VOAL

VOAL

Kancelari Scholz sot takohet me Kurtin e Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë sot takime të ndara në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode përmes një postimi në Twitter.

Ai ka shkruar se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve, në orën 16:00.

Ursula Von der Leyen propozon embargo mbi naftën ruse

RFE/RL

Bashkimi Evropian do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa më 4 maj njoftoi për rundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Ne do të heqim dorë nga furnizimet nga nafta e papërpunuara brenda gjashtë muajsh dhe produkteve të rafinuara deri në fund të vitit”, tha von der Leyen para Parlamentit Evropian në Strasburg.

“Kjo do të jetë ndalesë e plotë ndaj importit të naftës ruse, që vjen nga cisternat dhe tubacionet, nafta e papërpunuar dhe ajo e rafinuar”.

“Nuk do të jetë e lehtë. Disa shtete anëtare janë shumë të varura nga nafta ruse. Por, ne thjesht duhet të punojmë për këtë”, tha von der Leyen, teksa prezantoi propozimin, i cili duhet të miratohet nga të gjitha 27 shtetet që të hyjë në fuqi.

Von der Leyen nuk përmendi asnjë përjashtim nga kjo ndalesë, edhe pse Hungaria dhe Sllovakia, dy shtete anëtare të bllokut, janë shumë të varura nga importet e energjisë ruse dhe janë shprehur kundër ndalesës.

Megjithatë, presidentja e Komisionit Evropian tha se një vendim unanim për sanksionet mbi naftën “nuk do të jenë të lehta”.

Von der Leyen po ashtu njoftoi për largimin e bankës më të madhe ruse, Sberbank, nga sistemi ndërkombëtar i komunikimit financiar, SWIFT.

Në pakon e gjashtë të sanksioneve, që pritet të miratohet në ditët në vijim, do të jenë edhe zyrtarët ushtarakë të përfshirë në mizoritë e kryera në Buça dhe Mariupol, tha von der Leyen.

Po ashtu, zyrtarja e lartë e BE-së tha se tre media shtetërore ruse do të largohen nga transmetimet në BE, pasi sipas saj, këto janë “megafonë të gënjeshtrave të Putinit”.

Sanksionet e paralajmëruara nga BE-ja vijnë teksa forcat ruse po godasin objektiva në lindje të Ukrainës, duke sulmuar me raketa fabrikën e çelikut në Mariupol, që është pika e fundit e rezistencës.

Dhjetëra banorë kanë arritur të largohen nga Mariupoli përmes një operacioni evakuimi të Kombeve të Bashkuar dhe Kryqit të Kuq dhe të martën janë dërguar në Zaporizhja, që kontrollohet nga Ukraina. Civilët kishin qenë të strehuar për javë të tëra në bunkerët nën fabrikën e çelikut, Azovstal.

Në mesin e të evakuarve kryesisht kishte gra dhe fëmijë, të cilët u larguan nga Mariupoli përmes autobusëve.

“Ne i kishim thënë lamtumirë jetës. Nuk mendonim se dikush e dinte se ne ishim atje”, tha Valentina Sytnykova, 70 vjeçe, e cila ishte strehuar në fabrikë për dy muaj së bashku me djalin e saj dhe mbesën 10-vjeçare.

Rusia po e sulmon Mariupolin pasi po kërkon që ta shkëpusë Ukrainën nga Deti i Zi dhe ta lidhë territorin e kontrolluar nga Rusia në jug dhe lindje. Pjesë të rajoneve lindore të Donjeckut dhe Luhanskut kishin qenë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, para se presidenti Vladimir Putin, të niste pushimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Mbi 200 civilë vazhdojnë të jenë në fabrikën e Azovstalit, ka thënë kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko, teksa 100,000 civilë vazhdojnë të jenë në qytetin-port që është shndërruar në gërmadhë.

Moska nuk ka shfaqur asnjë shenjë se do të tërhiqet edhe pothuajse dhjetë javë pasi ka nisur, atë që e cilëson si “operacion të posaçëm ushtarak”, luftë që ka vrarë mijëra persona, ka shkatërruar qytete dhe ka detyruar 5 milionë ukrainas të largohen nga vendi.

Ekonomia e Rusisë prej 1.8 trilion dollarësh po shkon drejt tkurrjes së saj më të madhe që nga vitet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991. Putin po ashtu ka njoftuar për planet ruse për të bllokuar eksportet e lëndës së parë, për mbështetësit e Kievi.

Sulmet ruse mbi hekurudhat

Forcat ruse kanë përqendruar ofensivën e tyre në lindje dhe jug të Ukrainës, pasi kanë dështuar që ta marrin kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të martën po ashtu janë raportuar për sulme të reja në perëndim të Ukrainës. Kryetari i Lvivit ka thënë se raketat ruse kanë dëmtuar rrjetet elektrike dhe ato të ujit në këtë qytet që gjendet në kufi me Poloninë dhe që po përdoret për të marrë furnizimet me armë që Perëndimi po i dërgon ushtrisë ukrainase.

Forcat ruse po ashtu kanë sulmuar gjashtë stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore, tha kreu i hekurudhave, Olesksandr Kamyshin. Ai përmes një postimi në Twitter tha se nuk ka civilë të vrarë e as të plagosur.

Në lindje, sulmet ruse në Donjeck kanë vrarë 21 civilë dhe 27 të tjerë janë plagosur, tha guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko. Ai tha se kjo është shifra më e lartë e viktimave që prej muajit të kaluar.

Sulmet dhe granatimet janë intensifikuar edhe në Luhansk dhe zona më e goditur është Popasna, ku ka qenë e pamundur të organizohet evakuimi, tha guvernatori rajonal, Serhiy Haida.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ushtria ruse “ka reaguar sot me zemërim të madh ndaj suksesit tonë”.

“Shkalla e lartë e granatimeve të sotme nuk tregon qartë se Rusia ka ndonjë lloj të veçantë të qëllimit ushtarak”, tha ai gjatë një adresimi drejtuar kombit mbrëmjen e së martës.

Rusia po ashtu ka sulmuar me raketa një aeroport ushtarak në afërsi të Odesës, duke shkatërruar dronë, armë dhe furnizime me municion që i janë dhënë Ukrainës nga Perëndimi. Ukraina tha se tre sulme me raketa, që kishin për cak rajonin e Odesës, janë penguar.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Boichenko: Forcat ruse deportuan rreth 40 mijë ukrainas në Rusi

Forcat ruse kanë deportuar pothuajse 40,000 njerëz nga Mariupoli për në Rusi ose në Donetsk, tha kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, gjatë një konference.

“Ne kemi verifikuar tashmë listat e atyre që u deportuan nga Mariupol në Rusi ose në të ashtuquajturën Republikën Popullore separatiste të Donetskut. Gati 40 mijë persona. Tani ata kanë filluar t’i fshehin këto lista. Fatkeqësisht, ne nuk jemi në gjendje të verifikojmë gjithçka për momentin, por ne po vazhdojmë punën”, tha Boichenko, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Ushtria ruse “e çon popullsinë vendase në periferi të Rusisë, në Lindjen e Largët ose në Siberi dhe atje ata i përdorin për punë të ndryshme,” tha Boichenko, duke shtuar se banorëve të Mariupolit u lëshohet një certifikatë zhvendosjeje dhe se përfshihen në punë ofenduese.

Alarm në Gjermani, avioni spiun rus shkel hapësirën ajrore

Dy avionë të Forcave Ajrore gjermane janë nisur urgjentisht nga një bazë në shtetin Schleswig-Holstein gjatë fundjavës , pasi një avion spiun rus  është parë në Balltik, sipas agjencisë gjermane të lajmeve.

Avioni i Forcave Ajrore ruse ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi ishullin Rügen, kur ai u shoqërua nga avionët e Forcave Ajrore gjermane derisa u larguan nga Gjermania.

Kujtojmë që ditë më parë një avion rus shkeli gjithashtu hapërsirën ajrore daneze, duke detyruar Ministrinë e Jashtme në Kopenhagen të thërriste ambasadorin rus për të protestuar.

Ndërsa në fillim të marsit, katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze.

Pushtimi ushtarak rus i Ukrainës më 24 shkurt bëri që Suedia, si dhe Finlanda fqinje të Rusisë të ndryshonin qëndrimin e tyre për anëtarësimin në NATO.

Dy vendet nordike tani pritet t’i bashkohen aleancës ushtarake në verë. syri.net

Papa Françesku: Putini nuk ndalet, dua të shkoj në Moskë për ta takuar

”Në Kiev tani për tani nuk do të shkojë. Kam dërguar dy kardinalët  Michael Czerny dhe Konrad Krajewski të cilët e kanë vizituar Ukrainën.  Së pari duhet të shkojë në Moskë dhe të takoj Putnin. Por unë jam një prift, çfarë duhet të bëjë? Unë do të bëj atë që mundem nëse Putini hap derën’ është shprehur Papa Françesku për median italiane Corriere Della Sera , duke treguar përpjekjet e Vatikanit për ndalur luftën në Ukrainë duke shtuar:

”Ditën e parë të luftës kisha një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelenskin, por Putinin nuk e telefonova. Kisha folur në dhjetor për ditëlindjen time. Kështu që takova ambasadorin rus. I kërkova të më shpjegonte gjithçka çfarë po ndodhte. I thashë: Ju lutem ndaloni. Më pas i kërkova kardinalit Parolin pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha i gatshëm të shkoja në Moskë. Natyrisht që ishte e nevojshme që lideri i Kremlinit të hapte disa ‘dritare’. Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje por ne vazhdojmë të këmbëngulim edhe pse kam frikë se Putin nuk do të më takojë tani. Por si mund të ndalosh kaq shumë brutalitët? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetuam të njëjtën gjë me Ruandën”.

Papa Françesku nuk e di se çfarë e shkaktoi përshkallëzimin ushtaraka por ai shprehet:

”Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje nëse është e drejtë të furnziohen ukrainasit me armë. Por një gjë është e qartë në këtë luftë armët po testohen. Tani rusët e dinë se tankët janë më pak të përdorshëm dhe po mendojmë për gjëra të tjera. Luftërat bëhen për këtë arsye: për të testuar armët që janë prodhuar./ tgcom24.

syri.net

Jo kancelari Scholz, por kreu i opozitës Friedrich Merz do të shkojë në Ukrainë

Pas dështimit të vizitës së presidentit Steinmeier kancelari konsideron se i takon Ukrainës të reagojë. Kreu i opozitës, Friedrich Merz do të vizitojë Kievin.

