VOAL

VOAL

Sulmi në Stamboll, numri më i madh i viktimave shtetas të huaj

Ministrja e Punëve Sociale dhe Familjare Fatma Betul Kaya Sayan tha se shumica e viktimave të sulmit të mbrëmshëm terrorist në Stamboll përbëhet nga shtetas të huaj

STAMBOLL – Ministrja e Punëve Sociale dhe Familjare, Fatma Betul Kaya Sayan tha se shumica e viktimave të sulmit të mbrëmshëm terrorist në Stamboll përbëhet nga shtetas të huaj.

Ministrja Kaya sot vizitoi të plagosurit në spitalin shtetëror “Istinye” në Stamboll, pas së cilës iu drejtua gazetarëve dhe dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm terrorist në të cilin u vranë të paktën 39 persona dhe 69 të tjerë u plagosën.

“Në mesin e të plagosurve ka edhe shtetas turq, por shumica e tyre janë të huaj. Shumica e tyre kishin vizituar disa herë Turqinë dhe e njohin mirë me vendin tonë”, tha ministrja Kaya.

Në pyetjen e gazetarëve se për qytetarët e cilëve vende bëhet fjalë, ministrja turke e Politikës Sociale Kaya theksoi se në mesin e të plagosurve ka sauditë, marokenë, libanezë, libianë dhe nga vende të tjera.

Ata identifikuan 20 të vdekur, duke përfshirë 15 të huaj dhe pesë shtetas turq. Gjatë identifikimit të viktimave të tjera, pritet së shpejti edhe zbulimi i një informacioni të tillë.

Mbrëmë, në sulmin terrorist në një klub nate në lagjen Ortakoi të Stambollit në qarkun Beshiktash u vranë të paktën 39 presona dhe u plagosën 69 të tjerë, ndërsa hetimet për sulmin janë në zhvillim e sipër, si dhe ndjekja e gjerë policore për sulmuesit.

Sulm vdekjeprurës në një klub nate në Stamboll

Kryetari i Stambollit, Vasip Sahin, tha se 35 veta u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në një klub nate të mbushur me kremtues me rastin e Vitit të Ri në Stamboll.

Vasip Sahin e cilësoi incidentin si një sulm terrorist ndërsa shtoi se një polic është në mesin e të vrarëve.

Mediet turke thanë se të paktën një sulmues i armatosur kishte hyrë në klubin që ndodhet në lagjen Ortakoy, i veshur si babagjyshi i Viti të Ri.

 

Dëshmitarët thanë se mbi 600 veta ishin në klub në kohën e sulmit dhe disa njerëz kërcyen në ujë në ngushticën e Bosforit për të ikur nga të shtënat.

Masat e sigurisë ishin shtuar në qytetet më të mëdha turke pas sulmeve terroriste të muajve të kaluar.

Dy shpërthime në afërsi të një stadiumi të futbollit në Stamboll më herët gjatë dhjetorit, lanë pas vetes 28 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur.

Një grup militant kurd kishte marrë mbi vete përgjegjësinë.

Në qershor, një sulm që u mor përsipër nga grupi militant Shteti Islamik, la pas vetes 40 të vrarë në aeroportin Ataturk në Stamboll.

Presidenti amerikan, Barack Obama, shprehu ngushëllime për sulmin dhe udhëzoi ekipin e tij që t’u ofrojë ndihmë autoriteteve turke.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Sshultz tha se “presidenti është informuar nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare për sulmin në Stamboll”.

Ai tha se presidenti Obama, i cili ndodhet për pushime në Hawaii, krahas ngushëllimeve për jetët e pafajshme, ka udhëzuar ekipin e tij që të ofrojë ndihmën e përshtatshme për autoritetet turke.

Grekët në kërkim të djalit që bëri shqiponjën…

Një i ri shqiptar me emrin Streson Paskali duket se i ka sfiduar keq grekët me një foto që ka realizuar me një nga rojet e Parlamentit të Greqisë.

Djali ka bërë gazmorin, teksa ka bërë shenjën e shqiponjës me dy duart dhe ka shënuar në Instagram: “Nuk i pëlqen shumë shqiponja këtij tipit…, por puna e tij….”, shkruan 27.al. Por kjo ka vënë në lëvizje grekët të cilët e cilësojnë provokim.

Presioni i SHBA bën që Dodiku të merret në pyetje nga prokurorët

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik

Pas presionit të SHBA-së, udhëheqësi i rajonit autonom boshnjak, Republika Serbe ka pranuar të merret në pyetje nga prokurorët më 30 dhjetor për mbajtjen e një referendumi në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeprokurori i Bosnjës e ka thirrur Milorad Dodikun para tre muajsh, por ai kishte refuzuar të udhëtonte drejt Sarajevës, me arsyetimin se nuk ndjehej i sigurt. Dodik kishte thënë se ai do të pranonte të merrej në pyetje vetëm në territorin e Republikës Serbe.

Zyra e prokurorit ka thënë mbrëmë se Dodiku ka pranuar të merrej në pyetje si i dyshuar në rastin e referendumit të mbajtur në muajin shtator.

Plebishiti kishte të bënte me të drejtën e “të festuarit të Ditës të Republikës Serbe”.

Dodiku i ka thënë agjencisë së lajmeve, SRNA se hetimi është i motivuar politikisht ndërsa prokurorët janë të ndikuar nga shtetet e tjera dhe boshnjakët myslimanë.

Vendimi i tij që të merret në pyetje pason një bisedë telefonike që Dodik e pati me një zyrtar të lartë amerikan i cili i ka kërkuar atij t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë dhe të heq dorë nga një referendum për ndarjen nga Bosnja të Republikës Serbe që ai e ka paralajmëruar për vitin 2018.

Dodiku dhe partia e tij duan pavarësimin e rajonit autonom serb dhe marrëdhënie më të afërta me Rusinë.

Gjatë kësaj jave është njoftuar se ai ndonëse e kishte marrë ftesën për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, kërkesa për vizë diplomatike iu kishte refuzuar nga ambasada në Sarajevë. Ai tani kërkon vizë të rregullt për këtë udhëtim drejt Uashingtonit më 20 janar.

Serbia vazhdon modernizimin e ushtrisë, blen 9 helikopterë të rinj

Kryeministri i Serbisë, Vuçiçi, gjatë takimit me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov në Beograd, 12 dhjetor

 

Serbia e ka nënshkruar një kontratë të re për modernizimin e ushtrisë së saj, duke blerë edhe nëntë helikopterë nga kompania Airbus. Kjo vetëm sa do të rrisë më shumë garën ushtarake që u nxit nga vendimi paraprak i Rusisë për t’i falur këtij shteti ballkanik disa aeroplan luftarak, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Ministria e mbrojtjes së Serbisë ka njoftuar se marrëveshja thotë se Beogradi do të blejë helikopterët e llojit H-145-M për shfrytëzime të ndryshme, edhe nga ushtria edhe nga policia serbe.

Në kuadër të marrëveshjes përfshihen pjesë rezervë, trajnime për pilotët dhe ekipe të mirëmbajtjes për helikopterët.

Gjatë dhjetorit, Rusia ka njoftuar se ka vendosur t’ia fal Serbisë gjashtë aeroplanë të vjetër MiG-29, për të cilat Beogradi duhet të harxhojë 180 milionë për riparimin e tyre. Modernizimi i nisur i ushtrisë serbe ka nxitur garë me Kroacinë, vendin anëtar të NATO-s me të cilën Serbia ka qenë në luftë gjatë viteve të ’90-ta.

Zagrebi ka njoftuar se ka vendosur të zëvendësojë flotën e saj të vjetër të aeroplanëve luftarak, MiG-21 me aeroplanë të shteteve perëndimore.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës së fund vitit ka hedhur poshtë kritikat e perëndimit për kontratat e reja ushtarake.

“Jam krenar që më në fund e kemi një forcë ajrore e cila do të mbajë qiellin tonë të lirë”, ka thënë ai dhe ka shtuar: “Serbia tani do jetë një vend më i sigurt se dje”.

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, Serbia nuk dëshiron anëtarësim në NATO-, ndonëse është në proces të afrimit me Bashkimin Evropian.

Gjendet i djegur trupi i ambasadorit grek në Brazil

Autoritetet në Brazil kanë gjetur të djegur brenda një mjeti të braktisur trupin e ambasadorit grek, Kyriakos Amiridis që ishte zhdukur prej tre ditësh.

Makina ishte marrë me qira nga ambasadori grek.

Diplomati 59-vjeçar Kyriakos Amiridis ishte parë për herë të fundit në qytetin e Nova Iguacu, ku është zbuluar edhe makina e tij.

