të rënda, duke “shkaktuar përmbytje katastrofike dhe dalje nga shtrati të lumenjve”.

Deri kur furtuna t’i jetë larguar rajonit, parashikuesit mendojnë se do të ketë hedhur 50 deri në 75 cm shi në zonat bregdetare, madje në disa zona do të arrijë deri në 100 cm. Në zonat më në brendësi të kontinentit reshjet do të jenë në nivelin 25 cm dhe më tej në 15 cm.

Një tjetër rrezik për banorët e bregdetit vala e përmbytjes nga stuhia. Edhe zonat normalisht të thata mund të përmbyten me deri 4 metra ujë që lëviz drejt tokës.

Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se shpejtësia e erës të Uraganit “Florence” ka sot një nivel maksimal prej 175 km në orë dhe se do ta ruajë këtë shpejtësi deri në momentin kur të godasë tokën.

Por, për shkak se erërat me forcën e uraganit shtrihen në një rreze prej 130 kilometrash nga qendra e saj, njerëzit në tokë do të përjetojnë përkeqësim të ndjeshëm të kushteve shumë më përpara se epiqendra e uraganit të mbërrijë në tokë.

Korea War veteran, Ed Coddington, 83, second from right, and wife Esther, 78, wait with Markia McCleod, rear, her aunt Ernestine McCleod and daughter Keymoni, 4, in a shelter for Hurricane Florence to pass after evacuating from their nearby homes in Conway, S.C., Sept 12, 2018.

Korea War veteran, Ed Coddington, 83, second from right, and wife Esther, 78, wait with Markia McCleod, rear, her aunt Ernestine McCleod and daughter Keymoni, 4, in a shelter for Hurricane Florence to pass after evacuating from their nearby homes in Conway, S.C., Sept 12, 2018.

Rreth 10 milionë njerëz jetojnë në zonat e përcaktuara si të rrezikuara në uragani dhe stuhia tropikale për ditën e sotme.

Udhëheqësit e shteteve amerikane të gjendura në trajektoren e furtunës kanë paralajmëruar banorët të evakuohen nga zonat më të rrezikuara. Guvernatorët e Karolinës së Verit, Karolinës së Jugut, Virxhinias dhe Xhorxhias kanë shpallur gjendjen e emergjencës për të ndihmuar operacionet e ndihmave.

Zyrtarët bëjnë thirrje për evakuime përpara se të godasë uragani i paparashikueshëm

Presidenti Donald Trump tha dje se mbrojtja e jetëve është “absolutisht prioriteti i tij më i lartë”.

“Do t’ja dalim mbanë. Jemi të gatshëm dhe të aftë”, tha ai. “Jemi plotësisht të përgatitur. Ushqime, ilaçe, me gjithçka që mund të imagjinoni jemi gati”.

Avionët amerikanë interceptojnë dy avionë bombardues të Rusisë

UASHINGTON – Komanda për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) bëri të ditur se dy avionë amerikanë F-22 Raptor kanë interceptuar dy avionë bombardues rusë TU-95 mbi ujërat e Alaskës të martën.

Përmes një deklarate me shkrim, NORAD njoftoi se interceptimi ka ndodhur në hapësirën ajrore ndërkombëtare në perëndim të Alaskës.

Sipas deklaratës, avionët rusë nuk kanë hyrë brenda kufijve ajrorë të SHBA-së ose Kanadasë, ndërkohë që në kohë kur është bërë interceptimi, dy bombarduesit rusë gjendeshin brenda Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore, e cila shtrihet deri në 200 milje detare nga Alaska.

Ngjashëm, në fillim të muajit shtator dhe në muajin maj, bombardues rusë ishin interceptuar nga avionët amerikanë mbi ujërat e Alaskës.

Pas incidentit në muajin maj, zyrtarë të Pentagonit i kishin cilësuar fluturimet si “rutinore” dhe “jo kërcënuese”.

Nga ana tjetër, disa anëtarë republikanë të Kongresit Amerikan e kishin përshkruar fluturimin e avionëve rusë pranë kufirit të SHBA-së si “mesazh për popullin amerikan”. aa

FBI arreston një senator të Porto Rikos

SAN JUAN – Byroja Federale Amerikane e Hetimit (FBI) ka arrestuar një senator të Porto Rikos me akuzat për korrupsion.

Zëdhënësi i FBI-së, Carlos Osorio, ka theksuar se senatori Abel Nazario akuzohet për përvetësim të fondeve federale gjatë periudhës kur ai ka qenë kryetar bashkie në rajonin Yauco, në jugperëndim të vendit.

Ndërkohë bëhet e ditur se FBI-ja ka kaluar në veprim pas një ankese të bërë nga Departamenti Amerikan i Punës.

Senatori Nazario kryente detyrën e ndihmës kryetarit të përgjithshëm të Partisë së Re Progresiste të Guvernatorit të Porto Rikos, Ricardo Rossello.

Vendi i Karaibeve, Porto Riko ndodhet në statusin e “territorit të pavarur të SHBA-ve”. aa


Send this to a friend