VOAL

VOAL

Barometri diplomatik – HEROI ISA BOLETINI TË VARROSET NË BOLETIN – JO SIPAS DIKTATIT TË BEOGRADIT! Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

 

 
***Kohëve të fundit, në prag të varrimit të heroit kombëtar shqiptar, Isa Boletini, po  flitet dhe po shkruhet në frymën polemizuese dhe politizuese, se  ku do të duhej të varroseshin eshtrat e tij, në vendlindjen e tij në Boletinin heroik apo në Vlorën heroike, ku Isa Boletini së bashku me Ismail Qemalin (babain e Shqipërisë etnike moderne) shpallën pavarësinë e qeverisë së Shqipërisë Etnike (28.XI.1912).
 
 
Nuk ka asnjë dilemë se, në bazë të meritave, të kryengritjeve dhe të luftrave të shumta disavjeçare kundër perandorisë osmane dhe, më pas kundër mbretërive dhe regjimeve pushtuese gjenocidale të Serbisë së Madhe dhe të Malit të Zi (1886-1916), heroi-kolosi ynë kombëtar, e meriton të varroset në Vlorën e Shqipërisë Etnike, aty, pranë vëllait, bashkudhëtarit, bashkidealistit, bashkëluftëtarit, bashkëmendimtarit, bashkëpatriotit të penës dhe të pushkës, Ismail Qemali. Kjo, nuk është fare e diskutueshme, sepse Isa Boletini, Ismail Qemali, Hasan Prishtina… e të tjerë,  nuk kanë luftuar për një Boletin, për një Vlorë, apo për një mahallë, për një provincë…etj. ( sikurse këta politikanët dhe mafiozët e sotëm “demokratë” dhe “patriotë”, të cilët popullin e  kanë copëtuar në shumë parti politike për ta sunduar dhe për ta shfrytëzuar më gjatë dhe më leht), por kanë luftuar për çlirimin dhe për pavarësimin e  gjithë Shqipërisë Etnike (që përbëhej nga katër vilajetet shqiptare).
 
 
Pra, logjika e   historisë kombëtare shqiptare e Shqipërisë Etnike, e thotë qartë se, Isa Boletini sipas meritave të tij, vendin e ka aty, pranë varrit të Ismail Qemalit. Aty, nën një FLAMUR SHQIPTAR të Skënderbeut.
 
Mirëpo, meqë ky rast  është politizuar  në skajshmëri, për shkak të  ushtrimit të diktatit të politikës propagandistike dhe diplomatike të Beogradit, duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës, edhe pse kjo nuk është më koloni e saj e dikurshme, por një shtet  i pavarur (17 shkurt 2008), se gjoja varrimi i Isa Boletinit në vendlindjen e tij-Boletin, do të ndikonte “negativisht”  në marrëdhëniet ndërshtetërore të Kosovës dhe të Serbisë, duke qenë se Beogradi zyrtar ende nuk ka hequr dorë nga Kosova si “pronë koloniale”, por  edhe me Kushtetutë, ende e konsideron “territory serb”.
 
 
Pra, për ata, që dinë ta “lexojnë mes rreshtash” politikën kakofonike dhe simfonike  (të shtetit dhe të kishës) të Serbisë,  e kanë tejet të qartë prapavijën  poltiike të saj, sepse kolonialistët dhe imperialistët serbomëdhenj duan që me çdo kusht ta mbrojnë identitetin e rremë dhe të falsifikuar etnik, historik, kishtar. gjeopolitik dhe shtetëror serb në Kosovën e Shqipërisë Etnike, e cila kurrë nuk ka qenë pronë e tyre.
 
 
Kjo është një nga “arsyet” kryesore, pse Serbia është involvuar haptazi dhe fshehurazi në çështjen e varrimit të Isa Boletinit, që ky të mos varrosej në Boletin, i cili gjatë historisë së derisotme të Kosovës ishte Kryekështjella e parë e pamposhtur  e Isa Boletinit  në parandalimin e invazioneve dhe ekspeditave barbare çetniko-fashiste pushtuese dhe gjenocidale serbe.
 
Varrri dhe përmendorja e Isas në Boletin, citadelë e pakalueshme për  hordhitë pushtuese dhe gjenocidale serbe!
 
 

Lidhur  me  justifikimin, pse Isa Boletini, duhet të varroset në Boletin, jo në Vlorë, më së miri flet komenti me titull “Atentati i dytë do të ishte nëse Isa Boletini nuk varroset në vendlindje”, shkruar nga Prof.Dr. Hakif Bajrami, njëri nga historianët më shquar dhe, njëherazi njëri nga analistët politikë më të frytshëm dhe më të njohur të Kosovës (1989-2015).

 

Ky koment është shkruar në formë letre : “Letër publike Samuel Zhbogarit, përfaqësues i BE-së në Kosovë, me rastin e ndalimit të rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit në vendlindje” ( jhttp://www.kosova-sot.info/opinione/10404/atentati-i-dyte-do-te-ishte-nese-isa-boletini-nuk-varroset-ne-vendlindje/), të cilin, për hir të përmbajtjes së tij të rëndësishme dhe me vlerë cilësore , të argumentuar si mbi bazën historike, ashtu edhe në atë politike, duhet ta kenë lexuar me kënaqësinë më të madhe dhe me vëmendje të merituar të të gjithë shqiptarët, që në zemër dhe shpirt e kanë Isa Boletinin dhe Kosovën e Shqipërisë Etnike.
 
Vërtet,  këtë koment  shumë të qëlluar  dhe të brumosur me fakte dhe me argumente historike dhe politike të qëndrueshme, e mbështes dhe e përligj në tërësi,  duke qenë se ka mbështetjen jo vetëm historike, por edhe atë humane, njerëzore tardicionale shqiptare, si  dhe  atë të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare dhe sipas së Drejtës Evropiane sipas së cilave nuk ekzston asnjë pengesë, as ndalesë ligjore,  që Heroi  kombëtar Isa Boletini, të mos varroset në vendlindjen e tij.
 
Bashkatdhetarit, kolegut, bashkëmendimtarit dhe bashkëveprimtarit tim të palodhshën në rrugën e përbashkët akademike dhe jetësore në shërbim të mbrojtjes së identitit të kombit dhe të atdhut (sipas amanetit të pavdekshëm të Skënderbeut, të Abdyl, Sami dhe Naim Farshëri, Vaso Pashë Shkodrani, Isamil Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Bejta… , Adem Demaçi dhe Adem Jashari), po i drejtohem thejsht dhe qartë, – lumtë pena si përherë e guximshme, e qartë dhe me plot peshë domethënëse, argumengtuese, e pranushme dhe aksiomatike në shërbim të humanizimit, të shkencës së mirfilltë, të kombëtarizmit dhe të atdhetarizmit, pa rënë asnjëjerë “pre’” ndër leqe dhe në humbëtira të politikave ditore  të regjimeve të ndryshme shtypëse antipopullore dhe anti-ribashkim gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
 
Me shembuj dhe me fakte konkrete historiko-politike kombëtare dhe ndërkombëtare, e vure në dijeni Samuel Zhbogarin (përfaqëues i BE-së në Kosovë) se heronjtë tanë kombëtarë së bashku me viganin Gjeneral Isa Boletini nuk i varrosim, as nuk i përdhosim, as nuk i sakrifikojmë për asnjë çmim dhe për asnjë pozitë shpërblyese-privilegjuese në pushtet apo për ndonjë “tender”- firmë,  burektore apo çajtore private, me qëllim që të pajtohemi dhe të përqafohemi  me agresorin kolonialist shekullor (1912-1999), sipas diktatit dhe të ultimatumeve kërcënuese  të regjimeve të ndryshme çetniko-fashiste të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit dhe të bashkëpunëtorëve dhe të pasuesve të tij ultranacionalistë, të cilët, për fat të keq, Evropa e sotme demorkatke, I njeh si “demokratë” përkundër  faktit se këta (Tomislav Nikoliq, president, dikur në vitet e 90-ta të shekullit XX, nenvojvodë çetnik i Vojsilav Sheshelit), Aleksandar Vuçiq, sot, kryeministër i Serbisë, dikur sekretar i përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe të Vojsilav Sheshelit) si dhe Ivica Daçiq (dikur dora e djathte këshilluese politike e kryekriminelit Slobodan Milosheviq të Partisë Socialiste Serbe, sot nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm i Serbisë).
 
As Evropa e as Zhbogari nuk kanë asnjë të drejtë morale, as ligjore, as politike e as diplomatike, të përzihen dhe të diktojnë se ku duhet të varroset heroi gnjithëkombëtar shqiptar Isa Boletini, për këtë vendos vetëm familja e tij, askush tjetër, sepse varrosja e asnjë personi nuk mund të jetë çështje e poltiikës ditore shqiptare, as e saj evropiane dhe ndërkombëtare.

 

Ligjërisht, sipas së drejtës natyrore, legjitime, legale, morale, dhe sipas të të gjitha konventave ndërkombëtare (karta, rezoluta, deklarata, protokolle, marrëveshje etj.) mbi liritë dhe të drejtave të njeriut,  vetëm familiarët e Isa Boletinit mund të marrin vendim të ligjshëm, duke shprehur dëshirën dhe vullnetin e tyre, se ku ta varrosin heroin e tyre në Boletin apo në Vlorë, e jo as Hashim Thaçi, as Edi Rama e as Samuel Zhbogari, as Evropa e as Beogradi, sepse kjo nuk është çështje politike e askujt, as kurrfarë akti kërcënues ndaj askujt, por vetëm çështje private e familjes së Isa Boletinit

 

Vetëm Slloba ka diktuar varrosjen e kufomave të masakruara  shqiptare nëpër Serbi deri në Danub (1989-1999)!!!

 

Një gabim të tillë nuk  do të duhej ta bënin as trashëgimtarët e tij, të instaluar në krye të shtetit të Serbisë në Beograd (duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës, madje, edhe në rastin se, ku shqiptarët, duhet t’i varrosin heronjte e tyre), as  Prishtina, as Tirana e as Evropa, sepse do të ishte akt dhe vendim antihuman, në kundërshtim me të drejtat dhe liritë elementare të njeriut, me rregullat, me normat dhe me parimet  e së drejtës  humanitare ndërkombëtare.
 
 
Pavarësisht se çfarë kërkon dhe çfarë thotë Serbia përmes “suflerit” të saj  S. Zhbogar, si dhe vasalët e tij  në  “aparatin” shtetëror të Kosovës dhe të Shqipërisë, familiarët e heroit Isa Boletini, nuk duhet t’u frikësohen, të ngurrojnë,  të “skuqen”, as t’u nënshtrohen vendimeve të tyre politike antiligjoree dhe anticivilizuese qoftë në formë diktati apo ultimatumi kërcënues, sepse nuk ekziston asnjë ligj në Evropë, as në botë, të cilin, duhet respektuar familja e Isa Boletinit, se ai “nuk mund” të varroset në vendlindjen e tij në Boletin.
 
 
Përkundrazi (duke filluar që nga Deklarat Universale për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, 1948), edhe ligjet ndërkombëtare  janë në favorin e së drejtës natyrore, humane, historike dhe ligjore të Isa Bletinit dhe të familjarëve të tij, që Ai të varroset në fshatin e tij të Vendlindjes-Boletin.
 
 
Prandaj, ne, duhet të përfillim historinë, traditat dhe zakonet tona, që përligjin dëshirën, vullnetin dhe të drejtën e familiarëve dhe të bashkëvendësve të heroit Isa Boletini, që të varroset në Boletin, askund tjetër, JO sipas diktatit dhe urdhrave tinëzare politike dhe çnjerëzore të Beogradit, të clat, pa asnjë të drejtë morale dhe ligjore ia ka vënë si obligim  serbo-evropian, S.Zhbogarit, që të ujshtrojë trysni ndaj  insrtitucioneve shtetërore (kuvendit dhe qeverisë), duke u sugjeruar, që Isa Boledtinin, të mos e varrosin në Boletin, por dikund tjetër, jashtë Kosovës.
 
 
“Qeni i keq, ta sjellë  ujkun në torishtë”, thotë populli!
 
 
Asnjë  anëtar i qeverisë apo i parlamentit të Kosovës, nuk kanë kurrfarë të drejte morale, as ligjore, që të ushtrojnë trysni ndaj familjarëve dhe bashkëvendësve të Isa Boletinit, që ai të mos varroset në Boletin. Një akt i tillë politizues sipas  dikatit të Beogradit dhe partnerëve të tij evropianë, është antihuman, antiligjor dhe plotësisht në kundërshtim me zakonet dhe me traditat kombëtare shqiptare, si dhe me normat e së drejtës humanitare ndërkombëtare.
 
