VOAL

VOAL

Shpend Balija: Investitorët ka rrezik të ikin nga Kosova

“Mungesa e qasjes serioze ndaj investitorëve të huaj të cilët e kanë shtrirë kapitalin e tyre në Kosovë ka rrezik largimin e tyre nga vendi ynë. Largimi i këtyre investitorëve do ta degradojë edhe më tutje nivelin e rritjes ekonomike që Kosova e ka pasur deri tani”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Shpend Balija.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Balija, autoritetet në Kosovë në fokus kanë tërheqjen e investitorëve të huaj, por çfarë është duke bërë qeveria për të mbajtur këta investitorë që tani më e kanë të shtrirë kapitalin e tyre në Kosovë?

Shpend Balija: Ekziston çdo herë një diskutim i imagjinuar në kuptimin se flasin për investitorë potencial, t’i joshin investitorët e huaj, mirëpo këtu në vendin tonë kemi kompani shumë serioze, shumë kredibile, të cilat kanë sjellë me qindra miliona euro kapital dhe gjithashtu punësojnë mijëra njerëz e të cilat po ballafaqohen me probleme shumë të mëdha.

Kërkesat e tyre ne po mundohemi përmes Këshillit të Investitorëve Evropian t’i adresojmë te qeveria dhe të jemi më afër qeverisë që të bashkëpunojmë dhe t’i kalojmë këto sfida.

Por, sa e kam vërejtur unë deri më tani, nuk ka një qasje serioze të qeverisë për investitorët aktual që janë në Kosovë. Ata po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme dhe askush nuk i dëgjon problemet e tyre. Në deklaratat e krerëve të institucioneve të Kosovës ka interes që të joshin investitorët e huaj, por ambasadori më i mirë që mund të dërgojë një mesazh pozitiv janë kompanitë që janë këtu duke operuar tani e sa vite.

Nëse ato janë profitabile dhe kanë sukses, atëherë edhe investitorët tjerë do të vinë në Kosovë të investojnë.

Radio Evropa e Lirë: Mosinteresimi i Qeverisë së Kosovës në njëfarë mënyrë për investitorët e huaj që tani janë në Kosovë, a mund të ndikojë që këto kompani të largohen nga Kosova?

Shpend Balija: Sigurisht kjo do të ndikojë dhe është një pikë e rëndësishme që e cekët, për shkak se largimi i këtyre investitorëve e degradon më tutje nivelin e rritjes ekonomike që e kemi pasur, një rritje pozitive, por megjithatë Kosovës i duhet një rritje ekonomike shumë më e madhe.

Sipas Bankës Botërore ne kemi nevojë për rritje dyshifrore për disa vite, vetëm të jemi të barabartë me vendet e rajonit. Prandaj një rritje dy apo tre për qind nuk i mjafton Kosovës, dhe kompanitë vendore nuk mund ta zhvillojnë vendin pa investimet e huaja kapitale të cilat vinë nga vendet tjera, prandaj largimi i tyre është mjaft shqetësues.

Mendoj se ministritë relevante, trupat rregullativ dhe organizatat tjera nuk janë të koordinuara mes vete. Nëse Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thotë që kemi rënie të investimeve të huaja dhe po dëshirojmë t’i joshim investitorët, atëherë Ministria e Financave çfarë po bën që t’ju krijojë kushte investitorëve këtu?

Tani kemi pakon fiskale që do të hyjë në fuqi, ndoshta në këtë vit apo vitin tjetër dhe problemi ekziston që një rritje e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar prej 16 përqind në 18 përqind dhe një zbritje e TVSH-së për disa produkte bazë në 8 për qind nuk krijon kushte të favorshme për bizneset.

Radio Evropa e Lirë: Cilët janë ata investitorë evropian që tani janë në Kosovë?

Shpend Balija: Investitorët që ne i përfaqësojmë si Këshill i Investitorëve Evropian, janë kompani shumë kredibile si IPKO, Pro Credit Bank, NLB, Raiffeisen Bank, kompani tjera që merren me prodhim si Ferronikel, Sharrcem, kompani të sigurimeve, kompani farmaceutike nga Zvicra, kompani të shërbimeve financiare.

Të gjitha këto kompani dhe shumë të tjera janë të përfshira në Këshillin e Investitorëve Evropian. Kjo është një platformë ku Qeveria përmes nesh mundet ta dëgjojë zërin e këtyre investitorëve.

Radio Evropa e Lirë: Shihet qartë se investimet e huaja në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë viteve të fundit, nga afër 500 milion euro sa kanë qenë në vitin 2007 në afër 200 milion euro në vitin 2014. Ku po qëndron problemi?

Shpend Balija: Sfidat kryesore të cilat çdo herë theksohen, siç është mungesa e sundimit të ligjit, mosefikasiteti i gjykatave në trajtimin e lëndëve ekonomike, korrupsioni, janë natyrisht probleme.

Por, unë do ta potencoj se përkundrazi këtyre problemeve Kosova mund të zhvillohet. Në asnjë shtet nuk ka pasur ndalje të korrupsionit të menjëhershëm, por çka është e rëndësishme, institucionet qeveritare, agjencitë dhe mekanizmat e pavarura të jenë të koordinuara.

Politikat fiskale duhet të jenë stimuluese në kuptimin ta nxisin prodhimin, ta nxisin zhvillimin e këtyre kompanive dhe ato pastaj do të paguajnë tatim në të ardhurat e tyre, por mos t’i tatojmë fillimisht, kur ata kanë kosto të mëdha të investimit.

Unë i bëj apel qeverisë dhe ministrive në përgjithësi, të jenë të koordinuara në mënyrë që të mbrojmë investitorët që i kemi dhe t’u krijojmë ambient afarist të favorshëm.

Radio Evropa e Lirë – Lokacioni “problematik” i varrezave katolike në Llapushnik

Punimet për rrethimin e një vendi për varreza të komunitetit të besimit katolik në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit janë pezulluar, pas reagimeve të disa banorëve të kësaj ane.

Në ketë fshat, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, janë afërsisht 20 shtëpi me mbi 50 banorë që i takojnë komunitetit katolik.

Ky komunitet pohon se ende nuk ka një vend për të kryer ritet fetare.

Pavarësisht faktit se autoritetet e komunës së Drenasit, kanë lejuar fillimin e ndërtimit të një vendi për varrezat e këtij komunitet dhe me vonë, siç thuhet, edhe të një kishe, banorët tjerë, të besimit islam, kanë protestuar dhe kanë ndërprerë punimet në vendin e quajtur “Boka”.

Në shenjë kundërshtimi, ata kanë rrëzuar murin në pjesën e ndërtuar, i cili kufizon 5 hektarët e tokës së ndarë nga komuna dhe kanë prerë shufrat e hekurit të vendosura në themel që nevojiten për ndërtim.

Komuniteti katolik, përkatësisht Famullia “Nënë Tereze” në Llapushnik, në vitin 2009, por edhe në vitin 2010, kishte kërkuar nga komuna e Drenasit që në vendin e quajtur “Gradina-Fusha”, respektivisht “Boka”, të ketë një hapësirë të caktuar për varreza. Përfaqesuesit e këtij komuniteti pohojnë se në të kaluarën, në atë lokacion, kanë qenë dikur varrezat katolike.

Kërkesa e komunitetit katolik ishte aprovuar nga Komuna e Drenasit në vitin 2010, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Shpronësimin e Pronës se Paluajtshme.

Kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, tha për Radion Evropa e Lirë, se kërkesa e komunitetit katolik nga fshati Llapushnik për ndarjen e një hapësire për varrezat ka qenë e arsyeshme dhe, siç thotë ai, është nevojë elementare për atë komunitet në Llapushnik.

“E drejta dhe liritë fetare janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës, pa marrë parasysh atë se sa është përbërja e katolikëve apo e myslimanëve. Është e drejtë, që i garantohet secilit”, tha Demaku.

Ditë me parë, para Komunës së Drenasit, janë zhvilluar edhe protesta në kundërshtim të vendimit të komunës [të vitit 2010] lidhur me ketë çështje.

Kryetari i komunës tha se protestat e tilla nuk mund të ndikojnë në vendimet e marra nga komuna, e që janë votuar nga shumica absolute e asamblistëve.

Demaku konfirmoi se në protestën e fundit kanë marrë pjesë edhe imamë të xhamive të fshatrave të Drenasit.

“Fatkeqësisht ka segmente të caktuara, një pjesë e tyre janë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët në forma të ndryshme kanë tentuar dhe po tentojnë të manipulojnë opinionin dhe komunitetin se gjoja vendimi është i kundërligjshëm, se gjoja kjo është e papranueshme dhe që është një kërkesë, e cila sipas tyre nuk duhet të realizohet”, tha Demaku.

Sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Dom Fatmir Koliqi tha se që nga viti 2010, e deri më tash nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga askush lidhur me vendimin e komunës për ndërtimi e një vendi për varrezat e komuniteti katolik në Llapushnik dhe ndërtimit të një kishe.

Duke shprehur befasinë e tij me çfarë po ndodhë ditët e fundit në këtë drejtim, Koliqi tha se askush nuk po e kupton kundërshtimin e komunitetit mysliman në fshatin Llapushnik.

Tashmë kanë kaluar pesë vjet dhe asnjëherë nuk kemi dëgjuar shqetësime të tilla. E tash që po ndodhin këto [zhvillime], nuk po e dimë pse, sepse ende nuk janë të qarta ato kërkesat e tyre. Diçka e tillë nuk është e pëlqyer për vendin tonë. Në të gjitha pikat ku ne kemi filluar të ndërtojmë diçka, krejt në mënyrë të ligjshme, ka njerëz të cilët kundërshtojnë”, tha Koliqi për Radion Evropa e Lirë.

Në Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Drenas, thonë se qëndrimi i Këshillit lidhur me ketë çështje është se të gjitha komunitetet fetare kudo qofshin ato, duhet të kenë objektet e tyre fetare për të kryer ritet.

Por, sipas Eset Bajraktarit, sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, komuniteti mysliman në Llapushnik është kundër vendimit të Komunës së Drenasit për vendin e ndarë për varrezat e komunitetit katolik dhe ndërtimit të kishës.

“Jemi të gjithë për, që ta kenë objektin e vet të kultit, edhe komuniteti katolik në Llapushnik. Krejt kundërthënia është te vendi, lokacioni po kundërshtohet, jo objekti dhe qëllimi i objektit”, tha Bajraktari për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, zona ku kanë nisur punimet ka qenë e njohur si një zonë e mbrojtur për banorët, pasi aty “janë zhvilluar beteja të luftës ndërmjet ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë”.

Për më tepër, Bajraktari thotë se “është e pakuptimtë që lokacioni i zgjedhur të jetë larg komunitetit”.

“Edhe ne kur i ndërtojmë xhamitë, kemi dëshirë që t’i shërbejnë atij komuniteti sa më afër. Ata disi kanë shkuar shumë larg“, thotë zoti Bajraktari.

Por, lidhur me përcaktimin e asaj zone si të mbrojtur për banorët, një pjesëtari i komunitetit katolik në Llapushnik, i cili kërkoi të mos i publikohet emri, tha se pretendimet se aty është zhvilluar luftë ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe nuk qëndrojnë.

“Ata po thonë se ‘nuk jemi kundër kishës’, atëherë për çka po protestohet pra? Këta po thonë po ashtu se aty është një hapësirë ku është zhvilluar luftë. Aty kurrë nuk ka pasur mundësi të zhvillohet betejë, sepse është hapësirë e hapur”, tha ai.

Banorët e besimit islam në këtë komunë kanë mendime të ndryshme në raport me këtë çështje.

Ragip Hyseni, i cili me profesion është taksist, thotë se secili komunitet fetar ka të drejtat e veta fetare dhe nevojën si për xhami, ashtu edhe për kishë.

“Ndarja e atij vendi për varreza është e drejtë. Edhe ata jenë pjesë e një komuniteti fetar dhe janë shqiptarë”, tha Hyseni.

Kurse Kadriu, një pensionist nga Drenasi thotë se me aq sa di, në fshatin Llapushnik nuk ka pasur banorë të besimit katolik…

“Fshati Llapushnik…Unë i bëra 70 vjet dhe nuk mbaj mend që ka pasur fe katolike. Tash kanë nisur të kthehen [konvertohen]”, tha Kadriu.

Sidiqoftë, e gjithë kjo çështje ka mbetur e hapur deri në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit. Vendimi për pezullimin e punimeve është marrë nga kryetari i Komunës së Drenasit, pas disa takimeve me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Llapushnik.

Deri në vendimin e radhës, në vendin e përfolur, sigurinë po e garantojnë forcat e rendit.

BANORËT – DO TË KETË LUFTË, NËSE QEVERIA E KOSOVËS E PRANON KUFIRIN ME MALIN E ZI

KOSOVE- Banorët e zonave kufitare me Malin e Zi kanë paralajmëruar “luftë”, në rast se institucionet e Kosovës pranojnë vijën teknike të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, që është prezantuar nga Republika e Malit të Zi, e që, sipas tyre, cenon më shumë se 12 mijë hektarë tokë të Kosovës, që shtrihen kryesisht në Komunën e Pejës, Istogut dhe atë të Deçanit, shkruan sot Koha Ditore.

Në diskutimin “Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi: sfidat, komunikimi dhe transparenca”, që është organizuar nga Qendra për Promovimin e Zhvillimit, fondacioni “Friedrich Ebert” dhe kolegji evropian “Juridica”, banorët kanë kërkuar ndërrim të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, të cilët, sipas organizatorëve, nuk i janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në këtë diskutim.

Ndërkohë që njëra nga konkluzionet e kësaj tryeze ka qenë që nëse çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk zgjidhet me pajtueshmi, atëherë çështja të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.

Kroacia arreston Drashkoviqin, i dyshuar për vrasjen e Enver Hadrit

 

Aleksander Drashkoviq u arrestua nga policia kroate në aeroportin e Splitit, gjersa po kthehej nga Hvara me partnerët e biznesit.

“Në kontrollin kufitar në aeroportin e Splitit, u konstatua se u lajmërua një qytetar 51-vjeçar serb kundër të cilit ishte ngritur një urdhër-arrest ndërkombëtar”, shkruan në njoftimin e policisë kroate, transmeton Telegrafi.

Drashkoviq akuzohet për vrasjen e veprimtarit shqiptar, Enver Hadri, përkatësisht kryetarit të Lëvizjes për të Drejtat e Njeriut, i cila u likuidua në fund të shkurtit vitit 1990 në Bruksel, raporton portali kroat Index.

Draskoviq, siç ka mësuar Index, kur u morr në pyetje në Gjykatën e Qarkut të Splitit, ka mohuar lidhjet e tij me rastin e likuidimit të Hadrit.

Bastisje në pesë OJQ me orientime fetare në Kosovë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës bëri të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë bastisur pesë organizata joqeveritare, në Prishtinë dhe në Prizren, nën dyshimet për përfshirje në veprën penale: “shpëlarja e parave”, përkatësisht në bazë të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit.

Tri nga Organizatat Joqeveritare veprojnë në Prishtinë dhe dy të tjera në Prizren.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht sende që mund të jenë prova gjatë procedurës penale.

“Aksioni i sotëm është njëri nga veprimet e ndërmarra në një rast që është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në Kosovë”, thuhet në njoftim

Kosova është përballur me sfidën e pengimit të përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e mesme. Javën e kaluar Departamenti amerikan i shtetit tha se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik ka ardhur duke u rritur gradualisht në Kosovë, që pas konfliktit të vitit 1999, i ndihmuar pjesërisht edhe nga financimi i organizatave të huaja, që predikojnë ideologji ekstreme.

Rreth 150 – 200 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah grupit Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusrah. Nga këta, rreth 20 janë vrarë.

Grupet e dhunshme ekstremiste përdorin aktivisht rrjetet sociale për të përhapur propagandën e tyre dhe për të rekrutuar njerëz. Në Kosovë nuk kanë ndodhur deri tani incidente terroriste.

Në vitin 2014, autoritetet e Kosovës arrestuan rreth 70 individë nën dyshimet për terrorizëm, rreth 40 prej të cilëve ishin luftëtarë të huaj që ishin kthyer në Kosovë.

Në muajin mars, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit. Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja. za

Niue njeh Kosovën

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Hashim Thaçi përmes Facebookut bën me dije se një shtet i ri e ka njohur Kosovën.

Ky shtet është Niue dhe gjendet në Oqeanin Paqësor.

Niue ka 260 kilometra katrorë dhe 1190 banorë. GDP e këtij vendi është afër 10 milionë dollarë.

Lidhur me këtë njohje Thaçi ka shkruar në Facebook:

Mbrëmë mora notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i jashtëm i shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona.

Vota sovrane e Niue në agjencitë si UNESCO, OBT, OBSH, etj. paraqet edhe një ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në agjenci të OKB.

Mustafa – Dialogu me Serbinë vazhdon më 29 qershor

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, përmes një njoftimi të postuar në ‘Facebook’, ka folur për takimin e djeshëm me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se është përmbyllur një ditë e ngjeshur e dialogut me Serbinë në Bruksel.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka bërë të ditur edhe datën se kur do të zhvillohet takimi tjetër me homologun e tij serb Vuçiq.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës:

Për shumë tema që i trajtuam është punuar gjatë nga ekspertet tanë, të cilët me përgjegjësi të plotë po mbulojnë fushat e tyre.

Këtu nuk ka orar, punohet ne orën dy të mëngjesit, sikurse në dhjetë të ditës. Ekziston përkushtimi i të gjithëve që të zgjidhim problemet, të cilat na mbajnë peng gjatë ketyre gjithë viteve të pas luftës e ti kthehemi perspektives tonë zhvillimore dhe integruese.

Do të vazhdojmë më 29 qershor kur, pas punës së eksperteve në sqarimet ligjore e kushtetuese të shumë çështjeve të hapura karshi orientimeve të qarta politike, do të bëjmë përpjekje të përmbyllim disa nga marrëveshjet, përkatësisht parimeve të përgjithshme për disa çështje kapitale për vendin tonë.

RAUNDI I RI I BISEDIMEVE KOSOVË-SERBI, REND DITE I NGJESHUR

VOAL – BRUKSEL –Telekomi, energjia, liria e lëvizjes dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe janë temat kryesore të bisedimeve të sotme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Në Bruksel filloi raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Në raundin e sotëm do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me energjinë, telekomunikimet, lëvizjen e lirë në veriun e Kosovës dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Prishtina pohon se Kosova do ta marrë kodin e saj telefonik 383 drejtpërdrejt nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve dhe se kërkesa në emër të Kosovës do të bëhet nga ana e Austrisë. Por Beogradi mohon të ketë një marrëveshje të tillë.

Qëndrime të kundërta kanë përshkuar edhe debatet rreth energjisë për shkak të refuzimit të Serbisë që të lërë nën kontrollin e qeverisë së Kosovës të liqenit të Gazivodës që shtrihet përgjatë kufirit verior të Kosovës dhe Serbisë në rajonin e Zubin Potokut, një nga komunat me shumicë serbe ne veri të Kosovës. Ky liqen vlerësohet me rëndësi thelbësore për prodhimin e energjisë elektrike, pos tjerash për faktin se Termocentralet e Kosovës varen nga furnizimi me ujë prej tij. Beogradi ka pohuar se ka ofruar ndarjen e pronësisë 50 me 50 për qind, por Prishtina këtë nuk e ka pranuar.

Qëndrimet janë kundërthënëse edhe për lëvizjen e lirë në veri, përkatësisht largimin e pengesave nga ura kryesore mbi lumin Ibër që shënon edhe vijën ndarëse të Mitrovicës në veriun me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.

Pjesë e vështirë e bisedimeve pritet të jetë edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Prishtina ngulë këmbë se ky asociacion nuk do të ketë pushtet ligjvënës e as ekzekutiv, ndërsa Beogradi kërkon më shumë autonomi të asaj që ai e quan Bashkësia e komunave serbe.

