VOAL

VOAL

Maqedoni, votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe diaspora

Sot në Maqedoni është heshtje parazgjedhore në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Republikën e Maqedonisë, të katërtat me radhë

SHKUP  – Sot në Maqedoni është heshtje parazgjedhore në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Republikën e Maqedonisë, të katërtat me radhë. Fushata zgjedhore e cila zgjati 20 ditë përfundoi mbrëmë në mesnatë. Votimi sot, sipas ligjislacionit zgjedhor të Maqedonisë, zbatohet në diasporë, për personat e paraqitur si të sëmurë dhe të palëvizshëm dhe për të burgosurit dhe personat në paraburgim

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00, ndërsa votimi përfundon në orën 19:00. Në diasporë kjo do të bëhet sipas kohës lokale.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista me 1.092 kandidatë.

Të paraqitur për votim jashtë vendit janë 20.573 qytetarë, përderisa në Listën e posaçme zgjedhore janë regjistruar 230.122 persona të cilët në pajtim me evidencën e organit kompetent konsiderohet se janë në punë të përkohshme jashtë vendit.

Të drejtën e tyre të votës jashtë vendit shtetasit e Republikës së Maqedonisë do të mund ta realizojnë në 41 përfaqësi diplomatike-konsullare dhe zyra konsullare. Më së shumti të paraqitur për votim ka në Bern 4.256, në Venecia, 2.724, në Detroit 1.170, New-York 1.168, Melburn 1.112…

Për këto zgjedhje, për votimin në Bern janë hapur tre vendvotime plotësuese, përderisa në Venecia dy. Më pak të paraqitur ka në Madrid – 10, Pekin 13 dhe në Varshavë 14 votues.

Votimi sot mbahet edhe për 2.015 të burgosur dhe persona në paraburgim. Në shtëpi apo në adresë ku janë paraqitur sot votojnë edhe persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Votojnë edhe 13 persona të zhvendosur në brendësi.

Për zgjedhjet e nesërme, të nënta parlamentare, të katërtat të parakohshme prej vitit 2008 e këtej, në Listën zgjedhore të regjistruar për votim janë 1.784.416 shtetas të Republikës së Maqedonisë të moshës madhore.

Zgjedhjet do të mbahen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që e përfshin diasporën.

Përndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 11 dhjetor janë si rezultat i marrëveshjes mids liderëve të katër partive më të mëdha politike në vend (VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH), të cilët pas negociatave të gjata më 31 gusht u dakorduan për mbajtjen e zgjedhjeve, me qëllim që vendi të dalë nga kriza politike. aa

Ja kush qëndron prapa sulmeve greke ndaj Mimi Kodhelit

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është sulmuar ashpër nga disa portale të ekstremit të djathtë në Greqi.

Sipas tyre, ajo ka punuar si striptiste në Greqi, 25 vite më parë, ndërkohë që nuk ka jetuar kurrë në këtë vend.

Para 25 vitesh, ajo ishte një balerinë e bukur që punonte në Syngrou Avenue, siç kujton Christos Capucco”, shkruan faqja “militaire.gr”, e e cila merret kryesisht me informacionet mbi sigurinë.

Më pas ajo shkoi për studime në SHBA ku kreu doktoratë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pasi u angazhua në politikë, sot ajo është ministre e Mbrojtjes në shtetin fqinj”.

Ajo shkruan më tej Kodheli si një grua e edukuar duhet ta dijë shumë mirë se çamët kanë bërë çdo gjë kundër grekëve në periudhën e pushtimit nga nazistët.

Kodheli gjithashtu duhet ta dijë mirë që vendi i saj nuk mundtë jetë kërcënim ushtarak për asnjë vend në rajon”, shkruhet më tej.

Në shkrim nënvizohet se Shqipërisë nuk mund t’i vijë në ndihmë as Turqia, kur ajo të kthehet në një vrimë të zezë në hartë.

Ishte Greqia që hapi kufirin dhe pagoi një kosto të lartë nga rrëzimi i sistemit totalitar”, thuhet në shkrim duke kujtuar pritjen e mijëra emigrantëve shqiptarë pas viteve 1990.

Por kush qendron prapa këtij sulmi?

Shkrimi i publikuar në forumin makeleio.gr mban si burim adresën e forumit militaire.gr. Në të dy rastet bëhet fjalë për forume lajmesh të cilat i përkasin krahut të djathtë, ekstrem.

Shkrimi në forumin militaire.gr është përgatitur nga Paris Karvounopoulos, redaktor i reportazhit ushtarak të gazetës RealNews (gazetë po e krahut të djathtë).

Forumi jep adresën e tij në twitter: https://twitter.com/karvounopoulosp

Përsa i përket forumit makeleio.gr, qe ka ripublikuar shkrimin, sipas të dhënave të publikuara në faqen kryesore të tij, i administrator duket te jete gazetari grek Stefanos Xios.

Komunikimi me forumin është i mundur në makeleio.xios@gmail.com, kurse për denoncime jepet nr. Tel +30 6946357733

Sipas legjislacionit grek, denoncimet për të tilla raste i drejtohen Gjykatës Politike të Athinës në emër të personit që ka krijuar “shpifje” duke prekur në këtë imazhin e një figure publike.

Hristo Kapuci (personi qe permendet ne shkrim si personi i intervistuar)

Lindur ne Kalamata 1955

Diplomuar në shkollën ushtarake Evelpidhon 1978, në specialitetin këmbësor dhe parashutistit. Ushtarak aktiv deri në vitin 1986.

Në periudhën 1982-1985 sherbeu me gradën toger në ishujt e Egjeut dhe ne nje baze bërthamore sekrete te NATO-s diku në veri të Greqisë.

U lirua nga ushtria per shkak ten je artikulli që ka botuar në vitin 1986 ku kërkonte te respektoheshin të drejtat e njeriut dhe kushtetuese në radhët e ushtrisë për përmirësimin e jetës ushtarake. Publikimi i këtij artikulli u konsiderua nga ushëheqja ushtarake e kohës si “sulm i trupave ushtarake nëpërmjet shtypit” dhe u largua nga rradhët e ushtrisë.

Në 1985 u diplomua për matematikë në Universitetin e Patras.

Ka kryer studime pasuniversitare në fushën e Psikologjisë së Shoqërisë.

Ka punuar si këshilltar i kryebashkiakut të Athinës.

Ka punuar si mësues matematike (në arsimin e meësëm) 1987-2000.

Nga viti 1992 deri në vitin 2001 ka bashkëpunuar me gazetën “To Paron” dhe me periodiken “ARDHIN” (editorial ushtarak).

Nga viti 1994 deri në vitin 2004 ka qënë pjesë e ekipit kryesor të periodikes “Thitia” (botim i Ministrisë së Mbrojtjes greke).

Nga viti 1995 deri në vitin 2001 në përiodiken “ Thitia” dhe në gazetën “To Paron, publikoi reportazhe për prezencën e Forcave të Armatosura greke në Ballkan, si dhe jepte reportazh radiofonik në Radiostacionin Athina 984.

Gjatë kësaj peridhue ka qënë dhe ka regjistruar si gazetar prezencën ushtarake greke në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Kukës në Shqipëri. Në Sarajevë dhe në Visok në Bosnje. Në Prishtinë dhe në Mitrovicë në Kosovë. Në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë në Maqedoni.

Ka ndjekur si gazetar ngjarjet në vitin 1997 në Shqipëri. Operacionet luftarake të NATO-s në ish- Jugosllavi 1999, si dhe konfliktin mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vitin 2001 në Maqedoni (Shkup, Tetovë, Kumanovë). Gjithashtu edhe konfliktin izraelo-palesinez në prill të viti 2002.

Nga viti 1998 punon si analist ushtarak i Radiostacionit public “Athina9,84”.

Nga viti 2011 angazhohet tek gazeta “Paraskinio”.

Ka bashkëpunuar me gazetën “Apofasi” dhe “Hora” të së dielës si redactor dimatik dhe ushtarak. Bashkëpunon me kanalin televiziv “B.S” duke marrë pjesë në programin informative që nga viti 2004.

Ekspert ne Institutin e Analizave Ushtarake për tre vjet 1998-2001

Anëtar i grupit të shkrimit të “Snciklopedia e Madhe Ushtarake”.

Shkrimtar i dy librave:

1.Mjedisi i Ri i Sigurisë në Ballkan

2.Çështje të veçanta të Matematikës për provimet kombëtare

Anëtar i shoqatës greke të matematikës

Anëtar i shoqatës të gazetarëve (ΕΣΠΗΤ)

Hapen klasat e para në gjuhën shqipe në Çamëri

Në qytetin e Artës dhe të Atikës, do të ketë klasa në gjuhën shqipe. Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Anila Kila

Kryetarja e LMSHG-së, Anila Kila, jep lajmin e gëzuar për fëmijët shqiptarë në Artë dhe në Atikë. Klasat për mësimin e gjuhës shqipe do të jenë në shkollat publike të dy qyteteve.

Në qytetin e Artës dhe të Atikës, do të ketë klasa në gjuhën shqipe. Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Anila Kila.

Klasat për mësimin në gjuhën shqipe do të jenë brenda shkollave publike në qytetin e Artës dhe Atikës. Kryetarja e LMSHG-së, ka falenderuar autoritet e bashkive në dy qytetet si dhe mësuesit e angazhuar në këtë mision.

“Me gëzim të madh ju njoftoj se sot mora lajmin për fillimin e mësimeve të gjuhës shqipe në mjediset e shkollës publike nr. 8 të qyetit të Artës dhe gjithashtu mora lejen për fillimin e mësimeve në mjediset e shkollës publike nr. 1 në Spata të Atikës. Puna serioze e mësuesve dhe e organeve drejtuese të LMSHG-së ka bërë që të fitojmë besimin e pushtetit lokal këtu, në Greqi dhe të vazhdojmë mësimdhënien pa asnjë problem nga ana e tyre.

Falënderoj nga zemra pushtetin lokal të bashkive në Arta dhe Spata – Artemisë, për ndihmën e madhe, duke na bërë të mundur zhvillimin e mësimit në mjediset e shkollave publike dhe mbështetjen për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditave tona.

Falënderoj mësuesen e kursit të MPGjSh-së në Arta, zonjën Sonila Todo, për përpjekjet e saj dhe i uroj në emër të të gjithë kolegëve: Punë të mbarë! Falënderoj gjithashtu edhe zotin Anastas Kozdine, kryetarin e Shoqatës.