 
“Big deal” çfarë sugjeron S. Zhbogari lidhur me  varrosjen e Isa Boletinit. Kjo as sipas detyrës, as sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare, nuk është në kompetencën politike dhe diplomagtike të Zhbogarit, të Jahjagës, të Veselit, të Mustafës dhe të Tahçit e as të Edi Ramës, por vetëm të familjes Boletini dhe të bashkëvendësve të tij të Shalë dhe Bajgorës.
 
 
Të gjithë, duhet ta dijnë se Zhbogari nuk është kurrfar “guvernatori”  i BE-së në Kosovë, sepse Kosova nuk është  koloni ose gjysmëkoloni nën mandatin e ndonjë shteti evropian, por është shtet i pavarur dhe sovran.Prandaj, Zhbogari nuk është as president, as kryeministër i Kosovës, vetëm një i dërguar (raportues) special i BE-së, që sipas së drejtës ndërkombëtare është plotëlisht jolegal, sepse sovraniteti si atribut sipran,  nuk njeh kurrfarë pushteti tjetër pandan, as kontrollues qoftë krijesë e brendshme apo e jatshme.
 
 
Prandaj, jo vetëm në rastin e varrosjes së Isa Boletinit, por në asnjë rast tjetër (përderisa të funksionjnë institucionet dhe organet ligjore dhe kushtetuese të Republikës së pavarur të Kosovës), Zhbogari nuk mund ta ketë fjalën kryesore, as vendimtare mbase Kosova është shtet më vete dhe sovran, i  njohur nga 108 shtete të OKB-së. Këtë e ka të qartë, edhe vetë Zhbogari. Prandaj, nuk parapëlqehet që ai të involvohet në intrigat dhe provokimet e politikës zyrtare të Beogradit, që t’iu diktojnë shqiptarëve të Kosovës se ku duhet varrosur heronjte e tyre kombëtarë, siç është Isa Boletini, të cilit Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, edhe për së vdekuri i frikësohet, sepse m’u në Boletin, kulla e tij ishte fortesë çeliku e pakapëcyeshme për hordhitë pushtuese barbare  serbo-malazeze.
 
 
Së fundi, as për politikën e brishtë shqiptare (Prishtinë – Tiranë), as për S. Zhbogarin e as për BE-në, në asnjë aspekt nuk duhet të jetë “temë debate” politizimi i varrosjes së Isa Boletinit, por, para së gjithash, duhet të fokusohen në tema të nxehta me prioritet për sigurinë, stabilitetin e dhe paqen e Ballkanit, i cili, do të kërcënohet prapë sikurse në vitet e 90-ta të shekullit XX (luftrat agresive dhe nga tre gjenocidet e Serbisë së Madhe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës), për shkak të rehabilitimit të kolaboracionistit çetniko-fashist, gjeneralit Drazha Mihajloviq nga ana  e Gjykatës së Lartë të Beogradit, më 14 maj 2015.
 
 
Kjo do të duhej të ishte temë bosht dhe preokupuese  edhe për Ballkanin, edhe për Evropën, edhe për NATO-n, edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse  rehabilitimi legal i nazifashizmit serb, do të jetë rrezik për shpërthimin e konflitkeve dhe luftërave të reja  në Ballkan.
 
 
Pra, as poltika vendore shqiptare, as ajo evropiane e Zhbogarit, nuk duhet të mirren me politizimin e varreve të heronjve dhe të historisë kombëtare shqiptare, por me problet  akute, që e kanë mbërthyer Ballkanin ( korrupsioni, kriminaliteti i organizuar dhe mafioz ,  liritë dhe të drejtat e njeriut, pazhvillushmëria, papunësia, varfëria ekstreme, ekzodi sistematik  i migruesve etj.).
 

QERIQI – DIKUSH E TRADHTOI GRUPIN NË KUMANOVË, ALI AHMETI ËSHTË I PAFYTYRË

VOAL – PRISHTINË – Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi, i ka shkruar sonte, përmes facebook-ut, një letër bashkëluftëtarit të vet, komandantit Sami Ukshini – Sokoli, njërit nga pjesëtarët e grupit që luftoi në Kumanovë, për të cilin thuhet se gjendet në arrest në Maqedoni. Ai, gjithashtu, është i bindur se grupi ka qenë i tradhtuar.

Qeriqi në letrën e vet e quan të dinjitetshme luftën që Ukshini me shokë e bënë në Kumanovë dhe thotë se ata kanë dalë atje në ndihmë popullatës shqiptare.

Për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin thotë se, edhe sikur të mos e ketë ditur se ish-bashkëluftëtarët e tij gjenden në Kumanovë, ka përgjegjësi për shkak se nuk ka dalë nga qeveria maqedonase në momentin e parë kur e ka mësuar këtë.

“Ali Ahmeti ishte pjesë e nënshkrimit të asaj marrëveshjeje (të Ohrit), mirëpo për fat të keq ai e harroi apo e la anash atë marrëveshje dhe u vërsul drejt pushtetit. Madje I harroj edhe bashkëluftëtarët e vet duke i lënë në mëshirën e kohës”, shkruan Qeriqi.

Ja postimi i tij i plotë në facebook.

“Për bashkëluftarin tim të UÇK-së komandantin Sami Ukshini (SOKOLI).
I nderuar bashkëluftar dhe komandant Sokoli ndihem krenar madje teper krenar që kam pas fatin të njihem me ju në luftën çlirimtare të Kosovës.
Qysh në momentin e parë kur jam takuar me ju I kam kuptuar aftësitë tua, guximin dhe trimërinë që kishe për luftë.
Ju luftuat dhe nuk u ndalët kurrë, pas çlirimit të Kosovës ju me shumë bashkëluftëtarë nuk u ndalët në rrugëtimin për bashkimin e trojeve shqiptare. Në luftën evitit 2001 në Maqedoni ju me bashkëluftëtarë i fituat të gjitha betejat ndaj sllavomaqedonasve dolët fitimtar të mdhenj duke i goditur forcat armike në çdo cep. Fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni ishte marrëveshja e Ohrit nënshkruesit e kësaj marrëveshje asnjëher nuk ishin këmbëngulës që kjo marrëveshje të zbatohet. Ali Ahmeti ishte pjesë e nënshkrimit të asaj marrëveshje, mirëpo për fat të keq ai e harroj apo e la anash atë marrëveshje dhe u vërsul drejt pushtetit madje I harroj edhe bashkëluftëtarët e vet duke i lënë në mëshirën e kohës. Sot shumë bashkëluftëtarë të luftës së 2001-it mbahen padrejtësisht në burgjet e sllavo-maqedonasve ata akuzohen për vepra të ndryshme krejt kjo ju bëhet vetëm e vetëm pse ata ishin Ushtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kurse Ali Ahmeti me bashkë partiakët e tij hesht.
Po ashtu popullatës shqiptare atje ju bëhen padrejtësi të mëdha, ata sot jetojnë më keq se para luftës atje.
I nderuar dhe shumë I respektuar trim I madh komandant Sokoli ju me shumë bashkëluftëtarë shkuat në Maqedoni për tu dalë në ndihmë popullatës shqiptare atje, ju me ata bashkëluftëtarë trima e zhvilluat një betej të pabarabartë por që qëndruat dinjëtetshëm. Jam I bindur se dikush u tradhtoj por ata tradhtar do ta tradhëtojn vehten.
Nuk kam as inat me Ali Ahmetin as nuk njihem me të mirpo mendoj se ai nuk mund ti ikë përgjegjësis për atë që ndodhi në Kumanovë. Arsyeja se pse po e them këtë është se edhe nëse Ali Ahmeti nuk ka qenë I informuar për rastin atje në momentin e parë që e ka kuptuar se aty gjinden bashkëluftëtarët e tij është dashur të paktën të marrë vendim që të dal nga koalicioni me pushtetin atje dhe të solidarizohet me këta trima. Ali Ahmeti si duket ka harruar se pikërisht këta trima ja fituan luftën atje dhe falë këtyre trimave është ngritur ai dhe është në pozitën që është. Pra kjo është ajo pafytyrësia e tij që ka treguar në këtë rast. Lavdi për të gjithë ata trima që ranë atje, nderë dhe respekt të madh për ju komandant Sokoli dhe të gjithë shokët tuaj bashkëluftëtarë.” kp

Thaçi – Të ndalet dhuna ndaj të arrestuarve të Kumanovës nga regjimi represiv i Gruevskit

 

VOAL – PRISHTINË – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Prizren ditën e sotme, pasi shprehu ngushëllimet për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në konfliktin e armatosur në Kumanovë, për herë të parë u shpreh haptas rreth konfliktit në Kumanovë si dhe rreth problemeve politike në Maqedoni.

Ai, në një intervistë për RTV BESA, ndër të tjerash deklaroi se të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe “të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit”.

“Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup, problemi është politik e jo ndëretnik. Maqedonia ka nevojë për më tepër demokraci, për media të lira, shoqëri civile, zhvillimin e bizneseve dhe të tregut të lirë dhe për më tepër frymë euro-atlantike”, ka thënë Thaçi.

Për më tepër rreth problemeve në Maqedoni dhe temave aktuale në Kosovë, ndiqni intervistën e Thaçit në videon në vijim.

Editorial – POLITIKA JONË ENDE PA NJË VERSION ZYRTAR PËR KUMANOVËN

Një javë pas zhvillimeve në Kumanovë, ku dhanë jetën disa dhe u arrestuan me dhjetëra shqiptarë, politika jonë në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup ende është pa asnjë version zyrtar të saj. Kreu i partisë shqiptare që bashkëqeveris në Shkup doli në publik vetëm dje dhe nuk ndau me shqiptarët asnjë informacion që do të hidhte dritë mbi misterin e Kumanovës. Përkundrazi, gjatë gjithë intervistës, përballë një morie pyetjesh që iu bënë, ai mbeti gjithnjë brenda linjës zyrtare të Shkupit. Prishtina zyrtare përsërit vazhdimisht kërkesën e saj për një hetim të plotë dhe transparent ndërkombëtar, ndonëse faktorë të zëshëm në kryeqytetin e Republikës së Kosovës kërkojnë që shteti i tyre të publikojë gjithë informacionin që zotëron lidhur me zhvillimet e Kumanovës. Tirana zyrtare vetëm hesht dhe i kërkon Shkupit e bashkësisë ndërkombëtare për një hetim të plotë e të pavarur ndërkombëtar të zhvillimeve të Kumanovës. Kjo papërgjegjshmëri e politikës sonë ndaj një zhvillimi që ka tronditur thellë mbarë kombin shqiptar kudo që ndodhet në Ballkanin Perëndimor dhe në botë, por veçanërisht vëllezërit tanë në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Maqedonisë, nuk e ndihmon opinionin tonë të krijojë një mendim sa më të drejtë dhe sa më të saktë ndaj këtyre zhvillimeve, sidomos nuk e ndihmon të përcaktojë qëndrimet e tij të mëtejshme në raport me pasojat e këtyre zhvillimeve. Periudha njëjavore ka qenë e mjaftueshme për përpunimin e të dhënave, të mëparshme a të mëvonshme. Mendojmë se është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e turpshme pritja e mëtejshme e politikës sonë për të dalë me versionin e saj zyrtar, por edhe me masat përkatëse për të hedhur dritë të plotë dhe për të përkufizuar gjithçka që ndodhi në Kumanovë.

OVL E UÇK-së I KËRKON QEVERISË TË PUBLIKOJË KREJT ÇKA DI PËR KUMANOVËN

Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet kosovare të dinë të vërtetën e asaj që ka ndodhur në Kumanovë vikendin e kaluar.

OVL përmes një komunikate ka treguar se i ka përcjellë me shqetësim ngjarjet në Kumanovë, përkatësisht në lagjen e trimave, ku sipas tyre forcat barbare sllavomaqedone kanë sulmuar popullatën civile shqiptare të pambrojtur, të cilës i dolën në mbrojtje luftëtarët e lirisë, përkatësisht një numër i bashkëluftëtarëve tonë, të cilët edhe kanë rënë në luftime.

