O mit o asgjë q’është gjithçka
O i njëjti diell që qiellin zbulon
I ndritur mit ti dhe toka —
O trup i Zotit që më s’rron
I gjallë e pa rroba.
Ai që n’at port u lidh atje
Nga asgjëja vërtet jetoi
Pa qenë për ne mjaft qe
Pse s’kish ardhur po vinte
E na krijoi ne.
Kështu legjenda tek ne vjen
E hyn në atë që është vërtet
Shtohet e pjellorinë e saj bjen
Poshtë, jeta, e gjysmuar,
Nga çdo gjë vdekje gjen.
PS: Lisbona si emer vjen nga Ulixbona, qytet i themeluar prej tij, edhe pse eshte nje mith.
Komentet