Sipas BBC, ambasadori ka kryer për herë të fundit një telefonatë me bashkëshorten e tij, ku i ka treguar që do të dilte dhe më pas asnjë prej familjarëve nuk ka patur kontakte më me të.

Policia fillimisht ka përjashtuar një rrëmbim të mundshëm duke u shprehur se asnjë nuk kishte interes ta rrëmbente ambasadorin.

Rio De Zhaneiro  ka një përqindje të lartë të krimit dhe veçanërisht gjatë festave të fundvitit ku me mijëra turistë vizitojnë qytetin.

Armatoset Kroacia. Kërkon avionë suedezë, ose koreanojugorë

Avionët luftarak suedez “Gripen JAS 39 C/D” dhe të Koresë së Jugut, “FA-50”, janë opsionet më të mira për pajisjen më avionë të rinj të forcës ajrore kroate.

Ky është përfundimi dhe rekomandimet e ekipit të ekspertëve këshillues nga Ministria e Mbrojtjes për Forcave Ajrore kroate, raporton “Jutarnji list”.

Nga gara, të paktën sipas ekspertëve, ka rënë avioni luftarak amerikan F-16.

“Konkluzioni ynë është se Kroacia duhet të mbajë forcat ajrore luftarake, dhe ne rekomandojmë që vendimi të merret në fillim të vitit të ardhshëm, dhe se vendimi në lidhje me llojin e avionëve të bëhet deri në fund të vitit 2017“, tha për “Jutarnji list”, thotë anëtari i ekipit të ekspertëve këshillues të ministrit të Mbrojtjes, gjenerali në pension, Josip Stimac, raporton Express.

Ai nuk ka dashur të flasë në detaje në lidhje me përfundimet e ekipit këshillues, përveç se ka konfirmuar përfundimin “se cilët avionë luftarak, Republika e Kroacisë mund t’i përballojë dhe t’i mirëmbajë”.

Katër opsionet për ekipin këshillues për aviacionin u përpiluan nga ish Ministri i Mbrojtjes, Josip Bulevic, dhe detyra e tij ishte për të analizuar katër informacionet jo detyruese në lidhje me mundësinë e pajisjes me avionë të forcave ajrore kroate, me avionë të rinj apo të përdorur.

Ofertat ishin pranuar nga firma suedeze “Saab” me versionin “JAS 39 C/D”, Izraeli me avionët e përdorur “F-16”, Koreja e Jugut për “FA-50” dhe Franca për “Rafael”. Fjala është për oferta informative që Ministrisë së Mbrojtjes i jep disa udhëzime në marrjen e vendimeve në të ardhmen.

Dokumenti i dytë është “Studimi i zhvillimit të aftësive për të mbrojtur hapësirën ajrore të Republikës së Kroacisë me avionë luftarak me më shumë mundësi përdorimi”, i përpiluar vitin e kaluar dhe i cili është bazë për marrjen e vendimeve për fatin e aviacionit luftarak.

Në përcaktimin e variantin më të mirë për forcat ajrore kroate janë marrë parasysh mundësitë teknike dhe ekonomike të ofertave.

Sarajevë: Ambasada e SHBA-së nuk i jep vizë Milorad Dodikut

Presidenti i Republikës serbe të Bosnjës, Milorad Dodik ka thënë se ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje e Hercegovinë ia ka refuzuar kërkesën për vizë diplomatike.

Viza do ia mundësonte atij udhëtimin drejt SHBA-së në muajin janar për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, në të cilin ai ishte i ftuar.

Dodik i ka thënë RTRS, transmetuesit publik të republikës serbe në Bosnje, më 7 dhjetor se arsyetimi i ambasadës për këtë vendim ka qenë se ai nuk shkonte në Uashington si përfaqësues i Bosnjes dhe Hercegovinës.

Lideri serb ka thënë se ftesa për të marrë pjesë në inaugurim i është dërguar nga pjesëtarët e ekipit të Trumpit.

Dodik e ka kujtuar një detaj të një bisede telefonike që e ka pasur gjatë javës së kaluar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, i cili ka kërkuar nga ai që të heq dorë nga politikat e partisë së tij separatiste pro ruse dhe “t’i përgjigjet prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Dodik i ka përshkruar komentet e Yee’s kanë qenë të nxitura nga ambasadori amerikan në Bosnje, Maureen Cormack, i cili ka qenë i pranishëm gjatë bisedës telefonike.

RTRS ka raportuar se Yee e ka “fajësuar Dodikun për bllokimin e rrugës së Bosnjës dhe Hercegovinës drejt BE-së”.

Daçiçi: Trumpi nuk ia rikthen Kosovën Beogradit, Lavrovi miku më i mirë

BEOGRAD – Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se është në marrëdhënie të mirë me të gjithë përfaqësuesit e vendeve të huaja, sidomos pas vizitës së tyre në Serbi. Ai ka shtuar se megjithatë se mysafiri i tij i preferuar është ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilit i drejtohet kur Serbia ka ndonjë problem

“Ende nuk jemi në situatë kur mund t’i drejtohemi (John) Kerryt për të zgjidhur një problem, por Lavrovit,. Por kjo nuk do të thotë se e kemi zgjidhur problemin, por dimë se Rusia është në anën tonë dhe kur bëhet fjalë për vendimet e OKB-së nuk mund të marrë ndonjë vendim në dëm të Serbisë. Kjo ka ndodhur disa herë, me rastin e rezolutës për Srebrenicën apo anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Dhe kjo është një marrëdhënie miqësie”, ka thënë Daçiç për mediat serbe.

Duke iu referuar votave të fundit në Kombet e Bashkuara kur Serbia votoi kundër rezolutës për Krimenë, Daçiç ka thënë se Serbia nuk do të mund të votojë kundër interesave të Rusisë dhe në të njëjtën kohë pret mbështetjen e saj në situata të diskutueshme.

Ai ka rrëfyer se me të gjithë shtetarët me të cilët ai ishte takuar ka marrëdhënie të mira, dhe që ka një “koleksion” të 100 numrave të telefonit të kolegëve nga vende të ndryshme të botës.

“Fitorja e Trump do të thotë se Serbia do të jetë më mirë se gjatë administratës së Obamës apo Clintonit, sepse Trump ka shpallur një qasje të ndryshme nga SHBA për krizat globale”- ka thënë më tej shefi i diplomacisë serbe.

Megjithatë, Daçiç ka shtuar se askush nuk duhet të presë ndryshimet që shkruajnë mediat, të tilla si ato që “Trump do t’ia kthejë Kosovën, Serbisë”.

Gjykata e dënon për kalim kufiri, Vulin: Nuk e njoh Kosovën si shtet, s’vlen vepra penale

BEOGRAD- Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar Ministrin e Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, për një vepër penale.

Në vendkalimet kufitare ka arritur vendimi me urdhrin për arrestimin e Vulin, ndërsa ai thotë se “nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për këtë arsye nuk ka mundur të kryej veprën penale të kalimit të kufirit, kur nuk ekziston shteti që mund të ketë një kufi”. Siç merr vesh Tanjug, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar Vulin, për veprën penale – “të kalimit të paligjshëm të kufirit ose e kalimit kufitar sipas nenit 146, paragrafi 1 të KPK”, me gjobë.

“E kam marrë informatën se të ashtuquajturat autoritet në Prishtinë më kanë dënuar për një lloj të dënimit për gjoja kalimin e paligjshëm të kufirit. Unë nuk e pranoj Gjykatën e tyre, gjykimet e tyre, as që më bjen në mend për të vepruar në përputhje me vendimet e kësaj gjykate”, ka thënë Vulin për Tanjug.

Mali i Zi, urdhër arresti ndërkombëtar për dy rusë dhe tre serbë

Mali i Zi nxorri një urdhër arresti ndërkombëtar për dy rusë dhe tre serbë që dyshohen si të përfshirë në një komplot për grusht shteti që synonte përmbysjen e qeverisë së vendit të vogël ballkanik pro-NATO-s.

Televizioni shtetëror i Malit të Zi tha të martën se të pesë personat kërkohen për veprimtari të dyshuar terroriste që përfshinte plane për të vrarë kryeministrin e vendit dhe për të marrë Parlamentin ditën e zgjedhjeve në tetor.

Dy rusët, që thuhet se punojnë për një agjenci ruse të spiunazhit ushtarak, akuzohen se gjurmonin lëvizjet e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç nga territori i Serbisë fqinje.

Kremlini ka mohuar përfshirjen, por ka mbështetur aktivisht grupet vendëse që e kundërshtojnë anëtarësimin në NATO të Malit të Zi, një aleat tradicional sllav.