Gjatë ditës pritet të diskutohet edhe shkalla e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash. Nga ky zbatim varet edhe ritmi i hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian. Beogradi parasheh takim të vështirë edhe për shkak të pohimeve të diplomatëve evropian se bisedimet 23 qershorit mund të kenë “ndikim vendimtar” për hapjen e këtyre kapitujve. Në fillim të korrikut ne Beograd pritet të qëndrojë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ngulë këmbë në qëndrimin se hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim duhet të pasojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me gjithë kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008. za

MËRGIMTARËT NGA WUPERTALI I GJERMANISË NDIHMOJNË FAMILJEN PACOLLI NGA JANJEVA NGA AGIM GASHI

Disa nga pjesmarrësit në Turnir

VOAL – Duke parë gjendjen e mjerueshme të familjes së Bashkim e Vahide Pacollit dhe tetë fëmijëve të tyre, si dhe familjeve tjera, Arben Gashi nga Janjeva, në emrin e Klubit „7 Shtatori“ të Wupertalit, dhe me ndihmen Rrahman Ismajlit, Kadri Emirit, Fadil Beqirit, Blerim Pajazitit, Fahruk Hasanit, Ardian Shabanit, etj. organizuan Turnir Futbolli në Verlbert të Gjermanisë (NRW), më 14.06.2015 me qëllim të ndihmës së dy familjeve shumë të farfëra në Janjevë.

Arben Gashi si iniciatori kryesor, dhe me ndihmen e miqëve, atë ditë Turniri, ku moren pjesë disa ekipe në Futboll të vogel. Gjatë kësaj dite të këtij organizimi, u mblodhen 1285 Euro, të cilat në dy pjesë të barabarta do t’i dhurohen familjes së Bashkim Pacollit dhe familjes së Përparim Sopes nga Janjeve. Humaniteti në vepër i mërgimtarëve tanë, tregon faktin se mërgata ka djelmosha që e duan atdheun dhe bashkë me dashurinë, jetojnë edhe me plagët e atdheut si është varfëria.
Gjeste të tilla duhet organizuar më shumë. Humanizmi s’ka alternative tjeter pos ardhjes në ndihmë të atyre familjeve e njerëzëe në nevojë. Vetëm me vepra konkrete ndihma është aty. Me fjalë gjithmonë po na mbesin ëndërr. 

Rrugen e Arben Gashit dhe miqëve të tij, duhet ta pëcjellin edhe të rinjtë e tjerë nga mërgata.

Për shkak të gryksisë së pushtetarëve atje, hajnisë e korrupsionit, popullata e varfër ka nevojë për ndihmë pothuajse si në kohen e luftes dhe paraluftës.
Vlen të theksojmë se në këtë turnir, vendin e pare e zuri EM “Cars” nga Wupetrali ndersa vendin e dytë e zuren “Stupcat” nga Münsteri.
Falenderojmë të gjithë pjesmarrësit për ndihmen e dhuruar.


Familja Pacolli nga Janjeva


Njoftimi për organizimin e turnirit

Disa nga pjesmarrësit në turnir

Arben Gashi organizatori i turnirit


Mirënjohje organizatorëve nga Bashkësia Kulturore Shqiptare “7 Shtatori” në Wupertal

EKSPERTËT – KRIZA AKTUALE DO TË THELLOHET, KOSOVA NUK KA PERSPEKTIVË EKONOMIKE

VOAL – PRISHTINË – Kriza ekonomike në Kosovë po thellohet edhe më shumë, kjo për shkak të mungesës së një politike të zbatuar ekonomike, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike.

Deri te ky vlerësim, thonë ata, kanë ardhur duke parë se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji, nuk ka vizon për zhvillim.

Për më shumë, ata thonë se nuk shohin një perspektivë ekonomike të vendit.

Profesori i ekonomisë Musa Limani në një prononcim për Radion Evropa e Lirë deklaron se ekonomia e Kosovës ballafaqohet me probleme të shumta, me trend jo të mirë ekonomik dhe se situata është e rëndë.

“Është një krizë e thellë ekonomike për arsye se ne, kryesisht i kemi zhvilluar degët shërbyese, të cilat e kanë shndërruar Kosovën në treg konsumues”.

“Tetëdhjetëpër qind e të mirave materiale që janë të nevojshme për tregun e brendshëm, përkatësisht për popullatën tonë, ne i importojmë nga jashtë. Me një politikë konsekuente ekonomike, pa laps, do të thosha që 50 për qind të këtyre produkteve ne do të mund t’i prodhonim në vendin tonë”, vlerëson profesor Limani.

Rritja ekonomike për jo më shumë se 3 për qind, papunësia rreth 40 për qind, varfëria ekstreme 10 për qind, si dhe deficiti i lartë tregtar, janë shifra që sipas ekspertëve, tregojnë se ekonomia e Kosovës është në krizë të thellë tash e sa vjet.

Por, sipas tyre, duke i parë proceset ekonomike jo të mira që po ndodhin aktualisht, Kosova do të ballafaqohet me një përkeqësim edhe më të madh ekonomik dhe është para një krize të thellë ekonomike.

Për ta ndryshuar këtë situatë, e cila është shumë e rëndë, profesori i ekonomisë Musa Limani, kërkon masa urgjente nga Qeveria e Kosovës.

“Nëse nuk ndryshohet kjo politikë ekzistuese në kuptimin që të bëhen reforma rrënjësore të politikës ekonomike, reforma rrënjësore në politikat fiskale dhe kreditore dhe të tregtisë së jashtme, të cilat duhet të shndërrohen dhe të hyjnë në funksion të mbrojtjes dhe të nxitjes së zhvillimit të biznesit vendor, Kosova po shkon drejt shkatërrimit, në fakt ekonomia e Kosovës është drejt shkatërrimit. Pra, anija po fundoset”, vlerëson profesor Limani.

Sidoqoftë, parakushtet për një zhvillim më dinamik ekonomik, sipas ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, Kosova i posedon, mirëpo menaxhimi me këto resurse po mungon.

 “Në këtë nivel të zhvillimit, Kosova nuk do të arrijë kurrë t’i zgjidhë as problemet elementare jetësore, e lërë më t’i zgjidhë problemet tjera zhvillimore. Jemi në prag të një situate kur priten revolta ose shqetësime sociale, ku vendi mund të shkojë në pozita tjera më të vështira”, thekson Shatri.

Gjendja e bizneseve private në Kosovë, shton Shatri është mjaft e vështirë, këto biznese, sipas tij, po ballafaqohen me probleme të mëdha dhe shumë prej tyre janë në prag të falimentimit.

Sipas Shatrit, gjendja ekonomike e Kosovës është shumë më e rëndë sesa ajo që paraqitet në raportet e mekanizmave vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Në raporte financiare apo në raportet e zhvillimit ekonomik, që bëhen nga Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, nuk shihet, por që esencialisht është një krizë më e thellë sesa që pasqyrohet në raporte. Edhe ashtu Kosova me këtë normë të zhvillimit është përgjysmë nën normën e zhvillimit që kanë vendet në zhvillim, kategori e vendeve që i takon edhe Kosova”, sqaron Shatri.

Ndryshe, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht janë duke u deklaruar se janë të përqendruar në aktivitete ekonomike, të cilat synojnë zhvillim ekonomik të vendit, në veçanti rritjen e punësimit dhe krijimin e parakushteve për përkrahje të sektorit privat. rel

NË KOSHAREN HEROIKE SOT U BË RIVARRIMI I HEROIT TË KOSOVËS SALI ÇEKAJ

Sot më 21.06.2015, një ditë përpara ditëlindjes të Heroit, në Kosharen heroike u bë rivarrimi i Heroit Kombëtar Sali Beqir Çekaj.

Sot ishte një ditë e rëndë për familjen Çekaj, për miqët, farefisin, shokët, bashkëveprimtaret dhe bashkëluftëtaret e Heroit Sali Cekut,sepse u kthye edhe një herë dhimbja për vrasjen e një Shqiptari të madh që sot do t’i duhej Kosovës.

Sali Çekaj shënohet në listën e Komandantëve të vrarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në prag të Çlirimit. Ai përfaqësonte krahun e FARK-ut. Edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të mbahen të ngritura dyshimet rreth vrasjes të shumë Komandantëve që udhëhoqën luftën, vrasja e të cilëve shihet si eleminim nga krahu ekstremist, që i kundërvihej edhe Presidentit Rugova.

21 QERSHOR 1998 DATË E RËNDËSISHME NË HISTORINË E LUFTË PËR LIRINË E KOSOVËS


VOAL – 21 Qershor 1998, datë e rëndësishme në historinë e Luftës për Lirinë e Kosovës. Kujtim për të gjithë të rënët e lirisë të cilët 17-të vite më pare u bënë pjesë e datës më të lavdishme të luftës për liri dhe pavarësi.

“Sot me 21, Qershor është dita e Betimit të Brigadave të para operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës udhëhequra dhe të Komanduara nga Shtabi Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Në ketë ditë para Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit dhanë betimin dhjetëra eprorë dhe qindra ushtarë të lirisë të cilët pakë ditë më vonë hynë në Kosovë nën komandën e ushtarakut madhor, Kolonel Tahir Zemaj.

21 Qershor i vitit 1998, Papaj, Veriu i Shqipërisë.

Para një guri të heshtur që ka zënë vend mes maleve. Ky është vetëm një i këtij lloji. Janë edhe qindra të tjerë përgjatë gjithë kufirit, të venë padrejtësisht. „Me ndihëm e zotit, të kombit tonë dhe miqve do ti rrënojmë një nga një këta gurë të ndarjes“,- kishte folur më burrëri dhe vetëbesim prej strategu njeri nga ata i cili qëndronte në ballë”, thekson Zemaj.

Ai shkruan në facebbok se, të radhitur në krahun e djathtë të tij, janë me dhjetëra burra dhe djem të përgatitur profesionalisht, oficer të shkolluar dhe të rryer edhe në lufta të mëparshme.

“Nga larg, dikush mund të ketë menduar së është valle e vjetër e tribunëve të Ilirisë. Dikush tjetër mund të ketë thënë se ju gjasojnë kreshnikëve të maleve. E dikush tjetër, edhe i kishte krahasuar më burrat e Besëlidhjes se Lezhës, përderisa të tjerët thonin: jo ata që janë besatuar sot, janë vetë krerët e Lidhjes së Prizrenit, por të kohëve të sotme.

Po të kishin qenë duke vëzhguar, Orët e mira dhe Zanat e Shqipërisë ketë besatim, padyshim se do të kishin pyetur: A nuk ishte kthyer Skënderbeu në krye të qindra kalorësve dhe ushtarëve për të mbrojtur vendin e tij? A nuk ishin kthyer edhe shumë të tjerë nga shkollimi në Perandorinë Osmane për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e kombit? A nuk ju kishin bashkuar atyre edhe shume të tjerë te cilët gjendeshin aty dhe e donin lirinë? Por, ata edhe kishin hasur në pengesa, jo rrallë herë edhe ishin nëpërkëmbur. Fatkeqësisht edhe vrarë në pabesi nga hijenat që nuk ia donin të mirën Kombit dhe Atdheut”, pohon ai.

Deputeti Zemaj, thotë se, në fakt, edhe ashtu ishte. Ato ditë, pothuajse përsëritej historia e djeshme. Shumica prej tyre ju gjasonin pikërisht këtyre krahasimeve. Si për kah trimëria dhe fisnikëria, ishin sikurse tribunët e Ilirisë dhe kreshnikët e Skënderbeut. Fatkeqësisht, edhe për nga pengesat dhe ndjekja tinëzare, duke mos lenë anash pabesinë që ju bëhej prapa shpine.

“Po more po, duhet të marrim guximin dhe ta themi të vërteten. Në asnjë mënyre nuk duhet bërë shumë qejfin vetit, sepse edhe tribunët Ilirë, edhe kalorësit e Skënderbeut, edhe pishtarët e Rilindjes, kishin pasur pengesa të tilla, besa edhe jo pak. Por, ata i kishin thyer këto pengesa se bashku. Ishin besatuar rreth Himnit dhe Flamurit Kombëtarë. Pa e pasur frikë vdekjen për të vazhduar vallen qe nuk ndalet.
Pra, të tillë ishin edhe shumica prej tyre, të shkolluar në derë të armikut, për të mos harruar kurrë amanetin e të parëve, për tu kthyer që ketë dije, ta përdorin në shërbim të lirisë së popullit të vet”, pohon ai.

Ai thekson se, e amaneti i prindërve nuk ishte lënë peng. Secili prej tyre i gjasonte edhe Konstandinit. Mbajtja e besës dhe fjalës se dhënë, ruajtja e nderit dhe besa e lirisë. E liria është kurorë e kësaj valleje që nuk ndalet.

“Zoti i bekoftë të gjithë këta besëdhënës, kalorës të lirisë dhe gurthemel të pavarësisë së vendit.
Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Ministrit të parë të Mbrojtjes, Ministrit të Luftës dhe Heroit të Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.
Zoti e bekoftë veprën e Heroit, Kolonel Tahir Zemaj, komandantit të parë të Brigadave dhe të Njësive Operative të Republikës së Kosovës, të cilat e dhanë betimin më datën 21 Qershor 1998.
Zoti i bekoftë të gjithë ata oficerë profesionistë të cilët u besatuan më 21 Qershor 1998 dhe të gjithë ushtarët e këtyre Brigadave 134, 131 dhe 133 të cilët u bashkuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Zoti i bekoftë të gjithë trimat dhe përkrahësit e valles që kurrë nuk do të ndalët”.

GAZETA E VJENËS NEUE FREIE PRESSE 104 VJET MË PARË PËR ISA BOLETININ:TURQIT DËSHTUAN PËR TË DOBËSUAR FUQINË E TIJ – MJAFTONTE NJË SHENJË E TIJ QË SHQIPTARËT TË RRËMBENIN ARMËT

—-Gazetarët e huaj e quanin privilegj të bisedonin me Isa Boletinin. Një korrespondent, i cili e kishte takuar Isën në kullën e tij në Boletin, na jep një përshkrim të shkurtër që e gjeta në gazetën e Vjenës, Neue Freie Presse, të 6 prillit 1911. Në atë kohë, Malësia e Mbishkodrës ishte përfshirë nga revoltat kundër xhonturqve. Përpara kësaj, revoltat kishin tronditur Kosovën dhe emri i Isa Boletinit përmendej në gazetat e mëdha.

___________

Në kohën e regjimit të Abdyl Hamitit, Isa Boletini jetonte në kullën e tij pranë fshatit Boletin dhe për të arritur atje, duhet të ecje nëpër një shteg fare të ngushtë. Kulla ishte e ndërtuar me gurë të mëdhenj, deri në një metër të gjerë dhe ngrihej mbi një kodër, në këmbën e së cilës rrjedh lumi Ibër. Kanatat e dritareve ishin prej pllakash të trasha hekuri dhe krejt kulla kishte një pikë vëzhgimi, prej nga mund të shihje si në pëllëmbë të dorës vendin rreth e qark. Nga kjo fortesë, Isa Boletini vëzhgonte gjithçka dhe, kur kërcënohej nga ndonjë rrezik, mjaftonte të shtinte një herë me pisqollë në ajër, që shqiptarët të rrëmbenin armët.

Për mendësinë tonë, Isa Boletini mund të konsiderohet si një grabitës ose vrasës, por për shqiptarët ai është njeri me një mision të shenjtë, i cili nuk ka bërë tjetër përveçse detyrën si shqiptar, sepse ka marrë hakun e të vëllait, kunatit dhe disa të afërmve të vrarë.

Isa Boletinit i ndalohej hyrja në Mitrovicë, e megjithatë të paktën dy herë në javë njerëzit kishin rast ta shihnin zotërinë nga Boletini në rrugët e qytetit, hipur mbi kalin e tij arab. Mbante jelekun e shkurtër tipik shqiptar të qendisur me fije ari, ndërsa në brezin e gjerë ngjeshte një pisqollë të madhe me dorezë argjendi. Në qafë varte një martinë, edhe kjo plot me stolisje argjendi. Vazhdimisht rrethohej nga 40-50 burra, që të gjithë të armatosur deri në dhëmbë, disa që ecnin në këmbë e të tjerët mbi kuaj.

Në Mitrovicë turqit kanë një garnizon ushtarak, por askush nuk guxonte ta shqetësonte këtë burrë të respektuar.

Një ditë të bukur, Isa Boletini u bë mik me Sulltan Abdyl Hamitin, i cili i dhuroi një mulli dhe i caktoi një pagë mujore prej 50 lirash. Isa jetoi ca kohë në paqe me rrogën e qeverisë turke, por me rivendosjen e Kushtetutës në vitin 1908, të ardhurat e tij u shterën me shpejtësi, sepse qeveria nuk e paguante më dhe mulliri iu mor.

Mund të kuptohet kësisoj se përse Isa Boletini nuk është shumë miqësor me regjimin e ri turk. Ai nisi një propagandë antiturke dhe u shpall i jashtëligjshëm. Disa batalione turke shkuan për të sulmuar kullën e tij, mirëpo u sprapsën me humbje të rënda. Pas kësaj, kulla u rrafshua me top, por Isa Boletini kishte ikur dhe thuhet se ishte plagosur rëndë. Ai u tërhoq në pronat e veta në Pejë dhe kur filluan revoltat e shqiptarëve doli përsëri në skenë si luftëtar. Pas shtypjes së revoltave, Isa u tërhoq në Mal të Zi, por hyri disa herë në territoret shqiptare për të përgatitur kryengritjen. Të gjitha përpjekjet e turqve për ta dobësuar fuqinë e tij dështuan.

Isa Boletini është 45 vjeç, ka trup të gjatë dhe të derdhur, fytyrë të zbehtë dhe sy të zinj e melankolikë. Kur flet për familjen e tij, që është vrarë thuajse e gjitha për lirinë shqiptare, ai trishtohet dhe bie në mendime. Ka një djalë, të cilin e do shumë dhe e ngushëllon në heshtje.( Përkthyer nga Ilir Ikonomi

Serbia akuzon Slloveninë dhe BE-në për arrestimin e Haradinajt

 

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq beson se arrestimi i ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinajt nga Sllovenia në bazë të një urdhër-arresti të vjetër të Serbisë është bërë për të shkaktuar probleme për qeverinë serbe gjatë bisedimeve të saj me Kosovën të ndërmjetësuara nga BE-ja, njofton agjencia dtt-net.

“Disa gjëra të çuditshme po ndodhin”, ka thënë Vuçiq për mediat lokale duke komentuar arrestimin e Haradinajt në Slloveni të mërkurën.

Vuçiq pyeti pse Haradinaj u arrestua pikërisht tani dhe jo më parë, kur ai kishte përdorur aeroportin e Lubjanës dhjetëra herë pavarësisht urdhër-arrestit nga Beogradi.

Kryeministri tha për Radion B92 se ish-komandanti i UÇK-së udhëtoi për të “50-ten herë”, duke përdorur të njëjtën pasaportë diplomatike në vendet e BE-së, “dhe tani u arrestua vetëm disa ditë para negociatave (Serbi-Kosovë) në Bruksel”.

Vuçiq tha se në bisedimet e javës se ardhshme me homologun kosovar, Isa Mustafa, “do të ketë presion mbi Serbinë (nga BE)”, i bindur se rasti i arrestimit të Haradinajt është një rast i ri në listë nga ana e BE-së kundër Qeverisë serbe, transmeton kp.

“… Por ne jemi në gjendje t’i përballojmë disa ditë edhe më të vështira. Ne do të shkojmë në Bruksel për të arritur një marrëveshje, dhe nëse do ta arrijmë këtë, ne do të shohim, duhet vullnet nga të dy palët”, tha kryeministri serb.

Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Lubjanës në kthimin e tij në Kosovë nga Berlini.

Pasaporta e tij është konfiskuar dhe është në pritje të një vendimi përfundimtar nëse ai duhet të ekstradohet në Serbi apo të lirohet për t’u kthyer në Kosovë.

Qeveria sllovene ka premtuar se ish-kryeministri kosovar nuk do t’i dorëzohet autoriteteve të Beogradit, por do të lirohet.

Prishtinë: Veprime të dhunshme ndaj kompanive sllovene

Grupe tifozësh hodhën mjete piroteknike në dyert e kompanive sllovene në shenjë pakënaqësie me ndalimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj në Slloveni

Autoritetet në Kosovë bënë thirrje për qetësi dhe shmangie te veprimeve të dhunshme, pak kohë pasi që një grup tifozësh hodhën mjete piroteknike para dy kompanive sllovene.

Veprimi ishte shprehje e pakënaqësisë me ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Slloveni në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia 11 vjet më parë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas kësaj u bëri thirrje qytetarëve “për qetësi dhe reagim dinjitoz qytetar në shprehje të pakënaqësisë”. Në një reagim të kësaj partie thuhet se  “zyrtarët, anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së nuk janë pjesë e asnjë provokimi në raport me prezencën sllovene në Kosovë”, ndërsa ftohen institucionet të veprojnë sa më shpejtë në mënyrë  institucionale në raport me Republikën e Sllovenisë. “Ndërsa, shprehja e pakënaqësisë së qytetarëve duhet të jetë në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dënoi “aktet e dhunës ndaj pronës së kompanive afariste sllovene duke i vlerësuar të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë demokratike”.

Në një reagim të zyrës së saj, thuhet se “presidentja Jahjaga thekson se aktet e dhunshme të drejtuara ndaj pronës së kompanive sllovene, pavarësisht nga motivet, janë veprime vandale dhe cenojnë lirinë. Veprimet vandale të drejtuara ndaj pronës pengojnë zhvillimin demokratik të vendit, dëmtojnë imazhin dhe besimin e tij dhe pengojnë gjithashtu edhe bërjen e biznesit në vend. Marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera ndërtohen me mirëbesim dhe veprimet e Kosovës gjithnjë do të jenë në mbështetje të akteve, normave dhe ligjeve ndërkombëtare”, thuhet në reagim në të cilin u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë e maturinë dhe kërkon nga organet e rendit që të kapin autorët e akteve të dhunës dhe t’i nxjerrin përpara drejtësisë.

Veprimet u dënuan edhe nga qeveria e Kosovës e cila nëpërmjet një komunikate “fton qytetarët që të tregojnë maturi dhe të përmbahen nga çdo akt i dhunshëm, duke i siguruar se çështja e zotit Haradinaj është duke u trajtuar në nivelin më të lartë shtetëror dhe së shpejti pritet një zgjidhje e drejtë dhe e ligjshme. Qeveria e Kosovës fton organet e rendit që në përputhje me ligjin të trajtojnë aktet e fundit të manifestuara kundër bizneseve dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla”. za

RADIO EVROPA E LIRË: Vukçeviq: Rasti Haradinaj mendoj se do të përfundoj shpejt

Vlladimir Vukçeviq

VOAL – Prokurori për krime të luftës në Serbi, Vlladimir Vukçeviq, thotë se është i befasuar me zhvillimet lidhur me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Edhe vetë jam i befasuar, dhe nuk dua të komentoj”, tha Vukçeviq dhe ka shtuar se “mendoj se kjo në mënyrë rutinore do të përfundoj shumë shpejt”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar të Lubjanës në Slloveni, sipas një fletarresti të Serbisë.

Bashkëpunëtorë të afërt të tij, që gjenden së bashku me zotin Haradinaj në Lubjanë, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë në pritje të procedurave gjyqësore për lirimin e liderit opozitar të Kosovës.

KUVENDI I KOSOVËS TË GJITHË BASHKË REZOLUTË PËR RAMUSH HARADINAJN!

VOAL – PRISHTINË –Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas ndalimit të Ramush Haradinajt në shtetin e Sllovenisë kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me këtë ngjarje e cila më pas u miratua nga ana e deputetëve me 65 për dhe asnjë kundër. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që Kuvendi i Kosovës të dal me një rezolutë e cila do të bënte që kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj brenda orëve të kthehet në Kosovës. Këtë e ka thënë Shefja e Grupit Parlamentar, Donika Kadaj-Bujupi gjatë seancës së Kuvendit.

Lidhur me arrestimin e Haradinajt i pari u deklarua kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili tha se veprimet e tilla janë të pa pranueshme dhe si të tilla kanë shkaktuar shqetësime për të gjithë qytetarët e vendit.

Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi në emër të subjektit të saj ka paraqitur mocionin procedural, duke kërkuar kështu një seancë të jashtëzakonshme lidhur me ndalimin e Haradinajt, duke e quajtuar skandal dhe goditje dhe fyrje të rëndë për shtetin e Kosovës.

Kërkesa e saj u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, shefat e të cilëve e cilësuan si veprim që ka lënduar marrëdhëniet e të dyja shteteve.

Shefi i GP të PDK-së Adem Grabovci, tha se provokimet e tilla po ndodhin jo rrallë për shtetin e Kosovës, nga fletëarreste të cilat tashmë sipas tij i takojnë të kaluarës dhe që janë të padrejta.

E shefi i Gp të LDK-së Ismet Beqiri, tha se ndalimi i Haradinajt lëndon dhe dëmton marrëdhëniet e mira të të dyja vendeve, dhe ka kërkuar në emër të subjektit të tij kthimin e menjëhershëm të Haradinajt në Kosovë.

Beqiri ka kërkuar nga autoritet që njerëzit e Kosovës konformë përgjegjësive që kanë të ndarmarrin masa që kjo situatë të zgjidhet dhe që dicka si kjo të mos ndodh në të ardhmen.

Shefi i GP të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha para deputetëve se ndalimi i Haradinajt është një akt i papranueshëm, i cili nuk i është drejtuar vetëm kundër Haradinajt, por edhe shteti të Kosovës, duke kërkuar kështyu kthimin e tij dhe të pasaportës diplamnike të Haradinajt. Konjufca ka kërkuar nga shteti i Kosovës që ndaj kësaj ngjarje t’i drejtohen një notë proteste shteti të Sllovenisë.

Në emër të Nismës foli deputeti Zafir Berisha, i cili tha se neglizhenca e institucioneve të vendit ka bërë që qytetarët të mos ndihen të sigurt derisa udhtojnë në një vend.

Glauk Konjufca – Vetëvendosje: Ne pajtohemi që Kuvendi i Kosovës të dal me një rezolutë. Na duhet një pauzë në formë që t’i harmonizojmë qëndrimet tona dhe të dalim me këtë rezolutë.

Zafir Berisha -NISMA: Besoj se do të jap kontribuon në këtë drejtim, me i kushtëzu instuiticonet e Kosovës në raport që ka me deputetët.

Edhe 6+ ka thënë se e pranojn këtë rezolutë

Ndërsa deputeti i pavarur Shaip Muja, i indjinuar me ngjarjen e një dite më parë, tha se ai ndonëse udhheq me një biznes që nga sot do të ndërpres të gjitha marrëdhinet me shtetin slloven, duke kërkuar kështu edhe nga qytetarët që të bojkotojnë produktet e këtij shteti.

Muja madje tha se nuk do ta përdorë më pasaportën diplomatike, pasi që ajo sipas tij nuk ka asnjë vlerë.

“Mendoj se në këtë moment derisa ne po vazhdojmë me këtë debat, z.Haradinaj edhe më tutje nuk po lejohet të kthehet në Kosovë. Kërkoj nga Kuvendi që të dal me një rezolutë e cila do të bëjë që z.Haradinaj brenda orësh të kthehet në Kosovë.

E deputeti Pal Lekaj, tha se ajo cfarë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Slloveni është tallje me shtetin e Kosovës dhe me institucionet e saj.

Ndërkohë Haradinaj që nga dje vazhdon t’i pamundësohet kthimin në Kosovës, pasi që autoritetet sllove ende nuk po lejojnë kthimin e tij derisa të kryhet të gjitha procedurat dhe të sqarohet gjithcka rreth këtij fletëarresti.

Aktualisht deputetët po harmonizojnë qëndrimet e tyre për një rezolutë me anë të së cilës do të kërkojnë kthimin e Haradinajt në Kosovë./KosovaPress/

 

QIRINJ PËR DITËLINDJEN E UKSHIN HOTIT

VOAL – Rinia Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, në hapësirën Universitare, pranë Bibliotekës Kombëtare, organizoi sonte ndezjen e qirinjve për nder të ditëlindjes së 72-të të veprimtarit të shquar Ukshin Hoti.

Aktivitetit simbolik iu bashkëngjit edhe zëvendës kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i cili theksoi se “Ukshin Hoti me fuqinë e mendimit dhe veprës së tij, i dha përmasë reale lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”.

“Ky shënimi simbolik i ditëlindjes së Ukshinit, na bën ta kujtojmë vendosmërinë epike për të qenë në shërbim të vendit”, tha Veseli.

Kryetarja e Rinisë Demokratike të PDK-së, Shpresa Rama, tha se “sonte në hapësirën universitare, me këtë aktivitet simbolik, shënojmë ditëlindjen e 72-të të veprimtarit dhe intelektualit të shquar Ukshin Hoti, për fatin e të cilit ende nuk dimë asgjë dhe presim që institucionet përgjegjëse të punojnë që të zbardhet fati i tij dhe të pagjeturve tjerë”.

Qëllimi i këtij aktiviteti simbolik, sipas RD të PDK-së, ishte rikujtimi që të punohet më shumë në zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të pagjeturve tjerë./KosovaPress/

ARDIAN GJINI PËR RTV 21: SLLOVENIA DUHET TË KËRKOKË FALJE

VOAL – Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini në emisionin “CLIK” të RTV21, ka deklaruar se shteti slloven, duhet t’i kërkoj falje Republikës së Kosovës për arrestimin e Haradinajt.

Gjini ka theksuar se nëse Sllovenia konsideron Kosovën një shtet me raporte të mira atëherë nevojitet kërkim falje.

” Pas kthimit të Ramush Haradinaj, Sllovenia duhet t’i kërkojë falje Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të saj për arrestimin e Haradinajt” ka thënë Gjini duke shtuar se kërkim falje duhet bërë në emër të raporteve të Kosovës me Sllovenin.

Vuçiq: Haradinaj u arrestuar për t’i bërë presion Serbisë para bisedimeve në Bruksel

VOAL – Kryeministri i Serbisë, Aleaksandër Vuçiq, me rastin e arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Slloveni, ka thënë se dikujt i ndodhin gjëra të çuditshme.

Vuçiq, në një deklaratë për B92, ka thënë se ky është rasti i 50-të që Haradinaj udhëton me të njëjtën pasaportë diplomatike, ndërsa sot, pikërisht pak ditë para bisedimeve në Bruksel, e arrestojnë.

“Me siguri se do të ketë presion ndaj Serbisë, por ne jemi të gatshëm të përballojmë situata edhe më të rënda. Do të shkojmë në Bruksel për t’u dakorduar, por se a do ta arrijmë këtë, mbetet të shohim. Për të luajtur tango nevojiten dy persona”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se, ju mbetet brenga e madhe ta ruajnë stabilitetin, prandaj nuk guxojnë të reagojnë padurueshëm, mirëpo as të lejojnë që dikush të diskreditojë, nënçmojë dhe shkelë.

“Nuk më pëlqejnë teoritë e konspiracionit, por në vendin tonë janë nxitur pasionet politike para ardhjes së zonjës Merkel, para dialogut në Bruksel, para Srebrenicës dhe para vendimit të FMN-së”./Zëri

Qytetarët: Slloveni a je Evropë a Serbi?

AAK: Slloveni a je Evropë a Serbi?

VOAL – Pas lajmit për ndalimin e Ramush Haradinajt, qytetarë dhe deputetët dhe përkrahësit e AAK-së kanë marr edhe pankarta në duar me mbishkrimin “Turp Slloveni” “Slloveni a je Evropë a je Serbi” e tjera.

Zyrtarët e AAK-së nuk do të largohen nga ambasada e Sllovenisë në Prishtinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga policia sllovene.

Po ashtu ata kërkojnë nga Sllovenia që të kërkojë falje publike për këtë veprim.

Agjencia e Statisikave – Në Kosovë u lindën 756 binjakë

VOAL – PRISHTINË – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot statistikat e lindjeve në Kosovë më 2014.

Këto të dhëna tregojnë se gjatë vitit 2014 ka pasur 25. 929 lindje të gjalla, kurse 158 janë lindje të vdekura.

Koeficienti i vitalitetit është 3.4 (raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve). Koeficienti i maskulinitetit është 112.2.

Koeficienti i lindjeve të vdekura – vdekjeve fetale në 1000 lindje ishte 6.1 promil. Prej të gjitha lindjeve, 99.8% e tyre kanë ndodhur në institucione mjekësore, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.

Numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë është i grup-moshave 25-29 vjeç, me 35.0%; i grup-moshave 30-34 vjeç, me 24.2%; i grup-moshave 20-24 vjeç, me 23.3%; dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 17.5% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2014 është 28.2 vjeç, kurse 37.7% e nënave e kanë lindur fëmijën e parë; 32.2% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe 18.8% nënave fëmijën e tretë, e kështu me radhë.

Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është me peshë 3 000-3 499gr. ose 37.1%; 3 500-3 999 gr., 30.8%; 2 500-2 999 gr., 13.9%, etj. Foshnjat e lindura të gjalla, me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.

Për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit, nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 41.1%, shkollë fillore e kryer me 35.3% , shkollë të lartë dhe fakultet janë 15.3% e nënave, etj. Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2014 për vajza ishte emri Erina 199, Alea 182 etj., ndërsa për djem ishte emri Diar 215, Amar 180 etj. Binjakë u lindën 756 foshnje, ndërsa trinjakë e më shumë u lindën 36 foshnje.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga zyrat e gjendjes civile, ku janë grumbulluar gjithsej 32. 527 fletë statistikore për lindje DEM-1.

Për më shumë informata lidhur me Lindjet në Kosovë 2014, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/

Reuters: Gjykata vendos për lirimin apo jo të Haradinajt

VOAL -LUBJANË – Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, komandant i UÇK-së gjatë luftës së Kosovës në periudhën 1998-99, është arrestuar nga policia sllovene sipas një urdhër arresti nga ana e Serbisë e vitit 2006, ka konfirmuar policia sllovene të mërkurën.

Partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ai është “ndaluar” nga policia sllovene në aeroportin e Lubjanës derisa po kthehej në Kosovë nga Berlini, raporton Reuters.

AAK i ka bërë thirrje Sllovenisë që të lejojë vazhdimin e menjëhershëm të rrugëtimit të Haradinajt.

Policia sllovene ka thënë se një shtetas i Kosovës është arrestuar në aeroportin e Lubjanës, ndërsa kanë shtuar se një gjykatës i gjykatës së qytetit Kranj në Slloveninë perëndimore do të përcaktojë veprimet e ardhshme në lidhje me arrestin, transmeton Koha.net.

Një zyrtar qeveritar i Serbisë, duke folur për Reuters në kushte anonimiteti, ka thënë se Haradinaj është “ndaluar dhe po mbahet”.

Arrestimi i Haradinajt ka pasuar atë të komandantit boshnjak të luftës së Bonjës, Naser Oric, në Zvicër javën e kaluar, i cili u arrestua gjithashtu sipas një urdhër arresti nga shteti serb.

ANALISTËT – GJYKATA SPECIALE NUK KA ALTERNATIVË

Dështimi eventual i Kosovës që të themelojë dhomat e veçanta për trajtimin e rasteve të dyshuara për krime lufte do të kishte pasoja të mëdha, thonë analistët politik në Prishtinë.

Sipas tyre, pasojat nuk përfundojnë vetëm me bartjen eventuale të çështjes në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ngase ato shtrihen edhe në rrafshe tjera.

Gjykata Speciale për krime lufte, pretendon që të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë gjatë periudhës së viteve 1999 – 2000.

Analisti Imer Mushkolaj mendon se me mosthemelimin e kësaj gjykate, Kosova do të tregonte se nuk është e interesuar t’i zbardhë këto pretendime.

Po ashtu, sipas tij, çështja më pas do të përfundonte në Këshillin e Sigurimit me çka do të mund të ri-fuqizohej ndikimi i OKB-së në Kosovë.

“Nëse nuk votohet krijimi i Gjykatës Speciale, institucionet dhe shteti i Kosovës do të dalë se nuk është i interesuar që t’i zgjidh krimet e pretenduara që kanë të bëjnë me të kaluarën”.

“Së dyti, natyrisht që paralajmërimet e disa prej anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për bartjen e kësaj çështje në OKB do të ishte po ashtu me pasoja të mëdha për Kosovën, ngase do të ringjallej edhe njëherë Rezoluta 1244”, ka thënë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte nuk ka alternativë.

Sipas tij, shteti i Kosovës ka treguar një zhvillim të ulët në sistemin e saj të drejtësisë, me çka edhe i ka krijuar parakushtet që ndërkombëtarët të krijojnë këto dhoma të specializuara për hetimin e dyshimeve të ngritura për krime lufte.

“Moskrijimi i kësaj gjykate do të konsiderohej si një lloj pranimi i fajësisë për të gjitha ato akuza të tmerrshme që janë duke u bërë kundër ish-UÇK-së dhe kundër disa personaliteteve të larta që kanë marrë pjesë në luftë”, ka thënë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Në vijim, Artan Muhaxhiri thotë po ashtu se injorimi i mesazheve që i vijnë Kosovës nga shtetet mike për themelimin e Gjykatës Speciale, do ta dëmtonte edhe imazhin e saj.

Me këtë veprim, sipas tij, Kosova do të dëshmonte se nuk është në gjendje të zbatojë një prej marrëveshjeve të arritura me Bashkimin Evropian.

“Mosthemelimi i kësaj gjykate do të ndikonte edhe në prishjen e raporteve me partnerët tanë kryesorë, gjë që është një hap krejtësisht i pafalshëm dhe që do të krijonte probleme shumë të mëdha në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe drejt institucioneve tjera ndërkombëtare”, ka deklaruar Muhaxhiri.

Megjithatë, krijimi i Gjykatës Speciale nuk po pritet aspak mirë nga një pjesë e subjekteve politike dhe organizatave të ndryshme, sidomos atyre që përfaqësojnë strukturat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë me dije se do të organizojnë të mërkurën në Prishtinë një protestë përmes të cilës kundërshtojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

Përfaqësuesi i këtyre organizatave, Xhavit Jashari u ka bërë të martën thirrje edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë krijimin e kësaj gjykate.

“Do të kundërshtojmë fuqishëm krijimin e Gjykatës Speciale e cila mendojmë se është shumë e dëmshme jo vetëm për vlerat, jo vetëm për luftën, por është e dëmshme edhe për institucionet sepse e suprimon autonominë, suprimon shtetësinë, suprimon drejtësinë në Kosovë dhe mendojmë që ne duhet t’i fuqizojmë organet e drejtësisë që i kemi këtu”, ka deklaruar Jashari.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Task Forcës Speciale Hetuese në lidhje me pretendimet e shprehura në raportin e Këshillit të Evropës, për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë, Joao Sousa, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është në interesin e të gjitha palëve të përfshira që “pa vonesa tjera” të themelohen dhomat e veçanta të gjykatave dhe prokurorisë për t’i trajtuar rastet e dyshuara.

