Idiot konsiderohet ai njeri i cili nuk posedon nivelin e duhur të intelegjencës. Ato shtete të cilat kanë pasur traditë në shtetbërje, nuk mund të vijnë në shprehje “idiotët” që të bëhën njerëz të politikës. Politikani i mirëfilltë nuk punon për interesa individuale, por punon për realizimin e interesave të përgjithshme. Në rajonin e Ballkanit kemi udhëheqës shtetëror dhe partiakë shumë dinakë të cilët e kan mbushur aparatin shtetëror më “idiotë”, të cilët zbatojnë vetëm urdhëra pa menduar shumë më kokat e tyre. Një pjesë bukur e madhe po sillen në mënyrë idioteske duke u bërë servilë dhe të dëgjueshem, duke i lënë anash edhe interesat e tyre. Pushteti në Kosovë pikërisht këtë sojë të njerëzve po e dëshiron. Janë bërë militantë të partive politike të cilët po vrapojnë qorrazi pas liderëve të tyre, po vrapojnë edhe pas do koncepteve politike të pa dëfinuara mirë .Kjo miopi politike ka bërë që rregullisht të votohen njerëzit e njejtë për pushtet të cilët u tregua së nuk e kan merituar. Dhe, kjo po ndodhë për shkak të pasivitetit të qytetarëve të cilët janë bërë vrojtues pasiv të fatit të vet. E kan lën fatin në duar të njerëzve perfid, të atyre që kurrë nuk e përfillën votën dhe kërkesat e tyre. Gjithmonë i manipulan duke u premtuar edhe ate që nuk është e mundur, dhe as nuk i realizuan edhe ato kerkesa të cilat ishin të mundshme. Përdoren me mjeshtri metodat mashtruese të tipi komunist më masën. Këto lojë të pistë e kanë trashëguar nga para ardhësit e tyre. Do të ishte mirë që qytetarët në mënyrë të organizuar përmes ndonjë shoqate ti kanalizojnë kërkesat duke marrë fatin në duar të tyre, duke mos pritur më që ti udhëheqin demagoget. Edhe ata ekspert qe i kemi të profileve të ndryshme, nuk po iu ipet mundësia që të kontribuojnë në rrjedhat ekonomike dhe politike te vendit, ku i kemi ngecjet më të mëdha. Bëhët fjalë për botën në të cilën individet parreshtur të përkushtohen që më dije dhe më një dialog të kulturuar para së gjithash të sigurojnë statusin që iu takon në shoqëri .Deri më tash nuk patem ndonjë reformë në arsim, sepse pikërisht ky nivel i arsimit të dobët po iu hyn në funksion klasës sunduese.Një kanalizim i mirë i rinisë , do të ndikonte në formimin e përsonalitetit të tyre, do të ndikonte në socializimin e tyre, do të ndikonte që mos të largohen nga tradita, mos të largohen nga të mirat familjare… Të rinjët do të bëheshin pjesë kreative e shoqërisë, do të mendojnë dhe veprojnë më kokat e tyre, dhe në mënyre kritike do të analizonin botën rreth tyre. Kjo do të ndikonte që rinia të përqafojnë gjithë ate që është e mirë, e dobishme dhe jo imponuese.Kështu ata qysh neser do tu kishin bërë rezistencë çdo forme të dominimit që do të ndikonte në ekzistencën dhe dinjitetin e njeriut. Ky pasivitet i jetës shoqërore e qëllimshme nga kjo klasë e pa pa përgjegjshme politike, mund të tejkalohet vëtem më forca të reja dhe kreative. Çdo vonesë në këtë drejtim do të jetë shumë e kushtueshme për fatin dhe për përspektivën tonë…
Ushtrisë së Kosovës i janë bashkangjitur disa snajperë të rinj.
Ata përmbyllën me sukses kursin bazë për snajper, duke u certifikuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve”, lexohet në një njoftim të FSK.
Zëvendëskomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Ilir Shyti, në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”. Kjo vjen si një përpjekje e Kosovës për të fuqizuar më tej ushtrinë.