Turqia lëshon satelitin e dytë ushtarak

Nga Guajana Franceze lëshohet sateliti GÖKTÜRK-1 i cili përmes pamjeve satelitore me rezolucion të lartë dhe nga çdo vend i botës pa kufizime gjeografike do t’i plotësojë nevojat e TSK-së

ANKARA – Nga Guajana Franceze lançohet sateliti GÖKTÜRK-1 i cili përmes pamjeve satelitore me rezolucion të lartë dhe nga çdo vend i botës pa kufizime gjeografike do t’i plotësojë nevojat informative të Forcave të Armatosura Turke (TSK).

Në ceremoninë e organizuar në objektet e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës AŞ (TUSAAŞ) nga Komanda e Forcave Ajrore dhe Sekretariati i Ministrisë së Mbrojtjes me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, u ndoq drejtpërdrejt momenti i lançimit.

GÖKTÜRK-1 do të mundësojë pamje me rezolucion të lartë për aplikime civile dhe ushtarake dhe me këto veçori do të zë vend në mesin e satelitëve më të zhvilluar detektues dhe monitorues. GÖKTÜRK-1 ka masë prej 1.070 kilogramësh pa karburant dhe kamerë optike me rezolucion të lartë.

GÖKTÜRK-1 është sateliti i dytë ushtarak që lançohet pas GÖKTÜRK-2 i cili u lançua në vitin 2012. Zhvillimi, prodhimi dhe testimi i tij ka filluar më 19 korrik të vitit 2010. Përmes pamjeve satelitore me rezolucion të lartë dhe nga çdo vend i botës pa kufizime gjeografike, ai do t’i plotësojë nevojat informative të Forcave të Armatosura Turke.

Me rezolucionin dhe kapacitetin e lartë, shpejtësinë e shkarkimit të të dhënave, aftësinë e manovrimit dhe sistemin e zhvilluar tokësor, sateliti GÖKTÜRK-1, së bashku me GÖKTÜRK-2, do ta rrisin forcën e Turqisë në hapësirë.

Pas testimeve të orbitës dhe përfundimit të marrëveshjeve, GÖKTÜRK-1 do të komandohet dhe kontrollohet nga Komanda e Brigadës së Satelitëve Detektues që është themeluar në kuadër të Komandës së Forcave Ajrore.

Antalya, plazh në muajin dhjetor

Ndërkohë që disa qytetarë janë parë të zhvillojnë shëtitjenë breg, disa të tjerë ditën e ngrohtë e kanë shfrytëzuar duke lexuar libra.

ANTALYA – Edhe pse jemi në muajin dhjetor ku i ftohti është prezent, disa pushues në Antalya të Turqisë kanë shfrytëzuar ditët me diell për tu futur në det. Në Antalya temperatura shënon 18 gradë celsius, ndërsa nxehtësia e ujit është regjistruar 22 gradë. Qytetarë dhe pushues të ndryshëm kanë shfrytëzuar këto momente duke shijuar ujin e ngrohtë të detit.

Ndërkohë që disa qytetarë janë parë të zhvillojnë shëtitjenë breg, disa të tjerë ditën e ngrohtë e kanë shfrytëzuar duke lexuar libra.

Safiye Kavak, një qytetare që ka hyrë në ujë në këtë ditë dhjetori, thotë se uji është i ngrohtë dhe ajo e shfrytëzon gjithmonë këtë situatë. Duke vënë në dukje se çdo stinë është një bukuri në vete në Antalya, Kavak në vijim shtoi: “Jam shumë e lumtur që jetoj në Antalya dhe shpesh herë hy në ujë. Nëse në disa vende shumë njerëz luftojnë kundër borës, ne këtu shijojmë detin.” aa

Tallet Gjuriçi: NATO e kontrabandoi Mustafën nëpër mal

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi, është tallur sot me bllokadën që serbët ia kanë bërë eskortës së Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili ishte nisur në Veri për të marrë pjesë në përuruimin e një ure.

Djuric ka thënë se Kryeministrin “krahinor” më pas e ka kontrabanduar KFOR’i nëpër një rrugë malore, në të cilën kalojnë emigranëtët, pasi atë atje nuk e do populli serb dhe se këtë e ka shfaqur nëpërmjet bllokadës.

Ministri grek i Mbrojtjes kundërsfidon Ramën për çamët

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos pasi provokoi me ngritjen e flamurit me ushtarët dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm në një aktivitet në kufi me Shqipërinë lëshoi edhe disa deklarata të forta si kundërpërgjigje ndaj Ramës për Çamërinë.

“Deklaratat e fundit nga Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve.
Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla.

Ne nuk do të pranojë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, citon Shqiptarja ministrin grek të Mbrojtjes.

Aktiviteti në kufi është një sinjal i Greqisë së nuk është dobësuar pavarësisht krizës ekonomike duke pasuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm disa javë më parë se Athina është më e fortë se Shqipëria si në anën ekonomike, por edhe ushtarake.

Turqi, emrin e tunelit të Euroazisë do ta përcaktojnë qytetarët

Ministri Arslan:Për shkak të interesit të lartë të qytetarëve ne vendosëm që emrin e tij ta zgjedhin ata vetë

ANKARA – ARİFE YILDIZ ÜNAL – Ministri turk i Transporteve, Çështjeve Detare dhe Telekomunikacionit, Ahmet Arslan, ka deklaruar se emri i projektit të kalimit për makina poshtë ngushticës së Bosforit dhe që populli e njeh si “Tuneli Avrasya”(Tuneli i Euroazisë) do të përcaktohet përmes një ankete në ueb-faqen e ministrisë.

Në një deklaratë për AA, Arslan ka thënë se projekti i cili njihet ndryshe edhe si vëllai i Marmaray-it do të përfundojë më 20 dhjetor dhe se projekti prej 14.6 kilometrash përbëhet nga 3 pjesë të ndryshme.

Dukë vënë në dukje se pjesa prej 3.344 metrash e cila ndodhet nën ngushticën e Bosforit ka përfunduar në gusht të vitit 2015, ministri Arslan në vijim ka shtuar: “Rrugët lidhëse në pjesën aziatike dhe atë evropiane përfunduan 8 muaj përpara afatit. Edhe pse kemi të bëjmë me një projekt shumë të vështirë siç është ky pasi kalon poshtë ngushticës, përmes teknologjisë së lartë inxhinierike ne arritëm ta përfundojmë para kohe dhe kjo është shumë mbresëlënëse dhe një sukses i madh.”

“Emri i tij do të përcaktohet përmes një ankete”

Ministri Arslan duke nënvizuar se emri i tij do të përcaktohet përmes një ankete e cila zhvillohet në ueb-faqen e ministrisë, u shpreh se “Interesi i qytetarëve për këtë projekt ka qenë shumë i madh. Kemi marrë shumë pyetje se si do të jetë emri i këtij projekti gjatë vizitave apo pjesëmarrjeve në ceremoni të ndryshme. Për shkak të interesit të lartë të qytetarëve ne vendosëm që emrin e tij ta zgjedhin ata vetë. Përmes një slogani të titulluar ‘Ai bashkon kontinentet nga poshtë, ndërsa emri i tij nga qytetarët’ nisëm edhe një fushatë për këtë gjë.”

Anketa do të zhvillohet në uebfaqen “www.udhb.gov.tr”, tha Arslan dhe më pas ka shtuar se anketa ka nisur sot dhe do të jetë e hapur për të gjithë. “Do të pranojmë propozime për emrin deri më 10 dhjetor. Cili emër të ketë më shumë kërkesa do bëjmë një vlerësim për të”, u shpreh ai.

Automjete VIP me WC dhe kabinë dushi

– Një firmë që vepron në Stamboll eksporton drejt shteteve si Belgjika, Franca, Gjermania, Rusia, Arabia Saudite, Jordania dhe Omani automjete VIP që kanë çmim prej 20 mijë deri në 120 mijë euro

BURSA – Një firmë që vepron në Stamboll eksporton drejt shteteve si Belgjika, Franca, Gjermania, Rusia, Arabia Saudite, Jordania dhe Omani automjete VIP që kanë çmim prej 20 mijë deri në 120 mijë euro, të cilët brenda posedojnë arka të fshehura me dizajnim të veçantë, mini-frigoriferë, sistem zëri dhe pamjesh si dhe klozet.

I pranishëm në një program në Bursa, drejtori i shtijeve të firmës Nalat Toruk në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se prej 20 vitesh bën dizajnime speciale të brendisë së automjeteve së bashku me inxhinierët e tij.

Toruk tha se deri tani kanë realizuar dizajnimin e brendshëm të kamionëve shitës ambulantë, argjendarëve ambulantë, automjeteve për hulumtime të tërmeteve, si ambulancave dhe automjeteve për shërbime.

Aktualisht, siç tha Toruk, firma e tij më së shumti merret me prodhimin e automjeteve me dizajn të veçantë të firmave të turizmit të cilat shërbejnë për personat e rëndësishëm apo turistët e huaj.

Ai tha se automjetet e reja të blera i modifikojnë brenda sipas dëshirës së klientëve.

“I ndërrojmë ulëset dhe plastikat e automjetit. Sipas dëshirës, automjetit i vendosim ulëse me qasje elektrike e cila mund të shtrihet apo të kthehet. Montojmë televizor LCD për ta ndërprerë komunikimin me shoferin. Automjetet po ashtu i pajisim me internet pa kabllo, sisteme satelitore, sistem zëri, aparat kafeje, mini-frigorifer dhe arka të fshehura në mënyrë speciale. Duke vendosur tryeza të lidhura me rrymë elektrike në mënyrë që udhëtarët të kenë më shumë komoditet gjatë udhëtimit”, theksoi Toruk. aa

Mali i Zi, një nga të akuzuarit për sulm terrorist në ditën e zgjedhjeve, pranon fajin

Mirko Velimiroviç ka pranuar fajin, kësshtu që me Prokurorinë Speciale kanë nënshkruar marrëveshje për fajësinë

PODGORICË – Një nga të akuzuarit për planifikim të sulmit terrorist në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi dhe vrasje të ish kryeministrit Millo Gjukanoviç, Mirko Velimiroviç ka pranuar fajin, pas çka me Prokurorinë Speciale kanë nënshkruar marrëveshje për fajësinë. Velimiroviç u ka thënë hetuesve malazez se po përgatiteshin trazira më 16 tetor dhe më pas u ka shpjeguar në detaje planin e organizatës kriminale.