Kancelari Olaf Scholz për shkak të refuzimit të vizitës së presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier nga pala ukrainase tani për tani nuk do të udhëtojë për në Kiev. “Kjo është një pengesë për këtë”, tha politikani socialdemokrat në emisionin e ZDF-së “Po tani?” (“Was nun?”).

“Eshtë një veprim që të bën mjaft përshtypje”, të refuzosh të presësh presidentin e sapo rizgjedhur me shumicë të gjerë. Scholz shtoi se: “Nuk mund të funksionojë, që nga një vend, që jep kaq shumë ndihmë ushtarake, kaq shumë ndihmë financiare, të cilat janë të nevojshme, kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë të rëndësishme për Ukrainën në të ardhmen, të thuash: “Presidenti nuk lejohet të vijë.”

Vizita e planifikuar e Steinmeierit në mes të prillit dështoi, pasi pala ukrainase nuk donte ta priste atë. Presidenti donte të udhëtonte në Kiev bashkë me presidentët e Polonisë, Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë, të cilët në fund vizituan Kievin pa Steinmeierin.

Presidenti Steinmeier kritikohet në Ukrainë për shkak të politikës së tij ndaj Rusisë kur ka qenë ministër i Jashtëm. Ndërkaq ai e ka pranuar se ka gabuar në vlerësimin e kreut të Kremlinit Vladimir Putin si dhe lidhur me linjën e gazsjellësit Nord Stream 2.

Kreu i CDU-së Merz do të vizitojë Kievin

Lidhur me udhëtimin e planifikuar për në Kiev të kryetarit të partisë kristiandemokrate në opozitë, Friedrich Merz, Scholz tha, se ai e ka informuar për planet e tij. “Unë nuk kam ndonjë rezervë lidhur me këtë.”

Merz pati deklaruar më parë, se do të shkojë në Kiev me ftesë të parlamentit të Ukrainës. Ai e ka informuar hollësisht qeverinë, por nuk ka kërkuar shoqërim nga Agjencia Federale e Kriminalistikës (BKA) për sigurinë e tij. “Për këtë nuk ka pasur as ndonjë ofertë përkatëse nga BKA”, thotë Merz.

Gazeta “Tagesspiegel” njoftoi, se BKA e ka këshilluar kreun e opozitës ta shtyjë vizitën në Ukrainë. Kjo ka të bëjë me gjendjen e sigurisë atje.

Gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, javën e kaluar në Kiev pati sulme me raketa.

Finlanda pritet të vendosë për anëtarësimin në NATO më 12 maj

RFE/RL
2 Minuten

Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj, raporton gazeta finlandeze Iltalehti, duke cituar burimet e saj qeveritare.

Vendimi do të merrej me dy hapa: fillimisht, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftonte se ka dhënë miratimin, ndërsa grupet parlamentare do ta jepnin miratimin pas tij.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i konfirmojë këto detaje të dhëna nga gazeta Iltalehti.

Debati në Finlandë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s ka nisur qëkur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Debat i ngjashëm është duke u bërë edhe në Suedi.

Të dyja këto vende janë ushtarakisht neutrale tash e sa dekada.

Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, ndërsa Suedia nuk ka kufi direkt me shtetin rus.

Rusia ka paralajmëruar pasoja për NATO-n nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se zgjerimi i NATO-s nuk do të sillte më shumë stabilitet në Evropë, ndërsa Dmitry Medvedev, anëtar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ka thënë se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Moska do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Baltik, duke vendosur edhe armë bërthamore.

Ndërsa fillon evakuimi nga kombinati Azov, Gjermania kërkon embargo nafte kundër Rusisë

Gjermania do të kërkojë që në paketën e gjashtë të sanksioneve të BE kundër Rusisë të vendoset edhe embargoja e naftës. Ndërkohë ka filluar evakuimi i civilëve nga kombinati Azov, njofton Deutsche Welle.

Gjermania kërkon që në paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë të vendoset edhe embargoja e naftës, është shprehur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Para disa javësh e dinim, se sanksionet e menjëhershme energjitike nuk mund të mbaheshin dot në fuqi më shumë se 1 muaj, por tani jemi përgatitur, pasi sanksionet kundër Rusisëmund të zgjasin edhe disa vite. Kështu është shprehur politikanja e Të Gjelbërve në një intervistë për televizionin e parë gjerman, ARD. Sanksionet mund të hiqen, vetëm kur Rusia të ketë tërhequr plotësisht trupat e saj nga Ukraina.

Sanksionet e reja kundër Rusisë mund të vendosen që të mërkurën e kësaj jave, thuhet nga qarqet diplomatike në Bruksel. Për të bindur ende vendet skeptike, parashikohet zbatimi me disa faza i sanksioneve. Kështu vendeve anëtare të BE do t’i jepen gjashtë deri në tetë muaj kohë për të diversifikuar burimet e tyre të naftës. Si vend bllokues kundër sanksioneve konsiderohet Hungaria. Kreu i qeverisë hungaraze me lidhje të afërta me Kremlinin, Viktor Orban bëri të ditur pas rizgjedhjes së tij në fillim të prillit, se do të vendosë veto kundër embargos energjitike. Rusia eksporton dy të tretat e naftës së saj në BE. Mbështetësit e embargos argumentojnë, se Kremlinit përmes një hapi të tillë do t’i hiqej një burim i rëndësishëm të ardhurash për financimin e luftës në Ukrainë.

Ukrainë – Aksion evakuimi në kombinatin Azov

Ndërkohë në Mariupol ka filluar aksioni i evakuimit të civilëve nga kombinati i çelikut Azov i rrethuar nga forcat ruse, pas disa përpjekjeve të dëështuara më parë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri fjalë për një “grup me rreth 100 persona” që të dielën u dërguan në siguri. Në këtë aksion marrin pjesë Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq. Zelensky është shprehur se shpreson këtë të hënë që “të gjitha kushtet të jenë përmbushur që edhe më tej të evakuohen njerëzit nga Mariupoli”, tha presidenti ukrainas në një videomesazh. “Ne do të vazhdojmë edhe më tej të bëjmë gjithçka për të evakuuar njerëzit tanë nga Azovi dhe i gjithë Mariupoli.”

Kurse Ministria e Mbrojtjes në Moskë ka deklaruar, se “falë iniciativës së presidentit rus, Vladimir Putin”, 80 civilë që “mbaheshin nga nacionalistët ukrainas” në territorin e kombinatit janë dërguar të dielën në fshatin Besimene që ndodhet nën kontrollin rus. Aty civilët kanë marrë ushqim dhe kujdesin shëndetësor. Civilët që “dëshironin të shkonin në zonat e kontrolluara nga Kievi iu dorëzuan përfaqësuesve të OKB-së dhe Kryqit të Kuq”, deklaroi ministria ruse. Zona e kombinatit Azov prej 11 kilometrash ka qenë zonë luftimesh të ashpra dhe shihet si fortesa e fundit e rezistencës ukrainase në Mariupolin e shkatërruar nga sulmi rus. Mariupol konsiderohet me rëndësi nga ana strategjike. Qëllimi i deklaruar i Rusisë është krijimi i një lidhjeje tokësore me gadishullin e aneksuar të Krimesë, si edhe me rajonin e kontrolluar nga separatistët prorusë të Tranzistrisë në Republikën e Moldavisë.

Boris Johnson: Britania e Madhe do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën me armatime dhe ndihma humanitare!

Në një tweet kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson shkruan:

“Unë fola me Presidentin @ZelenskyyUa më herët për të përcaktuar se si Britania e Madhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake dhe humanitare për t’u dhënë ukrainasve pajisjet që u nevojiten për t’u mbrojtur. Unë jam më i përkushtuar se kurrë për të përforcuar Ukrainën dhe për të siguruar dështimin e Putinit.”

 

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia realitet i pakthyeshëm

 

Gazeta greke “Te NEA”, ka publikuar thirrjet e katër autorëve grekë, të cilët kërkojnë që shteti i tyre ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ioannis Armakolas nga “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, është njëri nga ta. Ai vlerëson se diplomacia greke është e përhumbur nga sindroma që e dobësojnë rolin e saj në botë.
Armakolas, i cili drejton programin e Europës Juglindore në “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, thotë se dilpmacia greke po reziston ndaj ndryshimit, duke e marrë shembull qasjen e shtetit helen karshi Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është realitet politik i pakthyeshëm”, thekson ai. “Një Greqi e sigurt mund të formulojë një politikë të njohjes së këtij realiteti, në mënyrë që të bashkëformojë zhvillimet e ardhshme në Ballkan, në përputhje me interesat e veta. Greqia përmes konsolidimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës do të kontribuojë në mënyrë të vendosur edhe në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore, në kuadër të të cilave ajo merr pjesë plotësisht në procesin e vendimmarrjes së bashku me partnerët e saj evropianë”, ka thënë ai.

Armakolas e sheh politikë të gabuar mosnjohjen e Kosovës.

“Mosnjohja e shtetit të sapoformuar është pasojë e politikës sonë të gabuar dhe të dështuar gjatë luftërave jugosllave. Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së kaluarës, ndërsa njëkohësisht dobëson rolin tonë rajonal”, ka shkruar ai, duke theksuar më tej se kjo kontribuon qoftë edhe indirekt në mbajtjen e rajonit në pasiguri gjeopolitike.

College Grads Overestimate Starting Salaries by $50K, Study Finds

Mosnjohja e Kosovës, sipas tij do të thotë moskuptim të realitetit bashkëkohor ballkanik.

Beogradi do të reagonte në rast se Greqia e njeh Kosovën, dhe këtë e ka parasysh Armakolas. Por ai thekson se Serbia në të kaluarën ka zgjedhur politika të pamatura dhe kundër interesit të Greqisë, ndërkaq ka përmendur se shteti serb kultivon marrëdhënie të ngushta me regjimin e Erdoganit.

“Greqia mund dhe duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe këto nuk duhet të ndikohen nga luhatja e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës”, shkruan ai.

“Shqipëria e Madhe” është një skenar pothuajse i pamundur, sipas Armakolas, pasi thotë se elitat shqiptare nuk e mbështesin.