Ai ka rikujtuar se themelimi i këtyre dhomave të veçanta, apo siç njihet edhe me termin Gjykatë Speciale për krime lufte, rrjedh edhe nga letërkëmbimi ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe ish-përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton në prill të vitit 2014, të cilën në formë marrëveshjeje e kishte miratuar më pas Kuvendi i Kosovës. rel

Turqia e përkujtoi Sulltan Muratin e rënë në Kosovë më 1389

VOAL – Prishtinë, 16 qershor – Më 15 qershor 1389, gjatë Betejës së Kosovës ka rënë dëshmor, Sulltan Murati I dhe sot, 626 vjet më pas, ai u përkujtua dje me një ceremoni të organizuar nga Shoqata e Tyrbes së Sulltan Muratit (Meşhed-i Hüdavendigâr dernegi), Organizata për Bashkëpunim dhe Koordinim e Turqisë (TIKA) dhe Komuna e qytetit të Bursës nga Turqia, raporton Anadolu Agency.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin zyrtarët e lartë lokal dhe qendror të Kosovës, nga komunitetit turk, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, drejtori i TIKA-së, Eyup Umutlu, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përfaqësues të kontingjentit të Ushtrisë së Turqisë në kuadër të KFOR-it, kryetari i qytetit të Bursës, Rexhep Alltepe (Recep Altepe), kryetari i Komunës Osmangazi në Bursa, Mustafa Dyndar (Mustafa Dündar), si dhe mysafirë të shumtë nga Turqia e Maqedonia.

Ceremoninë përkujtimore të 626 vjetorit të rënies së padishahut Sulltan Muratit të Parë, e hapi kryetari i Shoqatës së Tyrbes së Sulltan Muratit I (Meşhed-i Hüdavendigâr dernegi), Muhammed Ali Yıldırım duke thënë se ky vend i shenjtë është dëshmi e një periudhe të lavdishme historike.

“Vlera e këtij vendi që përcakton fatin e një populli dhe një periudhe historike, së bashku me shiun i cili ra në këtë tokë, dhe e ujiti duke sjell bereqet i cili, në këtë 626 vjetor, e përgatiti këtë tablo që po e shohim sepse, ky shahadet është shahadet i pranuar” tha Yildirim duke falënderuar në veçanti piktorët e kësaj tabloje, ambasadoren e Turqisë në Kosovë, koordinatorin e TIKA-së, si dhe kryetarin e Komunës Osmangazi dhe atë të qytetit të Bursas.

Prof.dr Yusuf Oguzogllu, ekspertë i historisë Osmane dhe profesor i historisë në Universitetin Uludag të Bursës, rikujtoi Betejën e Kosovës ku forcat e shtetit Osman luftuan kundër ushtrive serbe dhe atyre krishtere, duke iu shkaktuar një humbje të madhe.
“Më vonë, edhe burimet serbe e pranojnë këtë disfatë. Fillimisht, rënia dëshmor e Sulltan Muratit kishte krijuar një atmosferë të fitores, megjithatë, dokumentet autentike historike tregojnë se shteti turk kishte krijuar një përparësi të madhe” tha prof.dr.Oguzogllu i cili foli për historinë e Betejës së Kosovës.

Si iniciatorë për fillimin e kësaj beteje ndërmjet të forcave serbe dhe ushtrisë së perandorisë osmane, prof.dr. Oguzogllu e përmend mbretin serb Lazarin i cili, fillimisht kishte zaptuar minierat e arit dhe të argjendit në Kosovë, duke iu dhënë në shfrytëzim minatorëve sakson, si dhe një sasi të konsiderueshme të argjendit, përmes të tregtarëve të Raguzës (Dubrovnikut) e shiste në Venedik.

Në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar këtë pasuri të madhe, Lazari synonte të krijonte perandorinë e tij në këtë rajon. Për ta bërë këtë, Lazari filloi të shpenzoi shuma të mëdha të parave duke krijuar manastire me qëllim që Kishën Ortodokse Serbe ta ngrit në nivelin e Patriarkanës dhe të shtrijë ndikimin e tij në rajon, njëherësh duke lidhur aleancë me mbretin bullgar, ortodoksët e Greqisë dhe me mercenarët katolik hungarez, çek dhe tjerë, në mënyrë që të sulmoi Perandorinë Osmane. Duke e parë këtë rrezik, Sulltan Murati I-rë, fillimisht kërcënoi mbretin bullgar dhe e prishi aleancën e tij me mbretin serb Lazarin, kurse nga ana tjetër lidhi aleancë me katër fisnikët shqiptarë të këtyre trojeve për të luftuar kundër ekspansionit serb.

Në fund, profesori Oguzogllu tregon se si me fitoren e Sulltan Muratit I, Perandoria Osmane fillon fuqizimin e saj, jo me dhunë por duke sjell mirëqenie, shkollim, duke ndërtuar rrugë dhe duke krijuar sistem të jetesës, gjë kjo e cila ka zgjatur deri në vitin 1912 kur Perandoria Osmane e humbë Kosovën, të cilën e okupojnë serbët dhe aleatët e saj gjatë luftërave ballkanike.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi shprehu kënaqësinë dhe nderin që është në mesin e atyre që sot, në komunën e Obiliqit, janë prezent për të nderuar heronjtë, siç e quajti Sulltan Muratin I.

“ T’i nderosh heronjtë dhe dëshmorët, do të thotë ta kujtosh të kaluarën, të punosh për të tanishmen dhe të mendosh për të ardhmen” tha Gashi duke e vlerësuar lartë popullin turk për ndihmën që e ka dhënë në çlirimin e Kosovës, duke qenë pranë aleancës së NATO-së në vitin 1999, si dhe në kontributin e dhënë për ndërtimin e Kosovës së pasluftës. Në veçanti, kryetari i komunës së Obiliqit përmendi bashkëpunimin që komuna e tij e ka me Komunën Osmangazi të Bursës dhe kryetarin e saj, Mustafa Dyndar (Mustafa Dündar).

Ndërkohë, kryetari i Komunës Osmangazi, Dündar shprehi falënderimin e veçantë për të gjithë të pranishmit që në këtë ditë, 626 vjetorin e rënies së Sulltan Muratit I, kanë ardhur për të treguar respektin ndaj tij. Ai tregoi se nga viti 2006, çdo vit organizohen ceremoni përkujtimore, në Bursa dhe në vendin e rënies së tij, në Kosovë.

“Pas pushtimit të Edirnes dhe hapjes së rrugëve për zgjerimin e perandorisë në Ballkan, Sulltan Muratit I-rë në këto treva fitoi zemrat e popujve duke sjell frymën e bashkëjetesës në mirëqenie dhe paqe” tha Dundar duke shtuar se këtë traditë, komuna dhe qyteti i tij i Bursës, po e vazhdojnë edhe sot e kësaj dite duke bashkëpunuar dhe ndihmuar komunën me të cilën janë vëllazëruar, atë të Obiliqit.

Kryetari i qytetit të Bursës, Recep Altepe përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi që sot janë të pranishëm në përvjetorin e 626-të të rënies së heroit kombëtar dhe burrështetasit të madh.

“Neve na ka hije kjo. Dëshirojë që kjo traditë e bukur të vazhdojë dhe çdo vit ta kujtojmë me respekt dhe ta risim këtë manifestim” tha Altepe.

Myftiu i Kosovës, Naim efendi Tërnava, për të kujtuar figurën e Sulltan Muratit I, citoi nga Kur’an-i Kerim.

“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot” tha myftiu Tërnava duke shtuar se është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. “Me ardhjen e Sulltan Muratit, zullumqari i quajtur car Lazar u fshijë nga faqja e dheut” u shpreh myftiu Tërnava duke shtuar se për 500 vjet të tjera , shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkë qeverisën këto troje.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, në fillim e falënderoi profesorin e historisë, prof.dr.Yusuf Oguzogllun, për rrëfimin e tij mbi Betejën e Kosovës. Në vazhdim ajo u shpreh se është e lumtur që, vendi ku para 626 vitesh kishte rënë dëshmor padishahu i tretë i perandorisë osmane, Sultan Murati I është shndërruar në një simbol të qetësisë, paqes dhe vëllazërisë.

“Vuajtjet të cilat ja në përjetuar në Ballkan, në këto 100 vitet e fundit, na rikujtuan se sa të rëndësishme janë mirëqenia dhe paqja. Pavarësisht se sa të ndryshëm jemi për nga feja dhe etnia, nëse njëri ndaj tjetrit tregojmë respekt dhe mirëkuptim, do të kuptojmë se sa e vlefshme është paqja dhe sa duhet të ruhet ajo” tha ambasadorja Ozan.

Ajo shtoi se kjo ditë e përkujtimit të Sulltan Muratit I është ditë e cila ka tubuar vëllezërit nga Kosova dhe Turqia, me çka dëshmohet lidhja e gjatë dhe pamohueshme ndërmjet dy popujve mik dhe vëllazëror, ndër shekuj, gjë e cila është dëshmuar si para luftës së Kosovës ashtu edhe pas saj, me kontributin e shtetit të Turqisë në rindërtimin e Kosovës.

Kosova, Shqipëria mes vendeve më të varura nga paratë e emigracionit

VOAL – ROMË – Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Buqësisë, një agjenci e OKB-së me qendër në Romë thotë se vitin e kaluar emigrantët që jetojnë në vende evropiane dërguan në vendet e lindjes një shumë prej 109.4 miliardë dollarësh që kontribuan për të siguruar jetesën e 150 milionë vetëve në gjithë botën.

Një nga përfumdimet kryesore të raportit të këtij viti është se përfitimet për familjet mund të ishin shumë më të larta nëse ato do të kishin qasje në tregje më konkurruese për transferimin e parave dhe shërbime financiare për t’i ndihmuar që të kursejnë dhe investojnë fondet e tyre.

Burimi kryesor nga vijnë këto fonde është Evropa Perëndimore dhe Federata Ruse. Gjashtë vendet me shifrat më të larta të dërgesave janë Federata Ruse me 20.6 miliardë dollarë, Britania e Madhe me 17.1 miliardë, Gjermania me 14 miliardë dollarë, Franca me 10. 5 miliardë, Italia me 10.4  miliardë dhe Spanja me 9.6 miliardë. Të marra së bashku këto vende kanë siguruar 75 për qind të prurjeve nga Evropa.

Megjithatë, paratë që dolën nga këto vende nuk përbënin një rrjedhje të konsiderueshme fondesh nga këto vende. Sipas raportit ato përbënin vetëm 0.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Rreth një e treta ose 36.5 miliardë dollarë nga paratë e emigrantëve nga vendet evropiane shkuan në 19 vende të Balltikut dhe Evropës Lindore, përfshirë në 10 vende të Bashkimit Evropian. Ndërsa pjesa tjetër, rreth 72.9 miliardë dollarë përfunduan në vende në zhvillim jashtë Evropës.

Nga 19 vendet ku shkojnë paratë e emigrantëve në Evropë, raporti arrin në përfundimin se nëntë vende ekonomitë e të cilave mbështeten tek bujqësia, ishin të varura më shumë nga prurja nga vendet evropiane, përfshirë 22 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Moldavi dhe 17 për qind në Kosovë.

Në një kohë kur një numër i pashembullt refugjatësh po shkon në Evropë, për t’i shpëtuar konflikteve, në raport thuhet se Evropa ishte burim  fondesh nga emigrantët edhe për në shtete të brishta, përfshirë Irakun, Malin, Somalinë, Sudanin, Sirinë dhe Jemenin dhe se mund të bëhet më shumë për të shtuar ndikimin e prurjeve nga emigrantët për të ndihmuar në stabilizimin dhe rindërtimin e vendeve.

Për të llogaritur me saktësi ndikimin e këtyre parave dhe për të shmangur qarkullimin e parave nga vende me të ardhura të larta në vende të tjera me të ardhura të larta, ku vendet që kanë një prodhim të brendshëm bruto mbi 20 mijë dollarë në vit për frymë konsiderohen dërguese dhe ato që kanë nën 20 mijë, vende marrëse, ku përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova. Ato janë pjesë e nëntë vendeve evropiane që nuk janë në BE ku futen gjithsej 16 miliardë dollarë nga emigrantët çdo vit.

Një nga problemet e identifikuara në raport, mospërfshirja në sistemin financiar, mbështetet tek të dhënat nga Shqipëria, Kosova dhe Moldavia. Sipas këtyre të dhënave qasja në shërbimet financiare nuk përkthehet gjithmonë në përfshirje në sistem,  nëse nuk ka shërbime për nevojat e atyre që përfitojnë nga këto para, institucione të besueshme dhe përdorim të tyre të informuar përmes programeve për edukim financiar.

Nga vendet ku shkojnë paratë e emigrantëve, një e treta e tyre janë në Evropë të barazvlefshme me 36.5 miliardë dollarë. Ato thithin pjesën më të madhe, 79 për qind.  Nga këto, pjesa më e madhe janë në pjesën jugore dhe lindore. Nëntë vendet jo të BE-së në Evropë, marrin 16 miliardë dollarë nga Evropa, ose 81 për qind të të gjithë parave të emigrantëve.

Kosova dhe Shqipëria janë dy nga tre vendet ku mbi 90 për qind e fondeve nga emigrantët vijnë nga vende evropiane. Në Kosovë shifra është 1 milion e 226 mijë, 95 për qind, ndërsa për Shqipërinë 1 milionë e 118 mijë, 91 për qind.

Me më pak se 10 për qind të popullsisë evropiane, Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina thithin pothuajse gjysmën, 44 për qind të të gjitha prurjeve evropiane.

Me përjashtim të Ukrainës këto vende kanë një histori emigracioni që filloi në vitet 1990 si pjesë e tranzicioneve politike.  za

QEVERIA E KOSOVËS NUK KA VULLNET PËR TË MIRATUAR LIGJIN ANTIMAFIA

VOAL – PRISHTINË – Përfaqësues të partive politike opozitare dhe të organizatave joqeveritare konsiderojnë se Kosovës i duhet sa më parë ligji që njihet si “anti-mafia”.

Ky ligj, siç thonë ata, do të rregullonte shumë çështje që kanë të bëjnë me fitimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme dhe do të përshpejtonte procesin e sekuestrimit dhe konfiskimit të asaj pasurie të fituar në mënyrë jo të drejtë.

Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e Kosovës, nuk ka vullnet për procedimin e një ligji të tillë.

“Është evidente se pse qeveria, rrjedhimisht ministritë përkatëse nuk dëshirojnë që ta çojnë përpara ligjin anti-mafia. Për shkak se nëse procedohet një ligj anti-mafia, i bie të dalin kundër vetes dhe nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Njerëz të shumtë në ketë qeveri janë njerëz që vetë janë të përfshirë në aferat korruptive dhe rrjedhimisht nuk do të dalin kundër vetës”, tha Haxhiu.

Deputetja Haxhiu e cila i takon subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, tha se janë tri çështje kryesore se pse nuk po konfiskohet pasuria e paligjshme dhe pse zyrtarët që kanë krijuar pasuri të paligjshme nuk po dënohen.

“E para ka të bëjë me mungesën e pakos ligjore anti-korrupsion. E dyta ka të bëjë më mungesën e vullnetit politik dhe e treta ka të bëjë me ndërhyrjet flagrante të ekzekutivit në sistemin e drejtësisë. Ju e dini që pako ligjore kundër korrupsionit si pikë e parë është e mangët”, tha Haxhiu.

Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, në mandatin e kaluar të Kuvendit të Kosovës kishte propozuar një projekt-ligj {Shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajusfitikueshme} që fuqizon kompetencat e prokurorisë dhe që barrën e provës ta vendos te i dyshuari.

Aktualisht sipas deputetes Haxhiu, barra e provës bie mbi prokurorin dhe siç shprehet ajo, është tepër e vështirë që prokurori të sigurojë prova dhe fakte për një pasuri të paligjshme.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, konsideron se në vazhdimësi ka mungesë të vullnetit politik për të pasur legjislacion, i cili u përgjigjet nevojave dhe kërkesave për të luftuar korrupsioni dhe krimin e organizuar në Kosovë.

Musliu tha se Instituti i Kosovës për Drejtësi, por edhe organizata të tjera nga shoqëria civile, kanë kërkuar që të ketë ligj për luftimin e pasurisë së paligjshme dhe jo legjislacion, i cili krijon mundësi që të konfiskon pasuri vetëm atëherë kur vërtetohet se ka buruar nga krimi.

“Legjislacioni duhet të modifikohet dhe duhet të krijohet mundësi më e mirë për sistemin e drejtësisë që të ketë lehtësira në luftimin e pasurisë se paligjshme. Kjo do të duhej të bëhet në një ligj, i cili do të duhej të ishte ligj për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile. Në ketë rast do të mundësohej që të luftohej pasuria e paligjshme, por që të mos lidhej gjithsesi me luftimin e individit, i cili e ka krijuar atë pasuri”, tha Musliu.

Musliu thekson se çdo ligj, i cili është në shërbim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar, është i mirëseardhur. Por, për nxjerrjen e ligjit që njihet si “anti-mafia” dhe të tjera ligje të ngjashme, nuk ka vullnet politik.

“Kjo është një sfidë për ta, sepse në momentin që krijohet ligji që mundëson luftimin e pasurive të paligjshme, atëherë me siguri se një pjesë e tyre do të mund të ishin edhe atak i këtij ligji, nëse ai do të zbatohej si duhej nga ana e zbatuesve të ligjit, që në ketë rast janë policia, prokuroria dhe gjyqësori”, deklaroi Musliu.

Zyrtarët e qeverisë se Kosovës, kanë deklaruar se pavarësisht që nuk ekziston ligji “anti-mafia”, është “Ligji për Zgjerimin e Kompetencave për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Vepër Penale” që sipas tyre kryen funksionin e njëjtë.

Miratimi i një ligji “anti-mafia” është një nga kushtet e përcaktuara edhe në raportet e Komisionit Evropian.

SHOKUT ZHGOBAR NGA SLLOVENIA! – Nga AGRON SHABANI

….!
Shoku Zhbogar! Winston Churchilli na mëson se e “vërteta e përgjithshme” në politikë të lartë ose diplomaci, nganjëherë është aq e madhe (megalomane), aq sfiduese dhe misterioze  ose turbulente, saqë shpeshherë jemi të detyruar ta mbulojmë dhe justifikojmë atë me  rrënjë” të ndryshme katrore! Apo, mbase me 1001  të “vërteta   tjera me të vogla. Apo jo, shoku Zhbogar!?
Gjithashtu mos harro shoku Zhbogar se në këtë “prizëm të suspektshëm” dhe tepër dubioz, thuhet shpesh se ateizmi ose mosbesimi i përgjithshem janë të arësyeshem dhe të akceptueshem deri atëherë kur i zbulojnë dhe justifikojnë shkaqet dhe arësyetueshmerinë e një besimi, gjegjësisht, mosbesimi të thellë.
Kjo, sidomos  në  “suspektin” ose “katalogun e madh”  të ligjëve, standardeve dhe kërkesave të pafundme politike, diplomatike, administrative, juridike dhe të tjera të “burrave të fortë” të  Brukselit (si shoku Zhbogar nga Sllovenia!) në adresë të  shtetit dhe qeverisë së Kosovës për t´u anëtarësuar ose aderuar në BE ose UE etj.
Mbase, si ligje, kërkesa dhe standarde të dyfishta….!
Për të mos thënë këtu si gogol ose karrem politik ose diplomatik  të “administrates së lartë” burokratike dhe politokratike në Bruksel në adresë të shtetit dhe qeverisë kosovare për vazhdimin e “të të ashtuquajturit “dialog teknik” në  relacioni  Kosovë-Serbi ( plus e ashtuquajtura ” gjykata speciale”) ! E cila në rastin konkret nuk është asgjë tjetër pos një “traktati  të sofistikuar” antishqiptar ose antikosovar me kompromise, koncesione dhe beneficione të njohura politike, teritoriale, administrative, juridike dhe të tjera ndaj Serbisë . Po, po shoku Zhbogar….!
Kjo edhe përkunder asaj se populli ose shteti serb (nën regjimin kriminal dhe gjakatar të Milloshevicçit, Sheshelit, Arkanit,Nikoliqit etj.) -gjatë luftës së fundit në Kosovë, kanë kryer krime, masakra, gjenocit, etnocid , kulturocid dhe urbanocid të egër dhe tepër primitiv në Kosovë. Dhe, jo vetëm në Kosovë. Apo ” jo”  shoku Zhbogar!
Duke i vrarë, përndjekur, plaçkitur, djegur, shkatërruar dhe masakruar në këtë vorbull me mijëra qytetarë të pambrojtur (civil ) shqiptarë në Kosovë. Kryesisht gra, pleq dhe femijë të pambrojtur ose duarthatë. Madje, shih ti! Duke i vrarë dhe masakruar fëmijet (fatosat)  shqiptarë akoma pa lindur! Në embrionin ose në barkun e nënave shqiptare, shoku Zhbogar!
Ato plagë akoma vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme individuale dhe kolektive të çdo shqiptari, shoku Zhbogar nga Sllovenia mike!
Ndaj, t´u imponosh ose kërkosh sot shqiptarëve të Kosovës kompromise ose koncesione të ndryshme (përmes ligjeve, diktateve ose  standardeve të dyfishta )- ndaj Serbisë! Vërtetë të ngjan në “punë Sizifi”. Për të mos thënë këtu në blasfemi, demagogji dhe hipokrizi të madhe politike dhe historike shoku Zhbogar!Por…!

