Edi Rama për 135 ditë e poshtroi e shpërfilli Revolucionin Flamingo i cili fitoi simpati në gjithë Perëndimin,
Edi Rama inskenoi djegien e flamurit Izraelit për t’i njollosur protestuesit paqsorë
.
Edi Rama për 135 ditë me cinizmin mizor që e karakterizon i injoroi kërkesat e protestuesave duke i quajtur ata “sorra” e duke dirigjuar në kor që gjithë deputetët e PS t’i fyejnë pjesmarrësit nga Diaspora si “njerëz të dështuar”,
.
sepse protestuesit nuk pranojnë të jenë as si Belinda Balluku, as si Vlora Hyseni, as si Mirlinda Karçanaj, as si Ergys Agasi, as si Erion Veliaj, as si dhjetra ish ministra të tij të hetuar e dënuar nga SPAK për korrupsion
.
por duan të ndërtojnë në Atdheun e tyre një jetë me djersë e dinjitet
.
Edi Rama për 135 ditë rininë e bukur shqiptare e poshtroi me inskenime staliniste duke i damkosur si “grupe të infiltruara nga Irani, Rusia, Serbia apo tani si ANTIFA”,
.
Edi Rama është një kufomë politike
.
që kutërbon kalbësirën e narkosistemit,
.
Edi Rama është autori i degradimit të shtetit nga aferat korruptive të rrethit të tij më të ngushtë, që janë të zgjedhurit e tij, të preferuarit e tij, sot të akuzuar nga SPAK për tradhëti ndaj shtetit, për grupe të strukturuara kriminale, për megakorrupsion etj.etj.
.
Edi Rama i ka uzurpuar të gjitha pushtetet, ekzekutivin, legjislativin, mediat, presidencën dhe ushtron presion edhe në SPAK.
.
Shqipëria vend anëtar i NATO-s udhëhiqet nga një diktator, që e ka varrosur sistemin demokratik dhe pluralizmin
.
Edi Rama është ai që për një foto me presidentin Obama kanë paguar 80 mijë $ ndërsa nuk është thirrur nga FBI të japë llogari
–
Edi Rama është ai që bleu një zyrtar të lartë të FBI si McGonigal përpara syve të Perëndimit që ta përdorte kundër opozitës, për të përjetësuar pushtetin monist!
.
Edi Rama e ka kompromentuar Perëndimin, vlerat Perëndimore dhe humanizmin Perëndimor
.
Edi Rama i dhuroi territore shqiptare pm së Italisë Giorgia Melonit që kjo t’i përdorte si burgje depersonalizuese për refugjatët,
.
Edi Rama i gjunjëzohet para kamerave si palaço Giorgia Melonit, ndërsa si xhelat e ka gjunjëzuar rininë dhe qytetarët e vendit të tij, duke i detyruar të ikin nga Atdheu se të ardhmen e tyre e mban të burgosur!
.
Edi Rama, kryeministri me aferat më eklatante të Europës,
.
që duhej t’i vinte turp çdo homologu të tij apo zyrtari të lartë të SHBA dhe BE t’i jepte dorën apo ta pranonte si palë për të diskutuar integrimet europiane të Shqipërisë,
.
e ka shpallur armik popullin e tij, duke e shpopulluar e çintegruar prej sovranitetit territorial.
.
Edi Rama i cili deputetët e PS i konsideron vetëm kukulla prej kartoni, opozitën nuk e merr fare në konsideratë si ekzistencë, është dëbuesi i Rinisë shqiptare nga Atdheu,
.
Edi Rama e quajti “Sikar” dmth vrasës me pagesë një Prokuror të një institucioni të drejtësisë të krijuar e mbështetur nga SHBA dhe BE
Edi Rama që i shkonte pas si dele projektit Open Ballkan në shërbim të Serbisë së Madhe të Aleksandër Vuçiqit, duke iu kundërvënë hapur Procesit të Berlinit të ƁE.
.
Edi Rama, tutori që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë, në këmbim të zgjatjes së pushtetit të tij të dekompozuar si krye shkelës ligji
.
Edi Rama tani po inkriminon popullin protestues, kundër të cilit ka ngritur sistemin hybrid të një shteti tashmë të rrëzuar, që e përdor si pronën e tij, sikur e ka kthyer në pronë të tij Policinë e Shtetit, Trupat Speciale, trupat RENEA etj!
.
Zjarrëvënësi i Shqipërisë ka vetëm një emër: Edi Rama, që ka humbur çdo legjitimitet për të qenë kryeministri i Shqipërisë, një vend anëtar i Aleancës Verio-Atlantike dhe i një populli që dëshiron të jetojë në një Shqipëri demokratike me shtet të së drejtës !