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz: Cinike t’ju thuhet qytetarëve të Ukrainës të mbrohen nga agresioni i Putinit pa armë!

Foto nga Twitter
Ka reaguar në Twitter kancerali i Gjermanisë Olaf Scholz si më poshtë:
“Unë respektoj çdo pacifizëm dhe qëndrim. Por duhet t’ju duket cinike që qytetarëve të #Ukrainës që t’ju thuhet të mbrohen kundër agresionit të Putinit pa armë. Kjo është jashtë kohe.”

Sulmohet me raketa aeroporti i Odesës

VOA/Marrë nga Associated Press

Një sulm i forcave të Rusisë me raketa shkatërroi pistën e aeroportit të Odesës, qyteti i tretë më i madh i Ukrainës dhe një port kyç i këtij vendi në Detin e Zi, njoftoi ushtria ukrainase të shtunën.

Në një postim në Telegram, Komanda Operacionale në jug të Ukrainës tha se pista e aeroportit të Odesës është bërë e papërdorshme për shkak të goditjes me raketa.

Autoritetet lokale u kërkuan banorëve të zonës të strehohen pasi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke cituar burime të ushtrisë, njoftoi se në Odesa ishin dëgjuar disa shpërthime.

Guvernatori rajonal i Odesës Maksym Marchenko tha se raketa që goditi pistën e aeroportit ishte lëshuar nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Zoti Marchenko tha se nuk kishte raportime për të lënduar.

Forcat ruse kanë nisur një operacion të madh ushtarak për të pushtuar pjesë të konsiderueshme të Ukrainës jugore dhe lindore, zemra industriale e vendit si dhe për të marrë kontrollin e vijës bregdetare në Detin e Zi dhe atë Azov.

Lëvizje në ajër, radarët e NATO-s gjurmuan një numër avionësh të paidentifikuar mbi Baltik dhe Detin e Zi

Avionët luftarakë të NATO-s të stacionuar në të dy rajonet e Baltikut dhe të Detit të Zi janë ngritur në emergjencë “shumë herë gjatë katër ditëve të fundit” për të gjurmuar dhe përgjuar aeroplanët rusë pranë hapësirës ajrore të aleancës, sipas një deklarate të postuar nga Komanda Ajrore Aleate e NATO-s, raporton CNN.

Radarët e NATO-s gjurmuan një numër avionësh të paidentifikuar mbi Baltik dhe Detin e Zi që nga e marta. NATO vuri në dukje se avionët rusë shpesh “nuk transmetojnë një kod transponder që tregon pozicionin dhe lartësinë e tyre, nuk paraqesin një plan fluturimi ose nuk komunikojnë”.

Në rajonin e Baltikut, avionë luftarakë nga Polonia, Danimarka, Franca dhe Spanja u përdorën në periudha të ndryshme për të kapur dhe identifikuar avionët që po afroheshin. Në rajonin e Detit të Zi, avionë nga Rumania dhe Britania e Madhe u përdorën për të hetuar gjurmët e avionëve të panjohur që i afroheshin hapësirës ajrore aleate, thuhet në deklaratë. Nuk ka asnjë tregues se avionët amerikanë kanë marrë pjesë në përgjime.

NATO tha se avioni rus nuk hyri kurrë në hapësirën ajrore të aleancës dhe “përgjimet u kryen në një mënyrë të sigurt dhe rutinë”. bw

Nga tanket te raketahedhëset, Polonia “blindon” Ukrainën me armatime të rënda

Polonia ka dërguar qindra tanke në Ukrainë si pjesë e dërgesave të armatimeve të rënda për ta ndihmuar atë të fitojë luftën kundër Rusisë.

Varshava ka dërguar më shumë se 200 T-72 të prodhuara fillimisht nga Bashkimi Sovjetik, së bashku me artileri të lëvizshme, drone dhe raketahedhës si pjesë e një pakete prej 1.6 miliardë dollarësh.

Aleatët e Ukrainës kanë rritur masivisht mbështetjen për Kievin ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen në lindje, ndërsa gjeneralët e Kievit thonë se Rusia po pëson humbje ‘kolosale’ në betejën kryesore për Donbasin.

Oleksiy Arestovych, një veteran i shërbimit sekret ukrainas, i kthyer në këshilltar presidencial, pranoi se ushtria e tij po pësonte ‘humbje serioze’ në fushat e betejës në lindje, por këmbënguli se viktimat e Rusisë janë ‘shumë, shumë më të tepër’. bw

Kuvendi i PD, ja mesazhi që u është drejtuar deputetëve

Zbardhet mesazhi që i është drejtuar deputetëve të PD-së, për ti ftuar në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet ditën e nesërme.

Mesazhi i plotë:

I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,

Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend.

Kuvendi hap punimet në orën 10:00.

Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore.

Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike.

Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805.

Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

Një nga raketat që goditën Kievin ra afër hotelit ku po qëndron Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Një nga raketat që goditi Kievin mbrëmjen e së enjtes ra shumë afër hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë, Antonio Guterres, raporton BBC të premten.

Raketa u gjuajt një orë pasi Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt”, ka thënë zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS News, partneri i BBC-së në SHBA.

Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishin në hotel në atë moment.

“Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer në Kiev, u trondita kur u informova se dy raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem”, ka thënë Guterres për BBC News gjatë vizitës së tij.

“Pra, kjo është një luftë dramatike, dhe ne absolutisht duhet t’i japim fund kësaj lufte dhe absolutisht duhet të kemi një zgjidhje për këtë luftë”, ka thënë shefi i OKB-së. syri.net

BE nuk do të paguajë për gazin në rubla

Logoja e Gazprom, kompania kryesore ruse e eksportit të gazit

 

VOAL- Vendet anëtare të BE-së nuk do të paguajnë për gazin rus në rubla: thanë të enjten zyrtarë të lartë të BE-së, duke kujtuar se afati i fundit për pagesat e ardhshme është caktuar për 20 maj. Qëndrimi vjen pasi Moska njoftoi ndalimin e furnizimeve për Poloninë dhe Bullgarinë në shenjë hakmarrjeje për mospërdorimin e monedhës ruse.

“Ajo që ne dimë, dhe ka një konsensus për këtë nga të gjitha Shtetet Anëtare, është se askush nuk është i gatshëm të paguajë” në rubla, thanë zyrtarët gjatë një takimi për shtyp.

Sanksionet kundër Rusisë, sipas burimeve evropiane, nuk ndalojnë angazhimin e një vendi me Gazprom ose Gazprombank, për sa kohë që pagesat për furnizimet me gaz vazhdojnë të bëhen në euro ose dollarë “në përputhje me kontratat ekzistuese” dhe të përcaktuara përpara dekretit të miratuar nga Kremlini më 31 mars, sipas të cilit kontratat respektohen vetëm pasi shumat e duhura të jenë konvertuar në rubla.

Të mërkurën, udhëheqësit evropianë kritikuan vendimin e Rusisë për të ndaluar furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë (të cilat janë vende të BE-së dhe anëtarë të NATO-s), duke e quajtur atë “shantazh” dhe duke akuzuar Kremlinin se dëshiron të përçajë Perëndimin për mbështetjen e tij për Ukrainën.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një udhëtimi në Japoni tha se edhe Gjermania po përgatitet për eventualitetin që Rusia të ndërpresë furnizimin me gaz. rsi-eb

Shefi i NATO-s: Finlanda dhe Suedia mund të anëtarësohen shumë shpejt

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson dhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

RFE/RL

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se Finlanda dhe Suedia do të përqafohen me krahë hapur nëse vendosin të bashkohen me organizatën ushtarake prej 30 vendesh,

Deklarata e Stoltenbergut erdhi pasi mbështetja publike në Finlandë dhe Suedi për anëtarësimin në NATO rritet në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Spekulimet e medias në të dy vendet sugjerojnë se të dy shtetet mund të aplikojnë në mes të majit.

“Është vendimi i tyre”, tha Stoltenbergut. “Por nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten ngrohtësisht dhe unë pres që procesi të shkojë shpejt”.

Ai nuk dha asnjë afat kohor të saktë, por tha se të dy shtetet mund të presin një mbrojtje nëse Rusia përpiqet t’i frikësojë ato që nga momenti kur bëhen aplikimet e tyre për anëtarësim deri sa ato të bashkohen zyrtarisht.

Stoltenberg tha se ai është “i sigurt se ka mënyra për të kapërcyer atë periudhë të përkohshme në një mënyrë që është mjaft e mirë dhe funksionon si për Finlandën ashtu edhe për Suedinë”.

Garancia e sigurisë kolektive e NATO-s siguron që të gjitha vendet anëtare duhet t’i vijnë në ndihmë çdo aleati të sulmuar.

Stoltenberg shtoi se shumë aleatë të NATO-s tani janë zotuar dhe kanë ofruar gjithsej të paktën 8 miliardë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Para fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin kërkoi që NATO të ndalonte zgjerimin dhe të tërhiqte trupat e saj nga kufijtë e Rusisë. Pra, perspektiva e Finlandës dhe Suedisë fqinje, për t’iu bashkuar aleancës transatlantike nuk ka gjasa të mirëpritet në Moskë.

Finlanda ka një histori të mbushur me konflikte me Rusinë, me të cilën ndan një kufi prej 1,340 kilometrash. Finlandezët kanë marrë pjesë në dhjetëra luftëra kundër fqinjit të tyre lindor, për shekuj me radhë si pjesë e Mbretërisë suedeze dhe si një komb i pavarur.

Në periudhën e pasluftës, megjithatë, Finlanda ndoqi lidhje pragmatike politike dhe ekonomike me Moskën, duke mbetur ushtarakisht e paangazhuar dhe një tampon neutral midis Lindjes dhe Perëndimit.

Suedia i ka shmangur aleancat ushtarake për më shumë se 200 vjet, duke zgjedhur një rrugë paqeje pas shekujsh luftë me fqinjët e saj.

Të dy vendet i dhanë fund neutralitetit tradicional duke u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në 1995 dhe duke thelluar bashkëpunimin me NATO-n. Megjithatë, shumica e njerëzve në të dy vendet mbeten me vendosmëri kundër anëtarësimit të plotë në aleancë – deri më tani.

Ish zëvendës komandanti i NATO-s: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë

Dje sekretarja e jashtme britanike tha se Rusia duhet të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Ukraina, sipas BBC.

