Shpresojmë që AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), ta lexojë.
Shqetësimet i kemi ngritur edhe mbi pesë vite më parë dhe ja ku erdhëm sot.*
Por po e fillojmë me një shprehje popullore të Shqipërisë së Mesme që thotë:-“Fol me Neken!”, duke u nisur nga platforma e freskët e ekzekutivit:-“Fol me kryeministrin” sepse objektivisht ajo nuk qëndron dhe e dyta është një përsëritje brenda trazirës që ka shkaktuar jo thjeshtë keq qeverisja, por shteti i sëmurë nga korrupsioni.
Kjo platformë është një tjetër shterim gjetjesh e cila ekzalton vetëm patronazhistët, policët e ekranit dhe të tjerë spiunë duke u hequr barrën deputetëve të mazhorancës për shkak të paaftësisë dhe të infektuar nga ‘trushplarja ideologjike’ që ende nuk kanë sjellë asgjë nga platformat e më hershme të Besës, Pasqyrave e kush e di se çfarë tjetre që Diella është në gjendje të shpikë e “ndriçuar” nga idetë e mbrapshta me të cilat rilindësit dhe kreu i tyre ushqehen.
Shprehja e kryeqytetase “Fol me Neken” e ka kuptimin “Bjeri Legenit” si të tillë pikërisht se ka dalë nga përvoja dhe i ka rezistuar kohës.
Është një shprehje në dy fjalë që e ka vendimin dhe veprimin.
Është gjithashtu një filozofi popullore pasi e ka komunikimin brenda humorit të cilin jo më pak e shtetëzuar qeveria kur i ushqen programet televizive me vënie në lojë të protestave.
“Bjeri Legenit”, ka qenë edhe motoja e shumë protestave në disa dhjetra vende të botës kur qytetarët në të katër anët e planetit dhe në pesë kontinentet e populluara kanë shprehur protestat për nivelin e varfërisë dhe urinë kundër regjimeve e politikave të korruptuara duke prodhuar zhurmë me enët e gatimit apo depozitave të ujit pikërisht që të zgjojnë qeveritë nga shurdhëria e tyre.
Në fakt kulmi i varfërisë dhe i shtresave në nevojë ka arritur aty.
Enët i kanë bosh ashtu sikurse dhe barkun.
“Fol me Neken” është një titull i ngjashëm me atë të sapo shpallurin ku kërkohet identifikim (shkarko informacionin), depoziton pyetjen dhe fill pas saj para se të shkojë tek aplikacioni “Fol me kryeministrin” janë hedhur në veprim e gjithë administrata shtetërore e patronazhistëve që nga të dhënat e gjendjes civile e deri tek policia.
Ky është mosbesimi dhe frika që e mban kryeministrin sot.
“Sofra e Gurtë” e dialogut është thjeshtë vetëm një shfaqje. Ose piktura halucinante plot borja dhe intriga ku fatkeqësisht edhe për këto faqe zyrtare interneti paguhen skuadra inxhinierësh elektronikë, grafistë, agjitatorë etj që plotësojnë një armatë të nënshtruarish e mendjeprishur që marrin rrogë dhe ushqejnë me të veten dhe mbase edhe familjen.
Në qoftë se dy ditë më parë AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), paçka siç shprehet:- “…synon të ndërgjegjësojë gazetarët dhe opinionin publik se nxitja e dhunës është e pajustifikueshme, pa etiketuar mediat. Përgjegjësia editoriale kërkon reagim. Gazetari duhet të ndërhyjë, të kundërshtojë dhe të distancohet qartë nga këto deklarata.” dhe e jep të shkruar ligjin duke i treguar kufijtë lirisë së shprehjes, atëherë ku shkon mendimi ndryshe dhe çfarë bëhet me mendimin kritik të një shoqërie.
Si mund të citohet ky ligj:-Ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përcakton në nenin 4, pika 2, shkronja “dh”, parimin e moslejimit të transmetimeve “që nxisin ose justifikojnë dhunën”. Sipas nenit 33, pika 1, shkronja “d”, ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale”, kur botërisht dhe në raportet ndërkombëtare qeveria aktuale shqiptare kritikohet ashpër për ushtrim dhune jo proporcionale dhe i përdor të gjitha format e shantazhit administrativ dhe mediatik për të shuar protestat.
A ka mbajtur AMA dhe qeveria ndonjë qëndrim kur kallëzimet i janë drejtuar prokurorisë se persona të paidentifikuar kanë dhunuar qytetarët (rininë dhe nxënësit e shkollave, vajza dhe djem)… dhe më tej se:-“Respektimi i lirisë editoriale shkon krah për krah me detyrimin për të mos lejuar që ekranet të kthehen në hapësira ku nxitet dhuna. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka marrë masa ndaj shkelësve, në përputhje me kompetencat që i jep ligji.”
“Fol me Neken” është e barasvlershme me “Fol me kryeministrin e klonuar”, pasi pa ju djegur qarku asaj makinerie propagandistike dhe patronazhimi liritë dhe të drejtat qytetare rrezikojnë të ligjërojnë pushtetin e korrupsionit dhe të dhunës edhe nesër kur qytetarët të kenë rastin për t’ju drejtuar kutisë së votimit.