Rreth 20 njerëz janë arrestuar në Mal të Zi lidhur me skemën e dyshuar të grushtit të shtetit.

Ambasada e SHBA në BeH refuzon vizën për Milorad Dodikun

Ambasada amerikane në BeH ka refuzuar kërkesën për vizë diplomatike me të cilën Dodik do të mund të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump

SARAJEVË – Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) refuzoi nxjerrjen e vizës për presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS) në BeH, Milorad Dodik.

Dodik të hënën për “RTRS” deklaroi se ambasada amerikane në BeH ka refuzuar kërkesën për vizë diplomatike me të cilën do të mund të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump, me arsyetimin se në këtë vend nuk udhëton si përfaqësues i BeH-së.

Ai gjatë emisionit tregoi ftesën për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan. “Përse vlen atëherë pasaporta diplomatike e BeH-së?”, pyeti Dodik. Ai theksoi se nuk përjashton mundësinë për heqjen dorë të saj, si dhe se ekziston mundësia që vitet në vijim të udhëtojë me pasaportë të Serbisë.

Dodik kujtoi se ka marrë ftesë për inaugurimin nga njerëzit që kanë qenë në shtabin zgjedhor të Trump, e që janë në ekipin i cili planifikon tranzicionin e pushtetit. Po ashtu ai theksoi se akreditimet e prisnin në Uashington. aa

Nis gjyqi i parë për 15 korrikun në Turqi

Stamboll, 27 dhjetor 2016.

Njëzetenëntë policë kanë dalë në gjyq në Stamboll, nën akuzat se kanë bërë përpjekje të rrëzojnë Qeverinë e Turqisë me grushtshtet.

Është ky gjyqi i parë i komplotistëve të dyshuar, prejse ka ndodhur përpjekja për puç në muajin korrik.

Turqia ka arrestuar rreth 40 000 njerëz, ndërsa ka pushuar nga puna dhjetëra-mijëra të tjerë, nën dyshimet se kanë lidhje me puçin.

Autoritetet turke fajësojnë klerikun fetar, Fethullah Gulen, për organizimin e grushtshtetit, por ai e mohon përfshirjen.

Gjyqi që ka nisur sot, do të zgjasë katër ditë dhe zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë në kompleksin e burgut Silivri, në periferi të Stambollit.

Beogradi trysni Prishtinës për asociacionin e komunave me shumicë serbe

Përfaqësues të Beogradit thanë që nëse gjatë disa javëve të ardhshme nuk do të ketë hapa konkretë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, atëherë përfaqësuesit serbë do ta themelojnë vetë atë.

Këto komente pasuan një takim të përfaqësuesve serbë të Kosovës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të hënën, për të tejkaluar, siç u tha, ndarjet që ekzistojnë në kudër të Listës serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës.

Ndarjet pasuan vendimin e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa për të shkarkuar ministrin e pushtetit lokal Lubomir Mariç për shkak të siç është thënë kundërshtimeve të vazhdueshme të tij ndaj institucioneve të Kosovës

Ky vendim sipas qeverisë, qe marrë me propozim dhe këshillim me përfaqësuesit e Listës Serbe në parlamentin e Kosovës. Në vend të tij u emërua Mirjana Jevtiç, e cila deri tash ishte zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kjo çoi në ndarje në Listën Serbe përfaqësuesit e së cilës u këshilluan të hënën në Beograd që të veprojnë të bashkuar dhe të ndryshojnë vendimet rreth ndryshimeve në përfaqësimin e tyre në qeverinë e Kosovës deri më 31 janar.

Pas takimit të së hënës shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se deri më 15 shkurt do të pritet për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pas asaj kohe serbët do të veprojnë vet për themelimin e tij dhe do të merren vesh mes vete se si do të duket asociacioni dhe çfarë përgjegjësishë do të ketë.

Më 25 gusht të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas marrëveshjes, serbët në veriun e Kosovës do të kenë më shumë te drejta dhe asociacioni do të ketë përgjegjësinë për disa fusha siç janë shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e planifikimi urban e rural si dhe do të ketë të drejtë të marrë fonde nga Beogradi.

Qeveria thotë se asociacioni është në pajtim me ligjet e kushtetutën e Kosovës dhe propozimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari në bazë të të cilit është shpallur edhe pavarësia e Kosovës, ndërsa kanë mohuar çdo mundësi që ai të ketë përgjegjësi ekzekutive. Por, për opozitën asociacioni mund të çojë në ndarjen e brendshme të Kosovës.

Debatet rreth kësaj marrëveshjeje si dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi, çuan në krizën më të thelë politike në Kosovë.

Marrëveshja ishte pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dodiku: Jam ftuar në inaugurimin e Trumpit

Kryetari i Republika Srpska, Milorda Dodik. ka thënë se është ftuar të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së Donald Trump më 20 janar 2017 në Washington.

“Kam marrë ftesën të marr pjesë në solemnitetin e dhënies së betimit të presidentit të ri amerikan, akreditimet më presin në Washington, e kemi radhën e shtatë”, ka thënë për gazetën e Beogradit “Veçernje novosti” kryetari i Republika Srpska Milorad Dodik.

Ai ka shtuar se do të marrë pjesë në inaugurim nëse administrata në largim nuk ia konteston vizën.

“Ditëve të fundit nga Washingtoni po më arrijnë kërkesa që të heq dorë nga politika e partisë që e udhëheq, po më bëhen kushtëzime të ndryshme dhe nëse i plotësoj ato do ta merrja vizën”, ka thënë Dodik.

Ai ka shpjeguar se nuk e ka paguar ftesën për të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trumpit, e ka shtuar asi, nëse dikush mendon se kjo mund të bëhet, le ta provojë.

Maqedoni, socialdemokratët nuk arrijnë ta përmbysin rezultatin e zgjedhjeve

Rivotimi në qendrën numër 2001 në Tearcë pranë Tetovës, me gjithë pritjet, nuk arriti të ndryshojë rezultatin e përgjithshëm të mandateve të partive politike në parlamentin e Maqedonisë.

Nga 714 votues me të drejtë vote, votën e hodhën 56 për qind e tyre. Lidhja Social Demokrate mori 245 vota, ndërsa VMRO-DPMNE 149. LSDM-së i duheshin më tepër se 300 vota për ta përmbysur rezultatin e përgjithshëm. Edhe pas votimeve të Tearcës VMRO-DPMNE do të ketë 51 ligjvënës, ndërsa LSDM 49.

Zyrtarë të opozitës maqedonase akuzuan VMRO-në për mënyrën e zhvillimit të “aktiviteteve të nëntokës”, frikësimin e votuesve dhe blerjen e votave në Tearcë.

Edhe vëzhguesit vendas kishin njoftuar këto ditë për përpjekjet e partive maqedonase për blerjen e votave në këtë komunë etnikisht të përzier, në veriperëndim të Maqedonisë, që bën pjesë në zonën e gjashtë zgjedhore, nga gjithsej shtatë zonat e Maqedonisë.

Dy partitë maqedonase ishin konkurrentët në garën e Tearcës, ndërsa votat për partitë shqiptare nuk mund të ndryshonin rezultatin në mandatet e tyre.

LSDM, megjithatë shprehet e bindur se është ajo e cila do ta formojë qeverinë e Maqedonisë.

Për formimin e qeverisë, një partie ose koalicioni i nevojiten 61 vota në parlament. Gjithçka varet nga partitë shqiptare se si do të rreshtohen ato. Bashkimi Demokratik për Integrim ka 10 mandate ligjvënësish, Lëvizja Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe Paria Demokratike Shqiptare 2 deputetë. Lëvizja Besa ka lënë të kuptohet se nuk bëhet pjesë e një koalicioni me VMRO-në, nëse drejtuesit e saj, të dyshuar nga Prokuroria e posaçme, do të jenë në qeverinë e re të vendit.

Nëse VMRO-DPMNE nuk arrin të sigurojë 61 vota, mandati për formimin e qeverisë do t’i kalojë partisë së dytë më të madhe, në këtë rast Lidhjes Social Demokrate.

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pas dy dështimeve të mëhershme gjatë vitit, ndërsa synonin t’i japin fund të krizës politike që ka përfshirë vendin që prej para dy vitesh. Por, rezultati i ngushtë i zgjedhjeve duket se vetëm po e thellon krizën, ndërkohë që si rrjedhojë nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme edhe një herë deri në verën e vitit të ardhshëm.