Në urdhërin e zgjeruar për zbatimin e hetimeve theksohet se Velimiroviç ka kontribuar në zbulimin e organizatës kriminale ndërsa puna e tij ka qenë të furnizojë armatimin dhe municionin, ta vendosë atë në depo si dhe të bartë porositë të cilat i ka pranuar përmes personit Aleksandar Sinxheliç i cili është akuzuar si njëri nga organizatorët dhe planifikuesit e sulmit terrorist. aa

Lirohet korrespondentja e Zërit të Amerikës, pas ndalimit në Turqi

Khajijan Farqin, një gazetare e lirë që punon për shërbimin kurd të Zërit të Amerikës, u lirua, pasi ishte ndaluar nga autoritetet turke në Diyarbakir.

Hollësitë për arrestimin e saj të shtunën, u dhanë nga një mik i familjes që tha se arsyet për ndalimin e Farqinit, mbeten të paqarta. Familja e saj ka thënë se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në zonën ku ajo banon, as avokati i saj nuk ka mundur ta kontaktojë për pesë ditë.

Farqin, që ka punuar edhe për BBC-në, u ndalua në provincën Siirt të Turqisë në një post-bllok policie ndërsa po shkonte për të raportuar për një rrëshqitje dheu në një minierë bakri, siç njoftohej në faqen turkishminute.com.

Po këtë muaj, Olivier Bertrand, që punon për faqen franceze të internetit lesjours.fr, u ndalua ndërsa raportonte nga Gaziantepi, në veri të kufirit turk me Sirinë. Më pas ai u dëbua.

Që kur shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, disa ditë pas dështimit të një grushti shteti në 15 korrik, qeveria turke ka mbyllur 195 gazeta, radio, televizione, shtëpi botuese dhe kompani shpërndarëse dhe ka burgosur rreth 150 gazetarë nën akuza për terrorizëm, diçka e zakonshme që nga përpjekja për të përmbysur qeverinë e Recep Tayyip Erdoganit.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës ndalohet në Turqi

Khajijan Farqin, një gazetare e lirë që punon për shërbimin kurd të Zërit të Amerikës, është ndaluar nga autoritetet turke në Diyarbakir.

Hollësitë për arrestimin e saj të shtunën, u dhanë nga një mik i familjes që tha se arsyet për ndalimin e Farqinit, mbeten të paqarta. Familja e saj ka thënë se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në zonën ku ajo banon, as avokati i saj nuk ka mundur ta kontaktojë për pesë ditë.

Farqin, që ka punuar edhe për BBC-në, u ndalua në provincën Siirt të Turqisë në një post-bllok policie ndërsa po shkonte për të raportuar për një rrëshqitje dheu në një minierë bakri, siç njoftohej në faqen turkishminute.com.

Po këtë muaj, Olivier Bertrand, që punon për faqen franceze të internetit lesjours.fr, u ndalua ndërsa raportonte nga Gaziantepi, në veri të kufirit turk me Sirinë. Më pas ai u dëbua.

Që kur shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, disa ditë pas dështimit të një grushti shteti në 15 korrik, qeveria turke ka mbyllur 195 gazeta, radio, televizione, shtëpi botuese dhe kompani shpërndarëse dhe ka burgosur rreth 150 gazetarë nën akuza për terrorizëm, diçka e zakonshme që nga përpjekja për të përmbysur qeverinë e Recep Tayyip Erdoganit.

Heroi kombëtar Adem Jashari jeton në memorien e qytetarëve të Stambollit

Adem Jashari përkujtohet në parqet e zonave Bayrampaşa-s dhe Pendik-ut në Stamboll

STAMBOLL – Dëshmori Adem Jashari i cili shkroi emrin në histori gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, përkujtohet edhe në parqet e zonave Bayrampaşa-s dhe Pendik-ut në Stamboll.  Parku “Dëshmori Kosovar, Adem Jashari” në lagjen Çamlık të Pendik-ut është padyshim një nga vendet më të frekuentuar nga banorët e zonës.

Ndërsa në zonën Bayrampaşa ku jetojnë edhe njerëz me prejardhje nga Ballkani emri i Adem Jasharit përkujtohet në parkun që gjendet në qendër të lagjes Ortamahalle. Parku mban emrin “Dëshmori Jashari”.

Mustafa Harun Yılmaz, një banor i kësaj zone, thotë se pasi ka parë emrin e parkut ka bërë një kërkim për Adem Jasharin. “Kur e dëgjova emrin për herë të parë nuk e dija se kush ishte. Lexova që ka bërë histori si dëshmor për vendin e tij. Tek ne dëshmorët nuk harrohen kurrë. Shpresoj që kujtimi i tij të mos fshihet kurrë nga mendjet e njerëzve”, thotë Yılmaz në vijim të fjalës së tij.

Ndërsa edhe një tjetër banore e kësaj zone, Gülsüm Parlak, thotë se emrin e Adem Jasharit më parë nuk e kishte dëgjuar. “Kur pashë emrin e tij në tabelë, menjëherë bëra një kërkim të shkurtër nga celulari. Ishte një ushtar nga Kosova. Kishte luftuar kundër serbëve dhe bashkë me familjen e tij kishte rënë dëshmor. Vendi i tij qoftë xhenneti”, thotë ajo.

Jeta e dëshmorit, komandant Jasharit 

Komandant Adem Jashari është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Drenicës. Komandant Adem Jashari i cili gjatë gjithë jetës së tij punoi për të mirën e vendit të tij ishte pjesë e luftës për pavarësinë e Kosovës. Ai ka marrë pjesë si komandant në operacionet e UÇK-së. Jashari i cili ka luftuar përballë ushtrisë jugosllave, është një person për të cilin ushtria serbe është munduar shumë për ta thyer.

Ndërkohë që ushtria serbe bastisi fshatin e tij, Adem Jashari ka rezistuar bashkë me familjen ndaj ushtrisë serbe. Pas 3 ditësh rrethimi, komandant Adem Jashari bashkë me 52 persona, në mesin e të cilëve ishin dhe nëna, babai dhe bashkëshortja e tij, ranë dëshmorë. Shtëpia e Adem Jasharit përdoret si muze tashmë, ndërkohë që gjurmët e luftës dhe plumbat në muret e saj, ende ruajnë fytyrën e ftohtë të luftës. aa

Një mjegull e dendur mbulon Stambollin

Mjegulla e dendur ka shkaktuar zvogëlimin e shikueshmërisë që negativisht ka ndikuar në qarkullimin e anijeve në Bosfor

STAMBOLL – Mjegulla e dendur në orët e hershme të mëngjesit ka mbuluar pamjen në Bririn e Artë dhe kalimin në Bosfor të Stambollit.

Mjegulla e dendur ka shkaktuar zvogëlimin e dukshmërisë që ka vështirësuar qarkullimin e anijeve në Bosfor.

Objektivi i fotoreporterit të AA regjistroi mjegullën në qytetin më të madh turk i cili ndodhet në ngushticën e Bosforit dhe përfshin portin natyral të Bririt të Artë.

Shqiptarët përfshihen në qeverinë e re të Malit të Zi

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, i cili në zgjedhjet e 16 tetorit mori një vend në Parlamentin e Malit të Zi, arriti sot marrëveshje me Partinë Demokratike Socialiste të kryeministrit malazez Milo Gjukanoviq për bashkëqeverisje në Malin e Zi.

Marrëveshja u arrit pasi koalicioni shqiptar dhe Partia Demokratike Socialiste, që fitoi më shumë vota në këto zgjedhje, vendosën që qyteti i Tuzit me shumicë shqiptare në Malësi, të shpallet komunë e plotë dhe e pavarur deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

Po ashtu u vendos që kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka që ishte pjesë e koalicionit, të marrë postin e ministrit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Mali të Zi.

Ndërkohë, deputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Genci Nimanbegu është zgjedhur nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi me mbështetjen e 42 votave nga 81 vota që ka Parlamenti. Zoti Nimanbegu e bëri në gjuhën shqipe betimin para deputetëve.

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” përbëhet nga tre partitë politike shqiptare: Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare.

Pas bisedimeve me përfaqësuesit e pakicave, Partinë Boshnjake , Partinë Kroate dhe koalicionin shqiptar, mandatari për formimin e Qeverisë, Dushko Markoviq, pritet që në fillim të javës së ardhshme të shpallë zyrtarisht Qeverinë e re të Mal të Zi.

Flet serbi që urdhëroi vrasjen e Enver Hadrit

Në një intervistë për median serbe “Kurir.rs” Bozhidar Spasiq i dënuari si urdhërdhënësi për vrasjen e Enver Hadrit, ka thënë se Hadri ishte agjent i UDB-së, mirëpo ai nuk e ka njohur asnjëherë personalisht.

Bozhidar Spasiq, një ish-oficer i zbulimit në Sigurinë e Shtetit, i dënuar si urdhërdhënësi për vrasjen e Enver Hadrit ka thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë për ndonjë gjykim.

“Këtu mesiguri kemi të bëjmë me një akuzë private të vajzës së tij Teutës, akuzë kjo që po qëndron në gjykatën belge e për të cilën unë nuk di asgjë, ndërsa vet lajmi se unë jam dënuar thjesht më ka befasuar dhe mund të them se është plasuar vetëm që të plasohet – ka thënë Spasiq ekskluzivisht për Kurir, nga shtëpia e tij, transmeton Gazeta Express.

Spasiq ka thënë se në vitin 2008 në Beograd, policia e Brukselit e vizitoi në lidhje me rastin e Hadrit, por ata e dinin se në atë kohë ato ishin vetëm spekulime. Spasiq, në deklaratën për median serbe, ka konfirmuar se vetëm një herë kishte dëgjuar për këtë rast, dhe më pas i thanë se nuk kishte prova kundër tij.

Ai gjithashtu përmendi edhe Andrija Draskovicin dhe Vesko Vukotic, vrasësit e Enver Hadrit.

“Kurrë në jetë nuk e kam parë Andrija Draskovicin, ngjarjet rreth tij unë i kam parë vetëm nëpër gazeta, mirëpo Vukoticin e takova një herë shumë kohë më parë, në vitin 1992”, ka thënë Spasiq.

