Për president të ri të Kosovës u zyrtarizua Hashim Thaçi, i cili pas vdekjes së presidentit Rugova po dominon në skenën tonë politike. Thaçi u riciklua në pozitën e të parit të shtetit, pasi që i shijoj të gjitha postet pushtetare.
E mori postin e të parit të shtetit më ndihmën e madhe e kreut të LDK-së. Ata pranuan edhe një herë tjetër që LDK-në ta bëjnë kurban të Hashim Thaçit dhe PDK-së, për apetite të tyre të sëmura karrieriste.
I harruan amanetet e Ahmet Krasniqit, Tahir Zemës, Smajl Hajdarajt e shumë të tjerëve.
E harruan amanetin e presidentit Rugova, i cili tërë jetën e shkriu për liri dhe pavarësi.
“Mumiet” e LDK –së atë ditë kur u votua Thaçi për president u gjallëruan vetëm kur i ngritën gishtat për t’ia qitur kokrrën. Zatën këta mjeranë të politikës u përulën aq shumë para Thaçit dhe Veselit, që veq një lëvizje më vetull iu nevojit Hashimit që ta vënë në levizje Mustafën. E votuan Thaçin në kushte të jashtëzakonshme, dhe dolën nga salla të turpëruar. Këtë turp do ta bartin më vete deri në varr. I tradhtuan idealet rugoviane.
Të kthehemi edhe pak të portreti i presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi. Për dy mandate ishte kryeministër i vendit. Gjatë mandatit të tij si kryeministër vendi ra buzë greminës sociale dhe ekonomike. U larguan nga Kosova nga qeveria binomiale Thaçi – Mustafa afër 100 000 veta nga vendi. Ishte ky eksodi i dytë më i madh i shqiptarëve.
Ju lexues të nderuar nuk e keni vështirë të vlerësoni, a nuk ishte ky ‘suksesi tjetër i madh i Hashimit dhe Mustafës” për të krijuar vende të reja të punës. A nuk u kishin premtuar qytetarëve 150 mijë vende të reja të punës apo jo!!!
Sa ishte kryeministër i ndodhën shumë afera të krimit te organizuar dhe afera te korrupsionit ku u përfshinë shumë qeveritarë. Sigurisht së edhe ky ishte “suksesi” i radhës i tij.
Stagnacion të zhvillimit ekonomik zor që mund të shënohet, sa pamë gjatë këtyre viteve.
Gjatë mandatit të Thaçit u arratis Zharku i PDK-së, i cili akuzohej për vepra penale.
Nga ish shokët e LPK-së, sidomos kohën e fundit po dëgjojmë akuza dhe kundër akuza të ndërsjella të rënda, ku po lakohet edhe emri i presidenti të ri të Kosovës, Hashim Thaçit.
Në planin e jashtëm Thaçi bëri marrëveshje më Serbinë dhe nënshkroi në Bruksel pa e njoftuar shumë opinionin e gjerë publik. U formua Asociacioni i Komunave Serbe më ingerenca vendimmarrëse ngjashëm me Republika Serpska në Bosnje.
Iu morën Kosovës mbi 8000 mijë hektarë tokë në kufirin më Mal të Zi. E thirrën një komision ndërkombëtar jo profesionist lidhur më këtë çështje vetëm për ta vërtetuar atë që kishin nënshkruar paraprakisht. Këto dy marrëveshje të fundit ua bani aminin kryeministri, Isa Mustafa në Bruksel dhe në Vjenë. Sa e sa marrëveshje të dëmshme politike u firmosën sa ishte Thaçi kryeministër, për t’ia mundësuar Serbisë inkuadrimin në BE, e Kosova në këto muhabete gjithmonë mbeti duar thatë.
Mos të harrojmë edhe Fusnotën e famshme, e cila zëvendësoj fjalën Republikë në përfaqësimet e Kosovës në takimet rajonale. Për Republikën u derdh shumë gjak historikisht, e kjo fjalë u zëvendësua shumë lehtë më Fusnotë të Edita Tahirit e cila nuk doli flluskë sapuni.
Vendi u fut në krizë të thellë institucionale që shumë kohë, e këta pushtetarë na thurin himne të pa qena.
Po të kishim pasur opozitë më të fortë, sigurisht së edhe situata politike dhe situata ekonomike nuk do të ishim pus më dri. Popullin në anën tjetër e ka mbuluar indiferenca politike thua së dikush tjetër do tua rregullon punët në shtëpi.
Thaçi theksoi në inaugurim së do të përfaqëson unitetin, e nuk ishin asnjë deputet opozitar në sallë. Dhe, nuk ka mundësi që një njeri kontrovers si figura e Thaçit të bëhet tash personalitet i unitetit.
Ne dhënien e betimit dëgjuam një fjalimin e dobët të Thaçit, i cili zor së mund të ishte ndryshe.