Liz Truss tha se rusët duhet të largohen jo vetëm nga zonat që kanë pushtuar gjatë javëve të fundit, por edhe nga zonat që ata morën nën kontroll tetë vite më parë. Ndërkohë pas deklaratës së Truss ka reaguar edhe ish zëvëndës komandanti i NATO-s.

Dërgimi i më shumë armëve ushtarake dhe përforcimi i mbrojtjes është cilësuar si “qasja e duhur”, nga ish-zëvendës komandanti i NATO-s në Europë, gjenerali Richard Shirreff.

Ish-komandanti ushtarak paralajmëroi se Putini mund të përgjigjet në mënyrë agresive, por argumentoi se ky veprim ishte i nevojshëm për të treguar se Perëndimi ishte serioz.

“Rasti më i keq është lufta me Rusinë. Duke u përgatitur për rastin më të keq, diçka e tillë ka shumë të ngjarë të pengojë Putinin, sepse në fund të fundit Putini respekton fuqinë,” tha ai. syri.net

Zelenskiy: Lufta i ka kushtuar Ukrainës 600 miliardë dollarë

Humbjet totale të shkaktuara në Ukrainë nga lufta kanë arritur në 600 miliardë dollarë, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy.

Presidenti u takua me autoritetet lokale dhe rajonale të mërkurën për të diskutuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Zelenskiy tha:

“Vlerësimet paraprake të humbjeve të Ukrainës nga kjo luftë arrijnë sot në 600 miliardë dollarë. Më shumë se 32 milionë metra katrorë hapësirë ​​banimi, më shumë se 1500 objekte arsimore dhe më shumë se 350 objekte mjekësore janë shkatërruar ose dëmtuar.

Subjektet ekonomike pësuan humbje të mëdha – qindra ndërmarrje janë shkatërruar. Rreth 2,500 km rrugë dhe pothuajse 300 ura janë rrënuar ose dëmtuar. Dhe nuk janë vetëm statistika. Ky është Mariupoli, ky është Volnovakha, ky është Okhtyrka, ky është Chernihiv, ky është Borodianka dhe dhjetëra apo dhjetëra qytete, qyteza dhe fshatra tanë.”

Sipas presidentit, më shumë se 11.5 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve, dhe rreth 5 milionë prej tyre kanë shkuar jashtë vendit me 95% të emigrantëve që tashmë duan të kthehen në shtëpi.

Dëmet e shkaktuara në infrastrukturën e Ukrainës si rezultat i luftës kanë arritur pothuajse 90 miliardë dollarë, shtoi Ministri i Infrastrukturës së vendit.

Shumica e dëmeve janë shkaktuar në infrastrukturën hekurudhore, rrugore dhe urës, tha Oleksandr Kubrakov. syri.net

Trupa ushtarake në rajonin separatist të Moldavisë, paralajmëron Zelensky: Rusia po përpiqet të krijojë destabilizim, por ne jemi të përgatitur

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin përmes aktiviteteve ushtarake që po zhvillon në rajonin separatist të Moldavisë, në Trasnistria.

Zelenksy thekson se forcat e armatosura të Ukrainës janë të përgatitura dhe se nuk i frikësohen aspak një fronti të ri të pushtimit ushtarak.

“Ky është vetëm një nga hapat e Federatës Ruse. Kjo po ndodh për të destabilizuar rajonin dhe për të kërcënuar Moldavinë”, tha Zelensky .bw

Ministri gjerman i Ekonomisë befason në Varshavë: Gjermania ‘shumë pranë’ braktisjes së naftës ruse

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, thotë se vendi është shumë afër ndalimit të plotë të importeve të naftës ruse.

Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, ka befasuar në Varshavë me deklaratat për një ndalim të mundshëm të dërgesave të naftës nga Rusia. “Sot mund të them se një embargo është më e arritshme për Gjermaninë. Në ditët dhe javët në vijim, ne do të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë pavarësi dhe do të largohemi me shpejtësi nga karburantet fosile. Por, siç thashë, ajo që disa javë më parë dukej një problem shumë i madh për Gjermaninë, është tkurrur ndjeshëm, kështu që pavarësia e Gjermanisë nga nafta ruse tani është shumë afër”, tha politikani i Të Gjebërve pas një takimi me ministren polake të klimës, Anna Moskwa, të martën në Varshavë.

Vetëm 12 përqind varësi
Pjesa e naftës ruse që blen Gjermania është vetëm rreth dymbëdhjetë për qind nga 35 përqind që kishte qenë në fillim të luftës. Dhe kjo nevojitet për rafinerinë PCK në Schvedt mbi Oder. “Dhe Shvedti mund të them vetëm se menaxhohet nga një kompani ruse, “Rosneft”. Modeli i biznesit të kompanisë shtetërore është blerja e naftës ruse. Për këtë naftë po kërkohet një alternativë. “Kjo alternativë është detyrë e ditëve të ardhshme”, tha Habeck. Ministri gjerman parashikoi që kjo të jetë çështje ditësh.

Ekspertët janë të mendimit se një embargo e naftës, ndryshe nga ndalimi i furnizimit me gaz, do të ishte i menaxhueshëm për ekonominë gjermane. Këtë e konfirmon edhe një studim i porositur nga Greenpeace, në të cilin ekspertët arrijnë në përfundimin se rafineritë në Gjermani që tani mund të bëjnë pa importe nga Rusia. Rritja e çmimit të benzinës dhe naftës për ngrohje do të jetë e kufizuar.

Furnihzim me naftë nëpërmjet Gdanskut
Vetëm pak javë më parë, Habeck-u ishte shprehur kundër një hapi të tillë, të paktën nëse ai do të bëhej në mënyrë të njëanshme nga Gjermania. Në një rast të tillë, nuk do të kishim të bënim vetëm “me prishjen e rehatisë individuale”, por me “përçarje të vendit në përmasa të mëdha” ekonomike dhe sociale. Çdo sanksion duhet të projektohet në atë mënyrë që Gjermania të mund të “qëndrojë” për dy ose tre vjet, tha Habeck atëherë.

Në prag të vizitës së Habeck-ut në Varshavë, u tha se porti i Gdańskut në Poloni mund të luante një rol të rëndësishëm për të siguruar që Shvedti të furnizohej me naftë nëpërmjet anijeve. Një naftësjellës i rëndësishëm nga Rusia, i cili, sipas rafinerisë, së fundmi përmbante deri në dymbëdhjetë milionë tonë, pra, 25 për qind të kërkesës së Gjermanisë për naftë bruto, del në qytetin e Brandenburgut mbi Havel.

Edhe Polonia do të furnizohet nga Gjermania
Rafineritë e Schwedtit dhe Lojnas furnizojnë gjithashtu pjesë të Polonisë me benzinë ​​dhe naftë. Pala gjermane është e gatshme të furnizojë pjesë të Polonisë me naftë në të ardhmen, tha Habeck-u. Habeck-u përmendi edhe rezervën e emergjencës, e cila plotëson kërkesën e Gjermanisë për tre muaj. Deri atëherë me siguri do të gjendet një alternativö pör rafinerinë e Shvedtit.

Polonia ndërkohë po kërkon që BE-ja të shkëputet përfundimisht edhe nga gazi rus: “Ne e vlerësojmë gjestin e BE-së me embargon e qymyrit. Ne presim të njëjtën embargo për lëndët e para të tjera ruse – pa vonesa të panevojshme, këtu dhe tani”, tha ministrja e klimës Moskva.

Sidomos Gjermania dhe Austria vazhdojnë të hezitojnë për t’u shkëputur nga gazi rus nga frika e dëmeve të rënda ekonomike. Habeck tha kohët e fundit se Gjermaniamund shkëputet nga gazi rus vetëm në mesin e vitit 2024./DW/

Intervistë e Gerhard Schröder: nuk bën mea culpa – shkakton zemërim: “Kancelari i turpit”

Pavarësisht luftës në Ukrainë, Gerhard Schröder qëndron pranë mikut të tij Vladimir Putin.

Deklaratat e bëra nga ish-kancelari në një intervistë janë kritikuar ashpër edhe nga brenda partisë së tij.

Ish-kancelari Gerhard Schröder shkaktoi acarim dhe zemërim të konsiderueshëm në politikën gjermane me intervistën e tij në “New York Times”.

Ndër të tjera, ai vazhdoi të mos distancohej nga presidenti rus Vladimir Putin pavarësisht luftës në Ukrainë – dhe relativizoi përgjegjësinë e tij për krimet e luftës në qytetin ukrainas Bucha.

Reagimet e indinjuara nga brenda dhe jashtë vendit pasuan menjëherë.

Udhëheqësi i SPD-së së North Rhine-Westphalian dhe kandidati kryesor për zgjedhjet shtetërore, Thomas Kutschaty, sugjeroi që Gerhard Schröder të largohej nga partia.

“Unë nuk mendoj se e gjithë sjellja e Gerhard Schröder është në përputhje me vlerat bazë të SPD-së”, tha Kutschaty për të online. “Ai duhet të mendojë urgjentisht nëse dëshiron të jetë ende anëtar i SPD-së apo mbështetës i Putinit”. Ai është i kënaqur që tashmë ka një procedurë urdhëri partie në qarkun e Hanoverit kundër ish-kancelarit: “Nëse vetë Gerhard Schröder nuk shkon, është detyrë e komisionit të arbitrazhit të marrë vendimet e duhura”.

Politikani i CDU-së, Marco Wanderwitz, ish-komisioner i Qeverisë Federale për Evropën Lindore, e quajti Schröder një “Kancelar të turpit”:

Ai “haptas e mbështeti përsëri kriminelin rus të luftës”. Schröder e ka qenë mik i ngushtë me Putinin që kur ishte kancelar (1998-2005). Në intervistë ai theksoi se ishte ende i gatshëm të përdorte këtë lidhje të mirë për të ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës. “Unë kam përfaqësuar gjithmonë interesat gjermane. Bëj ç’të mundem. Të paktën njëra palë më beson”, thotë ish-kreu i SPD. Politikani i gjelbër Volker Beck kritikoi në Twitter: “Një ndërmjetës që është në listën e pagave të njërës anë. Vërtet?”/t-online.de

Ja kush është investitori – Afera e vitit/ Rama i fal Plazhin e Gjeneralit një kompanie private Nga Klodian Tomorri

 

Qeveria vijon tjetërsimin masiv të pronave publike në zonat më të lakmuara të bregdetit për llogari të biznesve afër saj duke përdorur ligjin kontrovers të investimeve strategjike. Këtë herë kthetrat e grabitjes kanë rënë mbi Plazhin e Gjeneralit, një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Përmes një vendimi në Komitetin e Investimeve Strategjike, qeveria ka vendosur t’i japë falas 635 mijë metër katrorë tokë publike, praktikisht të gjithë atë që njihet si Plazhi i Gjeneralit një kompanie private të quajtur Mediterranean Wave. Kjo është një kompani e krijuar vitin e kaluar dhe zotërohet 100 për qind nga Shijaku shpk e Shpëtim Shijakut.

