Në aktivitet, ishin të pranishëm dhe folën para të ftuarve Kongresmeni amerikan Eliot Engel, perfaqësues i Nju Jorkut në Kongresin e SHBA.
Henri Çili, themelues i Fondacionit Mapo.
Alfred Lela, Drejtor i mediave Mapo, Julian Zyla, drejtor i kompanise se konsulences politike Pro Democratia
Princ Leka i II-të.
Verpimtaria u organizua nga agjencia e konsulencës politike Pro Democratia në bashkëpunim me Familjen Mbretërore, Universitetin Europian të Tiranës dhe Fondacionin Mapo.
Projekti përbëhet nga 9 akte për t’u realizuar në dy vitet e ardhshme, të cilat janë si më poshtë:
1)Album fotografik me 90 foto
Për këtë 90-vjetor, 90 foto emblematike, shumë prej të cilave publikohen për herë të parë, do të pasqyrojnë momentet më të rëndësishme të Familjes, por dhe
më të bukurat, si dasma e Mbretit Zog apo ajo e Princit Leka II.
2)Botimi i ditarëve të Mbretit Zog
Si pjesë themelore e projektit, dhe e trashëgimisë kulturore shqiptare, do të
realizohet për herë të parë një botim i plotë i ditarëve të Mbretit. Studiues e
amatorë do të mund të përjetojnë drejtpërdrejt rrëfimet e tij.
3)10 tema doktorature në Universitetin Europian të Tiranës, rreth periudhës
dhe Familjes Mbretërore Shumë është thënë dhe është studiuar rreth Mbretit Zog dhe kohës në të cilën Shqipëria ishte monarki. Këto 10 punime do të aplikojnë seriozitetin e kërkimit shkencor mbi çështje juridike, ekonomike dhe sociale të asaj kohe.
4)Pesë Bursa studimi “Mbretëresha Geraldinë” në Universitetin Europian të
Tiranës, për vajza në vështirësi ekonomike Studimet universitare të ndryshojnë jetën. 5 vajza që nuk kanë kushtet ekonomike për këtë mundësi, do të përzgjidhen si fituese të Bursës së studimit
“Mbretëresha Geraldinë”.
5)Film artistik mbi Mbretin Zog
Një nga elementët më ambiciozë të projektit, filmi artistik me metrazh të gjatë do të ishte një dritare e vyer mbi Oborrin, periudhën dhe Mbretin Zog, ofruar në gjuhën universale të kinematografisë.
6)Krijimi i “Albanian Ladies Club”
Nën kujdesjen e Princeshës Elia, Albanian Ladies Club do të krijohet me pjesëmarrjen e zonjave dhe zonjushave shqiptare me influencë. Mes objektivave janë dhe aktivitetet e bamirësisë.
7)Libër për “Zogollët dhe Familjet e Mëdha të Shqipërisë”
Popujt kanë njerëz të shquar. Por, edhe familje të tilla. Ky libër do t’i kushtojë vëmendjen e merituar familjeve që kanë ndikuar ndjeshëm zhvillimet historike dhe ekonomike të Shqipërisë.
8)Kthim i Vilës së Mbretit Zog në Shirokë në Muze të Familjes Mbretërore Në respektim të interesit të Shkodrës e mbarë shqiptarëve, të parimeve të trashëgimisë së pronës dhe trashëgimisë kulturore, Familja Mbretërore synon kthimin e Vilës së Shirokës në Muze Kombëtar të Familjes Mbretërore.
9)Biografi e Princit Leka II
Ky punim biografik i autorizuar, rreth jetës së Princit Leka II, do të ndërthurë studime e intervista video, për të njohur nga afër trashëgimtarin e Familjes Mbretërore shqiptare.



Komentet