“Me shqetësim të madh e kemi vërejtur pasimin e dezinformatave të ndryshme, të cilat janë pjesë e luftës speciale të pushtuesit, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit, dezinformomë këto, që janë mundësuar për shkak të mos përgjigjes adekuate të qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, të publikoj të gjitha informatat relevante me të cilat disponon, në saje të deklarimeve publike të Ministrit se kjo ministri ka qenë e njoftuar me të gjitha rrjedhat.

Kërkesë tjetër e OVL-së, është që Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, “të bëjë trysni mbi qeverinë kriminale të Maqedonisë, për trajtimin e të zënëve rob në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe të monitorohet ky trajtim nga institucionet ndërkombëtare si p.sh. Kryqi i Kuq, si dhe t’iu mundësohet mbrojtja juridike”.

Po ashtu, ata kërkojnë sqarime ministria e udhëhequr nga Hashim Thaçi, arsyet për mbështetje të qeverisë së Maqedonisë…

Po ashtu OVL ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të iniciojë mbledhje urgjente, dhe publike të Parlamentit të Kosovës rreth ngjarjeve të fundit në Maqedoni, po ashtu ata duanë të ju bëhet obduksioni i kufomave edhe në Kosovë sepse nuk dihet se a janë vrarë të gjithë në luftime apo dikë nga torturat e kanë mbytur në burg, përcjell Kosovapress.

JAHJAGA I PËRGJIGJET IVANOVIT – DUAM HETIM TRANSPARENT PËR KUMANOVËN

VOAL – PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje që për ngjarjet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë, të bëhet një hetim kredibil dhe transparent.

Ishte presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ai i cili e bën Kosovën përgjegjëse për zhvillimet tragjike në Kumanovë, ku si pasojë e përleshjeve ndërmjet një grupi të armatosur dhe policisë maqedonase, është thënë se kanë mbetur të vrarë 22 persona.

Për këto zhvillime, Ivanov ka alarmuar edhe shtetet tjera botërore.

Ndërkaq, zëdhënësi i Presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka deklaruar se palët në Maqedoni duhet të përmbahen nga dhuna në mënyrë që të krijohen mundësi për një hetimi të hollësishëm.

“Presidentja Jahjaga në vazhdimësi të zhvillimeve në Maqedoni ka mbajtur komunikim të rregullt me bartësit tjerë të institucioneve relevante në Kosovë dhe ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve, duke kërkuar nga palët të përmbahen nga dhuna”, ka thënë Vllahiu.

Sipas tij, presidentja Jahjaga “ka bërë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve në Maqedoni dhe ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të vendit për ofrim të ndihmës në zbardhje të plotë të zhvillimeve në qytetin e Kumanovës”.

Njëherësh, Jahjaga, ka vijuar Vllahiu, kërkon që të zbatohet Marrëveshja eOhrit, në mënyrë që shqiptarët e Maqedonisë të trajtohen të barabartë me komunitet tjera.

“Ripërsërisim edhe njëherë faktin se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, stabile, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën euroatlantike, që ndërton dhe respekton marrëdhëniet e mira fqinjësore si një parakusht i integrimeve”, ka thënë Vllahiu.(rel)

ÇFARË THONË NË FAMILJEN DACI, E CILA U BASTIS DJE NGA POLICIA E KOSOVËS

 

Familja Daci nga Irzniqi i Deçanit është vizituar nga Policia paraditen e së premtes. Në shtëpinë e Dacëve aksioni policor i bastisjes është zhvilluar me pretekstin se dyshohen për armëmbajtje pa leje.

Mirëpo, Asim Daci, i cili në momentin e ardhjes së forcave policore gjendej në shtëpi, shprehet i mllefosur me veprimet e autoriteteve kosovare.

Ai tregon se Policia kërkonte të dinte se cila është lidhja e tyre me Begë Rizajn, njërin nga udhëheqësit e Grupit të Kumanovës.

Klan Kosova ka kuptuar se Policia ka bastisur edhe familjet e Mirsad Ndrecajt dhe Sami Ukshinit, por anëtarët e familjeve tyre kanë mohuar një gjë të tillë.

Ndonëse të bastisurit kanë deklaruar se e gjithë kjo kishte lidhje me rastin e Kumanovës, Policia në një komunikatë për media ka thënë së ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdolloj veprave kriminale.

Komunikata e Policisë konfirmon se sot ka pasur bastisje në 38 lokacione, kryesisht në shtëpi banimi në qytetin e Prishtinës, Gjilanit, Pejës, Gjakovës, Ferizajt dhe Prizrenit. /Klan Kosova/

STËRNIPI NDËRRON MENDJE – HEROI ISA BOLETINI TË RIVARROSET NË MITROVICË

VOAL – MITROVICË – Reagimet e qytetarëve të Mitrovicës, por edhe më gjerë, kanë shtyrë familjarin e heroit Isa Boletini, Gazmendin, të tërhiqet nga vendimi për rivarrosjen e eshtrave të heroit në Vlorë.

Ai bashkë me babain e tij, Xhavit Boletini, që kishte qëndruar një ditë më parë tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur për Kosovapress, se nuk mund të veprojë ndryshe nga qytetarët e Kosovës.
“Duke parë reagimet e qytetarëve, e tërë familja tërhiqet nga opsioni për Vlorën, sepse familja do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe me qytetarët, është edhe kërkesë e tyre unanime që Isa Boletini të rivarroset në Boletin, pavarësisht se edhe Vlora është vendi ku është shpallur pavarësia më 1912, por familja do të jetë me kërkesën e popullit si gjithherë qysh ka qenë…. Kërkoj edhe njëherë falje nga qytetarët e Republikës së Kosovës, jemi me qytetarët, popullin dhe Isa Boletini do të prehet në Boletin”, ka thënë Gazmend Boletini.

Ai ka kërkuar nga Këshilli Organizativ që data e caktuar për rivarrimin 10 qershori, të mos ndryshojë, por të mbetet e njëjtë. kp

16 VJET NGA ZHDUKJA E MISTERSHME E VEPRIMTARIT UKSHIN HOTI

VOAL – PRISHTINË – Më 16 maj 1999, atëherë kur lufta po zgjaste qe gati një vit, Ukshin Hoti arrin tek fundi i dënimit të tij. Sipas të burgosurve që i kanë mbijetuar masakrës së Burgut të Dubravës në vitin 1999 , ai do të shoqërohet nga dy roje drejt daljes, e diel, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve.

Që atëherë nuk dihet për fatin e tij.

Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.

Edhe pse lufta ka përfunduar qe 16 vjet fati i Ukshin Hotit nuk dihet ende. kp

NË KOSOVË OPERACION KONTROLLESH LIDHUR ME KUMANOVËN

VOAL – PRISHTINË – Policia bastisi shtëpitë e personave të dyshuar si të përfshirë në ngjarjet e fundjavës në Maqedoni

Në Kosovë policia ka kryer një operacion kontrollesh nëpër shtëpitë e familjeve të personave të dyshuar se ishin përfshirë në përleshjen e armatosur të fundjavës në Kumanovë të Maqedonisë.

Kontrollet janë kryer me urdhër të prokurorisë së posaçme e cila tha se kushdo që e ka kaluar kufirin me Maqedoninë së fundmi do t’i nënshtrohet procedurave hetimore, ndonëse nuk është saktësuar periudha kohore.

Autoritetet në Maqedoni thanë se 23 pjesëtarë të grupit të armatosur me të cilin është përleshur policia maqedonase, janë shtetas të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre më zhvillimet në Kumanovë duke dënuar “çfarëdo përfshirjeje të shtetasve të Kosovës në incidentet në Maqedoni”. Ata thonë se janë duke bashkëpunuar me autoritetet në Maqedoni për të identifikuar personat nga Kosova të cilët janë përfshirë në përleshje, por kanë hedhur poshtë çdo mundësi që të ketë pasur çfarëdo përpjekje të organizuar nga Kosova për ndërhyrje në Maqedoni. rel

INFERMIERËT PO IKIN NGA KOSOVA

VOAL – PRISHTINË – Kuadri specialistik mjekësor në Kosovë, është më i interesuar të punojë në vende të ndryshme të botës.

Edhe infermierët po e ndjekin rrugën e mjekëve specialistë.

Vetëm nga Qendra Emergjente, gjatë vitit të kaluar kanë ikur më shumë se 10 infermierë, gjë që ka bërë që kjo klinikë si më e frekuentuara në tërë Qendrën Klininike Univrsitare të Kosovës dhe qendër terciare referente për gjithë Kosovën, të mbetet me mungesë të kuadrit të mesëm.

Shpend Gashi, infermier në Qendrën Emergjente, tashmë ka kryer të gjitha procedurat dhe testet e nevojshme në Gjermani. Ai jep arsyet për Radion Evropa e Lirë, se pse ka vendosur ta lëshojë punën.

“Kushtet elementare për një punë të rregullt mungojnë në QKUK. Unë punoj në qendrën emergjente. Këtu ka shkelje të punëtorëve nga personeli më i lartë. Nuk respektohen infermierët, ndonëse janë krahu i djathtë i doktorit”.

“Pastaj unë kam të kryer fakultetin e infermierisë dhe paguhem sikurse infermierët me shkollë të mesme. Mendoj se paga është ajo që ndikon më së shumti që njerëzit kërkojnë një jetë më të mirë”.

“Unë pretendoj të shkoj në Gjermani. Në kontakt me ta kam rënë përmes një delegacioni që kanë qenë në Kosovë. Më ftuan atje për një hospitacion siç e quajnë ata, të shohin se sa jam në rrjedha të punës, dhe janë ndarë me përshtypje të mira. Kam marrë ftesë nga ta dhe do të shkoj atje me bashkëshorten time, pasi që dhe ajo është infermiere”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq drejtori i Qendrës Emergjente Basri Lenjani, ka bërë të ditur se kjo klinikë ne kohë të fundit po ballafaqohet me mungesë të madhe të infermierëve.

“Një pjesë e tyre ikin në shtetet perëndimore për kushte më të mira të punës dhe mbijetesës. Unë si drejtor kam apeluar nga akterët kryesor që këta njerëz t’i ndalim në shërbime tona duke i stimuluar në forma të ndryshme, por nuk është shprehur ndonjë gatishmëri , që infermierët që po ikin të plotësohen me infermierë tjerë, për shkak të buxhetit të limituar”.

“Vetëm për periudhën një vjeçare kanë ikur mbi 10 infermierë. Shumica janë duke ndjekur kurse të gjuhëve të huaja dhe shtetet e Bashkimit Evropian po i marrin këta infermierë të gatshëm, dhe nuk kanë nevojë që të bëjnë asnjë trajnim shtesë për ta. Në qoftë se këta nuk mbështeten në mënyrën e duhur, Qendra Emergjente do të zbrazet së shpejti”, tha Lenjani.

Drejtoresha e Infermierisë Lirie Beqiri, ka thënë se numri në rritje i ikjes së infermierëve po ndodhë me vullnetin e tyre dhe se Kosova nuk ka ndonjë marrëveshje ndërshtetërore me shtetet e BE-së për pranimin e infermierëve atje.

“Sa i përket ikjes së infermierëve nuk i di arsyet, por sigurisht se bëhet për një jetë më të mirë në vendet e BE-së. Ata po gjejnë forma dhe po konkurrojnë përmes formave të ndryshme, po shkojnë në punë provuese dhe po i kalojnë testet”.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se është në procedurë Ligji për Shërbime Emergjente ku më pastaj me udhëzime administrative do të mundohen të rregullojnë dhe gjejnë stimulime shtesë për mbajtjen e infermierëve në punë.

“Në Klinikën Emergjente, prej vitit 2014 rreth 10 infermier e kanë lëshuar punën. Këto nevoja nuk kanë arritur të plotësohen tërësisht. Ne si Ministri e Shëndetësisë, po mundohemi që t’i mbajmë në punë këta punëtorë dhe gjithë të tjerët”, tha Valbon Krasniqi, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë.

Ndryshe, vetëm për tre vjet nga Kosova kanë ikur rreth 400 mjekë.

Me kushtet e punës, politikat shëndetësore dhe me pagesë, nuk janë pajtuar shumë mjekë specialistë, andaj kjo ka qenë edhe arsyeja e ikjes nga Kosova për të kërkuar punë në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë.

Profesionistë shëndetësorë tashmë kanë deklaruar se për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa, në mënyrë që të zvogëlohet numri i mjekëve që ikin dhe të krijohen mundësi të kthehen, siç kanë thënë ata, truri i Kosovës, pasi që ata që kryejnë specializimet, edhe aftësohen për punë.