Mbi pronën e falur shtetërore kompania do të investojë sipas saj 50 milionë euro për të ndërtuar një resort turistik. Sipas vendimit, resorti do të ketë në përbërje hotele, vila (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe, hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës bregdetare. Por favoret nuk përfundojnë vetëm me faljen tokës në bregdetit.

Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe përmes tij qeveria i ka dhënë asaj edhe të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet. Paralelisht shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike. Të gjitha këto vepra që do të shërbejnë ekskluzivisht vetëm për resortin dhe të pasurit që do të blejnë vila aty do të ndërtohen me paratë e qytetarëve.

Ky është një vendim, ku me një të rënë të lapsit i fallen një kompanie private minimalisht 60 milionë euro prona publike. Por privatizimi falas i Plazhit të Gjeneralit nuk është prona e parë publike që i jepet kompanisë Shijaku.

Dy vjet më parë qeveria i dha asaj po falas, kundrejt çmimit simbolik 1 euro edhe 140 mijë metër katrorë tokë publike, pjesë e vendkomandës qendrore të Ushtrisë në zonën e Saukut. Ndërsa vetëm pak muaj më parë, kjo kompani arriti të marrë lejen për të çmontuar Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, që ndryshe njihet si Uzina e ARMO-s.

E klasifikuar si sektor Strategjik, legjislacioni në fuqi e ndalonte në mënyrë kategorike falimentimin apo çmontimin e ARMO-s. Kjo ishte arsyeja se pse një numër i madh tentativash të mëparshme nga shumë kompani private për të çmontuar ARMO-n kishin dështuar. Deri pak muaj më parë, kur kompania Shijaku arriti ta shtinte në dorë këtë pasuri dhe të siguronte lejen për çmontimin e saj duke e shitur për skrap./ MCN

Simbolizonte vëllazërinë mes Ukrainës dhe Rusisë- Pas 40 vitesh, nis prishja e monumentit “Harku i Miqësisë” në Kiev

Në Kiev ka nisur puna për çmontimin e një monumenti të “miqësisë ruso-ukrainase”. Monumenti i madh pranë lumit Dnieper u ngrit në vitin 1982 për të përkujtuar ribashkimin e Ukrainës dhe Rusisë.

Vilati Klitschko, kryebashkiak i Kievit, tha:

“Demontimi ka filluar sot dhe ne planifikojmë ta përfundojmë sonte. Ne po heqim skulpturën prej bronzi të dy punëtorëve, të instaluar në qendër të kryeqytetit ukrainas në vitin 1982.”

Rusia tani demonstroi “një dëshirë barbare për të shkatërruar shtetin tonë dhe ukrainasit paqësorë”, tha Klitschko.

Mpb

Për 40 vjet, dy figura kanë qëndruar në një kodër me pamje nga Kievi.

Tetë metra të larta dhe të derdhura në bronz, ato përshkruajnë dy punëtorë sovjetikë – njëri me gjoks të zhveshur, të dy me tipare të gdhendura në mënyrë të pamundur, duke mbajtur lart një simbol të BRSS. Ato u ngritën këtu nën një “Harku i Miqësisë” titani për të simbolizuar bashkëpunimin dhe vëllazërinë midis popullit të Rusisë dhe Ukrainës.

(BalkanWeb)

Shpërthimet në Transnistria, Moldavia e shqetësuar

Selia e ministrisë së sigurisë publike të republikës së vetëshpallur

VOAL- Shpërthimet në republikën e vetëshpallur, natyra e të cilave nuk është konstatuar, shkaktojnë frikën e zgjatjes së konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare të martën pas një sërë shpërthimesh në rajonin separatist pro-rus të Transnistria ngjallën frikën se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vendin e vogël të Evropës Lindore. Kreu moldav do të mbajë një konferencë shtypi pas takimit të sigurisë.

Në mëngjes, dy shpërthime dëmtuan një kullë radio dhe të hënën, autoritetet separatiste raportuan një sulm me granatë në një ndërtesë zyrtare në kryeqytetin rajonal Tiraspol. Të dyja incidentet nuk rezultuan me viktima.

Transnistria, pavarësia e vetëshpallur e së cilës nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar, u nda nga Moldavia pas një lufte të shkurtër civile pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Territori, me një popullsi prej rreth 500,000 banorësh, është shumë i varur nga Rusia, e cila furnizon gaz falas dhe ka 1,500 personel ushtarak të dislokuar.

Cocieri, Moldavi: një fshat rebel në një rajon separatist

Qendra ruse e transmetimit të radios është prekur nga shpërthimet, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.

Dje, të hënën, edhe autoritetet e kësaj republike të vetëshpallur kishin deklaruar se selia e Ministrisë së Sigurisë Publike ishte skenë e një sulmi me granatëhedhës, i cili edhe në këtë rast nuk pati viktima.

Shpërthimet, origjina e të cilave nuk dihet, po ngjallin shqetësime në Moldavi, e cila tani ka frikë se mund të jetë gjithashtu viktimë e ofensivës ushtarake ruse.

Kremlini: “I shqetësuar”

Kremlini po “monitoron nga afër” situatën në Transnistri, zhvillimet e fundit të së cilës shkaktojnë “shqetësim”. Këtë e tha zëdhënësi i Kremlinit, sipas raporteve të agjencisë zyrtare ruse të lajmeve Tass. Aktualisht nuk janë planifikuar kontakte midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentes së Moldavisë Maia Sandu, tha Kremlini. rsi-eb

Gjermania bën kthesë: Pritet të dërgojë tanke ‘Gepard’ në Ukrainë

Gjermania duket se po bën kthesë.

Sipas gazetës BILD, qeveria federale pritet të lejojë dërgimin e tankeve në Ukrainë.

Bëhet fjalë për tanket kundër-ajrorë Gepard.

Ende nuk janë përcaktuar detajet e kësaj marrëveshje, por deri më tani dihet se në Gjermani pritet të ketë negociata me amerikanët për këtë çështje.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, do të shkojë në bazën amerikane Ramstein në Gjermani. Me ftesë të SHBA, një numër vendesh do të diskutojnë për Ukrainën aty.

Janë rreth 40 vende që do marrin pjesë në bisedime në bazën Ramstein, më e madhja bazë amerikane jashtë SHBA.

Deri tani qeveria gjermane kishte hezituar të dërgonte armatim të rëndë në Ukrainë, me pretendimin se kjo mund të provokojë një luftë globale. syri.net

Prokurori i antimafies Nicola Gratteri: Mafiet po përgatiten të gallbërojnë paratë e fondeve të Bashkimit Europian! Intervistoi Alba Kepi

Një nga emrat më të rëndësishëm të Prokurorisë së Antimafias Italiane, Prokurori i Catanzaros në Kalabri e një nga ekspertët më të mirë të luftës kundër mafias kalabreze Ndrangheta, Nicola Gratteri, në një intervistë eskluzive për RTV Ora e Ora News, ka komentuar raportin e fundit të Antimafias Italiane, sinjalet më preukupuese të aktivitetit kriminal të mafias në fokusin e zhvillimeve ndërkombëtare si dhe rolin e mafias shqiptare në botën e krimit të organizuar europian e botëror! Gratteri shprehet i preokupuar se pas luftës në Ukrainë, armët në zotërim të civilëve do të blihen nga mafiet, ndërsa për krimin e organizuar shqiptar thotë se është gjithmonë e më alarmues.

Alba Kepi: Prokuror, sapo ka dalë raporti i fundit i Antimafias Italiane. Cili është preokupimi e alarmi i të dhënave të kësaj analize gjashtë mujore në fokusin dhe të zhvillimeve të fundit ndërkombatare ?

Nicola Gratteri: Sipas raportit të fundit të Antimafias, sipas të dhënave specifike dhe të analizuara nga ne, në Itali kemi një Ndrangheta mjaft të fortë e që vazhdon të jetë lider në tregtimin e kokainës, Kanë një sasi të madhe parash në duar e me anë të tyre arrijnë të blejnë gjithcka që mund të blihet. Këtij kuadri i shtohen dy vështirësi të mëdha për ne për të luftuar mafiet e në vecanti Ndrangheta. E para është Covid që godit gjithë botën e që ka gjeneruar një krizë të madhe ekonomike duke vënë në vështirësi sidomos sektorin e ristoracionit, turizmin, hoteleritë. Sipërmarrjet pa një bazë të fortë ekonomike u detyruan t’i shisnin aktivitetet e tyre më cmim mjaft të ulët. E mafiet që kanë një disponueshmëri të madhe parash, arrijnë t’i blejnë ato. E në të njëjtën kohë mafiet po përgatitetn të gallbërojnë paratë e fondeve të Bashkimit Europian. Si pasojë e krizës shkaktuar nga Covid, në Itali po mbërrijnë paratë e aprovuara nga Institucionet Europiane për të ndihmuar vendet anëtare, e mafiet po përgatiten se si të mbërrijnë e të kapin paratë e këtyre fondeve. Jo vetëm për të fituar tenderat publikë por dhe në përfshihen nëaktivitete të specilizuara bonifikuese, apo duke ofruar punë krahë në të zezë me kosto të uëlt. E të gjitha këto përdoren për të shtuar pasurinë e mafies.

