Duke u kthyer tek e fundjava që kulmoi me Air Albania “Poshtë Komunizmi” (në ndeshjen Partizani-Tirana 1-3), disa veprimtari sportive rresht kombëtare dhe ndërkombëtare në qendër mes tifozëve shqiptarë parrullat “Rama jepe Dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën”, “R n’Burg, B n’Burg”, këto lajme janë trajtuar nga disa media ose kanë qarkulluar në rrjetet sociale duke dashur me dhënë gjithnjë atë normalitetin e muajit të katërt të shqetësuar të qeverisë, por asnjëherë në mediat zyrtare dhe ato pranë qeverisë.
Fakti që nuk ka përgjigje, tregon se edhe protesta me formën e saj paqësore ende nuk e ka ngacmuar sa duhet nervin e përgjegjësive që duhet të ketë shteti.
Kështu fundjava sportive shqiptare nuk mund të kalonte pa u vënë re në raport me atë evropiane.
Futbolli kishte kryesisht në vëmendje Premier Ligën Angleze dhe po ashtu kishte ç’ka i afronte më shumë tifozëve dhe arenave në lidhje me dashurinë për lojën e futbollit ndryshe nga sa një skandal financiar që ka plasur atje.
Ky skandal ka ardhur në një pikë krahasimi sa urrejtja ndaj skemave mashtruese nuk vlen me asnjë trofe përpara dashurisë së tifozëve për sportin e futbollit.
Me kulm interesi ishte përballja e Liverpulit me Mançester City (0-3).
Një katron i kuq për vendasit e ndryshoi rrjedhën e lojës.
Manchester City kryeson me 18 pikë të plota renditjen në 6 ndeshje.
Ndërsa e gjithë analiza dhe kritika e futbollit në Angli është përfshirë që prej 28 Shtatorit, koha kur doli publikisht vendimi i një komisioni të pavarur se Klubi i Manchester City ishte shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat që përfshijnë sezonet nga 2009–2010 deri në 2017–2018.
Plot 10 kampionate.
Klubi ishte njoftuar privatisht që në muajin Korrik 2026 për shkeljet ndërsa bërja publike në fund të Shtatorit nuk e kishte kufizuar apelin i cili shpalljen përfundimtare të vendimit ta konsiderojë mes javës së tretë dhe të katërt të muajit Dhjetor të këtij viti.
Për ata që ende nuk e dinë në shifra, shkelja në fjalë gjatë dhjetë sezoneve kap një vlerë prej 900 milion pound (97.4 miliardë lekë ose rreth 10 buxhete vjetore sipas këmbimit të sotëm valutor dhe zotimit të kryeministrit Rama për ta çuar në rekord historik buxhetin e 2027 me kursin ditor të valutës).
Dikush mund të pyesë se çfarë lidhje ka qeveria shqiptare me futbollin ose Premier Ligën?
Në fakt ka pak fare lidhje dhe më shumë ngjasime në lidhje me filozofinë e parasë dhe të rregullave. Kjo mund të ishte përgjigja e parë për fenomenin.
Askujt nuk i kishte shkuar ndërmend se një turizëm (tradicional dhe i varfër në ato fillime për Shqipërinë), por i kërkuar për vlerat e klimës, natyrës dhe ushqimit, mikpritjes veç të tjerave, kur të vinte Rilindja Socialiste në pushtet do të kthehej një turizëm gjithë vjetor që solli jo më 2 milion, por 12 milion (vizitorë).
Industri…
Përveç thithjes së fondeve orientimi i ndërtimeve, infrastrukturës, energjisë, mjedisit, ndryshimeve të legjislacionit të Zonave të Mbrojtura, ndërtim portesh dhe aeroportesh, e deri tek arenat e stadiumeve do të kishin një reklamë edhe për turizmin që në 2026 arriti 9.4 milion euro ( ku 4.2 milion euro nga një fond emergjence u përdorën për ‘kick off season’ dhe imazhin e Kanye West). Askush nuk e ka harruar zhurmën rreth një koncerti dhe stadiumi bashkë që vuri ndesh largpamësinë e qeverisë që thoshte se:-“Koncerti i Kanye West ishte një marketing global që sjell turizëm dhe ekonomi për Shqipërinë”*, ndryshe nga sa qindra-mijë protestues kishin mbushur sheshet dhe rrugët atë Qershor, kur edhe botërori në kontinentin e Amerikës kishte filluar si festa më e madhe e popujve të botës.
Nuk ka një sport më pranë zemrave dhe më të dashur se futbolli që i bashkon popujt e botës.
Vetëm kjo e rrëzonte atë kohë mburrjen dhe propagandën e Ramës, i cili si në çdo rast dhe për krizë që krijohet ngre lartë imazhin dhe pas asaj flluske më pas paratë që e frynë atë kanë avulluar. Asgjë rreth koncertit të West nuk dëgjuam më pas.