Sidoqoftë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë të punësuar 613 mjekë dhe 1,882 infermierë. Paga e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri, për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj. rel

CARITAS KOSOVA PJESMARRËSE NË KONFERENCËN RAGJIONALE ORGANIZUAR NGA CARITAS EUROPA

Në foto Don Viktor Sopi dhe Pal Baftijaj në Konferencën e Caritasit Europian mbajtur në Romë

 

Caritas Kosova pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale të organizuar nga Caritas Europa.

Drejtori Gjeneral i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi i shoqëruar nga Udhëheqës i Sektorit për Asistencë Sociale dhe Shëndetësore – Pal Baftijaj, morën pjesë në Konferencën Regjionale të organizuar nga Caritasi Evropian me seli në Bruksel. Kjo konferencë e cila punimet e saj i zhvillon në Romë kishte mbledhur 49 përfaqësues në nivel të Presidentëve apo Drejtorëve Gjeneralë të organizatave anëtare në Evropë.

Në kuadër të kësaj konference, në mesin e shumë takimeve, Drejtori i Caritas Kosova ka realizuar edhe një takim me Presidentin e sapo-zgjedhur të Caritas Europa Monsinjor Luc Van Looy.

Drejtori i Caritas Kosova Don Viktor Sopi e cilësoi takimin si shumë të rëndësishëm ku me ç’rast kishte njoftuar Presidentin me veprimtarinë e gjerë të Caritasit në Kosovë, mbi rolin dhe kontributin që Caritas Kosova është duke e dhëne në ngritjen e mirëqenies sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve kosovare.

Mbi situatën në Kosovë, Presidenti kishte njohuri të shumta dhe për fund u zotua që së shpejti do të realizoi një vizitë në nivel të Presidencës Evropiane.

Sot për Isa Boletinin ka nevojë vendlindja e tij Nga Laureta Petoshati

 

Politikanët tanë që në kohën kur kërciste artileria mbi shqiptarët e pafajshëm në Kumanovë nuk kishin aq zë dhe aq forcë për të mbrojtur atë që e kanë të sanksionuar në preambulën e Kushtetutës, tani na u bënë trima mbas pilafit. U kujtuan se duhet të ishin patriotë, apo e thënë shqip atdhetarë. Pra bashkimin kombëtar do ta bënin duke bashkuar eshtrat e dy njerëzve që kishin tretur gjithçka për atdheun, pra për dheun e atit, në vendin ku u shpall Pavarësia, në Vlorë.  Morëm vesh se eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen në Vlorë krahas Ismail Bej Vlorës.  Isa Boletini në Vlorë ka qenë i mirëpritur kurdoherë.  Madje me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare në Sheshin e Skelës, pranë ish godinës që ka qenë seli e Qeverisë Vlora dhe sot ndodhet Muzeu Historik Kombëtar i Pavarësisë u vendos shtatorja e Heroit Isa Boletini. Të mos harrojmë këtu faktin se edhe një lagje e tërë në Vlorë ka emrin “Isa Boletini.”

Por si publiciste vlonjate që kam qenë shumë  herë e angazhuar në qytetin tim për probleme historike mendoj se politika në këtë rast gabon duke i sjellë eshtrat e të madhit  Isë në Vlorë.  Nëse do të kisha qenë pragmatiste do të thosha që mirë është, duke menduar se në Vlorë do të bëhej pelegrinazh për më shumë turistë, por si shqiptare dua të kujtoj dhe një shprehje që i përket popullit tim.Ne nga anët tona themi se guri i rëndë është në vendin e vet. Ky ishte dhe amaneti i Ismail Bej Vlorës që të varrosej në vendin e vet. Atë e varrosën sipas porosisë së tij, në Kaninë, në vendin e të parëve të tij, në shkurt të vitit 1919 nën një terror të madh pasi Vlora ishte e pushtuar nga Italia Imperialiste. Në vitin 1932, me rastin e 20 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare eshtrat e tij u vendosën në Vlorë, pikërisht në pronat e familjes Vlora ku u shpall dhe pavarësia. Toka ku është Varri Monumental i Ismail Bej Vlorës dhe gjithë lulishtja në Sheshin e Flamurit nga familja Vlora ( duhet theksuar këtu nga Eqerem Bej Vlora) iu dhuruan shtetit shqiptar për nderim të  Ismail bej Vlorës dhe gjithë familjes Vlora për kontributin e dhënë nga ajo në shekuj si simbol i pavarësisë.   Dihet që atje ku është shtiza e Flamurit ka qenë ballkoni i shtëpisë së Syrja bej Vlorës, babait të Eqerem bej Vlorës.  Në atë shtëpi ku u bë kuvendi i Vlorës, ku Isa Boletini nuk erdhi dot në kohë, të gjithë pjesëmarrësit kishin si mbiemër krahinën shqiptare që ata përfaqësonin. Mund të përmendim për shembull  personalitete të tilla si: Vehbi Dibra, Jorgji Karbunara, i njohur si Babë Dudë Karbunara,  Rexhep Mitrovica,  Qemal  Elbasani,  Bedri Pejani, Mit΄hat Frashëri, Zihni Abaz Kanina,  Hajredin  Cakrani, Dhimitër Berati, Dr. Hafiz Myrteza Ali Struga, Dhimitër Mborja,  Mustafa Kruja, Ferit Vokopola, Zyhdi Ohri, etj. Të gjithë këta burra e shumë të tjerë  ashtu si dhe Isa Boletini kishin një atdhe, pra kishin një truall shqiptar,  të cilit i përkisnin ashtu si këndon dhe Çajupi i madh: Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka,/ ku kam dashur mëm’e atë,/ ku më njeh dhe gur’ i thatë /ku kam pasurë shtëpinë, /ku kam njohur perëndinë,/ stërgjyshët ku kanë qënë /dhe varret q’i kanë vënë, …/ ku rroj me gas e me shpres,/ ku kam dëshirë të vdes.”

Po përse duhet të sillet Isa Boletini në Vlorë, ku është i mirëpritur si krahu i djathtë e Ismail bej Vlorës? Por a nuk duhet të jetë dhe ai simbol i shtetit të ri të Kosovës dhe njëri të jetë në jug dhe tjetri në Veri ku shënjohen kufijtë e atdheut? Në vitin e parë të pavarësisë së Kosovës në  shkurt të vitit  2009, në  Sallën e Qendrës Kulturore të Mitrovicës, nipi i Ismail bej Vlorës,   Pr. Nedim Vlora tregoi disa hollësi të  mësuara nga familjarët e tij qysh fëmijë. Ai tha se “Në kohën kur Isa Boletini diskutonte me Ismail Qemalin që si do të bëhet me Kosovën dhe Çamërinë, Ismail Qemali i tha: Do të bëhet patjetër biri im, por edhe po s’arritëm ne, djemtë, nipërit dhe stërnipërit tanë, këtë Flamur do ta ngrenë edhe në Prishtinë, edhe në Mitrovicë edhe në Janinë.”

Mendoj se çdo copë e truallit shqiptar ka heronjtë e vet. Edhe Isa Boletini, i përfaqëson gjithë trojet shqiptare, por në këtë kohë ai është Shtyllë e Flamurit që mban gjallë anën skajore të Atdheut.   Pronat e Isa Boletinit tashmë janë të rrethuara me tela me gjemba dhe i përkasin një manastiri serb.  Duke i sjellë eshtrat e tij në Vlorë dhe jo në kullën e tij në Boletin, kjo do të thotë që serbi të qëndrojë i qetë në tokat e heroit. Përse luftoi ai, atëherë?  Mos ndoshta nuk ka pasur as prona dhe as atdhe? Politika nuk duhet të sundojë mbi historinë. Isa Boletini duhet të rivarroset në tokën e tij sepse bashkimi  kombëtar  nuk nënkupton ti heqin Kosovës, e aq më tepër Mitrovicës, një simbol të madh, Boletinin.  Boletini  duhet të varroset në Kullën e tij dhe ajo kullë të bëhet objekt referimi për gjithë shqiptarët.

Vlorë më 15 maj 2015

Në foto Laureta Petoshati me Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit

15-05-2015 15-56-20

15-05-2015 13-51-18

 

 

 

 

 

ALBIN KURTI KËRKON SËRISH DEBAT PËR KUMANOVËN

VOAL – PRISHTINË – Mosdiskutimi në Kuvendin e Kosovës për ngjarjet në Kumanovë sipas Albin Kurtit dëshmon për atë se deputetët e kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit nuk i përfaqësojnë as sa për sy e faqe ata.

Sipas Kurtit ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë për qëllim pakësimin e popullsisë shqiptare atje, që aktualisht kalon edhe çerekun e popullsisë së përgjithshme në Kumanovë.

Kurti thotë se ngjarjet e fundit i kanë konvenuar më së shumti Gruevksit dhe Vuçiqit.

Ai kritikoi të gjithë krerët e institucioneve për deklaratat e tyre që sipas Kurtit, asnjëri nga ta nuk e dënoi aktin në Kumanovë, por folën vetëm për vete.

“Të gjitha deklarata e krerëve institucional të Kosovës ishin deklarata që mendojnë vetëm për vete e jo për qytetarët e Kumanovës. Asnjëri nga ta nuk e dënuan këtë akt. Ambasador të ndryshëm perëndimor e tejkaluan edhe çdo fjalor por këtë nuk e bënë politikanët tanë. Unë jam i bindur që shumica e deputetëve të Kosovës nuk e mendojnë këtë si shefat e tyre, por është edhe arsyeja pse nuk u lejua ky debat”, tha Kurti.kp

JEP ALARMIN VËLLAI I KOMANDANT MALISHEVËS – TË ARRESTUARIT PO TORTUROHEN PËR VDEKJE

VOAL – PRISHTINË – Vëllai i Muhamet Krasniqit, alias “Komandant Malisheva”, njërit nga të arrestuarit në Maqedoni pas konfliktit në Kumanovë, ka alarmuar sot për gjendjen e të arrestuarve nga policia maqedonase.

Alban Krasniqi në profilin e tij në facebook ka shkruar se gjendja e të burgosurve është e rëndë dhe ata janë në rrezik për jetë.

“Urgjente: Gjendja e të burgosurve është shumë e rëndë dhe rrezik për jetë. Ata i janë nënshtruar torturave çnjerëzore nga policia maqedonase, derisa kanë plagë të rënda duke mos u ofruar kurrfarë mjekimi. Ndërhyrja në ofrimin e ndihmës mjekësore është jetike”, shkruan Alban Krasniqi. kp

SERGEJ LAVROV NË BEOGRAD – KRAHASON KRIMENË ME KOSOVËN

 

VOAL – BEOGRAD – Janë absurde përpjekjet e atyre që bënë regjinë e shkëputjes së Kosovës nga Serbia pa kurrfarë referendumi që të vënë në dyshim vullnetin e shprehur të qytetarëve të Krimesë që t’i bashkohen Rusisë, citojnë mediet e Beogradit ministrin e Jashtëm rus, Sergej Llavrov, i cili qysh dje ndodhet për vizitë në Beograd.

“Qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes së Kosiovës është plotësisht i qartë dhe i pandryshuar. Rregullimi i këtij problemi është i mundur vetëm në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe në suazat e përcaktuara me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të KB. Sa u përket përpjekjeve të Beogradit në këtë drejtim, për ne janë të pranueshme ato vendime që do të kënaqin Serbinë. Nga ana jonë jemi të gatshëm që edhe më tutje të ofrojmë përkrahjen e domosdoshme për partnerët serbë” transmeton Koha.net deklaratën e ministrit Llavrovë dhënë të përditshmes së Beogradit, “Politika”.

FAMILJARËT SOT VIZITOJNË 23 KOSOVARËT E ARRESTUAR NË RASTIN E KUMANOVËS

 

VOAL – PRISHITNË – Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi informoi se sot u mundësohet familjeve nga Kosova që të vizitojnë në Burgun e Shutkës të afërmit e tyre, që u arrestuan në aksionin e javës së kaluar në Kumanovë.

Bëhet fjalë për 23 shtetas të Kosovës, që ishin pjesë e grupit të armatosur dhe që u prangosën nga policia në ditën e përleshjeve, pas një dorëzimi të tyre.

“Është paralajmëruar që të premten familjet do të lejohen t’i vizitojnë personat e arrestuar. Ajo ju takon autoriteteve maqedonase që t’jua mundësojnë të arrestuarve edhe të kontaktohen nga ambasada por edhe të vizitohen nga familjet”, tha më tej Arifaj.

