Ylli televiziv Kim Kardashian thotë se ka vendosur të votojë për Hillary Clintonin në garën për president të SHBA-së, një javë pasi deklaroi se nuk ka vendosur për votim.
“Mendova për gjërat e rëndësishme për mua dhe ato tejkalojnë gjithçka tjetër, si kontrollimi i armëve e mbrojtja e të drejtave të grave për abort legal. Mendoj se pa asnjë pikë dyshimi, qëndroj me Hillaryn. Jam me të. Besoj se Hillary do të përfaqësojë më së miri shtetin dhe është më e kualifikuara për këtë punë”, ka shkruar Kardashian në uebfaqen e saj.
Javën e shkuar u raportua se Kim kishte vendosur të votonte për kandidatin republikan Donald Trump pas bisedës me Caitlyn Jennerin, njerkun e saj, që është përkrahës i republikanëve.
Komentet