Vështirësia e dytë që kemi aktualsht në luftën kundër mafieve e në vecanti kundër Ndranghetas, është lufta në Ukrainë, që është një mundësi e artë për mafien. Po pse e them këtë? Jemi të preokupuar se pas përfundimit të luftës, armët do t’u mbeten civilëve të thjeshtë ukrainas, e mes tyre dhe artileri e rëndë, armë të sofistikuara. E sic ndodhi gjatë luftës në ish Jugosllavi, pas përfundimt të saj, mjaft familje kishin 5 o 6 kallasnikov në shtëpi, dhjetra kilogramë eksplozvi që i ruajtën duke menduar se mund të duhen në të ardhmen. Disa i ruajnë akoma, e disa të tjerë ia shitën këto armë, Ndranghetas, mafias puglieze Sacra Corona Unita, E pra këto armë armatosën mafiozëtm u përdorën për të luftuar mes tyre apo për të favorizuar aktivitetet e paligjshme, E njëjta gjë jemi të preokupuar se mund të ndodh dhe në fund të luftës mes Ukrainës e Rusisë. Pra në këtë këndvështrim kërkojmë më shumë vëmendje e duhet të jemi më të preokupuar.

Alba Kepi: E një kapitull i veçantë i këtij raporti është mafia e huaj që hapet me mafian shqiptare. Në intervistën e fundit të gati një viti më parë, ju deklaruat se mafia shqiptare është mafia e së ardhmes? A vazhdon të jetë kështu e çfarë preokupimesh shfaq analiza e fundit e Antimafias?

Nicola Gratteri: Unë ju them se mafia shqiptare po rritet shumë në nivel ndërkombëtar. Kur flasim për mafian shqiptare nuk duhet të mendojmë si 15 o 10 vite më parë kur sulmonin për të grabitur vilat e më të pasurve italianë në Toskana, Piemonte, Lombardi, Veneto o kudo që të mundin. Kur unë ju flas për mafian shqiptar, ju them se janë organizata kriminale mjaft të forta, që nisen mjaft të forta, mjaft të apsura nga Shqipëria, të afermuar mirë në planin prestigios të fuqisë. Gjej të evidentuar mirë mafian shqiptare në dy shtete, në Kolumbi, e në Hollandë, Në Kolumbi mafia shqiptare blen vetë e në rrugë të drejtpërdrejtë kokainë, ndërsa në Hollandë është forcuar shumë pasi në këtë shtet pasi është një vend ku lufta kundër mafias është mjaft e ulët, ka një sistem burgjesh mjaft garantues. Në Hollandë edhe nëse kapesh me 10 kg kokainë, rreziku i burgut është maksimumi 2 vite, pra pothujase asgjë. Sot në Hollandë gjen të aktivizuar mirë tre mafia; mafia kalabreze ndrangheta, mafia shqiptare e mafia afrikano veriore, kryesisht e përbërë nga tunizianë emigrantë. Më në fund prej një vit e më shumë autoritetet hollandeze kanë marrë koshiencën për cfarë po ndodh, e kanë nisur bashkëpunumin me ne. Në Hollandë është vrarë një gazetar, një bashkëpunëtor i drejtësisë e një avokat,e këto janë sinjale të forta, të rënda që lënë të kuptojnë se këto tre mafie nuk janë kalimtare në Hollandë, por kanë hedhur rrënjë e janë aty jo vetëm për të bërë biznes, por janë të strukturuara mirë.

Nga analizat e informacionet që ne kemi, duke i konfrontuar me kolegë të tjerë të forcave të rendit në botë, mafia shqiptare po fuqizohet gjithnjë e më shumë në Amerikën Latine.

Alba Kepi: Në vende të vogla e në zhvillim si Shqipëria, ku fenomeni mafia trajtohet si një krim i zakonshëm, cilat janë sinjalet për të kuptuar aktivitetin mafioz të krimit në jetën e përditshme, ekonomike, institucionale e drejtuese të një vendi.

Nicola Grattteri: Pasuria e papritur është sinjali i parë, Njerëz me punë të zakoshme që kanë një nivel jete mjaft të lartë. Sipërmarrës të vegjël me një nivel jetese milionare. Sipërmarrë që kanë të punësuar në fabrikë as 10 punëtorë, por që shpenzon për të jetuar sikur të zotëronte fabrika me 2000 punëtorë, E bërteta është që këta njerëz merren me trafiqe ilegale, janë njerëz që merren me riciklim parash. Korrupsioni i lartë është një tjetër sinjal i fortë e intimisht i lidhur me mafien. Në vendet ku ka korrupsion të lartë, nëpuënsit e adminsitratës publike mjaft lehtë mund të venë firma aty ku nuk duhet për 5 mijë o 10 mijë euro. Gjithashut ka një rrënim të sjelljes etiko morale, gjë që çon të jenë lehtësisht korruptive. E pra njerzit mafioz pa skrupuj, arrijnë të hynë në administratën publike, të fitojnë tendera, të blejnë aktivitete sipërmmarës duke dhënë para, pra duke korruptuar sistemin burokratik

Alba Kepi: Gjatë këtyre dy viteve të fundit ka pasur disa hetime që kanë lidhur Shqipërinë me Italinë, dosje hetimore me në qëndër bashkëpunimin mafioz me Ndrangheta. C’ndodh me këto hetime e pse nuk ka një vazhdim konkluziv të hetimeve të juaja dhe në Shqipëri, është krijuar preceptimi se pas një hetimi të rëndësishëm gjithçka mbetet në ajër në Shqipëri: Pse e çfarë ndodh?

Nicola Gratteri: Unë ju them se problemi parësor në bashkëpunim mes vendeve është sistemi gjyqësorë mjaft i ndryshëm, i largët nga njëri nga tjetri. E mbi këtë fakt mafiet luajnë shumë në favor të tyre. Kjo rëndesë, kjo vështirësi për të ndërvepruar sistemet me njëri-tjetrin ndihmon elementët e grupet mafioze.

BE kërkon marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe kushte për takim të nivelit të lartë

RFE/RL

Bashkimi Evropian është duke shpresuar se gjatë kësaj jave do të ketë edhe një takim mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

Pas dështimit javën e kaluar që të arrihet marrëveshja për targat, një burim i bllokut evropian u ka thënë të hënën, 25 prill, gazetarëve se palëve u është përcjellë ftesa që të vazhdojnë diskutimet për këtë çështje dhe tema tjera.

Ky burim ka thënë se në takimet e fundit pala kosovare ishte e interesuar që të arrihet zgjidhje e përhershme për targat, ndërsa pala serbe ishte më shumë e interesuar për të ruajtur status quo-n.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Sipas këtij burimi, palët janë “shumë afër” për të arritur dy marrëveshje tjera, atë për energji dhe për të pagjeturit.

“Sa i përket çështjes së të pagjeturve, praktikisht ka mbetur të zgjidhen vetëm dy fjalë, pra një gjysmë fjalie, që të kemi marrëveshjen”, ka thënë ky burim.

Në BE thonë se është e domosdoshme që të ketë shpejt marrëveshje, në mënyrë që të krijohen kushtet për takimin e nivel të lartë politik mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Të dy u kanë thënë përfaqësuesve të BE-së dhe Kuintit (Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania) se janë të gatshëm të vijnë në takime, në kuadër të dialogut, kurdo që të ftohen nga BE-ja” ka thënë një zyrtar i BE-së.

Megjithatë, kryediplomati evropian, Josep Borrell ka thënë më parë se ai nuk do t’i ftojë palët në takim të tillë nëse nuk do të ketë sinjale të qarta se ato kanë gatishmëri për të arritur përparim në takime të tilla.

Arritja e marrëveshjeve për targat, për energji dhe të pagjeturit do të krijonte kushte edhe për takim në nivel të lartë mendojnë në BE.

Ky zyrtar i BE-së ka sqaruar se nuk ka pasur afat kohor për skadimin e marrëveshjes për regjimin e përkohshëm të përdorimit të letrave ngjitëse për targat, por mandati prej gjashtë muajsh ka qenë vetëm për grupet punuese për të paraqitur opsionet.

Këto grupe janë takuar tetë herë në gjashtë muaj. Por në asnjë rund nuk ka pasur pajtueshmëri mes tyre.

Burimet e BE-së kanë sqaruar po ashtu se për territorin e Kosovës vetëm autoritetet e Kosovës mund të lëshojnë targa të veturave dhe me këtë Serbia ishte pajtuar qëmoti.

Por megjithatë në BE kanë frikë se zbatimi me forcë i ndonjë vendimi nga ana e Kosovës mund të krijojë tensione të panevojshme prandaj kanë bërë thirrje që të mos ketë veprime të ngutshme dhe të njëanshme.

Marrëveshja e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel, ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti.

Me ato masa, makinat me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme – ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e makinave me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës kritikon liderët botërore: Nafta ruse është me gjak ukrainas, mos e blini atë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka kritikuar liderët botërore për reagimet e tyre të ngadalta lidhur me vendosjen e një embargo të naftës ruse.

Në një reagim në rrjete sociale, Kuleba thekson se nëse liderët dhe bizneset botërore do të tregoheshin më seriozë për t’i dhënë fund krimeve të luftës ruse, atëherë dihet ta privojnë Putin nga të ardhura nga nafta, shkruan The Guardian.

“Nëse liderët dhe bizneset botërore janë seriozë për t’i dhënë fund krimeve ruse të luftës, ata së pari duhet ta privojnë Putinin nga të ardhurat nga nafta. Mjaft me justifikime dhe gjysmë masat e vendosura, ndërsa ukrainasit bombardohen, vriten, torturohen dhe dhunohen. Nafta ruse është plot me gjak ukrainas. Mos e blini atë!”, ka thënë ai. bw

Tri anije luftarake të NATO-s mbërrijnë në Finlandë, trajnim me marinën finlandeze

Tri anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez të Turkut për t’u trajnuar me marinën finlandeze, raporton Reuters.

Minierat letoneze LVNS Virsaitis dhe gjuetarët e minierave Estonishtja ENS Sakala dhe holandeze HNLMS Schiedam do të stërviten me dy gjuetarë të minave nga flota bregdetare e Finlandës, thanë në një deklaratë sot forcat mbrojtëse të Finlandës.

Stërvitja dy-ditore do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s dhe do të fokusohen në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe”, thuhet në deklaratë. bw

Mjekët ligjorë sjellin dëshmi tronditëse për trupat në varret masive të Kievit: Të gjitha gratë ishin përdhunuar para se të qëlloheshin

Mjekët ligjorë që kryejnë ekzaminime pas vdekjes mbi trupat në varrezat masive në veri të Kievit thonë se kanë gjetur prova se disa gra janë përdhunuar përpara se të vriteshin nga forcat ruse.