Ai tha se ende nuk kanë marrë asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Maqedonisë për shtetas të Kosovës të vrarë apo të plagosur gjatë konfliktit të armatosur në Kumanovë.“Zyrtarisht nuk kemi asnjë konfirmim për viktima nga Kosova në Kumanovë”, deklaroi Arifaj.

KONFIRMOHET – KOSOVA KISHTE DIJENI PËR INCIDENTET NË MAQEDONI

VOAL – Tre muaj para se të zhvillohej konflikti i armatosur në Kumanovë mes njësiteve ushtarake e policore maqedonase dhe një grupi luftarësh shqiptarë, të gjithë mekanzimat përgjegjës në Kosovë, dalin të kenë qenë në dijeni se diçka po përgatitej të ndodhte në shtetin fqinj.

Tribuna Channel ka marrë konfirmim zyrtar se Agjencia Kosovare e Inteligjencës qysh në muajin shkurt e kishte njoftuar presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ministrin i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, si dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, se shërbimi sekret maqedonas i kishte kontaktuar disa qytetarë të Kosovës më qëllim të inskenimit të sulmeve në Maqedoni.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje i AKI-së, Haxhi Shala, gjë që del se edhe mbikqyrësit parlamentar kanë qenë të informuar për zhvillimet në fshehtësi.

Shala ka thënë se AKI e ka bërë raportin të cilin e kanë cituar mediet dhe për këtë komisioni ka qenë i informuar. Raporti më shkrim, sipas tij, nuk i është dorëzuar komisionit, por deputetët janë informuar gojarisht nga zyrtarë të AKI-së se kjo e fundit ka njoftuar krerët më të lartë të shtetit për mundësinë e destabilizimit të gjendjes në Maqedoni.

Se çka thotë Haxhi Shala për informatat nga AKI, e çfarë përgjigjesh japin zyrtarët e institucioneve mund ta mësoni në kronikën televizive. /Tribuna Channel/

MAQEDONIA – NUK ISHTE PËRLESHJE NDËRETNIKE, POR OPERACION KUNDËR GRUPIT TERRORIST

​Në letrën informuese që ua ka dërguar shteteve të Bashkimit Evropian, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka njoftuar ato për rrjedhën e aksionit të armatosur të së shtunës në Kumanovë.

VOAL – PRISHTINË – Në non paperin, që e ka siguruar “Koha Ditore”, shteti maqedonas thotë se operacioni nuk ishte përleshje ndëretnike, por ishte i drejtuar kundër një grupi terrorist me ambicie politike, që synim përfundimtar kishte të rrezikonte rendin dhe sigurinë në Republikën e Maqedonisë.

Liderët kryesorë të këtij grupi, sipas Qeverisë maqedonase, janë: Muhamed Krasniqi, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Malisheva”; Mirsad Nrecaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant NATO”; Sami Ukshini, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Sokoli”; Beg Rizaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Begu” dhe Demë Shehu, shtetas i Kosovës, i njohur si “Juniku”. Liderët, sipas letrës, figurojnë si themelues të strukturave paramilitare dhe kanë pasur tentativa të pasuksesshme për të siguruar mbështetje politike.

ËNDRRA E KOSOVËS PËR ENERGJI ELEKTRIKE ENDE ËSHTË UTOPI


 

VOAL – PRISHTINË – Kosova do të vazhdojë të përballet me furnizim jo stabil me energji elektrike deri në ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”, projekt ky i cili ende është në fazën e bisedimeve, vlerësojnë njohës të fushës së energjisë në Kosovë.

Ata tregojnë se ndërtimi i këtij termocentrali zgjatë me vite dhe sipas tyre, Kosova përafërsisht edhe shtatë vite nuk do të arrijë të shkarkohet nga problemi që ka me energji elektrike që nga pas lufta.

Njohësi i çështjeve të energjisë Palokë Berisha, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se autoritetet e Kosovës për të zbutur këtë gjendje të furnizimit jo stabil me energji elektrike, deri në ndërtimin e Termocentralit, duhet të marrin disa tjera.

“Qeveria e Kosovës duhet të ndërmerr hapa konkret që përmes agjencive të veta të lidh kontrata shumë vjeçare për të siguruar kapacitete të mjaftueshme për import të energjisë elektrike”.

“Mendojë që mund të jetë me një tender ndërkombëtarë apo më një negocim të drejtpërdrejtë me ndonjë shtet, që Kosova të blejë një paketë prej 7 vjetësh për furnizim me energji elektrike shtesë. Në këtë formë do të sigurojë energji të mjaftueshme dhe do të ketë një çmim më të volitshëm”, shprehet Berisha.

Ndryshe, pasiguria në furnizimin e energjisë vazhdon të jetë një nga kufizimet kyçe për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.

Në hulumtimet e shumta të bëra si nga organizatat vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare si problem kryesore në të bërit biznes ishte theksuar furnizimi jo stabil me energji elektrike dhe çmimet e larta të energjisë.

Hamdi Malushaj, drejtor menaxhues i kompanisë “Evroenergie”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se Kosova ka zgjidhje për stabilizim me energji elektrike, dhe kjo sipas tij, është rindërtimi i Termocentralit Kosova A.

“Rindërtimi i Termocentralit Kosova A është hapi i parë i mundshëm dhe i vetmi,nuk ka zgjidhje tjetër. Ndërtimi i një termocentrali të ri është i mirë, por është minimum shtatë vite nuk vjen megavati i parë prej saj”, shton Malushaj

Sipas Malushaj edhe zhvillimi i energjive të ripërtërishme do t’i mundësonin Kosovës energji elektrike më stabile.

“Kosova ka potencial, ka energji të erës 324 megavat të matura profesionalisht, ka 146 megavat energji të ujit, ka po ashtu të diellit, mirëpo menaxhimi dhe politikaështë shkaktar i ngecjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë elektrike në Kosovë”, shton Malushaj.

Sa i përket ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re, Komiteti Drejtues i këtij projekti ka bërë tanimë vlerësimin e ofertave teknike dhe financiare nga këshilltari i transaksionit dhe ai strategjik, dhe i ka dhënë dritën e gjelbër ofertuesit që të kalohet në fazën e bisedimeve të drejtpërdrejta.

Contour Global, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kompania ofertuese për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”,

Vlera e përafërt e ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re do të jetë rreth 1 miliard euro.

MILAIM ZEKA – NË KUMANOVË VETËM TRE SHQIPTARË TË VRARË, 7 TË MASAKRUARIT JANË EMIGRANTË NGA LINDJA E MESME

VOAL – PRISHTINË – Gazetari Milaim Zeka, i cili posa është kthyer nga Kumanova, ka treguar për Telegrafin se autoritetet maqedonase kanë spekuluar rëndë lidhur me numrin e të vrarëve, kurse kanë ushtruar dhunë të rëndë mbi të burgosurit dhe civilët.

Zeka thotë se nuk është e vërtetë që janë vrarë 14 luftëtarë shqiptarë nga grupi i armatosur, por janë vrarë gjithsej tre, kurse shtatë të tjerë janë emigrantë nga Lindja e Mesme, të cilët autoritetet maqedonase i kanë vrarë dhe gjymtuar për të pamundësuar identifikimin e tyre.

“Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska tha që janë 14 të vrarë, por sipas burimeve të sigurta në Kumanovë bëhet fjalë vetëm për tre shqiptarë të vrarë nga grupi i armatosur, kurse shtatë të tjerë janë refugjatë nga vendet e lindjes, mbase Sirisë që janë marrë dhe janë dërguar në Lagjen e Trimave, ku janë ekzekutuar e masakruar, sa që është e pamundur të identifikohen”, tha Zeka.

Ai ka konfirmuar se në luftime janë vrarë vetëm tre shqiptarë, Mirsad Ndreca, Beg Rizaj dhe Xhafer Zymberi.

Zeka më tej ka rrëfyer për torturat që u janë bërë të burgosurve.

“I burgosuri Beg Bajra është tepër i torturuar sikurse edhe të tjerët. Nga lëndimet që u janë shkaktuar në fytyrë ka qenë e pamundur të bëhet edhe identifikimi i identiteti i tyre në gjykatë…”, tha Zeka.

Ai tha Prokuroria maqedone u ka ofruar të burgosurve të nënshkruajnë deklarata që të pranojnë fajësinë për terrorizëm, me çka do të dënoheshin deri në 15 vjet burgim, në të kundërtën, u është thënë se ndaj tyre mund të ngritet padi edhe më e rëndë me çka rrezikojnë dënim të përjetshëm.

Gazetari Zeka thotë se policia maqedonase ka maltretuar edhe popullatën civile.

“Janë maltretuar edhe civilë të verbër, duke i detyruar të qëndrojnë me orë të tëra në këmbë duke i kërcënuar se do tu hedhin nitroglicerinë në sy. Një të riu, që ishte i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Lagjen e Trimave, nuk i ishte ofruar ndihma duke i thënë se plagën e kishte të vjetër”, tha Zeka, duke rrëfyer tmerret e pamjeve që kishte hasur në Lagjen e Trimave, pas tërheqjes së policisë maqedonase.kp

SHOQËRIA CIVILE NË MITROVICË – TË RISHQYRTOHET RIVARROSJA E ISA BOLETINIT

 

VOAL – MITROVICË – Organizatat e Shoqërisë Civile në Mitrovicë, shprehin mospajtimin e thellë ndajë vendimit të Këshillit Organizativ për rivarrosjen e eshtrave të Isa Botelitinit në Vlorë dhe jo në vendlindjen e tij në Boletin.

Ka kohe që Mitrovica, si institucionet e saj, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit janë duke bërë përgatitjet për ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të heroit Isa Boletini. Shpesh herë qytetarët kanë cenë të keqinformuar rreth kësaj ceremonie dhe gjithashtu shpesh herë me gjithë paralajmërimet për datat potenciale për rivarrim, kjo ceremoni është anuluar dhe është shtyrë pafundësisht. Me vendimin e fundit të Këshillit organizativ, grupet në fjalë dhe sidomos qytetarët e Mitrovicës kanë gjetur dëshpërimin dhe gjithashtu indinjatën e thellë që një gjë e tillë është ndërmarrë pa kurrfarë konsultimi paraprak me ta dhe pa asnjë arsye objektive.
Emri dhe vepra e heroit Isa Boletini përherë janë cilësuar si krenaria dhe shëmbëlltyra e qytetarëve jo vetëm Mitrovicas, por vendimi se eshtrat e tij duhet të rivarrosen në Vlorë dhe jo në Boletin konsiderojmë se është veprim jo i menduar mirë dhe gjithashtu i padrejtë ndaj vet heroit dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës dhe më gjerë.

Me anë të të kësaj deklarate,Shoqëria Civile e Mitrovicës përveç se kundërshton thellë vendimin e fundit të Këshillit Organizativ për rivarrosjen e eshtrave të Isa Botelitinit, por gjithashtu i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës konkretisht Këshillit në fjalë që të rishqyrtojë edhe njëherë vendimin e marrë.

SULEJMAN OSMANI – DONIM NJË REPUBLIKË SHQIPTARE BRENDA MAQEDONISË

 

VOAL – KUMANOVË – Sulejman Osmani i arratisur nga duart e Policisë së Maqedonisë pas ngjarjeve të Kumanovës në një rrëfim për RTK-në mohon spekulimet se grupi i armatosur ishte për qëllime materiale.

Osmani thotë se qëllimi i grupit është krijimi i shtetit shqiptar brenda Maqedonisë i njëjti model si Republika Serbe në Bosnjë.

Sipas tij grupi i luftëtarëve është më shumë se 2 mijë veta.

Osmani thotë se nuk janë dorëzuar në mungesë të municionit por se njëri nga shokët kishte folur me telefon dhe se I kishte thënë se në Lagjen e Trimave janë edhe përfaqësuesit e OSBE-së.

“Ne menduam se OSBE po na merr në dorë e jo policia. Po ta kishim ditur nuk do të ishin dorëzuar por do të qëndronin aty deri sa të vriteshin”, thotë Osmani.

Pas arrestimit ai ishte detyruar të tregonte vendin e fshehjes së armëve në Goshincë ku më pastaj ishte ikur maleve.

Osmani tregon se Mirsad Ndrecajn e ka parë të plagosur në momentin kur janë arrestuar por që nuk di më shumë se çka ka ndodhur me të.

