Dashuro,
Më tha oqeani,
Siç dashuroj unë brigjet
Siç i përqafoj
Siç i puth
Brigjet unë çmendurisht,
Çdo sekondë,
Çdo minutë,
Çdo ditë.Dashuro,
Më thanë dallgët atlantike
Dashuro, po munde sa më shumë
Siç dashurojmë e përkëdhelim ne brigjet
Pa u qetësuar, pa fjetur, pa marrë një sy gjumë.
Dhe po të thanë se po mëkaton
Dashuro mëkatin tënd
Dashuro
Dashuro
Dashuro si një adoleshente.
Dhe shiko po s’e ndjeve veten krejt inoçente.
Komentet