“Kur është fjala për Hadrin, ai ishte një agjent i UDB-së, por unë kurrë nuk e kam njohur”, ka thënë Spasiq, transmeton Gazeta Express.

Spasiq theksoi se e gjithë përmendja e këtij gjykimi nuk është e rastësishme në kohën kur gjykata vendos që ka nevojë për t’u marrë me krimet e kryera nga UÇK’ja.

Të përkujtojmë se Hadri është vrarë në Bruksel, në shkurt të vitit 1990, ndërsa Spasiq kohë më pare për Kurir, për këtë rast, pat deklaruar se për rastin në fjalë është marrë në pyetje para 8 vjetësh dhe se që atëherë i është thënë se kundër tij nuk ka kurrfarë dëshmish, prandaj tani nuk e kupton për çka bëhet fjalë.

 

Ja qytetet shqiptare të gdhendura në Parlamentin e Greqisë si tokë helene!

Në murin e Parlamentit të Greqisë janë të gdhendur në mermer emrat e disa qyteteve shqiptare që ndonëse jo “de jure” por “de facto” cilësohen si pjesë e territoreve helene.
Dhe nuk janë pak por referuar fotos që sjell sot “BalkanWeb” shihet qartë se ato janë: Borova, Korça, Tomori, Trebeshina, Himara dhe Gjirokastra.
Mbishkrimet e shkruara me gërma kapitale greke dhe mjaft dukshëm në fasadën e mermertë të Parlamentit të Greqisë, sipas fqinjëve, janë në fakt toponime të vendosura prej tyre për qytetet, fshatrat e malet shqiptare. Dhe prej dhjetra vitesh ato qëndrojnë aty, nën ruajtjen e gardës së Greqisë.
Por bën shumë çudit fakti se pranë kësaj pllakate kanë kaluar shumë herë edhe zyrtarë shqiptarë por askush nuk e ka denoncuar dhe as e ka ngritur zërin për këtë skandal.
Gazetari Aleksandër Çipa, e ka ngritur këtë shqetësim në llogarinë e tij në “Twitter”, ku edhe shtron pyetjen: “Pse janë gdhendur emrat e qyteteve shqiptare në fasadën e Parlamentit grek?! A duhet një reagim?!”

Vuçiçi: Jam i kërcënuar nga snajperi më i mirë në rajon

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ajo që e frikëson është fakti që po i rrezikohet familja e tij se sa vetë jeta e tij.

“Marr kërcënime, por nuk frikësohem për jetën time. Frikësohem për jetën e familjes time”, ka thënë Vuçic për revistën kroate “Globus”, citon “Telegrafi”.

“Në fillim më dukej gjithçka qesharake. Por, tani janë gjetur edhe armë. Janë gjetur njerëz të cilët tashmë janë arrestuar për vëzhgimin e banesës së vëllait tim. Ne kemi një dëshmi të gjallë i cili ka konfirmuar se një nga këta njerëz ka thënë: ‘Do të shihni se çfarë do të ndodhë me Vuçicin’. Dhe bëhet fjalë për njërin nga qitësit më të mirë në rajon”.

Lideri i Partisë Përparimtare Serbe dhe politikani më popullor në Serbi për herë të parë haptazi ka folur në lidhje me kërcënimet serioze për sigurinë e tij, megjithatë ai nuk ka dashur të jap tjera detaje.

“Unë jam i ndaluar të flas për të dhe policia le të bëjnë punën e tyre. A ka njerëz të cilët nuk më dëshirojnë mua të mirën? Po edhe shumë madje”, ka thënë Vuçic me hidhërim dhe ka shtuar: “Por çfarë do të bëjmë, kjo është Serbia! Por, cilin nuk e kemi vrarë ne, nga tanët. Kemi vrarë të gjithë ata që kanë pasur vlerë. Karagjorgjen, Miloshin… në fund edhe kryeministrin Gjingjic”.

Lidhjet e “puçistëve malazezë” me aneksimin e Krimesë

Mali i Zi – të arrestuarit për përpjekje për grusht shteti, 16 tetor 2016

 

Dëshmi të reja, tek të cilat ka ardhur Radio Evropa e Lirë, tregojnë se Aleksandar Singjeliq, serbi që dyshohet për pjesëmarrje në grupin që planifikoi grusht shtet dhe atentat ndaj kryeministrit të Malit të Zi, ishte pjesëmarrës aktiv në aneksimin e paligjshëm rus të Krimesë.

Mendohet se Singjeliqi ishte njëri nga themeluesit e organizatës radikale proruse “Ujqit Serbë”.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë, ka marrë një video të bisedës përmes Skype, ndërmjet Singjeliqit dhe Vencislav Bujiqit, një politologu serb, drejtor i Fondacionit SEAS që, siç thuhet, është regjistruar më 11 mars të vitit 2015.

Gjatë bisedës, Singjeliqi i flet Bujiqit për lidhjet e tij me Minstrinë ruse të mbrojtjes. Gjithashtu përmendet edhe Bratisllav Zhivkoviqi, i cili sipas fjalëve të Singjeliqit, ishte anëtar i të ashtuquajturve “Çetnikët” (Chetnicks), një organizate luftarake serbe, militantë që u janë bashkuar kozakëve rusë në ruajtjen e punkteve të kontrollit në Sevastopol, gjatë aneksimit rus të Krimesë më 2014.

Vencisllav Bujiq, thotë se pikërisht Singjeliqi është ai që i ka dhënë rekomandime ushtrisë ruse për ushtarët vullnetarë serbë – atyre që kanë kërkuar mënyra se si t’iu bashkohen operacioneve ruse gjatë invadimit të Krimesë.

Siç është bërë e njohur më heret, prokurorët malazezë kanë zbuluar emrat e dy militantëve rusë që kanë udhëhequr me grupin prej rreth 20 serbëve dhe malazezëve, të dyshuar për pjesëmarrje në përpjekje të grusht shtetit në tetor.

Shtetasit rusë, Eduard Vladimiroviq Shirokov dhe Vlladimir Nikolajeviq Popov kanë organizuar grupin kriminal nga i cili kanë kërkuar që ta vrasin Milo Gjukanoviqin, thuhet në urdhëresën e prokurorisë Speciale për zgjerim të hetimeve për vepra të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Prokuroria, në dokumentin, pjesë të të cilit i kanë publikuar një numër i mediave, për herë të parë përmend Frontin Demokratik dhe një politikan të këtij koalicioni

Ndryshe, ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq dhe një politikan nga FD-ja, emri i të cilit në dokumentin e prokurorisë nuk është zbuluar, duhej, siç thuhet, që me 16 tetor, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të kryejnë sulm të dhunshëm në Kuvendin e Malit të Zi.

Plani i tyre ishte që të shtijnë me armë zjarri mbi pjesëtarët e policisë dhe të arrestojnë kryeministrin Milo Gjukanoviq, thuhet në urdhëresën për zgjerimin e hetimeve.

Pullë postare me rastin e 75-vjetorit të hapjes së shkollave të para shqipe në Maqedoni

Pullën postare e promovoi drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi i cili në fjalimin e tij theksoi se “hapja e shkollave të para fillore në gjuhën shqipe në Maqedoni para 75 viteve nuk duhet të bie në harresë asnjëherë

SHKUP – Në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) u promovua pulla postare “75-vjetori i hapjes së shkollave të para fillore në gjuhën shqipe në Maqedoni”.

Pullën postare e promovoi drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi i cili në fjalimin e tij theksoi se “hapja e shkollave të para fillore në gjuhën shqipe në Maqedoni para 75 viteve nuk duhet të bie në harresë asnjëherë, për shkak se na kujton sakrificën e të parëve tanë që të kemi shkolla në gjuhën shqipe.”

Sipas tij shkollat e para në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit paraqesin themelet për prodhimin e kuadrove cilësor sot, të cilat në procesin arsimor formojnë bindjen se arsimi cilësor duhet të përfaqësoj qëllimin tonë të përbashkët.

Për rëndësinë e “75-vjetorit të hapjes së shkollave të para në gjuhën shqipe në Maqedoni” me një fjalë rasti u drejtua drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani.

Pulla postare e lëshuar në tirazh prej 7000 ekzemplarëve, me një vlerë nominale prej 50 den ka për autor Loran Kufalo nga Byroja e filatelisë në Postën e Maqedonisë. aa

Kroacia shënon 25-vjetorin e çlirimit të Vukovarit

Siç njoftojnë nga Qendra për Ballafaqim me të Kaluarën, gjatë rrethimit tremujor të qytetit kanë vdekur mbi 3.000 civilë dhe luftëtarë kroatë në mesin e të cilëve 86 fëmijë

Në ditën e sotme të vitit 1991 me çlirimin e qytetit tërësisht të shkatërruar ka marr fund rrethimi dhe bombardimi i vazhdueshëm tremujor nga ushtria jugosllave (JNA) dhe forcat paramilitare serbe të qytetit kroat të Vukovarit, për çka në qytet kishin rënë mbi 6.5 milionë granata.  Siç njoftojnë nga Qendra për Ballafaqim me të Kaluarën, gjatë rrethimit tremujor të qytetit kanë vdekur mbi 3.000 civilë dhe luftëtarë kroat në mesin e të cilëve 86 fëmijë. Pas rënies së qytetit qindra të marrë peng kaluan nëpër qendrat e torturës në llogoret dhe burgjet në Serbi.

“Gjatë ditëve të fundit të rrethimit disa civilë dhe ushtarë kroat u strehuan në spitalin e Vukovarit, por pas marrjes së spitalit nga ana e APJ-së, majori Shljivançanin vizitoi pacientët dhe më pas më 20 nëntor, 1991 nxori mënjanë 269 persona, nga të cilat vetëm disa nuk u vranë”, kujtoi Qendra nga ku theksojnë se është gjetur një varrezë masive ku janë identifikuar 200 persona.

Viktima më e re e ekzekutuar në Ovçara ishte 17 vjeç, ndërsa më e moshuara 72 vjeç. U vranë edhe dy gra, njëra prej të cilave ishte shtatzënë.