PARTIA E FATMIR LIMAJT – LISTA SERBE DHE SERBIA NUK I KANË LEJUAR ESHTRAT E ISA BOLETINIT NË BOLETIN

VOAL – PRISHTINË – Partia e Fatmir Limajt Nisma për Kosovën ka reaguar në lidhje me vendimin që eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen në Vlorë e jo në Boletin siç ishte vendosur më herët.

“Duke pasur parasysh faktin se kjo çështje është negociuar me Listën serbe dhe rrjedhimisht edhe më Serbinë, atëherë është e qartë se Vlora nuk është zgjedhur si vendi për te nderuar Kolosin e Kryengritjeve Shqiptare për liri e pavarësi”, thuhet në komunikatë të Nismës.

Duke i ikur rivarrimit atje ku janë bërë të gjitha përgatitjet,Nisma këtë “tërheqje taktike” e shohin si vrasje të dytë të heroit, por tani edhe me bekimin e dy qeverive shqiptare të cilat këtë disfatë po përpiqen që të shesin si një vendim patriotik.

“Duke pasur parasysh ketë fakt Nisma për Kosovën kërkon që eshtrat e Isa Boletin të rivarrosen në Boletin të Mitrovicës, aty ku është përgatit kulla dhe varri i tij”, thuhet në komunikatën e Nismës.

KUMANOVA – KËTO JANË PROCEDURAT SE SI FAMILJARËT MUND T’I VIZITOJNË TË PARABURGOSURIT NË SHKUP

VOAL – SHKUP – Ambasada e Kosovës në Maqedoni, ka publikuar procedurat se si familjarët e të arrestuarve në Kumanovë mund t’i vizitojnë ata në qendrën e paraburgimit në Shkup.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Në lidhje me shtetasit e Kosovës, të cilët gjenden në paraburgim në Shkup, informohen familjarët se për të realizuar vizitat,(në bazë të Ligjit për Procedura Penale të nenit 178 të RM) duhet ndjekur procedura si në vijim:

• Familjari duhet paraqitet në Gjykatën Themelore 1 Shkup, në Shkup, ku do paraqes kërkesën për vizitë familjarit të paraburgosurit. Kjo mund të bëhet me apo pa avokat. Pas aprovimit të kërkesës, po atë ditë realizohet vizita;

• Datat e mundshme për vizitë janë: 19 dhe 20 maj, si dhe 3 dhe 4 qershor; përgjithësisht vizitat lejohen dy herë brenda muajit.

• Familjarët mund të sjellin veshmbathje, ushqim dhe barna çdo ditë pune, ato duhet dorëzuar tek porta e burgut. Ushqimi duhet të jetë i blerë brenda Maqedonisë dhe i shoqëruar me faturën fiskale;

• Gjykata Themelore Shkup 1 , në Shkup është afër ndërtesës së RTV të Maqedonisë; ndërsa Burgu i Shkupit gjendet në komunën e Shutkës.kp

KOSOVA PO I VERIFIKON SHTETASIT E PËRFSHIRË NË KUMANOVË

 

VOAL – PRISHTINË – Autoritetet e Kosovës tashmë posedojnë listën zyrtare me shtetasit e saj, të arrestuar në incidentin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.

Kjo listë u është dorëzuar nga autoritetet maqedonase dhe në të figurojnë 23 persona, bëjnë të ditur zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë autoritetet në Kosovë janë duke punuar për verifikimin e emrave që gjenden në listë.

“Lista është me 23 emra. Na kanë njoftuar neve se këta janë të arrestuar dhe qytetarë të Kosovës. Nuk janë të gjithë emrat të shkruar mirë dhe duhet të kujdesemi që të dihet saktësisht se për cilët persona bëhet fjalë. Tash ne jemi duke i verifikuar identitetet dhe normalisht, ambasada jonë të shkojë dhe të ofrojw asistencë, në përputhje me ligjin. Të premten ta kanë për t’i vizituar familjarët. Autoritetet maqedonase ua mundësojnë këtë, e jo ne”, tha Arifaj.

Ai ka shtuar se autoritetet maqedonase janë kërkuar nga autoritetet e Kosovës bashkëpunim edhe për identifikimin e personave që kanë qenë pjesëmarrës në incidentin e armatosur në Kumanovë.

“Ata kanë kërkuar shenjat e gishtave të 9 personave. Shenjat e gishtave i kanë kërkuar për t’i verifikuar se a janë qytetarë të Kosovës. Tash, ne nuk e dimë se a janë të të arrestuarve apo të viktimave. Ata i kanë kërkuar nëntë dhe ne ua kemi dërguar aq. Pra, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informatave ekziston”, thekson Arifaj.

Në anën tjetër, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, shef i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Republika e Kosovës, si vend sovran, ka obligim që të interesohet dhe përkujdeset për të gjithë shtetasit e vet, brenda dhe jashtë territorit të shtetit.

Sipas tij, kjo duhet të ndodhë edhe në rastin e shtetasve të Kosovës, të cilët janë arrestuar nga autoritetet maqedonase, në incidentin në Kumanovë.

“Në momentin kur ne kemi marrë një dokument ose një njoftim nga shteti fqinj, që shtetasit e Kosovës janë të implikuar në rrjedhat në Maqedoni, atëherë i përket shtetit që të interesohet deri në fund. Normalisht, duke respektuar procedurat e brendshme të Maqedonisë, që të interesohet për fatin e tyre”, theksoi profesor Hoti.

Ai ka shtuar se interesimi i shtetit të Kosovës nuk duhet të kufizohet vetëm për shtetasit e saj të arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë, por edhe për shtetasit e saj që eventualisht mund të jenë viktima në incidentin e Kumanovës.

Interesimi dhe veprimi i shtetit të Kosovës, sipas tij, nuk duhet të mungojw edhe në rastet kur familjet mund të kërkojnë të afërmit e tyre, që eventualisht mund të jenë të vrarë në incidentin e Kumanovës, të sillen për t’u varrosur në Kosovë.

“Për të gjallë apo të vdekur, shteti i pavarur ka obligim ndaj qytetarëve të vet. Në këtë drejtim, përmes mekanizmave që ka në dispozicion, përmes konsullatës , duhet të interesohet, së pari në kuptimin zyrtar, si shtet, e po ashtu, përmes konsullatës do të duhej të procedoheshin të gjitha kërkesat që eventualisht familjet e personave, të implikuar në konfliktin në Maqedoni, do të kishin. Me fjalë të tjera, këto janë rrugë zyrtare dhe nuk guxojnë të mbyllen. Historia nuk njeh raste kur ato kanë qenë të mbyllura”, shprehet Hoti.

Hoti thotë se autoritetet e Kosovës, kanë të drejtë dhe duhet ta shfrytëzojnë të drejtën që të kërkojnë nga autoritetet e Maqedonisë që të hedhin dritë mbi gjithë ngjarjen që ka ndodhur në Kumanovë.

E kundërta, siç tha ai, “nuk do të kishte kuptim”.

Sipas tij, në qoftë se një apo më shumë shtetas të Republikës së Kosovës janë vrarë në Maqedoni, është obligim i shtetit maqedonas që të japë raport të detajuar për mënyrën se si janë vrarë ata. rel

ANALISTËT AMERIKANË – INCIDENTI NË KUMANOVË KËRCËNIM NDAJ SIGURISË NË RAJON

VOAL – UASHINGTON – Përleshjet e javës së kaluar në Kumanovë të Maqedonisë janë kërcënimi më i madh ndaj sigurisë në Ballkan në katërmbëdhjetë vite, thonë analistët. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, analistët Edward Joseph, Marko Prelec dhe Daniel Serwer thanë se duhet të ketë një hetim të plotë të ngjarjeve të fundit në Maqedoni.

Drejtori i Institutit të Çështjeve Botërore, Edward Joseph thotë se përleshjet me armë në Kumanovë janë kërcënimi më i madh i sigurisë në Ballkan që nga përfundimi i konfliktit në Maqedoni para 14 viteve. Zoti Edwards thekson se transparenca në hetimin e incidentit është në interesin e qeverisë maqedonase.

“Nëse qeveria ka informacione mbi atë që ka ndodhur, ajo duhet t’i publikojë ato për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike, maqedonasit, shqiptarët. Qeveria duhet t’i bëjë të disponueshme informacionet dhe t’i ndajë ato me komunitetin ndërkombëtar. Publikimi i plotë dhe më transparent i informacioneve është në interesin e qeverisë. Ky ka qenë një konfrontim shumë serioz ku 22 njerëz u vranë në një betejë me armë në Kumanovë. Katërmbëdhjetë vite pas përfundimit të konfliktit, kjo është një ngjarje shumë serioze dhe qeveria duhet t’i bëjë të qarta dhe t’i publikojë të gjitha informacionet që i ka në lidhje me këtë”.

Edhe drejtori i Grupit të Studimit të Politikave në Ballkan, Marko Prelec është dakord se incidenti me armë në Kumanovë është një kërcënim për qëndrueshmërinë e Maqedonisë dhe rajonit.

“Është një tragjedi dhe ndoshta kërcënimi më serioz ndaj qëndrueshmërisë së Ballkanit në shumë vite, që nga përfundimi i krizës së fundit në Maqedoni para 14 viteve”.

Por, zoti Prelec thotë se reagimi i qytetarëve maqedonas dhe komuniteti shqiptar ka qenë pozitiv, duke reaguar me qetësi ndaj konfliktit dhe dhunës në Kumanovë.

“Ana e mirë e kësaj është se shoqëria maqedonase, komuniteti shqiptar dhe ai maqedonas, duket se janë maturuar. Askush nuk duket se ka oreks për përshkallëzimin e kësaj situate”.

Ndërsa, profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se është detyrë e forcave të sigurisë që të arrestojnë njerëz të armatosur që kanë për synim destabilizimin e vendit.​

“Kur njerëzit me uniforma ushtarake dhe armë futen në Maqedoni me siç duket një përpjekje për kryengritje, reagimi i forcave të sigurisë ndaj tyre është i drejtë. Mua më vjenë keq që tetë policë janë vrarë, por duket se forcat e policisë në Maqedoni bënë atë që duhej dhe njerëzit janë dakort rreth kësaj”.

Megjithatë, drejtori i Grupit të Studimit të Politikave në Ballkan, Marko Prelec thotë se tani është e nevojshme që të ketë një hetim të menjëhershëm dhe transparent të ngjarjes nga qeveria maqedonase me pjesëmarrjen e miqve të tyre ndërkombëtar. Ai thotë se incidenti në Kumanovë dhe skandali i përgjimeve kanë bërë që njerëzit të humbin besimin tek institucionet e vendit, kështu që për uljen e tensioneve ndryshimet në qeveri mund të jenë të nevojshme.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është që të arrihet në një situatë ku njerëzit kanë besim në institucionet e tyre dhe sundimin e ligjit. Mendoj se një ndryshim në qeveri është i pashmangshëm dhe në fakt tani po ndodh dhe ka shumë të ngjarë që të zgjerohet”.

Analistët thonë se pavarësisht incidenteve të fundit, Maqedonia është një shtet demokratik dhe duhet t’i zgjidhë në mënyrë demokratike problemet në vend përfshirë hetimin e plotë dhe transparent të incidentit në Kumanovë dhe skandalin e përgjimeve.

SADULLA DURAKU – ALI AHMETI MË DËRGOI NË KOSOVË TË BISEDOJ ME KOMANDANT SOKOLIN, KY MË THA: NUK JAM NË KUMANOVË

VOAL – KUMANOVË – Pak ditë para se të ndodhte përplasja në Kumanovë, me porosi të Ali Ahmetit, Sadulla Duraku, kryetar i komunës Lukovë, ka takuar në Kosovë Sami Ukshinin, e njohur si Komandant Sokoli për të mësuar se cili është motive që duan të hyjnë në Maqedoni.

Në një intervistë për Ballkan Magazinë, për gazetaren Linda Karadaku, Duraku thotë se takimi ishte bërë në Kosovë dhe komandant Sokoli kishte mohuar që kishte lidhje me ngjarjen.

“Më ka dërguar Ali Ahmeti të takohem dhe më ka kërkuar të mësoj motivin. Sami Ukshinin e kam takuar në Kosovë dhe nuk e kam kuptuar motivin por ai më ka thënë që nuk jam atje,” tha Duraku.

Komandant Sokoli është njëri prej të arrestuarve si pjesëtarëve të grupit të armatosur të cilën policia maqedonase arrestoi në Kumanovë.