“Tani do të mbrojmë territoret tona”, kërcënimi i ri nga Serbia pas javës së “mjaltit” Putin-Vuçiç në Moskë

Rusia do të furnizojë Serbinë me avionë luftarakë, tanke, makineri lufte pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve gjatë vizitës së Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç javën e kaluar në Rusi. Bëhet fjalë për 6 avioni MiG-29, 30 tanke T-72 dhe 30 makineri lufte që vijnë nga rezervat e Rusisë.

Avionët do të dorëzohen në mars dhe do t’i kushtojnë Serbisë 180 deri në 230 milionë euro. Vuçiç, i cili siguroi marrëveshjen gjatë vizitës në Rusi të mërkurën e kaluar, tha se “donacioni” rus do të rrisë në mënyrë “dramatike” fuqinë mbrojtëse të Serbisë. Shumica e vendeve fqinje të Serbisë janë vende anëtare të NATO-s.

Marrëveshje e këtyre dy vendeve konsiderohet si rritje e ndikimit rus në Ballkan. Kreu i qeverisë serbe nuk harroi të theksonte se vendi i tij do të vazhdojë të mbetet një vend neutral ushtarakisht pavarësisht armatimit të ri nga Rusia. “Qielli i Serbisë do të jetë absolutisht i sigurt”, tha ai.

“Kjo do të thotë se ne do të kemi avantazh mbi ata që do të mendojnë të kërcënojnë Serbinë në të ardhmen. Ne nuk po kërcënojmë askënd.” Forcat e armatosura serbe kanë 80% të armatimeve nga teknologjia sovjetike. Pavarësisht se formalisht, Serbia kërkon të bëhet pjesë e BE-së, ajo është afruar me aleatin tradicional sllav dhe ortodoks.

Gjatë takimit me Vuçiç, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu propozoi stërvitje taktike trepalëshe bashkë me Bjellorusinë që do të cilësohet stërvitje “vëllazërore sllave”. Gjithashtu Rusia u shpreh e gatshme për të intensifikuar bashkëpunimin në Serbinë në fushën e ushtrisë.

Marrëveshja e tyre janë në një kohë kur ka rritje tensioni mes Serbisë dhe Kroacisë, e cila është pjesë e NATO-s dhe BE-së. Në këtë mes Rusia duket se po kërkon që të parandalojë afrimin e mëtejshëm të Ballkanit me Perëndimin.

Ministri serb i Punës, Aleksandër Vulin e cilësoi marrëveshjen me Rusinë si “historike”, i cili shtoi se që pa bombardimit nga NATO gjatë Luftës së Kosovës, tha se Serbia nuk është më e sigurt. “Tani do të jemi në gjendje të mbrojmë territoret tona”.

Tuneli Euroaziatik, udhëtimi shkurtohet për 85 minuta

STAMBOLL – Shoferët në Stamboll sot kishin rastin që të shfrytëzojnë Tunelin Euroaziatik, i cili nën Bosfor lidh anën evropiane dhe aziatike të qytetit. Vozitja e cila më herët zgjaste rreth 100 minuta, tani është ulur në gjithsej 15 minuta.

Tuneli në relacionin Kazlicesme – Goztepe është ndërtuar në 106 metra nën nivelin e detit. Tuneli Euroaziatik do të duhet në masë të madhe të lehtësojë trafikun në urat “Fatih Sulltan Mehmet” dhe ura “Dëshmorët e 15 Korrikut”, dikur e quajtur Ura mbi Bosfor.

Tunelin i cili u hap të marten, shoferët do të mund ta përdorin çdo ditë mes orës 07:00 dhe 21:00, ndërsa pas 30 janarit të vitit 2017, tuneli do të përdoret gjatë tërë ditës.

Pritet që përmes Tunelit Euroaziatik në ditë të kalojnë mes 100.000 dhe 120.000 automjete. Tuneli dykatësh nën thellësinë e detit është i gjatë 5.4 kilometra, ndërsa gjatësia e përgjithshme e projektit arrin 14.6 kilometra.

Përveç kësaj, tuneli falë teknologjisë dhe metodave bashkëkohore është ndërtuar në atë mënyrë që nuk do të jetë nën ndikim të rrezikut nga tërmeti dhe cunami.

Duke qenë të zgjeruar rrugët në hyrje dhe dalje të tunelit, komunikacioni në mënyrë shtesë është lehtësuar, ndërsa do të kontribuojë edhe në ruajtjen e ambientit, meqë rruga Kazlicesme –Goztepe do të jetë më e shkurtër andaj me këtë do të ketë më pak emisione të gazrave të dëmshme, por edhe shpenzime të mirëmbajtjes së automjeteve.

Erdogani: Rrjeti i Gulenit pas vrasjes së ambasadorit rus

Presidenti turk Recep Taip Erdogan thotë se vrasja e ambasadorit rus në Ankara “pa diskutim” ishte akt i një pjes pjesëtarëve të rrjetit të klerikut mysliman Fehtullah Gulen.

“Nuk ka nevojë ta fshehim faktin se ai ishte anëtar i rrjetit FETO,” tha zoti Erdogan në një konferencë për shtyp, ku përdori shkurtimin me të cilin i referohet Ankaraja grupit të zotit Gulen.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i tha Sekretarit të Shtetit John Kerry gjatë një bisede telefonike se Turqia beson se vrasësi ka lidhje me Fethullah Gulenin, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe që është fajësuar për puçin e dështuar në muajin korrik.

Por konferenca për shtyp e mbajtur të mërkurën shënon të parën herë që presidenti turk e bën një akuzë të tillë.

Rusia tha se është tepër herët për të nxjerrë përfundime rreth vrasësit të ambasadorit të saj në Turqi.

Një polic jashtë orarit të shërbimit qëlloi me armë ambasadorin Andrei Karlov të hënën në Ankara. Një dëshmitar i tha Zërit të Amerikës se ai bërtiti: “Mos harroni Alepon! Mos harroni Sirinë! Për sa kohë që trojet tona nuk janë të sigurta, edhe ju nuk do të jeni të sigurtë!”.

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Dmitry Peskov, tha sot se nuk duhet të nxitohen për të nxjerrë konkluzione përpara se të kryhet një hetim i përbashkët.

Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë, duke i cilësuar si qesharake akuzat për përfshirje apo mbështetje të kësaj vrasjeje, për shkak të prezencës së zotit Gulen në SHBA.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Joh Kirby tha të martën se Sekretari Kerry kishte shprehur shqetësim për retorikën që po dëgjohet në Turqi:

“Duhet t’u japim mundësi hetuesve të bëjnë punën dhe duhet të lejojmë faktet dhe provat të na tregojnë rrugën, pa u hedhur në konkluzione. Çdo aludim se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur, apo janë pas këtij akti qoftë edhe indirekt është plotësisht qesharak,” tha zëdhënësi Kirby.

Trupi i ambasadorit rus Andrei Karlov mbërriti dje në Moskë, i shoqëruar nga bashkëshortja e zotit Karlov.

Presidenti Nishani takohet me Kryeministrin e Turqisë

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım

ANKARA – Në kuadër të vizitës së tij zyrtare Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım në rezidencën shtetërore Köşk.

Presidenti Nishani më parë gjatë ditës u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, i cili vizitoi edhe ambientet e bombarduara gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi Presidenti Nishani do të takohet sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Erdoğan. Pas takimit kokë më kokë pritet të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve mes dy vendeve. Më pas dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Kryetari i Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman e ka pritur në hyrjen e godinës Presidentin Nishani, ndërkohë takimi është zhvilluar në ambientet e Kryesisë së TBMM-së.

Kahraman i tregoi Presidentit Nishani dhe delegacionit që e shoqëronte ambientet e bombarduara gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik. Pas vizitës së vendeve të dëmtuara nga këto bombardime delegacioni vizitoi edhe sallën e Parlamentit. aa

Turqi: Fethullah Gulen fajësohet për vrasjen e ambasadorit rus

Një mbështetës i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan duke e shkelur fotografinë e klerikut Fethullah Gulen

Turqia i ka informuar Shtetet e Bashkuara se beson se mbështetësit e klerikut mysliman, Fethullah Gulen, me seli në SHBA, ishin përgjegjës për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara.

Agjencia shtetërore turke, Anadolu, ka raportuar mbrëmë se ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i ka thënë sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, gjatë një bisede telefonike se “Turqia dhe Rusia kanë dijeni se (organizata e Gulenit) ka dorë në sulm”, nga i cili u vra ambasadori rus, Andrei Karlov.

Turqia kishte kërkuar ekstradimin e klerikut Gulen, që jeton në ekzil në Pensilvani të Shtteve të Bashkuara, lidhur me puçin e dështuar ushtarak kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin korrik të këtij viti.