…!
Mëqe fjala mbi ish kryeministrin britanik, Winston Churchill (Uinston Çurçill) dhe zhvillimet e dikurshme dramtatike dhe tektonike gjatë Luftës së Dytë Botërore: Në vazhdim ia vlen të rikujtohet fakti se pas “traktatit të fshehtë” mes Stalinit dhe Churchillit dikund në vlugun me të madh të Luftës së Dytë Botërore: Asokohe ishte vendosur që t´i jipeshin ndihma dhe mbështetje të gjithëmbarshme ushtarake ( luftarake), teknike, materiale, logjistike e tjera qeverisë serbe në mërgim! Apo ” jo” shoku Zhbogar!
Kjo menjëherë pas takimit të njohur Tito-Subashiç në Vis të Kroacisë në vitin 1944 ! Ku me mbështetjen dhe trysninë e përbashkët britaniko-sovjetike, do të vendosej dhe propozohej edhe zgjedhja ose emrimi i dekretuar ( lexo: me dekretin paraprak të Stalinit dhe Çurçillit ) i Drazha Mihajlloviçit ( kryeçetnikut dhe kriminelit të njohur serb që luftonte dhe angazhohej asokohe për Serbinë e Madhe… Duke i prerë në fyt, vrarë dhe masakruar shqiptarët dhe popujt tjerë joserbë!!!)- në funksionin e ministrit të Mbrojtjes ose të Luftës në qeverinë e atëhershme serbojugosllave gjatë  Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë prizëm, të njohura gjithashtu janë ndihmat dhe mbështetjet e fuqishme ushtarake, politike, materiale, ekonomike dhe të tjera  të vendëve të ndryshme anëtare të ish “Antantës se Madhe” ( plus Rusisë etj:) ndaj Serbisë në luftën ose frontin e njohur të Selanikut ( 1918) si dhe në luftëra dhe konflikte të tjera botërore ose ballkanike! Kundër popullit shqiptar -sidomos shoku Zhbogar!
Gjithashtu, të njohura dhe shumë të freskëta janë edhe kujtimet e hidhura mbi dhunën dhe masakrat e egra të soldateskës serbo-malaziase në Shqipëri gjatë tërheqjës së tyre kapitulluese ose disfatiste nepër teritorin e shqiptarë gjatë vitit gjatë vitit 1915 etj. Mos harro!
Ndryshe nga kjo, shoku Zhbogar, gjithashtu mos harro se pas nënshkrimit të “traktatit të miqësisë dhe ndihmës reciproke” me ish Bashkimin Sovjetik gjatë vitit 1941, madje takimit të njohur Tito- Churchill në Caserto me 12 gusht të vitit 1944, si dhe depërtimit të ushtrisë se kuqe ruso-sovjetike  ne Hungari, Rumani dhe në vende të tjera juglindore ose ballkanike gjatë vitit 1945: Shumica e çetnikëve ose kriminelëve të ndryshëm serbË i kishin z´deshur ( ndryshuar)  uniformat e tyre çetnike. Për t´i ndërruar ose zëvendësuar ato me uniformat e ” partizanëve”  të Titos, Kardelit  etj. Si dhe për t´u futur dhe inkorporuar ( inkriminuar) dikur me vonë në pothuajse të të gjitha poret ose nivelet e mundshme të regjimit të atëhershëm serbojugosllav ( të Josip Broz Titos, Eduard Kardelit, Stane Dollancit, Aleksander Rankoviçit etj.)-menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Për t´i vrarë, burgosur, përndjekur, arrestuar ose internuar shqiptarët dhe të tjerët që nuk mendonin askokohe si Titoja, Kardeli, Rankoviçi etj. Mos harro, pra, shoku Zhbogar!
….!
Se këndejmi, pos në traktatët dhe konferencat e ndryshme antantiste, pentarkiste etjera..si ” Kongresi i Vjenës” me 1815, “Kongresi i Berlinit” ose “Traktati i Shën Stefanit” me 1878, “Konferenca e Ambasadorëve” të Londrës me 1913, “Traktati i Versajës” me 1918-1919 etj. Hartat, gjegjësisht, historitë dhe “gjeografitë e reja”  politike, ushtarake, konjukturale, ideologjike dhe të tjera … Si duket, atëherë ( apo, mos ndofta,  njëherë e përgjithmonë?!)- u skicuan, hartuan ( vizatuan) dhe vendosen dikur tjetër?  Përkatësisht, në  Marinën luftarake britanike “Prince of Welles” gjatë vitit 1941. Kur ishte firmosur atëbotë “Karta  e Atlantikut” në mes Churchillit të Britanisë se Madhe dhe Roseveltit të SHBA-së , për t´i ndihmuar ushtarakisht ish BRSS-së dhe Stalinit ( plus Titos etj.) gjatë Luftës së Dyte Botërore dhe kështu me radhë. Apo, mos ndofta, në “Konferencën e Kazablankës” ( Marok)  dhe të Teheranit ( Iran) gjatë vitit 1943, në “Konferencën e Jaltës” ( Rusi) dhe të Parisit  ( Francë) të vitit 1945 dhe të tjera ?…Kush e di!  Apo jo, shoku Zhbogar!
Në të kundërtën, edhe përkundër platformës dhe një filozofie të përbashkët në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës. E ashtuquajtura “arkitektura” ose “infrastruktura e përbashkët evropiane”, ndonëse e lindur si ide apo si projekt i përbashkët dhe vizion në  “Traktatin e Brukselit” gjatë vitit 1948 dhe kështu me radhë. Në strukturën ose substancën e saj, ndodhet e ngritur dhe projektuar pikërisht mbi “bazat” ose “themelet” e ndryshme  borgjeze dhe ekskluziviste  “urbi et orbi” të “Traktatit te Versajes” me 1919 dhe të ngjashme.
Apo,mos ndofta  në formë konsensusesh, koncesionesh ose kompromisesh të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera ndaj vendeve ose popujve të ndryshëm “artificial” ose johistorikë që kishin ” lindur” ose ishin projektuar dikur nepër etapat ose periudhat e ndryshme të imperializmit, kolonializmit etj. Kush e di, shoku Zhbogar!
Ndërkohë që në “buzëmbrëmjen” ose “muzgun e parë” të parafillimit të Luftës së Parë Botërore, kur  imperializmi ose i ashtuquajturi ” liberalizmi i lartë” imperial, kolonial ose gjysemkolonialist, e kishin  arrirë si të thuash ” zenitin” ose kulminacionin e tyre. Asokohe dy të tretat ( 2 / 3 ) e popujve dhe vendeve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësorndodheshin nën sundimin, kontrollin, dominim dhe monopolin e plotë të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste. Edhe Sllovenia dhe Sllovakia, shoku Zhbogar!
E  deshifruar ose dekoduar ndryshe, gjegjësisht, me formulën ose shifrën e njohur të faktëve dhe realiteteve të njohura politike, historike, ushtarake, shtetërore, nacionale etj. Kjo donë të thotë se deri në fillim të Luftës së Parë Botërore, historia e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare, akoma po vazhdonte të shkruhej, skicohej ose formulohej në kuader të të ashtuqajturit “rrethit vicioz”  ose “ekskluzivist” të fuqive të dikushme koloniale dhe imperialiste ( plus Rusisë dhe Turqisë) kur slovenët, sllovakët dhe të tjerët , asokohe quheshin ” popuj artificial” ose johistorikë.
Kjo sidomos atëherë kur historia jo rrallë herë është imponuar si ” gjeografi  politike” ose anasjelltas.
Apo, mos ndofta  ” jo” shoku Zhbogar!

EKSPERTËT – NUK KA MARRËDHËNIE EKONOMIKE MES DY SHTETEVE SHQIPTARE

 VOAL – Marrëdhëniet ekonomike mes Republikës se Kosovës dhe asaj të Shqipërisë mbeten simbolike dhe nën hijen e agjendës politike, theksojnë përfaqësues të subjekteve ekonomike dhe ekspertë të ekonomisë.

Sipas tyre bashkëpunimi ekonomik karakterizohet vetëm nga shkëmbimet tregtare eksport – import, më një nivel të ulët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, produktet e Kosovës të eksportuara në Shqipëri janë afër 4 milionë euro, përderisa importi i produkteve të Shqipërisë në Kosovë ka arritur mbi 19 milionë euro.

Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se duke marrë parasysh investimet e realizuara në infrastrukturë nga të dyja shtetet, sa i përket nivelit të bashkëpunimit ekonomik, sic thotë ai, më shumë ka arsye për brengosje se sa për kënaqësi.

Gërxhaliu ndërkaq konsideron se është koha e fundit kur ekonomia duhet të jetë prioritet i të dyja shteteve.

“Neve na duhen projekte konkrete, përmes së cilave projekte promovohen produktet edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë, përmes së cilave do krijohet stabilitet social, edhe në Kosovë, dhe Shqipëri”.

“Pra përmes së cilave produkte dhe shërbimesh, promovohet brendi ‘Made in Kosova’ dhe ‘Made in Shqipëria’. Është koha kur agjenda politika të çlirohet dhe ekonomia të jetë prioritet i prioriteteve të të dyjave shteteve”, thotë Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.

Edhe eksperti për çështje ekonomike, Mejdi Abazi, pohon se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ekziston vetëm në aspektin politik, por jo në atë ekonomik.

Ai thotë se në mes të këtyre dy shteteve ende paraqiten barriera në aspektin ekonomik.

Sipas tij, mungon vullneti politik i të dyja qeverive që të rritet bashkëpunimi ekonomik.

“Përndryshe kosovarë, më tepër kanë bashkëpunim ekonomik më Serbinë se sa më Shqipërinë. Edhe pse më Serbinë nuk kemi asnjë bashkëpunim politik. Por, mungon një vullnet i mirë, si qeveri e Kosovës dhe si qeveri e Shqipërisë, në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Kemi mjaft për të ofruar për njëri tjetrin, edhe Shqipëria edhe Kosova në këmbime tregtare dhe ekonomike “, tha Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Për lehtësim të një bashkëpunimi ekonomik në mes të këtyre dy shteteve tashme janë nënshkruar shumë marrëveshje dhe memorandume.

Por, Gërxhaliu nuk është i kënaqur më zbatimin e tyre në praktikë. Ai thotë se të dy qeveritë duhet të kenë projekte konkrete.

“Është dobësi kombëtare të merremi veç më forma të tregtisë klasike, duhet të gjenden forma më të avancuara, por jo të jemi pretendues apo konkurrent në të dyja tregjet”.

“Bashkërisht të dalim në tregun e tretë dhe më gjerë. Sepse, e tërë kjo infrastrukturë nuk e ka arsyeshmërinë e vet, në qoftë se e shfrytëzojmë vetëm për tre muajit e pushimeve verore, ku kosovarët shkojnë në Shqipëri “, thotë Gërxhaliu.

Sidoqoftë, në fillim të këtij viti, Prishtina dhe Tirana kanë arritur një marrëveshje për tranzit të përbashkët në pikën doganore në Vërmicë .

Ndërkaq, është vendosur që porti i Durrësit të jetë pika e vetme e kontrollit doganor për mallrat që hyjnë në Kosovë, pa pasur nevojë për procedura tjera në kufi.

SHTATË VJET NGA HYRJA NË FUQI E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

VOAL – PRISHTINË – Më 15 qershor të vitit 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kjo shënoi edhe shtimin e dikastereve shtetërore dhe fillimin e pranisë së diplomacisë kosovare në qendrat e vendosjes ndërkombëtare.

U miratuan edhe ligjet bazë për pushtetin lokal, siç ishin ligji për Vetëqeverisjen Lokale, ligji për Kufijtë Administrativë, ligji për Financat Lokale.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës po iu nënshtrohet ndërkohë ndryshimeve të mëdha për shkak të Gjykatës Speciale.

ABDIXHIKU – SISTEMI ARSIMOR NË KOSOVË, NJË FABRIKË E PADITURISË

VOAL – PRISHTINË – Analisti i njohur Lumir Abdixhiku në një kolumnë të sotme shkruan se sistemi arsimor, i cili është lënë nga ndërkombëtarët krejtësisht në kompetencën e Kosovës, është një fabrikë e paditurisë.

Ato arritje të derisotme, nënvizon autori, janë më shumë rezultat i një idealizmi, që, ndoshta rridhte si nevojë për t’iu kundërvënë të padrejtave ndaj shqiptarëve, “prandaj dhe kultivuam arsimimin me shumë pasion. Së paku pra, ka pasur një respekt për të.”

Kjo gjendje, sipas tij, është në gjithë nivelet, nga sistemi parashkollor deri te ai pasuniversitar.  Për këtë Abdixhiku fajëson politikën arsimore, programet mësimore, mësimdhënësit dhe vetë shoqërinë: “Një llum i tërë ka kapur një fabrikë dijeje, për ta transformuar në fabrikë paditurie.”

“Pra i gjithë sistemi ynë edukativ është strehimore e madhe e të papunëve. Ky sistem i mban ata për një kohë të shkurtër – aq sa zgjasin studimet – për t’i lëshuar dhe më të papërdorshëm se sa ishin në fillim. Ata që vendosin t’i shtojnë tituj vetes, fatkeqësisht, do të mësohen nga të njëjtët individë, të njëjtat tekste e të njëjtat forma, sikurse në fakultet. Postdiplomikët, përveçse humbin një apo dy vjet, nuk mësojnë asgjë prej gjëje në master më shumë se sa në fakultet. Janë mbajtur – në strehimoren e të papunëve – vetëm një apo dy vjet më shumë.” – thekson Abdixhiku.

KOSOVË – MËRGIMTARËVE IU ZHVATËN 200 MILIONË EURO

Topalli: Prapa këtij akti kriminal janë të afërm të Behgjet Pacollit dhe Hashim Thaçit

VOAL – PRISHTINË – Nga paslufta e deri më sot, kompanitë e sigurimeve të Kosovës kanë fituan miliona euro nga mërgimtarët e Kosovës në botën perëndimore, duke i detyruar ata që të paguajnë shuma të mëdha parash për policat e sigurimeve me rastin e hyrjes së tyre në Kosovë. Sipas përfaqësuesve të opozitës, fajtorë që mërgimtarët tash e 15 vjet po plaçkiten janë të afërm të Behgjet Pacollit dhe Hashim Thaçit që kontrollojnë Byronë e Sigurimeve. Ajo që dihet nga ana e zyrtarëve të BQKsë janë shifrat e fitimeve që i bënë kompanitë e sigurimeve për vitin e kaluar dhe ato të 5 mujorit të parë sivjet. Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada, tha për “Kosova Sot” se të hyrat nga shitja e policave kufitare gjatë vitit 2014 ishin në shumë rreth 14.7 milionë euro. Nga këto të hyra, përveç pagesës së dëmeve, ka edhe shpenzime tjera operative, të cilat ndodhin me rastin e kryerjes së operacioneve të Byrosë”. Sipas Kadës, të hyrat nga shitja e policave kufitare për 5 muajt e parë të këtij viti janë rreth 4.5 milionë euro. Kada tha se BQK-ja në takimet e zhvilluara ka kërkuar rishikimin e tarifave të policave kufitare. Kada nuk ka folur për atë se si po vazhdojnë të dëmtohen bashkatdhetarët nga politika e grupeve të interesave dhe as sa para saktësisht i kanë dëmtuar mërgimtarët Gani Thaçi, vëlla i Hashim Thaçit, dhe Rrahim Pacolli, i afërm i Behgjet Pacollit. ks

Veriu i Mitrovicës nuk i liron pronat e uzurpuara

VOAL – MITROVICË – Ndërkohë që në pjesën veriore të Mitrovicës aktualisht janë në pritje edhe 279 kërkesa për dëbime.

“Gjatë vitit 2014 në pjesën veriore të Mitrovicës janë realizuar gjithsej 7 dëbime. Në pjesën veriore të Mitrovicës aktualisht janë në pritje 279 kërkesa për dëbime”, ka thënë për gazetën, zëdhënësi i Agjencisë, Arian Krasniqi.

Dëbimet në atë pjesë kanë qenë problematike për shkak të situatës politike, gjë që është evidentuar edhe në raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Pronës të vitit 2014.
“Procesi i dëbimit i mbështetur nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës rifilloi në shtator të vitit 2009, megjithatë u ndërpre pas një incidenti në janar 2010. Për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit në veri të Mitrovicës, AKP-ja vendosi që të vazhdojë me dëbimet pa mbështetjen e policisë, pasi që këto ishin më pak të kundërshtueshme, meqë shumica e rasteve janë përfunduar me dialog”, thuhet në këtë raport. Megjithatë, sipas raportit, kjo nuk ishte një situatë e qëndrueshme.