Administrata dhe politika filluan pushimet, transparenca u harrua pas topit dhe turizmit bregdetar e malor apo edhe ndërkombëtar sipas “mundësive”. Brenda vendit Rama vazhdonte dhe bluante mënyrat e justifikimeve anti protestë me daljet në samitet ndërkombëtare ku fliste vetëm për turizmin. Ishte një elitar ky i Ramës që synonte ligën e kampioneve. M is e miliona para të shpenzuara për reklamë ku e kërkonte mbështetjen gjatë këtyre bisedave në thelbin e asaj që protestat ishin kundër tij pasi parimisht Rama dhe qeveria e tij kishin vazhdimisht ne vëmendje natyrën, gjallesën, biodiversitetin madje dhe vetë flamingot. Më se një herë kishte thënë:-“Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë. Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë”. Një mbushje mëndje vetes me të pa qëna. Pasi vetë ai ishte personi dhe kreu i qeverise që herë thoshte se nuk ka projekt apo më gjeni projektin,… e më sillni projektin… dhe herë të tjera tregonte se Sazan-Zvërneci do të ishin e ardhmja e ekonomisë dhe mirëqenies shqiptare duke i vënë shifra dhe çmime në krah.
Por si lidhen këto?
Së pari është Kriza ajo që i lidh.
Megjithëse shikueshmëria e futbollit anglez nuk ka rënë, presioni i qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisë është shtuar.
Së dyti Transparenca e çështjeve ligjore.
Në Premier Ligë, vlera e shpenzimit për blerjen e lojtarëve, pagesat e stafit teknik, infrastrukturën e klubit, stadiumin, tifozët, reklamën etj. është e përcaktuar me ligje dhe rregullore rigoroze.
Shkelësit paralajmërohen, ju jepet e drejta për mbrojtje, por më së shumti gjobiten, ndëshkohen, nxirren nga kategoria për aq sa dëm i kanë shkaktuar lojës së ndershme, garës pa mashtruar dhe traditës së një sporti që është pasuri dhe krenari kombëtare që nga fillestare deri në ditët e sotme.
Në qeverinë e rilindësve dhe Kuvendin e Shqipërisë VKM kalohen me një firmë dhe legjislativi me forcë kartoni ta kalon në pak minuta çdo ligj madje edhe buxhetin.
Së treti Dashuria dhe Fyerja nga mashtrimi.
Në Angli vendi ku lindi futbolli, njerëzit kanë aq dashuri për sportin sa turket dhe skemat financiare përveç reklamave janë kuptuar si fyese dhe vrastare të ndjenjës për futbollin. Pritet një vendim që të mos prishet loja dhe konkurrenca në sport.
Ndërsa në Shqipëri qeveria nuk lë gurë pa lëvizur e shpenzim pa bërë, reklamë dhe imazh pa krijuar në një mënyrë që përmes propagandës e pa qëna* të duket se është aty. (Inceneratori, territori, turizmi,)… për popullin. T’i thotë se do të jeni më mirë duke ju mbledhur e organizuar në një hartë administrative të re. Nesër do t’u thonë se votoni socialistët se ata shkojnë më shpejtë në Evropë. Po të vish deri këtu është si të besosh se je vërtetë në Premier Ligë.
Le të ndalemi vetëm për një çast.
Në vitin 2024 një turne i ekspozimit të kupave të Manchester City erdhi edhe në Shqipëri.
Ishte kujdestaria dhe largpamësia e kryeministrit.
U projektua Akademia e Futbollit Dyrrah City. U mor hapësira e tokës, u gjetën njerëzit që do ta drejtonin dhe u akorduan 9 milion euro nga fondi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për buxhetin e 2025-ës.
Tani për fonde dhe për disa aktivitete të vakëta jo vetëm që nuk flitet, por sikur të pyesësh se sa është kuota e regjistrimit, Akademia e Futbollit Dyrrah City quajtur ndryshe (shkolla zyrtare e Manchester City në Shqipëri ), të informon vetëm pasi të kesh plotësuar formularin.
Interesante.
Ideja dhe qëllimi i parë e ngritjes së kësaj akademie ishte zbulimi i talenteve dhe i sportistëve që do të krijonin brezni ekipesh për të konkuruar në trofe të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë.
Por përsa transparenca dhe veprimtaritë mbulohen dhe zbehen kuptohet qartë se këto nisma bëhen për të vjelur para më parë se sa të ofrojnë zhvillim dhe shërbime. Në se lejohet të vazhdohet kështu gara, dashuria për sportin sikurse edhe demokracia vriten nga skemat e krijuara për përfitime dhe mbretëron korrupsioni.
*Inceneratori
12 Tetor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)