Pavarësisht nga fakti se për disa krime rreth Vukovarit janë ngritur hetime ku janë shpallur disa fajtorë dhe dënuar me burgim të gjatë, shumë vrasje të civilëve kroatë, serbë dhe të tjerë si dhe të ushtarëve kroatë të cilat kanë ndodhur gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1991, akoma nuk janë hetuar. aa

Daçiçi – ambasadores Çitaku: Ti s’je kosovare, je shqiptare

Mediet e Beogradit kanë transmetuar sot pjesë nga replika në Këshillin e Sigurimit të KB të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiçi, me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun.

Ambasadorja Çitaku gjatë shqyrtimit të raportit tremujor për Kosovën në KS të OKB ndër të tjera tregoi për synimet kolonialiste të Serbisë në Kosovë.

Këtë pohim të saj u përpoq ta hedh poshtë ministri i Jashtëm serb.
“Ne nuk jemi kolonizatorë dhe nuk lejoj që të flitet kështu për në në KS të KB”, tha ai në replikën e tij.

“Për çfarë kolonializmi flisni ju këtu? Këtu qëndrojnë v ende të cilat janë liruar nga kolonializmi. Në Kosovë ndodhet kryeqyteti i parë i Serbisë, kishat serbe, ju mendoni se mjafton që keni ardhur këtu dhe që ju përkrahin vendet e perëndimit se mund të flisni të pavërtetat”, citojnë mediet e Beogradit Daçiqin, transmeton Koha.net.

Sipas tij nga fjalimi i Çitakut për Kosovën del se bëhet fjalë për një vend që ka pamje ideale.
“Habitem sesi migrantët që kalojnë nëpër Ballkan nuk shkojnë në Kosovë, kur është kështu vend ideal, por qytetarët e saj ikin nga Kosova në Europën Perëndimore. Për cilin vend flisni ju”, tha ai.
Ai foli edhe për bombardimin e Serbisë dhe tha se vendimi i marrë ishte jolegal dhe pa vendimin e KS të KB.

“Ju nga fillimi keni pasur në plan bashkimin me Shqipërinë, ju nuk jeni kosovare por shqiptare, këtu bëhet fjalë për pakicë kombëtare në vend të huaj që ka shpallur njëanshëm pavarësinë”, tha Daçiq.
Ai tha se Serbisë nuk i duhet mbështetja e askujt nga jashtë.
“Hajdeni të zgjidhim problemet, ju po fshiheni pas vëllait të madh. Askush nuk do tua sjell zgjidhjen ashtu siç ua solli me bomba më 1999. Kjo kohë ka perënduar për fatin e keq tuaj”, u shpreh Daçiq.
Të përkujtojmë se ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në mbledhjen e KS të KB me argumente hodhi poshtë pretendimet dhe akuzat serbe ndaj Kosovës, duke luajtur rolin e viktimës. Ajo tha se Beogradi nuk kishte asnjë të drejtë pronësie mbi Trepçën, se këtë madje as me Rezolutën 12 44 të KB nuk e kishte, as me Planin e Ahtisarit, e as me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërmarrjet serbe çojnë ligjin për Trepçen në arbitrazh

Disa firma nga Serbia tashmë kanë njoftuar se kanë vendosur që të ‘drejtat e veta’ për Trepçën e cila, thonë ato, u ka borxh – t’i realizojnë përmes Gjykatës së Arbitrazhit.

Kështu, pas ndërmarrjeve ‘Železnice Srbije’ (Hekurudhat e Serbisë) dhe ‘Tigar’ i Pirotit, kanë paralajmëruar se do të veprojnë edhe ‘ELEKTROKOSMET’ dhe ‘EPS’.

Këto ndërmarrje, siç shkruan “Veçernje Novosti“, thonë se Trepça u ka borxh 300 milionë euro dhe për këtë arsye, thonë ato, Ligjin për Trepçën do ta dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit, ndërsa pas kësaj edhe në Odën Tregtare ndërkombëtare në Paris.

Befas Kotzias tërhiqet nga akuzat: Shtypi grek e opozita u kanë fryrë tensioneve me Shqipërinë

Vetëm pak ditë pas dhënies së rekomandimit nga ana e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe takimit të ministrit të Jashtëm shqiptar Bushati me homologun e tij grek Kotzias, ky i fundit duket se është tërhequr nga akuzat ndaj qeverisë shqiptare.

Ish-­ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, është përplasur ashpër me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, për tensionet e fundit me Shqipërinë.

Ajo ka kërkuar që Kotzias të bëjë interpelancë në parlament për deklaratat e KE-­së mbi çështjen “Çame” dhe prishjen e disa ndërtesave në Himarë.

Por Kotzias është nervozuar, raporton “Kathimerini”, dhe i është përgjigjur opozitares që t’i lexojë me kujdes deklaratat e KE-­së dhe të mos bëjë politike me çështje të tilla.

“Unë mendoj se opozita, në vend që të lexojë shtypin grek, të lexojë deklaratat e KE­së më me kujdes”, tha Kotzias, duke sugjeruar se çështjet janë fryrë nga mediat.

Obama në Greqi në fillim të turneut përfundimtar

Presidenti Barack Obama ka arritur në Greqi në ndalesën e parë të turneut të tij përfundimtar jashtë shtetit, si president i SHBA-së.

Obama do të zhvillojë biseda me presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Alexis Tsipras gjatë ditës së marte.

Më 16 nëntor, ai do të mbajë një fjalim për demokracinë dhe globalizmin përpara se të udhëtojë për në Berlin.

Më shumë se 5000 policë janë angazhuar në rrugët e Athinës gjatë dy ditëve të vizitës, ndërkohë që rrugët kryesore kanë mbyllur dhe tubimet publike janë ndaluar në pjesën qendrore të kryeqytetit.

Grupet majtiste dhe anarkiste kanë planifikuar protesta gjatë vizitës së Obamës në Greqi, e para e një presidenti amerikan që prej asaj të Bill Clintonit në vitin 1999.

Udhëtimi i Clintonit u shënua me demonstrata të dhunshme.

Nga Gjermania, Obama do të udhëtojë në Peru për një samit ekonomik të Azisë përpara se të kthehet në Ëashington më 19 Nëntor.(REL)

Turqia paralajmëron qytetarët e saj: Mos udhëtoni në SHBA, ka trazira pas fitores së Trumpit

Turqia ka paralajmëruar qytetarët e saj që mos udhëtojnë në SHBA. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, udhëtimi në SHBA përbën rrezik për qytetarët pas trazirave si rezultat i fitores së Donald Trump.

Përveç kësaj, MPJ e Turqisë paralajmëron rritjen e numrit të sulmeve verbale dhe fizike pas shqetësimeve anti-emigracion dhe atyre të natyrës raciste.

Në njoftim, të publikuar në sajtin e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, thuhet se protestat kundër presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump “janë përcjellë edhe me akte të krimit dhe dhunës”.

Po ashtu thuhet se forcat amerikane të sigurisë kanë mbajtur në burg një numër të demonstruesve, raporton AP.

Fotografi të Donald Trumpit në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës, në njërën nga rrugët me të frekuentuara, janë vendosur tri pano (stendë afishimi) me foton e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

trumpmitr2

Poshtë fotos, në gjuhën serbe shkruan: “Serbët e përkrahën”, kurse në gjuhën angleze: “ Serbët qëndruan me të gjatë gjithë kohës”.

Në anën tjetër të panos, afër fotografisë së madhe të Trump-it, janë vendosur fotografitë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me porositë e nxjerra nga deklaratat e tyre, ku thuhet: “Presim fitoren e Clinton-it, shqiptarët votojnë për të”, si dhe “Trump si president paraqet kërcënim për Shqipërinë dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”,

Po ashtu, edhe ne pjesën tjetër të qytetit, në afërsi të përmendores së Car Llazarit, është vendosur një fotografi e madhe e Donald Trump.

E veja e Arkanit, Ceca: Kurrë nuk do t’ua fal Clintonëve!

Përderisa shumica e shqiptarëve, e sidomos yjet e estradës, e kanë pritur jo mirë zgjedhjen e Donald Trump-it, si president i ardhshëm i SHBA-s, në skenën e estradës së shtetit tonë fqinjë, Serbisë, këtë lajm e kanë pritur me kënaqësi dhe admirim të madh, transmeton Zeri.info.

Dhe njëra prej tyre është edhe e veja e kriminelit të madh serb Arkan, Svetlana Ceca Raznatoviq. Gjatë një interviste, ajo ka zbuluar se me tërë zemrën e ka mbështetur Trump-in, sepse ajo kurrë nuk mund t’ua falë Clinton-ëve, kjo për shkak të bombardimeve që i kanë bërë Serbisë në vitin 1999.

“Jam shumë e lumtur që Trump ka fituar. E uroj nga zemra. Ai gjatë tërë fushatës ka treguar dashamirësi ndaj Evropës dhe Rusisë. Shpresoj se si president do të vazhdoj me këtë politikë dhe do të sjell progres në mbarë botën, përfshirë edhe Serbinë. Kur kujtoj vitin 1999 dhe bombardimin e Serbisë, kurrë nuk mund t’ua falë Clinton-ëve. Shumë njerëz kanë vdekur shkaku i tyre dhe pasojat i ndjejmë edhe sot. Për shkak të uraniumit të varfëruar me të cilin na kanë sulmuar, shumë fëmijë janë sëmurë. Nuk ndjehem mirë kur mendoj për këtë.

Prandaj me gjithë zemër janë me Donaldin”, ka deklaruar këngëtarja serbe./ZERI

Në Tiranë, Shkup e Prishtinë përkujtohet 78-vjetori i ndarjes nga jeta të Ataturkut

Me rastin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë janë mbajtur ceremoni përkujtimore.

TIRANË/SHKUP/PRISHTINË – Në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë janë mbajtur ceremonitë përkujtimore për 78-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Të pranishëm në cremoninë e organizuar në kryeqytetin e Shqipërisë kanë qenë ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, zyrtarë të ambasadës dhe institucioneve turke në Shqipëri. Të gjithë të pranishmit, në orën 09:05 kanë mbajtur qënndrim nderi për themeluesin e Republikës së Turqisë.

Me rastin e kësaj ceremonie ambasadori Bayraktar ka thënë se janë mbledhur për të përkujtuar 78-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë dhe liderin e saj, Mustafa Kemal Ataturk.

“Ashtu sikurse e dimë të gjithë, Mustafa Kemal Ataturk nuk është vetëm themeluesi i Republikës së Turqisë. Në një tjetër kuptim ai ka qenë themeluesi i filozofisë së demokracisë, shtetit të së drejtës, mbizotërimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha Bayraktar në fjalën e tij.