LIDERI DIKTATORIAL I LDK-së, MONSTRUM I POLITIKËS KOSOVARE! – Nga FLORIM ZEQA

Pas publikimit të shkrimit “LDK-ja post-mortum”, pak orë pas përmbylljes së shëmtuar të kuvendit VIII, me ç’rast ndodhi rikapja e LDK-së përmes formave më perfide të diktatit,…një injorant politik pak më i madh se diktatori Mustafa u shpreh kështu me komentin e tij mbi shkrimin e sipërpërmendur, po citoj: “Mendimi yt more Florim Zeqa është mbi të gjitha, po ste pelqeu ty çdo gjë është e shtrembër, duhet vlerësu mendimin e shumicës. Delegatët e këtij kuvendi nuk janë më pak të menqur se unë dhe ti prandaj duhet vlerësu vendimi i shumicës si në gjithë botën demokratike…”.
Shtrëmbërimin në Kuvendin VIII zgjedhor të LDK-së nuk e bëra unë, atë e bëri politika puçiste e diktatorit Mustafa. Ngritja e duarve të delegatëve të shantazhuar në asnjë rrethanë nuk është shprehje e mendimit të shumicës, as shprehje e vullnetit të  lirë, por është e kundërta e saj.
Pikërisht me këtë dhe me aktin e pengimit të hyrjes së delegatëve të degëve më të mëdha dhe më të fuqishme nga Diaspora në Kuvend (Zvicër dhe Gjermani) u dhunua vullneti i shumicës dhe u dhunua demokracia e mbrendshme në këtë subjekt politik, e cila rezultoj me daljen nga kuvendi në mënyrë demonstrative të kandidatës për kryetare, zonjës Vjosa Osmani dhe deklarimeve publike për largim nga ky subjekt politik i disa prej veprimtarëve më të devotshëm dhe të largimit në heshtje të qindra e mijëra antarëve të tjerë besnik të LDK-së, të cilët nuk dëshirojnë të identifikohen dhe as të jenë më pjesë e kësaj strukture klanore  të LDK-së së kapur dhe stërkapur nga fundrrinat e ish sistemit komunist Jugosllav.
Turpin e radhës diktatoti Mustafa e bëri ditëve të fundit ndaj të pakënaqurëve të shumtë në LDK (pothuajse të gjithë antarësisë përveq të klonuarëve, sejmenëve besnik, puthadorëve dhe injorantëve, servilëve dhe bythëlëpirësve),…i cili me një  qasje hakmarrëse i quajti zhurmagjinjë të gjithë zërat kritik që kundërshtuan rizgjedhjen antidemokratike të tij në kuvendin e turpit !
Kjo paraqet shprehjen më reale të imoralitetit politik dhe njerëzor që posedon ky njeri i padinjitetshëm dhe shpirtëligë, paraqet shprehjen më tipike të një diktatori të rryer,….për të cilin, të mirë janë të gjithë ata që mendojnë njëjtë si ai, që shprehen njëjtë si ai dhe që injorojnë vlerat e mirëfillta njëjtë si ai.
Me një fjalë diktatori po mundohet t’ua mbyllë gojën gjithë atyre që nuk flasin me cinizmin e tij, që nuk shprehen njësoj me gjuhen injoruese dhe mimikën antipatike të tij !
Më mirë se agjë tjetër,  personalitetin e tij e vërteton mënyra e ardhjes së tij në pushtet (në LDK dhe në krye të ekzekutivit të vendit).
Para pesë viteve erdhi në krye të LDK-së, duke i venë “thikë pas shpine” kryetarit të atëhershëm, zotit Fatmir Sejdiu,…erdhi me gojën plotë premtime për reformimin e partisë,…për të instaluar format më të egra të diktatit; kërcënimet, shantazhet, linçimet, manipulimet, kontrabandimin e votës së elektoratit,…praktika këto të paqëna në LDK-në rugoviane.
Në të njëjtën mënyrë, por akoma më keq vazhdoi vitin e kaluar pas humbjes në zgjedhjet e 8 qershorit,…për të kënaqur egon e vet personale, në fillim i mashtroi dhe në fund pas bllokadës 6 mujore i tradhëtoi të gjithë partnerët në koalicion (VLAN) dhe jo vetëm këta; me këtë veprim i tradhëtoi 70 % të elektoratit kosovar që u rreshtuan të gjithë së bashku për të larguar të keqën e madhe nga qeverisja e vendit, e në radhë të parë e tradhëtoi siq është më së keqi elektoratin rugovian, të cilit i mori votën me premtimin parazgjedhor për mosbashkeqeverisje me PDK-në dhe strukturat kriminale në vend dhe më shumë premtime të tjera, vargu i të cilave është shumë i gjatë dhe i njohur mirë nga të gjithë.
Diktatori, i harroi të gjitha premtimet publike elektorale, në vend të tyre tani po mirret me premtimet e tija personale ndaj vartësit të tij Hashim Thaçit, të cilit i ka premtuar votimin për president të vendit në fillimin e 2016-s nga LDK-ja, kusht ky për qendrimin e tij të mëtutjeshëm në krye të ekzekutivit të vendit.
Kështu diktatori Mustafa, përmes Thaçit “President” dëshiron të forcojë akoma më tepër martesën e krimit dhe korrupsionit në vend,…veprime këto që shkaktojnë thyerjën e shpresave të qytetarëve.
Instalimi i diktaturës në LDK nga ana e Isa Mustafës, shënon fillimin e fundit të këtij subjekti politik.
Lideri i LDK-së, përveq se në diktator, me veprimet e tija u shëndrrua në një monstrum të politikës kosovare. Pesë vite më parë, përmes marrveshjes fatkeqe të treshës; Thaçi-Pacolli-Mustafa me ndërmjetësimin e Dellit (ambasadorit) amerikan nxjerrën nga “zarfi” produktin më të keq të mundshëm për president të vendit, duke ia mundësuar kështu vazhdimin e (keq) qeverisjes “Thaçi 2”.
Së fundi, pas varrosjes së LDK-së, si duket diktatori Mustafa për detyrim ka marrë shkatërrimin e sistemit juridik dhe kushtetues të vendit,…përmes legalizimit të marrveshjeve personale me Hashim Thaçin,…synonë  t’ia zgjasë jetën vetës në qeverisjen e vendit, për të penguar pafundësisht ndryshimet pozitive në vend.
Andaj Isa Mustafës, më nuk i beson askush, qoftë mbrenda subjektit që drejton, subjekteve politike në vend përfshirë edhe partnerin e koalicionit, i cili nga ligshtëisa e treguar ndaj elektoratit të LDK-së, është duke shqyrtuar mundësi të reja koalicioni,…pas zgjedhjes së paligjshme në Kuvendin e VIII-të nuk i besojnë më as ndërkombëtarët.
Mbase kjo mund të jetë edhe shpresa e vetme për elektoratin rugovian të kësaj partie, që bashkarisht do të bëhen shumë faktor për largimin nga skena politike të diktatorit të fundit në Ballkan !
T’i lëshojmë tëposhtë !
I ftoj të gjitha forcat progresive të vendit, mbrenda dhe jashtë (në Diasporë), t’i kthehen realitetit, t’i kthehen popullit, t’i bashkërendojnë veprimet me elektoratin për krijimin e një levizje gjithëpopullore për ç’rrënjosjen e grupeve kriminale nga  të gjitha subjektet politike.
Është populli, ai i cili duhet ta merrë fatin e vendit në duart e veta.
Këmbëngulësia e popullatës karrshi proceve politike dhe veprimeve antikombëtare të liderëve aktual shtetëror do të parandalonte me kohë shumë procese të dëmshme për vendin; privatizimin e egër të pronave publike dhe shtetërore, decentralizimin mbi baza etnike të Kosovës, ndarjen e veriut të vendit, dialogun me Serbinë që prodhoj Asociacionin e Komunave serbe,….e shumë e shumë procese të tjera që ndikuan në tkurrjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Kosovës kundrejt Beogradit zyrtar !
Se vërtetë ka qenë e mundur t’i parandalojmë shumë nga të këqijat e pasluftës në Kosovë, e dëshmon rasti heroit kombëtar Isa Boletini,…po të mos ishte këmbëngulëisa e familjarëve të tij, sot ai do të ishte i varrosur në Vlorë e jo në Boletin, ashtu siq patën planifikuar vasalët e Serbisë (Rama e Thaçi).
Prandaj, qytetarët e vendit, si një familje e përbashkët e këtij shteti mund dhe duhet të bëjnë më shumë në të ardhmën për parandalimin e veprimeve destruktive të kusarëve politik.
Të gjitha subjektet aktuale politike në vend e kanë humbur të drejtën (shkaku i keqeverisjes) dhe legjitimitetin (për shkak të votës) për të qeverisur me vendin,…rënja e përqindjes së daljes së elektoratit në zgjedhje në nivel vendi (nën 45 %) e tregon në mënyrën më besnike konstatimin e mësipërm.
Andaj sa më parë  t’i lëshojmë tëposhtë, do të jetë më mirë per të gjithë ne.

ANKTHI SERB I NGRITJES SË SHQIPËRISË – Nga IZET DURAKU

 
(Në vend të parathënies për ribotimin e librit Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha të Vladan Gjorgjeviqit)
Librat e zinj të mbushura me rrena, sharje e shpifje poshtëruese për të tjerët, deri në prag të shekullit XXI, qarqet shkencore në Beograd e morën për zakon t’i quajnë libra të bardhë.  “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” i autorit serb Vladan Gjorgjeviq, i shkruar më 28 janar 1913  mbahet si një ndër librat më të zi kundër shqiptarëve. Sigurisht nuk është një bombë që mund të të plasë ndër duar. Ngjan më shumë me armët- lodra mësimore ku baruti dhe mekanizmat shkrepës janë hequr me kohë. Por ndonëse lodër, ajo duhet mbajtur gjithnjë afër, duhen zbërthyer e vëzhguar me imtësi pjesët e saj. Sepse ashtu e largët dhe e mistershme, mund të bëhet më e rrezikshme. Të joshur prej saj, siç edhe ka ndodhur, shumë konstruktorë të rinj armësh i janë afruar dhe e kanë studjuar në fshehtësi “maliherin” e vjetër gjorgjeviqjan për të ndërtuar në ngjasim me të armë më shfarosëse.
Vladan Gjorgjeviqit ndoshta i është dukur vetja si Circja homerike, që, me një prekje të shkopit të tij, t’i shndërrojë shqiptarët në derra, që zhgrryhen në flligshti plehu e gjaku, t’i shohë të zhytur në sëmundjet më të rënda të tokës dhe të mbërthyer nga zjarrmia e vrasjes, vetvrasjes dhe epsheve kanibaleske. Të harruar nga zoti e robi, këto krijesa të përçudnuara, sipas tij, na vikan drejtpërdrejt nga prehistoria njerëzore, deri para do kohësh, madje i kishin parë tek mbaheshin me bishtin e tyre nëpër pemë. Egërsirat, doemos, nuk mund të kishin gjuhë, as histori, as figura historike. Artin dhe ndjenjat njerëzore nuk i njihnin. As lirikën, as epikën.Të ndarë më dysh atje ku ndaheshin së lashti ilirët dhe epirotët, gegët dhe toskët kishin shkuar aq larg në ndarje sa ngordhnin nga dëshira për të vrarë e zhdukur njëri- tjetrin.
Duke ua vjedhur e përçudnuar të kaluarën, shpresohej që shqiptarëve tu errësohej dhe e ardhmja.
Pa pikën e turpit, magjia e zezë e autorit e shndërron përrallën në histori dhe ngjarjet historike në përrallë. Mbase kurrë nuk do të merrej me shqiptarët, nëse nuk do të ishte brenga e formimit të shtetit shqiptar, rreziku i ngritjes së këtij shteti, për tmerrin e tij, mu në zemrën e mbretërisë mesjetare serbe, që pati vdekur me kohë, por që ishte ringjallur si me magji ndër tempuj të trashëguar urrejtje plot myk. Pas ritualeve magjike dhe fabrikimit të miteve, kjo mbretëri e ringjallur do të ushqehej me tehun e bajonetave dhe të krimit që ra mbi trupin e kombit shqiptar
***
A do të bëhet Shqipëria?
Kjo pyetje e rëndë tek shqiptarët, e përsëritur nga koha në kohë në 100 vjetët e fundit dhe që ndihet sot e gjithë ditën, është ngritur dëshpërimisht më shumë pas shpalljes së Pavarësisë. Pas ngritjes së saj, bërjes, që ngjante kaq shumë edhe me zhbërjen e Shqipërisë, profecia naimjane “Lum kush të rrojë, ta shoh zonjë…” është lexuar gjithashtu në mënyra të ndryshme. Përmendej, rilexohej, deklamohej ky varg për të dhënë zemër, për të ngjallur shpresë dhe u mbrujt si i tillë, por në përqasje me realitetin, ndillte më tepër trishtim e dhimbje.
Shqipëria ka një sipërfaqe prej 80 mijë kilometra të katërçipta, kishte shkruar apostulli tjetër, Sami Frashëri, po brenda kufijve të saj mbetën 28 748 km2 ose afërsisht sa e një e treta e hapësirës së banuar me shqiptarë. Vetëm Shkodra si qendër Vilajeti mbeti me luftë brenda territorit shqiptar, ndërsa Shkupi, Manastiri e Janina u përfshinë në kthetrat e mbretërive serbe e greke. Si u rrudh kjo Shqipëri kështu? Mallkimet homerike të Fishtës për Europën si “kurva motit”, lidheshin pikërisht me një faktë të tillë dhe jo me një qëndrim antieuropian të autorit.
A do të bëhet Shqipëria? Kjo pyetje në rrethana të caktuara gradualisht filloi t’i bishtnojë thelbit të saj. Cungimi i kryer me një kirurgji të menduar politike do të sillte pashmangshëm varfërinë, grindjet e brendshme, deri konfliktet e përgjakshme për pushtet. Politika e vendeve fqinjë, shkaktare e cungimit të saj, mbeti gjithnjë e interesuar që armiqësitë e hershme midis shqiptarëve të përtëriheshin, konflikti i brendshëm të mos shuhej kurrë dhe që shtetasit e këtij vendi të mbeteshin gjithnjë të varfër dhe në armiqësi me shtetin e tyre. Shërbimet e fshehta të fqinjve arritën të depërtojnë deri në nivelet më të larta të politikës dhe t’i mbajnë të lidhura strukturat e shtetit shqiptar në një luftë të përhershme me armikun e jashtëm dhe të brendshëm. Një luftë sa imagjinare dhe reale luante me nervat e njerëzve që filluan të bëhen me hije, ta shohin armikun në çdo pikë të horizontit. (Hapja e dosjeve të kësaj agjenture të rekrutuar nga sllavët nuk mund të shpresohet.)
A do të bëhet Shqipëria?  Midis viteve 20-40 të shekullit të kaluar në vend të ankthit a do të bëhet dhe kur do të bëhet Shqipëria, pyetja filloi të ndryshojë rrjedhë në si do të bëhet kjo copë Shqipërie? Edhe shprehja që i atribuohet Konicës “U bë Shqipëria për të plasur shqiptarët”, lidhet më fort jo me tërësinë tokësore të saj se sa me rrjedhat e padëshiruara të zhvillimeve politike, demokratike dhe sociale në Shqipërinë e asaj kohe.
E mbërthyer nga prambetja e theksuar otomane, nga një varfëri që rrezikonte çdo çast mbijetesën fizike të banorëve të saj, fati i Shqipërisë, si anija pa busull mbeti rob i dallgëve politike të kohës. Si midis Shillës dhe Haribdës rremtarët politikë grahnin të mos binin pre e kthetrave jugosllave në këtë anë të detit dhe robërisë italiane në anën tjetër.
 Varfëria dhe agjenturat e huaja do të kujdeseshin që ushtria shqiptare të ishte gjithnjë e vogël në numër, e pa armatosur, e pa aftë për të siguruar mbrojtjen e vendit apo, qoftë larg (!), në situata eventuale për të sulmuar dhe rimarrë tokat që i takonin. Është e vërtetë që në himnin e ushtrisë mbretërore përmendej zotimi se do të vinte koha, kur edhe në Kosovë e Çamëri do të valëvitej flamuri kombëtar, por kapardisja marciale në kushtet e dukshme të pamundësisë së njëmendët, nuk i prishte kujt punë. Edhe emërtimi bezdisës i kryeshtetasit si “Mbreti i Shqiptarëve” ishte më shumë një kërcënim butaforik. Para Luftës I Botërore dhe pas saj deri në pushtimin nazist, Mbretëria jugosllave ushtroi një shfarosje sistematike të shqiptarëve, por në vitet e Mbretërisë, ndonëse Shqipëria ishte anëtare e Lidhjes së Kombeve, nuk pati asnjë protestë ndaj krimeve genocidale. Mbretëria nuk do ta hapte gojën kur qindra mijë shqiptarë të viseve matanë kufirit shtetëror u vranë apo u përzunë me dhunë për në Turqi.
Ndërsa pas Luftës II Botërore regjimi komunist që u instalua e përforcoi idenë se Shqipëria nuk do të luftonte kurrë për ndryshimin e kufijve. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ishte dhe do të mbetej 28 748 km2. Asnjë milimetër më pak, asnjë më shumë. 28 mijë dëshmorë, 28 mijë lapidarë.
Në vitet 1945 -1948 vetëm fati e shpëtoi Shqipërinë të mos gëlltitej plotësisht nga Jugosllavia e Titos. “ Me rrugën që morën ngjarjet menjëherë pas Plenumit të 8-të, – shkruan Enver Hoxha te “ Titistët, – kishte mundësi që Shqipëria jonë, ende e pashëruar nga plagët e luftës, të binte në kthetrat e një robërie të re. Veç tani kjo robëri nuk do të vinte me agresion, po me “lutje”, me “kërkesa zyrtare.” Dhe këtë akt të turpshëm, që s’do na e falnin kurrë as bashkëkohësit, as brezat që do të vinin, nuk do ta kryente e nuk do ta firmoste ndonjë parlament kukull si ai i Zogut, por kishte rrezik ta kryente, vetë Kuvendi ynë Popullor, duke “aprovuar” propozimin e Komitetit Qendror të Partisë. …Prej Xoxes me shokë po përgatitej tu jepej si dhuratë “shokëve” jugosllavë jo një copë Vermosh apo një Shën – Naum, po 28 000 kilometrat katrorë të Shqipërisë.”
***
Në ditët e ngutshme të krijimit të librit “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha”, kur siç pohon Vladan Gjorgjeviqi rrjedhën e ngjarjeve edhe me një lloj zhgënjimi “mu në këtë ças, kur na po shkruejmë këto rreshta, gjaku i njeriut po shkon lumë prej Shkodre deri në Çatallxhe dhe prej Janine deri në Gallipol”, atij mbase nuk do t’i shkonte fort ndër mend për jetëgjatësinë e argumenteve të veta. Qëllimi imediat i tij ishte realizimi i interesave shtetërore serbe, ruajtja e territoreve të sapopushtuara, pengimi i krijimit të një shteti shqiptar ose në pamundësi të pengimit të tij, cungimi sa më shumë i hapësirës jetike që do t’ jepej. Shqipëria nuk duhet të kishte det dhe porte, nuk  kishte nevojë për qytete, fusha pranë tyre e lugina të begata. Asaj nuk i duhej të mëkëmbej ekonomikisht, të shtohej dhe të forcohej.
E qethur nga të gjitha anët, shteti i shqiptarëve duhej të mbetej gjithnjë në mëshirën e fqinjve. Hapësirë jetike duhej të kishte vetëm Serbia!
Si në qarkullimet folklorike, disa nga klishetë e librit “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” kanë hyrë në kujtesën e serbit, më saktë jugosllavit të thjeshtë edhe përmes rimarrjeve të shpeshta në libra të tjerë nga autorë pasardhës, për të cilët brerja e ndërgjegjes për krimet e kombit të vet nuk ekzistonte. Çeta të pandërprera shkruesish që nga koha në kohë vijimisht vetëm villnin: “Pse lëshojnë ende hije mbi tokë, si dreqin nuk zhduken shqiptarët”?!
Urrejtja e ushqyer nga brezi në brez u ka dhënë zemër krimeve të reja në kurriz të shqiptarëve. Nuk mund të thuhet me siguri nëse në 100 vjetët e jetës së këtij libri është pakësuar sadopak soji i shovinistëve ndër fqinjët tanë. Duket madje se disa specie politikanësh riprodhohen në zinxhir, sikur uji i kohës për ta nuk shkon përpara, por vorbullohet në të njejtin vend.
Sa herë del në dritë ndonjë përplasje me shqiptarët, sidomos politikanë të tillë si presidenti i fundit serb Nikoliq apo edhe më të parëndësishëm si ministrja e brendshme maqedonase u rikthehen sharjeve të Gjorgjeviqit. Ministrja e përgjuar nga opozita e vet qante kështu hallin me burrin e saj:  “Ah bee, shiftarët, lëkurkuq be, indianë të egër… Sa budallenj janë! Po fis janë be, për një orë do t’i zhdukja!…”
 Është pikërisht ky mentalitet që kurdis në mënyrë ciklike spektakle të përgjakshme, si në rastin e Kumanovës, kur një grusht shqiptarësh, sipas qeverisë, të armatosur, u sulmuan pa paralajmërim nga qielli e toka në një lagje të banuar ku, përmes gjakut e shkrumbit të gërmadhave, duhej të krijohej pikërisht ideja e shfarosjes.
***
Libri i Vladan Gjorgjeviqit “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” erdhi në gjuhën shqipe në vitin 1928, 87 vjet më parë, i përkthyer në mërgim nga Mustafa Kruja, njëri prej atdhetarëve që ngritën flamurin e pavarësisë shqiptare në Vlorë. Libri i tmerrshëm, që edhe në kohën e botimit në shqip nuk bëri bujën që mund të pritej, në vitet e mëvonshme u dënua me heshtje. As u fol, as u ribotua. Ndërsa për përkthyesin e tij, Mustafa Krujën, dënimi me heshtje u konsiderua i butë. Pas Luftës II Botërore ai do të sulmohej gjithnjë si bashkëpunëtor i fashizmit nga kreu më i lartë i Partisë dhe i shtetit.
Sidomos njëri nga “krimet” e Krujës nuk ishte i papërfillshëm. Kishte guxuar si Kryeministër të pranonte ndryshimin e kufijve të Shqipërisë, të zmadhohej Shqipëria, jo aq sa duhej të ishte në fakt, po me mijra km2 më e madhe nga sa u përcaktua në Konferencën e Londrës. Me administratën e qeverisë së Tiranës u bashkua pjesa më e madhe e Kosovës dhe e viseve shqiptare në Maqedoni. U bashkua gjithashtu Uqini që kishte rezistuar aq shumë të mbetej i pandarë nga trungu kombëtar, duke prapsur me sukses turq e malazez së bashku, por që u dorëzua në vitin 1878 vetëm me ndihmën e Flotës ushtarake të Fuqive të Mëdha.
Demagogji fashiste, thanë komunistët. Çështja e Kosovës do të zgjidhej me plebishit pas luftës, mjafton që shqiptarët e viseve të robëruara të përfshihen në luftën antifashiste. “Naivitetin” e premtimit të zbrazët për vetvendosje e aspiratë të popullit shqiptar të Kosovës “për me u bashkue me Shqipninë” që u sanksionua në rezolucionin e Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944) e kishin zhvlerësuar paraprakisht vendimet e Mbledhjes së Dytë të AVNOJIT (nëntor 1943), mbi bazën e të cilave Jugosllavia do të ndërtohej në mbështetje të parimeve federative, që do të sillnin barazi të plotë midis popujve të saj sllavë, rrjedhimisht të Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe ku përjashtohej çdo mundësi për autonomi e shqiptarëve të Kosovës.
Përkundrazi, gjatë luftës siç dëshmohet përmes projektit të Vaso Çubrilloviqit “Problemi i pakicave kombëtare në Jugosllavinë e re” që iu dorëzua Mareshalit Tito më 3 nëntor 1944 synohej të  zhdukeshen krejt shqiptarët matanë kufirit. Sepse, sipas autorit të projektit, spastrimi që mund të kryhej në luftë për 2-3 ditë, në kohë paqeje do të zgjaste me dhjetra vite
Çështja e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që iu bashkangjiten aso kohe Shqipërisë, siç dihet u shndërrua në mollë sherri midis komunistëve shqiptarë e jugosllavë. Pala jugosllave e kishte bërë të qartë që nuk do ta njihte kurrë një bashkim të trojeve shqiptare. Në themel të Marrëveshjes së Mukjes midis komunistëve e ballistëve qëndronte zotimi i dy palëve që do të luftonin për realizimin e “Shqipërisë etnike”. Pikërisht ky togfjalësh i tërboi Miladin Popoviqin dhe Dushan Mugoshën, dy të dërguarit serb të Titos pranë Shtabit të Përgjithshëm të Luftës Nacional çlirimtare shqiptare. Marrëveshja midis shqiptarëve përfundoi në kosh dhe fillimi i  luftës civile në Shqipëri, më shumë se këdo tjetër do t’i gëzonte serbët.
 Edhe në raste të tjera gjatë luftës është i kuptueshëm nervozizmi jugosllav i shprehur me tone alarmuese me gojë e me shkrim për “shokët shqiptarë që manifestonin qëndrime nacionaliste, shoviniste e shqiptaromëdha” që sipas logjikës sllave po fusnin hundët gjatë luftës edhe pëtej kufirit të tyre në Dibër, Gostivar e Kërçovë e gjetkë. Shqiptarët, sipas “vëllezërve të rinj internacionalistë”, në mos duhej të treteshin a të zhdukeshin nga faqja e dheut, së paku duhet të mbeteshin të vegjël aq sa ishin para Luftës.
I pakuptueshëm është nervozizmi i djeshëm i atyre shqiptarëve që në bashkëzanim me serbët, dolën haptas kundër bashkimit shqiptar. Akoma më i pakuptueshëm mbetet nervozizmi i sotëm që ende hungëron sa herë i jepet rasti.
Afërmendësh caktimi i kufijve të Shqipërisë më 23 korrik 1913 në Konferencën e Londrës nuk u bë me vullnetin e saj. Në rrethanat historike të njohura shqiptarët në vjeshtën e vitit 1912 u gjendën krejt të papërgatitur për të përballuar agresionin e fqinjve ndaj tokave të tyre. Madje duhet pohuar me mirënjohje ndërhyrja e faktorëve europianë që ndaloi masakrat e mënxyrshme greke në Jug të vendit dhe masakrat serbe e malazeze në Veri. Që të mos harrohen këto masakra çdo shqiptar duhet të freskojë kujtesën, ndërsa shoqëria civile, së bashku me strukturat e shtetit të sotëm duhet të bëjnë të mundur ngritjen e monumenteve të kujtesës.
Duke i quajtur viktima, ende gjallon një koncept nënvlerësues për njerëzit e përpirë nga barbaria e atyre masakrave. Mijra gra, burra, pleq e fëmijë të grirë nga plumbat e bajonetat apo të shkrumbuar së gjalli bashkë me shtëpitë e tyre nuk kanë një emër në varrin e tyre. Kur në respekt të historisë u ngrihen memoriale ushtrive të huaja, asnjë memorial i tillë nuk është ngritur për të martirizuarit shqiptarë nga ushtritë që deshën ta zhbëjnë Shqipërinë akoma pa lindur. Dhjetra fshatra të shkrumbuar aso kohe, po asnjë prej tyre nuk nderohet e kujtohet ashtu si duhet. Shpallja martire e Borovës që ra pre e egërsisë naziste gjatë Luftës II Botërore, u pasua pas vitit 1997 edhe me nderimin e disa fshatrave të tjerë me të njejtin motivacion.  Glorifikimi i një segmenti kohor për çfarëdo shkaqesh politike a ideologjike (?!) nuk mund të errësojë periudhat e tjera të historisë sonë. Shqiptarët nuk kanë lindur gjatë Luftës II Botërore dhe nuk janë gjallë vetëm pse morën pjesë në luftën antifashiste.
***
Prirja për shkenca natyrore e humane do të duhej t’i jepte Vladan Gjorgjeviqit një ndjeshmëri më të madhe ndaj të vërtetave shkencore. Së paku një qëndrim më paqësor ndaj njerëzve me gjuhë e besim të ndryshëm nga vetja e vet. Madje nisur nga disa të dhëna e burime lidhur me prejardhjen e tij edhe shqiptaro-vllehe, urrejtja ndaj rrënjëve të veta ngjan si absurde.
 Vladan Gjorgjeviqi lindi në Beograd më 21 nëntor 1844 dhe vdiq pranë Vienës më 31 gusht 1930. Ai ishte kirurg, politikan, diplomat dhe romancier. Për babain e tij, një farmacist, shkruhet se vinte nga një familje që “kishte kohë të gjatë në Serbi.”Ai u rrit në Sarajevë, ku babai i tij hapi farmacinë e parë. Pas diplomimit si kirurg, Vladani u kthye në Beograd, ku bëri emër si mjeku me gradën e oficerit kryesor në ushtrinë serbe dhe si reformator i shërbimit shëndetësor në Serbi.
1880 u martua me të dashurën e tij vjeneze Paulina.
 Ai ishte themeluesi kryesor i Kryqit të Kuq serb e Kolegjit Mbretëror të Mjekëve dhe udhëhoqi Partinë Progresiste me Milutin Garashaninin, birin e Ilia Garashaninit, ish-Kryeministër i Serbisë dhe autor i programit të parë kombëtar serb, “Naçertania”. I përkrahur politikisht, ai arriti të drejtojë me dorë të hekurt Bashkinë e Beogradit, u bë ministër i arsimit, mandej i ekonomisë. Si kryediplomat i Serbisë në Greqi dhe në Stamboll u njoh edhe me përpjekjet e shqiptarëve për tu çliruar nga zgjedha osmane. Kulmi i fuqisë së tij politike shfaqet në vitet 1897-1900, kur bëhet kryeministër dhe ministër i jashtëm i Serbisë. Qeveria e tij aso kohe u përcaktua si një regjim i “rendit dhe i punës.”
Gjorgjeviqi më pas ra në kundërshtim me autoritetet  dhe u akuzua në 1906 duke u dënuar  me gjashtë muaj në burg. Ai vuajti dënimin në mënyrë stoike në burgun e mbipopulluar të Beogradit. Ai shkroi një libër që lidhet pikërisht më këtë episod të jetës së tij.
Gjorgjeviqi mbajti lart interesin e tij në çështjet letrare dhe historike nga një korrespondencë e gjerë dhe shtëpia e tij në Beograd ishte qendra e një rrethi letrar të shquar.
Ndër librat e tij përmendim: “Atdheu” ,1890; “Serbia në Kongresin e Berlinit”, 1890; “Greqia dhe arsimi serb”, 1896;   “Historija e shëndetësisë në ushtrinë serbe”, I-IV; “Fundi i një dinastije”, I-III (1905-1906); “Lufta serbo-turke”, I-II, 1907;  “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha”; “Car Dushani”, roman historik, 1919-1920; “Mali i Zi dhe Austria”, 1924; “Kujtime”, 1927; “Golgota: zbritja nga froni”, 1933.
 