Çdo ftesë “dialogu” dhe shkarkim aplikacionesh, janë dorëzim i identitetit në një qeveri që humbi ndjeshmërinë e sigurisë kombëtare, pikërisht prej bashkëpunimit me krimin e organizuar (krimin transnacional). Ndaj lufta e vendosur kundër Propagandës, Censurës dhe Policimit të ekraneve të mëdhenj dhe atyre që qytetarët mbajnë në xhep janë një shkas më shumë se përse kërkohet dorëheqja e kryeministrit, qeveria teknike , kodi i ri zgjedhor etj., liri që shoqëria shqiptare i ka dorëzuar pak nga pak.
Sot për shembull kur një artist pasi kishte qëndruar në SPAK për dy orë e 30 minuta, mediat i qëndruan korrekt.
Disa të tjerë heshtën dhe pranuan edhe shakanë sipas lirisë së fjalës së tij pasi për efekt të temës dhe ndjeshmërisë së hetimeve, fiket edhe supozimi se “çfarë do të thotë thirrja si person në dijeni”. Me këtë heshtje gazetaria vret nervin dhe rubrikat e thashethemeve zhvillohen më pas duke ju larguar së vërtetës.
Por pyetja është se përse ATSH dhe propaganda pranë qeverisë hesht në rastet kur personazhet VIP të politikës dhe fushave të tjera të jetës shoqërore hyjnë dhe dalin nga SPAK?
Ndonjë titull që do t’i shkonte artikujve mbi këtë rast mund të ishte si;
“Prokurorët e SPAK-gjejnë kohë edhe për ekranin”.
“SPAK punon edhe të Dielën”,
ose “Artisti pasi del nga SPAK u thotë prokurorëve ‘Shihemi në Gjyq’, ditën e caktuar nga programacioni i kanalit tv”...
Ndërsa për AMA-n, “faktet” e qëmtuara në morinë e mediave dhe rrjeteve sociale janë shndërruar në masa përndjekje staliniste të tipit (Give me the man and I will give you the case against him)* dhe kur ky autoritet i paguar nga taksat e shqiptarëve thotë se :-“Përgjegjësia editoriale kërkon reagim. Gazetari duhet të ndërhyjë, të kundërshtojë dhe të distancohet qartë nga këto deklarata. Ligji nr. 97/2013 ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, përcakton në nenin 4, pika 2, shkronja “dh”, parimin e moslejimit të transmetimeve ‘që nxisin ose justifikojnë dhunën’. Sipas nenit 33, pika 1, shkronja ‘d’, ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet ‘të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale’. Respektimi i lirisë editoriale shkon krah për krah me detyrimin për të mos lejuar që ekranet të kthehen në hapësira ku nxitet dhuna. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka marrë masa ndaj shkelësve, në përputhje me kompetencat që i jep ligji.”
Pra e përsëritim për ta ngulitur sepse edhe sikur me pak finesë apo edhe atëherë kur me shumë dëshirë gazetarët e fjala e lirë duan ta gjejnë mënyrën për ta përcjellë lajmin dhe duan t’i afrohen të vërtetës apo ta mbajnë debatin ndezur, AMA është ajo që të kërcënon ose të vë kufijtë për të qenë politikisht korrekt, “jo bullizues” apo nxitës i dhunës me qëllimin e vetëm për të dobësuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Si ka mundësi që policia dhe autoriteti i medias AMA dalin me urdhëresa të ngjashme dhe gjobisin qytetarët dhe gazetarët?
Por a e ka parë AMA se çfarë nuk i ka bërë kryeministri shqiptarë ve në 160 ditë dhe tani kujtohet për një tjetër platformë?
Puna është se atij (kryeministrit) nuk i ndez më debati as me të vetët dhe jo më me popullin që e ka neveritur plotësisht.
Lëreni të lirë fjalën dhe gazetarinë drejt së vërtetës.
Mos e pengoni.
Ndryshe jeta nuk do të kishte as emocion, as nerv, as zbavitje dhe as humor, por do të kishte vetëm mediokër që kthehen në diktatorë të cilët qeverisin dhe “shpikin” ligje se si t’i fshihen dritës të së vërtetës.
Kësi soj një media e dorëzuar ndaj diktatorit, është vrarë, është nënshtruar, është grabitur në vlerat dhe në çdo meritë të individëve, ajo e ka humbur guximin që kanë qytetarët me nevojën për ta ndryshuar jetën dhe zhvilluar shoqërinë.
Ndaj “Fol me kryeministrin” është hipokrizia më e madhe sot në qoftë se ky nuk është një sondazh parazgjedhor jo për të matur forcat, por për të kuptuar se sa do të jetë numri i personave që duhet të shtrëngohen përpara se sa t’i afrohen kutive të votimit e për t’i humbur përfundimisht liritë dhe të drejtat.
Ndaj bashkimi është i mundur dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet një domosdoshmëri.
_______
*Policimi-Patrullimi mbi Lirinë e Shprehjes. I barasvlershëm me gjobën dhe vlerën monetare të saj si një masë administrative.
* Berja-shefi i policisë sekrete sovjetike””ë jepni njeriun dhe unë do t’ju jap çështjen kundër tij.”
6 Nëntor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)