Ndërsa fjalimin e përvitshëm në lidhje me këtë ceremoni e mbajti Selçuk Kayhan, mësues në Institutin “Yunus Emre” në Tiranë.

Në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, në orën 9:05 u organizua ceremonia përkujtimore për Ataturkun, ku të pranishëm ishin zyrtarët e ambasadës dhe Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) TIKA dhe Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” në Shkup.

Me rastin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të Mustafa Kemal Ataturkut, sekretari i Ambasadës dhe i ngarkuari i Përkohshëm Diplomatik Sinan Ertay mbajti fjalim në lidhje me kuptimin dhe rëndësinë e kësaj dite.

Edhe në kryeqytetin e Kosovës, në Institutin “Yunus Emre” në Prishtinë u organizua ceremonia përkujtimore për Ataturkun, nën përkujdesjen e ambasadores së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç.

Në ceremoni morën pjesë ambasadorja Kılıç, kryetari i Komitetit Përfaqësues Turk në Kosovë Kolonel Cem Şen, zv/kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Fikrim Damka, kryetari i Komunës së Mamushës Arif Bytyq, kryekonsullja e Turqisë në Prizren Selen Evcit, deputetja e Partisë Demokratike Turke të Kosovës Myferra Shinik, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Prishtinë Mehmet Ülker, koordinatori i TIKA-s në Kosovë Özay Özütok dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalimin e saj, ambasadorja Kıvılcım Kılıç tha se Mustafa Kemal Ataturku është lider i rëndësishëm si për Turqinë, ashtu edhe për botën. Ajo tha se ai ka lënë një shtet i cili sot qëndron mbi themele të forta dhe rrit fuqinë.

“Mendimet, sukseset, veprat, parimet dhe revolucionet e liderit tonë të madh në çdo kohë kanë ruajtur rëndësinë dhe aktualitetin e tyre. Pavarësisht krizës politike dhe të sigurisë të pranishme ne rajonin tonë, sot shteti ynë vazhdon të jetë simbol i stabilitetit ne rajon dhe në botë, dhe këtë ne si popull ia kemi borxh vizionit të liderit tonë dhe të Republikës së ngritur në themele të forta”, u shpreh ambasadorja Kılıç.

Ndërkohë sot në të gjithë Turqinë mbahen ceremoni të ndryshme përkujtimore me rastin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. aa

Turqia përkujton 78-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ataturkut

Ceremonia më e madhe është mbajtur në Sallën e Kongreseve pranë Rezidencës presidenciale në Beştepe, Ankara, ku merrte pjesë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

ANKARA – Në të gjithë Turqinë sot janë organizuar ceremoni për përkujtimin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Ataturku me anë të fotografive 

Përpara bustit të Mustafa Kemal Ataturkut në Ulus të Ankarasë, nxënës të Universitetit Ondokuz Mayıs kanë hapur një flamur të madh me fotografinë e Ataturkut. Në orën 09:05 sipas orës lokale që është edhe momenti i ndarjes nga jeta të Ataturkut, është mbajtur 2 minuta heshtje në nder të tij ashtu sikurse në të gjithë vendin, nën shoqërimin e borive të makinave.

Ndërkohë flamujt në të gjithë vendin janë ulur në gjysmë shtizë.

Ceremoni në sheshin Taksim 

Një tjetër ceremoni është zhvilluar edhe në sheshin më të njohur të Stambollit, Taksim. Në këtë ceremoni merrte pjesë prefekti i Stambollit Vasip Şahin, kreu i Kryebashkisë së Stambollit, Kadir Topbaş dhe zyrtarë të tjerë të këtij qyteti.

Ndërkohë në aeroportin më të madh të Stambollit që mban edhe emrin e themeluesit të Republikës së Turqisë, Ataturk, është zhvilluar një aktivitet në gjuhën turke dhe angleze, ku është dhënë informacion në lidhje me këtë ceremoni. Në ceremoni janë lexuar pjesë nga Kur’an-i Kerim

Në sheshin “Cumhuriyet” gjatë ceremonisë 70 vjeçarja Fatma Çoban tërhoqi vëmendjen me leximin e pjesëve të Kur’an-i Kerimit. Çoban është emocionuar shumë, aq saqë gjatë qëndrimit të nderit nuk arriti të mbajë lotët e saj.

Ceremonia më e madhe është mbajtur në Sallën e Kongreseve pranë Rezidencës presidenciale në Beştepe, Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri i vendit, Binali Yıldırım, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Zühtü Arslan, dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni.

Në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni Presidenti i vendit, Erdoğan ka thënë se “Kujton me rahmet, Kryegjeneralin e luftës çlirimtare të vendit si dhe themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturkun”. Presidenti Erdoğan ka nuk ka lënë pa kujtuar të rënët dhe veteranët e tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETÖ më 15 korrik.

Erdoğan tha se mes 15 korrikut dhe luftës për çlirim nuk ka asnjë ndryshim dhe se ata të cilët nuk kuptojnë politikën e Turqisë ndaj Sirisë dhe Irakut, si dhe qëndrimin e saj ndaj Bashkimit Evropian dhe perëndimit, nuk kuptojnë luftën shekullore të popullit për liri.

Duke theksuar se Turqia nuk ka asnjë pretendim territorial në ndonjë vend tjetër, Presidenti Erdoğan në vijim tha: “Pikë së pari në historinë tonë nuk ka asnjë njollë kolonizimi. Nuk mund të rastisni një turp të tillë. Për ne çdo person që jeton në të njëjtin vend, ha të njëjtën bukë, pi të njëjtin ujë dhe merr të njëjtin ajër është vëlla, pavarësisht racës, fesë dhe prejardhjes që ka.”

“Ne jemi pjesë e një tradite shtetërore që ka sjellë paqe dhe qetësi në një pjesë të madhe territoriale, nga Evropa deri në Afrikë. E kanë të kotë ata që mundohen të nxjerrin profile pushtimesh për ne. Shkoni sot në Siri, Irak, Afrikën Veriore, Lindjen e Mesme, vendet e Ballkanit dhe pyetni një person cilindo se çfarë mendon për Turqinë dhe popullin turk. Nuk mund të dëgjoni në asnjë vend fjalët, pushtues, kolonizues, zullum dhe masakër. Në vend të tyre mund të dëgjoni fjalën ‘erdhi përsëri turku i besës’. Dëgjojmë përsëri falënderime”, ka theksuar Presidenti Erdoğan në fjalën e tij.

Presidenti Erdogan uron Trumpin në bisedë telefonike

Erdogan ka thënë se Turqia dhe SHBA-të janë dy aleatë që kanë themele të respektit të ndërsjellë, interesave dhe vlera të përbashkëta

ANKARA – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka thirrur në telefon presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, për ta uruar me rastin e fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Sipas informatave të siguruara nga burimet e presidencës, presidenti Erdoğan ka uruar Trumpin me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke i uruar më tej suksese në detyrë.

Erdoğan ka thënë se Turqia dhe SHBA-të janë dy aleatë që kanë themele të respektit të ndërsjellë, interesave dhe vlera të përbashkëta. Më tej, ai ka shprehur besimin se në të ardhmen marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen edhe më tej bashkarisht.

Në bisedën telefonike që kaloi në një atmosferë të ngrohtë, krahas zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, Erdoğan dhe Trump theks të veçantë i kanë dhënë edhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. aa

Nikoliçi pas fitores së Trumpit: Presim më shumë mirëkuptim për Serbinë lidhur me Kosovën

Presidenti serb tha se fitorja e Trump ka qenë e papritur vetëm për ata të cilët ecin symbyllur

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç pasi ka uruar fitoren e Donald Trumpit në garën për Shtëpçinë e Bardhë, deklaroi se kjo fitore mund të rezultojë me bashkëpunim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusisë si dhe më shumë mirëkuptim për Serbinë në çështjen e Kosovës.

“Në qoftë se retorika parazgjedhore nuk ishte e rreme, mund të presim bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe më shumë mirëkuptim për Serbinë për qëndrimin e saj për mosnjohjen të ashtuquajturës Pavarësi të Kosovës”, tha Nikoliç.

Ai shtoi më tej se nga qeveria e Serbisë do të kërkojë të përpilojë një analizë për ndikimin e fitores së Trumpit mbi ekonominë e Serbisë, investimet dhe borxhin e jashtëm dhe se tani Serbia do të duhet të bëjë përpjekje shtesë për vendosjen e marrëdhënieve akoma më të mira me SHBA-të.

Presidenti serb tha më tej se fitorja e Trump ka qenë e papritur vetëm për ata të cilët ecin symbyllur.

“Bota po ndryshon dhe po bien elitat e krijuara. Shtetasit e SHBA-ve janë të lodhur nga luftërat me shtetet tjera dhe pjesëmarrje në luftërat në territoret e huaja, të cilat i refuzuan përmes votimeve”, përfundoi Nikoliç. aa

Yıldırım uron Trumpin: Do të hapni një faqe të re për miqësinë Turqi-SHBA

“Përgëzoj dhe i uroi suksese të nderuarit Trump. Jam i sigurtë se tashmë në një mënyrë janë shpëtuar diskutimet e partneritetit strategjik Turqi-SHBA”

ANKARA – Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ka përgëzuar Donald Trump për zgjedhjen si president të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së hapjes së vitit të ri arsimor 2016-2017 në Akademinë e Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare. Kryeministri Yıldırım është shprehur “Përgëzoj dhe i uroi suksese të nderuarit Trump. Jam i sigurtë se tashmë në një mënyrë janë shpëtuar diskutimet e partneritetit strategjik Turqi-SHBA të cilat kanë bazë një periudhë të gjatë. Duke patur parasysh ndjeshmëritë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit është formuar një mundësi e re për presidentin e ri të zgjedhur që me politikat që kanë prioritet paqen dhe stabilitetin në rajon të avancojnë edhe më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe tradicionale që rrjedhin nga e kaluara”

“Do të hapni një faqe të re për miqësinë Turqi-SHBA”

Duke i bërë thirrje Trumpit në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s Fetullah Gylen, kryeministri Yıldırım ka theksuar: “Nga këtu i bëj thirrje të hapur presidentit të ri në lidhje me çështjen që të ekstradohet sa më parë në vendin tonë Fetullah Gylen i cili jeton në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse e ekstradoni sa më shpjet të jetë e mundur kreun e kësaj organizate terroriste e cila prish marrëdhëniet tona dhe që dëmton miqësinë historike mes popullit amerikan dhe turk, unë jam i sigurtë se ju do të hapni një faqe të re dhe një fillim të ri për miqësinë Turqi-SHBA”.