***
Si në raste të rralla, titulli i librit “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, i Vladan Gjorgjeviqit shpreh kaq qartë përmbajtjen e tij, vetë thelbin e synimeve të autorit. I ndarë në dy pjesë, ai ka një strukturë të thjeshtë. Në pjesën e parë “Shqiptarët”, (origjinali në serbisht “arnautët”, siç na quanin turqit) përpiqet të trembë dynjanë me sëmundjet, shëmtinë dhe veset tona dhe në pjesën e dytë “Fuqitë e Mëdha” analizon sipas optikës së tij interesat e shteteve më të fuqishme europiane për çështjen shqiptare dhe implikimet e tyre me interesat e Serbisë.
Në këtë libër shqiptarët si emër kolektiv vihen përballë organizimeve politike shtetërore të fuqishme, të cilësuara si “Fuqi të mëdha”, që mund të vendosin ashtu siç e gjykojnë ata edhe për fatet e popujve jashtë bashkësive të tyre. Pra, meqë dashkeni t’i vini re, sikur skërmitet autori, edhe unë po e pranoj se ka shqiptarë dhe po ua tregoj ashtu siç nuk i dini. Shqiptarë, thjesht si njerëz, si individë anarkistë me nam, por edhe si shtëpi të shpërndara larg njëra –tjetrës një të shtënë pushke, si katunde të ndara, qoftë edhe si fise fundja, por aspak më tepër. Kurrsesi si vend, si popull a qoftë larg si shtet. Kurrën e kurrës. Shteti i tyre i mëvetësishëm kurrë s’paskësh qenë dëshirë e këtyre njerëzve. As ëndërr, as zhgjëndërr. As në historinë e largët, as në të sotmen. Ashtu si deviza serbe “Ballkani për ballkanasit”, sipas autorit, po rimerrej djallëzisht nga Austro-Hungaria thjesht për qëllime përçarëse, ndërsa thirrja italiane “Shqipëria për shqiptarët”, fshihte nën gunë qëllime krejt të tjera.
Pa hyrë thellë në arsyetimet e shkaqeve, mund të thuhet se në shekujt e rëndë të robërisë otomane shorti i shqiptarëve brenda perandorisë shumëkombëshe qe pak më ndryshe se i popujve të tjerë në përgjithësi, veçanërisht i ndryshëm nga pozitat e fqinjëve grekë, serbë, bullgarë etj. Ndonëse njiheshin për mrekulli, madje dhe pushtuesi i quante arnautë, politikisht shqiptarët trajtoheshin sipas besimit fetar. Myslimanët do të quheshin turq, ortodoksët si grekë, a sllavë, ndërsa katolikët si latinë. Etikimi i stërpërsëritur në qindra vjet duket se kishte zënë vend edhe në  një pjesë shqiptarësh, aq sa përbënte një shqetësim për tu shprehur në poemën e njohur të Pashko Vasës “O moj Shqypni”. Sipas kësaj optike, shqiptarëve u mohohej shkollimi në gjuhën shqipe. Ata do të duhej të mjaftoheshin me shkollat në gjuhën greke, sllave a turke.
Megjithatë prania e shqiptarëve qe e vështirë të mbahej e fshehtë nga europianët e shumtë, që, në prag të zgjimit të popujve, duke vërshuar në Ballkan erdhën edhe në territoret shqiptare nën petkun e antropologut, të gjeografit, të diplomatit, politikanit, udhëpërshkruesit, ushtarakut të shërbimeve të hapura apo të fshehta, etj. Sidomos kërkuesit e vërtetë shkencor donin të dinin më tepër rreth këtij populli që i përkiste Europës e që kërkonte t’i ribashkohej familjes. Të shumtët e tyre me profesionalizëm e dashamirësi i treguan me ekzaltim përshtypjet e tyre pozitive.
Vladani e dinte se historia nuk mund grabitej lehtë si gjëja e gjallë apo plaçkat e tezgave në pazaret ballkanase. Qëndresa kundërosmane e shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit ishte bërë kaq e njohur në të gjithë Europën. Edhe pasardhësit e heroit, shqiptarët vazhdonin të ishin gjallë si në përfytyrimet e hershme: të shpejtë, luftarakë, miqësorë me mikun dhe ndonëse të varfër dhe me një prapambetje të theksuar kulturore, ruanin një vetëdije të kthjelltë kombëtare.
Ç’mund të bëhej për ta dëmtuar sa më thellë këtë njohje kaq të pafavorshme për synimet e politikës serbe, e cila që prej “Naçertanias” synonte që kufijtë e principatës autonome të Beogradit t’i shtrinte në përmasat e shtetit mesjetar të Dushanit?
Autori zgjodhi shpifjen, poshtërimin. Megjithëse ngutej, ai pati kujdesin e dukjes objektive, që njollat e zeza të shpifjeve, të mos i vinte drejtpërdrejt nga vetja e vet, por tu referohej të tjerëve. Mund të thuhet se ai përpiloi një bibliografi të parë mbi autorët e shekullit XIX që u morën me temën shqiptare. Ai dëshiron të tregojë se për shqiptarët është mbështetur në veprat e miqve të tyre dhe vërtetë përzgjedhë të citojë, kur i pëlqen Georg von Hahn-in, baronin Chlumecky, dr. Liebert, baronin Franz Nopcsa, ing. Karl Steinmetz  e ndonjë tjetër. Sigurisht u ndal më tepër te autorët sllavë, që nuk i patën kursyer kurrë shpifjet e sharjet.
“Nji katalog mâ komplet të mungesavet tona kombtare si edhe të gjithë sa shpifjeve qi mund t’ i bâhen nji populli, s’ ka mundun bir nâne tjetër me na e vûe përpara kurrë në fytyrë të kësaj toke”, shkruan përkthyesi i këtij libri Mustafa Kruja në parathënien e botimit të parë në gjuhën shqipe në vitin 1928.
 Autori punoi shpejt, i ngutur prej rrethanave të ngjarjeve, duke e shkruar librin  fillimisht në gjuhën gjermane për ta botuar në Vjenë. Fill më pas, si një mision i mirëfilltë shtetëror, ky libër u botua në Paris, përkthyer në frëngjisht nga lartësia mbretërore Princ Aleksi Karagjorgjeviq. Libri u shkrua në kapërcyell të viteve 1912 – 1913, kur në dimrin e egër, mizoria brutale e bajonetave  serbe e përgjaku ngritjen e Flamurit të Pavarësisë.
Asnjë tekst historie në gjuhën shqipe nuk sqaron kaq qartë rrethanat dhe shkaqet që bënë bashkë serbët, malazezët, grekët e bullgarët në një Aleancë që do t’i shpallte luftë Turqisë. Ishte frika e ngritjes së shtetit shqiptar që, sipas Gjorgjeviçit, si çështje u shtrua në vitin 1880 prej Lordit Fitzmaurice, një Shqipëri që do të përfshinte një pjesë të madhe të vilajeteve të Kosovës dhe Manastirit. Ndërsa pas 32 vjetësh, Austro-Hungaria përmes kontit Berchtold me notën e tij qarkore të 14 gushtit 1912 kërkonte autonominë e një Shqipërie akoma më të madhe “se ajo qi kishte ândrrue Lordi Fitzmaurice… Ajo qarkore e kontit Berchtold u tregoi sërbvet, bullgarvet e grekvet se ç’ rrezik po u kërcnohej bashkëkombtarëvet të tyne në Sërbí të vjetër e në Maqedoní, e Gaston Gravier-i mendon se vetëm ka vlejtun me shpejtue Lidhjen Ballkanike”.
Autorit i duhet njohur merita e njohjes së zhvillimeve aktuale kur e shkruante librin e tij në ditët e para të vitit 1913. Ai ka ndjekur me interesim të veçantë Konferencën e Londrës, ku për kufijtë e Shqipërisë, krahas variantit austriak që merrte më shumë parasysh kërkesat shqiptare, u paraqit një variant rus që kufijtë e vendit tonë i mblidhte në hapësirën midis Matit e Vjosës dhe varianti italian që përputhet më shumë me kufijtë e sotëm. Midis këtyre varianteve autori zgjedh për librin e tij të shënojë  me një saktësi të çuditshme për kohën sipërfaqen e Shqipërisë, që ndryshon kaq pak me sipërfaqen aktuale të saj.
“Ç’âsht me të vërtetë Shqipnía? – pyet Vladan Gjorgjeviqi. Ndên këtë emën duhet me kuptue nji vend qi, mbas specialistëvet ma t’autorizuem, si  A. Baldaçi dhe A. Supan-i, përbahej prej dy vilajeteve të Turqísë, Shkodër e Janinë. Sipërfaqja e këtij vendi arrin, në 28.680 kilometra katrore e popullata e tij në 721.706 shpirtë.”
 ***
Dr. Vladan Gjorgjeviqi ka dashur  t’i japë veprës së tij “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” një ton më tepër se ngazëllyes. Ka synuar të shfaqet  triumfues e ngadhnjimtar. Sikur tharmi i lavdisë serbe, i ruajtur me shekuj, për mjerim të përçmuesve e mosbesuesve, ia kishte dalë me forcën e armëve të shfaqej zotërues në brigjet e detit Adriatik duke rimarrë hapësirat ku kishte mbretëruar lavdia e Stefan Dushanit dhe një luzmë emrash të tjerë para tij, gjithashtu sundimtarë serbë të lavdishëm.
Por nën velin bombastik të frazave rreh një zemër që përpëlitet në ankth për fatin e brishtë të Serbisë së ëndërruar. Lajmet që i vijnë nga fronti i luftës nuk janë edhe aq optimiste. Për fatin e zi  të autorit, duken shenjat e kobshme se aleatët besëlidhur kundër Turqisë: Greqia, Bullgaria dhe Serbia, së shpejti do të kacafyteshin mes veti për prenë e grabitur. As rrena se shqiptarët mezi kishin pritur të “çliroheshin” prej serbëve dhe kinse po luteshin që të merrnin fenë ortodokse serbe, nuk e mbante ngrohtë autorin.
Lajmet që vinin nga frontet e luftës qenë tronditëse dhe  gjaku i njeriut që po shkonte lumë, siç thotë dhe vetë, “prej Shkodre deri në Çatallxhe…” nuk mund të fshihej. Për Luftën e Lumës e ka kyçur gojën, por flet për shqiptarë të plagosur në spitalin e Prizrenit, si për egërsira që në shtrat të vdekjes rrezikonin me akte barbare bamirësinë e “mëshirës” kristiane serbe. Duhej heshtur edhe për aftësinë e shqiptarëve, që edhe në mungesë të shtetit ia dolën të siguronin lidhje ndërkrahinore kundër ushtrisë serbe. Krahas lumjanëve përballë serbëve në Qafën e Kolesianit u vunë edhe dibranë, hasjanë e luras.
 Edhe Kosta Novakoviqi socialdemokrati serb  ka qenë pjesë e Repartit të Lumës dhe si pjestar në këto luftime nuk dëshiron të kujtojë detyrën e parë të këtij reparti që ishte çarmatosja e saj, por nuk mund  të heshtë për këtë përpjekje të dështuar, që,  siç shkruan ai “u pagua me jetën e disa qindra njerëzve, duke humbur edhe shumë municion, ushqime dhe kafshë… Pas disfatës së plotë në Lumë, pas katër netëve të pandërprera pa gjumë, pas tërheqjes nga pozita afër fshatit Bicaj dhe pas kalimit në ujë deri në brez- Reparti i Lumës, i forcuar edhe me një batalion, u detyrua të tërhiqet i shpartalluar, i raskapitur deri në pikë të fundit”.
Ankthi i ngritjes së Shqipërisë shfaqet më qartë në analizën që autori përpiqet tu bëjë interesave të shteteve europiane në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë dhe Serbisë. Ndërkohë që për fatin e Shqipërisë në Londër kishin nisur bisedimet e ambasadorëve të vendeve europiane, në trojet shqiptare vazhdonin masakrat mbi popullsinë e pambrojtur. Serbia po përpiqej të merrte maksimumin. Ajo do të donte që kufiri serbo grek të bëhej lumi Shkumbin.  Që sipas të drejtës së pushtuesit t’i përjetësonte fitoret e ushtrisë së saj.
Toni i analizës ndryshon në varësi të temës së shqyrtuar. Ai është gjithnjë poshtërues kur flitet për shqiptarët, që në variantin më të mirë do të ishin të detyruar  t’i nënshtroheshin vullnetit qytetërues serb. Ndërron regjistri kur u afrohet të mëdhenjve fatpërcaktues dhe nuk e ka për gjë të lutet, të përgjërohet për kërkesat serbe.
“Sërbia kërkon vetëm nji pjesë të vocërr të Shqipnís, nji copëz të vogël nga bregu i detit, prej Leshit e deri në Durrës.”
Po të mos realizohej kjo kërkesë, Adriatiku do të shndërrohej në liqen italian. Në zotrimin e grekëve dhe serbëve, garanton autori, një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Toni  lutës e dëshpërues i autorit, arrin të buçasë e shkrepëtijë kërcënime kundër perandorisë Austro-Hungareze në rast se ajo ia delte të kufizonte dëshirat serbe:
Në qoftë se Austria ngul kâmbë qi vetëm me nji Shqipní autonome mund t’i sigurojë interesat e saj në këtê vênd, e në qoftë se, tue u mbështetun në fuqín e armëvet, edhe i a mbërrin këtij qëllimi, atëhere Sërbís do t’i pritej ç’do udhë për me dalë në det dhe sërbët do t’ishin të shtrënguem me qênë anmiq për vdekje t’Austrís”…
 Krahas të drejtës së pushtimit, për jetësimin e synimeve pushtuese serbe ai i referohet të drejtës “historike”, “etnografike”, madje dhe të drejtës “kulturore”, sipas së cilës shqiptarët duke qenë inferior duhej që dikush në jetën e tyre politike “t’i edukojë dhe po të jetë nevoja edhe t’i ndëshkojë… Pra, si popull mâ i kulturuem, na kemi mâ shumë të drejtë me sundue mbi shqiptarët e me u pri atyne.”
***
Kanë kaluar më se 100 vjet nga botimi i librit “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” dhe ribotimi i tij bëhet në rrethana të reja. Kanë ndryshuar për mbarë rrethanat edhe me kohën kur ai u botua së pari në shqip në vitin 1928 nën përkthimin e patriotit Mustafa Kruja, për të cilin para do kohësh në vlerësim të figurës dhe veprës së tij u mbajt edhe një simpozium përkujtimor. Edhe shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, falë qëndresës së tyre dhe mbështetjes që morën u mbijetuan shtrëngatave vrastare të shekullit XX.  Në Kosovë ata kanë ngritur shtetin e tyre të njohur nga 108 vende, midis të cilave dhe shtetet më të fuqishme dhe demokratike të botës. Ndërsa në Maqedoni pozita e tyre kulturore dhe politike është përmirësuar në krahasim me të kaluarën. Edhe një herë u provua se një popull me rrënjë të hershme si i yni, është vështirë të shfaroset nga dhuna.
Përtej 100 vjeçarit duket se nuk shtrihet më as etja e Vladan Gjorgjeviqit për t’i sunduar shqiptarët, sepse pas 100 vjetësh “edukim e ndëshkim” serb, sipas parashikimit të tij, ata do të emancipoheshin e aftësoheshin për të marrë fatin politik e kulturor në duart e veta.
Po a kanë ndryshuar marrëdhëniet me Serbinë, a kanë filluar të fryjnë tash erëra të reja?! Në vitin 1928 Mustafa Kruja, ashtu si shën Thomai, paraqitej mosbesues. Pavarësisht dëshirës dhe çarjes së akujve të komunikimit, bezdia e kësaj ndjesie nuk është larguar as sot e kësaj dite. Midis Serbisë dhe Shqipërisë janë fantazmat e së kaluarës, qindra mijë shpirtra të zhdukur pa nam e nishan për të cilët heshtet si në varre. Krimi i pandëshkuar serb tremb e largon të dy palët, si viktimën dhe xhelatin e djeshëm. Një ndjesë nga ana e Serbisë nuk do t’i ngjallte qindra mijra fëmijë e pleq të pushkatuar, nuk do t’i ringrinte fshatrat e qytetet e shkrumbuara, por mund të merrej si një gjest njohjeje, si një përshpirtje për të shpëtuar shëndetin e së ardhmes.
Duke lexuar librin e Vladanit do të kuptohen më mirë edhe tezat e tij të amplifikuara dhe të shpërndara shqip për gjatë gjithë shekullit. Së paku manisë për tu vjedhë heronj e virtyte shqiptarëve do t’i dalë autorësia e vërtetë. Edhe tezës se gjoja Europa trembet nga një Shqipëri myslimane, edhe urrejtjes për Vatikanin, paragjykimeve fobike për jezuitët dhe katolikët në përgjithësi gjithashtu do t’u dalë boja. Ky libër do të lexohet si një dëshmi historike e mentalitetit politik serb. Mos u habisni kur të hasni në mina të hedhura në vitin 1913 për të shpërthyer më vonë, kur t’i duhej pushtetit politik në Serbi. Qe një minë me shpërthim të vonuar:
“Shqiptarët që rrojnë përjashta kufîjvet të kësaj Shqipnie të vërtetë janë të shpërdamë nëpër Sërbí të vjetër (Kosovë- shën. im) e Maqedoní , si ishuj mbrênda ndër grumbuj sërbësh e bullgarësh, pa ndonji lidhje me vêndin e tyne. Në Shqipnín e poshtme ka në mes të shqiptarëvet 110.000 grekë dhe aq kuco-vllehë, e në Shqipní të veriut nja 6-10.000 sërbë të shfaqun e të mëshehun.”
Ky falsifikim i hershëm gjorgjeviqjan do t’i shërbente në vitin 1937 Vaso Çubrilloviqit që në elaboratin e tij “Shpërngulja e shqiptarëve” të planifikonte që “Peja, Gjakova, Podrimja, Gora, Podgora, Sharri, Istogu e Drenica në veri të maleve të Sharrit, pastaj Dibra e Epërme e të dy Pollogët në jug të këtyre maleve, si qarqe kufitare me Shqipërinë duhen boshatisur me çdo kusht”.
Libri “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” do t’i shërbejë historianit, studentit dhe çdo lexuesi tjetër për të kuptuar më mirë ngjarjet dhe rrjedhat historike. Nëse do të ngrihet ndonjëherë një tribunal për gjykimin e krimeve, ky libër do të merret si dëshmi dhe provë krimi. Mbase do të ngjasë si me dënimin e genocidit turk ndaj armenëve. Një dënim i vonuar, por një ngushëllim për drejtësinë. Le t’i thartojnë turinjtë mohuesit e krimeve, ata që nuk kanë pranuar ende as holokaustin e hebrejve.
Duke besuar që çdo krim do të ndëshkohet qoftë dhe moralisht, atëherë mund të shpresohet se barku që polli Gjorgjeviqin dhe pasuesit e tij të këtë filluar të shterpëzohet. Pas kësaj Ballkani dhe Europa mund të bien në paqe.
Tiranë, maj, 2015