Ne tashmë kemi disa raste që sugjerojnë se këto gra ishin përdhunuar përpara se të qëlloheshin për vdekje,” tha Vladyslav Pirovskyi, një mjek ligjor ukrainas i cili me një ekip mjekësh ka kryer dhjetëra autopsi mbi banorët nga Bucha, Irpin dhe Borodianka. i cili vdiq gjatë pushtimit njëmujor të zonës nga Rusia.

“Ne nuk mund të japim më shumë detaje pasi kolegët e mi janë ende duke mbledhur të dhënat dhe ne kemi ende qindra trupa për të ekzaminuar,” tha ai.

Ekipi i Pirovskyi ka ekzaminuar rreth 15 trupa në ditë, shumë prej tyre të gjymtuar. “Ka shumë trupa të djegur dhe trupa të shpërfytyruar rëndë që është thjesht e pamundur të identifikohen,” tha ai. “Fytyra mund të bëhet copë-copë, nuk mund ta bashkosh sërish, ndonjëherë nuk ka fare kokë.”

Ai tha se trupat e disa grave që ata kishin ekzaminuar tregonin shenja se viktimat ishin vrarë me armë zjarri automatik, me mbi gjashtë vrima plumbash në shpinë. bw

Nga Viktor Jushchenko “The Guardian” – Jam përballur dikur me Putinin, çfarë duhet për ta mposhtur këtë despot brutal

Nga Viktor Jushchenko “The Guardian”

Maksym Kurochkin është dramaturg. Prej gati 3 vitesh, ai dhe 20 dramaturgë të tjerë ukrainas po punonin për të ndërtuar një teatër të ri në zemër të Kievit të Vjetër. Ata gjetën një strukturë të vjetër, të cilën nisën ta rikonstruksionin për të ndërtuar dhe inauguruar aty teatrin e dramaturgëve më 12 mars të këtij viti.

Por më 24 shkurt, Maksym dhe kolegët e tij u zgjuan nga zhurma e tmerrshme e bombave ruse. 12 marsi erdhi dhe iku. Në vend se të planifikojë një hapje madhështore të teatrit të ri, Maksym po shqyrton tani strategjitë ushtarake për të mposhtur pushtuesit rusë. Në vend të stilolapsit ai mban në dorë një armë.

Janë mbushur 2 muaj qëkur ushtria ruse kaloi ilegalisht kufijtë tanë. Që nga ajo kohë rusët kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të pushtuar Ukrainën. Një pjesë e arsyes së dështimit të tyre, është se ata nuk prisnin të ndeshnin një rezistencë kaq të ashpër dhe heroike, si nga ushtria jonë e sofistikuar, ashtu edhe nga mbrojtësit e territorit si Maksym, të cilët, kur u përballën me realitetin e pushtimit rus, vendosën të rrëmbenin armët dhe të luftonin.

Shumë nga këta mbrojtës të guximshëm të territorit, përfshirë edhe vajzën time, e cila u regjistrua menjëherë sapo nisi lufta, nuk kanë pasur kurrë ndonjë trajnim ushtarak, apo të kenë qenë pjesë e konflikti me armë.

Histori si ajo e çiftit të ri që e shtyu dasmën për t’iu bashkuar forcës së mbrojtjes territoriale, apo e humoristit që zakonisht i ndihmon veteranët të kapërcejnë traumat e tyre, por që ka vendosur të bëhet vetë luftëtar, dëshmojnë shpirtin e pathyeshëm të ukrainasve. Mjerisht, disa nga këta mbrojtës janë vrarë në luftime.

Të tjerët janë torturuar dhe vrarë në qytete si Bucha, Kharkiv dhe Mariupol. Ne nuk do ta dimë më saktësi se sa nga qytetarët tanë kanë vdekur, derisa të rihapim varrezat masive, dhe të pastrojmë rrënojat e qyteteve tona të rrafshuara nga bombardimet.

Sado tronditëse që janë këto histori, kjo është pikërisht ajo që duhet të presim nga ushtria brutale ruse e udhëhequr nga diktatori Vladimir Putin. Unë e kam takuar Putinin për herë të parë në vitin 2000, kur të dy ishim kryeministra të vendeve tona përkatëse.

Vetëm kur unë garova për presidentin e Ukrainës në vitin 2004, ai bëri një fushatë aktive kundër meje. Në atë kohë u bë i qartë, se ai ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të arritur atë që donte. Por unë nuk mund të lejoja që të më pengonte kjo gjë.

Pasi fitova zgjedhjet, e kuptova se duhej të përpiqesha të mbaja një marrëdhënie funksionale me të, si udhëheqës i fqinjit tonë në lindje. Por Putini me të cilin takohesha atëherë, nuk ekziston më. Që nga ajo kohë ai është shndërruar në një despot krejtësisht të izoluar dhe brutal, që nuk duron dot asnjë zë kundër.

Një nga armët më të mëdha që kemi tani kundër Putinit, është solidariteti dhe mbështetja ndërkombëtare. Kjo është diçka që atë e shqetëson vërtet. Unë e di që teksa lajmet për luftën tonë u bënë tituj kryesorë në mbarë botën dhe dominuan diskutimet globale për disa javë, interesi mbi historitë e mbrojtësve tanë territorialë ka filluar të zbehet.

Lodhja me tmerret e luftës është për fat të keq e zakonshme. Ne e pamë këtë me Sirinë, Jemenin dhe Donbasin. Por ne në Ukrainë, nuk kemi luksin të ndihemi të lodhur, përndryshe rrezikojmë ta humbasim fitoren. Forca jonë është tani më e rëndësishme se kurrë.

Megjithëse po ndodhin tërheqje të trupave ruse në disa zona, ne dëgjojmë edhe raportime se trupat ruse po rigrupohen, dhe po planifikojnë ta vazhdojnë sulmin e tyre. Pikërisht tani,ne  duhet të tregojmë vendosmërinë maksimale për ta fituar këtë luftë. Por s’mund ta bëjmë dot këtë pa mbështetje nga jashtë.

Kjo luftë është një moment përcaktues, jo vetëm në historinë e Ukrainës, por në mbrojtje të demokracisë. Ky nuk është vetëm një konflikt rajonal midis Ukrainës dhe Rusisë, por një luftë kundër tiranisë dhe imperializmit. Ushtria jonë vazhdon të ketë nevojë për armë dhe ndihmë ushtarake nga të gjithë aleatët tanë.

Po ashtu ne kemi nevojë për ndihmë në para, që të mbyllim të cacrat që ka krijuar kjo luftë në ekonominë tonë dikur të fortë. Udhëheqja jonë nuk është vetëm në ballë të luftës kundër Rusinë. Ajo po lufton edhe në prapavijë, në zyrat dhe sallat e institucioneve ndërkombëtare për të siguruar nga aleatët mbështetjen që na nevojitet, me synim rivendosjen e paqes dhe lirisë në Ukrainë.

Njëherazi, ne kemi një ushtri vullnetarësh, e cila vazhdon t’i furnizojnë mbrojtësit tanë territorialë me pajisjet e duhura për të vazhduar luftën në vijën e parë të frontit. Fatmirësisht, organizatat e shoqërisë civile si Kongresi Botëror i Ukrainës kanë punuar pa u lodhur për të siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të furnizimeve jo ushtarake për mbrojtësit tanë.

Po ashtu, ata kanë bërë një përpjekje të madhe për të mbrojtur dërgesat me armë të aleatëve tanë, që na duhen aq shumë. Ndërkohë aleatët po vendosin bllokadën ekonomike dhe sanksionet e nevojshme për të mposhtur agresionin rus. Mbrojtësit tanë do të vazhdojnë të luftojnë derisa të arrijmë përfundimisht fitoren, ndërsa mbështetësit tanë nëpër botë do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden që t’i ndihmojnë ata.

Unë besoj fuqimisht se fitorja e Ukrainën është e pashmangshme. Kur ukrainasit e zakonshëm heqin dorë nga gjithçka për të luftuar për lirinë dhe dinjitetin e tyre, fitorja është e vetmja mundësi.

Unë mezi pres ditën kur kjo luftë të përfundojë, dhe kur Maksym dhe kolegët e tij do të jenë në gjendje ta hapin teatrin e tyre dhe të vënë në skenë drama të reja të shkruara nga dramaturgë të guximshëm dhe sfidues, të cilët do të fokusohen jo tek propaganda, por te zërat dhe idetë e tyre. Sot ne po luftojmë për liri. Nesër do të shohim shfaqjet e dramaturgëve tanë që e fituan këtë liri, duke ia bërë të qartë të gjithëve se çfarë do të thotë të jesh ukrainas.

Shënim:Viktor Jushchenko, ka qenë president i Ukrainës në vitet 2005-2010.

Ukraina kërkon pajisje për funksionimin e sigurt të objekteve të centraleve bërthamore

Ukraina i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) një listë të pajisjeve, që janë të nevojshme për funksionimin e sigurt të objekteve të saj bërthamore, gjatë luftës.

Sipas njoftimit të postuar në ueb-faqen e ANEB-it, lista përmend në mënyrë specifike instrumente matëse të rrezatimit, materiale mbrojtëse, sisteme të energjisë elektrike dhe gjeneratorë me naftë.

ANEB ka dërguar pajisje në Ukrainë muajin e kaluar, thuhet në njoftim, ndërsa pjesa tjetër pritet të dorëzohet kur drejtori i përgjithshëm i agjencisë të vizitojë termocentralin bërthamor të Çernobilit, këtë javë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Forcat e saj kanë marrë fillimisht kontrollin e dy termocentraleve bërthamore në Ukrainë – Zaporizhjas dhe Çernobilit – por më pas ato janë kthyer sërish nën kontrollin forcave ukrainase.

Në fillim të marsit, bombardimet e ushtrisë ruse kanë goditur centralin bërthamor të Zaporizhjas, i cili është më i madhi në Evropë.

Siguria e njësisë, megjithatë, nuk është dëmtuar dhe nivelet e rrezatimit kanë mbetur normale.

Atëbotë, ANEB ka thënë se ka vendosur qendrat për incidente dhe emergjenca në gatishmëri të lartë. bw

Kush është diplomatja veterane që do të emërohet ambasadore në Ukrainë?

Përveç ndihmës që Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i premtuan  presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy ata caktuan dhe ambasadoren e re të SHBA-së në Ukrainë, shkruan BBC.

Diplomatja veterane Bridget Brink, e cila aktualisht është ambasadore në Sllovaki, do të plotësojë një pozicion që ka mbetur vakant që nga fillimi i vitit 2020 nën administratën e Donald Trump.