Ankaraja është e zemëruar pasi Departamenti amerikan i drejtësisë ka insistuar që të ketë dëshmi bindëse për fajësinë e zotit Gulen, para se të veproj lidhur me kërkesën për ekstradim.

Në Ankara u plagos shqiptarja Leyla Gündoğan, me shtetësi turke (fotot)

Vrasësi i ambasadorit të Rusisë në Turqi ka lënë të plagosur edhe disa persona të tjerë, që ndodheshin në galerinë e artit ku ndodhi sulmi.

Ministria e Jashtme turke ka bërë të ditur se terroristi në Ankara i ka shkaktuar plagë edhe një shqiptareje, i cili ka nënshtetësi turke.

Shqiptarja e plagosur, sipas autoriteteve turke, është Leyla Gündoğan.

Të plagosurit janë shtruar në spitalin më të afërt dhe po trajtohen nga mjekët.

Ankara: Njëri nga të plagosurit është Anastas Zimbinkali, lindur në Shqipëri dhe banues në Turqi

ANKARA – Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka bërë një deklaratë në lidhje me vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrei Karlov, ku ka publikuar edhe identitetin e agresorit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sulmuesi është Mevlüt Mert Altınbaş, i cili prej 2 vite e gjysmë është në detyrë në policinë e Ankarasë. Ai ka mbaruar shkollën e lartë të policisë Rüştü Ünsal, në Izmir. Agresori është nga Manisa dhe është i datëlindjes 24 qershor 1994”, ka thënë ministri Soylu. Ai më pas duke dhënë detaje mbi rrjedhën e ngjarjes ka theksuar: “Me gjithë përpjekjet për ta shpëtuar mjekët nuk mundën ta kthejnë në jetë dhe kështu humbëm mikun tonë të ngushtë, ambasadorin e Rusisë në Ankara.”

Ndërkohë duke dhënë detaje edhe mbi personat e plagosur në këtë ngjarje, ministri Soylu tha: “Gjatë ngjarjes është plagosur edhe Leyla Gündoğan, Anastas Zimbinkali, lindur në Shqipëri dhe banues në Turqi, si dhe Arıl Değer, që janë dërguar menjëherë në spitalin Güven në Ankara. Arıl Değer ka dalë menjëherë nga spitali, ndërsa dy të plagosurit e tjerë gjenden nën kujdesin e mjekëve. Njeri prej tyre është plagosur në këmbë dhe tjetri në krah.”

“Një sulm terrorist ndaj marrëdhënieve Turqi-Rusi”

“Ky atentat, ky sulm terrorist dhe ky sulm i armatosur është bërë kundër marrëdhënieve Turqi-Rusi dhe është padyshim një sulm terrorist”, ka then Soylu dhe më pas ka shtuar duke thënë se ky sulm është një provokacion shumë I madh. “Ky është një sulm, një provokacion shumë i madh, veçanërisht për marrëdhëniet Turqi-Rusi, ndërkohë që këto marrëdhënie janë shumë mire. Një sulm i organizuar në një kohë të tillë është një plumb i lëshuar në drejtim të popullit turk dhe ndaj një personi që është amaneti i Turqisë dhe popullit turk.”

Erdogani: “Vrasja e ambasadorit Karlov, provokim për marrëdhëniet Turqi-Rusi”

Presidenti Erdoğan, ka bërë një deklaratë në lidhje me sulmin terrorist ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrei Karlov

STAMBOLL – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë në lidhje me sulmin terrorist ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrei Karlov.

“E dimë që ky është një sulm dhe një provokim për prishjen e marrëdhënieve Turqi-Rusi të cilat ishin në procesin e rregullimit. Por Rusia dhe Turqia ka drejtues të cilët nuk bien në një grackë të tillë”, tha Presidenti Erdoğan në një deklaratën për AA.

Ai ka dënuar ashpër vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrei Karlov. Duke vënë në dukje se Karlov kishte një vend të veçantë si diplomat në Turqi, Presidenti Erdoğan vuri në dukje se ai është takuar për herë të fundit me të një javë më parë gjatë vizitës së Presidentit të Tataristanit në Ankara.

“Gjatë kësaj mbrëmjeje kisha një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku patëm rastin të vlerësonim edhe këtë ngjarje menjëherë pasi ndodhi. Normalisht që ngjarjen e kemi ndjekur të gjithë që në fillimin e saj, duke filluar nga unë personalisht deri tek kryeministri, ministrat etj. Në emrin tim personal, kabinetit qeveritar dhe të gjithë popullit turk unë i shpreh ngushëllimet e mia Presidentit të Federatës Ruse, Putin dhe popullit mik rus. Ne e dimë mirë që një sulm i tillë është një provokim dhe është kryer ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë. Por Rusia dhe Turqia kanë drejtues të cilët nuk bien në një grackë të tillë”, u shpreh Erdoğan.

Ai ka shtuar se me homologun rus kanë folur veçanërisht për luftën kundër terrorizmit. “Kemi rënë dakord gjithashtu që bashkëpunimi mes nesh të jetë më i fortë dhe më ndryshe. Putin më kërkoi rritjen e sigurisë në Ambasada dhe Konsullatat e Rusisë në Turqi. Edhe pse insistuam, trupin e ambasadorit do ta marrin me një avion që do të dërgojnë vetë ata. Putin tha se do të jetë më e udhës që hetimet të bëhen nga një komision i përbashkët. Edhe unë thashë që nga ana jonë nuk ka asnjë problem për realizimin e këtyre kërkesave, si dhe i dhashë të gjitha direktivat e duhura kryeministrit dhe ministrave”, tha Erdoğan.

Mevlut Mert Altintash, vrasësi i ambasadorit rus në Turqi

Mediat në Turqi kanë publikuar fotografinë dhe emrin e personit që qëlloi për vdekje ambasadorin rus në Turqi.

Mevlut Mert Altintash, 22 vjeçar, shtiu ndaj Andrei Karlov nga prapa së paku pesë herë derisa diplomati po mbante një fjalim në një galeri arti në Ankara.

Polici jashtë detyrës bërtit “Allahu Akbar” gjatë sulmit dhe tha: “Ju rusët shkatërruar Halepin dhe Sirinë”.

Altintash ishte i vetmi person që po qëndronte prapa ambasadorit gjatë fjalimit të tij.

Sipas “Sky News”, sulmuesi, i cili mençëm ishte veshur me kostum të zi e kollare, ka bërtitur: “Kemi dhënë betimin për të vdekur si martirë”.

Ai besohet të ketë shtuar: “Derisa ata të mos jenë të sigurt, nuk do të shijoni sigurinë. Largohuni, vetëm vdekja do t’më largoj nga këtu”.

Dy burime sigurie e kanë identifikuar atë si polic jashtë detyrës që ka punuar në kryeqytetin turk.

Erdogani i telefonon Putinit pas vrasjes së ambasadorit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur përmes telefonit me presidentin rus, Vladimir Putin të hënën për të ndarë informacionet në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, ka thënë një zyrtar turk, raporton Reuters.

Më herët, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u tha gazetarëve se ambasadori, Andrei Karlov, kishte vdekur pasi u qëllua për vdekje nga një person i armatosur në një galeri arti në kryeqytetin turk.

Mediat në Turqi kanë publikuar fotografinë dhe emrin e personit që qëlloi për vdekje ambasadorin rus në Turqi.

Mevlut Mert Altintash, 22 vjeçar, shtiu ndaj Andrei Karlov nga prapa së paku pesë herë derisa diplomati po mbante një fjalim në një galeri arti në Ankara.

Vuçiçi: Do të blejmë aeroplanë rusë të ruajmë sovranitetin tonë

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov në Beograd më 12 dhjetor 2016

 

Serbia ka njoftuar sot se do të blejë aeroplanë luftarakë rusë, një vendim ky që mund të nxisë tensionet në Ballkan në kohën kur janë rritur dyshimet për përpjekjet ruse që të bllokojë vendet e rajonit t’i bashkohen institucioneve perëndimore.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se ai do të udhëtojë drejt Moskës gjatë kësaj jave për të nënshkruar blerjen e gjashtë aeroplanëve MiG 29.

Sipas tij, blerja e këtyre aeroplanëve bëhet “për të ruajtur lirinë dhe sovranitetin tonë”.

Megjithëse Serbia është në proces të afrimit me Bashkimin Evropian, Beogradi ka rritur bashkëpunimin edhe me aleatin e saj sllav, Rusinë. Analistët vlerësojnë se Moska ka rritur përpjekjet e saj propagandistike që ta mbajë Serbinë larg perëndimit.

Tensionet në rajon janë rritur sidomos pas raportimit të përpjekjeve për grusht shtet nga Serbia dhe nacionalistët rusë kundër qeverisë pro perëndimore të Malit të Zi, shtet ky që ka rritur përpjekjet t’i bashkohet NATO-s.