DANIEL SERWER – SERBIA TA NJOHË KOSOVËN SHTET I PAVARUR E SOVRAN

VOAL – PRISHTINË – Analisti për Ballkanin, Daniel Serwer ka porositur Serbinë që ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

“Nëse do të përparojë në integrimet euroatlantike Serbia duhet ta bëjë një hap të tillë”, citohet të ketë thënë Serwer, përcjell televizioni publik.

Serwer tha gjithashtu se Serbia duhet të distancohet nga politika e Dodikut.

EMIRATET E BASHKUARA ARABE NDËRTOJNË SPITAL PEDIATRIK NË KOSOVË

Delegacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe me presidenten Jahjaga në vendin ku do të ndërrtohet spitali pediatrik kirurgjik

VOAL – PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Maitha Al Shamsi, ministre e Shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zyrtarizuar fillimin e planeve për ndërtimin e një qendre pediatrike kirurgjike në Prishtinë.

Për ndërtimin e kësaj qendre do të dhurohen 22 milionë euro. Presidentja e Kosovës tha se klinika parashikohet të hapet në verën e vitin 2017.

“Për qytetarët e Kosovës, ndërtimi i klinikës pediatrike kirurgjike është ndihmë e jashtëzakonshme. Ky spital përmbush një nevojë urgjente për përmirësimin e kujdesit shëndetësor të fëmijëve të Kosovës dhe në përgjithësi përmirësimin e kualitetit të jetës dhe mirëqenës së familjeve tona”, tha Jahjaga.

Jahjaga u shpreh se raportet ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë të mira, por me projekte dhe bashkëpunime të tilla, këto raporte miqësore janë thelluar.

“Sot vuloset kjo miqësi edhe me këtë klinikë pediatrike që me nder dhe krenari do të mbaj emrin e Sheika Fatimës, si dëshmi e humanitetit të saj dhe qëndrueshmërisë së marrëdhënieve tona të shkëlqyera, të cilat do të vazhdojnë çdo ditë e më shumë t’i avancojmë”, theksoi Jahjaga.

Kurse, ministrja e shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Maitha Al Shamsi, tha se Kosova ka një potencial të madh në shumë aspekte.

Shamsi deklaroi se realizimi i projektit do të përcillet hap pas hapi deri në përfundim të ndërtimit.

“Me ndërtimin e këtij spitali, shumë fëmije do të ketë mundësi që të kenë qasje për trajtime të ndryshme që do t’i ofrojë qendra apo edhe për medikamente. Kështu që jam shumë krenare që jam pjesë e përkrahjes së këtij projekti. Po ashtu, bashkë me kolegët e mi këtu do të jemi të gatshëm që të ndihmojmë çka do që kërkohet për realizimin e projektit”, deklaroi Shamsi.

Zyrtarët nga Emirate e Bashkuara Arabe thanë se për një kohë jo shumë të gjatë do të shihet një spital i mrekullueshëm, në të cilin do të shërohen fëmijët. Siç u tha, spitali do të jetë i pajisur me një teknikë moderne.

Delegacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen në Kosovë pas nënshkrimit të marrëveshjes së një donacioni prej mbi 22 milionë eurove të dhuruar nga,Sheika Fatima bint Mubarak.

Kjo marrëveshja ishte nënshkruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Abu Dhabi. rel

2 PRILL 1999 – MASAKRA QË DOGJI PËR SË GJALLI 21 GRA E FËMIJË NË GJAKOVË

“Në rrugën time, vdekja s’ka më vend”. Kështu mes tjerash shprehet poetesha gjakovare Mevlyde Saraqi, në një poezi kushtuar masakrës së 2 prillit të vitit 1999, e njohur si “Masakra në familjen Vejsa”.

Dhe me të vërtetë, morti e vdekja përjetësisht e kanë kryer misionin e vet të zi në këtë familje, në këtë rrugë diku në Gjakovë.

Në këtë rrugë, e cila përjetësisht do të përmendet si rruga ku ndodhi masakra që një qenie njerëzore normale, vështirë mund ta imagjinojë.

Askush nuk mund ta imagjinojë se si mund të ishte momenti i vrasjes së Ritës së vogël, e cila ende nuk i kishte mbushur 2 vjeç.

Si mund të paramendohet vrasja e Dalinës, që pikërisht atë natë po i mbushte 2 vjeç.

Si mund të paramendohet vrasja e Marigonës, Sihanës, Arlindit, Delvinës … të gjithë nën moshën 10-vjeçare.

Si mund të paramendohet vrasje e më pastaj djegia e 21 njerëzve, të gjithë gra e fëmijë pa as më të voglin faj e mëkat. /zëri

MBRËMJET E MATURËS DHE KASTA E PAPËRGJEGJSHME POLITIKE – Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

Pas çdo përfundimi të vitit shkollor, si zakonisht po mbahen mbrëmjet e semimaturantve, maturanteve, dhe mbremjet e atyre qe  i kanë përfundur studimet. Keto organizime në këtë gjendje te rëndë ekonomike po tërheqin shpenzime te mëdha veqmas të atyre të cilët nuk qendrojnë mirë  ekonomikisht. Ne prindërit jemi te lumtur pse bijtë dhe bijat tona po kryejnë shkollimet, po organizojne takimet me shokët  dhe shoqet e klasës për herë të fundit, sepse rrugëtimi i jetës  i ndanë  ata përgjithmonë. Kujtimet më të mira të njeriut janë ato pas përfundimit të shkollimit të mesem. Ne këto mbrëmje të kenaqet zemra kur e shikon gjeneratën e re e cila te fascinonë me pamjen e tyre fizike prej races me të bukur në botë. Njeriu në ato momente ka emocione të shumta për rininë tonë të mrekullueshme. Për rininë tonë e cila po kalon sfida të mëdha të kohës. Për rininë tonë e cila po i mbarojnë studimet dhe nuk dinë kah tia mbajnë. Kjo eshte diqka shumë e dhembshme për gjeneratat e pasluftës, të cilët për mos zhvillim të duhur ekonomik , nuk po kan ku ta gjejne një vend të punës dhe po largohen me te madhe nga Kosova. Dëshprimi i tyre në strukturat udhëheqese  të korruptuara secilen ditë e më shumë po rritet.Po rritet edhe frustrimi i tyre. Nuk ka si mos të rritet, kur është krijuar pa përspektivë e madhe për të jetuar në vendin e tyre.
Sigurisht së rinia jonë as në ëndërr nuk e ka pritur se punët pas çlirimit te Kosovës, do të shkojnë jo mire në shume plane të jetës.Njeriu kur nuk ka të ardhura nuk ka mundësi që të planifikon për gjera të mëdha. Planifikon të siguron vetem bukën e gojës ,ndoshta edhe për një ditë të vetme.Secila qeveri deri me tash nuk planifikojë asgjë për menyrën e shkollimit ,duke planifikuar kuadro sipas kërkesës se vendit. Dikush në një shkrim para do dite e tha se asnjë të punësur nuk e kemi prej se ka filluar punën Qeveria e Isa Mustafës. Dihet se çfarë buxheti ka ne dispozicion Mustafa ,  buxhet  më shumë emergjent. .Isa Mustafa me mirë është të prezentojë ndonjë program konkret zhvillimor për zbutjen sadopak të papunësisë se të mbajë nasihate, duke dhënë deklarata politike së a do të bëhet Hashim Thaçi president në vitin 2016 apo jo. Dihet së për këtë punë pak kush  e ka Mustafën në shpatullë të pulës, kur shumë faktorë tjerë do të vijnë në shprehje ,së kush do të jetë president i radhës. Këtu do të vjen në shprehje edhe faktori ndërkombëtër pa te cilin sigurisht që vështire do të arrihej liria dhe pavarësia e vendit.Kryeministri Mustafa dëklaroi se gjithësesi Thaçi do të jetë president , se ai edhe  i ka numrat e deputeteve. Tamam Mustafa që shumë kohë po sillet si diktator i vogël duke i prejudikuar gjerat paraprakisht.
Nese kështu është mësuar të vepron me LDK-në  e klanizuar dhe te burokratizuar, kështu nuk i delë puna kur behët fjalë për gjerat tjera. PDK-ja do ta synojë postin e kryeministrit, edhe postin e presidentit se sa variantin e propozuar nga Mustafa. PDK-ja është parti fituese dhe vështirë qe lideri i saj Hashim Thaqi do të lejon që Isa Mustafa të jetë lojtari kryesor së kush do të bëhet president, apo ndoshta do të shkohet edhe në zgjedhjet e reja që është varianti me i mundshem në këtë situatë të rendë politike dhe ekonomike në të cilën që shumë kohë është katandisur vendi.Pas Kuvendit të VIII te LDK-së ,  në të cilin kuvend është instaluar  diktatura, kur dihet për mënyrën e votimit të të të parit të LDK-së, dhe për anulimin  e zgjedhjeve legjitime të degëve të LDK-së në Zvicer dhe në Gjermani.Kjo LDK-e është dobësuar dhe sigurisht që PDK-ja llogaritë së edhe më lehtë do ti fiton zgjedhjet. LDK-ja  e deshti kjo strukturë  diktatoriale e  saj  ose jo , është dobësuar , sepse gadi në tërsi janë menjanuar njerëzit e linjës politike rugoviane .Lojëra për fëmijë janë deklaratat politike të kryeministrit, Isa Musfata, se Thaçi do të jetë president, kur edhe shumë ujë do të rrjedhë nën urë siq thotë një fjalë e popullit. Me mirë do të ishte që ai  të flasë për sanimin e gjendjës pas protestave masovike  politike dhe sidomos  pas ekzodit masovik te shqiptarëve , se sa të   na mbajë  llafe . Tek e fundit le të zgjedhet kush te zgjedhet për president, por Kosova ka punë shumë  të mëdha përpara  të karakterit zhvillimor.E mira e së mirës do të ishte për këtë vend dhe për këtë popull që kjo kastë  e dështuar poltike  , sa më parë tu lëshon vend forcave të reja dhe kreative politike. Me të korruptuarit dhe me të kriminalizuarit nuk ecët asnjë memilmeter përpara.Pa reformim edhe të partive politike , nuk ka mundësi që të bëhen reforma në strukturat më të larta të shtetit.
Kjo qeveri mamute gadi sa e Kines është treguesi me i mirë së çka do të presim prej saj, pak ose asgjë. Mustafa i ka rehatuar mirë neper poste të larta shtetërore do servila dhe matrapazë politik,  që veq interesin e tyre përsonal e kan prioritet . Kjo Qeveri bashkë me këtë Parlament më shumë ngjajnë në klub të cirkusantëve se në njerëz serioz të cilët janë të thirruar  për ta udhëhequr shtetin  ashtu si vërtetë i ka hije   një shteti me premisa  demokratike  …

Send this to a friend