Kryetari i komunës Lukovë shton se edhe Shqipëria duhet të shpjegojë motivin pse shqiptari nga Shqipëria ndodhej në Kumanovë.

Për Durakun ngjarja e ndodhur në Kumanovë nuk do të shkaktojë konflikt etnik pasi për herë të parë shumë banorë që janë serbë në Kumanovë i kanë ardhur në ndihmë shqiptarëve të lagjes së Trimave, banesat e të cilave u shkatërruan gjatë operacionit policor.

Duraku e quan të panjohur dhe të pakuptimtë ajo që ndodhi për dy ditë në Kumanovë, por shton se deri tani nuk ka të dhëna për viktima mes civilëve.

“Ka qenë e panjohur dhe pakupimtë ajo që ndodhi. Popullata është e shqetësuar por falë zotit ,ne për momentin nuk kemi të dhëna që kanë vrarë civil por vetëm për dëme materiale në Kumanovë. Banorët janë të shqetësuar por falemi që nuk kemi të vrarë.

Përveç të vrarëve që janë 8 policë dhe jo zyrtarisht nga grupi I armatosur janë të vrarë 12- 14 vetë, nga popullata civile nuk kemi viktima.

Nuk ka ardhur askush të na thotë që familjarët e tyre janë vrarë përveç disa familjeve të afërmit e të cilëve janë të shoqëruar në polici deri në momentin e sqarimit të rrethanave.” Oranews.tv

KU ESHTE SOT LUFTA MEDIATIKE? – Nga MEJREME AZEMI

Qe nga fundi vitet 80 dhe deri në fund të jetes së tij, bashkeshorti, Diplomati dhe Veprimtari GANI AZEMI, zhvilloi në Bruksel një luftë mediatike të nivelit të lartë në sherbim të Kosoves  e të shqiptarisë dhe kunder propagandes serbe.
Ganiu kuptoi shumë herët se ne jetojmë në epokën e informacionit. Ai organizoi konferenca të rregullta për shtyp , dha shumë intervista , botoi artikuj në shtypin frengjishtfoles, intervenoi në debate televizive, publikoi revisten “La Revue de Kosova” dhe librin “Leter fshinjit tim serb”, organizoi një ekspozitë rreth vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës në Parlamentin Evropian…

Puna e tij ishte e fokusuar në të drejtat e njeriut dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje , dy vlera të shenjta në demokraci.

Falë njohurive të tij të thella për kulturën shqiptare dhe mentalitetin evropian,  sinqeritetin dhe karizmin të tij, veprimi i Gani Azemit ka pasur një ndikim të madh në media dhe opinionin publik në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës, sepse Brukseli është qyteti i dytë në botë ku ka më shumë gazetarë pas Uashingtoni.

Më kujtohet se pas një debati me ambasadorin e jugosllavisë në RTBF (televizionin kombetare të Begjikes frengjishtfolese), shumë belg të panjohur e përgëzuan Ganiun për guximin e tij , në rrugë, në tramvaj apo në dyqane…

Sot , edhe pas asaj çfarë ka ndodhur nė Kumanovė, vështirë se dëgjohet zëri i shqiptarëve në mediat evropiane.

Të mos harrojmë se lufta për pavarësinë e Kosovës u fitua se pari në fushën mediatike dhe diplomatike dhe pastaj në fushën ushtarake.

Duke shperndare deklaratatat e qeverisë së Shkupit për çfare ndodhi në Kumanovë, agjencitë ndërkombëtare tê shtypit kanë shperndarë në të gjitha mediat versionin se ” terroristët kishin ardhur nga një vend i huaj (Kosovë )”. Një version që dëmton imazhin e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Dhe kjo ndodhi vetem pak dite pasi Komisioni Evropian miratoi marrëveshjen e stabilizim asocimit me Kosovën. Një marrëveshje qe është hapja e portës për ngjitjen e shkallëve të integrimit europian për Kosovën.

Prandaj, KUJDES, nuk duhet lënë pas dore luftën mediatike se ajo ka një rëndësi vendimtare.

ÇUN LAJÇI POEZI PËR KOMANDATIN BEG RIZA

Çun Lajçi me poezi për komandantin Beg Riza

Për rënien e komandantit Beg Rizaj në Lagjen e Trimave në Kumanovë Aktori i shquar Çun Lajçi ka kushtuar një poezi, që ia ka dedikuar Begut.

Lajçi këtë poezi e ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

Ja vargjet e tij:

Rrjedhë lumi
( Beg Rizes)
Mi ktheni rrugët andej
Lumin ma leni të rrjedhë
Zemrës sime pa dallgë,
Ëndërrat e bardha ua le
Juve që ëndërroni lule.
Dallandyshet nëse ikin
Foletë mos ua prishni.
Ju mjaftojnë mbase dy gur
Tri dërrasa e një grusht Dhé
Të ma bëni një shtëpi!

Komentet

SERBIA ËSHTË PARTNERJA KRYESORE EKONOMIKE E KOSOVËS

VOAL – PRISHTINË – Shteti i Serbisë mbetet partneri kryesor në tregun e Kosovës. Produkte të prodhuara në këtë shtet, has në çdo vitrinë të dyqaneve apo qendrave të mëdha tregtare në Kosovë.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhë me produktet “Made in Kosova” në shtetin fqinj, në Serbi.

Megjithatë, ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se pavarësisht problemeve politike Kosovë – Serbi, në aspektin ekonomik këto dy shtete kanë marrëdhënie të mira tregtare, por që bashkëpunimi është në favor të ekonomisë së Serbisë.

Sipas raportit “ Statistikat e Tregtisë së Jashtme” publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për muajin mars të këtij viti, thuhet se përqindja më e madhe e importit për këtë periudhë ka qenë nga Serbia me 15.3 për qind, kurse Kosova ka arritur të eksportojë në territorin e këtij shteti vetëm 5.6 për qind.

Ndërkaq, sipas shifrave zyrtare në vitin 2013, importi i produkteve të Serbisë në Kosovë ka qenë mbi 285 milionë euro, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në Serbi mbi 14 milionë euro.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërkaq shprehen se bashkëpunimi ekonomik është vulë për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se “vetë prania e numrit të madh të prodhimeve të Serbisë në Kosovë është dëshmia më e mirë se bashkëpunimi në mes këtyre dy shteteve, në aspektin ekonomik është mjaft dinamik dhe në këtë drejtim ka avancime”.

“Në fund të fundit, në Bruksel mund të arrihen marrëveshje të shumta të natyrës politike, por asnjë marrëveshje politike nuk mund të ketë qëndrueshmërinë, zbatueshmërinënëse, nëse nuk e ka vulën ekonomike”.

“Prandaj edhe në raportet Kosovë – Serbi bashkëpunimi ekonomik dhe vula e qëndrueshmërisë ekonomike duhet të jetë mjaft e rëndësishme dhe prioritare“, tha Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se në këtë drejtim shqetësuese mbetet fakti se shoqëria kosovare shumë më tepër është e orientuar për të importuar nga Serbia se sa për të eksportuar.

Për këtë ai kërkon nga autoritetet kompetente që të përkrahin sektorin privat, konkretisht industrinë e prodhimit.

Edhe Flamur Keqa, ekspert për çështje ekonomike, thekson se marrëdhëniet ekonomike në mes të këtyre dy shteteve janë në nivelin e duhur, por këto marrëdhënie janë të pabarabarta.

Kjo sipas tij, ndodh pasi shteti i Serbisë ka një ekonomi dhe prodhim të zhvilluar karshi Republikës se Kosovës, që ka një ekonomi dhe industri të prodhimit të pazhvilluar.

“Nëse i shohim këto elemente, vërejmë se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë ka qenë në favor të ekonomisë së Serbisë. Përkundër asaj se fuqia ekonomike e Serbisë ka sunduar mbi fuqinë ekonomike të brishtë të Kosovës, megjithatë ka vendosur edhe barriera shtesë në lëvizjen e lirë të mallrave të Kosovës në Serbi“, tha Keqa

Ndryshe, javën e kaluar Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), e kanë vizituar përfaqësues të Odës Ekonomike të Serbisë, me ç’rast është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që një zyrtar nga OEK-u të jetë në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe anasjelltas.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, konsideron se ekonomia bashkon popujt e ndarë dhe me këtë bashkëpunim Kosova si shtet promovon dialogun, partneritetin dhe bashkëpunim ekonomik rajonal.

“Pikërisht ekonomia ka qenë ajo që ka afruar Evropën e ndarë nga Lufta e Dytë Botërore. Prandaj ne nuk bëjmë as më pak as më shumë se çfarë ka bërë Evropa në vitin 1957-58, me Traktatin e Romës. Duhet të jipet mundësia e bashkëpunimit ekonomik jo vetëm në forma klasike, por në forma të avancuara, që ne bashkërisht të jemi aktivë edhe në shërbime edhe me tregti me vendet e treta dhe më gjerë”.

“Serbia i ka dy marrëveshje strategjike të tregtisë së lirë, është partnere shumë e denjë e Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha ka lidhje shumë të mira me shtetet e ish Bashkimit Sovjetik. Pse mos të shfrytëzohet një gjë e tillë?”

Sidoqoftë edhe në aspektin ekonomik në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, ka pasur probleme.

Pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës, për tri vjet radhazi Serbia nuk kishte lejuar produktet kosovare të hyjnë në tregun e saj.

Kurse në vitin 2011, si masë reciprociteti autoritetet kosovare kishin bllokuar produktet e Serbisë. rel

16 VJETORI I MASAKRËS SË QYSHKUT

 

Masakra e Qyshkut ka ndodhur më 14 maj 1999. Në këtë masakër u vranë e u masakruan 44 meshkuj.

Kjo masakër ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar i ashtuquajtur “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd.

Në fshatin Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete – kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur.

Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë.

KRYEMINISTRI GJUKANOVIQ TA KTHEJË KOBUREN E ISA BOLETINIT – Nga NEXHMEDIN SPAHIU

 

Qeveria e Kosovës ka rastin ideal që ta ftojë kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit, me çka kjo ceremoni do të bëhej kuptimplote dhe me përmasa ballkanike

Edhe një muaj na ndanë nga rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit. 10 qershori – dita e Lidhjes së Parë të Prizrenit, pra dita që duhej të ishte festë kryesore kombëtare në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë, është caktuar si datë për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftetarëve të tij që u vranë në Podgoricë, me 23 janar 1916, nga ushtria malazeze.

Më 1998, LDK-ja e Ibrahim Rugovës, e informuar se varrezat muslimane të Podgoricës do të rrafshohen me tokë dhe se në vend të tyre do të ndërtohen blloqe ndërtesash banimi, vendosi që të organizohet dhe tinëz të sjellë në Mitrovicë eshtrat e Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij. 17 vite ato qëndruan në thasë për shkakun e vetëm se familjarët e Isës donin që rivarrimi të bëhej me ceremoni ushtarake.

Meqë fshati Boletin, vendlindja e Isa Boletinit, ndodhet në Veri të Kosovës, institucioneve të Kosovës, 17 vite me radhë nuk u mbajti që të bëjnë një gjë të tillë, perderisa autori i këtyre rreshtave i bindi familjarët se mosprezenca e ushtarakëve nuk e zbeh aspak këtë ceremoni.

Qeveria e Kosovës dhe kryetari i Mitrovicës kanë paraparë një skenar të shëtitjes së këtyre eshtrave me itinerar: Vlorë – Tiranë – Prizren – Prishtinë – Mitrovicë – Boletin.
Ky skenar, që ngjan me shëtitjen e eshtrave të Car Llazarit, mëton që të zhvillojë një folk-patriotizëm.

Motivi i këtij shkrimi nuk ka për qëllim ta zvogëlojë këtë entuziazëm, por thjesht, që këtë ngjarje ta vërë në funksion të nevojave patriotike të kësaj kohe.
Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në vendlindjen e tij në veri të Kosovës ka shumë simbolizëm në kohën kur bisedimet në Bruksel po e bëjnë veriun e Kosovës “de facto” Serbi e “de jure” Kosovë.
Pjesëmarrja në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit e presidentes dhe e kryeministrit të Kosovës dhe e presidentit dhe e kryeministrit të Shqipërisë i jep dimension akoma më politik kësaj ngjarjeje.