Brenga e Ballkanit – Nga Dr.Denis Celcima

Nëse do të rikthejmë ne kujtesë veprën e famshme të Edit Durham ‟Brenga e Ballkanit‟ dhe të krahasojmë realitetin e sotëm në Ballkanin Perëndimor do të kuptojmë që sërish ballkanasit po përjetojnë brengë sociale,ekonomike dhe politike.
Platoni citon: Të gjitha të këqijat për individin vijnë nga politika dritëshkurtra.Kjo shprehje që i përket antikitetit paralelizohet fare mirë në kaosin social të rregulluar të Ballkanit. 
“Çelësi” i mos suksesit është tek politika kadrovike e partive politike, ose nëse duhet “butë ta them” menaxhuesit e politikës kadrovike brenda partive politike,të cilët janë antikombëtare, shitës të posteve, ose janë analfabetë funksionalë.. Udhëheqësit e politikës kadrovike kur zgjedhin nga populli kandidatët për në parlament si organi më i lartë LIGJ-VËNES, ligj prodhues ose ligj-ratifikues, aty në atë institucion duhet të dërgojnë pa diskutim njerëz me profesion juridiko ekonomik, juridiko sociologjik, politikologë, filozofë dhe vizionarë të jurispudencës… Por për të zgjatur dhe për të mos ta zgjidhur këtë brengë shekullore këta njerëzi qëllim këqinj të betuar në politikat kadrovike të partive politike ,pikërisht në parlament përzgjedhin, njerëz të profesioneve që nuk kanë njohuri elementare për të kontribuar në organin më të Lartë Ligj Vënës ( PARLAMENTIN ).! Për në parlament në lista për të votuar detyrimisht votuesit, hasim kandidatë me profesion të: mjekut, stomatologut, psikiatrit, matematicientit, inxhinierit, bujkut, zejtarit, albanologut… dhe shumë profesione të cilat nuk kanë lidhje me Ligj vënie, pra me punë në parlament. Kjo situatë është njësoj sikur në garat e vrapimit dërgon njerëz invalid nga këmbët.! Ose sikur automjetin e dërgon ta riparosh në klinikë të psikiatrisë.! Politikat kadrovike të partive politike janë gjenerator kryesor i prodhimit të vuajtjeve të votuesve, në rastin tonë të vuajtjeve kombëtare… Politika kadrovike brenda partive politike, është fajtori kryesor për dështimet e partive politike, dhe vuajtjet e popullit. Kudo në treva, shqiptarët nuk zgjedhin deputetë, ata zgjedhin ( vetëm delegatë, ose avoketër ), të cilët mbas “zgjedhjeve parlamentare, shkojnë në bisedime ( me partinë fituese shqiptare ose jo ) për të hyrë në Qeveri. Pra shqiptarët dhe në vendin e tyre,në shumicën e tyre janë të përjashtuar nga e drejta për të KONSTITUAR qeverinë. Kjo e vërtetë e hidhur do.m.th.se ne si protagonistët kryesorë të Brengës së Ballkanit nuk votojmë për Deputetë, votojë vetëm Delegatë për bisedime me palën fituese duke u lutur për një copë ministri apo një vend në qeveri. Nga kjo del përfundimi se paradoksi qëndron në faktin se edhe pala fituese në zgjedhje MUNDET që të konsiderohet realisht jo fituese se pavarësisht mazhorancës së përftuar partner të kualicionit qeveritar do të perzgjedhë një parti , e cila si pala fituese brenda “bllokut shqiptar” i ka humbur realisht zgjedhjet ? Si pasojë e kësaj demokracia në Ballkan është *Liza në botën e CUDIRAVE ! Dhe ne sot u japim emrin *Cudira Shqiptare*.Kjo ka ndodhur, dhe mundet të ndodhë sërish .! Pra shqiptarët votojnë Delegatë, jo Deputetë ! Demokratizimi i Evropës Lindore të gjithë popujve ju ofroi të drejtën demokratike të zgjedhjes së Deputetëve, vetëm shqiptarët ngelen në të drejtën e zgjedhjes se Delegatëve.! Si mundet mjeku, bujku dhe matematicieni , të bëhet Deputet produktiv për kombin në këtë “katrahurë” politiko juridike të shqptarëve në Ballkan ? Deputetët votojnë Ligjin për Përgjim të pa pengueshëm të gjithë qytetarëve , duke e ditur se në Botë, me Ligje Ndërkombëtarë privatesia është e mbrojtur me ligj. A janë fajtorë Deputetët tanë ? – JO.. E ku mund ti dinë ata Ligjet Botërore të privatsisë deputeti – mjek, matematicien, bujk… Personat që udhëheqin politikë kadrovike, duhet të mbrojnë Partinë,vetëm partinë. Populli dhe kombi të shohim e bëjmë..Situata tregon se Brenga e Ballkanit paraqitet në tryezat Europiane.Bashkimi Evropian nuk ka “vizionin e duhur politik”se për këtë automjet të vjetëruar të politikave diktatoriale duhe dhe është i domosdoshëm një “ndërrim të motorit ose të vetë automjetit në tërësi, situata në viste shqiptare nuk do të ndryshojë… Misionarët Evropianë dhe perëndimorët në përgjithësi, nuk munden ta riparojnë katrahurën politike,sociale,ekonomike, me Prokurori Speciale dhe as me Gjykata Speciale – asaj i duhet një “motor me edukatë pro perëndimore të shtetit të së drejtës dhe një kulturë politike të bazuar në filozofinë liberale “…Periudha kohore nga 1990 e deri më sot, dëshmon se çdo investim në përmirësimin apo zbukurimin e “edukatës” me një demokraci falso dhe riparim të buxhetit, është vetëm humbje kohe dhe paraje. Çdo sponsorizim nga perëndimorët për zbutje të krizës katastrofale, është vjedhur dhe “nxjerrë jashtë shtetit”. Evropianët nuk munden të sponsorizojnë më shumë, se sa munden të vjedhin “shoferët” e e patentave të blera të trevave shqiptare*
Ky shkrim u destinohet atyre që e ndjejnë veten të aftë ta zgjidhin këtë brengë që po investohet të jetojë tek ne.A i duhet trevave tona një rikthim i Princ Vidit? A do të bëhet Shqipëria me shqiptarë? Partitë e pozitës dhe opozitës, duhet të thërrasin, profesionistë të drejtësisë, politikologë, sociologë ekonomistë… ( ka në popull, ju duhet thjesht ti kërkoni dhe gjeni), për të mos dështuar, si partitë pushtetare, në të kaluarën.

Sulltan Abdulhamiti i dytë me 1 429 prona në Shqipëri dhe Maqedoni

Abdulhamiti i dytë ka 4.280 prona në vendet e Ballkanit, nga këto 220.023 dynym tokë ende është në emrin e tij. 560.231 dynym i ka kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 1.328 dynym tokë i kanë kaluar personave të ndryshëm.

ANKARA  – Dokumentet e pronave të patundshme të Sulltan Abdulhamitit të dytë të viteve 1869-1908, të cilat janë në vende të ndryshme, si në vendet e Ballkanit, Lindjes së Mesme, Anadollit dhe Trakya-s, ruhen në arkivat e Drejtorisë së Kadastrës së Turqisë. Në arkiv ka 7.756 dokumente për prona të patundshme të riregjistruara.

Pasardhësit e Abdulhamitit të dytë herë pas here dalin në pah me gjyqet e hapura për të rimarrë pronat e gjyshit të tyre, ndërkohë detajet e këtyre pronave gjenden në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës dhe Tapive e cila është nën varësinë e Ministrisë së Mjedisit dhe Administrimit të Qyteteve të Turqisë.

Në një deklaratë për AA, drejtori i Arkivave, Zeynel Abidin Türkoğlu tha se në emër të Abdulhamitit të dytë në këtë qendër arkivore gjenden 3 regjistra për tapitë e pronave.

“Në 3 regjistrat që disponojmë të Abdulhamitit të dytë dhe që i përkasin viteve 1869-1908, janë të shkruara 7.756 prona të paluajtshme aktive dhe pasive, të cilat janë në vende të ndryshme, si në vendet e Ballkanit, Trakya-s, Lindjes së Mesme dhe Anadollit. Në këto regjistra ka dokumente për toka, vreshta, kopshte, kullota, çifligje, konakë, hane, mullinj, miniera, ullishta, kafene dhe dyqane”, tha ai në fjalën e tij.

Duke theksuar se disa prona të paluajtshme pas vdekjes së Abdulhamitit të dytë i kanë kaluar shtetit, Trükoğlu më pas tha se numri i tyre nuk dihet pasi nuk janë përcaktuar numrat në lidhje me çifligjet dhe godinat që disponon.

Abdulhamiti i dytë me 1.429 prona në Shqipëri dhe Maqedoni

Türkoğlu në vijim tha se Abdulhamiti i dytë disponon 4.280 prona të paluajtshme në vendet e Ballkanit, nga të cilat, 2.843 në Greqi, 1.424 në Shqipëri, 8 në Bullgari dhe 5 në Maqedoni. Nga këto 220.023 dynym tokë ende është në emrin e tij. 560.231 dynym i ka kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 1.328 dynym tokë i kanë kaluar personave të ndryshëm.

Në vijim Türkoğlu thotë se Abdulhamiti i dytë ka të regjistruara 2.369 prona në Turqi. Ai ka theksuar se këto prona janë në qytete të ndryshme të Turqisë. Türkoğlu ka thënë gjithashtu se 391.573 dynym nga këto prona i ka kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 8.627 dynym të tjera kanë kaluar mbi persona të ndryshëm.

Në vendet e Lindjes së Mesme 1.107 prona

Drejtori i Arkivave, Türkoğlu thotë se Abdulhamti i dytë ka të regjistruara 1.107 prona në të gjithë Lindjen e Mesme. Ai ka thënë se sipas regjistrimeve Abdulhamiti i dytë disponon 390 prona në Siri, 333 në Liban, 223 në Palestinë, 83 në Irak, 60 në Arabinë Saudite, 10 në Izrael dhe 8 në Libi. “Nga këto regjistrime 3.482.106 dynym ende janë të riregjistruara me emrin e tij, 1.528.395 dynym i kanë kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 7.178 dynym i kanë kaluar personave të ndryshëm”, tha ai.