Disa ditë më parë, FSK përmbylli me sukses të plotë 3 stërvitje të ndryshme.
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të premten Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim, për shtytje në vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, para 17 vjetëve.
“I akuzuari E.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e pesë vjet… për shkak të veprës penale nxitje në vrasje të rëndë”, tha Gjykata Themelore në një komunikatë më 3 maj.
Sipas aktakuzës, Sekiraqa e kishte nxitur Arben Berishën në vrasjen e Triumf Rizës më 30 gusht 2007, në Prishtinë.
Triumf Riza ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Në këtë dënim, Sekiraqës do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, sipas njoftimit.
Ai ka të drejtë të ankohet ndaj këtij dënimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, tha Gjykata.
Sekiraqa ishte dënuar dy herë me burgim për të njëjtat akuza në të kaluarën, në vitin 2016 me 37 vjet burgim, ndërsa më 2019 me 30 vjet burgim, por Apeli i rrëzoi secilin prej atyre dënimeve duke e kthyer dhe rikthyer rastin në rigjykim.
Më herët, gjykata e ka dënuar Arben Berishën, autorin e vrasjes së Triumf Rizës, me 35 vjet burgim. REL
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha sot se për heqjen e masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, pas kësaj ka reaguar duke publikuar dy fotografi.
Në një foto shihet përplasja e serbëve me trupat e KFOR-it, dhe ka shtuar edhe një fotografi tjetër të kreut të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili sot është vendosur në objektin e Komunës së Zveçanit i papenguar nga askush.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, de-eskalimi ka ndodhur dhe shton se si rezultat i kësaj masat duhet të hiqen.sn
Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të komandantit të UÇK-së Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorë e martirë që ranë në Drenicë për lirinë e Kosovës më 30 prill, 1999.
Në fjalën e rastit, presidentja Vjosa Osmani tha se heroi Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”.
“Bashkë me të, jo vetëm që themeluan bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por zhvilluan trajnime në Shqipëri, për të qenë gati për ta mbrojtur atdheun”, tha Osmani.
Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës, kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.
“Përballë regjimit kriminal të Serbisë, Ilaz Kodra me bashkëluftëtarë qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /Klankosova.tv
Prishtinë, 1 maj 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, takoi sot në Prishtinë, nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Ađančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Nataša Tomanić dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, që erdhi pas vizitës dhe takimeve të shumta në Berlin në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, kryeministri Kurti diskutoi me tri nënkryetaret mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.
Nënkryetaret Ađančić, Tomanić dhe Bogojević thanë se e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre dhe se një qëndrim të tillë do ta shprehin edhe në takime me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj nënkryetareve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit për punën e tyre të përditshme dhe kurajën për t’i shërbyer publikes dhe qytetarëve.
Ky ishte takimi i dytë në pak se dy javë që kryeministri Kurti ka pasur me tri nënkryetaret e komunave veriore, duke dëshmuar kështu interesimin dhe vullnetin e dyanshëm për komunikim të rregullt dhe bashkëpunim të afërt.- Zyra e Kryeministrit
Hartuesja e raportit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja greke, Dora Bakoyannis, ka theksuar se asnjë kandidati nuk i janë kërkuar më shumë reforma se Kosovës para diskutimit për anëtarësim në këtë organizatë.
Bakoyannis, ka thënë se “për të ardhur tek opinioni pozitiv, deputetja greke ka thënë se janë dashur 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, ekip të specializuar dhe dhjetëra takime me qeveritarë, ambasadorë, bashkiakë serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, organizata joqeveritare e organizata ndërkombëtare”.
“Po ashtu raporti ka kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që pas 25 vjetësh të rivendosin pronën e manastirit më të rëndësishëm serb në rajon, që të tërhiqnin një projektligj për shpronësimin e pronave serbe dhe të nënshkruanin një listë marrëveshjesh për të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha, ta vendosin komunitetin serb nën mbrojtje ndërkombëtare”, ka thënë Bakoyannis në një tekst autorial për “European Western Balkans”.