Vritet me atentat ambasadori i Rusisë në Turqi

Një person i armatosur hapi sot zjarr mbi ambasadorin e Rusisë në Turqi gjatë një ekspozite fotografike. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova konfirmoi se ambasadori Andrei Karlov vdiq nga plagët.

Ambasadori, Andrei Karlov, kishte pak minuta që po mbante një fjalim në ekspozitën ambasadës të hapur në kryeqytetin Ankara, kur një njeri i veshur me kostum dhe kravatë thirri “Allahu Akbar” dhe shtiu të paktën tetë herë, sipas një fotografi të agjencisë së lajmeve Associated Press që ndodhej në audiencë.

Personi që sulmoi tha gjithashtu “Mos harroni Alepon, mos harroni Sirinë” dhe theu disa nga fotot e varura në ekspozitë. Në sallë u krijua panik ndërsa të pranishmit u përpoqën të mbrohen.

“Sot në Ankara, si rezultat i një atentati ndaj ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov u lëndua me armë zjarri dhe vdiq nga plagët,” tha zonja Zakharova. “Ne e cilësojmë incidentin si akt terrorist,” tha ajo.

Kanali turk i lajmeve NTV njoftoi se policia e kishte vrarë më pas autorin e atentatit. NTV tha se tre persona të tjerë u plagosën.

Sipas njoftimeve fillestare, autori i sulmit mund të ketë qenë polic.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha se zyrtarët amerikanë ishin në dieni të incidentit:

“Ne e dënojmë këtë akt të dhunshëm, pavarësisht nga autorësia. Jemi pranë viktimës dhe familjes së tij me mendimet dhe lutjet tona”.

Agjencia ruse e lajmeve RIA njoftoi se siguria përreth ambasadës ruse në Ankara është forcuar pas incidentit.

Andrei Karlov, 62-vjeç, ka qenë i dërguar i Rusisë në Phenian nga 2001-2006 dhe më pas ka kryesuar departamentit konsullor në Ministrinë e Jashtme ruse. Ai u bë ambassador i Rusisë në Turqi në 2013.

Shpërthim vdekjeprurës në Turqi

Një makinë bombë që shpërtheu afër një autobusi në Turqin qendrore la pas vetës të paktën 13 ushtarë të vrarë dhe 48 të plagosur.

Shpërthimi që ndodhi në qytetin Kayseri shkatërroi autobusin me të cilin po udhëtonin ushtarët. Sulmi ndodhi në afërsi të një universiteti.

Autoritetet thanë se makina e mbushur e eksploziv, shpërtheu derisa autobusi po kalonte pranë saj.

Zëvendës kryeministri, Veysi Kaynak, tha se sulmi ishte i ngjashëm me atë që u krye para një jave nga një grup i afërt me Partinë Punëtore Kurde, PKK.

Dy bomba që shpërthyen afër një stadiumi të futbollit në Stamboll, lanë pas vetes 44 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.

Armët ilegale, Serbia renditet në vendin e dytë në botë, pas SHBA-së

Në botë vetëm shtetasit e SHBA-së kanë më shumë armë se qytetarët e Serbisë. Me dekada të tëra Serbia është e paaftë për ta zgjidhur këtë problem.

“Si mendon, prej nga më erdhi pistoleta në shtëpi? Ku di unë, ka ardhur disi, nga lufta. Babai ka qenë ushtar dhe ia kanë dhuruar. Nuk ka pasur leje, por në ato vite nuk ka pasur askush leje për armëmbajtje. Kohëra të vështira, është dashur të kesh diçka.” Për Mlladenin kjo është shumë e logjikshme – ishte luftë, babai ishte në luftë dhe është normale që të sjell diçka si kujtim. Dhe këtë armë e mban në banesën e tij në Beograd – një armë të “Zastavës” me yllin pesërrembësh dhe shkronjat „SFRJ” (ish-RSFJ). “Babai ma ka treguar si duket, por nuk ma ka dhënë në dorë. Megjithatë unë kam mësuar shpejt të hapë dollapin dhe kur kam qenë i vogël lavdërohesha para shokëve”, thotë Mlladeni (emrin e vërtetë e di redaksia), një njeri i moshës rreth 30 vjet.

Ndoshta na duhet…
Askush nuk e di sa ka armë ilegale në duart e qytetarëve të Serbisë. Autoritetet thonë se shifrat mund të jenë prej 200.000 – 900.000 pistoleta, pushkë, bomba, zolja… Ndërsa ekspertët vlerësojnë se në duart e qytetarëve janë rreth një milionë armë ilegale, sa ka edhe armë me leje. Ndërkohë që rreth një milionë armë ka policia dhe shërbimet private të sigurisë. Kjo do të thotë se çdo i dyti person i rritur në Serbi ka qasje tek armët e zjarrit. Revistat e huaja e vendosin Serbinë në vendin e dytë në botë, për nga numri i armëve në duart e qytetarëve, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nuk ka dilemë që numri më i madh i armëve ka ardhur në Serbi gjatë kohës së luftërave ne vitet 90-të. Armët thjesht janë marrë nga kazermat e Armatës Popullore të Jugosllavisë apo nga njësitë paramilitare. Në kohërat e gjakderdhjeve, askush nuk është kujdesur për regjistrimin e armëve. Të gjitha këto armë mund të përdoren, thotë Predrag Petroviq, drejtor i Qendrës për Politikë të Sigurisë.

Por edhe pas luftës janë marrë armë nga magazinat e policisë dhe ushtrisë. Për shembull, gjatë protestave të opozitës me 5 tetor, kur është rrëzuar regjimi i Millosheviqit, nga një stacion i policisë në Stari Grad janë marrë 500 copë armë, të cilat kanë përfunuar në duart e klanit të Zemunit, i cili më pas është akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq. Gjëra të tilla kanë ndodhur edhe më vonë, sepse në një kontroll të rregullt në nëntor në kazermën e ushtrisë në Ostruzhnicë është konstatuar se mungojnë 70 pistoleta, 5 pushkë dhe dy kontejnerë me municion.

Përveç kësaj, Ballkani konsiderohet si bazë e kontrabandimit të shumë gjërave, ku nuk përjashtohen as armët. Armët e shitura më së shumti shkojnë në drejtim të Evropës Perëndimore për shkak të çmimeve më të larta, thotë Petroviq. Këtu pistoleta mund të blehet në tregun ilegal për 100 – 150 euro, ndërsa në Perëndim shitet për më shumë se 1.000 euro, që do të thotë se përfitimi është shumë i madh. “Ka pasur edhe raste kur ata që punojnë në vendet tjera kanë marrë me vete nga 2-3 armë dhe kështu fitojnë disa mijëra euro.”

Armët e shitura ilegalisht përfundojnë zakonisht në duart e kriminelëve dhe madje terroristëve. Serbia në katër vitet e kaluara ka shitur armë të kalibrit kryesisht të vogël në Lindjen e Mesme në vlerë prej 194 milionë euro. Këto armë janë prezantuar edhe në lajmet e mediave botërore. Ato mund të shihen në fotografitë e xhihadistëve. Disa kallashnjikovë të prodhimit të vjetër në Zastavën e Kragujevcit janë përdorur edhe gjatë sulmeve terroriste në Paris, ku janë vrarë 130 persona. Këtu është gjetur edhe një pistoletë gjysmëautomatike “Zastava M92″, e cila para tre vitesh i është shitur firmës amerikane Century Arms.

Si në Teksas…
Gjatë bisedave fitohet përshtypja se ndaj armëve këtu ka një raport si në Teksas – më mirë ta kem, sepse kurrë nuk i dihet… Rreth 70 % e qytetarëve ndjehen të sigurt në vendin etyre, por tmerruese është që ata nuk e ndjejnë veten të sigurt për shkak të mbrojtjes nga policia apo institucionet tjera, por për shkak të armës që posedojnë, për shkak të fuqisë së vet, ndihmës së fqinjve apo miqve… „Në këto hapsira ekziston kultura e mbajtjes dhe ruajtjes së armëve gjatë historisë – gjatë kryengrijteve dhe më pas”, thotë Petroviq. Një kulturë e tillë shihet edhe në festa, kur fillohet me të shtëna. Ky është një lloj simboli i statusit, sepse pistoleta dhe pushka tregojnë forcën!”

