Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përdori tone të forta dhe alarmante pas lajmeve se një pajisje përgjimi, e paautorizuar, gjendet në duart e Policisë së Shtetit dhe se përmes saj, mund të jenë përgjuar zyrtarë të lartë, diplomatë, drejtues të opozitës e gazetarë.
Kreu i shtetit tha se tashmë, ekzistenca e kësaj pajisje është e konfirmuar dhe ai e quajti këtë rast, si cënim të pastër të sigurisë kombëtare.
“I bëj thirrje dhe i kërkoj zyrtarisht dhe publikisht Prokurorisë së Shtetit që të mbrojë dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij. Të mbrojë dimensionin e sigurisë sonë kombëtare, që të hetojë të gjithë procesin dhe procedurën e sjelljes në Shqipëri të kësaj pajisjeje ilegale që kërcënon mbi të gjitha, dimensionin e lirisë sonë të përbashkët”.
Presidenti kërkoi hetim edhe mbi personat që kanë bërë të mundur futjen e kësaj pajisjeje në territorin e Shqipërisë.
“Të hetojë kush ka qenë ai autoritet doganor që ka lejuar të vjië dhe të hyjë në Shqipëri, një pajisje e cila në çdo rast, nuk mundet të hyjë kurrë pa lejen dhe autorizimin e institucionit të Prokurorisë së Shtetit Shqiptar. I kërkoj Prokurorisë të hetojë deri në fund të gjithë ato elementë dhe autoritete që kanë përdorur këtë paisje të paligjshme. Paisja dhe veprimtaria e saj kanë kërcënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Ka kërcënuar integritetin e të gjitha institucioneve, të çdo qytetari të thjeshtë të vendit tim”.
Veç kësaj, kreu i shtetit ka kërkuar nga institucionet shtetërore të mos bëhen pengesë për hetimin e Prokurorisë.
“I bëj thirrje të gjithë atyre institucioneve apo personave të cilët pengojnë hetimet, nga ana e institucionit të Prokurorisë së Shtetit Shqiptar, të mos bëhen pengesë e funksionimit dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri. Çdo akt që pengon zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit, çdo akt që përbën pengim të hetimit, përmes dëmtimit apo tjetërsimit të provave do të përballet me ligjin. ”
Këto deklarata, kreu i shtetit i bëri në një takim me të përndjekurit politikë, me rastin e 25 – vjetorit të krijimit të shoqatës së tyre.
Një ditë më parë, ish – Kryeministri Berisha deklaroi se Presidenti Nishani është ndër personat e përgjuar nga Policia e Shtetit, në mënyrë të paligjshme.
May 16, 2025
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatë . . .
UGSHPD ERISA XHIXHO – FTESË NË STUDIO II
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë medi . . .
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Komentet