“Asnjë kandidati nuk i është kërkuar të kryejë kaq shumë reforma para se të sillet për diskutim çështja e pranimit të tij në organizatë. Kjo me gjasë është arsyeja pse 83 për qind e Asamblesë votoi pro raportit”.
Ajo ka shkruar për lidhjet e saj “speciale” me popullin serb. Duke mbrojtur raportin e vet me Serbinë, Bakoyannis ka thënë se raporti i saj pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës i është kushtuar “vetëm të drejtave të njeriut dhe nevojës për t’i sjellë dy milionë evropian nën ombrellën demokratike të KiE-së”.
“Kjo e fundit ka rëndësi të veçantë për komunitetin serb në rajon, që për dekada, i ishte hequr e drejta për të ndjekur penalisht autoritetet e Prishtinës për shkelje të të drejtave të njeriut, para një gjykate të njohur ndërkombëtarisht”, ka shkruar ajo.
Deputetja greke Bakoyannis ka përsëritur se në raport nuk ka dhënë qëndrim për shtetësinë e Kosovës duke thënë se po t’i kërkohej të shprehte mendim për shtetësinë, s’do ta kishte marrë përsipër përpilimin e raportit, pasi vjen nga Greqia që nuk e njeh Kosovën. Pavarësisht se çështja e shtetësisë së Kosovës nuk është çështje e raportit për pranimin e Kosovës, Bakoyannis thotë se është sulmuar nga lidershipi serb.
Bakoyannis ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për negocimin e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, më 2018.
“Pavarësisht faktit se negocimi i kufijve presupozon ekzistencën e dy shteteve (nëse jo, me kë po negocion?), për çka unë e kundërshtoj, e kam konsideruar këtë akt trimërie nga presidenti Vuçiq dhe jo akt tradhtie. Pragmatizmi është burim i paktë, por kritik në politikë dhe liderët që kanë arritur ndonjëherë promovimin e interesave të shteteve të tyre janë ata që nuk hezitojnë të dalin kundër instinkteve bazë të imagjinatës kombëtare”, ka shkruar Bakoyannis.
Raporti pozitiv i Bakoyannisit për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës pati marrë shumicën e votave në Asamblenë Parlamentare në prill. Tani pritet që për dy javë të mbahet votimi final në Komitetin e Ministrave, ku nevojiten 2/3 e votave për t’u pranuar si anëtare e plotë. /Telegrafi/
Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe nënkryetaren Saranda Bogujevci, bënë nderime pranë arkivolit të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi, në kuadër të ceremonisë së homazheve që po zhvillohet në hollin e Kuvendit.
Pas homazheve kryetari Konjufca nënshkroi në librin e zisë.
Homazhe bënë gjithashtu edhe kryeministri Albin Kurti me anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të institucioneve të tjera dhe qytetarë të shumtë.sn
Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, do flasë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel në në 20-vjetorin e zgjerimit, kur 10 shtete të reja anëtare iu bashkuan Bashkimit Evropian në vitin 2004, shkruan Gazeta Express.
Sipas njoftimit, Gërvalla për të marrë pjesë në këtë përvjetor është ftuar nga Presidenca belge të Këshillit të BE-së, më saktësisht me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme, Hadja Lahbib.
“Gjatë sesioneve do të diskutohet rreth sfidave, nevojave dhe praktikave më të mira dhe reformave të sundimit të ligjit në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së. Në këtë takim, i cili mbledh ministrat e shteteve anëtare të BE-së dhe atyre me perspektivë anëtarësimi, Republika e Kosovës do të paraqes të arriturat e saj në procesin e integrimit në BE, reformat e thella të ndërmarra në sundim të ligjit dhe fusha të tjera, të evokojë rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Ministrja Gërvalla do të realizojë edhe takime bilaterale me Ministra të Jashtëm dhe të Çështjeve të BE-së për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, në veçanti rreth procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njofton se, dje, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š.
Sipas njoftimit të Prokurorisë i njëjti person është i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti individ është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit individ, kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.sn
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ishte presidenti i fundit i Jugosllavisë, e cila po shkonte drejt fundit.