Mediat amerikane raportuan se presidenti Joe Biden do ta emërojë atë ditën e sotme.

SHBA tha gjithashtu se po rishikonte kushtet e sigurisë në kryeqytetin Kiev dhe do të rihapë ambasadën atje sapo të lejojë situata.

Ambasada mbetet e mbyllur me një zyrë të përkohshme që është zhvendosur në Poloninë fqinje.

Stafi i ambasadës do të fillojë të bëjë udhëtime ditore në qytetin perëndimor të Ukrainës Lviv në ditët në vijim, sipas mediave amerikane. syri.net

Macron siguron mandatin e dytë presidencial në Francë

RFE/RL

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shënuar fitore bindëse ndaj rivales së tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit në Francë.

Sipas projeksioneve të besueshme, të bazuara në rezultate reale, Macron, 44-vjeçar, ka fituar më shumë se 58 për qind të votave, në krahasim me më pak se 42 për qind sa ka fituar Le Pen, 53-vjeçare.

Momentet e gëzimit janë parë menjëherë në ekranet e mëdha afër Kullës Eiffel, ku janë mbledhur mbështetësit e Macronit, të cilët janë parë me flamuj francezë dhe ata të Bashkimit Evropian.

‘Jam president i të gjithëve’

Macron ka nisur fjalimin e fitores duke falënderuar mbështetësit e tij dhe popullin francez.

Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se disa e kanë votuar për të bllokuar të djathtën ekstreme.

Macron ka thënë se është duke menduar për ata që nuk e kanë votuar dhe ata që kanë votuar për Le Penin e tani janë të zhgënjyer.

“Prej tani e tutje unë nuk jam kandidat i një kampi, jam president i të gjithëve”.

“U them atyre që kanë votuar për të djathtën ekstreme që do të jetë përgjegjësi e imja dhe ekipit tim që të adresojmë shqetësimet e tyre”.

Mbështetësit e tij kanë bërtitur “edhe një, edhe dy, edhe pjesë vjet tjerë”.

“Do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe për barazi në mes të burrave dhe grave”, ka thënë Macron.

“Ne duhet të tregojmë respekt sepse shteti ynë është aq i ndarë… askush nuk do të lihet anash”.

Presidenti francez po ashtu ka thënë se “kjo epokë e re nuk do të vazhdojë me metodat e pesë vjetëve të fundit”.

“Lufta në Ukrainë na tregon se jemi duke jetuar në kohëra tragjike”, duke shtuar se Franca duhet të ndërtojë forcat e veta.

Macron e ka përmbyllur fjalimin e tij duke thënë se është krenar që do t’i shërbejë sërish popullit francez.

Në anën tjetër, mbështetësit e Le Penit kanë bërtitur me zemërim teksa kanë marrë vesh lajmin.

Le Pen, mbështetësve: Edhe ky rezultat përbën fitore

Liderja e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen u është drejtuar menjëherë mbështetësve që kanë thënë me zë të lartë emrin e saj.

Ajo ka thënë se rezultatet – që parashohin humbjen për të – përbëjnë fitore për partinë e saj.

Ajo ka thënë se e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Le Pen ka shtuar se do të vazhdojë të luftojë në politikën franceze, ndonëse në të kaluarën ka thënë se mund ta lë politikën nëse humb garën.

Ajo ka falënderuar njerëzit që e kanë votuar dhe është larguar nga foltorja.

Liderët evropianë urojnë Macronin

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka mirëpritur rezultatin dhe ka uruar Macronin për parashikimet për fitore.

Përmes një postimi në Twitter, Michel ka thënë se Bashkimit Evropian i duhet një Francë e përkushtuar ndaj projektit të bllokut evropian në një kohë turbulente në kontinent.

Atij i është bashkuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka thënë se mezi pret të vazhdojë punën me presidentin e rizgjedhur.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka uruar po ashtu Macronin.

Ai ka thënë në Twitter se do të vazhdojë punën me liderin e “një prej vendeve aleate më të afërta dhe më të rëndësishme”.

Ndërkohë ka reaguar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Scholz u është bashkuar liderëve të shteteve evropiane duke u bërë thirrje publikisht francezëve që të refuzojnë të djathtën ekstreme të Marine Le Penit dhe të rizgjedhin Macronin.

Lideri gjerman ka thënë se votuesit kanë dhënë shenjë për mbështetjen e tyre ndaj Evropës dhe se mezi pret të vazhdojë punën me presidentin francez.

Fitorja e pro-evropianit Macron mund të konsiderohet nga disa si pushim nga ngjarjet që kanë goditur politikën kohën e fundit, përfshirë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe rritjen e një gjenerate të liderëve nacionalistë.

Macron është bërë presidenti i parë në historinë moderne të Francës që ka fituar mandat të dytë dhe ka shumicë parlamentare.

Franca mban zgjedhjet e reja për Parlament në muajin qershor dhe situata mund të ndryshojë, mirëpo tani për tani ai mund të vazhdojë të çojë përpara politikat e tij të brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Përballjet Macron – Le Pen

Vetëm dy presidentë para Macronit kanë arritur të fitojnë mandat të dytë presidencial në Francë, François Mitterrand më 1988 dhe Jacques Chirac më 2002.

Mirëpo margjina e tij e fitores duket më e ngushtë sesa kur ka mundur Le Penin në herën e parë më 2017, çka tregon se shumë francezë nuk janë të kënaqur me të dhe punën brenda Francës.

Sipas instituteve që përcjellin proceset zgjedhore në Francë, shkalla e abstenimit të zgjedhjeve ka qenë rreth 28 për qind, njëherësh më e larta prej vitit 1969.

Në kohën e shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe vendosjes së sanksioneve të Perëndimit, edhe në Francë janë rritur çmimet e energjisë dhe njëkohësisht kostoja e jetesës.

Le Pen e ka përdorur këtë gjë si pikë të dobët të Macronit.

Ajo ka premtuar zvogëlim të taksave për karburante, heqje të taksave në produkte të domosdoshme si dhe zbatimin e qasjes “francezët të parët” kur është fjala për punë dhe mirëqenie.

Macron, në anën tjetër, ka përmendur admirimin që ka pasur Le Pen në të kaluarën për presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se asaj nuk mund t’i besohet pozita e presidentit.

Ai po ashtu ka përmendur se Le Pen ka pasur plane për ta larguar Francën nga Bashkimi Evropian – diçka që ajo mohon.

Përgjatë fushatës zgjedhore Macron ka thënë se francezët do të punojnë më shumë, duke thënë se është i hapur për të diskutuar planet për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 65 vjet.

Ndërkohë Le Pen ka theksuar sërish propozimin për t’ua ndaluar njerëzve vendosjen e mbulesës myslimane në publik – qasje që është parë si ekstreme për shumë francezë.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Mediat: Macron është në epërsi ndaj Le Pen

Presidenti konfirmohet në krye me 55/58% të votave, sfiduesi do të ishte ndërmjet 42% dhe 45%

 

VOAL- Presidenti francez në largim Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen votuan për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze.

Macron në mes të ditës në qendrën e votimit në qytetin bregdetar Le Touquet, në Francën veriore, ku ka një shtëpi. Presidenti në largim shkoi në sedilje krah për krah me gruan e tij, Brigitte, të veshur me të bardha. Çifti u brohorit nga një turmë e vogël që priste brohoritje, selfie dhe shtrëngime duarsh.

Më herët, pak pas orës 11:00, kandidatja Kombëtare e Kuvendit, Marine Le Pen, kishte shkuar për të votuar në feudin e saj elektoral të Hénin-Beaumont, në Francën veriore.

Në orën 17:00 përqindja e pjesëmarrjes ishte 63,23%. Pjesëmarrja ishte në rënie nga raundi i parë dy javë më parë (65%) dhe raundi i dytë pesë vjet më parë (65.3%).

Rreth orës 18:30 u publikuan në shtypin belg sondazhet e para të daljes dhe presidenti Emmanuel Macron konfirmon veten në krye: diapazoni i avantazhit të tij është midis 55% dhe 58% të votave, sfiduesja Marine Le Pen do të mblidhte midis 42% dhe 45% të votave (këto rezultate vijnë nga sondazhet në internet me qytetarët që kanë votuar para orës 17:00). rsi-eb

Ukraina thirrje botës: Sanksionet e pamjaftueshme, nevojitet një embargo totale ndaj gazit rus!

Ukraina ka thënë që sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë janë të panevojshme. Për këtë arsye ai ka kërkuar një embargo totale ndaj gazit rus për BE.

Kreu i zyrës së Presidentit Zelensky Andriy Yermak është shprehur:

“Mbështetja e BE për vendosjen e një embargoje të plotë ndaj energjisë, gazit dhe naftës ruse, si dhe sanksioneve kundër të gjitha bankave, është shumë e rëndësishme për Ukrainën”. Ai ka shtuar më tej, se nëse sanksionet nuk forcohen atëherë më shumë fëmijë dhe civilë do të vriten.

“Fakti që fëmijët tanë po vriten, bën të qartë faktin se politika aktuale e sanksioneve është e pamjaftueshme”, ka shtuar zyrtari.

Sakaq, vlen të theksohet se Rusia ka zhvilluar një sërë sulmesh këtë të diel Pashkës. Ata kanë sulmuar Mariupolin si dhe kanë intensifikuar sulmet në Lindje të vendit.

(BalkanWeb)

Dita e Pashkëve- Papa Françesku përsërit thirrjen për armëpushim

Papa Françesku në ditën e Pashkëve Ortodokse ka apeluar edhe një herë për një armëpushim në Ukrainë.

Flamuri blu dhe i verdhë i Ukrainës u valëvit mes besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, ku udhëheqësi i Kishës Katolike Romake kujtoi sulmet ruse që tashmë kanë nisur prej dy muajsh, më 24 shkurt.

“Në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar. Është e trishtueshme që në këto ditë më të shenjta dhe solemne për të krishterët, të dëgjojmë zhurmën vrastare të armëve, ndërsa duhet të dëgjonim atë të kambanave që lajmërojnë ringjalljen… Përsëris thirrjen për një armëpushim të Pashkëve, shenjën më të vogël të prekshme të gatishmërisë për paqe. Ndaloni sulmet për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”, tha më tej Papa. BW


Send this to a friend