Petroviq shton se problemi është “mungesa e stabilitetit konstant” dhe konfliktet e shumta në hapsirat e ish-Jugosllavisë në 25 vitet e fundit. „Tani kemi edhe kërcënimet e reja me rrjedhën e migrantëve. Ndërsa mediat dhe autoritetet pohojnë se jemi të cenuar, se mund të ketë grusht shtet, se Serbia mund të destabilizohet. Kjo i frikëson njerëzit.” Në media shkruhet kryesisht për gjëra të këqija dhe përdorimin e armëve për sulm apo vetëmbrojtje.

Qendra për Hulumtimet e Politikës Publike ka analizuar vitin e kaluar 400 rastet e përdorimit të armëve në Serbi. Në 120 raste janë përdorur armë ilegale, ndërsa vetëm në 22 raste armë legale. Në 258 rastet e tjera nuk dihet prejardhja. “Këto të dhëna nuk janë të plota, por sinjalizojnë shumë qartë se në situata konfliktuoze shumë më shpesh përdoren armët e paregjistruara”, thonë përfaqësuesit e Qendrës. Gjysma e 35 vrasjeve të femrave në familje gjatë vitit të kaluar është kryer me armë zjarri – kryesisht të paregjistruara.

Petroviq mendon se nuk mjafton vetëm legalizimi i këtyre armëve. “Nuk është problemi i posedimit të armëve, por përdorimit të tyre. Ndërkohë që një problem shumë i madh është edhe përdorimi i armëve të ftohta, që dëshmojnë edhe raportet e shumta në media. Nëse dikush do të bëjë keq, atëherë mund të pëdorë çka t’i bie në dorë. Pra nuk mjafton vetëm legalizimi i armëve por kërkohet edhe vetëdijësimi i shoqërisë për heqje dorë nga dhuna.”

Aksionet e dobëta për legalizimin
Po si qëndron puna me legalizimet e famshme? Këtu më shumë bëhet fjalë për marrëveshjet që shteti u ofron personave që kanë armë ilegale. Gjatë procesit të legalizimit, që parimisht zgjasin disa muaj, të gjithë mund të dorëzojnë armët dhe kurrë nuk ndiqen penalisht për posedim armësh. Mund të kërkohet edhe regjistrimi sipas procedurës së rregullt, ku bëjnë pjesë orët e përdorimit të armëve, kontrolli i sigurisë, pagesat e taksave…

Ministria e Brendshme i përgjigjet Deutsche Welles se në shtatë aksionet e legalizimit nga viti 1992 deri më sot, janë legalizuar 100.000 copë armë. Aksioni më i suksesshëm ka qenë „Sablja” (“Shpata” – aksioni pas vrasjes së Gjingjiqit), kur qytetarët kanë dorëzuar 47.852 copë armë. Ndërsa 34.917 persona kanër kërkuar legalizimin e armëve. Janë kthyer edhe rreth dy milionë fishekë. Aksionet që janë zhvilluar më vonë, kanë qenë më të dobëta. Në vitin 2007 janë dorëzuar vetëm 8.445 armë. Ndërsa në tetë vitet e ardhshme shteti nuk ka bërë asgjë për mbledhjen e armëve. Vitin e kaluar janë mbledhur 7.545 armë, ndërsa këtë vit në procesin e legalizimit janë vetëm 1.410 armë. “Opinioni ka marrë vesh për aksionin vetëm nga një kumtuesë e policisë në media. Nuk ka pasur ndonjë organizim të mirë”, kritikon Qendra.

“Këto janë shifra modeste për 15 vite legalizimi. Duhet nisur një aksion të gjërë, ndoshta të përhershëm dhe duhet punuar në mënyrë intensive. Iniciativat duhe të jenë shumë të dukshme”, thotë Petrovic. Në disa vende të SHBA, personat janë paguar madje për të kthyer armët, por rezultatet kanë qenë modeste. “Personat të cilët mbajnë armë me qëllim që t’i përdorin ndonjëherë, ata nuk i dorëzojnë ato. Ndaj në radhë të parë duhet punuar që këto armë të mos futen në kanalet ilegale.”
Mlladeni nga Beogradi thotë se babai i tij e ka regjistruar ndërkohë armën. Ajo edhe më tej mbahet në shtëpi, por tani në mënyrë legale. “Këtë armë nuk e kemi përdorur kurrë, por na jep siguri. E di ti se në çfarë kohërash po jetojmë?! Njeherë kanë dashur të futen në shtëpi dhe të vjedhin. Kemi bërtitur: merre pistoletën, merre pistoletën… dhe ata kanë ikur.” Mlladeni mendon se pistoleta funksionon, por ate nuk e kanë provuar kurrë./DW.

Lavrov, Kremlini i gatshëm të mbështesë mundësitë mbrojtëse të Serbisë

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se Kremlini është i gatshëm të mbështesë mundësitë mbrojtëse të Serbisë. Ministri Lavrov po qëndron për një vizitë dyditëshe në Serbi në kuadër të së cilës do të marrë pjesë në takimin e Organizatës për bashkëpunim të Detit të Zi, që kryesohet nga Serbia, Anëtare e kësaj organizate është edhe Shqipëria.

Komentet e tij për mbështetjen e mundësive mbrojtëse të Serbisë u bënë në një periudhë të shtimit të tensioneve ndërmjet saj dhe Kroacisë dy ish republika jugosllave që ishin në luftë gjatë viteve të 90-ta.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se kryeministri serb Aleksandër Vuçiç do të vizitojë më vonë gjatë këtij muaji Rusinë për të diskutuar një dhuratë ruse prej 4 avionësh MiG 29 dhe pajisjeve tjera të papërcaktuara ushtarake.

Mediet raportuan se avionët janë nxjerrë nga përdorimi forcat ajrore ruse dhe kanë nevojë për riparime të mëdha.

Ministri rus konfirmoi vizitën por refuzoi të shpalosë më shumë hollësi për marrëveshjen e mundshme.

Ministri serb tha se Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj duke pasur parasysh se NATO-ja po armatosë Kroacinë fqinje.

Ministri rus Lavrov takoi të hënën edhe udhëheqës tjerë të lartë të Serbisë, të cilët që më parë e kishin vlerësuar vizitën si një hap me tej në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, duke vënë theksin tek mbështetja e Moskës për qasjen e Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës.

Ai ritheksoi të hënën kundërshtimin ndaj çdo përpjekje për të ndryshuar Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Serbia një aleate tradicionale e Rusisë synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por ecën në vijën e ngushtë ndërmjet Rusisë dhe perëndimit dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Rusia kundërshton fuqishëm anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në NATO ndërsa është thellësisht e pakënaqur që Mali i Zi tashmë ka marrë ftesën për anëtarësim në aleancë.

“Pa Rusinë është e pamundur të mbrojmë tërësinë tonë tokësore dhe sovranitetin, Kur flasim për marrëdhëniet me Rusinë, flasim edhe për të ardhmen tonë. Serbia kurrë nuk do të jetë shtete anti-ruse siç janë bërë disa vende. Ne nuk do t’u bashkohemi sanksioneve dhe masave kufizuese. Nuk kemi qëllim të bëhemi anëtar i NATO-s”, tha të hënën ministri i Jashtëm serb.

Lavrov: Jemi kundër ndryshimit të njëanshëm të rezolutës 1244

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha sot në Beograd se Rusia pranon të gjitha zgjidhjet dhe proceset në lidhje me Kosovën, por që sipas tij, kjo do të bëhet me respektim të Rezolutës 1244 dhe se rishikimin i njëanshëm i Rezolutës do të kundërshtohet.

“ Ne solidarizohemi me miqtë tanë serbë dhe jemi kundër çdo përpjekje për të rishikuar në mënyrë të njëanshme këtë Rezolutë”, tha Lavrov shkruan “B92”.

Në anën tjetër homologu i tij serb, Ivica Daçiq, tha se, Lavrov i ka ofruar mbështetjen e Rusisë.

Siç shkruan “B92”, Daçiq ka thënë se, kur Serbia është në rrezik, Lavrov i ka propozuar që të thërras në telefon Rusinë.

Pasi e tregoi këtë bisedë, Daçiq, ka ironizuar edhe për mbështetjen e Uashingtonit dhe Londrës që i japin Kosovës.

“Unë uroj që gjithmonë të mund t’i telefonoj John Kerryt, në çdo kohë për të t’i treguar se Serbia është e kërcënuar, ose për ta thirrur atë kur zyrtarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, thotë se ata kanë 20 vjet që kanë investuar në pavarësinë e Kosovës, ose Londrën, kur njëri prej tyre sjell rezolutë për gjenocid nga populli serb”, tha Daçiq.