Ai gjatë Takimit të Madh të Prishtinës për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, ka bërë përgjegjës ish-kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviç për të gjitha viktimat e shkaktuara në Kroaci, Bosnje e Kosovë.
Mesiçi ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po i vazhdon politikat e Sllobodan Millosheviçit për krijimin e “Serbisë së Madhe”, e cila sipas tij nuk mund të bëhet kurrë, raportojnë mediat e Kosovës.
“Ende ka nga ata që si Millosheviçi duan të bëhet Serbia e Madhe, por unë ju them se ajo nuk mundet të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë që Serbia mundet të bëhet një shtet i madh, unë ju them që Serbia është një shtet i vogël në Ballkan”, tha Mesiç.
Takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematiken” Histori- Identitet- Integrim”, u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar nderi.
(Balkanweb)
Në shënim të ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në Kompleksin Memorial në Mejë u organizua tubim përkujtimor nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, njofton Klankosova.tv
Në 25-vjetorin e masakrës së Mejës, krerët e shtetit kërkuan drejtësi për viktimat, duke u zotuar se thirrja për drejtësi kurrë nuk do të mungojë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani masakrën e Mejës e quajti “Srebrenica e Kosovës”.
“Sot këtu jemi me zemër të rënduar pa fund, ky vend është “Srebrenica e Kosovës”, ky vend është edhe thirrja jonë me e fuqishme për drejtësi. 376 civilëve të pafajshëm ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë. Familjet e të zhdukurve me dhunë asnjëherë nuk do të jenë vetëm”, tha presidentja Osmani, përcjell Klankosova.tv
Derisa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore për masakrën e Mejës.
“Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, tha Kurti.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën Kombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.
Ajo bën thirrje që ky proces të mbyllet dhe familjarëve t’u jepen përgjigjet e merituara, njofton Klankosova.tv.
“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet dhe mbyllja e këtij procesi për më të dashurit e tyre. Sot, ne qëndrojmë së bashku me familjarët që ende – dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur. Prioritet duhet të jetë gjetja e përgjigjeve që parashikojnë përfundimin e këtij procesi të familjarëve të të zhdukurve”, ka shkruar ambasada në Facebook.
Lajmet me interesante
-
Drejtuesi i Report tek RAI3 Sigfrido Ranucci: Do ta transmetojmë – presim akord të intervistojmë Ramën
April 29, 2024
-
Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm i Erion Veliajt, pritet arrestimi nga SPAK-u?!
May 1, 2024
-
Autori i emisionit “Report” i referohet sondazhit të BalkanWeb: 60% e shqiptarëve i besojnë investigimit të RAI 3
April 28, 2024
-
Kujtim prej hiri që bie si muzg i vranët- Cikël poetik nga LULZIM LOGU
April 29, 2024
-
Dr. Gëzim Alpion: Forthcoming lectures on Mother Teresa in Singapore, Chennai and New Delhi – between 29th April and 3rd May
April 27, 2024
-
Sa monotoni Poezi nga Elida Buçpapaj
May 1, 2024
Lajmet e fundit
-
Ushtria e Kosovës bëhet me snajperë të rinj
By voal.ch | May 4, 2024
-
Franca stërvit ‘ushtrinë kibernetike’ kundër sulmeve gjatë Olimpiadës së Parisit
By voal.ch |
-
BIRN: Rënie e pandalshme: Emigrimi kyç dhjetëra shkolla në qarkun e Shkodrës
By voal.ch |
-
Qeveria e re serbe me dy zëvendëskryeministra rusë- Nga SHABAN MURATI
By voal.ch |
-
Po kush ishte nacionalisti dhe antikomunisti i përbetuar ish Ministri i Brendshëm shqiptaro amerikani ing. Xhafer Deva- Nga KLAJD KAPINOVA
By voal.ch |
-
NJË BISEDË SERIOZE…- Tregim nga HAMIT TAKA
By voal.ch |
Komentet