Në shikim të parë kjo duket një krekosje para serbëve. Por, në fakt, figura e Isa Boletinit, me merita të mëdha në historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, merita këto që u shumëfishuan edhe nga djemtë e tij, nuk lë shumë hapësirë për krekosje para serbëve.
E para, është se ai nuk luftoi kundër serbëve, e çfarë është akoma më dëshpëruese ai bashkëpunoi me serbët dhe ne fund u vra nga serbët.

Ushtari që e vrau Isa Boletinin i mori koburën si trofe dhe ajo qëndron akoma në familjen e Gjillasve si shenjë triumfi. Djali i atij që e vrau Isa Boletinin, Milovan Gjillas, u bë njëri nga udhëheqësit e Jugosllavisë komuniste, shok i ngushtë i Josip Broz Titos dhe më vonë edhe kundërshtar politik i tij. Milovan Gjillasi, pra, mburrej me krenari se baba i tij e ka vrarë nacionalistin shqiptar Isa Boletini.
Në Mal të Zi, është një traditë që kur familja e të vramit dhe vrasësit pajtohen, vrasësi i kthen familjes së të vramit armën e grabitur.
Tani Mali i Zi dhe Kosova nuk janë vende armike si dikur. Mali i Zi tregoi miqësi me Kosovën që në kohën bombardimeve të NATO-s kur strehoi dhjetëra e mijëra shqiptarë të Kosovës.

Miqësine e tij Mali i Zi e dëshmoi edhe me rastin kur njohu pavarësinë Kosovës, duke u bërë kështu një nga tri vendet e vetme ortodokse që e ka njohur Kosovën.
Qeveria e Kosovës ka rastin ideal që ta ftojë kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit, dhe ai në emër të Malit të Zi t’u dorëzojë autoriteteve kosovare koburën e Isa Boletinit.

Ky akt pajtimi formal mes Kosovës e Malit të Zi në veri të Kosovës i jep vulë veriut të Kosovës si pjesë integrale e Kosovës.
Natyrisht, prezenca e kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviq, në këtë ceremoni e bën atë kuptimplote dhe me përmasa ballkanike. Njëkohësisht e bën që në vend se ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit të shoqërohet me nacionalizëm folklorik e primitiv, të marrë karakter ndërkombëtar dhe në mënyrë shumë të qytetëruar e legjitimon veriun e Kosovës si pjesë të Kosovës.

Përkujtim – MARIAN TUNAJ – VEPRIMTAR I SHQUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS

VOAL – Marjan Tunaj, i lindur ne fshatin Sellograzhde te Suharekes, ishte djali i vogel i Ndue Smalit. Kushtet ekonomike ishin te renda per Marjanin te vijonte shkollen. Ai gjeti zgjedhjen duke u regjistruare ne Fakultetin Teologjik ne Zagreb, dhe duke u mbeshtetur materialisht nga bursat e famullise se Velezhes kreu studimet ne teologji dhe filozofi.

Situata politike e detyroi te largohet nga RSFJ dhe te vendoset ne Achen te Gjermanisë, ku vazhdoi luften per liri te Kosoves.

Në vitin 1990, pas shtrirjes dhe strukturimit të LDK-së me degë e nëndegë në gjithë Kosovë, kryesia e LDK-së gjegjësisht kryetari historik i saj Ibrahim Rugova bashke me Marjan Tunajn, marrin vendim që kjo parti të formohet edhe në shtetet perëndimore, pasi me pare egzistonin edhe parti te tjera politike shqiptare.

Me këtë rast si përgjegjës për formimin e Degëve të LDK-së në Evropë, SHBA, Australi e gjetiu, është caktuar anëtari i kryesisë qëndrore të LDK-së Ali Aliu.

Adresa e parë e Ali Aliut në perëndim ishte ne Gjermani te Marjan Tunaj.

Pas disa kontakteve dhe konsultimeve paraprake me mërgimtarët tanë në Gjermani, formon një këshill nismëtar për themlimin e LDK-së në Gjermani. Ky këshill ndërkohë pasi i bënë përgatitjet e nevojshme, më 1 shtator 1990, në Frankfurt mban Kuvendin e parë të LDK-së për Gjermani, ku për kryetar do të zgjidhet Hafiz Gagica.

Qëllimi parësor për formimin e LDK-së në Gjermani ishte çështja e internacionalizimit te çeshtjes kombtare. Marjan Tunaj kishte miqesi me Hans Ditri Gensher, Klaus Kinke, dhe Helmut Kol.

LDK mblodhi edhe grumbulloi para nga mërgimtarët tanë. Qysh në kuvendin nismëtar të Frankfurtit u hodhën bazat për hapjen e një fondi në qytetin Achen, që shumë shpejt do të njihet si ”Fond i Achenit”. Në të vërtetë ky fond më 8 tetor 1990 u zyrtarizua edhe pranë autoriteteve gjermane si “Fond humanitar për Kosovën”, dhe përgjegjës të këtij fondi u caktuan Marjan Tunaj e të tjerë.

Fondi i Achenit ishte themeluar për qëllime humanitare, (për t´i ndihmuar, punëtorët e larguar me dhunë nga puna si dhe një armatë të tërë nevojtarësh në Kosovë). Drejtuesi i tij Marjan Tunaj shumë shpejt e specifikoi destinimin e këtyre mjeteve, vetëm per luften e popullit per liri dhe pavarësi si dhe për nevojat financiare të kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova.

Marjan Tunaj, si profesor i nderuar ne Gjermani, miqesinë me Klaus Kinkelin, Genscherin, dhe Helmut Kolin, e shfrytëzoi në përkrahje të çështjes kombëtare, duke u shquar kontributin e tij sidomos gjate luftes se Kosoves.

Fatkeqesisht Marjan Tunaj u deshpërua shumë nga klasa politike pas luftes, dhe ne heshtje u largua nga politika kosovare.

RAMUSH HARADINAJ – RAJONI RREZIKOHET NGA QEVERITË KRIMINALE DHE TË KORRUPTUARA

VOAL – PRISHTINË – Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në një shkrim të postuar në Facebook ka thënë se Aleanca distancohet nga dhuna por ka potencuar se rreziku I vetëm që ka rajoni janë qeveritë e kriminalizuara.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Ngjarjet në Kumanovë tregojnë se rajoni nuk është i rrezikuar nga “patriotët etnikë”, por nga qeveritë e korruptuara dhe të kriminalizuara të këtij rajoni.

Lëvizjet për ndryshim këto qeveri nuk do të mund t’i ngulfasin duke përdorur dhunën apo konfliktet e paqena ndëretnike.

Ne si Aleancë distancohemi nga dhuna dhe nga çdo formë e zgjidhjes së problemeve në çfarëdo forme të dhunshme, por edhe njëherë potencojmë se i vetmi rrezik që ka rajoni, qëndron tek qeveritë e kriminalizuara dhe të korruptuara.

PËRDREDHJET E BLERIM SHALËS – TASH NËN HETIME

VOAL – Agjencia e Kosovës Kundër korrupsionit ka hapur rast ndaj deputetit të pavarur Blerim Shala, nën dyshimet për konflikt interesi.Hetimet ndaj Shalës janë hapur pak ditë pasi ai në cilësinë e deputetit është emëruar koordinator i ekipit qeveritar të dialogut politik që zhvillohet në Bruksel, i cili për synim ka normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.Me Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht me nenin 72-të të saj thuhet se: Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj.Hapjen e rastit ndaj Shalës e ka konfirmuar Hasan Preteni, drejtor i AKK-së.

Ai ka thënë se procedura është e mbyllur për publikun dhe se vendimi përfundimtarë do të bëhet i ditur për opinionin.

Blerim Shala, ishte larguar nga AAK-ja për t’iu bashkuar Qeverisë Mustafa- Thaçi dhe momentalisht është deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovë.

ESHTRAT E ISA BOLETINIT RIVARROSEN NË VLORË MË 10 QERSHOR

VOAL – Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar, ka njoftuar se eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletini, do të rivarrosen në Vlorë, më 10 qershor.“Isa Boletini, me propozimin e të dyja qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar, Isa Boletini dhe familjareve te bashkëluftëtarëve te tij prezent në takim, u vendosë që: eshtrat e Heroit Kombëtarë Isa Boletini dhe të bashkëluftëtarëve të tij të kohës do të rivarrosen në Vlorë, me 10 qershor 2015”, thuhet në njoftim.Më tej shtohet se Këshilli Organizativ do të vazhdojë punën në përgatitjet e ceremonisë së rivarrimit sipas agjendës së mëparshme.

Zyrtare: Eshtrat e Isa Boletinit rivarrosen në Vlorë, më 10 qershor

MESAZHI I LUFTËTARIT: MOTËR ME SIGURI DO TË VRITEM, M’U KANË VRA SHUMË SHOKË! NUK KEMI ASNJË PLUMB! NA TRADHËTUAN!

VOAL – Është trishtues dhe rrëqethës rrëfimi i fundit nëpërmjet telefonit i njërit prej luftëtarëve që me siguri ka mbetur i vrarë në luftimet në Kumanovë. Biseda rrëqethëse këputet pas pak, asnjë shenjë më dhe asnjë gjurmë… vetëm të shtënat e fundit dëgjohen. Ai i lë amanet motrës ngushëllimin për nënën.
“Me siguri do të vritemi! Nuk na ka mbetur asnjë plumb, mu kanë vrarë shumë shokë, po të kishim municion akoma do luftonim, … edhe këtë vend të trimave do ta mbushnim me varre të tyre. Na tradhtuan motër, por mos më qani e kemi pagur veten.
Mos e le nanën të mërzitet së baba është ma i fortë”.
Dhe këtu merr fund gjithçka, ndihen të shtënat!/ BS

MPB KONFIRMON: MIRSAD NDRECAJ DHE BEG RIZAJ NË MESIN E TË VRARËVE

VOAL -​ SHKUP -Ministria e Brendshme ka konfirmuar zyrtarisht se trupat e Mirsad Ndrecajt, i njohur si komandant NATO dhe Beg Rizajt, komandant Begu janë në mesin e të vrarëve në aksionin policor të Kumanovës. Identiteti i tyre ishte vërtetuar në bashkëpunim me Byronë e Interpolit në Shkup.Siç njoftoi dje Alsat-M, nga Ministria e Brendshme sot kanë konfirmuar se tek Ndrecaj janë gjetur edhe dokumentet e tij të identitetit. Policia thotë se është e sigurt edhe për identitetin e një tjetër të vrari, i cili është shtetas i Maqedonisë.

“Deri tani është konfirmuar pozitivisht identiteti i Mirsad Ndrecajt, i lindur më 17.06.1979, nga Kosova i ashtuquajtur Komandant NATO për të cilin kishte dyshime se është një nga udhëheqësit e grupit të armatosur. Arriti konfirmimi pozitiv për identitetin e Beg Rizajt i lindur më 25.12.1977, nga Kosova i njohur si komandant Begu. Nga të vrarët, është konfirmuar identiteti i Nusret Kaloshit i lindur më 18.04.1975, shtetas i Maqedonisë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Në njoftimin publik nga MPB-ja shkruhet se vazhdon identifikimi edhe i trupave tjerë të gjetur. Fillimisht, u raportua se janë gjetur gjithsej 14. Por burime të sigurta policore thonë se ai ishte numër nga terreni, dhe se ka variacione të mundshme të vogla në numrin përfundimtar. Nga burime të tjera spekulojnë se ka mundësi që numri i viktimave në të vërtetë të jetë 10.

Zyrtarisht, Ministria e Brendshme nuk bëri komente mbi këtë çështje. Përveç se është konfirmuar identiteti i Ndrecajt dhe Rizajt, nga MPB-ja thonë se vazhdon identifikimi edhe i 30 të arrestuarve të tjerë. Zyrtarisht, ajo që mund të shihet nga fotografitë e djeshme të aksionit, u konfirmua se në polici është Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli.

Alsat M, që dje njoftoi se përveç Sokolit, MPB-ja në Kumanovë ka arrestuar edhe Muhamed Krasniqin i njohur si komandant Malisheva dhe komandant Junikun, Demë Shehun. Deri tani, policia nuk e ka konfirmuar lajmin, për shkak se sipas informatave jozyrtare, Malisheva dhe Juniku kanë dhënë identitet të rremë, dhe ende pritet konfirmim përfundimtar.

Siç raportuam edhe dje, është thuajse e sigurt se të pesë personat që janë konsideruar si udhëheqës të grupit të Kumanovës, të gjallë ose të vdekur, janë në duart e policisë.


Send this to a friend