Lavrov tha gjithashtu se ai dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, kanë folur për situatën në rajon, duke përfshirë edhe përpjekjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, por me respektimin e të tre popujve përbërës. /Zeri.info/

Vuçiçi ultimatum Kroacisë: Tash flasim ndryshe me ju!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiçi, pas bllokadës së Kroacisë në hapjen e kapitullit 26-të të negociatave me BE-në, ka deklaruar se Serbia gjatë gjithë kohës ka qenë e durueshme, por tashmë është mjaft me “zhagitjen e Kroacisë”.

Vuçiq po ashtu ka paralajmëruar se do të largohet nga Brukseli dhe nuk do të merr pjesë në konferencën ndërqeveritare.

Kryeministri serb ka udhëtuar në Bruksel dhe në rast se Kroacia nuk tërhiqet nga bllokada, ai do të largohet nga Brukseli qysh sonte, transmeton lajmi.net.

“Serbia gjatë gjithë kohës ka qenë e durueshme dhe është përpjekur që të mos të reagojë, por qe nga tash do të flasim ndryshim”, ka thënë Vuçiq me tone kërcënuese për Kroacinë.

Ai po ashtu ka thënë se në rast se Kroacia nuk tërhiqet nga bllokada edhe ia do të largohet nga Brukseli dhe do t’i drejtohet opinionit.

Vuçiq ka udhëtuar sot pasdite në Bruksel, ku sonte është paraparë një takim me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Takimi i punës i kryeministrit serb dhe Mogherinit i paraprinë konferencën nderqeveritare të BE-së dhe Serbisë nesër në Bruksel, ku është paraparë hapja e tri kapitujve të negociatave – 2, 25 dhe 26.

Daçiçi: Serbia nuk do të jetë kurrë shtet anti-rus

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Beograd, 12 dhjetor 2016.

Ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe Rusisë, Ivica Daçiq dhe Sergei Lavrov, kanë nënshkruar të hënën në Beograd planin e konsultimeve për dy vjetët e ardhshëm.

Daçiq u tha gazetarëve se praktikë do të jenë takimet dy herë në vit – një herë në Rusi, një herë në Serbi.

“Pa Rusinë, është e pamundur të mbrohet integriteti dhe sovraniteti ynë. Kur flasim për marrëdhëniet me Rusinë, flasim edhe për të ardhmen tonë. Serbia nuk do të jetë kurrë shtet anti-rus, ashtu siç janë bërë disa shtete. Nuk do t’iu bashkohemi sanksioneve dhe masave kufizuese. Nuk e kemi ndërmend të anëtarësohemi në NATO”, tha Daçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Më herët, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i dha Lavrovit Urdhrin e Flamurit të Serbisë për, siç u tha, meritat e jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.

Lavrov sot dhe nesër qëndron në Beograd

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

 

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, do të qëndrojë sot dhe nesër në Beograd.

Ditën e parë të vizitës, janë paraparë takime me udhëheqësit kryesorë të shtetit serb, ndërsa ditën e dytë do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të kryediplomatëve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi.

Sipas njoftimit që në fund të muajit shtator e kishte dhënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, në takimin e 13 dhjetorit do të marrin pjesë mbi 10 ministra të jashtëm ku përpos Lavrovit, do të marrë pjesë edhe kryediplomati turk, Mevlut Çavushoglu.

Gjatë vizitës në kryeqytetin serb, Lavrov do të takohet me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe kryediplomatin serb, Ivica Daçiq. Me udhëheqjen serbe, siç është raportuar, Lavrov do të bisedojë për ngjarjet aktuale nëpër botë, si dhe për situatën në rajon.

Lavrov do i drejtohet opinionit edhe përmes një konference me gazetarë, të cilën do e mbajë krahas Daçiq, mbrëmjen e të hënës.

Beograd: Fillon procesi i parë për masakrën e Srebrenicës

Ndërtesa e Gjykatës Speciale për Krime Lufte – Beograd

Sot pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër tetë të pandehurve që akuzohen se kanë marrë pjesë në masakren e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995.

Tetë të pandehurit përballen me gjykatën për krime lufte në Beograd me akuzën se kanë urdhëruar apo kanë marrë pjesë në vrasjen e qindra myslimanëve në qytezën e Kravicës, afër Srebrenicës.

Kjo është hera e parë që Serbia gjykon persona ndaj të cilëve dyshohet se kanë qenë të përfshirë në masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë të Srebrenicës.

Të tetë personat dyshohet se janë pjesëtarë të njësisë speciale të policisë serbe të Bosnjës, “Jahorina”.

Këtu përfshihet edhe komandanti i njësisë, Nedeljko Milidragoviq, i cili akuzohet se ka urdhëruar ekzekutimet.

Nëse shpallen fajtor, ata mund të dënohen deri më 20 vjet burg.

Ish komandanti i serbëve të Bosnjës, Rakto Mlladiq, i cili akuzohet se e ka orkestruar masakrën e Srebrenicës, momentalisht po përballet me gjykatën e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

Nga shpërthimet në Stamboll 29 të vrarë nga të cilët 27 pjesëtarë të policisë dhe 166 veta të plagosur

Dy shpërthime në afërsi të një stadiumi futbolli në Stamboll, lanë pas vetes 29 të vrarë nga të cilët 27 pjesëtarë të policisë dhe 166 veta të plagosur.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se 17 nga të plagosurit janë duke u operuar dhe gjashtë të tjerë janë nën kujdes intensiv.

Ministri Soylu tha se 10 veta janë arrestuar.

Shpërthimet, pasojë e një sulmi vetëvrasës dhe një makine bombë, kishin shënjestëruar pjesëtarët e sigurimit, rreth dy orë pas një ndeshjeje futbolli në Besiktas Vodafone Arena.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha se qëllimi ishte që të “rritet maksimalisht numri i viktimave”.

“Askush të mos ketë mëdyshje që me vullnetin e Zotit, ne si vend dhe si komb do të ngadhënjejmë mbi terrorin, organizatat terroriste dhe forcat që qëndrojnë pas tyre”, tha ai.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë.

Por, gazetari i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, thotë se natyra e sulmit, që shënjestëroi policinë pas përfundimit të ndeshjes dhe jo masën e shikuesve, lë të kuptohet se mund të jetë kryer nga militantët kurdë.
Partia Punëtore Kurde (PKK) e shpallur e jashtëligjshme për dekada me radhë ka luftuar kundër qeverisë turke për një autonomi në juglindje të Turqisë.

PKK është e njohur për sulme të herëpashershme mbi forcat turke të sigurisë por po ashtu është e njohur për shmangie të sulmeve që vënë në shënjestër apo rrezikojnë civilët.

Stambolli ishte skenë e disa sulmeve gjatë këtij viti, përfshirë edhe sulmin e muajit qershor në aeroportin Atatürk që la pas vetes mbi 40 të vrarë. Më shumë se 200 veta janë vrarë gjatë këtij vitit gjithandej vendit në sulmet e grupit militant Shteti Islamik apo fraksionet e militantëve kurdë në Turqi.

Komentet e ministrit grek të Mbrojtjes e zemërojnë Turqinë: Sillu siç i ka hije dinjitetit të pozitës!

Autoritetet turke kanë reaguar ndaj deklarateve të fundit të ministrit grek të Mbrojtjes, të cilësuara si komente provokuese.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë i ka dënuar deklaratat e zyrtarit të lartë grek, duke i bërë thirrje të sillet në një mënyrë që “i ka hije dinjitetit të pozitës së tij”.

“Ne e dënojmë fuqimisht ministrin grek të Mbrojtjes për deklaratat e tij të reja në një kanal radiofonik, të cilave u mungon edukata, njohja dhe përgjegjësia…”

Ministria turke i quan veçanërisht provokuese komentet e Panos Kammenosit në një kohë kur të dy vendet po përpiqen të bashkëpunojnë për çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Ministri grek ka ngjallur zemërim prej ditësh në Turqi dhe me deklaratat e tij për presidentin Erdogan. Reagimi i Turqisë dhe ditë më parë ndaj zyrtarit grek qe mjaft i ashpër.

Shpërthim në Stamboll, disa të plagosur

STAMBOLL – Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stadiumit Vodafone Arena në Stamboll. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Süleyman Soylu ka deklaruar: “Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. Ka rreth 20 të plagosur. Nuk kam informacion për dëshmorë. Shpresoj që të mos ketë.”

Ndërkohë Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme Süleyman Soylu dhe prefektin e Stambollit, Vasip Şahin ku ka marrë informacione mbi ngjarjen.

Këshilli i Radio Televizionit Kombëtar të Turqisë (RTÜK), ka njoftuar se është vendosur për ndalimin e publikimeve në lidhje me shpërthimin e ndodhur në afërsi të stadiumit të Beşiktaş-it, Vodafone Arena në Stamboll. aa


Send this to a friend