Türkoğlu, në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se këto dokumente ruhen me seriozitet dhe në kushte shumë të mira ashtu sikurse dokumentet e tjera historike.

Trashëgimtarët nuk kanë kërkuar

Duke theksuar se një pjesë e pronave të Abdulhamitit të dytë pas viteve 1908 i kanë kaluar thesarit të shtetit, Türkoğlu është shprehur: “Nuk kemi informacion për gjendjen aktuale të pronave të tij jashtë vendit. Normalisht kjo është një temë që i intereson ligjeve ndërkombëtare. Ne punojmë vetëm për të ruajtur këto dokumente dhe servirim ato për të interesuarit. Asnjë trashëgimtarë i Abdulhamitit të dytë nuk ka telefonuar ose kërkuar deri më tani.”aa

Prokurori special: Nacionalistët rusë organizuan rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi

Prokurori special i Malit të Zi për krimin e organizuar dhe terrorizmin, Milivoje Katniq

Strukturat e sigurisë në Mal të Zi kanë zbuluar se është krijuar një organizatë kriminale në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe Rusisë, me qëllim të kryerjes ‘së veprës penale të terrorizmit një natë para zgjedhjeve më 16 tetor”.

Organizatorët e këtij grupi kriminal kanë qenë nacionalistët nga Rusia që janë nisur nga fakti se “qeveria në Mal të Zi në krye me Milo Gjukanoviqin nuk mund të ndryshohet me zgjedhje, dhe prandaj duhet rrëzuar me dhunë”, ka deklaruar prokurori special për krimin e organizuar dhe terrorizmin Milivoje Katniq, në një konferencë me gazetarë.

Plani i grupit të organizuar kriminal ishte që Mali i Zi të ndalohej në rrugën e tij euro-atlantike dhe posaçërisht të pengohet anëtarësimi në NATO, ka thënë Katniq. Sipas tij “grupi kishte planifikuar të merrte Kuvendin dhe do të arrestonte kryeminstrin Gjukanoviq, të cilin varësisht edhe nga zhvillimet mund ta likuidonin”.

Katniq tha se organizata kriminale “ka planifikuar që, përveç njerëzve nga territori i Malit të Zi dhe Serbisë, të fus edhe njerëz të përgatitur nga territoret e shteteve të tjera. Ishte e planifikuar futja e 50 njerëzve, për të cilët kanë qenë të siguruara 50 armë automatike, municion dhe 50 revole”, tha Katniq

Prokurori tha se ka dyshime të bazuara “se në planifikimin e rrëzimit të qeverisë në Mal të Zi është e përfshirë edhe një strukturë politike në vend”.

Në pyetjen nëse organizatorët e akteve terroriste nga Rusia ishin të lidhur me institucionet shtetërore të këtij vendi, prokurori special Katniq tha se nuk ka tani për tani “asnjë dëshmi për përfshirjen e shtetit rus në këtë rast, port ha se ekzistojnë dëshmi për organizatorë si nacionalistë rusë. Bëhet fjalë për dy persona të cilët shteti i Serbisë dhe strukturat e saj të sigurisë i kishin nën mbikëqyrje”, por Katniq nuk e dha identitetin e tyre

Shefi i ushtrisë amerikane vizitë në Ankara

Në një deklarate me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se vizita realizohet me kërkesë së palës amerikane.

ANKARA – Shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Joseph Dunford, ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, Hulusi Akar.

Në një deklarate me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se vizita realizohet me kërkesë së palës amerikane.

Takimi mes dy homologëve është zhvilluar në godinën e Komandës Qendrore të Turqisë. aa

Manastir, fillon konferenca botërore për dialog ndërfetar, BFI e bojkoton

Rexhepi përmendi disa arsye për bojkotimin e kësaj konference botërore, me theks të veçantë rinovimin e xhamisë në çarshinë e Prilepit dhe mos lejimi i ndërtimit të xhamisë në fshatin Llazhec të Manastirit

MANASTIR – Në Manastir sot filloi Konferenca e katërt botërore e dialogut ndërfetar dhe ndërcivilizues, e cila organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë dhe Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, me temën qendrore “Migrimi dhe sfida e integrimit përmes dialogut midis religjioneve dhe kulturave”.

Në hapjen e konferencës, e cila zhvillohet në kuadër të Axhendës globale të Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO-s, për dialog në mes të civilizimeve dhe Dekadës së UNESCO-s për paqe në mes të kulturave, morën pjesë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevkska- Milevska, përfaqësues fetarë, profesorë dhe shumë të tjerë.

Presidenti Ivanov në fjalimin e tij, u shpreh se konferenca është e dedikuar për dy tema shumë të rëndësishme dhe aktuale, ajo e migrimit dhe integrimit. Ivanov tha se për t’u përgjigjur në këtë sfidë të dyfishtë duhet shkuar më thellësisht.

“Të marrim parasysh rolin e migrimit në zhvillimin e fesë, nga njëra anë, dhe ndikimin e fesë mbi migrimin, në anën tjetër. Për ta sqaruar këtë kompleks çështjesh nuk është i mjaftueshëm diskutimi akademik. Duhet t’i hapim librat e shenjtë”, tha Ivanov.

Ai më tej duke dhënë shembuj nga 3 religjionet më të mëdha, gjithashtu edhe nga religjionet tjera, theksoi se si historia e tyre është e ndërlidhur me lëvizjen dhe zhvendosjen e vazhdueshme.

“Çfarë është e përbashkët në të gjitha këto tregime? Sa më shumë që ata janë të ndryshme, fetë e botës kanë të paktën një gjë të përbashkët. Dhe, kjo është se secila prej tyre është ndodhur nga një thirrje për të lënë shtëpinë me mërgim, ikje apo migrim. Themeluesit e feve botërore ishin emigrantë, refugjatë, mërgimtarë, të dëbuar”, tha presidenti Ivanov.

Ai duke treguar se sipas UNHCR-së në botë janë më shumë se 65 milionë persona të zhvendosur me forcë, 21 milionë prej të cilëve janë refugjatë, tha se “Liria në shtetet e dështuara në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në shoqëritë e varfra të botës së tretë është vetëm emër abstrakt”.

“Konferenca është një kontribut i sinqertë për Republikën e Maqedonisë”

Ndërsa Ministrja e Kulturës Kançevska- Milevska, tha se mendon që konferenca botërore e dialogut ndërfetar dhe ndërcivilizues është një kontribut i sinqertë për Republikën e Maqedonisë.

Ajo tha se me realizimin e konferencave të mëparshme në mënyrë të qartë kanë demonstruar vullnetin e tyre për të ndërtuar së bashku një model të civilizimit të paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës.

“Këto tre konferenca siguruan të shkëmbejmë mendimet dhe përvojat tona, të cilët konfirmuan potencialin dhe pasurinë stimuluese të diversitetit të cilat duhet të jenë bazë për shkëmbimet dhe bashkëpunimet tona të përbashkëta”, theksoi Kançevska- Milevska.

Ajo duke theksuar se dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar është një domosdoshmëri e kohës sonë, tha se “Sot më shumë se kurrë, në një botë të ndryshme dhe të pasigurtë, nuk është vetëm e nevojshme, por është e domosdoshme diskursi që tejkalon ndarjet dhe dallimet gjuhësore, etnike, kulturore dhe fetare”.

Rexhepi për AA: Në Maqedoni nuk ekziston dialogu ndërfetar 

Mirëpo, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi tha se institucioni që drejton ai ka marrë pjesë vetëm në konferencën e parë dhe të dytë botërore për dialog ndërfetar. Ai për Anadolu Agency (AA) deklaroi se “BFI nuk do të marrë pjesë në konferenca të tilla”, sepse siç tha “në Maqedoni nuk ekziston dialogu ndërfetar dhe nuk respektohet komuniteti musliman sa duhet”.

Rexhepi përmendi disa arsye për bojkotimin e kësaj konference botërore, me theks të veçantë rinovimin e xhamisë në çarshinë e Prilepit dhe mos lejimi i ndërtimit të xhamisë në fshatin Llazhec të Manastirit, ku numri i banorëve të komunitetit musliman dhe ortodoks është i barabartë.

Sipas tij, me anë të konferencave të tilla “synojnë të gënjejnë botën se në këtë vend ka harmoni ndërfetare, drejtësi dhe vepron një shtet demokratik, por këtu ushtrohet një padrejtësi e madhe”.

“Këtu në Maqedoni nuk ka dialog dhe unë nuk mund ta gënjej vetveten, nuk mund ta tradhëtoj institucionin dhe interesat e saj, si dhe nuk mund të marrë pjesë në atë konferencë, të bëhem një instrument i rrejshëm dhe të krijojë atmosferë se këtu në Maqedoni vetëm qumësht dhe mjaltë bie nga qielli. Në këtë vend dialogu nuk ekziston, këtu ka qenë dhe ende mbretëron një diktaturë e çuditshme”, tha Rexhepi për AA.

Rexhepi në vijim theksoi se në Konferencën e dytë botërore për dialog ndërfetar, mori pjesë me kusht që të fillojë rinovimi i xhamisë në Prilep. Mirëpo, siç tha ai, edhe pse është arritur të nënshkruhet marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë për rinovimin e saj, ajo marrëveshje nuk u zbatua.  aa

Trupa ruse, bjelloruse dhe serbe bëjnë stërvitje të përbashkët

Trupat ruse dhe bjelloruse janë angazhuar në stërvitje të përbashkëta ushtarake në Serbi. Stërvitjet me emrin “Vëllazërimi sllav 2016”, filluan dje, me pjesmarrjen e 150 parashutistëve rusë dhe të një numri të panjoftuar trupash nga Serbia dhe Bjellorusia. Manovrat në Serbi zhvillohen në një kohë kur NATO-ja ka ndërmarrë një stërvitje emergjente në Mal të Zi. Mali i Zi është ftuar për t’ju bashkuar NATO-s megjithë kundërshtimin e fortë të Rusisë. Serbia dhe Mali i Zi janë aleatë tradicionalë të Moskës.


Send this to a friend